Çdo fazë e jetës ka dështimet dhe të bukurat e veta!
Në moshën tridhjetë vjeçare je i ri dhe i pasigurt, dyzet je i fortë dhe shpesh i lodhur, pesëdhjetë je i mençur e ndoshta edhe disi melankolik.
Dhe kur mbërrin në pragun e të tetëdhjetave, me raste të kap dëshira t’ia nisësh së gjithës nga e para.
Lind sërish nëpër kujtime dhe dashurohesh me të ardhmen.
Kjo është vetëm një nga thëniet e Sophia Loren, gruas plot pushtet në kinematografi, një prej aktoreve më të dashura e të njohura në botë.
Në vijim, ju njohim me disa nga shprehjet e saj më të bukura, që janë pjesë e frazeologjisë botërore, duke frymëzuar miliona gra.
“Kur shihem në pasqyrë, bëj tifozllëk për veten. Nuk pyes ‘a jam e mrekullueshme?’ apo ‘a jam e bukur?’ Jo! Ka të bëjë me atë se si ndihem, sa e sigurt dhe e lumtur jam. Ajo ka rëndësi”.
Kur ti je nënë, ti vërtetë nuk je vetëm në mendimet e tua. Një nëne i duhet të mendojë dy herë. Një herë për veten dhe një herë për fëmijën e saj.
Veshja e një femre duhet të jetë si një gardh telash me gjemba: që t’i shërbejë qëllimit pa e penguar shikimin.
Një grua mund të duket më mirë, nëse ndihet mirë nën lëkurën e saj. Këtu nuk hyjnë as fustani e as tualeti, por mënyra se si shkëlqen.
Ka një burim i pashtershëm rinie: është mendja jote, talenti yt, krijimet që ti sjell në jetën tënde dhe jetët e njerëzve që ti do. Kur ti mëson ta shfrytëzosh këtë burim, ti vërtet e ke mundur moshën.
Duhet ta gëzosh jetën. Gjithmonë të jesh me njerëz që i pëlqen, njerëz me të cilët ke bisedë të këndshme. Ka kaq shumë gjëra pozitive për të cilat të mendosh.
Nëse nuk ke qarë, sytë e tu nuk mund të jenë të bukur.
Gabimet janë pjesë e haraçeve që paguhen për një jetë sa më të plotë.
Duhet të jesh e lindur një sex symbol. Përndryshe nuk bëhesh dot. Nëse ke lindur me këtë cilësi, atëherë do ta kesh edhe kur të jesh 100 vjeçe.
Pas kaq vitesh, unë prapë jam e përfshirë në procesin e vetëzbulimit. Ishte më mirë ta shfrytëzoja jetën dhe të bëja gabime se të bëj një jetë të sigurt.
Seksi është si të lash fytyrën – diçka që do ta bësh, sepse duhet bërë. Seksi pa dashuri është absolutisht qesharak. Seksi pason dashurinë, asnjëherë nuk e paraprin.
Shumë njerëz mendojnë se i dëshirojnë gjërat, por ata nuk kanë vërtet forcën, disiplinën. Ata janë të dobët. Unë mendoj se njeriu arrin çfarë do, nëse ai e do vërtet shumë.
Kurrë nuk jam përpjekur t’i errësoj kujtimet e së shkuarës, edhe kur ato janë tejet të dhimbshme. Gjithçka që përjeton, të ndihmon që të jesh njeriu që je.
Për të përparuar në profesion, kërkohet shumë besim tek vetja. Prandaj disa njerëz, me talent mediokër, por me shtysa të brendshme të fuqishme, shkojnë shumë më përpara se njerëz me talent të madh.
Nuk gjen kënaqësi në punë, nëse nuk e bën punën që dëshiron. / KultPlus.com
Në vazhdën e ditëve dedikuar “Muajit të Kinematografisë Shqiptare”, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka kujtuar sot , filmin “Mësonjëtorja”, një nga prodhimet më të mira të Kinostudios si dhe grupin e aktorëve dinjitozë si Gulielm Radoja, Roza Anagnosti, Ardian Cerga, dhe të madhin Robert Ndrenika.
Filmi ishte një prodhim i vitit 1979, me regji të Muharrem Fejzos, skenar nga Natasha Lako dhe muzikën nga Limos Dizdari.
Dafina, e interpretuar nga Roza Anagnosti, një grua e re e shkolluar kthehet në qytetin e saj, për të hapur shkollën e parë për vajzat. Ajo ndeshet me pengesat dhe intrigat e thurura nga kreu i Sanxhakut. Për të ndaluar përpjekjet e Dafines, për ngritjen e shkollës, klerikët përpiqen të eliminojnë njerëzit që i vinin në ndihmë mësueses së re. Ata ckishërojnë dhe tentojnë të helmojnë xhaxhanë e saj, Stefan Bardhin si dhe i vënë flakën shkollës.
Filmi është një realizim-homazh për Rilindjen Kombëtare dhe përpjekjet e rilindasve për përhapjen e gjuhës shqipe./ atsh / KultPlus.com
Kryeministri Edi Rama ka folur për raportet Shqipëri-Serbi gjatë një interviste për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundschau”. Rama ka thënë se ka marrëdhënie të mirë personale më Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Gjatë intervistës kryeministri është shprehur se beson që pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë megjithëse theksoi se kjo do kohë.
Pyetje:Beogradi kohët e fundit është kthyer sërish drejt Rusisë. A ju shqetëson kjo?
Edi Rama: Historia bën diferencën. Kemi vuajtur shumë nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Kjo është arsyeja pse ne jemi pro amerikanë. Serbia ka një histori tjetër, por Beogradi nuk e mbështet në asnjë mënyrë luftën e Putinit. Por, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka një problem, pasi ekonomia e Serbisë është shumë e varur nga gazi dhe nafta ruse.
