Le të pyetemi, për t’u kthyer në zanafillë të problemit që keni parashtruar, këtij problemi global me kulturën. Çka nënkupton për ne -shqipërimi?
(Para se të ketë një përgjigje, le ta shohim problemin e gjuhës sonë një herë!!)
Në pyetjen e juaj theksohen tri nocione:
kultura
historia
politika
Në të vërtetë ky qark pushtetesh (historia dhe politika, gjë që për shkak se janë të paprekshme dhe të padyshueshme janë nën mbrojtjen e pushteteve konkrete) dhe një të kundërt të tyre si kultura, e cila në tërë qëniesimin e saj është zbërthim i po të njëjtave pushtete; ne i krijojmë shkëmbimit (kulturor) paradoksin, duke e marr edhe kulturën si të kufizueshme.
Le të nisemi edhe një herë, përmes pyetjes suaj: janë vetëm dy thekse që bartin tërë historinë e një premtimi për kulturën tonë:
Kongresi i Manastirit
Unifikimi i gjuhës sonë
dhe një ‘zbrazëti’ që prej atëherë!
Kjo shtron dilemën: nëse jemi në regres; apo, në të vërtetë, kultura është e painstitucionalizueshme, dhe me këtë pa pushtet mbi të?
Kjo në prapashënjim na bën të pyetemi si e perceptojmë kulturën ne, sot?
Janë të panumërta duetet në muzikë vetëm gjatë këtij viti, ndërmjet shoqërive të dhe brenda asaj që po e quani “kombi shqiptarë”; po ashtu publikimet letrare; etj.; por, këtë herë, këtë periudhë, këtë anë të ‘pushtetit të historisë’, bartësit janë një post-strukturë, e pa ‘Qendër’, post institucion, dhe, aq më shumë, post-institucionalizim!
Saktësisht kjo shfaqë – ankthin – tuaj, të pyetjes suaj, dhe më tutje të tërë shoqërisë/ve tonë në të jetuarit skizoid: me pushtetet në vend dhe me mision për shkëmbim të kulturës, dhe në anën tjetër kulturën e cila po ndodhë! Gjë që do të thotë se jemi duke jetuar atë – split reality – realitet të çarë ndërmjet ‘Qendrave inekzistente’ dhe, në anën tjetër, të fenomeneve brenda kulturës ndër-shqiptare/brenda-shqiptare! Gjë që do të thotë besojmë në ‘Qendrat’, por jetojmë me kulturë rrënjësisht ndryshe dhe stuhishëm të shpejtë.
Kjo do të thotë se, nuk bëhet fjalë për regres, ka edhe punë, kulturë dhe fenomene kulturore dhe shkëmbim. Ose, regresi është duke ndodhur vetëm për shkak se – besojmë – në këto ‘Qendra’, por të cilat e kanë ndaluar forcën tonë.
Këtu, pavarësisht besimit (i cili në të vërtetë është deluzion këtu!) lind dilema e radhës: nëse ‘Qendrat’ si Kongreset ishin me të vërtetë ‘Qendra’? (E me – qendër – duke nënkuptuar edhe forcën, por edhe vullnetin kolektiv.). Apo nëse përqendrimet që arritën ato, janë ‘Qendrat’ e vërteta, që janë vetë -kalimi i gjuhës sonë në fenomene të mëtutjeshme të përqendrimit, jo vetëm gjuhësor.
(Shembull: Nëse gjuha si ‘Qendër’ do të duhej të përqendronte forcën dhe vullnetin tonë mbi kulturën tonë, cili është problemi me aktualizimin e konfliktit gjuhësor toskë – gegë? A është ky deqendërzim klasik? Qoftë edhe post-qendërzim?)
Përgjigja në pyetjen e juaj, më tutje, do të mund të na kthente saktësisht tek çështjet e:
pushteteve politike si qendërzim i forcave
arkishtigjeve të këtyre forcave, dhe
aktuales së këtyre, saktësisht mbi – gjuhën!
Pra, për përfundim, si monolog skizofren kolektiv (gjë që po ndodhë në tërë botën ndaj konstruksioneve të Publikes/shoqërisë) të pyetemi: Kush/Çka po e ndalon gjuhën tonë?
Duke iu kthyer pyetjes së zanafillës së kësaj skizofrenie: Çka është shqipërimi? Unë do të marr shembull vetëm një pyetje tjetër:
Nëse pushtetin, e cila ka zhvleftësuar çdo gjë, e shohim si Vetëdije (forcë reaktive natyrore) tonën, apo si vullnet tonin? Sepse ka edhe një shtresë në këtë skizofreni:
–kalimi i kognicionit, e me këtë, jeta në skizofreninë globale!! /HEJZA/ KultPlus.com
Këto ditë doli nga shtypi libri „Mutter Teresa ganz nah“ (Gespräche mit der Heiligen Mutter Teresa) e Dr Lush Gjergjit, e përkthyer nga gjuha shqipe me titull „E kam në zemër popullin tim shqiptar“.
Libri është përkthyer nga Selajdin Gashi dhe Arben Gashi dhe i përgaditur për botim nga LSHAKSH-në Gjermani dhe sekretari, Pal Sokoli. Korrektore është Silivia Schmitz-Gashi.
Libri është botuar me një titull tjetër nga ai në gjuhën shqipe “Nëna Terezë nga afër“ vetëm për ta dëshmuar si të afërt për të gjithë e sidomos për lexuesit gjermanfolës.
Shtëpia Botuese; Bernardus-Verlag in der Verlagsgruppe Mainz, në bashkëpunim me, Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani nxoren këtë libër pikërisht për jubileun e 25 vjetorit të shkuarjes në amshim të Nënë Terezës dhe nëntëmbëdhjetë vjetorit të shenjtërimit të saj. Libri përmbanë intervista të autorit dhe intervista të tjera më nënën tonë tanimë shenjtore.
Libri ka 96 faqe dhe i është përmbajtur botimit origjinal të botuar nga Don Fatmir Koliqi. Ky libër kohëve të fundit është promovuar nëpër të gjitha trojet shqiptare dhe është përkthyer edhe në gjuhën angleze dhe italiane. Pritet të përkthehet edhe në gjuhë të tjera. /Pal Sokoli/ KultPlus.com
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, me rastin e 32 vjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut tregon se si u mblodhën delegatët e Kuvendit të Kosovës për ta përplotësuar aktin e tyre, Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut, përcjell KultPlus.
KultPlus e sjell të plotë reagimin e kyeministrit Kurti lidhur me këtë datë historike:
Në dukje të përgjithshme ajo ditë ishte e zakonshme: e premte, 7 shtator 1990. Organet e sigurimit të Serbisë që zbatonin politikat shtypëse të Beogradit mbi Kosovë, ishin të përqendruara në Prishtinë, aty ku ishte suprimuar autonomia e Kosovës më 23 mars 1989, ku brenda dy muajsh ishin mbyllur Radio Televizioni i Prishtinës më 5 korrik dhe gazeta “Rilindja” më 5 shtator 1990. Ata nuk e dinin që pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990, një grup juristësh ekspertë të së drejtës kushtetuese, ishin mbledhur për të hartuar një kushtetutë për Kosovën. Mes tyre, ishin Gazmend Zajmi, Ejup Statovci, Kurtesh Saliu, Ismet Salihu, Fatmir Fehmiu, Riza Smaka dhe Halit Muharremi. Deri në fillim të gushtit, në një afat rekord, aq më tepër kur kihet parasysh niveli i tekstit që prodhuan, ata shkruan Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të parës republikë të Kosovës. Gjithçka u bë në fshehtësi dhe konspiracion të plotë, deri më 7 shtator 1990, kur në shtëpinë e kulturës në qytetin e Kaçanikut, duke ndjekur shenja e kode sipas një plani të fshehtë, u mblodhën delegatët e Kuvendit të Kosovës për ta përplotësuar aktin e tyre të para dy muajve, Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut.
