Jepet në Kanë premiera e dokumentarit ‘Mariupolis 2’ e regjisorit të vrarë lituanez

“Mariupolis 2”, një dokumentar që tregon një pamje nga afër të jetës nën bombardime në Ukrainë, debutoi në Festivalin e Filmit në Kanë të enjten me një homazh emocionues për regjisorin e vrarë Mantas Kvedaravicius, transmeton KultPlus.

“Është një nder të prezantosh punën e fundit të Mantas. Është fantastike që festivali nderon trashëgiminë e tij dhe punën e tij si kineast dhe antropolog,” tha Hanna Bilobrova, duke luftuar me lotët.

Kvedaravicius, 45 vjeç, u vra në prill në Mariupol, ku po xhironte me Bilobrova, e cila bashkëdrejtoi projektin.

“Ne ishim të vendosur për ta treguar atë,” tha presidenti i festivalit Thierry Fremaux, duke vënë në dukje se organizatorët ishin “shumë të vendosur” në kundërshtimin e luftës.

Fremaux tregoi një distinktiv në gjoksin e tij që mbante një mesazh kundër luftës, duke thënë: “Unë mendoj se të gjithë ndajnë këtë pozicion, përveç [Vladimir] Putinit.”./ KultPlus.com

Rreth 1,8 milionë Euro investime në trashëgimi kulturore në Prizren

Mbi 1,2 milionë Euro është vlera e buxhetit që është duke u investuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, kurse rreth 490 mijë Euro të tjera përfshihen në buxhetin e projekteve që do të nisin të zbatohen gjatë këtij viti në qytetin e Prizrenit, përcjell KultPlus.

Ministri Hajrulla Çeku i shoqëruar nga këshilltarja, Nora Arapi Krasniqi ishin në vizitë për të parë nga afër punët që po bëhen atje.

Aktualisht po zhvillohen ndërhyrje emergjente në gjashtë asete, ndërsa në kuadër të projektit të Revitalizimit të rrugës Marin Barleti po realizohen punime restauruese në dy shtëpi. Po restaurohen gjashtë shtëpi tradicionale në Qendrën Historike të Prizrenit, përfshi kompleksin e banimit të familjes Dorambari, shtëpinë e familjes Bardhi, shtëpinë e familjes Sokoli, shtëpinë e familjes Kabashi, si dhe është në përfundim restaurimi i kinemasë së vjetër të qytetit. Ndërsa kanë nisur ndërhyrjet restauruese edhe në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës.

Ndërsa në kuadër të programit të muzeve, në fushën e trashëgimisë kulturore po vazhdon puna në funksionalizimin e muzeve. Rregullimi i enterierit dhe ekspozitës në Muzeun Arkeologjik ka përfunduar, ndërsa në proces të hartimit është koncepti i ekspozitës për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Projektet muzeore në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Kulturës përfshijnë edhe Muzeun e Nënë Terezës dhe Muzeun e Filigranit.

Projekti i radhës nga MKRS-ja është ai i Qendrës Kulturore Hebraike. Punimet për këtë projekt pritet të fillojnë gjatë muajve në vijim, ndërsa po punohet edhe në zbatimin e planeve të menaxhimit të Kalasë së Prizrenit dhe të Qendrës Historike të Prizrenit.

Lokaliteti arkeologjik, si një lokalitet me rëndësi historike, shkencore, kulturore dhe edukative, i cili gjendet në sheshin e Lidhjes së Prizrenit, është projekti tjetër në cilin po punohet. / KultPlus.com

Nis protesta e punëtorëve të shtetit, kërkojnë t’u plotësohen kërkesat për ta shmangur grevën

Ka filluar protesta e punëtorëve të sektorit publik, e cila është organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

 Ata kanë kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të plotësojë kërkesat e tyre, në mënyrë që të parandalohet greva e përgjithshme.

“Kryeministër! Realizo kërkesat tona! Parandalo grevën e përgjithshme”, ishte motoja kryesore e protestës.

Kërkesat e tyre janë vazhdimi i pagesës prej 100 eurosh për çdo muaj deri sa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave në të cilin ligj kërkohet të merren parasysh propozimet e Federatave Sindikale anëtare të BSPK-së; Fillimi i zbatimit të Ligji për Sigurimin Shëndetësor dhe; Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti./Express / KultPlus.com

Lutja e dëshpërueme

Poezi nga Ernest Koliqi

Ju qi keqas t’vorrosun keq flêni nder murrâna
mbi shpate t’pjerrta a n’pyje, n’breg deti ase n’breg lumi,
deshmor‘, q’êmën t’lavdishem keni thadrue n’gojdhâna,
nën dhé me gjak t’uej t’rîmun idhnín nuk u a shuen gjumi.

Ju qi n’vorre t’vetmueme keq flêni e nuk pushoni
e as deka varrz e shtatit nuk thau as nuk u a mbylli,
qi éshtnat vrik ju dridhen kur del nji zâ nga pylli,
a kur nji zhapllim‘ hapash përbrî murân’s ndëgjoni,

ju qi n’mesime fisnike t’lahutës jeni rritun,
ju qi burrnín jetike e patët si mësuese,
ju qi lirín kreshnike zgjedh‘ e kishi per nuse,
ju qi n’mprojen e nderit botën keni çuditun,

sot n’murrâna t’harrueme kërkoni kot pushim:
ju qi epopé t’panjoftun shkruet me gjakun e kuq,
plot vrumulisje n’eshtna rrini tue bluem idhnimin,
fatosa orzez, për flîjen e jetës q’u shkoi huq.

U rrzuet tue rrokun armën dhe rrzue me jue fisi;
ato q’atdheut i kjené ndër mote gardh çeliku,
porzmat vigâne t’ueja, jo, nuk i mposhti anmiku
por mâma e fatit, mâma qi befas mbi né krisi.

N’heshtim t’natës shqiptare s’ndëgjihet kund zâ njerit,
prân‘ votres s’fikun nânat n’vaj nuk e njomin bukën,
por me sy t’papërlotun plot shkndija mnije, strukën
tue prit‘ furín ahmarrse qi t’thej‘ t’prîmunt e mnerit.

Jo váj por gjâm e ahté prej pyjesh sjell jehona,
zhumhura e rrebtë e lumit kushtrim zâ-mbytun ngjanë,
shpirtnat errson e ballet vrugon, ndiell mort zezona
q’atdheut palcet gjallnuese mâ t’mshefta po i a thanë.

O Perëndí, na tokën pranuem qi Ti na fale,
n’tê tash tridhet‘ qindavjeta na u end e ndershme jet,
jetuem m’kto troje t’vobta, n’kto brigje t’thata e t’shkreta,
ngujve larg botës tjetër tue ruejtun dhên mbi male.

Me mzi strehueme trupin nga shiu e brshni e marrdha,
n’kasolle e stane t’brishta qi shpërthejshin duhínat,
pa dijt‘ qejfet e holla, pa dijt‘ ç’janë miradinat,
pa njoft‘ doket e lmueta të kombeve fatbardha.

E, pra, t’ushqyem n’kto gryka me bukë kollomoqe
Qi e zbutshin n’új të kronit, s’lypshim kurrgjâ mâ shum,
sepse bylmet na kishin nji lirí t’thjsht‘, t’pashoqe,
qi me hiret e veta na e bânte gjakun t’lum.

Nânat me qumsht‘ të pastër andjen n’shpírt t’on‘ dikojshin
Me fluturue si shqipe në qiell t’nderit shqiptar,
n’flak t’dokeve m’u kndellun e n’zjarrm t’buzmit bujar,
qi kobin e zvetnimit nga votra na e largojshin.

O Perendí, ndër shekuj ûja buzën na e zverdhi,
shpesh u errem pa hângër bukën m’e ruejt‘ për fmín
e mitun q’ish n’e rritun, por n’qe ‘i mik né shpín
na msyni, ia vûm para at buk mikut kur erdhi.

Pse kshtu na e randon jetën me dhunë e me krajata?
Lírin e dy gisht nderi n’shtek t’ballit: s’kishim tjetër:
kto dy të mira zbritshin vobeksín t’on‘ të vjetër.
Po pse, o i Lumi i Qiellvet, na i rrmbeve kto dhurata?./ KultPlus.com

Të hënën nis rinovimi dhe përmirësimi i furnizimit me energji të ripërtërishme në ‘Soliterët e Ulpianës’

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar sot se është nënshkruar sot marrëveshja e bashkëfinancimit me Millennium Foundation Kosova për rinovimin dhe përmirësimin e furnizimit me energji të ripërtërishme në Ndërtesat Shumëbanesore, të njohura për qytetarët si ‘Soliterët e Ulpianës’, përcjellë KultPlus.

