Vajza e Beyonce bën histori, fiton ‘Grammy’ në moshën 9 vjeçare

Në moshën nëntë vjeçare, Blue Ivy Carter është tashmë një fituese e një çmimi Grammy. Vajza e madhe e Beyonce-s dhe Jay-Z mori në shtëpi çmimin e saj të parë “Grammy” të Dielën, vetëm disa orë para ceremonisë televizive.

Blue Ivy fitoi trofeun e artë për videoklipin më të mirë për këngën “Brown Skin Girl”. Blue është bërë kështu muzikantja e dytë më e re që merr një Grammy, pas Leah Peasall. Videoja muzikore është realizuar për filmin “Black is king” të Beyonces.

Blue Ivy tashmë ka marrë një çmim BET, Soul Train Music Award dhe NAACP Image Award për këtë këngë. Beyoncé gjithashtu mori në shtëpi një GRAMMY për performancën më të mirë rap për bashkëpunimin e saj me Megan Thee Stallion në “Savage”. 39-vjeçarja ka fituar gjithsej 26 çmime Grammy gjatë karrierës së saj muzikore./ KultPlus.com

Beyonce dhe Taylor Swift bëjnë histori në Grammy Awards

Beyonce thyen rekord me fitoren e saj të 28-të, në Grammy Awards.

Beyonce tani është  gruaja më e shpërblyer në historinë  e Grammy-t, duke kaluar këngëtaren bluras Alison Krauss. “Jam shumë e nderuar, jam shumë e ngazëllyer”, tha ajo teksa pranoi trofeun e saj për performancën më të mirë të R&B.

Grammy i 28-të, i Beyonces u prezantua për nder të Paradës së  zezë, një  festë  e fuqisë  së zezë, të  cilën e shfaqi në Qershor të vitit të kaluar.

“Si artiste, besoj se është detyra ime të pasqyroj kohën dhe ka qenë një kohë kaq e vështirë,” tha ajo ndërsa mblodhi çmimin. Kështu që unë doja të lartësoja, inkurajoja, festoja të gjitha mbretëreshat e bukura të zeza dhe mbretërit që vazhdojnë të më frymëzojnë dhe frymëzojnë botën”.

Ajo tani është barazuar me 28 Grammy të super-producentit Qunicy Jones. Vetëm dirigjenti klasik Sir Georg Solti ka më shumë, gjithsej 31.

Talyor Swift gjithashu bëri histori në ceremoninë  e së  Dielës, duke u bërë  artistja e parë  femër që ka fituar albumin e vitit, tre herë .

Taylor u shpërblye për albumin e saj, Folklore, pas fitoi më parë me albumin Fearless në 2010 dhe opusin pop 1989 në 2016.

Çmimin e albumit të vitit, tre herë  e kanë fituar vetëm tre artistë të tjerë siç jane: Frank Sinatra, Paul Simon dhe Stevie Wonder.

Beyonce ishte gjithashtu pjesë e një momenti tjetër historik , kur Megan Thee Stallion u bë artistja e parë femër që fitoi çmimin e këngës më të mirë rap.

Muzikanti i Hjustonit mori çmimin për hitin e saj të parë Savage (Remix), në të cilin Beyonce jep një varg të ftuar. / KultPlus.com

Beyonce me nëntë nominime por nuk do të performojë në “Grammy”

Beyonce udhëheq me nominime edhe këtë vit në “Grammy Awards” mirëpo ajo nuk pritet të bëhet pjesë e skenës për këtë vit të kësaj ngjarjeje të madhe.

Shefi i përkohshëm ekzekutiv i Akademisë së Incizimeve, Harvey Mason Jr., ka konfirmuar për Los Angeles Times se këngëtarja 39 vjeçare nuk do të performojë sivjet, pavarësisht se është e nominuar në nëntë kategori.

Humbja e performancës së saj këtë vit besohet se vjen pas kritikave të shumta të kolegut të saj The Weeknd ndaj Akademisë duke thënë se nuk do të paraqes më këngët e tij në Grammy pasi këtë vit nuk ishte nominuar në asnjë kategori.

Ndërkohë, në mesin e nominimeve të Beyonces janë edhe nominimi në kategoritë për “Record of The Year” dhe “Song of The Year”.

