Dua të kthehem në një det

Poezi nga Nazim Hikmet
Shqipëroi: Alban Tartari

Dua të kthehem në një det!
Në pasqyrën e blujtë të ujërave,
Dua të dukem i tëri vetë.
Dua të kthehem në det!
Anijet ikin agimeve të bardha,
Anijet ikin!
Dhe halli si mbush velat e shtrira bardhoshe.

Në anije jeta ime një ditë të jetë
Mjafton të bëj një “nobet”.
Dhe meqë një ditë patjetër vdekja do vijë,
Unë si një dritë që perëndon në ujë,
Në këto ujera dua të kthehem!
Dua të kthehem në një det!
Dua të kthehem në një det!

1927./ KultPlus.com

Eni Lena nderohet me çmimin “Artistja e Vitit” në Uashington DC

Eni Lena e nisi vitin e ri 2022 me një bujë të madhe, duke bërë histori si një grimere e talentuar që gjeti sukses të madh në Shtetet e Bashkuara. Me 10 janar 2022 ajo fitoi çmimin “Best Make Up Artist” nga New York Nil Gallery (NYNG) në Sh.B.A.

Gjithashtu Eni fitoi çmimin “Best Make Up Artist” në eventin prestigjioz Nentori Shqiptar, të mbajtur nga Fondacioni i Bamirësisë Artteam në Nju Jork në Capitale NYC më 26 nëntor 2021 për projektin “Buzëkuqi i kuq – Tetori nuk mjafton!”.

Ky projekt ishte një nismë solidare me impact socio-kulturor, që në thelb të saj kishte ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit. Finalizimi i kësaj nisme u zhvillua gjatë mbrëmje galeri në ambjentet e COD, në Kryeministri. Aty u paraqitën portretet e 12 grave të prekura nga kjo sëmundje ku produkti i kësaj nisme ishte kalerndari me 12 portretet për çdo muaj të vitit.

Secila prej këtyre vajzave dhe zonjave jepnin mesazhin e tyre sensibilizues. Mbrëmja Galeri me fotot e këtyre portreteve u hap në 15 nëntor 2021 dhe më pas u prezantua sërish edhe në New York në datën 26 nëntor 2021.

“Jam shumë e lumtur që 12 portretet të përzgjedhura për kalendarin ‘Buzëkuqi i kuq’ dhanë një mesazh të fortë sensiblizimi dhe vetëbesimi. Tetori nuk mjafton për këtë kauz. Pata vlerësimin dhe falenderime nga çdo institucion shtetëror apo edhe ato private,ku me mirënjohje e duartrokitën këtë nisëm time artistike”, tha Eni Lena.

“Eventi që u zhvillua në Nju Jork ishte një nga mbrëmjet që do mbeti gjatë në kujtime. Ishte pikërisht kjo mbrëmje Galeri që u zhvillua në Tiranë që do më çonte ne dimensione te tjera profesionale, për të cilën pata ftesë nga autori i “Nëntori i Shqiptarëve NY” Eduart Deda.

Ky projekt “Red Lipstick” u prezantua në NY, ku u përgezova me çmimin si Make Up Artistja më e mirë e Shqiperisë dhe jashtë saj. Jam shumë e lumtur që vlerat e artit dhe eksperinca ime vlerësohet përtej kufijve tanë. Kjo mbrëmje në NY bashkoi të gjithë shqipëtarët e të gjithë trevave nga fusha të ndryshme profesionesh ku vlerësimet ishin për vlerat e tyre profesionale”, shtoi ajo.

Në dhjetor 2021 dhe janar 2022, Eni Lena fitoi dy nominime të fuqishme: Artistja gjysmëfinaliste në kategorinë më të mirë të fytyrës së plotë në IBI Awards 2022 në Nju Jork dhe finaliste në kategorinë e Artistes më të Mirë të Make Up në Galerinë Nil të Nju Jorkut (NYNG), edicioni i 5-të, ku edhe fitoi çmimin “Best Make Up Artist”. Të dy çmimet janë shumë të lakmuara me artistënga 45 vende që hynë në 2022 International Beauty Industry Awards dhe mbi 1236 aplikime për NYNG, nga të cilat 85 projekte ishin përzgjedhje zyrtare të programit 2022.

Një tjetër nderim erdhi në dhjetor 2021, ku Eni Lena u nderua me çmimin “Artistja e Vitit” në Washington DC. Me kërkesë të Senatorit të nderuar Charles E. Schumer, Flamuri Amerikan u valvit në ndërtesën e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara në Uashington DC më 10 dhjetor 2021, “duke nderuar artisten Eni Lena (Eneida Hoxhaj), Artistja e Vitit, për “arritjet e saj të jashtëzakonshme dhe kontribute të rëndësishme në artet krijuese në Evropë dhe SHBA.

Faleminderit për frymëzimin dhe fuqizimin e grave sipërmarrëse”. “Ky çmim dhe nderim nga Kongresi American ishte një nga emocionet e ralla. Jam krenare per këtë çmim ku vlerësimi ishte maksimal duke marrë në duar edhe flamurin American si shenjë falenderimi. Vazhdoj e motivohem akoma më shumë për Artin tim kur e shoh që jap kontribut për të gjithë shoqërinë në mbarë botën.

