31 vjet nga rënia e Murit të Berlinit (FOTO)

Kanë kaluar 31 vjet që nga rënia e Murit të Berlinit. Një nga simbolet më të ndritshme të Luftës së Ftohtë që ndau Lindjen nga Perëndimi nuk ekziston më, përcjellë KultPlus.

Nata e 12 gushtit , të vitit 1961, Berlinin e gjeti ndarë. 45 mijë blloqe të betonit me një lartësi prej më shumë se 3 metra e rrethuan Berlinin Perëndimor – më gjithsej 155 km mur të betonit.

Ushtarët kishin qenë të urdhëruar që ti vënë zjarr të gjithë atyre që u përpoqën të kalonin murin.


Qindra gjermanë kanë vdekur duke u përpjekur që ta kalonin kufirin më të sigurt në Evropë. Për 31 vjet Muri i Berlinit ndau familjet, miqtë dhe popujt. Edhe pas 31 vitesh ende ekzistojnë pjesë të rrëzimit të tij në qendër të Berlinit, jo për të bërë ndarje por për të kujtuar atë, komentoi bTV./ KultPlus.com

5 vjet prej kur Donjeta Pajazitaj është vrarë

Është një i dyshuar për vrasjen e saj, i cili nuk e pranon fajin, ani pse Gjykata Themelore e Pejës dhe ajo e Apelit një herë e kishin shpallur fajtor dhe e kishin dënuar me burgim të përjetshëm, por pastaj rastin e ktheu në rigjykim Gjykata Supreme.

Familja e Donjetës nuk e kanë problemin e vetëm me drejtësinë e mangët të Kosovës, por edhe mentalitetin patriarkal e të odave.

Vëllai i Donjetës, Shkelqim Pajazitaj kishte thënë se problem tashmë kanë edhe me pleqnarët e fshatit, të cilët u kanë bërë presion duke ua kërkuar besën për të dyshuarin për vrasjen e së motrës.

Dyshohet se Naser Pajazitaj e kishte marrë të ndjeren me veturë, përderisa ajo ishte duke shkuar në punë, e kishte çuar në bjeshkët e Strellcit, në të ashtuquajturin “Kroni i Lajthisë”, ku e kishte goditur dy herë me plumb në kokë dhe pastaj e kishte mbuluar trupin e saj me drunj për të fshehur gjurmët e krimit.

Trupi i saj u gjet pas gjashtë javësh.

Sot e pesë vite, drejtësia për Donjetën kurrë nuk u vendosë në vend, ashtu si edhe për shumë gra të tjera të vrara nga burra brenda e jashtë familjes.
Sot e asaj dite, ende kërkojmë drejtësi! /albfem/ KultPlus.com

Kabinat e telefonit shndërrohen në hapësira ekspozuese

A ka mundësi që një kabinë telefonike të shndërrohet në një hapësirë arti? Kjo ishte pyetja që artistët Damián Ortega dhe Bree Zucker, drejtori i galerisë “Kurimanzutto” në New York, kishin në mendje kur organizuan “TITAN”, një ekspozitë në të cilën 12 vepra të artistëve u vendosën nëpër kabina të telefonit në rrugën “Sixth Avenue” në Midtown Manhattan. Ekspozita që është hapur më 12 tetor dhe të jetë e qasshme deri më 3 janar të vitit 2021.

Kjo hapësirë e artit do të jetë e përkohshme në shumë kuptime. Dikur në fillim të vitit të ardhshëm, pasi që mbaron ekspozita, qyteti i New York-ut që ka pronësinë e kioskave të tanishme të “Titan-i” do të heqë kabinat, duke larguar ato që konsiderohen të vjetruara e që prej kohësh janë një pjesë integrale e peizazhit të qytetit. (Në vend të tyre do të jenë kioskat që ofrojnë wifi.), raporton KOHA, përcjell KultPlus.

Zgjedhja e kabinave midis Rrugë “51” dhe “56” ishte e qëllimshme. Për Ortega dhe Zucker, vendndodhja përfaqëson një “qark” të rëndësishëm të qytetit, me Muzeun e Artit Modern dhe “Radio Music City Hall”, skulpturat e ndryshme publike dhe më e rëndësishmja, ndërtesat e mëdha të korporatave të gjitha të vendosura afër.

“Për ne, kjo rrugë është një mikrokozmos dhe një arenë e përsosur për studim”, ka thënë Zucker për “ARTnews’. “Vendndodhja nuk është arbitrare – ishte një caktim i lokacioneve që u bë në hartën e Manhatanit, për të nxjerrë në pah një arterie specifike të qytetit”.

Ortega shtoi: “Ne nuk mund ta mbulonim qytetin ose gjithë ‘Avenue Sixth’, por mund të bëjmë një ndërhyrje akupunkturale”.

Për ekspozitën e hapur, Ortega dhe Zucker kanë mbledhur së bashku një grup të konsiderueshëm artistësh, duke përfshirë artistët Minerva Cuevas, Jimmie Durham, Rirkrit Tiravanija, Hans Haacke, Glenn Ligon, Zoe Leonard, Yvonne Rainer, Patti Smith dhe Renée Jeshile. Secili artist ka pasur kabinën e tij të telefonit dhe në vend të reklamave veprat e tyre janë paraqitur në të tri anët e kioskës. Ekspozita shoqërohet gjithashtu me një ueb-faqe të realizuar posaçërisht për këtë, e cila përfshin një hartë se ku mund të gjeni secilën kioskë dhe një deklaratë të artistit për secilën vepër.

