100 festivale angazhohen për ta luftuar dhunën seksuale

Më shumë se 100 festivale në Mbretërinë e Bashkuar duke përfshirë Parklife dhe Boardmasters janë angazhuar që ta luftojnë dhunën seksuale.

Festivalet janë zotuar të marrin një qasje të udhëhequr nga të mbijetuarit e dhunës.

Dr. Hannah Bows nga Universiteti Durham tha se hulumtimi ka treguar se dhuna seksuale është një “përvojë e zakonshme për pjesëmarrësit e festivalit veçanërisht për gratë” dhe “shpesh minimizohet ose injorohet”.

Gati gjysma e frekuentuesve femra nën 40 vjeç thanë se janë përballur me sjellje të padëshiruara seksuale në një festival muzikor.

Si mund të ndalohen sulmet seksuale në festivale?

Profesori i asociuar për të drejtën penale, Dr Bows, tha se pavarësisht historive të përdhunimeve dhe sulmeve seksuale “duke goditur titujt kryesorë në shumicën e verës, nuk i është kushtuar pak vëmendje çështjes nga festivalet”.

Organizatat bamirëse duke përfshirë Krizën e Përdhunimit në Angli dhe Uells, Natën e Mirë dhe Koncerte të Sigurta për Gratë kanë dhënë kontributin dhe udhëzimin për iniciativën, e cila fillimisht u lançua në 2017.

Karta e praktikave më të mira në të cilën janë nënshkruar 103 festivale në MB, thekson se të gjitha akuzat për sulme seksuale, dhunë dhe ngacmime do të merren seriozisht, do të veprohet menjëherë dhe do të hetohen.

Festivalet, duke përfshirë gjithashtu Reading dhe Leeds, El Dorado dhe Latitude, do të përpiqen të ofrojnë një mjedis të sigurt për audiencën, interpretuesit dhe punëtorët./21Media / KultPlus.com

I bllokuar në Mariupol, ushtari ukrainas këndon këngën “Stefania”, në sfond dëgjohen bombat ruse (VIDEO)

Një ushtar ukrainas në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol shihet duke e interpretuar këngën fituese të Eurovision “Stefania”, përcjell KultPlus.

Dhe këtë performancë të ushtarit ukrainas e kanë vënë në pah mediet e huaja për faktin se përgjatë këndimit, në sfond dëgjohen shpërthimet e bombave ruse.

Kënga “Stefania” që triumfoi në Eurovizion, është këngë e grupit ukrainas “Kalush Orchestra”, këngë që është shndërruar në një himn lufte. / KultPlus.com

Konjufca: Ukshin Hoti do të kujtohet sa të ketë komb shqiptar

Me rastin e 23 vjetorit të zhdukjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë bustit të tij, në oborrin e shtëpisë-muze në fshatin Krushë e Madhe.

Gjatë vizitës, kreu i Kuvendit u prit nga Andin Hoti, i biri i veprimtarit Ukshin Hoti.

Me këtë rast kryetari Konjufca tha se 23 vjet më parë në Kosovë është kryer një krim i madh nga shteti serb, të cilin e ka përjetuar rëndë i gjithë kombi.

Sipas tij,  Ukshin Hoti ka lënë pas një trashëgimi të madhe dhe të gjatë për ta kujtuar.

“Ai na ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme intelektuale, patriotike dhe atdhetare, të cilën gjithnjë do ta kujtojmë brezat e tashëm dhe të ardhshëm, për shkak të mendimeve politike që na i ka lënë. Vepra e tij na ndriçon rrugën edhe sot, edhe si zyrtarë politikë, por edhe atyre që studiojnë politikën”, tha kryeparlamentari Konjufca.

Për zhdukjen e Ukshin Hotit 23 vite më parë, sipas kryetarit Konjufca, shteti serb ende nuk ka dhënë përgjegjësi dhe askush nuk është dënuar, edhe pse dihen autoritetet e burgut të Dubravës në kohën kur ishte zhdukur ai.

Kjo qasje e Serbisë, shtoi kryetari Konjufca, dëshmon se shteti serb nuk ka ndryshuar mendim që nga koha e vitit 1998.

“Kjo qasje tregon se Serbia nuk ka ndërruar drejtimin të cilin e ka pasur në vitin 1998-1999 kundër popullit shqiptar. Ukshin Hoti do të kujtohet gjithnjë, sa të ketë komb shqiptar, për arsye se veprimtaria e tij patriotike ka vazhduar dekada me radhë. Ai ishte i gatshëm ta lë edhe postin e profesorit në Universitetin e Prishtinës për t’iu dalë në mbrojtje protestave të studentëve të vitit 1981. Me këtë ka dëshmuar se ishte gjithnjë në anën e popullit”, tha Konjufca.

Veprimtari dhe intelektuali Ukshin Hoti figuron i zhdukur që nga 16 maji i vitit 1999, ditën kur kishte për t’u liruar nga burgu i Dubravës. / KultPlus.com

Kosova për herë të parë në konferencën shkencore të ICTM-së

Më 10-13 maj 2022 në Universitetin e Stambollit u organizua simpoziumi i tetë i Këshillit Ndërkombëtar për Muzikën Tradicionale (ICTM) të Grupit studimor për muzikën dhe vallet e Evropës juglindore. Krahas mbi gjashtëdhjetë pjesëmarrësve nga të gjitha shtetet e Ballkanit, për herë të parë mori pjesë Kosova, me panelin grupor të studiuesve nga Instituti Albanologjik, në të cilin u shpalosën aspekte të veçanta të traditave shqiptare të riteve, muzikës e valleve,  të dasmës por edhe riteve familjare e sociale, në të cilat mund të gjenden gjurmë të traditave orientale. Kumtesat nga Kosova zgjuan interesimin e pjesëmarrësve që ishin njohës dhe studiues të shquar të traditave të Evropës juglindore.                                                                                                             

Folkloristja Arbnora Dushi prezantoi për traditën e Dhjetësahatëshit, ceremonisë tradicionale familjare të grave, e cila është praktikuar në qytetin e Gjakovës në të kaluarën e afërt, me kostumet e adaptuara nga tradita orientale, ushqimet, muzikën e vallëzimet specifike të pjesëmarrëseve në ceremoni, krahas edhe respektit për shprehjen e lirisë së gruas në familje e shoqëri. Gjithashtu për traditat autoktone lokale të fisnikërisë, bujarisë, nikoqirllëkut, respektimit të hierarkisë së brezave e organizimit të strukturuar të rendit të traditës së mikpritjes shqiptare. Dëshmia e ofruar për të pranishmit ishte një video nga ceremonia e Dhjetësahatëshit e regjistruar në vitin 1978. 

Etnologia Bubulinë Syla kumtoi për vallet gjysmë rrethore të dasmës shqiptare, të cilat shoqërohen me instrumente si  lodra, tupana, surla, def, me pjesëmarrje masive të dasmorëve të cilët të kapur dorë për dore e të prirë nga udhëheqësi i valles, vallëzojnë me hapa të harmonizuar e me takt. Vallet e këtilla me lëvizje ritmike të cilat i shoqërojnë ahengjet familjare flasin për tradita të ngjashme edhe në vendet e tjera në Evropën juglindore, të cilat u dominuan nga Perandoria osmane për disa shekuj. Shembujt me videot nga ahengjet e dasmave të zonës së Karadakut e konkretizuan këtë paraqitje. 

Etnomuzikologu Krenar Doli për traditën e ahengut të rendit të burrave në qytetin e Gjakovës, në të cilën gjurmën e kulturës osmane dallohen përmes emrave të shkallëve muzikore e instrumenteve (defi, sharkia, bugaria), e përmes strukturës organizative ku shfaqet shtresa  e muzikës modal-diatonike si dhe shtresa e muzikës modale-kromatike. Përderisa repertoari muzikor, brezat e këngëtarëve gjakovarë, tekstet e këngëve me tematika  lokale e tradita e konsoliduar e muzikës qytetare dëshmojnë për origjinalitet e adaptim me praktikat lokale, të cilat tashmë e kanë marrë vulën identitare të këtij qyteti. Fotografitë origjinale nga formacionet muzikore dëshmuan për aspektin vizual të kësaj trashëgimie.                                                   

Etnomuzikologu Visar Munishi paraqiti kumtesën me titull “Hallallaku i nuses” që e nënkupton momentin e përshëndetjes së nuses së ardhshme me anëtarët e familjes së saj para se të niset në familjen e burrit. Ky moment i cili në traditën shqiptare, të adoptuar sipas ritit dhe emrit osman të natës së kanës – kanagjeqit, shoqërohet me emocione të forta e me këngën vaj të nuses, e cila pavarësisht se e ka ruajtur emrin karakterizohet edhe me tipare lokale që e dallojnë këtë rit nga traditat e tjera të ngjashme në Ballkan, të ndikuara nga kultura osmane. Videot nga terreni, të regjistruara në fshatrat e Kamenicës, që e shoqëruan këtë prezantim, ishin dëshmia më bindëse për praninë e këtij riti në traditën shqiptare.                                                                           

Gjithashtu edhe etnomuzikologia shqiptare nga Sllovenia, Alma Bejtullahu, në këtë simpozium prezantoi për përshtatshmërinë e konceptit tradicional të virgjëreshës së përbetuar në muzikën aktuale në Kosovë, ku në kuadër të sesionit mbi “Gjininë dhe seksualitetin në muzikën dhe vallet e Evropës juglindore”, solli këngë nga repertoari i këngëtareve Shkurte Fejza e Naxhije Bytyqi, krahas prezantimit të këtij fenomeni shoqëror në kulturën shqiptare. / KultPlus.com

Përfundon nata e gjashtë e PITF2022 me shfaqjen “Muslimani” nga Kosova

Edicioni i gjashtë i Prishtina International Theatre Festival “Burbuqe Berisha” 2022, në kuadër të të cilit mbrëmë në skenën e Teatrit “Faruk Begolli” në AAB u paraqit shfaqja “Muslimani” nga Kosova, me regji të Enver Petrovcit.

