Princesha që vriste të gjithë që e pyesnin: Kur do të martohesh?

Në Rusinë e lashtë, Princi Igor dhe Princesha Oga, ishin një shembull i një çifti të fuqishëm – Igori i quajtur “I mençuri” ishte djali i Ryuk, themeluesi i Rusisë, dhe Olga ishte e njohur në të gjithë mbretërinë si “E bukura Olga”. Ai nënshtroi fiset e Uglich, Drevlian dhe Pechen. Udhëhoqi dy fushata kundër Bizantit në 941 dhe 944, dhe rrethoi Kostandinopojën.

Lufta e pasuksesshme me Bizantin përfundoi me një marrëveshje tregtare të vitit 944. Procesi i feudalizmit u përshpejtua në kohën e tij në Kijevin e Rusisë, por pati edhe revolta të vazhdueshme për shkak të taksave të larta Rebelimi u udhëhoq nga fisi Drevlian. Në ballafaqim me ta, Igori u kap dhe u vra në vitin 945. Olga u shkatërrua. Trishtimi i saj ishte aq i madh saqë sa herë që dikush i propozonte të martohej përsëri, përfundonte i vdekur, transmeton KultPlus.

Ajo nuk ishte e vetme, me Igorin kishte një djalë trevjeçar, Svjatoslav.

Ndërsa gjaku i Igorit ishte ende i freskët në duart e tyre, Drevlianët i dërguan një mesazh Olgës në të cilin shkruanin se Igori ishte si një ujk që shkatërronte gjithçka para tij, por se ajo konsiderohej e mirë dhe se më së miri do të ishte të martohej me princin e tyre Mala. Kështu ata u përpoqën të luanin rolin e Cupidit me qëllim të fitimit të kontrollit mbi të gjithë mbretërinë. Olga, megjithatë, kishte plane të tjera me njerëzit që i sugjeronin martesë.

Ajo u tha atyre se oferta martesore ishte pikërisht ajo që dëshironte dhe për të treguar respekt për popullin e Kievit ajo u tha atyre të hipnin të gjithë në një anije  për t’i parë dhe për t’i përshëndetur. Kur erdhi deri te kjo, njerëzit e saj e fundosën anijen në një hendek dhe i varrosën të gjallë.

Por ky nuk ishte fundi. Hakmarrja e Olgës sapo kishte filluar. Pas kësaj, ajo e dërgoi mesazh te Drevlianët duke shkruar: “Nëse dëshironi me të vërtetë praninë time, më dërgoni njerëzit tuaj më të fuqishëm në përcjellje në mënyrë që tek princi juaj të vijë në mënyrë të përshtatshme”. Pasi morën mesazhin e saj, Drevlianët bënë atë që ajo kërkoi.

Kur burrat arritën në Kiev, Olga i përshëndeti me një buzëqeshje në fytyrën e tyre dhe u një relaksim në banjat termale (siç ishte zakon në atë kohë). Ata pranuan ofertën e saj dhe kur hynë, ajo urdhëroi që dera të mbyllet dhe i gjithë objekti të digjej. Ajo u shkroi sërish Drevlianëve, duke kërkuar prej tyre një sasi të madhe të mjaltit, por gjithashtu edhe të përgatitnin për burrin e saj një varrim të madh për të kërkuar falje për vdekjen e tij. Natyrisht Drevlianët e dëgjuan përsëri, dhe Olga u soll normalisht dhe ngrohtësisht në funeral.

Në festën pas varrimit, ajo priti që të gjithë të dehen dhe pastaj shfrytëzoi pakujdesinë e tyre dhe në një moment  urdhëroi të gjithë ushtarët e saj t’i vrisnin të papërgatitur. Në aktin e saj të fundit të revoltës kundër Drevlianëve, ajo u tha atyre se ata janë të detyruar të paguajnë një taksë në formë të zogjve. Ata e dëgjuan dhe mblodhën të gjithë zogjtë dhe ia dërguan ata Olgës.

Ajo mori dhuratën dhe më pas lidhi një copë leckë të zhytur në squfur në këmbën e çdo zogu. Posa nata ra, banorët ndezën pishtarët  e tyre për të bërë dritë. Olga e dinte se zogjtë do të fluturonin përsëri te pronarët e tyre sapo t’i linin të shkonin. Leckat në këmbët e zogjve të zhytura në sulfur dhe pishtarët e ndezur nxitën një zjarr të madh në të cilin tërë qyteti u dogj./ KultPlus.com

Gazetari shqiptar i shkruan të bijës 10 arsyet pse e largoi nga shtëpia dhe e dërgoi në Amerikë

Janë të shumtë prindërit që vuajnë mallin e fëmijëve vetëm pse mendojnë që e ardhmja e tyre, jo vetëm profesionale, do të jetë më e mirë nëse i dërgojnë me studime jashtë.

Gazetari Edmond Arizaj e ka dërguar të bijën me studime në Amerikë. Mbase nuk do të kishte zgjedhur një vend kaq të largët, nëse të gjitha arsyet që rendit më poshtë nuk do të ishin të drejta.


Letra e gazetarit
“Do të vijë një kohë që do të pyesësh veten ‘Pse babai më këshilloi të studioja në USA? Shpresoj që kjo pyetje të mbërrijë sa më vonë dhe mundësisht vetëm në formën e kurreshtjes. Megjithatë po t’i jap disa arsye, duke pretenduar që na takojnë vetëm ne të dyve dhe asnjë prindi apo fëmije tjetër, të lirë në vendimet e tyre. Nuk ështëe dramë pse TI zgjodhe të largohesh për studime, por është dramë pse JU zgjidhni të largoheni, është dramë pse ATA bëjnë sikur nuk kuptojnëe pse JU largoheni çdo vit e më shumë.

Së pari sepse këtu, në vendin tonë të bukur që të dy e duam shumë, nuk do të ishe e lirë. Ose do të kishe një liri të perthyer. Këtu je plotesisht i lirë të mbijetosh, por për të jetuar ka disa kushte dhe këto kushte jam i sigurt se nuk i plotësoje dot. Këtë e tregove me karakterin e fortë, e drejtë dhe shpeshherë të ashpër në mbrojtjen e tëe drejtës tënde që nëe klasat parauniversitare. E pra, kishe dy mundësi: ose të thyhej karakteri yt për të jetuar, ose të jetoje duke mbijetuar.

Së dyti, që të ecësh në jetë, në karrierë, në shoqeri do të duhej të jetoje përherë në një varkë që lundron vetëm në det me tallaz. Rrezikon të permbytet barka, rrezikon të të hedhin nga barka, rrezikon urinë, etjen, por ke dhe rrezikun e madh fare që mund të zgjedhësh të “hash” shoqen a shokun e barkës që të vazhdosh përpara. Justifikimin që mund ta degjosh rëndom, jetë është luftë, mos e beso, ështëe idiotllëk. Është gjetje e shfrytëzuesve dhe të paskrupujve, për të justifikuar tradhtitëe që u kanë bërë miqve, pabesitë që u kanë bërë kolegëve, e manipulimet që u kanë bërë kujt i ka rëenë puna me ta. Ka dhe një jetë pa luftë. Eshte jeta me perpjekje, me mundim, me sakrifica, pa lene viktima rruges, por qe ne fund te jep shperblimin e punes dhe studimeve, nuk te le ne fund te zinxhirit njerezor sic ndodh rendom ne vendin tone te bukur. Mjafton te hedhesh syte verdalle ne ate vendin ku je tani dhe te shohesh shumicen e bashkatdhetareve tane dhe te bindesh per kete. E te bindesh edhe sa kollaj mund te flasin pa qene anonime, per politiken, per problemet e per qeverine, pa pasur frike se te nesermen do te “keshillohen” a me keq te shkurtohen nga puna.

Se treti, nuk ke per t’u paragjykuar. As per prejardhjen tende siç mund te ndodhte ne çdo vend te Europes, as per pasurine tende siç mund te ndodhte ne çdo cep te Shqiperise, as per mendimet e tua, as per jeten tende. Do te duhet vetem te zbatosh disa rregulla e ligje, por fantastike eshte qe po ato rregulla e ligje i zbatojne pothuajse te gjithe ne ate vend. Pra je e barabarte, ne start njesoj keni qene te gjithe. Te tjerat, varen nga aftesite, durimi, deshira dhe vullneti. Krejt ndryshe nga “diku tjeter”, apo jo? Aq ndryshe sa disa te kthyer nga Amerika, jane asimiluar nga “e keqja”. Apo u ka pelqyer?!

Se katerti, horizonti. Ne vendin tone te bukur, horizontet e tua do te mbylleshin, jo per fajin tend, vetem brenda kryeqytetit, ne xhunglen me te ashper te mbijeteses, qe sa me te bukur ta tregojne, aq me e shemtuar eshte ne te vertete. Njerez qe nuk duan te sillen si te tille, sherbyes publike qe sillen si latifondiste, qytetare qe zgjedhin friken si zezake pambuku, injorante qe shesin filozofi, eskorta qe reklamohen si modele pa ditur ca eshte pasarela, femije “pasunaresh” qe bejne gara me makina 200 mije euro e te cilet policia i nderon, drejtesi qe vetem shkruhet e tille sepse prej 30 vjetesh eshte e padrejte, arsimim qe nis seprapthi qe tek kerrabat e abetares, shendetesi ku vetem shendeti mungon, njerez qe sulmojne per qejf mjekun, mesuesin, policin, ushatarakun, fisnikeri qe zhduket cdo dite e me shpejt, trashegimi pa ADN, kaos dhe simbioza ne cdo cep. Te gjitha keto, dhe me shume akoma ne kryeqytet, prane syrit te vemendshem te kujtdo organizate e institucioni vezhgues e raportues te huaj, qe behet shqiptar aq shpejt sa nuk imagjinohet. Pershkrova me pak fjale Tiranen. Nuk guxoj te pershkruaj qytetet, sepse aty s’ka vije horizonti fare.

Se pesti, ajo qe te derrmon me shume nuk eshte reklama apo nderet qe i bejne sho-shoqit, te njohurve, apo lidhjeve te ndryshme ne ekranet tona televizive, por ajo qe ofrojne si fytyra e mendime te reja; jane kaq mizorisht servile, te perulur, te atrofizuar, te kryetarezuar, te gatshem te shesin fytyren e prapanicen per karriere, e te shiten per me pak se 30 aspra per te nderruar mendim, e te lepijne e kafshojne cdo gje per karrige. Ky eshte shembulli. Nuk ka asnje ndryshim sado te ndryshojne ngjyrat. E ardhmja eshte aq e erret, aq e pasigurte, sa te duket se jeton ne nje ndertese pa themele, me mure rere e me cati betoni. Ka nje lidhje aq te forte mes pushteteve, aq te pathyeshme, aq mafioze, aq te nendheshme e mbidheshme, sa te duket se per ta ciflosur sadopak eshte si t’i biesh me koke murit ne nje spital cmendine me duart e lidhura. Mos me thuaj te merren njerezit me punet e bizneset e tyre, sepse nese do duan te jene te pavarur, do te vije shteti te merret me ta. T’ua nxije jeten deri ne ate pike sa te hyjne me domosdo ne njeren ose tjetren rrjete, nuk ka rendesi, rendesishme eshte te jene brenda “sistemit”. Sepse liria rrezikon sistemin. Sistemin qe ngrihet mbi zinxhiret e injorances, servilizmit, dyfytyresise e karakterit te shformuar.

Se gjashti, askush nuk do te luaje me ate qe te takon, qe meriton, qe fiton. Kjo eshte e sigurte. Ne vendin tone te bukur eshte e sigurte qe kjo nuk ishte aspak e sigurte. Ke degjuar per te drejten e prones? Aty ku studion tani eshte e shenjte. Ne vendin tone te bukur e drejta e prones eshte nxitje per humor. Humor te zi. Po per te drejten e jetes ke degjuar? Vendi yne i bukur i fshehu ata qe u shkaterruan jeten me mijera njerezve. Sot mund te jene kudo. Madje mund te jene duke mbajtur edhe leksione. Mund te jete edhe nje komshi. Po mund te jene edhe duke bere ligje. A eshte e drejte kjo? Nese do te pyesesh aty ku je, do shkaktosh habi dhe zemerim, sepse e drejte e vonuar, e drejte e mohuar; imagjino se cfare eshte e drejta e mohuar perjetesisht. Por ne vendin tone te bukur e kalojme me “te shkuara te harruara”. Mendoje, si mund valle te harroje dikush qe ende nuk e di pse ia arrestuan babane, pse ia degjeneruan nenen, pse ia internuan vellane, pse nuk i dhane shkolle. Eshte nje plage qe e lane te mahisej, dhe sot vetem leshon eren e keqe, por ne nuk e dime se nga vjen, thjesht e ndjejme pa qene te afte ta sherojme.