Sipas kryetarit Rama, punimet fillojnë nga dita e hënë.

“Lajm fantastik për banorët e lagjes “Ulpiana”!

Nënshkruam “Marrëveshjen e Bashkëfinancimit” me Millennium Foundation Kosovo për rinovimin dhe përmirësimin e furnizimit me energji të ripërtërishme në Ndërtesat Shumëbanesore, të njohura për qytetarët si ‘Soliterët e Ulpianës’. Punimet do të fillojnë të hënën!”, shkruan Rama. / KultPlus.com

Presidentja Osmani në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së: Ju po e jetësoni ëndrrën e brezave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, sot mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së në Kazermën e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, përcjellë KultPlus.

Në këtë ceremoni, presidentja mbajti një fjalim ku u shpreh krenare që ushtria jonë po i shton radhët me vajza e djem të rinj, të cilët atdhedashurinë po e transformojnë në profesionalizëm.

KultPlus ju sjell fjalimin e plotë të presidentes Osmani në ceremoninë e certifikimit të 257 rekrutëve të FSK-së:

 
I nderuar ministër i Mbrojtjes, z. Mehaj,

I nderuar zëvendëskomandant i FSK-së, gjeneral Cikaqi,

E nderuar gjeneralbrigade Irfete Spahiu,

Të nderuar rekrutë, ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të Ushtrisë sonë,

Shumë të nderuar familjarë të rekrutëve të cilët sot na bëjnë krenar të gjithëve,

Të nderuar të pranishëm,

Të nderuar përfaqësues të NALT-it dhe partnerëve tanë,


Brenda pak muajsh jam sërish në mesin tuaj për ceremoninë e certifikimit të 257 rekrutëve të rinj. Kjo më bën nder dhe më bën krenare që ushtria jonë po i shton radhët me vajza e djem të rinj, të cilët atdhedashurinë po e transfromojnë në profesionalizëm.

Ju po e jetësoni çdo ditë e më tepër ëndrrën e brezave që përpos shtetit, donin ta kenë edhe ushtrinë, e cila do të jetë në funksion të mbrojtjes së vendit e në funksion të mbrojtjes së integritetit territorial e çdo cepi Kosovës sonë.

Sikurse dikur djemtë e vajzat e UÇK-së që bartën mbi supe idealin e lirisë sonë, sot ju mbani mbi supet tuaja idenë e mbrojtjes së lirisë, integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Për nëntë javë të trajnimit,  rekrutët, të cilët po certifikohen sot kanë dëshmuar shkathtësi, përgatitje dhe profesionalizëm, të udhëhequr nga instruktorë të zot të ushtrisë sonë.

Sot FSK-së po i shtohen edhe 257 rekrutë të certifikuar, vajza e djem, me të cilët Forca jonë po rritë numrin e pjesëtarëve të saj në mbi 3000.

FSK-ja ka krijuar mundësinë për shanse të barabarta, ndaj  i inkurajoj vajzat e gratë që sa më shumë të bëhen pjesë e ushtrisë sonë edhe më tutje. Suksesin e dëshmuar në shumë fusha të tjera, e kanë mundësinë ta tregojnë edhe duke e veshur uniformën e FSK-së.

Me këtë numër të rekrutëve, FSK-ja, gjithnjë e më shumë po zhvillohet konform standardeve profesionale dhe në harmoni me praktikat e ushtrive më moderne në botë.
Kjo tregon se e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë është në duar të sigurta, teksa FSK-ja po ecën me hapa të sigurt drejt përfundimit të fazës së tranzicionit.

Në kohën kur paqja globale po sfidohet gjithnjë e më tepër dhe kur tendencat autoritariste po ngrenë krye, forcimi i kapaciteteve tona mbrojtëse është domosdoshmëri.

Unë kam besim në profesionalizmin e ushtarëve tanë dhe jam e sigurt se këta rekrutë që kemi përpara dhe të tjerët që e kanë kaluar këtë rrugë më herët janë të gatshëm që kurdo që Republikës sonë t`i bëhen mbrojtës.

Agresioni i Rusisë këto ditë po tregon gjithmonë do të gjinden forca që duan ta shkatërrojnë paqen dhe duan ta cenojnë lirinë dhe të drejtën e kombeve për të jetuar të lirë. Ne e kemi provuar të njëjtën gjë më parë, prandaj, nuk do të ndalemi asnjëherë që ushtrinë tonë ta përgatisim sa më mirë, ta rrisim sa më shumë në mënyrë që ajo të jetë e gatshme jo vetëm për sigurinë e shtetit tonë, por edhe një partnere e ushtrive aleate në NATO, aleancë në të cilën synojmë ta anëtarësojmë Republikën e Kosovës.

Anëtarësimi në NATO është domosdoshmëri dhe i ndihmon paqes dhe stabilitetit rajonal.

FSK-ja çdo ditë e më tepër po shndërrohet në forcë ushtarake profesionale dhe ndërvepruese me forcat e NATO-s, falë këmbëngulësisë së pjesëtarëve të saj dhe mbështetjes së përhershme edhe nga institucionet e vendit por edhe nga aleatët tanë perëndimorë, e para së gjithash nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prandaj, një falënderim i veçantë për ShBA-të dhe të gjithë aleatëve tanë të cilët po ndihmojnë në rritjen e profesionalizimin e FSK-së dhe ngritjes së kapaciteteve të saj!

Të nderuar rekrutë dhe ushtarë,


Sot karriera juaj profesionale po merr një drejtim të ri. Ju nuk jeni ata që ishit dje, por jeni bërë ata që do të duhet të jeni nesër. Të gatshëm për t`iu përgjigjur çdo situate, të motivuar dhe të përkushtuar kurdo që atdheu ka nevojë për ju.

Detyra juaj nuk është e lehtë, por është sa me peshë të madhe, po aq edhe fisnike. Nuk ka nder më të madh në jetë se sa t`i bëhesh mbrojtës atdheut. Unë kam besim të plotë në përgatitjen tuaj, sikurse besoj se angazhimi juaj në ushtri do ta ketë referencën e përhershme: atdheu mbi të gjitha!

Të nderuar rekrutë të certifikuar, me ju sot nuk e po e rrisim vetëm numrin e efektivëve të ushtrisë sonë, por edhe sigurinë dhe garancinë për një të tashme e të ardhme më të mirë.

Sytë tanë sot janë nga ju. Shpresa jonë është e varur te ju. Synimi ynë është paqja dhe nuk duhet të lejojmë që ajo të na cenohet nga askush.

Objektivi ynë është BE-ja, është NATO-ja dhe organizata të tjera ndërkombëtare, ku Kosova e meriton të jetë të cilat e forcojnë edhe më tej subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit tonë, krahas forcimit të komponentës së mbrojtjes dhe të sigurisë.

Në cilësinë e Komandantes Supreme të kësaj ushtrie, ju falënderoj rekrutë të dashur, të gjithë instruktorët tuaj, strukturën komanduese të FSK-së si dhe familjet tuaja të cilët ju kanë nderuar edhe ju e gjithë shtetin duke ju përkrahur në çdo hap dhe ju do t’i shërbeni shtetit po ashtu në çdo hap me punën që do e bëni.

Pres nga ju përkushtim dhe angazhim maksimal në përmbushjen e përgjegjësive që burojnë nga misioni fisnik i juaji në mbrojtje të atdheut!

Zoti e bekoftë Forcën e Sigurisë së Kosovës!

Zoti e bekoftë Republikën tonë!

Ju faleminderit! / KultPlus.com

Sëndukët e pajës e veshjet qytetare të Maqedonisë së Veriut ekspozohen në Durrës

Dy koleksione mjaft interesante nga Muzeu i Manastirit në Maqedoninë e Veriut, që i përkasin fundit të shek.XIX dhe fillimit të shek. XX, u ekspozuan në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.

Në ceremoninë e përurimit të ekspozitës, e çelur në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, ishte i pranishëm ambasadori i Maqedonisë së Veriut ne Shqipëri, Dancho Markovski, ambasadori i Sllovenisë në Shqipëri, Peter Japelj, nënkryetari i bashkisë së Durrësit Gentian Kallmi, dashamirës të artit, etj.

Në ekspozitë u prezantuan sëndukët e pajës, të kuruara nga Mary Stojanova dhe veshjet qytetare, kuruar nga Nade Genevska Bracic. Këto artefakte të fotografuara janë dëshmi e traditave dhe kulturës së përbashkët, që ndajmë me popujt fqinjë të Ballkanit.