Stimujt dhe vlerësimet që marrë deri më sot pa kufij më bëjnë që ti amplifikoj në maksimum vullnetin dhe deshirën për të vazhduar rrugëtimin tim artistik dhe profesional,” theksoi Eni Lena.

Lindur dhe rritur në Tiranë, Eni Lena mori famë si një nga grimeret më të kërkuara të personazheve të famshëm dhe të spektaklit televiziv. Ajo është e njohur për bashkëpunimet e saj me markat luksoze të modës dhe shfaqjet e famshme televizive si Supermodel of the World dhe Miss Universe Pageants. Sot, Eni Lena është po aq e famshme, si në fillim të vitit 2000, kur la shenjën e saj në industrinë e bukurisë dhe botën e argëtimit për teknikat e saj të shkëlqyera të grimit.

Gjithashtu anëtare jurie si make up artistia më e mirë, ku ka gjykuar në 16 javë garën për talentet e make up-it tek Beteja e Bukurisë “E Diell,” Top Channel, si dhe anëtare jurie në Miss Universe Albania and Kosovo ku dha çmimin Miss Best Model 2020.

Kontributet e Eni Lenës në industrinë e bukurisë dhe të modës kanë fituar çmime të shumta të jashtëzakonshme në Evropë dhe SHBA, duke përfshirë: Artistja e Vitit (2022) në Uashington DC; Make Up Artistja më e Mirë (2022) nga New York Nil Gallery; Artistja më e mirë e Make-up-it e vitit 2021 nga NY Elite Magazine, duke zënë kopertinën e revistës qershor 2021; Makeup Artistia më e famshme nga NY Glamour Magazine (qershor 2021); Çmimi Kombëtar i Arteve nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj; Top Make Up Artist nga Geraldina Sposa Albanian Fashion Company (maj 2021); Master i Profesionit (tetor 2020); dhe ekselencë dhe arritje të jashtëzakonshme në industrinë e bukurisë dhe modës në Shqipëri nga Teatri Metropolitan (Nëntor 2020)./ KultPlus.com

Botohet në Francë ‘Antologjia Éphéméride’ e poetit Fahredin Shehu

Éphéméride quhet antologjia e cila sapo ka dalë në Francë ku u botua edhe poezia e autorit nga Kosova, Fahredin Shehu.

“Fjalë të shkruara në tapicerinë e kohës”, botim l’anthologie de JEUDI DES MOTS: Një libri i edituar nga Editions Pourquoi viens-tu si tard?

Në antologji janë kryesisht poetët francez, por ka edhe nga Kanadaja, Gjermania, Italia, Belgjika, India, vendet latino-amerikane dhe nga Kosova.

Fahredin Shehu e falënderon znj. Marilyne Bertoncini për përkthimin e poezisë së tij dhe rekomandimin që të jetë pjesë e kësaj antologjie.

Znj. Bertoncini është poete dhe aktiviste e njohur në Francë, e cila edhe më herët e ka angazhuar Shehun, përkitazi me përvjetorin e Charles Baudilaire, në vitin 2021, ku leximi i Shehut, i poezisë Albatrosi të Baudilaire, për shkak të pandemisë, është arkivuar si video-lexim.

Ky është linku ku edhe në mënyrë elektronike u publikua poezia e Shehut./ KultPlus.com

Problemet me ngrohje, anulohet shfaqja në Teatrin e Gjakovës

Për shkak të problemit me ngrohje në Teatrin e Gjakovës ‘Hadi Shehu’, janë shtyrë reprizat e shfaqjes ‘Pornography’ të cilat ishin paralajmëruar të mbahen këtë vikend, përcjell KultPlus.

Njoftimi i plotë:

Njoftojme publikun qe reprizat e shfaqjes “Pornography” te cilat ishin planifikuar te mbaheshin kete vikend, jane shtyer per shkak se ne teater per momentin nuk ka ngrohje.

Urojme qe problemi te rregullohet dhe publiku te kete mundesi te shijoje shfaqjen tone sa me shpejte!./ KultPlus.com

Artistja që i kthen gjethet e rëna në art me qëndisje shumëngjyrëshe

Artistja braziliane Laura Dalla Vecchia, përdor natyrën si pikë qendrore të artit të saj.

Ajo merr atë që kanë për të ofruar pemët lokale, gjethet e tyre dhe i qëndis mbi to kafshët me ngjyra të ndryshme. Rezultatet janë mahnitëse dhe frymëzojnë një lidhje më të thellë me mjedisin që na rrethon.

Disa nga punimet e artistes Laura Dalla Vecchia./KultPlus.com

PEN Qendra e Kosovës sot fillon debatin për Kulturën dhe Letërsinë në kohë pandemie  

Sot, në orën 17:00, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë, PEN Qendra e Kosovës fillon  aktivitetet e veta kulturore e letrare paraparë me projektin “Debati për Kulturën dhe Letërsinë në kohë pandemie”.  

Në këtë kuadër sonte shqyrtohet tema “Liria dhe e drejta e autorit”. 

