Për herë të katërt organizohet Simpoziumi ndërkombëtar i artit në Strugë

Nga 25 qershor deri më 30 Gusht 2020 në Strugë, për herë të katërt organizohet Simpoziumi ndërkombëtar i artit “Struga 2020” ku pjesëmarrës janë rreth 30 artistë të njohur kombëtar e ndërkombëtar.

Artistë të shumtë kanë vërshuar Strugën, ku me penelatat e tyre do të kenë mundësi që inspirimin nga bukuritë e rralla të Strugës t’i hedhin në telajo duke krijuar vepra arti.

Organizatorë të aktivitetit janë Burhan Ahmeti dhe Verim Zendeli nga Shoqata Silindart kurse mbështetet nga Ministria e Kulturës. / Flaka / KultPlus.com

Jeff Bezos njeriu më i pasur në botë, i pari në histori që arrin 200 miliardë dollarë

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ka shtuar pasurinë e tij deri në vlerën e 200 miliardë dollarëve, duke u bërë njeriu i parë në histori që arrin këtë shifër.

Vlera e aksioneve të tij u rrit në mënyrë të konsiderueshme, ndërsa klientët kaluan në tregun me pakicë në internet, në mesin e shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

Bezos është tashmë 78 miliardë dollarë më i pasur se Bill Gates, i cili është numri dy në tabelën e renditjes së njerëzve më të pasur në botë.

Ai u bë njeriu më i pasur në botë në vitin 2018, ku pasuria e tij u regjistrua të ishte mbi 150 miliardë dollarë. / KultPlus.com

Aksidenti në Valbonë, Uta Ibrahimit i ka kushtuar edhe financiarisht, as një ndihmë nga shteti

Sot një vit, alpinistja Uta Ibrahimi është lënduar në pjesën e këmbës teksa po ngjitej në malin e Rragamit në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Alpinistja ka qenë duke u ngjitur së bashku me alpinistin Aurel Duka në një faqe shkëmbore ku është shkëputur nga mali një gurë, i cili i ka rënë në këmbën alpinistes duke i shkaktuar dëmtime serioze.

Qysh nga ajo kohë, Uta tregon se çdo ditë ka dhimbje të këmbës dhe se kjo i ka kushtuar asaj financiarisht dhe mentalisht. Përkundër kësaj, ajo ka gjetur ndihmë veç tek miqtë e afërt por asnjëherë tek shteti.

Sipas Utës, në rrethana normale ajo do të duhej të kishte një Sigurim Shëndetësor që do t’i mbulonte shpenzimet  e aksidenteve në mal, apo edhe Ministria e Shëndetësisë apo ajo e Sportit do të dukej të kryenin punën e tyre.

Duke qenë e zhgënjyer nga kjo përvojë personale, Uta ju drejtohet edhe me një mesazh: Kujdesuni për vetën se kërkush nuk lodhet për juve.

Ky është postimi i plotë i Uta Ibrahimit:

Nganjëher gjithçka që të duhet është nji gjest i vogël i dikujt, e nganjëher ajo nuk mjafton .. po duhet pak ma shumë 😜
E shpesh, eksperiencat e tilla të japin edhe ma shumë forcë për me u përball me sfidat edhe ma të vështira ne jetë!❤️🦋

Sot, u bën nji vjet prej aksidentit tem në Valbonë😌 Nëse nuk rrej, nuk ka dit të që nuk kam dhimbje në këmb .. e kur e rrej vetën edhe i msheli syt, qohna dal e i boj krejt sportet e mundshme ..

Intervenimi në këmb, edhe krejt muajt pa punë dhe pa ekspedita, m’kan kushtu finaciarisht edhe mentalisht kogja shumë … e në ndërkohë ndihma morale edhe finaciare ka ardh veq prej një numri të vogël të njerzve të shpirtit .. e që secili e din se kush janë ❤️

Sikur aksidenti të kish qenë aksident trafiku, ku secili kish marr përgjegjësi për veprimet apo edhe sigurimi, sigurisht nuk isha ndi kështu.

Në ndërkohë, sikur Kosova të kishte qenë një vend ma i mirë me jetu, atëher unë e kisha pas një Sigurim Shëndetësor që mi mbulon shpenzimet e aksidenteve në mal (nuk ka kompani të sigurimeve që e ofron këtë gjë) apo, Ministria e Shëndetësisë apo edhe Ministria e Sportit, apo institucionet e tjera relevante ta kishin kry punën e vet siç duhet … sigurisht që këtë eksperiencë të keqe e kisha kalu ma leht …

Çka po du me thënë për fund .. Kujdesuni për vetën se kërkush nuk lodhet për juve. / KultPlus.com

Pogradeci bashkon artistët në Koloninë e Artit 2020



Vendtakim i 30 piktorëve nga vende të ndryshme të Ballkanit dhe Evropës u bë Kolonia e Artit, e zhvilluar në Pogradec të Shqipërisë.

Sot ishte dita e parë e aktivitetit të kësaj Kolonie, e cila u mbajt në Sheshin e Trëndafilave. Si pasojë e gjendjes së krijuar nga Covid 19 është ndarë në tre pjesë organizimi, ndërkaq do të përmbyllet me një ekspozitë në shtator.

 Kolonia është bashkëpunim i Bashkisë së Pogradecit, Qendrës së Kulturës dhe shoqatës Antik.

Përveç të tjerash, sot në Pogradec pati një atmosferë të mirë artistike, përcjellur nga këngët e kënduara nga Mariza Ikonomi:

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbashkiapogradec%2Fvideos%2F2708408346145768%2F&show_text=0&width=560

Historia e çiftit që po pikëllon gjithë botën, fotografitë e martesës që nuk ndodhi kurrë

Debbie Gerlach, nga Arizona e Amerikës, ka thyer zemrat e mijërave përdoruesve të rrjeteve sociale kur ka publikuar sesion fotografikë të martesës në Facebook, me të fejuarin e saj tashmë të ndjerë Ryan.

Gjatë kohës kur janë bërë fotot Ryan ishte veçse i vde kur, por ai u shtua në foto përmes editimit.

Fotografitë janë publikuar në të njëjtën ditë kur ishte planifikuar të bëhej martesa, por 8 muaj para martesës ai ishte përfshirë në një aksident dhe kishte humbur jetën, raporton “Bright Side”.

Por Debbie kishte publikuar fotografitë për një arsye, duke na thënë një mesazh të gjithë ne me këtë letër të cilën e ka publikuar bashkë me fotografitë.

Sot duhej të ishte dita më e lumtur e jetës time, dita ku do të martohesha me shokun tim të ngushtë. Sot do të zgjohesha në mëngjes do të vishja vellon do bëja grimin dhe do martohesha me njeriun e zemrës time, ku para të gjithë familjes dhe të të ftuarve to të bekonim dashurinë tonë.

