Grupi “Jonas Brothers” me yll në Hollywood

Grupi “Jonas Brothers” u nderua me yll në shtegun e të famshmëve në Hollywood.

Tre vëllezërit që e përbëjnë grupin, Kevin, Nick, dhe Joe, ishin të pranishëm në ceremoninë e zbulimit të yllit.

“Ky ka qenë një rrugëtim i çmendur dhe ne jemi shumë mirënjohës që kemi mundësinë ta ndajmë këtë pasion të muzikës për kaq gjatë me botën. Kemi kaluar shumë ulje-ngritje, por gjatë gjithë kësaj kohe kemi mbetur vëllezër dhe i kemi qëndruar besnik pasionit tonë për muzikën. Andaj dëshirojmë ta shfrytëzojmë këtë moment për t’i falënderuar prindërit tanë për mbështetjen dhe dashurinë e tyre të palëkundur. Ata kanë qenë gjithmonë tifozët tanë më të mëdhenj dhe kanë qenë me ne në çdo hap të rrugëtimit”.

Gratë e secilit anëtarë të grupit, Sophie Turner, Danielle Jonas dhe Priyanka Chorpa, po ashtu e ndoqën ceremoninë.

Nick ishte ai i cili e përmbylli atë duke e paralajmëruar lansimin e albumit të ardhshëm, “The Album”, në maj të këtij viti.


“Mami dhe babi, ju duam shumë. Ne nuk do të ishim këtu pa ju, prandaj faleminderit. Dhe Franklin Jonas, edhe ty të duam gjithashtu. Jemi shumë mirënjohës që jeni këtu me ne. Për gruan time të bukur, ti je qetësia e shpirtit tim në çdo moment çmendurie dhe shkëmbi ku gjej mbështetje në kohë stuhie. Më pëlqen të jem i martuar me ty dhe të jemi prindër të përkushtuar, është dhurata më e madhe e jetës. Për vajzën time të vigël, Malti Marie. Mezi pres të kthehem këtu me ty pas 15 vitesh dhe të të turpëroj para shoqërisë. Dhe në fund fare, falënderojmë fansat tanë të mrekullueshëm, ata që janë këtu sot dhe të tjerët që po na ndjekin online. Ju jeni familja jonë, ju duam shumë dhe jemi falënderues për përkrahjen tuaj. Është një kënaqësi për ne të reflektojmë mbi këtë rrugëtim gati 20-vjeçar dhe ta festojmë atë këtu me ju. Por ne gjithashtu po shikojmë drejt së ardhmes dhe asaj që do të vijë më pas. Pra, mendoj se duhet ta bëjmë një njoftim të shpejtë. Jemi të ngazëllyer t’ju njoftojmë sot se albumi ynë i ri, ‘The Album’, do të publikohet më 5 maj. Mezi presim t’ju shohim në turne kah fundi i këtij viti. Faleminderit shumë të gjithëve”.

Disa prej albumeve të kaluara të grupit janë: “It’s About Time”, “Jonas Brothers”, “A Little Bit Longer” dhe “Lines, Vines and Trying Times”. Ata po ashtu kanë luajtur në projektet e “Disney Channel” si, “Camp Rock” dhhe “Jonas”.

Ndër vite, dy prej vëllezërve Jonas kanë gëzuar gjithashtu karrierë si solo artistë. Nick i publikoi albumet me titull, “Nick Jonas” dhe “Last Year Was Complicated”, kurse Joe Jonas ishte vokalist i grupit të shumëshpërblyer “DNCE”. Në vitin 2019 grupi “Jonas Brothers” u ribashkua dhe e publikuan albumin e titulluar “Sucker”, i cili e kryesoi toplistën “Billboard”.

AP

Jeta, vdekja dhe misteret e Edgar Alan Poe

Nga Alessio Marchionna

Prej disa kohësh mund të shihet në platformën e Neteflix filmi “Syri blu i zbehtë: Krimet e Uest Point”, me regjinë e Skot Kuper dhe protagonist aktorin Kristian Bejl në rolin e Augustus Landor, një ish-polic që duhet të gjejë fajtorin e një vrasjeje të ndodhur nëakademinë e famshme ushtarake në vitin 1830. 

Në hetimin e tij ai ndihmohet nga një kadet i ri i cili është gjithashtu poet, Edgar Alan Po, qëluhet nga aktori Herri Meling. Pjesa që flet për Po është ndoshta më e mira në film, dhe është gjithashtu e vetmja e vërtetë. Para se të bëhej i famshëm në SHBA dhe mbarë botën, duke krijuar zhanrin e fantashkencës, Po ishte një kadet.

Sipas raporteve të kohës, ai mund të kishte pasur një karrierë të suksesshme në ushtri, po tëmos ishte për disa tipare të karakterit jo shumë të përputhshme me disiplinën ushtarake, por edhe përnjë sërë ngjarjesh të rastësishme. Edgar lindi në Boston në vitin 1809, dhe jetoi në një nga periudhat më të vështira të historisë amerikane, e karakterizuar nga dy kriza të mëdha financiare, ajo e viteve 1819 dhe 1837. 

Kur ishte vetëm 1 vjeç, babai i tij e braktisi familjen,ndërsa një vit më vonë e ëma, një aktore e talentuar, vdiq nga tuberkulozi. Ai u dërgua të jetonte në Virxhinia me Xhon dhe FrensisAlan (nga këtu emri i mesëm i poetit), të cilët u përpoqën ta bënin atë një person të disiplinuar dhe të respektueshëm. 

Por nuk patën sukses. Kur u rrit, i riu Po nisi të pijërregullisht, të luajë bizhoz dhe tëfrekuentojështëpitë publike. Pa një plan të qartë se çfarë do tëbënte në jetë dhe i mbytur në borxhe, ai vendosi t’ibashkohej me ushtrisë në Boston në vitin 1827. 

Në formularët e regjistrimit shkroi se ishte 21 vjeç (në fakt ishte 18), dhe e quajti veten EdgarA. Perri. Vendimi për të mos përdorur mbiemrin e tij të vërtetë, ishte ndoshta për shkak të frikës se mos arrestohej për borxhet e pashlyera. Në ushtri i ngjiti shpejt shkallët e karrierës, duke u bërë rreshter major, grada më e lartë në ushtri për një nënoficer. 

