Sot është Dita Ndërkombëtare e Përqafimit dhe lirisht përqafoni të gjithë ata që doni dhe zbukurojani kështu ditën. Ky kontakt i ngrohtë njerëzor ka një faktor shumë pozitiv psikik dhe fizik.
Edhe pas një dite shumë të vështirë, përqafimi me siguri se do të iu ndihmojë. Ditën ndërkombëtare të përqafimit e shpalli më 1986 Kevin Zaborney, të cilin sot e quajnë edhe si ambasador i përqafimit.
Është provuar se përqafimet ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj. Pra, mos hezitoni dhe përqafoni të dashurit tuaj çdo ditë. / KultPlus.com
Aktivistja e njohur, Greta Thunberg ka ironizuar momentin e largimit të Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë.
Aktivistja kundër ndryshimit të klimës nuk ka hezituar që për herë të fundit ta gacmojë presidentin amerikan para se të udhëtonte drejt Floridas.
Përmes llogarisë së Twitter, Greta ndau një pamje të 74-vjeçarit duke hipur në helikopterin presidencial “Marine One” në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë.
“Duket si një plak shumë i lumtur që pret një të ardhme të ndritur dhe të mrekullueshme. Sa bukur për tu parë!”, ka shkruar 18-vjeçarja.
Ironia dhe tallja mes Gretës dhe Trumpit ka qenë gjithmonë e pranishme që pas deklaratës së famshme të vajzës para një viti.
Në nëntor të vitit 2020, adoleshentja i tha presidentit të atëhershëm në detyrë të ‘qetësohej’ pasi ai i cilësoi zgjedhjet presidenciale si ‘mashtrim’ dhe se rivali i tij, Joe Biden nuk kishte fituar në mënyrë të drejtë.
Gjatë një konference për shtyp para një viti, republikanit i kishte thënë aktivistes se duhej të punonte me ‘zemërimin’ e saj.
Trump gjithmonë i ishte referuar suedezes si fëmijë dhe adoleshente që duhet të mësojë më shumë në shkollë gjithmonë duke e nënvizuar. / KultPlus.com
Muzetë, parqet arkeologjike dhe kalatë në vendin tonë u vizituan gjatë vitit 2020 nga turistë vendas dhe të huaj, edhe pse ishte vit vështirë për shkak të pandemisë.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, bëri të ditur se “vitin e kaluar monumentet e kulturës u vizituan nga 62 627 vizitorë, ndërsa janë mbledhur 11,698,370 lekë të ardhura”.
“Edhe pse një vit i vështirë, nuk e ndalëm punën në promovimin e trashëgimisë kulturore. Shifrat, ndonëse më të ulëta se një vit më parë, tregojnë se shqiptarët e duan të bukurën dhe trashëgiminë kulturore. Kjo, falë edhe politikave për nxitjen turizmit vendas”, theksoi Margariti.Ministrja Margariti shprehet se “ftesa jonë qëndron e hapur, vizitoni kalatë, këtë pjesë të historisë dhe trashëgimisë sonë”.
Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, historike dhe kulturore vazhdon të mbetet atraksioni turistik i preferuar i turistëve të huaj dhe përgjatë 2019.
Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria gjithnjë e më shumë po bën për vete turistë dhe vizitorë të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror dhe dimëror. /atsh/ KultPlus.com
Para se të marrin udhëheqjen, Kushtetuta e Amerikanëve u kërkon presidentëve të betohen.
Franklin D Roosevelt ka kryer këtë ceremoni katër herë, pasi fitoi në katër zgjedhje. Por ai ndan rekordin me Barack Obaman që kishte dy mandate. Por si funksionon kjo ceremoni?
Më 2009, gjatë inaugurimit të parë, Obama huqi një fjali të rëndësishme pas një gabimi të John Robertsit, që menaxhoi procedurën e betimit. Për t’u siguruar, Obama lexoi betimin të nesërmen.
Në inaugurimin e dytë, më 2013, pati më pak dramaticitet. Pasi që 20 janar i atij viti qëlloi të dielën, Obama e kreu ceremoninë e betimit në një ceremoni private në Shtëpinë e Bardhë dhe sërish në publik të nesërmen.
Ai s’ishte i pari që gaboi në formulim – pesë presidentë të tjerë kanë bërë të njëjtën – por ai është i vetmi që ka përsëritur betimin me korrigjime.
Më 1929, një gabim i betimit të Herbert Hooverit u zbulua nga një 13-vjeçare, Helen Terwilliger, që kishte mbajtur në mend fjalët dhe po e dëgjonte në radio. Më vonë ajo i shkroi shefit të ceremonisë, William Taft, që pranoi gabimin, por insistonte se nuk ia humb presidencën Hooverit./koha/ KultPlus.com
Presidenti i ri amerikan, Joe Biden, ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë ku do të qëndrojë për katër vjet, pas fitores në zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor.