Aktorët e shfaqjes, Enver Petrovci dhe Vlora Nikçi u mirëpritën me shfaqjen e tyre para një publiku të gjerë. Shfaqja trajtonte tematikën e përkatësisë fetare dhe pati për qëllim që ta përcjellë tek publiku atë që z. Petrovci e tha gjatë konferencës “nuk guxon të jetë feja ajo që na ndanë”.

Derisa, sonte mbahet ceremonia përmbyllëse e ndarjes së çmimeve për garuesit e edicionit të sivjetmë. Festivali PITF 2022 do të ndajë këto çmime:

– Çmimin për aktorin/aktoren më të mirë në rol kryesor;

– Çmimin për aktorin/aktoren më të mirë në rol dytësor;

– Çmimin për regjinë më të mirë;

– Çmimin për shfaqjen më të mirë.

PITF 2022 gjithashtu ndanë çmimet:

– Shfaqja më e mirë nga juria e studentëve

– Shfaqja më e mirë nga juria e medias.

Kjo ngjarje do të transmetohet live në ATV nga ora 22:00./ KultPlus.com

Poema e Kthimit nga Jose Angel Buesa

Jose Angel Buesa
Përktheu: Fatbardha Statovci

Nga fundi i errët i një nate të paepur po vij
yjet i sodis krejt i habitur.
Fajin e pranoj posa te porta jote mbërrij
e një pëllumb bardhok për supi më është puthitur.

Para satës portë zemra ime e përulur ndalet në vend
me dorën e shtrirë posi një lypës i moçëm;
në kopsht qeni yt nga gëzimi leh gjithë shend,
sepse, sidoqoftë, vazhdon të jetë miku im i sotshëm.

Trëndafili që nuk rritej u rrit më në fund
tani gonxhet prapa portës së hekurt ofron:
Kam ndryshuar shumë nga ajo ditë gjithashtu edhe unë
se netët e mërgimit yjësia s’i mbulon.

Ndoshta prapa portës së mbyllur shpirti yt është i hapur;
por me ta hapur portën tënde, sikur një lypësi i hapet pa një pa dy,
shikomë ëmbëlsisht, krejt e shushatur, atëherë do ta kuptosh që s’jam kthyer… sepse gjithmonë isha me ty! / KultPlus.com

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

Kosova i është bashkuar sanksioneve të reja të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

Në prill Këshilli i Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara prezantuan saknsionet e reja kundër Rusisë. Qeveria miratoi sanksionet e koordinuara me BE-në e SHBA-në, raporton gazeta Express.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi njoftoi se sanksionet kanë të bëjnë me ngrirjen e aseteve në Kosovë të individëve apo entiteteve të sanksionuara, ndalim të qasjes dhe operimit në treg, ndalim të udhëtimit dhe fondeve.

Me sanksionet e reja, Kosova po ashtu ndalon çdo ndërmarrje të transportit rrugor rus apo bjellorus, me disa përjashtime. Kosova po ashtu ka ndaluar importin e qymirit nga Rusia apo nga shtete që e blejnë nga Rusia.

Kosova po ashtu vendosi masa kufizuese të ngjashme kundër grupit “Wagner”, një entitet ushtarak privat me bazë në Rusi.

“Aktivitetet e këtij entiteti janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, tha Bislimi para miratimit.

Paraprakisht, Ekzekutivi miratoi një projektligj për ta mundësuar zbatimin e sanksioneve të reja kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. /KultPlus.com

Publikohet lista me fituesit e ‘Billboard Music Awards 2022’, ja cilat çmime të rëndësishme i fitoi Dua Lipa

Të dielën është shpallur lista e fituesve në ‘Billboard Music Awards’.

Ngjarja u zhvillua në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas, dhe artisti The Weeknd kryesoi mes finalistëve me nominime në gjithsej 17 kategori, shkruan CNN.

Kjo është lista e plotë e fituesve në ‘Billboard Music Awards 2022’:

TOP ARTISTI
Doja Cat
Drake 
Olivia Rodrigo
Taylor Swift
The Weeknd

ARTISTI I RI MË I MIRË
Givēon
Masked Wolf
Olivia Rodrigo 
Pooh Shiesty
The Kid LAROI

ARTISTI MASHKULL MË I MIRË
Drake
Ed Sheeran
Justin Bieber
Lil Nas X
The Weeknd

ARTISTJA FEMËR MË E MIRË
Adele
Doja Cat
Dua Lipa
Olivia Rodrigo 
Taylor Swift

DUO-GRUPI MË I MIRË
BTS 
Glass Animals
Imagine Dragons
Migos
Silk Sonic (Bruno Mars, Anderson .Paak)

ARTISTI MË I QËNDRUAR NË BILLBOARD 200
Adele
Drake
Juice WRLD
Morgan Wallen
Taylor Swift

ARTISTI MË I QËNDRUAR NË HOT 100 BILLBOARD
Doja Cat
Drake
Justin Bieber
Olivia Rodrigo 
The Weeknd

ARTISTI ME KËNGËT MË TË DËGJUARA
Doja Cat
Drake
Lil Nas X
Olivia Rodrigo 
The Weeknd

ARTISTI ME KËNGËT MË TË SHITURA
Adele
BTS 
Dua Lipa
Ed Sheeran
Walker Hayes

ARTISTI ME KËNGËT MË TË DËGJUARA NË RADIO
Doja Cat
Ed Sheeran
Justin Bieber
Olivia Rodrigo
The Weeknd

ARTISTI MË I QËNDRUAR NË BILLBOARD GLOBAL 200
Doja Cat
Ed Sheeran
Justin Bieber
Olivia Rodrigo 
The Weeknd

ARTISTI MË I Q0╦NDRUAR NË TOP BILLBOARD GLOBAL ARTIST
BTS
Dua Lipa
Ed Sheeran
Olivia Rodrigo
The Weeknd

TURNEU MË I MIRË
Eagles (Hotel California Tour)
Genesis (The Last Domino? Tour)
Green Day, Fall Out Boy & Weezer (The Hella Mega Tour)
Harry Styles (Love on Tour)
The Rolling Stones (No Filter Tour) 

ARTISTI MË I MIRË R&B
Doja Cat 
Givēon
Silk Sonic (Bruno Mars, Anderson .Paak)
Summer Walker
The Weeknd

ARTISTI MASHKULL MË I MIRË R&B
Givēon
Khalid
The Weeknd 

ARTISTJA FEMËR MË E MIRË R&B
Doja Cat 
Summer Walker
SZA

TURNEU MË I MIRË R&B
Bruno Mars (Bruno Mars at Park MGM) 
Omarion & Bow Wow (The Millennium Tour 2021)
Usher (The Vegas Residency)

ARTISTI MË I MIRË RAP
Drake 
Juice WRLD
Lil Baby
Moneybagg Yo
Polo G

ARTISTI MASHKULL MË I MIRË RAP
Drake 
Juice WRLD
Polo G

ARTISTJA FEMËR MË E MIRË RAP
Cardi B
Latto
Megan Thee Stallion 

TURNEU MË I MIRË RAP
J. Cole (The Off-Season Tour)
Lil Baby (The Back Outside Tour)
Omarion & Bow Wow (The Millennium Tour 2021)

ARTISTI MË I MIRË COUNTRY
Chris Stapleton
Luke Combs
Morgan Wallen
Taylor Swift 
Walker Hayes

ARTISTI MASHKULL MË I MIRË COUNTRY
Chris Stapleton
Luke Combs
Morgan Wallen 

ARTISTJA FEMËR MË E MIRË COUNTRY
Carrie Underwood
Miranda Lambert
Taylor Swift 

DUO/GRUPI MË I MIRË COUNTRY
Dan + Shay 
Florida Georgia Line
Zac Brown Band

TURNEU MË I MIRË COUNTRY
Luke Bryan (Proud to Be Right Here Tour)
Eric Church (Gather Again Tour) 
Chris Stapleton (All-American Road Show Tour)

