Sot po shënohet 140-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, shkruan KultPlus.
Përgjatë shumë viteve trojet shqiptare i kanë dhënë botës emra të mëdhenj, ku përmes tyre edhe është përçuar tradita dhe kultura shqipe.
140 vite nga Lidhja e Shqiptarëve në Prizren, ndërsa Lidhja e Shqiptarëve me Botën, mund të themi lirshëm që u bë përmes këtyre emrave.
Nënë Tereza, Ismail Kadare, Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi, Bebe Rexha, Ermonela Jaho, Inva Mula, Saimir Pirgu, Majlinda Kelmendi, Bekim Fehmiu, Fadil Vokrri, e shumë e shumë të tjerë i dhanë botës shumë nga kultura shqiptare.
Me këta emra shqiptarët pushtuan skena të ndryshme të operave, skena muzikore, skena teatrale e sete filmike, stadiume futbolli e ring boksi, biblioteka e panaire botërore e mbi të gjitha bota u pushtua nga dashuria e paqja përmes emrit shqiptar./ KultPlus.com
Këngëtarja më e suksesshme shqiptare tash e sa kohë ka filluar turneun në vende të ndryshme.
Së fundmi, ajo ishte e pranishme në një koncert në Moskë i cili u mbajt para tre ditësh, shkruan lajmi net.
Gjersa po këndonte këngën e saj “Hotter than Hell”, një nga fansat e këngëtares ia kishte hedh flamurin rus në skenë, ajo e mori flamurin dhe më pas e largoi. Siç duket, ky gjest i fansave nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares nga Kosova, edhe pse kjo e fundit mahniti me veprimin që bëri.
https://www.youtube.com/watch?v=hWcJykS1sWQ
Për më shumë ndiqeni videon nga minuta e 54:00. Ndryshe, Dua ditë më parë ka paralajmëruar se së shpejti do dalin në shitje biletat për koncertin që do të mbahet në Prishtinë me 10 gusht. /Lajmi.net/
E famshmja Dua Lipa, ka zbuluar një sekret se me kë ka dëshirë të ketë bashkëpunim.
Bëhet fjalë për Kevin Parker, këngëtar nga Australia, transmeton Koha.net.
Artistja e “New Rules”, këtë e ka thënë gjatë një interviste para performancës së saj të fundit në hapjen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s, mes Real Madridit dhe Liverpoolit.
Lipa, u pyet se me cilin artist (të gjallë apo të vdekur) do të donte të kishe bashkëpunim.
“E di çfarë, do të doja shumë të bëja një album me Kevin Parker nga Tame Impala. Thjesht mendoj se ai është shumë i mirë”, ka thënë Lipa.
Kujtojmë se para pak ditësh, revista e njohur Vogue, e ka listuar Dua Lipën si një prej femrave më me ndikim në botë./ KultPlus.com
Këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa, është përfshirë në listën e revistës “Vogue” për femrat më me ndikim në botë.
Krijuesja e hitit “New Rules” është përkrah avokates së njohur, Amal Clooney, lideres skoceze Ruth Davidson.
Në listën prej 25 femrave më të fuqishme, Dua e ka siguruar një vend shkaku i suksesit të madh brenda një viti.
Revista “Vogue” ka shkruar për këngën “New Rules” të cilën e konsideron si himn të fuqizimit të grave./ KultPlus.com
I pandalshëm uragani Dua Lipa, pas finales së Championsit, vjen një dokumentar nga BBC.
Ndezi finalen në Kiev me një shikueshmëri prej 200 milionë shikuesish, konfirmoi çmimin e madh të Formula 1 në Singapor, uragani Dua Lipa nuk ka të ndalur. BBC do t’i kushtojë një dokumentar hapave galopant të artistes shqiptare.
Në artikullin kushtuar Duas, thuhet se pas sukseseve të njëpasnjëshme me dy Brit Awards dhe 1.1 miliard shikime në YouTube me këngën NewRules, këngëtarja nuk ka frikë nga figurat dhe skenat e mëdha./ KultPlus.com
Bota është e mbushur me artistë të njohur dhe të famshëm nga Shqipëria ose me rrënjë shqiptare, shkruan për “CultureTrip”, Francesca Masotti.