Bideni me familjarët e tij bënë ecjen e famshme në dy blloqet e fundit para Shtëpisë së Bardhë.
Në hyrje ai u përshëndet nga ushtarë e bende muzikore. / KultPlus.com
Me 9 gola në 13 ndeshje, Kosovare Asllani është ndër më të mirat e Primera Iberdrola. Kështu e nis shkrimin e tij portali spanjoll “Bernabeudigital”, transmeton KultPlus.
Me të njëjtët gola si lojtaret e Barçës, Jennifer Hermoso dhe Oshoala, futbollistja me origjinë shqiptare është shënuesja e tretë më e mirë në kampionat pas Esther (14 gola me Levante) dhe Ludmila (10 gola me Atletico) dhe gjithashtu golashënuesja më e mirë e Realit.
“Sulmuesja, është një nga pikat e forta të ekipit madrilen, vendimtare në disa ndeshje dhe një pjesë e rëndësishme në skemat e trajnerit të saj. Nuk ka dyshim, se ajo është një nga lojtaret më të mira në kampionatin spanjoll dhe natyrisht në botë”,- citon portali spanjoll.
Duke e konsideruar Asllanin si një sulmuese me teknikë të patëmetë media spanjolle thotë se ka një mesatare shumë të lartë dhe aty ku bie më shumë në sy talenti i saj është seksioni teknik, pra driblimi dhe aftësia e saj për gjuajtje të lira.
Po kështu, dhe fizikisht ajo është një lojtare e shquar me cilësi të mira si mbrojtja e topit, forca dhe diapazoni i saj i kërcimit.
Duke bërë vlerësimin taktik, media spanjolle thotë se ka një vizion të jashtëzakonshëm të lojës, inteligjencë taktike dhe lojë jashtë fushe.
“Pa dyshim, një sulmuese shumë e plotë dhe me cilësi të lartë, një yll botëror, sezoni i së cilës është mbresëlënës këtë skuadër të re femërore të Real Madrid”, e mbyll shkrimin e saj “Bernabeudigital”. / KultPlus.com
Gazetarja kanadeze Krista Sharpe, ka shpërndarë në Twitter momentin kur ajo është ngacmuar seksualisht gjatë raportimit direkt nga një person, i cili udhëtonte me makinë. E tronditur, gazetarja shikon në drejtimin e makinës dhe më pas përpiqet që të mbledhë veten.
Në përshkimin e videos që gazetarja ka publikuar në Twitter shkruan: Kjo nuk është për të qeshur dhe aspak e lezetshme. Do doja të thoja se nuk më shqetëson, por më shqetëson. Më bëri të ndihesha si m**, kjo gjë u ndodh të gjithë gazetareve kudo dhe duhet të ndalet.
Kjo video ka marrë më shumë se 3 milionë views-a dhe incidenti po hetohet nga policia rajonale e Waterloos. / KultPlus.com
This is not funny and it’s not cool. As much as I’d love to say it doesn’t bother me, it does. It makes me feel like sh*t. Especially as VJ who is always alone. This still happens to female reporters everywhere and it needs to stop. pic.twitter.com/NsqJJsrOno
Zëvendëspresidentja e zgjedhur Kamala Harris, ish-Zonja e Parë Michelle Obama dhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton, kanë dërguar gjithnjë mesazhe simbolike përmes veshjeve të tyre.
Sot, megjithatë në ditën e përurimit të Joe Biden dhe Kamala Harris, duket se të tri gratë e fuqishme bënë një deklaratë të përbashkët.
Derisa u futën në ndërtesën e Kapitolit përpara ceremonisë së sotme të betimit, secila prej tyre u shfaqën në ngjyrë të vjollcë. Zgjedhja e tri grave për ngjyrën e njëjtë – e cila është një përzierje e mirëfilltë e ngjyrave të partisë politike, e kuqja dhe blu – mund të ketë qenë me të vërtetë e qëllimshme, duke marrë parasysh kuptimin e ngjyrës për të ngjallur një ndjenjë solidariteti dhe uniteti, sipas The Hill, transmeton KultPlus.
Për momentin historik, Harris zgjodhi një fustan e pallto të tillë nga stilisti Christopher John Rogers, të cilën e kompletoi me dorëza lëkure e take të po së njëjtës ngjyrë.
Clinton zgjodhi një kostum gjithashtu të vjollcë, me një xhaketë elegante të gjatë, një shall lejla e këpucë të zeza.
Obama në anën tjetër zgjodhi një kostum me nuancë kumbulle me një rrip nga Sergio Hudson, një tjetër stilist amerikan që kujdeset vazhdimisht për dukjen e 57 vjeçares.
