Mendjemadhi

Roque Dalton, përktheu Manjola Brahaj.

Unë do isha një i vdekur i madh.
Veset e mia atëherë do shëndrisnin si stoli antike
me ngjyrat e ëmbla të helmit.
Do kishte lule të gjitha ngjyrave në varrin tim
dhe adoleshentët do imitonin gjestet e mia gazmore,
të errtat fjalët e mia të ankthshme.
Ndoshta dikush do të thoshte që isha besnik e i mirë.
Por vetëm ti do të mbash mend
mënyrën time të parit në sy. /KultPlus.com

300 vjet të Operës së Vivaldit “Scanderbeg”

Rafet Rudi

Sot bëhen 300 vjet nga premiera e Operës SCANDERBEG.

Në verë të vitit 1718 (më saktësisht më 22 korrik), me rastin e rihapjes së sallës së renovuar të teatrit “Dela Pergola” të Firencës, u shfaq premiera e operës “Scanderbeg” e kompozitorit të madh të barokut italian, Vivaldit (Antonio Lucio Vivaldi 1678-1741).

Sipas kronistëve të kohës, në premierën e kësaj vepre, e cila korri sukses të madh, iu lejua të merrte pjesë edhe popullit të thjeshtë të Firencës e jo vetëm klasës së privilegjuar të qytetit. Shënimet e tjera lidhur me këtë ngjarje të jashtëzakonshme për historiografinë tonë janë të pakta, meqë, u mor vesh, kjo temë dhe të tjerat të këtij tipi nuk kanë qenë në sferën e interesimit të madh, të muzikologjisë shqiptare. Ato pak të dhëna që ekzistojnë janë të sistemuara dhe i gjejmë në shënimet e muzikologut tonë të mirënjohur prof. Ramadan Sokoli (të thuash i vetmi që i kushtoi kësaj teme kujdes sa pati mundësi).

Opera ka tri akte të ndara në 38 pjesë, shkruar sipas manirit të asaj kohe. Libreti i saj, që ruhet në Bibliotekën nacionale të Romës me shifrën 37-7-B-31, është shkruar nga Antonio Salvi dhe është botuar me titull Scanderbeg – Drama per musica da representarsi in Firenze nel Teatro Dela Pergola nell’ estate anno MDCCXVIII. Dorëshkrimi, sipas shënimeve të prof. Sokolit, gjendet në Bibliotekën Nacionale të Torinos.
Në biografinë e Vivaldit shënimet e përfshira në enciklopedi dhe libra relevante të historisë së muzikës, vepra e përmendur nuk figuron askund, por kjo vetvetiu nuk do të thotë shumë, meqë është fjala për venecianin e famshëm, Vivaldin e madh (siç e konsideronte me respekt të jashtëzakonshëm Johan Sebastian Bahu), që kishte një opus jashtëzakonisht voluminoz, prandaj është e kuptueshme që një numër i madh i veprave të tij nuk përmenden fare, pos në punimet tejet të veçanta profesionale.

Përveç kësaj, Vivaldi, përkundër faktit se ka shkruar mbi 90 opera (!) prej të cilave deri më tash janë gjetur gjithsej 19, njihet më tepër si kompozitor i muzikës instrumentale, para së gjithash si kompozitor i koncerteve për një mori instrumentesh (447 koncerte – 221 prej tyre për violinë).

Pse duhet ta veçojmë këtë operë? Para së gjithash pse, ndryshe nga kompozitorët e tjerë, si François Francoeur, François Rebel e ndonjë tjetër, që u morën me temën e Skënderbeut, Vivaldi është emër me rëndësi të jashtëzakonshme në historinë e muzikës, kështu që vetvetiu vepra ka peshë dhe domethënie të veçantë (natyrisht, supozojmë edhe cilësi të veçantë).

Pse Vivaldi e zgjodhi pikërisht jetën e Skënderbeut si syzhe të operës, cilat ishin njohuritë e tij për të dhe për popullin, të cilit i takonte, cili ishte afiniteti apo entuziazmi i tij për kryetrimin tonë? Përgjigjja në këtë pyetje duhet të bëhet lëndë e rëndësishme për muzikologjinë tonë. Marrë nga postimi i Rafet Rudit në Facebook. / KultPlus.com

Ekskluzive: LE FIGARO (1929): Suksesi i Aleksandër Moisiut në Argjentinë dhe nisja për në Hollywood

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Korrik 2018

Prestigjiozia franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të mërkurën e 8 majit 1929, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me suksesin e aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiun, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar :

“Argjentinë

Aktori i famshëm gjerman, Aleksandër Moisiu, i cili dha vitin e kaluar disa shfaqje në Paris, sapo ka bërë një turne të suksesshëm në Republikën e Argjentinës, me Johanna Terwin (gruaja e tij në jetën private), si partnere kryesore.

Ai u duartrokit veçanërisht për rolin në pjesën e “Hamletit”, i cili është një nga rolet e tij më të mira.

Moisiu do të kalojë nga Valparaiso dhe Nju Jorku për të shkuar në Hollywood.”. /KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1929-suksesi-i-aleksander-moisiut-ne-argjentine-dhe-nisja-per-ne-hollywood/

Modelet e rijetëzimit një risi që nxit interesin e turistëve

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro vizitoi Hotel Vila Aleksander në Berat, një nga modelet e suksesshme të rijetëzimit të trashëgimisë kulturore.

Aleksandër Nako dhe bashkëshortja e tij, pas kthimit nga Italia, kanë investuar në banesën e pozicionuar në lagjen Mangalem, Berat, duke ruajtur dhe vendosur në fokus vlerat e trashëgimisë kulturore dhe arkitektonike të banesës, tashmë e kthyer në ambient hotelerie dhe restorant, me shërbim të kualifikuar.

Ky model-rijetëzim e njeh publikun me historikun e banesës, situatën urbane, arkitekturën dhe zhvillimin e hapësirave të brendshme, duke modeluar turizmin kulturor , që këtë vit ka një numër të lartë vizitorësh në të gjithë vendin, shkruan a.t.a.

Banesat si pasuri kulturore, janë një mundësi shumë e mirë për ti rijetëzuar në bujtina, restorante, qendra shërbimi dhe të tjera aktivitete private fitimprurëse./ KultPlus.com

Marshi i Gjergj Fishtës për nizamët shqiptarë gjatë stërvitjeve

Marshi shqip që e shkroi P. Gjergj Fishta me kërkesë të Hasan Riza Pashës që t’u mësohej nizamëve shqiptare të ushtrisë osmane që ta këndonin gjersa shkonin në stërvitje.