ARTISTI MË I MIRË ROCK
Glass Animals 
Imagine Dragons
Machine Gun Kelly
Måneskin
twenty one pilots

TURNEU MË I MIRË ROCK
Genesis (The Last Domino? Tour)
Green Day, Fall Out Boy & Weezer (The Hella Mega Tour)
The Rolling Stones (No Filter Tour) 

ARTISTI MË I MIRË LATIN
Bad Bunny 
Farruko
Kali Uchis
Karol G
Rauw Alejandro

ARTISTI MASHKULL MË I MIRË LATIN
Bad Bunny 
Farruko
Rauw Alejandro

ARTISTJA FEMËR MË E MIRË LATINE
Kali Uchis
Karol G
Rosalía

DUO/GRUPI MË I MIRË LATIN
Calibre 50
Eslabon Armado
Grupo Firme

TURNEU MË I MIRË LATIN
Bad Bunny (El Último Tour Del Mundo)
Enrique Iglesias & Ricky Martin (Live in Concert)
Los Bukis (Una Historia Cantada Tour) 

ARTISTI MË I MIRË DANCE/ELECTRONIC
Calvin Harris
David Guetta
Lady Gaga 
Marshmello
Tiësto

ARTISTI MË I MIRË I MUZIKËS KRISTIANE
Carrie Underwood
Elevation Worship
for King & Country
Lauren Daigle
Ye 

ARTISTI MË I MIRË UNGJILLOR
CeCe Winans
Elevation Worship
Kirk Franklin
Maverick City Music
Ye. /Telegrafi/KultPlus.com

Arrestohet rreshteri në Pejë, i shkaktoi lëndime të rënda trupore koleges së tij

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor në Pejë, me gradën rreshter, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”, ndaj një zyrtareje policore.

Informacionet e para hetuesit e IPK-së lidhur me këtë rast i kishin pranuar nga Policia e Kosovës në Pejë se një zyrtar policor (me gradën e rreshterit) jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë si i dyshuar në një rast të lëndimit të rëndë trupor.

“Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin  kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima (zyrtare policore) është dërguar për trajtim mjekësor”, njofton IPK, transmeton Gazeta Express.

Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

“Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com

Ukraina nxjerr në ankand kupën e Eurovision, të ardhurat në ndihmë të ushtrisë

Kalush Orchestra, grupi ukrainas që fitoi Eurovision-in, do të nxjerrë në ankand kupën e vendit të parë.

Grupi do t’i dhurojë të ardhurat për një fond bamirësie që ndihmon ushtrinë ukrainase dhe Ukrainën, e cila është nën pushtimin rus.

Ne kemi planifikuar të nxjerrim kupën tonë në ankand dhe t’i dhurojmë të gjitha paratë për një fond bamirësie që ndihmon Forcat e Armatosura dhe Ukrainën. Shikoni, shumë njerëz tashmë po dhurojnë nga jashtë dhe ndoshta shumë të tjerë do të dëshironin për të dhuruar. Dhe kjo, sipas mendimit tonë, do të jetë gjëja që i motivon ata. Mendojmë se do të jetë e dobishme për Ukrainën,” tha lideri i grupit, reperi Oleh Psiuk, shkruan ancnews.al.

Ukraina mori 192 pikë votimi i jurive të shteteve të ndryshme dhe u rendit pas Mbretërisë së Bashkuar, Suedisë dhe Spanjës. Mirëpo votat e publikut ndryshuan gjithçka. 439 pikë për Ukrainën bënë që ajo të renditet në vend të pare./ KultPlus.com

Presidentja Osmani përkujton intelektualin Ukshin Hoti në 23-vjetorin e zhdukjes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar intelektualin Ukshin Hoti, në 23-vjetorin e zhdukjes. Më 16 maj të vitit 1999, ai u lirua nga Burgu i Dubravës dhe nga ajo ditë nuk dihet asgjë më për fatin e tij.

“Janë 23 vjet pritjeje e ankthi për njeriun që mendimin politik e sinkronizoi me aktivizmin politik për lirinë, republikën dhe demokracinë. Republika, liria dhe demokracia u bënë, porse fati i mendimtarit mbetet peng ende. Ai i qëndroi besnik idesë së Republikës, e liria do të ketë kuptim vetëm kur fati i tij dhe i të zhdukurve me dhunë të tjerë, të zbardhet krahas me vendosjen e drejtësisë”, thuhet në përkujtimin e Presidentes Osmani./ KultPlus.com

Rikthehet faqja elektronike e Jusuf Buxhovit

Pas një ndërprerjeje të shkurtër për arsye teknike është rikthyer faqja ekektronike: jusufbuxhovi.al.

Në këtë faqe gjenden disa nga botimet historiografike: “Kosova” në tri vëllime në anglisht, “Maqedonia” në anglisht dhe shqip, “Dardania” dhe “Kosova – histori e shkurtër”.

Nga romanet gjenden:

“Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, trilogjia “Libri i Bllacës”, “Trilogjia gjermane”, “Letrat për Kryeprincin”, “Libri i të mallkuarve”, “Jeniçeri i fundit”, “Dosja B” (shqip dhe anglisht), “Mona” dhe “Dushkaja”.

Në këtë faqe që mund të shfrytëzohet gratis, gjenden edhe shënime, recensione si dhe opinione të autorit.

Faqja do të plotësohet me botime tjera në gjuhët e huaja. / KultPlus.com

“Shqipëria, diamanti i fshehur i Mesdheut”, 500 përfaqësues nga KE dhe vendet e rajonit mblidhen në Tiranë

Në kuadër të nismës “EUSAIR”, 500 përfaqësues nga Komisioni Evropian dhe 10 nga vendet e rajonit do të jenë në Shqipëri më 16-18 maj.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka publikuar një video përshkruese lidhur me forumin e 7-të të nismës rajonale “EUSAIR”.

Nën moton e presidencës shqiptare, “BE – Rinia – Shkëmbimi Kulturor – Rajoni Adriatiko – Jonian”, në forum do të diskutohet mbi integrimin evropian, agjendën e gjelbër, turizmin, kulturën dhe ndërlidhjen, si përmes digjitalizimit ashtu edhe përmes transportit dhe infrastrukturës.

“Shqipëria një diamant i fshehur i Mesdheut. Aty ku Adriatiku dhe Joni takohen në tokën e shqiponjave”, kështu thuhet në videon e publikuar, ndërsa shfaqen bukuritë e natyrës së vendit tonë.

Strategjia e BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR) është një strategji makro-rajonale e miratuar nga Komisioni Evropian dhe e miratuar nga Këshilli Evropian në vitin 2014. Strategjia është zhvilluar bashkërisht nga Komisioni dhe vendet dhe palët e interesuara të Rajonit Adriatiko-Jonian, të cilat ranë dakord të punojnë së bashku në fushat me interes të përbashkët për të mirën e secilit vend dhe të gjithë rajonit./ atsh / KultPlus.com

23 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

Janë bërë sot plotë 23 vite nga zhdukja e veprimtarit të Lëvizjes Kombëtare, profesorit dhe intelektualit Ukshin Hoti, shkruan KultPlus.

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pa ndriçuara, është zhdukur Ukshin Hoti.

Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues ne disa universitete të Amerikës ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar.

Kujtojmë që Ukshin Hoti për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Milosheviqit. Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundra Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’ rast ishte dënuar 5 vjet burg.

Më 16 Maj të vitit 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.

Shokët e burgut, ata që kanë shpëtuar nga masakra e Dubravës, disa ditë më vonë, kanë treguar se Ukshini ishte liruar nga burgu më 16 maj, ditën e diel, ditë që nuk praktikohej lirimi i të burgosurve.

Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, magjistri, filozofi, shkrimtari, publicisti, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti edhe sot e kësaj dite konsiderohet ende i zhdukur. / KultPlus.com

‘Ishin kan vllaznue dielli e hana’

Ishin kan vllaznue dielli e hana.

Shkon hana ni ditë për qef tu dielli edhe ja çon ni parë tesha bakshish. Dielli gzohet edhe e pret mirë. Mbas disa dite vjen dielli m’e pa hanën. S’i bjen kurgja. Hana i thotë:
Qysh u ba puna kshtu? Unë erdha e t’i pruna ni parë tesha bakshish, e ti s’um prune kurgja!
Dielli i tha:
Po ti kurrë njejtë s’po rrin: herë hiç, herë n’ngjysë, herë e plotë e nuk dita qysh me t’i pre teshat, për qata s’t’i pruna.

Marrë nga: Anton Çetta, “Prozë popullore nga Drenica”, Prishtinë, 1963. / KultPlus.com

Rrugët e Diasporës në letra

Kufiri ka shënjuar jetët e shqiptarëve ndër shekuj. Herë ka qenë vijë kalimi për ndryshim përtëritës, herë damkë shpirtërore a trupore vrastare. Kufiri kthehet në plagë kur përjetohet si mur e jo si urë. Si pengesë, si pamundësi, si sheshtim në shkallën e fundit të hierarkisë së qytetërimeve, si mungesë vetëvlerësimi për veten apo vendin e origjinës. Por kufiri mund të përjetohet dhe si ftesë për dialog, për komunikim e shkëmbim vlerash, si bisedë në shumëgjuhë, apo si stërvitje “për të menduar me mendësinë e shumë popujve” siç shprehet Claudio Magris, shkrimtari par excellence i kufijve.