Ngjyra vjollcë ka një kuptim jashtëzakonisht të veçantë për Kamala Harris, pasi shpesh shfaqej e tillë edhe gjatë fushatës për të nderuar Shirley Chisholm, e cila e frymëzoi karrierën e zëvendëspresidentes së re. / KultPlus.com
Kur i kërkuan asaj të zbulonte sekretet e saj të bukurisë, Audrey Hepburn shkroi këtë tekst të bukur që u lexua më vonë në funeralin e saj.
′ Të keni buzë tërheqëse, flisni fjalë të sjellshme. – Për të pasur një pamje të dashur, shikoni për anën e mirë të njerëzve. – Për tu dukur dobët, ndajeni ushqimin tuaj me të uriturit. – Për të pasur flokë të bukur, lërini një fëmijë ta kalojë atë me gishtat e tij një herë në ditë. – Për të pasur një hir të bukur, ecni duke e ditur që nuk jeni kurrë vetëm, sepse ata që ju duan dhe ju duan ju shoqërojnë. – Njerëzit, madje edhe më shumë sesa objektet, duhet të jenë të fiksuar, të prishur, të zgjuar, të kërkuar dhe të ruajtur: kurrë mos hiqni dorë nga askush.
-Mos harroni, nëse keni nevojë ndonjëherë për një dorë, do t’i gjeni në fund të të dy krahëve. Kur të plakeni, do të zbuloni se keni dy duar, njëra për të ndihmuar veten tuaj, e dyta për të ndihmuar të tjerët. – Bukuria e një gruaje nuk është në rrobat që vesh, në fytyrën e saj ose në mënyrën e rregullimit të flokëve të saj. Bukuria e një gruaje shihet në sytë e saj, sepse kjo është dera e hapur për zemrën e saj, burimi i dashurisë së saj. – Bukuria e një gruaje nuk qëndron në përbërjen e saj, por bukuria e vërtetë tek një grua reflektohet në shpirtin e saj. Është butësia që jep dashurinë, pasionin që shpreh. – Bukuria e një gruaje rritet me kalimin e viteve. / KultPlus.com
Arbëreshët apo shqiptarët e Italisë, të quajtur edhe italo-shqiptarë, janë pakica etno-gjuhësore shqiptare vendosur historikisht në jug të Italisë.
Ata jetojnë në Itali nga shekulli XV, ku ka qënë mërgata arbëreshe deri shekullit XVIII, në rajonet e Abrucos, Kampaniës, Apulias, veçanërisht në Bazilikat, Moliz, Kalabri dhe Sicili.
Janë emërtuar si arbëreshë, pasi në kohën kur u larguan nga Shqipëria, ajo quhej Arbëria. Arbëreshët u vendosën në Itali në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimit gradual të Shqipërisë dhe të gjithë Perandorisë Bizantine nga turqit osmane. Njihen shtatë eksode të mëdha që nisin që nga koha menjëherë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, deri nga fundi i shek. XVIII (1780-1790). Ngulimet e fundit të arbëreshëve janë në Italinë qendrore-veriore, si në Provincën e Pavias dhe të Piaçencës, po ashtu një grup i madh i’u drejtua rajonit qendror të Abrucos.
Në Itali sot numërohen mbi 260.000 njerëz që flasin gjuhën arbërore. Qytetet ku banojnë arbëreshët mbajnë dy emra, një në shqip dhe tjetrin italisht, ky i fundit përdorur sidomos nga të huajt. Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla zakonat e tyre të pasura, si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në Mëmëdhe.
Sonte, KultPlus ju sjell disa nga veshjet tradicionale arbëreshe, të cilat pas kaq shumë shekujsh akoma ruhen me fanatizëm. / KultPlus.com
Në librin ‘Gjuha Shqipe’ të klasës së pestë, në njërin nga tregimet thuhet ‘Ja po flet, ja e preva djalin! – Mos ma pre djalin’, përcjell KultPlus.
Fotografia u bë publike nga aktori i mirënjohur Astrit Kabashi, i cili ka shprehur shqetësim në raport me atë se çfarë u servohet nxënësëve të klasës së pestë.
‘Nga këta libra mësojnë fëmijët tanë. Gjithmonë me shpresë që më fund dikush do të mirret me këta libra që promovojnë dhunë’, ka shkruar Kabashi. / KultPlus.com
Joe Biden mori duartrokitje gjersa u ngrit në podium për të mbajtur fjalimin përurues si presidenti i 46-të i SHBA-së.
Pasi falënderoi të pranishmit në inaugurim, Biden tha, “Kjo është dita e Amerikës. Kjo është dita e demokracisë”, raporton CNN, transmeton KultPlus.
Presidenti referoi sulmin e dhunshëm ndaj Kongresit amerikan dy javë më parë, duke thënë se nënvizonte vlerën e demokracisë amerikane.