Pyetje:A keni marrëdhënie të mira me të?
Edi Rama:Ne kemi një marrëdhënie të mirë personale edhe pse herë pas here nuk pajtohemi. Për shembull, ai thotë “e ashtuquajtura Kosovë”. Unë them “shteti i pavarur i Kosovës”. Ne tani i zgjidhim mosmarrëveshjet tona në një mënyrë të civilizuar.
Pyetje: Miliona shqiptarë jetojnë në disa shtete, përfshirë Kosovën. Fakti që Serbia ende nuk e njeh Kosovën a ndikon në integrimin e Shqipërisë në BE?
Edi Rama:Ne jemi një komb, i njëjti gjak dhe flasim të njëjtën gjuhë. Por, ne jetojmë në dy shtete. Pajtimi mes qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë do të marrë kohë. Kush do ta kishte menduar se gjermanët dhe francezët do të ishin sërish partnerë të ngushtë kaq pak vite pas Luftës së Dytë Botërore? Vizioni dhe lidershipi politik nevojiten për të çuar përpara këtë proces. Por, ky proces do të ndodhë, jam i sigurt. Nuk ka kthim pas.
Rama e quajti një “turp për BE-në” faktin që qytetarët e Kosovës ende kanë nevojë për një vizë për të hyrë në Bashkimin Europian.
Pyetje: Qytetarët e Kosovës ende kanë nevojë për vizë për të hyrë në BE. Çfarë lidhje ka kjo me integrimin më të mirë të Ballkanit Perëndimor?
Edi Rama:Ky është turp për BE-në! Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në kontinentin tonë që nuk lejohen të udhëtojnë të lirë. Ata kanë jetuar më parë në ish-Jugosllavi dhe Serbi dhe kanë qenë të lirë të udhëtojnë. Dhe tani? A janë të pavarur dhe të lirë nga diktatura apo çlirimtarët i mbajnë në një lloj burgu?/Gazeta Express/KultPlus.com
“Ramë Lahaj International Opera Festival”, festivali i parë Operistik në Kosovë po bënë përgatitjet e fundit për të sjell një edicion special që pritet të ngjallë emocione të forta te publiku. Artistët që do të jenë pjesë e këtij festivali, janë artistë të dëshmuar dhe me magjinë e tyre do ta përthekojnë secilën natë të këtij edicioni, shkruan KultPlus.
Themeluesi i këtij festivali, tenori i famshëm, Rame Lahaj është kujdesur që të sjell sa më shumë veçanti e madje edhe të mbuloj zbrastësitë që ekzistojnë në skenën tonë muzikore.
Duke pas parasysh mungesën e madhe në Kosovë dhe rajon të një instrumenti shumë specifik siç është Harpa, RLIOF këtë vit po sjell në Prishtinë harpistin e shquar italian Antonio Ostuni i cili do t’i bashkohet Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës në një mbrëmje gala “Rame Lahaj & Friends” dhe njëkohësisht do të mbajë një Masterclass 3 ditor me studentët e Harpës dhe Pianos.
Lahaj ka njoftuar se Masterclass-i do të zhvillohet në Sallën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në datat:
25 korrik / 19:30 – 21:00
26 korrik / 16:00 – 18:00
27 korrik / 16:00 – 18:00
“Ftojmë Harpistë e Pianistë të na bashkohen përgjatë 3 ditëve në workshop rreth këtij instrumenti kaq delikat e magjepsës”, ka shkruar Rame Lahaj./ KultPlus.com
Suksesi në “American Got Talent” i hap derën e famës vëllezërve Balla nga Shqipëria. Me një performancë cirku, dy talentët shqiptarë lanë pa fjalë jurinë dhe publikun dhe kjo performancë ju siguroi atyre pjesëmarrjen në videoklipin e një këngëtari të famshëm në SHBA.
Vëllezërit Balla, të ftuar në “Ditë e Re” në RTV Ora kanë zbuluar mbi bashkëpunimet dhe kontratat që kanë ardhur pas suksesit që korrën me performancën e tyre në America Got’s Talent.
Ata shprehen se pjesëmarrja dhe suksesi që patën në këtë format i ka ndihmuar mjaft dhe pas përfundimit të saj pasi do të kenë bashkëpunime dhe me këngëtarë të famshëm në Amerikë.
“Çdo TV Show ka ato kontratat dhe gjërat që mund ti flasim ose jo. Po kemi pasur shumë kontakte dhe kontrata. Ajo çfarë mund të them për momentin, që na lejohet të thuhet është bashkëpunimi që kemi me një nga këngëtarët më “in” në Amerikë. Shumë shpejt do bëhen xhirimet e videoklipeve dhe Balla Brothers do jenë pjesë e videoklipit”, ka thënë Artan Balla.
Krejt çka mund të bëjmë tani është të presim se kush do të jetë artisti që i ka përfshirë në videoklipin e tij dy djemtë shqiptarë. / KultPlus.com
Trafikimi i qenieve njerëzore, përfshirë fëmijët, vazhdon të jetë shqetësim në Shqipëri, megjithë uljen e numrit të personave të trafikuar dhe shtimin e masave për parandalimin e fenomenit. Sipas ekspertes së UNICEF-it për programin e antitrafikimit, Sonila Pema, në të gjithë vendin janë evidentuar rreth 13 mijë persona të trafikuar ose në rrezik për t’u trafikuar. Kjo ka shtyrë UNICEF-in për të ngritur katër grupe pune me ekspertë në 6 prej qarqeve të vendit, për të identifikuar situatën e trafikimit në Shqipëri.
