Skulpturat që duken shumë reale (FOTO)

Disa artistë janë tepër të mirë në punën e tyre sa që skulpturat e tyre duken aq realiste sa do të duhet t’i prekni për t’u siguruar që nuk janë reale.

Rezulton se, me talent të mjaftueshëm edhe guri mund të shndërrohet në diçka kaq delikate dhe reale.

Bright Side ka zgjedhur 12 kryevepra të tilla, të cilat mund t’i shihni më poshtë./ KultPlus.com

Helikopteri që fluturoi për herë të parë në Mars, kapi tani imazhin e parë me ngjyra

Pra kështu duket pamja kur fluturon në planetin Mars.

Helikopteri Ingenuity kapi imazhin e tij të parë me ngjyra nga 5.2 metra mbi sipërfaqen e Marsit gjatë fluturimit të tij të dytë më 22 prill. Dhe tani, po përgatitet për një fluturim të tretë, i planifikuar për ditën e diel.

Ingenuity fluturoi në mënyrë autonome për gati 52 sekonda gjatë fluturimit të saj të dytë, duke u ngjitur lart (4.9 metra) përmes atmosferës marsiane, raporton CNN.

Imazhi me ngjyra, i shpërndarë të premten nga NASA, është i pari i cili u shkrep nga një mjet ajror derisa ishte lart në sipërfaqen e Marsit.

Marsi ka një të tretën e gravitetit që përjetojmë në Tokë dhe atmosfera është 1 për qind e dendësisë së Tokës në sipërfaqen e saj. Kjo e bën fluturimin e kontrolluar shumë më të vështirë në Mars. Informacioni i mbledhur nga këto fluturime do të informojë motorin e ardhshëm që mund të eksplorojë Marsin dhe planetë të tjerë./ KultPlus.com

SpaceX i Elon Musk dërgoi ekuipazh të ri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Anija hapësinore SpaceX dërgoi sot në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës katër astronautë nga tre vende të ndryshme të botës.

Sipas Agjencisë Hapësinore Amerikane (NASA), kapsula e SpaceX’it e cila u nis të premten nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida u ankorua të shtunën herët në mëngjes.

Ky është fluturimi i tretë me ekuipazh, një bashkëpunim mes kompanisë së sipërmarrësit Elon Musk dhe NASA’s.

Ankorimi mëngjesin e së shtunës shënon herën e parë të ripërdorimit të një rakete që ka fluturuar më parë me ekuipazh njerëzor në bord.

SpaceX dërgon astronautë në stacionin hapësinor nën një kontratë disa miliarda dollarëshe me NASA’n.

Fluturimi i raketave të ripërdorshme ndihmon në uljen e kostos së programit hapësinor./ KultPlus.com

Tash e tutje mund të bllokoni mesazhet fyese në Instagram

Instagram po investon në teknologjinë e Inteligjencës Artificiale për t’i larguar përdoruesit, veçanërisht ata më të rinj, nga mesazhet fyese që vijnë shpesh me mesazhe të drejtpërdrejta (DM), transmeton Ansa përcjell KultPlus.

Platforma ka vënë në përdorim një fuksion të ri që, pasi të aktivizohet automatikisht, do të filtrojë kërkesat që përmbajnë fjalë, fjali dhe emoji fyese.

Mjeti i ri do të funksionojë në mënyrë të ngjashme me filtrin e komenteve të prezantuar mbi katër vjet më parë, që mundëson zgjedhjen se cilat fjalë ose fjali duhet të fshihen automatikisht nën secilin postim.

Instagram specifikon se filtri i komenteve do të zhvillohet lokalisht në pajisje, d.m.th. asnjë përmbajtje nuk do të dërgohet në serverat e rrjetit social.

Filtri i ri mund të aktivizohet ose çaktivizohet sipas gjykimit të përdoruesit nga një seksion i Cilësimeve të quajtura Fjalë të Fshehura.

Përveç filtrit DM, përdoruesit mund të vendosin të bllokojnë një llogari paraprakisht, madje edhe ato të reja, që një person ose një ngacmues i identifikuar tashmë mund të krijojë.

Përveç kësaj, Instagram gjithashtu do të bllokojë fjalët fyese që shkruhen gabimi./ KultPlus.com

Dhjetë historitë frymëzuese të personaliteteve botërore, të cilët pas dështimeve mësuan për të korrur sukses

Të qenit i suksesshëm është dëshira e të gjithë neve që banojmë në këtë planet të bukur. Nuk ka rëndësi nëse personi i interesuar është një fëmijë, i ri apo i moshuar, në secilën fazë të jetës tonë të gjerë, është dëshira jonë që të jemi të suksesshëm dhe të vazhdojmë përpara drejt suksesit më të madh.

Mentaliteti i konkurrencës me njëri-tjetrin shpesh mund të vërehet në cilindo vend duke përfshirë në shkolla, kolegje, trajnime, fusha pune, përfshirë organizata e zyra.