Por sot u zgjova vetëm, ashtu siç po zgjohem çdo ditë. Sot u zgjova me zemër të thyer. Sot babi im nuk do të më përcjell deri tek ai dhe të shoh fytyrën e Ryan. Sot nuk do t’i shoh të anëtarët e familjes, nuk do t’i shoh shoqërinë dhe nuk do të kem një burrë.

Dhe kjo ndodhi për shkak një personi i cili ma ndryshoi jetën, duke mos ndaluar në shenjën e ndalesës kur Ryan po kalonte me motor, por në vend atij ju ngut duke më lënë pa dashurinë e jetës time.

Andaj ju lutem keni kujdes dhe shikoni për motorët dhe bicikletat, ndaloni kur është shenja dhe vozitni me kujdes sepse kurrë nuk e dini se bota e kujt është në atë motor. Ndoshta, nëse ajo makinë do të kishte ndaluar, unë sot të martohesha me shokun tim të ngushtë, me dashurinë e jetës time.

Të dua, Randy Z Zimmerman

Ministrja Dumoshi merr pjesë në hapjen e trajnimeve që do të aftësojnë të rinj

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi e shoqëruar nga zv/ministrat Halil Matoshi e Qazim Rrahmani mori pjesë në hapjen zyrtare të trajnimeve që do të mbahen në kuadër të projektit “Përgatitja e të rinjve për përpunimin e të dhënave përmes SPSS dhe platformave të ngjashme për hulumtime” i cili do të realizohet në komunën e Lipjanit dhe Komunën e Fushë Kosovës nga Akademia INFINIT, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Objektivi kryesor i këtyre trajnimeve është ofrimi dhe promovimi i mundësive për kyçje në tregun e punës, përmes trajnimeve për personat e papunësuar, me qëllim të pajisjes me njohuri, shkathtësi punësimi dhe punësim direkt.

Ministrja Dumoshi u shpreh shumë e lumtur që ka rastin të shohë se si një angazhim i saj direkt për avancimin dhe fuqizimin e shkathtësive të të rinjve ka arritur të realizohet.

Ministrja e përsëriti edhe njëherë gatishmërinë e saj dhe të MKRS-së për të qenë derë e hapur e të rinjve ambiciozë të cilët me vullnet e angazhim do të jenë pjesë e tregut të punës.

“Punësimi i sa më shumë të rinjve dhe ndërlidhja e edukimit formal dhe joformal me tregun e punës është një nga objektivat kryesore që ka qeveria aktualisht e sidomos Ministria e Kulturës. Si Ministri jemi përpjekur maksimalisht brenda kapaciteteve tona të ndihmojmë përmes thirrjes publike organizata rinore të cilat synojnë të integrojnë sa më shumë të rinjtë në tregun e punës si dhe organizata të cilat kanë sjellë përmes projekt propozimeve ide inovative, kreative e të realizueshme.

Këto trajnime synojnë përgatitjen e të rinjve përmes sesioneve të edukimit joformal me rastin e aplikimit për vend të caktuar pune te punëdhënësit e ndryshëm, biznes ose shoqëri civile si dhe synojnë të ndihmojnë të rinjtë në mëdyshje për zgjidhjet që duhet të bëjnë për profesionet e ardhshme. Kjo do të arrihet përmes mësimit të teknikave që i bëjnë ata më të suksesshëm dhe më të përgatitur për tregun e punës.

Programi ndër shumë të tjera do t’i aftësojë të rinjtë për krijimin e bazës së të dhënave, njohjen me procesin e hulumtimit, njohjen me variablat dhe nivelin e matjeve, krijimin e të dhënave të munguar, analizën deskriptive të të dhënave, eksplorimin e të dhënave me grafe, analiza korrelacionale dhe regresionale, teste jo parametrike etj.

Të gjithë të trajnuarve do tu mundësohet ndjekja e trajnimit dhe qasja në materiale falas. / KultPlus.com

Refuzoi dashurinë e Enver Hoxhës, u varros e gjallë gruaja shqiptare

Shkrimtari Ylljet Aliçka ka treguar në librin e tij “Metamorfoza e një kryeqyteti” momentin e tmerrshëm të ekzekutimit të 22 burrave dhe 1 grua nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

Shkrimtari rrëfen në libër se 22 burrat nuk ndenjën në rresht, siç e kërkonte rregullorja, por u bënë rreth, duke e mbrojtur me trupat e tyre atë grua, i vetmi faj i të cilës kishte qenë refuzimi i dashurisë së diktatorit Hoxha.

“Si në çdo fushë të jetës, edhe në atë të marrjes së jetës së armiqve ndodhnin parregullsi, kur rregulli nuk respektohej korrektësisht, siç ishte rasti i një ish-shefi të shtabit të ushtrisë i cili, pasi u shpall armik, dha shpirt me mjaft vështirësi nga rrahja me purteka të trasha druri në karrocerinë e një kamioni ushtarak.

Pra në mospërputhje të plotë me rregullat elementare të ekzekutimit.

Po si pasojë e shkeljes së rregullores, ndodhi që në një pushkatim pa gjyq që iu bë 23 intelektualëve të shquar të kohës, 22 burra dhe një grua, pikërisht gjatë çastit kulmor të krejt procesit, atij të ekzekutimit, në respekt të të vetmes grua, të 22 burrat nuk ndenjën në rresht për një përballë, siç e kërkonte rregullorja, por u bënë rreth, duke e mbrojtur me trupat e tyre atë grua, i vetmi faj i të cilës kishte qenë refuzimi i dashurisë së Udhëheqësit në të ritë e saj dhe ca më pas, mospërqafimi i idealit të vetë Udhëheqësit.

Ndonëse e shpëtuan nga breshëria e plumbave, qëlloi që ashtu të lidhur me një tel të përbashkët me të gjithë të pushkatuarit, këta e tërhoqën pas vetes, për së gjalli, në gropën e përbashkët, hapur paraprakisht nga ata vetë.

Si rrjedhojë, fshatarët e atyre zonave u lemerisën tek dëgjonin ca rënkime dalë nga thellësia e tokës, për aq kohë sa i duhej një qenieje njerëzore të japë shpirt, mbuluar me dhe e bërë njësh me trupat e vdekur të 22 bashkëvuajtësve të saj”, thuhet në romanin e Aliçkas “Metamorfoza e një kryeqyteti”. / KultPlus.com

Karnavalet e Notting Hill këtë vit në mënyrë virtuale

Karnavalet Notting Hill është një nga ngjarjet më të mëdha në botë dhe më elektrizuese, në natyrë. Ndërsa bëhet dixhitale për vitin 2020, Lou Mensah reflekton në ndikimin e tij historik dhe politik.

Pas një seri sulmesh me motive racore ndaj banorëve të Indisë Perëndimore të zonës së Notting Hill në perëndim të Londrës në gusht 1958, aktivistja për të drejtat e njeriut Trinidadiane Claudia Jones vendosi të krijojë një takim të veçantë në një përpjekje për të unifikuar komunitetin.

