Turistët gjermanë për Beratin: Qytet impresionues

Qyteti 2400-vjeçar i Beratit, i njohur jo vetëm për bukurinë e tij të rrallë, por edhe për mikpritjen, vazhdon të zgjojë interesin e turistëve të huaj, të cilët kanë qenë të shumtë gjatë këtij viti.

Turizmi në Berat nuk ka mbaruar ende, pasi qyteti ofron një panoramë të shumëllojshme me vende atraktive të cilat mund t’i shijosh në çdo muaj të vitit.

Gjatë ditës së sotme një çift gjerman, të cilët vizitonin për herë të parë Beratin ndau eksperiencën e tyre duke u shprehur se, ”kjo është hera e parë që ne vizitojmë Beratin. Ne mbërritëm dje dhe kishim një problem të vogël dhe të gjithë këtu u treguan të gatshëm për të na ndihmuar dhe shumë të sjellshëm”.

Ata shtuan se “vizituam kalanë e qytetit dhe po na pëlqen shumë. Gjithashtu qyteti është shumë i bukur dhe sidomos qyteti i vjetër, me shumë dritare nga dy anët e lumit është impresionues”.

Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet-muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë: Kështjella, ose kalaja, siç quhet nga beratasit, është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta. /a.a/j.p/KultPlus.com

“Onufri”, çmim në Kinë: Botuesi Bujar Hudhri sjellë “Special Book Award of China”

Një katalog i botimeve nga Kina ishte një ndërmarrje e Shtëpisë Botuese Onufri rreth 10 vjet më parë, e që sot i solli çmimin “Special Book Award of China”.

“Ky është çmimi më i lartë që qeveria e Republikës Popullore të Kinës akordon për autorët, përkthyesit dhe botuesit e huaj, të cilët kanë shënuar arritje të dukshme, në prezantimin dhe përkthimin e librit kinez si edhe në nxitjen e shkëmbimeve kulturore”, u shpreh Bujar Hudhri, botues.

Por a kishte Kina një strategji zgjerimi dhe shkëmbim të kulturës së saj, e vendet e Evropës dhe çfarë roli i dha letërsisë në këtë?

“Mbas marrjes së çmimit, pas dy ditësh u themelua shoqata e botuesve Kine-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore 16+1. Në këtë projekt në një kapitull të veçantë shkruhet për librin. Ideja është që këto vende të botojnë dhe përkthejnë libra mes tyre, apo të marrin pjesë në panaire të përbashkëta. Kjo vjen në një kohë kur libri nuk është në ditët e veta më të mira”, thotë Bujar Hudhri, botues.

Letërsia kineze ka një problem të madh për shkak të gjuhës së saj, por Kina ka shkrimtarë të nivelit botëror, sidomos një grup shkrimtarësh që kanë ardhur në letërsinë kineze mbas hapjes së Kinës. Megjithatë në strategjinë e saj të shkëmbimeve kulturore libri duket se ka marrë rëndësi të veçantë. Aktualisht janë rreth 25 vepra po përkthehen nga letërsia shqipe në Kinë. “Aksidenti” i Ismail Kadaresë sapo është botuar. /KultPlus.com

Rudina dhe Blerta rikthejnë muzikën e viteve të 90-ta

Nisma e artisteve Rudina Xhaferi dhe Blerta Zeqiri të cilat morën përsipër të rikthejnë muzikën e viteve të 90-ta, po vjen pas një pauze të gjatë, shkruan KultPlus.

Duke e konsideruar si një ide të qëlluar e cila është mirëpritur nga gjeneratat përkatëse, regjisorja Blerta Zeqiri dhe artistja Rudina Xhaferi, po e risjellin një event të tillë përsëri në Hamam Bar Prishtina.

Hitet më të bukura botërore dhe vendore të viteve të 90-ta do të keni rast t’i dëgjoni e t’i shijoni në një natë ku do të riktheheni në kohë.

“Pas një pauze bukur të gjatë, bashkë me Rudinen vendosem ta rikthejmë në Hamam ndejen tone! Hajdeni e knaqUm bashke shpyertin: çaraveshUm, kcejna, shkunUm, duhUm me muziken qe e kuptojme ma s’miri”, ka shkruar Blerta Zeqiri në Facebook.