Si krahasim për sa i përket përpjekjeve tona drejt punëve për të arritur sukses, ne shpesh presim shumë më tepër dhe duam që suksesi të na trokasë te dera shumë shpejt.

Nëse suksesi nuk ndodh, ne zhgënjehemi dhe më në fund thellohemi brenda errësirës së inferioritetit.

Ekzistojnë disa shembuj të tillë në të gjithë botë, ku shumica e personaliteteve ikonike janë përballur më parë me dështime serioze.

Në listën e mëposhtme janë 10 prej personaliteteve të cilët pas dështimeve të shumta në jetë, mësuan të korrin sukses.

Në mesin e tyre është Steve Jobs i cili ka qenë i njohur si një figurë ikonike për themelimin e Apple. Sidoqoftë, është jashtëzakonisht tronditëse të dish që kompania prej 2 miliardë dollarësh me mbi 4,000 punëtorë ka filluar me vetëm dy persona në një garazh.

Ky themelues i madh është shkarkuar dhe pushuar nga kompania nga e cila ai ka filluar karrierën e tij. Më tej, duke kuptuar potencialin dhe aftësitë  e tij, Steve Jobs vazhdoi më tej drejt krijimit të kësaj kompanie të madhe, e cila njihet tani shumë mirë si “Apple”.

Një personalitet tjetër i cili u ballafaqua me dështime është edhe Bill Gates. Ishte shume e rëndësishme për Gates të dëgjonte mësimet e dështimit në mënyrë që të festojë gëzimin e suksesit.

Ky sipërmarrës i cili ka krijuar Microsoft-in si kompaninë më të madhe të softuerëve është një student që braktisi Harvardin. Për më tepër, ai ka qenë gjithashtu i njohur për biznesin e tij, i njohur si “Traft-O-Data” që ishte një nga dështimet më të mëdha në histori. I gjithë investimi i Bill Gates u zhduk dhe fatkeqësisht, edhe shkollimin gjithashtu nuk arriti të kompletonte. Por, dëshira e mprehtë dhe pasioni për gjërat bazike në programimin kompjuterik, e çuan atë të themelonte një kompani kaq të madhe softuerike me emrin “Microsoft”.

Të lehtë nuk e kishte pasur as edhe shkencëtari i famshëm Albert Einstein, i cili kishte hasur në vështirësi në rrugëtimin e tij.

Albert Einstein është një shkencëtar i mirënjohur dhe personalitet i jashtëzakonshëm gjenial i njohur nga pothuajse të gjithë ne në të gjithë botën për shkak të shpikjeve të mëdha dhe kontributeve drejt shkencës.

Ai pati thënë se suksesi është një dështim në progres dhe dikush që nuk ka dështuar kurrë nuk mund të jetë me të vërtet një person i suksesshëm. Gjatë fëmijërisë, ai përballej nga dështime të vazhdueshme.

Ai nuk ishte në gjendje të fliste rrjedhshëm deri në moshën nëntëvjeçare, pas së cilës ishte përjashtuar nga shkolla. Për më tepër, pranimi i tij në Shkollën Politeknike të Cyrihut gjithashtu nuk u mor parasysh. Por, duke udhëhequr drejt rrugëve të suksesit në mënyrë të vazhdueshme, ai e dëshmoi vetën se ishte një perlë e njohur në “oqeanin” e shkencës dhe teknologjisë dhe më në fund fitoi çmimin Nobel për Fizikë në vitin 1921.

Në listën e 10 personaliteve është renditur edhe ish-presidenti amerikan Abraham Lincoln i cili është përballur në mënyrë të vazhdueshme me dështime masive vit pas viti.

Lincoln dështoi në biznesin e tij në vitin 1831 dhe pas së cilës në vitin 1836, ai pësoi një krizë të madhe nervore. Duke luftuar vazhdimisht për vite me radhë, ai dështoi përsëri në vitin 1856 gjatë zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së. Duke luftuar vazhdimisht, ai u zgjodh si Presidenti i 16-të i SHBA-së në vitin 1861.

J.K Rowling, ka qenë e njohur si autorja e famshme e librit më të shitur “Harry Potter”, e cila ka folur qartë për dështimet e saj gjatë një ceremonie fjalimi në Harvard.

Ajo foli për martesën e saj të pasuksesshme para se të jetonte vetëm dhe të përballej me një situatë ku mbeti e papunë. Në një situatë kaq të vështirë pa një partner në jetë dhe pa një punë për të mbijetuar, ajo u detyra të fillonte një jetë të re si një autore dinamike. Krijimtaria e saj më në fund e çoi atë në kulmin e suksesit.

Dështimet e kishin përndjekur edhe personalitetin e botës së sportit Micheal Jordan.