I quajtur si “Karnavali i Karaibeve”, dhe i transmetuar në BBC, kjo ngjarje u mbajt gjatë janarit, në sallën e qytetit të Pancras. Jones, atëherë pak mund ta imagjinonte që më shumë se 60 vjet më vonë, kjo shprehje e solidaritetit të komunitetit do të rritej për t’u bërë festa më e madhe në rrugë në Evropë dhe një ngjarje që është bërë një gur themeli i kulturës britanike, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Mbajtur në bashkinë e qytetit të Shën Pancras në Janar 1959, Karnavali i Karaibeve mbolli farat për ahengun në rrugë që tani njihet si karnavali i Notting Hill.

Këtë vit, për t’i mbajtur njerëzit të mbrojtur nga pandemia, Karnavalet e Notting Hill (NHC) do të transmetohen online si një seri ngjarjesh që festojnë origjinën dhe shpirtin e saj. Ani pse njerëzit nuk mund të mblidhen ballë për ballë, është më jetike se kurrë kanalizimi i kësaj fryme.

Kuptimi i karnavalit

Për ambasadoren e Karnavaleve të Notting Hill (NHC), Fiona Compton, origjina e Karnavalit është revolucionare. Ata kthehen në shekullin e 17-të kur, ndërsa kolonizatorët evropianë mbanin topa maskaradash të Kreshmës, afrikanët e skllavëruar organizuan festimet e tyre. Por siç thekson Compton, këto ishin një formë e rebelimit.

“Brenda Karnavalit, ekziston një mision shpirtëror, një festë e lirisë. Procesioni është përfaqësimi i lirisë së lëvizjes që nuk e kemi pasur më parë”, thotë Fiona Compton

Ndikimi i saj muzikor

Artistikisht, ndikimi i karnavalit në muzikën britanike nuk mund të nënvlerësohet, përmes melodive kalypso dhe reggae që kanë qenë në thelb të saj. / KultPlus.com

Publicitet ndërkombëtar për autostradën “Arbën Xhaferi”, mendojnë se ndodhet në Filipine

Katër fotografi të autostradave janë shpërndarë vazhdimisht në Facebook dhe Twitter, për të cilat thuhet se janë shkrepur në Filipine. Por, kjo nuk është e vërtetë: ato foto në fakt janë pamje nga autostradat në Kosovë dhe në Japoni.

Në një medium ndërkombëtar, që kontrollon faktet, tregon se pamjet të cilat pretendohet e janë shpërndarë në rrjete sociale, si fotografi të autostradave në Filipine, janë shkrepur në autostradën “Arbën Xhaferi”, që lidh Prishtinën me Shkupin.

Në një nga përshkrimet e bëra në rrjetet sociale është shkruar “Wow. Ja ku është. S’ka më trafik të ngarkuar. Rruga nga qyteti Naga në qytetin Danao”.

Siç shkruan AFP, Naga dhe Danao janë dy qytete të një province në Filipinet qendrore dhe shteti atje planifikon ta ndërtojë një rrugë të shpejtë.

Faqja e AFP-së për kontrollim të fakteve, thotë se me kërkim në Google, është gjetur se fotografitë janë të publikuara në qershor të vitit 2019 në Kosovë nga faqja “Eksploro Kosovën me Bujar Gashin”.

Fotografitë që janë shpërndarë nga autostrada “Arbën Xhaferi” janë në autorësi të fotografit kosovar, Bujar Gashi. /Express/ KultPlus.com

Rita Ora: Unë po e mbajë maskën që kur të vijë në Kosovë të festojmë bashkë përfundimin e virusit

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë po përcillet me shqetësim jo vetëm nga institucionet vendore por edhe nga organizatat e huaja që operojnë në Kosovë. Zyra e Unicefit në Kosovë ka publikuar videon e këngëtares të njohur shqiptare, Rita Ora, ku kërkohet që qytetarët të respektojnë rregullat kur dalin në rrugë, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, zyra e Unicefit ka shkruar se çdo fëmijë është një Rita Ora. Ata kanë kërkuar që ta mbrojmë vetën dhe të tjerët nga virusi në mënyrë që në të ardhmen të shndrisim si yje botërore.

Ndërkaq në videon e publikuar nga Unicef është këngëtarja shqiptare ajo që jep mesazhin për tu mbrojtur nga virusi. Në videon 34 sekondëshe Ora kërkon që të gjithë të vendosin maskën kur dalin në rrugë. Ajo gjithashtu shprehet e shqetësuar për rritjen e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë.

Rita ora gjithashtu ka thënë se ajo është duke e vendosu maskën sa herë që del nga shtëpia në mënyrë që kur të vie në Kosovë të festoj së bashku me qytetarët përfundimin e këtij virusi.

“Unë jam duke bartur maskën time sa herë jam jashtë shtëpisë, në mënyrë që të vij prap në Kosovë te ju dhe të festoj përfundimin e këtij virusi”, ka thënë ndër të tjera këngëtarja gjatë videos. / KultPlus.com

Aprovohen bursa për studentët e Kolegjit Universum në Birmingham City University në Angli

Birmingham City University është universiteti i radhës nga Anglia që ju shtua gamës së gjerë të bashkëpunimeve të Kolegjit Universum me Universitetet më prestigjoze në Evropë.

Birmingham City University është vlerësuar si një ndër universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. Me rreth 24,000 studentë nga 80 vende të ndryshme nga gjithë bota, universiteti ka reputacion për edukim cilësor, të përqendruar te studentët, në një mjedis profesional dhe miqësor. 

Pra nga tani studentët e Kolegjit Universum do kenë mundësinë të studiojnë për një semestër me bursë të plotë në një nga Universitetet më Prestigjoze në Mbretërinë e Bashkuar.

Të gjithë studentët përfitojnë shkollim falas, kompenzim mujor 850 euro dhe 275 euro kompenzim për shpenzime të transportit.

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentët! Deri sot 297 studentë të Kolegjit Universum dhe 115 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi. Shiko studentët përfitues https://www.universum-ks.org/studentet-erasmus/

Së shpejti do të shpallet thirrja për aplikim për shkëmbim semestral në këtë universitet me bursë të plotë.

Për informata shtesë kontakto Kolegjin Universum në [email protected], ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)

Qendra e Kulturës në Vushtrri gati për artdashësit, Cecelia: Punimet përfundojnë gjatë këtij viti

Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina” në Komunën e Vushtrrisë ishte një objekt që po shkonte drejt rrënimit duke u kthyer kështu në shqetësim për qytetarët. Por, ky shqetësim mori fund kur Komuna në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit morën vendim për renovimin e këtij objekti me vlera të trashëgimisë kulturore, shkruan KultPlus.

Për ruajtjen e këtij objekti të një rëndësie të veçantë për qytetin, Komuna nisi punimet në vitin 2017, duke premtuar kështu që gjithçka do të jetë gati në vitin 2019. Mirëpo sipas kryetarit të Komunës, Xhafer Tahiri punimet patën stagnuar shkaku i buxhetit të larguar nga qeveria e kaluar.