“Kemi ngritur katër ekipe lëvizëse për identifikimin e viktimave të mundshme apo viktimave të trafikimit në Shqipëri dhe, që nga fillimi deri në momentin që jemi duke folur, përfshirë Shkodrën, janë identifikuar 144 viktima të mundshme apo viktima të trafikimit në Shqipëri”.
Pjesa më e rrezikuar për trafikim janë fëmijët, një pjesë e tyre trafikohen drejt Anglisë apo vendeve të tjera të BE nga vetë prindërit. Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se, vetëm gjatë vitit të kaluar, u regjistruan 109 fëmijë si viktima të mundshme të trafikimit, tre fëmijë të tjerë të trafikuar, ndërsa 67 fëmijë kërkuan azil në vendet e BE.
Këta persona, thotë ekspertja e UNICEF-it për programin e antitrafikimit, Sonila Pema, kalojnë në një proces referimi, në mekanizmin kombëtar të referimit, për të fituar ose jo statusin e viktimës së trafikimit, gjë që u mundëson mbështetje në procesin e riintegrimit.
“Janë rreth 300 persona që kanë marrë mbështetje të drejtpërdrejtë si viktima të mundshme apo viktima të trafikimit. Pa harruar edhe fëmijët e tyre, të cilët janë mbështetur nga shërbimet drejtpërdrejtë. Kjo për të kuptuar që në vend ka organizata, ka edhe institucione shtetërore, që mbështesin dhe japin shërbime për integrimin e tyre”.
Shkodra është një nga 6 qarqet e Shqipërisë ku UNICEF-i po punon për identifikimin e viktimave të trafikimit. Drejtuesja e komitetit rajonal për luftën kundër trafikimit, Majlinda Angoni, thotë se janë një numër strukturash dhe organizatash që po bashkëpunojnë për ndërgjegjësimin e komunitetit si dhe evidentimin e viktimave, ose viktimave të mundshme të trafikimit. Ajo shton se edhe në Qarkun e Shkodrës janë evidentuar raste të trafikimit.
“Që nga viti i kaluar kemi trajtimin e 9 rasteve të viktimave të trafikimit ose viktimave të mundshme të trafikimit që, së bashku me disa organizata joqeveritare, po bëhet trajtimi dhe rehabilitimi i këtyre viktimave. Themi se rastet janë në ulje”.
Për momentin, shton zonja Angoni, shqetësues mbetet situata në dy pikat kufitare me Malin e Zi, ku grumbullohen një numër i madh qytetarësh të komunitetit rom dhe egjyptian, duke krijuar një situatë të rrezikshme për trafikim. Drejtuesja e komunitetit rajonal për luftën kundër trafikimit thotë se janë evidentuar edhe kategoritë e personave të trafikuar ose në rrezik për trafikim.
“Vijnë nga familje me probleme të theksuara jo vetëm ekonomike, vijnë nga martesa të hershme, vijnë nga kushte sociale jo të mira. Pra, që gjithmonë janë në risk për këtë fenomen”.
Sipas ekspertëve të UNICEF-it, vazhdon të jetë shqetësues numri i ulët i trafikantëve të arrestuar dhe dënuar nga drejtësia shqiptare. Ndërkohë, ekspertja për programin antitrafik në UNICEF, Sonila Pema, thotë se kjo organizatë i është drejtuar qeverisë shqiptare me kërkesën për hartimin e një ligji të veçantë për integrimin e viktimave të trafikimit, pasi një ligj i tillë mungon deri tani./VOA / KultPlus.com
Franca ka evakuuar më shumë se 16 mijë njerëz të kërcënuar nga zjarret në jugperëndim, pasi zjarret u përhapën edhe në Spanjë, Kroaci dhe Greqi.
Autoritetet në Gironde të Francës, një rajon i njohur turistik, kanë evakuuar rojet nga kampingjet – turistët u larguan më herët. Zjarret janë përhapur në zonat Teste-de-Buch dhe Landiras.
Në Spanjën jugore, më shumë se 3 mijë e 200 njerëz u larguan nga zjarret në kodrat Mijas, megjithëse më vonë disa mundën të ktheheshin.
Zjarret e Portugalisë janë vënë nën kontroll për momentin.
Më shumë se 1000 vdekje i janë atribuar vapës në Portugali dhe Spanjë ditët e fundit. /Express / KultPlus.com
Universiteti i Prishtinës ka shkruar mbrëmë historinë, duke u shpallur kampion i botës në hendbollin universitar.
Ekipi nga Kosova mundi Universitetin Kangwon të Koresë së Jugut 33:30, në finalen e Kupës së Botës, të zhvilluar për një javë në Prishtinë.
Finalen nga afër e ndjekën edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, kryeministri Albin Kurti, zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani dhe personalitete tjera të larta nga FISU dhe organizatori, Federata e Sportit Universitar.
Kësaj fitoreje ju gëzua shumë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili bëri një reagim të menjëhershëm në Facebook.
Kurti është shprehur se Kosova po vendoset në hartën e e shteteve që organizojnë ngjarje ndërkombëtare.
Ky është postimi i plotë i kryeministrit:
Një fundjavë me shumë aktivitete sportive ndërkombëtare me nikoqire Republikën e Kosovës.
Sonte ndoqa finalen e meshkujve të Kupës Botërore të Hendbollit Universitar, në të cilën djelmoshat e Kosovës u shpallën kampion. Ndeshja finale u luajt ndërmjet Kosovës dhe Koresë së Jugut. Fituam 33:30! Kënaqësi e veçantë atëherë kur kupën botërore e fiton në shtëpinë tënde. Shumë urime të gjithë sportistëve dhe studentëve të Kosovës!