“Ne kemi mësuar përsëri se demokracia është e çmuar”, tha presidenti dhe shtoi se, “Dhe në këtë orë, miqtë e mi, demokracia ka mbizotëruar”.
“Sot ne festojmë triumfin, jo të një kandidati, por të një kauze – kauzës së demokracisë. Vullneti i njerëzve është dëgjuar dhe vullneti i njerëzve është marrë parasysh. Ne kemi mësuar përsëri që demokracia është e çmuar. Dhe në këtë orë, miqtë e mi, demokracia ka mbizotëruar”, tha demokrati.
Presidenti i 46-të amerikan nuk harroi të falënderoi paraardhësit të të dyja partive, përfshirë ata që nuk mund të ishin të pranishëm.
“Falënderoj paraardhësit e mi të të dy palëve për praninë e tyre sot këtu. Unë i falënderoj ata nga zemra ime…Dhe unë e di rezistencën e Kushtetutës sonë dhe forcën, forcën e kombit tonë, ashtu si Presidenti Carter, me të cilin unë fola mbrëmë dhe nuk mund të jetë me ne sot, por që e përshëndesim të gjithë”, tha 78-vjeçari.
Ai pranoi fuqinë që vjen me dhënien e “betimit të shenjtë” që u dha nga ish-presidentët.
“Unë sapo kam bërë një betim të shenjtë secili prej atyre patriotëve të dhënë. Betimi i parë i dhënë nga Uashingtoni. Por historia amerikane nuk varet nga askush prej nesh, jo nga disa prej nesh, por nga të gjithë ne. Nga ne, njerëzit , të cilët kërkojnë një bashkim më të përsosur. Ky është një komb i madh. Ne jemi njerëz të mirë”, tha Biden.
Ai foli edhe për rëndësinë e bashkimit të vendit, duke thënë se “gjithë shpirti im është në këtë”.
“Sot, në këtë ditë janari, gjithë shpirti im është në këtë: Bashkimi i Amerikës së bashku, bashkimi i njerëzve tanë, bashkimi i kombit tonë”, tha demokrati.
Presidenti u bëri thirrje amerikanëve që të bashkohen për të kapërcyer sfidat e jashtëzakonshme me të cilat përballet kombi – një ide që ai shpesh e përmendte në fushatën presidenciale.
“Për të kapërcyer këto sfida, për të rivendosur shpirtin dhe për të siguruar të ardhmen e Amerikës duhen shumë më tepër sesa fjalët dhe kërkon më të pakapshmet nga të gjitha gjërat në një demokraci, unitet”, tha Biden.
“Bashkimi për të luftuar armiqtë me të cilët përballemi. Zemërimi, inati dhe urrejtja, ekstremizmi, paligjshmëria, dhuna, sëmundja, papunësia dhe pashpresa. Me unitetin mund të bëjmë gjëra të mëdha, gjëra të rëndësishme”, shtoi ai.
Biden tha se në çdo rast, amerikanët kanë qenë në gjendje të bashkohen për të mirën më të madhe “Historia, besimi dhe arsyeja tregojnë rrugën, rrugën e unitetit”.
Presidenti i ri i SHBA-së kërkoj një moment për të pranuar inaugurimin e Kamala Harrisit.
“Këtu qëndrojmë 108 vjet më parë, mijëra protestues u përpoqën të bllokonin gratë e guximshme që marshonin për të drejtën e votës. Sot ne shënojmë betimin e gruas së parë në historinë amerikane të zgjedhur nënkryetare – Kamala Harris. Mos më thuaj që gjërat nuk mund të ndryshojnë”, tha ai.
Joe Biden u zotua të jetë një “president për të gjithë amerikanët”, përfshirë ata që nuk e mbështetën atë në garën presidenciale.
“Unë do të luftoj aq fort për ata që nuk më mbështesnin, ashtu si për ata që më bënë”, tha Biden.
dhe vazhdoi “Për të gjithë ata që mbështetën fushatën tonë, unë jam i përulur nga besimi që vendosët tek unë. Për të gjithë ata që nuk na mbështetën, më lejoni ta them këtë. Më dëgjoni ndërsa shkojmë përpara. Nëse akoma nuk jeni dakord, le të jetë ashtu. Kjo është demokracia. Kjo është Amerika. E drejta për të mospajtuar paqësisht brenda mbrojtësve të republikës sonë është mbase forca më e madhe e këtij kombi. Megjithatë më dëgjoni qartë. Mosmarrëveshja nuk duhet të çojë në përçarje. Dhe jua premtoj këtë. Unë do të jem një president për të gjithë amerikanët. Të gjithë amerikanët. Dhe ju premtoj, unë do të luftoj aq shumë për ata që nuk më mbështetën mua si për ata që më bënë “, tha ai.