Eventi ‘Rudina’s and Blerta’s mixtape’ mbahet të premten duke filluar nga ora 21:30 në Hamam Bar Prishitna./KultPlus.com

Zemra e shokut

Lasgush Poradeci

Të kam shok nga koh’ e vjetër
Shok prej zemre – edhe prej gjaku…
Shok të ri eme bese plaku
Nuku kam, nuku ke tjeter.

Se çdogas e mall të shkretë
M’i ke thënë-emër më emër,
Unë – i mbylla mun në zemër
Gjer sa zemra të mos jetë.

Se ti mban në kraharuar
Shentërinë-e një dhurate:
Mban në fund të zemrës s’ate
Ç’të kam thënë-i llaftaruar.

Ish e bardhë-e nuku kishte
Dredhëri zemra bujare:
Bënte botën zilitare
Zemër e bukur shokërishte.

Një i moshuar ndan disa nga mësimet më të mëdha mbi jetën, brilante, të dhimbshme…

Është e vështirë të plakesh. Nuk do ta pranosh, por nuk e ndal dot. E bukura është se të del plotësisht nga mendja. Mendon se je ende i ri, derisa një ditë e sheh veten me thinja përpara pasqyrës. Sheh përreth fëmijët e tu të rritur dhe nipërit apo mbesat që luajnë rreth shtëpisë. Aty kupton se koha ka kaluar pa e kuptuar dhe ti nuk ke bërë dot asgjë për ta ndalur. Aty kupton se je plakur. Mirëpo je plakur nga jashtë, sepse nga brenda çdokush është aq sa e ndjen veten se është. Mos u trishtoni. Edhe plakja ka të mirat e vete. Vitet e shumta mbi supe të japin mësime të vlefshme dhe të gjithë të besojnë problemet e tyre, pasi e dinë se pjekuria dhe përvojat e tua do t’i japin këshillat më të vlefshme për të ecur të sigurtë në jetë. Këto janë disa nga mësimet që unë kam nxjerrë në jetë dhe dua që edhe ju t’i dini, nëse ende nuk i keni përjetuar, apo nuk jua kanë thënë:

1. Shumë njerëz i lëndojnë personat e mirë, sepse kërkojnë për dikë më të mirë në jetën e tyre, por gjithmonë përfundojnë me dikë më të keq dhe pastaj pendohen. Harrojnë se pendimi është i kotë, sepse askush me mend nuk rikthehet sërish me atë që e ka lënduar.

2. Gjithkush përpiqet të gjejë njeriun e duhur në jetë, por askush nuk përpiqet të jetë vetë njeriu i duhur. Askush nuk përpiqet të vetëpërmirësohet dhe të bëhet i duhuri për dikë tjetër. I kërkojmë gjërat të gatshme, pa dhënë aq sa duhet nga jeta jonë.

3. Kalon shumë kohë, ndonjëherë edhe e gjithë jeta, derisa një person e kupton realisht se ka jetuar për të kënaqur të tjerët dhe ka përfunduar disa herë i lënduar vetë. Është e trishtë, por edhe pse thuhet se njerëzit mësojnë nga dhimbjet, nuk është dhe aq e vërtetë. Njerëzve u duket e ëmbël dhimbja prej atyre që duan.


4. Nuk duhet ta besosh gjithçka verbërisht. Është e kotë. Secili ta tregon historinë, sipas këndvështrimit të vetë. Jo më kot thuhet: “Dëgjo 100 vetë dhe bëj si di vetë”. Dëgjoji gjithë versionet e mundshme të një historie, por në fund vendos vetë për atë që e beson si të drejtin.

5. Ngjyrat e vërteta të atyre që të rrethojnë, njihen gjatë stuhive më të rënda të jetës. Mos prit t’i njohësh në gëzime njerëzit rreth teje. Të tërë të afrohen, të buzëqeshin dhe të bëjnë të besosh se duan më të mirën për ty në momente të gëzuara. Ama të paktë janë ata që do të qëndrojnë me ty në vështirësi dhe akoma më të paktë ata që do të ndihmojnë të dalësh prej vështirësive.

6. Çdo gjë që ta kanë marrë dhe mendon se e meritoje, do të kthehet 10-fish tek ty. Zoti punon për ata që e meritojnë. Nëse ti meriton paqe, lumturi, shëndet, miq, familjarë dhe financa të mira, Zoti do të t’i japë ato.