Zbuloni disa prej artistëve, piktorëve dhe këngëtarëve shqiptarë më të famshëm, punët e të cilëve njihen në të gjithë botën: Albania, Berat, Onufri Museum. Detail. Icon from the central area of the iconostasi of the church of the Annunciation in Berat; one of the apostoles. Onufri
Onufri është piktori i ikonave më i famshëm nga Shqipëria. Ai ishte aktiv në shekullin XVI në jug të Shqipërisë, në perëndim të Maqedonisë dhe veri të Greqisë. Mendohet se Onufri ka lindur në Berat, një qytet i bukur që ndodhet në jug të Shqipërisë. Sot, Berati ka një muze shumë interesant të Onufrit, ku vizitorët mund të mësojnë për artistin dhe të admirojnë pikturat e tij. Vepra të tjera arti të Onufrit mund të gjenden në Muzeun Mesjetar në Korçë dhe në shumë kisha përmes vendit. Kolë Idromeno
Nikolla Kolë Idromeno, i njohur si Kolë Idromeno, ishte një piktor, artist, skulptor, kinematograf, fotograf dhe arktiekt shqiptar gjatë epokës së Rilindjes në Shqipëri (periudha historike nga viti 1870 deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 1912). Idromeno kishte lindur në Shkodër, qyteti më i madh në veri të Shqipërisë. Ai kishte bërë studimet në Venecia në Akademinë e Arteve të Bukura, udhëtoi nëpër Europë dhe më pas u kthye në Shkodër, ku zbukuroi tavanin e Katedrales së Shën Stefanit. Shumë prej pikturave të tij tani ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Ibrahim Kodra
Ibrahim Kodra është një prej piktorëve më të famshëm shqiptarë të të gjitha kohërave. Ai studioi art në Milano dhe ishte mik me artistë të famshëm si Pablo Picasso. Punimet e tij prestigjioze ndodhen në Muzeun e Vatikanit, në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin italian në Romë, në Galerinë e Arteve të Kosovë në Prishtinë dhe në shumë koleksione private. Adrian Paci
Adrian Paci është një prej artistëve bashkëkohorë më të famshëm në Shqipëri dhe Europë. I lindur në Shkodër, ai u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe më pas vajti në Milano, Itali. Punimet e tij, që shpesh herë prekin tema si nostalgjia, ndarja dhe paraja, mund të admirohen në shumë muze dhe galeri artesh në botë. Paci ishte artisti i parë shqiptar që përfaqësoi Vendin e Shqiponjave në Bienalen e Venecias në vitin 1999. Rita Ora
Rita Ora është një këngëtare britanike, aktore dhe modele e lindur nga pridnër shqiptarë në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës. Prindërit e saj u larguan nga Kosova kur ajo ishte vetëm një vjeç dhe vajtën në Londër, ku ajo u rrit me familjen e saj. Ajo u bë e famshme në vitin 2012 me këngën në bashkëpunim me “DJ Fresh”, “Hot Right Now”. Që prej asaj kohe ajo ka nxjerrë shumë hite që janë me famë botërore. Dua Lipa
Një tjetër yll me origjinë shqiptare është e bukura Dua Lipa. Prindërit e saj migruan në Britani të Madhe në vitin 1990 për shkak të dhunës dhe shtypjeve dhe Dua u lind në Londër. Dua Lipa ka nxjerrë shumë këngë të bukura dhe të famshme në bashkëpunim me artistë të mëdhenj, si Sean Paul dhe Calvin Harris. Pa asnjë dyshim ajo është një nga artistet femër më premtuese në botë. Immagini e contenuti protetti da copyright titolari: Anna Oxa ® Oxarte ® Anna Oxa
Ilirjana Hoxha, që njihet si Anna Oxa, është një këngëtare shqiptare, aktore dhe prezantuese televizive në Itali. Ajo u bë e famshme me pjesëmarrjet dhe çmimet e marra në festivalin prestigjoz të Sanremo, festivali më i famshëm i muzikës në Itali. Bebe Rexha
Këngëtarja, kompozitaroja dhe producentja amerikane, Bleta “Bebe” Rexha ka rrënjë Shqiptare. Prindërit e sajë janë me origjinë etnike shqiptare nga dy qytete të ndryshme në Maqedoni. Ata vajtën në Bruklin, Nju Jork, ku Bleta lindi në vitin 1989. Ajo ka shkruar shumë këngë për këngëtarë të famshëm, përfshirë Rihanna dhe Eminem. Ajo ka publikuar gjithashtu shumë hite si “Meant to Be” dhe “I Can’t Stop Drinking About You.” Era Istrefi
Era Istrefi është një këngëtare shqiptare dhe kompozitore e lindur në Prishtinë, Kosovë. Motra e saj Nora Istrefi është gjithashtu një këngëtare. Era Istrefi bëri debutimin e saj pesë vite më parë në vendin e saj dhe më pas në vitin 2016, ajo u bë e njohur në të gjithë botën me këngën “Bon Bon”, një këngë e shkruar në anglisht me fjali në shqip. Ermal Meta
Ermal Meta është një këngëtar italo-shqiptar dhe kompozitor i lindur në qytetin jugor të Shqipërisë, Fier. Ai fitoi festivalin prestigjoz të Sanremos në shkurt 2018 me një këgë të bukur që i dedikohet viktimave të luftës. Ai morri pjesë edhe në festivalin e Eurovizionit duke përfaqësuar Italinë. Action Bronson
Arian Asllani, i njohur ndryshe si Action Bronson, është një reper amerikan, yll i “reality show” dhe shef kuzhine që ka lindur në vitin 1983 në qytetin e Nju Jorkut nga një baba shqiptar mysliman dhe një nënë amerikane hebreje. Gjatë karrierës së tij, ai ka punuar me artistë të famshëm si Eminem, Wiz Khalifa, Prodigy, dhe Kendrick Lamar./ KultPlus.com
Dua Lipa, një nga këngëtaret më të suksesshme në industrinë e muzikës, tani po fillon edhe një rrugëtim por kësaj radhe në një fushë krejt tjetër.