Se shtati dhe do hyjme paksa me personale, munda egozimin tim prinderor, per te mos rrezikuar nje te neserme ku ti me kerkon llogari: pse me le te studioja ne keto shkolla. Sepse universitetet ne shumice kane degraduar. Nuk ke nevoje te shkosh auditor me auditor, mjafton te ndezesh TV ne darke, ne cdo stacion do prezantohesh me dhjetera pedagoge ne shkolla te ndryshme, qe kur i degjon qan me njerin sy e qesh me tjetrin. Per te ardhur keq. Sa me pompoz ta kene prezantimin, aq me bosh tingellojne. Duket sikur ka marre fund ajo plejada e pedagogeve studioze, shkencetare, kerkues, punetore, modeste (me ka dhene leksione dikur nje i tille, quhej Fatos Baxhaku), autoritare ne zoterimin e lendes, dhe ka ardhur koha e pedagogeve “hajt japim mesim, marrim ndonje lek, dalim dhe ne televizor”. Jo, jo, nuk jane aspak te gjithe keshtu. Por ngaqe ata te miret (shumica eshte e tille) jane te pazeshem, duket sikur nuk ekzistojne. Njeri po nuk i do t’i shfaqe, sepse profesionistet nuk sjellin klikime. U desh nje termet dhe nje pandemi qe te mesojme se egzistojne edhe inxhiniere e doktore shqiptare, jo vetem brenda kufijve, por edhe jashte. Ishim mesuar vetem me emra kriminelesh. Por valle a duhet te presim vetem fatkeqesi per te njohur profesioniste dhe eksperte? Sa te gjenim pergjigjen e kesaj pyetjeje do kishe arritur moshen qe kam une sot.

Se teti, kam krijuar bindjen e forte se vetem me kontaktin kulturor jashte Shqiperise, mund te percjellim sadopak kulture brenda saj. Te pakten ne sjellje. Eshte nje beteje e veshtire, dhe kjo ne fakt eshte lufta qe duhet te beje viktima. Viktimat duhet te jene injorantet qe sundojne, te padenjet qe shfrytezojne varferine per te bere qejfet e tyre, te pangopurit qe gllaberojne cdo gje qe kane mundesi e qe ua kane lene ne ruajtje e mirebesim. Mbi te gjitha viktime duhet te jete frika e njerezve. Duhet vrare frika. Nuk vritet me padituri. Dhe une besoj fort se emigrantet tane, jane leva jone e Arkimedit per te bere ndryshimin e madh. Problemi qe kam me kete “ekuacion” ne koken time, eshte se shqiptaret integrohen aq shpejt kudo qe shkojne, jane kaq te afte te shprehin talentet e tyre te mohuara ne vendin tone te bukur, emancipohen, kulturohen, edukohen, evoluojne aq shpejt, sa vendin e tyre tashme e shohin thjesht si zgavren e xhungles ku linden e u rriten, por qe nuk shohin asnje te ardhme aty. Kjo eshte e dhimbshme, por e verteta. Te pakten edhe per shume vite. Nuk shoh askund deshire, entuziazem, vullnet, fryme qe ta shnderrojne kete zgaver. Njerezit, ata qe e bejne vendin, kane zgjedhur fatkeqesisht te mbijetojne ne shumice, duke pare nepermjet smarteve se si jetojne shfrytezuesit e tyre, bijte, apo kandidatet per shfrytezues.

E nenta, ne vendin tone te bukur ka humbur krejt sensi i mases. Sensi i turpit. Sensi i cipes. Sensi i faqes. Cdo gje e pandershme behet aq hapur, flitet aq lehtesisht, merret aq me te qeshur, kalohet aq lehte, sfumohet aq pabesueshmerisht, saqe arrin nje moment kur do te duket vetja se je jashte kohe. Do te gjendesh para dy mundesive: te pershtatesh, ose te shpallesh i padeshirueshem. Nje gje duket krejt e sigurte: Askush qe ka arritur te perfitoje mbi sensin e mases, paturpesisht mbi sensin e mases, as ka per t’u gjykuar ndonjehere, as ka per te kthyer gje ne arken e qytetareve (shtetit), as do te jete ndonjehere faqeskuqur perballe mjerimit, te shkaktuar edhe nga makuteria. Nese s’me beson, kur te vish do te coj ne Bulqize. Aty eshte thelbi i gjithe ketij 30 vjecari ne Shqiperi, ku pushteti, biznesi, media, kane formuar unitetin e celnikte te perfitimit, mbi kurrizin e kujtdo qe guxon e del nga rreshti.

E dhjeta, nuk krahasoj dot vendin tone te bukur me Ameriken e pamate, e te padyte. Por njerezit patjeter. Ka pasur edhe Amerika kohe te veshtira. Por gjithashtu ka pasur njerez, kurdohere ka pasur njerez, qe kane dashur te ndryshojne gjerat. Dhe keta njerez i kane ndjekur te tjere njerez. E kur krimi dhe korrupsioni shenjonin cdo jete ne perditshmeri, masa ka levizur nga vendi. Ka pasur qeveritare qe kane luftuar dhe nuk kane pranuar nenshtrimin. Ka pasur gazetare qe nuk jane blere e as kane shitur. Ka pasur police qe nuk qanin per rrogen, por hapnin beteja edhe pse e dinin se po hapnin varret e tyre. Jane te tille njerez, antisistem, antiestablishment, qe bejne ndryshimin, qe ndergjegjesojne, qe turperojne madje masen e madhe te pazeshme, duke u vrare friken e duke i kthyer nga qengja ne luane, qofte edhe per nje dite. Sepse ndonjehere mjafton edhe nje dite per te dridhur sistemet. Nuk po flas per heronj. Heroine eshte nje nene e vetme, qe ben dy pune dhe gjen kohe ne darke te luaje me femijet e saj. Jo. Po flas per njerez me guxim. Keta na mungojne. Apo me keqardhshem, i kemi fals.

E fundit na perket vetem ne, eshte plani yne, ashtu si çdo familje ka planin e saj, prandaj nuk po e them me ze te larte. Por gjithsesi, askush nuk do te na e heqe nga zemra vendin tone, ashtu si askush nuk mund te na detyroje te shohim, te rrime, a te frymojme pa bezajte teksa e shqyejne vendin tone. Aq sa mundesi kemi. Lingooo lingooo. / KultPlus.com

Nëna ‘shtanget’ pasi fëmijët e saj ndërtuan dordolec me dhëmbët e gjyshes

Një nënë mbeti e shtangur pasi fëmijët e saj përdorën dhëmbët e vjetër të gjyshes për të dekoruar dordolecin.

Stephanie Murphy, 34 vjeçare nga Tesside, ndau fotografitë në rrjetet sociale dhe pranoi se fëmijët e saj fillimisht kishin frikë nga dordolecët.

Ajo tha: “Unë kujdesem për gjyshen time që jeton afër cepit dhe ndërsa ishim duke ecur për në shtëpinë e saj, vajza ime Faye tha që ne duhet të ndërtojmë një dordolec në kopshtin e saj para për ta bërë atë të buzëqeshë. Kështu që kur arritëm atje, unë hyra për t’i ndihmuar gjyshes time dhe dy fëmijët me burrin tim filluan punën për të bërë dordolecin”.

“Ndërkohë në shtëpi, po kërkoja butona për sytë e dordolecit kur gjeta një qese larëse me të gjithë dhëmbët e vjetër të gjyshes sime gjatë gjithë viteve”.

Atëherë babi Paul kuptoi se protezat do të përshtateshin në mënyrë të përsosur në dordolecin e ndërtuar.

Rezultati ishte një karakter disi i tmerrshëm – por ai përfundoi duke qenë një hit i madh me gjyshen Clarice.

“Në fillim fëmijët ishin pak të frikësuar nga dordoleci me dhëmbë, por shpejt u dashuruan me të”, tha Stephanie, shkruan Mirror. / KultPlus.com

Sanije Hyseni, vajza e cila ia dha Titos stafetën e fundit

Sanije Hyseni ishte vajza që do ta mbante stafetën që do t`ia dorëzonte Josip Broz Titos, në vitin 1979.

Shqiptarja asokohe u zgjodh në këtë pozitë si një nxënëse e suksesshme.

Stafeta e Rinisë ka qenë ritual i mbajtur në Jugosllavi që nga viti 1945 e deri në vitin 1988. Ngjarja zakonisht e festonte Titon si figurë markante të Jugosllavisë, udhëtonte nëpër qytetet kryesore, niste nga vendlindja e Titos në Kumrovec të Kroacisë dhe përfundonte në Beograd, me 25 maj, në ditëlindjen e Titos.

Dhe personi i fundit që e merrtë stafetën, ia dorëzonte atë Titos.

Në vitin 1971, këtë e bëri Nazmi Jenje ndërsa në vitin 1979 Sanije Hyseni, që të dy nga Prishtina.

Dhe Sanija kujtohet sepse ajo ishte e fundit që ia dha stafetën Titos, pasi ai ndërroi jetë një vit më pas. Ajo e pati edhe një fjalim rrënqethës që u ndoq nga mijëra njerëz.

Sanija, në vitet 90-të u largua për në Kanada. / KultPlus.com

Artistët në Filipine krijojnë mural në përvjetorin e vdekjes së Kobe Bryant

Tifozët filipinas të basketbollit në Manila krijuan një pikturë murale masive për të nderuar Kobe Bryant dhe vajzën e tij Gianna të martën për t1i përkujtuar në përvjetorin e parë të vdekjes.

Artistëve të ndërtesës së Tenement iu deshën katër ditë për të përfunduar muralin për shkak të shiut. Ata bën plane për ta bërë gati dizajnin mural që nga viti i kaluar, tha artisti Jerry Gabo.

Bryant ishte i dashur për shumë tifozë filipinas si një nga më të mirët që ka luajtur ndonjëherë basketboll, raporton AP, transmeton KultPlus.

Karriera e tij ishte e jashtëzakonshme për jetëgjatësinë e saj dhe sepse ai luajti të gjitha 20 sezonet me Los Angeles Lakers – më e madhja për një skuadër.

Ai ishte 18-herë All-Star,  dy herë medalist i artë olimpik dhe lojtari më i vlefshëm i NBA-së në 2008-ën.

Bryant, vajza e tij dhe 7 persona të tjerë vdiqën në një aksident me helikopteri më 26 janar 2020. / KultPlus.com

Akademia e Shkencave në Shqipëri aderon në lëvizjen për luftën kundër antisemitizmit

Asambleja e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë miratoi njëzëri vendimin e kryesisë së saj për aderimin në Lëvizjen për Luftën Kundër Antisemitizmit.

Në një letër drejtuar Robert Singer (Chairman Center of Jewish Impact Senior Advisor to the Combat Anti-Semitism Movement) dhe shkëlqesisë së tij z. Noah Gal Gendler, ambasador i Shtetit të Izraelit në Tiranë, Skënder Gjinushi, në emër të Akademisë së Shkencave, i informon ata se forumi më i lartë vendimmarrës i ASH-së, në mënyrë të njëzëshme vendosi të miratojë propozimin e Kryesisë për aderimin e këtij institucioni në Lëvizjen për Luftën kundër antisemitizmit (Combat Anti-Semitism Movement), duke miratuar përkufizimin e përdorshëm për antisemitizmin sipas kuptimit në dokumentin e Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (Insternational Holocaust Remembrance Alliance – IHRA).

Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi, deklaroi se “duke qenë se shteti shqiptar është vend bashkëthemelues i Forumit Ndërkombëtar të Holokaustit, duke qenë se shteti shqiptar si vend organizator i Forumit të Ballkanit kundër Antisemitizmit ka pranuar interpretiminin e antisemitizmit sipas përcaktimit nga Lëvizja kundër Antisemitizmit dhe është anëtarësuar në këtë lëvizje, duke qenë se Akademia e Shkencave është bashkëhartuese e Ligjit për “Ditën e Kujtesës” dhe organizatore e shumë konferencave shkencore në përputhje me të, duke qenë se botimet shkencore të Akademisë së Shkencave dhe bashkëpunëtorëve të saj kanë luajtur një rol të rëndësishëm për njohjen ndërkombëtare të rolit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë SHOAH, Asambleja e Akademisë së Shkencave ka vendosur të aderojë si intitucion në nismat ndërkombëtrare IHRA dhe CAM”.

“Ky vendim të shpallet me rastin e Ditës së Ndërkombëtare të Kujtesës, që është 27 Janari 2021. Pikërisht për këtë arsye ne sot bëjmë publik këtë vendim tonin, i cili iu është transmentuar institucioneve përkatëse dhe për pasojë Akademia e Shkencave e Shqipërisë është anëtare e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokasutit”, – tha kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi.Më pas akad. Shaban Sinani, sekretari shkencor në Akademinë e Shkencave, bëri të ditur për mediet se vendimi që mori Asambleja e Akademisë së Shkencave u është bërë i njohur menjëherë organizatave ndërkombëtare që bënë regjistrimin e subjekteve qofshin shtetërore, qofshin institucionale, qofshin edhe individë, për ta regjistruar si një institucion që e ka pranuar përkufizimin sipas dy organizatave IHRA dhe CAM.

“Në përgjigje të letrës që i është dërguar kësaj organizate, presidenti i Qendrës së Ndikimit Hebre, Robert Singer është shprehur me vlerësimet më të larta për këtë hap që është hedhur nga Akademia e Shkencave, duke e quajtur “një vendim të jashtëzakonshëm” të saj dhe duke e konsideruar një “hap kolosal” që një akademi kaq prestigjoze si Akademia e Shkencave të Shqipërisë, jo vetëm përcakton pozicionin e saj në lidhje me termin antisemitizëm në kuptimin e sotëm dhe në kushtëzimet që ka termi me Holokaustin, por edhe si dhe një hap që mund të ndikojë për mirë që institucione të tjera akademike dhe universitare, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan dhe me gjerë, në prag të Ditës së Kujtesës apo edhe më tej, të hedhin një hap emancipues për një shoqëri të lirë”, – tha akad. Shaban Sinani.

Edhe në letrën përshëndetëse të ambasadorit të Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, dërguar kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushit, është shprehur se “populli shqiptar ka mbajtur gjithmonë anën e vërtetë të historisë”. /atsh/ KultPlus.com

Novela e ndaluar e Tolstoit që nxiti revolucion seksual në Rusi

 Nga fundi i jetës, prind i 13 fëmijëve, shkrimtari pësoi një shndërrim shpirtëror: rishikoi qëndrimin ndaj martesës dhe marrëdhënieve midis burrave dhe grave në përgjithësi.