7. Njerëzit më të lumtur nuk janë ata që marrin, por ata që japin. Hidhni sytë përreth. Ata që kanë zili të tjerët dhe marrin sa më shumë prej tyre, kënaqen për momentin dhe më pas trishtohen. Nuk ngopen asnjëherë. Ata që japin, janë ata më të lumturit. Njerëz të tillë lumturohen nga lumturia e të tjerëve.

Depressed elderly man lost in thought

8. Ndërkohë që koha kalon, fillon të mos interesojë aq shumë sasia, sa cilësia. Nëse më parë kërkoje të kishe sa më shumë miq, të mbaje marrëdhënie të mira me sa më tepër të afërm apo fqinj, me kalimin e kohës fillon dhe bëhesh më përzgjedhës. Në jetën tënde fillon dhe lejon vetëm ata që mund të të falin diçka.

9. Gjëja më e mirë që mund të bësh, është ta falësh atë që ka gabuar. Mos i mundo ata më tepër, pasi mjaft keq janë ndjerë, kur e kanë kuptuar gabimin e tyre. Fali dhe harroje çfarë të kanë bërë. Jeta vazhdon. Mos u kap pas së shkuarës. Fali ata që të kanë lënduar, por trego më tepër kujdes që të mos lëndohesh sërish herë tjetër.

10. Kuptimi i jetës nuk qëndron tek të bërit keq. Të bësh keq është gjëja më e lehtë që ekziston. E vështirë është të bësh mirë dhe të mbahesh mend për mirë, ndaj lëri njerëzit më mirë, nga sa i ke gjetur. Përqafoje dhimbjen. Puthe atë që po vuan. Bëhu mik me të humburin. Duaje të vetmuarin. / bota.al

“Lum Lumi i Lirë”, kënga që bashkoi artistët drejt mbrojtjes së lumenjve (VIDEO)

Artistë shqiptarë janë bashkuar në një këngë për të mbrojtur lumenjtë e Shqipërisë. Kënga e gjelbër “Lum Lumi i Lirë” përpiqet të kontribuojë pro kauzave në mbrojtje të lumit Valbonë dhe lumit të fundit të egër në Europë, Vjosës.

Muzikantë, producentë, muzikologë, historianë e artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë: Elina Duni, Eda Zari, Linda Rukaj, Rhani Krija, Vlashent Sata, Emiljano Dhimo, Shpat Deda, Gert Kapo, Henning Jung, Kleidi Eski, Sokol Çunga, Mikaela Minga, të gjithë së bashku, bashkëpunuan për të realizuar këngën dhe videon “Lum Lumi i Lirë“. Kjo këngë (një nismë e duos Duni – Zari) lindi si nevojë për përhapjen e informacionit mbi padrejtësitë sistematike që po u bëhen lumenjve, natyrës, si dhe për të mbështetur zërin protestues të banorëve pranë zonave të këtyre lumenjve.

Njëkohësisht, kënga vlen për të fuqizuar ndërgjegjësimin e çështjes në mbarë shoqërinë tonë. Muzika është e gjithëpranishme dhe gjithëpërfshirëse në jetën tonë. Ajo stimulon kënaqësi në tru dhe në gjendjen emocionale. Sidomos kënga është përherë e pranishme në të përditshmen e gjithkujt. Muzika, kënga, nuk është vetëm medium argëtues apo element që na mbledh për t’u dëfryer. Kënga është një mjet i shkëlqyeshëm efektiv, përmes të cilit transmetohet informacioni mbi çështjet e natyrës dhe ç’po ndodh me të, mbi jetën apo problemet sociale. A mund ta ndryshojmë botën me një këngë? Jo, por një këngë ndryshon botëzën dhe perceptimin e secilit prej nesh! Një këng solidarizon, frymëzon, shpëton, fal shpresë. Shqetësimet dhe vullneti për të krijuar një këngë-protestë rrjedhin nga niveli i vetëdijesimit për atë të keqe të pakthyeshme që po ndodh në Valbone, në Vjosë, apo ajo që po ndodh me ujin, ajrin, natyrën, tokën shqiptare, por edhe për natyrën e gjithë botës. Kjo këngë jep “ZA” për shërim, i piskat publikut, për t’i lënë secilit thellë një jehonë vetëdijeje.