Shqiptarët nuk janë endacakët hebrenj që u përzunë herët prej faraonit për t’u endur në shkretëtirë në kërkim të tokës së munguar. Shqiptarët e ruajtën me thonj e me gjak dheun nën vete e sidomos majet e lartë e kërcënues ku vështirësisht mund të ngulej i huaji. Po cepat e trojeve iu brejtën ndër shekujsh dhe pamundësia për t’u vetëmjaftuar i bëri të kërkojnë fatin nëpër botë. Dhe një nga rrugët më të parapëlqyera për shqiptarët, përpos nevojës për mbijetesë e dëshirës për pasuri, për pak “dhjamë për dimër”, ka qenë dhe etja për dije, për të vendosur ura kulture, për të vjelur më të mirën me qëllim ujitjen dhe ripërtëritjen e rrënjëve të trashëgimisë sonë.

Kjo është ndoshta rruga më e lakmuar për mërgim, më e dashur edhe sot e kësaj dite prej shqiptarëve: arsimimi.

Shkrimi i gjuhës sonë nis rrugëve të mërgimit. Është e gjatë saga e autorëve që shtegëtuan për t’u arsimuar dhe për t’i shërbyer shqiptarisë përmes përhapjes së dijes dhe kulturës.

Ky cikël shkrimesh do të gjurmojë disa prej tyre, ndoshta më pak të njohur e më pak të përmendur, për të kuptuar marrëdhënien e tyre me atdheun, përpjekjet e vazhdueshme për t’i shërbyer bashkëkombësve përmes arsimit, shkrimit, dijes dhe kulturës.

Shqipëria e Isuf Luzajt – përpjekje për paqe

Çfarë është atdheu për një mërgimtar? Vetëm vendi i mallit dhe i ëndrrërrime, apo dhe shënjimi i urrejtjes, përballjes dhe papajtueshmërisë?

Për Isuf Luzajn, një prej mendimtarëve dhe shkrimtarëve mërgimtarë të dënuar me harresë për një kohë të gjatë, lidhja me atdheun përmban “dhe mjaltin dhe helmin”. I censuruar që në fillesa për kundërshti ndaj pushtetit në fuqi, i kritikuar ashpërsisht që herët për mospërputhje me etikën dhe moralin e kohës, i dënuar në mungesë si armik i vetëdijshëm i ideologjisë komuniste, i mirëpritur me pikatore në rrethet letrare dhe kulturore të këtyre tridhjetë viteve, i papërfillur nga historishkrimi dhe letërsishkrimi zyrtar, i pabotuar tërësisht dhe, për rrjedhojë, pjesërisht i njohur edhe nga lexuesi; kësisoj, pak ose aspak i vlerësuar. Pak dijeni kanë bashkëkombasit e Luzajt dhe për karrierën e tij të gjatë të mësimdhënies si profesor filozofie në kolegjet dhe universitetet e Argjentinës dhe Amerikës.

Në pjesën më të madhe të veprave të tij, Isuf Luzaj i drejtohet vendit dhe vendësve duke dëshmuar personalitetin e tij: poetin, filozofin dhe mësuesin, me prirjen dhe dëshirën për t’i shkrirë të tria në atë të udhërrëfyesit shpirtëror të shqiptarëve. Për Luzajn vendlindja është “atdheu i zemrës dhe si i tillë ekziston te çdo qenie të gjallë. Vendlindja nënkupton jo vetëm vendin fizik, por mbi të gjitha atë shpirtëror, ku dëgjohen për herë të parë ninullat, këngët, përrallat; është vendi ku të gjitha fytyrat janë të njohura dhe të dashura, dhe si të tilla “nuk prodhojnë MOSBESIM”. “Vendthi i lindjes dashurohet pafajësish për instinkt, me spontanitet.” Përcaktimi i kësaj dashurie si një ndjenjë origjine e lindur bashkë me njeriun, si instinkt, për gjithçka që fillimisht i sheh syri dhe i prek dora, për gjithçka i bëhet e njohur dhe e ditur, me të mira e me të këqija, përbën edhe thelbin e kësaj dashurie. Trajtuar në këtë mënyrë, dashuria për vendin e lindjes vdes bashkë me njeriun. Kjo dashuri e bëri poetin Luzaj që ta jetonte pjesën më prodhimtare të jetës së tij “i burgosur me ëndrrën për atdheun”. Njëkohësisht kjo dashuri sjell për rrjedhojë të pashmangshme një patriotizëm “fisnik, të sinqertë e poetik” të përputhshëm me territorin gjeografik. Dëbimi i njeriut nga ambienti ku është rritur është dëbim nga vetja dhe tjetërsim, është zgjerim në sipërfaqe dhe humbje në thellësi. Ky tjetërsim i rëndon duke thelluar mallin për vendin dhe duke shtuar dozat e idealizimit.

Luzaj bën një dallim të rëndësishëm mes vendlindjes dhe kombit. Dashuria për vendlindjen, në të cilin nënkuptohet shtrirja gjeografike, terreni rrethues, dhe njerëzit me të cilët ndan një pjesë të jetës, është një dashuri e domosdoshme, e cila “lind e rritet pa kultivim, si lulja e malit”. Në të kundërt, gjithnjë sipas Luzajt, “kombi është atdheu i jetës qytetare” dhe si i tillë dashuria për të nuk mund të përjetohet te të gjitha qeniet njerëzore në të njëjtën shkallë intensiteti, sepse kërkon një mendje më të kultivuar. “Individualisht, si përfaqësim interesash e idealesh kolektive, ky patriotizëm ndjehet përgjegjësish prej shumë pak njerëzish superiorë, të aftë për refleksion historik dhe abstraksion politik.” Për vendlindjen ndjenja është instinktive, ndërsa për kombin është e kultivuar, ndaj kërkon mendje të pjekura dhe të afta për të dashuruar me intensitet të gjithë popullin. Kritika e autorit ndaj vendit nis pikërisht kur ideja ngrihet në nivelin e mendjes së arsyeshme, të kombit, ku instinktivja përzihet me mendimin. Është kombi, në tërësinë e tij, me veset dhe prapambetjen e vazhdueshme që e shqetëson e për të cilën është gjithnjë në rolin e kritikut dhe orientuesit. “Solidariteti kombëtar duhet të ketë një kuptim të thellë drejtësie: të zgjojë energji, të zhdukë parazitizmin, të stimulojë iniciativën, të suprimojë papunësinë dhe të zhvillojë bashkëpunimin.”

Një popull i kulturuar dhe i përparuar arrin të jetë patriot duke dashur e duke bashkëpunuar me vendet e kombet e tjera, duke shkuar me lartësimin e vet shpirtëror drejt humanizmit. “Njerëzimi është atdheu i idealit. Kur dëgjohet vetëm zëri i zemrës, atdheu është vendthi i lindjes. Kur mbivendoset interesi politik, atdheu është shteti. Kur flet ideali, atdheu është i tërë njerëzimi. E në zhvillimin historik të kësaj ndjenje mund të themi që vendthi i lindjes shpreh patriotizmin e të shkuarës, kombi patriotizmin e së tashmes, njerëzimi patriotizmin e së ardhmes.”

Arsyetimi i Luzajt është i zhveshur nga idealizimi nostalgjik për vendin dhe synon të shpjegojë qartazi e me vetëdije konceptet themelore mbi kombin dhe ndjenjat patriotike. Për Luzajn, shqiptarët që çirreshin për patriotizëm nën diktaturë, duke dhunuar bashkëkombësit e duke urryer dhe duke mbyllur dyert e bashkëpunimit me kombet e tjera, nuk zotëronin një ide të qartë për atë çka quhet patriotizëm dhe në ç’mënyrë duhej kuptuar ky koncept. Luzaj nuk përngjan me atdhetarët e malluar, që dashuria për vendin ua errëson arsyen, i çon në vlerësime subjektive idealizuese dhe ekstreme, sepse, përveçse poet në shpirt, Luzaj është filozof në mendje. Si i tillë, mendon ta përpunojë ndjenjën brengosëse të mallit, duke i ardhur në ndihmë shqiptarëve me gjithë dijen e tij. Parësore për gjendjen në të cilën ndodhet vendi nën diktaturë, është zgjimi i ndërgjegjes së shqiptarëve për të kuptuar se ç’është komunizmi. Rindërtimi i vetes për një komb fillon nga procesi njohës dhe për këtë Luzaj bën një radiografi të të gjitha veseve të shqiptarëve, duke u treguar i pamëshirshëm në kritika.