Jordan është një basketbollistët më të njohur në historinë e botës sportive. Ai ishte një djalë me gjatësi të shkurtër në fillim të fëmijërisë derisa shpesh u refuzua gjatë proceseve të përzgjedhjes. Pas u rrit dhe filloi të luanë si një basketbollist, ai madje nuk arriti të godiste mbi nëntë mijë goditje dhe humbi mbi treqind ndeshje për 26 herë. Ai u zhgënjye shumë, por përkushtimi dhe qëndrueshmëria e tij i hapën rrugën drejt suksesit.

Të gjithë ne jemi rritur me filmat e animuar të Walt Disney, mirëpo kemi pak me njohuri se kush fshihet mbrapa këtij krijimi.

Walt Disney ka qenë i njohur si një nga karikaturistët e famshëm dhe krijuesit e figurave të famshme të animuar sikurse Mickey Mouse, Donald Duck.

Ai madje dështoi disa herë në jetën e tij. Përpjekja e tij e pasuksesshme për t’iu bashkuar forcave të armatosura më në fund e detyroi atë të braktiste shkollën dhe të linte studimet e tij të mëtejshme. Nisma e tij “Laugh-O-Gram Studios”, madje falimentoi dhe më në fund, pasi u bashkua me një agjenci gazete me emrin ‘Missouri Newspaper’, ai pushua nga puna pasi sipas tyre ai nuk ishte mjaftueshëm kreativ sipas pritjeve.

Nga bota e karikaturistëve kalojmë edhe tek arti i pikturës, për të shpalosur në pika të shkurta historinë e piktorit të njohur Vincent Van Gogh.

Van Gogh, ky personalitet i famshëm ka qenë i njohur si një nga piktorët dhe artistët më të mëdhenj dhe njëherësh një ikonë e njohur botërisht.

Sidoqoftë, për shkak të dështimeve të vazhdueshme dhe fatkeqësive sikurse sëmundja mendore dhe lidhja jo e duhur në marrëdhënie e detyruan atë të kryejë vetëvrasje në një moshë të hershëm gjatë asaj 37-vjeçare.

Gjatë gjithë jetës, Van Gogh shiti vetëm një pikturë të vetme e cila e revolucionarizoi atë në botën e arteve dhe pikturave e cila është e gjallë deri më sot.

Në mesin e këtyre personaliteteve renditet edhe Stephen King, i cili njihet si shkrimtari më i njohur në të gjithë botën.

Sidoqoftë, ai u përball me disa fatkeqësi dhe dështime gjatë jetës së tij. Fëmijëria kaloi në ‘pushtimin’ e errët të varfërisë si dhe me fatkeqësi të tjera si përballja me drogën dhe alkoolin. Por, më në fund, ai vazhdoi të përqendrohej në hobinë e të shkruarit dhe e profesionalizoi atë duke zhvilluar disa stile të reja të të shkruarit së bashku me mekanizmat e rinj të mbrojtjes së të drejtës së autorit.

Steven Spielberg është një tjetër personalitet i cili kishte hasur në vështirë gjatë karrierës së tij.

Spielberg, ky prodhues i madh filmash që ka fituar rekorde dhe çmime të panumërta për kontributin e tij në krijimin e filmave gjithashtu është përballur me disa dështime në jetën e tij.

Ai nuk ishte në gjendje të merrte nota më të larta të provimeve në shkolla gjatë fëmijërisë, pas së cilës ai ishte pezulluar tre herë Universiteti i Kalifornisë Jugore. Pas pasionit dhe përkushtimit të tij, ai vazhdoi krijimin e filmave të shkëlqyeshëm dhe më në fund fitoi tre çmime Oscar, dhe bëri një shumë prej 51 filmave të shkëlqyeshëm./ KultPlus.com

Beyonce feston 5 vjetorin e albumit ‘Lemonade’

Albumi i këngëtares u lançua më 23 prill të vitit 2016 me një film shoqërues njëorësh në HBO.

Beyoncé ndihet “mirënjohëse” në 5-vjetorin e albumit të saj vizual ikonik, Lemonade.

Të premten, këngëtarja shënoi pesë vjetorin e albumit me shumë ndikim në Instagram, duke ndarë një seri fotografish së bashku me një mesazh për fansat e saj.

“Unë jam mirënjohëse që kjo pjesë e punës ka bërë kaq shumë jehonë me kaq shumë njerëz,” shkroi ajo në mbishkrim. “Unë jam shumë mirënjohëse për të gjithë shpirtrat e bukur të përfshirë në realizimin e një prej pjesëve të mia të preferuara të artit. Ndërsa festoj pesë vjet LEMONADE, unë i inkurajoj të gjithë të vazhdojnë shërimin, dashurinë, faljen dhe lartësimin.”

“Shpresoj të gjesh gëzim sot”, përfundoi ylli 39-vjeçar.

Lemonade, i cili përfshin këngët “Hold Up”, “Formation”, “All Night” dhe “Freedom”, u lançua më 23 prill 2016. Albumi u shoqërua me një video një orë të gjatë që u shfaq premierë në HBO./ KultPlus.com

‘T’ishim tok unë e ti, netë furie do të kishim për stoli’

Poezi nga Emily Dickinson
Përktheu Edon Qesari

Netë furie – Netë furie!
T’ishim tok unë e ti
Netë furie do të kishim
Për Stoli!