Në fund, Biden nuk harroi që të bëjë bekimin e zakonshëm të amerikanëve, “Zoti e bekoftë Shtetet e Bashkuara” / KultPlus.com
Demokrati Joe Biden bëri betimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.
“Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Me ndihmo, Zot”, tha Biden, teksa u betua para gjykatësit të Gjykatës Supreme, John Roberts.
Joe Biden do të jetë president i 46-të i ShBA’së për 4 vjetët e ardhshme.
Ai së bashku me zëvëndëspresidenten e zgjedhur, Kamala Harris, do të fillojnë udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara në kohën kur vendi dhe bota po përballen me pandeminë e koronavirusit dhe një sërë sfidash të përçarjeve të brendshme dhe të politikës së jashtme. / KultPlus.com
Më e reja që lexon për një president të Shteteve të Bashkuara gjatë betimit të tij. Bëhet fjalë për Amanda Gorman, një aktiviste kundër shtypjes së afrikano-amerikanëve, një feministe e vendosur dhe fituese e parë e çmimit Laureat të ‘Poetit Kombëtar të Rinisë’. Joe Biden ka zgjedhur atë.
Fjalimi i saj do të përqendrohet në dhunën e 6 janarit.
“Unë nuk kam ndërmend të hedh një vështrim mbi atë që kemi parë në asnjë mënyrë”, thotë poetja.
E re, feministe dhe me aftësi të kufizuara
“Të jesh me aftësi të kufizuara është forca ime”, thoshte gjithmonë Amanda Gorman.
“Kjo më bëri artisten që jam dhe tregimtaren që përpiqem të jem. Kur duhet ta mësoni veten të shqiptojë tinguj, kur duhet të shqetësoheni shumë për shqiptimin, kjo ju jep një vetëdije të caktuar për tingullin, për përvojën dëgjimore”. Kjo aftësi për t’i kthyer përvojat negative në motorë për të ecur përpara e ka sjellë atë deri në këtë pikë, pra sot, të lexojë fjalimin “The Hill We Climb”, shkruar për presidentin Joe Biden.
Përgjegjësia e Amanda Gorman
E lodhur, e shqetësuar se mos nuk ishte në nivelin e duhur, Amanda Gorman, dy javë më parë, e gjeti veten duke përfunduar punën e saj të titulluar “The Hill We Climb”, një poezi rreth unitetit kombëtar që do të recitohet në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur, Joe Biden. Siç shprehet ajo vetë: “Unë e cilësoj këtë gjë të madhe, ndoshta një nga gjërat më të rëndësishme që do të bëj ndonjëherë në karrierën time. Ishte sikur, nëse do të përpiqesha të ngjitesha në këtë mal menjëherë, thjesht do të kisha kaluar”.
Gorman arriti të shkruante disa rreshta në ditë dhe ishte rreth gjysmës së poezisë më 6 janar kur protestuesit pro-Trump sulmuan sallat e Kongresit. Kështu, ajo qëndroi deri natën vonë dhe e mbaroi poezinë, duke shtuar rreshta për skenën apokaliptike që ndodhi në Kapitol atë ditë:
“Ne pamë një forcë që do të shkatërronte kombin tonë në vend që ta ndante atë, ajo do të shkatërronte vendin tonë nëse do ta kishte fjalën për shtyrjen e demokracisë. Dhe kjo përpjekje pothuajse ka pasur sukses. Por ndërsa demokracia mund të vonohet periodikisht, ajo kurrë nuk mund të mposhtet përfundimisht”.
Një poete e re që do të hyjë në histori
Amanda Gorman do të hyjë në histori, duke qenë poetja më e re që është përballur me një ngjarje kaq të rëndësishme. Ajo vendosi të shkruajë një poezi për të sjellë shpresë dhe për të nxitur një ndjenjë të qëllimit kolektiv, në një kohë kur amerikanët po ngrihen midis një pandemie vdekjeprurëse dhe një dhune politike. /gazetasi/ KultPlus.com
Përveç Lady Gaga-s, e ftuar për performancë në inaugurimin e Biden-it si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte edhe këngëtarja e mirënjohur Jennifer Lopez, përcjell KultPlus.
Lopez ka kënduar këngën e njohur patriotike, ‘This Land is Your Land’, një perfromancë kjo që emocionoi të gjithë pjesëmarrësit e inaugurimit.
Ceremonia është duke u zhvilluar në oborrin e Kongresit Amerikan. / KultPlus.com
Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, bëri betimin në pozitën e re. Harris është nënpresidentja e parë grua dhe me ngjyrë në historinë e SHBA-së.
Ajo bëri betimin para gjykatëses së Gjykatës Supreme, Sonia Sotomayor.
Pak orë para se të bëj betimin, Harris nderoi gratë që, siç tha, kanë ardhur para saj.