Në vitin 1829 u përjashtua nga 5 vjet shërbimi në ushtri për t’u bërë kadet në akademinë Uest Point, më e rëndësishmja në SHBA, që ndodhej në veri të Nju Jorkut, këtë herë duke përdorur emrin e tij të vërtetë. Në fillim po ia kalonte mirë, por me kalimin e kohës u pendua,dhe e kuptoi se nuk mund të rrinte edhe 4 vite të tjera në atje. 

Kështu bëri gjithçka që ta përzinin. I braktisi leksionet dhe shpërfilli urdhrat e eprorëve të tij. Thuhet se në një rast u shfaq në një stërvitje lakuriq,me vetëm një kapele në kokë dhe një gjerdanfishekësh në trup. Vetë–sabotimi funksionoi, dhe ai u përjashtua nga akademia më 6 mars 1831.

Edgar shkoi në Nju Jork, ku botoi një libër me poezi,të financuar pjesërisht nga shokët e tij të klasës në Uest Point. Që nga ai moment ai e ndërtoi pak e nga pak karrierën e tij letrare. Por bashkë me famën si shkrimtar u rrit edhe varësia ndaj alkoolit dhe veseve të tjera. 

Kjo deri më 3 tetor 1849, ditën e zgjedhjevepresidenciale, kur u gjet gjysmë i vetëdijshëm, i paaftë për të lëvizur dhe i veshur me rroba që nuk ishin të tijat, jashtë një qendre votimi në Baltimorë. Vdiq 4 ditë më vonë, mes iluzioneve dhe halucinacioneve vizuale, pa qenë në gjendje të shpjegonte se si kishte përfunduar në atë gjendje. 

Sipas mjekut të tij, para se të vdiste, Po përmendi disa herë emrin “Rejnolds”, por nuk është e qartë sepër kë e kishte fjalën. Shkaqet e vdekjes mbeten të panjohura, dhe me kalimin e viteve shumë njerëzjanë përpjekur ta zgjidhin misterin. Sipas njërës prejteorive të para, të paraqitura në vitin 1867 nga Elizabet Smith, Po u rrah nga një burrë i nxitur nga një grua që pretendonte se ishte sulmuar seksualisht nga poeti. 

Në vitin 1872 Eugjen Didie shkroi se ndërsa ishte në Baltimore, Po takoi rastësisht disa miq të Uest Point, të cilët e bindën të pinin diçka së bashku. Ai u deh shpejt dhe nisi të ecë i vetëm nëpër qytet, ku u rrah dhe u grabit nga disa kriminelë, të cilët e lanë pa ndjenja në rrugë gjatë natës.

Por as kjo teori nuk shpjegon shkakun e saktë të vdekjes, dhe as iluzionet e tij para vdekjes.Ka tëtjerë mendojnë se Edgar ishte viktimë e një lloj mashtrimi elektoral që ishte i përhapur në atë kohë. Bandat kriminale që donin të ndikonin në zgjedhje në një drejtim të caktuar, rrëmbenin një person, e maskonin dhe e detyronin të votonte disa herë përnjë kandidat tëcaktuar, duke përdorur çdo herëidentitete të ndryshme. 

Në atë kohë votuesve të tillë u ofrohej alkool pas votimit si një lloj shpërblimi. Edgar mund të ketë pirë shumë dhe ka përfunduar në një gjendje gjysmë të vetëdijshme nga alkooli dhe rraskapitja. Sipas të tjerëve, vdekja u shkaktua vetëm nga alkoolizmi. Me sa duket Po nisi tëndihej keq pas konsumit të vetëm një gote verë. 

Disa muaj para vdekjes së tij ai ishte sëmurë rëndë, po për shkak të efekteve anësore tëalkoolit. Ishte shëruar si për mrekulli, dhe mjeku e kishte paralajmëruar se nëse do të sëmurejprapë, me siguri që do të vdiste. Ndaj shkrimtari kishte hequr dorë nga pija. Por disa njerëz që i qëndruan pranë në ditët e fundit të jetës, pohojnë se ai nuk i rezistoi dot tundimit për të pirë prapë.

Gjithsesi hetimet më të fundit e kanë vënë në dyshim këtë teori. Mostrat e flokëve të Po të marra pas vdekjes së tij tregojnë nivele të ulëta plumbi,dhe kjo sugjeron se ai i qëndroi besnik deri në vdekje zotimit të tij për të mos abuzuar më me alkoolin. Një hipotezë tjetër ka të bëjë me helmimin nga metalet e rënda. 

Analizat e flokëve zbuluan nivele të larta të merkurit në trup para vdekjes, për shkak të recetës së njëmjeku pak javë më parë, që i kishte përshkruar atij kalomel, ose klorur merkuri. Helmimi me merkur mund të shpjegojë disa nga halucinacionet dhe iluzionet e Edgar para vdekjes së tij.

Gjithsesi, sasia e merkurit që u gjend në flokët e tij,është 30 herë më e vogël se niveli që përputhet me helmimin me merkur. Në vitin 1996 kardiologu R.Majkëll Benitez arriti në përfundimin se Po kishte vdekur nga virusi i tërbimit. Një nga teoritë më të fundit rreth vdekjes së Po, pretendon se shkrimtarikishte një tumor në tru. 

Kjo e fundit bazohet në dëshminë e një varrmihësi,sipas të cilit kur trupi u zhvarros, gati 30 vjet pas vdekjes, ai vuri re një masë të fortë tek kafka. Por më vonë shkencëtarët e përjashtuan këtë mundësi, pasi truri është një nga pjesët e para të trupit që nis tëdekompozohet. 

Por kohët e fundit një patolog  i mjekësisë ligjore, arriti në këtë përfundim se masa në kafkë mund të jetë një tumor i trurit që kalçifikohet pas vdekjes. Dy hipotezat e fundit pretendojnë se Po vdiq nga gripi që i shkaktoi një pneumoni fatale, apo edhe se ai u vra nga vëllezërit e të dashurës së tij të pasur, SarahShelton, të cilët nuk e panë me dashamirësi martesën midis të dyve. Por as kjo teori nuk i bind historianët e Po. Misteri vazhdon…  /“Internazionale”/ KultPlus.com

Koleksioni i rrallë i instrumenteve shqiptare

Kushdo që thotë që shqiptarët nuk kanë një traditë në muzikë është i gabuar. Tradita e shqiptarëve është e pasur dhe e gjatë dhe këtë na e dëshmon me koleksioni i rrallë dhe i jashtëzakonshëm prej 125 instrumenteve kompozitori dhe profesorit Mark Luli ka mundur te krijoje në vite.

