Sopranoja Arta Jashari vjen me koncert recital në kryeqytet

Sopranoja kosovare Arta Jashari po vjen me recital në kryeqytet, përcjellë KultPlus.

Në këtë koncert ajo sjellë një repertor të zgjedhur të literaturës vokale, i cili burim inspirimi ka ritmin dhe muzikën latine.

Në koncert Jashari do të shoqërohet në piano nga pianistja Pranvera Hoxha – Bryma ndërsa mysafir i mbrëmjes do të jetë tenori kosovar Luan Durmishi.

Koncerti mbahet të martën, më 18 maj 2021 prej orës 20:00 dhe organizohet nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. / KultPlus.com

Kjo ishte gruaja shqiptare që lundroi me tetë anijet, Bubulina shqiptare në kartëmonedha, shtatore e filma

Rajna Kovaçi

Veprimtaria e grave të shquara shqiptare është e lidhur ngushtë me rrethanat në të cilat u krijua, veproi dhe jetoi populli shqiptar. Si rrjedhim është më se i nevojshëm një rrugëtim i shkurtër nëpër të kaluarën për të njohur më thellë jetën dhe veprën e këtyre figurave. Padyshim ndjenja e përkatësisë etnike si dhe robërimi i gjatë krijuan llogjikën e qëndresës së përhershme shqiptare ndaj pushtuesve të ndryshëm. Sic e dimë shtyllë e fuqishme e kësaj qëndrese ka qene gruaja. Ajo e bëri këtë përmes edukimit të gjeneratave, edukim ky që niste që nga ninullat e para që mbajti frymën liridashëse, kultivoi ndjenjën e mosgjunjëzimit e të respektit ndaj vlerave njerëzore e kombëtare. Prandaj në udhën e stërgjatur të historisë meritat e gruas shqiptare zënë një vend shumë të rëndësishëm.

Nëse do të donim të strukturonim një skemë për letërsinë feministe, do të pranonim se Simone De Beauvior e Virginia Wolfe kanë një pararendëse të femnizmit europian dhe romantik e kjo ishtë Elena Gjika. Kjo figurë ka fituar një rëndësi të vecantë për ne shqiptarët nga prejardhja e saj shpallur prej vetë asaj.

Në historinë mijëvjecare të njerëzimt nuk është i madh numri i grave që patën mundësinë të shquhen në sfera të ndryshme të jetës. U njohën kryesisht , emrat e atyre grave që zëvëndësuan apo përkrah burrave të tyre të shquar i mbështetën në cdo hap. Laskarina Bubulina ishte ndryshe, për kohën që jetoj ishte nga gratë më të emancipuara e më trime të kohës. Bota e mbyllur por vepruese dhe krijuese e gruas nisi të gjejë shprehje vetëm nga shekulli XVIII. Në shekujt vijues, falë këmbënguljes individuale të femrave dhe më pas nisi të shpaloset energjia krijuese e gruas. Fundi i shëkullit të XIX shënon inkuadrimin e gruas në të gjitha sferat e jetës dhe, mbi të gjitha në qarqet e vendimarrjes, duke pasuruar kështu trashëgiminë e cmuar të njerëzimit.

Por jashtë rrjedhave historike nuk mbeti as gruaja shqiptare. Duke patur parasysh ulje ngritjet historike të kombit shqiptar, një mori grash meritojnë të njihen më mirë, sepse ishin shtylla të mirëfillta dhe të qëndrushme të familjes dhe të kombit me njemërues të përbashkët: grua shqiptare. Por ashtu si e sheh gruan shqiptare Margaret Jursenal kur shkruan :”Për nënë do të doja një shqiptare!…” Andaj nuk është rastësi që nga gjiri I popullit shqiptar doli Donika Kastrioti, Elena Gjika, Motrat Qirjazi, Dhaskalina Bubulina, Shën Angjelina, dhe më pas, Nëna më e madhe e botës së sotme, Shën Nëna TEREZA.

Qëndresa dhe sakrifica, si formë e rezistencës e grave shqiptare në luftërat për liri dhe pavarësi, sipas burimeve historike paraqitet në vazhdimësi. Ato u rezistuan tendencave të asimilimit atje ku jetonin si dhe të akulturimit, duke mëkuar që nga kohët antike frymën e edukimit human, familjar,patrotizmin si dhe traditën krijuese popullore. Pra siç e dimë ky nuk ishte fushëveprimi I vetëm I gruas shqiptare, ajo u shqua jo vetëm në fushën politike, ushrarako-luftarake, të arsimimit por dhe të kulturës dhe shkencës. Nga bashkësia e grave shqiptare, të cilat qëndruan dhe vepruan në rrethana të vështira të kohëve, dolën personalitete të shquara, veprat e të cilave I tejkaluan kufijtë gjinorë e kombëtar. Ja cfarë thotë Dora d’istria për grate:” Ato dëshmuan se truri nuk ka gjini dhe me veprat e tyre dëshmuan se nuk ka fuqi që mund t’I ndalë synimet e shenjta të një populli për vetëvendosje, emancipim të gjithëanshëm dhe arritje të barazisë gjinore…”
Dhaskalina Bubulina…?

Ajo ka një histori të rrallë, arvanitësja –Kapedania, kjo grua e rrallë, me legjendën më të vecantë e të rrallë mes Greqisë dhe Shqipërisë. Jeta e Bubulinës është një luftë legjendare e jetuar në detet e Greqisë e mesdheut. Shkrimtari francez Michel de Gece përshkruan me vërtetësi betejat historike të Bubulinës të revolucionit grek. Arvanitësja që kishte ardhur në Hidra në këtë ishull sëbashku me shumë emigrant të tjerë shqiptar rretha fër tre shekuj më parë, sic kishun bërë në ishujt e tjerë të Greqisë atje pranë si në Specaj, Psaros, në Peloponez dhe Eubë. Është vërtetë shumë interesant fakti që në muzeun Zhan D’Arka”në Rouen në Francë. Krahas figurave gra luftëtare të vlerësuara nga bota e kulturuar qëndron krenare edhe Bubulina jonë.

Kush ishte Dhaskaina Bubulina?