Pa dobi – erërat –
Për një Zemër në skelë –
S’i lypet drejtim –
S’i lypet hartë!

Tek vozis në Parajsë –
Det – pa shih!
Veç të bregëzoja – sonte –
Tek ti!/ KultPlus.com

Ismail Qemali me diplomatë evropian më 1871 (FOTO)

Një foto e rrallë e Ismail Qemalit e bërë më 1871 me përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha të kohës, diplomatë nga më të shquarit.

Ismail Qemali, me i riu midis tyre, në atë kohë vetëm 27-vjeçar, është President i Komisionit Evropian të Danubit, ndër më të rëndësishmit për kohën, Komision që akoma edhe sot është në funksion.

Fotoja është marrë nga libri “Anglo-Romanian relations after 1821”, botuar nga “Academia de Stiinte Sociale si Politice a Republichi Socialiste Romania”, 1983, f.98. Fotografia është gjetur nga stërnipi i Ismail Qemalit, Darling Vlora./ KultPlus.com

‘Nuk di të vdes po nuk vdiqa nga ty…’

Roku është një zhanër muzikor që i fal ditëve tona gjallëri dhe plotë jetë. Kjo shtohet edhe më shumë kur tingujt përshtaten me tekste që përçojnë plotë ndjenja. Të njëjtën e bëjnë dueti i Upstream dhe Kelly të cilën sjellin këngën ‘’Nuk e di’’, duke e lënë të paharruar në kujtesën e rok dashësve.

KultPlus ua sjell tekstin dhe videon e performimit të këngës në Top Fest më 2008:

Dita ndalet,
Akrepa hapat e saj,
Puthja falet,
Jam i huaj, nuk kam faj,
Nuk di të pres ,
Po nuk prite dhe ti,
Nuk di të vdes po nuk vdiqa nga ty…

Dita ndalet,
Akrepa hapat e saj,
Puthja falet,
Jam i huaj nuk kam faj,
Nuk di të pres,
Po nuk prite dhe ti,
Nuk di të vdes po nuk vdiqa nga ty…

Ref:
2x Pa ty me ty do vazhdoj rrugën që kam nisur,
do të shfletoj pas faqes që kam grisur…

Kelly:
Nuk di të fal edhe pse rënd gaboj,
nuk di të ndal ndonëse nuk di ku të shkoj…

ref.
2x Pa ty me ty do vazhdoj rrugën që kam nisur,
do të shfletoj pas faqes që kam grisur…/KultPlus.com

Zvicra ka 26 lloje të veshjeve popullore, nga një për çdo kanton

Kostumi kombëtar i Zvicrës ka 26 variacione (lloje) të veshjeve popullore, nga një për çdo kanton zviceran, transmeton albinfo.ch, përcjell KultPlus.

Kostumi kombëtar i Zvicrës është i gjithanshëm, por i bërë në të njëjtin stil, janë të ndritshme, të bukura, modeste dhe të ekuilibruara.

Stili i tillë i veshjeve është tipik për Evropën Veriore. Veshja tradicionale e grave është shumë femërore, me pajisje të bukura dhe të jashtëzakonshme.

Nga ana tjetër, veshja popullore për burra në disa rajone mund të jetë shumë e thjeshtë dhe e zakonshme, dhe në pjesë të tjera të vendit mund të duket mjaft aristokratike dhe me stil, transmeton tutje albinfo.ch.

Veshjet kombëtare zvicerane kanë origjinën nga stili i jetës, mjedisi dhe traditat e zviceranëve.

Ka 26 kantone (provinca që kanë karakteristikat e veta) në Zvicër. Secili prej kantoneve ka historinë, kushtetutën, qeverinë dhe natyrisht traditat e veta unike. Kjo është arsyeja pse tradita e veshjeve në Zvicër është shumë e pasur dhe e gjithanshme. Veshja tradicionale e secilit kanton ndryshon nga të tjerat (herë pak, nganjëherë shumë).

Kjo i bën festat kombëtare dhe festivalet popullore zvicerane të jenë interesante për turistët. Shumëllojshmëria e ndritshme e veshjeve kombëtare zvicerane është mahnitëse. /Albinfo.ch/ KultPlus.com

Photo by: Chiemgau-alpenverband.de Chiemgau Alpenverband – Page Pinterest.com
Photo pinterest.com forumbiodiversity.com
Lithuanians
Page Pinterest.com -Photo by Veronika Bernardis – Metzger –
Photo by Malin Svensson Pinterest.com

Akil Gjakova futet në top dhjetëshen e xhudistëve më të mirë në botë

Akil Gjakova është radhitur në top dhjetëshen e xhudistëve më të mirë në botë.

Ai është shpallur i shtati më i mirë në botë për kategorinë nën 73 kilogramë.

