25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

   

Komeditë romantike gati kanë vdekur, por sa mirë që njëherë e një kohë (jo shumë larg nga sot), në vitet `90 patën lulëzimin. 

Meqë jemi në prag Shën Valentini e meqë kjo ditë nuk duhet festuar vetëm në 14 shkurt, fillo dhe shiko çdo ditë nga një film romantik.

Disa janë më aktualë, të tjerë të vjetër klasik, por të gjithë janë të ndërtuar mbi histori dashurie romantike. 

Lista është krijuar nga vetë lexuesit e Vanity Fair dhe nga tani e ke në dorë edhe ti.

My Big Fat Greek Wedding (2002). / Tiranapost.al / KultPlus.com

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

Something’s Gotta Give (2003)

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

Kissing Jessica Stein (2002)

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

How to Lose a Guy in 10 Days (2003)

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

Some Kind of Wonderful (1987)

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

Annie Hall (1977)

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

Much Ado About Nothing (1993)

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

Amélie (2001)

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

The Apartment (1960)

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

Four Weddings and a Funeral (1994)

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

Moonstruck (1987)

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

The 40-Year-Old Virgin (2005)

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

Down with Love (2003)

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

His Girl Friday (1940)

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

My Best Friend’s Wedding (1997)

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

Sleepless in Seattle (1993)

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

Broadcast News (1987)

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

It Happened One Night (1934)

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

Notting Hill (1999)

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

Groundhog Day (1993)

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

10 Things I Hate About You (1999)

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

Bridget Jones’s Diary (2001)

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

Clueless (1995)

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

You’ve Got Mail (1998)

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

When Harry Met Sally (1989)

25 filma për ta festuar Shën Valentinin para kohe

Biden: Nuk doja të bëhesha president, por ragbist!

Kur isha i ri nuk ëndërroja të bëhesha president, por të luaja si sulmues në ragbi, në NFL, liga profesioniste e futbollit amerikan, deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden në intervistën e tij të parë televizive në CBS, me rastin e ngjarjes sportive të vitit në SHBA, Super Bowl.

“Unë kisha një ëndërr në sirtar dhe nuk duhej të isha president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por duhej të isha një sulmues i NFL-së”, theksoi ai.

Biden luajti futboll amerikan në shkollën e mesme në Delaware dhe në vitin 2008 ish-trajneri i tij zbuloi për “New York Times” që Biden ishte një nga më të mirët në ekip dhe, në rolin e tij, më i miri që kishte parë ndonjëherë në 16 vjet karrierë.

Biden ka luajtur edhe në ekipin e Universitetit të Delaware./atsh/ KultPlus.com

Albumi i ardhshëm i Zara Larsson-it i inspiruar nga muzika e grupit ‘ABBA’

Këngëtarja e njohur suedeze me famë botërore, Zara Larsson, ka bërë të ditur se muzika e albumit të saj të ardhshëm me titull, “Poster Girl”, është inspiruar nga grupi legjendarë i muzikës pop “ABBA”.

Ylli i hitit “WOW” pritet ta lansojë albumin e tretë të incizuar në studio, më 5 mars të këtij viti, dhe në një intervistë të fundit këngëtarja ka zbuluar se me muzikën e re, i ka përqafuar rrënjët e saj suedeze dhe ka gjetur inspirim nga artistët, muzikën e së cilëve e ka dëgjuar si fëmijë.

“Unë jam inspiruar nga legjendat e popit në Suedi, si ‘ABBA’, Roxette dhe Robyn. Jam vërtetë krenare me trashëgiminë time të muzikës pop. Një gjë të cilën e kam kuptuar është se, për mua, muzika pop ka qenë gjithmonë një formë e arratisjes. Tani i kemi rrjetet e ndryshme sociale si Tik Tok dhe Instagram, të cilat ju tërheqin dhe ju largojnë nga realiteti, por kur unë isha fëmijë, muzika pop ishte forma e vetme për mua që të arratisesha nga jeta e përditshme. Mbaj mend se e shikoja veten në pasqyrë dhe shtiresha sikur isha dikush tjetër. Mendoj se kjo ka ndikuar në dëshirën time për t’u marrë me muzikë dhe për t’i argëtuar njerëzit”, transmeton KultPlus.

Larsson ndër të tjera ka treguar se tema kryesore e këtij albumi, i cili vjen pas atij të vitit 2017, “So Good”, është dashuria. Këngëtarja 23-vjeçare e pranoi se në realizimin e këtij incizimi, ka pasur shumë më shumë ndikim dhe kontroll.

Ylli i hitit “Ain’t My Fault” është në lidhje dashurie me modelin, Lamin Holmén, dhe me shumë entuziazëm tregoi se po ndihet më e lumtur dhe e dashuruar se kurrë, dhe pikërisht kjo ndjenjë e ka ndihmuar ta përballojë pandeminë e koronavirusit.

“Do të tingëllojë paksa klishe por jam shumë e dashuruar dhe e lumtur. Dhe kjo më ka ndihmuar ta tejkalojë gjithë këtë situatë. Asnjëherë më parë nuk kam ndjerë dashuri të këtillë. Nuk di si ta shpjegoj këtë pa tingëlluar qesharake, por thjeshtë jam shumë e dashuruar. Askush nuk mund të jetë i fuqishëm duke qenë vetëm, veçanërisht gjatë situatave të këtilla, prandaj mendoj se të qenit në një lidhje të lumtur më ka ndihmuar shumë”, ka përfunduar Larsson.

Zara Larsson debutoi në tregun ndërkombëtarë në vitin 2013, duke u shndërruar menjëherë në një artiste shumë të dashur nga publiku dhe shumë të kërkuar për bashkëpunime nga yjet e muzikës. Ndër vite ka realizuar hite të mëdha të tilla si “Uncover”, “Ain’t My Fault”, “Lush Love”, “This One’s For You” dhe të tjerë. / KultPlus.com

Del nga shtypi “Kosova – histori e shkurtër” nga Jusuf Buxhovi

Vepra voluminoze “KOSOVA” në tetë vëllime, e botuar midis viteve 2012-2018 dhe e përkthye në anglisht, botohet si libër-sintezë me titullin “Kosova – histori e shkurtër”, përcjellë KultPlus.

