Media franceze “La Voix du combattant” ka botuar, të shtunën e 12 shkurtit 1938, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me martesën e mbretit Zog me mbretëreshën Geraldinë, ku dhe ka rrëfyer asokohe disa detaje mbi sovranin e shqiptarëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Parfum marramendës (dehës)
“Në familjet mbretërore dhe princërore të Evropës fryn një fllad dasmash.
Kështu, mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu, i njohur si Zogu I, bir i pastër i vendit, së shpejti do të martohet me konteshën e bukur hungareze Geraldinë Apponyi, “Hirushen moderne”, vajzën e ish-marshallit të madh të Oborrit të perandorit Franz-Jozef.
Mbreti Zog jeton, i tërhequr, në pallatin e tij të Tiranës, i rrethuar nga kopshte të mrekullueshme trëndafilash. Dhe ky burrë, energjik, nganjëherë edhe brutal, gjallëron kur flet, para vizitorëve, për trëndafilat e të tij të dashur.
Kur është i bindur, ai luan këtë eksperiencë të vogël origjinale : me sy të mbyllur, thjeshtë falë parfumit, ai di të njohë njëzet e shtatë specialitete trëndafilash që një armatë kopshtarësh mirëmban në oborrin mbretëror.
Mbreti Zog nuk merr kurrë një vendim pa ndjerë aromën marramendëse të luleve të bukura me petale rozë ose të kuqe.
Dhe njëra prej tyre, pa dyshim, lëshoi një parfum më delikat dhe më dehës që dy qenie, tashmë, do ta ndjejnë së bashku!”
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur kampionet Olimpike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova si dhe trajnerin Driton Kuka.
Presidenti Meta i ka dekoruar ato me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”, pas suksesit të tyre në Tokio të Japonisë.
Ky është njoftimi i Ilir Metës në rrjetet sociale:
Kampionet D’Istria Krasniqi, Nora Gjakova dhe trajneri i tyre i fantastik, Driton Kuka personifikojnë më së miri ëndrrat, suksesin dhe krenarinë e popullit dhe të shtetit të Kosovës.Me “Medaljet e Arta” të fituara me meritë në Lojrat Olimpike “Tokyo 2020”, të tre këta sportistë janë sot ambasadorët dhe promovuesit më të shkëlqyer të vlerave dhe kontributeve, që Kosova mund të japë edhe në nivel botëror, përmes sportit. D’Istria, Nora dhe Toni, ashtu si më herët edhe kampionia tjetër Majlinda Kelmendi, një meritë të jashtëzakonshme kanë edhe për lartësimin e krenarisë dhe të dinjitetit kombëtar, si shembuj të shkëlqyer frymëzimi dhe referimi për brezat e rinj në rrugën drejt suksesit.Me mirënjohje të thellë për këtë kontribut të vyer shumëdimensional, kisha sot privilegjin e veçantë të vlerësoja me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit” tre kryeshqiponjat e sportit shqiptar, kampionet D’Istria Krasniqi, Nora Gjakova dhe trajnerin e tyre Driton Kuka, si një inkurajim edhe për të gjithë sportistët e tjerë, të cilët duhet t’i konsiderojnë sukeset e tyre edhe si një mundësi të madhe të promovimit të vlerave të sportit, të kulturës dhe të trashëgimisë sonë kombëtare.Faleminderit vajzave, faleminderit trajnerëve dhe gjithsecilit që mendon, punon dhe ndihmon në sukseset dhe promovimin e Kosovës dhe të vlerave të mbarë kombit shqiptar!
Fotografia tronditëse e 81-vjeçares që mban gjoksin dhe mbyll sytë, pasi gjithçka rreth saj digjet, po bën xhiron e internetit dhe është bërë virale.
Përmes kësaj pamje të dhimbshme, fotografi Konstantinos Tsakalidis, kapi në mënyrë perfekte trishtimin dhe dëshpërimin e banorëve të Evisë veriore ne Greqi, gjatë këtyre orëve tragjike, përballë katastrofës së shkaktuar nga zjarret.
Në fakt, ka shumë që krahasojnë imazhin e gruas veshur me të zeza me pikturën elokuente të artistit ekspresionist norvegjez Edward Munch “Scream”.
Madje thuhet se fotografi mund ta ketë kapur këtë moment duke pasur në mendje ”Ulërimën” e Munch./KultPlus.com
Sharon Tate ka lindur në Dallas, Texas, në vitin 1943.
Bija e një ushtaraku, e detyruar të lëvizte shpesh në fëmijërinë e saj për shkak të punës së babait të saj e tregoi talentin e saj që në fëmijëri.
Menjëherë pas vitit 1960, ndërsa familja e saj jetonte në Itali, Sharon fitoi konkurse të ndryshme bukurie dhe mori pjesë në prodhime filmash.
Kalimi i babait të saj në Kaliforni do të finalizojë vendimin e saj për të vazhduar aktrimin.
Në vitin 1963 ajo u takua me regjisorin polak Roman Polanski dhe luajti në filmin e tij të vitit 1967.
Të dy u dashuruan dhe në janar 1968 u martuan dhe u transferuan në Santa Monica.
Martesa me Polanski e vendos atë edhe më shumë në qarqet e Hollivudit dhe e ndihmoi të bëhet edhe më e famshme.
Në gusht të vitit 1969,një vit pas martesës Sharon Tate ishte në muajin e fundit të shtatzënisë të fëmijës së saj të parë.
Në të njëjtën kohë, një i pastrehë dhe ish-i dënuar, Charles Manson, krijoi një grup në vitet 1960 në Kaliforni i njohur si Familja Manson.
Charles Manson, lideri i kultit famëkeq i çoi ndjekësit e tij në kryerjen e një serie vrasjesh dhe u shndërrua në simbol të anës së errët të antikulturës të viteve 1960 -të.
Rrjedhimisht, ai besonte se vrasjet do të shpejtonin luftën “e afërt”.
Reputacioni i keq që ai fitoi mblodhi ndjekës,duke krijuar një mitologji rreth tij.