“Kam shëtitur të gjithë fshatrat e malit të zi, të kosovës, maqedonisë, patra dhe në perveze dhe për 40 vjet këtë kam punë këtë punë kam bërë”, thotë kompozitori Mark Lula.

Studion e tij mund ta quajmë lirisht një muze, dhe ai nuk ngurron të flasë me detaje për secilën vegël dhe historikun e tyre që nga briri.

“Është briri që është 400 qind vjeçar, lahuta, 250-vjeçare.. lahuta bas, unikale, si kjo nuk ka, ka humbur ka 100 e ca vejt që nuk pëddoret më. Këtë e kanë përdorur shpiajt e mëdhajam ata që kishin gjëndje. Çiftelia e parë e prodhurar në Shkodër”.

Edhe pse puna për t’i mbledhur ane e mbanë trevave e bën të lumtur, ndryshe ndihet që sot shumë qytetarë nuk kanë mundësi t’i shohin dhe t’i njohin veglat muzikore shqiptare, ku pjesa më e madhe e tyre nuk përdoren më.

Dikur profesor sot kompozitor, Marku nuk e ka humbur pasionin për të kijuar muzikë të mirë të gjithën të dalë nga tingujt e këtyre veglave muzikore./Tv Klan/ KultPlus.com

Will Smith dhe Martin Lawrence rikthehen me “Bad Boys”

“Djemtë e këqij” po rikthehen zyrtarisht, me Will Smith dhe Martin Lawrence.

Ata njoftuan se do të ribashkohen për filimin e radhës të “Bad Boys”.

Sony Pictures konfirmoi se vazhdimi është në fillimet e para dhe skenari do të jetë i Chris Bremner.

Krijuesit e filmit drejtuan filmin “Bad Boys for Life” të vitit 2020, i cili ribashkoi Smithin dhe Lawrencen 25 vjet pasi filmi i parë “Bad Boys” u publikua në vitin 1995.

Menjëherë pasi filmi i tretë u shfaq në kinema, u bë e ditur se një film i katërt “Bad Boys” ishte në zhvillim.

“Bad Boys for Life” vazhdoi të fitoi 426.5 milionë dollarë në arkat botërore, si një nga filmat e fundit të epokës para pandemisë./ KultPlus.com

“Flaka e Janarit 2023”, u shpallën më të mirët e Manifestimit

Me Gala mbrëmjen e organizuar në përmbyllje të “Flakës së Janarit 2023” janë përzgjedhur më të dalluarit në të gjitha shtyllat e këtij Manifestimi Shumëkulturor, i cili mblodhi artistë nga të gjitha trevat shqiptare.

Në këtë ceremoni, Leonora Morina – Bunjaku, nënkryetare e komunës së Gjilanit, në emër të kryetarit Alban Hyseni, ka theksuar se familjet Zeka, Mala, Berisha dhe familjet e dëshmorëve të tjerë meritojnë mirënjohje për kontributin dhe sakrificën e dhënë për liri, njofton Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit.

Morina-Bunjaku tha se gjatë këtij muaji, Gjilani ishte identiteti i artit, kulturës, muzikës, dramës dhe i të gjitha shtyllave për të cilat kontribuuan të gjithë e ajo i ka falënderuar  të gjithë organizatorët e pjesëmarrësit, ngase Gjilanit i dhanë hapësirë të madhe që të bashkojë të gjitha trevat shqiptare.

Ajo tha se për më shumë se tri dekada, Gjilani identifikohet me “Flakën e Janarit”, andaj në këtë Gala Mbrëmje ajo paraprakisht ka përgëzuar të gjithë ata që do të shpërblehen. Ajo ka uruar që “Flaka e Janarit” të shndrit e të flakojë edhe me vite të tëra e më së shumti merita për këtë kanë ata që dhanë më të shtrenjtën për liri.

Në shtyllën e artit dramatik “Talia e Flakës” më të mirët që u shpallën ishin: Jeton Neziraj për tekstin më të mirë në shfaqjen “Babai dhe babai”. Erson Zymberi, regjia më e mirë në shfaqjen “Burrneshat”. Adem Karaga, aktori më i mirë, që luajti në shfaqjen “Nyjat” Shfaqja më inovative teatrore “Fausti” dhe Shfaqja më e mirë e Festivalit të Dramës Shqipe u shpall shfaqja “Babai dhe babai”.

Në këtë mbrëmje janë përzgjedhur edhe më të mirët e Festivalit të Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”. Vendin e parë e zuri solistja Olza Rashani me këngën “Heroi”, vendin e dytë e zuri Erta Hasani, që i ka kënduar Kosovës, kurse i treti doli Demush Sejdiu, që ka kënduar këngën “Heroit Agim Ramadani”.

Në Festivalin e Muzikës Popullore “Fest Flaka” më të mirët u shpallën: Vendi i parë, Greta Azizi, që ka këndur këngën “Rrisim jetën tonë”. Vendin e dytë e zunë Anesa Bunjaku – “Kroi i fshatit tonë” dhe Mesut Bajrami – “Vajzë me kaçurrela”, kurse vendin e tretë e zunë Rina Kurteshi – “Albulena” dhe Arbër Maliqi – “Këngë bashkimi”.

U shpallën edhe enigmatët më të mirë të “Flakës së Janarit”, të cilët kanë konkurruar në dy kategori. Në zgjidhjen e enigmave i pari ishte Ekrem Krasniqi,  i dyti – Agim Ajvazi, kurse i treti ishte  NIjazi Ismajli. Në përpilimin e enigmave i pari doli Rexhep Hasani, i dyti – Fazli Berisha dhe i treti – Ekrem Krasniqi.

Çmimet i ka ndarë edhe juria vlerësuese për “Penelin e Flakës”, ku Çmimi blerës  i Galerisë iu dha  Xhevdet Dulajt për pikturën e tij “Kreshniku i Maleve”. Për “Penelin e Flakës 2023”, çmime morën edhe Merita Myderrizi – Maloku – “Peizazh” dhe Lirika Kastrati – “Njollë mbi njollë”.