Në novelën që shkakoit skandal: “Sonata Kreutzer”, Tolstoi propozon të hiqej dorë plotësisht nga dashuria fizike! Libri pati një ndikim jashtëzakonisht të madh tek rinia, në fund të shekullit të 19-të. Disa e konsideruan novelën e Tolstoit: “Sonata Kreutzer”, si punën e tij më të mirë, të tjerët, përkundrazi, i hodhën poshtë pikëpamjet e Tolstoit, ndërsa Teodor Ruzvelt shkoi deri atje, sa e quajti një “zvetënues të moralit seksual”. Përse krijoi një bujë të atillë në publik, kjo novelë e shkurtër? Dhe çfarë përçon në të, Tolstoi?

Vrarë nga xhelozia

Protagonisti, Vasili Pozdnishev, historinë e jetës ia tregon një bashkudhëtari treni. Ai vrau bashkëshorten, kur, teksa kthehet nga një udhëtim në orët e vona, e gjen të shoqen duke luajtur muzikë me një burrë tjetër. Gjykata vendosi që vrasja ishte provokuar nga tradhtia bashkëshortore dhe e liroi, kështu që Pozdnishevi u lejua të shëtiste i lirë. Pas episodit të tmerrshëm, Pozdnishevi pësoi një rilindje shpirtërore, me pretendimin se tashmë e kuptonte gjendjen e ligë të shoqërisë: “Unë nuk e vrava gruan atëherë, por shumë më herët. Ashtu siç po vrasin tani, gjithkush, gjithsecilin…”. Libri nuk e qartëson nëse e shoqja e Pozdnishevit ishte e pabesë, apo jo: Tolstoi është shumë më i shqetësuar për ndjenjat, sesa për veprimet. Në epigrafin e “Sonata Kreutzer”, autori citon nga Ungjilli: “Unë po ju them, se të gjithë që shikojnë një grua me epshin për ta pasur, në zemër ka kryer tradhti bashkëshortore me të”.  “Tolstoi ishte i bindur se fatkeqësia që i ngjau familjes së personazheve të tij buronte nga shthurja seksuale paramartesore, që i mësoi të shpresonin nga jeta familjare, para së gjithash, kënaqësinë e dëshirës trupore. Zhgënjimi e çon Pozdnishevin të urrejë të shoqen dhe të ndihet xheloz i çmendur”, – shkruan Andrei Zorin në librin: “Jeta e Lev Tolstoit. Përvoja e leximit”.

Rrethi vicioz

Duke diskutuar edukimin seksual të djemve dhe vajzave, Pozdnishevi vëren me hidhërim, sesa me ç’moral të korruptuar është shoqëria në modë. 

Në rrethin shoqëror konsiderohej normale, madje e shëndetshme që burrat “të kënaqen në shthurje” para martesës. “Më kujtohet që befas ndjeva një trishtim kaq të thellë, saqë doja të qaja, të qaja për humbjen njëherë e përgjithmonë të pafajësisë sime, të marrëdhënieve me gratë. Po, marrëdhëniet e mia me gratë ishin mbyllur njëherë e mirë”. Vlen të përmendet se ky episod është autobiografik: Tolstoi kishte përvojë shumë të ngjashme, duke e përshkruar edhe në ditarët.

Në të njëjtën kohë, gratë privoheshin nga “e drejta” për të pasur marrëdhënie seksuale para martesës. Sidoqoftë, sipas Pozdnishevit,  gratë e sapomartuara nuk janë më të mira se prostitutat. Qëllimi i vetëm i hobeve të tyre, qoftë shthurje apo muzikë, ishte të bënte përshtypje tek burri i ardhshëm. Sa u përket veshjeve të grave, Pozdnishevi rendit një varg të gjatë, duke thënë se miliona njerëz punojnë në fabrika vetëm për të kënaqur tekat e grave, duke krijuar veshje që mund të tërheqin hëpërhë një anëtar të seksit të kundërt. Madje, ai e konsideron të tmerrshëm faktin që gratë ua marrin mendjen burrave me sensualitetin e tyre. “Sapo ajo e posedon me mënyrat e saj, fillon të abuzojë dhe fiton një epërsi të tmerrshme”.

Tolstoi i zhgënjyer nga institucioni i martesës

Për mendimet e guximshme në lidhje me martesën dhe për zhvlerësimin e vlerave të familjes, “Sonata Kreutzer” u censurua menjëherë pas botimit. Për më tepër, në SHBA, po ashtu u ndalua shtypi i gazetave që botuan novelën e përkthyer. Sidoqoftë, ishte grishja e frutit të ndaluar që e bëri librin tepër të popullarizuar. Tashmë Tolstoi ishte bërë i famshëm ndërkombëtar, por me “Sonata Kreutzer”, ai bëri për vete imagjinatën e gjithë shoqërisë së arsimuar dhe veçanërisht të rinjve. Novela kalonte nga një person tek tjetri në fshehtësi, në kopje të shkruara me dorë. Pozdnishevi përshkruan sesi ra në dashuri me gruan e tij të ardhshme, mirëpo shumë shpejt atë e pa vetëm si një bashkim në një udhëtim të këndshëm me varkë dhe për fustanin tërheqës që kishte veshur. Pas martesës, pason një muaj “i poshtër” mjalti, që nuk qe tjetër veçse vesi i ligjëruar. Më pas, burri nuk ia ka idenë se ç’person është bashkëshortja dhe habitet kur sheh zemërim, apo cilësi të tjera tek ajo. Pasojnë grindje dhe keqkuptime, ndaj e vetmja gjë që mund t’i pajtojë është lindja e fëmijës. Pikërisht në lindjen dhe rritjen e fëmijëve e sheh Pozdnishevi (njëlloj si Tolstoi), qëllimin e gruas. Kur mëson se pas lindjes së fëmijës së pestë, mjekët e këshillojnë gruan të mos bëjë më fëmijë, Pozdnishev e sheh këtë si shkelje të ligjit të natyrës. Për më tepër, sipas Tolstoit, një grua që nuk mund të krijojë, por vijon të bëjë seks me burrin, madje përdor kontraceptivë, është krejtësisht e pamoralshme. Këtë çështje shkrimtari e kishte për zemër, pasi edhe gruaja e tij u këshillua të mos lindte më, mirëpo ai kundërshtoi që ajo të merrte “masa” për të shmangur shtatzëninë. […] Pozdnishevi mendon, se mënyra më e mirë është abstenimi i seksit, mirëpo bashkudhëtari dhe dëgjuesi i historisë së jetës e pyet: Po atëherë, si do t’i vejë filli racës njerëzore? Unë pajtohem me budistët, se jeta njerëzore nuk ka qëllim dhe se gjithsesi një ditë do të mbarojë, njëlloj si raca njerëzore, si rrjedhojë nuk shoh ndonjë dëm nëse mbaron kur të gjithëve do t’u duhet të jetojnë moralisht. “Tolstoi padyshim që e hodhi poshtë kuptimin pozitiv të vetë martesës, duke e konsideruar si bashkimi i një burri dhe një gruaje shenjtëruar nga tradita e krishterë”, – shkruan studiuesi i Tolstoit, Pavel Basinsky.

Interpretimi i grave të emancipuara

Në vitet 1890, “Sonata Kreutzer” u bë objekt diskutimi. Basinsky, shkruan: “Ishte një nga çmenduritë kryesore të dekadës”. Fundi i shekullit të 19-të ishte epoka e përparimit galopant të emancipimit të grave, kësisoj nuk është për t’u habitur që lexuesit femra panë një tjetër problem etik në histori: përse një femër duhet të mbetet e virgjër para martesës, ndërsa një burrë ka të drejtë të fitojë përvojë paraprake seksuale, madje inkurajohet nga vetë shoqëria për ta bërë këtë?

Pasi doli novela e Tolstoit, çështja e moralit seksual filloi të diskutohej edhe në shtyp. Yelizaveta Dyakonova, një nga feministet e para ruse, shkroi në revista, duke shprehur indinjatën, se çdo burrë “do ta konsideronte turp për veten” të martohej me një grua që kishte marrëdhënie me burra të tjerë para tij, ndërsa ai vetë e konsideron normale të ketë përvoja seksuale para martese. “Dhe është kudo njëlloj, kudo! Si në Rusi, ashtu edhe jashtë Rusisë! O Zot, Zot i Madh!” – shkruante Dyakonova.

Nëse novela e Tolstoit e nxiti Dyakonovan, të kërkonte që burrat të ruajnë pafajësinë para martesës njëlloj si gratë, kjo i nxiti gratë e tjera të kuptojnë padrejtësinë e situatës së tyre dhe të kërkojnë lirinë. /konica/ KultPlus.com

Dhjetë misteret e fshehura në pikturat e famshme (FOTO)

Arti nuk është vetëm një burim frymëzimi, por gjithashtu një mister i madh. Artistët shpesh shtojnë detaje të vogla të çuditshme në pikturat e tyre, ose lënë mesazhe që janë të pamundura të vërehen në shikim të parë.

Bota.al sjell më poshtë një listë të kryeveprave të pikturës, me sekrete të papritshme. Në fund të artikullit, edhe një bonus: një nga hipotezat më të çuditshme në lidhje me Mona Lizën.


10. Veshi i gabuar

Auto-portreti i Vincent Van Gogh me veshin e fashuar paraqet artistin me një vesh të djathtë të plagosur. Në realitet, ai kish prerë veshin e majtë. Mospërputhja shpjegohet me faktin se Van Goghu përdori një pasqyrë për të krijuar portretin e tij.


9. Piktura nën pikturë

Nëse shikoni nga afër Kitaristin e Vjetër nga Pablo Picasso, mund të shihni një siluetë femre të zbehtë prapa kokës së njeriut. Pas marrjes së imazheve me rreze infra të kuqe dhe X të pikturës, studiuesit nga Instituti i Arteve të Çikagos zbuluan disa forma të tjera të fshehura nën të. Me shumë gjasa, artisti nuk kishte para të mjaftueshme për të blerë pëlhura të reja, dhe duhej të pikturonte.


8. Ora e natës është e vendosur gjatë ditës

Gjatë restaurimit të pikturës së Rembrandt The Shooting Company of Frans Banning Cocq and ëillem van Ruytenburch (e njohur më mirë si “Ora e Natës”) në vitin 1947, ajo u pastrua nga një shtresë e trashë bloze. Pas kësaj, u bë e qartë se skena e portretizuar në pikturë nuk ndodh gjatë natës, por gjatë ditës.


7. Kodi anatomik i Kapelës Sistine

Një imazh i trurit njerëzor është i dallueshëm jo vetëm në Krijimin e Adamit nga Michelangelo, por edhe në një tjetër afresk të Kapelës Sistine: Ndarja e Dritës dhe e Errësirës. Shikoni qafën e Perëndisë: nëse e mbivendosni atë në një foto të trurit njerëzor, siç shihet nga poshtë, do të merrni një mbivendosje të përsosur të vijave.


6. Simboli i forcës

Figurat e Davidit dhe Goliathit në një tjetër afresk të Kapelës Sistine, të krijuara nga Michelangelo, formojnë gërmën hebraike gimelin, e cila simbolizon forcën në traditën mistike të Kabalas.


5. Vështrimi i vëngërt i Rembrandit

Margaret Livingstone dhe Bevil Conuay studiuan auto-portrete të Rembrandt dhe provuan se piktori vuante nga stereoverbimi. Kjo veçori bënte që piktori të perceptonte botën pak ndryshe: ai e shihte realitetin në 2D dhe jo në 3D. Megjithatë, është e mundur që stereoverbëria e ndihmoi Rembrandin të krijonte kryeveprat e tij të pavdekshme.


4. Hakmarrja për të dashuruarit

Një nga pikturat më të famshme të Gustav Klimt portretizon Adele Bloch-Bauer. Ajo u pagua nga burri i saj, baroni i sheqerit Ferdinand Bloch-Bauer. Ai zbuloi se Adele dhe Klimt kishin një lidhje dhe besonte se pas qindra skicave, piktori në fund do ta urrente dashnoren e tij. Puna rutinore me të vërtetë bëri që ndjenjat midis gruas dhe artistit të ftoheshin.


3. Parashikimi i fundit të botës

Studiuesja italiane Sabrina Sforza Galitzia propozoi një interpretim të pazakontë të Darkës së Fundit të Leonardo da Vinçit. Ajo është e sigurtë se në pikturën e tij, artisti la një parashikim për fundin e botës, i cili do të ndodhë më 21 mars 4006. Për të arritur në këtë përfundim, studiuesja deshifroi kodin matematikor dhe astrologjik të pikturës. Ky nuk është mister vetëm i Darkës së Fundit. Duart e Krishtit dhe apostujt, së bashku me bukët në tryezë, formojnë diçka që mund të lexohet si disa nota muzikore. Pas testimit, kjo tingëllon si një melodi e shkurtër.


2. Bota në të verdhë

Pothuajse të gjitha pikturat e Vincent van Goghut shfaqin një të verdhë dominante. Profesor Paul Uolf shpjegon se është një efekt anësor i një ilaçi epilepsie që ndryshon perceptimin e ngjyrës. Bota e artistit mund të dukej vërtetë ashtu si e shohim ne, në pikturat e tij.