Kështu, ai u bë një idhull i paranojës dhe dhunës.
Banda e ti bazohej: çlirimin seksual, drogën dhe fenë.
Më 9 gusht, Sharon Tate ishte në një darkë me miqtë e saj Jay Sembring, Voitek Frikonsky dhe Abigail Folger dhe më pas do të kthehet në shtëpinë e saj në Santa Monica.
Të nesërmen në mëngjes, pastruesja që shkoi e para në shtëpi, u përball me një skenë të tmerrshëm.
Gjatë natës, katër anëtarë të sektit të Manson, Tex Watson, Pat Cranwinkle, Susan Atkins dhe Linda Kasambian, thyen derën e sigurisë dhe prenë linjat telefonike.
Pasi ata hynë brenda shtëpisë i bënë të gjithë të qëndrojnë para oxhakut.
Në përpjekjen e tyre për të mbrojtur veten, Sembring u qëllua.
E tmerruar, Tate i lutet vrasësit për fëmijën e saj të palindur, ndërsa ai përgjigjet:
“Nuk më intereson ju apo fëmija juaj”.
Me gjakun e Sharon, vrasësit shkruan fjalën “derr” në derën e përparme.
Vrasësit u arrestuan katër muaj më vonë dhe Manson u shpall fajtor për vrasje dhe organizimin e vdekjes së Sharon Tate.
Vrasja e Tate frymëzoi Quentin Tarantino dhe realizoi filmin e tij ‘ Once upon time in Hollywood’ me Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt.
Bota ndeshet çdo ditë me rrezikun e një humbje, e sidomos në kohë të tilla teksa planeti po vuan gjatë një pandemie. Të rrezikuar nga ndryshimet klimatike, ndotja e ajrit, shkrirja e akullnajave, por veç këtyre edhe nga zbehja e trashëgimisë njerëzore e shpirtërore. Një humbje e tillë shkatërruese është themeli mbi të cilin ngrihet jeta dhe identiteti ynë; gjuhët e botës sonë.
Sipas një lajmi të publikuar nga CNN, një e pesta e më shumë se 7 000 gjuhëve në botë janë të rrezikuara të vdesin deri në fund të shekullit. Këtë paralajmërojnë shkencëtarët, duke theksuar se dhe më shumë se 40% e tyre tashmë janë të rrezikuara. Ndonëse një lajm i tillë mund të duket krejt i parëndësishëm, në fakt gjuha është më thelbësore për mbijetesën tonë si njerëz nga sa mund të mendojmë.
Gjuha është shenjë e identitetit të një populli dhe fuqitë koloniale e dinin këtë mjaft mirë. Shekujt e ashpër të kolonializmit dhe pushtimit nuk kanë lënë asnjë pjesë të botës së paprekur, duke traumatizuar breza të tërë komunitetesh vendase. Në fund të viteve 1800, kolonistët krijuan shkolla me konvikt në SHBA për të “civilizuar” dhe kristianizuar komunitetet autoktone.
Një themelues i këtyre shkollave, gjenerali Richard C. Pratt, tha se sistemi kishte për qëllim “të vriste indianin dhe të shpëtonte njeriun”. Fëmijët vendas u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre për të ndjekur shkollat, ku ata u detyruan të adhuronin si të krishterë dhe të flisnin anglisht. Mijëra prej tyre vdiqën nga torturat e shumta, e ndërsa të tjerë të mbijetuar nuk flisnin më gjuhën e tyre amtare përsëri, pasi ndoqën shkollat me konvikt, të cilat vazhduan deri në mes të viteve 1900.
Sistemi i shkollës me konvikte në SHBA ishte jashtëzakonisht brutal, por jo i vetmi. Shkolla të tilla në të gjithë botën, të drejtuara nga qeveria dhe misionarët, ndryshonin në praktikë dhe në qëllime. Por shumica kërkonin të mbizotëronin kulturat vendase përmes gjuhës.
Në Amazonën Peruane në vitet 1950, misionarët detyruan popujt vendas arakmbut të ndiqnin shkolla dhe të mësonin spanjisht. Në Sápmi, pjesët veriore të asaj që tani njihet si Norvegjia, Suedia dhe Finlanda, njerëzit vendas sami u dërguan në shkolla me konvikt nga shekulli XIX deri në mesin e shekullit XX. Norvegjia dhe Suedia miratuan ligje që ndalonin përdorimin e gjuhës sami në shkolla dhe në shtëpi.
Shkollat dhe përpjekjet e tjera të asimilimit të detyruar patën një efekt të ngjashëm edhe te komunitetet maori në Zelandën e Re. Në vitin 1900, 90% e fëmijëve maori mund të flisnin maori, por në vitin 1960, vetëm 26% mund ta flisnin atë.
Komuniteti potawatomi, që shtrihet në Rrafshnaltat e Mëdha, në lumin e sipërm Misisipi, ende mbart vuajtjet e paraardhësve. Një akt i vitit 1830 dëboi komunitetin potawatomi nga vendlindja e tyre që u detyruan, ashtu si grupet e tjera vendase, të ndiqnin shkollat e konviktit të asimilimit brutal.
“Ka një efekt të mbetur”, tha për CNN Justin Neely, drejtor i gjuhës në Qendrën e Trashëgimisë Kulturore, Citizen Potawatomi Nation. “Një lloj ndjenje post-traumatike në vijën e gjakut. Ne jemi në një moment krize me gjuhën dhe mënyrën tonë të jetës. Gjuha është çelësi për të kuptuar kulturën tonë … Historia jonë, vallja jonë, ceremonitë tona, ushqimi ynë – që na bën potawatomi – por gjuha është ajo që i lidh të gjitha së bashku”, tha ai.
Ndonëse ka më shumë se 56 000 njerëz potawatomi që jetojnë sot, Neely thotë se më pak se 10 njerëz në botë flasin këtë gjuhë amtare.