Prej kah lén e merr hana,
Me u çue shekulli kundra nesh
Djelm kreshnikë na bani nana
Vetem na iu dalim ndesh
Të parët tonë burra çelikut
Bota mbarë sot i nderon
Ata i binin ndesh anmikut
Si rrufeja kur veton
Në ball të urdisë u ngreh bajraku
Luftë burija që po thërret
Bini djelm ku derdhet gjaku
Për lir edhe për Mbret
Kush të jetë djalë në ushtri të Sulltanit
Kush të jetë djalë që deken ban
Të dalin sot ai në fushë të mejdanit
Me dhanë jetën për vatan.
Asht ollsun ushtrija Osmane
Nenë Sanxhak rreshtu tabori
Marre të parve kurr s’iu çon
Se përpara bijnë gjallë në vorr.

Sait Saiti/ Facebook/ KultPlus.com

Pesëmbëdhjetë vjet nga vdekja e Shuteriqit

Dhimitër Shuteriqi është një nga prozatorët, poetët dhe studiuesit më produktiv të letërsisë shqipe. Lindi në Elbasan më 1915 dhe ka vdekur më 22 korrik të vitit 2003.

Ishte nga një familje intelektuale, i biri i Simon Shuteriqit, pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit dhe atë të Elbasanit, si dhe një ndër themeluesit e Normales.

Mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe pas Çlirimit në jetën kulturore dhe letrare të vendit.
Dhimitri ndoqi mësimet në Liceun e Korçës dhe më pas shkollimin e lartë e ndoqi në Universitetin e Grenoblit dhe Lionit, në Francë. Më 1942-1943 jepte mësim në Elbasan, më 12 maj 1943 u zgjodh sekretar i këshillit krahinor nacionalçlirimtar për komitetin qarkor të Elbasanit, shkruan KsP.

Më 2 mars 1946 në Drejtorinë e Shtypit dhe Propagandës pranë Ministrisë së Shtypit, Propagandës e Kulturës Popullore, u krijua një komision që ngarkohej për t’u dhënë liri qarkullimi librave të botuar deri në atë kohë në Shqipëri, pjesë e të cilit ishte edhe Shuteriqi si punonjës i Lidhjes së Shkrimtarëve.
Në vitet 1950-1974 ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Ka filluar të shkruajë që në vitet ’30.

Fusha kryesore e veprimtarisë së tij krijuese është proza, romani, por sidomos tregimi, ku shquhet si një nga lëvruesit më të mirë të tij.

Si studiues ka punuar sidomos në fushën e historiografisë letrare, si një ndër autorët krye¬sore të teksteve e të veprave përgjithësuese për historinë e letërsisë shqiptare, i monografive të veçanta si dhe i punimeve për historinë e kulturës shqiptare, për folklorin e filologjinë. Veç kësaj Dhimitër Shuteriqi është marrë edhe me publicistikë.

Dhimitër Shuteriqi ka lënë në dorëshkrim një varg veprash të përfunduara. Është dekoruar me “Urdhrin e Flamurit”; ka marrë Çmimin e Republikës së Shkallës së Parë. /KultPlus.com

TIFF Oda shpallë programin e filmave garues

Tetova International Film Festival – ODA 2018, ka publikuar listën e filmave të përzgjedhur për këtë edicion, shkruan KultPlus.

Përzgjedhja e filmave në kuadër të TIFF Oda për kategorinë Win Panorama është mbyllur zyrtarisht. Nga gjithsej 3 mijë e 803 filma të pranuar nga e gjithë bota janë seleksionuar 85 filma.

Filma janë ndarë në kategoritë: Filma të shkurtë, Dokumentarë të shkurtë, Filma të shkurtë të animuar dhe Filma studentor.

Kategoritë e tjera të festivalit nuk janë bërë publike akoma mirëpo sipas organizatorëve do të publikohen së shpejti.

Short FICTION

1. Last Days – SPAIN / 15min
2. Forgive Me – KOSOVO / 15min
3. RETOUCH – IRAN / 20min
4. You didn’t Forget – SLOVENIA / 14min
5. The All Seeing Blind – TURKEY/ 17min
6. MILLENNIALS Anonymous – CANADA / 6min
7. BLUE PETTER – CROATIA / 14min
8. Ringo Rocket Star And His Song For Yuri Gagarin – NETHERLANDS / 10 min
9. Everything’s OK – PORTUGAL / 16min
10. NEIGHTBORS – GREECE / 17min
11. Let it Grow – DENMARK / 14min
12. The Drowning Man – DENMARK / 15min
13. TOMORROW – UK / 5min
14. Sacrilege – SWITZERLAND / 14min
15. Kastriota – ITALY / 19min
16. Mishko – MACEDONIA / 16min
17. Bridge – NETHERLAND / 4min
18. The Tunnel – SLOVENIA /
19. Hand Made – LITHUANIA / 12min
20. The Beginning – MACEDONIA / 13min
21. The last church Bell – MACEDONIA / 13min
22. Paper please – RUSSIA / 11min
23. Fragments – AUSTRIA / 11min
24. Red Nose – CYPRUS / 21min
25. Cornelia – CZECH REPUBLIC / 17min
26. EIGHTDAY – BOSNIA / 10min
27. My brother Amal – NORWAY / 21min
28. Timmy– BULGARIA / 15min
29. Five Minutes – UKRAINE / 14min
30. After – UKRAINE / 20min
31. PM 2.5 – POLAND / 6min
32. Nikki Marianne – FRANCE / 15min

Short ANIMATION

1. IMPLIED – CHINA / 9min
2. The LINE – IRELAND / 5min
3. For the same Thread – SPAIN / 3min
4. Belly Flop – SOUTH AFRICA / 5min
5. Freedom – ROMANIA / 4min
6. TEMPTATION – FRANCE / 5min
7. GP – to – France / 7 min
8. Overrun – France / 7 min
9. Panta Rhei – BELGIUM /
10min 10. The Round – GERMANY / 12min
11. Life in Smoke – ITALY / 8min
12. Gone with the Rain – CROATIA / 14min
13. Grandmas’s Pie – US / 3min
14. EUSEBIO80 – SPAIN / 9 min
15. CONTACT – FRANCE / 6min
16. BRECHEN – GERMANY / 4min
17. Not Yet – HUNGARY / 10min
18. 39 TYZDNOV 6 DNI – SLOVAKIA / 8min
19. The Head – ALBANIA / 4min
20. L’aria del moscerino – GERMANY / 5min