Në rend të ditës, ata kishin 10 pika:
1. Shqyrtimi i Propozimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për miratim;
2. Shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës;
3. Shqyrtimi i Propozimit të Ligjit Kushtetues për zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për miratim;
4. Shpallja e Ligjit Kushtetues për zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës;
5. Marrja e Vendimit mbi vazhdimin e punës së Kuvendit të Kosovës, Këshillit Ekzekutiv dhe organeve të tanishme të administratës, deri në zgjedhjen dhe konstituimin e Kuvendit të ri të Republikës së Kosovës;
6. Shqyrtimi i propozimit të Ligjit mbi bashkimin e qytetarëve në parti politike, shoqata dhe forma të tjera të bashkimit, për ta miratuar;
7. Shqyrtimi i Propozimit të Ligjit mbi zgjedhjet, për miratim;
8. Dhënia e pëlqimit për amendamentet kushtetuese për Kushtetutën e RSFJ-së, në bazë të propozimit të KEF-it;
9. Shpallja e zgjedhjeve, dhe
10. Aprovimi i Rezolutës për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.
Duke miratuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës që ishte propozuar në atë mbledhje, delegatët legjitimë të Kuvendit të Kosovës, shpallën Republikën e Kosovës. Megjithëse kjo republikë u njoh vetëm nga Republika e Shqipërisë, ajo do të bëhej një themel i fortë i një tradite demokratike dhe shtetërore përmes së cilës, gjatë viteve ’90-të, shqiptarët e Kosovës manifestuan vullnetin e tyre politik në kuadër të Jugosllavisë që i shtypi dhe i diskriminoi, deri te lufta çlirimtare e vitit 1999. Republika e parë e Kosovës, qe një republikë për mbijetesë të subjektivitetit politik të Kosovës, deri në shpalljen e të dytës Republikë të Kosovës më 17 shkurt 2008, që sot e gëzojmë dhe për forcimin e përparimin e së cilës punojmë vazhdimisht.
Sot bëhen 32 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik, e cila sa herë që i rikthehemi si tekst, shohim që përveçse si një dokument me vlera historike, mund të na shërbejë edhe për përmbajtjen e saj aq profesionale, politikisht vizionare dhe historikisht të drejtë. Atë kohë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës që u shpall në Kaçanik u shtyp në rreth 500 kopje, disa prej të cilave, sikur kjo kopje këtu, fatmirësisht kanë mbijetuar deri sot, për t’u arkivuar dhe dëshmuar nga historia. Mbase është koha që të nisim e të mendojmë për ribotimin e saj si dokument historik, në edicione shkencore të shoqëruara me studime përkatëse. / KultPlus.com
Grupi hulumtues “Nusja arbëreshe”, pas një pune kërkimore në teren të iniciuar nga Loredana Molinari dhe vajza e saj Emilia – meritë e tyre edhe përfshirja e njërëzve të tjerë dhe njohurive të tyre në projekt – ia doli të vinte në skenë, për xhirime video dhe fotografike, ritet e lashta të dasmës të Cervicatit, të cilat përdoreshin deri në disa kohë më parë.
Një performancë vizuale etnografike e nivelit të lartë dhe një mundësi për të zbuluar dinamikën magjepsëse të shoqërisë tradicionale të vendit dhe gjithashtu një pikë referimi për grupet e tjera kërkimore në Arbëri.
Meritë e grupit kërkimor “Nusja arbëreshe” që në frymën e jetës komunitare të “lagjes” (gjitonisë), në fakt kanë zbatuar atë unitet fizik dhe simbolik të transmetimit të njohurive tradicionale, takimeve dhe shkëmbimeve të sendeve në një vend të kufizuar, në një shesh të vogël ku gratë dhe burrat takoheshin për t’u lartësuar, me rastin e dasmës së vajzës së fqinjit, duke vendosur lidhje të qëndrueshme solidariteti për këtë rast dhe ku trashëgimia gojore u transmetua nga një brez në tjetrin.
Hulumtimi në terren i grupit “Nusja arbëreshe” shkon përtej inskenimit të thjeshtë të dasmës së komshies. Ajo merr vlerë antropologjike sepse në njësinë fizike, në një rreth dhe në një hapësirë të hapur (sheshi) të Cervicatit, kemi qenë dëshmitarë të marrëdhënieve të ndërlidhjes apo veprimit të përbashkët si dhe solidaritetit mes familjeve që kanë karakterizuar jetën shoqërore të shqiptarëve në Itali, veçanërisht lidhjet emocionale me rastin e një martese që gjeneron në marrëdhëniet midis anëtarëve të grupit, lidhje emocionale që arrijnë dhe ndonjëherë tejkalojnë, të njëjtat lidhje farefisnore.
Kur Emilia Lanzillotta dhe mamaja e saj Loredana Molinari, të cilën e falënderoj përjetësisht, më propozuan të nisja një kërkim serioz për veshjet tradicionale, për ritet e dasmës në atë vend, u gëzova, sepse më në fund po takohesha me njohuritë e një komuniteti, takova Maestro Florindo Lanzillotta dhe krijimet e tij të shkëlqyera, në një udhëtim nëpër kohë, ku stili ishte i pagabueshëm, i saktë, i saktë.
Falë tyre më pas takova Grupin “Nusja arbëreshe”; njerëz të shkëlqyer dhe njohuri të jashtëzakonshme që kanë favorizuar rinovimin e marrëdhënieve mes nesh dhe historisë, mes nesh dhe territorit, nëpërmjet metodës filologjike dhe me synimin për të ilustruar ritet e lashta të dasmës në shoqërinë tradicionale të Cervicatit.
Unë u jam thellësisht mirënjohës të gjithëve: Maria Teresa Puzzo, Vincenza Coppolillo, Irene Puzzo, Vera Coppolillo, Marilena Carnevale, Gianna Maritato, Rosaria Carnevale, Romana Veltri, Clara Damis, Adriana Cairo, Simona Licirsi, Emilialintaari, Lan; fëmijët: Marta Cozzolino, Nikolas Carnevale;
Figurat meshkullore: Luigi Lanzillotta, Giampiero Falbo dhe Florindo Lanzillotta; jashtë grupit: Anna Maria Carnevale, Fausta Fata dhe Pierina Mungo.
Shumë e rëndësishme dhe domethënëse ishte edhe pjesëmarrja e administratës komunale të Cervicatit, e pranishme që nga fillimi, deri në fund të skenave dhe më tej, me kryetarin Dr. Gioberto Filice dhe nënkryetarin e komunës, Vincenzo Falbo.
Një falenderim i veçantë për videografin Gino Cuccaresi dhe bashkëshorten e tij dashamirës të San Giorgio Albanese që xhiruan të gjitha skenat me pajisje profesionale.
Në fund falenderoj të gjitha gratë që kanë përgatitur në frymë solidariteti një shuplakë të pasur me mijëra gjëra, të cilat së bashku me verën e bekuar të këtij territori kanë forcuar dhe konsoliduar miqësi të rëndësishme për trupin dhe shpirtin. / KultPlus.com
Në një nga fotot e viteve të fundit të jetës, portreti i tij, vjen i plotë teksa ndez një cigare. Burri që u end aq gjatë në botën e Dantes apo të Homerit lindi më 7 shtator 1918 dhe u nda nga jeta më 21 janar 2010. Pashko Gjeçi studioi në Kolegjin e Jezuitëve, të cilin nuk arriti ta mbaronte pasi në atë kohë u mbyllën shkollat fetare.
Pas mbarimit të gjimnazit të Shkodrës me rezultate shumë të mira, në vitin 1938, djaloshi fitoi një të drejtë studimi për të ndjekur studimet e larta në Itali. Në vitin 1943 përfundoi Fakultetin e Filozofisë dhe Letërsisë në Romë me rezultate të larta, me tezë diplome “Jeta dhe vepra e Dom Ndre Mjedës”. I grishur për të punuar asistent-pedagog Pashku nuk pranon dhe i nxitur nga Ernest Koliqi për të dhënë kontributin e vet në atdhe, kthehet po atë vit. Ministria e Arsimit e asaj kohe e emëroi si profesor të letërsisë dhe latinishtes në gjimnazin e Shkodrës . Pas ardhjes së komunistëve në pushtet, Pashko Gjeçi vazhdoi të jepte mësim pranë atij gjimnazi deri nga mesi i vitit 1945 dhe më pas u transferua në qytetin e Durrësit. Këtu e arrestuan si të implikuar në një organizatë e cila kishte për qëllim të përmbyste me dhunë pushtetin komunist në Shqipëri.
Gjyqi do ta dënonte me pesë vjet burg të cilat i bëri kryesisht në Durrës dhe në kënetën e Maliqit ku e dërguan muajt e verës. Pas lirimit nga burgu, Pashko Gjeçi u kthye në qytetin e tij të lindjes në Shkodër. Aty ai vendosi që të përkthejë poetin e famshëm italian Dante Aligerin. Nga 1968 gjer më 1972 jep latinisht në Fakultetin e Mjekësisë. Punon pranë shtëpisë së librit shkollor si korrektor deri në daljen në pension në shtator 1978. Më 1976 do të botohet “Odisea”, një tjetër përkthim i tij. Me rënien e regjimit komunist dhe ardhjen e viteve 2000, kryeveprat e përkthyera nga ai në shqip ribotohen por edhe shohin për të parën herë dritën e botimit. Komedia Hyjnore dhe Odisea ribotohen më 2006, Fausti (pj.1) më 2008, “Andromaka” dhe “Atalia” e Rasinit më 2010.