Një nga produktet me mjaft interes të këtij aktiviteti, i cili u përshëndet nga ambasadori Markovski dhe nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Gentian Kallmi, ishte nënshkrimi i MoM të bashkëpunimit midis Qendrës Muzeore Durrës dhe Muzeut të Bitolës, i firmosur nga titullarët e këtyre dy institucioneve.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për gati një muaj në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. /ATA/ KultPlus.com

Festivali i mobilitetit këtë vikend në Prishtinë, ekskluzivisht për komunitet dhe nevojat e lëvizjes së lirë

Me datë 21,22 maj në vikendin e radhës në kuadër të mobilitetit në unazën e brendshme do fillojë street party. Hapësira rrugore e gjatë 1,2 km në Bulevardin ‘Xhorxh Bush’ përball Katedrales e deri tek fillimi i sheshit ‘Zahir Pajaziti’, do shfrytëzohet ekskluzivisht për komunitet dhe nevojat e lëvizjes së lirë.

Pjesa qendrore e qytetit pranë katedrales ,,Nena Terezë,, – Rruga ,,Xhorxh Bush’’ do të shndërrohet në një hapësirë ku përmes rekreacionit ,muzikës e artit do të demonstrojë prezencën në pjesën kryesore të qytetit dhe mundësinë për shfrytëzim më të madh të hapësirave të përbashkëta.

Festivali, i cili duhet tash çdo vit të mbahet në qytet, është një skenë e së ardhmes e lëvizshmërisë urbane.

Është një rrugë për shërbimet komunale të qytetit që të eksperimentojë me zgjidhje kreative ekomobile për të krijuar qytete më të jetueshme. Gjithashtu u jep banorëve mundësinë të përjetojnë se si udhëtimi përmes opsioneve të transportit të integruar, përfshirës shoqëror dhe të shëndetshëm mund të përmirësojë cilësinë e jetës së tyre.

Aktivitetet që do të mbahen:

Mini Basketboll me fëmije Kosovo Basketball Federation

Tabela te ping pongut Klubi i Pingpongut Priping

Loja techball me instruktoret nga Federata e Techballit Techball

Mini Futboll Grassroots movement FFK Grassroots

Fitness me instruktor @crossfitprishtina

Street soocer ⚽️

Bicycle station me rent🚲

Vozitja rekreative me biçikletë me te gjitha grupet e çiklisteve Marakli t’Biciklave Kosova Bike Supercyclist Bike Prishtina X3M Bike Prishtina

Streetball me dy paisje sportive NGO Sport4all.KS

Grupi i skate bordëve

Te rriturit e femijet me trotinet 🛴

Kids mini klub🚌

Qendra kulturore e femijeve Drita Rudi

Open class Balet Sead Vuniqi

Animator e maskota 🐤

Street party 🎈

Skena e vogël qendore me zërim e paisje teknike me performance nga disa dj vendor.

Inkurajohen organizatat dhe shoqatat rekreacionale, prindërit e fëmijët të dalin në Bulevard të shfrytëzojnë hapësirën për komunitet. / KultPlus.com

QUINT’i përsëri me kërkesë ndaj Qeverisë për Manastirin e Deçanit

Shtetet e QUINT’it me një deklaratë të përbashkët i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me tokën e Manastirit të Deçanit.

“Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Përkundër këtij vendimi të ligjshëm dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar”, thuhet në reagimin e tyre.

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës thanë se zbatimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime të të gjitha qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike.

“Po ashtu, ato janë parakushte për konsolidimin demokratik të Kosovës dhe integrimin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike”.

Ata thanë se janë të bashkuar në mbështetjen e tyre për të ardhmen demokratike dhe evropiane të Kosovës.

“Prandaj, sërish i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të veprojë pa u vonuar për zbatimin e plotë të regjistrimit të ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit”./Gazeta Express/ KultPlus.com

Udhëtim në botën e dëshirës

Nga Luan Rama

Nga ekspozita e fundit “Udhëtimi onirik” në Bruksel muajin e kaluar, Dastid Miluka na fton tashmë në Paris, në “Maison d’Albanie”, në një udhëtim të ri, në atë të “Dëshirës”, “Le Désir”.

Tani nuk kemi para nesh ëndrrën e supozuar si në Bruksel por realen e prekshme, ajo reale që ngacmon shqisat dhe shpirtin e të bën njëherësh të ndjesh dëshirën. Që në librin e tij të famshëm “Banketi”, Platoni pohonte se “dëshira të nxit aty ku ajo të mungon; Thomas Hobbes pohonte se “dëshira është në thelb në burim të motiveve të çdo veprimi njerëzor”. Dhe ja tek jemi përpara këtyre vizatimeve plot ngjyra që na fusin njëherësh në botën e dëshirës. Janë vizatime dhe akuarele, krijuar më së shumti gjatë kohës së kovidit, ku në atmosferën e rëndë, artisti ka gjetur prehjen e tij drejt dëshirës, rikrijimit të imazhit të gruas, gruas universale, herë-herë lozonjare, ku pulson jeta që në kohën antike, jo vetëm atë çka kemi parë në veprat e Praksitelit apo piktori Eufronios por dhe në terrakotat e kuqe apo të zeza të mjeshtrave anonimë me linjat e amazonave apo femrave të adhuruara.

Që nga epoka e Renesancës, artistët e kuptuan se një dimension i jashtëzakonshëm piktural ishte dëshira, që e ndrydhur, më pas ajo do të shprehej me tablotë plot dritë të Botiçelit, Rafaelos, etj., duke na shfaqur trupin njerëzor në perfeksionin dhe drithmën e saj. Dhe që atëherë shprehja e kësaj ndjesie humane gjeti shprehjet e veta pikturale, çka e gjejmë dhe në këto vizatime ku objekt është dëshira, çka është e pandashme nga jeta jonë. Çdo të ishte jeta pa dëshirë, do të thonim ndërkohë që jemi të rrethuar nga këto vizatime ku primon e bukura, elokuenca e figurës, ngjyrat që ngjizen mes tyre, dhe ato në dëshirë. Gjashtë tablo të mëdha prijnë në këtë ekspozitë, gjashtë figura të një feste pranverore që të kujtojnë vajzat e antikitetit që nxitonin në ditën e hyjnisë Afërdita për tu mbledhur në tempullin e saj, në festën e madhe për t’iu dhënë dashurisë. Shohim këto vizatime plot hire dhe vetvetiu na vjen muzika e Stravinskit “Kurorëzimi i Pranverës”. Gjithçka është e lehtë, ajrore, frymëzuese dhe delikate, ku me to bashkohen vizatimet në bardh e zi, ato portrete femrash e trupash të kolmë të « origjinës së botës » çka na ngasin në një tjetër dëshirë…

Lapsi i tij udhëton mbi trupa femërore nëpër torse, gjinj, kofshë, vithe ku një nudo adhuron një lule, shihet në pasqyrë, ndërsa një tjetër na kundron paqësisht, portrete në interiore, ulur në divane, një nudo me një nargjile çka na evokon Matisse-in kur shkonte në kasbahun e Algjerit për të vizatuar këto krijesa në “shtëpitë e gëzimit”. Portrete ovale të Milukës ku dhe pse ne B/Z ka mbi ball dhe një njollë të kuqe, blu apo violet, që e bëjnë portretin akoma më origjinal dhe shprehës.

Duke folur për dëshirën, në një shënim të tij kritik Baudelaire shkruante dikur: « Është i lumtur artisti që zien brenda tij nga dëshira!… Ka gra që të ngasin dëshirën për ti bërë për vete dhe të lumturohesh nga ato, por kjo në fakt të jep dëshirën të vdesësh ngadalë nën vështrimin e tyre… » Dhe unë thjesht mund të shtoj : Dastid Miluka ka dëshirën për të zbuluar hiret e botës femërore… dhe ne kemi dëshirën të prehemi ëmbëlsisht para figurave të tij! / Gazeta Shqiptare / KultPlus.com

Inaugurohet sot Biblioteka e Ipeshkvisë “Ernest Koliqi”

Në ditën e lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar Ernest Koliqi do të bëhet edhe inaugurimi i Bibliotekës së Ipeshkvisë “Ernest Koliqi”, e cila gjendet në Qendrën “BogdaniPolis”, nën Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Hapja e kësaj biblioteke do të bëhet me një ceremoni të veçantë me fillim prej orës 19:00.

Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv , do të mbajë një fjalë përshëndetëse, ndërsa një kumtesë me temë “Ernest Koliqi – nismëtari i prozës moderne shqipe” do të mbajë edhe profesor Xhavit Beqiri.

Ndërsa do të lexohen edhe fragmente nga “Ujët e pusit” si dhe do të ketë pika muzikore shkodrane.