Grammy Awards do të mbahet këtë të dielë në orët e vona të mbrëmjes sipas orës lokale në Kosovë./ KultPlus.com

Beyonce me mesazh mbështetës për Meghan Markle

Këngëtarja e njohur botërore Beyonce, të martën postoj në rrjetet e saj sociale një mesazh mbështetës për Meghan Markle pas akuzave që kjo e fundit mori.

Në këtë mesazh, Beyonce shkruan: “Faleminderit Meghan për guximin dhe udhëheqjen tuaj. Ne të gjithë jemi forcuar dhe frymëzuar nga ju.”

Mesazhi i Beyonces vjen vetëm disa ditë pas intervistës që Meghan dhe Princ Harry realizuan me Oprah Winfrey e që ngriti shumë reagime, ku gjatë kësaj interviste çifti foli për herë të parë që kur u tërhoqën nga rolet e tyre si mbretër të vjetër në familjen britanike, shkruan CNN, përcjellë KultPlus.

Në intervistë, Meghan zbuloj se abuzimi i vazhdueshëm nga shtypi britanik dëmtoi shëndetin e saj mendor dhe pretendoj se një mbret i vjetër kishte “shqetësime dhe biseda” rreth asaj se sa e errët do të ishte lëkura e djalit të tyre Archie.

Të martën, Pallati Buckingham lëshoj një deklaratë në emër të Mbretëreshës duke thënë se akuzat për racizëm të bëra nga Sussexes ishin “duke u marrë shumë seriozisht”.

Beyoncé, e cila u takua me mbretërit në premierën e “Lion King”, ka treguar më parë mbështetjen e saj për ish-aktoren. Në vitin 2019, Jay-Z dhe Beyoncé pranuan një Brit Award përmes videos, e cila u filmua me një portret të Meghan si Mona Lisa në sfond.

Beyonce shkroi më vonë se, “Për nder të muajit të historisë së personave me ngjyrë, ne përkulemi para një prej Monave tona të Melanuara”. / KultPlus.com

Beyonce këndon për adhuruesen 13-vjeçare të saj që vdiq nga kanceri

Beyonce po nderon Lyric Chanel, një admiruese e vogël e cila vdiq të premten pas një beteje me kancer në tru për dy vjet.

Udhëtimi i saj është dokumentuar nga vetë familjarët në Instagram që mori afër 600,000 ndjekës dhe vëmendjen e shumë figurave publike, si Beyonce dhe Cardi B.

Beyonce fillimisht u lidh me vajzën kur i dërgoi lule asaj në shtator pasi kishte publikuar video të shkurtra të vetes në shkollë duke kënduar bashkë me këngën e Beyonces, “Love on Top”, shkruan ABC 13, transmeton KultPlus.

Pas lajmit, këngëtarja krijoi një montazh videosh e fotosh në faqen e saj që e tregonin Lyricin duke qeshur, duke kënduar dhe vallëzuar. Në prapavijë, Beyonce këndonte këngët e saja, duke filluar me “Brown Skin Girl”, pastaj “Halo” dhe “Love On Top”.

Në fund të këngës së fundit ajo zëvendësoi fjalën “zemër” me emrin e vajzës, “Lyric”. / KultPlus.com

Beyonce ndihmon banorët e prekur nga stuhia në Teksas

Fondacioni i Beyonces “BeyGOOD”, Adidasi dhe organizata “Bread of Life” janë bashkuar për të ndihmuar banorët e Teksasit të cilët ndodhen në kushte të rënda si pasojë e stuhisë dimërore që ka goditur këtë pjesë të SHBA-së.

Banorët e Teksasit dhe të gjithë ata që janë prekur nga stuhia mund të aplikojnë për të përdorur këtë ndihmë në vlerë deri në 1000 dollarë, shkruan People.

“Lutemi për ata që janë prekur nga kjo stuhi”, është thënë në një deklarim në Twitter nga fondacioni i këngëtares amerikane Beyonce, “BeyGOOD”.

Stuhia dimërore që ka goditur Teksasin ka lënë pa energji elektrike dhe ngrohje miliona banorë të këtij vendi.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani të paktën 47 persona kanë vdekur si pasojë e stuhisë. Banorët e prekur po vuajnë po ashtu nga mungesa e ushqimit dhe ujit. / KultPlus.com

Beyonce pozon me vajzën Blue Ivy në koleksionin e saj të ri

Këtë të premte do të dalë në shitje koleksioni i ri i veshjeve nga Beyonce, koleksion ky i quajtuar “Icy Park”.