Shoqata italiane “Dante Alighieri” në vitet ’70 e vlerësoi ndërkombëtarisht shqipërimin e Gjeçit, si njërin ndër tre përkthimet më të mira në botë të “Komedisë Hyjnore”. Gjeçi u dekorua nga Presidenti italian Çampi më 2004 me “Urdhërin e yllit të solidaritetit italian” për përkthimin e Dantes . Për 90-vjetorin e lindjes, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Shqipërisë i akordon Çmimin Kombëtar të përkthimit “Fan Noli”, për përkthimin e veprës “Fausti” (Pjesa I) të Gëtes. Pashko Gjeçi ndërroi jetë në moshën 91 vjeçare.
Në mes te shtegtisë së kësaj jete U gjeta në një pyll krejt errësi, Se kishe humbë unë rrugën e vërtetë. Si ish ta them sa kam vështirësi Ai I egri pyll, I ashpër, pyll hata, Sa ta mejtoj me kall frike përsëri!…
Vargjet e mësipërme janë marrë nga Kënga XXXIII, e Komedisë Hyjnore, një vepër shqipëruar nga Pashko Gjeçi. / KultPlus.com
Këngëtari i njohur Harry Styles nuk do të jetë kurrë vetëm një kantautor, ai tani është një aktor dhe një “fuqi” e modës gjithashtu, transmeton KultPlus.
Ish-anëtari i grupit britanik të muzikës pop “One Direction” ka hequr dorë përkohësisht nga roli i tij si muzikant për tu kthyer në rolin kryesor si aktor, së bashku me kandidaten për Oscar, Florence Pugh, në filmin e shumëpritur thriller distopian “Don’t Worry Darling”, me regji të Olivia Wilde.
Filmi pati premierën e tij plot bujë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia të hënën, duke pushtuar internetin dhe botën me polemika nga prapaskenat dhe mbi të gjitha, modën.
Matt Baron/BEL/Shutterstock
Styles mbërriti në tapetin e Venecias me një kostum ‘Gucci’ blu të kaltër me shpatulla të gjera të theksuara dhe një jakë shumë të lartë, përshkroi për ‘Associated Press’, Sarah Karmali, redaktore ekzekutive (dixhitale) në ‘Harper’s Bazaar’.
Laura Jordan, drejtoreshë e modës dhe stilit të jetesës në revistën ‘Grazia’, tha se partneriteti i Styles me stilistin e tij Harry Lambert ka krijuar “magji absolute”.
“(Moda e Styles) ka gjithmonë këtë lloj atmosfere retro. Ai e do jakën e madhe, nuancat e lyera, shumë e shumë Gucci”, tha Jordan.
Getty Images
Në vitin 2018, Styles filloi të ndërtonte stilin dhe markën e tij personale duke u bërë një nga ambasadorët e shtëpisë italiane të modës ‘Gucci’. Styles e ka veshur markën në disa fushata editoriale, por më e rëndësishmja ishte fustani që ai kishte veshur për kopertinën e ‘Vogue’ të nëntorit 2020. Muzikanti-aktori ishte ylli i parë mashkull i kopertinës solo të revistës së modës.
Kopertina shumë e përfolur përshkruante Styles në një fushë të gjelbër të hapur nën qiell të pastër dhe të veshur me fustanin blu të dizajnuar nga Alessandro Michele.
Që nga kalimi i tij nga anëtar i një grupi në një artist solo me albume të shumta më të shitura, ai është bërë sinonim i një pamjeje të mrekullueshme – një grup shumëngjyrësh kostumesh me tre pjesë të frymëzuara nga vitet ’70 dhe një ‘boa’ të rastësishme me pupla, frymëzuar nga njerëz si Elton John.
Çdo veshje për “Love On Tour 2022”, e cila aktualisht përfshin një qëndrim mbresëlënës 15-ditor në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut, ndez një model – fjalë për fjalë.
Veshur ekskluzivisht me ‘Gucci’ çdo natë, Styles ka veshur një ‘jumpsuit’ me dy pjesë të mbushura me modele të ndryshme, duke filluar nga vija në pika, të gjitha në ngjyra të ndryshme si nuanca të ndezura të kuqe, rozë, blu dhe të verdhë.
Nëse ka një largësi nga evolucioni i veshjeve personale të Styles, është se ai është personal, eklektik dhe mbi të gjitha argëtues.
“Harry Styles e di saktësisht se kush është Harry Styles,” tha Jordan. / KultPlus.com
Shqiptari nuk di si të komunikojë me gruan, nuk di si t’i flas asaj si njeri pasi që atë e sheh vetëm si një objekt për shfryrjen e dëshirave të tij seksuale.
Gjithashtu, atë e sheh si pronë të veten, dhe prona nuk mund të ketë liri që të jetojë ashtu siç dëshiron ajo.
Që gruaja është para së gjithash objekt seksual dhe pronë këtë e gjen të shkruar gjithandej, dhe është pjesë e traditës në të cilën shqiptari rritet, dhe nga e cila formohet si njeri.
Martesat, për shembull, në mënyrën më të qartë simbolizojnë aspektin e pronësisë së gruas: ajo transferohet nga shtëpia e prindit në atë të burrit dhe aty ajo fillon jetën e saj të re si shërbëtore e burrit dhe familjes së tij.
Pasi që ajo është pronë e tij ajo nuk mundet të lëvizë si të dojë dhe kur të dojë pa lejen e burrit të saj. Asaj nuk i besohet që ajo mund të ketë marrëdhënie shoqërore jo romantike me burra tjerë sepse tani ajo është bërë pronë që mbart emrin e burrit të saj. Prona mbikëqyret vazhdimisht, sidomos kur ajo është e re dhe e bukur. Logjika e pronarit është kjo: kam një makinë të bukur dhe po të mos kujdesem për të do të ma marrin të tjerët.
Gruaja si pronë nuk ka vullnet të lirë dhe nuk mund të marrë vendime të pavarura. Për më tepër, asaj nuk mund t’i besohet sepse ajo është qenie emocionale që përherë e mban arsyen nën kontrollin e ndjenjave të saj.
Këtu edhe lind paradoksi i raportit të shqiptarit me gruan e tij: ajo nuk është e lirë por gabimet, tradhtitë bashkëshortore ia përshkruan asaj. Ajo është pronë mendimi i të cilës nuk ka kurrfarë peshe me përjashtim kur ajo bën diçka që e sfidon autoritetin apo pronësinë e burrit mbi të. Atëherë ajo është plotësisht përgjegjëse për çdo veprim që ajo bën.
Në një kontekst të këtillë ku dukshëm gruaja duket të jetë bërë e vetëdijshme për të drejtat dhe lirinë e saj, kurse burri duket sikur ende nuk e ka kuptuar realitetin e ri por dëshiron që ta vazhdojë ëndrrën e tij të dominimit total të gruas, është burri ai që ka mbetur mbrapa, që është në siklet ngaqë në njërën anë ai është nën presion të burrave tjerë si ai që kanë mbetur mbrapa, dhe në anën tjetër ai kurrë nuk është mësuar të komunikojë me gruan e tij si njeri, ta trajtojë atë si qenie të pavarur, dhe ta respektojë individualitetin e saj. Edhe po të dëshirojë ai nuk di si ta respektojë, nuk di si ta besojë atë, si ta shmang xhelozinë kur e sheh gruan e tij të shoqëruar me burra të huaj. Ai nuk është mësuar kurrë që ta trajtojë gruan si individ që merr vendimet e saja, që e mban premtimin dhe besën, që e respekton veten përmes respektimit të obligimeve të saja ndaj të tjerëve. Ai mendon që gruaja tërë kohën mendon për k.., pasi që ai e trajton atë thjesht si objekt seksual.
Ai mendon kështu ngaqë ai përfundimisht nuk i beson vetes. Problemi i tij nuk është gruaja por vetja e tij, mungesa e besimit në veten e tij, dhe trajtimi i tjetrit thjesht si konkurrent për favoret seksuale të gruas. Ngaqë ky nuk i beson vetes mendon që edhe gruaja e tij po të ketë të njëjtën liri do të dëshirojë të bëhet si ai, i pabesë.