Ndryshe, Ernest Koliqi ka lindur në Shkodër më 20 maj të vitit 1903, në një familje të respektuar. Ai ishte mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, dramaturg, ministër arsimi në qeverinë Vërlaci, botues dhe pedagog. / KultPlus.com

Agjencia Industrisë Kreative dhe Tirana Film Office në Kanë

Mes emocioneve të nisjes së edicionit të 75-të së Festivalit të Kanës, aty ku Shqipëria përfaqësohet me stendën e saj të filmit, një iniciativë krejt e re vjen nga kryeqyteti.

Për herë të parë, në stendën që na përfaqëson në një ndër festivalet më të rëndësishme së kategorisë A, Tirana do të sillet ndryshe. Zyra e filmit, prurje e Agjencisë së Industrisë Kreative (pjesë e Bashkisë së Tiranës), do të promovohet në Marketin e Filmit në Kanë, e jo pa arsye.

Kryeqyteti tashmë do të shërbejë si lokacion për përthithjen e sa më shumë produksioneve të huaja, duke nisur nga prodhimet e Netflix, e deri tek filmat autor evropianë, të cilët do ta shohin Tiranën nën këndvështrimin e vendit ideal për të xhiruar projektin e radhës.

Një nismë kjo, që pritet të sjellë frytet e veta si në industrinë e filmit, ashtu edhe në turizëm.

Tashmë, Tirana do të shfaqet në ekranet e botës, duke u përfaqësuar unikisht në periudhën më të rëndësishme së vitit në fushën e kinematografisë./tvklan/ KultPlus.com

Jusuf Buxhovi me takim letrar në Gjirokastër

Gjatë qëndrimit në jug të Shqipërisë, shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi, i shoqëruar nga botuesi amerikan Ramiz Tafilaj, pati një takim tejet mbresëlënës letrar në bibliotekën e qytetit “Apostol Meksi” me krijues, lexues, e ku morën pjesë edhe prefekti i qarkut Odise Kote, Kryetarja e Qarkut të Gjirokastrës, Lindita Rova dhe kryetari i bashkësisë Gjirokastër, Flamur Golemi.

Bashkëbisedimi letrar u udhëhoq nga poeti Odise Kote, i cili paraqiti portretin letrar të shkrimtari Buxhovi me ç’rast u vlerësua me pietet proza e autorit si një vlerë e rëndësishme e letërsisë kombëtare. Autori u përshëndet edhe nga Lindita Rova dhe Flamur Golemi.

Me këtë rast, të pranishmëve dhe bibliotekës “Apostol Meksi” iu dhuruan 80 libra, për ç’gjë, nga Biblioteka autorit iu dha mirënjohje. / KultPlus.com

 

 

 

Amaneti i Ernest Koliqit

Nga: Frank Shkreli

Ishte 15 Janari i vitit 1975 kur bota shqiptare mësoi se Profesor Ernest Koliqi kishte ndërruar jetë, ndërkohë që njoftohej gjithashtu se varrimi i të ndjerit do bëhej me 18 Janar, 1975 në Kishën e Shën Piut X në Piazza della Balduina, në Romë, ku prehen edhe prindërit e tij dhe bashkshortja.  Në ceremoninë e varrimit kishin shkuar personalitete të njohura politike dhe akademike, kolegë e miq nga të gjitha anët e Italisë, arbëreshë e shqiptarë të ardhur nga të gjitha anët e botës, miq nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga një numër vendesh të Evropës Perëndimore dhe nga Turqia. 

Unë kam pasë fatin e mirë ta njoh Profesor Koliqin gjatë qendrimit tim si refugjat në Romë, para se të vendosesha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Dhe deri sa ndërroi jetë me 15 Janar, 1975, shkëmbenim letra dy tre herë në vjet.  Në një letër që Profesor Koliqi më kishte dërguar në vitin 1972, pas një përpjekjeje amatore nga ana ime për të botuar një fletushkë kushtuar rinisë në mërgim, ai më shkruante ndër të tjera: “I dashtuni Fran, më kanë ra në dorë si letra e jote ashtu edhe Nr. 1 i periodikut, “Rinija Shqyptare në Mërgim”.  Gëzohem pikë më së pari që je mirë, që përpiqesh të ndjekish studimet, e në fund, për botimin kushtue masës së re që larg prej Atdheut ka shumë nevojë t’ushqehet me shkrime të shëndoshta shqipe.  Të lumtë!  Ashtë nji fillesë plot premtime.  Mbaj mend veç nji fjalë të moçme: ‘Trimi i mirë me shokë shumë’.  Avit moshatarë sa ma shumë që mundesh.  Në ashtë se kjo fletore do të merret edhe me letërsi, mos harro auktorët që regjimi komunist i ka përjashtue nga historia e letërsisë shqipe…”  Ishte ky amaneti i tij.

Përveç respektit të madh që kam për Ernest Koliqin, është edhe ky amanet pra që më detyron të mos e harroj dhe ta kujtoj atë, nga koha në kohë, në mënyrën teme më modeste, si njërin prej të mëdhëjve të Kombit, por të përjashtuar nga regjimi komunist shqiptar.  Unë nuk kam përgatitjen as nuk jam i denjë të vlerësoj veprën dhe kontributet e shumta të Ernest Koliqit, por amanetin për të mos e harruar atë si një autor të përjashtruar nga letërsia shqipe prej regjimit komunist dhe nga mbeturinat e atij regjimi deri në ditët e sotëme — përpiqem me modesti ta çoj në vend, nga hera në here amanetin e ti, për të mos harruar.

Një tjetër i madh i letrave shqipe, Karl Gurakuqi, bashkpuntor i ngusht i tij, e ka vlerësuar kontributin prej shkrimtari të Ernest Koliqin kështu: “Nuk janë shumë shkrimtarët tonë, emni i të cilëve të njihet aq mirë në shtresat letrare shqipe sa ai i Koliqit.  Janë 40 vjet që papremas e shohim emnin e tij në çfaqje kulturore gjithëfarësh, në botime, në fletore e revista të ndryshme, disa prej të cilave janë themelue prej tij vet, në botime që janë të paracaktueme që të zënë nji vend të dukshëm, dashtë e padashtë, në historinë e letrave tona.”   Si Ministër i Arsimit në vitin 1939, Ernest Koliqi mbledh pothuaj të gjithë studjuesit dhe shkrimtarët më të dalluar të vendit për të filluar botimin e librave për shkollat e mesme e fillore. Mjafton të përmendet dy-vëllimshi “Shkrimtarët Shqiptarë”, vëllimet “Bota Shqiptare”, “Rreze Drite” dhe “Te Praku i Jetës”, e sidomos mbledhja e folklorit, përmbledhur në “Visaret e Kombit”, të cilat me ardhjen e Koliqit në atë detyrë, arrijtën gjithsejt 14 vëllime, një vepër kjo me shumë vlerë deri në ditët tona, sipas ekspertëve që i dinë këto punë  shumë më mirë se unë. 

Karjera e Profesor Koliqit prej më shumë se 40-vjetësh është tepër e larmishme dhe voluminoze në letërsi, publicistikë, poezi e përkthime, për t’u përmendur këtu në hollësi.  Por me këtë rast të përvjetorit të kalimit të tij në amshim më 15 Janar, 1975 — për të çuar në vend amanetin — dëshiroj të kujtoj Profesor Koliqin, për një rol tepër të rëndësishëm që ai ka luajtur në historinë e Kombit shqiptar, një rol ky që as sot nuk i njihet atij sa duhet në historiografinë neokomuniste shqiptare.  Nuk më kujtohet që gjatë bisedave të kufizuara që kam pasur me të, të fliste për këtë aktivitet aq të rëndësishëm të jetës së tij dhe të arsimit mbarëkombëtar shqiptar, por të bashkpuntorë dhe bashkohas të tij, por edeh të tjerë më vonë, pas shembjes së komunizmit, nuk kanë munguar të theksojnë këtë kontribut historik të tij – hapjen e qindra shkollave shqipe dhe dërgimin e qindra mësuesëve në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare.