Në klipin prezantues të veshjeve, të cilat tashmë kanë marrë vëmendje të madhe, përveçse shumë veshje të bukura dimërore, aty shihen edhe disa modelë dhe modele që prezantojnë veshjet në mënyrë artistike.

Porse përveç tyre, në këtë klip shihet edhe vet vajza e Beyonce, Blue Ivy e cila shfaqet në radhë me të ëmën dhe modelet tjera duke prezantuar disa nga modelet e veshjeve.

Kjo nuk është hera e parë që Beyonce shfaq vajzën e saj në projekte pasi më herët është parë edhe në videoklipe muzikore, porse në modelim është hera e parë, ku siç duket po i merr edhe hapat e parë të botës së showbiznesit. /KultPlus.com

Beyonce lanson linjën e re të këpucëve, ‘Icy Park’ (VIDEO)

Mbretëresha e muzikës pop, prezantoi trailerin për ‘Icy Park’, linjën e re të këpucëve nga Ivy Park dhe Adidas, përcjell KultPlus.

Pjesëtar të videos paralajmëruese ishin Hailey Bieber, reperi Gucci Mane dhe Kaash Paige. Shumica e mbathjeve duket se janë në ngjyrë të bardhë, për aq sa shihet në videon paralajmëruese.

Përveç Beyonce-s edhe këngëtarja e njohur Rihanna gjithashtu duket tërësisht e përqendruar në linjat e saj të veshjes, grimit dhe kujdesit ndaj lëkurës më shumë se në muzikë. / KultPlus.com

Robin Harper in a look from the Ivy Park Collaboration with Adidas.

Beyonce dhe Adele paralajmërojnë bashkëpunimin e shumëpritur

Dy prej emrave më të njohur në glob duket se do të sjellin dhuratën e shumëpritur për fansat e tyre.

Bëhet fjalë për Adele dhe Beyonce, të cilat prej vitesh kanë qenë nën shënjestrën e pyetjeve rreth një bashkëpunimi mes tyre, duke qenë se dashuria e Adele për këngëtaren e “Formation” është treguar disa herë dhe e anasjellta.

Mirëpo, koha e publikimit po afrohet.

Fillimisht, kanë qenë producentët e Grammy Aëards, të cilët kanë konfirmuar se Adele do të jetë prezente në ceremoni, por edhe Beyonce do të performojë në 31 janar.

Sakaq, burime pranë dyshes tregojë se dyshja kanë gati këngën dhe videon, por jo vetëm. Ato kanë regjistruar edhe një performancë virtuale që do të transmetohet gjatë ceremonisë së Grammys më 31 janar. / KultPlus.com

‘Black is King’, Beyonce publikon albumin e ri vizual

Beyonce ka publikuar albumin e saj vizual të titulluar “Black in King” në Disney +. Albumi është realizuar përgjatë një viti, i cili është një vazhdimësi i albumit të vitit 2019: “The Lion King: The Gift”.

Filmi, që ka një kohëzgjatje prej 85 minutash, sjell në jetë albumin e fundit të Beyonce-s përmes këngëve dhe kërcimeve, i cili është realizuar në New York, Los Angeles, Afrikën e Jugut, Afrikën Perëndimore, Londër dhe Belgjikë.

Albumi i dedikohet “mbretërve dhe mbretëresha të reja në kërkim të kurorës së tyre” dhe “është një dedikim për eksperiencën e të qenit një njeri me ngjyrë”. Fituesja e çmimit Grammy, publikoi së pari trajlerin e albumit në Youtube më 19 Korrik, video e cila ka marrë miliona klikime.

Ky projekt është shkruar, drejtuar dhe prodhuar nga vetë fituesja e disa çmimeve Grammy.

Fillimisht, ky projekt është xhiruar si pjesë shoqëruese e albumit me kolona zanore, “The Lion King: The Gift”, dhe ka pasur për qëllim ta festojë bukurinë e prejardhjes së komunitetit tonë. Unë asnjëherë nuk e kisha imagjinuar që një vit më vonë, e gjithë puna e madhe që është bërë në krijimin e këtij albumi vizual do të shërbente për një qëllim më të madh.”, theksoi diva e muzikës pak ditë më parë. / KultPlus.com

Beyonce lanson këngën e saj të re (VIDEO)

Mbretëresha e muzikës, Beyonce, ka publikuar videoklipin e këngës së saj më të re të titulluar ‘Already’.