Short DOCUMENTARY

1. Lek Tasi – ALBANIA / 20min
2. A Christmas story – ROMANIA / 14min
3. Nobody Dies Here – FRANCE / 23min
4. TIJUANA TALES – Jean Hue, FRANCE / 12 min
5. City of Walls – ALBANIA / 22min
6. ICH Zweifel Also Bin Ich – GERMANY / 16 min
7. Feeling of a home – GREECE / 25min
8. Class Photo – FINLAND / 8min
9. Point of View – FRANCE / 24min
10. Bordalo II: A Life of waste – IRELAND / 10min
11. Fourth Wall – GREECE / 9min
12. The fuel Filter – ROMANIA / 17min
13. Kurrirzi – KOSOVO / 14min
14. Waiting – MONTENEGRO / 13min
15. Caravan – MACEDONIA / 21min
16. Memories of lost and hidden lands – UK / 28min

STUDENT

1. Green Zone – TURKEY / 7min
2. The House – ALBANIAN / 18min
3. Pola – POLAND / 19min
4. Nina & Nana – KOSOVO / 12min
5. Out of Order – MACEDONIA / 1min
6. No Sex – RUSSIA / 10min
7. Schoolyard blues – SWEDEN / 16min
8. For You – POLAND / 17min
9. Roof Knocking – ESTONIA / 17min
10. The Award – MACEDONIA / 15min
11. A long story short – ROMANIA / 10min
12. On my own – SERBIA/ 16min
13. Upside Down – CROATIA/ 13min
14. The Other – MACEDONIA / 9min
15. Red Ribbon – MACEDONIA / 7 min
16. Roses – MACEDONIA / 5 min
17. The Bar – MACEDONIA/ 8 min./ KultPlus.com

Shpella e Piratëve

Gjendet në falezën detare në kodrinën ku ndodhet Manastiri i Shën Theodhorit. Përfaqëson një shpellë karstike të formuar në shkëmbinjtë gëlqerorë. Emrin e ka marrë, sepse në të strehoheshin piratët e detit me anijet e tyre të lehta, shkruan KultPlus.

Baza e hyrjes së saj është në pasqyrën ujore, madje edhe në metrat e para të saj ka ujë dhe blloqe shkëmborë të rrëzuar. Një bllok shkëmbor në formën e një kollone e ndan hyrjen në dy pjesë.

Kur deti është i qetë, ajo vizitohet me lehtësi, ndërsa kur ka dallgë të forta hyrja e saj pothuaj bllokohet plotësisht. Nuk është eksploruar e dokumentuar, por ka banorë që janë futur brënda saj.

Ka gjatësi mbi 30 m e pjerrësi graduale. Nuk ka forma kalciti në tavanin e saj, por ka dy oxhaqe. Në njërin prej tyre, me pak vështirësi ngjitesh dhe del në sipërfaqe, në shpatin e kodrës.

Prej këtej banorët kanë hedhur gurë brenda shpellës për kuriozitetin e thellësisë së saj. Njeri oxhak nuk dihet se ku të çon, ndoshta në ndonjë shpellë tjetër të katit të dytë.

Gjerësia e kësaj shpelle është mbi 8 m, ndërsa lartësia arrin në mbi 10 – 12 m.
Vizitohet duke shkuar me varkë nga plazhi i Dhërmiut ose ai i Jalit. Por mund të shkohet deri tek Manastiri i Shën Theodhorit dhe pastaj të depërtosh nga oxhaku në brendësi të Shpellës. Ka vlera gjeomorfologjike, historike e turistiko – didaktike./ KultPlus.com

Fadi Fawaz: George Michael vrau veten nga dëshpërimi

Partneri i të ndjerit George Michael, Fadi Fawaz ka hedhur dritë mbi hetimin që po bëhet nga policia tashmë prej 2 vitesh.

Sipas tij, ylli i popit ka vrarë veten dhe është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij në vigjilje të Krishtlindjeve.

Sipas mjekëve, vdekja e tij erdhi si rezultat i shkaqeve natyrore, ku mjeku i vjetër Darren Salter tha në mars të vitit 2017, se George kishte një zgjerim në kardiomiopatinë (që lidhet direkt me zemrën) dhe yndyrë në mëlçi.

Deklarata e papritur e të dashurit të George ka ndryshuar tashmë gjithë pistën e së vërtetës. Sipas intervistës së tij të fundit për “The Sun”, Fadi është shprehur se George vdiq duke vrarë veten pasi kishte provuar edhe 4 herë të tjera ta bënte këtë gjë.

“Jam shumë i acaruar me gjithçka që shitet si e vërtetë dhe me pyetjet e vazhdueshme të miqve. Le t’jua them një herë e mirë: George vrau veten në ditën e lindjes së nënës së tij, e cila ishte pika e tij e dobët dhe vdiq prej kancerit në vitin 1997. Që prej atëherë ai e ka pasur idenë e vetëvrasjes dhe më në fund ia arriti në 2016-ën” – është shprehur Fadi./KultPlus.com

“Hajt bacë t’u rritë mendja”

Ali Podrimja ka lindur në Gjakovë.

Gjakovën do ta kishte gjithmonë në zemër, shkrimtari i cili ndërroi jetë në 21 korrikun e vitit 2012-të.
Podrimja, një prej shkrimtarëvë më të mirë shqiptarë ndonjëherë, në një intervistë në vitin 2012-të, vetëm pesë muaj para se të vdiste, u pyet për shakanë e tij më të preferuar gjakovare.

Gjakova njihet për humorin më të zi – komentojnë dhe pyesin dy intervistuesit, për Ali Podrimjen.

“Shakaja gjakovare që më pëlqen më së shumti është “Hajt bacë t’u rrittë mendja”, kjo” thotë Podrimja në këtë intervistë, botuar në World Literature Today, realizuar nga Adam J. Goldwyn & Rineta Hoxha.

“Hajt bacë t’u rrittë mendja” vjen edhe si shaka, por më shumë si një proverb i përdorur më shumë në Kosovë për njerëzit që mendojnë se kanë shumë njohuri e në fakt kanë mungesë të shumë njohurive e informacioneve, shkruan KultPlus.