Dhaskalina lindi në një burg të Stambollit i quajtur “ Kështjella e shtatë kullave”, në mëngjezin e 11 majit të vitit 1771. Nëna e saj Parashqevia, kishte shkuar të takonte burrin e saj Kapiten Stavri Pinotis, që mbahej I burgosur nga turqit. Ai ishte një luftëtar I rezistencës greke, që luftonte për clirimin e Greqisë. Ajo kishte shitur gjithshka që kishte, vetëm që të shkonte e të takonte në burgun e tmerrshëm burrin e saj. Rruga për në Stamboll kishte qenë shumë e gjatë. Më kot kishte kërkuar ta ndihmonin në dyert e Fanarit, por më në fund kishte mundur të siguronte një leje që të shihte bashkëshortin e saj. Fatkeqësisht kur kishte arritur në qelinë e burgut ajo e gjetit ë vdekur burrin e saj. Nga trishtimi I madh gruaja fatkeqe e lindi fëmijën para kohe. Burzino shoku i Pinotis-it ishte i burgosur bashkë me të shoqin të saj, e ndihmoi Parashqevin gjatë lindjes dhe I vuri emrin Dhaskalina, në kujtim të nënës së tij. Më pas bashkë me Dhaskalinën e dobët Shqevo( i thërrisnin shkurt Parashqevisë) u kthye në Hidra, në shtëpinë e saj. Pas disa kohësh Shqevo shkon në Specaj , ku edhe martohet për të dytën herë. Edhe Specaj ishte populluar me arvanitas, por më të butë e më të dashur se ata të Hidrës që ishin edhe rivalët e tyre.
“Në Specaj flisnin arvanitika, pra shqip”, shkruan Michele de Grece nëpërmjet gojës së Bubulinës. “ Në fakt nëna, ati im dhe unë, ishim grekë pa qenë të tillë, Ishim grekë me shpirt e me zemër, me fe dhe me ideale dhe sigurisht grekë, të sakrificës, sepse ne jepnim edhe jetën tonë për Greqinë. Por jo grekë nga gjaku. Unë jam një arvanitase, me një fjalë shqiptare. Që prej kohësh tepër të largëta, raca e jonë ka patur emra tepër të ndryshëm. Vallë a janë pellazgët, ilirjanë. Di që Hidra është shqiptare dhe Specaj gjithashtu…”
Bubulina ka qenë një nga gratë më të shquara ndër pjesëmarrësit që luftuan në revolucjonin grek të vitit 1821. Në moshën 17 Bubulina u martua me kapitenin arbëresh të marinës së Specës-Dhimitër janozës. Në atë kohë Hidrotët dhe Spicotët ishin në luftë me piratët, që e vështirësonin shumë tregëtinë e tyre në detin mesdhe. Më në fund trimat i thyen piratët por në këtë betejë të ashpër mbeti i vrarë bashkëshorti i bubulinës.
Pas disa vjetësh Bubulina u martua përsëri me një kapiten shqipëtar,speciotin Dhimitër Bubulina, nga i cili mori mbiemrin dhe u bë e njohur dhe hyri në historinë e njerëzimit. Nga të dyja martesat pati gjashtë fëmijë, tre djem dhe tre vajza. Lufta që vazhdonte kundër piratëve i mori jetën edhe burrit të dytë, ishte viti 1811. Bubulina vuri në shërbim të luftës kundër turqve të gjithë pasurinë që kishte. Kjo zonjë mori pjesë në shumë beteja, si trime dhe burrëneshë e vërtetë si nëpër betejat në tokë ashtu edhe në det. Vetë ajo i udhëhoqi trimat edhe në Greqinë jugore. Shumë fitore të kryengritësve grek kundër pushtuesve turq kanë lidhje me sgjuarësinë si një stratege e vërtetë dhe trimërinë e saj. Tregojnë që në një betejë shumë të ashpër pasi i armatosi luftëtarët e saj arbëreshë dhe përgatiti anijet. Ajo mori drejtimin e anijes më të madhe, anijet më të vogla i la nën komandën e djemve të saj –janit dhe Gjergjit. Si fillim bllokoi Nafion, zbarkoi në Milos dhe furnizoi me ushqime ushtrinë e këtij qyteti. Më pas Bubulina mori pjesë në rrethimin dhe clirimin e Tripolicës dhe Monemvasit që ndodhet në Peloponez. Por fatkeqësit e ndoqën, në betejën e fundit ju vra i biri –jani. Në të gjitha betejat ku ajo luftoi dolën në pah aftësitë dhe talenti i saj i rrallë si një stratege, trime – një ushtarake e vërtetë., ku spikaste heroizmi dhe guximi shqiptar.
Historianët tregonin, se në Tripolicë ajo hyri e para hipur mbi një kalë, në krye të ushtrisë dhe për cudi ajo cliroi haremet e pashait. Bubulina trime mori pjesë edhe në luftën për clirimin e Naflios, i cili më vonë u caktua edhe kryeqyteti i përkohshëm i Greqisë. Kapedanen e tokës dhe të deteve e gjeje kudo mes luftëtarëve të saj. Bubulina shkoi kudo, e gjeje mes luftëtarëve si me Kollokotronin.
Shkrimtari i madh rus Gogol-i dhe shumë historianë e përshkruanin Bubulinën si një sokoleshë të vërtetë, truplidhur, të hijshme, të fortë si lisi, guximtare, e pajisur me një mencuri natyrale, stratege e vërtetë. Një historjan grek, Filimoni jepte këtë përcaktim për Bubulinën:” frikacaku përpara saj turpërohej, ndërsa trimi tërhiqej…” Kjo figurë e spikatur historike u quajt “heroinë” nga poetët dhe shkrimtarët e asaj kohe. Këtë grua trimëreshë e gjen të përshkruar me gjithë madhështinë e saj tek poeti arbëresh Zef Serembe, Zhyl Verni, tek historiani grek Kosta Biri, Michael Kokkinaris etj. Ajo tashmë është një legjendë nga gojëdhanat, poezia popullore, ka hyrë në pikturë, skulpturë, mbetet e tillë si në Greqi dhe Shqipëri, tek arbëreshët e Greqisë.
Kështu i këndonte Naim Frashëri asaj dhe trimit arbëresh Kanarit:” … Bubulina dhe Kanari shqiptar dhe bij shqiptari…”

Sipas Elena Gjikës, kur shkoi në kryeqytetine Perandorisë Osmane , u pranua në organizatën e shoqërisë së miqve(Heteris), e cila nën shembullin e revolucionit francez, i pranonte me dëshirë gratë në lëvizjen shoqërore revolucionare.

Sa e ashpër dhe e rëmbyer ishte në beteja kundër armiqve, aq e urtë dhe me shpirt humanist ndaj njerzve të pafajshëm. Por në majin e vitit 1825 vdiq Bubulina, e vranë në Specia tradhëtisht, jo në fushëbetejë. Një nga historianët e shumtë grek ,Diege Seria, shkruante për humbjen e Bubulinës:” Duart e një vrasësi e derdhën atë gjak, që gjatë betejave , hekuri i armikut e kishte “respektuar” për tu kushtur lirisë…” Ndërsa Michael Kokinaris thotë kështu për Bubulinën:” Ajo e filloj revolucionin dhe ishte e vetmja grua në histori që ju dha titulli i madh Gruaja e Parë Admirale nga Perandori rus…” Kurse italiani Periviane Xekini theksonte:” Bubulina ishte aq guximtare, sa në det ashtu edhe në tokë, i njihte rreziqet dhe vetëm i përbuzte, ajo luftonte vetëm për lirinë. Edhe pse kanë kaluar shekuj, që në kohën kur stërgjyshërit e saj kishin lënë Arbërinë, por edhe Bubulina nuk e harroi atdheun e saj të dashur, Shqipërinë. Historianët dhe biografët e saj thonë që Bubulina u jepte urdhëra detarëve të saj trima nëpër beteja vetëm në gjuhën shqipe. Ishte kjo gjuhë që i ngriti në këmbë fshatatrët arbëresh të Buas, të Spatës, të Lalës, të Laskës, Lopësit, Muzaqit. Ajo luftoi kundër armikut të përbashkët të Gadishullit Ballkanik. Historiani Hijasin Hekardi në veprën e tij: ” Historia dhe Përshkrimi i Shqipërisë së Sipërme”, pasi vë në dukje se, ”historia jep provat e shkëlqyera të energjisë, zgjuarësisë dhe veprimtarisë të shqiptarëve”theksonte se:” Shqipëria i ka dhënë historisë personalitete të ndritura, njëra prej tyre ka qenë edhe trimëresha Bubulina…”
Për Bubulinën janë ngritur shtatore, figura e saj është përdorë në kartmonedhat greke, sikurse janë realizuar edhe dy filma, i fundit në vitin 2005./KultPlus.com

Osmani priti në takim përfaqësues të Sindikatës së Infermierëve, kërkohet parandalimi i ikjes së infermierëve nga Kosova

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në prag të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve ka pritur sot një delegacion të Shoqatës sindikale të tyre.

Përfaqësues të kësaj Sindikate kanë njoftuar Presidenten Osmani për situatën me të cilën po përballen, duke kërkuar mbështetjen institucionale për plotësimin e kërkesave të tyre.

Ata kanë thënë se rritja e pagës së infermierëve dhe rritja e shtesave për kujdestari të natës do të jetë masa adekuate për të parandaluar ikjen e infermierëve nga Kosova.

Ndërkaq Presidentja Osmani ka vlerësuar punën e deritashme të infermierëve në përballje me pandeminë, dhe ka potencuar se shëndetësia duhet të prioritizohet edhe në aspektin e buxhetimit të saj.

Në prag të ditës së tyre, Presidentja Osmani ka falënderuar infermierët për punën, duke shprehur nevojën për trajtim të dinjitetshëm të punës së tyre. / KultPlus.com

Ura e Kordhocës në Lazarat, monument kulture me vlera historike e arkitekturore

Ura e Kordhocës, e ngritur mbi lumin Drino rreth 4 km në jug-lindje të Gjirokastrës, dallohet për madhësinë dhe finesën e realizimit teknik.

Kjo urë kryente funksionin lidhës midis qytetit dhe fshatrave rreth Suhës. Ura është e ndërtuar me gurë të zinj ndërsa mbushja e saj është me gurë gëlqeror.

Harqet e mëdhenj janë ndërtuar me rreshta dyfish gurësh në të cilat ruhen ganxhat metalike për mbërthimin e gurëve ballor të harkut.

Konstruksioni i gërshetuar me stilin e arkitekturës orientale osmane, tre harqet e mrekullueshme dekorativë dhe shtrimi i plotë me kalldrëm i japin vlera të mëdha historike e arkitekturor.

Aktualisht është funksionale për kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Ura ruhet në gjendje relativisht të mirë./atsh / KultPlus.com

Albumi i ri i Bebe Rexhës i pari në listën e albumeve më të mira në Spotify

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, pak ditë më parë ka publikuar albumin e dytë në karrierën e saj, të titulluar “Better Mistakes”.

Ky album i cili vjen pas disa vitesh punë intensive, po shpërblehet me meritat e duhura për shumë nga këngët e tij, që tashmë janë pëlqyer në masë të madhe nga publiku.

Aktualisht, “Better Mistakes” kryeson listën e 10 albumeve më të mira debutuese në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.

Këtë e ka bërë të ditur vet Spotify përmes një postimi në rrjetin social Instagram me 10 albumet më të mira debutuese, me artisten shqiptare në krye të saj.

E lumtur për këtë sukses, Rexha e ndau me ndjekësit e saj në InstaStory këtë fakt, duke i falënderuar ata për suksesin e dhënë deri më tani.