Kënga vjen në bashkëpunim me Shatta Wale dhe Major Lazer dhe është pëlqyer jashtëzakonisht nga fansat e këngëtares, të cilët kanë vërshuar me komente e klikime në minutat e parë të lansimit.

Kënga duket se është pjesë e albumit ”Black is king”, të cilin këngëtarja pohoi se do ta lansojë po këtë ditë. / KultPlus.com

Fondacioni i Beyonce-it jep donacione për bizneset afro-amerikane

Organizata BeyGOOD e Beyonce-it është bashkuar me Asociacionin për përparimin e afro-amerikanëve (NAACP), për t’i ndihmuar bizneset që po vuajnë si pasojë e pandemisë së koronavirusit, duke dhënë grante prej 10.000 dollarëve.

Në një deklaratë në faqen e internetit të NAACP, shkruan: “Këto grante do t’u ofrohen bizneseve të vogla të afro amerikanëve, në mënyrë që të mos i humbin ato në këto kohë të vështira. NAACP krenohet që të bashkohet me BeyGOOD për t’i ndihmuar pronarët e bizneseve të vogla, që janë duke kaluar nëpër sfida të mëdha për shkak të krizës shëndetësore dhe sociale në SHBA, shkruan FemaleFirst.

Këto grante do t’u jepen bizneseve të afro amerikanëve në Houston, Neë York, Los Angeles dhe Minneapolis.

Procesi i aplikimit ka nisur të enjten dhe do të vazhdojë deri më 18 korrik, transmeton KOHA.

Organizata e Beyonceit ka dhënë edhe 6 milionë dollarë shtesë për shëndetin mendor dhe çështje tjera gjatë pandemisë së koronavirusit, për grupet që janë më së shumti të prekura nga kjo krizë. /KultPlus.com

Beyonce akuzohet se ka fshehur identitetin

Së fundmi, këngëtarja e njohur Beyonce është akuzuar se ka gënjyer sepse nuk i takon personave me ngjyrë. Ajo mendohet se ka fshehur identitetin e saj të vërtetë, si një grua italiane me emrin Ann.

Këto pretendime janë ngritur nga kandidati për president, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, KW Miller.

Sipas “Mirror”, ai është shprehur se këngëtarja e ka prejardhjen nga Italia dhe emri i saj i vërtetë është Ann Marie Lastrassi.

“Beyoncé nuk është as afro-amerikane. Ajo po e përdor këtë për ekspozim. Emri i saj i vërtetë është Ann Marie Lastrassi. Ajo është italiane“.

Një gjë të tillë nuk e kanë pritur mirë fansat e këngëtares, të cilët filluan të kritikojnë statusin e tij. / KultPlus.com

Beyoncé paralajmëron albumin e ri vizual me titull ‘Black Is King’ (VIDEO)

Këngëtarja dhe kantautorja 38-vjeçare, Beyoncé, e ka paralajmëruar albumin e ri vizual me titull “Black Is King”, i cili është prodhuar dhe drejtuar nga ajo si dhe bazohet në muzikën e albumi më kolona zanore “The Lion King: The Gift”.

Projekti në fjalë do të lansohet në platformën digjitale “Disney +” më 31 korrik të këtij viti, transmeton KultPlus.

“Projekti ‘Black Is King’ është rezultat i punës me dashuri. Ky është një projekt i imi i krijuar me pasion, dhe për të cilin kam xhiruar, hulumtuar dhe montuar ditë e natë, për një vit të plotë. Unë e kam dhënë maksimumin në të, dhe tani ai është në dispozicionin tuaj. Fillimisht, ky projekt është xhiruar si pjesë shoqëruese e albumit me kolona zanore, “The Lion King: The Gift”, dhe ka pasur për qëllim ta festojë bukurinë e prejardhjes së komunitetit tonë. Unë asnjëherë nuk e kisha imagjinuar që një vit më vonë, e gjithë puna e madhe që është bërë në krijimin e këtij albumi vizual do të shërbente për një qëllim më të madh,” ka shkruar këngëtarja në postimin e saj në Instagram. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/tv/CCAMxfrHjAL/?utm_source=ig_embed

Beyonce publikon këngën “Black Parade” (VIDEO)

“Black Parade” është kënga më e re e publikuar befasishëm nga Beyonce.