Vetëm rreth 30, thotë ai, kanë arritur rrjedhshmëri bisede dhe ai është njëri prej tyre. Covid-19, gjithashtu ka thelluar rrezikun e shumë komuniteteve vendase dhe gjuhëve të tyre./CNN./KultPlus.com
Një nga komeditë më të mira të verës, Free Guy, arrin më 12 gusht në Cineplexx, me eventin Comedy Night ku do të ketë shumë shpërblime.
Për premierën e komedisë Free Guy më 12 gusht, Cineplexx organizon eventin “Comedy Night” në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren, me super-shpërblime! Biletat për këtë event tashmë kanë dalë në shitje, dhe ato mund ti bleni çdo ditë në të dy kinematë ose online përmes aplikacionit Cineplexx KS.
Përveç premierës botërore të këtij filmi, gjatë eventit Comedy Night i cili fillon prej orës 19:00, do të ketë super-shpërblime nga brende të ndryshme në të dy kinematë. Në Prishtinë, do të dhurohen:
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Gjirafa50 3x Gift Cards nga Virtuality KS Një orë dhe një aksesorë nga Emo 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Tudors 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Lifestyle 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Derimond 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga A&MClothes
Ndërsa, në kinemanë në Prizren do të ketë shpërblime si:
10x Gift Cards nga Super7 VR 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Tudors 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Lifestyle 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga A&MClothes
Filmi flet për një tregtar bankash i cili zbulon se ai në të vërtetë është një personazh i pakontrolluar nga askush, brenda një video loje brutale. Në regji të këtij filmi vjen Shawn Levy, ndërsa në rolet kryesore janë Ryan Reynolds, Jodie Comer, Taika Waititi, Joe Keery, etj
Biletat për këtë film mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, ose edhe online përmes aplikacionit Cineplexx KS. Më shumë informata rreth filmit mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.
Mbrëmjen e së shtunës, tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, u ngjit në skenë për koncertin e tij në Prishtinë. Por, këtë koncert nuk e përfundoi siç kishte planifikuar, pasi dy orë para se të dilte para publikut, atij i vdiq e ëma. E aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi, ka treguar se e ka pasur historinë e ngjashme me të Lahajt.
Lajçi ka komentuar në një postim të Lahajt në Facebook, ku ka thënë se në vitin 1972 derisa po dilte në skenë për të luajtur shfaqjen “Hamleti”, i kishte ardhur lajmi se i ka vdekur nëna.
Lajçi thotë se për këtë nuk iu kishte treguar as kolegëve, pasi salla ishte e mbushur me shikues të cilët kishin shkuar për ta parë shfaqjen.
“Eh more artist! S’ma beson, por po ta them, se njisoj si ty me pati vdekë nana me 1972. Isha tue dalë n’skenë me luejt Halmetin kur mora lajmin, si ti “sot t’ vdiq nana”. Nuk u tregova kolegve, sepse salla ishte përplot shikues. Dola dhe e luejta shfaqjen, e pastaj mora rrogë natën për Pejë! Oh sa ta njoh dhimbjen artist, por bahu i fortë se nanat na ikin gjithmonë pa na e hequr mallin!”, ka shkruar Lajçi.
Ndryshe, nëna e tenorit Ramë Lahaj, Hale Lahaj, vdiq të shtunën në moshën 77-vjeçare./Kultplus.com
Kanë kaluar dy javë të paharrueshme që kur Lojërat Olimpike të Tokios 2020 filluan në Japoni.
Pavarësisht pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit, e cila fillimisht vonoi Lojërat Olimpike Verore për një vit të tërë, atletët nga e gjithë bota ngritën shiritin me aftësitë e tyre mbresëlënëse dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm, transmeton KultPlus.
Një gjë është e sigurt, kjo ngjarje nuk ishte asgjë tjetër veçse spektakolare.
Në fund të fundit, një gamë e gjerë momentesh të krijimit të historisë ndodhën gjatë Lojërave Olimpike të Tokios.
Shembull i përsosur: Allyson Felix i Ekipit USA u bë gruaja më e dekoruar në historinë olimpike të fushës me 10 medalje. Dhe gjithashtu të mos harrojmë se Simone Biles i kujtoi të gjithëve për rëndësinë e shëndetit mendor.
Gjatë Ceremonisë përmbyllëse të dielën, më 8 Gusht, pjesëmarrësit shijuan ngjarjen magjike në Stadiumin Kombëtar të Japonisë. Nga shfaqjet e jashtëzakonshme të valltarëve dhe këngëtarit japonez Tomotaka Okamoto e deri te fishekzjarret, një natë e paharrueshme./KultPlus.com
Markie Post, aktorja e njohur më shumë për paraqitjen në “Night Court” dhe “The Fall Guy”, ka vdekur në moshën 70 -vjeçare.
Menaxherja e Post, Ellen Lubin Sanitsky, konfirmoi vdekjen e aktores në një deklaratë për Fox News të dielën, duke vënë në dukje se ajo luftoi me kancerin për gati katër vjet.
“Krenaria jonë është se kush ishte ajo përveç aktrimit”, ndau familja e saj në një deklaratë. “Një person i dashur dhe falës në një botë të ashpër”.
Thuhet se ka lindur në vitin 1950 në Palo, Kaliforni. Ajo filloi karrierën si producente në shfaqjen “Double Dare”.
Sidoqoftë, artistja bëri paraqitjen në vitet 1970 në “CHiPs”, “Barnaby Jones”, “The Incredible Hulk”, “The Lazarus Syndrome”, “Buck Rogers in the 25th Century” dhe “Hart to Hart”.
Nga atje, karriera vazhdoi edhe në shfaqje të tjera të profilit të lartë si në “The Love Boat”, “Cheers”, “Fantasy Island” dhe “The A-Team”.