Autori është përcaktuar që versioni i shkurtër i “Kosovës” nga 5600 faqe në 928 faqe të përmbushë kriteret shkencore, pra të ripunimit dhe të plotësimit të disa tezave të shtruara, por edhe të formulimit të tyre pragmatik për nevojat praktike që ofron një libër i vetëm. Në këtë aspekt, autori duke u fokusuar te Dardanët dhe të Dardania si qendër e antikitetit në Ilirik dhe më gjerë, rikonfirmon identitetin kulturor, shoqëror dhe politik të botës së Arbnit në rrethanat e Bizantit si bosht të të gjitha zhvillimeve, që solli krishterimi – para dhe gjatë ndarjes, dhe veçmas, shfaqja e Osmanëve në lindje, që kësaj ndarje dhe përçarje, me islamin, i dha edhe konotacionet e luftës së qytetërimeve.

Në këtë konfigurim, autori, e çon më tutje tezën rreth Dardanisë si qendër e identitetit arbëror edhe në mesjetën e mesme të zhvilluar nën emblemën kulturore dhe shpirtërore të krishterimit të ritit ortodoks (si shumicë me liturgjinë e sllavishtes së vjetër kishtare) dhe atë të ritit katolik (si pakicë me liturgjinë në gjuhën latine, po ku zu të shfaqet edhe shqipja), me ç’rast me shumë argumente nga burimet bizantine dhe të tjera të kohës të falsifikuara dhe të manipuluara nga historiogrfia serbe, përgënjeshtrohen tezat rreth të ashtuquajturit shtet mesjetar serb në Kosovë si dhe kishë autoqefale serbe në shekullin XIII. Duke u konfrontuar me pohimet joshkencore të historianëve serbë, autori rivlerëson rolin e dinastisë Nemanjane të Rashës në kuadër të trashëgimisë historike Dardane-Ilire, ngaqë Nemanjajt, në të gjitha dokumentet meritore bizantine cilësohen si Tribalë, ndërsa Rasha – zhupani tribale. Njëjtë veprohet edhe me trashëgiminë ortodokse të arbërve që i kanë takuar liturgjisë kishtare sllave, si pjesë e krishterimit të përbashkët, që kishte qendrën në Dardani nga koha e perandorit Justinian në shekullin VI e këndej.

Pjesë e rëndësishme e këtyre rishqyrtimeve janë edhe ato që i takojnë Rilindjes Kombëtare. Vilajeti i Kosovës shfaqet qendër politike shqiptare, ku Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) promovoi ideologjinë e nacionalizmit politik shqiptar me kërkesën për autonomi në kuadër të Perandorisë Osmane, që edhe u konkretizua me shfaqjen e Qeverisë së Lidhjes në vitin 1880, me ç’rast ideja e shtetit shqiptar të Skënderbeut, të rrënuar gjatë pushtimit osman, zuri të rikthehej në histori. Kryengritjet e viteve 1908-1912, në gusht të vitit 1912, në Shkup, me marrëveshjen e Hasan Prishtinës me Ibrahim Pashën, me atë që doli si Shqipëri Osmane, ia hapën rrugën pavarësinë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

Libri do të promovohet më 17 shkurt me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës në Prishtinë dhe në Shkup. / KultPlus.com

Urat e mahnitshme të Shqipërisë (FOTO)

Me lumenjtë e saj të shumtë, Shqipëria ofron gjithashtu edhe ura të veçanta, të cilat zbukurojnë vendin duke treguar njëkohësisht edhe historinë e tij.

Pse janë urat objekte kaq interesante për ne? Shumë mendojnë se adhurimi jonë vjen nga fakti se urat dëshmojnë dëshirën e njeriut për të bashkuar. Teksa ne i shohim, ato na transmetojnë këtë mesazh bashkimi e kjo na qetëson e na jep shpresë.

Të gjitha urat e Shqipërisë tregojnë po këtë gjë. Ato dëshmojnë gjithnjë për lidhjet që janë krijuar gjatë historisë mijëvjeçare të vendit. Pasqyrimi i tyre mbi sipërfaqen e ujit thjesht i shton harmonisë së tyre dhe i bën ato muzat e shumë piktorëve e fotografëve.

Më poshtë, lexoni mbi disa nga urat më të njohura në Shqipëri.

Ura e Mesit, Shkoder. Foto: Liridon Shala

Ura e Mesit (Shkodër)

Ndoshta ura më e dashur në vend, Ura e Mesit ndodhet 5 km larg qytetit të Shkodrës. U ndërtua në fillim të shekullit të 18-të pikërisht për të bashkuar Shkodrën me Drishtin dhe Cukalin. Ajo zgjatet mbi 108 metra mbi lumin Kir, dhe përfshin 13 harqe! Është ura më e madhe nga periudha osmane në vend, si dhe më e fotografuara dhe e skicuara, duke përfshirë këtu edhe skicimet e poetit dhe udhëtarit britanik të shekullit të 19-të, Edward Lear.

Ura e Goricës
Ura e Goricës, Berat, foto nga IntoAlbania

Ura e Goricës (Berat)

Ura e Goricës është një vepër e arkitekturës osmane, e cila mban emrin e lagjes historike të Beratit. E përbërë nga gjithsej shtatë harqe që shtrihen mbi 130 metra, kjo urë me hark elegant lidh qytetin me lagjen Gorica. Fillimisht e ndërtuar në dru në 1780-ën, ura u rindërtua edhe në gur në vitet 1920, në formën e saj origjinale. Vlen të përmenden edhe dy ura të tjera të mrekullueshme pranë Beratit, Ura e Kasabashit (26 metra) e shekullit të 17-të dhe Ura e Velabishtit e shekullit të 18-të.

Ura e Tabakëve në Tiranë. Foto nga IntoAlbania.

Ura e Tabakëve (Tiranë)

Ura e Tabakëve është e vetmja urë që mbetet në kryeqytet nga periudha osmane! Ndodhet pranë bulevardit kryesor, e rrethuar prej ndërtesave moderne. Kjo urë e shekullit të 18-të u ndërtua fillimisht për të transportuar produkte bujqësorë përtej lumit Lana, deri sa ky i fundit u ridrejtua në vitin 1930. Kjo është edhe arsyeja pse sot lumi nuk rrjedh poshtë kësaj ure. Ajo mbetet një ndër monumentet më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore në Tiranë.

Ura e Katiut, Kanioni i Langaricës, Përmet. Foto nga Cecília Fazekas.

Ura e Katiut (Përmet)

Kjo urë e shekullit të 19-të, e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena, është bërë një prej urave më të vizituara në vend kohët e fundit. Kjo sepse pranë kësaj urë të bukur historike gjenden Vaskat kurative të Bënjës, një prej destiancioneve më popullore. Urën, dhe vaskat, i gjeni 8 km larg Përmetit. Ndonëse jo e gjatë si urë, harku i saj i madh shtrihet vertet bukur mbi lumë. E gjithë zona përreth njihet për gjetjet parahistorike nga periudhat e Neolitit (7000-3000 p.e.s.) dhe Eneolitit (3000-2000 p.e.s).