Shumë nga punimet në ekspozitë janë të bazuara në tekst, si Cildo Meireles që paraqet disa vargje nga Ungjilli i Mateut i Dhjatës së Re. Nga njëra anë, theksohet vargu i gjashtë: “Lum ata që kanë uri dhe etje për drejtësi, sepse do të ngopen”. Anne Collier ka riparuar serinë e saj të vitit 2011 “Questions”, imazhe të bukura që paraqesin përkufizimet e fjalorit (në letër me ngjyra) të fjalëve si “prova” dhe “supozim”. Dhe Rirkrit Tiravanija po paraqet fraza të mëdha me shkronja të shkurtra si ” Febreze for Fascism”.

Artistë të tjerë ripozicionuan disa nga punimet e tyre më të njohura për shfaqjen. Hal Fischer po paraqet shembuj nga seria e tij e mirënjohur e teksteve fotografike të viteve 1970 “Gay Semiotics”, dhe Jimmie Durham ka krijuar një hartë të thjeshtë me një pikë të madhe të kuqe, duke thënë “You Are Here” (me sa duket një referencë për vazhdimin e serisë ““A Pole to Mark the Center of the Ëorld”).

Megjithëse ndihet e harmonizuar me klimën kulturore të vitit 2020, zhvillimi i ekspozitës në këtë mënyrë, duke përdorur kabinat e vjetra të telefonike, i paraprin pandemisë, pasi shfaqja për të është punuar që gati një vit. Zanafilla e saj filloi kur Ortega erdhi për herë të fundit në New York dhe vizitoi galerinë e “Kurimanzutto” dhe lagjen përreth. “TITAN” paraqiti një mundësi, siç ka thënë Ortega, për të lejuar artistët të kontribuojnë në diçka që nuk po ndodhte digjitalisht, veçanërisht pasi që lodhja online e botës së artit është rritur në muajt e fundit.

“Në një kohë kur njerëzit janë të mbyllur në shtëpitë e tyre ose të izoluar në hapësirat e tyre, kjo ide e bashkimit në rrugë për të parë një ekspozitë që mund ta shihni në mes të natës është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj pandemisë” ka thënë Zucker.

Megjithëse “Kurimanzutto” njihet tani si një nga galeritë kryesore, Ortega ka thënë se kjo ekspozitë është një kthim në ditët më të hershme të galerisë në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000, kur artistët e saj themelues do të organizonin ekspozita në hapësira jokonvencionale – nga një treg frutash në një dyqan mobiliesh të braktisur.

“Po përpiqeshim t’i shpëtonim kubit të bardhë dhe të ndiqnim energjinë e qytetit”, ka thënë Ortega, i cili ishte një nga 13 artistët që themeluan “Kurimanzutto” së bashku me pronarët e tij, Mónica Manzutto dhe José Kuri.

Zucker shtoi, “Kishte këtë energjinë e një komuniteti, duke ndërtuar një projekt së bashku në një hapësirë ​​që mbase nuk ishte kuptuar ose njohur si një hapësirë ​​për të treguar art. Në vend që të qëndronim brenda mureve të kabinetit që kishim krijuar në New York, ishte kjo lëvizje për t’u rikthyer në venat e qytetit në kanalin e komunikimit”.

Kabinat e telefonit ishin hapësira ideale për projektin sepse ato “tashmë ishin fytyra publike, por që nuk viheshin re”, ka thënë Zucker. “Ato ishin në këndet e hapësirës e që ishin disi të padukshme, por janë kudo në qytet, megjithëse janë kaluar pa kuptuar mirë se ato janë në fakt hapësira”. / artnews/ KultPlus.com

Publikohet lista e plotë e fituesve në MTV EMA 2020

Evenimenti i MTV EMA 2020 kësaj radhë është mbajtur në mënyrë virtuale, për shkak të pandemisë coronavirus.

Duke u transmetuar në pothuajse mbarë botën, deri më tani janë zgjedhur fituesit e kategorive të ndryshme, shkruan Heavy, transmeton KultPlus.

Vlen të theksohet se në nominime nuk ishte asnjëra prej këngëtareve shqiptare, përpos Dua Lipës.

Sa i përket artisteve si Rita Ora dhe Bebe Rexha, që të dyja kanë marrë pjesë ne prezantimin e evenimentit.

Ndërkohë, Lady Gaga ka kryesuar në të shumicën e nominimeve, vetëm në njërën prej tyre ka fituar.

Lista e plotë e fituesve:

Video më e mirë

DJ Khaled – POPSTAR ft Drake starring Justin Bieber

Artisti/ja më e mirë

Lady Gaga

Kënga më e mirë

BTS- Dynamite

Kombinimi më i mirë

Karol G ft Nicki Minaj- Tusa

Best Pop

Little Mix

Grupi më i mirë

BTS

Artisti i ri

Doja Cat

Më shumë fansa

BTS

Best Latin

Karol G

Best Rock

Coldplay

Best Hip-hop

Cardi B

Best Electronic

David Guetta

Best Alternative

Hayley Williams

Video për mirë

H.E.R- I can’t breathe

Best Push

YUNGBLUD

Transmetimi ‘live’ më i mirë

BTS- Bang Bang Con. / KultPlus.com

Shoqata e Gastronomëve paralajmërojnë për kundërshtim të masave të reja AntiCovid

Sot Shoqata Gastronomëve të Kosovës mbajti mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Anëtarëve të SHGK – së, ku u diskutua rreth çështjes së masave të reja kufizuese të cilat pritet të të hyjnë në fuqi në ditët në vijim.

”Ne si Shoqatë pas të gjitha diskutimeve me anëtarët e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, së bashku me biznese të ndryshme të cilat do të preken nga Vendimi i rradhës, njëzëri kemi rënë dakord, që në rast se vendimet e ardhshme për mbyllje nuk do të subvencionohen apo mbështeten me plane konkrete strategjike për mbulimin e dëmeve, dhe Pako për subvencionim të linjave të pagave të punëtorëve, subvencionim të shpenzimeve të qirasë, ndihmesë në pagesën e interesave të kredive, ndarjen e granteve që stimulojnë qarkullimin në Gastronomi, zotohemi që do të kundershtojmë çdo vendim për mbyllje të mëtutjeshme ose shkurtim orari, në çdo formë të mundshme, përfshire edhe ato radikale, mos mbylljen e lokaleve, apo edhe protesta.