Markie ka lënë pas bashkëshortin e saj, producentin dhe shkrimtarin, Michael A.Ross si dhe vajzat: Kate Armstrong Ros dhe Daisy Schoenborn./KultPlus.com
Po, si nxënës i Shkollës Normale “Zef Lush Marku”, në Shkup dhe gjatë studimeve edhe me punë disa vite në arsim, jam rritur me grupet muzikore të asaj kohe botërore, shqiptare dhe jugosllave: The Beatles, Rolling Sones, Led Zeppellin, Beegees, Creedence Clearwter Revival, Santana, Jimi Hendrix, Janis Japlin, Johnny Hollyday, Tina Tayner, Mirelle Mathieu, Chansons Françaises, Charles Aznavour, Celine Dione, Serenada Korçare, Tefta Tashko – Koço, Vaçe Zela, Anita Take, Nexhmije Pagarusha etj. Dhe, me ato jugosllave: Pro arte, Indexi, Korni Grupa, Yu Grupa, Bjello Dugme, CD, Leb i Soll (Bukë dhe Kripë), Misho Kovaç, Meri Cetiniq, Tereza Kesovia, Gabi Novak, Arsen Dediq, Josipa Lisac, Nexhmije Pagarusha, Sabri Fejzullahu, Hanife Sejfulla – Reçani, Rexhep Zajazi, etj.
Edhe hitin e “Bjello dugmes” asaj kohe: “Tako e malla moja kad te lubi bosanac” (Ashtu është vogëlushja ime, kur të dashuron bosanaci”). Nuk ka problem, por erdhi koha kur hitin e grupit “Bjello Dugme” e përjetoi populli i Srebrenicës. Edhe, “hiti” i tyre më vonë edhe në gjuhën shqipe, së bashku me këngëtarin e mirënjohur shqiptar Agron Berisha: “E rroka mandolinën, gishtat me kajmak” me tekst katrasofal: Ku, i bie shqiptari mandolinës me gishtat me kajmak, se: “Cuca e vogël është bërë merak”?! Ose te kënga popullore: “Moj e mira nëpër ferra”. Imzot, ku rri e mira nëpër ferra?! Përvvçse, te shqiptarët. E mira rri nëpër sallone aristokrate.
E them Sot, këtë, se:: artistët e mëdhenj legjendarë, nuke merren me “Tako je malla moja, kad te lubi bosanac” (Ashtu është voglushja ime, kur të dashurona bosanaci”). E, në Bosnjën e tij para Lufte, i priu masakrës të Srebrenkicës teksti i këngës “Kallashnikov”: Vrasje në masë. Larg teksteve të grupeve jugosllave: “Pro Arte”, “Indexi”, “Korni Grupa”, “Yu Grupa”, “Leb i Soll” etj.
Edhe, pse: Para luftrave kam jetuar në Prishtinë, Shkup dhe e kam vizituar Sarajevën pas një dashnorje, u habita me “vëllazërim-bashkimin” e tyre jugosllav: Nuk të pyeste askush se i kujt feje je, apo kombi?! Të pranonte si njeri. Sot, habitem me atë “vëllazërim-bashkim” të rrejshëm në Jugosllavi, i cili ka ekzistuar në republikat jugosllave si eksperimental: Bosnja dhe Hercogovina, Maqedonia dhe Kosova si Krahinë Autonome. Nga ku na erdhi gjithë kjo urrejtje gjatë luftrave në këto shtete?!
Shqiptarët, sipas teksteve të këngëve kanë mbetur ende me gishtat në kajmak, se: “Cuca e vogël, është bërë merak”?! Masakrimin e popullit boshnjak, në Srebrenicë dhe vrasjen e burrave, fëmijëve me dhunimin e mijëra grave në Kosovë.
Ndikimi dëmtues i njerëzimit në klimë tashmë është një fakt, thonë shkencëtarët e OKB -së dhe duhet lëvizur shpejt për të shmangur ndryshimet katastrofike që do të transformonin jetën siç e njohim deri më tani.
Një raport i fundit i tyre thotë se emetimet e vazhdueshme të gazrave mund të sjellin gjithashtu një thyerje të limitit të temperaturës në pak më shumë se një dekadë.
Autorët gjithashtu tregojnë se një rritje e nivelit të detit deri në 2 m deri në fund të këtij shekulli “nuk përjashtohet”.
Por ka një shpresë të re që shkurtimet e emetimeve të gazrave serë mund të stabilizojnë rritjen e temperaturave.
Raporti i sotëm është një kod i kuq për njerëzimin, tha sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
“Nëse kombinojmë forcat tani, ne mund të shmangim katastrofën klimatike. Por, siç e bën të qartë raporti i sotëm, nuk ka kohë për vonesë dhe nuk ka vend për justifikime. Unë kërkoj mbështetjen e drejtuesve të qeverive dhe të gjithë aktorëvge të tjerë për këtë gjë”, tha ai.
Autorët thonë se që nga viti 1970, temperaturat globale janë rritur më shpejt se në çdo periudhë tjetër 50-vjeçare gjatë 2,000 viteve të fundit, raporton TCH.
Kjo ngrohje po sjell tashmë shumë ekstreme të motit dhe klimës në çdo rajon në të gjithë globin.
Qoftë valët e të nxehtit si ato të përjetuara kohët e fundit në Greqi dhe Amerikën Veriore perëndimore, apo përmbytjet si ato në Gjermani dhe Kinë, tregojnë se ‘ndikimi njerëzor’ është forcuar gjatë dekadës së fundit./KultPlus.com
Sot 59 vjet ka ndërruar jetë shkrimtari më i shquar gjerman i shekullit njëzetë, Herman Hesse.
Ai lindi më 2 korrik 1877 në një qytet pranë ëürttembergut. Ishte djali i një pastori (prifti) dhe nipi i një misionari kalvinist.
Ky ambient familjar ndikoi në formimin e personalitetit të tij. Hesse u dërgua të studionte për teologji, por mësimet fetare i braktisi shpejt!
Punoi si mekanik dhe librar në Tübingen. Në botëkuptimin e tij moral e filozofik ishte natyralist, mistik, buddhist, aktivist faustian, por gjithmonë intimërisht fetar.
Herman Hesse mori çmimin Nobel në letërsi në vitin 1946.