Por ky është një presupozim i pa bazë sepse vlefshmëria e një supozimi të tillë mund të arsyetohet vetëm nëse rendet sociale kthehen përmbys dhe burri bëhet pronë e gruas. Pasi që kjo nuk është duke ndodhur, i vetmi supozim i arsyeshëm është që edhe gruaja edhe burri, pasi të lirohen nga marrëdhëniet të ngritura mbi struktura të pronësisë, do të fillojnë ta respektojnë njëri tjetrin, do të bëhen qenie të pavarura morale që respektojnë tjetrin përmes respektimit të obligimeve të tyre ndaj njëri tjetrit, obligime që i kanë marrë mbi supet e tyre si qenie të lira.
Fatkeqësia e këtyre raporteve jo të barabarta gjinore në kulturën shqiptare është që ato po përfundojnë në mënyra tragjike për gruan shqiptare. Burri vuan nga plasaritje të tilla në traditë por gruaja është ajo që vuan, rrihet dhe vritet.
Jo, nuk është gruaja problemi i burrit shqiptar. Përkundrazi, problemi i tij është vetja e tij, mosmbesimi i tij në veten e tij, pasiguritë që rezultojnë në xhelozi morbide, si dhe, më e keqja, mosrespektimi i vetes. Për një burrë të pavarur dhe të sigurt në veten e tij, xhelozia është patologjike, siç thotë Lacan-i, sepse edhe po të jetë e vërtetë që gruaja e tij flirton apo e tradhëton atë me të tjerë, fakti që ky bëhet xheloz tregon që ai nuk mund t’i besojë gruas së tij jo për shkak të sjelljeve të saj (që mund të jenë plotësisht korrekte) por për shkak të besimit të tij se ajo është e pabesë.
Ky shkrim është shkruar më 06.09.2017./ KultPlus.com
Koreografi kosovar Robert Nuha, në Jerusalem, dhuroi premierën botërore të “Mechanical”, përcjell KultPlus.
E ngarkuara me punë në Republikën e Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se koreografi kosovar Robert Nuha mbrëmë ka dhuruar premierën botërore të vallëzimit bashkëkohor me titull “Mechanical” në “Jerusalem International Solo Dance Festival” (JISDS).
Më poshtë ua sjellim shkrimin e plotë të saj:
Me ftesë të Jerusalem International Solo Dance Festival (JISDF), nën organizimin e koreografes së njohur izraelite me famë botërore, znj. Miriam Engel, para një audience të gjerë në Jerusalem të Shtetit të Izraelit, koreografi i njohur kosovar z. Robert Nuha mbrëmë dhuroi premierën botërore të densit bashkëkohor “Mechanical”.
Në mesin e të pranishmëve në këtë ngjarje ishin edhe Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, znj. Tamar Ziv, z. Dan Oryan, bashkëatdhetarë nga Kosova që jetojnë dhe punojnë në Izraelin, e kështu me radhë.
The Jerusalem International Solo Dance Festival është një ngjarje ndërkombëtare ku shfaqen krijimet e solo densit nga artistë nga shtete të ndryshme, në një skenë teatri të hapur në “Hansen House” të Jerusalemit – njëherësh një nga vendet më të veçanta dhe mitologjike të artit dhe kulturës në zemër të qytetit. Vizioni artistik i këtij festivali nxjerr në pah artin performues të rrëfimit individual në spektrin shumëkulturor.
Në qershor të këtij viti, koreografja izraelite znj. Miriam Engel dhuroi performancën artistike “Ndal luftën” në edicionin e dhjetë jubilar të festivalit të njohur feminist në Ballkan “FemArt”, në Prishtinë. / KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, me rastin e 32 vjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut ka vlerësuar guximin qytetar të grave dhe burrave përfaqësues që e miratuan Kushtetuën, përcjell KultPlus.
KultPlus e sjell të plotë reagimin e presidentes Osmani, lidhur me këtë datë historike:
32 vjet më parë, gra e burra përfaqësues, me guximin qytetar e vetëdije kombëtare, e miratuan Kushtetutën e Kaçanikut, e cila shënon aktin e parë në krijimin e rendit kushtetues të Kosovës dhe i fortifikon përpjekjet e brezave të tërë për shtet të pavarur.
Përfaqësuesit e atëhershëm të Kuvendit, më 7 shtator 1990 i dolën zot vendit dhe e përjetësuan në Kushtetutë vullnetin e qytetarëve të cilët i përfaqësonin, duke e vulosur përfundimisht përpjekjen për liri, demokraci e shtet të pavarur. Ata e sfiduan një shtet e një regjim të egër, duke i vënë themelet e palëkundura të Kosovës së pavarur.
Sot, 32 vjet më pas, teksa e kujtojmë këtë datë historike, ne i përulemi guximit të delegateve e delegatëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, përkushtimit të tyre ndaj atdheut dhe këmbënguljes për ta parë të jetësuar shtetin e tyre. Duke e miratuar Kushtetutën, ata e vendosën gurin e parë, themeltar, të shtetësisë sonë. Me të nisi krijimi i identitetit kushtetues e shtetëror të Republikës së Kosovës. Përjetësisht mirënjohës për këtë akt historik! / KultPlus.com
7 Shtatori është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës.
Më 7 shtator të vitit 1990 delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik të atij viti, e formalizuan atë deklaratë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Nga protagonistët e miratimit të saj, 7 Shtatori është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shpallur në Kaçanik, pasi ishte qyteti më i afërt me kufirin me Maqedoninë dhe mundësia e shpalljes së Kushtetutës ishte më e lehtë.
Në atë kohë, Kosova ishte e okupuar tërësisht nga forcat policore dhe ushtarake të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë, pasi nga 2 korriku, kur u lexua deklarata e pavarësisë, kishte filluar një aparteid i regjimit të Millosheviçit ndaj Kosovës dhe qytetarëve shqiptarë./ KultPlus.com
Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka performuar në sheshin Skënderbej, duke elektrizuar atmosferën me disa nga këngët më të njohura nga repertori i saj.
Ajo është pëlqyer shumë nga publiku, të cilët kishin mbushur sheshin për ta parë nga afër këngëtaren. Në një moment, Rita kërceu dhe vallen e Tropojës. Pasi kërceu nën ritmet e valles popullore në sfond, këngëtarja këndoi më pas këngën hit “Black Window”. Në veshjen e saj ishin të ndërthurura detajet e shqiponjës dy krenare.
Për këtë sukses, ka shkruar edhe kryeministri Edi Rama, i cili e ka falënderuar artisten dhe duke e cilësuar atë si ‘kinge’.
“Faleminderit kinge”, ka shkruar ai krahas fotos së Ritës me flamurin shqiptar./ KultPlus.com
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu ka bërë të ditur se institucionet e shtetit të Kosovës ditëve të fundit janë përballur me sulme kibernetike, të cilat kanë ardhur nga jashtë vendit, por për momentin gjendja është stabile – shërbimi i internetit si dhe shërbimet tjera online dhe ueb faqet janë funksionale.
Në një postim në Facebook, Kryeziu ka thënë se sulmi kibernetik nuk ka depërtuar brenda infrastrukturës se rrjetit kompjuterik shtetëror pasi që është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë.
“Është identifikuar që sulmi kibernetik ka ardhur nga jashtë Kosovës dhe si target ka pasur IP-në në të cilën kanë qenë të publikuar disa ueb faqe të Institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
Ekipi i sektorit të sigurisë kibernetike në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm kanë identifikuar se problemi me shërbimin e internetit është si pasojë e sulmit kibernetik.
Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, përkatësisht ekipi i sigurisë kibernetike, ka ndërmarrë veprime konkrete me qëllim të tejkalimit të këtij sulmi kibernetik dhe kthimit në funksion të shërbimit të internetit.
Për momentin, gjendja është stabile – shërbimi i internetit si dhe shërbimet tjera online dhe ueb faqet janë funksionale dhe të qasshme, ka thënë Kryeziu.
Ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI do të vazhdojë me monitorimin e sigurisë së shërbimeve dhe sistemeve qeveritare dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e funksionimit dhe sigurinë e tyre, ka shtuar ai.
Dy ditët e fundi ka pasur probleme të kohë pas kohe me shërbimin e internetit në Institucionet e Republikës së Kosovës./ KultPlus.com
Rita Ora, ylli i muzikës që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, e lindur në Kosovë, dhe Ambasadore e UNICEF UK, ndezi sot atmosferën në Tiranë.
E veshur edhe me flamurin kuqezi Rita Ora e nisi koncertin me këngën ‘Ritual’, të cilën e ka në bashkëpunim me DJ Tiesto.