Ndër veset shqiptare e vë theksin:

Së pari, në përtacinë mendore, të cilën e shikonte si burim të prapambetjes shekullore të vendit: “Disa kombe të vjetra e bënë zakon të flinin shumë gjumë dhe i kemi parasysh: arabët-krijonjësit e numrave, algjebrës, kimisë dhe fizikës; grekët-krijonjësit e filozofisë, janë sot popuj të prapambetur. Iliro –Thrakët… ishin të zgjuar, sepse zgjodhën vendin më të bukur të botës, porse fjetën shumë, për fuqi zakoni, afërsisht 38.000 vjet.” Asnjë popull nuk ka mundur të përparojë pa menduar e pa punuar. “Puna dhe kultura janë vijat e Ugarit ku mbillet fara që quhet kombësi.”

Së dyti, në konservatorizmin dhe kokëfortësinë, në ruajtjen me dogmatizëm të një forme dhe ekzistence të caktuar, pa luftuar për ripërtëritje. “I vetmi shpëtim është shporrja e mentalitetit konservator dogmatik dhe zgjimi i rinisë, që, me shpirt të ri, të kërkojë ideale të reja, një imoralitet të ri për revolucionin kulturor dhe për moralin e tij në shekullin e 21-të. Ngurtësimi dhe mospërmirësimi i vetive shpirtërore të një populli e largon nga rruga e zhvillimit. Për Luzajn, zhvillimi është gjendje e ndryshueshme drejt ngritjes së vlerave etiko-morale dhe një rrugëtim i tillë nuk mund të bëhet me kokëfortësi, por me një mendje elastike dhe të prirur për të ndryshuar.

Së treti te gjaknxehtësia dhe rrëmbimi, si veti të popujve që u mungon gjakftohtësia analizuese shkencore; një turr i tillë bëri që Shqipëria t’i falte njerëzimit vetëm luftëtarë të zotë e jo mendimtarë. “Lufta është shkalla më e ulët e dëshmimit të qytetarisë së një kombi.” – thekson Luzaj.

Autori e përmbledh mentalitetin shqiptar si një “koleksion sëmundjesh, ndër të cilat më të voglat janë: dredhia e pabesia që quhen mendje, gënjeshtra e ngadhënjimi që quhen inteligjencë, kapadaillëku e kriminaliteti që quhen kurajë e guxim, tradhtia e aventura që quhen zgjuarsi.” Përpos të metave, Luzaj vë në dukje edhe virtytet e shqiptarëve, që, sipas tij, janë: mikpritja, besa e burrëria. Shqetësimi më i madh për autorin është shtrembërimi dhe dehumanizimi i karakterit të shqiptarit gjatë viteve të diktaturës. Duke e parë shqiptarin si të sëmurë nga “kolera shpirtërore”, Luzaj mundohet të japë ndihmesën e vet për një ripërtëritje dhe fuqizim të vetive shpirtërore, sepse, sipas tij, “e ardhmja e popullit tënd qëndron në karakterin moral të përbërësve të tij”.

Të vetmen rrugë shpëtimi për ngritjen dhe lartësimin e një kombi, Isuf Luzaj shikon edukimin dhe arsimimin. Idetë e tij mbi rrugën që duhet ndjekur për qëllim janë të shprehura në veprën etiko-moralizues, “Rindërtimi i fuqive shpirtërore”. Libri është një testament pasuror për brezin e ri.

Për Luzajn mësuesi është një figurë shumë e rëndësishme për edukimin e brezit të ri dhe si i tillë ndikon ndjeshëm në ndryshimin e së ardhmes së një kombi. “Mësuesi i së ardhmes do të ketë në kurriz të tij funksionin më të rëndë të jetës shoqërore.” Mësuesia është një profesion që kërkon prirje, sipas Luzajt, sepse duhet të ushtrohet jo vetëm me mendje, por mbi të gjitha me zemër, me dashuri e pasion. Veç kësaj, është e rëndësishme të ndihet nxënës i përhershëm i së resë dhe, njëkohësisht, gjithkush duhet ta ndiejë veten mësues për atë çka di, ta falë me zemërgjerësi për të mirën e shoqërisë.”

Luzaj jep mendime të vlefshme edhe për mënyrën e organizimit të mësimdhënies, si dhe sa duhet të ndërhyjë shteti në organizimin shkollor. Figura e mësuesit është shumë e shenjtë për Luzajn dhe perfeksionimi i kësaj figure e çon drejt udhëheqësit shpirtëror të brezit të ri. “Dinjiteti i mësuesisë do të ngrihet kur ndërgjegjja shoqërore do të mirëpërçojë vlerat e qenësishme të kësaj pune. Në kohët e vjetra mësuesit ishin robër, më vonë qenë shërbëtorë, sot janë vetëm rrogëtarë.” Luzaj e ngre figurën e mësuesit drejt profetit, vend që, sipas tij, do t’ia japë historia në një shoqëri të emancipuar. Pikërisht kësaj figure i beson ardhërinë dhe përparimin e vendit të tij.

Mësuesia është profesioni që Isuf Luzaj i kushtoi jetën dhe mbeti pasioni dhe misioni i tij. Në thelb të këtij misioni ishte dëshira për t’i shërbyer të ardhmes së njerëzimit, por që u shoqërua nga brenga që nuk mundi të jepte kontributin e tij për rininë shqiptare. Për këtë arsye la amanet një arkiv me dorëshkrime të cilat po shohin dritën e botimit herë pas here nën kujdesin e miqve të autorit. Po përpos mësuesisë Luzaj ka lëvruar dhe fusha të tjera, si mendimtar, poet e filozof, duke u rreshtuar kërshtu në një nga figurat më diturake të kulturës shqiptare.

Kush është Isuf Luzaj?

Isuf Luzaj u lind në Kaninë të Vlorës, më 21 shkurt 1913, pak muaj pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. I ati, hoxhë i arsimuar në Stamboll, u bë mësuesi i parë i Isufit pesëvjeçar. Mësimet e para të Isufit nisën me abetaren e gjuhës arabe dhe me “Kuranin”, që patën rëndësi vendimtare në formimin e tij. Shkollën fillore e kreu më pas në Ujin e Ftohtë, në vitet 1921–1926, me rezultate të shkëlqyera. Vendlindja u ngulit thekshëm në pavetëdijen e Luzajt, për t’u rizgjuar herë pas here në krijimtarinë e tij, sidomos në periudhën e mërgimit. Dashuria për vendlindjen iu kthye në një ëndërr e makth, në shqetësim, brengë e burim frymëzimi. “Nga të gjitha ndjenjat njerëzore, – do të shkruante poeti më vonë, – asnjë nuk është më e natyrshme sesa dashuria për krahinën, qytetin, fshatin, fushën, malin, luginën e sheshullakun me të cilat jetuam vitet e para”.

Faza e dytë e formimit, periudha e adoleshencës, do ta gjejë Luzajn me studime në një qytet djep kulture si Shkodra. Studimet gjashtëvjeçare të gjimnazit shtetëror të këtij qyteti do t’i mbaronte në vitin 1933, një vit para afatit, me rezultate të shkëlqyera. Pikërisht këtu, Luzaj i ri, përmes mësimit të gjuhës latine dhe frënge, filloi të njihej edhe me letërsinë e perëndimit, duke pësuar tërheqjen e parë drejt kulturës perëndimore.

Në vitin 1933 Isuf Luzaj ndoqi studimet në liceun “Louis Le Grand”, në Sorbonë. Ky qytet do të plotësonte trekëndëshin gjeografik të formimit të personalitetit të tij tredimensional: Vlora e rriti dhe e formoi si luftëtar e patriot, Shkodra ia mprehu shqisat si krijues dhe sidomos si poet, ndërsa Sorbona ia pasuroi dhe ia kanalizoi mendimin si filozof.

Në Francën e qytetëruar djaloshi u njoh dhe u brumos me ndjenjat e iluminizmit francez. Përvetësoi greqishten e lashtë, thelloi studimin e latinishtes dhe persishtes. Janë vitet që do t’i ushqenin pasionin për filozofinë.

Isuf Luzaj detyrohet të kthehet në atdhe pa i mbyllur studimet, për arsye të mospërballimit të shpenzimeve, por, vite më pas, do të rikthehet për të marrë në Sorbonë Diplomën e profesorit të Filozofisë dhe atë të profesorit të Letërsisë.

Viti 1936 e gjeti mësues në Normalen e Elbasanit dhe, në shtator të po atij viti, mësues në shkollën e mesme qytetase të Korçës. Në këtë periudhë profesori përgatiti dhe votoi vëllimin e parë poetik “Rrëfimet”, më 1937. Pushtimin i Shqipërisë në prill të 1939-s e gjeti mësues në shkollën tregtare të Vlorës. Më 21 prill profesor Isuf Luzaj u arrestua dhe përfundoi në burgjet e Italisë, së bashku me nxënësit e tij dhe me antifashistë të tjerë, për rezistencën që i bënë pushtimit të vendit. Periudha nga viti 1940 deri në vitin 1944 do të shënojë një veprimtari të ngjeshur të Isuf Luzajt si luftëtar e patriot në shërbim të vendit, në luftën për çlirim nga fashizmi.