Më 21 korrik u bënë gjashtë vite nga vdekja e Ali Podrimjes, i cili mbetet në zemrat e lexuesve me krijimet e tij letrare ndër vite. / KultPlus.com

Rihanna rikthehet në muzikë

Janë bërë më shumë se dy vjet që kur Rihanna ka publikuar albumin e fundit “Anti” por ka lajme të mira për fansat e saj.

Duket se këngëtarja, po përgatitet të sjellë jo një por dy albume. Rolling Stone, raporton nga disa burime se Rihanna është në kërkim të beat-eve të reja për një album që do t’i dedikohet rrënjëve të saj karaibiane, e thënë ndryshe, një projekt plot me këngë dancehall dhe reggae.

Rihanna dhe stafi i saj janë duke kërkuar mes 500 këngëve nga producentë të ndryshëm për të përzgjedhur 10 prej tyre që do t’ia vlejnë të konsiderohen prej saj. Ndërsa projekti tjetër flitet të jetë i zhanrit pop. Mesa duket Riri nuk ka ndenjur duarkryq gjithë këtë kohë, ndërkoha bota është gjithë sy e veshë për të mirëpritur muzikën e saj./KultPlus.com

Jessi J fton Dua Lipën në duet në këtë mënyrë (FOTO)

Jessie J ka bërë një postim në Instagram ku ka evidentuar se ajo dhe Dua Lipa kanë veshur të njëjtën veshje.

“Premtoj se këtë e kam veshur dy javë më parë. Kështu që varja, dreqin ti e veshe e para. Po, ti dukesh më mirë me të. Por, këtë prerje flokësh unë e kam pasur e para, të paktën më lër këtë. Ti po e “çmend’ lojën . Jam krenare për ty. Mendoj se kjo gjë ka ndodhur për një arsye. A dëshiron të bëjmë një duet dhe të veshim të njëjtën gjë në videoklip?”, shkruan Jessie J.

Ajo ka shprehur hapur pëlqimin e saj ndaj këngëtares shqiptare dhe ka zgjedhur një mënyrë të këndshme për t’i bërë ftesë publike për bashkëpunim./KultPlus.com

Meghan Markle dhe rregullat mbretërore që po e tensionojnë

Është bërë dukesha e Sussex prej vetëm dy muajsh, por të bërit pjesë e familjes mbretërore angleze, nuk është kaq e lehtë për Meghan Markle.

Gruaja e princit Harry, duket se e ka të vështirë që të kuptojë disa nga rregullat mbretërore.

Gjatë këtyre muajve ish-aktorja amerikane, është shoqëruar kudo nga asistentja historike e mbretëreshës Elizabeth, Samantha Cohen e njohur ndryshe si “The Panther”.

Edhe i shoqi Harry e ka ndihmuar me sa mundet, por ka disa rregulla që ajo nuk i kupton mirë.

“Bëhet fjalë për disa rregulla të etikës mbretërore, të vështira për tu kuptuar dhe pranua. Një prej tyre është fakti që mbretëresha preferon që pjesëtaret e familjes mbretërore të veshin fustane poshtë gjurit dhe jo pantallona”, tha një burim për revistën “People”.

Një tjetër rregull me të cilin nuk po përshtatet dot, është fakti se Meghan e ka të ndaluar të kryqëzojë këmbët dhe këtë gjë e ka bërë në disa evente zyrtare, shkruan noa.al.

Dukesha këmbëngul që të ruaj disi nga spontaniteti i saj, por kjo gjë ka ndeshur në kritika. Mbetet për t’u parë se si do të jetë përshtatja e saj me familjen mbretërore./ KultPlus.com

Kur Kadare pyeste Pjetër Arbnorin: A dashurohet i burgosuri me qelinë?

Nga Edison Ypi

Zoti Pjetër, iu drejtua Ismail Kadareja, Pjetër Arbnorit gjatë një vizite në shtëpinë e Kadaresë ku veç Arbnorit ndodhesha dhe unë e ca të tjerë, a është e vërtetë se pas një kohe të gjatë në burg, i burgosuri dashurohet me qelinë ?

-Po udhëtoj nëpër botë, tha Arbnori, po shoh qytete të kristalta, grataçiela marramendës, autostrada si gjarpërinj të zinj kilometrikë, ura të varura të bukura si nëpër ëndrra. Po vizitoj ekspozita dhe muzeume të arteve figurative me vepra madhështore me tu mbush trupi me mornica. Por rrëqethja estetike që nuk më shqitet asnjë çast nga mendja; betoni i mureve të qelisë me pllanga gjaku të tharë, fije flokësh të ngjitur, copa lëkure ngecur nëpër plasatitje, gërvishtje nga prangat dhe goditjet, është kryevepra e kryeveprave. Po, i burgosuri dashurohet me qelinë./ KultPlus.com

Filmi “Një tregim Prishtine”, pasqyrë e realitet të hidhur në Kosovë

Alberina Haxhijaj

Mbrëmë është dhënë premiera e filmit “Një tregim Prishtine”, në kuadër të PriFilm Fest. Festivali do të vazhdojë me shfaqjen e filmave edhe sonte për të përfunduar edicionin e 10-të me ndarjen e çmimeve nesër mbrëma, shkruan KultPlus.

Regjisori frymëzimin mund ta marrë nga çdo gjë që e rrethon, madje edhe përgjatë një ecjeje të zakonshme në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Në fakt ky ishte edhe fillimi i frymëzimit për filmin “Një tregim Prishtine”, realizuar nga regjisorja Burbuqe Berisha.

Regjisorja dhe skenaristja në këtë film vënë përpara publikut vështirësitë që hasin prindërit për të gjetur fonde të mjaftueshëm për të shëruar fëmiun e tyre duke ndërlidhur rreth kësaj teme edhe elemente të tjera të cilat tregojnë realitetin e hidhur në Kosovë.

“Një tregim Prishtine”, paraqet një realitet të Prishtinës shprehet skenaristja e filmit Getoarbë Mulliqi Bojaj.

“Jam intrigu jashtëzakonisht prej temës pasi që vazhdimisht shohim raste të tilla, kemi në familje e në mesin e miqve. Një skenar i tillë shkruhet me një frymë, këtë edhe e kam bërë. Pastaj pas draftit të parë së bashku me regjisoren jemi takuar kohë pas kohë duke ndryshuar gjëra që i kemi parë të nevojshme”, tregoi skenaristja.