“Disa vite me radhë në MKRS ju hoq buxheti këtij projekti, por Ministrja Dumoshi u zotua për kompletim të objektit”, kishte shkruar Tahiri në profilin e tij në Facebook.

Objekti i cili do të jetë me një pamje të re dhe me zgjerim të funksioneve të saja, është drejt përfundimit dhe pritet të hapet brenda vitit 2020.

Sipas drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport nga kjo komunë, Fatmire Cecelia, punimet parashihen të përfundojnë gjatë këtij viti.

“Punët janë duke shkuar shumë mirë, sipas planit dhe dinamikës së paraparë. Mund të themi se është një objekt i tillë aq mirë i ndërtuar, saqë̈ për një kohë qytetarët e Komunës së Vushtrrisë̈ do të mund të zhvillojnë̈ aktivitetet kulturo – artistike aty”, thotë Cecelia për punimet brenda Qendrës.

Për renovimin dhe zgjerimin e hapësirës së Qendrës janë shfrytëzuar 1,200,000.00€, teksa drejtoresha Cecelia vlerëson se objekti i ri ia ka shtuar vlerën qytetit.

“Ky objekt i ri i ndërtuar ia ka shtuar shumë vlerën kulturore e arkitektonike qytetit të lindjes së Hasan Prishtinës, nga e ka marrë edhe emrin vet Qendra e Kulturës në Vushtrri”, thekson Cecelia.

Kjo Qendër Kulture sipas drejtoreshës do të përmbajë të gjitha hapësirat që i duhen kulturës. Sipas saj, aty do të vendoset Biblioteka e qytetit, Arkivi i qytetit, Teatri, Galeria e arteve dhe sallat tjera të nevojshme. Poashtu, në këtë objekt do të zhvillojnë aktivitetet e tyre muzikore edhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Hasan Prishtina”.

Ndërkaq për Teatrin e qytetit i cili ndodhej në kuadër të Qendrës së Kulturës, KultPlus mëson se është bërë renovimi i tërësishëm i teatrit.

“Është bërë izolimi i kulmit, pastaj fasadimi i mureve si dhe renovimi i tërësishëm i pjesës së brendshme. Është ndërtuar edhe një hapësirë e re në pjesën veriore të Teatrit, që mund të them se është një parahyrje. Poashtu janë vendosur edhe shkallët dhe hyrja e veçantë̈ për në teatër apo sallën e teatrit”, thotë Cecelia.

Në hyrje të Qendrës do të vazhdojë të qëndroj mbishkrimi VIZ, që sipas historianëve Jahja Drançolli dhe Izet Miftari, nënkupton emërtimin e vjetër të këtij qyteti.

“Po, mbishkrimi VIZ do të qëndroj përherë aty, ngase qyteti i Vushtrrisë është qytet antik dhe ka qytetërim e kulturë të hershme apo antike, që quhej Viciana apo Vicianum”, shton për fund drejtoresha Cecelia për KultPlus.

Qytetarët e Vushtrrisë, shumë shpejt do të kenë mundësinë t’i shijojnë ngjarjet kulturore në një ambient krejtësisht të ri dhe shumë të përshtatshëm. /Medina Pasoma / KultPlus.com

SBASHK-u kërkon shtyrjen e vitit shkollor për 10 ditë

Sindikata e Arsimit kërkon që të shtyhet për dhjetë ditë viti i ri mësimor, nisjen e të cilit e ka planifikuar ministria e Arsimit dhe e ka miratuar Qeveria.

Nga SBASHK’u thonë se e përkrahin planin e qeverisë për rinisjen e mësimit, por, sipas kësaj sindikate, institucioneve të arsimit u duhet akoma përgatitje.

“Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë deklaruar vlerësimet lidhur me gjendjen momentale në institucionet arsimore nga këndvështrimi i udhëheqësve sindikal. Ata kanë deklaruar se personeli arsimor dhe tekniko-ndihmës shprehin vullnetin për të nisur mësimin në objektet shkollore duke përkrahur në këtë mënyrë masterplanin e MASH e të miratuar nga Qeveria, por numri më i madh i pjesëmarrësve kanë shprehur shqetësimin se shkollat ende nuk janë përgatitur për të nisur vitin e ri shkollor sipas kushteve të parapara për masat mbrojtëse dhe plani i MASH-it”, thuhet në komunikatën e SBASHK’ut.

Njoftimi i plotë i SBASHK-ut:

Duke shprehur vullnetin dhe dëshirën e sinqertë që viti i ri shkollor të nis së mbari dhe që institucionet arsimore të jenë plotësisht të përgatitura në plotësimin e udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik në përpjekje për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe personelit arsimor SBASHK-u u drejtohet Qeverisë dhe MASH-it me zërin e punëtorëve arsimor që nisja e vitit të ri shkollor të shtyhet për 10 ditë.

Me qëllim të analizës së përgatitjes për fillimin e vitit të ri shkollor dhe masave që janë marrë nga institucionet për krijimin e sigurisë së mjaftueshme të ruajtjes së shëndetit të nxënësve dhe personelit arsimor, SBASHK-u ka mbajtur takim nga larg me kryesinë, kryetarët e nivelit komunal dhe Universiteteve dhe me anëtarët e Këshillit Drejtues.

Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë deklaruar vlerësimet lidhur me gjendjen momentale në institucionet arsimore nga këndvështrimi i udhëheqësve sindikal. Ata kanë deklaruar se personeli arsimor dhe tekniko-ndihmës shprehin vullnetin për të nisur mësimin në objektet shkollore duke përkrahur në këtë mënyrë masterplanin e MASH e të miratuar nga Qeveria, por numri më i madh i pjesëmarrësve kanë shprehur shqetësimin se shkollat ende nuk janë përgatitur për të nisur vitin e ri shkollor sipas kushteve të parapara për masat mbrojtëse dhe plani i MASH-it. Duke argumentuar ata kanë përmendur se pjesa më e madhe e shkollave ende nuk është dezinfektuar, dhomat e mësimit nuk janë pajisur me dezinfektues për duar, nuk janë siguruar maskat mbrojtëse për personelin arsimor, nuk është përgatitur lista e mësimdhënësve rezervë për të zëvendësuar mësimdhënësit e sëmurë e as nuk është shpallur ndonjë thirrje a konkurs për mësimdhënës vullnetar, nuk janë përgatitur dhomat e mësimit për të siguruar distancën e duhur sociale, por nuk janë bërë edhe përgatitje të tjera brenda ambienteve shkollore.