“Better Mistakes” është një album me 13 këngë të artistes, disa prej të cilëve janë publikuar me klipe, si këngët: “Baby, I’m Jealous” (bashkëpunim me Doja Cat), “Sabotage”, “Break my heart, myself” (bashkëpunim me Travis Barker).

Vet artistja ka treguar se këngët e albumit i përkasin zhanrit dark-pop, frymëzuar nga problemet e saj ndër vite me shëndetin mendor. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com

Konferencë në Harvard: “Shqiptarët çam të Greqisë: 77 vjet mohim”

Shoqata e studentëve shqiptarë të Harvardit organizojnë një panel me historianin Isa Blumi dhe avokaten e të drejtave të njeriut Rudina Jasini mbi çështjen çame. Takimin online organizohet të dielën, më 16 maj në orën 11.00. Webinari përfshin prezantime dhe seancë pyetje përgjigje.

Dr. Isa Blumi, Profesor i Asociuar i Studimeve Turke dhe Lindjes së Mesme në Universitetin e Stokholmit, do të flasë për rrënjët historike të ngjarjeve që sollën pushtimin e Çamërisë dhe pushtimin përfundimtar nga forcat Greke që çuan në një aneksim të imponuar ndërkombëtarisht të popullit shqipfolës nga viset e tjera të banuara me shqiptarë. Kontributi i Dr. Blumi do të vendosë gjithashtu në kontekstin historik mekanizmat ndërkombëtarë që lehtësuan ndarjet e ish-tokave Osmane përgjatë kritereve që rezultuan në shpopullimin e Çamërisë prej banorëve të saj.

Dr. Rudina Jasini, avokate dhe studiuese e specializuar në të drejtën penale ndërkombëtare dhe të drejtën e të drejtave të njeriut në Universitetin e Oksfordit, do të ofrojë një perspektivë depërtuese të sfidave ligjore dhe politike në lidhje me çështjen Çame, si dhe rrugët ligjore dhe forumet ku çështja çame mund të diskutohet. Një nga tiparet më karakteristike të adresimit të së kaluarës është dëshira për njohje dhe vendosjen e kërkimit të ligjshëm për drejtësi për grupet e dëmtuara dhe të shtypura historikisht.

Shumë aspekte të historisë së Çamëve Shqiptarë janë njohur pak ose keqinterpretuar, falë një numri masash dhe dekretesh të miratuara brenda Greqisë. Dekadat që nga ngjarjet e tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore kanë përfshirë shumë kërkime shpirtërore nga njerëzit e Çamërisë dhe një luftë për vetëdijesim.

HISTORIA

Pushtimi grek i Çamërisë në vitet 1912-1913 i la Shqiptarët çamë jashtë kufijve të vendit të tyre të lindjes. Nga 1913 e tutje, popullata shqiptare çame u përndoq, pati dëbim të detyruar dhe spastrim etnik. Shtytja e fundit ishte në vitet 1944-1945 kur një fushatë brutale nisi nga forcat greke. Forcat paraushtarake kryen një numër mizorish në shkallë të plotë, duke përfshirë masakra ndaj burrave, grave dhe madje edhe foshnjave. Ndërsa bota mbylli një sy qorr, rreth 25,000 refugjatë kaluan kufirin me Shqipërinë dhe mbi 2,000 Çamë u vranë. Sot, çamët formojnë një komunitet prej të paktën 250,000 në Shqipëri, 100,000 në Turqi dhe 70,000 në Shtetet e Bashkuara. Parlamenti i Shqipërisë shpalli 27 Qershorin si Ditën e Gjenocidit Shovinist grek kundër shqiptarëve të Çamërisë. Sa i përket Greqisë, 77 vjet më vonë, qeveria atje ende mohon ekzistencën e një çështje çame dhe madje ekzistencën e një pakice shqiptare në Greqi. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com

Së shpejti lansohet albumi i parë postmortum i reperit DMX

Albumi i parë postmortum i reperin DMX, “Exodus”, do të lansohet në fund të kësaj jave.

Reperi legjendar emri i vërtetë i së cilit ishte Earl Simmons, vdiq më 9 prill në moshën 50-vjeçare. Ai fillimisht ishte hospitalizuar si pasojë e sulmit në zemër të shkaktuar nga mbidoza, dhe për një javë qëndroi në kujdesin intensiv.

Pak para vdekjes, DMX ishte rikthyer në “Def Jam Records”, studioja incizuese e cila i kishte lansuar albumet e tij më të famshme të karrierës, përfshirë këtu albumin debutues të vitit 1998, “It’s Dark And Hell Is Hot”. Ai gjithashtu i pati njoftuar fansat se është kishte filluar të punojë në projektin e tij të radhës.

Të hënën me 10 maj, miku dhe bashkëpunëtori i kamotshëm i reperit te ndjerë, Swizz Beatz, e bëri të ditur lajmin se albumi i parë postomortum i DMX-it i cili e mban titullin “Exodus”, do të lansohet përmes labelit “Def Jam” me 28 maj.

“Vëllai im X ishte një ndër shpirtrat më të pastër dhe të rrallë që i kam takuar në jetë. Ai e jetoi jetën duke qenë i dedikuar ndaj familjes dhe muzikës. Mbi të gjitha, ai ishte zemërgjerë dhe i dashuronte fansat e tij jashtë mase. DMX mezi po e priste lansimin e këtij albumi për gjithë adhuruesit anembanë botës, në mënyrë që t’iu tregonte sa shumë e ka vlerësuar secilin person që e ka mbështetur atë pa kusht”.

Në disa intervista të realizuara para vdekjes, DMX kishte deklaruar se albumi i tij i radhës do të përfshinte bashkëpunime me yje të njohur të muzikës, si Lil Wayne, Snoop Dogg, Alicia Keys, Usher dhe reperi i ndjerë Pop Smoke. Ai po ashtu e zbuloi se e kishte realizuar një këngë me vokalistin e bendit “U2”, Bono, e cila titullohet “Skyscrapers”.

Nëse ndonjë artist tjetër do të përfshihet në albumin e ri “Exodus”, nuk është konfirmuar ende. Por udhëheqësit e studios incizuese “Def Jam” kanë paralajmëruar se ky do të jetë albumi më i mirë në karrierën e reperit të ndjerë.

Nga vdekja yllit të muzikës rep, 2 këngë të tij të reja janë lansuar tashmë, “Bent To War”, e cila vjen në bashkëpunim me Swizz Beatz dhe French Montana dhe “X Moves”, këngë kjo e cila i përfshinë edhe yjet Bootsy Collins dhe Ian Paice. / Koha.net / KultPus.com

https://www.youtube.com/watch?v=ozOZDvkJ-9w

Alarmi nga OBSH: Varianti indian i Covid është shqetësim global

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka klasifikuar variantin e koronavirusit që është zbuluar për herë të parë në Indi si një variant që është shqetësim në të gjithë botën.

Në një deklaratë, OBSH ka thënë se nga studimet paraprake, mutacioni i njohur me emrin shkencor B.1.617 përhapet më lehtë sesa variantet e tjera dhe kërkon studim të mëtejshëm.

Sipas kësaj organizate varianti tashmë është përhapur në më shumë se 30 vende, por rreziku që të shpërndahet dhe në vendet e tjera është shumë i madh.

Shumë shkencëtar po e studiojnë këtë variant për të vërtetuar nëse është shkaku kryesor për rritjen e rasteve të vdekjeve në Indi, duke shkaktuar dhe miliona infektime që kanë sjell një kaos në spitalet e vendin për shkak të mungesës së oksigjenit.  

Deri tani nga studimet paraprake, varianti indian është një shqetësim global, pasi përmbush disa kritere duke përfshirë transmetimin e lehtë, simptoma më të rënda dhe nuk mund të shërohet nga antitrupat dhe vaksinat.

Më herët dhe tri variante të tjera nga Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut dhe Brazili sipas OBSH janë variante që kanë shkaktuar një shqetësim në të gjithë botën. / KultPlus.com

Akademia e Shkencave: Nis puna për hartimin dhe botimin e veprës “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”

Në Akademinë e Shkencave u nënshkrua sot nga qendra e botimeve albanologjike e enciklopedike (QBAE) e drejtuar nga prof. Irakli Koçollari, kontrata me grupin e punës për hartimin dhe botimin e veprës madhore “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”.

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, tha se po hidhet një hap përpara për të filluar një punë mjaft të madhe të ndërmarrë nga Akademia e Shkencave në bashkëpunim me institucionet e tjera, sidomos me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe me universitetet për të hartuar “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe”, “Historinë e shqiptarëve” dhe “Enciklopedinë kombëtare”.

Akademiku Gjinushi tha se “në hartimin e fjalorit bashkëpunojnë profesorët më të shquar të gjuhësisë dhe leksiokografët më të mirë”.

Akademik Jani Thomani u shpreh se për gjuhën shqipe janë hartuar deri më sot fjalorë të rëndësishëm, por është i domosdoshëm hartimi i një fjalori të madh si ky, që t’u shpërbejë gjithë shqiptarëve.