Në njoftimin që e ka bërë fillimisht publik në Instagramin e saj, Beyonce thërret për të drejtat e njerëzve me ngjyrë.

“Black Parade” flet për ju, zërin tuaj, gëzimin tuaj”, thotë ndër të tjera këngëtarja.

Kënga u publikua pak orë pasi ajo njoftoi për fondin “BeyGOOD”, që ka nisur, dhe thotë se “përsosmëria e zezë është një formë proteste”. Ajo me këtë fond, po pretendon t’u ndihmojë të gjithë zezakëve që kanë në pronësi biznese.

“Gëzimi i zi është e drejta juaj”, shkruan ajo.

Kënga u publikua në kohën e “Juneteeth”, një festë që shënon zyrtarisht fundin e skllavërisë në SHBA. Kjo festë nisi në shtetin prej nga ka prejardhje Beyonce, Teksas. Por, shpejt kjo festë u bë zyrtare dhe tash festohet çdo vit më 19 qershor në gjithë SHBA-në.

“Black Parade”, që do të thotë “Parada e Zezë”, e Beyoncet, flet edhe për brutalitetin e policisë e zërat për t’i mbrojtur njerëzit me ngjyrë. /KultPlus.com

Beyonce dhe Megan Thee Stallion sjellin remixin e këngës “Savage” (VIDEO)

Beyonce dhe Megan Thee Stallion kanë sjellë një bashkëpunim të befasishëm.

Gjatë një takimi në një festë, natën e Vitit të Ri, janë parë së bashku Beyonce dhe Megan Thee Stallion. Fansat e Beyonce dhe Megan Thee Stallion mendojnë se nga aty ka ardhur ideja për bashkëpunim, në këtë këngë.

Në një postim në Instagram, Megan ka thënë se të gjitha fitimet nga kjo këngë do të dhurohen për bamirësi përmes organizatës ‘’Bread Of Life’’, raporton BuzzFeedNews. / KultPlus.com

Beyonce dhuron 6 milionë dollarë në luftën kundër Covid-19

Beyonce, ylli i muzikës, po jep ndihmën e saj në betejën kundër pandemisë.

Iniciativa “BeyGOOD” e këngëtares së “Love on Top” do të dhurojë 6 milionë dollarë për fondet e ndihmës për punonjësit dhe njerëzit e prekur nga shpërthimi i koronavirusit.

“Komunitetet me ngjyrë po vuajnë shumë për shkak të pandemisë COVID-19. Shumë familje jetojnë në zona të pamerituara, me shtëpi që e bëjnë të vështirë distancën sociale”, shkroi fondacioni në një deklaratë, transmeton ATSH raportimin e DPA-së.

“Komunitetet që kishin mungesa të fondeve për arsim, shëndetësi dhe strehim, tashmë i duhet të përballen dhe me nivele alarmante të infeksioneve dhe fatalitete. Këtyre komuniteteve i mungon aksesi në testime dhe kujdesi i barabartë shëndetësor”, thuhej në deklaratë.

Në partneritet me iniciativën “#startsmall” të shefit ekzekutiv të Twitter, Jack Dorsey, paratë do të shkojnë në organizata të ndryshme me bazë komunitare, si UCLA dhe Aleanca Kombëtare në Sëmundjet Mendore, për të ofruar nevoja thelbësore dhe shërbime të shëndetit mendor në Nju Jork, Detroit, Nju Orleans dhe Houston, qyteti i lindjes së Beyonce/ DPA. /KultPlus.com

Performancë emocionuese e Beyonce në ceremoninë përkujtimore të Kobe Bryant (VIDEO)

Beyonce performoi në hapjen e ceremonisë përkujtimore në nder të Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna.

Në ceremoninë që u mbajt në Staples Center në Los Angeles këngëtarja filloi të performojë këngën “XO”, ndërsa më pas iu drejtua turmës.

“Unë jam këtu sepse e dua Kobe dhe kjo ishte një nga këngët e tij të preferuara. Kështu që unë dua ta filloj, por dua që ne t’i këndojmë së bashku. Unë dua që ta këndoni atë me zë të lartë, që të dëgjohet dashuria”, tha Beyonce.