Pas palestrës 1 tetori në Prishtinë, u ktheva në sheshin “Zahir Pajaziti” në atmosferën fantastike të cilën e ka sjell në kryeqytet aktiviteti ndërkombëtar 3×3 Challenger Prishtina. Në një ndeshje tejet të barabartë, në vazhdime ekipi i Antëerp-it të Belgjikës e mundi 18:17 atë të Friburg-ut të Zvicrës.
Të dyja këto aktivitete janë mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Turizmi sportiv është politikë e veçantë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përmes së cilës po e vendosim Kosovën në hartën e shteteve që organizojnë ngjarje ndërkombëtare, gjersa iu ofrojmë të rinjëve tonë mundësinë që të ndjekin këto aktivitete nga afër. / KultPlus.com
Thënie të njohura nga Zhan de la Fonten. Ai ishte poeti kombëtar i Francës, njëri ndër krijuesit më prodhimtarë në botë që shkroi pothuaj në të gjitha gjinitë, por shkëlqeu veçanërisht me fabulat e mrekullueshme, të cilat e vunë në radhët e fabulistëve më të mëdhenj të botës.
Një stomak i uritur nuk mund të dëgjojë.
Njeriu shpesh e takon fatin e tij në rrugën që mori për ta shmangur atë.
Një pesimist dhe një optimist, sa është i keq njëri, aq është i mirë tjetri.
Kushdo që i është besuar pushteti do ta keqpërdorë atë nëse nuk ka shpirtin e dashurisë për të vërtetën dhe virtutin, pavarësisht se ai është një princ apo një cilido nga radhët e popullit.
Dije mirë se të gjithë llafazanët jetojnë në kurrë të atyre që i dëgjojnë. Më mirë një lypsar i gjallë dhe një perandor i vdekur. Sa të rroni, mos pranoni t’i gjykoni njerëzit nga pamja e jashtme.
Veprat më të shkurtra janë më të mirat.
Nga puna që bën njihet punëtori.
Vdekja nuk e gjen kurrë në befasi njeriun e mençur, ai është gjithmonë gati të largohet.
Veshur me lëkurën e luanit, gomari përhapi frikën gjithandej.
Njerëzit i besojnë lehtësisht gjithçkaje që i druajnë apo e dëshirojnë.
Secili i ka gabimet që rëndom i përsërit: as frika, as turpi nuk na shëron prej tyre.
Miqësia është hija e mbrëmjes, e cila rritet duke perënduar dielli i jetës. Ndihmoje veten dhe Zoti do të të ndihmojë ty.
Unë përkulem dhe nuk thyhem.
Më kollaj se askush fajësohet Fati.
Është kënaqësi e dyfishtë ta mashtrosh mashtruesin.
Është e pamundur ta kënaqësh gjithë botën dhe babain e dikujt.
As pasuria, as madhështia nuk na bëjnë dot të lumtur.
Kurrë mos ia shit lëkurën ariut përpara se ta kesh vrarë.
Nuk ka gjë më të rrezikshme se një mik injorant; më mirë është të kesh një armik të zgjuar.
Nuk ka gjë më të rrezikshëm se një mik që nuk e ruan sekretin, edhe një armik fisnik është më i mirë.
Njerëzit duhet ta ndihmojnë njëri tjetrin, ky është ligj.
Njerëzit që nuk bëjnë zhurmë janë të rrezikshëm.
Dashuria e vërtetë është e rrallë, miqësia edhe më e rrallë.
Parimi i njeriut është: më mirë vuaj se vdis.
Trishtimi largohet tutje me flatrat e kohës.
Argumenti i më të fortit është gjithmonë më i miri.
Pasioni më i fortë është frika.
Nuk ka rrugë të shtruar me lule që çon tek lavdia.
Për njerëz të urtë nuk ka asgjë të padobishme.
Na pëlqen t’i shohim të tjerët, por nuk na pëlqen që të tjerët të shohin nëpërmjet nesh.
Ne duhet të qeshim para se të jemi të lumtur, nga frika se do të vdesim pa qeshur ndonjëherë./ KultPlus.com
‘I will survive’ është një këngë e cila është lansuar në vitin 1978 nga këngëtarja e njohur amerikane Gloria Gaynor, shkruan KultPlus.
Kjo këngë edhe pas katër dekadash vazhdon të dëgjohet e të konsiderohet një himn për gratë në mbarë botën, një këngë që flet për të qenit një grua e fuqishme e cila pa marrë parasysh gjithçka do t’ia dalë të triumfojë, apo siç thuhet në këngë, të mbijetojë.
Kënga është shkruar nga Freddie Perren dhe Dino Fekaris dhe përgjatë viteve është shpërblyer me shumë çmime prestigjioze në fushën e muzikës.
Më poshtë gjeni videon dhe tekstin e këngës.
At first I was afraid, I was petrified Kept thinkin’ I could never live without you by my side But then I spent so many nights thinkin’ how you did me wrong And I grew strong, and I learned how to get along
And so you’re back, from outer space I just walked in to find you here with that sad look upon your face I should have changed that stupid lock I should have made you leave your key If I’d have known for just one second you’d be back to bother me
Go on now, go, walk out the door Just turn around now, ’cause you’re not welcome anymore Weren’t you the one who tried to hurt me with goodbye? Did you think I’d crumble? Did you think I’d lay down and die?
Oh no, not I, I will survive Oh, as long as I know how to love, I know I’m still alive I’ve got all my life to live, and I’ve got all my love to give And I’ll survive, I will survive, hey hey
It took all the strength I had, not to fall apart Just tryin’ hard to mend the pieces of my broken heart And I spent oh so many nights just feeling sorry for myself I used to cry, but now I hold my head up high And you see me, somebody new I’m not that chained up little person still in love with you And so you felt like droppin’ in and just expect me to be free Well now I’m saving all my lovin’ for someone who’s lovin’ me
Go on now, go, walk out the door Just turn around now, ’cause you’re not welcome anymore Weren’t you the one who tried to break me with goodbye? Did you think I’d crumble? Did you think I’d lay down and die?