Nga ana tjetër SBASHK-ut kanë nisur t’i vijnë informacione se ka tendenca nga ndonjë DKA dhe ndonjë drejtor shkolle që mjetet higjienike dhe dezinfektuesit t’i sigurojnë përmes prindërve, qoftë duke mbledhur para nga prindërit, qoftë duke sjellë prindërit dezinfektues në shkollë. SBASHK-u ëhstë kundër iniciativave të tilla sepse në këtë situatë të rënduar sociale e ekonomike nuk është e drejtë të ngarkohen edhe më shumë apo të vihen një pjesë e tyre në pozitë të keqe para të tjerëve ngase nuk kanë mundësi të jenë pjesë e këtij aktiviteti, të cilin SBASHK-u kërkon të ndalet dhe kërkesat e shkollave në rrethanat e reja të sigurohen nga buxheti shtesë prej 9.5 milionë, që ka ndarë Qeveria e Kosovës. / KultPlus.com

U akuzuan se i “bëri të famshme mafia shqiptare”, Bebe Rexha i përgjigjet ashpër ndjekëses


Artistët shqiptarë tash e disa vite kanë arritur që të shfaqin talentin e tyre jashtë vendit e madje me këtë talent edhe të korrin suksese të mëdha. Artistet shqiptare që tashmë kanë arritur famën botërore, Bebe Rexha, Dua Lipa e Ava Max e Rita Ora, kanë dëshmuar shumë herë që mund të arrini gjëra të mëdha pavarësisht nga vendi që vini e nga ai që jetoni.

Por suksesi i artisteve shqiptare dhe fama që kanë marrë ato jo çdo herë mirëpritet nga njerëzit. Së fundmi në rrjetin social Twitter, një përdoruese e quajtur Bethany Joan nëpërmjet një statusi ka akuzuar vajzat shqiptare se fama e tyre është arritur nëpërmjet pagesave me shuma të mëdha parash.

“Ju mund të keni vërejtur një shpërthim të pazakontë dhe të papritur të yjeve të popit shqiptar që kishin një shtyrje të jashtëzakonshme në skenën kryesore të Top 40 në territoret e ShBA-së dhe Evropës. Këto artiste përfshirë: Dua Lipën, Bebe Rexhën, Ava Maxin dhe Rita Orën, nuk erdhën rastësisht, shuma të mëdha parash janë dhënë për t’i bërë ato të famshme. Pse?”, shkroi ajo.

Ndërkaq në një status tjetër ku ajo kishte publikuar një fotografi të përbashkët të vajzave shqiptare dhe krahas kësaj foto kishte vendosu edhe një tjetër të disa djemve me maskë me simbole kombëtare duke shkruar: “Rritja e papritur e yjeve të muzikës pop dhe lidhja e tyre me mafian shqiptare”.

Statusit të Bethany Joan i është kundërpërgjigjur artistja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha. Ajo ka ironizuar me faktin se dikush mund të mendojë që tregu i huaj arrihet nëse vetëm ke para.

“Sinqerisht kjo është budallallëk. Po ashtu nëse e gjeni “numrin e mafias” që thoni se na bëri të famshëm a do të ma dërgoni edhe mua? Unë kam një këngë solo të re që do të dalë së shpejti. Ndoshta ata mund të ndihmojnë dhe “të më blejnë një hit” siç pretendon ti. Shumë për të qeshur. Mos e anashkalo atë që femrat shqiptare kanë punuar shumë për këtë”, ka shkruar Bebe Rexha në Twitter. / KultPlus.com

Vdiq Drita Bakija Gunga, gruaja e parë nga Kosova që mori titullin ”Doktor shkence e historisë”

Doktoresha e historisë, Drita Bakija Gunga, u nda dje nga jeta dje në moshën 77 vjeçare.

Drita Bakija – Gunga u lind më 31 dhjetor të vitit 1943, në Gjakovë.

Ajo është gruaja e parë nga Kosova që mori titullin “Doktor shkence e historisë”.

Në vitin 1950 përfundoi shkollën fillore në qytetin e saj të lindjes.

Në periudhën 1963-1975 punoi si mësimdhënëse në Gjimnazin “Hajdar Dushi”, në Gjakovë dhe në Shkollën Fillore, “Elena Gjika”, në Prishtinë.

Më 1973, ajo kishte mbaruar studimet në Fakultetin Filozofik, dega  e Historisë, në Prishtinë. Ndërkaq, katër vite më pas magjistroi me temën: “Lëvizja e grave në Kosovë në mes dy luftërave botërore”, në Prishtinë.

Bakija – Gunga mbaroi studimet e Doktoratës në vitin 1982, me temën “Gratë e Kosovës në periudhën e ndërtimit socialist 1945-1978”, duke u bërë kështu gruaja e parë nga Kosova me titullin “doktor shkence e historisë”.

Gratë e Kosovës ishin fokusi i hulumtimeve e studimeve të saj profesionale, duke dhënë kontribut veçanërisht për hedhje në dritë të rolit dhe aktivitetit të grave të Kosovës para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Drita Bakija Gunga ishte e angazhuar në politikë-bërjen e shqiptarëve të Kosovës në vitet 90-të. Ndër angazhimet e të  ndjerës numërohet edhe zgjedhja e saj në kryesinë e parë të Shoqatës së Gruas në mars 1990, e cila më pas u transformua në Forumin e Gruas së LDK-së. Pos veprimtarisë shkencore, historiania Bakija Gunga, çmohet edhe për performancat e saj në Teatrin e Gjakovës, si ndër të parat aktore gra që shkelën mbi skenën teatrore.

Botimet dhe hulumtimet e saj shkencore përgjatë viteve:

“Lëvizja e grave në Kosovë në mes dy luftërave botërore”, 1977

“Gratё e Mitrovicёs dhe rrethinёs nё Lёvizjen punëtore mes dy luftërave, Mitrovica dhe rrethina”, 1979;

“Lidhja e Prizrenit dhe gruaja shqiptare, Konferenca Kombёtare pёr Lidhjen Shqiptare tё Prizrenit”, Tiranё 1979;

“PKJ dhe puna me gratё e Kosovёs mes dy lutёrave botёrore”, “Pёrparimi”, nr.2, 1979;

“Gratë e Kosovës në periudhën e ndërtimit socialist 1945-1978”, në Prishtinë;

“Gjendja dhe pozita e grave nё Kosovё nё Mbretёrinё e Jugosllavisё dhe gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore”, “Dituria”, nr. 3-4, 1982;

“Disa aspekte tё zhvillimit tё Frontit Antifshist tё grave tё Kosovёs”, “Kosova”, nr. 13-14, 1985;

“Gratё e Kosovёs nё periudhёn e ndёrtimit socialist 1945-1978”, Prishtinё, 1986;

“Shtypi i grave pёr emancipimin e tyre nё periudhёn e ndёrtimit socialist tё Kosovёs”, “Pёrparimi” nr.3, 1987;

“Partia Komuniste e Jugosllavisё – Lidhja Komuniste e Jugosllavisё dhe disa aspekte tё çështjes sё gruas nё Kosovё 1945-1978”, “Kosova”, nr.16, 1987;