Tek “Lum Lumi i Lirë” artistët me vetëdije morën nismën jo vetëm për të prodhuar muzikë, jo vetëm për t’i mëshuar thirrjes: “S’duam tuba, s’duam diga, s’duam pengesa edhe prita, duam çdo njeri i mirë të thërrasë: Lum Lumi i Lirë!”, por krijuan një këngë që ka një qëllim edhe më të epërm: Ku ka lumenj, ka gjithmonë arsye për të ndërtuar ura mbi të cilat ecim dhe përqafojmë hallet e njëri–tjetrit. Është një përpjekje për të bashkuar dhe solidarizuar aktivistët, shoqatat, si ato pro Valbonës dhe Vjosës, por edhe cilindo individ që punon e shqetësohet për ekzistencën dhe vlerat e shoqërisë sonë.

Nga ana tjetër, kënga dëshiron të shpërndajë mesazhin se nuk ka natyrë, lumë, ajër, tokë që të trajtohet si një i nënës e një i njerkës. Në mënyrë të pa partishme dhe vetëm duke bërë përpjekje të përqendruara, por të bashkuar, mund të mposhten vendimmarrësit e gabuar dhe planet e tyre fatkeqe. A do të mundemi të ndërgjegjësohemi për një të vërtetë të madhe se, as në një të ardhme të afërt, por as të largët, kurrë, s’ka për të pasur një Shqipëri të dytë me këtë natyrë si kjo që kemi? Prandaj ejani ta mbrojmë.

Ky është apeli i artistëve si vullnetarë, qytetarë, kolegë, bashkëkombës, mbi të gjitha si NJERËZ. Mos harro të thërrasësh: Lum Lumi I lirë! / KultPlus.com

(Të drejtat autoriale të tekstit përshkrues © Eda Zari)

Pas vdekjes së regjisorit Bekim Lumi, vjen repriza e parë e shfaqjes së tij “Arturo Ui”

Shfaqja “Arturo Ui”, e punuar nga regjisori tashmë i ndjerë Bekim Lumi, ishte ëndrra e tij e fundit e bërë realitet, shkruan KultPlus.

“Arturo Ui”, shfaqja e krijuar mbi tekstin e dramaturgut të shquar gjerman dhe botëror, Bertoltt Brecht (1898 – 1956), erdhi me premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës në muajin qershor të këtij viti dhe u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga një audiencë e madhe që ishte mbledhur atë natë.

Bekim Lumi nuk ishte i pranishëm fizikisht as në premierën të cilën e ëndërroi gjatë, këtë ja pamundësoi sëmundja e cila atë natë gjeti t’i përkeqësohej edhe më shumë.

Por, fryma e tij nuk mungoi në skenën e teatrit kombëtar, dhe ajo shfaqje do mbetet gjatë në memorien e artdashësve.
Kasta e aktorëve të kësaj shfaqje që ishte në përbërje të: Bujar Ahmeti, Afrim Kasapolli, Afrim Muçaj, Labinot Raci, Faris Berisha, Ylber Bardhi, Ismet Azemi, Edon Shileku, Valmir Krasniqi, Shpëtim Kastrati, Kushtrim Qerimi, Muhamed Arifi dhe Alban Rexhaj, u munduan të sjellin në çdo cep të skenës frymën e Bekim Lumit.

Ndërsa tani vjen repriza e parë e shfaqjes pas vdekjes së regjisorit Bekim Lumi, ku aktorët do të mundohen të mos vërehet mungesa e Bekimit. Ato do luftojnë me shpirtin e tyre artistik që puna dhe ëndrra e regjisorit të tyre të jetësohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Nesër, më datë 20 shtator, në ora 20:00 vjen repriza e parë e shfaqjes pas vdekjes së regjisorit.