Rreth kësaj teme flasin Ibrahim Berisha dhe Milazim Krasniqi, ndërsa moderon Avni Spahiu. Mirëpritet kontributi edhe nga të pranishëm të tjerë.  

Projektin “Debati për Kulturën dhe Letërsinë në kohë pandemie” e ka përkrahur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit e Republikës së Kosovës.  

PEN Qendra e Kosovës më parë ka realizuar disa projekte, poashtu me përkrahje të MKRS-së.  

Nga këto projekte vlen për të përmendur ato që bosht kishin përkujtimin e shkrimtarëve të ndjerë të Kosovës që kanë lënë gjurmë në letërsinë tonë. Kështu, në vitin 2020 janë mbajtur takimet me titull “Ora e Shkrimtarit”, dhe vjet, më 2021, takimet “Ora e Shkrimtarit2”./ KultPlus.com

‘Nëse do të bënim të gjitha gjërat për të cilat jemi të aftë, do të befasonim veten’

I njohur për etikën e tij të punës së madhe, këmbëngulësisë dhe zgjuarsisë, Thomas Edison është njëri prej shpikësve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Nga llamba në fotografinë, gjatë jetës së tij Edison mbajti mbi 1000 licensa në Shtetet e Bashkuara në emrin e tij, pa përmendur edhe tjerat rreth botës.

Kontributet e tij të mëdha në energji elektrike, filma, inçizim të zërit madje edhe makina x-rreze ndryshuan botën në të cilën jetojmë sot. Së bashku me shumë arritje të tij, mentaliteti dhe etika e punës e Edison gjithashtu e shtyen atë drejt suksesit.

Më poshtë gjeni thëniet më të njohura të Thomas Edison:

 ‘’Shanset humbasin nga shumë njerëz për shkak se ajo është e veshur me pantallona dhe duket si punë’’.

 ‘’Fati i mirë shpesh ndodh kur mundësia takohet me përgatitjen’’.

 ‘’Për të shpikur, ju keni nevojë për imagjinatë të mirë dhe për gjëra të vjetra’’.

 ‘’Gjeniu është 1 përqind inspirim dhe 99 përqind djersë’’.

 ‘’Dobësia jonë më e madhe qëndron në dorëzimin. Mënyra më e sigurtë për të pasur sukses është që gjithmonë të provoni edhe njëherë tjetër’’.

 ‘’Unë nuk kam dështuar. Vetëm kam zbuluar 10,000 mënyra të cilat nuk kanë pasur sukses’’.

 ‘’Nëse do të bënim të gjitha gjërat për të cilat jemi të aftë, do të befasonim veten’’.

 ‘’Unë kam më shumë respekt për një njeri i cili ka një ide dhe arrin sukses me  të se sa për një njeri i cili ka me mijëra ide dhe nuk bën asgjë’’.

 ‘’Gjithçka vjen te ai i cili bën kërkime përderisa pret’’.

 ‘’Gjithçka vjen te ai i cili bën kërkime përderisa pret’’./KultPlus.com

Letra e magjishme e dashurisë, nga Nazim Hikmeti për Pirajen

Poezi të orës 21-22 (20 Shtator 1945)
Përktheu Rozana Belli

Ç’gjë e bukur të të kujtosh ty:

mes lajmeve të fitores dhe të vdekjes,

në burg

kur mosha ime ka kaluar të dyzetat…

Ç’gjë e bukur të të kujtosh ty:

mbi një copë të kaltër harruar dora jote

dhe në flokët e tu

butësi e qëndrueshme e shpirtit tim

toka e Stambollit…

Si një njeri i dytë brenda meje

lumturia kur të dua ty…

Aroma e gjetheve të barbarozës

mbetur mbi majat e gishtërinjve të tu,

rehati e dielltë

dhe ftesa e mishit:

errësirë e ndarë me vijëza flakë të kuqe

e thellë

e nxehtë…

Ç’gjë e bukur të të kujtosh ty,

për ty të shkruash,

në burg të shtrihesh mbi shpinë të mendosh për ty:

filan ditë, filan fjalë që the në filan vend,

bota s’është më vetvetja…

Ç’gjë e bukur të të kujtosh ty.

Për ty duhet të gdhend sērish objekte druri:

një sirtar

një unazë,

dhe duhet të thur një mëndafsh të hollë tre metra,

dhe duke kërcyer menjëherë nga vendi

duke u ngjitur pas hekurave të dritares sime

kaltërsive qumështore të lirisë

duhet të lexoj me ulërimë çka kam shkruar për ty…

Ç’gjë e bukur të të kujtosh ty:

mes lajmeve të fitores dhe të vdekjes

në burg

kur mosha ime ka kaluar të dyzetat…/ KultPlus.com

‘Kur ikja larg, drejt teje vija’

Poezi nga Dritëro Agolli

Mjegulli i dashurisë

Kur ikja larg, drejt teje vija
Kur vija afër, ikja larg
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia bëhej çark

as e kuptoja si te desha
nje mjegull pus nje cmenduri
si nje poet qe shkruan vjersha
dhe ndez nje shkrepse dhe i ben hi

dhe ndoshta kjo ish dashuria
e cakerdisur kuturu…
per dreq me trembte largesia
dhe afersa gjithashtu./ KultPlus.com

Ndryshimi erdhi në Amerikë para 13 viteve, Barack Obama u bë president

Më 4 nëntor 2008, Barack Obama ishte kandidati i parë afro-amerikan që kandidoi për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, shkruan KultPlus.