Këtë lajm e bëri të ditur Federata Ndërkombëtare e Xhudos e cila e ka përpiluar listën e 10 xhudistëve më të mirë të botës për këtë kategori.

Akil Gjakova u shpall kampion më 17 prill në Kampionatin Evropian të xhudos./ KultPlus.com

Qyteti italian ku ruhen receta gatimi 500-vjeçare

Gjurmët e Rilindjes Evropiane janë ende kudo në Itali, duke filluar nga arkitektura, sheshet tipike të qyteteve dhe sigurisht i gjithë arti mbresëlënës në kisha dhe galeri.

Gjithashtu, Italia ka trashëguar prej kësaj periudhe edhe shije te veçanta të recetave të gatimit. I tillë është qyteti Ferrara, në rajonin verior të Emilia Romagna-s. I njohur që në atë kohë për gatimet dhe kuzhinierët më të famshëm si Messisbugo, që shquhej për banketet e shtruara në nder të krerëve të shteteve. Si një profesionist i tillë, ai shkroi dhe një nga librat më të hershëm të gatimit në botë “Bankete, receta dhe shtrimi i tryezave”, botuar në vitin 1549, ku renditen 300 receta gatimi.

Libri i gatimit të shekullit të 16-të ka receta që vazhdojnë të gatuhen në Ferrara ende sot, të tilla si “pasticio”, një lloj byreku me makarona, djathë, ragu mishi, salcë beshamel; një lloj suxhuku me një pure shekullore patateje, si dhe makarona të mbushura me kunguj. E njohur është edhe buka e preferuar e zyrtarëve të kohës, me brumin në formën e një dredhaniku. Çdo pjatë, megjithatë, ka pësuar përpunime dhe ndryshime.  

Sergio Perdonati është një nga furrtarët që ka të trashëguar sekretin e recetës së bukës së famshme dhe çdo ditë prodhon mbi 1000 copë të tilla. Mbështetur në këtë traditë ai ka ripërpunuar edhe të tjera gatime, kryesisht ëmbëlsira. Gjithashtu, ai ende prodhon një tortë që daton që nga Rilindja, e bërë me copa bajame, lëvore portokalli dhe e mbuluar me çokollatë të zezë.

Vendasit kanë arritur të tërheqin një numër të madh turistësh duke kryqëzuar traditat e kohës me ato të Rilindjes, por edhe më tej. Manastire apo kështjella të shekujve 15-të që shërbejnë për restorantet ku serviren këto receta 500-vjeçare./ KultPlus.com

‘Acqua Alta’, një nga libraritë më të bukura në botë (FOTO)

Libraria Acqua Alta gjendet në Venedik, mirëpo ajo çfarë e bënë më të veçantë këtë librari është fakti se për të hyrë aty janë dy qasje, njëra nga toka dhe tjetra nga një ndër kanalet e shumta që gjendet në Venedik, shkruan KultPlus.

Librat që gjendet aty janë të ngritura të gjitha pesëmbëdhjetë centimetra nga dyshemeja në mënyrë që të mbrohen nga uji dhe shumë prej tyre janë vendosur në vaska, barka ose në gondola karakteristike. / KultPlus.com

Mediat serbe për ‘Quo Vadis, Aida?’: I nominuar për Oskar ky film propagandues ndaj Serbisë

Revista amerikane “Variety” i ka dhënë një vlerësim të lartë filmit boshnjak “Quo Vadis, Aida?” dhe se i njëjti duhet të fitojë çmimin Oskar. Mediat serbe e kanë quajtur këtë propagandë amerikane kundër Serbisë.

Novosti ka shkruar se filmi është i diskutueshëm pasi një ushtar serb prezantohet në kërkim të një delegacioni të muslimanëve nga Srebrenica, si dhe ai prek një grua përfundi veshjes së saj, teksa sipas tyre në arkivat origjinale shfaqen ushtarët serbë që e lejojnë gruan nga delegacioni që të hyjë brenda.

Mediat serbe kanë reaguar edhe për postimin e ish-sekretares së shtetit Hillary Clinton e cila ka rekomanduar që të shikohet filmi boshnjak që tregon ngjarjen e gjenocidit të Srebrenicës. /gazetaexpress/ KultPlus.com

Ana Golja publikon këngën e saj të re

Aktorja shqiptare e cila tashmë veçse ka fituar famën e saj ndërkombëtare, ka publikuar edhe këngën e saj më të re, shkruan KultPlus.

Kënga mban titullin ”Glass” dhe është publikuar në platfofrmën muzikore Spotify.

“Nuk mund ta besoj, por kënga e ime e re “Glass” tashmë mund ta dëgjoni në të gjitha platformat. Faleminderit gjithë bashkëpuntorëve që bënë të mundur këtë moment. Faleminderit të gjithë fansat e mi për suportin”, ka shkruar Golja në publikimin e këngës në rrjetin social Instagram.