Poezia më e mirë e orës letrare u zgjodh ajo e Ramë Oracës – “Rapsodi për tri dhembje”, derisa në konkursin letrar në poezi u ndanë këto çmime: Vendi i parë: “Për ty”, shifra: Safo, Vendi i dytë: “Na t’atëhershmit”, shifra: 0803, Vendi i tretë: “Nëse më kishe dashtë”, shifra: Unë Hamleti.

Në prozë: Vendi i parë nuk është dhënë, Vendi i dytë: “Zbardhëllimë” – shifra: Udhërrëfyesi dhe Vendi i tretë: “Bineqtë”  – shifra: L’keni i Hasit. Emrat e fituesve në konkursin anonim do të bëhen të ditur pasi që të deshifrohen me sjelljen e kopjes së tretë.

Çmimet për më të mirët i ndanë pjesëtarë të familjes Mala, Berisha e Zeka, udhëheqës shtetërorë e komunalë dhe krijuese e artistë të njohur.

Manifestimi “Flaka e Janarit 2023” është mbajtur nën patronatin e kryetarit të komunës, Alban Hyseni, me përkrahjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sporte, që udhëhiqet nga drejtori Kushtrim Zeqiri, njofton Komuna e Gjilanit./ KultPlus.com

Për ty që je larg

Poezi nga Rozafa Shpuza

A e ndin ofshamën e oxhakve
që shprazin dufin si shtëpiaket grindavece
që harrojnë unin
porse dinë përmendësh dashnoret e nji personazhi n’telenovelën rishtake…
Qyteti ka ngri
e ti mund ta ndjesh ma s’mirit atë aromë unike
që t’kujton votrën
sado larg t’ketë çu fati.
He,
ndalu nji hop e merr frymë thellë
aq sa krahnori të t’mbushet…
por ti s’e din për çka ke mall ma fort
veç ndjen se jehonat rrinë pezull
prejse kërkojnë trokun e rrugicës
që t’çon n‘shpi…
Oxhakët prore shprazin duf
e kërkush ma mirë se ato
s’ta sjell mirazhin e përhanun t’pragut
teksa pret përmallshëm
zhumhurin e hapave t’harruem…/ KultPlus.com

Një video e rrallë e heroit Zahir Pajaziti (VIDEO)

Komandanti i UÇK-së dhe Heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti, ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut.

KultPlus ju sjell sot një video të rrallë të vitit 1996, ku shihet Zahir Pajaziti duke qëndruara në odën e Naim Hysenit në Shtedim. Në këtë video gjithashtu shihen edhe Selim Haziri dhe Naim Haziri.

Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë. Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës. Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU.

Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin “Hero i Kosovës”. / KultPlus.com

‘Në varrin e aktorit’, kushtuar Istref Begollit

Nga Musa Tullari

Në varrin e aktorit
(I.Begollit)

Ngadal pikë shiu i së dielës
Si me lotë nga sytë e qiellit
Njërin të dashur vajton, në heshtje:
Pllaka e mermert me emrin e tij
Dritëson nga pikat e sermta
Të cilat herë herë pikojnë nga gjethet
E mështeknes , përkulur motërsisht
Mbi vetmitarin e madh.
Pelegrin nga larg, përshëndes
Hijen e tij, ajo më falet
Nga shiu, nga gjethi, nga vjeshtë lulet,
Nga perdja e zezë e dheut.

Një të diele , të hirt me shi… / KultPlus.com

Fotografi e rrallë e Zahir Pajazitit në vitin 1980

Vëllai i Heroit Zahir Pajaziti, Agimi pati publikuar një fotografi të njërit ndër themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fotografinë e realizuar në vitin 1980, Heroi Zahir Pajaziti, shihet në shoqëri të një miku të tij të atëhershëm.

Zahir Pajaziti, kishte rënë heroikisht në janar të vitit 1997.

Ai ishte njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandant i saj në Rajonin e Llapit. / KultPlus.com

Erson Zymberi shpërblehet me çmimin “Regjia më e mirë” në Festivalin e Dramës Shqipe ‘Talia e Flakës’

Në edicionin e 32-të të Festivalit të Dramës Shqipe “Talia e Flakës”, Erson Zymberi është vlerësuar me çmimin “Regjia më e mirë”, përcjell KultPlus.

Ai është vlerësuar me këtë çmim për regjinë e shfaqjes “Burrnesha”.

Shfaqja është prodhim i Qendrës Multimedia. / KultPlus.com

‘Babai dhe Babai’ shpërblehet me dy çmime në Festivalin e Teatrove në Gjilan ‘Talia’

Shfaqja ‘Babai dhe Babai’ ka arritur të fitojë dy çmime kryesore në Festivalin e Teatrove në Gjilan ‘Talia’, shkruan KultPlus.

Dy çmimet kryesore janë:

– Shfaqja më e mirë
– Drama më e mirë

Me tekstin “Babai dhe Babai” nga Jeton Neziraj, nën regjinë e Kushtrim Koliqit dhe me aktorët Ilire Vinca, Bujar Ahmeti dhe Kosovare Krasniqi, Integra ka realizuar një tjetër projekt teatror i cili në një mënyrë të jashtëzakonshme e trajton çështjen e personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Me një ndërthurje mahnitëse mes trajtimit të kësaj çështjeje nga aspekti i “të pagjeturve” dhe nga aspekti i atyre që ata lanë pas, kjo shfaqje na sjell jetën dhe sfidat e një familje normale e të zakonshme, të paktën në dukje. / KultPlus.com

Ministri Çeku në takim me ambasadoren Ziv: U dakorduam për nisjen e bashkëpunimit në trashëgimi kulturore dhe muzetë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku së fundmi ka takuar ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, përcjell KultPlus.

Ata kanë ndarë së bashku vizionin për bashkëpunimin kulturor bilateral si dhe janë dakorduar për nisjen e bashkëpunimit në trashëgimi kulturore dhe muzetë.