Ndërsa Tahir Zajmi,i lindur në Gjakovë dhe një tjetër bashkohas i Koliqit dhe sekretar i Bajram Currit dhe njëri prej themeluesve dhe drejtuesve të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, në një shkrim në vitin 1972, ka vlerësuar kështu rolin e Ernest Koliqit në përhapjen e arsimit në Kosovë dhe në trojet shqiptare:”Fitim i madh për Kosovë kje hapja dhe funksionimi i shkollave shqipe të cilat qyshë atëherë veprojnë e lulëzojnë të kërthensta dhe me një ritëm të shpejt dhe të pandalshëm i falin  Kombit pionerë të rijë që do të jenë garancia më e shëndosh dhe uzdaja e së ardhmes së Atdheut. E merita kryesore e kësaj veprimtarie patriotike të qeverisë shqiptare, pa dyshim i përket Ministrit të Arsimit të asaj kohe, Profesor Ernest Koliqit, i cili me vullnetin dhe me shpirtin prej idealisti, nuk kurseu energjitë e tij dhe as mjetet shtetënore që kishte në dispozicion për ta pajisur sa më mirë aparatin arsimuer në viset e çlirueme, me elementë të shëndoshë që i dhanë hov e gjallëni shkollës shqipe. E sot, për fatin e bardhë të Kombit, ashtë formue atje një rini dinamike e cila në çdo fushë aktiviteti kombëtar e shtetënor po përgatitet e po forcohet për ta lumnue fatin e vendit në të ardhmen. Pra, me shumë arsye Ernest koliqi zen një vend të naltë ndër zemrat e dashamirëve të Kosovës e njëherit edhe në historinë e përpjekjeve për lartësimin kulturor të saj”, ka shkruar Tahir Zajmi për rolin e Koliqit në përhapjen e arsimit shqip në Kosovë në vitet 1941-1944.

Me rastin e vdekjes së Profesor Koliqit, Dr. Ago Agaj nga Vlora me origjinë, edhe ky një shërbestar i Shqipërisë Etnike dhe njëri prej të pareve në Kosovë në vitin 1941, kishte kujtuar rolin e Koliqit në hapjen e shkollave shqipe: “Në hidhërimin tonë nuk duhet të harrojmë se Aji qe fatbardhë në jetë e në vdekje. Shumë njerëz janë përpjekur me zell për një qëllim të lartë e të mirë, por pak janë ata që patën fatin të shohën farën e mbjellë gjatë jetës përhera duke u rritur e përparuar. Ernest Koliqi e pati ketë fat. Dardanët në Kosovë e Maqedhoni, farën që mbolli Ky, e kultivuan me zell të madh e zotësi të pashoqe dhe arrijtën në një shkallë arsimi e cila gëzon e krenon të gjitha zemërat shqiptare kudo që janë dhe – natyrisht, atë të Ernestit, ca më shumë. Ai ishte një ndër më të mirët që kemi pasur gjer më sot, veçse ai mbillte ushqim për shpirt e mendje të Kombit”, është shprehur Ago Agaj.

Ndërsa një prej adhuruesve i ditëve tona i Ernest Koliqit, në një postim në faqën e tij të internetit këto ditë, Z. Flamur Gashi, Këshilltari për Çështjet e Rajonit i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, SH. T. Z. Ilir Meta, kujton burrërisht Ernest Koliqin, “Në mirënjohje të thellë dhe kujtim të atij që mundësoi hapjen e shkollave shqipe në Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare”.  Z. Gashi shënon mëtej se, “Në vitin shkollor 1941-1942 u hapën 173 shkolla fillore, 3 të mesme dhe disa gjimnaze të ulëta. Ndërsa në nëntor të vitit 1941 u hap Shkolla Normale e Prishtinës”.  Këshilltari i Presidentit për Çështjet e Rajonit flet me shifra duke theksuar se, “Në fillim, në këtë mision u angazhuan 80 mësues. Ky numër më vonë arriti në 264, ndërsa në vitin 1943-44, ky numër u rrit në 400…ndërsa këtë vit shkollor e ndiqnin mbi 25 mijë nxënës”, nënvijon Z. Gashi.  Këto shkolla, shkruan ai në portalin e tij, “U bënë vatra të diturisë dhe atdhedashurisë”, ndërkohë që Ernest Koliqi, për këtë mision të jashtzakonshëm kishte ngarkuar intelektualin dhe pedagogun gjirokastrit, Ali Hashorva, kujton Flamur Gashi, duke thënë se, “Ishte ky mision arsimor, atdhetar e vizionar që mishëronte programin e madh të rilindjes Kombëtare, përhapjen e diturisë e përparimit, zgjimin dhe ngritjen e ndërgjegjës kombëtare”, përfundon Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, në kujtimin që i kushton në faqën e tij të internetit, Ernest Koliqit, në përvjetorin e vdekjes së tij më 15 Janar, 1975.

Megjithëse, zyrtarisht i përjashtuar dhe i harruar nga historiografia dhe letërsia shqipe nga regjimi komunist e deri diku mund të thuhet deri në ditët e sotëme, Profesor Ernest Koliqi ishte i vetdijshëm për efektet pozitive afatgjata të punës së tij të palodhëshme dhe veprës së tij patriotike në dobi të Kombit të vet – por edhe i lënduar për mos njohjen e këtij kontributi nga bashk atdhetarët e vet.  Në një letër që Koliqi i ka dërguar mikut të vet, Karl Gurakuqit e datës 3 dhjetor, 1960, me rastin e Ditës së Pavarësisës së Shqipërisë: “Karl i dashtun, të falem nderit për fjalët që më drejton me rasën e 28 Nandorit dhe për urimet që më ban. Ti ma parë se unë, mandej unë pak ma vonë, jemi përpjekë, me mendje të ndritun e pa mburrje qesharake, si disa, për nji zhvillim shpirtnuer të popullit shqiptar.  Në vend të nji shpërblimi të merituem mbas djersës e mundit të derdhun, patme shpifje, të shame e përçmime. Në fund edhe mbetme pa Atdhe, për të cilin lodhem trutë e pësuem ngashrim shpirtit. Ani: puna që kryejmë e ka shpërblimin në vetvete dhe në kuptimin e disa dashamirëvet të pakët. S’pres kurrgja të mirë nga masa e shqiptarëvet të sotshëm, por shpresoj se trashëgimia letrare qi lam pas vehtes ka me u njoftë si tharm rilindje, breznive t’ardhshme”, ka shkruar Koliqi.Unë, dhe shpresoj të gjithë ata “dashamirës të paktë” të tij, të cilëve iu referohej Koliqi në letrën dërguar mikut të tij Karl Gurakuqit, e kujtojmë sot këtë burrë të madh të Kombit, me bindje të plotë se vepra e tij patriotike dhe e bashkpuntorëve të tij në Kosovë në vitet 1941-1944, ka shërbyer — gjatë dekadave të vështira që pasuan në Kosovë dhe në trojet shqiptare pas Luftës së dytë botërore  — si “tharm rilindjeje” që çoi, më në fund, në atë që sot e njohim si Republika e Kosovës, shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik. /

KultPlus.com

Sonte inaugurohet Biblioteka ‘Ernest Koliqi’ në Prishtinë

Sonte në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, në Qendrën ‘BogdaniPolis’ do të bëhet inaugurimi i Bibliotekës së Ipeshkvisë ‘Ernest Koliqi’, përcjell KultPlus.

Ky inaugurim do të bëhet për nder të 119-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Ernest Koliqi.

Ngjarja do të mbahet sonte nga ora 19:00./ KultPlus.com

Punëtorët e shtetit në protestë, nuk mbahet as mësim

Të punësuarit në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës në nivel vendi, nën ombrellën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), do të protestojnë në kërkim të realizimit të disa kërkesave të tyre.

Kërkesat e tyre janë vazhdimi i pagesës prej 100 eurosh për çdo muaj deri sa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave në të cilin ligj kërkohet të merren parasysh propozimet e Federatave Sindikale anëtare të BSPK-së; Fillimi i zbatimit të Ligji për Sigurimin Shëndetësor dhe; Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Duke qenë se pjesë e BSPK është edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) dhe do të jenë pjesë e protestës, mësimi në të gjithë vendin nga arsimi fillor deri në universitete nuk do të mbahet.

SBASHK ka thënë se kjo pasi të gjithë mësimdhënësit do të nisen drejt Prishtinës në mënyrë të organizuar. Çerdhet do të jenë të vetmet institucione edukativo-arsimore të cilave nuk do t’ju ndërpritet puna.

Ministria e Arsimit ka paralajmëruar të gjithë mësimdhënësit se çdo orë e humbur mësimore do të zëvendësohet, por SBASHK-u ka thënë se asnjë orë nuk do të kompensohet dhe për dëmin e shkaktuar nxënësve përgjegjëse është ekzekutivi.

Protestuesit do të grumbullohen në sheshin “Zahir Pajaziti” në ora 13:00. Masa për në vendgrumbullim do të lëvizë rrugës “Garibaldi” prej Bankës Qendrore në drejtim të sheshit “Zahir Pajaziti” dhe prej Katedrales Shën Nënë Tereza nëpër rrugën “Xhorxh Bush” në drejtim të sheshit “Zahir Pajaziti”.