Ura e Ali Pashës, pranë Gjirokastrës. Foto nga Visit Gjirokastra.

Ura e Ali Pashës (Gjirokastër)

Ali Pashë Tepelena është përgjegjës për shumë prej urave të ndërtuara në vend, veçanërisht në zonën e Tepelenës, rajoni ku u rrit. E ashtuquajtura Ura e Ali Pashës, ndryshe Ura e Dunavatit, ndodhet 30 minuta me këmbë larg Gjirokastrës. Dikur ura ishte pjesë e një kompleksi madhështor ujësjellësi të shekullit të 19-të, porositur nga Ali Pasha për të furnizuar Gjirokastrën me ujë nga mali i Sopotit. Tani ajo mbetet i vetmi fragment që ka mbijetuar. Ura është gjithashtu një ndër subjektet e skicave të famshme të Edward Lear.

Ura e Beçishtit, pranë Tepelenës. Foto nga Visit Gjirokastra.

Një tjetër urë e Ali Pashës që vlen të përmendet është ajo e Beçishtit, e vendosur poshtë Kalasë së Tepelenës në lumin Vjosa. Me fragmente nga periudha romake, mesjeta dhe shekulli i 17-të, ura me gjatësi 260 metra është vërtet magjepsëse. Ajo lidh Tepelenën me shtatë fshatra, njëri nga të cilët është Beçishti, vendlindja e Ali Pashë Tepelenës.

Island of Zvërnec, Vlora, foto nga IntoAlbania.

Vlen të përmendet: Ura e Zvërnecit (Vlorë) 

Edhe pse jo historike, ura prej druri e Zvërnecit nuk mund të mos përfshihet në këtë listë. I pozicionuar veçse 12 km nga qyteti, ishulli Zvërnec është një nga vendet më të bukur dhe historikë të vendit. I mbuluar nga pisha të larta, ishulli është vendi ku ndodhet Manastiri i Shën Marisë, ndërtuar në shekullin e 13-të. Pjesa më interesante është fakti që, për të arritur aty, duhet të përshkoni urën 270 metra të gjatë në këmbë! /intoalbania/ KultPlus.com

Letra e Biden për Vuçiqin ku i kërkon ta njohë Kosovën e përkthyer në shqip

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden dje i dërgoi një letër presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq ku i kërkoi që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Kjo letër mori reagime të shumta në shtetin serb.

Më poshtë keni letrën e përkthyer në Gjuhën Shqipe:

Shkëlqesisë së tij Aleksandar Vuçiq, President i Republikës së Serbisë Beograd

I nderuar Z. President: Në emër të popullit Amerikan, ju shpreh urimet e mia të përzemërta juve dhe bashkëqytetarëve tuaj ndërsa festoni ditën kombëtare të Serbisë më 15 Shkurt. Ndërsa përkujtojmë 140 vjet partneritet midis dy vendeve tona, Shtetet e Bashkuara mbajnë angazhimin e tyre të qëndrueshëm për të promovuar bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe vlerat demokratike. Në emër të popullit Amerikan, ju shpreh urimet e mia të përzemërta juve dhe qytetarëve tuaj të tjerë ndërsa festoni ditën kombëtare të Serbisë më 15 Shkurt. Ndërsa përkujtojmë 140 vjet partneritet midis dy vendeve tona, Shtetet e Bashkuara mbajnë angazhimin e tyre të qëndrueshëm për të promovuar bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe vlerat demokratike. Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke. Fuqia e marrëdhënies sonë është e ndërtuar mbi një histori të thellë të lidhjeve njerëz me njerëz, duke luftuar si aleatë në të dy Luftërat Botërore dhe ne çmojmë kontributet e mëdha që serbët i kanë dhënë shoqërisë amerikane në shumë fusha. Ne gjithashtu vlerësojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë në luftimin e pandemisë COVID-19 ndërsa bashkërisht përballemi me këtë sfidë të paparë globale. Unë pres që të punoj me ju për të thelluar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të forcuar marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ju uroj ju dhe popullit të Serbisë një festë të gëzueshme. Sinqerisht, Joseph R. Biden Jr. / KultPlus.com

Kjo familje po udhëton botën për t’i shpëtuar pandemisë

Një familje hungareze ka marrë një mision të vështirë e të bukur njëkohësisht, të jetojnë në një varkë me vela për t’i shpëtuar pandemisë.

Familja Bosze, nga Hungaria kanë nisur të udhëtojnë botën me një anije 50 metra. Familja përbëhet nga babai, nëna dhe dy vajzat. Gjithçka nisi verën e kaluar, kur ata u nisën nga një port në detin Adriatik në Kroaci për të udhëtuar drejt Italisë dhe Spanjës më pas, ku u ndalën në Kepin Verde.

Ditën e Krishtlindjeve ata mbërritën në Martinique, ndërkohë që aktualisht ndodhen në ishullin Shën Marini në Karaibe.

Babai punon me shkenca kompjuterike dhe shfaqet mjaft i lumtur që kalon kaq shumë kohë me familjen. Vajzat studiojnë online, duke e bërë procesin më fleksibël.

“Moti përcakton drejtimin për të marrë, sepse stinët e uraganeve dhe cikloneve vendosin kufijtë për lundrim në secilin rajon“, shpjegoi çifti, transmeton KultPlus.

Familja Bosze nuk ka një datë kthimi apo një datë kur udhëtimi i tyre do të përfundojë, por diçka e kanë të qartë, pa përfunduar pandemia, udhëtimi nuk do të ndalojë.

“Ne nuk kemi në plan të kthehemi para pesë ose gjashtë vjetësh,” shpjegoi Bosze.

Rruga është për në perëndim: pas Panamasë, ata do të kalojnë Paqësorin Jugor dhe Oqeanin Indian. Ata gjithashtu krijuan një ditar në internet. / KultPlus.com

The Weeknd elektrizon skenën e “Super Bowl”

Të dielën u mbajt një prej ngjarjeve më të ndjekura në SHBA, që është finalja e kampionatit të futbollit amerikan “Super Bowl”.

Dhe si gjithmonë, vëmendje të madhe në këtë ngjarje zë performanca e yjeve në skenë, ku ndër vite kanë interpretuar disa prej këngëtarëve më të suksesshëm në industrinë e muzikës.

Këtë vit, nderi për t’i argëtuar fansat e pranishëm në stadium dhe miliona teleshikues që e ndoqën lojën nga shtëpitë e tyre, ishte ylli kanadez The Weeknd.