Pas kësaj, ajo performoi një interpretim emocional të “Halo” e shoqëruar nga një orkester dhe kor i veshur tërësisht në të bardha. / KultPlus.com

Blue Ivy fiton shpërblimin e parë në moshën 8-vjeçare

Vajza e çiftit Beyoncé dhe Jay-Z, e ka pranuar shpërblimin e saj të parë muzikor në ceremoninë e sivjetme të ndarjes së shpërblimeve “NAACP Image Awards”, e cila u mbajt gjatë fundjavës.

8-vjeçarja Blue Ivy Carter u nderua në kategorinë “Dyshja apo bashkëpunimi më i mirë” për hitin “Brown Skin Girl”, ku ajo ka performuar dhe i ka shkruar disa pjesë të saj. Kënga vjen në bashkëpunim me nënën e saj dhe artistët Saint Jhn dhe Wizkid si dhe është pjesë e albumit të vitit 2019, “The Lion King: The Gift”.

Ky sukses i 8-vjeçares së famshme ndërkombëtarisht vjen pasi në korrik të vitit të kaluar, kënga “Brown Skin Girl” kishte arritur të pozicionohet në vendin e 76-të të toplistës së 100 këngëve më të mira “Billboard”. Atëkohë, Blue Ivy ishte vetëm 7-vjeçare, transmeton Koha.net.

Gjyshja e saj, Tina Laëson, ishte ajo e cila me krenari e kishte ndarë lajmin në Instagramin e saj.

Nëna e këngëtareve, Beyoncé dhe Solange, kishte shkruar: “Artistja më e re që po fiton shpërblim të rëndësishëm muzikor. Gjyshja është shumë krenare me ty. Ti po iu dhuron zë të gjitha vajzave të vogla me ngjyrë ”.

Beyoncé, e cila po ashtu i ka dy binjak me reperin Jay-Z, Rumi dhe Sir, ishte ndër fitueset kryesore të ceremonisë “NAACP Image Awards”, duke i fituar gjashtë shpërblime gjithsej në kategori të rëndësishme si, “Artistja më e mirë femër” dhe “Kolonat zanore dhe kompilimet më të mira” për albumin “The Lion King: The Gift”. /koha.net/ KultPlus.com

Beyonce vishet nga Valdrin Sahiti në ‘Pre-Grammy Awards 2020’

Tashmë nuk janë të pakta rastet kur yjet me famë botërore zgjedhin dizajnerët nga vendi ynë – Kosova.

Dhe në dhjetor të vitit të kaluar bëri bujë të madhe në tabloidet e huaja e po ashtu edhe në ato vendore, kur u njoftua se diva e muzikës botërore, Beyonce, bashkëpunoi me kreatorët e njohur nga Kosova, Kujta dhe Meri.

Kanë qenë vetë çifti të cilët kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa fotografi të atyre që njihen si The Carters, çiftit Beyonce dhe Jay Z.

https://www.instagram.com/p/B7x6oZpJUBG/?utm_source=ig_web_copy_link

Dhe tani, Beyonce siç duket ka zgjedhur një tjetër kreator po ashtu nga Kosova, për të krijuar fustanin e saj në ‘Pre-Grammy Awards 2020’.

Natyrisht se mbretëresha e muzikës nuk mungoi në këtë ngjarje të rëndësishme, ndërsa u shfaq e mahnitshme në fustanin e kuq të punuar nga kreatori Valdrin Sahiti.

I lumtur për suksesin e radhës, dizenjatori kosovar ndau disa imazhe të divës në llogarinë zyrtare në Instagram, ku bashkë me të prezantoi edhe punën e tij.

https://www.instagram.com/p/B7x0td5nRtl/?utm_source=ig_web_copy_link

Kjo veshje e Beyoncé Giselle Knowles-Carter veçse ka filluar të përmendet edhe në të gjitha tabloidet e njohura amerikane.

Përveç Beyonce, me Valdrinin kanë punuar edhe shumë yje të tjera ndërkombëtare përfshirë edhe reperen Cardi B. /telegrafi/ KultPlus.com

Beyonce dhe Adele, divat e muzikës po vijnë me një super bashkëpunim

Përderisa fansat e dy këngëtarëve më të mëdha të kohës sonë, po prisnin që ato të publikonin këngët e tyre ndaras, dyshja po vijnë me një këngë së bashku.