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe” do të jetë një vepër normative leksikografike, ai është i domosdoshëm për të pasqyruar dhe për të hedhur në përdorim pasurinë e madhe frazeologjike e semantike të gjuhës shqipe.

Redaksia e hartimit të “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe” përbëhet nga: Jani Thomai, Miço Samara, Gjovalin Shkurtaj, Valter Memishaj, Shefkije Islamaj, Shezai Rrokaj, Francesco Altimari.

Do të marrin pjesë si bashkëhartues leksikografët: Hajri Shehu, Thanas Feka, Artur Lamaj, Tomorr Plangarica, Anila Omari, Idriz Metani, Kristina Jorgaqi, Ali Jashari, Emal Murati, Anila Kananaj, Adrian Vehbiu, Gëzim Gurgaj, Naim Berisha, Bardh Rugova, të cilët do të bashkëpunojnë me të tjerë studiues nga institucionet e gjuhës shqipe në universitete në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe me arbëreshët e Italisë. / atsh / KultPlus.com

“La Rrém’’, revolucionari që i flet kohës, botës e shoqërisë sonë në çdo moment

Era Berisha

Drama muzikore ”La Rrem” erdhi në një piedestal të lartë të ndjeshmërisë nostalgjike dhe ëmbëlsisë së butë ku sado që inkuadroheshin situatat dramatike dhe humoristike, dashuria, adhurimi dhe nderimi i figurës multidimensionale së Muharrem Qenës është shkrirë tërësisht nga performanca e aktorëve të cilët shpirtin e tyre e lanë në skenën e shenjtë ndërsa publikut i dhuruan një llahtari të bukur e të këndshme, shkruan KultPlus.

Shfaqja ”La Rrem”, është shfaqje e dedikuar për artistin shumëdimensional, aktorin, regjisorin, këngëtarin dhe dramaturgun Muharrem Qena. ‘La Rrem’ mendohet të jetë një artist antikonformist, jokonvencional, bohem e dashnor i veçantë por mbi të gjitha një njeri revolucionar që i flet kohës, botës dhe shoqërisë tonë në çdo moment duke portretizuar talentin e rrallë, dashurinë, pasionin, vuajtjet e gëzimet të figurës së mirënjohur të Qenës.

Gjithçka nisi kur numri i madh i të pranishmëve, në mesin e tyre shumë artistë, kolegë, familjar të Qenës, adhurues të talentit të tij dhe jo vetëm, mbushën tërësisht sallën e Teatrit Kombëtar në një qetësi absolute. Dritat u fikën e perdja u hap duke lënë vend për aktorët si: Ernest Malazogu, Ylber Bardhi, Shengyl Ismaili, Arta Selimi, Flaka Latifi, Bujar Ahmeti dhe Tristan Halilaj, të cilët dhanë një performancë që fragmentet e shkëndijave elektrike do t’i vinin në siklet.

Kjo dramë muzikore shpërtheu pamëshirë përmes skenave të shumta të llojllojshme që u shoqëruan me këngët e bukura e unike të Qenës si: ‘Kaqurrelja’, ‘Mallëngjimi’, ‘Oj hanë’, ‘Mustafa’, e për të përfunduar me këngën ‘Lamtumirë’ e cila përçoi një rrotullim emocionesh që shikuesin e vunë në një slitë rul ndërsa rrëqethet e trupit derdheshin rrëke.

Këto këngë të interpretuara nga muzikantët si: Leonard Canhasi, Teoman Ukça, Edmond Gjinolli, Ermal Sadiku së bashku me video animacionet nga Florian Canga që shfaqeshin papritmas në një frymë me skenën, lanë një përshtypje se gërshetimi unik i melodive dhe tingujve tundues po hipnotizonin atmosferën me një sërë thumbimesh nga talenti i performuesve.

‘La Rrém’, përveç se njihet si njeriu revoltues, kryengritës dhe mosnënshtrues, ai është një artist i përmasave të mëdha duke na rikujtuar se Qena është një artist i jashtëzakonshëm multidimensional dhe i pa përsëritshëm andaj edhe kjo dramë është e tij dhe përmes saj u shfaq edhe realiteti i një teatri që zbulon gënjeshtra por edhe të vërteta. Pra, teatri portretizon jo vetëm dashuri, pasion, performanca të çmendura por edhe formën tërësisht të zhveshur të tij duke shpalosur detajet dhe veçantitë më intime të teatrit, qofshin ato të bukura apo të shëmtuara.

Kështu krejt në fund, përveç elementeve simbolike si shalli, që e kishte të vendosur Malazogu, dritat, skena, kostumet dhe skenografia, ajo se çka vulosi fundin e shfaqjes ishte edhe piktura e njohur e Rron Qenës e titulluar ”Artisti” që nëpërmjet video animacionit, mbylli perden e fundit në një ndjenjë që dërgoi publikun në emocione shumëngjyrëshe të cilat ngjyrosën atmosferën me intensitetin e lartë të zhurmës që vinte nga duartrokitjet dhe brohoritjet e shumta e të pa ndalura të të pranishmëve.

Ndërsa, për të shpalosur më shumë rreth një bashkëpunimi të tillë të cilin ai e vlerëson si të jashtëzakonshëm, për KultPlus foli autori i tekstit Arian Krasniqi.

“Unë kam bashkëpunuar në fazat e draftimit të skenarit, në konsultim me idetë që i kemi pasur me regjisorin për tekstin dramatik dhe mendoj se mbi atë tekst është bërë një shfaqje multimediale me këngë e me muzikë dhe situata komike por edhe ato dramatike. Kjo nuk është jetëshkrim i tij dhe nuk është biografia e tij komplet, por thjesht është një shfaqje që ka elemente nga jeta dhe vepra e Muharrem Qenës por që i dedikohet atij”, shpalos Krasniqi.

Sipas tij, është dashur dhe nevojitur një punë dhe përkushtim i madh për një tekst interesant që komunikon me kohën dhe audiencën prandaj edhe besohet se janë arritur pritshmëritë e publikut. Megjithëse, ai shprehet se nuk ka qenë e lehtë sepse përmasat e një artisti multidimensional janë një përgjegjësi e madhe për tu pasur parasysh.

“Ka qenë një bashkëpunim i mirë me regjisorin, ekipin dhe punën kreative që është bërë edhe në interpretim, muzikë, skenografi, kostume dhe në të gjitha elementet e shfaqjes. Andaj, unë si autor i tekstit së dramës jam jashtëzakonisht i kënaqur me shfaqjen dhe punën që ka bërë tërë ekipa”, përfundon Krasniqi për KultPlus.

Kurse, për të folur rreth idesë për realizimin e një shfaqje të tillë, për KultPlus foli edhe regjisori Kushtrim Koliqi.

“Neve na ka rënë që të punojmë disa monografi ku njëra prej tyre ka qenë monografia e Qenës. Duke e punuar këtë monografi kemi menduar që pse të mos krijojmë̈ një shfaqje për artistin për shkak të gjithë emrit të tij dhe se çfarë ai ka në prapavijë duke përfshirë kontributin e tij në teatër por edhe në fusha tjera”, tregon Koliqi.

Sipas tij, të gjithë mund të shohin dy anët e medaljes. Ana e para është se si disa artistë të rinj mund të bashkohen në një grup për të krijuar diçka që i afrohet standardit të emrit të figurës së Qenës. Por, në anën tjetër emri i tij ka qenë një shtysë dhe motivim për Koliqin që ti shyjnë kufijtë kreativ në punë dhe përkushtim për të arritur një rezultat që ai ka shpresuar që është arritur mbrëmë.

“Ka qenë e vështirë për të krijuar një shfaqje të tillë por ne kemi punuar shumë gjatë dhe besoj që atë energji dhe besim që e kemi pasur brenda njëri-tjetrit për shfaqjen, e kemi arritur mjaft mirë”, përfundon Koliqi për KultPlus.

Gjithashtu, aktori që portretizoi më së miri figurën e Muharrem Qenës, Ernest Malazogu për Kult Plus ka folur rreth vështirësisë për të luajtur këtë rol.

“Ka qenë e vështirë shumë sepse është një figurë kombëtare, një emër shumë i madh dhe nuk e di a do të lind një emër, karakter dhe njeri i tillë si Muharrem Qena”, shpalos Malazogu.

Sipas tij, provat gjithsej kanë shkuar me ndërprerje për shkak të situatës pandemike por që me një punë 4 javore është arritur edhe fundi i shfaqjes. Teksa ai ka treguar se ndonjëherë edhe kanë kënduar në të ‘thatë’ kur mikrofonat nuk kanë punuar.

“Pritshmëritë janë gjithmonë më të mëdha, por besoj që e kemi arritur deri diku, por ne asnjëherë nuk jemi rehat dhe nuk kënaqemi me atë punë që e kemi bërë por besoj që i kemi arritur pritshmëritë e publikut sonte”, përfundon Malazogu për KultPlus.