1. Mozarti dhe masonët

Ka dëshmi të forta se Volfgang Amadeus Mozart ishte një Mason. Edhe në portretin e tij të fëmijës nga Pietro Antonio Lorenzoni, mund të shohim një simbol masonik: një dorë e fshehur që tregon një gradë hierarkike në shoqërinë sekrete.


Bonus: Mona Liza

Stomatologu dhe eksperti i artit Joseph Borkovski studioi me kujdes pikturën e Leonardo da Vinçit dhe pretendon se ka zbuluar sekretin pas buzëqeshjes së La Giocondas. Ai beson se ajo kishte humbur dhëmbët e saj të parë dhe kjo ndikoi në shprehjen e saj të fytyrës. / KultPlus.com

Zonja D’Ora, gruaja e parë që u pranua në Shkollën e Vjenës të Mësimdhënies dhe Zbatimit Grafik

Zonja d’Ora, emri i vërtetë i së cilës është Dora Kallmus, lindi në Vjenë në vitin 1881.

Ajo ishte gruaja e parë që u pranua në Shkollën e Vjenës të Mësimdhënies dhe Zbatimit Grafik. Në vitin 1907, ajo hapi studion e saj të parë të fotografisë, me një student tjetër nga shkolla: Arthur Benda, i cili u kujdes për teknikën.

Në vitin 1917, gruaja që tani e quan veten Madame d’Ora, shpiku një proces të ri duke përdorur një lente që krijoi skica të paqarta rreth secilës foto. Ky proces do të bëhet marka tregtare e Madame d’Ora.

Në vitin 1927, ajo shkoi në mërgim në Paris, sepse ishte hebre. Ajo punoi atje në dyqanin që hapi tre vjet më parë. Atje, ajo do të fotografonte gratin parisien: shkrimtarë, piktorë, valltarë …

Kur nazistët hyjnë në Paris, Madame d’Ora strehohet në një manastir në zonën e lirë ku do të kalojë pjesën më të madhe të luftës. Në 1947, ajo u kthye në Paris dhe rihap dyqanin e saj. Ajo vdiq në Austri në 1963. / KultPlus.com

Historia e Hasan Kadukut, stomatologut të parë në Shqipëri

Historia e Hasan Kadukut është shembulli i atyre njerëzve të cilët vendosën që të ndjekin pasionin e tyre në jetë dhe t’ja dalin të lënë gjurmë. Nga një çirak pranë dyqanit të dajës së tij ai arrin të hedhë bazat e para të stomatologjisë në Shqipëri.

Madje aq i njohur ishte në kohën e tij sa At Gjergj Fishta do ta përshkruante kaq bukur punën e tij. “Asnjëherë nuk jam përkulur, as prej shkaut e as prej ukut, por rri e bëhem pulë te karrigia e Kadukut”.

Hasan Kaduku u lind në vitin 1865 në Shkodër. Që në moshë të re shkon në Stamboll për të vazhduar shkollën, ku vendoset pranë dajës së tij Fetah Lini, ku fillon dhe punë. Atje njihet me dijetarë të kohës, nga të cilët merrte edhe mësime mistike, si dhe filloi mësimin përmendësh të Kur’anit. Sipas kronikanit Hamdi Bushati, mësuesit e tij kishin vënë re se kishte disa probleme me dhëmbët e parë të cilët i kishin rënë dhe bënin që të mos i shqiptonte qartë shkronjat arabe me “texhvid”, të cilët duan një vokalitet shumë të pastër. Nga dashuria që kishte për Kur’anin, ai vendos fillimisht që paralel me mësimin e Kur’anit, të rregullojë edhe dhëmbët, ku u njoh edhe me profesionin e dentistit, të cilin e dashuroi menjëherë. Kështu ai i lutet dentistit të tij, që ta merrte në punë, por dentisti i thotë se nuk ka nevojë.

Hafiz Hasani i thotë se, “ti nuk ke nevojë për mua, por unë kam nevojë për ty dhe jam gati të të paguaj rrogë, vetëm të rri pranë teje dhe të mësoj profesionin”, e kështu ndodhi. Më vonë fillon praktikën edhe pranë dentistit të famshëm Halid Shenazi Bej dhe më pas dhe te profesor Dionizi me kombësi armene. Pasi siguron lejen e ushtrimit të profesionit, ai kthehet në vendlindjen e tij, në Shkodër.

Kështu ai për një kohë të shkurtër rreth tre vjeçare bëhet Hoxhë dhe dentist.

Hafiz Hasani sapo u kthye nga Stambolli në Shkodër, fillon ushtrimin e këtij zanati, duke hapur një klinikë portative, duke shkuar në shtëpitë e atyre që kishin nevojë, siç shkonin edhe mjekët e tjerë. Por nga dëshira e madhe për profesionalizëm të plotë sapo u hap Fakulteti i Stomatologjisë në Universitetin e Stambollit (1907), pasi punoi disa vjet si dentist diletant, në një moshë kur tashmë ishte familjar dhe me fëmijë, shkon përsëri në Stamboll, ku nga tre vjet studimi, që kishte fakulteti, ai i kryen studimet për dy vjet, favor ky që iu bëhej atyre që kishin njohuri praktike disa vjeçare. Hafiz Hasani arrin të bëhet një nga studentët më të përparuar të fakultetit, pavarësisht moshës së tij afërsisht 40 vjeçare. Madje familjarët e tij tregojnë se edhe letrat që i vinin nga familja nuk i hapte deri në fundjavë, për të mos u shkëputur nga mësimet. Ai diplomohet më 1908 dhe kthehet në vendlindje si i pari mjek stomatolog, apo siç njihej ndryshe “mjek dhëmbësh” me diplomë universiteti, jo vetëm në Shkodër, por edhe në të gjithë Shqipërinë. Ai njihte gjithashtu shumë mirë arabishten, osmanishten dhe frëngjishten.

Hafiz Hasan Kaduku mbahet si njeriu që vuri bazat e shërbimit stomatologjik modern në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër.

Kronikani Hamdi Bushati tregon se Hafiz Hasan Kaduku e ushtroi profesionin si dentist në disa qytete të Shqipërisë dhe në Mal të Zi. Kronikat e asaj kohe tregojnë që Hasan Kaduku, me zotësinë e një dentisti të talentuar, tërhoqi vëmendjen e të gjithë bashkëqytetarëve të tij, duke krijuar një klientelë të gjerë edhe jashtë kufijve të vendit, si p.sh. në Mal të Zi. Të gjithë konsujt e huajt që ishin të akredituar në Shkodër, si dhe personalitete të viseve të tjera të vendit, kishin si dentist (apo siç quhej atëherë mjek dhëmbësh) të tyre Hafiz Hasan Kadukun. Shkodra në fillim të shekullit XX, duke qenë një prej pikave më perëndimore të Perandorisë Osmane, kishte pesë konsullata të huaja, personeli i të cilëve bëheshin shpeshherë pacientë të Hafiz Hasanit. / KultPlus.com

Kurorëzimi i Mbretëreshës Geraldinë me Mbretin Zog

Më 26 janar të vitit 1938, të gjitha gazetat e Budapestit njoftuan se Kontesha Geraldine Apponyi, pritet të fejohet me mbretin e shqiptarëve, Ahmet Zogu, 43-vjeç.

Të nesërmen, oborri mbretëror shqiptar e konfirmoi lajmin.

Kontesha 22-vjeçare, bija e kontit të ndjerë Gyula Apponyi, ish-oficer hungarez dhe e Virginia Stewart, bija e një diplomati amerikan, ishte katolike dhe punonte në Muzeun Kombëtar të Budapestit kundrejt një pagese të vogël.

Lajmi botohet pasi Zogu dhe Geraldina e kishin pëlqyer njëri-tjetrin.

Geraldina ishte takuar me mbretin Zog, në dhjetor 1937, me ndërmjetësimin e motrës së monarkut.

Geraldina shkoi në Shqipëri dhe brenda disa ditësh, çifti u fejua. E njohur si “Trëndafili i bardhë” i Hungarisë, në prag të martesës, Geraldina u ngrit në statusin mbretëror, si Princesha Geraldinë e Shqipërisë.

Ajo u bë mbretëreshë e shqiptarëve dhe deri në fund, ndau fatin me të shoqin, në ditë të mira e të vështira. Pas vdekjes së mbretit Zog, Geraldina preferoi të njihej si Nëna Mbretëreshë.

Në qershor 2002, ajo kthehet nga Afrika e Jugut për të jetuar në Shqipëri, ku edhe vdiq më 22 tetor 2002. /konica/ KultPlus.com

Pezullohen procedurat e zgjedhjes së udhëheqësve të Teatrit Kombëtar të Kosovës

Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtarr të Kosovës bashkë me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, kanë vendosur që të pezullojnë procedurat e rekrutimit për dy pozita udhëheqëse në Teatrin Kombëtar.

Ky vendim është marrë për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë dhe për ruajtjen e integritetit të procesit shkaku i parafushatës zgjedhore. /koha/ KultPlus.com

Kënga e Dua Lipës, pjesë e serialit më të ri në Netflix

Seriali ‘Fate: The Winx Saga’, zyrtarisht ka arritur në platformën Netflix, duke bërë publike kështu edhe disa nga kolonat zanore, përcjell KultPlus.

Shfaqja e re, e frymëzuar nga seria e animuar Winx Club, ndjek aktoren Bloom (Abigail Cowen), e cila bashkohet në shkollën Alfea në mënyrë që të përsosë dhe të zotërojë fuqitë e saj.

Në gjashtë episodet, është gjithashtu mundësia perfekte për të shtuar disa pjesë të reja në listat tuaja muzikore.

Nga Hayley Williams dhe Dua Lipa te London Grammar dhe Tame Impala, këtu janë të gjitha këngët në Fate: The Winx Saga, episod për episod.

Fate: The Winx Saga: këngët e episodit të parë

Amber Van Day – ‘Kids In the Corner’

Grimes ft. HANA – ‘We Appreciate Power’

Dua Lipa – ‘Physical’

La Roux – ‘In For The Kill’

Fate: The Winx Saga: këngët e episodit të dytë

Lemolo – ‘High Tide’

Nothing But Thieves – ‘Forever & Ever More’

Fate: The Winx Saga: këngët e episodit të tretë

LoneLady – ‘Silvering’ . / KultPlus.com

Ermonela Jaho: Te “Anima Rara” kam vendosur dhe patriotizmin shqiptar

Sopranoja e famshme Ermonela Jaho, në një intervistë për Euronews Albania flet për çmimin e saj më të fundit por dhe krizën e madhe që ka përfshirë artin si pasojë e pandemisë. Artistja e madhe tregon nga Barcelona dëshirën që ka për të kënduar në Shqipëri menjëherë sapo teatrot të hapin dyert. Ermonela Jaho mori çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale në Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike (ICMA) me albumin “Anima Rara”.

Ky çmim është një rezultat i një pune kolosale e bërë në vite të gjatë kështu që unë sinqerisht nuk e prisja, jeta më ka mësuar që të mos kem asnjë lloj pritshmërie, përveçse nga vetja ime për tu përmirësuar, për tu bërë një artiste më e mirë në të gjitha drejtimet. Kështu që qe një fitore një lajm jashtëzakonisht i bukur dhe po e shijoj me qetësi. Ndoshta eksperienca e jetës më ka mësuar këtë gjë, ti marr gjërat me pasion përsa i përket zanatit përsa i përket çdo lloj gjëje që bëj por është një hap i rëndësishëm dhe fryti i një pune kolosale dhe më jep një përgjigje që ajo që kam qenë paska qenë në rrugën e drejtë mund të them. Kështu që jam shumë e lumtur dhe e ndaj këtë gëzim me të gjithë ju, një punë kolosale që kam bërë dhe gurpi me të cilin kemi punuar i Anima Rarës, Opera Rara, me të gjithë kolegët dhe gjithashtu dhe ajo fotografia e ‘cover’ të CD-së është bërë nga fotografi i mirënjohur Fadil Berisha, kështu që doja dhe një pjesë të patriotizmit mund të them dhe pse sot mund të tingëllojë si një mënyrë pak e çuditshme”.

Ne në fakt jemi të lumtur gjithashtu për suksesin tuaj, por ka qenë një sukses në një periudhë të vështirë, pasi pandemia ka prekur çdo cep të globit e gjithashtu ka prekur dhe artin. Si e keni përjetuar ju këtë periudhë e gjithashtu dhe kolegët tuaj?

Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për të gjithë, po për ne artistët personalisht, nxorri në pah atë vulnerabilitetin e të qënurit artist që zakonisht në mënyrë pakëz të gjuhës së përditshme e marrim si një lloj argëtimi, por e kupton që është një nevojë shpirtërore. Për mua personalisht dhe jo vetëm për mua, po shumë artistë sepse kemi komunikuar, ka qenë një gjendje që nuk gjej dot fjalë, diçka shumë e vështirë dhe nga ana shpirtërore sepse arti bëhet me publikun, ajo energjia që ti ndjen nga publiku, nga një ‘performance’ që ti e bën në skenë me prezencën e publikut është një shkëmbim energjish humane. Dhe nga një ditë në tjetrën ti gjendesh i ndaluar totalisht, ka qenë e vështirë. Ka pasur momente që kam menduar që nuk shërbej më. Pra, ekzistenca ime nuk kishte më kuptim dhe kanë qenë momente të vështira, shummë ngjyra emocionale, por jam përpjekur sepse ai pasioni i vërtetë i brendshëm është një nevojë shpirtërore dhe përpiqesha të jetoja në një ëndërr sikur po e bëja këtë produksion që ishte anuluar, dhe kam punuar e punuar dhe jam përpjekur të shfrytëzojë këtë karantinën tetë mujore, përsa më përkiste, për tu përmirësuar nga ana artistike. Kam kuptuar shumë gjëra, që asgjë nuk merret si e dhënë dhe çdo moment i bukur i jetës duhet vlerësuar sepse nuk jemi të përjetshëm dhe çdo gjë mund të mbarojë nga momenti në moment. Dhe ajo që kam kuptuar është që çdo gjë duhet ta bëjmë së bashku. Muzika është një mësim i jashtëzakonshëm, unë them për të gjithë për politikanët, po për të gjithë humanitetin. Muzika ka vetëm një qëllim që e bëjmë për të dëgjuar njëri tjetrin. Dhe si jeta, çdo gjë duhet ta kalojmë duke qenë krah njëri tjetrit. Kjo do të thotë respekti për njëri-tjetrin, vlerësimi për njëri tjetrin dhe momenti që do të kemi këtë lloj empatie me njëri tjetrin atëherë në çdo lloj momenti disastroz, çdo gjë kalohet kur luftojmë e punojmë së bashku drejt asaj zgjidhjeje. Kështu që, arti muzika a qenë një mësim i atillë mund të them dhe uroj ta kemi mësuar të gjithë këtë mësim, sidomos në këtë periudhë kaq të vështirë.

Një mesazh shumë i bukur dhe shumë i vlefshëm ky znj. Jaho, por le të mbetemi pak tek ato projekt që u anuluan. Viti 2020 ishte anulim i shumë planeve dhe projekteve që kishim secili prej nesh. Për ju cilat ishin ato projekte që mbetën të parealizuara?

Unë kam pasur një ritëm, gjithmonë i them vetes, si puna e asaj makinës që vetëm është në garë dhe nuk ndalon dhe të ndalosh në një mënyrë të atillë ka qenë shumë traumatike. Dhe nisi në France, dhe me radhë kanë qenë tetë produksione nga Londra, nga Parisi, nga Gjermania, në shumë vende të botës. Kanë qenë tetë muaj mjaft të vështirë. Po te produksione të anuluara, atëherë kur nuk e prisja në shtator kam pasur një propozim nga opera greke që do inauguronin operën greke dhe e inaugurova me rolin e “Madam Butterfly” që e kam kaq të dashur për veten, dhe ka qenë e çuditshme sepse pas tetë muajsh duke mos qenë në skenë, jam ndjerë si ajo fëmija i vogël që gëzon për ato gjërat më të bukura. Në provën e parë që kam pasur pas tetë muajsh të këndoja në skenë, të këndoja me kolegët e mi, nuk pushoja së kënduari. Mbaroi prova muzikale, se opera zgjat tre orë, pas atyre tre orësh doja të këndoja e të mos pushoja dhe aty me lot në sy kam thënë nuk duhet marr si e dhënë absolutisht asgjë. Dhe aty fillova dhe ëndërrova përsëri, se ne artistët ëndërrojmë gjithë kohës dhe atë ëndrrën e kanalizojmë në skenë. Nisi në Greqi dhe nga shtatori të jem e sinqertë deri në këtë moment nuk kam ndaluar, kam kënduar në Greqi në “Madame Butterfly”, në Mynih që qëlloi ka qenë një shfaqje historike mund të them, përpara se të ndodhte mbyllja e dytë në Gjermani ku numri i spektatorëve ishte 50, në një opera të madhe ku më shumë ishin artistë sesa spektatorë. Por ajo forca e dëshira e drejtorit të teatrit dhe operas që donte që ta jepte dhe qoftë me një person në publik do e mbante hapur për të dhënë një mesazh që arti nuk është thjesht një argëtim po një nevojë shpirtërore. Rasti donte që si kolegun tim të kisha Saimir Pirgu kështu që u bëmë së bashku në atë shfaqje historike vetëm me 50 veta publik. Më pas jam këtu në Spanjë ku është i vetmi vend e i vetmi shembull mund të them që ka mbajtur dhe ka rrezikuar duke mbajtur ato rregullat minimale për të bërë që kjo gjë të funksionojë, me gjysëm kapaciteti të publikut në teatër, kemi bërë që shfaqjet të vazhdojnë. Unë kam kënduar “Madame Butterfly”, kam kënduar këtu në Barcelonë një shfaqje të Traviatës dhe tani jam gjatë produksionit të Hoffman me publik dhe është diçka surreale sepse kemi kolegët që na shkruajnë në vende të tjera të botës ku teatrot janë mbyllur dhe këtu jeta teatrale vazhdon, me ato limitet që mund të ketë por po jetoj akoma këtë ëndërr dhe në një farë mënyrë sikur u zgjuam se asgjë nuk ndodh përjetë, as e keqja dhe as e mira. Kështu që duhet jetuar momenti dhe në këtë moment e ndjej veten shumë me fat në krahasim me kolegët e mi që po e vuajnë këtë gjë. Kam pasur shumë nga kolegët që janë tërhequr nga ky zanat, duke pasur familje për të ushqyer.

Shqipëria është jo vetëm në agjendën time si program profesional po është në shpirtin tim. Unë e them gjithmonë, zgjohem dhe më zë gjumi me lajmet nga Shqipëria. Uroj sa më shpejt që të vij të këndoj në Shqipëri për publikun tim shqiptar dhe për të dhënë një mesazh për brezin e ri sepse kjo kohë heq çdo lloj shprese, çdo lloj ëndrre, duken gjërat të pamundura, po asgjë nuk është e pamundur. Siç dola unë, ashtu siç kanë dalë shumë artistë të tjerë. Askush nuk ia ka dalë pa vështirësi, duhet të vuash është ai rrugëtimi i vështirë që të kapësh atë ëndrrën. Sa më e madhe të jetë ëndrra aq më i vështirë është dhe rrugëtimi. Sa herë vij e këndoj në Shqipëri ose kur kam hapur dhe master klaset ku përpiqem të vij të jap kontributin tim me këngëtarët e rinj këtë gjë u them. Se i shoh nga njëherë të demotivuar, ose sikur nuk ka një shpresë për të ardhmen. Nëse e do një gjë aq fort, duhet një dedikim total, kushdo qofshin vështirësitë. Ato vështirësi të bëjnë më të ndjeshëm dhe ke çfarë thua, se artistë pa një shpirt të ndjeshëm e të torturuar nuk ka çfarë thotë në skenë, nuk rezonon dot me publikun. Siç e arrita unë ashtu mund të arrijë çdokush tjetër, sepse ajo puna, pasioni dhe nëse ti beso në mënyrë kaq të verbër, më besoni asaj forcës tënde të vullnetit për të arritur ëndrrën tënde dhe universi do të shtyjë për ta realizuar. Unë i besoj kësaj gjëje sepse më ka ndodhur.

Ky është një mesazh shumë i bukur….

Asnjë nuk duhet të humbasi shpresën, sepse asnjë nuk do të jetojë gjithmonë. Dhe nuk duhet të ndalojmë së ëndërruari. Ka punën pas krahëve, po asnjëherë nuk duhet të ndalojmë së ëndërruari. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com

“Nuk ka gjë më të lehtë se të korrësh duartrokitjet e maskarenjve”

Thënia nga më të vlefshmet nga vijnë nga vende të ndryshme të botës. Sot po ju sjellim këtë koleksion të urtësisë së kulluar nga vende të ndryshme.

Duke u nisur nga fakti që çdo lindje është e mundimshme do të ishte gabim të mendohej se edhe çdo mundim është një lindje.

Është e lehtë t’i urresh ata që nuk i njeh mirë.

Rrushi jep tre frute njëri pas tjetrit: kënaqësitë, dehjen dhe pendimin.

E shtyrë nuk do të thotë ende e anuluar.

Më e lagur se e lagura nuk mund të ketë.

Pronësia është e neveritshme në parimin e saj, dhe vrastare në pasojat e saj.

Kuturisja nuk njeh kufi.

Të gjitha komeditë përfundojnë me dasma.

Lotët e pleqve janë të tmerrshëm, aq sa ç’janë të natyrshëm lotët e fëmijëve.

Në mjekësi, karroca (automobil sot) nganjëherë është më e rëndësishme se dijet.

Nuk ka mirëkuptim më të madh në botë, se sa midis dy brendave të ngjashme.

Zogu njihet nga kënga.

Të dashuruarit i ngjajnë somnambulëve, ata shohin jo vetëm me sy, por me gjithë trupin.

Ndjenja e ironisë – garanci e fortë e lirisë.

Vuajtjet e thella nuk flasin.

Asgjë nuk vjen vetiu, asgjë nuk jepet më paradhënie, çdo gjë krijohet.

Dashuria? Është rruga më e shkurtër nga një zemër te tjetra: vijë e drejtë.

Fakti në vetvete nuk është asgjë; ai fiton vlerë vetëm në sajë të idesë me të cilën lidhet ose përforcon argumentin që i detyrohet.

Kushtëzimi duhet respektuar në të veçantën, rregulli në të përgjithshmen.

Vera për trupin, qeshja për shpirtin.

Korniza ku është futur guri i çmuar rrit çmimin, por jo vlerën e tij.

Uji i ndenjur është helmues.

Kudo që të ngjitet zogu me krahët e vet, nuk është shumë lart për të.

Të rrahurat dhe të sharat janë si ilaçet: ndjeshmëria ndaj tyre vjen duke u ulur shpejt dhe lind nevoja të dyfishohen dozat.

Korbi e gjen kërmën.

Në sheshin e tregut nuk rritet bari.

Të përkundërtat nuk janë në kundërshti me njëra-tjetrën, ata vetëm plotësojnë njëra-tjetrën.

Kurora mbulon shpesh herë një çaçkë boshe.

Më thuaj çfarë ha, të të them kush je.

Në të ardhshmen ne futemi bythambrapsht.

Dukuritë më tragjike nuk janë aspak edhe më seriozet.

Të gjesh është lehtë, vështirë është të thithësh të gjeturën.

Moda është e gjinisë femërore, ndaj edhe është aq kapriçoze.

Zemra…është një enë e shenjtë, plot me të fshehta.

Përrenjtë e vegjël janë të kaltër sepse janë të cekët.

Suksesi gjithnjë ka qenë pjellë e leximit.

Ambasadorët janë syri dhe veshi i shtetit.

Gjumi shpikje e mrekullueshme.

Shqipja, që çan retë me fluturimin e saj trimëror, pranë sipërfaqes së tokës fluturon ngadalë se dallëndyshja.

Përgjigja më e shkurtër është veprimi.

Kujdesi futet edhe në vrimën e çelësit.

Ku ka shumë dritë edhe hijet janë më të dendura.

Kur kafeja të derdhet në rroba, ajo nuk është më kafe, por papastërti.

Shija e pudingut njihet në të ngrënë.

Shtërzuan malet dhe lindën një mijë të mjerë.

Premtimet janë kurthe ku bien budallenjtë.

Ideali, ashtu si pema, duhet të lëshojë rrënjët thellë në tokë.

Miku më i madh dhe armiku më i madh i njeriut është përfytyrimi i tij.

Nuk ka gjë më të lehtë se të korrësh duartrokitjet e maskarenjve.

Debati – kripa e mendimit.

Vetia themelore e prozës së mirë është që ajo të jetë e natyrshme dhe ritmike, siç është frymarrja.

Margaritari nuk firon në baltë.

Ligësia është si mushka: kryeneçe dhe shterpë.

Të udhëtosh do të thotë të lindësh dhe të vdesësh minutë për minutë.

Tri gjërat nuk kthehen më kurrë: shigjeta e lëshuar, fjala e thënë dhe ditët e kaluara.

Nuk mjafton vetëm të kesh mendje të shëndoshë – rëndësi ka të dish ta përdorësh atë.

Risia është në mendjen krijuese dhe jo në natyrën e pasqyruar.

Çdo gjellëbërës lëvdon salcën e tij.

Errësira më e thellë është në orët para agimit.

Parfumet më të mira janë gjithmonë në shishka të vogla.

Uji që rrjedh jashtë vijës nuk shërben për të vënë në lëvizje mullirin.

Rëndësi ka hapi i parë.

Të shkurtosh distancën do të thotë të përshpejtosh kohën. Këtej e tutje ne nuk do të jetojmë më shumë, ne do të jetojmë më shpejt.

Kush lexon, ai di shumë; kush vrojton ai di, herë-herë, edhe më shumë.

Malli i ofruar, thuajse përgjysmë i shitur.

Vetëm intonacioni bind.

Gjithçka e saktë është e shkurtër.

Mendimi ngjizet në shpirt, si reja në ajër.

Gjenialiteti është aftësia për të parë të padukshmen, për të lëviz të pakapshmen, për të pikturuar ç’nuk ka formë.

Secilit sipas nevojave, prej secilit sipas aftësive.

E kemi vështirë të ndahemi me arë që e deshëm për aq kohë me zjarr.

Më e lehta dhe më e thjeshta shpesh herë kërkon shumë mund për t’u gjetur.

Gjumi ka gjithësinë, gjeografinë, gjeometrinë dhe kalendarët e tij.

Ku sheh syri dhe shkel këmba e të zotit të punës, atje edhe dheu rilind.

Hapi i atyre që prijnë është më i fortë se i atyre që vijnë pas.

Kush nuk lë gjë pa bërë, duhet t’i trembet çdo gjëje.

Duhet shumë thjeshtësi për të krijuar diçka të madhe.

Lumenjtë më të thellë rrjedhin me më pak zhurmë.

Favoret mbretërore nuk i përjashtojnë meritat, por nuk janë edhe provë e ekzistencës së tyre.