“Kënaqësi të takoja dhe të ndajmë vizionin e përbashkët për bashkëpunimin kulturor bilateral, me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Diskutuam për marrëveshjet aktuale, atë për bashkëprodhim të filmave dhe në fushën e arkivave, ndërsa u dakorduam për nisjen e bashkëpunimit në trashëgimi kulturore dhe muzetë”, thuhet në njoftimin e tij. / KultPlus.com

88 vite nga lindja e Kenzaburo Oe, fitues i çmimeve “Akutagawa” dhe Nobel për letërsi

Kenzaburō Ōe, shkrimtar dhe akademik japonez, lindi më 31 janar 1935 në ishullin Shikoku.

Ai hyri në mënyrë të bujshme në botën letrare të Japonisë, duke fituar çmimin më të madh letrar “Akutagawa” për tregimin “Gjahu i kafshëve”. Ky shkrimtar origjinal, që hedh poshtë sistemin e vlerave të shoqërisë ekzistuese dhe pasqyron pyetjet dhe shqetësimet e brezit të Pasluftës, ka shkruar shumë romane, novela dhe sprova, duke u bërë një nga autorët më të njohur në mbarë botën.

Ōe është fitues i çmimit Nobel në letërsi në vitin 1994. Ai ka ndikim të fuqishëm nga letërsia franceze dhe amerikane, të cilën e ka gërshetuar me atë japoneze. Njëherësh Oe ka një përgatitje të lartë në fushën e teorisë së letërsisë.

Romanet e tij: Na thoni si të mbijetojmë çmendurinë tonë, Loja e Shekullit, M/T dhe historia e mrekullive të pyllit, Letrat e viteve të nostalgjisë, Një jetë e qetë, Këputni sythet – qëlloni mbi fëmijët, Shënimet e Hiroshimës, janë përkthyer në të gjitha gjuhët e botës dhe kanë patur lexues të shumtë. / KultPlus.com

Presidentja Osmani: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha mbrojtën dinjitetin, kthyen shpresën

Sot janë bërë 26 vite pa Zahir Pajazitin, njërin ndër komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), shkruan KultPlus.

Pajaziti lindi më 1 Nëntor 1962 në fshatin Orllan të Komunës së Podujevës dhe ra dëshmorë më 31 Janar 1997 në fshatin Pestovë të Komunës së Vushtrrisë, pasi ra në një pritë të organizuar nga forcat serbe. Ai njihet si Pushka e Parë e Lirisë dhe pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.

Sot, në këtë përvjetorë të 26-të, në sheshin që mban emrin e tij, presidentja e vendit dhe kryeministri bashkë me ministra të tjerë, kanë bërë homazhe te përmendorja e tij në Prishtinë.

Presidentja Vjosa Osmani është shprehur se këta heronj do të jenë gjithnjë në zemrën dhe kujtesën e secilit.

“26 vjet më parë që prej se lajmëtarët e lirisë, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha e fituan përjetësinë duke u bërë heronjtë e Kosovës dhe frymëzuesit e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit.
Ata mbrojtën dinjitetin, kthyen shpresën, i dhanë shtytje realizimit të idealit të brezave për liri dhe pavarësi, ndaj do të kujtohen çdoherë me nder e respekt. Emrat e tyre do të jenë gjithnjë në zemrën dhe kujtesën e secilit”, thuhet në postimin e saj. / KultPlus.com

20 vite pa ikonën e artit skenik, Istref Begolli

Sot shënohet 20 vjetori i vdekjes së ikonës së artit skenik, Istref Begolli, shkruan KultPlus.

I lindur më 1 maj të vitit 1933 në Pejë, Begolli shkollën fillore e kreu në vendlindje.

Me artin filloi të ‘takohet’ që nga mosha 16 vjeçare, atëherë kur në vitin 1949 filloi punën si aktor i rregullt në Teatrin Popullor Krahinor. 

Kontributin e tij artistik Istref Begolli prej vitit 1961 deri në vitin 1963 e jep në Teatrin Jugosllav të Dramës, në Beograd si bashkëpunëtor i jashtëm ku ushtron studentën në lëndën e Diksionit. 

Pas tri viteve punë kthehet përsëri në Teatrin Popullor Krahinor ku punon deri në vitin 1968. Për disa vite rresht deri më 1971, Begolli vepron si aktor i lirë.

Më 1971 fillon të punojë përsëri në “TPK” gjerë me 1990, ku edhe pensionohet si aktor i këtij Teatri. 

Ajo çka mbetet pas si kujtim për të janë rolet e shumta që i ka dhënë jetë. Istref Begolli arriti të jetësoj rreth 150 role në teatër, film e televizion, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit dhe kulturës shqiptare. 

Disa nga rolet kryesore në shfaqjet janë: Mihali në shfaqjen “Zhelanat” e Matej Borit, në regji të Abdurrahman Shalës, Dhëndrri dhe Meriku në “Dasma” dhe “Hani në rrugën kryesore” të Çehovit, me regjisor Muharrem Qenën, Karl Fon Mori në “Cubat” e Shilerit, me regji të A. Shalës, Plaku i Parë në “Erveheja” e Ahmet Qirezit, me regji të Muharrem Qenës, Dyl Mehmeti në “Fosilet” e Azem Shkrelit, Paratovi në “Vajza pa Pajë” e Ostrovskit, Prifti në “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” i Ismail Kadaresë, në regji të Piromanit, Murtaja në “Shtetrrethimin” e Kamysë, në regji të T. Durbeshiqit, Iago në “Othello” të Shekspirit, me regji të A. Shalës, Magbethi në “Magbethi” të Shekspirit, si dhe shumë të tjera..

Ndër rolet më eminente të luajtur në më se 20 filma artistik janë roli i Pavie Shatev në filmin “Atentatorët e Selanikut” i Zhika Mitroviqit, Deliu në “Era dhe Lisi” i Besim Sahatqiut, Prifti në “Proka” nga Isa Qosja, Fatmir Gashi ne “Përroi Vërshues” i Besim Sahatqiut, Polici në “Si të vdiset” i M. Stamenkoviqit, Otos në “Sulmi i kuq” i Predrag Golluboviq, Trobërku në “Mali i Leiejit” i Zdravko Velimiroviqit, etj. 