Filmi ka në fokus jetën e Aurorës dhe Benit të cilët për të gjetur paratë për trajtim e vajzës së tyre Fionës, jashtë vendi, ballafaqohen me pjesën e errët të botës dhe përballen me beteja të ndryshme. Jeta e tyre e qetë dhe e lumtur merr kthesë drastike dhe ndërron tërësisht. Mirëpo pikërisht kjo gjendje e rëndë emocionale e tyre vë në pah edhe problemet që ka shoqëria kosovare.

Regjisorja Burbuqe Berisha tregoi se ka shfrytëzuar shumë situata pikërisht nga realitetit duke i bërë pjesë të filmit të saj. E tillë është edhe personifikimi i “Kushës”, zyrtarit që i ofron ndihmë Benit në këmbim që ai të vrasë dikë për të.

“Gjatë kohës kur është menduar për film, Ministria e Shëndetësisë është përballë me afera shumë të mëdha. Kështu që mjafton një zyrtar i thjeshtë me e degradu krejt sistemin siç e kemi edhe në film e që diçka e tillë ndodh edhe te ne. Pra kemi dashur që të tregojmë një realitet i cili është faktit por duke mos ndërhyrë te asnjë parti pasi që ky është një problem i përgjithshëm ku dikush e ka fituar një vend punë edhe atë pozitë e keqpërdorë”, u shpreh regjisorja.
Sigurisht që ajo që e ka bërë të veçantë këtë film është pikërisht Fiona, vajza e qiftit të cilin e portretizoi aktorja e re Artiola Hamdijaj, ajo i ka rrëmbyer zemrën regjisores që në bisedën e parë.

Për aktoren Teuta Krasniqi ky film do të mbetët një ndër filma e saj të preferuar pasi që sipas saj ky rol është më së afërmi me Teutën e vërtetë.

“Ndjehem e privilegjuar sepse që në momentin kur ka filluar që të shkruhet skenari, është shkruar me idenë që të luaj edhe unë. Kjo ka qenë ndjenjë shumë e mirë por edhe përgjegjësi e madhe pasi që nuk kam dashur që ta zhgënjejë regjisoren apo skenaristen”, u shpreh ajo.

Roli i babait, i cili ndodhet para dilemës se a mund të vritet një njëri për të shpëtuar vajzën, e ka vënë në shumë dilema aktorin, Donat Qosja .

“Nuk e di sesi do të reagoja po të isha në një situatë të atillë si në film dhe gjithë fajin për barrën që kam në film mund të ja lë skenaristes dhe regjisores. Pyetja që më së shumti ja kam bërë vetës në këtë film është se qysh e vret njeri një person kur nuk dëshiron me e vra, çfarë ndjenje, çfarë emocioni mundet me të zgju pikërisht kjo situatë. Këto dilema më kanë shqetësuar gjatë gjithë kohës dhe besoj që e kanë bartë një emocion të veçantë te personazhi që e kam pasqyruar”, u shpreh aktori Qosja.

Për aktoren Aurita Agushi ajo që fshihet pas gjithë këtij filmi është që njerëzit të jenë më njerëzor dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.

“Ajo që bartë ky film brenda vetës besoj që është humaniteti, e që jo vetëm te ne por në gjithë botën ka filluar që të zbehet. Sikur harrojmë që çdo gjë që i ndodh dikujt mund të na ndodh edhe neve. Në gëzime mund të jemi së bashku mirëpo ana më humane është që t’i gjendemi afër një personi kur ka nevojë për ne”, u shpreh ajo.

Premiera e filmit mbrëmë është vetëm hapi i parë i rëndësishëm i këtij filmi. Sipas producentitr Agron Vula ekipi tashmë janë duke shikuar për mundësit që filmi të jetë pjesë edhe e festivale të tjera ndërkombëtare. Mirëpo sipas tij buxheti ka qenë shqetësues dhe e ka vërë në dyshim realizimin e filmit.

“Kemi arritur që me një buxhet shumë të vogël ta realizojmë filmin. Ajo që ka rëndësi është që gjithë filmi është shqiptar dhe është filmi i parë që e kemi realizuar tërësisht në Kosovë. Realizimi i këtij filmi më të vërtetë ka qenë sfidë dhe njëherë edhe patëm heq dorë. Ajo që na ka shty për ta realizuar filmin ka qenë skenari dhe puna e palodhshme e ekipit të filmit”, theksoi Vula.

Filmi “Një tregim Prishtine” është në mesin e filmave të cilët janë në garë në kuadër të Programit Garues Ballkanik – ‘Honey and Blood’, në PriFilm Fest./ KultPlus.com

Rita Ora në mesin e yjeve me veshjen më të keqe këtë javë

E njohur për stilin e saj Rita Ora këtë herë nuk ia ka arritur të shkëlqejë në tepihun e kuq.

Perezhilton.com shkruan se Rita Ora së bashku me Jessica Simpsonin janë në mesin e yjeve që janë veshur më së keqi gjatë kësaj jave, transmeton Koha.net.

Në këtë listë janë edhe aktorja Meryl Streep, e këngëtarja Camila Cabello./KultPlus.com

Mbi 4 milionë klikime për 48 orë, Bebe Rexha e lumtur për “I’m A Mess”

Bebe Rexha i është gëzuar suksesit të hershëm që ka shënuar kënga e saj e re “I’m A Mess”.

48 orë më parë ajo kishte publikuar videoklipin e “I’m A Mass”, dhe është klikuar mbi 4 milionë herë në YouTube, dhe kjo e ka gëzuar këngëtaren shqiptare, transmeton Koha.net.

Përmes një postimi në Instagram ajo ka shkruar se, “videoklipi i ‘I’m A Mess’ mori 4 milionë klikime në 48 orë. Faleminderit. Lëreni një koment dhe do iu përgjigjem disa prej tyre”./KultPlus.com


Disa nga thëniet më të mira nga Rumi

Ndonëse rruga s’merr kurrë fund, bëj një hap përpara dhe vazhdo të ecësh, mos u tut nga largësia. Në këtë rrugëtim, lëre zemrën të jetë udhërrëfyesja jote kur trupi ngurron dhe është mbytur nga frika.

Ti erdhe papritur dhe vodhe prej meje tri gjëra. Durimin nga zemra, ngjyrën nga fytyra dhe gjumin nga sytë.

Jo vetëm ata që flasin të njëjtën gjuhë, por edhe ata që ndajnë të njëjtat ndjenja e kuptojnë njëri-tjetrin.