Rrallë fitojmë veti të cilat nuk na hyjnë në punë.

Konkretja s’është veçse abstraktja e bërë e zakonshme në saje të përdorimit.

Veprimi vërtetë është ai që kryhet duke mposhtur natyrën tënde, duke mposhtur egoizmin tënd.

Hapësira është simboli i pushtetit tim. Koha simbol i pafuqisë sime.

Era fik qiriun por ndez zjarrin.

Interesi flet në të gjithë gjuhët dhe i luan të gjitha rolet, duke përfshirë edhe atë të mosinteresit.

Pasionet janë oratorët e vetëm që bindin gjithmonë.

Njeriu më lehtë heq dorë nga leverdia se sa nga pasioni.

Duke plakur bëhesh më i çmendur dhe më i mençur.

Kryelartësisë nuk i pëlqen të jetë borxhlie, ndërsa sedrës nuk i pëlqen të paguajë.

E mirë zonja e shtëpisë – e mirë dhe vera.

Ai që është gjithmonë dhe me çdo gjë i kënaqur, nuk kënaq asnjeri.

Fisnikëria e shpirtit të bën borxhli.

Shkencëtar nuk është ai që jep përgjigjet e duhura, por ai që shton pyetjet e duhura.

Zogu, edhe kur ecën, duket që ka krahë.

Fatkeqësitë nuk e shkatërrojnë kaq shumë lumturinë, sa ç’e shkatërron trishtimi.

Të rrosh, do të thotë jo vetëm të ndryshosh por edhe të mbetesh vetvetja.

Nuk ka profesione të marra, ka njerëz të marrë.

Çudia më madhe është se dukuritë me të vërtetë të çuditshme mund dhe duhet t’i ndeshim çdo ditë.

Çdo shikues sjell në teatër akustikën e tij.

Që të pëlqehesh nuk është e domosdoshme të jesh i drejtë.

Kur fillon të tërhiqesh pas njerëzve të jashtëzakonshëm fillon dhe i takon ata kudo.

Nga të gjitha shkencat njerëzore, shkenca për njeriun është më e denja për njeriun.

Fundi varet nga fillimi.

Me sa duket, në botë nuk ka gjë që nuk mund të ndodhë.

Prometeu është shenjtori dhe martiri më fisnik në kalendarin filozofik. / KultPlus.com

Leonardo DiCaprio i shkruan letër Joe Bidenit

Leonardo DiCaprio i ka nënshkruar letër të hapur Presidentit të ri të Amerikës, Joe Biden duke e nxitur atë që ta konsiderojë si prioritet krizën klimatike.

Javën e kaluar, Presidenti Biden ktheu Shtetet e Bashkuara në Marrëveshjen e Parisit – një pakt ndërkombëtar për ta luftuar ndryshimin klimatik. Në vitin 2017, Donal Trump e kishte tërhequr Amerikën nga ajo marrëveshje.

“Tani është koha për ne që të ballafaqohemi me krizën klimatike”, ka shkruar DiCaprio në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram. “Sot, unë bashkohem me udhëheqësit botërorë nga biznesi, qeveria, puna dhe lëvizja mjedisore, duke i bërë thirrje Presidentit @JoeBiden të jetë udhëheqësi i klimës që na duhet dhe që e kërkon shkenca,” shtoi ai.

Në këtë postim, DiCaprio e bashkëngjiti letrën e tij drejtuar presidentit Biden, e cila u nënshkrua nga figura të shquara të industrisë së showbizit, klimës dhe shkencës.

“Punët që na presin janë të mëdha: nevoja për ta trajtuar krizën shkatërruese globale të shëndetit dhe krizat ekonomike, dhe nevoja për të bashkuar amerikanët për ta bërë këtë, është urgjente”, shkruhej në këtë letër. “Ndërsa shërohemi nga Covid-19 dhe rindërtojmë ekonominë globale, duhet të veprojmë edhe ndaj ndryshimeve klimatike. Në fakt, këto nuk janë misione të ndara; ato janë një dhe e njëjta. Kjo është dekada më vendimtare në historinë njerëzore për t’u përballur me krizën e klimës. Ju mund të kujtoheni si ‘presidenti i klimës’ që e çoi njerëzimin larg shkatërrimit. Ju mund t’i transformoni sistemet e energjisë në botë nga lëndët djegëse fosile në energji të pastër, ndërsa gjithashtu krijoni një bollëk të vendeve të punës, duke zvogëluar ndotjen e dëmshme dhe duke trajtuar pabarazinë ekonomike, racore dhe shëndetësore në proces. Zgjedhja për të bërë udhëheqje të guximshme na lejon të rikthehemi më mirë dhe më fuqishëm, duke ecur përpara drejt një bote të re të cilën mund të krijojmë së bashku. Duke u ribashkuar me Marrëveshjen e Parisit në ditën e parë të detyrës si president, ju i keni kthyer Shtetet e Bashkuara në drejtimin e duhur. Por, siç e keni deklaruar edhe ju, kjo nuk është e mjaftueshme dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta luftuar krizën klimatike”, ka përfunduar DiCaprio.

Ylli i kinematografisë ka qenë i zëshëm gjatë gjithë karrierës së tij, për problemet lidhur me ndryshimet klimatike. Ai e themeloi një fondacion në vitin 1998 me qëllimin për “t’i mbrojtur vendet e fundit të egra të botës”

Në 2019, DiCaprio takoi aktivisten për ndryshimet klimatike, adoleshenten Greta Thunberg, duke ju drejtuar asaj si ‘udhëheqësja e kohës tonë’.

“Historia do na gjykoj për atë që bëjmë sot për të garantuar që gjeneratat e ardhshme të mund ta shijojnë të njëjtin planet të jetueshëm të cilin ne e kemi marrë të mirëqenë. Shpresoj që mesazhi i Gretës të jetë një thirrje zgjimi për udhëheqësit botërorë kudo, që koha për mosveprim ka mbaruar”, kishte deklaruar aktori i njohur hollywoodian. /Koha.net / KultPlus.com

Faik Konica: Veset e pandreqshme të shqiptarëve

   

Rrëfimet e mbetura në letër mbi karakterin e shqiptarëve. Shënimet e grekëve, italianëve, turqve apo francezëve mbi shqiptarët.

Faik Konica

(Nga Uashingtoni, ai vazhdonte të hidhte në letër historinë e shqiptarëve, frymëzuar nga gjithë librat që kishte lexuar, por dhe nga përvoja personale. Fati nuk deshi që Konica t’i përfundonte këto shënime, por ato janë sot si dëshmi jo vetëm e një kohe dhe një mendjeje që ka kontribuar aq shumë për çështjen shqiptare, por dhe një mënyrë për të parë një tablo të jetës sonë në ato vite. Këto shënime do të botoheshin shumë më vonë në një libër “Shqipëria, kopshti shkëmbor i Europës Juglindore”, një libër që ia vlen t’i rikthehesh shpesh për të takuar idetë përparimtare të tij.)

Për të nisur hulumtimin në karakterin e shqiptarëve, Konica ndalet te një nga gjestet që mund të quhet i rëndë për një shqiptar dhe ai është ta quash “i pabesë”. “Më së pari duhet ditur se fyerja më e rëndë në Shqipëri, është ta quash tjetrin ‘i pabesë’. Shumë gjaqe kanë pasur si pikënisje akuzën për pabesi. Kjo s’do të thotë se në Shqipëri nuk ka njerëz të pabesë, por tregon nivelin e sjelljes dhe idealin që parapëlqehet më shumë. Është interesante të vihet në dukje se në Greqinë moderne fyerja më e rëndë është ta quash tjetrin “analfabet” ose “të trashë” a “të plogët”: ideali i fqinjëve jugorë të Shqipërisë nuk është karakteri, por zgjuarsia, shkathtësia. Një fjalë e urtë e përhapur në të gjithë Shqipërinë thotë: “Shqiptari për një plesht djeg jorganin”. Kjo tregon padurimin dhe rrëmbimin, vrullin e shqiptarit. Ndoshta proverbi e ka zanafillën tek këshilla e ndonjë udhëheqësi për të mos nisur luftime të kushtueshme për punë të kota. Një sjellje edhe më fisnike shpreh fjala e urtë “Kokë e falur nuk pritet”, që do të thotë se armiku i nënshtruar ose i zënë rob nuk vritet”, shkruan ai.

Historiani bizantin, Nikiforos Gregoras, i cili nuk mund të dyshohet për simpati ndaj shqiptarëve, e përforcon faktin se shqiptarët nuk i vrasin, as nuk i shndërrojnë në skllevër, armiqtë e mundur. Është e vërtetë se Gregorasi përmend edhe emrat e disa kombësive të tjera të Perandorisë Bizantine që ndjekin po atë etikë luftarake, por edhe shembuj të ndryshëm, që dëshmojnë të kundërtën, mund të gjenden në kronikat e Bizantit. “Sidoqoftë në kohët e reja, në mes të kombeve të Europës Juglindore, vetëm shqiptarët i kanë qëndruar besnikë traditës kalorësiake që ta falin armikun e mundur”, Duke folur për femrën, ai shkruan se “është diçka e ditur dhe e vërtetuar që në Shqipëri ‘gruaja gëzon paprekshmërinë’”. “Edhe në luftimet e gjaqet më të egra, gruan s’e trazon njeri. Kur dikush ka një armik, i cili ruan rastin t’i marrë hak, kur i duhet të udhëtojë, e ndien veten më të sigurt po të jetë i shoqëruar nga ndonjë grua; megjithëse kjo mënyrë veprimi quhet si jo burrërore. Edhe hajdutët e rrugëve i përmbahen këtij qëndrimi ndaj grave”, shkruan Konica.

Ai sjell në kujtesë një ngjarje që duhet të ketë ndodhur në vitet 1900 ku në shtypin botëror shkruhej për një ngjarje: treni ndërkombëtar “Orient Ekspres”, që udhëtonte nga Parisi në Stamboll, u sulmua nga kusarët e Thrakisë. Udhëtarët meshkuj u detyruan të linin trenin me gjithë plaçkat e veta. Ndërkaq kryetari i bandës u tha grave të zinin vendet ku ishin më parë në tren dhe disa herë me radhë u kërkoi të falur për shqetësimin. Nga urdhrat që u jepte shokëve të vet në gjuhën shqipe, u mor vesh kombësia e hajdutëve. “Shqiptarët, kur flasin për veten e tyre, krenohen duke thënë se kanë shumë cilësi të mira e virtyte. Kjo është një pikë e dobët që e ka çdo komb dhe opinione të tilla nuk kanë ndonjë vlerë. Përkundrazi thëniet dhe shprehjet popullore janë gjykime spontane; ndër to, si të thuash, një komb zihet në befasi. Ne do ta vazhdojmë gjurmimin tonë po në atë vijë dhe do të përpiqemi të japim mendimin e popujve të tjerë për shqiptarët”, shkruan Konica.

Ai veçon mendimin e turqve, për shkak të afërsisë së tyre pesëqindvjeçare me shqiptarët. “Të gjithë historianët turq bëjnë fjalë për kokëfortësinë shqiptare: ‘Arnaud iunud’ do të thotë ‘shqiptari kokëfortë (i papërkulshëm)’” dhe është një shprehje e zakonshme në kronikat e vjetra turke. Turqit mendojnë gjithashtu se shqiptarët janë gjaknxehtë. “E ka një dell shqiptari”, është një shprehje turke mjaft e përhapur. Sir James Sedhouse, që e ka përfshirë këtë shprehje në fjalorin e vet monumental turqisht-anglisht, jep këtë përkufizim në botimin e ri të vitit 1921: “Arnautligi tuttu” – filloi t’i lëvizë gjaku, flet a vepron, siç bën zakonisht një shqiptar, me vrull. Sipas mendimit të komandantëve të vjetër turq, është me të vërtetë trim dhe shumë i zoti për të sulmuar, për të pushtuar ndonjë vend me mësymje, por qëndron indiferent kur kushtet kërkojnë taktikë mbrojtëse. Shqiptari vlerësohet nga turqit si tip i zgjuar, por një historian turk i shekullit XVII, Ibrahim Peçevi, thotë se “Ajaz Pasha i përkiste racës shqiptare, e megjithatë ishte shumë i zgjuar”, shkruan ai.

Sipas mendimit të turqve, interesi për para është një karakteristikë tjetër e shqiptarit, i cili është gati të futet në aventurat më të rrezikshme, mjaft që të nxjerrë ndonjë përfitim. E kishin zakon të tregonin një anekdotë në kohën e Perandorisë së vjetër turke: E pyetën shqiptarin një herë “a do të shkosh në ferr?” dhe ai u përgjigj “Sa është rroga atje?”.

Ndërsa grekët kanë një tjetër mendim për shqiptarët. Në gjuhën popullore greke, takojmë dy shprehje për shqiptarët. “Një kokë shqiptari” thuhet për një njeri të papërkulshëm e kryeneç. Kur dikush vuan nga hallet që i kanë rënë përsipër, miqtë e ngushëllojnë duke i thënë “hajt se Zoti nuk është shqiptar”, që do të thotë se Zoti është i mëshirshëm.

“Kjo akuzë për mizori kuptohet fare mirë po të shikohet në dritën e historisë: grekët për qindra vjet me radhë i kanë njohur shqiptarët vetëm si pushtues, si kusarë që u plaçkitnin qytetet bregdetare, si ushtarë të dërguar ndër ekspedita ndëshkimore, si xhandarë ose si mbledhës taksash. Grekët nuk patën rast të njohin anën njerëzore të shqiptarëve”, shkruan Konica.