Në ora 13:30 nis ecja nga vendgrumbullimi prej sheshit “Zahir Pajaziti” nëpër sheshin “Nëna Terezë” për tu ndalur në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për dy orë, nga ora 14:00 deri në ora 16:00 janë paraparë fjalime para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Më 12 maj është mbajtur grevë njëorëshe paralajmëruese por Qeveria e Kosovës nuk bëri asnjë lëvizje për të ndryshuar mendjen e sindikalistëve dhe kështu protesta është një tjetër veprim për kërkesat e tyre. Veprime të tjera sindikale janë paralajmëruar nëse Qeveria nuk fton të dialogojë përfaqësuesit e BSPK-së. / KultPlus.com

‘Sot je më i moshuar se ç’ke qenë ndonjëherë, dhe më i ri se ç’do të bëhesh’

Anna Eleanor Roosevelt ishte një figurë, diplomate dhe aktiviste politike Amerikane.

Ajo shërbeu si zonja e parë e Shteteve të Bashkuara nga 4 mars 1933, deri në 12 prill 1945, gjatë katër mandateve të burrit të saj, Presidentit Franklin D. Roosevelt në detyrë.

Roosevelt shërbeu si Delegate e Shteteve të Bashkuara në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Presidenti Harry S. Truman më vonë e quajti atë “Zonja e Parë e Botës” në shenjë nderimi për arritjet e saj të të drejtave të njeriut.

Për lexuesit tanë kemi sjellë një koleksion me thëniet më të mira të kësaj gruaje të madhe:

Një grua është si një qese çaji; nuk e dini kurrë se sa e fortë është derisa të jetë në ujë të nxehtë.

Bëni një gjë që ju frikëson, çdo ditë.

Bëni atë që ndjeni në zemrën tuaj se është e drejtë – sepse gjithsesi do të kritikoheni.

Ju fitoni forcë, guxim dhe besim nga çdo përvojë në të cilën ju me të vërtetë ndaloni dhe e shihni frikën në fytyrë. Ju jeni në gjendje të thoni me vete: ‘Unë e kam jetuar këtë tmerr. Unë mund ta përballoj edhe gjënë tjetër që vjen pas kësaj. ‘ Ju duhet të bëni atë që mendoni se nuk mund ta bëni.

E ardhmja u përket atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave të tyre.

Qëllimi i jetës është ta jetojmë atë, ta shijojmë përvojën deri në maksimum, të arrijmë me padurim dhe pa frikë për përvojën më të re dhe më të pasur.

Shumë njerëz do të ecin brenda dhe jashtë jetës tuaj, por vetëm miqtë e vërtetë do të lënë gjurmë në zemrën tuaj.

Pavarësisht sa e thjeshtë mund të jetë një grua, nëse e vërteta dhe ndershmëria i shkruhen në fytyrë, ajo do të jetë e bukur.

Kemi frikë të kujdesemi shumë, nga frika se personi tjetër nuk kujdeset aspak.

Për të trajtuar veten, përdorni kokën; për të trajtuar të tjerët, përdor zemrën tënde.

Ju shpesh mund të ndryshoni rrethanat tuaja duke ndryshuar qëndrimin tuaj.

Të rinjtë e bukur janë rastësi të natyrës, por të moshuarit e bukur janë vepra arti.

Nëse dikush ju tradhton një herë, është faji i tyre; nëse ata ju tradhtojnë dy herë, është faji juaj.

Arsyeja që trillimi është më interesant se çdo formë tjetër e letërsisë, për ata që me të vërtetë duan të studiojnë, është se në trillim autori me të vërtetë mund të thotë të vërtetën pa e poshtëruar veten e tij.

Me ditën e re vjen forcë e re dhe mendime të reja.

Lumturia nuk është një qëllim … është një nënprodukt i një jete të jetuar mirë.

Jeta është ajo që vetë ti e krijon. Gjithmonë ka qenë, gjithmonë do të jetë.

Jeta është menduar të jetohet, dhe kureshtja duhet të mbahet gjallë. Askush nuk duhet kurrë, për çfarëdo arsye, t’i kthejë shpinën jetës.

Nuk është e drejtë të kërkoni nga të tjerët atë që nuk jeni të gatshëm të bëni vetë.

Ju duhet të pranoni çdo gjë që vjen, dhe e vetmja gjë e rëndësishme është që ta përmbushni atë me më të mirën që keni për të dhënë.

Çfarë mund të arrinim nëse do ta dinim se nuk mund të dështonim?

Në planin afatgjatë, ne formojmë jetën tonë dhe formojmë vetveten. Procesi nuk mbaron kurrë derisa të vdesim. Dhe zgjedhjet që ne bëjmë në fund të fundit janë përgjegjësia jonë.

Miqësia me veten është e gjitha e rëndësishme, sepse pa të nuk mund të jesh shok me askënd tjetër në botë.

Kurrë mos lejoni që një person t’ju thotë jo, i cili nuk ka fuqinë të thotë po.

Kurrë mos e gaboni njohurinë me mençurinë. Njëra të ndihmon të sigurosh jetesën; tjetri ju ndihmon të jetosh jetën.

Unë mendoj se, në lindjen e një fëmije, nëse një nënë mund t’i kërkonte një zane dhuratën më të bukur, kjo dhuratë do të ishte kurioziteti.

Një gjë më ka mësuar jeta: nëse interesohesh, nuk ke pse të kërkosh kurrë interesa të reja. Ata vijnë tek ju. Kur jeni vërtet i interesuar për një gjë, ajo gjithmonë do të çojë në diçka tjetër.

Besoj se çdokush mund ta mposhtë frikën duke bërë gjërat që ka frikë të bëjë …

Mos harroni gjithmonë që ju keni jo vetëm të drejtën për të qenë një individ; ju keni një detyrim të jeni një i tillë. Ju nuk mund të jepni ndonjë kontribut të dobishëm në jetë, nëse nuk e bëni këtë.

Njerëzit rriten përmes përvojës nëse e takojnë jetën me ndershmëri dhe guxim. Kështu ndërtohet karakteri.

Ndizni një qiri në vend që të mallkoni errësirën.

Eshtë jeta jote – por vetëm nëse ti e bën atë të tillë.

Unë mendoj se disi, ne mësojmë se kush jemi në të vërtetë dhe pastaj jetojmë me atë vendim.

Filozofia e dikujt nuk shprehet më mirë me fjalë; shprehet në zgjedhjet që bën. Në planin afatgjatë, ne formojmë jetën tonë dhe formojmë vetveten. Procesi nuk mbaron kurrë derisa të vdesim. Dhe zgjedhjet që ne bëjmë në fund të fundit janë përgjegjësia jonë.

Një pengesë për pesimistin është një gur themeli për optimistin.

Nuk mjafton të flasësh për paqe. Duhet besuar në të. Dhe nuk mjafton të besosh në të. Duhet punuar për të.

Liria bën një kërkesë të madhe për çdo qenie njerëzore. Me lirinë vjen përgjegjësia. Për personin që nuk dëshiron të rritet, personi që nuk dëshiron të mbajë peshën e tij, kjo është një perspektivë e frikshme.

Kur pushoni të jepni një kontribut, ju filloni të vdisni.

Guximi është ngazëllyes.

E gjithë jeta është një edukim i vazhdueshëm.

Nuk ka qenie njerëzore nga e cila nuk mund të mësojmë diçka nëse jemi mjaft të interesuar për të gërmuar thellë.

Sot je më i moshuar se ç’ke qenë ndonjëherë, dhe më i ri se ç’do të bëhesh.

Sa për arritjet, unë thjesht bëra atë që duhej të bëja ndërsa përballesha me gjërat.

Unë jam ai që jam sot për shkak të zgjedhjeve që bëra dje.

Ne duhet të përballemi me faktin se ose të gjithë ne do të vdesim së bashku ose do të mësojmë të jetojmë së bashku, dhe nëse do të jetojmë së bashku duhet të flasim.

Ju kurrë nuk mund të jetoni në të vërtetë jetën e askujt tjetër, madje as të fëmijës tuaj. Ndikimi që ju ushtroni është përmes jetës suaj, dhe asaj që ju jeni bërë vetë.

Të vetmet gjëra që dikush mund të admirojë për një kohë të gjatë janë ato që admiron pa ditur pse.

Ju gjithmonë duhet të keni një fustan të zi sepse askush nuk e mban mend kurrë një fustan të zi.

Ndërtimi i personazheve fillon që në foshnjërinë tonë dhe vazhdon deri në vdekje.

Nuk ka nevoja, vetëm zgjedhje.

Në të gjitha kontaktet tona është ndoshta kuptimi i të qenit vërtet i nevojshëm dhe i dëshiruar që na jep kënaqësinë më të madhe dhe krijon lidhjen më të qëndrueshme.

Kurrë mos u mërzit, dhe nuk do të jesh kurrë i mërzitshëm.