Nga rolet në filmat televiziv duhet veçuar: Plaku në “Të ngujuarit” me skenar dhe regji të Ekrem Kryeziut, Kostë Kasapi në “Kulla”, sipas Anton Pashkut e në regji të Agim Sopit, Inspektori në “Dhembja krenare”të Ismail Ymerit, Kabili në “Vallja e Çmendur” me skenar dhe regji nga Isa Qosja, Ati në “Vjeshtën e Trëndafilave”, me skenar të Veli Karahodës e në regji të Agim Sopit, etj. 

Në anën tjetër, Istref Begolli është edhe fitues i shumë shpërblimeve si çmimi i parë për rolin e Dyl Mehmetit në shfaqjen “Fosilet”, shpërblimin e dhjetorit për veprimtari të frytshme në lëmin e Teatrit dhe Filmit, në Takimet Teatrore “Joakim Vujiq” të mbajtura në Kragujevc merr vendin e parë për rolin e Priftit në shfaqjen “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” të Ismail Kadaresë dhe plotë të tjera, që janë dëshmi e vlerve të mirëfilta artistike të tij. 

Istref Begolli ndërroi jetë tragjikisht ne një ditë acari më 31 janar të vitit 2003 në spitalin e Krapinske Toplices në Republikën e Kroacisë. Ai i takon plejadës të aktorëve që vunë themelet e Artit Skenik në Kosovë. 

Sot Teatri i Pejës në nderim të veprimtarisë së tij të bujshme, mban emrin e tij. / KultPlus.com

‘Kur nervozohem, i thyej gjërat, lapsat, orët që bëjnë alarm’

“Në vend të gjërave që i bëj mirë, është më e lehtë të bëj listën e gjërave të cilat nuk mund ti bëj. Nuk mund të gatuaj ose ta pastroj shtëpinë. Dhoma ishte është rrëmujë, dhe vazhdimisht më humbasin gjërat. Më pëlqen muzika, por nuk di të këndoj. Jam i ngathët. Nuk di as të orientohem, shumicën e kohës nuk e dalloj të djathtën nga e majta. Kur nervozohem, i thyej gjërat, jam i tillë. Pjatat, lapsat, orët që bëjnë alarm. Më vonë i bie pishman, por është shumë vonë për pendesë. Nuk kam para në bankë. Jam i turpshëm pa nevojë, dhe nuk kam shumë njerëz me të cilët mund të flas”

Haruki Murakami – E dashura ime Sputnik

Haruki Murakami mbetet autori më i mirë që sot ka Japonia. Një prej pretendentëve për Nobel, nuk është më fakt që Murakami ka marrë zemrat e lexuesve në mbarë botën. Para pak javësh doli në shitje romani i tij i ri – Killing Comendatore.

Haruki Murakami ka lindur në Kioto të Japonisë në 1949 dhe tani jeton në afërsi të Tokios. Veprat e tij janë përkthyer në mbi 35 gjuhë të botës dhe renditet ndër shkrimtarët më të rëndësishëm japonezë mes Yukio Mishima, Kenzaburo Oe etj, si dhe mes shkrimtarëve më të kërkuar sot në botë. Haruki Murakami është autor i shumë romaneve dhe është cilësuar nga kritika botërore si një ndër përfaqësuesit më të sofistikuar të realizmit magjik. / KultPlus.com

Këtë të premte mbahet edicioni i tretë i “International Kosova Clarinet Fest”

Koncerti i edicionit të tretë të “International Kosova Clarinet Fest” po vjen së shpejti, shkruan KultPlus.

Në këtë koncert do të keni mundësinë të dëgjoni klarinetistët: Roman Widaszek,Paweł Krauzowicz, Bogdan Ocieszak, Blerim Emerllahu e Malbora Krajku nën shoqërimin e pianistes Lirika Pula.

Koncerti do të mbahet në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare më 3 shkurt, duke filluar nga ora 20:00. /KultPlus.com

Hapet në gjithë gjatësinë tuneli i Llogorasë, Rama: Përfundon në 1 qershorin e ardhshëm

Gërmimet në tunelin e Llogorasë kanë përfunduar dhe tanimë ai është i hapur në gjithë gjatësinë e tij.

Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektuan sot kantierin e punimeve në këtë tunel, ku u finalizua edhe hapja e plotë e tij.

“Përfundojnë me një moment emocionues për të gjithë skuadrat e angazhuara, gërmimet e tunelit të Llogorasë, i cili tanimë është i hapur në krejt gjatësinë e vet, falë përmbylljes së procesit më të vështirë për ndërtimin e kësaj vepre infrastrukturore, që do të shkurtojë konsiderueshëm kohën e udhëtimit drejt Jonit, duke rritur njëkohësisht standardet e sigurisë rrugore”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se “kjo është një punë e bërë në kohë rekord që do të pasohet tani me proceset e tjera, deri në përfundimin e plotë të të gjithë veprës, shpresojmë në 1 qershor të vitit të ardhshëm”.

Ndërsa Balluku informoi se punimet në këtë tunel kanë ecur jashtë parashikimeve dhe sot hidhet përtokë perdja e fundit për të hapur tunelin.

“Kemi edhe një tunel ndihmës që lidhet me tunelin qendror me 11 dalje, 5 për automjete dhe 6 për aksesin e këmbësorëve. Po punohet në të gjitha aspektet. Lartësia e tunelit kryesor është 4.7 m dhe gjerësia 7.7 m, prej të cilave 1.7 metra janë trotuar për rastet e emergjencës dhe 6 m janë në dispozicion për t’u përdorur nga automjetet”, tha ajo.

Balluku siguroi se vepra infrastrukturore do të përfundojë plotësisht në 10 gusht 2024.

“Synimi ynë është që në sezonin e 2024, në 1 qershor 2024, e gjithë vepra prej 7.4 km, ku 6 km është tuneli dhe 1.4 janë rrugë lidhëse dhe ura që lidhen me pjesën e Palasës të jenë gati dhe operative për gjithë qytetarët”, tha ajo.

Balluku falënderoi të gjitha skuadrat që kanë qenë të angazhuara në këtë kantier dhe kanë mbajtur fjalën duke e hapur tunelin para afatit.