Pas triumfit ndaj kundërshtarit të tij, John McCain, Obama deklaroi se ndryshimi po vjen në Amerikë.

Sllogani i tij Yes We Can (Po Ne Mundemi) u bë i njohur në të gjithë botën.

Obama erdhi në pushtet pas një periudhe shumë të vështirë ekonomike, që preku jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por të gjithë botën.

Fokusi kryesor ne muajt e parë të ardhjes në pushtet ishte rimëkëmbja ekonomike pas Krizes së madhe dhe recensionit të viteve 2008-2009. Gjatë 2 vjeçarit të parë u miratua dhe paketa e parë e rimëkëmbjes ekonomike, që stimulonte rimëkëmbjen dhe daljen nga recensioni.

Të tjerë ligje të miratuar ishin: “Ligji i vitit 2009 për rimëkëmbjen dhe ri-investimet Amerikane” dhe “Ligji i vitit 2010 për lehtësimin e taksave, papunsinë dhe hapjen e vendeve të reja të punës” që konsiderohen dhe si 2 sukseset e para të administratës Obama.

Më 9 nëntor 2009 Barack Obamës i akordohet dhe Çmimi Nobel për Paqe me motivimin “për përpjekjet e mëdha për forcimin e mardhëneve ndërkombëtare diplomatike dhe nxitjen e bashkëpunimit midis popujve”.

Obama rizgjidhet për një mandat të dytë në Nëntor të vitit 2012, pasi mundi Republikanin Mitt Romney. /KultPlus.com

Merkel refuzon ofertën për punë nga OKB

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka refuzuar një ofertë pune nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se  67 vjeçarja i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres javën e kaluar ku e ka falënderuar për pozicionin që i kishte ofruar dhe theksonte se nuk do ta pranonte atë.

Gjithashtu, raportohet se Guterres i kishte ofruar Merkelit postin e kreut të një organi këshillimor të nivelit të lartë të OKB-së që merret me të mirat publike globale dhe mjedisin. /KultPlus.com

Vetëm 100 ulëse të lira për ‘Prishtina Drum Festival’

Edicioni i tretë i “Prishtina Drum Festival” do të mbahet më 27 janar në Kino Armata, shkruan KultPlus.

Ky festival ka njoftuar se kanë punuar shumë për të sjellë disa prej bateristëve më të mirë të Ballkanit.

Emiljan Dhimo, Granit Paçarada, Martin Barakoska dhe Nesim Maxhuni do të performojnë në këtë edicion të Drum Festival.

Për të siguruar një vend në këtë festival, duhet plotësuar një Google Form, duke klikuar KËTU, pasi janë vetëm 100 vende të lira. /KultPlus.com

‘Zgjoi’ vazhdon aventurat nëpër botë, në muajin mars shfaqet në Angli dhe Gjermani

Filmi “Zgjoi” dhe aventurat e tij në botë vetëm po shtohen dita ditës, shkruan KultPlus.

Filmi që theu rekorde në arenën ndërkombëtare, do të shfaqet në 18 kinema në Australi dhe gjashtë të tjera në Zelandë të Re.

Më pas, Blerta Basholli ka konfirmuar se filmi do të rikthehet në Evropë, ku gjatë muajit mars do të shfaqet në Angli dhe Gjermani.

‘Zgjoi’ përcjell Fahrije Hotin nga Krusha e Madhe (interpretuar nga aktorja Yllka Gashi),  e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të. /KultPlus.com

Videoja që po bën xhiron e botës, ‘makina’ më e re elektrike për bebe (VIDEO)

Një video është bërë virale nëpër internet, ku shihet një bebe teksa është mbi fshesën e “mençur” të prodhuar nga Tesla, shkruan KultPlus.

Njëri prej komenteve që mori vëmendje të madhe ishte ai: “Kjo është makina e parë elektrike për fëmijë”.

Videon mund ta shikoni më poshtë:

‘Go Dance in Heaven’, Shoqata e Gastronomëve bën thirrje që muzika e Erinit të luhet më 22 janar

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka një kërkesë për të gjithë gastronomët dhe artistët, shkruan KultPlus.

“Me kërkesën e anëtarëve, shoqërisë dhe ish-bashkëpunëtorëve të Erini Go, është vendosur që këtë të shtune, me datë 22/01/2022, të luhet muzika e tij në shenjë respekti, solidarizimi dhe falënderimi në eventin “GO DANCE IN HEAVEN”, për vlerën dhe dashninë që i dha ky person sektorit dhe muzikës tonë”, shkruhet në njoftimin e Shoqatës.

Një poster është përgatitur për eventin e së shtunës, derisa ata kërkojnë përkrahje nga gastronomia dhe artsitët.

“Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë ti bashkangjiten këtij aktiviteti mund të na shkruajnë më së largu deri të premten me dt. 21/01/2022 në ora 23:59, përmes faqeve tona zyrtare në Facebook, Instagram, apo në Whatsapp në nr. kontaktues +383 49 592 521. Ditët në vijim do ta publikojmë listën e lokaleve që do ta luajnë muzikën e Erinit”.