“Unë jam këtu sot për shkak të grave që erdhën para meje”, shkroi Harris në Twitter.
Në një video shoqëruese, ajo përmendi nënën e saj, gratë me ngjyrë, gratë aziatike, të bardha, latine, autoktone, të cilat tha se “kanë shtruar rrugën për këtë moment”.
Harris, 56 vjeçe, ish-prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë ka mbështetur shumë politika të favorizuara nga krahu më i moderuar i Partisë Demokrate që Biden përfaqëson, edhe pse historiku i saj për disa çështje që kanë të bëjnë me krimet dhe çështjet e drogës kanë zemëruar personat me pikëpamje më të moderuara dhe liberale.
Prejardhja e saj e përzier etnike i ka shkuar Harrisit në favor. Çështja e racizmit ishte një nga temat që dominuan fushatën e vitit 2020, pas vdekjes së një personi në ngjyrë teksa po arrestohej nga policia në Minesota – ngjarje kjo që nxiti protesta mbarëkombëtare dhe thirrje që të bëhen reforma në sektorin e sigurisë.
Pozita e nënpresidentes, i jep një shtysë Kamala Harris për një nominim për presidente nga partia e saj për zgjedhjet e vitit 2024, nëse Biden – nuk do të dëshirojë që të kandidojë edhe për një mandat të dytë presidencial. / KultPlus.com
Lady Gaga sapo performoi në inaugurimin e Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton KultPlus.
Këngëtarja e hitit “The Bad Romance” Lady Gaga këndoi himnin kombëtar në ceremoninë e Biden dhe Kamala Harris që po zhvillohet në oborrin e ndërtesës së Kongresit Amerikan.
Fituesja e Oscar, Lady Gaga është një mbështetëse e madhe e presidentit të sapozgjedhur Joe Biden dhe ka qenë një prej zërave kryesorë që e kanë përkrahur atë gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve. / KultPlus.com
Dy ditë pas ndarjes nga jeta të arkitektit Maks Velo, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Materiale, Ministria e Kulturës vendosi që shtëpinë e tij ta shpallë monument kulture të kategorisë së II. Ky vendim, pas padisë së ngritur nga nipi i Velos, i cili është edhe trashëgimtar i tij, është shfuqizuar nga gjykata e Tiranës.
Duke e konsideruar këto akte administrative të paligjshme, paditësi i cili nuk është njoftuar për procedurën i është drejtuar gjykatës duke pretenduar se; i është cenuar e drejta e pronësisë se tij. Konkretisht nuk është respektuar parimi i ligjshmërisë, parimi i transparcës, parimi i informimit, parimi i ushtrimit të ligjshëm të diskrecionit, parimi i proporcionalitetit, i drejtësisë dhe paanësisë, parimi i objektivitetit, përgjegjësisë dhe deburokratizimit dhe i eficencës.
“Nuk e kuptojmë se si ky proces mund të ndodhë paraprakisht, kur në fakt duhet të ishte një proces invers. Kuptojmë që kjo nismë erdhi si pasojë e një emocioni të momentit dhe ndoshta për të treguar se sa shumë e donim dhe vlerësonim të ndjerin xhaxha, por duket qartazi që është një nismë jo vetëm e pamenduar mirë, por në kufijtë e talljes dhe të papërgjegjshmërisë”, është shprehur në padinë e ngritur trashëgimtari i Velos.
Në të dy shkresat e dërguara nga ana e palës së paditur, sqarohet se: Ministria e Kulturës duke vlerësuar figurën, kontributin profesional, të intelektualit, artistit, arkitektit dhe shkrimtarit Maks Velo, si dhe për të mbajtur gjallë kujtimin e personalitetit të shquar, ka arritur në ketë vendimmarrje.
Por ligji për trashëgimitë edhe muze një ndërtesë mund ta shpallë Monument Kulture të kategorisë së II për vlerat e spikatura arkitektonike edhe për pamjen e jashtme.
Ndërtesën nuk e ka ndërtuar as Maks Velo edhe as ndonjë arkitekt i njohur dhe sipas paditësit nuk i rezulton që kjo ndërtesë të ketë ndonjë vlerë të spikatur për pamjen e saj të jashtme. Prandaj ndoshta do ishte më mirë të deklarohej një monument kulture një godinë e arkitektura nga z. Velo dhe jo një shtëpi që nuk ka as një vlerë arkitektonike.
Pra, nga tërësia e kësaj veprimtarie administrative, gjykata vlerëson se pala e paditur Ministria e Kulturës nuk ka respektuar standardet e procesit të rregullt ligjor, të cilat nuk janë të kufizuara vetëm në procesin gjyqësor, por edhe në atë me karakter administrativ, pasi nuk i ka dhënë mundësi paditësit për t’u dëgjuar dhe mbrojtur në këtë proces, i cili në thelb kufizon të drejtën e pronësisë, aspekt shumë i rëndësishëm i të cilës është disponimi si dhe e drejta për ta zhvilluar atë, në bazë të ligjit nr. 107/2014 ‘’Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’’.