Ajo çfarë e çudit atë janë italianët. “Italianët – dhe kjo të çudit shumë – megjithëse kanë pasur vazhdimisht marrëdhënie të ngushta dhe të afërme me shqiptarët, kanë vetëm një shprehje në lidhje me këtë popull. Edhe kjo nuk është diçka në favor të shqiptarëve. Shprehja “far l’albanese” mund të gjendet në të gjithë fjalorët e mirë të italishtes, si për shembull, në atë të Nikola Zingarelit (Nicola Zingarelli). Përkthimi fjalë për fjalë i shprehjes është “të hiqesh si shqiptar”, kurse kuptimi është tjetër “bëj sikur s’kuptoj; hiqem sikur nuk di gjë”, shkruan ai.

Ndërsa francezët gjithnjë kanë pasur marrëdhënie të ngushta me shqiptarët, princat e familjes së Kapetëve kanë mbretëruar në Shqipëri për afro njëqind vjet. Një shprehje që mund të takohet në kronikat e vjetra është kjo: “fier comme un albanais” – krenar si shqiptar. Edhe banorët e Ishujve Britanikë do ta kenë vizituar shpesh Shqipërinë në kohën e kryqëzatave, gjatë rrugës së tyre për në Tokat e Shenjta. Këtë itinerar ndiqnin edhe popujt e tjerë, mbasi rruga që kalonte nëpër Shqipëri ishte më e sigurta në atë kohë, kur udhëtimi për det, me anije të vogla, paraqiste rrezik.

Por këto vizita, në kalim e sipër, nuk kanë lënë gjurmë në histori. Për një grup anglezësh në Shqipëri bëhet fjalë vetëm në vitin 1457. Në këtë vit, një fisnik anglez me një kompani detarësh, erdhi në Shqipëri për të ndihmuar Skënderbeun në luftën kundër turqve. Nga këta ushtarë të guximshëm anglezë një pjesë e mirë u kthyen të gjallë në atdhe, i cili në atë kohë ishte i trazuar nga Lufta e dy Trëndafilave dhe nuk dihet çfarë përshtypjesh u la Shqipëria. Por, tre a katërqind vjet më vonë, anglezët, pasi pushtuan ishujt e Detit Jon, hynë në marrëdhënie të mira për një kohë të gjatë me Shqipërinë.

“Ata na kanë lënë disa vëzhgime të mprehta dhe të shkëlqyeshme mbi karakterin e shqiptarëve. Këto përshtypje, herë janë, herë nuk janë në favor të shqiptarëve, por vlejnë për sinqeritetin e tyre, mbasi shqiptarët për të cilët bëhej fjalë në ato studime ishin analfabetë e prandaj të paaftë të falënderonin ose të protestonin për sa thuhej rreth tyre”, shkruan Konica.

Villiam Martin Lik , i cili e filloi karrierën e vet si inxhinier ushtarak dhe e mbylli si arkeolog klasik, studimet e të cilit edhe pas një shekulli studiohen me nderim nga dijetarët, flet më se një herë në librat e vet për karakteristikat e shqiptarëve. “Plutarku na vë në dijeni. – thotë Lik, – se Pirroja ishte një oborrtar i shkathët dhe që në rini përpiqej të fitonte miqësinë e njerëzve të fuqishëm. Ky është në përgjithësi karakteri i shqiptarëve. Ata përpiqen me çdo mënyrë të sigurojnë mbrojtjen e eprorëve të tyre dhe u qëndrojnë besnikë, kur paguhen rregullisht. Kryengritjet e tyre të shpeshta zakonisht shkaktohen nga sjellja e pabesë e zyrtarëve, të cilët ndërmarrin disa punë pa siguruar më parë mjetet e duhura financiare. Shqiptarët, duke qenë zakonisht më të varfër se turqit, janë të kufizuar në kërkesat e veta, janë më të qëndrueshëm e të durueshëm, janë më të regjur me vështirësitë që në moshë të njomë”.

Në një vend tjetër, koloneli Lik shpreh këtë mendim: “Ndërsa turku krenar dhe përtac dhe fshatari i varfër grek paraqiten shpeshherë pa pikë energjie, si pasojë e shtypjes dhe e varfërisë së vazhdueshme, këta shqiptarët dallohen për veprimtarinë e tyre të palodhur. Ata i zinin të parët pikat më të larta anës udhës, sikur ishin në garë cili do të ngjitej i pari. Të gjitha pyetjeve në lidhje me topografinë u përgjigjeshin me zgjuarsi, lejen për të shikuar me teleskopin tim e quajnë si një shpërblim të madh. Nuk ka dy gjëra në këtë botë që ndryshojnë më tepër në mes tyre se sa zakonet, (sjelljet) e shqiptarëve me ato të osmanllnëve. Këta të fundit janë qeniet më flegmatike dhe të plogëta të njerëzimit, përveç rasteve kur i nxit diçka e jashtëzakonshme.

Por, për Konicën, një ndër karakteristikat kryesore të shqiptarëve, që asnjë studiues i huaj nuk e ka vënë re, është individualizmi.

Një dijetar gjerman, dr. Herbert Louis, i cili, siç e kemi thënë edhe më parë, ishte ngarkuar nga qeveria shqiptare të studionte topografinë e vendit, deklaron se në Shqipëri nuk ekziston kuptimi i fjalës turmë. “Një nga përshtypjet më të forta, – deklaron dr. Louisi – që më ka mbetur nga shqiptarët, është ajo që te secili prej tyre, vihet re një njeri me besim të madh në vetvete. Çdo individ, qoftë i zgjuar ose budalla, ka një aftësi të dukshme për të vendosur vetë dhe është mësuar të trajtojë pasurinë dhe jetën e vet në mënyrë praktike. Në një situatë të paqartë, secili jep një gjykim dhe është i gatshëm për nisma të guximshme. Me fjalë të tjera, në Shqipëri nuk ekzistojnë masa indiferente”.

“Kjo mungesë e frymës së turmës ka pasur pasoja fatale për unitetin e Shqipërisë, pasi secili përpiqej të merrte pjesë drejtpërsëdrejti personalisht, pa ndërmjetës ose të deleguar, në diskutimin e punëve publike. Ideja e shtetit për shqiptarin nuk kalonte përtej caqeve të qytetit ose përtej maleve ku banonte. Ashtu si për grekët e vjetër dhe për italianët e mesjetës, ideali i shqiptarit ishte ai i një qyteti shtet. Në rastet kur çështja kombëtare kërkonte unitet veprimi, vetëm mbas diskutimesh pa fund arrihej të merreshin masa të përbashkëta, por edhe këto shumë herë tepër me vonesë. Nëse Shqipëria u nënshtrua nga të huajt në të kaluarën, gjithmonë ndodhte për fajin e një qëndrese të pakombinuar”, shkruan Konica.

Ajo çfarë është interesante sipas tij, është dhe fakti se shqiptari, megjithëse shumë i pavarur dhe individualist, për të mos iu nënshtruar ndikimit të huaj kundër vullnetit të vet, prapëseprapë ka besim të madh në përparësinë që i takon atij që ka lindur në një familje të fisme. Ai sjell si shembull një ngjarje nga historia e kryengritjeve shqiptare, kur trazirat shkaktoheshin vetëm për shkak se caktohej si sundimtar ndonjë njeri nga familje e panjohur (pa emër). “Jo shumë kohë më parë (për të qenë të saktë, në vitin 1896) Sulltani kishte emëruar një sundimtar të përgjithshëm në Shqipërinë e Veriut, por popullsia ngriti krye, rroku armët dhe shprehu pakënaqësinë që do të sundohej nga një njeri me prejardhje familjare të rëndomtë. Një gazetar frëng i kohës vuri në dukje se “këta shqiptarët kanë një mënyrë të menduari si Montomorensia” (Duka i Montmorency, të cilit ia prenë kokën më 1632).Por qëndrimi shqiptar e ka burimin gjetiu: mbështetet në përvojën që “njeriu i ri”, njeriu i pafis (homo novus), shpesh nuk di ta përmbajë veten. Në Shqipëri dëgjohet ky proverb popullor “Kur bëhet jevgu pasha, më parë vret të atin”. Kjo shprehje popullore e shqipes është varianti i proverbit të anglishtes “Po i hipi kalit një lypës, do t’i grahë sa t’i nxjerrë shpirtin”.

Urrejtja është një tjetër. Prandaj përzierja e një autoriteti qendror në liritë lokale dhe individuale shikohet si një dhunë, ligjet që nxjerr ai autoritet qendror quhen në esencë si të padrejta dhe shkelja e tyre, sado e rëndë që të jetë, konsiderohet vetëm si një sjellje e pahijshme. Për më tepër, prej njëfarë qëndrimi patriarkal ndaj jetës, ngurron të marrë masa të rënda ndëshkimore. Dënimi me vdekje shikohet kudo si diçka e urryer, dhe është për t’u vënë në dukje se edhe në ditët tona, ashtu si në të kaluarën, nuk gjen dot njeri në Shqipëri që të bëjë punën e xhelatit. Për të zbatuar dënimet me vdekje të gjykatave, policia detyrohet të pajtojë ndonjë jevg, i cili, pas shumë protestash, e kryen detyrën, natyrisht jo si profesionist, por si diletant, gjë kjo që ia zgjat vuajtjet viktimës”, shkruan Konica.

Ndërsa një nga karakteristikat fatkeqe të shqiptarëve dhe që zë vend të dukshëm, është mungesa e plotë e idealizmit tek ata. Në një vend ku njeriu vdes aq me lehtësi në grindje të ndryshme, nuk është dëgjuar të vdesë kush për një ideal a për një çështje (kauzë). Kjo ndihmon të shpjegohet fakti përse Shqipëria nuk e fitoi lirinë më parë dhe ka një numër kaq të paktë dëshmorësh të rënë për pavarësinë kombëtare. Aktet e devotshmërisë dhe të guximit, që kanë shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve, mund të përdoren si argument për të përgënjeshtruar thënien time. Por, devotshmëria e egër ndaj traditave të vendosura dhe ndaj kanunit shekullor të nderit, janë më tepër veprime mekanike dhe për t’i kryer nuk nevojitet të vihet në rrezik jeta në mënyrë të vullnetshme për një ideal të zgjedhur lirisht. Ndërsa mikpritja është një virtyt tashmë i pranuar nga të gjithë.

Konica thotë, se “shqiptarët nuk kanë prirje të flasin shumë”. Këtë gjë e vë re dhe shkrimtari frëng Hiasent Hekar (Hyacynthe Hecquard), i cili, si konsull i Francës në Shkodër për shumë vjet me radhë, arriti ta njihte mirë Shqipërinë e Veriut, e vë në dukje shkurtësinë plot dinjitet të fjalimeve në kuvendet popullore.

Jeta seksuale e shqiptarëve

Për jetën seksuale të shqiptarëve mund të thuhet fare pak në një libër të destinuar për publikun e gjerë. Disa vese nuk janë të panjohura ndër qytete, megjithëse janë fryti i ndikimeve të huaja; porse vështirë të gjendet në botë një popullsi me zakone më të pastra se ajo e fshatarëve dhe malësive të Shqipërisë. Pafajësia e popullit të thjeshtë dëshmohet edhe nga një zakon i çuditshëm që ka mbetur deri vonë e nuk është zhdukur ende plotësisht. Përpara martesës (dhe nusja është zakonisht pesëmbëdhjetë deri më shtatëmbëdhjetë vjeçe, kurse dhëndri nëntëmbëdhjetë deri njëzetenjë) një burrë i moshuar, pjesëtar i familjes, do t’i shpjegonte bashkëshortit të ardhshëm anën fizike të martesës, ku do të shënonte me shkumës, me qymyr ose me ndonjë lëndë tjetër ngjyruese një rreth të vogël përqark “depilata virginis pudenda, ut iuvenis inexpers introitum facilius inveniat”.