“Kemi skuadra të kompanive turke, shqiptare dhe supervizorin grek. Po bëjnë një punë të shkëlqyer. Duken si një forcë ballkanike që po ndërton një tunel që quhet ‘long range’. Falënderoj ekipin e ARRSH-së që ka mbikëqyrur. Gjeologjia ka qenë e mirë krahasuar me problematikat e Rrugës së Arbrit, por edhe këtu ka pasur probleme. Kjo është një vepër e madhe, me 1 tunel tjetër ndihmës, me 11 pjesë lidhëse, por gjithçka ka shkuar ashtu si duhet. Në 1 qershor 2024 tuneli i Llogorasë do të jetë gati”, tha Balluku./ atsh / KultPlus.com

Rruga “A” merr emrin e Xhim Xhemës, veprimtarit të madh të çështjes kombëtare

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se rruga “A” ka marr emrin e veprimtarit të madh Xhim Xhema, shkruan KultPlus.

KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e kryetarit Rama.

Me 45 vota PËR, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kryeqytetit vendosi ta përjetësojë veprimtarinë e paepshme të zotit Xhim Xhema për çështjen kombëtare, duke ia vënë rrugës “A” emrin e këtij njeriu të madh.

E nderojmë përkushtimin e tij të palëkundur për kauzën e lirisë dhe pavarësisë, duke ua sjellë ndihmën e krerëve të politikës amerikane popullit të Kosovës në kohët më të vështira./ KultPlus.com

ORCA: Senati i UP-së i ka shpallur plagjiatorë Dugollin dhe Kastratin

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka njoftuar se Senati i Universitetit të Prishtinës ka konfirmuar Këshillin e Etikës për plagjiaturat e dy profesorëve universitarë, Bujar Dugollit dhe Ardian Kastratit.

Përmes një njoftimi, ORCA thotë se ky vendim është një hap në luftën kundër plagjiaturës.

“Edhe një hap në luftën kundër plagjiaturës. Në mbledhjen e djeshme të Senatit të UP-së, në pikën e dytë të rendit të ditës, u konfirmua gjetja e Këshillit të Etikës së UP-së, e cila i shpallë plagjiatorë prof. Dr.  Bujar Dugollin dhe prof. Ass. Ardian Kastratin. Tashmë gjetja e ORCA-s që këta të dy janë plagjiatorë, e cila për herë të parë u bë publike në vitin 2021, e mban edhe vulën e Senatit të Universitetit të Prishtinës edhe atë të Këshillit të Etikës së Universitetit të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e ORCA-së.

Kjo organizatë thotë se ndëshkimi ndaj tyre është qesharak, duke shtuar se Kosova mund të jetë vendi i vetëm në botë ku plagjiatorët vazhdojnë punën në Universitet.

“Me gjithë këtë fitore të luftës kundër plagjiaturës ajo që mbetet shqetësuese është ndëshkimi qesharak për dy plagjiatorët. Kosova mund të jetë vendi i vetëm në botë, në të cilin kur institucionet shpallin dikë plagjiator, ai vazhdon punën me ndëshkim qesharak si mosmentorim i temave të masterit dhe doktoratave për një kohë të caktuar. ORCA do të angazhohet që kjo të mos mbetet kështu, prandaj i kërkojmë reagim Ministres së Arsimit znj. Arbërie Nagavci e cila ka premtuar publikisht se nuk do të ketë tolerancë për plagjiaturën, që të luajë rolin e saj si garantuese e zbatimit të ligjeve në fuqi që lidhen me arsimin, në atë mënyrë që plagjiatura të ndëshkohet në mënyrë meritore”, thuhet njoftin e ORCA-së. / KultPlus.com

Rilind Gërvalla emërohet drejtor i Radio Televizionit të Kosovës

Rilind Gervalla, është emëruar drejtor i kanalit shqip të Radio Televizionit të Kosovës (RTK1, 3, 4).

Këtë vendim e morën sot bordi i RTK-së, me tetë vota për dhe asnjë kundër, përcjell klankosova.tv.

Rekomandimi për emërimin e tij, erdhi nga drejtori i përgjithshëm i RTK-së.

Për më shumë ja komunikata e plotë:

”Bordi i RTK-së me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e z. Rilind Gervalla në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së (RTK1, 3, 4).

Në mbledhjen e sotme u diskutua edhe për zhvillime të tjera në RTK”. / KultPlus.com

Radhë të gjata për të pozuar, ngrihet statuja e parë në botë e Messit me 3 yjet botërorë

Argjentina u bë kampione e botës për herë të tretë në historinë e saj më 18 dhjetor 2022. Sidoqoftë, ethet për këtë triumf janë ende shumë të forta dhe këtë e dëshmon një vepër arti e fundit, e inauguruar zyrtarisht pak ditë më parë.

Është statuja e parë në botë e Leo Messit me tre yjet botërorë. Skulptura ndodhet në Mar del Plata, qendra kryesore e turizmit bregdetar argjentinas, në Balneario 12 të Punta Mogotes. Mijëra vendas dhe vizitorë rreshtohen për të bërë një foto festive me kapitenin e derdhur në bronz të “Selección”.

Me peshë mbi 100 kilogramë, riprodhimi i ngazëllimit klasik të shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” (thirrja e gjyshes Celia, teksa shikon qiellin) është bërë me fibra çimentoje dhe kërkoi tre muaj punë.

Një kuriozitet? Autori i veprës, Victor Coluccio, theksoi se si statuja “u përfundua gjatë ndeshjeve të fundit të Kupës së Botës. Ylli i tretë u punua të nesërmen e finales kundër Francës”, pak orë pas triumfit të Albiceleste në Doha. / KultPlus.com

Akademiku Nazim Gruda mes fituesve të “Best Scientific Abstract Prize”

Bashkimi i Akademive Europiane për Shkencat e Aplikuara të Bujqësisë, Ushqimit dhe Natyrës (UEAA) shpalli fituesit e çmimit “Best Scientific Abstract Prize 2022”, njëri prej të cilëve është akad. Nazim Gruda.

Në konkursin për përmbledhjet më të mira shkencore, akad. Gruda është fitues i vendit të dytë, ndërsa të nominuar ishin edhe akad. Ilia Mikerezi dhe prof. Anila Hoda.

Konkursi u hap në janar 2022. Akademitë anëtare të UEAA-s u ftuan nga komiteti drejtues që të dërgonin abstraktet e punimeve më të mira, jo më shumë se një abstrakt në muaj për çdo akademi. Këto përmbledhje u vlerësuan nga një juri ndërkombëtare.