Lajmi për vdekjen e Erin Godancit u kumtua më 12 janar, ai ishte 27 vjeç. /KultPlus.com

‘Nat’ e dite e shoh, edhe zemren ma ngroh, shoq’ e dashura ime, e mjera jetime’

Shkruan: Edgar Allan Poe

Annabel Li

Ka shume e shume vjet
Ne nje vent afer ne det,
Ish nje vajze qe mundni ta njini tani
Nene emerin Annabel Li;
Dhe kjo vajze me donte edhe tjeter s’kerkonte
Vec ta deshja sikunder me desh.

Isha i vogel dhe ish e vogel ne vjet
N’ ate vent afer ne det;
Po duheshim me teper se me dashuri
Une dhe im Annabel Li;
Me nje dashuri qe edhe Engjejte lart ne lavdi
Qe te dyve na kishin zili.

Andaj, tani e shume vjet,
Tek ky vent afer ne det,
Fryri veriu nga ret’ e ma ngriu
Te bukuren Annabel Li;
Edhe motrat e saj engjellesha
Ma rrembyen, ma mbyllen ne varr se e desha,
Dhe keshtu me la shendet
Nga ky vent afer ne det.

Engjejte qe s’kishin sa ne dashuri
Qe te dyve na mbanin meri.
Po perandaj, sic e dini vertet,
Tek ky vent afer ne det
Fryri veriu nje nat’ e ma ngriu
E ma vrau tim Annabel Li.

Dashuria qe kishim ish m’e forte se cdo dashuri,
S’e ka patur as plak as i ri,
As i marr’ as i urte njeri
Dhe as Engjejt e qiellit ne ere,
As demonet perposh ne sketerre;
Shpirtin tim s’mund ta shqitin nga shpirti
I se bukures Annabel Li.

Se tek hena qe ndrit, syri im enderrit
Per te bukuren Annabel Li;
Dhe cdo yll qe shkelqen syt’ e embel rrefen
Te se bukures Annabel Li;
Nat’ e dite e shoh, edhe zemren ma ngroh,
Shoq’ e dashura ime, e mjera jetime,
Permi varrin ku deti bucet,
I rri prane mi varrin ne det. /KultPlus.com

Shkarkohet drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati

Ngadhnjim Kastrati, është shkarkuar nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur Kastrati, i cili përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, njoftoi për këtë vendim.

“Të dashur kolegë të RTK-së, miq e bashkëpunëtorë, sapo u njoftova se anëtarët e Bordit të RTK-së të emëruar javë më parë nga politika, kanë marrë vendim për shkarkimin tim nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm në Radio Televizionin e Kosovës. Njoftimin për shkarkim e morra në shtëpi, ku jam prej disa ditësh në izolim si rezultat i infektimit me Covid”, shkroi ai mes tjerash.

Kastrati gjithashtu ka shkruar se unk është njoftuar për ndonjë procedurë të shkarkimit dhe nuk ka pasur në rend të ditës pikë për shkarkimin e tij. /KultPlus.com

Imazhet mahnitëse tregojnë hënën e parë të plotë të vitit 2022 në gjithë lavdinë e saj

Hëna e parë e plotë e vitit ndriçoi qiellin e natës të hënën dhe fotografët kapën shkëlqimin e saj, shkruan CNN, përcjell KultPlus.

E njohur si hëna e ujkut, ajo u emërua pas ujqërve që mendohej se ulërinin më shpesh këtë kohë të vitit, sipas Almanak-ut të Farmerit të Vjetër.

Megjithatë, nuk është vendosur asnjë lidhje midis ujqërve që ulërijnë dhe hënës.

Përveç hënës së ujkut, hëna e plotë e janarit njihet me një sërë emrash, duke përfshirë Hënën e Vjetër dhe Hënën e Akullit.

Në vitin 2022 ka 12 hëna të plota dhe dy prej tyre kualifikohen si superhëna. /KultPlus.com

The moon sets behind Whitby Abbey in Yorkshire, England, on January 17.
The full moon rises in the residential area of Eindhoven in the Netherlands on January 17.

Çeku priti në takim zyrtar Kiana Kryeziun, nënshkruajnë memorandum me Federatën Skitare të Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim zyrtar sportisten, Kiana Kryeziu, e cila së fundmi arriti të sigurojë kualifikimin në Lojërat Olimpike “Pekini 2022”, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare, Çeku njoftoi se diskutuan për punën, përkushtimin dhe sukseset e sportistëve të Kosovës, në veçanti për zhvillimet në sportin e skijimit.