Përsa më sipër, gjykata çmon se Urdhri nr. 163, date 08.05.2020 “Per deklarimin e pasurise kulturore te objektit “Banesa ku ka jetuar Maks Velo, rruga “Hoxha Tahsim”, nr. 57/2” Tirane”, i Ministrit të Kulturës dhe vendimi nr. 130 datë 08.05.2020 dhe i Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale janë nxjerrë në kundërshtim me ligjin nr. 27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, dhe si të tillë duhen shfuqizuar, kjo, në mbështetje të nenit 40 të ligjit nr. 49/2012 datë 03.05.2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështje, gjykata ka arritur në konkluzionin që padia të pranohet si e bazuar në ligj dhe prova, në datë 08.05.2020 “Për deklarimin e pasurisë kulturore te objektit “Banesa ku ka jetuar Maks Velo, rruga “Hoxha Tahsim”. /shqiptarja/ KultPlus.com
Këngëtari Vasil ishte përzgjedhur të përfaqësonte Maqedoninë e Veriut në “Eurovision” vitin e kaluar me këngën “You”, para se të anulohej festivali shkaku i pandemisë.
Tani, Radiotelevizioni maqedonas (MKRTV) i ka kënaqur fansat me njoftimin e rikthimit të tij për në “Eurovision 2021”, transmeton KultPlus.
Udhëtimi i Vasilit në “Eurovision” filloi në vitin 2019 si një vokalist mbështetës për artisten Tamara Todevska në Tel-Aviv. Ai shpejt bëri një emër të madh për veten e tij kur në janar të vitit të kaluar, MRT-ja (transmetuesi publik i Maqedonisë së Veriut) njoftoi pjesëmarrjen e tij në “Eurovision 2020”. Kënga e tij, “You”, u publikua më vonë, në fillim të marsit.
Pas anulimit të “Eurovision 2020”, Vasili mori pjesë në episodin e dytë të “Eurovision Home Concerts” që u shfaq në prill. Ai këndoi këngën “You” dhe një përmbledhje të disa këngëve të famshme të “Eurovisionit” ndër vite, shkruan Eurovision.Tv.
Vasili ka qenë mjaft i zënë gjatë muajve të fundit. Ai po punon për albumin e tij të ri, “Vasil Sudbina”, i cili do të dalë në treg në vitin 2021./ KultPlus.com
Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, ka njoftuar të gjithë artistët e interesuar për pjesëmarrje në Bienalen e 19-të të Artit Aziatik në Bangladesh, transmeton KultPlus.
Aplikimi mund të bëhet duke shkarkuar, lexuar dhe plotësuar dokumentet/kriteret e nevojshme.
Dokumentet sqaruse dhe për aplikim gjenden në linkun e mëposhtëm:
Vëmendje: Artistët të cilët pranohen (vetëm 4 artistë mund të pranohen nga një shtet), shpenzimet e pjesëmarrjes i kompenson Qeveria e Bangladeshit. Artistët vetëm duhet të paguajnë vet biletën e udhëtimit. / KultPlus.com
Sopranoja shqiptare me famë botërore, ka bërë të ditur se albumi i saj ‘Anima Rara’ ka fituar çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale në Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike, shkruan KultPlus.
Jaho e ka bërë të ditur lajmin përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku përpos se i është gëzuar tej mase këtij triumfi, ajo njëherit ka shprehur edhe mirënjohje të madhe për të gjithë ata që ishin bashkëpunëtorë në këtë projek.
‘Jam shumë e lumtur t’iu lajmëroj se albumi ‘Anima Rara’ ka fituar çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale në ICMA (Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike). Dua të falenderoj ICMA për nderimin dhe gjitashtu të shpreh vlerësimin tim ndaj ekipit të Opera Rara dhe kolegëve të mrekullueshëm që bashkëpunuan me mua për të sjellë në jetë këtë muzikë të mrekullueshme. Kemi kuptuar përgjatë kësaj kohe sesa na nevojitet arti dhe sa e vështirë është që të krijohet. Ju falenderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Ju dua të gjithëve.’, ka shkruar Jaho. / KultPlus.com
Shtëpia që këngëtari anglez James Blunt dhe familja e tij kanë në Ibiza, afër Santa Gertrudis në Spanjë, ka qenë cak i hajnave gjatë orëve të para të së enjtes së kaluar. Hajdutët morën të gjitha veshmbathje të artistit, një orë nga gjyshi i tij dhe një bajonetë nga koha kur Blunt shërbente si ushtar në Kosovë, raporton Dario de Mallorca.