Çmimin e parë e fitoi një grup autorësh nga Britania e Madhe me përmbledhjen me titull: “Farm of the Future – Decarbonising Farm Vehicles and Future Fuels”.

Çmimin e tretë e fitoi një grup autorësh nga Italia me përmbledhjen “Essential amino acids: master regulators of nutrition and environmental footprint?”

Në vend të dytë u rendit përmbledhja me titull: “Effect of biofertilizers on leaf yield, nitrate amount, mineral content and antioxidants of basil (Ocimum basilicum L.) in a floating culture”.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë përgëzon përzemërsisht autoren e parë dhe grupin e punës prof. dr. Yildiz Dasgan, nga Turqia, po kështu akademikun e saj Nazim Grudën për këtë arritje, duke i uruar suksese të mëtejshme.

Shqipëria mori pjesë ne këtë konkurs me tri përmbledhje. Përveç çmimit të dytë, u nominua edhe një punim nga prof. Anila Hoda dhe akademiku Ilia Mikerezi. Të gjitha këto aktivitete dëshmojnë rolin aktiv të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Nazim Gruda është përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në UEAA dhe anëtar i Komitetit Drejtues të saj. /atsh / KultPlus.com

GKK prezanton tre anëtarët e jurisë të bienales ndërkombëtare Çmimi “Muslim Mulliqi”

Galeria Kombëtare e Kosovës ka prezantuar sot tre anëtarët e jurisë të bienales ndërkombëtare Çmimi “Muslim Mulliqi” – edicioni i 14.

Në këtë përbërje të jurisë janë: Ivana Vaseva, Ardian Isufi dhe Raino Isto.

IVANA VASEVA është kuratore, hulumtuese dhe drejtoreshë e programi të organizatës “Faculty of things that can’t be learned” – FRU, dhe është bashkëkuratore e Festivalit AKTO për artet bashkëkohore “Artet që ekzistojnë që nga viti 2006”. Ajo gjithashtu bashkëpunon si kuratore me komunitete tjera jashtë artit duke organizuar ekspozita dhe hapësira për bashkë-krijim, bisedim, rimendim kritik dhe artikulime politike të problemeve. Ajo fitoi “Trigën e Artë” për ekspozitën më të mirë në PQ19 (ishte kuratore e projektit), poashtu ka fituar dy çmime “Ladislav Barishikj” nga AICA – Maqedoni (ku ishte bashkëautore) dhe Çmimin e Arkitekturës Speciale (bashkëpjesëmarrëse). Vaseva specializoj për kuratore në Qendrën e Arteve De Appel në Amsterdam. Ajo ka kuruar shumë ekspozita, projekte dhe programe diskursive në muze, institucione dhe universitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit dhe është redaktore e disa botimeve. Projektet e fundit të saj përfshijnë: “Në cilën anë jeni ju? Në anën e konstelacionin të pa rregullt dekolonial” (bashkëkuratore, Opera dhe Baleti Kombëtar, Shkup); Festivalin 17 AKTO për artet bashkëkohore – “(jo)demokracitë bashkëkohore: Kujdesi dhe hapësirat e përbashkëta” (në pjesë të ndryshme të Shkupit); Çmimin XVI DENES i cili ishte cmim për artistë e ri vizuel deri në moshën 35 vjeçare (Galeria Kombëtare e Republikës së Maqedonisë Veriore, Shkup), “Republikë e nderuar”, ese performance në bashkëpunim me Filip Jovanovski, Kristina Lelovac, Viktorija Ilioska (Posta kryesore në Shkup), “Realizoni! Rezistoni! Reagoni! Performancë dhe Politikë në vitet e 90-ta në kontekstin post-jugosllav” (bashkëkuratore Moderna Galerija, Ljubljanë).

ARDIAN ISUFI është Profesor i Asociuar dhe Doktor (PhD) në Universitetin e Arteve të Tiranës, Shqipëri. Artist me një karierë të gjatë në skenën e artit pamor, kritikës, organizimit te aktiviteteve artistike dhe kurimit të ekspozitave. Si artist ka marrë pjesë në shumë veprimtari artistike kombëtare dhe ndërkombëtare, në vende të ndryshme si: Itali, Greqi, Francë, Austri, Kinë, Shtetet e Bashkuara etj, ku mes të tjerash mund të veçohen; Bienalja e Tiranës 2009, artist i ftuar nga Pavijoni Shqiptar në Bienalen e Arkitekturës në Venecia më 2018,”KOMPLOTI I TIRANËS” Solo Show 2022 – Galeria e Kombëtare e Kosovës, “POSTBLLOK” – Memorial i Diktaturës Komuniste – Vepër publike instalacion me bashkëautor Fatos Lubonja, “ANTIHOMAZH” Solo Show 2015 – Instalacion me maskën e vdekjes të diktatorit Enver Hoxha, Muzeu Historik Kombetar – Tiranë, Shqipëri. Pjesëmarrës dhe fitues i çmimit të tretë në vitin 2005 dhe atë të dytë në vitin 1996 në Konkursin Ndërkombëtar të Arteve Pamore “Onufri, etj. Isufi në aksionin e tij publik ka krijuar një marrëdhënie konstante me publikun, si artist apo kurator, duke tentuar në mënyrë të konistente ta ballafaqojë atë me problematika akute social-shoqërore dhe politike, por përherë të hetuara nga një këndvështrim dhe një qasje bashkëkohore dhe globale. Artisti jeton dhe punon në Tiranë, Shqipëri.

RAINO ISTO, PhD, aktualisht është vizitor si asistent profesor në Pratt Institute dhe kryeredaktor i ARTMargins Online. Hulumtimet e Raino’s shqyrtojnë lidhjet globale mes artit dhe politikës gjatë luftës së ftohtë dhe pas saj. Praktikat e tyre përfshijnë historinë publike, edukimin, arkivimin dhe publikimin me fokus në zgjerimin e hapësirave të reja të veprimit kolektiv dhe kujtesën e komunitetit. Veprat e tyre janë botuar në Third Text, Revistë për Artit Bashkëkohor Kinez, Studime Fantastiko shkencore, Ekstrapolim, Historia e Punës Ndërkombëtare dhe e Klasës Punëtore, ARTMargins, RACAR, dhe The Getty Research Journal. / KultPlus.com