Postimi i tij i plotë:

“Kiana Kryeziu është 17 vjeçare. Ajo tashmë ka hyrë në historinë e sportit kosovar si vajza e parë që do të përfaqësojë shtetin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore. Sot prita në takim skitaren Kiana Kryeziu, sportisten që ka fituar normën olimpike për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore, kryetarin e Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi dhe kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi. Në takim diskutuam për punën, përkushtimin dhe sukseset e sportistëve tanë, në veçanti për zhvillimet në sportin e skijimit. Së bashku me Kianën vendin tonë në Olimpiadën dimërore Pekini 2022 do ta përfaqësojë edhe skitari Albin Tahiri. Me qëllim të përgatitjes së sportistëve për këto gara olimpike nënshkruam memorandum me Federatën Skitare të Kosovës për mbështetje financiare të sportistëve tanë”. /KultPlus.com

Albin Tahiri: Sporti është një nga arsyet që vendi ynë është i njohur në mbarë botën

Uranik Emini

Sporti në Kosovë ka shënuar një ngritje të madhe në gjithë fushat e saj vitet e fundit, duke korrur suksese të mëdha, përpos në vend, edhe në arenën ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Albin Tahiri, është njëri ndër skitorët që ka shënuar histori dhe ka krijuar një “brend” të vetin për vendin më të ri në kontinentin e vjetër.

Në një intervistë ekskluzive për KultPlus, Tahiri thotë se pjesa e të shkruarit histori për Kosovën është gjithnjë ndjenjë krenarie.

“Po në të vërtet unë kam shkruar histori në disa raste, isha i pari që kam fituar një medalje të artë në gara ndërkombëtare për Kosovën, skiatori i parë që nisi kupën e Evropës, dhe më pas edhe Kupën e Botës, duke marrë pjesë për herë të parë në histori në kampionatin botëror (St. Moritz 2017) dhe gjithashtu në lojërat e para olimpike dimërore. në Pyeong Chang 2018”.

Foto: Michael Kappeler/dpa/Alamy Live News

Tahiri thotë se kjo ishte pikërisht ajo se çfarë po planifikonte ai nga fillimi i karrierës.

“Kur unë vendosa që të përfaqësoj Kosovën në vitin 2008, plani im ishte që të ngriste cilësinë e skijimit në Kosovë, t’i sjell tituj Kosovës dhe gjithashtu të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, pak a shumë diçka të cilën e kam bërë tanimë”.

Ai beson se tani është koha që të tjerët të vazhdojnë ta bëjnë këtë rrugëtim të tij.

“Pa marrë parasysh se sa herë marrë pjesë, unë gjithmonë ndjehem krenar dhe e bëjë këtë punë me pasion”, deklaroi ai kur u pyet për sigurimin në Lojërat Olimpike “Pekini 2022”.

Një moment i vështirë në karrierën e tij ishte pikërisht kualifikimi në këtë vit, në diciplinën e shpjetësisë, e gjitha kjo ndodhi për shkak të vështirësive që paraqiten në pistë.

Foto: GEPA pictures/ Harald Steiner

“Për sllallomin dhe sllallomin gjigant për mua nuk është aq e vështirë. Mund ta bëj më lehtë me përvojën që kam krijuar ndër vite, sepse kriteret nuk janë aq të vështira”, deklaron ai.

Sportisti ndanë edhe një pjesë emocionuese me të gjithë, duke thënë se kishte pritur të kualikohej edhe dikush tjetër përkrahë tij në garat e Pekinit.

“Ndjehem shumë i lumtur që këtë herë nuk do ta përfaqësoj Kosovën i vetëm, por së bashku me Kianën. E kam thënë këtë edhe në konferencën për shtyp me Komitetin Olimpik të Kosovës, dhe kjo në fakt ndodhi me Kianën”.

Sa i përket të ardhmes dhe “trashëgiminë” që do t’ia lë pasardhësve të tij, Tahiri beson se është në duar të sigurta.

“Më vjen keq që nuk mundëm ta dërgojmë edhe Arbi Pupovcin, doja t’i jepja vendin tim në sllallom, sepse ai po fokusohet më shumë në të se sa unë. Por për fat të keq kemi vetëm një djalë dhe një vajzë pjesëmarrëse. Por sido që të jetë, mendoj se kemi njëfarë potenciali të madh pas meje me Kiana Kryziun, Arbi Pupovcin, Drin Kokajn, Dren Spahiun dhe disa skiatorë të rinj nga Prishtina. Ata po bëjnë vërtet punë të madhe, kështu që nuk kam aspak frikë për Olimpiadën e ardhshme”.

Foto: GEPA pictures/ Mario Kneisl

Kosova dhe sukseset e saja historike në botën e sportit

“Sporti është një nga arsyet që Kosova është e njohur në mbarë botën. Shikoni vetëm xhudistët, çfarë kanë bërë me medaljet e arta. E mahnitshme. E njëjta gjë vlen edhe për mua dhe me skijimin tim për në Kosovë. Në fillim, të gjithë po shikonin se kush është ky djalë, nga vjen? Tani çdo organizim që ka të bëjë me skijim më njeh mua/ne dhe i pëlqen kjo gjë “oh, ky është djali nga Kosova”… kështu që mendoj se sporti është mënyra më e mirë për të promovuar Kosovën”.

Politika,pjesë e pandshme e sportit, u bë shkas që ai të mos merrte pjesë në gara të skijimit

“ Pjesa më e vështirë për mua ishte periudha kur nuk ishim anëtarë të plotë të Organizatës Ndërkombëtare të skijimit dhe IOC. Sepse në atë kohë isha shumë mirë, ndoshta edhe më mirë se sot, por nuk më lejuan të merrja pjesë në ngjarjet më të mëdha, për shembull Soçi 2014. Të ulesh në shtëpi dhe të shikoje Olimpiadën në TV, mungesa atje për shkak të politikës, ishte e dhimbshme”.