Tekstshkruesi dhe producenti i ”OneRepublic”, Ryan Tedder, një intervistë të realizuar tash së fundi në Neë York City, deklaroi se dy fituesit e Grammy nuk kanë regjistruar vetëm një këngë së bashku por, ato e kanë bërë një këngë që do të shfaqet në vazhdimin e plotë nga grupi pop, shkruan KultPlus.

Ai poashtu tha se kjo është këngë e grupit ‘One Republic’, në të cilën merr pjesë edhe Chris Martin i ‘Coldplay’ me piano.

Ryan Tedder, pohoi se kjo ndoshta edhe mund të jetë njëra ndër hitet më të mëdha të kohës./KultPlus.com

Linku i intervistës së plotë:

Beyonce publikon ‘Spirit’, pjesë e videoklipit edhe vajza e saj (VIDEO)

Mbretëresha e muzikës Beyonce edhe këtë radhë pa paralajmërim, publikoi projektin e ri muzikor të titulluar “Spirit”, shkruan KultPlus.

Në videoklip, Beyonce shfaqet e mrekullueshme si gjithmonë, mirëpo befasia e vërtetë e këtij videoklipi ishte paraqitja e vajzës së saj, Blue Ivy.

Blue Ivy shfaqet në minutën e fundit e veshur si nëna e saj, Beyonce. ‘Spirit’ është pjesë e albumit Lion King. / KultPlus.com

Babai i Beyonce: Lëkura më e ndritshme e ndihmoi atë të bëhet superyll

Beyonce nuk do të ishte bërë superyll në qoftë se do të kishte lëkurë më të errët, sipas babait dhe ish-menaxherit të saj.

Mathew Knowles këmbëngul se vajza e tij nuk do t’i kishte arritur majat e top listave si udhëheqëse e Destiny’s Child dhe pastaj si një forcë solo nëse nuk do të kishte lëkurë më të ndritshme.

“Në industrinë e muzikës, ka ende segregacion,” tha Knowles për The Clay Cane Show” të SiriusXM të mërkurën. “Udhëheqësit e programeve, sidomos ata në pop radio, e kanë këtë imazh se si duket bukuria. Ata donin që ky imazh të jetë i njëjtë sikur këndimi i atyre këngëve, shkruan KOHA Ditore.

“Nëse shikoni prapa, madje edhe Whitney Houstonin, nëse i shikoni ato foto, se si e bënë atë të duket më e bardhë në lëkurë… ekziston një perceptim, kolorizëm, sa më i bardhë që je, aq më i mençur, më ekonomikisht… ekziston një perceptim në të gjithë botën për ngjyrën, madje edhe tek zezakët”.

Dhe kur u pyet nëse lëkura e errët do të kishte ndikuar në karrierën e Beyonce, Mathew shtoi, “Mendoj se do të kishte ndikuar në suksesin e saj.”

Duke e përdorur shembullin e anëtares së bendit “Destiny’s Child”, Kelly Rowland, ai pohoi se suksesi i saj solo në Amerikë ishte ndikuar nga ngjyra e lëkurës së saj, por deklaroi: “Gjëja e mirë është se Kelly pati arritje të jashtëzakonshme jashtë Amerikës, veçanërisht në Australi. Kelly i shiti mbi katër milionë albume. Ajo vetëm doli jashtë skenarit.”

Netflix dokumentar për Beyonce

Duket se një dokumentar i Beyonce mund të vijë nga Netflix javën e ardhshme. Në një postim gjiganti shkroi thjesht ‘”Homecoming” me shkronja greke. Projekti do jetë në dispozicion më 17 prill.

Netflix nuk tha në mënyrë specifike se “Homecoming” ka të bëjë me Beyonce. Por këngëtarja ka një koleksion mode të quajtur “Homecoming”, dhe gërmat janë të shkruara me shkronja greke, njësoj si në postimin e Netflix.

Gjithashtu Beyonce nisi programin e bursave vitin e kaluar “Homecoming Scholars Award Program” që i siguroi Historically Black Colleges and Universities (HBCUs) bursa 25 mijë dollarë  për studentët e përzgjedhur.

Fituesja e  Grammy bëri historinë në Coachella vitin e kaluar si gruaja e parë me ngjyrë që kryesoi festivalin vjetor. /a.a/ KultPlus.com