Ne si Shoqatë e Gastronomëve të Kosovës bashkëndjejmë me të gjitha familjet më të prekura me COVID-19, e sidomos me ata të cilët tashmë kanë humbur më të dashurit e tyre, sepse edhe ne jemi pjesë e këtij populli dhe njëllojë kemi pasur të infektuar nga ky virus, por edhe të ndjerë tashmë.
Mirëpo, keto lloj mbylljesh pa asnjë mbështetje, sic po pretendon Qeveria e RKS, janë të papranueshme për ne si shoqate, së bashku me katërdhjetë mijë punëtorët tanë e familjet e tyre!
‘Mbesim të përkushtuar për të ofruar ndihmë të pakufizuar për përkrahjen dhe shpëtimin e gastronomisë, në tejkalimin e kësaj krize të manifestuar me pasoja sa më të vogla, e tutje. Me shpresë se do të lejohemi të punojmë dhe në mirëkuptimin tuaj! Shëndet për gjithë popullin tonë!”, thuhet tutje në njoftim. / KultPlus.com

Mund të vazhdojë izolimi, institucionet diskutojnë sot për kufizime të reja Anti-Covid

Masat që janë marrë gjatë vikendit nga institucionet e vendit, nuk do të jenë të vetmet për të luftuar COVID 19. Sot gjatë ditës është paralajmëruar se mund të ketë vendim për masa të reja, pasi që numri i të infektuarve ka shkuar duke u rritur.

Institucionet e vendit, të premten kanë dalë me masa të reja kufizuese të përhapjes së COVID 19.

Në javët kur Kosova po përballet me qindra të infektuar në ditë, e është rritur edhe numri i personave që kanë ndërruar jetë, institucionet kanë zgjedhur që gjatë vikendit të bëjnë një test të masave, ku është ndaluar veprimtaria e disa subjekteve afariste, bizneseve, qendrave tregtare dhe rekreative, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme)  në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ky vendim u zbatua prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00, derisa, për dy ditë në vend kanë funksionuar vetëm, Furraat e bukës, barnatoret, marketet e vogla, pompave të derivateve. Institucionet shëndetësore  publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale. Për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19 (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal në sektorët e shëndetësisë, sigurisë dhe administratës shtetërore). Operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e furnizimit.

Këto masa që kanë hyrë në fuqi vetëm gjatë vikendit, pritet që sot të zëvendësohen me masa të reja.

Një gjë e tillë do të ndodhë në takimin virtual që pritet të mbahet në ora 11:00 në mes të Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt dhe AKK-së.

Se do të ketë masa të reja e ka konfirmuar dje vetë Zemaj përmes një shkrimi në Facebook ku ka njoftuar se është takuar me kreun e Odës Ekonomike, Berat Rukiqin, kreun e Odës Amerikane, Arian Zekën,  Petrit Kllokoqi kryetar i Shoqatës së Gastronomëve si dhe Hysen Sogojeva kryetarin e Odës Hoteliere të Kosovës.

“Secili nga ne ndjejmë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e shëndetit publik dhe shëndetësisë, andaj është qenësore që të gjithë se bashku, nga aty ku veprojmë t’i zbatojmë rregullat për të parandaluar përhapjen e virusit sikurse dhe udhëzimet që dalin nga Manuali për Mbrojtje nga Përhapja e Covid19 Janë të arsyeshme shqetësimet e secilës kategori të shoqërisë sonë, por të gjithë së bashku duhet të mendojmë për shëndetin publik. Rekomandimet e marra gjatë takimit të sotëm, do t’i diskutoj me kryeministrin z.Hoti në mënyrë që masat e marra nga Qeveria të prekin sa më pak ata dhe të jenë sa më të lehta për të gjithë ne”, ka thënë Zemaj.

Vetëm gjatë së dielës nga 1 mijë e 794 mostra të marra, 730 persona kanë rezultuar pozitiv. Në kryeqytet pozitiv kanë rezultuar 312 raste, ndërsa, për një ditë, kanë ndërruar jetë 11 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.794 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 730 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (76 dhe 70 vjeç), Prishtinë 2 raste (78 dhe 71 vjeç), Vushtrri 2 raste (82 dhe 77 vjeç), Gjilan 1 rast (58 vjeç), Pejë 1 rast (62 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Rahovec 1 rast (66 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 24.155 raste nga 106.770 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 755 raste të vdekjes”, thuhet në raportin e fundit të Institutit. /gazetaexpress/ KultPlus.com

“Shoqata e mjekëve shqiptarë” organizon Konferencën e I ndërkombëtare

Shoqata e mjekëvë shqiptarë në Gjermani (Gesellschaft der albanischen Ärzte in Deutschland) dhe “Albanian Committee of Medical Students” do të organizojnë në datat 4,5, dhe 6 dhjetor 2020 Konferencën e I mjekësore ndërkombëtare me pjesëmarrjen e veçantë të mjekëve nga “Shoqata e mjekëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar”.

Konferencës së parë të këtij lloji në Shqipëri i janë bashkuar jo vetëm mjekët shqiptarë në Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar, por gjithashtu referues nga Italia, SHBA dhe Australia. Konferenca do të zhvillohet në mënyrë virtuale në platformën “Zoom”.

Për të gjithë ata që janë të interesuar afati i dërgimit të abstrakteve shkencore është data 14 nëntor 2020, ndërsa afati i rregjistrimit si pjesëmarrës në konferencë është 25 nëntor 2020.