Oh no, not I, I will survive Oh, as long as I know how to love, I know I’m still alive I’ve got all my life to live, and I’ve got all my love to give And I’ll survive, I will survive, oh
Go on now go, walk out the door Just turn around now, ’cause you’re not welcome anymore Weren’t you the one who tried to break me with goodbye? Did you think I’d crumble? Did you think I’d lay down and die?
Oh no, not I, I will survive Oh, as long as I know how to love, I know I’m still alive I’ve got all my life to live, and I’ve got all my love to give And I’ll survive, I will survive, I will survive. / KultPlus.com
Universiteti i Prishtinës ka shkruar historinë, duke u shpallur kampion të botës në hendbollin universitar.
Ekipi nga Kosova mundi Universitetin Kangwon të Koresë së Jugut 33:30, në finalen e Kupës së Botës, të zhvilluar për një javë në Prishtinë.
Finalen nga afër e ndjekën edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, kryeministri Albin Kurti, zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani dhe personalitete tjera të larta nga FISU dhe organizatori, Federata e Sportit Universitar. /KultPlus.com
Kur Jenny Hibbert iu drejtua fotografisë si një shpërqendrim gjatë divorcit të saj të vështirë, ajo nuk e dinte se kjo do ta çonte anembanë globit dhe do ta sillte ballë për ballë me disa nga grabitqarët më të mëdhenj në botë, shkruan BBC.
Stërgjyshja, 70 vjeçare, ka vizituar Mongolinë, ku ka ecur deri në 19 milje në ditë në kushte temperature, -25C.
Ajo ka udhëtuar edhe në Arktik, ku u ndoq nga një ari polar, si dhe në Japoni dhe Poloni.
Por vendi i saj i preferuar është Finlanda ku ajo fotografon grabitqarin më të madh të Evropës – ariun e murrmë.
Tani një nga fotografitë e saj është pjesë e një ekspozite që do të udhëtojë nëpër Mbretërinë e Bashkuar dhe aktualisht ndodhet në Qendrën Tregtare të Swansea Quadrant.
Fotoja e saj e një ariu kafe që ruan vrasjen e tij, një dre, është bërë në udhëtimin e saj më të fundit në Finlandë në prill, transmeton KultPlus.
Ajo tha se shpreson se një ditë do të jetë në gjendje të shkojë në Alaskë për të fotografuar arinjtë duke kapur salmon dhe Parkun Kombëtar Yellowstone në dimër.
Por tani për tani ajo po kalon kohën e saj në Swansea, duke drejtuar Ekspozitën Ndër-Federative të Aleancës Fotografike të Britanisë së Madhe.
Ai përmban 150 fotografi nga fotografë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, të zgjedhura nga një koleksion prej 1,300.
Ekspozita Interfederative e Aleancës Fotografike të Britanisë së Madhe do të jetë në Qendrën Tregtare Quadrant të Swansea deri më 30 korrik. /KultPlus.com
Ti në kanape tani dremit Ndofta gjumi ende s’të ka zënë, Abazhuri mbi qerpikë ndrit Libri nga gishtërinjtë të ka rënë.
Para teje ndal mendimi im: Jemi dashuruar edhe sharë Jemi ndarë shpesh në udhëtim, Por drejt njeri-tjetrit kemi ngarë.
Dhoma hesht e rruga larg gjëmon Ti sheh ëndrra kaltëroshe shumë Unë, ndonëse pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam njeri pa gjumë. Të kam pasur ëndërr çast e orë, Ëndërr të trishtuar dhe të mire Po të jem vërtetë një Pitagorë Ti je teorema më e vështirë… /KultPlus.com
Alpinistja më e njohur nga Kosova, Uta Ibrahimi, ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të bashkohen me të në vrapim nëpër Malet e Sharrit, shkruan KultPlus.
E njohur për ngjitje nëpër malet e majat më të ndryshme të botës, aktiviteti i radhës për Utën do të jetë vrapimi në Malet e Sharrit.
Postimi i plotë i saj:
“Sot n’Sharr
Kanë mbet edhe 48 ditë për me u ba gati e me vrapu në Malet e Sharrit, në garën e vetme në Ballkan mes dy shteteve, Kosovë e Maqedoni, High Scardus Ultra
Sharri, vargmal magjik, e qe jemi me fat që e kemi, na lidh me Shqipërinë e Maqedoninë, na lidh njerëzit mes vete, na lidh me vetën, na bjen gëzim, dashni, e xixa në sy!
Kemi me vrapu për me e promovu jetën e shnetshme, vendin tonë, kulturën e traditën e maleve të Sharrit … por ma së shumti, kemi me vrapu për me mbrojt Sharrin #vrapopersharr #runforsharr
Bashkohuni. Regjistrohuni! Merrni shoqet / shokët, janë 3 diciplina (20, 50 dhe 100km) e njona prej tyne, gjithqysh që ka me ju përshtat!”, thuhet në postim. /KultPlus.com
Përparim Rama ka njoftuar se artisti Alban Muja po rikthen në memorie gabimet e së shkuarës, që kanë rezultuar në degradim të Prishtinës, shkruan KultPlus.
Në kuadër të “Manifesta 14”, artisti Alban Muja ka bërë një “ndërtim ilegal” në mes të Prishtinës.
Postim i plotë i Ramës:
“Ndërtimet pa leje na kujtojnë një periudhë kohore të Kryeqytetit të cilën nuk do të lejojmë të përsëritet!