Mbajtja e Flamurit të Kosovës në Lojërat Olimpike 2018.

“Një pjesë të veçantë në karrierën time që do ta vlerësoja është ceremonia e hapjes së mbrojtjes në Pyeong Chang 2018 dhe mbajtja e flamurit të Kosovës nëpër stadium. Nuk do ta harroj kurrë atë”.

Në fund ai shplaos copëza nga jeta e tij personale, duke treguar se tanimë ka arritur gjithçka që ka ëndërruar.

“Ëndrrat e mia janë bërë tashmë realitet. Unë arrita në Lojërat Olimpike, u diplomova në fakultetin e mjekësisë, aktualisht specializimi i kirurgjisë orale (rezidencë), kështu që kam gjithçka që doja. Shpresoj vetëm që të vazhdojë kështu dhe do të arrij atë që doja në jetën time”.

Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022, do të mbahen në Pekin të Kinës, prej 4 -20 shkurt. /KultPlus.com

Foto: GEPA pictures/ Mario Kneisl

Nesër mbahen homazhet për nënoficerin e FSK-së, Besim Bajraktari

Ka vdekur nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Besim Bajraktari.

Ministria ka njoftuar se homazhet nga njësitë e FSK-së, do të mbahen në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me datë 20.01.2022 në ora 10:00, ndërsa ceremonia e varrimi do të bëhet në ora 14:00 në varrezat e fshatit Batllavë, në Podujevë.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se nga një sëmundje e rëndë ka ndërruar jetë nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Besim Bajraktari.
Homazhet nga njësitë e FSK-së, do të mbahen në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me datë 20.01.2022 në ora 10:00, ndërsa ceremonia e varrimi do të bëhet në ora 14:00 në varrezat e fshatit Batllavë, Komuna e Podujevës.
Homazhet në Kazermë nuk janë të hapura për publikun.

Besim Bajraktari ka lindur më 23 Janar 1973 në fshatin Batllavë , Komuna e Podujevës. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, në Komandën e Zonës Operative të Llapit, pas transformimit të UÇK-së ka shërbyer në Shtabin e Përgjithshëm në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, dhe që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka kryer detyra dhe pozita të larta të nënoficerit: Në Brigadën e Reagimit të Shpejtë, Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe vdekja e ndau në pozitën e nënoficerit të lartë në Departamentin e Operacioneve dhe Trajnimeve në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.
Pas vetës la bashkëshorten dhe tre vajza. / KultPlus.com

Dokumentari i televizionit gjerman ‘ARD’ për botën e egër shqiptare

Televizioni gjerman ARD i ka kushtuar një film dokumentar gjallesave të egra në Shqipëri, duke e cilësuar vendin tonë “plot sekrete dhe thesare natyrore të pazbuluara”.

“Prapa maleve magjepsëse qëndron një tokë gjerësisht e panjohur e shqiponjave. Kur fluturon mbi Alpet Shqiptare ose nëpër malet e Korabit, asgjë nuk fshihet me prej tij atë që natyra e larmishme e vendit të vogël ballkanik, Shqipëria ka për të ofruar”, thuhet në dokumentar.

Filmi dokumentar nis me një përshkrim për ‘Shqiponjën”, simboli kombëtar shqiptar, që fluturon në Alpet Shqiptare.

“Habitati i preferuar i shqiponjave zë rreth dy të tretat e sipërfaqes së Shqipërisë. Në Shqipëri, shqiponjat e arta nuk janë vetëm në shtëpi në Alpet veriore. Ato gjenden në shumë male ku ka ushqim të mjaftueshëm dhe vende që nuk shqetësohen gjatë mbarështimit”, theksohet në dokumentar.

Pjesë e dokumentarit është edhe Pelikani Kaçurrel, në lagunën e Karvastasë.

“Laguna e Karvastasë e ndarë nga deti nga një pyll dhe një brez pyjor, strehon komunitetin e vetëm të pelikanëve të rrallë Kaçurrel në Shqipëri. Në zonën e tranzitit midis kripës dhe ujit të freskët, pelikanët gjejnë shumë ushqim. Ata specializohen për peshq, ata përdorin sqepin e tyre si një rrjet uljeje për gjueti. Në pranverë, qindra flamingo rozë gjenden rregullisht në Lagunën e Karavastasë duke kaluar nëpër shtigje me sqepat e tyre për krimba, insekte dhe dhe larvave në anën e tokës e cila kufizohet nga 45 kilometra katrorë ujë, vendbanime dhe zona ku jetojnë pelikanët Kaçurrel ende rriten këtu në Parkun Kombëtar të Karavastasë. Si pelikanët ashtu edhe të gjithë banorët e tjerë kanë qenë të mbrojtur mirë për vite me radhë”, thuhet në dokumentar.

Një vend të veçantë në dokumentarin e televizionit gjerman ARD zë edhe jugu i Shqipërisë, konkretisht burimi i “Syrit të Kaltër” dhe Parku Kombëtar i Butrintit.