Romani i tij i parë ishte “Hermann Lauscher” (1901) por ai që e bëri të shquhej ishte romani “Peter Camenzind” (1904) më vonë mjaft I admiruar u bë romani “Unterm Rad” (Nën rrotë) 1906 tek i cili, me thekse tragjike e patetike paraqitet kriza e një adoleshenti të vënë nën një disiplinë antinjerëzore të shkollës prusiane.
Në 59-vjetorin e vdekjes së Herman Hesse, KultPlus risjell poezinë e tij ‘Gënjej!’
Edhe gazetarët që raportojnë çdo ditë për situatën e zjarreve në Greqi përfshihen në punën e zjarrfikësve duke i ndihmuar me aq sa kanë mundësi.
Këtë e bëri së fundmi gazetarja e ERT, Marina Demertzian, e cila po raportonte nga zjarri në Pefki kur ajo vuri re një kotele në një shtëpi të përfshirë nga flakët.
Ajo e largoi nga zjarri dhe nuk e lëshoi nga dora gjatë gjithë raportimit. Për disa ditë me radhë, Athina ka qenë e përfshirë nga flakët, të cilat kanë djegur edhe banesa e automjete.
Sipas specialistëve të ekonomisë janë tepër negative parashikimet për dëmet nga zjarret që duket se shkojnë mbi 500 milion euro.
Ndërsa hetohen shkaqet e këtyre zjarreve dhe tre persona janë nën hetim me akuzën e zjarrvënies, zyrtarët grekë gjithashtu fajësojnë për situatën ndryshimet e klimës dhe temperaturat e larta që zgjatën për gati 11 ditë. /KultPlus.com
Ajo është sensacioni i muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka shijuar pjesën e saj të mirë të delikatesave si një yll popi ndërkombëtar.
Dhe të premten mbrëma në premierën e “The Voice Australia”, Rita Ora, 30 vjeçe, dha mendimin e saj për ‘Vegemite’ (ushqim tradicional australian), shkruan DailyMail.
Gjatë daljes debutuese në karrigen e panelistes, këngëtarja e hitit “I Will Never Let You Down” u befasua nga kolegu i saj, ylli Guy Sebastian, i cili erdhi me një kuti me ushqim.
“A është kjo një donut ‘Krispy Kreme’?”, pyeti artistja kryesuese e top-listave muzikore të Mbretërisë së Bashkuar.
Ndërkohë, Guy zbuloi se brenda paketës me ushqim kishte disa copë Vegemite.
“Është pak më e shijshme. Kjo është një dhuratë mirëseardhjeje në Australi”, tha ai.
Rita me kënaqësi provoi ushqimin, dhe madje dukej se e shijoi atë.
“Është pak e thartë apo jo?”, tha artistja shqiptare pasi e provoi, ndërsa kolegët gjyqtarë Keith Urban dhe Jessica Mauboy shikuan dhe filluan të qeshin.
Guy pranoi se i pëlqente ta hante atë me djathë – para se Rita ta pyeste me shaka këngëtarin australian nëse ishte shtatzënë.
Një numër u lajmëruan në Twitter, duke shkruar statuse nga më të ndryshme për yllin me prejardhje shqiptare.
“Rita Ora kishte reagimin më të mirë ndaj ‘Vegemite’ nga çdo mysafir ndërkombëtar. Ajo është zyrtarisht një qytetare australiane e nderuar”, shkroi një fans.
Një tjetër shtoi: “Rita Ora tani është një konsumuese e ‘Vegemite’ e vogël e lumtur”.
“Rita Ora duke provuar ‘Vegemite’ [një emoji i qeshur]”, shkroi një i tretë.
Rita u shpreh se mund të lidhej më shumë me të, pasi ajo vet ishte 15 vjeçe kur nënshkroi kontratën e saj të parë për një këngë.
“Ju do të merrni shumë po dhe jo dhe ky është vetëm realiteti, por forca që unë mund të dëgjoj në aftësinë tuaj vokale, është diçka që askush nuk mund ta godasë atë”, tha ajo.
‘Vegemite’ është një ushqim australian i trashë, ngjyrë kafe e errët, i bërë nga ekstrakti i majave të birrës, me aditivë të ndryshëm të perimeve dhe erëzave. Ajo u zhvillua nga Cyril Callister në Melburn, Victoria në 1922./KultPlus.com
Sot 59 vjet ka ndërruar jetë shkrimtari më i shquar gjerman i shekullit njëzetë, Herman Hesse.
Ai lindi më 2 korrik 1877 në një qytet pranë württembergut. Ishte djali i një pastori (prifti) dhe nipi i një misionari kalvinist.
Ky ambient familjar ndikoi në formimin e personalitetit të tij. Hesse u dërgua të studionte për teologji, por mësimet fetare i braktisi shpejt!
Punoi si mekanik dhe librar në Tübingen. Në botëkuptimin e tij moral e filozofik ishte natyralist, mistik, buddhist, aktivist faustian, por gjithmonë intimërisht fetar.
Herman Hesse mori çmimin Nobel në letërsi në vitin 1946.
Romani i tij i parë ishte “Hermann Lauscher” (1901) por ai që e bëri të shquhej ishte romani “Peter Camenzind” (1904) më vonë mjaft I admiruar u bë romani “Unterm Rad” (Nën rrotë) 1906 tek i cili, me thekse tragjike e patetike paraqitet kriza e një adoleshenti të vënë nën një disiplinë antinjerëzore të shkollës prusiane.
Herman Hesse vdiq në Lugano të Zvicrës më 9 gusht 1962./Kultplus.com
Gjatë vitit 2018, shtatë metra nën tokë në Arktikun siberian gjahtari i mamuthëve, Pavel Efimov, bëri një zbulim tronditës.
Nëpërmjet një kontrate me degën siberiane të akademisë ruse në Yakuts dërguan një ekip në Belqay Gora në lumin Indigirka dhe bashkë zbuluan njërën nga kafshët më të bukura të epokës së akullit, një këlysh luan që besohet se është 28 mijë vjeç i vjetër, shkruan Euroneës, transmeton Klankosova.tv.