Ajo më herët ka publikuar një video të shkurtër, e cila tregon për përkushtimin e saj edhe në fushën e modës për të cilën thotë se luan një rolë të rëndësishëm në jetën e saj. Ajo ka paralajmëruar koleksion të ri se bashku me Nyden, një koleksion që i përshtatet asaj dhe fansave.
“Dashuria ime e parë është muzika, por moda gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në jetën time sepse mendoj se është thelbësore për të shprehur veten. Gjithmonë me interesojnë rrobat që pasqyrojnë forcën dhe guximin por gjithashtu përputhen edhe me kohën e tanishme. Kështu që unë jam i emocionuar që së bashku me Nyden do të krijojmë kreacionet e mija – do të jetë një koleksion që plotësisht më përshtatet mua, si në skenë, ashtu dhe jashtë saj si dhe për fansat e mi”, ka shkruar Dua Lipa në mbishkrimin e saj në Instagram./ KultPlus.com
FIFA dhe UEFA do të pushtohen sivjet nga tri vajzat kosovare, shkruan KultPlus.
Era Istrefi, Rita Ora dhe Dua Lipa, janë këngëtaret tashmë me famë botërore të cilat kanë ngjitur majat e suksesit përmes zërave të tyre. Kësisoj, sivjet që të tria do të këndojnë në ndeshje futbollistike të cilat përcillen nga e gjithë bota.
Era Istrefi është zëri që do të kumbojë sivjet në gjithë Kampionatin Botëror që sivjet mbahet në Rusi. Era është ajo që do ta këndojë këngën e Botërorit bashkë me dy emra të mëdhenj siç janë Will Smith dhe Nicky Jam.
Dua Lipa dhe Rita Ora, janë vajzat nga Kosova të cilat janë rritur jashtë vendit nga vijnë e të cilat po mahnitin botën me zërat e tyre.
Dua Lipa do ta bëjë hapjen e ceremonisë finale të Ligës së Kampionëve ndërsa Rita Ora është sponsorizuar nga UEFA për turneun ‘The Girls Tour’ si pjesë e fushatës së tyre “Together #WePlayStrong”.
Tashmë si çdo herë tjetër është bërë edhe fotografia e vajzave kosovare nga faqja Images of Kosovo, me mbishkrimin HAT-TRICK./ KultPlus.com
Dua Lipa do të performojë në ceremoninë e finales së Ligës së Kampionëve ndërsa Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam janë artistët që do ta këndojnë himnin e Kampionatit Botëror.
Kosovarja Era Istrefi, vetëm 23 vjeçare, do të jetë zëri i këtij kampionati botëror, duke bashkëpunuar me një artist ndërkombëtarisht të njohur si Will Smith, e duke u renditur në mesin e artistëve si Shakira, Jennifer Lopez, Anastacia e Jason Derulo.
Kampionati Botëror i Futbollit që mbahet çdo katër vjet këtë vit do të zhvillohet nga datat 14 qershor deri me 15-të korrik në Rusi, ndërsa kjo është njëra ndër ngjarjet më të ndjekura në botë, që mbledhë me miliarda shikues.
Në anën tjetër UEFA përmes një videoje të shkurtër ka paralajmëruar se ylli nga Kosova, Dua Lipa, do të performojë në hapjen e ceremonisë së finales së Ligës së Kampionëve në Ukrainë.