“Shqipëria është një vend më i vogël se Belgjika, por me 15 parqe kombëtare që mbulojnë rreth 7% të sipërfaqes së vendit. Në majën më jugore të Shqipërisë, ndodhet perëndesha e Butrintit ku shikon një park kombëtar që njëkohësisht pasqyron historinë plot ngjarje të Ballkanit. Butrinti është një qytet i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s me muret e tij të shumta, pishinat , por në të njëjtën kohë një strehë e rëndësishme për speciet që po bëhen gjithnjë e më të rralla në Evropë, si edhe për breshkën evropiane të kënetës. Kjo është arsyeja pse ky vend ka qenë nën ruajtjen e natyrës prej dy mijë vjetësh”, theksohet në dokumentar.

Sipas dokumentarit të televizionit gjerman, parku kombëtar i Butrintit ka shumë për të ofruar.

“Në 344 kilometra katrorë, ai është vendi më i madhi dhe konsiderohet gjithashtu vargu më jugor i arinjve të murrmë në Shqipëri. Ndoshta ka 200 të tillë nëpër pyjet dhe peizazhet e shkurreve të vendit Ballkanik dhe arinjtë mbrohen në mënyrë rigoroze”, thuhet në dokumentar.

Në fokus të dokumentarit është edhe qyteti gurtë i Gjirokastrës, si dhe ecjet me kuaj, një eksperiencë e paharrueshme për vizitorët në këtë rreth.

“Në Gjirokastër, shërbimi me kuaj është ende i lartë, në rrugën ndërmjet pikës më të lartë të qytetit dhe nivelit më të ulët rreth 300 metra. Është një qytet i pjerrët, ndoshta edhe më i pjerrëti në të gjithë botën”, shkruan djali i saj i famshëm, poeti Ismail Kadare. Këtu lindi edhe Enver Hoxha, njeriu që themeloi Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë në vitin 1944 dhe më pas e drejtoi atë si diktator për 41 vjet”, thuhet në dokumentar.

Në muret e trasha të kalasë së shekullit të 13-të, theksohet në dokumentar, nga maji, tetë lloje të ndryshme lakuriqësh nate mblidhen këtu për të lindur të vegjlit e tyre, që thuhet se janë deri në 8000 kafshë.

“Shqipëria është e pasur me pamje. Ato gjenden në të gjitha lartësitë në ultësirat perëndimore si dhe poshtë majave të Korabit. Në juglindje dhe veri liqenet akullnajore në male mbledhin shi dhe borë, shumica e ujërave të tjera ushqehen me burime dhe lumenj”, thuhet në filmin dokumentar.

Televizioni gjerman ARD i ka kushtuar vëmendje edhe herë të tjera Shqipërisë me reportazhe, ku ka pasqyruar natyrën, alpet shqiptare, turizmin etj. /atsh/ KultPlus.com

Vdes aktori francez Gaspard Ulliel

Aktori francez Gaspard Ulliel ka vdekur në moshën 37 vjeç në një aksident gjatë skijimit.

Ylli i cili është në rolin e një personazhi në seritë e ardhshme të Marvelit, “Moon Knight”, u hospitalizua dhe u transportua me helikopter por nuk u mbijetoi lëndimeve.

Raportohet se Ulliel u përplas me një skiator tjetër dhe ka pësuar traumë në kokë. Skiatori tjetër nuk u hospitalizua.

Sipas DailyMail ai nuk kishte helmetë kur u përplas. / KultPlus.com

REUTERS/Axel Schmidt

“E kam imagjinuar gjithnjë Parajsën si një lloj biblioteke”

Në këtë ditë KultPlus ju sjellë disa thënie mbi rëndësinë e librit:

“Duhet të bëni kujdes prej librave, çfarë është brenda tyre, fjalët, kanë fuqinë të na ndryshojnë” ― Cassandra Clare

“Mos lexoni siç bëjnë fëmijët, për t’u zbavitur apo siç bëjnë ambiciozët për të mësuar. Jo, lexoni që të jetoni.” ― Gustave Flaubert

“Nëse ka ndonjë libër që do ta lexosh, por nuk është shkruar akoma, atëherë duhet ta shkruash ti.” ― Toni Morrison

“Kur ke mbaruar së lexuari një libër, dëshiron ta kishe autorin që e ka shkruar mik, që të mund t’i telefonoje dhe t’i tregoje si ndihesh. Kjo nuk para ndodh.” ― J.D. Salinger

“E kam imagjinuar gjithnjë Parajsën si një lloj biblioteke.” ― Jorge Luis Borges

“Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale.” ― Mark Twain

“Kaq shumë libra, kaq pak kohë.” ― Frank Zappa

“Nëse lexon vetëm librat që i lexojnë të gjithë, do të mendosh vetëm gjërat që i mendojnë të gjithë.” ― Haruki Murakami

“Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjindshëm dhe më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm.” ― Charles William Eliot

“Kur kam pak para, blej libra; dhe kur më tepron ndonjë gjë prej tyre, blej ushqim dhe veshje.” ― Desiderius Erasmus./ KultPlus.com