I pranishëm në këtë natë ishte edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i cili për KultPlus shpalosi përshtypjet e tij për natën e mbrëmshme.

“Besoj që përveç cilësisë artistike ishte një shfaqje që na la shumë përshtypje pozitive sepse sonte ishte një moment shumë i rëndësishëm për ta kujtuar Muharrem Qenën sepse shfaqja iu kushtua atij. Njëri ndër figurat më të rëndësishme të artit dhe kulturës në Kosovë, prandaj besoj që artistët dhe aktorët sonte bashkëpunuan me ekipin që e ka realizuar shfaqjen edhe muzikën që ishte pjesë integrale e shfaqjes”, thotë Çeku.

Sipas tij, ata i kanë dhënë shumë momente të këndshme por në të njëjtën kohë kanë treguar që njerëzit e artit, e sonte të teatrit, do të kujtohen sepse ata do të vazhdojnë të jetojnë përmes veprave të tyre të cilat i kanë lënë pas.

“Ne si institucione jemi shumë të lumtur që artistët tanë më meritor të cilët sot fizikisht nuk janë më në mesin tonë, vazhdojnë të jetojnë në kujtesën tonë por edhe në veprimtarinë tonë artistike”, thotë Çeku.

Për Çekun, fakti që insitucionet e kulturës kanë veprimtari shumë aktive dhe cilësore e bënë atë shumë të lumtur, por ai thotë se nuk duhet të ndalemi asnjëherë që të kërkohet cilësia artistike edhe më e madhe për të prezantuar një dinjitet të produktit vendor artistik në nivel ndërkombëtar.

Ndërkaq, reprizat e shfaqjes ”La Rrem” do të vijnë me datat: 11, 12 dhe 14 maj. / KultPlus.com

Rikthehen duartrokitjet në “La Scala” në Milano

Pas 199 ditësh kufizimesh anti-Covid “La Scala” në Milano mirëpriti publikun me koncertin që është një simbol i rifillimit. Një simbol siç ndodhi 75 vjet më parë, më 11 maj 1946, kur Arturo Toscanini zhvilloi një koncert për rilindjen e teatrit pas bombardimeve dhe rindërtimit. Ashtu si në 1946, ishte muzika që përshëndeti afërsisht 500 spektatorët.

Këtë herë drejtori muzikor Riccardo Chailly udhëhoqi korin dhe orkestrën në një performancë që vjen ndërsa kufizimet po lehtësohen dhe fundi i emergjencës është pranë, falë edhe fushatës së vaksinimit.

“Është një gjë e bukur të kthehesh në La Scala. Edhe nëse nuk jemi në ballon me maska, pasi të gjithë jemi të maskuar”.

Kështu u shpreh senatorja Liliana Segre, duke arritur për koncertin e rihapjes. Atyre që e pyetën nëse koncerti përfaqësonte një shenjë të rilindjes për vendin, Segre u përgjigj; “Po dhe jo vetëm. Është gjithashtu përvjetori i Toscanini-t dhe unë isha atje. Kjo është shumë e rëndësishme për mua: Të jetoj dy herë të njëjtën gjë”, raporton A2. / KultPlus.com

Gjendet bretkosa gjigante, fotot “pushtojnë” menjëherë rrjetin

Fshatarët në Ishujt Solomon kanë mbetur të shtangur kur kanë gjetur një bretkosë gjigante të fshehur në shkurre.

Jimmy Hugo, 35 vjeç, ishte duke gjuajtur për derra të egër në periferi të Honiara, kur gjeti bretkosën, e cila peshon më shumë se një kilogram. “Nuk mund ta besoja atë që po shihja. Ishte bretkosa më e madhe që kisha parë deri në atë moment”, tha ai. Bretkosa ishte e llojit “Guppyi Cornufer”, të cilat mendohen se janë më të mëdhatë në botë.

Çertifikatat martesore angleze për herë të parë lejojnë mbiemrin e nënës

Çertifikatat martesore në Angli dhe Wales tani do të përfshijnë mbiemrat e të dy prindërve të çiftit, në vend të vetëm mbiemrit nga babai, pas një ndryshimi legal ky proces hyri në fuqi.

Ndryshimi ka ndodhur që nga e marta në një sistem digjital që modernizon, thjeshtëson dhe e përshpejton procesin nga i cili regjistrohen martesat.

Ministria e Brendshme tha se reformat ishin ndryshimet më të mëdha në sistemin e regjistrimit të martesave që nga viti 1837 dhe si të tilla ato korrigjojnë një anomali historike,  duke lejuar kështu që detajet e nënave të shfaqen në certifikatat e martesës për herë të parë.

Martesat aktualisht regjistrohen nga çifti që nënshkruan një libër regjistri, i cili mbahet në secilën zyrë regjistrimi, në kisha dhe në ambientet e regjistruara fetare.

Reforma në Ligjin e Martesës shënon herën e parë që emrat e të dy prindërve të çiftit do të përfshihen në certifikatat e martesës, shkruan The Guardian.

Përpjekjet për të bërë ndryshimin kanë ngecur disa herë gjatë viteve. Më i fundit filloi si faturë e një anëtari privat të prezantuar nga deputeti Tory Tim Loughton, i cili mori miratimin mbretëror në Mars 2019, duke propozuar që të kalonte nga një sistem i bazuar në letër në regjistrim në një regjistër elektronik.

Kevin Foster, ministri për kufijtë e ardhshëm dhe imigracionit, tha se këto ndryshime sjellin procesin e regjistrimit në shekullin 21 dhe sipas tij asnjë prind nuk duhet të mungojë në ditën e martesës së fëmijës së tyre.

Ndryshimet janë bërë në konsultim me palët e interesuara, të tilla si Kisha e Anglisë./klan/ KultPlus.com

Vdes profesor Sadri Fetiu

Ka vdekur profesori universitar Sadri Fetiu.

Profesor Sadri Fetiu ka vdekur pas një sëmundje të rëndë. Ai do të varroset të martën më 11 maj në ora 13:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës.

“Të nderuar familjarë, miq dhe shokë, ju njoftojmë që pas një sëmundje të rëndë sot ndërroi jetë më i dashuri ynë Prof. Dr. Sadri Fetiu. Varrimi bëhet nesër më 11.05.2021 në ora 13:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë. Të pame nuk do të ketë për shkak të situatës së pandemisë dhe rekomandimeve të IKSHP-së. Ngushëllimet e juaja i pranojmë me anë të telefonatave dhe sms. Me respekt Familja Fetiu!”, thuhet në njoftimin e familjes Fetiu.

Sadri Fetiu ka qenë profesor i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Profesor Fetiu ka botuar shumë vepra shkencore dhe profesionale./ KultPlus.com

Bebe Rexha i bën dedikim nënës: Ne u rritëm bashkë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka publikuar një video në rrjete sociale dedikuar nënës së saj, shkruan KultPlus.

Bebe Rexha njihet si njëra ndër këngëtaret shqiptare me famë të gjerë botërore.

Ajo është aktive në rrjete sociale ku nuk ngurron të shpreh dashurinë e saj për fansat apo familjen. Së fundmi Bebe ka publikuar një video mjaft emocionale kushtuar nënës së saj.

“Nëna ime më lindi kur ajo ishte 18 vjeçare. U rritëm bashkë, bëmë gabime bashkë. Jemi shoqet më të mira”.

Bebe  Rexha mbishkroi videon e publikuar ku tregoi se nëna e saj e lumturoi atë kur i shkoi për vizitë, “Ajo erdhi të më vizitojë në ditën e nënës dhe jam shumë e lumtur”./ KultPlus.com

Kraki: Absurde që për festat që bien në vikend të pushohet në ditë pune

“Nëse kjo temë hapet në qeverinë aktuale dhe janë të përkushtuar që ekonomia të rimëkëmbet, atëherë duhet të shikohet se si të bëhet java nga shtatë në dhjetë ditë e jo nga shtatë në katër ditë”.

Profesori i shkencave politike në Paris, Nezir Kraki, ka thënë se është absurd fakti që Kosova pushon në Ditën e Evropës, kur një gjë të tillë nuk e bëjnë as vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Në  Klan Kosova, ai ka thënë se nëse Qeveria aktuale është e përkushtuar në rimëkëmbjen e ekonomisë, atëherë duhet të shikohet se si të bëhet java nga shtatë në dhjetë ditëm e jo nga shtatë në katër ditë.

“Dita e Evropës nuk është festë në asnjë vend këtu në Bashkimin Evropian – në Francë të paktën jo dhe nuk është as ditë pushimi”.

“Kur festat zyrtare bien në vikend, nuk zëvendësohen në ditë punë. Kalendari i ditëve festive llogaritet në janar dhe jo një javë para festës”.