I thashë natës, “Nëse je e dashuruar me hënën, kjo sepse kurrë s’qëndron gjatë”. Nata u kthye dhe më tha, “Nuk është faji im. Kurrë nuk e shoh diellin, nga ta di që dashuria është e pafund?”

Ji i çmendur dhe i dehur me dashuri, nëse je shumë i kujdesshëm, dashuria nuk do të të gjejë.

Duhet të vazhdosh ta thyesh zemrën derisa të hapet.

Lerë heshtjen të të çojë në bërthamën e jetës.

Duhet të hesht. Të hesht. Dhe ta lë dashurinë të përshkruajë vetveten: nën një përshkrim të lumtur, të gëzuar që s’merr
fund kurrë.

Kurrë mos e humb shpresën, zemra ime, mrekullitë burojnë nga e padukshmja.

Mjaft me fjalë! Hap dritaren në qendër të kraharorit… Lëri shpirtrat të hyjnë dhe të dalin.

Mund të mësosh të dashurosh vetëm duke dashuruar.

Nëse fjalët dalin nga zemra, ato do të hyjnë në zemër.

Duke bërë si më thanë të tjerët, u verbova. Duke shkuar kur të tjerët më kërkonin, humba. Më pas u largova prej të gjithëve, edhe prej vetes. Kështu i gjeta të gjithë, edhe veten.

Unë nuk jam këto flokë, nuk jam kjo lëkurë, jam shpirti që jeton brenda tyre.

Nëse ke shumë, fal prej pasurisë tënde. Nëse ke pak, dhuro prej zemrës.

Bëhu si lulja që ia jep aromën edhe dorës që e këput.

Detyra jote nuk është të kërkosh dashuri, por të kërkosh dhe të gjesh të gjitha pengesat që vetja jote ka ndërtuar kundër dashurisë.

Nuk kam fe. Feja ime është dashuria. Çdo zemër është tempulli im.

Unë buzëqesh si një lule, jo vetëm me buzë, por me tërë qenien.

Mos u gënje nga bukuria ime, drita që më sheh në fytyrë vjen nga qiriu i shpirtit tim.

Kur bota të gjunjëzon, je në pozicionin e duhur për t’u lutur.

Përse po troket në çdo derë? Jepi, trokit në derën e zemrës tënde!

Ai që vë intelektin mbi dëshirat është më i lartësuar se engjëjt, ai që vë dëshirat mbi intelektin, është më pak se një kafshë. /KultPlus.com

Intervista e veçantë me gjeniun e famshëm Aleksandër Moisiun në gazetën franceze

Nga Aurenc Bebja

Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të martën e 12 prillit 1927, në ballinë, intervistën e E. Garry-t me aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiun, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar :

Shëtitje dhe vizita me aktorin tragjik gjerman Aleksandër Moisiun, i lindur në Trieste.
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Nga Dante te Dostojevski

Aleksandër Moisiu supozon se opinionet, mendimet dhe jeta e tij nuk interesojnë askënd, qoftë në Francë apo diku tjetër. Dhe meqë është disi kokëfortë, është e vështirë t’i sjellësh në intervistë. Ne as që i sjellim fare.

Por meqë i pëlqen të flasë, i tejmbushur me këtë personalitet të zjarrtë që buron prej tij, duhet të dish të fshehësh poshtë tryezës bllokun e shënimeve, dhe ndërsa drekonim së bashku, shënoj tingës atë ç’ka mund të harroj, sepse fjalët që thotë zëri çuditërisht tërheqës, janë zbulimi i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë i një mendje të jashtëzakonshme.

Po, ai ka lindur në Trieste, në qytetin e bardhë të Adriatikut që fle në këmbët, e Karstit, nën banjon e diellit, dhe ai dinte vetëm italishten. Si u njoh me teatrin ? Nuk di asgjë dhe e thotë :

– A e pyetni erën e jugut përse po fryn ? Forcë e natyrës… fati i njerëzve që rregullohet nga këto forca që janë në ta. Nuk e di se çfarë kërkoja. Lëvizja si endacak. Arrita në Vjenë, isha figurant, mësova me vështirësi të flisja gjermanisht… dhe ju e dini si flitet gjermanisht në Vjenë ! Pastaj më zuri ankthi. Shkova në Pragë. Zbuluan se isha i “shkathët”. U nisa përsëri por këtë herë në Berlin. Pastaj fati më çoi te Reinhardt-i.

Ndërkohë që Moisiu u ndalua për një çast, më kujtohet se çfarë me tha një mik i Reinhardt-it, dëshmitar i këtij takimi të parë, Reinhardt-i duke thënë :

“Ky është aktori !”

Dhe pastaj ziliqar thanë : “Aktori ? Ai do të ketë para…por kurrë talentin.”

Dhe ata kishin të drejtë… Moisiu nuk është i talentuar… por gjeni dhe, siç do të thoshte Pascal, kjo është e një lloji tjetër.

E pyes :

– Cili është roli juaj i preferuar ?

– Kjo varet nga ditët. Qenia është luhatëse. Më pëlqen ajo që reflekton gjendjen time shpirtërore. Sot unë jam melankolik, të nesërmen ironizoj, dhe rolet pasojnë njëri-tjetrin, të ndryshme si diversiteti i pafund i ndjenjave tona.

I kujtoj se kohët e fundit, në një qytet polak, ai po lexonte Danten, para një publiku ku pothuajse askush nuk e dinte italishten dhe një pjesëmarrës më pati thënë : “Nuk kishim nevojë të dinim. E kuptonim.”

Ishte mrekullia e gdhendjes të folurit nga Moisiu. E pyes :

– Si keni arritur në këtë përsosmëri të lartë të të folurit që sjell secilën fjalë tuajën, madje dhe të pëshpëritur… Teknikë e pakrahasueshme ?

– Nuk ka të bëjë fare me teknikën. Fjala transmetohet nëpërmjet intensitetit me të cilin mendohet, nga tërësia e përqendrimit në kuptimin që përmban.

– I foluri italian është më i bukuri ?