“Ky ndërtim legal – ilegal” në mes të Prishtinës, është vepër e artistit Alban Muja në kuadër të Manifesta Biennial, por që rikthen në memorien tonë gabimet e së shkuarës, të cilat kanë rezultuar në degradimin e Prishtinës.
Alban Muja sot jeton në Berlin dhe arti i tij vazhdon të vlerësohet nga kritik me renome botërore te artit.
Për mua, si Kryetar i Kryeqytetit, është kënaqësi e veçantë të shoh që artistët tanë, rikthehen në kryeqytet me veprat dhe talentin e tyre duke kthyer kështu edhe vëmendjen ndërkombëtare të artit dhe medias në Prishtinë”, thuhet në postimin e të parit të Prishtinës. /KultPlus.com
“Guximi është çelësi i gjithçkaje në jetë. Shumë njerëz kanë lindur në situata, në të cilat janë shprehur: “Unë kurrë nuk do të dal prej kësaj situate” dhe nuk ia dalin. Unë them se është faji i tyre që nuk guxojnë ta ndryshojnë jetën dhe situatat e jetës së tyre.
Të gjithë mendojnë se këto mesazhe që ne japim, janë të kota. Mendojnë se janë thjesht disa fjalime që ne i bëjmë për të fituar vëmendje, sepse ne jemi të famshëm tashmë.
Këto janë thjesht mendime nga persona që e kanë vendosur të mos kenë sukses në jetë. Çdo person mund t’ia dalë në jetë. Edhe suksesi im s’ka qenë i lehtë. Kam kaluar nëpër një rrugë të gjatë e të vështirë. Ka pasur edhe për mua ditë, kur kam thënë: “Nuk kam për t’ia dalë mbanë. Është më mirë të nis diçka tjetër. Thjesht, jo më aktrim”.
Por gjithmonë ndodhte diçka që më shtynte akoma më fort të vazhdoja përpara. Mendoni se nuk kishte apo nuk ka persona më të talentuar se unë? Sigurisht që ka. Por ata ndoshta s’kanë guximin të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të përpiqen t’i arrijnë ato.
Unë e di që në çdo aspect duhet edhe fati, por fati shkon me ata që përpiqen. Ndaj, ja ku jam unë sot. Po qëndroj sot përpara gjithë jush.
Rregulli kryesor është ky, nëse e beson se mund ta bësh diçka, do ta bësh. Mos hiqni dorë nga ato që doni t’i arrini. Gjëja që unë i them çdo të riu, është të mos heqin dorë, sepse kur nuk përpiqesh, e ke të sigurtë humbjen.
Kuptoje se çfarë do, “ndërto” një rrugë në mendjen tënde dhe përpiqu ta ndjekësh atë me gjithë përkushtimin tënd. Ndiqi gjithmonë ëndrrat e tua!”/bota.al /KultPlus.com
Më 21 korrik në sallën “Bodgani Polis” nën katedralën Nënë Tereza do të mbahen një koncert prej 31 muzikantësh nga Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor, shkruan KultPlus.
Të enjten, më 14 korrik, kanë nisur provat për 30 muzikantë të rinj nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Ata janë mbledhur në Prishtinë për 8 ditë intensive përgatitjeje nën dirigjentin dhe pianistin Desar Sulejmani, pas së cilës do të shkojnë në një turne koncertesh në Ballkan, pas një muaji me një turne koncertesh në Gjermani. Kjo përzierje e të rinjve nga të gjitha anët e Ballkanit Perëndimor, të bashkuar nga pasioni i tyre për muzikën, ilustron fuqishëm fuqinë e arteve për të kapërcyer kufijtë kombëtarë dhe etnikë.
Koncerti inagurues do të mbahet të enjtën në Prishtinë, ku edhe do të luhen vepra të ndryshme të Chopin, Grieg, Tansman, Shostakovich, si dhe një premierë botërore e kompozitorit shqiptar, Gerti Druga.
Koordinatori i aktiviteteve të orkestrës, Pierre Weber, në një intervistë për KultPlus ka deklaruar se këto vepra që do të luhen më 21 korrik nga orkestra, do të jenë nën drejtimin e dirigjentit dhe pianistit shqiptar, Desar Sulejmani.
“Orkestra do të jetë nën drejtimin e dirigjentit dhe pianistit shqiptar Desar Sulejmani. Por ai do t’u japë edhe dy dirigjentëve të rinj mundësinë për të ndarë skenën me të”.
Pse Kosova?
I pyetur nga KultPlus në qoftë se ka ndonjë arsye specifike pse zgjodhën Kosovën për të mbajtur koncertin, Weber thotë se ekziston një arsye e tillë specifike.
“Po! Ky projekt është vazhdimësi e Akademisë Evropiane të Muzikës Verore (ESMA), e cila zhvillohet çdo vit në Kosovë që nga viti 2012. Pra, ne kemi sjellë sërish muzikantë të rinj në Prishtinë për të praktikuar dhe studiuar, në traditën e ESMA-s, e më pas në performojnë së bashku si një orkestër. Por pas këtij koncerti të parë në Prishtinë, ata do të shkojnë së bashku në një turne ballkanik dhe do të luajnë në Shkup, Novi Sad, Mostar dhe Kotorr. Dhe më pas në gusht, i gjithë grupi do të shkojë së bashku në Gjermani për një seri koncertesh në Berlin, Königswinter, Kassel, Aachen dhe Essen”.
Procesi i provave
Kanë kaluar 2 ditë që kanë nisur provat, si po shkojnë punët? Jemi shumë të lumtur se si po zhvillohen gjërat! Niveli i muzikantit është shumë i lartë dhe orkestra tashmë tingëllon jashtëzakonisht mirë vetëm pas kaq pak praktikë. Kjo është një shenjë shumë e mirë për koncertin e parë të së enjtes!