“Është absurditet i llojit të vet që ditët festive që bien në vikend të hiqen nga kalendari i ditëve punës, shkaktohet humbje e madhe në sektorin publik dhe privat”.

“Nuk e di që ka shembull tjetër diku që ditët festive rikuperohen kështu. Nëse kjo temë hapet në qeverinë aktuale dhe janë të përkushtuar që ekonomia të rimëkëmbet, atëherë duhet të shikohet se si të bëhet java nga shtatë në dhjetë ditë e jo nga shtatë në katër ditë”./ KultPlus.com

E fiksuar pas hapësirës, 7-vjeçarja bëhet fëmija i parë që dërgon objekt në Hënë

Elizabeth Norman është një 7 vjeçare, e fiksuar pas hapësirës dhe është fëmija i parë që ka dërguar një objekt në Hënë.

Astronautja nga Leicester, u fiksua pas hapësirës pasi shikoi uljen e Nasa’s Perseverance Rover në Mars vitin e kaluar dhe vendosi të ndërtonte raketën e saj.

Në janar, ajo nisi të ndërtonte një model kartoni të raketës Vulcan Centaur, i cili do të lëshohet në Hënë. Kur fluturoi rreth 10 metra në ajër, krijuesit e vërtetë të  Vulcan Centaur u impresionuan dhe kontaktuan menjëherë me Elizabeth.

Ekspertët amerikanë i ofruan asaj një vend në bordin e kapsulës së parë hënore, e cila do të përmbajë artikuj që konsiderohen me fat. Ajo ka zgjedhur që të dërgojë një “sticker” që mban emrin e saj në rrjete sociale.

ULA është porositur nga Nasa për të siguruar raketën pa pilot që do të ulet në sipërfaqen e Hënës./ KultPlus.com

Djepi i grabitur!

Luljeta Bozo u rrit në shtëpinë e zaptuar të inxhinierit të pushkatuar dhe nusëroi në vilën e grabitur të djalit të burgosur të Sevasti Qiriazit

Kur Mirush Përmeti u pushkatua nga regjimi komunist, la pas bashkëshorten Bedrie e cila ishte në muajt e fundit të shtatzënisë me fëmijën e tretë. Kishte edhe dy vajza të vogla, Ifeten dhe Ermirën. Dy muaj pas pushkatimit të Mirushit, erdhi në jetë i biri, Esmeri. Nuk e njohu kurrë babanë e tij. Mirush Përmeti kishte qenë një ndër inxhinierët e talentuar të Tiranës së viteve ’40. I diplomuar në universitetin e Padovas në Itali, ishte një ndër intelektualët e rëndësishëm të kryeqytetit. U akuzua padrejtësisht si pjesë e grupit të inxhinierëve të kënetës së Maliqit dhe u pushkatua bashkë me të tjerë, gjithashtu të pafajshëm. Ishte një “grup armiqsor” i sajuar si i tillë nga diktatori me qëllim për të eliminuar grupin e inxhinierëve, si pjesë e elitës së Tiranës. Kështu do të ndodhte edhe me të tjerë në vazhdimësi.

Familja e Mirush Përmetit, jetonte në atë kohë në një vilë të vogël dhe komode në rrugën “Budi” në Tiranë. Ishte shtëpia që e kishte ndërtuar vetë pasi ishte inxhinier ndërtimi. Pak muaj pas pushkatimit të Mirush Përmetit, regjimi komunist vendosi që ta dëbojë familjen e tij nga banesa.

Largimi nga banesa ishte ngjarja më e rëndë që i ndodhi nënës pas vrasjes së babit tim, Mirush Përmeti. Më ka rrëfyer me mijëra herë atë histori se kurrë nuk i hiqej nga mendja.

Ato ditë kur nëna po përjetonte dhimbjen për të shoqin e pushkatuar, njerëz të panjohur vinin shpeh të vila jonë dhe hynin në çdo qoshe të shtëpisë për ta parë… shoqëroheshin me policë të diktaturës. Në njërën prej ditëve, një çift i ri erdhën si vizitorë të padëshiruar në shtëpinë tonë. Kishin hyrë në çdo dhomë e në çdo cep të shtëpisë e më pas edhe në bahçen e bukur, të cilën e kishte projektuar me finesë babai. Pas vizitës, çifti i ri që dukej se ishin të rëndësishëm për regjimin, kishin thënë se iu pëlqente shtëpia. Nuk kaluan pak ditë dhe policët e diktaturës zbarkuan para shtëpisë dhe e detyruan mamanë me dhunë, të largohej menjëherë nga banesa e saj… nuk e lejuan të merrte asnjë orendi të shtëpisë. Gruaja e tmerruar me beben në dorë dhe vajzat e vogla, kishte nisur të mblidhte disa plaçka të domosdoshme dhe krevatin tim. Isha vetëm dy muajsh … Por gruaja e re komuniste, i kishin thënë nënës që atë krevat nuk mund ta merrte me vete se iu duhej atyre. Mamaja e tmerruar i kishte thënë se krevati i duhej për djalin e saj të porsalindur… “Mund të merrni çdo gjë por jo krevatin e bebes se djepi i foshnjes nuk i grabitet askujt.. s’ka ndodhur kurrë”. Por gruaja  kishte urdhëruar që krevatin e donte ajo për fëmijët e saj. Mamaja u detyrua të dëgjojë edhe thirrmën e kobshme të çiftit të ri komunist… “fëmija juaj nuk meriton këtë krevat… madje nuk meriton të jetojë”…Kështu mamaja ime Bedria u largua nga shtëpia e saj me pak rrecka e  me ne fëmijët e mitur. E detyruan të jetonte në një bodrum në një lagje të Tiranës. Një bodrum që pas pak kohësh do të shembej duke na rrezikuar jetën… unë nuk i harroj kurrë vuajtjet e kohës së diktaturës. Aq më pak mund të harroj dhimbjen e nënës time për babain që na pushkatuan e gjithaq edhe dhimbjen për dëbimin nga shtëpia që babi e kishte ndërtuar vetë” rrëfen Esmer Përmeti, i biri i inxhinierit të pushkatuar nga regjimi, Mirush Përmeti.

Kur Esmer Përmeti bashkë me nënën e tij dhe dy motrat u larguan nga banesa e tyre, çifti komunist, Panajota dhe Vasil Konomi, jetuan në vilën e bukur dhe atje i rritën fëmijët e tyre. Krevati i birit të Mirush Përmetit mbeti aty për t’u shijuar nga famijët e çiftit komunist Konomi.

Në oborrin e bukur të vilës së Mirush Përmetit do të hidhte hapat e saj qysh në vogli, vajza e përkëdhelur e familjes komuniste, Luljeta Konomi. Luljeta ishte në atë kohë 7-8 vjeçe dhe ndoshta i mban mend detajet e ditës kur zbarkuan në pronën që prindërit e saj grabitën me vulën e diktaturës. Sifdoqoftë, ajo jetoi fëmijërinë e lumtur në oborret e bukura të bahçes së familjes Përmeti dhe bashkë me familjen e saj, për 50 vite, e shijuan atë banesë të pamerituar. Por nuk mbaron këtu. Me rrëzimin e diktaturës komuniste, Esmer Përmeti dhe familja e tij nisën përpjekjet për të marrë banesën e tyre të grabitur nga regjimi që sapo ishte rrëzuar. Iu deshën shumë përpjekje dhe beteja ligjore për t’u kthyer në shtëpinë e grabitur. Sepse Luljeta, bija e familjes Konomi, ishte inxhiniere e rëndësishme e ndërtimit dhe bëri përpjekjet maksimale për të mbajtur banesën e grabitur për prindërit e saj. Një betejë e ulët e pamëshirshme, po aq sa e pamëshirshme kishte qenë grabitja e saj.

***

Do të shkojmë te një tjetër histori edhe më e dhimbshme sesa ajo e familjes Përmeti. Dy historitë kanë të përbashkët një personazh, Luljetën, vajzën e familjes Konomi që do të shkonte nuse në derën e familjes Bozo, gjithashtu e privilegjuar nga regjimi komunist.

Është i njohur kontributi i motrave Qiriazi në shërbim të atdheut. Motrat Qiriazi ia kushtuan gjithë jetën arsimimit. Sevasti Qiriazi dhe motra e saj Parashqevi Qiriazi, hapën shkollën e parë të vashave në Korçë në vitin 1891. Veprimtaria e tyre atdhetare nuk u ndal kurrë derisa komunizmi i shkatërroi duke iu vrarë fëmijët.

Është tragjike historia e Sevasti Qiriazit, një ndër gratë më të shquara të historisë së Shqipërisë. Sevasti Qiriazi i dha gjithçka atdheut e atdheu i pushtuar nga diktatura komuniste, ia shpërbleu me vrasjën e djalit të saj Gjergji Dako dhe burgosjen e djalit tjetër, Aleksandër Dako.