Duke folur në gjuhën shqipe para dhjetëra qytetarëve që ishin mbledhur për të ndjekur koncertin e saj, Rita Ora tha se “do të shijoj çdo minutë të këtij koncerti. Ju falënderoj që keni dalë nga shtëpia sonte për të më ndjekur”.
Në koncertin e zhvilluar falas në sheshin “Skënderbej”, me rastin e shpalljes së Tiranës, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, Rita Ora interpretoi këngët më të njohura të repertorit të saj në prani të mijëra të rinjve që kishin mbushur sheshin.
Në skenën e vendosur në sheshin “Skënderbej” u ngjitën më herët në skenë disa nga vajzat më të talentuara shqiptare, si Kida, Ronela Hajati, Semi Jaupaj dhe Efi Gjika, të cilat interpretuan disa prej këngëve të tyre.
Rita Ora ndodhet prej dy ditësh në Tiranë ku vizitoi edhe “Shtëpinë e Ngjyrave”, qendrën komunitare në Tiranë, që ofron të gjithë gamën e shërbimeve për fëmijët dhe familjet e tyre, duke përfshirë këtu edhe strehën e emergjencave. Po ashtu Rita Ora zhvilloi një bisedë me nxënësit e Liceut Artistik.
Rita Ora u dekorua nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj me titullin “Naim Frashëri”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit. Me mirënjohje për aktivitetin dhe rolin e saj si ambasadore në çështje me ndjeshmëri të lartë kombëtare dhe globale”. /atsh/ KultPlus.com
Francesco Antonio Santori ishte një shkrimtar, poet dhe dramaturg me prejardhje arbëreshe. Drama e tij “Emira” konsiderohet të jetë drama e parë origjinale shqiptare e shkruar ndonjëherë.
Santori lindi më 16 shtator 1819 në Santa Caterina Albanese, një qytet arbëresh në provincën e Kozencës, Italia jugore. Më 1835 në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç ai vendosi të bëhej prift dhe filloi shkollimin e tij për priftëri. Më 1843 ai hyri në manastirin françeskan të Rendit të Reformuar në San Marco Argentano. Më 1858 ai u përpoq pa sukses të gjente një manastir në Lattarico, dhe më 1860 ai braktisi jetën monastike.
i vazhdoi të jetonte në Santa Caterina Albanese, ku ai punoi mësues. Më 1885 u caktua si prift në San Giacomo di Cerzeto, një fshat i Cerzeto, ku ai punoi deri në vdekjen e tij, më 7 shtator 1894.
Gjatë jetës së tij, Santori shkruajti poezi, romane, shfaqje dhe tregime të shkurtra, ai gjithashtu përshtati 112 Fabulat e Aesopit dhe shkroi një libër gramatika shqipe. Santori shkroi poemën e tij të parë poetike, me titull Canzoniere Albanese (Këngëtarja shqipe) në vitet 1830 dhe e botoi atë në 1846. Canzoniere Albanese është një poezi e gjatë lirike kushtuar dashurisë dhe natyrës; poema u ndikua nga Kënga e Milosao e Girolamo de Rada. Më 1848 kompozoi një himn në gjuhën shqipe me titull Valle e haresë së madhe, botuar më 23 shkurt 1848 në revistën e De Rada’s L’Albanese d’Italia.
Më 1848 poezia e tij dygjuhëshe politike Il prigionero politico (Anglisht: I burgosuri politik) i shkruar në shqip dhe italisht u botua në Napoli. Poema rrëfen ndryshimet e jetës së një familje të persekutuar gjatë revolucioneve të 1848 në shtetet italiane. [1] Gjatë viteve të tij në manastirin e Rendit të Reformuar në Cerzeto ai shkroi dy vepra fetare; vepra e parë është një varg fetar me titull Rozhaari i S. Myriis Virgkiyry (Anglisht: Rosary of Virgin Mary, shkruar në shqip dhe botuar në 1849 në Cosenza. E dyta është një koleksion prej 230 faqesh me lutje, tekste fetare dhe përkthime të fesë këngë me titull Kryshten i shyityruory (Anglisht: I Shenjti i Krishterë) botuar në 1855 në Napoli.Kristiani i Shenjtëruar përmban pjesë të Kuneus Prophetarum të botuar në 1685 dhe shkruar nga Pjetër Bogdani, një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë së hershme shqiptare. Santori përfshin fragmente të Cuneus Prophetarum në librin e tij për të simbolizuar vazhdimësinë e letërsisë fetare shqiptare.
Santori shkroi shumë sdrama, përfshirë komeditë melodramatike dhe tragjeditë disa prej të cilave mbeten të paplota, dramat e tij përfshijnë Jeroboam, një tragjedi me përmbajtje biblike dhe Alessio Dukagino një melodramë të shkruar midis 1855 dhe 1860, duke rrëfyer jetën e Lekë Dukagjini, një princ shqiptar i cili luftoi kundër Perandorisë Osmane. Lojë e tij më e njohur, Emira, e titulluar pas emrit të figurës së saj qendrore, konsiderohet të jetë drama e parë origjinale shqiptare e shkruar ndonjëherë; drama rrëfen aventurat e Emira, Kalina, Albenci, dhe Mirjani gjatë një revoltë sociale në Kalabri dhe jeta në komunitetet arbëreshe. Disa pjesë të shfaqjes u botuan fillimisht në revistën Fjamuri Arbërit (Anglisht: Flamuri Shqiptar) dhe më vonë në Antologjinë Shqiptare të Jeronim de Rada. Në vitet moderne, janë gjetur 1,845 rreshta vargje satirike të shkruara nga Santori.
Shumica e romaneve dhe tregimeve të shkurtra të Santorit u botuan pas vdekjes së tij në 1894, romanet e tij përfshijnë Sofia Kominiate, një roman i papërfunduar i shkruar në dy versione. Versioni i parë përmban 282 faqe dhe është shkruar në shqip, ndërsa versioni i dytë, i shkruar në italisht, përmban 714 faqe. Asnjë kopje nuk ka mbijetuar nga romani i tij Bija e mallkuar (Anglisht: Vajza e mallkuar) e shkruar në shqip. Ai gjithashtu shkroi romanin Il soldato albanese (anglisht: Ushtari shqiptar) në italisht. Santori shkroi shumë tregime të shkurtra të njohura me emrat e figurave të tyre qendrore, tregimet e tij të shkurtra të shkruara në shqip përfshijnë: Brisandi Lletixja e Ulladheni, Emilja, Fëmija Pushtjerote, Filaredo, Gnidhja e Kusari, Kolluqi e Sorofina, Miloshini, Neomenia, Panaini e Dellja, etj. Rosarja, dhe Virgjinia.
Veprat e Santorit janë shkruar në një formë arkaike të shqipes toskërishte dhe në përgjithësi janë më të arritshme për audiencën pavarësisht nga stili i tij ortografik. Në veprat e tij ai përdor sistemin e tij drejtshkrimor pa ndonjë saktësi fonetike. [2] Tematika të zakonshme në veprat e Santorit përfshijnë jetën rurale, periudhën e Lidhjes së Lezhës të historisë shqiptare dhe zakonet e bashkësive arbëreshe, poemat e tij politike përmbajnë motive morale që përshkruajnë idetë dhe ndjenjat qendrore të personazheve të secilës poezi [7]. Në disa nga poemat e tij si Vallëzimi i gëzimit të madh, Santori përshkruan elementet foklorike të kulturës shqiptare si këngë dhe valle popullore. / KultPlus.com
Vjeshta erdhi herët, ti nuk erdhe, Do të vije, unë do të lija cigaren, Në vend të pullave të nikotinës, Do më rridhte në vena shiu Dhe vetëvrasja e plakjes, Dhe vera e kaluar e rinisë…
Fëmijët do të luanin kukafshehti me shiun, Do të zbukuronin rrugët me të qeshura, Një harabel me flatra argjendi Do të bëhej loja e fëmijëve… Dhe unë do të isha balona e harabelave.
Gjiri yt i kthjellët si ylberi Do të rrethonte netët e mia, Në ballë do ta puthja errësirën Ulërimën tënde më të gjatë se e gjata Në qerpikët e zinj ngecur Frikën dhe aromën tënde…
Ah! Zjarri i prekjes tënde Si uji që ka ngrirë në acar, Dëshira për t’u bërë jorgani yt, Digje majën e flokut më të hollë Me buzët e puthjes, prekjes, nuhatjes, Do të të puthja…
Me krahët e erës do të përqafoja Trupin tënd që i rri i vogël trupit tim… Ti nuk erdhe, vjeshta erdhi herët Hija ime nga pragu i dritareve I ra pas dashurisë tënde të zezë… Dhe zemra i ra pas trishtimit, dëshpërimit…
Tani pres të kthehesh Siç më ka marrë malli të ikësh… Që të më ushqesh Me pasionin e dashurisë tënde në errësirë Të më mbytësh me uraganin tënd të zi Të më harrosh në errësirën tënde të zezë. Vjeshta erdhi herët, ti nuk erdhe…/ KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, ka mbajtur sot koncertin e shumëpritur në Tiranë, shkruan KultPlus.