“Kemi një tjetër artiste që do të pushtojë skenën e sivjetme të finales së Ligës së Kampionëve. A mund t’ia qëlloni kush është?” ka shkruar UEFA në faqen zyrtare në Facebook, derisa në video shihej Dua dhe një sekuencë e këngës “New Rules”. / KultPlus.com
Dua Lipa mbrëmë ka qenë e pranishme në Billboard Music Awards 2018 që u mbajt në Las Vegas, shkruan KultPlus.
Ylli botëror që po pushton skenat më të njohura të vendeve të ndryshme të botës, mbrëmë ka sjellë një performancë të jashtëzakonshme në skenen e Billboard Music Awards.
Lipa atje ka interpretuar superhitin e saj “New Rules”, me të cilin ka mbledhur mbi 1 miliard klikime nga njerëz në mbarë botën. Mbrëmë ajo është paraqitur me një skuadër grash te cilat e shoqërojnë gjatë gjithë performances së saj. KultPlus ju sjellë videon e publikuar nga këngëtarja shqiptare. / KultPlus.com
Dy shqiptare mbrëmë kanë shkelur në tapetin e kuq të eventit Billboard Music Awards 2018 që u mbajt në Las Vegas, shkruan KultPlus.
Por, jo më herët është parë një fotografi e dy shqiptareve bashkë. Ato mbrëmë kanë realizuar një fotografi të cilën e ka publikuar në rrjetin social Instagram një faqe e fansave të Bebe Rexhës, shkruan KultPlus.
“Dua dhe Bebe”, është mbishkrimi i fotografisë.
Bebe Rexha dhe Dua Lipa dy këngëtare që po pushtojnë skenat ndërkombëtare, dje kanë shkëlqyer me dukjen e tyre në këtë ceremoni, ku kanë marrë pjesë edhe shumë emra të mëdhenj të industrisë muzikore./ KultPlus.com
Ylli i Pop muzikës ka pasur ngritje në karrierë pas suksesit me këngën “New Rules”, i cili ka arritur mbi një miliard shikime në YouTube.
Dua Lipa thuhet se është në rend të parë për të regjistruar kolonën zanore të filmit të James Bond.
Por, sot është bërë e ditur që këngëtarja do të jetë në talent shou amerikan, që ka mbi tre milionë shikues.
Bukuroshja 22-vjeçare do të shfaqet të premten (18 maj) në shoun “The Voice”, i cili mbahet në Los Angeles.
“Dua do të shfaqet këtë të premte në The Voice në Los Angeles!”, shkruan në rrjetet sociale duke mos dhënë edhe më tepër detaje të tjera.
Ndryshe, sipas Capital FM, Lipa është duke kryesuar garën me Ed Sheeran dhe Jessie J. në listën e emrave të mundshëm për të regjistruar temën për filmin e 25-të të agjentit James Bond.
Filmi është planifikuar të shfaqet në kinematë botërore gjatë muajit nëntor të këtij viti./ KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, thuhet se mund të realizojë kolonën zanore të filmit të ardhshëm të James Bond.
Capital FM shkruan se shumë kishin parashikuar që Ed Sheeran dhe Adele ishin më të favorizuar për t’u përzgjedhur, por suksesi i menjëhershëm i Dua Lipës në skenën botërore duket se e ka bërë atë kandidaten kryesore.
Ishin Adele dhe Sam Smith dy artistët që së fundi kishin kënduar kolonën zanore për filmat me spiunin më të famshëm në botë.
Këngëtarja Dua Lipa është pjesë e ballinës së numrit të fundit të revistës “Elle UK”, shkruan KultPlus.
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka publikuar disa fotografi të revistës, ku shpërfaq bukurinë e saj natyrale. KultPlus ju sjellë këto fotografi të veçanta të këngëtares, ku ajo shihet me veshje e pozita të ndryshme.
Dua Lipa së fundmi ka publikuar edhe videoklipin e këngës më të re “One Kiss”, ndërsa së fundmi ka realizuar disa koncerte në Japoni./ KultPlus.com
Dua Lipa së fundmi ka publikuar videoklipin e këngës më të re “One Kiss, të cilën e ka sjellë në bashkëpunim me DJ-n e njohur Calvin Harris, shkruan KultPlus.