Weber njofton se për shkak të mungesës së kohës, nuk do të realizojnë ndonjë koncert tjetër këtu.
“Fatkeqësisht jo, sepse nuk do të kemi kohë. Muzikantët e rinj ushtrojnë shumë intensivisht së bashku si orkestër, por edhe në grupe më të vogla dhe madje edhe individualisht nën drejtimin e muzikantëve të shquar nga BE-ja. Këto prova mbushin gjithë ditën. Por nuk kam dyshim se muzikantët tanë të rinj ende e gjejnë energjinë për të festuar së bashku natën”.
Energjia e jashtëzakonshme e muzikantëve të rinj nga Ballkani Perëndimor
“Pikërisht, ata janë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të listuara më sipër, me një të ftuar gjithashtu nga Gjermania. Kjo krijon shumë ngjyra dhe shumëllojshmëri, shumë gjuhë të ndryshme. Gjithashtu, mbani mend, këta janë të gjithë rini, studentë ende, dhe kanë shumë energji! E bukura është se ata janë të gjithë muzikantë dhe se janë jashtëzakonisht të përqendruar të japin maksimumin e tyre që kjo orkestër të tingëllojë sa më mirë. Kjo do të thotë se bashkëpunimi është jashtëzakonisht i lartë”, shprehet Weber.
Autor i fotos: Besnik Hamiti
Udhëtimi së bashku nëpër Evropë
Pas Prishtinës, siç njofton Weber, ata do të udhëtojnë në Shkup (21/7), Novi Sad (24/7), Mostar (26/7) dhe Kotorr (28/7).
“Fatkeqësisht këtë vit Shqipëria nuk është në agjendë. Por ne luajtëm atje vitin e kaluar në tetor. Dhe në gusht orkestra do të performojë në pesë qytete të Gjermanisë. Ky grup të rinjsh do të udhëtojnë shumë së bashku”.
Mundësia që (nuk) ekziston
“Kjo orkestër synon gjithashtu t’u japë muzikantëve të rinj kosovarë mundësinë që të trajnohen dhe praktikojnë me muzikantë të klasit botëror dhe të përjetojnë udhëtime në turne në Ballkan dhe BE. Të gjithë e dimë se udhëtimi është akoma më i vështirë për qytetarët kosovarë, prandaj të rinjtë nga këtu kanë më pak mundësi për të mësuar dhe ekspozuar jashtë vendit sesa bashkëmoshatarët e tyre nga rajoni dhe BE-ja. Ky projekt dëshiron t’u japë atyre këtë mundësi. Gjëja e dytë që duhet të themi është se njerëzit dhe institucionet në Kosovë kanë qenë jashtëzakonisht përkrahës dhe na kanë ndihmuar shumë për organizimin e këtij turneu. Një falënderim i madh u detyrohet atyre”, përfundon Weber, duke shtjelluar edhe një herë tjetër energjinë e madhe që kanë të rinjtë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor është një iniciativë e Artium Eudora, një OJQ me qendër në Prishtinë që po promovon artin si një mjet për përparimin individual dhe shoqëror. WBYO ekziston që nga viti 2020, kur realizoi disa regjistrime kibernetike – e vetmja mundësi gjatë kulmit të pandemisë. Orkestra shkoi në turne për herë të parë në tetor 2021 dhe në maj 2022 luajti me rastin e Ditës së Evropës në Novi Sad.
Pas koncertit në Prishtinë, orkestra do të vazhdojë turneun e saj në Shkup, (22 korrik), Novi Sad (24 korrik), Mostar (26 korrik) dhe Kotorr (28 korrik). Në gusht, muzikantët e rinj do të ekspozohen për herë të parë para audiencës gjermane me koncerte në Berlin, Kassel, Königswinter, Aachen dhe Essen.
Turneu i WBYO 2022 është mundësuar nga mbështetja bujare e Klubit Rotary Aachen/Land, BE-së në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Drejtorisë së Përgjithshme të BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Engagement Global, Ministrive të Jashtme të Gjermanisë dhe Luksemburgut, Ambasada e Republikës Çeke në Kosovë, si dhe Forumi Kulturor Austriak në Serbi. /KultPlus.com
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot policët, pjesëmarrës në aksionin e mbrëmshëm kundër kontrabandës në Leposaviq, përfshirë ata që u lënduan, dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
Policia jonë çdo ditë demonstron vendosmëri dhe shkathtësi për të siguruar ligjshmërinë në tërë territorin e Republikës. Përderisa puna profesionale e policëve ka arritur të sjell personat e dyshuar para drejtësisë, kjo e fundit, në këtë rast Prokuroria, liron njërin të dyshuar në procedurë të rregullt, sipas pohimeve të policëve.
Kurti shprehu falënderim dhe mirënjohje të thellë për trimërinë dhe profesionalizimin e tyre për të qenë në krye të detyrës, teksa u uroj shërim të plotë sa më të shpejtë.
Ai theksoi që shteti ligjor dëshmohet me punën e zellshme të prokurorisë dhe efikase të gjyqësorit. Në mungesë të këtyre të fundit, aksionet e Policisë e me këto sigurimi i rendit publik, mbeten të papërfunduara. E për të dëshmuar përkushtimin dhe aftësinë në vendosjen e sundimit të ligjit, duhet pritur veprimet e mëtutjeshme të prokurorisë, u shpreh ai.