Koncerti filloi nga ora 20:00 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku interpretuan vetëm vajza nga Kosova e Shqipëria.
Nëpërmjet disa ‘InstaStory’ në rrjetin social Instragam, Ora ka bërë të ditur se të pranishëm ishin rreth katërqind mijë njerëz. Ndërkaq, me një entuziazëm në fytyrën e saj ajo ka falënderuar të gjithë ata që kanë ardhur për ta parë.
“Unë do të kthehem këtu shumë shpejt. Faleminderit të gjithëve që keni ardhur. Ju dua shumë dhe do të ju shoh kur të rikthehem përsëri. Mirupafshim”, ka thënë ajo.
Ndërsa, në një video tjetër 15 sekondëshe, ajo ka cilësuar këtë koncertin si më të mirin ndonjëherë.
“Më duhet të them se ishte koncerti më i mirë ndonjëherë. Unë u argëtova aq shumë. Faleminderit të gjithë atyre që kanë ardhur dhe më kanë parë sonte”, thotë Ora. / KultPlus.com
Uliks Fehmiu, në një tekst të botuar në ‘Filozofskimagazin’, rrëfen shkurt dhe bukur historinë e të atit, aktorit të madh, Bekim Fehmiu.
Për të folur për të atin tim, Bekim Fehmiun, më duhet së pari të flas pak për gjyshin tim Ibrahimin. I lindur në vitin 1892, në Gjakovë, në një familje tregtarësh dhe intelektualësh, ka përfunduar shkollën për mësues dhe medresen në Shkup. Biografia e gjyshit tim më shkurt mund të rrëfehet në shembujt e emrave të fëmijëve të tij të cilët i kishte emëruar personalisht, duke u munduar që këta emra të jenë shqiptar (në vend të emrave turqisht dhe arabisht, që ishin të zakonshëm), emra që në mënyrë simbolike flasin për idealet të cilat i kishte ndjekur.
E bija më e vjetër, Besa – fjalë e nderuar, betim dhe një lloj shenje mbrojtëse te shqiptarët; Shpresa – shpresa për ditë më të mira për popullin shqiptar; Bashkim – i biri i parë – bashkimi i popullit shqiptar; Arsim – edukimi i popullit; Fatmir – fati i mirë për popullin; im atë Bekim – bekim për popullin; Afërdita – mëngjesi është afër popullit shqiptar; Luljeta – lulja e jetës.
Me libër dhe me pushkë në dorë, ka qenë dora e djathtë e Bajram Currit, udhëheqësit të kryengritjes se shqiptarëve kundër turkut, në vitin 1912. Si njeri ndër mësuesit e parë shqiptar, i dedikohet edukimit të popullit dhe hapjes se shkollave si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Për këtë pushteti serbo – malazez e dënon me vdekje. Në kohën e Mbretërisë se Jugosllavisë, e ndjekin si mbështetës i Bajram Currit dhe i Fan Stilian Nolit. Gjyshin e ndjek edhe kryetari i Shqipërisë Ahmet Zogu, kërkon peng për kokën e tij mija dukat. Në vitin 1929 është arrestuar dhe izoluar në Valevë. Për këtë kohë, familja e tij jeton në Gjakovë, për t’u depërtuar të gjithë së bashku në Sarajevë, në vitin 1931, ku përveç tre fëmijëve të lindur, vijnë në jetë djemtë Arsimi, Fatmiri dhe, në vitin 1936, i ati im Bekimi.
Në vitin 1939, pas okupimit të Shqipërisë nga italianet, kalojnë në Shkodër ku gjyshi bëhet drejtor didaktik i shkollave fillore, ku edhe i lind e bija Afërdita. Pas rënies se Mbretërisë se Jugosllavisë në vitin 1941 familja kthehet në Kosovë, në Prizren, ku ai vazhdon punën edukative dhe patriotike. E arrestojnë edhe gjermanët. As në kohën e re të Jugosllavisë Socialiste nuk ndalet rrethi i golgotës ndaj familjes Fehmiu. Gjyshin e arrestojnë dhe pas një procesi të montuar dënohet. Pas lirimit nga burgu vdes shpejt në vitin 1951.
Gjyshja ime Hedija, e lindur në Gjakovë në vitin 1908, ka ndjekur rrugën e gjyshit dhe të gjitha problemet. I ati im mendon se nuk ka gjetur mjaft fjalë adekuate për të përshkruar e gjithë atë që ka duruar dhe ka bërë nëna e tij. Gjenerata e babait tim Bekimit është gjenerata e parë në historinë e Prizrenit e cila tërë shkollimin e ka kryer në gjuhën shqipe – nga shkolla fillore deri te gjimnazi. Pas gjimnazit babai bëhët anëtar i dramës shqipe në teatrin kombëtar rajonal – teatri i vetëm profesional në Prishtinë (përkatësisht në Kosovë). Akademinë e teatrit në Beograd e regjistron në vitin 1956, në klasën e profesorit dhe drejtorit të njohur Mate Milosheviq. Kalon provimin dhe pranohet me kushtin që të mësojë gjuhën serbo-kroate. Teatri i Prishtinës i ndan bursë, por mallkimi të cilin e kanë shënuar “zotërat” politik në familjen Fehmiu e ka kapluar edhe babanë tim. Pas dy muajve ia ndërpresin bursën. Fal rektorit të Akademisë Dushan Matiq fiton shkollimin deri në fund të studimeve.
Shpejt e mëson gjuhën serbo-kroate, që në vitin 1960 të bëhet anëtari i rregullt i teatrit më të mirë – i teatrit të dramës jugosllave. Edhe në ditët e sotme profesorët në akademinë e teatrit (Fakulteti i arteve dramatike) e përmendin babanë tim si shembull i talentit të jashtëzakonshëm dhe pas gjithash student i çmuar, dhe unë si student i po të njëjtit fakultet i kam dëgjuar këto. Deri në vitin 1967, kur jep dorëheqje në teatrin e dramës jugosllave për shkak të trajtimit të keq, bëhët artist i lirë, ka luajtur më shumë se 40 episode, role dytësore dhe disa kryesore, duke përfshirë edhe rolet në Atelje 212. Dy herë ka qenë asistent i regjisë te profesori Milosheviq në Rikardin III dhe Otkriću Dobrice Ćosića. Xhiron edhe filmat Roj, Put, Tople godine, Protest, Deps, Pavle Pavloviq etj.
Pas suksesit të madhë të filmit ‘Skupljači perja’ (Mbledhësi i puplave) me regji të Aleksander Petroviqit, ku luan rolin kryesor – Beli Bor (filmi është lauruar me dy çmime në festivalin e filmit Cannes në vitin 1967 dhe është nominuar për Oskar në vitin 1968.), fillon karriera e tij ndërkombëtare dhe bëhet ylli i parë botëror nga ky rajon dhe nënshkruan marrëveshjen shumëvjeçare me producentin italian Dino de Laurentis. Bëhët krenaria e ish Jugosllavisë. Kryesisht xhiron në Evropë, SHBA, Amerikën Jugore, Afrikë dhe Azi. Ka luajtur në gjuhën shqipe, serbo-kroatisht, maqedonisht, rome, turqisht, spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe në gjuhën italiane.
Edhe sot shikohen filmat e njohur dhe serialet televizive në të cilat ka luajtur, siç janë Odiseja e Homerit me Irena Papas, Avanturistët me Candice Bergen dhe Olivia de Havilland, ku ka luajtur rolin kryesor – pleibojin Porfirija Rubiros, Dezerter me John Huston, me Richard Crenn, Chuck Connorsom; Licenca për të vrarë me Avom Gardner, Dirko Bogard, Timothyje Dalton…, Java e zezë e John Frankenheimera me Martheo Keller, Libera, dashuria ime me Claudio Cardinale, Salon Kitty me Ingrid Thulin, Helmut Berger…dhe shumë tjerë.