Mësoni nga gabimet e të tjerëve. Ju nuk mund të jetoni aq gjatë sa t’i bëni të gjitha vetë. / KultPlus.com

“Vajtimi”, poezia e trishtë e Viktor Hygosë

“Vajtimi” është një ndër poezitë më të bukura të Viktor Hygosë, kushtuar boshllëkut që lë pas humbja e një personi të dashur. Që nga mungesa fizike, e deri tek ajo shpirtërore më së shumti në rrethin familjar, autori ka shkruar një elegji për vdekjen, e cila përjetohet si një ngulja e një thike të ftohtë drejt e në shpirt. Padyshim kjo elegji ndihet më shumë e dhimbshme nga ata që e kanë përjetuar një humbje aq të madhe, sa ajo e një familjari apo miku mjaft të dashur. Nga vargu në varg, dhimbja bëhet edhe më e fortë, teksa autori mundohet të  kalojë nga e përgjithshmja (mungesa në natyrë) tek e veçanta (mungesa më e madhe që ndihet në familje).

“Vajtimi”

O shtigje ku lirshëm valëvitet bari,
Lugina, kodra e ti pyll që oshëtin!
Çfarë është me ju e gjithë kjo heshtje varri?!
Për atë që iku e jo më nuk ka kthim!

Po pse kjo dritare tash vonë rri e mbyllur?
Dhe pse ky kopsht rri i heshtur e i shkretë?
O shtëpi, ku është i zoti që gjithmonë miqtë i ka pritur?
“Di vetëm që s’është e kurrë më s’do të jetë”.

E ti qen besnik, kush për ty do kujdeset?
S’ka dorë të të ushqejë më, këtu njeri s’ka.
Fëmija i gjorë qan e kërkon të atin
e vejushë e zezë e qan e mallkon fatin.

Si iku ai kështu në errësirë?
O dhimbje që godet pareshtur pamëshirë!
Ku shkoi vallë? S’përgjigjet asnjëri,
Veç zërit tim të trishtuar, një dhimbje, elegji… /bota.al/ KultPlus.com

Vdes kompozitori i njohur grek, Vangelis

Kompozitori grek, Vangelis, që ishte në krye të top listave në SHBA dhe fitoi çmimin Oscar për kolonën zanore të filmit Chariots of Fire, ka vdekur sot në moshën 79 vjeçare.

Vangelis, kompozitor dhe muzikant puna e të cilit u pa në dramat e njohura filmike si Blade Runner dhe Chariots of Fire, ka vdekur në moshën 79 vjeçare. Përfaqësuesi i tij ka thënë se ai vdiq në një spital në Francë ku ishte duke u trajtuar.

I lindur me emrin biologjik, Evángelos Odysséas Papathanassíou më 1943, Vangelis fitoi Oscarin në vitin 1981 për kolonën zanore të Chariots of Fire. Motivi i notave të ngritura në piano u bë i njohur në tërë botën, teksa ai ishte në vendin e parë në SHBA, pasi që bëri edhe një album shoqërues të kolonës zanore.

Ai ishte një muzikant autodidakt, ku Vangelis u rrit në Athinë ku edhe formoi bendin e tij të parë më 1963, të quajtur Forminx e që luanin muzikë pop të kohës: tempo të lartë të rock’n’roll, balada gjithëpërfshirëse dhe krijonin versione të ndryshme të këngëve të Beatles, me Vangelis që krijonte linjat.

Grupi u shpërbë më 1966 dhe Vangelis u bë shkrues i teksteve dhe producent, duke punuar për këngëtarë të tjerë dhe duke bërë kolona zanore për filmat grek. Dy vite më vonë, ai niset për në Paris ku formon kuartetin e rokut të quajtur “Aphrodite’s Child” me emigrant grek përfshirë Demis Roussos. Kënga e tyre “Rain and Tears” ishte hit në Europë, duke qenë në top listat franceze dhe belg dhe italiane, kurse në Britani kishte hyrë në mesin top 30 këngëve më të dëgjuara.https://www.youtube.com/embed/8a-HfNE3EIo

Grupi i ri i Vangelis do të shpërndahej përsëri dhe ai do të vazhdonte të shkruante partitura për filma të ndryshëm gjatë viteve 70-ta dhe 80-ta ku arriti majat e tij në aspektin komercial. “Chariots of Fire” është kolona zanore e përjetshme e Vangelis dhe muzika u bë sinonim për montazhat sportive. “Muzika ime nuk përpiqet të ngjallë emocione si; gëzimi, dashuria apo dhimbja që përjeton publiku. Ajo udhëton me imazhin, për shkak se unë punoj me momentet”, kishte shpjeguar ai.

Kolona e tij për “Blade Runner” është po aq e fuqishme ku ai evokon versionin e keq të së ardhmes në Los Angeles, ku robotët dhe njerëzit jetojnë në mënyrë të sikletshme afër njëri tjetrit, ku ai përdorë nota të gjata: sakosofone dhe pasazhe të harlisura që ndërlidhën me momentet romantike dhe prekëse të filmit. “Ka rezultuar të jetë një film shumë profetik – ne jemi duke e jetuar botën e Blade Runner pak a shumë tani”, ka thënë ai më 2005.

Në këtë dekadë ai bëri kolonën zanore të filmit fitues të Palmës së Artë të Costa – Gavra, dramën Missing, në të cilin film luajnë Jack Lemmon; pastaj bëri kolonën zanore të dramës së Mel Gibson dhe Anthony Hopkins, The Bounty. Më parë ai kishte punuar me regjisorin e Blade Runner, Ridley Scot – në filmin e vitit 1992 “1492: Conquest of Paradise”, si dhe bëri kolonën zanore të filmit të Roman Polanskit, Bitter Moon si dhe kolonat zanore të filmave dokumentarë Jacques Cousteau./Express/ KultPlus.com

‘TECHNE’, seri ekspozitash në Galerinë 17

‘TECHNE’ është një seri ekspozitash dhe kontributesh ku artistët/et, shkencëtarët/et dhe krijuesit/et takohen në kryqëzimin e teknologjisë dhe artit. Techne përpiqet të përafroj artistët/et dhe komunitetin tonë me një diskurs më të gjerë global mbi teknologjinë dhe inovacionin në art dhe krijimtari artistike. Kontribues/e të ndryshëm me sfond artistik dhe shkencor ftohen të shpalosin njohuritë dhe përvojat e tyre, duke edukuar dhe nxitur praktika të ngjashme në mesin e komunitetit.

“Babylonian Vision” shënon ekspozitën e parë në kuadër të Techne, me artisten multidisiplinare me prejardhje gjermano-irakiane Nora Al-Badri. Veprat e saj janë të bazuara në kërkime, si dhe paradisiplina sa postkoloniale aq edhe post-dixhitale.

EDUCATION + organizon hapësira sociale reflektuese, të cilat zhvillohen krahas nevojave të skenës së pavarur dhe audiencës së gjerë. Duke trajtuar, kontekstualizuar dhe aktualizuar çështje me rëndësi sociale dhe kulturore, përmes ligjëratave dhe prezantimeve publike.

Këtë herë Education + vie në kuadër të Techne, përmes dy paneleve të diskutimit, duke marrë shkas nga Ekspozita ”Babylonian Vision” e Nora Al-Badri, që qëndron e hapur në Galeria 17.

Panelet e diskutimit:

Paneli I:

Dekonlonializimi i artefakteve.Demokratizimi i muzeve.

Data: 24 maj

Ora: 15:00 – 16:30

Vendi: Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës

A kanë përkatësi artefaktet dhe si mund të definohet ajo? Si njihet pronësia kulturore dhe kush e gëzon të drejtën mbi të? Sa demokratike janë Muzetë në Kosovë dhe çfarë po bëhet në këtë drejtim? Çfarë roli social kanë muzetë dhe sa gjithëpërfshirëse janë? Çfarë mund të bëhet në zgjerimin e audiencës dhe cili do të ishte ndikimi/ndryshimi në shoqëri?

Këto dhe çështje të tjera do të trajtohen përgjatë këtij paneli, duke i shërbyer diskursit më të përgjithshëm të praktikave të angazhimit në çështjet e ndërlidhura me gjendjen aktuale të muzeve, demokratizimin e tyre dhe dekolonializimin e artefakteve.

Zana Rama, Alisa Gojani; Moderim Shaban Maxharraj

Paneli II

Arti dhe territoret e pa definuara dixhitale

Data: 24 maj

Ora: 18:00 – 19:30

Vendi: Project Space 17

Cili është ndikimi i teknologjisë dixhitale në praktikat tona të ndryshme krijuese? Cilat janë kontradiktat dhe kritikat në fushën e shkencave humane dixhitale ndaj politikave të teknologjive dixhitale (mbi praktikat tona të ndryshme artistike)? A mund të përjetohen objektet dixhitale dhe puna algoritmike si objekte me materiale të dallueshme e të prekshme? Sa i përhapur është crypto-arti dhe a është duke e diktuar tregun e artit sot?