Në vitin 1949, Gjergji Dako, i biri i Sevasti Qiriazit dhe Kristo Dakos, u arrestua nga diktatura komuniste. Ishte një ndër mjekët kirurg më të talentuar të asaj kohe. Për shkak të torturave në qelitë e burgjeve komuniste, Gjergji ndërroi jetë në shkurt të vitit 1949. Ndërkohë i vëllai, Aleksandri, djali tjetër i Sevastisë, ishte në burg. Pak muaj më pas, Sevasti Qiriazi ndërroi jetë nga dëshpërimi. Familja e mbetur jashtë qelie u drejtua nga e motra e Sevastisë, Parashqevi Qiriazi. Pasi iu grabit prona e tyre në Kamëz, ku ishte edhe instituti Qiriazi, Parashqevia ia doli të blinte një shtëpi në Tiranë në rrugën “Halim Xhelo”. Ishte një shtëpi private. Vila e saj mbante numrin 28. Parashqevia jetoi aty bashkë me familjen e Aleksandrit, Rozin dhe tre fëmijët. Në vitin 1953, Aleksandri u lirua nga burgu.  Iu rikthye jetës bashkë me bashkëshorten, tre fëmijët dhe me tezen Parashqevinë. Në vitin 1970, Parashqevi Qiriazi ndërroi jetë. Ndërkohë, Aleksandri me familjen e tij vazhduan jetën në banesën që iu kishte blerë tezja, deri në vitin 1975. Por Aleksandri vazhdonte të ishte në shënjestër të regjimit dhe vazhdimisht i sulmuar.  Më 15 tetor 1975, me akuza të sajuara nga Sigurimi i Shtetit, Aleksandër Dako u internua në Tale të Lezhës. Pak muaj më pas, në janar 1976, vilën e tij e zaptoi familja e Todi dhe Luljeta Bozos. Nuk e dimë nëse ishte rastësi apo fat i kërkuar prej Luljeta Bozos që ishte rritur në shtëpinë e grabitur të një inxhinieri të pushkatuar nga regjimi, e të nusëronte më pas në shtëpinë e grabitur të një tjetër inxhinieri të burgosur si kundërshtar i regjimit. Por e vërteta është që ajo e grabiti shtëpinë e birit të Sevasti Qiriazit ashtu siç prindërit e saj kishin grabitur shtëpinë e inxhinierit të pushkatuar Mirush Përmeti.

Duket sikur komoditeti i Luljeta Bozos varej direkt nga pushkatimet e intelektualëve të Shqipërisë nga diktatura. Ndaj dhe ndoshta duket kaq e zakontë ta dëgjosh Luljeta Bozon të flasë me simpati për atë kohë të diktaturës komuniste, kur vritej Mirush Përmeti dhe shtëpia e tij grabitej nga prindërit e Luljetës, e kur vritej djali i Sevasti Qiriazit e burgosej e internohej djali tjetër, për t’i lënë shtëpinë Luljetës, nuse e bashkëshortit të saj komunist i devotshëm.

Kur Luljeta Bozo artikuloi se në kohën e diktatorit kishte më shumë anë pozitive se sa negative ndoshta e kishte fjalën për jetën e bukur në vilat e grabitura. Por ajo e di mirë se me atë shprehje ka lënduar shumë njerëz. Luljeta është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në kuvendin qe doli nga zgjedhjet e 25 prillit 2021. U prezantua si imazhi i ri i kësaj partie, edhe pse Luljeta është shumë e hershme në këtë parti, qysh kur ajo quhej Partia e Punës së Shqipërisë. Luljeta ishte komuniste e devotshme gjatë sistemit diktatorial dhe nuk ishte thjesht përfituese, por pjesë e regjimit komunist bashkë me familjen e bashkëshortit. Kunati i saj, Irakli Bozo ishte një ndër gjyqtarët e diktaturës që firmosi procese për pushkatimin e kundërshtarëve të regjimit. Irakli Bozo ka dhënë vendimin për pushkatimin e Maliq Bushatit në vitin 1946.Gazetarët e kujto.al kanë siguruar dokumente dhe fakte që tregojnë të plotë historinë e grabitjes së pronës së familjes Dako. Një artikull i posaçëm i kushtohet kësaj historie ku publikohen për herë të parë dokumente që tregojnë se si, përmes skenareve të shëmtuara të Sigurimit të Shtetit, familja Bozo ia doli të internojë Aleksandër Dakon dhe t’i grabisë vilën me numrin 28 në lagjen “Halim Xhelo” në Tiranë. Një artikull që do të publikohet së shpejti: Përballja e inxhinier Dakos me çiftin Bozo, që i kishin rrëmbyer vilën dhe e kishin nxjerrë në rrugë në moshën 70 vjeçare.

Është e dhimbshme historia jonë e së shkuarës. Por është edhe më e dhimbshme historia e së tashmes, kur Luljeta bashkë me shokët e shoqet e saj, na sfidojnë me “anët pozitive të kohës së diktaturës”. Kur flasin me nostalgji për jetën e tyre të lumtur në diktaturë, ata as duan ta dinë se gërvishtin miliona plagë dhimbjesh që shkaktuan mbi shqiptarë të pafajshëm.

Këto ditë, tentuam të komunikojmë me Rozi Dakon, mbesën e Aleksandër Dakos, për ta intervistuar e për të mësuar detaje rreth historisë së familjes së saj. Rozi Dako nuk ka dëshirë të flasë. Ajo shkruan se këto kohë, për familjen e saj është rikthyer dhimbja: “Kjo ngjarje na ka tronditur shumë dhe po më mungon ajri si atëherë… Shqetësimi është i jashtëzakonshëm dhe për familjen tonë hapet një faqe tej mase e dhimbshme”– tha ajo per Kujto.al.

Dhe kjo histori na kujton disa rreshta domethënës të Primo Levit:

“Ora e lirisë ra e rëndë dhe e errët, na mbushi shpirtrat me hare e njëkohësisht me një ndjesi të dhembshme turpi, ndaj do të kishim dashur të pastronim ndërgjegjet dhe kujtimet tona nga shëmtia që dergjej në to; na i mbushi edhe me brengë, sepse e ndienim që kjo s’mund të ndodhte, që kurrë më s’kish për të na ndodhur diçka kaq e mirë dhe e dëlirë sa të fshinte gjithë të shkuarën tonë, dhe damka e përdhosjes s’do të na shlyhej kurrë, s’do të shlyhej as nga kujtimet e atyre që i kanë përjetuar, as nga vendet ku ndodhi, as nga tregimet e rrëfimet që do të shkruanim. Ngase, dhe ky është privilegji i tmerrshëm i brezit dhe i popullit tim, askush tjetër, kurrë, s’ka arritur të rrokë natyrën e pashërueshme të poshtërimit, që përhapet si epidemi. Është marrëzi të mendosh që drejtësia njerëzore do ta shfarosë….”/Kujto.al/ KultPlus.com

Te varri i nënës

Nga Xhevdet Bajraj

Të magjepsur i shikojmë yjet në qiell
Një numër tashmë i vdekur i tyre
na shikojnë neve gjithashtu
me butësinë e shikimit të një të vdekuri
që s’pat kush t’ia mbyll sytë

E mbështes kokën
mbi varr
në prehrin e ngrohtë të nënës
e ajo nga qielli e zgjat dorën
me gishtërinjtë e saj
m’i kreh flokët./ KultPlus.com

Arlinda Morava përfaqëson kulturën shqiptare në Ploiesti

Sopranoja shqiptare Arlinda Morava, ndër emrat më të vlerësuar të skenës operistike rumune, prej vitesh jeton dhe ka ndërtuar karrierën e saj në Rumani.

Sopranoja shqiptare përfaqësoi kulturën shqiptare në shfaqjen e organizuar nga bashkia e Ploiesti-t, BES Rumani dhe Filarmonia Shtetërore për ditën e Evropës në qytetin Ploiesti, Rumani.

“Në ditën e Europës festuam në qytetin e bukur të Ploiesti. E lumtur të përfaqësoja kulturën shqiptare në eventin e organizuar nga Bes Romania dhe Filarmonia e Shtetit në Ploiesti. Si një atashe kulturore në Ambasadën Shqiptare në Bukuresht, isha e lumtur të këdonja pjesë të folklorit të vendit timë për publikun e mrekullueshëm rumun. Një falenderim për pianisten Klejda Tare”, shkruan ndër të tjera sopranoja shqiptare.

Historia e Ann-Sofie Hermansson, gruas që la politikën për të punuar me kamion plehrash

Disa politikanë gjatë jetës së tyre pas politikës tentojnë të vazhdojnë të kenë një “punë të ndritshme”, por ky nuk është rasti i Ann-Sofie Hermansson.

Sipas mediave të huaja, ish-kryetarja e Komunës së Gothenburgut, qyteti i dytë më i madh i Suedisë parkon automjetin e saj të punës prapa selisë së Renova, ndërtesë ku mblidhen mbeturinat e qytetit.