Për të fituar rolin kryesor në produksionin e filmit multibuxhetor të Paramountoves Avanturistët (The Adventurers, 1969), me regji të Leëis Gilbert i është dashur të mësoj gjuhën angleze për 10 javë. Rolin e ka fituar në vitin 1968, kur kam lindur unë. Në nder të babait tim është organizuar pritje e madhe në hotelin Pierre në New York ku është ai, në shoqërinë e yjeve tjerë të filmit Avanturistët (Me Olivia de Havilland, Candice Bergen, Anna Moffo, Ernest Borgine, Ferndando Reyom, Rossano Brazzije, Charles Aznavouro…), me ftesa të veçanta të zgjedhura është prezantuar si ylli i ri i filmit. Në këtë rast babai im ka mbajtur të stilizuar kostumin kombëtar shqiptar.
Ka xhiruar më shumë se pesëdhjetë filma në shumicën e tyre ka luajtur rolet kryesore. Në shenj proteste për shkak të propagandës antishqiptare dhe përhapjen e urrejtjes ndaj popullit shqiptar, babai im në vitin 1987 demonstrativisht lëshon shfaqjen në Beograd Madam Kollontaj(Agnete Pleijel) ku demonstron rolin e Leninit dhe Stalinit dhe përshëndetët publikisht me aktivitetet artistike në ish Jugosllavi.
Roli i fundit të cilin e ka luajtur për televizionin italian ka qenë Josipi i shenjt në filmin Djali me emrin Isus (Un bambino di nome Gesù, 1987.) me regji të Franc Rossi, i cili është shfaqur edhe në televizionin amerikan. Skenaristi dhe producenti Francesco Saardamagli ka thënë : “Bekim Fehmiu është i vetmi aktor internacional nga vendet komuniste lindore i cili ka xhiruar në perëndim, përreth 20 vite, duke gdhendur perden e hekurt, deri te shfaqja e Gorbaçovit dhe rënia e murit të Berlinit.”
Filmi i fundit të cilin e ka xhiruar është Gjingis Kan(Gengis Khan, 1992.) me regji të Kena Annakin në të cilin ka luajtur edhe Charlton Heston.
Pas Aleksandër Moisiut, aktorit nga gjysma e parë e shekullit XX, babai im aktori i parë internacional shqiptar në gjysmën e dytë të shek XX.
Shpërbërja e Jugosllavisë, luftë e tmerrshme vëllavrasëse, shkatërrimi i Vukovarit, bombardimi i Dubrovnikut, rrethimi disavjeçar i Sarajevës, lufta në Kosovë, bombardimi i Republikës Federale të Jugosllavisë kanë bërë më shumë që babai im të tërhiqet. Është tërhequr nga skena, çka për aktorin është agjenti më i fuqishëm dhe më i bukur. Është tërhequr në heshtje – në protestë, Hamleti kishte thënë “…ka mbetur heshtja”.
George Roger Waters është një muzikant, kantautor dhe kompozitor anglez. Në vitin 1965, ai bashkëthemeloi grupin rok Pink Floyd. Sot ai feston 79 vjetorin e lindjes, shkruan KultPlus.
Nga: Roger Waters (“The Final Cut”/Pink Floyd – 1983) Përktheu: Agron Shala
Përmes thjerrzave t’shtremta t’syve me lotë Menxi e përkufizoj trajtën e k’tij momenti n’kohë Edhe pse s’po fluturoj nalt n’qiellin e haptë blu Po fundosna n’vrimë, n’tokën ku jam strukë
Nëse i shmangë n’hyrje fushat e minës I mundë qentë, e sensortë e ligë i mashtron E nëse i ikë edhe pushkës n’korridor Fute kodin, hape odën sekrete Nëse aty jam, mrapa murit t’kallxoj se ç’a ka
Aty ásht nji fëmijë qí ka shumë vegime Se si ban seks me femnat e revistave Me fenë tande t’re pyet a po flen A mundet me dashtë dikush até? Apo ásht veç nji andërr e trentë?
Nëse anën time t’errtë ta shfaq A ki me m’përqafu n’két’ natë? E nëse zemrën ta hap Anën e dobtë me ta diftu Qysh ki me vepru?
A ia shet rrëfimin revistës “Rolling Stone”? A ke me i marrë fmijtë me vete E fillikat me m’lanë? Me buzën n’gaz Kur n’telefon m’pëshpëritë A ki me m’largu? Apo n’shpi ki me m’çu?
Mendova se duhet me ta hap zemrën Mendova se duhet me e hjek perden Me duert qí dridhen briskun e kam mbajt Ama telefoni cingëroi kur gati isha me e bá E kurrë ma s’guxova fundin me ia dhanë. / KultPlus.com
Sot ministri i Kulturës Hajrulla Çeku ka takuar kryetarin e Komunës së Prizrenit Shaqir Tolaj me ç’rast kanë diskutuar rreth rreth infrastrukturës fizike, projekteve kapitale në kulturë, rini, sport e trashëgimi kulturore, për t’i dinamizuar punët në projektet aktuale dhe për të filluar të reja aty ku ka mungesë, përcjell KultPlus.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:
Komuna e Prizrenit ka potencial të jashtëzakonshëm kulturor e sportiv dhe meriton vëmendje të veçantë.
Sot takova kryetarin e komunës, Shaqir Totaj dhe bashkëpunëtorët e tij, për të diskutuar rreth infrastrukturës fizike, projekteve kapitale në kulturë, rini, sport e trashëgimi kulturore, për t’i dinamizuar punët në projektet aktuale dhe për të filluar të reja aty ku ka mungesë.
Vëmendje të veçantë u kushtuam projekteve të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, ku Ministria përgjatë këtyre viteve është duke investuar rreth 1.8 milion euro për rehabilitim dhe restaurim të aseteve të trashëgimisë kulturore në komunën e Prizrenit.
Diskutuam për Revitalizimin e rrugës Marin Barleti, një projekt shumë i veçantë. Për herë të parë në Kosovë po rijetësohet komplet një zonë, ku krahas komponentës së restaurimit, përfshihet dizajni urban dhe zhvillimi i zonës. Ministria tashmë ka përfunduar me restaurimin e shtëpisë së familjes Morina dhe do të vazhdojë me restaurimin e shtëpive të radhës në kuadër të projektit. Ky projekt do të zbatohet në kuadër të bashkëpunimit paraprak me zyren e BE-së në Kosovë, Ministrinë dhe Komunën. Ndërsa u dakorduam për nënshkrimin e marrëveshjes trepalëshe për koordinim dhe zbatim të projekteve.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, gjithashtu përfshihet edhe Rijetësimi i Kinemasë Lumbardhi, ku pritet fillimi i ndërhyrjeve restauruese gjatë këtij viti.
Ndërhyrjet restauruese janë duke u zhvilluar edhe në Qendrën Historike të Prizrenit, në disa shtëpi tradicionale sikurse shtëpia e familjes Bardhi, shtëpia e Familjes Lokvica tashmë është projekte në proces, shtëpia e familjes Destan Kabashi ka përfunduar, kurse ndërhyrjet në shtëpinë e familjes Sokoli dhe në kompleksin e familjes Dorambari, pritet të fillojnë. Nga kryetari kërkova një koordinim më efikas në sigurimin e lejeve dhe dokumenteve përkatëse nga komuna, për projektet e restaurimit që zbatohen nga Ministria e Kulturës si institucioni kompetent për restaurimin e aseteve të trashëgimisë, në mënyrë që të tejkalohen vonesat e paraqitura në zbatim të projekteve.
Në kuadër të ndërhyrjeve emergjente me qëllim të sigurimit të masave mbrojtëse për trashëgiminë kulturore në rrezik, punët janë zhvilluar dhe kanë përfunduar në Hanin dhe Nallbanin e familjes Kovaçi, dy shtëpi në rrugën Marin Barleti, Konsullatën Austro- Hungareze dhe Hanin e Familjes Zajmi, Prizren.
Në proces të përmbylljes janë punimet në Kullën e Pjetër Penkpalaj në Zym, dhe Shtëpinë e Sava Toskës në Prizren.
Faza e dytë e ndërhyrjeve emergjente në rajonin e Prizrenit, duke vazhduar në monumentet në gjendje kritike, do të vazhdojë menjëherë pas përmbylljes së projekteve në proces. Do të sigurohemi që të zvogëlohet rreziku i degradimit të trashëgimisë kulturore në gjendje të keqe.
Një tjetër projekt me rëndësi i cili është drejt përfundimit është restaurimi i Kinemasë së Parë.
Për të vazhduar tek projekti i Qendrës Kulturore Hebraike, i cili është në proces të lidhjes së kontratës për restaurim, rindërtim dhe adaptim të ndërtesës, ku Ministria do të financojë në tërësi realizimin e këtij projekti.