Brenda performancës 14 minutëshe, këngëtari shumë i talentuar i interpretoi live disa prej hiteve të tij më të njohura, si “Starboy”, “Call Out My Name”, The Hills” dhe të tjerë.

Por momenti më kulminant ishte kur ylli i njohur i muzikës e interpretoi hitin e tij të fundit, “Blinding Lights”, me ç’rast në fushën e futbollit u shoqërua nga qindra valltarë dhe mini-koncerti i tij, u përmbyll me duartrokitje të shumta dhe fishekzjarrë.

Videoja e plotë e performancës së The Weeknd tashmë është publikuar në platformën YouTube, ku brenda 5 orëve të para të publikimit i ka marrë katër milionë klikime.

Megjithëse ishte një performancë e mirë e këngëtarit, dhe gjithçka shkoi në mënyrë të përkryer dhe pa gabime, nuk besohet se do ta arrijë suksesin e performueseve të vitit të kaluar, yjeve të njohura latine, Jennifer Lopez dhe Shakira, të cilat e patën ndezur skenën me këndimet dhe vallëzimet energjike. Deri më sot, performanca e kësaj dyshe në “Super Bowl”, mbetet një prej më të shikuara në YouTube, me afërsisht 200 milionë klikime.

Në të kaluarën këtë skenë e kanë hijeshuar këngëtarë të famshëm të muzikës, si Beyonce, Bruno Mars, Lady Gaga, Katy Perry, Madonna, Prince, Bruce Springsteen, Paul McCratney, Janet Jackson dhe të tjerë. / KultPlus.com

22 vjet nga publikimi i raportit ‘Java e terrorit në Drenicë’

Organizata amerikane për të Drejtat e Njeriut “Human Rights Watch “, 22 vjet më parë publikoi raportin me titull “Java e terrorit në Drenicë” .

Në këtë raport, i cili u publikua më 8 shkurt 1999, përshkruhet se si forcat speciale serbe kah fundi i shtatorit 1998 masakruan 21 civilë në Abri e Epërme, dhe vranë 13 burra në fshatin e afërt Golluboc. Ekstrakt nga Raporti i Vëzhguesve për të Drejtat e Njeriut – Java e terrorit në Drenicë: Shkeljet e ligjeve humanitare në Kosovë

Luftimet në Abri të Epërme. Kah mesi i Korrikut, 1998, armata jugosllave dhe policia serbe filluan një ofensivë të përgjithshme kundër UÇK-së. Ajo pothuaj kishte humbur kontrollin, sipas një vlerësimi, në mbi një të tretën e territorit të Kosovës. Ofensiva që shoqërohej nga artileria e rëndë, tanket, forcat ajrore, pati efekt të lartë në detyrimin e forcave të UÇK-së për t’u tërhequr nga shumica e pozicioneve të tyre drejt maleve mes drunjsh.

Dhe në fund të kësaj ofensive, vetëm pak luftëtarë të UÇK-së u vranë apo u zunë rob. Vuajtjet më të mëdha i përjetoi popullata civile shqiptare, që jetonte në zonat e luftimeve. Më shumë se dyqind fshatra janë shkatërruar dhe së pakut 300 mijë njerëz kanë mbetur pa strehë. Shumica e më se 2000 të vrarëve gjatë shtatorit janë civilë. Rreziku që u kanosej civilëve në Kosovë ishte artikuluar në një qëndrim publik të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq lëshuar në shtator: “Në momentin e tanishëm mbretëron gjendje e rënd dhe e pandryshueshme për disa javë me radhë. Dhjetëra e mijëra civilë janë në rreth të hekurt të sulmeve dhe të zhvendosur nga trojet e veta. Ata i janë ekspozuar dhunës, madje u kërcënohet edhe jeta, shkatërrimi i shtëpive, ndarja nga familjet dhe abduksioni.

Mijëra sish nuk kanë vend ku të strehohen as të kërkojnë vetëmbrojtje…”Nga mesi i shtatorit, presioni ndërkombëtar ndaj Millosheviqit për të ndërprerë këtë ofensivë ishte rritur. Por, tashmë qeveria kishte arritur të shkatërrojë qendrat dhe vendqëndrimet e UÇK-së, duke i shtyrë ata drejt maleve. Veprimet shkatërruese kishin ngelur pambaruar edhe në një zonë të rëndësishme; Drenicën, pjesën qendrore të Kosovës, ku kishin zënë vend luftimet më të shumta mes UÇK-së dhe forcave të qeverisë. Dyshohej se ditët finale të ofensivës ishin kalkuluar me kujdes.

Millosheviq dhe krerët e tij ushtarak e dinin se kishin pak kohë për ta kompletuar objektivin e tyre në Kosovë e pastaj për të manipuluar me një kërkesë për tërheqje rapide të forcave nga Kosova, siç kërkon perëndimi. Fshati Abri e Epërme gjendet në territorin e komunës së Gllogovcit të Drenicës. Fshat i vjetër 500-vjeçar, që kishte rreth 300 shtëpi të ndara në disa komponime (lagje) të mëdha familjare, me fusha dhe drunj në mes tyre, llogaritur edhe lagjen Deliu dhe atë Hysenaj, të cilat zënë vend të posaçëm në këtë raport. Tri kilometra në veri, në maje të bregut gjendet Likoci, që ishte në shërbim të UÇK-së, por që nga 13 shtatori (1998 – Sh.B) ri-okupohet nga forcat jugosllave. Gjatë muajit shtator, forcat e qeverisë morën një ofensivë në regjionin e Drenicës që kishte për qëllim të dislokojë UÇK-në nga kjo trevë e fuqishme. Policia dhe ushtria sulmuan nga drejtimi i Klinës, në jugperëndim të Gllogovcit, pastaj edhe nga Qyçavica, malet në lindje dhe me efikasitet do t’i rrethojnë forcat e UÇK-së në bregun e Abrisë.

Duke iu referuar Naim Malokut, një komandues i UÇK-së dhe ish-oficer i armatës jugosllave i intervistuar nga “Nju Jork Times”, forcat jugosllave hasën në rezistencë të UÇK-së mes Abrisë dhe Likocit… Pas pushtimit të Likocit, forcat e serbe ishin nisur drejt Abrisë. Sipas Zejnije Deliut, që ishte me familjen e saj në Abri, në fillim të ofensivës, forcat e qeverisë filluan të bombardojnë lagjen Deliu nga Likoci që në mëngjes, rreth orës tetë, të premten, më 26 shtator, nga llojet më të ndryshme të artilerisë dhe mortajave. Shumica e banorëve të lagjes ishin strehuar në pyll, për t’u ikur granatimeve.