Në njoftimin e tyre “Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani” fton të gjithë studentët shqiptarë të mjeksisë si dhe të gjithë mjekët shqiptarë kudo që janë të na bashkohen në këte projekt ambicioz./ KultPlus.com

“Në histori nuk ka ligje, përveç njërit, mos u orvat kurrë të pushtosh Rusinë”

Alessandro Barbero lindur më 30 prill 1959, është një historian, romancier dhe eseist italian.

Barbero lindi në Torino. Ai ndoqi Universitetin e Torinos, ku studioi letërsi dhe histori mesjetare. Ai fitoi çmimin Strega 1996, çmimin më të dalluar letrar të Italisë, për Bella vita e guerre altrui di Mr. Pyle gentiluomo.  Romani i tij i dytë, Romanzo russo. Fiutando i futuri supplizi, është përkthyer në anglisht si Romani Anonim. Ndjenja e mundimeve të së ardhmes (Sulaisiadar ‘san Rudha: Vagabond Voices, 2010).

KultPlus më poshtë ju sjellë një nga shprehjet e tij të famshme.

“Në histori nuk ka ligje, përveç mbase njërit: mos u orvat kurrë të pushtosh Rusinë!”/ KultPlus.com

Dhurata e dy argjendarëve shqiptarë për Arqidukën Maksimilian

Në numrin 50 të datës 19 mars 1917 gazeta “Vëllazënija” e cila botohej në Vjenë publikon një njoftim për dhuratën e pazakontë që arqiduka i Austrisë merrte gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

“Dy kujunxhi prej Shkodre Pjetër Logoreci e Kristo Jakova i paraqitnë në Shkodër Naltësisë së ti p. e mb. Arqidukes Maks nji kuti duhani të punueme me shumë holli me telish e mbi të ishte shkrue data 11 Kallenduer 1917. Arqiduka Maks ju dërgoj tash këtyne dy zotnive ka’j gjylpanë ari me brillanta me emën t’Arqidukës e me kunorë” shkruhet në njofimin e kohës.

Foto kotrezi e Pjetër Logorecit./ diasporashqiptare/ KultPlus.com

Largohet mbishkrimi “Lake Trump” te Liqeni i Ujmanit

Serbët e veriut të Kosovës tashmë janë kundër që Liqeni i Ujmanit të pagëzohet me emrin e ish presidentit amerikan, Donald Trump.

Madje edhe mbishkrimi “Lake Trump” që dikush e kishte vendosur në hapësirat e Liqenit të Ujmanit, pas Marrëveshjes së Uashingtonit, është larguar, njofton Klan Kosova.

Ata kanë thënë se duan që emri i gjigantit ujor të mbetet siç e quajnë ata, Gazivodë.

Edhe shqiptarët e zonës pajtohen që liqenit t’i mbetet emri origjinal, Ujman.

Ideja për emërimin “Lake Trump” të këtij liqeni fillimisht kishte ardhur në formë shakaje nga emisari special për dialog, Richard Grenell, në Shtëpinë e Bardhë ku po diskutohej Marrëveshja e Uashingtonit, por që është marrë seriozisht nga kryeministri kosovar Avdullah Hoti i cili e ka pranuar këtë propozim.

Nga Qeveria e Kosovës nuk dhanë përgjigje nëse kjo ide do të shtyhet përpara apo nëse hesapet kanë ndryshuar tani që Joe Biden u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara./ klankosova/ KultPlus.com

Nis peticioni për faljen e kosovares që vrau burrin me sëpatë në Francë

Një peticion është nisur që kërkon falje për Suzana Zogiani Sekiraqa, që u dënua pasi vrau burrin e saj me sëpatë në Francë. Ajo thotë se e kishte kryer aktin pasi ky i fundit e kishte keqtrajtuar vazhdimisht atë.

Peticioni është inicuar nga gazetarja Teuta Arifaj dhe ka filluar të marrë shumë nënshkrime në platformën “Change”.

Në përshkrimin që gazetarja Arifaj e ka vendosur në peticionin në fjalë thuhet:

“Suzana Zogiani Sekiraqa, nënë e dy fëmijëve, njëri me probleme shëndetësore, është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortit të saj, pas viteve të tëra të dhunës sistematike me të cilën ballafaqohej. Procesi i gjykimit ndaj saj nuk ishte i rregullt. Ankesat e saj nuk u morën parasysh. E dënimi ishte maksimal. Kërkojmë nga u.d. e Presidentit, Vjosa Osmani, amnisti per Suzanën.”

Më poshtë gjeni linkun për ta nënshkruar peticionin. / KultPlus.com

https://www.change.org/p/qika-grazeta-koha-amnisti-per-suzana-zogiani-sekiraqa?recruiter=28637565&utm_source=share_petition&utm_medium=twitter&utm_campaign=share_petition&recruited_by_id=72c15920-e01f-012f-6278-4040f855b16c&use_react=false

Rrahmani: Në Amerikë është lehtë, por tek ne voton Albinin ose Vjosën dhe në fund ta qesin Dullën

Zgjedhjet e fundit në Amerikë, Joe Biden është zgjedhur si presidenti i ShBA-së. Kurse fitorja e tij ka ngjallur reagime të shumta e urime nga ana e udhëheqësve politik të vendit, shkruan KultPlus.

Mirëpo krahas politikanëve, fitorja e Biden ka ngjallur reagime të shumta edhe në mesin e qytetarëve e opinonistëve të vendit. Në mesin e tyre është edhe publicisti Asdren Rrahamni i cili nëpërmjet statusi ka ironizuar për procesin e zgjedhjeve dhe shpalljen e fituesit, duke bërë krahasime mes Kosovës dhe Amerikës.

Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:

Në Amerikë është lehtë, voton për Trampin ose Bidenin e njani prej tyne fiton !