Vitet e burgut në Ventottenne dhe ato të internimit në Arezzo të Italisë ishin të mbushura me veprimtari për Luzajn, që vazhdoi të ushtronte profesionin e mësuesit edhe brenda mureve të qelisë dhe njëkohësisht të rrihte mendime e të bashkonte forcat me antifashistë të tjerë të dënuar, të cilët u bënë figura historike të rëndësishme për ngjarjet e kohës, si Leonidha Naçi, Llazar Trembo, Llazar Fundo, Selman Riza, Abaz Ermenji, Faslli Frashëri, Myzafer Pipa etj. Sipas dëshmive të vetë autorit, ai ishte i pari që propozoi krijimin e Partisë Socialdemokrate në burg, duke hartuar njëkohësisht statusin dhe programin e saj.

Në korrik të vitit 1942, me ndërmjetësinë e Ernest Koliqit, ish-profesorit të tij në Shkodër, Isuf Luzaj u lirua dhe u kthye në Vlorë, por gjatë gjithë kësaj kohe do të ishte nën vëzhgimin e rreptë të autoriteteve në fuqi. I detyruar nga rrethanat, qe ndër të parët që u hodh në ilegalitet dhe ndër nismëtarët e parë të Komitetit Krahinor të “Ballit Kombëtar” për Vlorën, së bashku me Hysni Lepenicën e Skënder Muçon. U shqua në disa luftime, sidomos në betejën e Gjormit.

Pas kapitullimit të Italisë fashiste, Luzaj u kthye në Vlorë i lodhur, i dërrmuar, i zhgënjyer nga politika e krerëve të “Ballit Kombëtar”. Me largimin nga radhët e tyre u përpoq të realizonte ëndrrën e projektuar që në burg në Itali, krijimin e Partisë Socialdemokrate. Kësaj here ia arriti qëllimit së bashku me Musine Kokalarin, Vesim Kokalarin, Kujtim Kuculin, Manush Peshkëpinë dhe Selami Çelën. Partia e porsakrijuar e shtriu aktivitetin e saj në Tiranë, Shkodër, Vlorë dhe nxori shtatë numra të gazetës “Zëri i lirisë”, ku profesori, përveç programit, botoi me pseudonim edhe shkrime filozofike e vjersha.

Marrja e pushtetit nga komunistët do të shënonte edhe dështimin përfundimtar të Isuf Luzajt në aktivitetin e tij politik në Shqipëri. Në ditarët e tij dëshmon për njohjen e vjetër që kishte me Enver Hoxhën, që kur ishin studentë në Francë e më pas në Liceun e Korçës, për kundërshtitë parimore me të për drejtimin që duhet të merrte Shqipëria. Kështu, ardhja e komunistëve, më 28 nëntor 1944, vulosi edhe largimin përgjithmonë të Isuf Luzajt nga: atdheu, Vlora, familja, gruaja shtatzënë dhe katër fëmijët e vegjël.

Luzaj mërgimtar do të gjakojë me çdo mënyrë të japë një ndihmesë për vendin e tij nën diktaturë, duke përdorur armët intelektuale. Shkroi ese kundër komunizmit, mori pjesë në konferenca e kongrese ndërkombëtare, në të cilat argumentoi se teoria marksiste, si bazë filozofike e komunizmit, është një teori e dështuar dhe kthen detyrimisht në diktaturë cilindo shtet që e bën bosht të politikës së tij. Në odisenë mërgimtare, qëndrimi në Romë përbën një etapë të shkurtër, por të rëndësishme. Si njohës i mirë i disa gjuhëve, Luzaj u punësua si Klasifikator i përgjithshëm i Indeksit në Bibliotekën e pasur të Vatikanit, duke iu dhënë mundësia të kalonte nëpër duar qindra e mijëra libra dhe dokumente arkivore të rëndësishme, që do të ndikonin në thellimin e dijeve dhe kulturës së tij, ndërkohë që jepte edhe leksione filozofie si profesor i jashtëm në Universitetit Gregorian, si dhe më pas në Universitetin Bokoni të Milanos, ku u njoh gjithashtu edhe me personalitete të rëndësishme të politikës dhe kulturës italiane.

Përgatitja profesionale e ndihmoi Isuf Luzajn të vendosej në Buenos-Ajres të Argjentinës, më 1948, ku fitoi konkursin për vendin e profesorit të gjuhës frënge në Seminarin Katolik. Vendosja në Buenos-Ajres përbën fillesën e një karriere të shkëlqyer si profesor, bazat e së cilës i kishte hedhur qysh në vendin e tij.

Aktiviteti gati pesëmbëdhjetëvjeçar në Buenos-Ajres u përqendrua kryesisht në mësimdhënie dhe hartim programesh shkollore për Universitetin Shtetëror. Për merita në punë, Luzaj u zgjodh këshilltar i ministrit të Arsimit dhe drejtues i reformës arsimore në shkollat e mesme. Me iniciativën e tij u krijua Instituti francez “La France a l’etranger”, më 1956, i vizituar dhe i vlerësuar nga vetë Dë Gol, i cili i dhuroi Institutit, në shenjë mirënjohjeje për punën e bërë, 12 258 vëllime të letërsisë e të filozofisë frënge, si dhe një shumë parash. Në këtë Institut u njoh dhe me Borgesin, që, bashkë me intelektualë të tjerë me famë në Argjentinë, ndoqën një kurs të lirë mbi Moralin, Etikën dhe Estetikën, të mbajtur nga Isuf Luzaj.

Mësimdhënia, hartimi i programeve dhe aktiviteti politik përbënin veprimtarinë kryesore të autorit, që, paralelisht, bluante dhe shkruante pa ndërprerje vargje dhe ese filozofike. Shkrimi, siç dëshmon dhe në ditarët e tij, është thelbi që i jep kuptim qenies së tij. Vëllime të tëra, të shkruara me dorë dhe të ruajtura në arkë, janë duke pritur ditën e botimit.

Në Argjentinë Luzaj provoi për herë të dytë shijen e daljes në dritë të librit të tij. Është romani “Los Rios Bajan Rojos”  (“Lumenjtë zbresin të kuq”), të cilin, çuditërisht, e ndoqi gati po i njëjti fat si me librin e parë. Botohet dhe ditën e pestë, pas shitjes së vetëm 100 kopjeve të para, zhduket nga qarkullimi, për shkak se Partia Komuniste Argjentinase i bleu të 20 000 kopjet, me qëllimin e vetëm që vepra të mos propagandohej ndër lexues.

Në mesin e jetës, me një formim të gjithanshëm në letërsi, sociologji, psikologji, filozofi; me njohuri në disa gjuhë, si: persisht, arabisht, frëngjisht, italisht, spanjisht, anglisht; me vlerësime për punën si profesor i filozofisë, hartues programesh dhe autor artikujsh në revista e kumtesash në konferenca shkencore; Luzaj troket në Amerikë, më 25 mars 1965, për të kulmuar në karrierë si profesor filozofie dhe për të shtuar krijimtarinë në gjuhën shqipe.

Iu dha me përkushtim idesë reformuese në filozofinë e pedagogjisë mbi rrugën që duhet zgjedhur për edukimin e brezit të ri, tek e cila besonte me ngulm: “Jo luftë ndaj krimit, por luftë për të formuar virtyte”. Idenë e tij e shtjelloi në një sërë artikujsh e kumtesash në revistën “Instruction and Education dhe u përpoq ta zbatonte gjatë karrierës së gjatë si mësimdhënës, fillimisht në Akademinë “Colebrok” në Universitetin e New Hampshire, më pas në Barat College, Lake Forest, Illinois, e më tej si profesor filozofie në Universitetin e Indianës.

Puna e tij u vlerësua me titullin e lartë “Profesor i Amerikës”, akorduar nga vetë Presidenti Regan i pranishëm në ceremoni, në të cilën Luzaj shprehet: “I lutem Zotit të mos jetë e vërtetë kjo që mendoj unë. Se unë mendoj që kam mësuar më shumë unë nga ju, se ju nga mua”.

Auditorë të shumtë me studentë në Amerikë ndoqën për vite të tëra leksionet e Luzajt, të nisura qysh me interpretimin e filozofisë së Zhan-Pol Sartrit. As dalja në pension nuk do t’ia ndërpriste energjinë dhe dëshirën Isuf Luzajt për të dhënë kontributin e tij si profesor i nderuar. Vazhdoi punën deri në vitin 1989 si profesor i lëndës së Filozofisë së shekullit njëzet, në Universitetin e Indianës, ku dhe iu dha titulli “Profesor Nderi”.

Në vitet 1998–1999 përgatiti Bibliografinë për programet e studimeve për nxënësit në Kolegjin Barat, për Universitetin e Ilionoisit, dhe Kolegjin Uashington të Çikagos.