– Ne nuk duhet të kërkojmë vetëm bukurinë, por çfarë përfaqësojnë në kohën e tashme format e ndryshme të mendimit. Unë besoj se koha e tanishme, pa qenë në dijeni të saj, mbizotërohet nga literatura ruse. E shikoni pra. Dante, flet për këtë, por kush e njeh vërtetë ? Kush reagon prej tij ? Përkundrazi, Dostojevski është si një prani okulte dhe gjigande që vë në lëvizje evolucionin. Oh, nuk dua të bëj dallime. Por Rusia është e pamatshme. Kur e lë Breslau-n për Leipzig-un dhe prej aty për në Këln, flitet gjermanisht në këto tre qytete, menjëherë pas Këlnit, ndalet dhe flitet frëngjisht. Tani, kur e kalova kufirin rus, shkova në Moskë, kalova Uralet, shkoj, ditë, javë dhe gjithmonë dëgjoj të flitet rusisht, nga të gjitha udhëkryqet e Azisë, deri në Vladivostok, edhe peshqit në Vladivostok do të flisnin rusisht nëse nuk do të ishin memecë ! Kjo krijon hapësirë, shumë hapësirë. Në Evropë njerëzit janë të shtrënguar, sup më sup, secili kufizohet fort prej tjetrit. Në Rusi, ata janë të shpërndarë në territore të pafundme. Europa është një sonet i Petrarkës. Rusia është njeriu përballë universales, që diskriminon jetën dhe motivet e saj me kohën e lirë të meditimit, përpara spektaklit subjektiv të pafundësisë, duke analizuar, menduar, krijuar fanatizmin më të egër të së vërtetës që egziston, sepse ai është i pakufizuar. Oh ! Si puro latin që jeni, e di se keni antipati për Dostojevskin. Ju nuk pranoni se, pa « faktin rus », nuk do të kishit as Vildrac, as Duhamel, as Lenormand, dhe se Rusia sjell në botën tuaj shumë të vjetër, një fekondim të nevojshëm intelektual.

Moisiu, tani i ka sytë e shndritur ; të njëjtët që ka, kur luan, për mrekulli, “Kufomën e gjallë – Le Cadavre vivant.”

Kjo qenie është një qenie e mbushur me entuziazëm, dhe nëse ai kupton deri në fund të vetvetes, dhe Danten dhe Dostojevskin, a mos vallë duhet të shohim në të origjinën sllavo-italiane, e cila shtrihet në të gjithë bregdetin e Adriatikut ?

Minutat kalojnë. Moisiu më tregon tani konceptimin e tij të Mefisto-s së Goethe-s, të cilin, dje, ai e luajti këtu, në Faust-in, një Mefisto të shkathët, delikat e të shndritshëm. “Mohuesi materialist përballë Perëndisë dhe krijimit ; ai që thotë për dashurinë se është një sistem riprodhimi… dhe që vetëm glorifikon imagjinatën e kotë të njerëzve. Flitet ende për Otellon, « maurin mistik », simbol i mospërputhjeve të pashmangshme të racave, ai që vret si një sakrificë liturgjike, – i Jedermann-it – po, atje, në Salzburg, – në kornizën unike të bukurisë.” Dhe së fundi, mbizotërimi aktual i “kontrollit” në skenën moderne.

Aspak një rregull si ai i Reinhardt, unik në elasticitetin e tij të mrekullueshëm, në inteligjencën e tij superiore. Por tjetri, shtirja e menaxherit, që Moisiu e quan “mbretërimi i mediokritetit të organizuar, mashtrimi më i madh i teatrit modern.”

Një anekdotë më kujtohet, ndodhur në Vjenë, kohët e fundit. Moisiu luante “Clavigon”. Në çdo fund akti, publiku e kishte për zakon të çlodhej me një simfoni të shumëllojshme kollitjesh. Kjo irritonte nervat shumë të ndjeshme të Moisiut. Një ditë ai nuk duroi dot më. U kthye në tryezën ku sapo kishte shkruar. Përkulur mbi fletën e bardhë, ai ngre një gisht. Ishte magjike. Fluiditeti ndërtoi perandorinë e tij. Thjeshtë, gishti i ngritur i aktorit të zhytur në mendime…dhe askush nuk kollitej më. Heshtja mbizotëronte. Kjo fuqi magnetike e sugjerimit brenda tij, a e analizon Moisiu ? Nuk duket se bën një gjë të tillë në mendimet e tij.

E pyes :

– Cili është arti i aktorit ?

Mendohet, pastaj thotë :

– Është shuma e asaj që ai ka menduar, gërmuar, asimiluar në një kërkim që është e gjithë jeta e tij, qenia e tij totale.

Sonte, pas pak mbarimit të duartrokitjeve të pjesës “Drita shkëlqen në errësirë – La lumière luit dans les ténèbres”, lë Wiesbaden-in për të shkuar në Frankfurt. Me aeroplan, do të jetë për disa orë në Vjenë. Ai më flet për Parisin :

– Isha në Paris kohët e fundit. Parizianët, çfarë publiku i admirueshëm ! Dhe një nga mbrëmjet që më interesoi më shumë ishte në Atelier, të shihja Dullin, në “Komedinë e lumturisë – La Comédie du Bonheur.”

– Ju do të shkoni në Amerikë ?

– Po, së shpejti. Ka shumë gjëra për të parë atje.

Kur vizitorët bëhen pjesë e veprave të artit (FOTO)

Një atraksion krejt i ri dhe inovativ ka hapur dyert në Tokio, në godinën “Mori” në kryeqytetin japonez që pret atë që përshkruhet si një muze arti dixhital i paprecedentë, brenda të cilit, vizitorët mund të shëtisin lirisht duke u bërë një me veprat e artit, shkruan “New Atlas”.

“Mori Building Digital Art Museum” pret rreth 50 vepra arti të shpërndara në 10 000 metra katrore dhe të ndara në pesë zona.

Një prej zonave është quajtur “Bota pa kufij”, ku vizitorët mund të hipin nëpër gurë në fund të një ujëvare dixhitale dhe të shëtisin nëpër oqean.

Këtu dritat simulojnë qindra peshq, që ndjejnë njerëzit njësoj si në jetën e vërtetë dhe i shmangin ata.

“Pylli i Atlantikut” thuhet se ndihmon zhvillimin e hipokampit të trurit me instalime interaktive që janë krijuar për të forcuar memorien.

Këto vepra arti janë imagjinuar nga ekipi i “teamLab”, një grup që zhvillon ndërkombëtar që zhvillon art dixhital./ /G.S/ KultPlus.com


Nga SHBA-ja në Kosovë për klipin e ri, G4shi bashkëpunon me reperin e njohur kosovar

Reperi shqiptar i njohur me nofkën G4shi, ka ardhur në Kosovë dhe do të performojë në koncertin e Dua Lipës.

Por përveç se do të performojë, ai do të xhirojë edhe një klip në Kosovë, ku erdhi pas shumë vitesh.