Me formën, me përmbajtjen, me frymën dhe me vetat e saj, kjo dramë, në mënyrë simbolike, përshkruan, tematizon dhe pasqyron historinë e dhunshme të rrëmbimit të pushtetit ekonomik dhe politik nga gangsteri Arturo Ui (alias Adolf Hitler) dhe pasuesit e tij në vitet ‘30 të shekullit 20. Dhuna fizike, plaçkitjet, djegiet, grabitjet, trysnitë, tagri dhe kërcënimet ndaj tregtarëve, politikanëve e gazetarëve, deri edhe vrasjet e tyre, alibitë dhe gjyqet farsë, detyrimet e dhunshme dhe shantazhet ndaj dëshmitarëve të krimit, janë vetëm disa nga tablotë e kësaj drame. Për shkak të temës që e trajton dhe për shkak të aktualitetit të saj të vazhdueshëm, kjo dramë ndërlidhet me shumë nga trendet dhe zhvillimet e përçudshme nëpër botë. Si e tillë, ajo vlerësohet si një nga satirat ma të mira politike dhe historike të shekullit ‘20. “Arturo Ui” nuk është inskenuar asnjëherë deri tani në Kosovë.

Kjo shfaqje erdhi premierë në 120 vjetorin e lindjes së Bertolt Brecht-it dhe 20 vjetorin e artit dhe krijimtarisë së regjisorit Bekim Lumi.

Regjisori Bekim Lumi, ndërroi jetë më datë 20 korrik të këtij viti si shkak i një sëmundje të rëndë prej të cilës vuante prej kohësh. Lumi ishte një prej regjisorëve më të mirë shqiptarë. / KultPlus.com

Shkrimtari bullgar Slaveykov: Në Kosovë kam gjetur një atmosferë shumë të mirë për të shkruar

Gili Hoxhaj

I përcjellur me një gotë verë të kuqe, mes diskutimit nxjerrë edhe cigaren, e të pranishmit i mbante fort të koncentruar me ndërveprimin e fjalëve të tij me emocionet.

I veshur në të zeza, herë heqë xhaketën e herë e veshë atë. Është ky shkrimtari bullgar Yordan Slaveykov, i cili po qëndron për disa ditë në Kosovë ndërsa sonte në një mbrëmje lexoi kapitullin e parë të novelës së tij dhe ndau mendimet e tij në diskutim me të pranishmit.

Kjo mbrëmje e organizuar në hapësirën “Monet” nga Qendra Multimedia bëri që të pranishmit të zbulojnë mbi subjektivitetin e artin e Yordan Slaveykov, i cili me novelën e tij “Hapi i fundit” të botuar në vitin 2015 ka fituar dy çmime kombëtare të letërsisë në vitin 2016. Ai tashmë po bën hapa drejt novelës së tij të dytë, ndërsa qëndron në atë së nuk ka fund të lumtur dhe tenton t’i qëndrojë besnik këtij fakti. Sa i përket poezisë, ai thotë se nuk është që nuk e ka provuar por duhet ta pranojë që nuk është i mirë në poezi. Duke qenë se vjen nga një vend ku “korrupsioni” është kryefjala tash e disa vite, ai thotë se tanimë është e mërzitshme edhe të shkruash për të.

Ai ka lindur në Vratsa, Bullgari në vitin 1976. Njihet si regjisor i teatrit, ligjërues, dhe shkrimtar e dramaturg. Ka diplomuar si regjisor i teatrit nga Akademia Kombëtare e Teatrit dhe Filmit në Sofie në vitin 2001.Në vitin 2008 ka diplomuar si aktor në Moskë në Akademinë e Dytë Verore Ndërkombëtare të Teatrit. Dramën e tij të parë “Marimanga” e shkroi në vitin 2011, performancë që u shfaq në festivale në Moskë, Shën Petersburg, Nju Jork, Bruksel, etj.

Kishte filluar të shkruante derisa nuk pëlqente atë që lexonte nga autorët bullgarë. Ata nuk i kishin ngjallur asnjë ndjenjë për të tashmen dhe të ardhmen. Duke qenë një autokritik, ai thotë se është shumë i kujdesshëm me atë që shkruan dhe atë që vendos në skenë. Ai fillimisht kishte filluar të shkruante nga dëshira për të krijuar dhe për të nxjerrë energjinë e tij. Ai tregoi sonte për suksesin ndërkombëtar që pati drama e tij e parë “Marimanga” e cila në Bullgari kaloi pa u vërejtur si e tillë.