“Njerëzit ndonjëherë më pyesin se çfarë dreqin po bëj këtu, por për mua kjo është një zgjidhje e mirë. Unë duhet të paguaj qiranë”, thotë ajo.

Pas një karriere të suksesshme si këshilltare ministre në kryeqytetin e Suedisë Stokholm dhe më vonë si zyrtarja e lartë në Gothenburg, ajo u mënjanua nga kolegët e saj Social Demokratë pas një fushate elektorale të pasuksesshme në vitin 2018.

Por, në vend që të ndiqte një rrugë në marrëdhëniet me publikun,  një opsion që ajo tha se ishte në tryezë  ose në një rol këshillues për një nga shumë ndërmarrjet e suksesshme prodhuese të Suedisë, ajo vendosi të “hiqte pluhurin” nga një patentë shoferi për automjete të rënda, të cilën e kishte marrë me këshillën e babait të saj në vitet e rinisë.

Ajo shpesh mbledh plehrat, të cilat suedezët i depozitojnë në shporta jashtë shtëpive të tyre dhe tha se vendasit e njohin rregullisht dhe e ndalojnë atë për të folur rreth politikës.

“Të paktën askush nuk është i mërzitur me mua”, thotë ajo. “Kjo bën një ndryshim të mirë nga puna si politikan”.

Edhe pse i rrallë, nuk është rast unik

Sidoqoftë, ndërsa është e pazakontë, vendimi i saj pas politikës nuk është unik.

Ish-presidenti i Uruguait, José Mujica refuzoi të pranonte një pension shtetëror kur ai u largua nga zyra dhe pasuria e tij është raportuar të përbëhet edhe nga një automobil i dëmtuar VW.

Gjithashtu, ish-ministri i Arsimit i Suedisë, Gustav Fridolin, hoqi dorë nga një shpërblim pas-ministror që i takonte dhe mori një punë duke dhënë mësim në një kolegj për të rritur në Stokholmin qendror.

“Edhe pse puna në qeveri ishte shumë e përmbushur në ato raste kur ne sollëm ndryshimet, nuk mund të them me të vërtetë se isha i lumtur sa herë që hyja në departament, por kjo është ndjesia që kam kur hyj në shkollë”, ka thënë ai.

Ajo është e vërtetë

Ann-Sofie Hermansson lindi në Tjörn, një ishull në veri të Gothenburgut, në vitin 1964.

Ajo u bashkua me Volvo kur ishte 19 vjeçe, iu caktua një rol në transportimin e pjesëve, pastaj u bashkua me sindikatën lokale të përpunuesve të metaleve dhe krahut të të rinjve të Social Demokratëve dhe bëri një emër si një avokate e të drejtave të punëtorëve.

Hermansson mbajti punë të ndryshme brenda lëvizjes sindikale suedeze përpara se të rekrutohej në Gothenburg për të punuar me kryebashkiakun Göran Johansson, një figurë dominuese brenda politikës suedeze socialdemokrate.

Në janar të vitit 2016, ajo vetë u bë kryebashkiake, duke drejtuar një qytet me mbi gjysmë milioni njerëz, me një fjalë gjithçka, nga kujdesi për fëmijët te projektet e infrastrukturës shumë milionëshe.

Gjatë vitit të saj të parë duke ndihmuar në mbajtjen e Gothenburgut të pastër, ajo ka azhurnuar rregullisht një profil në Twitter që shpesh thekson punën e kolegëve të saj.

Ndryshe, përgjigja ndaj ndërrimit të karrierës së Hermansson ka qenë kryesisht pozitive në mediat suedeze me reporterë të ndryshëm që dëshirojnë të ndjekin progresin e saj./ KultPlus.com

Image

Berisha: Po i japim ngjyrë ‘Shkallëve të Dragodanit’

Në kuadër të shënimit të ditëve të Evropës, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Europe House Kosovo, kanë filluar ngjyrosjen e ‘Shkallëve të Dragodanit’, shkruan KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha i cili në një postim në Facebook ka shkruar se qasja e tyre shkon çdo herë drejt ringjalljes dhe zbukurimit.

Tutje ai ka shtuar se përdorimi i ngjyrave në hapësira publike nuk është vetëm një akt artistik, por dhe një formë e veprimit politik se si e shohim qytetin tonë.

Berisha gjithashtu ka kërkuar mirëkuptim nga banorët e kësaj zone sepse ecja nëpër shkallë gjatë këtyre ditëve do të jetë e pamundur.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë:

Ne kuader te shenimit te Diteve te Europes, permes bashkepunimit me Europe House Kosovo, po i japim ngjyre “Shkalleve te Dragodanit”.

Qasja jone eshte gjithmone drejt ringjalljes dhe zbukurimit. Te krijojme per te ndiku, duke transformu hapesira publike me nje vizion te fuqishem. Andaj, perdorimi i ngjyrave ne hapesire publike nuk eshte vetem nje akt artistik, perkundrazi eshte nje forme e veprimit politik se si e shohim qytetin tone.

Vepra eshte duke u realizu nga nje grup punes me artiste vendor dhe nderkombetar. Faleminderit Ag On dhe ekipit punues per kurimin artistik dhe realizimin e vepres.

Ps. Gjate ketyre diteve ecja neper shkalle eshte e pamundur, andaj lusim per mirekuptim banoret e lagjes./ KultPlus.com

May be an image of one or more people, people standing and outdoors
May be an image of one or more people, dog and outdoors
No photo description available.
May be an image of 1 person and outdoors
May be an image of 1 person and outdoors
May be an image of one or more people, people standing and outdoors
May be an image of 1 person, standing and outdoors
May be an image of outdoors

Aktiviteti i parë mes Izraelit dhe Kosovës zhvillohet përmes sportit

Sot, me ftesë të shtetit të Izraelit, është duke u zhvilluar një aktivitet shahu mes lojtarëve të Kosovës dhe Izraelit. Kjo ngjarje u organizua në Ditën e Jeruzalemit si shenjë miqësie mes dy shteteve, përcjell KultPlus.

Në hapje mbajtën fjalim zëvendësministrja Daulina Osmani, ambasadorja Ines Demiri dhe ambasadori Dan Oryan.

Osmani gjatë këtij aktiviteti tha se të dyja vendet po festojnë së bashku Ditën e Jeruzalemit, njërit prej qyteteve më të vjetra në botë dhe me një nga sportet më të vjetra.

Tutje ajo ka shtuar se njëlloj sikurse shahu edhe miqësia dhe respekti ndërmjet dy popujve i ka rezistuar kohës.

Më poshtë mund të lexoni fjalimin e plotë të zëvëndësministres:

“Në emër të Qeverisë së Kosovës, ju falënderoj për ftesën tuaj. Jemi të nderuar që aktiviteti i Shahut për Solidaritet këtë vit po zhvillohet midis dy shteteve tona. Sot ne po festojmë së bashku Ditën e Jeruzalemit, një nga qytetet më të vjetra në botë me një nga sportet më të vjetra.

Si zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe si sportiste, e vlerësoj rëndësinë e shahut si sport dhe po ashtu si art. Sport mbi një mijë vjet i vjetër, është një nga aktivitetet më stimuluese për mendjen e njeriut. Kërkon aftësi të jashtëzakonshme të të menduarit, përqendrimit dhe durimit.

Gjithashtu vlerësoj domethënien simbolike të ngjarjes së sotme sepse ne e dimë që sporti është një nga mënyrat më të mira për të bashkuar dy vende. Ashtu si shahu, miqësia dhe respekti midis popujve tanë i ka rezistuar kohës.

I uroj të gjithë lojtarëve fat të mirë. Le të fitojnë më të mirët. Faleminderit./ KultPlus.com

Infermierja shqiptare pjesë e ekspozitës “Women for Women”

Në Parma të Italisë është përuruar ekspozita e fotove “Women for Women” (Gratë për Gratë), pjesë e projektit “Kultura shkurton distancat”. Ky projekt është krijuar nga 17 shoqata të grave në Parma dhe ka si qëllim dokumentimin e pasurisë së marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve aktive në këtë qytet.

Nisma dokumenton kontributin konkret në punën, studimin dhe vullnetarizmin e grave që jetojnë në Parma. Pjesë e kësaj ekspozite është edhe foto e infermieres shqiptare Elvana Dervishi. “Elvana është infermiere në repartin e kardiologjisë, në terapi intensive. Një repart që kërkon shumë punë, por Elvana nuk dorëzohet sepse do atë çfarë bën..”, shkruhet në foton krah infermieres shqiptare në Parma, Elvana Dervishi.

Ekspozita është e hapur për të gjitha ata që kanë dëshirë ta vizitojnë nga ora 10 e mëngjesit deri në 12 të pasdites dhe nga 16 në 19 të mbrëmjes, duke qëndruar e mbyllur të shtunave dhe gjatë festave.

Do të qëndrojë e hapur deri më 11 qershor 2021, në adresën “Room of the Columns in Via Universit ità, 12” në Parma./ KultPlus.com