G4SHI madje siç merr vesh Prive, do të realizojë një duet me njërin nga reperët më të njohur kosovarë, por gjithcka mbetet surprizë.

Mirëpo ende G4SHI nuk ka gjetur një lokacion të përshtatshëm për të realizuar klipin e tij dhe se është ende në kërkim, këtë e ka zbuluar edhe në Instagram.

Po ashtu, ka kërkuar nga ndjekësit e tij, që t’ia sugjerojnë regjisorët më të mirë kosovarë./KultPlus.com\

Frëngjishtja gjuha që do të dominojë botën

Ndonëse deri tani, dy janë gjuhët më të folura në botë, gjuha kineze, dhe anglishtja, duket se një gjuhë tjetër e cila sot numëron vetëm 284 milion folës në botë, do të zërë vendin e parë.

Sipas studimeve frëngjishtja do të zërë vendin e parë si gjuha me e folur në botë deri në vitin 2050 dhe kjo falë rritjes së shpejtë të popullsisë që e ka gjuhë zyrtare.

Deri tani frëngjishtja është gjuhë zyrtare në disa vende të botës si Maroku, Tunizia, Algjeria, si dhe gati 30 vende të tjera.

Në Afrikë gjithashtu frëngjishtja është gjuha zyrtare e shkollimit në vende me norma fertiliteti të larta në rritje, si Mali në veri, Guinea Chad dhe Republika Demokratike e Kongos në rajonin sub-Saharian.

Ndërkohë, Kina dhe shumë vende që flasin anglisht do të përballen me një tkurrje të popullsisë, që do të ulë numrin e anglishtfolësve në 3% të popullsisë së botës dhe ata që flasin gjuhën mandarine në 8% nga 10% që është aktualisht. /a.alla/ /a.g/ KultPlus.com

PriFilm Fest zbulon “Kosovo’s Rising Stars” të edicionit të 10-të

Alberina Haxhijaj

“Kosovo’s Rising Stars” është një program i ri në kuadër të PriFilm Fest, që ka filluar vitin e kaluar dhe që ka për qëllim promovimin e aktorëve të Kosovës, shkruan KultPlus.

Në këtë edicioni të 10-të, Yjet e Kosovës në ngritje, të përzgjedhur nga PriFilm Fest janë: Afrim Muçaj, Armend Smajli, Bujar Ahmeti, Doresa Rexha, Fatlume Bunjaku, Florist Bajgora, May-Linda Kosumovic, Rifat Smani, Rina Krasniqi dhe Shpëtim Selmani.

Aktorët të cilët u zgjedhën në kuadër të këtij programi vlerësohen si një aset i çmuar i Kosovës në kuptimin e industrisë filmike.

Festivali përmes përzgjedhjes që bënë mundohet që të promovojë artistët dhe punën e tyre tregoi për KultPlus Fatos Berisha një ndër themeluesit e festivalit PriFilm Fest.

“Vitin e kaluar e kemi lansuar këtë projekt, kjo është hera e dytë. Do të tentojmë si festival që të ndihmojmë në promovimin e aktorëve sidomos në arenën ndërkombëtare në mënyrë që sa më shumë regjisorë dhe producent të huaj por edhe vendor të kenë mundësi që të njihen më punën e tyre, e që mund të rezultojë me angazhimin e tyre në projekte ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Në kuadër të Prifilm Fest sot në sallën e vogël të teatrit Kombëtar u dha një projeksion i veçantë, para të pranishmëve. Aty u treguan disa sekuenca nga filma të ndryshëm ku luajnë aktorët e përzgjedhur si pjesë e programit “Kosovo’s Rising Stars”.

“Në mesin e miqve të festivalit, ndërkombëtarëve por edhe para aktores Vanessa Redgrave, patëm prezantimin e aktorëve që janë pjesë e ‘Kosovo’s Rising Stars’. Ne do të vazhdojmë edhe në vitet në vijim për të përkrahur promovimin e aktorëve. E mira e gjithë kësaj është që ne kemi se çfarë të promovojmë pasi që kemi aktorë të mirë dhe dëshira jonë nuk mungon”, theksoi tutje Berisha.

Aktorët do të prezantohen përsëri në përmbyllje të edicionit të 10-të të festivalit pasi që dita e sotme mund të konsiderohet si një projeksion në hapësirë më të vogël, e që ishte i dedikuar për njerëzit të cilët janë pjesë e industrisë filmike.

“I jam shumë falënderues PriFilm Fest-it që na ka ftuar, është nder për ne të jemi këtu dhe të prezantojmë vetën tonë. Është nder të jemi pjesë e të zgjedhurve si “Yjet e Kosovës në ngritje”, u shpreh aktori Shpëtim Selmani.
Të jesh pjesë e kësaj përzgjedhje sipas aktores Fatlume Bunjaku është shumë e rëndësishëm për faktin se disa prej tyre, duke përfshirë edhe aktoren Bunjaku, janë në fillim të karrierës së tyre si aktorë.

“Besoj që rëndësia qëndron edhe te fakti se kjo bëhet pikërisht në kuadër të PriFilm Festi-it një festival i cili çdo vit e më shumë ka evoluar duke përfshirë këtu edhe mysafirët me nam botëror. Mbështetja e artistëve të ri është shumë e rëndësishme dhe ndjehem shumë e privilegjuar edhe për faktin që puna jonë është prezantuar edhe para aktores Vannesa Redgrave”, theksoi aktorja Fatlume Bunjaku për KultPlus.

Pikërisht ideja e projekti dhe përzgjedhja e vitit të kaluar ka qenë mjaft intriguese për aktoren Doresa Rexha e cila këtë vit përcolli përsëri ceremoninë e prezantimit, por tani si pjesë e ekipit të përzgjedhur nga festivali.

“Vitin e kaluar vetëm e kam përcjellë këtë program si shikuese dhe e kam vlerësuar shumë idenë e këtij programi. PriFilm Fest çdo herë është befasuese me përkrahjen që ua jep aktorëve. Kur mora lajmin që këtë vit unë jam pjesë e përzgjedhjes ishte një privilegj i madh”, u shpreh ajo për KultPlus.

Vitin e kaluar pjesë e përzgjedhjes në kuadër të “Yjet e Kosovës në ngritje”, ishin aktorët: Andi Bajgora, Blerta Ismaili, Dukagjin Podrimaj, Lum Veseli, Lyra Xhoci dhe Tristan Halilaj./ KultPlus.com