Dje ajo ka publikuar momentet gjatë realizimit të videoklipit, duke treguar kështu gjithë procesin e punës deri në finalizimin e videoklipit. KultPlus ju sjellë këtë video me anë të së cilës mund të shihni shumë nga procesi i realizimit të videoklipit të këngës “One Kiss”.
Fama e Dua Lipes tashmë është shtrirë në mbarë botën ndërsa ajo po vazhdon koncertet në skena të vendeve të ndryshme. Ylli botëror pritet që gjatë kësaj vere të realizoi një koncert në vendlindjen e saj, në Prishtinë. / KultPlus.com
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa javën e fundit ka mbajtur turneun e saj nëpër shtetet aziatike dhe fansat kanë shfrytëzuar mundësinë që të mësojnë kuptimin e emrit të saj.
Në njërin prej koncerteve të Duas, ata kanë mbajtur në duar pankarta “I Dua you”, kthyer në shqip: “Unë të dua ty”.
“Kur dashuria ka kuptim në çdo gjuhë. Shenjat “I DUA YOU” të krijuara nga fansat”, ka shkruar babai i Dua Lipës, Dukagjini, derisa ka publikuar foton e fansave në Instagram./ KultPlus.com
Këngëtarja Dua Lipa dje ka publikuar në You Tube videoklipin e kënges më të re “One Kiss”, shkruan KultPlus.
Duket se kënga dhe videklipi po pelqen mjaft shumë nga fansat. Lipa ka treguar që ndihet e lumtur që njerëzit po e dëgjojnë dhe po e pelqejnë atë. Ajo tregoi se për më pak se 24 orë kanë mbledhur 3 milion klikime. Ky është bashkëpunimi i parë u Dua Lipës me DJ-n e njohur Calvin Harris.
Dua Lipa vitin e kaluar ka arritur sukses të jashtëzakonshëm me këngen “Neë Rules”, e cila ka mbi 1 miliard klikime në You Tube. Ylli botëror nga Kosova pritet që këtë verë të kthehet përseri në Kosovë për një koncert të radhes./ KultPlus.com
UEFA përmes një videoje të shkurtër ka paralajmëruar se ylli nga Kosova, Dua Lipa, do të performojë në ceremoninë e finales së Ligës së Kampionëve.
“Kemi një tjetër artiste që do të pushtojë skenën e sivjetme të finales së Ligës së Kampionëve. A mund t’ia qëlloni kush është?” ka shkruar UEFA në faqen zyrtare në Facebook, derisa në video shihej Dua dhe një sekuencë e këngës “New Rules”./ KultPlus.com
Nuk ka shumë kohë që Dua Lipa ka sjellë bashkëpunimin me Calvin Harris. “One Kiss” titullohet kënga që ata e kanë sjellë së fundmi dhe qe ka arritur nivel të mjaftueshëm të dëgjueshmërisë, shkruan KultPlus.
Sot po ashtu u publikua edhe videoklipi i kësaj këngë, i cili e sjellë Dua Lipën, të veçantë si gjithmonë./ KultPlus.com
Këngëtarja Dua Lipa me këngët e saj po tund skenat e vendeve të ndryshme të botës. Shtrirja e adhuruesve në mbarë botën po reflektohet edhe përmes pritjes që po i bëjnë fansat.
Ajo së fundmi ka mbajtur një koncert në Hong Kong, prej nga ka publikuar fotografi të performancës së saj në skenë dhe fotografi të fansave që me brohoritje i zgjasin duart drejt saj. Përveç kësaj , ata në duar mbajnë edhe shumë mbishkrime ku shihet i shkruar emri “Dua”, e që është rrethuar me shumë zemra.
“Hong Kong-u ma mori zemrën. Faleminderit që erdhët në turneun e vet-titulluar”, ka shkruar në postimin e saj, Dua Lipa.
Ajo pritet të publikoi së shpejti videoklipin e këngës më të re “One Kiss”, e cila është bashkëpunim me Calvin Harris.
Viti i kaluar i solli një sukses të jashtëzakonshëm me këngën “New Rules”, e cila mblodhi plot 1 miliard klikime në YouTube./ KultPlus.com
Nuk ka shumë kohë që Dua Lipa ka sjellë bashkëpunimin me Calvin Harris. “One Kiss” titullohet kënga që ata e kanë sjellë së fundmi dhe qe ka arritur nivel të mjaftueshem të dëgjueshmerisë.
Dua Lipa sapo ka paralajmëruar fansat e saj në Instagram që këtë këngë nesër do ta sjellë edhe me videoklip. Ajo madje ka publikuar edhe disa pamje të këtij videoklipi që po duket të jetë më i veçantë.