Kurti shtoi se luftimi i krimit të organizuar dhe vendosja e rendit dhe ligjshmërisë mbeten ndër prioritetet kryesore të Qeverisë dhe se për këtë Policia e Kosovës gjithmonë do ta ketë mbështetjen e plotë. /KultPlus.com
E gjithë bota e shikoi me tmerr më 24 shkurtin ndërsa Rusia nisi një pushtim të “ri” të plotë ndaj Ukrainës. Që nga shpërthimi i pushtimit, luftimet e përgjakshme dhe sulmet ndaj civilëve kanë rezultuar në të paktën dhjetëra mijëra vdekje, zhvendosje të 12 milionë ukrainasve jashtë ose brenda vendit dhe të paktën 100 miliardë dollarë dëme në infrastrukturë. Dhe gati pesë muaj më vonë, nuk ka fund për konfliktin brutal.
Më 17 tetor të vitit 1979, Nënë Tereza kishte fituar çmimin “Nobel” për paqe, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani. /KultPlus.com
Gjyqtari ndërkombëtar i Kosovës, Genc Nuza është deleguar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në ndeshjen e rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, ndërmjet skuadrës sllovake, MFK Ruzomberok dhe asaj letone, Riga FC.
Nuzës do t’i asistojnë dyshja Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, teksa gjyqtar i katër do të jetë Dardan Çaka.
Kjo ndeshje zhvillohet më 21 korrik në “Štadión MFK Ružomberok” me fillim në orën 18:30. /KultPlus.com
Filmi “Ditë e Kuqe” i metrazhit të shkurtër me regji të Besim Ugzmajlit, është shpallur filmi më i mirë në KO:SH FILM FEST / National Competition, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur pikërisht regjisori Ugzmajli, i cili ka uruar gjithë ekipin për këtë sukses.
Muajt e fundit, filmi “Ditë e Kuqe” ka qenë pjesëmarrës në disa festivale të ndryshme ndërkombëtare.
Përpjekja e jashtëzakonshme e një gruaje dhe vajzës së saj për të zënë vend në një shoqëri të kontaminuar patriarkale, përpjekja për të marë atë që ato meritojnë dhe kërkojnë me çdo kusht, persona të mveshur me pushtet që veçse fuqizojnë sfidat dhe vështirësitë e këtyre dy personazheve paraqiten te filmi “Ditë e Kuqe”. /KultPlus.com
Numri i bashkatdhetarëve që po rikthehen për të kaluar pushimet në vendlindje, po shtohet ditë pas dite, shkruan KultPlus.
Pikat e kalimit kufitar të Kosovës janë “pushtuar” nga kolonat, e më e ngarkuara si çdo vit është ajo në Merdar.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në bazë të përditësimeve të orës 16:30 tregon se aktualisht për të hyrë në Kosovë nga Mërdari bashkatdhetarët duhet të presin 20-30 minuta derisa.
Kolonat në hyrje të Mërdrit janë 60-80 metra.
Kolona pak më të shkurtra se nga Mërdari, ka në Jarinje (rreth 30 metra), derisa koha e pritjes për hyrje nga kjo pikë kalimi kufitarë varion nga 15-20 minuta.
Për çdo informatë tjetër, shihni më poshtë. /KultPlus.com
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë. Të shkruaj, për shëmbull: “Nata është yjësuar, Dhe drithëruesit, të kaltrit yje, atje larg”.
Era e natës sillet në qiell dhe këndon.
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë. E doja, dhe ajo më donte nganjëherë gjithashtu.
Në netë si kjo e kisha ndër krahët e mia. E puthja aq shumë herë nën qiellin e pafund.
Ajo më donte, dhe unë e doja nganjëherë gjithashtu. E si të mos doja të tillë sy të mëdhenj tërheqës.
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë. Duke menduar që nuk e kam. Duke ndjerë që e humba.
Të dëgjoj natën e pamasë, më e pamasë pa të. Vargjet bien mbi shpirtin si mbi barin vesa. Po ç’rëndësi ka kur dashuria ime nuk mund ta ruante Nata është yjësuar dhe ajo nuk është me mua.
Kjo është e gjitha. Së largu dikush këndon. Atje larg.. Shpirti im nuk ndjehet mirë se e humbi atë.
Si të jenë duke kërkuar sytë e mi vështrojnë për të. Zemra ime vështron, por ajo nuk është me mua.
E njëjta natë që zbardhëllon të njëjtat pemë Ne vetë, ata të atëhershmit, nuk jemi të njëjtët.
Më nuk e dua, është e qartë, por sa shumë e doja Zëri im vështron për erën që të takojë veshin e saj.
E tjetrit. Do jetë e tjetrit. Si para puthjeve të mia. Zëri i saj, trupi i saj i tejdukshëm. Sytë e saj të paskaj.
Unë nuk e dua, është e qartë, por mbase e dua. Është kaq e shkurtër dashuria, dhe kaq i madh harrimi.
Sepse në netë si kjo e mbaja atë mes krahëve, Shpirti im ndjehet keq që e ka humbur.
Megjithëse kjo është dhimbja e fundit që ajo me shkaktoi, Dhe këto janë vargjet e fundit që unë ja shkruaj. /KultPlus.com
Kino ARMATA ju fton që të merrni një kopje të librit të Monumentalitetit të Përditshmërisë—ekspozita e sivjetme e Kosovës nga artisti Jakup Ferri në Bienalën e Arit 2022 dhe të takoni ekipin e Pavijonit të Kosovës.
Ekspozitën “The Monumentality of the Everyday” nga Jakup Ferri e kuruar nga Inke Arns.
Ekspozita e kuruar nga Inke Arns është një instalim i veprave të Jakupit si piktura, qëndisje dhe qilima, të cilat i gjeni të presentuara në librin e ekspozitës të dizajnuar nga Diellza Veliqi dhe Lira Gjikolli. /KultPlus.com