I vetmi civil që kishte ngelur në Lagje gjatë granatimeve ishte Bashkim Deliu, 21 vjeçar, që duhej të kujdesej për babanë e tij Fazliun, 94 vjeçar dhe invalid. Bashkimi sqaron se sulmet vazhduan sërish të shtunën në mëngjes, pasi në mbrëmjen e së premtes policët sërish ishin kthyer në Likoc. Gjysma e konvojit të tankeve në Likoc, që ishin rreth 68 gjithsej, kishin lëvizur në drejtim të lagjes Deliu.

Ata hidhnin pandërprerë gjyle nga topat e tankeve mbi lagjen tonë. Këmbësorët vinin pas tankeve dhe shumica e tyre kishin mjekra. Unë vazhdoja të qëndroja me babanë tim, që kishte nevojë për ndihmën time, për ujë dhe ushqim. Ishim duke tymosur nga një cigare, kur granata ra në kulm të shtëpisë. Kërceva jashtë nga kati i dytë i shtëpisë dhe vrapova nëpër oborr. Shikova nga një vrimë e derës së oborrit dhe pashë se në shtëpinë e fqinjit ishin futur ushtarë e paramilitarë. I pashë ushtarët tek vinin drejt shtëpisë sime jo më larg se tridhjetë metra. Kishin uniforma ushtarake ngjyrë kafeje dhe shumë prej tyre kishin thika të mëdha ose sëpata të vogla, përveç armëve të zjarrta. Vazhdova të vrapoj me sa forcë që kisha drejt Badërlakëve (Lagjes fqinje)… Për disa ditë me radhë pastaj forcat jugosllave do të mbajnë nën kontroll Abrinë, duke kryer keqbërjet e cekura në këtë raport./gazetaexpress/ KultPlus.com

‘Më mungon si një koncert’, fotoja që u bë virale mes artistëve italianë

Një shkrepje e përjetësuar dhe publikuar në mediat sociale është bërë virale mes artistëve italianë të cilët kanë vendosur të shpërndajnë foton së bashku me fushatën #VogliamoUnAltroSpettacolo. 

Imazhi bardhë e zi ka frazën ” Më mungon si një koncert ” nga Gabriele Milani. Artisti i shkruajti fjalët në një billbord reklamash dhe Francesco Luongo vendosi ta përjetësonte atë dhe t’i shpërndante në mediat sociale. Fotoja u bë virale midis muzikantëve dhe artistëve. 

Gradualisht ajo është bërë zyrtarisht një simbol i muzikës live që ka qëndruar në vend për muaj të tërë. Një nga artistet e para që publikoi foton ishte Emma Marrone, më pas Elisa Toffoli, Tiziano Ferro dhe Vasco Rossi i cili zgjodhi historitë në Instagram për t’i dhënë shikueshmëri fotografisë.  #VogliamoUnAltroSpettacolo, është iniciativa e shoqatës UNITA, së bashku me sindikatat e punëtorëve të kinematografisë. 

Të gjithë kërkojnë mbrojtjen dhe ndërgjegjësimin e gjendjes së botës argëtuese nga ana e organeve qeveritare.

Nisma është iniciuar nga kriza e shkaktuar nga COVID-19 dhe mungesa e koncerteve. /shqiptarja/ KultPlus.com

‘Pa mua’ vjen premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Të martën e 9 shkurtit, Teatri Kombëtar i Kosovës shfaq premierën “Pa Mua”, shkruan KultPlus.

Kjo vepër teatrale që do të shfaqet në skenën e vogël, është Diptih teatror i bazuar në “Pa mua”, të autorit Samuel Beckett.

“Pa mua” nga Samuel Beckett cilësohet ndër pjesët inovative të historisë së teatrit e si urë-lidhëse me artin bashkëkohor. Kjo pjesë shpaloset në hapësirë skenike pothuajse të errët, të ndriçuar pak fare”, thuhet në njoftimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Në pjesën ku regjia realizohet nga Shkurta Aliu, luan aktorja Donikë Ahmetaj, teksa në regjisurn e Alban Beqirajt, të pranishëm me interpretimet artistike do të jenë Afrim Muçaj, Labinot Rraci, Rajmonda Ahmetaj.

“Shfaqja në formatin diptih, shpalosë aspekte të shprehjes, zërit e trupit, ku figurat luajnë me rënien njerëzore, me modele të shumëfishta identifikimi, pa pasur influencë mbi veten. Këto shprehje prekin humbjen e veprimit social, prezencës trupore, si dhe tejkalimin e dialogut rudimentar. Në mungesë të imazhit dhe gjuhës të njëmend, spektatori ballafaqohet me situata penguese e tensionuese. Kjo marrëdhënie ndërmjet “trupit”, hapësirës e zërit na kthejnë prapa në origjinën e teatrit; e përmes lojës skenike, ngushëllimi i formës gjen përsëri kontakt me botën”, thuhet tutje në njoftim.

“Pa mua” është premiera e parë për muajin shkurt. / KultPlus.com

‘Nga palci i urrejtjes dëshiroj me dalë, si bima prej fare në pranverë’

Poezi nga Martin Camaj:

Më falni diçka

Më falni diçkà që më kënaq
si puthja e nanës në ballë;
më gëzoni nji herë
si gëzohet gjethi i njomë në puhí,
më shikoni si hana nëpër rremba
e kam me u falë gjithçka:
mordjen do të puthi ndër buzët e ngrime
dhe në zgavrrat e synit të sáj
do të derdhi lòt.
Avitu, njerí!
Nga palci i urrejtjes dëshiroj me dalë
si bima prej fare në pranverë. / KultPlus.com

Pagarusha për institucionet shtetërore: Le t’i mbetet gjithkujt në ndërgjegje se çfarë kanë bërë për artistët

Është bërë një vit që nga vdekja e bilbili të muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushës, por vitet do të mbeten të mangëta për të numëruar jetëgjatësinë e artit të saj, shkruan KultPlus

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

Përtej interpretimeve artistike si këngëtare dhe edhe aktore, Pagarusha ka lënë pas intervistat e saj të cilat mbeten të veçanta.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së bilbilit kosovar, KultPlus ua sjell intervistën e saj të realizuar në vitin 2018:

Si është një ditë e zakonshme e ‘Bilbilit të Kosovës’, cilat janë aktivitetet e përditshme tuaja?

Nexhmije Pagarusha: Dita e ime…. Nuk kam shumë aktivitete , por jam e lumtur që kam miq dhe mikesha të cilat më vizitojnë. Kam vëllain Tarikun i cili çdo mëngjes vjen tek unë. Fillimisht pimë nga një kafe dhe bisedojmë për gjëra të zakonshme. Pak më vonë ai del dhe i blen të gjitha gjërat që më nevojiten. Kam edhe kunatën Lulen e cila për mua bën çdo gjë dhe është e veçantë për mua. Kur është koha e mirë edhe dal në shëtitje.