Luani, të cilin shkencëtari Dr Valery Plotnikov dhe kolegët e tij fillimisht e quajtën Spartak, u gjet vetëm 15 metra larg shpellës Boris, që vendasit e kishin zbuluar vitin e kaluar. Po ashtu, pranë gjetën edhe një tjetër luan dhe u mendua fillimisht që ishin motër dhe vëlla, por pas analizës u vërtetua se kishin më shumë se 15,000 vjet diferencë.
Ndonëse kishte mijëra vite që këta luanë i kishte mbuluar dheu, zbuluesit thanë së ata dukeshin sikur të kishin vdekur “dy ditë më parë”.
Dyshja e luanëve të zbuluar u testuan për sëmundjet infektive, përfshirë edhe antraksin që mund të qëndrojë në trup të kafshëve për mijëra vjet.
Studimi i sapopublikuar zbuloi se të dy këlyshët ishin vetëm një deri në dy muaj kur vdiqën, ndërsa nuk kishte asnjë shenjë se ata ishin vrarë nga grabitqarët dhe sugjeruan se ata mund të kishin rënë dhe ishin bllokuar.
Po ashtu, nga ku zbulim u vërtetua se gëzofi i tyre është i ngjashëm me atë të luanëve të sotëm afrikan, por luanëve të zbuluar u kishin dalë dhëmbët në moshë më të hershme për shkak se ata duhet të zhvilloheshin më shpejt dhe të ishin në gjendje të hanin mish në moshë të hershme./KultPlus.com
Kinematografia amerikane, jo rastësisht është më e përsosura. Filmat e dalë nga “shtëpia” e filmit, Hollywood, janë filma që kur shihen një herë, mbesin pjesë e kujtesës përgjithnjë.
BBC Culture ka organizuar një sondazh online, duke pyetur se cilët janë filmat më të shënuar të kinematografisë amerikane. Ja se si kanë rezultuar në vlerësim.
1. THE SHAWSHANK REDEMPTION
I përshtatur nga novela e Stephen King, Rita Hayworth dhe Shawshank Redemption, ky film dramë amerikan i vitit 1994 mban numrin një në listën e IMDb-së. Shkruar dhe drejtuar nga Frank Darabont, dhe me protagonistë Tim Robbins dhe Morgan Freeman, filmi mori shtatë nominime për Oscar. Kritiku Leonard Klady e përshkroi filmin si “një testament për shpirtin njerëzor”.
2. TO KILL A MOCKINGBIRD
Megjithëse historia padyshim që ka një tërheqje universale, filmi në vetvete është akorduar aq mirë me ndjeshmërinë amerikane, saqë nuk mund të godasë një i dytë i tillë. Bazuar në romanin fitues të Çmimit Pulitzer të vitit 1960 nga Harper Lee, ky film dramatik amerikan fitoi tre çmime Academy, përfshirë çmimin e aktorit më të mirë për Gregory Peck.
3. BLADE RUNNER
Drejtuar nga Ridley Scott dhe luajtur nga Harrison Ford, ky film fantastiko-shkencor i vitit 1982 është një përshtatje e modifikuar e romanit “Do Androids Dream of Electric Deep? “nga Phillip K Dick. Në vitin 2019, përdorimi i kopjuesve të gjeneruar gjenetikisht është i ndaluar në Tokë. Ata që kundërshtojnë ndalimin dhe kthehen në Tokë vriten nga operativët specialë të policisë të njohur si Blade Runners. Është një film kulti dhe një shembull kryesor i zhanrit neo-noir. Disa kritikë e konsiderojnë atë si një nga filmat më të mirë fantastiko-shkencorë të bërë ndonjëherë
4. ON THE WATERFRONT
Një film amerikan dramë, krim, i vitit 1954, i drejtuar nga Elia Kazan, fitoi tetë çmime Academy, përfshirë filmin më të mirë dhe aktorin më të mirë për Marlon Brando. Kritiku i filmit, Roger Ebert tha se ky ishte një nga filmat më të mëdhenj ndonjëherë dhe se Brando dhe Kazan ndryshuan aktrimin në filmat amerikanë përgjithmonë.
5. INCEPTION
I filmuar në gjashtë vende dhe katër kontinente, ky film fantastiko-shkencor i vitit 2010 është shkruar dhe drejtuar nga Christopher Nolan, me një kast të madh, përfshirë Leonardo DiCaprio, Ellen Page, Tom Hardy dhe të tjerë. Ky është filmi i 45-të me fitimin më të lartë të të gjitha kohërave, dhe fitoi 4 çmime Oscar.
6. THE GENERAL
Ky film komedi pa zë i vitit 1926, u frymëzua nga Real Locomotive Chase i vitit 1862, por që nuk u prit mirë nga kritikët dhe publiku në fillim. Megjithatë, Instituti Amerikan i Filmit e renditi The General në vendin e 18-të në listën e 100 filmave më të mirë amerikanë të të gjitha kohërave.
7. SAVING PRIVATE RYAN
Ky film dramë i luftës i vitit 1998 vlerësohet se kontribuoi në një ringjallje të interesit të Amerikës në Luftën e Dytë Botërore. Filmi i solli Steven Spielberg çmimin e dytë Academy për regjisorin më të mirë.
8. THE MALTESE FALCON
Ylli i filmit noir i vitit 1941, Humphrey Bogart, gëzoi bashkë me filmin tri nominime për Oscar. Regjisori John Huston planifikoi çdo sekondë të filmit dhe mori parasysh çdo detaj të vogël, me skica për secilën skenë dhe një skenar që i lejoi aktorët të provonin skenat e tyre me pak ndërhyrje. Ai xhiroi pothuajse të gjithë filmin në sekuencë. Huston përdori pjesën më të madhe të dialogut nga romani origjinal nga Dashiell Hammett.