Restaurimi i Hamamit të Gazi Mehmed Pashës, gjithashtu është projekt në zbatim, i cili do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm, deri në restaurim të plotë të këtij aseti me vlera të larta të trashëgimisë kulturore.
Fshati Zym, si një fshat me histori, traditë dhe kulturë, do të trajtohet në kuadër të programit që mbështetet nga Ministria e Kulturës, dhe zbatohet nga UNHABITAT, ku gjatë vitit të ardhshëm do të hartohet Plani i Menaxhimit me qëllim të nxitjes së mbrojtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit të turizmit kulturor e rural në këtë zonë.
Sa i përket sportit diskutuam për ndërtimin e stadiumit në Zhur i cili është afër përfundimit, ku nga komuna u njoftuam që operatori ekonomik do t’i vazhdojë punët përfundimtare për fazën aktuale të ndërtimit të vrazhdë.
Një projekt tjetër që ka filluar në vitin 2018 por nuk ka përfunduar asnjëherë është ai i pishinës olimpike. Pas verifikimit të bërë në terren, Federata e Notit kanë ardhur në përfundim që kjo pishinë është jashtë standardeve për pishina olimpike, me ç’rast kërkohet analizë më e thellë e këtij projekti drejt zgjidhjes së shumë sfidave që ka pasur procesi.
Në Stadiumin “Përparim Thaçi” janë në përfundim punimet e fazës së parë ndërsa diskutuam që faza tjetër të financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Në fazën e dytë përfshihen punët përfundimtare për funksionalizimin e plotë të stadiumit konform standardeve.
Folëm edhe për ndërtimin e një Qendre Rinore. Lokacioni është caktuar, projekti është në hartim e sipër, dhe sapo të jetë i gatshëm dhe i plotë me të gjitha fazat e duhura do të mund të fillojnë punimet.
I propozuam disa projekte potenciale si renovimin e pjesës së mbetur të palestrës “Sezai Surroi”. U zotuam që sapo të përfundohet hartimi i plotë i projektit nga komuna, të vazhdojmë me renovimin e pjesës së fundit të kësaj palestre.
Nga komuna kërkuam të shqyrtohen mundësitë për lokacionet potenciale për një shtëpi të shahut, një sallë të xhudos, fusha të mbyllura të tenisit dhe një sallë pingpongu. U dakorduam që komuna të na dërgojë nga dy propozime për lokacionet e mundshme në mënyrë që Ministria t’i përfshijë në buxhet sipas prioriteteve për vitin e ardhshëm.
Një çështje tjetër që bashkëbiseduam ishte edhe ndërtesa e institucionit të arkivit në qytetin e Prizrenit. U dakorduam që të ndahen fondet për vitin e ardhshëm ndërsa nga komuna konfirmuan përzgjedhjen e lokacionit të përshtatshëm për këtë ndërtim që do të financohet nga Ministria e Kulturës.
Po ashtu, kryetarit Totaj ia shpalosa edhe dy programet kombëtare që do të nisin vitin e ardhshëm: Arti në shkolla dhe Sporti në shkolla, duke kërkuar nga ai dhe komuna mbështetje në zbatimin e këtyre programeve. Sigurova mbështetjen e pakursyer të kryetarit dhe komunës së Prizrenit.
E falënderoj kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj, për pritjen, gatishmërinë dhe bashkëpunimin e deritashëm./ KultPlus.com
Nuk është sekret që Dua Lipa ka qenë në krye të frymëzimeve tona të modës për disa sezone. Së fundmi, me rastin e një mbrëmjeje të markës së famshme “Yves Saint Laurent Beauté”, të orkestruar nga hoteli i ri “So/” në Paris, i cili ka një pamje befasuese, ishte dukja e Dua Lipës që bëri të kërcasin blicat, transmeton KultPlus.
Si e rrit Dua Lipa koeficientin e saj të modës në Paris?
Ajo ka qenë fytyra dhe zëri i “Yves Saint Laurent Beauté” që nga viti 2019 dhe zgjodhi një nga dukjet nga spektakli i “Saint Laurent” nga Anthony Vaccarello të koleksionit vjeshtë-dimër 2022-2023: një fustan të zi me një dekolte të ulët dhe efekte të materialit që vinë në detaje lulesh vjollce. Nëse gjatë spektaklit, fustani u aksesua me një palë sandale argjendi, një grumbull unazash argjendi dhe lesh artificial të mbështjellë, për këtë mbrëmje pariziane, Dua Lipa luajti kartën e thjeshtësisë.
Nga ana e bukurisë, këngëtarja 27-vjeçare zgjodhi një “smokey eye” që mjaftonte për të përmirësuar pamjen e saj, pa aksesorë. Një mësim i mrekullueshëm stili për të rritur koeficientin tuaj të modës në një fustan të zi.
Lipa postoi një koleksion fotografish duke treguar pamjen e saj për një festë të lançimit të “YSL Beauty”. Në foto, Lipa pozoi në një ballkon me një fustan të zi të hollë. Flokët e saj të errët ishin të rregulluar në një formë të çrregullt me qime që dilnin nga topuzi.
Një tjetër pozë tregonte pjesën e pasme të fustanit, e cila thjesht përbëhej nga një rrip pëlhure që shkonte nga qafa deri në bazën e shpinës së saj.
Në një përmbledhje të veçantë, Lipa ndau imazhe nga prapaskenat e natës, duke përfshirë një foto në karrigen e grimit dhe një tjetër në një tryezë darke me miqtë e saj dhe motrën Rina Lipa. Videoja e fundit kapi performuesen duke vënë në përdorim aftësitë e saj të famshme të kërcimit në një video ku ajo zbret në pistën e kërcimit.
“Parisi nuk më zhgënjen kurrë 🖤”, ka shkruar Lipa. “Një mbrëmje e bukur duke festuar fillimin e fushatës së re intensive të parfumeve Libre @yslbeauty 🖤🌹#Libre.” / KultPlus.com
Në kuadër të aktiviteteve të “Ditëve të Nënë Terezës” u hapën dy ekspozita në Prishtinë, kushtuar jetës dhe veprës së Shën Nënë Terezës.
Në qendrën “BogdaniPolis” në Katedralen Shën Nënë Tereza u mbajt ekspozita “E kam në zemër popullin tem shqiptar”, ku u paraqitën fotografi ekskuzive të Nënë Terezës. Për detajet e ekspozitës dhe fotografitë e saj foli Imzot Don Lush Gjergji, duke shpalosur kujtimet që nga vitet e 80-ta ndërsa foli për rëndësinë, jetën dhe veprën e Nënës Terezë, zemërgjerësinë dhe fisnikërinë që pati ajo.
Ndërsa fotografi shumë të veçanta të Nënë Terezës u paraqitën edhe në ekspozitën që u hap në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Ekspozita kishte fotografi që nga fëmijëria e Nënës Terezë, nga shkollimi e deri tek mësimi qe u jepte të tjerëve, nga veshja tradicionale e Prizrenit e deri tek humanizmi i saj në Kalkutë, fotografi këto që pasqyronin shenjtërinë dhe dashurinë e saj.
Në hapjen e ekspozitave mori pjesë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, Imzot Don Lush Gjergji, përfaqësues të Ipeshkvisë së Kosovës si dhe personalitete tjera nga jeta politike e kulturore. / KultPlus.com
Me një koncert nga Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës u përmbyllën “Ditët e Nënë Terezës”.
Koncerti që u mbajt në Qendrën “BogdaniPolis” kishte një program të pasur artistik, kushtuar Shën Nënë Terezës.
U hap me ‘Vals Hyjnor – Himn për Nënë Terezën’ të kompozuar nga Genc Tukiçi në interpretim të sopranos Adelina Paloja ndërsa u interpretuan edhe veprat ‘Nënë Tereza’ nga Kreshnik Aliçkaj nga soprano Arta Jashari e Mustafë Ramaj në lahutë dhe “Rilindjes” e kompozitorit Valton Beqiri nën dirigjimin Edon Ramadanit. Mbrëmja u përmbyll me fragmente nga ‘Rekuiemi’ i Mozartit me solistët Kaltrina Miftari (soprano), Diellza Sylejmani (mexosoprano), Granit Musliu (tenor) dhe Armando Likaj (bas), nën dirigjimin e Baki Jasharit.
Të pranishëm ishin presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji, deputetë, artistë dhe qytetarë.
Me propozim të Ministrisë së Kulturës, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditën e Humanizmit në Kosovë.
“Ditët e Nënë Terezës” të organizuara nga Qeveria e Kosovës, kanë nisur më 26 gusht dhe për këto ditë ka pasur shumë aktivitete përkujtimore e kulturore. / KultPlus.com