Ekzistojnë rreth 150 këngë tuaja të incizuara, a i dëgjoni shpesh ato? Nëse po, si ndiheni në ato raste?

Nexhmije Pagarusha: Po i dëgjoj shumë shpesh. I dëgjoj me shume vëmendje, disa nga ato më pëlqejnë se si i kam menduar por ka edhe nga ato qe nuk më pëlqejnë. Disa nga ato me ngjallin kujtime të bukura por m’i kujtojnë edhe vështirsitë dhe kushtet në të cilat kemi punuar për ta incizuar një këngë.

A ka ndonjë incizim të ndonjë kënge që ju e posedoni e nuk e keni bërë asnjëherë të njohur për publikun?

Nexhmije Pagarusha: Të gjitha këngët janë në fonotekën e Radio Kosovës.

Ju i keni kontribuar shumë kulturës dhe muzikës shqipe. Sa jeni e kënaqur me atë çfarë ka bërë shteti për ju? E nga populli, sa ndiheni e vlerësuar?

Nexhmije Pagarusha: Unë gjithë jetën time kam punuar për popullin tim, jam munduar që të popullarizoj këngën e bukur shqipe, ta lartësoj atë. Në kohërat shumë të vështira për një artiste shqiptare dhe për popullin tim, unë me shumë kompetencë e kam prezantuar këngën shqipe pothuajse në tërë botën. Sa i përket institucioneve tona nuk dua të flas . Le t’i mbetet gjithkujt në ndërgjegje se çfarë kanë bërë për artistët.

Gjeneratat e reja ju njohin vetëm përmes prindërve, ata nuk ju kanë parë duke interpretuar. A do të pranonit të shfaqeni sërish në skenë, të këndoni për ndonjë rast të paktën një këngë?

Nexhmije Pagarusha: Unë shumë herët jam larguar nga skena. Më mbetet peng që nuk kam pasur përkrahjen institucionale për ta bërë një koncert solistik në Kosovë. Tanimë nuk besoj që isha kthyer në skenë sepse artisti e ndjen momentin kur duhet të lë skenën.

A e vizitoni ndonjëherë vendlindjen, çfarë ndjesie ju jep qëndrimi atje?

Nexhmije Pagarusha: Po, e vizitoj dhe se atje kam familjarë, ndihem shumë rahat dhe me plot kujtime. /GazetaBlic/ KultPlus.com

Joe dhe Jill Biden ndanë sekretin e një martese të lumtur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe bashkëshortja e tij Jill Biden janë së bashku tash e 43 vite, shkruan People.

Mirëpo, ata ia kanë dalë t’i shpëtojnë stuhive të shumta e “motit” të paqëndrueshëm, duke vazhduar ta shikojnë njëri-tjetrin me të njëjtën dashuri e shkëlqim në sy, si në fillimet e tyre.

Por, cili është sekreti i një martese të lumtur, që i mbijeton gjithçkaje?

Në një intervistë për “People”, Joe tregon se sekreti i martesës së tyre është komunikimi. Ata flasin për gjithçka dhe i ndajnë të gjitha ëndrrat me njëri-tjetrin.

“Shumë thonë që martesa duhet të jetë 50 me 50, por unë them që ndonjëherë duhet të jetë 70 me 30. Sepse faleminderit Zotit, kur ndihem keq, ajo më sjell në vete dhe e njëjta gjë ndodh kur ajo ndihet keq.

Çelësi i një martese të suksesshme është të ndash ëndrrat me njëri-tjetrin. Edhe pse kemi kaluar ulje, ngritje, tragjedi dhe humbje, ne besojmë tek shprehja që çfarë të vret të bën më të fortë”- u shpreh Joe Biden.

Rikujtojmë se Biden është zyrtarisht Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas certifikimit të votave elektorale nga Kongresi Amerikan.

Kamala Harris është zyrtarisht zëvendës presidentja, ndërsa Trump ka mbyllur këtu kapitullin e tij. Zv. presidenti Mike Pence njoftoi certifikimin e Biden, i cili mori shumicën e votave./Lajmi.net/ KultPlus.com

Vdes diplomati amerikan i cili e këshilloi Clintonin ta bombardonte Serbinë

George P. Shultz, ish-Sekretar amerikan i Shtetit për 6 vjet gjatë mandatit të Ronald Reaganit, i cili më 1993 e kishte këshilluar atëherë presidentin e SHBA-së, Bill Clintonin, që ta bombardonte Serbinë, ka vdekur në moshën 100 vjeçare sot.

Instituti Hoover në Universitetin e Stanfordit, ku Dr. Shultz veproi për një kohë të gjatë pasi dha dorëheqjen si sekretar i shtetit më 1989-ën, njoftoi për vdekjen e tij, por pa dhënë shkakun e vdekjes, raporton Washington Post.

Në një intervistë për “The New York Times” më 27 prill, 1993, Shultz kishte thënë se SHBA-ja duhet të nisë menjëherë sulmet ajrore kundër caqeve ushtarake serbe, madje edhe nëse homologët evropianë refuzojnë të marrin pjesë në bombardime.

Shultz në këtë intervistë kishte akuzuar Clintonin dhe liderët e Kombeve të Bashkuara për mosveprim ndaj rastit në Bosnje, duke thënë se kanë dështuar krejtësisht për të kuptuar nevojën për të kombinuar diplomacinë me forcën.

I pyetur mbi politikën e Clintonit në Bosnjë, Shultz kishte thënë: “Kur provoni të zhvilloni diplomaci pa forcë dhe pala tjetër e përdor forcën, sikurse në situatën në Bosnjë, përfundoni duke u dukur si i marrë”.

Ai po ashtu kishte thënë se serbët “e kanë mashtruar” OKB-në dhe Sekretarin e saj të Përgjithshëm, Boutros Boutros-Ghali. /Gazeta Express/ KultPlus.com

‘E kujtoj atë takim me lotët e dashurisë, jetoj në atë përqafim që ma dhurove ti’ (VIDEO)

Teksa janë bërë 1 vit nga vdekja e bilbilit kosovar, Nexhmije Pagarushës, kontributi i saj artistik në muzikën shqiptare mbetet i pazëvendësueshëm, shkruan KultPlus.

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera .

Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.

Nexhmije Pagarusha ikona e muzikës shqipe, ishte e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit. 

Një ndër këngët e famshme të saj është “E kujtoj atë takim”, e cila është një elegji e ndjeshme për dashurinë.