Në disa krahina të Shqipërisë ekziston një besëtytni në lidhje me seksin e ujërave. Disa ujëra quhen “mashkullore” dhe besohet se kanë veti afrodiziake për burrat; disa ujëra të tjera janë “femërore” dhe mendohet se ushtrojnë të njëjtin efekt te femrat; kurse një lloj uji tjetër është “asnjanës”. Një burrë, me arsim, më tregoi se një herë kishte shkuar për punë nga qyteti i lindjes Gjirokastër në një fshat gjashtë orë larg. Sapo arriti aty piu një gotë ujë nga një burim dhe menjëherë pas kësaj diçka e shtyu të kthehej në shtëpi dhe të takohej me të shoqen. Ai ua tregoi shokëve këtë ndjenjë të çuditshme dhe ata e pyetën, duke qeshur, nëse kishte pirë ujë nga një farë burimi. Unë e ndërpreva bashkëbiseduesin, duke e pyetur a e dinte më parë çfarë mendohej për ato ujëra. “E mora vesh çfarë doni të nxirrni me këtë pyetje, ma ktheu ai – doni të dini se mos isha ndikuar nga sa kisha dëgjuar për ato ujëra; jo, deri atë ditë nuk kisha dëgjuar asgjë për efektin e tyre”. Ai shtoi se, meqë e kishte kthyer kalin në Gjirokastër dhe i kishte urdhëruar shërbyesit të vinin e ta merrnin pas tri ditësh, u kthye më këmbë në qytet sa më shpejt që mundi. / Konica.al/ KultPlus.com

Buxhovi: Bashkimi kombëtar mund të projektohet në kuadër të unionit të dy shteteve shqiptare

Nga Jusuf Buxhovi

Mesazhi i ambasadorit amerikan në Kosovë Kosnett rreth asaj se ushtarët amerikanë nuk kanë vdekur as për Shqipërinë e Madhe e as për Serbinë e Madhe, duhet kuptuar drejt në aspektin e pragmatizmit politik dhe diplomatik, por edhe si vërejtje serioze ndaj veprimeve që rrezikojnë interesave amerikane në Kosovë.Aspekti i pari ka të bëjë me atë se Kosova si shtet i pavarur është projekt perëndimor (kryesisht amerikan), për të cilin shtetet perëndimore në krye me SHBA-të ndërhynë ushtarakisht ndaj Serbisë duke anashkaluar edhe të drejtën ndërkombëtare.Ndërsa aspekti i dyti ka të bëjë me atë se hapja e kësaj çështjeje kuturu siç po bëhet nga disa politikanë të papërgjegjshëm në Prishtinë dhe Tiranë për qëllime zgjedhore, mund t’i shkojë për shtati vetëm Rusisë dhe aleatëve të saj të cilët po punojnë me ngulm që me tema të tilla, të destabilizohet rajoni, prej nga mandej, në dobi të tyre, mund të imponohen rikonfigurime të tjera gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Natyrisht se nga pikëpamja historike, kontekstet e ideologjive të shekullit të kaluar, ku nacionalizmi ka ushqyer projektet shtetmëdha, siç ishte krijimi i Serbisë, Greqisë, Bullgarisë, që shkuan në dëm të çështjes shqiptare, po qe se rikthehen me retorikën e “bashkimeve kombëtare”, qoftë edhe nën pretekstet e “marrëveshjeve historike me Serbinë”, siç ndodhi kohë më parë nga Thaçi, Vuçiçi dhe Rama, rrezikojnë drejtpërdrejt shtetin e Kosovës – të arriturën më të madhe të shqiptarizmit në këtë shekull, për ç’gjë, kundërshtimi i vendeve kryesore evropiane (Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe) edhe ndërhyrja amerikane kundër saj, ishte e pritshme.Andaj, sot më shumë se kurrë retorika e “bashkimit kombëtare”, duhet të zhvendoset nga rrafshi i keqpërdorimit politik, për t’u vendosur te ai politik-diplomatik, që nuk mund të jetë tjetër pos te opsioni i një unionit të mundshëm i dy shteteve shqiptare, me mjete demokratike dhe në çatinë e përbashkët evropiane, gjithnjë në bashkëpunim dhe bashkëveprim me aleatët perëndimore, veçmas me SHBA-në dhe NATO-n. Të tjerat, mund të jenë vetëm saltomortale, që do t’i shkonin për shtati Beogradit dhe Rusisë! / KultPlus.com

Apple rimerr titullin e brendit më të vlefshëm në botë

Gjiganti amerikan i pajisjeve teknologjike, Apple, e ka marrë përsëri titullin e brendit më të vlefshëm në botë, për herë të parë që nga viti 2016.

Një kompani e pavarur për vlerësimin dhe strategjinë e brendeve tha të martën se Apple u kthye në vendin e parë duke iu falënderuar strategjisë për zgjerimin e kompanisë në fushën e shërbimeve digjitale përtej telefonave iPhone.

Apple i kaloi kompanitë Amazon dhe Google pasi vlera e brendit u rrit për 87 për qind dhe shkoi në 263.4 miliardë, tha kompania “Brand Finance” në raportin e këtij viti, të quajtur “Global 500”, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.https://cas.criteo.com/delivery/afr.php?ptv=103&abp=1&zoneid=1409947&cb=87110477428&nodis=1&charset=UTF-8&dc=3&atfr=0&loc=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fapple-rimerr-titullin-e-brendit-me-te-vlefshem-ne-bote%2F

“Nën udhëheqësinë e Tim Cookut, sidomos në pesë vjetët e fundit, Apple filloi të përqendrohet në zhvillimin e strategjive të rritjes mbi dhe përtej iPhone-it”, thuhet në këtë raport.

Në vendin e dytë ndodhet kompania Amazon, me vlerë të brendit prej 254.2 miliardë dollarësh dhe rritje prej 15 për qind. Në raport thuhet se kjo kompani ka përfituar në masë të konsiderueshme nga pandemia dhe rritja e kërkesës për tregti në internet pas mbylljes së dyqaneve.

Në vendin e tretë ndodhet kompania Google me 191.2 miliardë vlerë të brendit. Kjo kompani shënoi rritje për vetëm 1 për qind. Në raport thuhet se për shkak të pandemisë, Google për herë të parë ka shënuar rënie të të hyrave. / KultPlus.com

Laver Bariu, ustai i madh i sazeve të Përmetit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përkujtoi sot ndarjen nga jeta të Laver Bariut, artisi që u cilësua si Ustai i madh i sazeve të Përmetit.

“Ustai i madh i sazeve të Përmetit, artisti ynë i jashtëzakonshëm Laver Bariu, është përjetësuar si një ndër shprehësit më të fuqishëm të halleve, derteve dhe gëzimeve të popullit tonë”, u shpreh presidenti Meta.

“Kryeveprat frymëzuese muzikore, që na la trashëgim, i përkasin çdo epoke dhe tingujt e kabave të tij të papërsëritshme me klarinetë, do të jetojnë sa të ketë shqiptarë! I paharruar kujtimi i Usta Laverit”, tha Meta.

Laver Bariu (lindi në Përmet më 2 maj 1929, vdiq me 26 janar 2014), ishte personalitet i shquar i muzikës popullore shqiptare si muziktar popullor me gërnetë dhe si këngëtar. Themelues dhe drejtues i Sazeve të Përmetit të njohura në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj.

Ai mund të cilësohet si i fundit prej Ustallarëve të traditës së madhe të sazeve të Shqipërisë së Jugut. Sazet e Usta Laverit janë formacioni më i kompletuar i Sazeve të Jugut për periudhën ndërmjet viteve 1950-1990. / atsh/ KultPlus.com

RrGK u bën thirrje partive politike të përmbahen nga gjuha kërcënuese dhe ofenduese

Rrjeti i Grave të Kosovës ka bërë thirrje që procesi zgjedhor të jetë brenda rregullave kushtetuese, frymës demokratike dhe çdo mospajtim të adresohet përmes rrugëve institucionale, e asnjëherë përmes ofendimeve e kërcënimeve personale.

Përmes një komunikate për media nga RrGK është thënë se qytetarët duhet të njoftohen me specifikat e secilit program, mirëpo, në vend të kësaj jemi dëshmitarë të një gjuhe kërcënuese dhe seksiste.

“Kjo gjuhë konsiderohet ofenduese ndaj qytetarëve dhe si e tillë është e papranueshme dhe duhet dënuar”, është thënë tutje.

Njoftimi i plotë:

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) është duke përcjellë në vazhdimësi diskursin publik të partive politike në këtë kohë të parafushatës për zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen më 14 shkurt 2021.

Në këtë periudhë e gjithë vëmendja e qytetarëve është e kthyer drejt skenës politike dhe asaj se çka ofrojnë partitë për përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme. Në këtë kohë, qytetarët duhet të njoftohen me specifikat e secilit program, mirëpo, në vend të kësaj jemi dëshmitarë të një gjuhe kërcënuese dhe seksiste. Kjo gjuhë konsiderohet ofenduese ndaj qytetarëve dhe si e tillë është e papranueshme dhe duhet dënuar.

RrGK bën thirrje që ky proces zgjedhor të jetë brenda rregullave kushtetuese, frymës demokratike dhe çdo mospajtim të adresohet përmes rrugëve institucionale, e asnjëherë përmes ofendimeve e kërcënimeve personale.

Le të kujtojmë se po kalojmë një gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore në përballjen me pandeminë COVID-19 dhe organizimin e zgjedhjeve në këtë periudhë, andaj edhe kjo situatë do të duhej të shihet nga partitë si përgjegjësi dhe obligim shtesë.

RrGK, ashtu sikurse përgjatë viteve të kaluara, me punë dhe aktivizëm përpiqet për një Kosovë ku gratë dhe burrat janë të barabartë dhe kanë mundësi të barabarta në jetën shoqërore, prandaj, në përputhje të plotë me këtë vizion, RrGK kërkon përgjegjësi publike për çdo veprim, i cili ndikon në realizimin e këtyre objektivave jetike për mirëqenien e të gjitha grave në Kosovë, e rrjedhimisht të gjithë shoqërisë. / Gazeta express/ KultPlus.com

Sot, për Ditën e Kinemasë në Cineplexx, çmimet e biletave duke filluar nga 2,80€

Në Cineplexx dita e martë shënon Ditën e Kinemasë, e cila është ditë e rezervuar për çmime më të ulëta të biletave, ku çmimet e tyre fillojnë nga 2,80€.

Dita e martë është dita që kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, ka rezervuar për filmdashësit, duke ofruar çmime më të lira të biletave, duke filluar nga 2,80€ për filmat 2D, dhe 3,60€ për filmat 3D. Me zbritje në të dy kinematë, në Prizren dhe Prishtinë, sot mund t’i shikoni 8 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 15:00 deri në ora 19:00 në kinemë në Prishtinë, ndërsa deri në ora 21:30 në kinemanë në Prizren. Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni sot me çmime të zbritura në Cineplexx janë:

1) The Marksman
Ylli i njohur Hollywood-ian Liam Nesson rikthehet në ekranet e mëdha me filmin The Marksman, që këtë të enjte arrin në Cineplexx si premierë e javës. Filmi nën regjinë e Robert Lorenz, dhe me aktorë të njohur si Liam Nesson dhe Kathryn Winnick, Theresa Luiz, flet për një një fermer në kufirin e Arizonës i cili bëhet mbrojtësi i një djali të ri meksikan i cili arratiset me dëshpërim nga vrasësit e kartelit që e kanë ndjekur atë në SH.B.A.

2) Wonder Woman 1984
Në vitet 1980 aventura e rradhës e Wonder Woman e gjen atë përballë dy armiqve të rinj: Max Lord dhe Cheetah. Në film, rikthehet në rolin e saj aktorja e njohur Gal Gadot, ndërsa përveç saj, në film luajnë aktorët e famshëm si Kristen Wiig, Robin Wright, Pedro Pascal, ndërsa si regjisore e filmit rikthehet Patty Jenkins, të cilën po e ndjek suksesi që kur filmi i parë i Wonder Woman entuziazmoi fansat.

3) The Stand In
Historia e një aktoreje komedie të pakënaqur ku vendos t’i ndërroj vendet me një vajzë ambicioze e cila ngjan shumë me të. Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqet edhe komedia 10 Days without Mom, Bye Bye Morons, drama familjare Come Away, aksioni The Doorman ndërsa nga filmat familjarë po shfaqen ende The Elfkins, Trolls World Tour si dhe Yakari, A Spectacular Journey.

Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren me orarin e ri, nis punën nga ora 15:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu (e lidhni me këtë link: https://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-i-filmave/)

Branagh në rolin e Boris Johnson në një serial mbi pandeminë

“This sceptred isle” është titulli i serialit të njoftuar nga Sky në Londër me Kenneth Branagh në rolin e Boris Johnson.

“Pesë seritë, filmimi i të cilave është shumë pranë, do të tregojnë kryeministrin, qeverinë dhe vendin që përballen me valën e parë të pandemisë globale”, tha Sky.

Transmetimi do të jetë në Sky Atlantic vitin e ardhshëm.

Branagh, aktor i rafinuar shekspirian, yll i filmave të suksesshëm si “Vrasje në Orient-Express” i Agatha Christie dhe së fundmi personazhi negativ i “Parimit” të Christopher Nolan do të drejtohet nga Michael Winterbottom.

Ky i fundit tha se do të përqendrohet “në përpjekjet e shkencëtarëve, mjekëve dhe politikëbërësve për të na mbrojtur nga virusi”.

Vetë Johnson u godit nga virusi dhe u shtrua në spital.  Politika e tij në fillim të pandemisë është kritikuar ashpër. Dhe nuk është hera e parë që ajo përfundon në një film.

“Channel 4 ka transmetuar një program të quajtur “Brexit: The Uncivil War” me Benedict Cumberbatch, i cili luan Dominic Cummings, strategu i fushatës “Voto largimin”./ atsh/ KultPlus.com

Rinovohet nënkalimi në Kalabri, Ahmeti: Arti në hapësirat publike i jep jetë Prishtinës urbane

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se kanë përfunduar të gjitha punimet e rinovimit të nënkalimit në Kalabri përballë Qendrës Klinike Universitare.

Ai ka thënë se arti në hapësirat publike i jep jetë Prishtinës urbane.

Derisa ka bërë të ditur se punime për rregullim dhe renovim po bëhen edhe te nënkalimet në Kalabri/Dardania, te Xhamia e Llapit dhe në Bardhosh.

Shkrimi i tij i plotë:

Arti në hapësirat publike i jep jetë Prishtinës urbane e kur aplikohet në hapësirat e nënkalimeve i bën më atraktive për të i shfrytëzuar.

Tashmë kanë përfunduar të gjitha punimet e renovimit të nënkalimit në Kalabri përballë Qendrës Klinike Universitare, pjesë e projektit të Drejtorisë për Shërbime Publike që filloi vitin e kaluar.

Punime për rregullim dhe renovim po bëhen edhe te nënkalimet në Kalabri/Dardania, te Xhamia e Llapit dhe në Bardhosh.

Shfrytëzimi i nënkalimeve është i rëndësishëm dhe ndikon në rritjen e sigurisë të këmbësorëve, sidomos në pjesët e Prishtinës ku kemi qarkullim të madh të trafikut. / KultPlus.com