Te na e voton Albinin ose Vjosën dhe në fund ta qesin Dullën

Edhe qata që ta qesin Dullën e përgëzojmë Bidenin se ka fitu me të drejtë … O TEMPORA O MORES./KultPlus.com

Shpresa Bërdëllima, ikona shqiptare që krahasohej me Brigitte Bardot

Shpresa Bërdëllima u lind në Tiranë, më 11 prill të vitit 1959.

Ishte gjimnaziste te ‘Petro Nini’, kur kishte shkuar Ilia Terpini për të kërkuar personazhe për filmin ‘Guna përmbi tela’. Ishte vetëm 16 vjeçe, kur ishte përzgjedhur për këtë rol, megjithëse edhe më parë, qysh fëmijë, recitimi kishte qenë një nga gjërat e saj të pëlqyera. Ishte marrë vazhdimisht me aktivitete artistike në shkollë edhe për shkak të zërit, që e kishte pasur shumë të mirë.

Pas filmit të parë, Gëzim Erebara i kishte propozuar ta bënte rolin e spiunes te filmi ‘Vajza me kordele të kuqe’. Kishte qenë aq mirë i realizuar ky rol, sa siç tregonte aktorja, edhe në rrugë, pas transmetimit të filmit, fëmijët e qëllonin me gurë, sepse kujtonin se ishte vërtetë spiune”.

Roli i saj i fundit ka qenë në teatër: “Kush e vrau Kastijin”, me regji të Gëzim Kames. Edhe pse një aktore me të dhëna dhe e preferuar nga regjisorët, këta të fundit druheshin për t’i dhënë role të mëdha, sidomos pas martesës me artistin e cirkut, Arian Miluka, të cilin regjimi nuk e kishte pasur me “sy të mirë”.

Që në atë kohë nisi edhe distancimi dhe asaj do t’i besohej tek-tuk ndonjë rol episodik. Ndërrimi i sistemeve e gjeti 30 vjeç dhe ishte pikërisht atëherë, kur karriera e saj mund të shpërthente, bashkë me të shoqin vendosën të largohen nga Shqipëria.

Pas vitesh të vështira në emigracion, u vendosën në Belgjikë. Herë pas here ajo kthehej në Tiranë, me mallin për shtëpinë dhe vendin e saj, por nuk iu kthye më kurrë skenës dhe ekranit. Rolet e saj ndoshta nuk numërohen me dhjetëra, por ajo, për aq sa u aktivizua, mundi të lërë gjurmë në kinematografi.

U angazhua në teatrin e estradës së Tiranës dhe në kinematografi, duke filluar me rolin e zonjushës Gajtani te “Vajzat me kordele të kuqe”, (1978),  “Përtej mureve të gurta” (1979), “Era e ngrohtë e thellësive” (1982), “Të shoh në sy” (1985), “Kur ndahesh nga shokët” (1986), “Kur hapen dyert e jetës” (1986), “Një vit i gjatë” (1987), “Hetimi Vazhdon” (1987), “Shpresa” (1988), “Flutura në gabinen time” (1988) dhe “Mirela” (1990).

Aktorja Shpresa Bërdëllima u nda nga jeta në vitin 2019, pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 60-vjeçare, larg vendit të saj, në Belgjikë, vendin që e mirëpriti për vite me radhë.

Shpresa Bërdëllima mbetet një nga emrat e aktoreve tona më të vlerësuara të teatrit dhe kinemasë./ KultPlus.com

Macja legjendare e xhamisë së Shën Sofisë nuk është më

Macja me famë botërore, Gli, e cila e bëri për vete Shën Sofinë, tani është pjesë e historisë së xhamisë ikonike.

“Macja e Shën Sofisë, Gli, e cila po trajtohej në një klinikë veterinare private në Stamboll, që nga 24 shtatori, fatkeqësisht ngordhi për shkak të moshës së saj të vjetër”, tha Ali Yerlikaya, guvernatori i metropolit turk në Twitter.

“Ne nuk do të të harrojmë kurrë, Gli”, shtoi ai, duke postuar një fotografi të maces, ndërsa theksoi se është thellësisht i pikëlluar.

Në fillim të këtij viti, ndërsa Shën Sofia u kthye nga muze sërish në xhami, Gli nuk u shqetësua nga zhurma.

Thesari i arkitekturës mbeti përgjithmonë shtëpia e saj./ atsh/ KultPlus.com

Filmi ‘Derë e hapur’ e Florenc Papas, fitues i dy çmimeve në Festivalin Evropian të Filmit

Me regji nga Florenc Papas, “Derë e hapur” ka fituar çmimin e publikut dhe çmimin cineuropa në Festivalin Evropian të Filmit, shkruan KultPlus.

Filmi “Derë e hapur” ka në qendër tri personazhe. Dy motrat Rudina e Elma dhe djalin 5-vjeçar të Rudinës. Rolet e tjera janë episodike në film, por të rëndësishme përgjatë udhëtimit të tri personazheve kryesore. Filmi i vendos ngjarjet në ditët tona dhe zhvillohen në Tiranë, Kërrabë, Përrenjas dhe Lin. / KultPlus.com

“Polifonia Shqiptare”, kulturë iliriane shpirtërore autoktone

Të flasësh për pasurinë tradicionale shpirtërore të këngës shumëzërëshe burimore të popullit shqiptarë nuk është e lehtë. Kjo pasuri brilante veç kohës së përkushtuar kërkon trajtim të kujdesshëm e plot dashuri, sepse sa ç’është e bukur është edhe e brishtë, është e kristaltë sa nuk pranon as krisjen më të vogël.

Yzeir Llanaj është bartës i kësaj vlere tradicionale kombëtare prej 50 vitesh në skenë si këngëtar dhe krijues, njëkohësisht dhe bashkudhëtar me shumë të tjerë që kanë lënë gjurmë në këngën shumëngjyrëshe. Kjo perlë e artit buron në pjesën më të madhe të shqiptarisë me një shtrirje nga derdhja e Shkumbinit, Librazhdit, Rrajcë e që hidhet në Strugë dhe zë tërë Çamërinë e del në Konispol, shpërthen fuqishëm në perëndim, nën freskinë, kaltërsinë dhe oshëtimën e dallgëve të Jonit e Adriatikut.