KultPlus ua sjell videon dhe tekstin e këngës “E kujtoj atë takim”:

Ma fale atë buzëqeshje , qe e andrroj n’vetmi

Ma fale atë buzeqeshje , e më mbushe lumturi

Asgja nuk më ka mbetur , tani t’gjitha i humba

Dashuria dhe gëzimi , u zhduken për mua

E kujtoj atë takim , me lotët e dashuris

Jetoj në ate përqafim , që ma dhurove ti (2X)

Kaluan shumë kohë , vite të tëra ndër ne

Ti ike shumë largë , pa më thëne ku je

Asgja nuk me ka mbetur,tani t’gjitha i humba

dashurija dhe gezimi,u zhduken per mua

E kujtoj ate takim,me lotet e dashuris

jetoj ne ate perqafim, qe me dhurove ti(2x) / KultPlus.com

Kënga e Ava Max më e dëgjuara për 8 javë në Amerikë

Këngët e Ava Max janë duke vazhduar fuqishëm të dëgjohen dhe të vlerësohen nga publiku, shkruan KultPlus.

Së fundmi, këngëtarja me prejardhje shqiptare ka shpërndarë në rrjete sociale renditjen nga Mediabase building Charts.

“Kings and Queens” ka arritur të jetë e para në dëgjueshmëri për 8 javë radhazi sipas US Hot Adult Contemporary Radio.

“Kings and Queens” është publikuar në mars të vitit të kaluar. / KultPlus.com

Gjeniu gjashtë vjeçar që fitoi garën në Dubai, për KultPlus flet nëna e tij: Fitorja e Lumit emocion i papërshkrueshëm

Suada Qorraj

Ndonëse është vetëm gjashtë vjeçar, njohuritë dhe inteligjenca që posedon kalojnë normalen, duke bërë kështu Lum Rrahmanin, djalin e vogël me inteligjencë superiore. Fillimi i këtij viti ishte i mbarë dhe me shumë suksese për Lumin, ai arriti që të zërë vendin e parë në garën ndërkombëtare të organizuar nga Brainobrain të mbajtur virtualisht në Dubai, shkruan KultPlus.

Lumi është nga ata fëmijët që nuk flet shumë kur ti i bënë pyetje, madje edhe për fitoren e tij ai mjaftohet duke u përgjigjur ‘po jam ndjerë shumë i lumtur’ e më pas vazhdon duke të të thënë se ka qenë i bindur që do të fitonte.

Por për të na rrëfyer më shumë për Lumin, sukseset e tij të deritanishme, madje edhe gjërat qe i pëlqejnë të bëjë më së shumti ka folur nëna e tij Lindita Jashanica – Rrahmani.

Ajo në një intervistë për KultPlus tregon për emocionet që kanë ndjerë pas marrjes së lajmit se Lumi ka fituar në garën e mbajtur në Dubai. Sipas saj për dhjetë ditë rresht kishin pritur me padurim që të merrnin rezultatet.

“Lumi dhe Gjini ishin duke bërë detyra kur mësuesja e Lumit kishte shkruar për të na njoftuar se Lumi tashmë ishte renditur i pari në garën e mbajtur në Dubai. Fillimisht nuk ju tregova fëmijëve meqenëse nuk kisha pranuar asnjë email konfirmimi, por pak më vonë ju thash që ti lënë detyrat sepse është kohë feste. Madje festa për ne dhe Lumin ka vazhduar për ditë të tëra”, tregoi kështu nëna e Lumit.

Ajo vazhdon rrëfimin e saj duke treguar se edhe për të dhe burrin e saj ishte një emocion i papërshkrueshëm, pasi që sipas Linditës në garë merrnin pjesë mbi 25 mijë fëmijë dhe afër 52 shtete. ‘Po them gëzim, por më shumë janë ndjenja të përziera’, vazhdon ajo.

Lumi kishte filluar të përgatitej për garën një muaj më herët e për këtë Lindita thotë se ka qenë një punë që ka marrë përkushtimin e gjithë familjes, përfshirë edhe vëllaut të madh të Lumit, Gjinin.

“Koha për përgatitjen e garës nuk ka qenë bash e lehtë për shkak se ishim në punë me bashkëshortin dhe gjithmonë ktheheshim vonë pasdite në shtëpi. Por, Gjinin çdo herë e ka pasur krahë të djathtë, sepse gjatë ditës ata çdo herë kanë ushtruar bashkë. Madje gjatë tërë kohës sa ushtronin më dërgonin video për të më treguar rreth punës së tyre”, pohoi Jashanica – Rrahmani për KultPlus.

Madje për këtë foli edhe vëllau i Lumit, Gjini i cili tha se ushtrimet nuk ishin çdo herë të lehta, sepse ndonjëherë nuk ishim të dy dakord që të ushtronin.

“Nuk ka qenë e lehtë sepse ndonjëherë unë nuk isha i gatshëm që të ushtroja e ndonjëherë nuk ishte Lumi”, shtoi Gjini.

Por, për Lumin fitorja në këtë garë nuk ishte suksesi i tij i vetëm, ai qysh në klasë të parë ka marrë bursë të plotë studimi në shkollën ‘Akademia Ora’.

Nëna e Lumit vazhdon rrëfimin e saj duke treguar se si e kishin vërejtur që Lumi ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë. Ajo thotë se që nga mosha tre vjeçare ata kanë filluar të vërejnë që Lumi kishte filluar t’i njoh numrat e shkronjat.

“Lumi i ka pasur vetëm katër vjet kur ka mësuar tabelën e shumëzimit, duke e dëgjuar vëllaun e tij Gjinin”, shton ajo.

Lindita me përplot krenari tregon se djali i saj tashmë është pjesë e institutit ‘Atomi’. Ajo madje pohoi se pas disa testeve që i janë bërë nga ky institut është rezultuar se Lumi ka një IQ prej 145, që e bënë atë të hyjë në kategorinë e gjenive.

“Tabelën e shumëzimit e ka mësuar kur i ka pas katër vjet, vetëm duke e dëgjuar Gjinin. Kurse ka filluar të lexoj kur ishte tre vjeç, lexonte disa libra me kafshë ku duhej të vendosej kafsha e duhur në numrin e duhur dhe Lumi i vendoste vet, madje edhe i lexonte numrat”, pohoi ajo.

Matematika nuk është gjëja e vetme që i pëlqen Lumit, ai interesohet edhe për planetet, madje i pëlqen edhe të shikojë e të luaj futboll. Nëna e tij tregon se Lumi qysh i vogël çdo herë i ka interesuar të dijë më shumë për planetet, lojtarët që luajnë në fushat sportive, madje edhe për të mësuar më tepër për qytetet ku ata vijnë.