Këngëtari ofron një shpërblim financiar nëse hajnat ia kthejnë disa prej gjërave që ia vodhën, pasi ato Blunt i konsideron “të pazëvendësueshme” për shkak të vlerës së tyre të madhe sentimentale.
Policia dyshon se tre burra hynë në shtëpinë, pasi familja e këngëtarit gjeti tri gjurmë gishtash të panjohur në shtëpi, njoftoi gruaja e Blunt, Sofia Wellesley. Shtëpia ishte rinovuar kohët e fundit dhe ishin punësuar disa punëtorë të jashtëm.
Hajdutët morën këmisha të Blunt, syze dielli dhe sende të shumta tjera nga këngëtari, përveç manshetave prej ari, një ore xhepi që i përkiste gjyshit të tij dhe një bajonetë nga koha kur Blunt shërbeu si ushtar në luftën e Kosovës.
Artisti, në një deklaratë për Diario de Ibiza, ka thënë se e kupton që “këto janë periudha të vështira në ishull për shkak të krizës së madhe të shkaktuar nga Covidi” dhe ka kërkuar vetëm kthimin e gjësendeve që ai i cilëson të pazëvendësueshme.
Blunt, me disponim të mirë përkundër asaj që ndodhi, ka thënë: “Hajdutët morën rreth 100 artikuj, përfshirë një qilim të bardhë dhe një tjetër të lëkurës së lopës që gruas sime nuk i pëlqente, kështu që unë dyshoj se ajo mund të jetë përfshirë. Ata gjithashtu morën të gjitha bluzat e mia, kështu që ato nuk duhet të kenë shije shumë të mirë të estetikës, pasi unë nuk jam i njohur për stilin tim. Por seriozisht, unë e kuptoj se është një kohë e vështirë për shumë njerëz në ishull dhe trishtimi im i vetëm i vërtetë është se ata morën disa mansheta dhe një orë xhepi të vjetër që i përkisnin gjyshit tim dhe një bajonetë nga koha ime si ushtar në luftën e Kosovës më 1999. Unë me kënaqësi do të paguaja një shpërblim për kthimin e tyre dhe ata mund të kontaktojnë me mua në emailin [email protected]”.
Ai dhe gruaja e tij kanë bërë një njoftim përmes rrjeteve sociale dhe kanë treguar se ofrojnë shpërblim financiar për ata që mund t’i informojnë mbi vendndodhjen e sendeve të tyre të vjedhura. Policia dhe Garda Civile vazhdojnë hetimet.
Blunt shërbeu si ushtar i NATO-s gjatë luftës në Kosovë më 1999. Pas largimit nga ushtria, ai u bë i famshëm në vitin 2004 me publikimin e albumit të tij debutues Back to Bedlam, duke arritur famë në të gjithë botën me “You’re Beautiful” dhe “Goodbye My Lover”. /Express/ KultPlus.com
Konsullata e Republikës së Kosovës në Iowa ka njoftuar se Garda nacionale e këtij shteti ka prezantuar ndër të tjera para ligjvënësve edhe koordinimin me FSK-në dhe kontributin e ushtarëve të Kosovës në misionet e paqes në Lindjen e Mesme.
Gjatë prezantimit të rregullt vjetor të gjendjes së Gardës nacionale para ligjvënësve të Iowa-së si dhe Guvernatores Kim Reynolds, Gjenerali Benjamin Corell ata folën edhe për zbarkimin e parë të FSK-së së bashku me ushtarët e SHBA-ve jashtë vendit.
Njoftimi i plotë:
Ushtarët e Republikës së Kosovës vlerësohen lartë nga Garda nacionale e Iowa-së. Gjatë prezentimit të rregullt vjetor të gjendjes së Gardës nacionale para ligjvënësve të Iowa-së si dhe Guvernatores Kim Reynolds, Gjenerali Benjamin Corell ndër të tjera prezentoj edhe koordinimin me FSK për kontributin e ushtarëve tanë në misionet e paqes në Lindjen e Mesme.
Zbarkimi i parë i FSK-së së bashku me ushtarët e SHBA-ve në një mision jashtë shtetit tonë u cilësua si përparim i Kosovës nga konsumues i sigurisë drejt kontribuesit për siguri në botë.
Partneriteti në mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Iowa-së e ka zanafillën në bashkëpunim ushtarak por është zhvilluar edhe më shumë në fushat tjera si arsim, kulturë, ekonomi, etj.
Kosova është e bekuar për miqësinë e përjetshme me SHBA-të.
Faleminderit Gjeneral Corell, faleminderit Guvernatore Kim Reynolds, faleminderit popullit të Iowa-së dhe SHBA-ve. / KultPlus.com