Ana Golja është gjithashtu aktore dhe producente. Kujtojmë se Fimi “The Cuban” ka për producente artisten me prejardhje shqiptare, Ana Golja. / KultPlus.com

Kryeveprat botërore që duhen lexuar nga të gjithë

Më poshtë do të gjeni një listë me autorë dhe libra të tyre që duhen lexuar të paktën një herë në jetë, për të kuptuar dhe ndjerë tamam fuqinë dhe ndikimin që një libër mund të ketë.

Nga Fjodor M. Dostojevski:

1- Krim dhe Ndëshkim

2- Vëllezërit Karamazov

3- Netë të Bardha

4- Kumarxhiu

Nga Erich Maria Remarque:

1- Harku i Triumfit

2- Një natë në Lisbonë

3- Obelisku i Zi

4- Qielli s’ka preferenca

Nga Stefan Cvajg:

1- Letra e një të panjohure

2- Dehje nga Metamorfoza

Nga Honore De Balzac:

1-Lëkura e shagrenit

2-Iluzionet e humbura

3-Shkëlqimi dhe mjerimi i Kurtizaneve

4- Kryevepra e panjohur

Nga Ernest Hemingway:

1- Plaku dhe deti 

2-Kopshti i Edenit

3-Për kë bie kambana 

4- Të kesh dhe të mos kesh

Nga Milan Kundera:

1- Identiteti

2- Lehtësia e padurueshme e qënies

3-Shakaja

Nga Teodor Drajzer:

1- Një tragjedi amerikane

2-Financieri 

3-Motra Keri

Nga Agatha Christie:

1-Vrasje Në Orient Ekspres

2-Zonja e Krimit

3- Shtëpia e shtrembër

Nga Stendal: 

1- E kuqja dhe e zeza

2- Manastiri i Parmës

Nga Omar Khajam

1- Rubairat 

Nga Leo Tolstoy

1- Ana Karenina

2- Lufta dhe Paqja

3- Ç’e mban gjallë njeriun

Nga Dino Buzzati

1- Gruaja me Flatra

2- Netët e vështira

3- Kryeveprat. /anabel/ KultPlus.com

Laura Bassi, gruaja e parë që u ulë në katedrën e një universiteti

Duket se, megjithë ndërgjegjësimin e treguar në zgjedhjet e saj, Bassi nuk u shpreh kurrë qartë për çështjen e emancipimit të grave në letërsi dhe akademi. Pavarësisht nga atribuimi i disa komenteve për këtë, duket se ajo në përgjithësi preferoi të shmangte sa më shumë të ishte e mundur konsideratën e të qenit grua si një kusht i një natyre të jashtëzakonshme

Mjafton të kujtojmë se vetëm 17% e grave të regjistruara në Universitetin Italian ndjekin një fakultet shkencor. Që nga viti 1903, kur Marie Curie ishte gruaja e parë që fitoi Çmimin Nobel në Fizikë, ka qenë 17 laureatë të Nobelit në të njëjtën disiplinë (572 burra). Globalisht, gratë përbëjnë vetëm 28% të studiuesve në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë). Këto të dhëna nxjerrin në pah qëndrueshmërinë e një boshllëku të madh gjinor në lëndët shkencore. Pavarësisht hapave të pjesshëm drejt një përfshirjeje më të madhe, dhe megjithëse disa studime të Institutit Evropian për Barazi Gjinore tregojnë se një kontribut më i madh i grave në fushën studiomore STEM do të rezultojë në progres ekonomik dhe shoqëror, shkencat ende duket të mbeten një hapësirë mbizotëruese nga burrat.

Për tu kthyer e për të parë në zemrën e gjërave ose për ta thënë si Carlo Levi, “E ardhmja ka një zemër antike” dhe e tashmja nuk bën përjashtim në këtë kuptim. Laura Bassi, historia e së cilës është rizbuluar kohët e fundit, gjithashtu falë kontributit të çmuar të Marta Cavazza-s, ishte gruaja e parë në botë që zuri një karrige në katedrën e një universiteti. Përveç kësaj kishte një diplomë në filozofi dhe ka punuar si “profesore” universiteti nga 1732 në Bolonjë, në 1745 ajo u bashkua me Akademinë Benedictine, dhe në 1776 ajo themeloi kurset e para të Fizikës Eksperimentale në Institutin e Shkencave.