“Pozita shoqërore e gruas nё Kosovё nga fundi i shek. 19 deri kah fillimi i shek. 20”, “Kosova”, nr.17, 1988;

“Arsimimi i femrёs shqiptare dhe mendimi i rilindёsve, 100-vjetori i Shkollёs Shqipe tё Vashave nё Prizren”, Prishtinё 1993;

“Arsimimi i femrёs ndёr shekuj (pёrmbledhje punimesh nga simpoziumi i mbajtur nё Tetovё – 7 marsi – Dita e shkollёs shqipe”, “Jehona”, Shkup 1993;

“Shpёrngulja e shqiptarёve nё Turqi, 1944-1966, Dёbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovёs 1877-1995”, QIK, Prishtinё, 1997;

“Portreti historik i Shote Galicёs”, Demokracia, organ i Forumit pёr Iniciativë Demokratike, 1999;

“Pas shumë dhembjeve gratё e Kosovёs i rikthehen jetёs”, “Buletini”, nr.1, Prishtinë, 2000;

“Arsimimi – traditё e shqiptarёve”, “Buletini” nr.5, Qendra pёr trajnime dhe studime gjinore, 2001

“Lëvizje nё ndёrtimin e njё shoqёrie civile kosovare”, “Buletini” nr.6, 2002, Prishtinё;

“ONDSH-ja dhe kontributi i grave”, Simposium i mbajtur nё Mitrovicё, 2003. / KultPlus.com

“Mund të mos merresh me politikë, por merret politika me ty”

Thëniet më të mira angleze

Proverbat janë quajtur filozofi të përmbledhura. Një aforizëm i mirë nuk është kurrë jashtë kohës, dhe nga mençuria e popullit anglez do të burojnë gjithnjë urtësi që na vlejnë të drejtojmë jetën.

Ky është një koleksion nga urtësia e popullit anglez.

Janë dy njerëz pa të meta, njëri ka vdekur, tjetri nuk ka lindur akoma.

“Unë po shoh!” – i thotë i verbri të vëllait të shurdhër.

Vlen më mirë të kafshohesh për vdekje nga patat, se sa të çuditesh për vdekje nga pulat.

Zoti ndihmon të kujdesshmin.

Shmangni servilët, janë hajdutë të maskuar.

Shoqërinë zgjidhe para pijes.

Shpejtësia e dorës e mashtron syrin.

Shthurja në maniera dhe sjellje çon në shthurje të principatave.

Të bukurat dalin në pah se përreth janë të shëmtuarat.

Rrumbullakosja e shifrave mban në vete gënjeshtër.

Sa më lart ngrihesh, aq më poshtë bie.

Sekreti i mirëedukimit qëndron në respektimin e fëmijëve dhe të nxënësve.

Sikur dëshirat të ishin kuaj, lypësit do të kalëronin.

Sikur të kisha dhënë katër pens për këshillën, do të kisha paguar katër pens më tepër.

Stomaku i ngarkuar, trup i dërrmuar.

Pritjet janë fitim i budallait.

Pushteti të shthur.

Pyet kuletën çfarë duhet të blesh.

Qortimet e nënës nuk janë pa baza.

Ruaju nga gratë e këqija dhe nga pranvera e hershme.

Rreziku dhe kënaqësia rriten në të njëjtin kërcell.

Paradokset nxisin tërheqjen e vëmendjes për ide.

Paraja bënë të valojë tenxherja, edhe se djalli shurron zjarrin.

Para se të merrni të shkruani, mësoni të mendoni.

Po pive verë do të kesh cermën (sëmundje kockash), po s’e pive do të jesh njëlloj.

Portofoli pa lekë është veç një copë lëkure.

Njeriu e do shtëpinë e tij edhe kur ajo është pa çati.

Njeriu i pafat edhe kur bie në pupla, e thyen kokën.

Një dëmtim edhe i vogël në sy, është i madh.

Një goditje më pak, edhe pse për pak kohë, është një goditje më pak.

Nëse prej teje nuk kërkojnë – mos jep as këshillë, as kripë.

Nga kurioziteti i tepërt humbi parajsën burri i botës.

Nuk vlen muzika kur të dhemb dhëmbi.

Në lumturi arsyetimin, në fatkeqësi durim.

Në rini i çthurur, në pleqëri i braktisur.

Nëse do që pula të të bëjë ve, duhet ta durosh që ta durosh kakarisjen e saj.

Nëse e thua të vërtetën s’ke nevojë të mbash mend se ç’ke thënë.

Mirësia vlen më shumë se bukuria.

Mos bëj pyetje, nëse s’do të dëgjosh gënjeshtra.

Mos e blej derrin në thes.

Mos ia gërmoni varrin vetes me thikën e pirunin tuaj.

Mos u martoni për arsye të parave. Paratë mund të huazohen lehtë.

Me fshehsë të keqe nuk fshihet dhoma.

Më mirë të lindësh fatlum, sesa i pasur.

Më shumë ushtararë vdesin në tërheqje dhe ikje, se në luftime.

Kush martohet me dashuri, pa para, do të ketë netë të bukura e ditë trishtuara.

Kush ngrihet që me natë, i vete mbarë.

Largimi i mërzisë arrihet me një mjet, punën.

Ligjet janë të kota për ata që nuk kanë trimëri e mjete për t’i mbrojtur.

Loja nuk është fituar derisa të mos ketë përfunduar.

Kursen në rubinet dhe lë tapën hapur.

Kursen thuprën e lazdron fëmijën.

Kur tradhëtia jep fruta, nuk guxohet të quhet e tillë.

Kushdo mund të fitojë para, vetëm një njeri i zoti di të shpenzojë.

Kush duhet nga të gjithë, nuk mbetet kurrë në qetësi.

Kush është në ferr, mendon se s’ekziston parajsa.

Kush harron botën, edhe bota e harron atë.

Koha dhe furtuna s’presin askënd.

Kombi nuk mund t’i lejojë vetes ndryrësia.

Kritika është tatim-taksa që paguhet për të qenë të lartë.

Ku fillon ambicja, atje mungon arsyeja.

Kur fle herët e ngrihesh herët, bëhesh i shëndetshëm, i pasur e i mençur.

Kur flet historia, njerëz të veçantë duhet të heshtin.

Jeta e djalit fillon kur lind, e vajzës kur martohet.

Jeta pa dashuri është siti pa pranverë.

Ka një vrimë nën hundë ku futet e gjithë parajsa e tij.

Këmbimi i drejtë nuk është plaçkitje.

Idetë buçasin në botë më tepër se topat.

Ilaçi më efekti ndaj besëtytnive është dija.

I lirë është ai që nuk shpreson gjë dhe nuk frikësohet nga asgjë.

Gishtat që dinë të flasin vlejnë më shumë se goja që hesht.

Goditjet e vogla rrëzojnë edhe lisat e mëdhenj.

Guri që rrokullist nuk zë myshk.

Gjen djalli punë për duart dembele.