Isuf Luzaj është një figurë komplekse ku ndërthuret luftëtari, politikani, filozofi, sociologu, psikologu, mësuesi, poeti, rrëfimtari, me një prodhimtari të habitshme, që kërkon njohje dhe studim. Vetëm kumtesat e mbajtura në kongrese e konferenca të ndryshme shkencore nëpër botë mund të përbëjnë një objekt kërkimesh më vete.

Po kështu me interes janë pjesëmarrjet dhe kumtesat e mbajtura në kongreset ndërkombëtare mbi mbrojtjen e demokracisë, në të cilat e vuri theksin në zbërthimin dhe hedhjen poshtë në mënyrë shkencore të teorisë marksiste, si dhe argumentimin teorikisht të idesë së tij të kahershme se shteti demokratik i hap udhën zhvillimit të një vendi.

Viti 1990, viti i përmbysjes së regjimit komunist në Shqipëri, e gjeti në mbyllje të karrierës si profesor filozofie, ndërkohë që është një personalitet i njohur i kësaj fushe në Amerikë e më gjerë, por njëkohësisht një emër krejtësisht i harruar në vendin e tij. Është e vështirë që pas një shkëputjeje të gjatë gjysmëshekullore, të gjenden rrënjët, të gjenden shtigjet për të ardhur në atdhe.

Me miratimin e autorit, sa qe gjallë, përpos botimeve të dy veprave të para: “Rrëfimet” (1937) dhe “Lumenjtë zbresin të kuq” (1956), u botuan edhe veprat: “Gloria e çmendur” (1995), poemë; “Ekzistenca dhe boshësia” (1996), mendime filozofike; “Sëmundjet e shekullit tonë” (1999), ese filozofike; për të pasuar pas vdekjes së autorit me: përmbledhjen më të rëndësishme poetike “Lamtumira e yjeve” (2001); “Topografi labçe”, poemë (2001); “Përtej të mirës e të ligës”, poezi, ese, mendime filozofike (2003); “Ripërtëritja e fuqive shpirtërore”, refleksione filozofike (2005); “Filozofia e bukurisë”, pjesë ditarësh, ese dhe rrëfime për vetveten (2009); “Festimi i yjeve, Agonia dhe ekstaza” (2013), rrëfime për vetveten, analiza, ese, poezi; “Princesha Rugina”, tragjedi me tri akte (2015); “Vallja e luleve”, poemë (2016); “Kujdesjet e bletës”, vëll. I dhe II, përmbledhje leksionesh filozofike (2017).

Ndërkohë që në testamentin e autorit ka mbi pesëdhjetë vepra që presin dritën e botimit, vetëm pesëmbëdhjetë veprat e botuara deri më tash do të mjaftonin për t’i bërë vend Isuf Luzajt në kulturën shqiptare e veçanërisht në letërsinë shqipe.

Isuf Luzaj e mbylli jetën jashtë atdheut, të cilin arriti ta vizitonte vetëm një herë pas vendosjes së demokracisë. Vdiq në Çikago, më 27 nëntor 2000. Vetëm një nga amanetet e tij është plotësuar deri më tash: të varrosej në Vlorë, në vendlindjen e tij./diasporashqiptare/ KultPlus.com

Nisën sot aktivitetet e Javës Amerikane me restaurimin e Kalasë së Prezës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, njoftoi se, sot nisin aktivitetet e Javës Amerikane, në kuadër të 100-vjetorit të bashkëpunimit Shqipëri-Amerikë.

Java Amerikane nisi sot me një ceremoni që shënonte bashkëpunimin e veçantë midis Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Suedisë pas tërmetit shkatërrues në nëntor të 2019-ës.

Me mbështetjen prej 800,000 dollarë nga Fondi i Ambasadorëve për Ruajtjen e Kulturës (AFCP), Ambasada e Shteteve të Bashkuara financoi restaurimin e monumenteve të rëndësishme kulturore në Shqipëri, ndërsa çdo monument kishte nevojë për stabilizim kritik të menjëhershëm, metoda të ndërlikuara konservimi dhe rindërtime të shumta.

“Ju ftojmë të bashkoheni me ne për të admiruar Kalanë e saporestauruar të Prezës, e cila u inaugurua sot, në një ceremoni në nder të kontributeve të AFCP-së dhe të gjithë palëve të tjera që mbështetën këto përpjekje”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim iu bashkua ministres së Kulturës Elva Margariti, zëvendësministres së Kulturës Meri Kumbe, zëvendësambasadores suedeze Petra Burcher, Elena Mamanit dhe ekipit të Trashëgimisë Kulturore pa Kufij, për të festuar kullat e rinovuara të kështjellës dhe për të nderuar partneritetet e jashtëzakonshme që e bënë gjithçka të mundur.

“Urime arkitektëve, inxhinierëve dhe historianëve të përkushtuar, të cilët e bënë këtë projekt kaq të suksesshëm. Historia dhe trashëgimia e Kalasë së Prezës do të vazhdojë të edukojë dhe frymëzojë brezat e ardhshëm që do të vizitojnë këtë vend historik të bukur”, u shpreh Kim.

Ky program i Departamentit të Shtetit ka financuar jo vetëm restaurimin e objekteve të tjera kulturore të prekura nga tërmeti, por përgjatë viteve ka mbështetur restaurimin, ruajtjen dhe dokumentimin e shumë monumenteve dhe pjesëve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.

Mbi 11 projekte janë mbresëlënëse janë realizuar përmes këtij programi për të ruajtur kulturën e mrekullueshme të Shqipërisë.

Java Amerikane do të zhvillohet nga 15 maj deri në 21 maj. Në axhendën e aktiviteteve është parashikuar një javë plot me muzikë, kulturë dhe argëtim amerikan, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Kulturës dhe Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim./atsh/ KultPlus.com

Eklipsi Hënor: Pamje të bukura mbi qiellin e Prishtinës

Një eklips hënor është duke ndodhur mbi qiellin e Prishtinës.

Si mund ta shihni eklipsin?

Është krejtësisht e sigurt për të parë një eklips hënor me sy të lirë, sipas Petro. “Kjo është gjëja më e mirë për eklipset hënore është se ju nuk keni nevojë për pajisje tjetër përveç një pasion dhe interes për të qenë jashtë dhe një horizont të qartë,” tha tha Noah Petro, shefi i Laboratorit të Gjeologjisë Planetare, Gjeofizikës dhe Gjeokimisë të NASA-s.

Për kushte optimale shikimi, shmangni dritat edhe ndërtesat e larta që mund të pengojnë shikimin tuaj, tha ai. Ndërsa kulmi i eklipsit mund të zgjasë vetëm për një kohë të shkurtër, tonet e ngjyrës së kuqërremtë të hënës do të ndryshojnë gjatë natës, sipas Petro. Këto ndryshime e bëjnë këtë fenomen qiellor interesant për t’u parë gjatë gjithë eklipsit dhe jo në një moment të caktuar, tha ai. / KultPlus.com

Aristoteli: I dituri ndryshon nga i padituri sa i gjalli nga i vdekuri

Aristoteli ishte student i Platonit dhe ishte i pari që e kritikoi atë. 47 nga punët e tij kanë mbijetuar.

Aristoteli është i fundit nga filozofët e mëdhenj të antikitetit dhe konsiderohet si biologu i parë.

Ai themeloi shkencën e logjikës, shtroi terrenin për metodën shkencore dhe shkroi rreth shumë subjekteve.

Aristoteli ishte gjithashtu mentori i Aleksandrit të Madh për disa kohë. Ai ka pasur influencë të madhe në mendimin e Tomas Akuinit dhe për rrjedhojë mbetet një ndër influencat kryesore në edukimin dhe teologjinë katolike.

Aristoteli, një nga mendjet më të ndritura dhe më të thella të të gjitha kohëve, shkroi mbi shumë probleme dhe nga më të ndryshmet.

Me përjashtim të matematikës, lëroi të gjitha fushat e dijes, si politika, shkencat e natyrës, artin etj.

Rreth 120 veprat e tij formojnë një lloj enciklopedie, ku përfshihen njohuri nga të gjitha fushat e diturisë. Në të gjitha veprat e Aristotelit të bie në sy dashuria për të mirën dhe të vërtetën. Megjithëse e adhuronte dhe e nderonte shumë mësuesin e tij, filozofin Platon, në mjaft pikëpamje filozofike dhe estetike nuk ishte në një mendje me të. Në një nga veprat e tij thotë se midis miqve dhe së vërtetës është gjë e shenjë të duash më shumë të vërtetën.

Aristoteli, besonte se gjithçka ndodh për një arsye, gjithmonë. Dhe se çdo eksperiencë në jetën tënde, vjen për të të formuar dhe për të të sjellë në versionin tënd më të mirë. E vetmja gjë që e pengon këtë, është të kesh zgjuarsinë për ta parë.

2- Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti përshtat mjetet.

3- Demokraci është atëherë kur sundues janë të varfërit dhe jo të pasurit.

4- Shtresat e ulëta ngrenë krye për të qenë të barabartë, dhe të barabartët ngrenë krye sepse duan të jenë shtresë sunduese. Kjo është gjendja mendore që i krijon revolucionet.