Lum Rrahmani gëzon një përkrahje të madhe që nga familja e tij që e shoqëronte së bashku edhe në intervistën tonë, por edhe nga shokët dhe mësuesja e shkollës që tashmë punon me një plan individual me të./ KultPlus.com

80 vite nga vdekja e gjuhëtarit Mati Logoreci

Mati Logoreci, gjuhëtar, historian, pedagog, mësues, patriot i flaktë, veprimtar i Rilindjes, nismëtar për hapjen e shkollës së parë shqipe në Prizren, një nga pionierët e arsimit shqiptar vdiq më 7 shkurt 1941.

Mati Logoreci lindi në Shkodër më 10 shkurt 1867. Në moshë të re punoi si shegert në shoqërinë tregtare të familjes së vjetër shkodrane Parruca, emigruar prej kohe në Itali, që e dërgoi si llogaritar në Trieste. Atje, krahas punës, kreu edhe shkollën për mësues. Pasi u diploma, u kthye menjëherë në Shqipëri. Veprimtarinë pedagogjike e nisi më 1 maj 1889, duke hapur një shkollë në Prizren.

Më 1899 hapi një shkollë të dytë, e cila më pas u shkri me të parën. Shërbeu si mësues në Prizren deri më 1903, kur u transferua në shkollën françeskane në Shkodër, duke u bërë një nga mësuesit më të dashur për brezin e ri të fretërve, që përgatitej në bankat e kësaj shkolle.

Në vitin 1907 botoi në Trieste fletoren “Dashamiri”; më 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë ‘Agimi’, së bashku me dom Ndre Mjedën e, po këtë vit, së bashku me Imzot Lazër Mjedën, hapi një shkollë nate në Shkodër. Njihet si autori i veprave: “Të ndodhmet e historisë së moçme”; “Historia e përgjithshme”; “Abetar”, “Plotësimi i Abetarit”; “Fjalor i librit të leximit për moshën e njomë”; “Libri i mësuesit” etj.

Pas pavarësisë shërbeu si mësues në Tiranë dhe si nëpunës i arsimit në Shkodër. Më 1916 qe anëtar i ‘Komisisë Letrare Shqype’ themeluar në Shkodër. Mori pjesë edhe në ngjarje të tjera historike, si Kongresi i Lushnjës (1920), por kryesisht iu kushtua zhvillimit të arsimit. Mati Logoreci vdiq më 7 shkurt 1941 në Tiranë. /dp/ KultPlus.com

Osmani për Nexhmije Pagarushën: Jeta jonë kulturore është varfëruar nga mosprania fizike e saj

Në përvjetorin e parë të vdekjes së Nexhmije Pagarushës, ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani e ka kujtuar bilbilin nëpërmjet rrjeteve sociale, shkruan KultPlus.

“Në njëvjetorin e ikjes në amshim të zërit unik të muzikës sonë, zonjës Nexhmie Pagarusha, jeta jonë kulturore është varfëruar nga mosprania fizike e saj, porse mbetet e pasuruar me fondin muzikor të saj, i cili është një nga vlerat më të çmueshme trashëgimore të artit tonë muzikor”, ka shkruar Osmani.

Tutje ajo ka përmendur se si Pagarusha që në rininë e saj ka kënduar vepra të njohura botërisht, e deri te kryevepra e saj, të cilën s’ka moshë që nuk e do.

“Në rininë e saj i këndoi të përkthyera veprat e Beethovenit e Verdit për ta mbërri kulminacionin artistik me perlën e muzikës sonë, këngën “Baresha”, të kompozuar nga burri i saj, Rexho Mulliqi”, është shprehur u.d. Presidentja.

“Në përvjetorin e parë të ikjes së saj, zëri i Bilbilit të Kosovës jehon ende. Jehoftë përjetë e mot!”, ka përfunduar Osmani.

Bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha ka vdekur më 7 shkurt 2020, duke lënë një krijimtari të madhe artistike. / KultPlus.com

Teatri ‘Adriana’ në Ferizaj nesër organizon natë poetike

Teatri i qytetit të Ferizajit, “Adriana Abdullau” nesër do të organizoj një tubim poetik, shkruan KultPlus.

I emërtuar si “Gostia-Natë poetike”, Teatri do të jetë nikoqir i disa artistëve, të cilët do të flasin nga skena nëpërmjet vargut të tyre.

Duke filluar nga ora 19:00, Leonora Hasani, Sherif Bega, Gresë Gashi, Milot Salihu, Dora Xhemajli, Jajush Ramadani dhe Besim Ugzmajli do të interpretojnë veprat e tyre artistike.

Kjo ngjarje do të zhvillohet nën regjinë e regjisorit Sovran Nrecaj. / KultPlus.com

Modestia e kryeministres së Danimarkës, poston fotografi duke pastruar (FOTO)

Fotografia ku Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, shfaqet duke kryer pastrimin e shtëpisë është bërë tejet virale, shkruan KultPlus.

Ajo ka postuar në facebook një fotografi ku duket duke pastruar dritaret e shtëpisë, gjest ky tejet modest për një drejtuese shteti dhe një përditshmëri e zakonshme për gratë.

“Dielli i dimrit në fundjave”, – shkroi kryeministrja, përbri fotografisë që e publikoi vetë.

Frederiksen krahas aktivitetit të saj politik, ka vendosur që fundjavën ta kalojë në shtëpi, ku ka gjetur kohë për t’u marrë me pastrimin e saj.

“Nuk kam pasur shumë kohë për të pastruar shtëpinë, muajt e fundit.

Një të diel të gëzuar, të gjithëve”, shkroi ndër të tjera Frederiksen.

Frederiksen është kryeministre e Danimarkës që nga qershori i vitit 2019 dhe udhëheqëse e socialdemokratëve që nga qershori i vitit 2015. Ajo, gjithashtu është kryeministrja me moshë më të re, në historinë e Danimarkës. / KultPlus.com

“Me ty”, kënga e re nga Venera Lumani dhe Lind Islami (VIDEO)

“Me ty” mban titull kënga më e re e çiftit Venera Lumani dhe Lind Islami, shkruan KultPlus.

Nën kombinimin e muzikës së orkestruar nga dyshja dhe teksti i shkruar nga Venera Lumani, “Me ty” është një këngë e dashurisë.

Butësia e zërit të Venerës dhe e Lindit ka bërë që “Me ty” të jetë një këngë që shumica do ta gjejnë veten në vargun dhe melodinë e saj.

Çifti Lumani dhe Islami kanë sjellur disa duete deri tani në muzikën shqiptare. / KultPlus.com