Femrat kursejnë pak dhe harxhojnë shumë.

Fëmijët duhet t’i shikojmë, por jo edhe t’i dëgjomë.

Fjalët e mira më bëjnë të jem i vëmendshëm në kuletë.

Edhe po u gjet në pleh, diamanti është çmueshëm.

Edhe rruga njëmijë miljesh fillon me hapin e parë.

Edhe shëndeti, si shumë gjëra, vlerësohen kur mungon.

Fati mund të na e marrë vetëm atë që na e ka dhënë.

Dimë që jemi por nuk dimë ç’do bëhemi.

Disa janë quajtur guximtarë se kanë pasur frikë të ikin.

Dy kokë janë më mirë se një.

Borxhliu gjithmonë gënjen.

Bukuria është në sytë e atij që sheh.

Çdo njeri duhet të ngrejë zëein aq sa e ka fuqinë.

Çdo popull ka qeverinë që meriton.

Çfarë është dija? Përvojë e regjistruar.

Çuditë janë për ata që besojnë në to.

Dashurinë dhe kollën s’i fsheh dot.

Dashuria është e vetmja forc e aftë për të shndërruar çdo armik në mik.

Asnjëherë forca nuk ka luajtur rol shëruesi.

Asnjë kohë nuk është më e mirë se momenti i tanishëm.

Besimi i humbur ngjason me humbje të jetës, ajo nuk kthen.

Ai që di të vuajë, di të fitojë. / KultPlus.com

Profesori i moshuar



Poezi nga Wisława Szymborska
Përktheu: Edon Qesari


E pyeta për ato kohë
kur ishim ende shumë të rinj,
të pafajshëm, nguteshim, si gomerë, pa përvojë.

Diç ka mbetur, por jo rinia.
– m’u përgjigj.

E pyeta nëse është ende i bindur
për ç’është e mirë ose e keqe për njeriun.

Ndër gjithë sajesat, është më vdekjeprurësja.
– m’u përgjigj.

E pyeta për të ardhmen,
nëse e sheh tërë rrezatim.

I kam pirë me lëng librat e historisë.
– m’u përgjigj.

E pyeta për fotografinë,
atë që mban në kornizën mbi tavolinë.

Ishin, kanë qenë. Vëlla, kushëri, kunatë,
bashkëshorte, çupëz mbi prehrin e saj,
maçok në krahët e çupëzës,
dhe lule e qershizës, dhe mbi atë qershizë
zog i padallueshëm fluturimthi.
– m’u përgjigj.

E pyeta nëse i ndodh të ndihet i lumtur.

Punoj.
– m’u përgjigj.

E pyeta për miqtë, nëse ende ka të tillë.

Disa nga ish asistëntët e mi,
zonja Ljudmilla, që kujdeset për shtëpinë,
ndonjë shumë i ngushtë, por jashtë vendit,
dy zonjat e bibliotekës, të buzëqeshura që të dyja,
i vogli Jas që banon përballë Mark Aurelit.
– m’u përgjigj.

E pyeta për oborrin dhe stolin e tij.

Kur mbrëmja është pa re, sodis qiellin.
S’rri dot pa u mrekulluar,
kaq shumë këndvështrime atje lart.
– m’u përgjigj. / KultPlus.com




Art ekologjik: Shikoni se çfarë mund të bëjë ky kopshtar nga bimët

Kur është fjala për artin, vetëm imagjinata njerëzore mund t’i vendosë kufijtë.

Nuk ka kufizim as në material, as në teknikë, as në formë. Tekefundit, e gjitha varet vetëm nga kreativiteti.

Skulptori francez Christophe Guinet, apo më i njohur me emrin artistik Monsieur Plant, përdor ekskluzivisht materiale natyrale në krijimin e veprave artistike.

Ai thotë që nga fëmijëria adhuron natyrën dhe që është i kënaqur që ka arritur t’i bashkojë dy dashuri të mëdha të tij. / Ndertiminfo / KultPlus.com

Shikoni disa nga punët e tij:

Jetesa në shtëpinë 900-vjeçare, si në përralla

“Madresfield Court” nuk i ngjan shtëpisë së një familjeje të zakonshme.

Prona, e vendosur në fshatin Worcestershire, në Angli, ka qenë e familjes së pronarit të saj aktual, Lucy Chenevix-Trench, prej 900 vjetësh. E megjithatë Lucy dhe burri i saj Jonathan e kanë shndërruar ndërtesën e vjetër dhe hijerëndë në një vend tërheqës dhe mikpritëse për katër fëmijët e tyre: May, Jack, Evie dhe Max.

Historia e tyre është një nga 12 të rrëfyerat në librin “Old Homes, New Life”, shkruar nga Clive Aslet dhe fotografuar nga Dylan Thomas, e cila tregon për disa nga ndërtesat më madhështore të vendit që mbeten ende në pronësi private, shkruan A2News.

Lucy ishte 23 vjeçare kur mamaja e saj, Lady Morrison shkoi për të jetuar në Madresfield pasi e kishte trashëguar atë nga xhaxhai i saj. Ajo u mundua shumë për të mirëmbajtur shtëpinë, por kur mbërriti Lucy dhe Jonathan më 2012 në ndërtesë kishte ende shumë punë për të bërë, pasi aty prej më shumë se 100 vitesh nuk kishin jetuar fëmijë të vegjël. / KultPlus.com

Hapet panairi i librit shqip në Tuz të Malit të Zi

Në prani të shumë dashamirësve të fjalës së shkruar, përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe zyrtarëve të komunës së Tuzit, sonte në Tuz është hapur për herë të parë Panairi i Librit, i cili do të qëndrojë i hapur për vizitorët deri më 28 gusht 2020.

Panairi i Librit mbahet në kuadër të aktivitetit “Vera në Malësi”, nën kujdesin e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale të komunës së Tuzit

Në Panair marrin pjesë rreth 15 shtëpi botuese, me mbi 1500 tituj, nga vendi dhe rajoni.

Fjalën e rastit në emër të organizatorit e mbajti sekretarja e sekretariatit për vetëqeverisje lokale Marina Ujkaj, kurse Panairin e shpalli të hapur kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj. / KultPlus.com

Çifti nga Ekuadori më i moshuari në botë

110-vjeçari Julio Cesar Mora Tapia dhe 104-vjeçarja Waldramina Maclovia Quinteros Reyes janë të martuar qe 79 vjet. Lidhja e tyre vetëm është forcuar me kalimin e kohës.

Bashkë kanë përjetuar gjithçka. Dashuria dhe respekti për njëri-tjetrin tashmë u ka siguruar atyre titullin për çiftin më të moshuar në botë, me moshë të përbashkët prej 214 vjet e 358 ditë.

Julio Cesar u lind më 10 mars të 1910-s, ndërsa Waldramina më 16 tetor të 1915-s.

Me origjinë nga Ekuadori, çifti i ka kushtuar jetën mësimit dhe sot po e shijon pensionimin.