Kjo trashëgimi shtrihet në dy treva. Në jug-perëndim mbizotëron kënga shumëzërëshe labe që plotësohet me katër zëra, duke filluar nga marrësi, kthyesi, hedhësi si dhe mbushja që është zëvendësuar me termin iso.

Ndërsa shumëzërshja toske ka marrësin pritësin dhe mbushjen me një zë më pak, por që zë gjeografikisht territorin më të gjerë. Që të dyja shumëzërshja labe dhe ajo toske si element të fundit kanë mbushjen, ison, e cila qëndron në shtratin dhe tonalitetin e mirëzgjedhur nga marrësi i këngës. Të dy këto elemente bashkohen në derdhjen e Vjosës ku përballen të dy krahët e saj që zgjaten deri në Maloshovë e Zagori.

Pas ndryshimit të sistemit kjo kulturë mori një goditje të ndjeshme për vet karakterin e saj, ku lëvizja e lirë “rrëmbeu” çdo grup polifonik apo këngëtar të kësaj kënge në kërkim të një jetë më të mirë.

Do te duhej të kalonin tre dekada, deri sa institucionet shtetërore ti jepnin vlerësimin që i takon me të drejtë Polifonisë.

Kjo ndodhi më datë 6 nëntor 2020.  Presidenti Ilir Meta vlerësoi me anë të një ceremonie solemne të organizuar në qytetin antik të Bylisit me rastin e 15 vjetorit që Polifonia është pjesë e Uneskos-s , Drejtorin ekzekutiv të shoqatës “Polifonia Shqiptare”, Yzeir Llanaj me motivacionin: “Personalitet i shquar i kulturës popullore dhe folklorit me kontribut të spikatur. Krijues, studiues dhe interpretues i polifonisë; drejtues e organizues me nivel të lartë artistik i shumë veprimtarive dhe festivaleve folklorike brenda e jashtë atdheut”.

Më parë kryetari i shoqatës “Polifonia Shqiptare”, Yzeir Llanaj, ka shprehur nevojën se për ruajtjen e polifonisë nuk duhet vetëm puna e një shoqate, por dhe e shtetit dhe grupeve të ndryshme të polifonisë.

“Polifonia është gjëja më e vyer e jona për arsye se është gjëja më e vjetër, është shumë e vjetër. Mbase është përpara dhe identitetit të kombit shqiptar, pa diskutim pavarësisht se këndohet shqip. Pse? I referohem për një fakt shkencor që shumë pak e kemi dëgjuar. Muzika siç kemi mësuar të përshkruhet ndahet në tone dhe semitone, nga një ton është distanca midis notës do dhe re dhe një gjysmë toni do dodiezis dhe gjysmës tjetër, polifonia jo, polifonia ndahet me çerek toni, domethënë është më e lashtë se ekzistenca e modeve, domethënë argumenti i thërrmizave të atomit që e ndajnë këtë mua më duket që është një argument historik që duhet interpretuar në shtratin e vet”, do të shprehej Zhani Ciko në 20-vjetorin e shoqatës “Polifonia shqiptare”.

Qëllimi i veprimtarive të kësaj shoqate të drejtuar nga Yzeir Llanaj është promovimi në vazhdimësi i vlerave të kësaj tradite kulturore, mbrojtja e kësaj pasurie shpirtërore nga gërryerjet e tranzicionit dhe erozionit të kohës nga ata që kërkojnë ta dëmtojnë seriozisht të ardhmen e polifonisë. Shoqata ka zhvilluar aktivitete brenda dhe jashtë vendit duke u përqendruar tek ruajtja e këtyre vlerave të kësaj trashëgimie. Yzier Llanaj nuk ka qenë aspak dakord me emërtimin Iso-Polifoni të kësaj vlere kulturore të vendit tonë.

“Kjo kulturë iliriane shpirtërore autoktone, tani na identifikon në UNESKO qartësisht me termin e fjalorit grek. Si bartës i kësaj tradite të vyer kombëtare më lind pyetja: kur termi polifoni është mjaft i kompletuar për ta përdorur edhe ndërkombëtarisht, atëherë pse duhet thënë iso?”, ngre shqetësimine tij kryetari i shoqatës Llanaj, i cili prej 10 vitesh  ka luftuar me peticione për të zhdukur termin iso, që sipas tyre do të thotë “mbushe” ose “mbaje”, ndërkohë që polifoni është përdorur nga studiues të nderuar si Ramadan Sokoli, Benjamin Kruta qysh nga viti 1963, duke u përkthyer në shqip si shumëzërësha.

Njohja e kësaj tradite kulturore si iso-polifoni vazhdon të mbetet një nga shqetësimet më të mëdha të “Shoqatës Polifonia Shqiptare”, e cila vazhdon të lobojë për zgjidhjen e këtij problemi./DorjanDoka/disporashqiptare/ KultPlus.com

Historia e Baldovino IV, ‘mbretit lebroz’ që jetoi gjithmonë i rrethuar nga përbuzja

Të jetosh me fytyrën dhe trupin të shpërfytyruar nga lebra, duhet të jetë një sfidë e madhe. Të bëhesh sovran i një mbretërie të trazuar dhe më vonë të zhvillosh një betejë ballë për ballë me Salahadinin dhe ta fitosh, është një arritje titanike, e pamundur për mendjet tona.