9. REAR WINDOW
I konsideruar si një nga filmat më të mirë të Alfred Hitchcock, ky thriller misterioz i vitit 1954 mori katër nominime për Oscar. Michael Sragow nga The New Yorker e përshkroi atë si një nga filmat më frymëzues të Hitchcockut për pjesëmarrjen e audiencës: duke e parë atë, ndihesh i titulluar, i tmerruar dhe, në fund të fundit, i lehtësuar.
10. PLATOON
Ky është filmi i parë hollivudian për Luftën e Vietnamit që është shkruar dhe drejtuar nga një veteran i konfliktit, Oliver Stone. Filmi fitoi çmimin Oscar për fotografinë më të mirë të vitit 1986 dhe gjithashtu për regjisorin më të mirë. Kritiku i filmit Dave Kehr ka thënë se në këtë film ka imazhe aq të fuqishme sa, në vend që të jenë thjesht të stampuara, bëhen pjesë e kujtesës.
Punimet e krijuara nga qentë do të dalin në ankand për të mbledhur para për një bamirësi për shpëtimin e kafshëve në Redcar, transmeton KultPlus.
SARA (Ruajtja dhe rivendosja e kafshëve) doli me idenë për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve gjatë pandemisë, e cila tha se kishte një “ndikim të madh” në ngjarjet e mbledhjes së fondeve.
Punimet e kanavacës janë bërë në qendrën Redcar duke përdorur bojë jo toksike, fletë plastike dhe gjalpë kikiriku.
Menaxherja e qendrës, Abigail Armstrong tha se vullnetarët ishin “shumë të impresionuar” me rezultatin e veprave të artit.
“Asnjëherë nuk kemi pritur që ata të duken aq mirë sa dukeshin,” tha ajo.
Qentë dolën me emra artistësh si Jimmy da Vinci dhe Pepper Picasso.
Zonja Armstrong shtoi se Jimmy e Akita dhe Peanut e donin prodhimin e artit më së shumti sepse “ata e duan kohën e trajtimit, kështu që kur patën rastin të shijojnë pak gjalpë kikiriku, ata ishin mbi hënë”.
Bamirësia shpreson të mbledhë 500 £ me Ankandin e Artistëve të Kafshëve në qendrën e shpëtimit më 14 gusht./KultPlus.com
Komediani amerikan Trevor Moore ka vdekur në moshën 41 -vjeçare, raporton metro.co.uk.
Bashkëthemeluesi i grupit të skedisë komedi The Whitest Kids U Know vdiq të Premten në mbrëmje nga një aksident.
Vdekja e tij u konfirmua nga agjenti i tij, i cili lëshoi këtë deklaratë në emër të gruas së tij Aimee Carlson dhe familjes së tij.
“Ne jemi të shkatërruar nga humbja e burrit tim, shokut më të mirë dhe babait të djalit tonë,” shkruhej në të.
‘Ai njihej si shkrimtar dhe komedian për miliona njerëz, dhe për ne ai ishte thjesht qendra e gjithë botës sonë.
“Ne nuk e dimë se si do të vazhdojmë pa të, por jemi mirënjohës për kujtimet që kemi që do të qëndrojnë me ne përgjithmonë.”
Ajo vazhdoi: ‘Ne e vlerësojmë derdhjen e dashurisë dhe mbështetjes që kemi marrë nga të gjithë. Kjo është një humbje tragjike dhe e papritur dhe ne kërkojmë që ju lutemi të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe pikëllimi. ‘
Homazhet janë përhapur për Trevor në mediat sociale, me yllin e Trolls, Ron Funches duke shkruar: ‘Mendoj se mund të them tani. Trevor Moore Pusho në Paqe vëllai im. ‘
Marc Rebillet shkroi: ‘Uaaa … RIP Trevor Moore. Një legjendë e komedisë u largua shumë shpejt. ‘
Trevor njihet si një nga anëtarët themelues, së bashku me Sam Brown dhe Zach Cregger, të trupës së komedisë me bazë në New York The Whitest Kids U ’Know./KultPlus.com
Pas suksesit në Lojërat Olimpike, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do t’i dekorojë xhudistet kosovare Distria Krasniqin, Nora Gjakovën dhe Majlinda Kelmendin.
Njoftimin për KultPlus e ka dhënë, Bekim Kupina, këshilltar për Media i presidentes Osmani.
“Presidentja Osmani ka vendosur t’u ndajë një dekoratë xhudisteve tona që lartësuan flamurin e Kosovës dhe sportin kosovar”-ka thënë Kupina për KultPlus duke shtuar tutje se do të organizojnë një ceremoni për xhudistet kosovare bashkërisht me Ministrinë e Kulturës .
Kosova në Lojërat Olimpike Tokio 2020 është përfaqësuar nga 11 sportisë dhe 6 norma olimpike.
Në këtë ngjarje, xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ia siguruan Kosovës dy medalje të arta, ndërkaq Loriana Kuka mori medaljen e bronztë.
Kosova ka tri medalje të arta në Lojërat Olimpike përfshirë të artën që Majlinda Kelmendi fitoi në “Rio 2016”./KultPlus.com
Olimpiada e Tokios, e shtyrë dhe e luajtur me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë Covid, ka përfunduar me një ceremoni në kryeqytetin e Japonisë, transmeton KultPlus.
Lojërat u zhvilluan pa spektatorë dhe atletët u ndaluan të dilnin jashtë fshatit Olimpik.
Vënia e tyre në skenë është përballur me kundërshtimin lokal dhe rreth 30 protestues u përleshën me policinë në Stadiumin Kombëtar para ceremonisë së mbylljes.
Sidoqoftë, vendasit e tjerë kanë përballuar nxehtësinë dhe paralajmërimet për të parë ngjarjet nga larg.
Tifozët morën pjesë në ngjarje në natyrë, të tilla si triathlon dhe BMX, nga mbikalimet dhe pikat e tjera të favorshme pavarësisht temperaturave që arritën në 35 gradë Celsius, më të nxehtat të regjistruara ndonjëherë në një Olimpiadë./KulPlus.com
Më 8 gusht 1991, anija shqiptare e mallrave “Vlora”, mbërriti në portin e Barit, e tejmbushur me refugjatë nga Shqipëria.