Diskutimi do të trajtojë motivimet e artistëve për të punuar në territoret dixhitale. Ata do ti shërbejnë diskursit në formë reflektimi mbi artin dhe zhvillimet teknologjike. Po ashtu do të kontribuojnë në njohuritë dhe qasjen ndërdisiplinore përmes teknologjisë dhe demokratizimit të saj. / KultPlus.com

Flaka Goranci sjell rolin e Carmen në Zvicër

Pas sukseseve të fundit si producente, kompozitore dhe këngëtare, me CD-projektin e saj për gratë kompozitore nga e gjithë bota të titulluar ‘’La Femme’’, Flaka Goranci së fundi ka udhëtuar për në Langenthal të Zvicrës, për të realizuar një ndër rolet më të mrekullueshme, atë të Carmen, në shfaqjen operistike me po të njëjtin titull të kompozitorit francez Bizet, shkruan KultPlus.

Është hera e dytë që ajo ftohet në Zvicër me po të njëjtin rol. Qysh herën e parë performanca e saj është vlerësuar mjaft lartë nga kritika zvicerane, duke njohur vështirësitë që ka ky rol, si vokale poashtu edhe në paraqitjen skenike.

“Carmen do ta ketë premierën më 22 qershor dhe gjithsejtë do të kemi 10 shfaqje. Gëzohem shumë që do të punoj me një ndër dirigjentët dhe regjisorët më me zë që ka ky vend. Meqenëse kësaj radhe ky produksion vjen me një koncept krejt të ri, kjo e bën akoma më interesant dhe me impenjativ këtë rol”, ka thënë Flaka Goranci për KultPlus.

Ajo më pas ka thënë se është kënaqësi e madhe që të këndoj në një vend si Zvicra. “Zvicra është një vend që e do punën dhe vlerëson talentin, dhe duke shikuar edhe anën tjetër të këtij shteti, që ka bërë kaq shumë për bashkatdhetarët tanë, ku ka pas një rol shumë të madh për krijimin e kushteve për integrimin e tyre, kjo paraqitje më jep edhe më shumë emocion”, ka thënë Goranci.

Kjo shfaqje operistike është duke u përgatitë me regjhisor Andrea Zogg dhe nën dirigjimin e Bruno Lauschner. Kurse shfaqja do të prezantohet në Gartenoper Langenthal./ KultPlus.com

Osmani e Gjukanoviç, bashkë në aktivitetin e organizuar për “Ditët e komunitetit malazez”

Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović dhe Presidentja Vjosa Osmani sot ishin të pranishëm në Teatrin Kombëtar të Kosovës me rastin e shënimit të Ditëve të komunitetit malazez në Kosovë.

“Faleminderit që i jeni bashkangjitur këtij aktiviteti përmes të cilin po shënojmë përmes artit dhe muzikës që do të nderojmë ditët e komunitetit malazez në Kosovë. Si një pjesë integrale e saj dhe një vlerë e çmueshme për demokracinë dhe shtetësinë tonë. Jemi të nderuar se kemi zotin president Gjukanoviq, jemi të gëzuar se këtë vizitë po e përmbyllim me frymën e promovimit të vlerave e të artit e të kulturës”, tha ajo.

Osmani iu ka premtuar përfaqësuesëve të komunitetit malazez se do të bahskëpunojë me ta.

“Sot, kemi në mesin tonë disa prej përfaqësuesve të komunitetit malazez dhe dua t’i them faleminderit, jam e vetëdijshme se edhe ju ballafaqoheni me sfida dhe jo çdo herë janë të lehta. Ju konfirmoj se do të bashkëpunojmë e të komunikojmë me ju”.

Tutje Osmani ka falënderuar delegacionet nga Kosova dhe Mali i Zi.

“Jam e sigurt se në muajt e vitet në vijim bashkëpunimi ynë me vendet e komunitetin malazez do të shtohet. Në fund dua të faleminderit delegacionet nga Kosova e Mali i Zi, Policinë e Kosovës, kabinetin tim e të gjithë ata që kanë shërbyer në mbarëvajtjen e vizitës”.

“Është nder u madh për mua që brenda vizitës 2 ditore të suksesshme sonte bashkë me presidenten Osmani të bëhem pjesë e këtij manifestimi solemn pe shënimin e ditëve të komunitetit malazez në Kosovë. Ne, sot jemi këtu që të flasim për kontributet e shumta të komunitetit malazez në Mal të Zi. Në periudhën e intensifikimit të marrëdhënieve të vendeve tona. Nuk mund të mos ta vërejmë inercionin e Ballkanit Perëndimor. Komuniteti malazez nga viti 81 ka pas pak mbi 21 mijë malazez, ku malazezet me arsye kanë qenë anëtar konstruktiv i territorit të Kosovës”, ka thënë presidenti i Malit të Zi.

“Marrëdhëniet cilësore do të qojnë deri të zgjidhja e statusit të malazezeve në Kosovë. Kjo është edhe rasti që të kujtojmë me krenari që në stuhinë e luftës mali i zi ka treguar aftësi që të ruaj paqen. Ne kemi vendosur për një sistem vlerash evropiane dhe kemi shkuar me vendosmëri në rrugën e integrimeve evropiane”, tha ai.

“Mali i Zi është një fqinj i përgjegjshëm i Kosovë, si dhe të kontribuojnë në perspektivën evropiane dhe euroatlantike, shfrytëzoj rastin që e ardhmja e Kosovës e fëmijëve të tyre të jetë e lidhur përjetësisht me vlerat evropiane”.

Presidenti i Malit të Zi ka theksuar se dëshiron që fëmijët e Kosovës të rriten në një vend që është i lidhur me vlerat evropiane./InLajmi/ KultPlus.com

Rreth 1,8 milionë euro investime në trashëgimi kulturore, Prizreni po bëhet gati për UNESCO

Prizreni është në fokus të programit për mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore si mjet për promovim të vlerave të përbashkëta dhe prosperitetit ekonomik.

Mbi 1,2 milionë euro është vlera e buxhetit që është duke u investuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, kurse rreth 490 mijë euro të tjera përfshihen në buxhetin e projekteve që do të nisin të zbatohen gjatë këtij viti.

Aktalisht janë duke u zhvilluar ndërhyrje emergjente në gjashtë asete, ndërsa në kuadër të projektit të Revitalizimit të rrugës Marin Barleti po realizohen punime restauruese në dy shtëpi. Gjithashtu po restaurohen gjashtë shtëpi tradicionale në Qendrën Historike të Prizrenit, përfshi kompleksin e banimit të familjes Dorambari, shtëpinë e familjes Bardhi, shtëpinë e familjes Sokoli, shtëpinë e familjes Kabashi, si dhe është në përfundim restaurimi i kinemasë së vjetër të qytetit.

Sot kanë nisur ndërhyrjet restauruese edhe në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës, projekt ky i cili ka qenë në pritje për shumë vite.

Muzetë po i funksionalizojmë. Në kuadër të programit të muzeve, rregullimi i enterierit dhe ekspozitës në Muzeun Arkeologjik ka përfunduar, ndërsa në proces të hartimit është koncepti i ekspozitës për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Projektet muzeale në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Kulturës përfshijnë edhe Muzeun e Nënë Terezës dhe Muzeun e Filigranit.

Një tjetër projekt shumë i rëndësishëm është ai i Qendrës Kulturore Hebraike. Punimet pritet të fillojnë muajve në vijim, ndërsa po punojmë edhe në zbatimin e planeve të meaxhimit të Kalasë së Prizrenit dhe të Qendrës Historike të Prizrenit.

Së fundmi ka filluar hartimi i projektit të interpretimit dhe prezantimit të lokalitetit arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit dhe këtë vit ky plan do të zbatohet duke e shëndrruar këtë lokalitet në një prej pikave referuese për vizitorët e qytetit. / KultPlus.com

Nesër fillon “GRAN Fest” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Nesër në orën 19:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës hapet edicioni i Gran Fest, përcjell KultPlus.

Shumë aktivitete, e artistë të huaj i pret Prishtina, për të sjellë diçka më ndryshe në kulturën tonë!

‘GRAN Fest 2022’ me slloganin “MIXED IDENTITIES” bashkë me emrat si: Ruben Pellejero, Duchy Man Valdera, Li-Chin Lin, Baryl Baruti, Fumio Obata, Mana Neyestani, Abdel De Bruxelles, Matija Pisacic, Jan Bachmann dhe Adrian Jakupi Del moral, do të sjellë ekspozita, konferenca, botime dhe film. / KultPlus.com