Kjo është historia e Baldovino IV të Jeruzalemit, i njohur ndryshe si “mbreti lebroz”, për shkak të sëmundjes që qysh në moshë të re filloi të gërryente trupin e tij, aq sa e detyroi ta mbulonte fytyrën e shkatërruar me një maskë hekuri. Jetoi gjithmonë i rrethuar nga përbuzja, paragjykimi, keqardhja. Ishin vitet midis 1100 dhe 1200, dhe nuk ishte zbuluar asnjë lloj kure që mund të luftonte sëmundjen.

Historia e tij lindi dhe u zhvillua në pak vite, pasi vdiq kur ishte vetëm 24 vjec. Në vitin 1174, kur ishte vetëm 13 vjeç, bëhet mbret me vendim të gjykatës së Jeruzalemit. Të gjithë ishin dakort që te behej mbret sepse, duke qenë aq i ri dhe i sëmurë, ishte shumë e lehtë ta kontrolloje dhe ta manovroje. Por nga ana tjetër, Baldovino vërtetoi se të gjithë gaboheshin.

Mbreti i ri, kundër gjithçkaje dhe të gjithëve, vendos të përballet me ushtrinë e Salahadinit. Ishte vetem 16 vjeç dhe jemi në vitin 1177. Në vend që të mbrohej duke ndejtur në qytetin e shenjtë, Baldovino bën një veprim të pa imagjinuar: del jashtë mureve të qytetit dhe e sfidon armikun ballë për ballë. Me vetëm 500 kalorës dhe disa qindra këmbësor, të cilëve u shtohen edhe 80 kalorës templarë në momentin e fundit, ai përballet me më shumë se 2000 ushtarë të sulltanit të Sirisë dhe Egjiptit.

Të dy ushtritë përballen në Montgisard më 25 nëntor, pranë një kështjelle afër qytetit të Ramia. Ushtarët e mbretit lebroz, vendosin që me çdo kusht të mos i dorëzohen armikut dhe me urdhrin e mbretit, hidhen të dëshpëruar në një sulm frontal. Ky sulm e ç’orientoi Salahadinin qe përfundoi duke u tërhequr bashkë me ushtrinë. Trupat e ti u shpërndanë dhe disa nga ushtarët më të mirë u martirizuan. Kjo humbje u vlerësua nga Salahadini, në një farë mënyre, si një mësim i vlefshëm për të. Vetëm pak vite më pas, Salahudini do të hynte triumfalisht në Jeruzalem./ KultPlus.com

Luanit në resortin e Gjilanit, tash e një vit s’po i dalin në ndihmë institucionet

Që nga koha kur është bërë e ditur se po mbahet një luan në mënyrë ilegale në një resort në Gjilan ka pasur reagime të shumta. Mirëpo edhe sot pas një viti nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana e institucioneve përkatëse, shkruan KultPlus.

Në një postim në Facebook, Fondacioni për të Drejtat e kafshëve ka reaguar sërish duke thënë se Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit nuk po i kryen detyrat e veta për të mundësuar transferimin e luanit.

Ky është reagimi i kësaj organizate në faqen zyrtare Facebook:

Sot bëhen 1 vit prej kur është zbuluar mbajtja ilegale e luanit në resortin “Maja e Zezë” në Gjilan.

Edhe pse është konstatuar se luani është kontrabanduar në Kosovë dhe është konfiskuar në fillim të këtij viti, luani vazhdon të qëndrojë i mbyllur në të njëjtin vend, peng i mosangazhimit të institucioneve.

Organizata FOUR PAËS International ka ofruar strehim për luanin në një nga qendrat e saj të shpëtimit, mirëpo deri më tani Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit nuk po i kryen detyrat e veta për të mundësuar transferimin e luanit, përkundër faktit që kemi tentuar disa herë të kontaktojmë direkt edhe Ministrin, z. Blerim Kuçi.

Përmes këtij postimi, i bëjmë thirrje përsëri Ministrit Kuçi dhe zyrtarëve të tjerë të Ministrisë, të angazhohen seriozisht në këtë qështje dhe luanit t’i mundësohet transferimi sa më shpejtë që është e mundur./ KultPlus.com

Fitorja e Biden, Bebe Rexha publikon pamjet nga Hollywoodi

Joe Biden fitoi mbi 270 vota elektorale ditën e djeshme duke u shpallur President i SHBA’së. Ai pati një mbështetje të gjerë popullore dhe nga shumë personazhe të njohur, që e kanë pritur me festë lajmin për fitoren e tij.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka publikuar pamje nga atmosfera festive në Hollywood ku ajo jeton.

Ajo thotë se njerëzit po bërtasin për Biden dhe se Los Angeles është shumë i lumtur në këto momente.

“Ky është Hollywood Hills në këto momente! Njerëzit duke brohoritur për Biden.

Los Angeles është shumë i lumtur tani”, ka shkruar këngëtarja e njohur me famë botërore./ KultPlus.com

Legjendarja Alida Valli në një dokumentar mbi jetën e saj

Legjenda Alida Valli, në botën e kinemasë, ky është emërtimi që i përshtatet më shumë kësaj aktoreje të madhe.

Valli njihet jo vetëm në Itali, por gjithashtu në të gjithë botë, sepse kjo aktore, e lindur në Pola të Istrias, ka udhëtuar në të gjithë botën si një muzë e zgjedhur nga regjisorë të panumërt, nga Hitchock (“Çështja Paradin”) te Pasolini (Edipi Mbret), nga Visconti (“Ndjenjë”) te Reed (“Burri i tretë”) dhe më pas me Soldatin, Vadimin, Zurlinin, Klementin, Chabrol-in.

Dokumentari tregon për legjendën Valli, me mbiemrin e vetëm që njihej në kreditet dhe posterat e Hollywood-it, (mbiemri i vërtetë i saj: Altenburger von Marckenstein und Frauenberg).