Lidhja e tyre nisi kur Waldramina, gjatë pushimeve të shkollës, kishte vizituar motrën e saj që jetonte në të njëjtën ndërtesë me Julio Cesarin. Ishin takuar përmes burrit të motrës së saj, që ishte kushëri i Julios.

Krijuan shoqërinë që shkoi në lidhje dashurie e që rezultoi me martesë shtatë vjet më pas. Çifti u martua në një ceremoni sekrete më 7 shkurt të 1941-s. Ishte sekrete për shkak se të afërm të tyre nuk ishin pajtuar me martesën.

Ata janë prindër të pesë fëmijëve. Edukimi i tyre besojnë se është e arritura më e madhe si çift. Djali i tyre më i madh kishte vdekur në moshën 58-vjeçare.

Sot kanë familje të madhe prej 11 nipa e mbesa, 21 stërnipa dhe nëntë fëmijë të stërnipave.

“Uniteti familjar me dashuri, respekt të ndërsjellë, punë të ndershme dhe edukatë bazuar në vlerat familjare, janë çelësi për bashkekzistencën tonë të shëndetshme”, ka thënë çifti për faqen zyrtare të rekordeve “Guinness”.

“Formula sekrete = dashuri + pjekuri + respekt i ndërsjellë”, ka thënë çifti kur është pyetur për atë që ka mbajtur gjallë lidhjen e tyre kaq gjatë.

Çifti po vazhdon të jetojë me optimizëm dhe lumturi pavarësisht sfidave dhe vështirësive gjatë përballjes me pandeminë e koronavirusit. Ata kanë shprehur shpresën se pas pandemisë do të arrijnë të ribashkohen me më të dashurit e tyre.

Dumoshi nesër pjesëmarrëse në hapjen zyrtare të trajnimeve per te rinj

Ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi do të merr pjesë nesër nga ora 11:00 në hapjen zyrtare të trajnimeve që do të mbahen në kuadër të projektit ”Përgatitja e të rinjve për përpunimin e të dhënave përmes SPSS dhe platformave të ngjashme për hulumtime”, në qytetin e Fushë Kosovës.

”Ky projekt do të realizohet në komunat e Lipjanit dhe Fushë Kosovës nga Akademia INFINIT, me mbështetje të MKRS-së”, thuhet në njoftimin e MKRS-së, transmeton Klan Kosova / KultPlus.com

“When We were young” nga Adele (VIDEO)

Këngëtarja britianike Adele ka sjellur dhe vazhdon të sjell vazhdimisht super hite në skenën botërore të muzikës. Ajo ka filluar të këndoj vetëm pasi ishte divorcuar nga burri i saj, dhe njëra nga gazetat britanike me sartirë shkruante se nëse Adele nuk do të divorcohej ajo do të mbetej një shtëpiake dhe bota e muzikës do ta kishtë një yll më pak.

Adele njihet për performancat e saj live të cilat rëndom nuk janë të bazuara krejtësisht në performanca pompoze dhe të zhveshura, por në zërin e saj magjik.

“When We were Young” është njëra nga këngët e saj të pavdekshme e cila ka marrur miliona klikime dhe vazhdon të dëgjohet edhe sot.

“When We Were Young”

Everybody loves the things you do
From the way you talk to the way you move
Everybody here is watching you
‘Cause you feel like home
You’re like a dream come true

But if by chance you’re here alone
Can I have a moment before I go?
‘Cause I’ve been by myself all night long
Hoping you’re someone I used to know

You look like a movie
You sound like a song
My God, this reminds me
Of when we were young

Let me photograph you in this light
In case it is the last time
That we might be exactly like we were
Before we realized
We were sad of getting old
It made us restless
It was just like a movie
It was just like a song

I was so scared to face my fears
Nobody told me that you’d be here
And I swear you moved overseas
That’s what you said, when you left me

You still look like a movie
You still sound like a song
My God, this reminds me
Of when we were young

Let me photograph you in this light
In case it is the last time
That we might be exactly like we were
Before we realized
We were sad of getting old
It made us restless
It was just like a movie
It was just like a song

When we were young
When we were young
When we were young
When we were young

It’s hard to admit that
Everything just takes me back
To when you were there
To when you were there
And a part of me keeps holding on
Just in case it hasn’t gone
I guess I still care
Do you still care?

It was just like a movie
It was just like a song
My God, this reminds me
Of when we were young

When we were young
When we were young
When we were young
When we were young

Let me photograph you in this light
In case it is the last time
That we might be exactly like we were
Before we realized
We were sad of getting old
It made us restless
Oh I’m so mad I’m getting old
It makes me reckless
It was just like a movie
It was just like a song
When we were young

“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi…”

Poezi e shkruar nga Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni

Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.

e mbi ta n’ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. e mjerimi mirfilli ndien tradhti.
mjerimi ka vulën e vet t’shëmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin –
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
t’mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi t’cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.

mjerimi s’ka fat. por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
t’shkyem dhe të coptuem me t’dalun bese.

mjerimi tërbohet n’dashuni epshore.
nëpër skaje t’errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t’qelbta, t’ndyta, t’lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; t’verdhë e pisa,
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n’epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
dhe aty zajnë fillin t’marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.

mjerimi në dritzën e synit t’kërthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nën tavan t’tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt’ i keq
tu’ ndukë gjitë e shterruna t’zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
foshnj’ e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s’e don, por vetëm mallkon.
vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!

mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet,
don ta msojë t’i iki grushtit q’i kërcnohet,
atij grusht që n’gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij’ e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
nji fryt kur s’piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia n’bark t’dheut mbaron.

mjerimi punon, punon dit e natë
tu’ i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri n’gjujë, n’baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
shpërblim qesharak! për qindenjë afsh
në ditë – vetëm: lekë tre-katër dhe “marsh!”.

mjerimi kaiher’ i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin përmendore e një tregtis s’ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë,
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.

mjerimi gjithashtu len dhe n’trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n’gjoks ndoj dhimbë,
mund që t’len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz’ i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin’ e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan’ i njeriut që vdiste nën tra.
kështu nën kambët’randë t’zotit t’egërsuem –
thotë prifti – vdes ai që çon jetë të dhunuem.

dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got’ e helmit në trashigim brezninash.
mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
n’fyt për me harrue nandhetenand’ halle.
e gota e turbull, gota satanike
tu’ e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
tê gjitha hallet skami n’gotë i mbyt
kur njiqind i derdh një nga një në fyt.
mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q’i ban shkrum shkreptima.

mjerimi s’ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese qe t’bajnë t’çmendesh,
që t’ap in litarin të shkojsh fill’ e t’varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafësh.

mjerimi s’don mshirë. por don vetëm të drejt!
mshirë? bijë bastardhe e etënve dinakë,
t’cilt n’mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu’ ia lëshue lypsiti një grosh të holl’ n’shplakë.

mjerimi asht një njollë e pashlyeme
n’ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.