Në një botë shoviniste mashkullore, ajo e shkencave dhe akademive të shekullit XVIII, gratë nuk lejoheshin. “Një grua që njeh fizikën e Njutonit ose gjeometrinë analitike karteziane nuk do t’i bindet më burrit të saj dhe nuk mund të jetë një grua e mirë, ajo do të neglizhojë detyrat shtëpiake dhe nuk do të jetë një nikoqire e mirë, ajo do të lërë fëmijët e saj në duar mercenare dhe për këtë arsye do të jetë një nënë e keqe”, shkruan Cavazza. Megjithatë Bassi, grua dhe nënë, ishte duke provuar në jetën e saj të kundërtën. Figura e saj e parë midis grave në shkencë është bërë pothuajse mitologjike, në kuptimin klasik të termit. Laura Bassi, Hypatia e shekullit të 18-të, ka qenë një model që frymëzoi të gjitha shkencëtaret femra që e pasuan. Ndër “strategjitë” e miratuara nga Bassi për të realizuar ambiciet e saj në fushën akademike, pavarësisht nga vështirësitë që patjetër të jesh grua, Cavazza tregon për zgjedhjen e saj për t’u martuar. Ose më saktë, zgjedhja e mirë-konsideruar e burrit. Giuseppe Veratti, doktor dhe profesor i fizikës, një shoqërues që nuk është urzupues për karrierën e gruas së tij. Në këtë mënyrë, ndër të tjera, futet tema e bashkëpunimit, e afërsisë që mund të krijohet midis grave dhe burrave në ndërtimin e një ambienti më njehsues.

Duket se, megjithë ndërgjegjësimin e treguar në zgjedhjet e saj, Bassi nuk u shpreh kurrë qartë për çështjen e emancipimit të grave në letërsi dhe akademi. Pavarësisht nga atribuimi i disa komenteve për këtë, duket se ajo në përgjithësi preferoi të shmangte sa më shumë të ishte e mundur konsideratën e të qenit grua si një kusht i një natyre të jashtëzakonshme. Shumë më tepër sesa fjalët e saj, ishte në të vërtetë jeta dhe historia e saj që ofroi një frymëzim dhe një shembull për brezat pasardhës. Leximi i saj çon në një dëshirë për të rizbuluar të gjitha gratë që jetuan si ajo duke zgjedhur të mos flasin hapur, duke luftuar një revolucion të heshtur dhe pa vendosur një precedent të një rëndësie më të vogël.

BIOGRAFIA

Laura Bassi, e lindur në Bolonjë më 29 tetor 1711, ishte e diplomuara e dytë në Evropë. E formuar në shumë lëndë (biologji, matematikë, logjikë, filozofi, latinisht, greqisht dhe frëngjisht, auto-didakte), ajo u pranua në 1732 në Akademinë e Shkencave. Në të njëjtin vit ajo diskutoi dy teza në Universitetin e Bolonjës, duke marrë një karrige nderi të filozofisë për 500 lireta në vit, por ajo mund të jepte mësim vetëm në raste të caktuara. Çdo vit, Bassi i jepte disertacione Akademisë së Shkencave për temat nga më të ndryshmet. Falë autoritetit të saj shkencor, në 1776 asaj iu caktua pozita e profesores së fizikës eksperimentale në Institutin e Shkencave të Universitetit të Bolonjës. /konica/ KultPlus.com

Të mos kuptohemi është e tmerrshme

Poezi nga Evgenij Evtushenko

Të mos kuptohemi është e tmerrshme –
të mos kuptohemi e të mos përqafohemi.
Por megjithëse e habitshme
është po aq e tmerrshme,
po aq sa të kuptohemi për gjithҫka.

Plagosemi megjithatë.
Dhe, i fiksuar nga një njohje fillestare,
shpirtin tënd të butë
s’do ta ofendoj me keqkuptim
dhe as do të vras me kuptim.

1956. / KultPlus.com

Sia shpallet regjisorja më e keqe për filmin e saj

Këngëtarja Sia është shpallur “regjisorja më e keqe” për filmin e saj debutues në Razzies – çmimet për filmat më të këqij të vitit.

“Music”, filmi i saj fitoi tri çmime “Golden Raspberry”, përfshirë atë për aktoren më të keqe për Kate Hudson dhe aktoren më të keqe mbështetëse për Maddie Ziegler, transmeton KultPlus.

Filmi është kritikuar për rolin e Zieglerit dhe portretizimin e autizmit. Ai u përshkrua si “i pandjeshëm” dhe “i konceptuar keq”, shkruan BBC.

Filmi bën fjalë për Zu, një shitës droge, i luajtur nga Hudson, i cili bëhet kujdestar i motrës së saj me autizëm e luajtur nga Ziegler. / KultPlus.com

Frika nga Covid19 do t’i ndalojë njerëzit të ri-integrohen në shoqëri

Shkencëtarët kanë shprehur shqetësimet se ankthi i mbetur si pasojë e koronavirusit do të ndikojë tek disa njerëz që të krijojnë zakone të rënda të cilat mund t’i pengojnë ata që të riintegrohen edhe pas kalimit të pandemisë.

Koncepti i “Sindromës së ankthit nga COVID” për herë të parë është teorizuar nga profesorët vitin e kaluar, kur Ana Nikčević, nga Universiteti i Kingstonit dhe Marcantonio Spada, nga Universiteti i Bankës Jugore të Londrës, kishin vërejtur se njerëzit ishin duke zhvilluar një grup të veçantë të tipareve në përgjigje të COVID-19, përcjell KultPlus.