Autoritetet e qytetit dhe rajonit, me mbështetjen e agjencive të lajmeve, gazetave lokale e jo lokale apo lajmeve televizive, përkujtuan ngjarjen si një lloj feste të ndjenjës së mirëpritjes, tanimë e humbur.
Por ngjarjet kanë pasur një rrjedhë të ndryshme: imigrantët fillimisht u mbyllën në stadiumin e vjetër Della Vittoria, dhe më pas u riatdhesuan për në Shqipëri.
Gjendje shëndetësore e mjeteve tona të komunikimit duhet të jetë e lëkundur deri sa dembelizmi pengon rindërtimin e ngjarjeve, të bujshme, që kanë ndodhur vetëm njëzet vjet më parë.
Le të shohim pra se kanë shkuar gjërat, duke ndjekur kronikat e asaj kohe.
Anija Vlora, mbërrin nga Durrësi, gati pa karburant, mundohet të hedhe spirancën në Brindisi, por nuk pranohet dhe drejtohet për në Bari.
Në bord ka edhe njerëz të armatosur, përveç imigrantëve në arrati nga 45 vjet regjimi komunist, tanimë i shkërmoqur, ka dhe gra e fëmijë. Komandanti Halim Milaqi i rrëfen gazetarit Antonio Padalino të revistës ‘Panorama’ se anija e tij kishte mbërritur në port nga Kuba, plot me sheqer, dhe shkarkimi i saj nuk kishte përfunduar akoma, kur e pa që po afrohej ky det njerëzish.
Atëherë jep urdhër që të fillojë lundrimi, por disa policë, që kanë arritur të hipin, i vënë një thikë në fyt dhe e detyrojnë të kthehet prapa për të marrë të gjithë ata njerëz.
Sa janë në bord? Gazetat e 9 gusht 1991 shkruanin se bëhej fjalë për 11 000 persona, ndërsa në kronikat e sotme flitet për 20.000. Një gjë është e sigurt, ishte një morì mbresëlënëse njerëzish, e shumë prej tyre ishin kapur edhe në shtizën e flamurit.
Fotografitë e Luca Turi dhe Vittorio Arcieri janë tronditëse dhe kanë përjetësuar edhe njerëz që, pas mbërritjes në port, janë hedhur në ujë nga anija.
Në orën 11e 30 lumi i njerëzve ndodhet në platformë. Kërkojnë bukë dhe ujë. Vlora është kthyer në një nevojtore me erë të keqe. Policia i drejton të gjithë në stadiumin e vjetër të futbollit, ne pritje të vendimeve.
Kryeministri, Giulio Andreotti, dikton nga Roma këtë deklaratë: ‘Nuk jemi absolutisht në gjendje të mirëpresim shqiptarët që po dynden në brigjet italiane dhe vetë qeveria e Tiranës është dakord me ne që ata duhet të riatdhesohen në vendin e tyre’.
Në stadium plas revolta.
Më të rinjtë shkulin pllakat e shkallëve dhe hedhin gurë kundër policisë. Përleshje të ashpra zgjatën tre ditë, më të dhunshmet qenë ato të së dielës, më 11 gusht, me 40 të plagosur mes policisë dhe një numër i pacaktuar mes protestuesve.
Shqiptarëve u jepet ushqimi dhe uji nga qielli, më thasë të hedhur nga helikopterët. Ishin skena Apokalipsi.
Ndërkohë organizohet operacioni më i madh i riatdhesimit në historinë e Republikës së Italisë. Në të marrin pjesë 11 avionë ushtarakë C130 dhe G222, së bashku me tre Super80 të Alitalia-s dhe motobarka si Tiepolo, Palladio dhe Tiziano, në të cilën hipën klandestin gazetari i ‘Il Messaggeros’ Marco Guidi.
Ai u hoq si shqiptar për të mund të njohur historitë e imigrantëve. Në fillim shumë prej tyre nuk e dinë se po i kthejnë. ‘Është e vërtetë që do na çoni në Venecia?’ pyet njëri ekuipazhin, sipas rrëfimit të Marco Guidi.
Të riatdhesuarit qenë 17 mijë e 400, më shumë nga pasagjerët e Vlorës (e përsërisim sipas shifrave të asaj kohe), sepse u riatdhesuan edhe imigrantë që kishin mbërritur me anije të tjera.
Mbetën në Itali 1.500 vetë që kishin paraqitur kërkese për stremi politik.
Gianni De Michelis, ministër i Punëve të Jashtme, fluturoi për në Tiranë për të ilustruar një plan italian ndihme: 90 miliardë lireta për ushqime, 60 miliardë për industrinë dhe furnizimet për hapjen në tetor të shkollave, dhe bashkëpunim në rendin publik për të parandaluar ikje të tjera.
Në Parlament pati polemika mbi metodat e rrepta, madje brutale, të këtij operacioni. Shumë më pak mbi thelbin e tij. Në një konferencë shtypi deputetët e PDS (Partia Demokratike Italiane e sotme) ‘megjithëse kuptojmë vendimin e dhimbshëm për riatdhesimin e refugjatëve në Shqipëri’ ata denoncuan ‘zgjedhjen e pamenduar për të mos respektuar të drejtat e njeriut, duke u mohuar atyre një asistencë të denjë.’
Kjo është e vërteta e fakteve, që askush sot nuk mund t’i ndryshojë. Megjithatë, në ato vite, Italia në përgjithësi dhe Puglia në veçanti dhanë prova shumë të mëdha mikpritjeje.
Më pas mes Romës dhe Tiranës do të lidhet një marrëveshje model, e cila arriti të lehtësojë emigracionin e rregullt të të shumë shqiptarëve.
Por historia e anijes Vlora është kjo.
Marrë nga kronikat mediatike të kohës. / KultPlus.com