5- Njerëzit i krijojnë zotat sipas vetes, jo vetëm për nga pamja, por edhe për nga mënyra e jetesës.

6- Edukimi i mendjes pa edukimin e zemrës nuk është aspak edukim.

7-Miku i të gjithëve nuk është miku i askujt.

8- Një qytet i madh nuk duhet ngatërruar me një qytet të populluar.

9-Miku i vërtetë është një shpirt në dy trupa.

10- Të gjitha veprimet njerëzore kanë një ose më shumë prej këtyre shkaqeve: fati, natyra, detyrimi, zakoni, arsyeja, pasioni, dëshira.

11- Në më të mirën e tij, njeriu është më fisniku i të gjitha kafshëve; po të mos ishin ligji dhe drejtësia ai do të ishte kafsha më e keqe.

12- Ka vetëm një mënyrë për të shmangur kriticizmin: mos bëj asgjë, mos thuaj asgjë dhe ji thjesht asgjë.

13- Gabimi vjen në shumë mënyra, ndërsa për të bërë gjërat siç duhet ka vetëm një rrugë.

14- Familja është shoqata e krijuar nga natyra për të siguruar nevojat e njeriut.

15- Dinjiteti nuk matet me titujt që zotëron, por me vetëdijen që i meriton.

16- Mirë është që në jetë ashtu si në gosti, të mos dalësh as i etur as i dehur.

17- Të këqijtë binden prej frikës, të mirët prej dashurisë

18- Droja është një stoli për të rinjtë, por një turp për të moçmit.

19- Trimëria është cilësia e parë njerëzore, sepse ajo është cilësia që i garanton të gjitha cilësitë e tjera.

20 -Demokraci është atëherë kur sundues janë të varfërit dhe jo të pasurit.

21- Shkollimi është parapërgatitja më e mirë për pleqërinë.

22- Ashtu si sytë e lakuriqëve janë të verbuar nga drita, për të njëjtën arsye edhe shpirtrat tanë janë të verbër përballë gjërave të cilat shihen më qartë se gjithçka.

23- Sikurse një dallëndyshe e vetme nuk sjell pranverë, sikurse si një ditë e vetme nuk sjell pranverë; ashtu një ditë, një kohë e shkurtër nuk e bën njeriun të bekuar e të lumtur.

24- Sikurse ne i duam sa të vërtetën aq edhe miqtë tanë, nderi na thotë që të parën ta respektojmë të vërtetën.

25- Lumturia varet nga ne.

26- Ai që ka shumë miq, nuk ka asnjë.

27- Ai që do të ishte një sundimtar i mirë, duhet së pari të ketë qenë i sunduar.

28- Ai që është i paaftë të jetojë në shoqëri, ose ai që nuk ka nevojë ngaqë i mjafton vetvetja, duhet të jetë ose një bishë, ose një perëndi.

29- Homeri i ka mësuar të gjithë poetët e tjerë artin e të treguarit të gënjeshtrave me zotësi.

30- Shpresa është një ëndërr që nuk fle.

31- E quaj më të zotin atë që i tejkalon dëshirat e tij se atë që i pushton armiqtë e tij; sepse fitorja më e vështirë është ndaj vetvetes.

32- Për të hartuar një fjalim njeriu duhet t’i studiojë tri pika: së pari, mjetet e arritjes së bindjes; së dyti, gjuha; së treti, organizimi i përshtatshëm i pjesëve të ndryshme të fjalimit.

33- Nga nëntë raste në dhjetë, gruaja shfaq më shumë dashuri sesa ndjen.

34- Shtresat e ulëta ngrenë krye për të qenë të barabartë, dhe të barabartët ngrenë krye sepse duan të jenë shtresë sunduese. Kjo është gjendja mendore që i krijon revolucionet.

35- Është shenja e një mendje të ditur të jetë e aftë që ta mirëpresë një mendim pa u pajtuar me të.

36- Njeriu nga natyra është një kafshë politike.

37- Njerëzit veprojnë më shumë për shkak të frikës se për shkak të respektit.

38- Fatkeqësia i tregon ata që nuk janë miq të vërtetë.

39- Shumë njerëz parapëlqejnë të japin më shumë dashuri se të marrin.

40- Nënat janë më të dashura se etërit për fëmijët e tyre, sepse ato janë më të sigurta se ata janë të tyret.

41- Natyra nuk bën asgjë kot.

42- Asnjë shpirt i shkëlqyer nuk është i përjashtuar nga përzierja me çmendurinë. Nuk ka ekzistuar kurrë një gjeni i madh pa njëfarë çmendurie.

43- Bukuria vetjake është rekomandimi më i madh se çdo letër reference.

44- Qëllimi i të mençurve është jo për të sjellë kënaqësi, por për të shmangur dhimbjen.

45- I ditur ndryshon nga i padituri sa i gjalli nga i vdekuri.

46 – Rrënjët e shkollimit janë të hidhura, por frutet janë të ëmbla.

47- Sekreti i humorit është befasia.

48- Shpirti nuk mendon kurrë pa një përfytyrim.

49- Ato që i di, bëji. Ato që nuk e kupton, mësoji.

50- Ne bëjmë luftë që të jetojmë në paqe. / KultPlus.com

Kryeministri Rama: Rilind Kalaja e Prezës, prej monumenteve më të dëmtuara nga tërmeti

Kalaja e Prezës është restauruar tashmë plotësisht, pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga Kalaja e restauruar, teksa u shpreh se, ka përfunduar puna për rilindjen e një prej monumenteve më të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019.

Rama tha se, restaurimi u mundësua falë Fondit të Ambasadorit të SHBA për trashëgiminë dhe angazhimit të një skuadre të shkëlqyer ekspertësh e punëtorësh shqiptarë

“Ja edhe puna e përfunduar mirë e bukur për rilindjen e një prej monumenteve më të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019, Kalaja e Prezës, që u mundësua falë Fondit të Ambasadorit të SHBA për trashëgiminë dhe angazhimit të një skuadre të shkëlqyer ekspertësh e punëtorësh shqiptarë”, theksoi kryeminisri.

Kalaja e Prezës ndodhet 22 km nga Tirana. Restaurimi i kalasë së Prezës, zbatuar nga CHwB Albania, nuk ishte i lehtë për shkak të shkallës së dëmtimit, por edhe teknikave të ndërtimit të saj. Ekspertët kanë bërë një punë e madhe, jo thjesht për të ringritur kullën apo për të restauruar muret, por për të “shëruar” të gjitha patologjitë e hasura gjatë ekspertizës së monumentit, për ta përforcuar, për ta bërë atë më rezistente ndaj lëkundjeve sizmike, por pa cenuar vetë monumentin.

Kalaja e Prezës është një kala tipike mesjetare. Lulëzimin më të madh e ka pasur në shekullin XV, por të dhëna të ndryshme i kanë shtyrë të mendojnë specialistët, se duhet të jetë ndërtuar që andej nga shekulli XIII – XIV. Kalaja ka shërbyer si pikë e fortifikuar për të mbrojtur Krujën nga rreziqet që mund t’i vinin nga deti./atsh/ KultPlus.com

Ushtarët ukrainas “ulin armët” për ta festuar fitoren në Eurovision

Një grup ushtarësh të Ukrainës lanë armët për një moment për të festuar triumfin e vendit të tyre në festivalin e Eurovisionit.

Nga një bodrum, ata u shprehën optimist se lufta do të ndalej dhe vitin e ardhshëm do të jenë në gjendje ta organizojnë festivalin më të madh të këngës europiane.

Kështu u zotua edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Pas triumfit në Eurovision, ai tha se vendi i tij do ta fitojë luftën dhe vitin e ardhshëm Festivali Europian i Këngës do të zhvillohet në Mariupoli, i cili është një nga qytetet që ka vuajtur më shumë pasojat e luftës, ku janë vrarë me mijëra persona. /A2CNN/ KultPlus.com

Fitoret e Ukrainës ndër vite në Eurovision (VIDEO)

Mbrëmë është mbajtur konkursi ndërkombëtar i këngës “Eurovision 2022”, ku fituese doli Ukraina, me këngën “Stefania” nga Kalush Orchestra.

Kjo nuk është fitorja e parë për Ukrainën në këtë konkurs këngësh. Ajo rrëmbeu vendin e parë edhe dy herë të tjera, transmeton Klankosova.tv

Fitoren e parë në Eurovision, Ukraina e pati një vit pasi hyri si garuese në këtë konkurs, pra në vitin 2004, ajo u shpall fituese në Stamboll të Turqisë, me “Wild Dances” nga Ruslana, ndërkaq 12 vjet më vonë doli prapë e para me këngën “1944” nga Jamala.

Fqinja e Ukrianës, Rusia, e cila në shkurt të këtij viti nisi pushtimin e këtij vendi, u shpall një herë fituese, në vitin 2008 në Beograd me këngën “Believe” nga Dima Bilan./ KultPlus.com