Sipas tyre, sindromi i ankthit është i karakterizuar kryesisht nga kontrollimi i vazhdueshëm për ndonjë simptomë eventuale të COVID-19, evitimi i vendeve publike dhe pastrimi i vazhdueshëm i cili kthehet në obsesion.

Hulumtuesit kanë theksuar se këto shenja shqetësuese të sjelljes nuk do të kalojnë lehtë, madje as pasi virusi të jetë futur nën kontroll.

“Frika është normale. Të gjithë i frikësohen virusit sepse është i rrezikshëm. Mirëpo, pritjet e mija janë se pjesë të popullatës do të evitojnë ri-integrimin dhe do të kenë brenga të vazhdueshme si pasojë e virusit pavarësisht se do të jenë të vaksinuar”, ka thënë profesori Spada. / KultPlus.com

Ramë Lahaj për sallën koncentrale: Më irriton fakti që të ruhet ‘Gërmia’, ky objekt nuk përfaqëson asgjë hiç

Komuna e Prishtinës – juria profesionale për Konkurs projektimi, adaptimi i kompleksit ish-Gërmia për sallë koncertale ka vlerësuar projektet që ishin në garë duke vlerësuar si më të mirin Grupin e operatorëve: Kengo Kuma and as INC, O.U.D. Architects, Ahmet Topbas Muhendislik, Akim Muhendislik, Enmar Engineering, Ses Goruntu Produkiyon hizmetleri me shifër 6636, shkruan KultPlus.

Për projektin e sallës koncentrale, ka reaguar tenori me famë botëore Ramë Lahaj, i cili përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka theksuar se ndjehet i irrituar për faktin se do të ruhet objekti ”Gërmia”, pasi siç thekson tutje ai, ky objekt nuk përfaqëson asgjë.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Lahajt.

Më gëzon tej mase fakti që Prishtina do të bëhet me një sallë koncertale, për të cilën realisht jemi vonuar.

Me irriton fakti që është bërë shumë presion që të ruhet objekti Gërmia që s’ka asnjë vlerë dhe nuk përfaqëson bash asgjë hiç, por që për taksirat na e jep një sallë të improvizuar e t’arnuar bash si do shtëpi t’djeguna t’pasluftës e t’renovuara që kurrë rahat n’to s’bohesh.

Na janë dashur pritje 20 vjet që BE-ja të na e financojë një sallë koncertale se vet edhe 40 vjet të tjera s’e kishim bo tu e pasë parasysh vetëdijesimin e politikes për artin. Udhëheqësve që ende shkojnë në ahengje ku ‘qitet me allti’.

Jam i irrituar e jo dakord, si profesionist që i kam parë e përformuar në sallat më prestigjioze të botës në të katër kontinentet. Jam i irrituar se s’kemi nevojë për një objekt gjysmak e të improvizuar. Meqë kemi fatin e mbështetjes për një projekt kaq madhor e të rëndësishëm atëherë duhet të mendojmë dhe studiojmë mirë atë në çdo aspekt.

E kam potencuar disa herë që ne na duhet një objekt adekuat me disa salla e galeri universale në kuptimin qe t’i kemi të gjitha artet në të, andaj na duhet një sallë e mirëfilltë e jo e improvizuar marrë parasysh që në vet s’ia dolëm ta bëjmë t’u e pasë parasysh realitetin e 20 vjetëve të fundit.

Po i bëj thirrje edhe njëherë, Komunës së Prishtinës, që në qoftë se nuk është e mundur që objekti Gërmia të rrënohet e të ndertohet një qendër e re kulturore, atëherë te gjendet një lokacion që ka qasje të mirë dhe të kemi një qendër artesh funksionale. / KultPlus.com

61 vjet nga fillimi i transmetimit të Televizionit Shqiptar

Më 24 prill 1960 filloi transmetimi i Televizionit Shqiptar.

Themeluesit e saj ishin Petro Kito, ish-drejtori i Radio Tiranës dhe Fuat Bozgo, kreu i editorialit kulturor në Radio.

Në foto spikerja e parë e televizionit shqiptar, Stoli Beli.

Përveçse ishte spikerja e parë e ekranit të RTSH-së, ajo më pas u bë edhe gazetarja e parë, redaktorja dhe regjisorja e parë në Shqipëri. U nda nga jeta në janar 2020. / KultPlus.com

Dua Lipa, këngëtarja femër më e dëgjuar në ‘Spotify’

Dua Lipa mbrëmë bëri publike suksesin e saj të radhës, në muajin e fundit ajo u bë këngëtarja femër më e dëgjuar në platformën muzikore ”Spotify”, përcjell KultPlus.

Kjo njëherit është hera e dytë që Dua Lipa renditet si e para femër më e dëgjuar në këtë platformë tejet të famshme muzikore. Ndërsa, në rangun botëror, ajo zë vendin e tretë.

Albumi i saj “Future Nostalgia”, i publikuar në 2020 vijon të ketë mjaft suskese duke u renditur në vendin e parë përsa i përket albumeve më të shitur në Britani. / KultPlus.com