Por jo vetëm kaq, perspektiva e historisë nga Mimmo Verdesca i jep shikuesit, përveç karrierës së saj të shkëlqyer si aktore, edhe një dimension privat të jetës së saj, që plotëson edhe më shumë veçantinë e kësaj gruaje të rrallë./ atsh/ KultPlus.com

Hatixhe Kallabaku, artizania nga Shishtaveci që prej 21 vitesh punon në vegjë

Në historikun shqiptar të artizanatit, Kukësi zë një vend të veçantë për larmishmërinë e produkteve dhe uniticitetin e tyre.

Që në kohët e moçme endja në vegjë e pëlhurave prej liri, pambuku e leshi, punimet me grep, qëndisje, prodhimi dhe dekorimi i veshjeve popullore, kanë qenë profesioni i vetëm për gratë dhe vajzat e kësaj zone.

Hatixhe Kallabaku nga Shishtaveci, e cila është artizania e vjetër në profesion e fshatit.

Nënë Hatixhe thotë se “kam 21 vite që punoj pa u shkëputur në këtë zanat. Sa të mundem do të punoj, pasi është një punë e vështirë, por e mirë”.

“Çdo vajzë ka një veshje popullore. Ka shumë kërkesa për veshjet popullore, e duan kulturën tradicionale. Kam porosi nga shumë qytete deri në Mitrovicë. Nga Gjirokastra kam shumë kërkesa si për veshjet e grave dhe të burrave”, – thekson Hatixhja.

Shishtaveci ka qene fshati qe shumica e grave kishin profesion Artizanatin, çdo familje ka pas vegë në shtëpi, por me kalimin e kohës dhe emigracioni ky zanat filloi duke u zbehur tek vajzat dhe gratë edhe pse nënë Hatixhja ka mësuar brezin e ri interesi i vajzave për këtë zanat nuk ka qenë i dëshiruar.

“Kur ishim të reja nuk ka pasur vajzë në fshat të mos dijë të përdorë vegjë, pasi atëherë këto ishin veshjet tona të përditshme.Pas viteve ’90 e lanë punën në vegjë. Më pas nisëm dy gra të punonim në vegjë dhe filluam të kishim shumë kërkesa”, – shprehet Hatixhja.

Hatixhja thotë se “artizanti është shumë i bukur, me sa mundësi kam shkoj ndihmoj edhe gratë e tjera që punojnë endin në vegjë.

Shumë e lashtë vjen tek gratë tradita e punimit të leshit në avlemend. Leshi përdorej në prodhimin e veshjeve dhe të gjitha pëlhurave që i nevojiteshin një shtëpie.

Fakti që Kukësi ka qenë shumë i izoluar nga pjesa tjetër e Shqipërisë, për mungesë të infrastrukturës rrugore ka ndikuar pozitivisht në ruajtjen e traditave të artit popullor, që vjen pothuajse e pandryshuar deri në ditët e sotme .

Tekstilet e leshta të Kukësit shquhen për teknikën unike, ashtu siç janë të veçanta edhe thurjet me shtiza, ojat, dantellat, qëndisjet e shumëllojshme.

Veshjet popullore manifestojnë kulturën tradicionale të zonës dhe janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve që vijnë nga lashtësia.

Janë karakteristike dhe të lashta, motivet popullore që përdoren në prodhimin e qilimave dhe sexhadeve, me kombinime shumëngjyrëshe me shije të hollë artistike, të cilat nuk mund të gjenden në asnjë zonë tjetër në Shqipëri./ atsh/ KultPlus.com

Letra e një nëne: Biri im nuk mund të rritesh pa u vrarë

Shkruan Rina Vuçetaj

Letra e një nëne

“Biri im,

Mbase do të rrezohesh disa herë, para se të kuptosh se: të jetosh duke tentuar të ngritesh, dhëmb më pak sesa të zvarritesh gjithë jetën. Do të duhet të jetosh me ankthin që shkakton pendimi, kur fjala “më fal” do të të përplaset në fytyrë, para se të mësosh rëndësinë e faljes. Do të duhet ta ndiesh në trup dhimbjen që e krijojnë fjalët e thëna, para se të njohësh vlerën e heshtjes. Do të duhet të përballesh me kritika e me përqeshje, para se të kuptosh çfarë shije të hidhur ka gjykimi.

Më fal nëse nuk do të jem aty për të t ‘shëruar plagët e jetës, siç t’i shërova plagët e rrëzimeve kur po rriteshe. Por, sa herë që ndihesh shumë i lënduar e unë nuk jam aty për të  t‘përqafuar, të lutem kujtoja vetes atë që të kam thënë shumë vite më parë, sa herë me lot në sy m’i tregoje gjunjët e përgjakur: nuk mund të rritesh pa u vrarë!”/ KultPlus.com

Shishja e vajit më e vjetër në botë është 2,000 vjeçare

Shishja e vajit më e vjetër në botë sot ruhet në Muzeun Arkeologjik Kombëtar të Napolit dhe është 2 000 vjeçare.

E varrosur nga shpërthimi i Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit, kjo shishe në fakt na tregon rëndësinë e një ushqimi kryesor të dietës sonë mesdhetare disa mijëra vjet më parë.

“Kjo është mostra më e vjetër e vajit të ullirit që na ka ardhur në sasi të mëdha”, sipas  profesor Raffaele Sacchi, koordinator i ekipit të hulumtimit

“Identifikimi i natyrës së shishes arkeologjike të vajit na jep prova të pakundërshtueshme të rëndësisë që kishte vaji i ullirit në dietën ditore të popullatave të pellgut mesdhetar dhe në veçanti të romakëve të lashtë në Campania Felix”, shton ai.

Përdorimi i teknikave molekulare dhe datimi me karbon-14 bëri të mundur gjurmimin e përmbajtjes së shishes, me një pamje shumë të ngjashme me ato të përfaqësuara në afresket e Pompeut.

Shishja është e ekspozuar në ekspozitën “Res Rustica” të muzeut  pranë një buke të djegur./ ATSH/ KultPlus.com