“Kam filluar të shkruaj novela sepse janë pjesë e jetës time, askush s’më ka ftuar të bëj një performancë për pesë vite dhe mendoja se a jam i mirë por ndodhi. Kur e vendosa fillimisht në skenë tekstin tim “Marimanga” pati një sukses internacional dhe shkruan media të njohura si NY Times por në Bullgari as që u cilësua si profesionale. Unë kam dëshirë që të krijoj diçka që qëndron në mua dhe dëshiron të dalë sepse e di që kjo energji është në trupin tim dhe duhet të zbulohet dhe mund të përdoret edhe për të keq andaj fillova të shkruaj novelën time të parë. Fillova të shkruaj novelën vetëm sepse dëshiroja të krijoja”, tregoi Slaveykov.

Sipas tij letërsia e mirë dhe teatri i mirë duhet t’i kenë sytë tek qeniet njerëzore. Tek njerëzit dhe jo tek idetë.
“Personi për të cilin shkruaj mund të mos jetë i vërtetë por duhet të ketër karakteristika të një personali real”, thotë mes të tjerash ai.

Ai po qëndron disa ditë në Kosovë në kuadër të rezidencës “Prishtina nuk ka lum” nga programi i Qendrës Multimedia. Edhe pse thotë se fillimisht nuk ka qenë edhe një javë shumë produktive, ai këtu ka gjetur një atmosferë të mirë për të krijuar dhe është impresionuar nga bukuria e disa vendeve.
“Ndihem më shumë se i mirëpritur këtu, i kam vizituar disa vende këtu, jam impresionuar nga “Ujëvara e Mirushës” dhe nuk kam ndonjë përshtypje të përgjithshme pasi që nuk kam kaluar edhe shumë kohë këtu por mund të them se këtu kam gjetur një atmosferë shumë të mirë për të shkruar, kështu që kam shkruar” tregon autori.

Mes idesë për të futur më shumë dashuri në novelën e dytë, ai thotë se edhe kjo vjen si një përgënjeshtrim dhe novela e dytë do të jetë vetëm një foshnjë e cila do të “mbijetojë”, ndërsa shpreson se gjenerata e ardhshme do të jetë më e zgjuar.
“Është e përzier, gjithmonë kam dashur të shkruaj një novelë me më shumë dashuri. Mendoj se nuk ka mjaftueshëm dashuri, dua të ndjehem që dikush në këtë botë më do gjatë gjithë kohës dhe nëse e arrij këtë do të jem një “person i mirë”. Si gjeneratë kemi dështuar, fokusi duhet të jetë në të ardhmen. Në çdo vend, kemi dështuar tërësisht”, shprehet Slaveykov.

Programi rezidencial “Prishtina nuk ka lum” mbështetet nga TRADUKI dhe Goethe Institut. / KultPlus.com

Rita Ora shkëlqen në Esquire Middle East

Në një mbrëmje që është organizuar nga Esquire Middle East, në fokus të saj është superylli botëror Rita Ora, shkruan KultPlus.

Me një dukje tejet elegante, ajo atje është duke interpretuar disa nga hitet e saj. KultPlus ju sjellë disa fotografi me anë të së cilave mund ta shihni dukjen e saj mahnitëse.

Po ashtu nga atje Rita Ora ka shfrytëzuar rastin të flasë edhe më shumë rreth projektit të saj më të ri.

Rita Ora së shpejti do të sjellë albumin e saj të dytë, pas gjashtë vitesh stagnim. / KultPlus.com

Vehbi Rexhepi, fotografi i LUX dhe njeriu i ambicieve

Foto Studio LUX, lokali i parë nga e majta, në lokalet e rrëzuara tashmë te tresheshirat, nër katedrale.

Vehbi Rexhepi (1923-1997)

Njeriu me ambicie të pashterura. Autodidakt dhe fliste 5 gjuhë: shqip, serbisht, turqisht, gjermanisht, italisht.

Vehbi Rexhepi ekzekutonte në piano, harmonikë melodike, harmonikë të buzëve, qifteli, fyll. Një kohë ishte kryetari i parë i Srezit të Gjilanit, ishte Gjyqtar i Gjykatës së Qarkut të Gjilanit.

Pas kthimit nga burgu famëkeq “Goli Otok”, si i burgosuri politik (së bashku me vëllain e tij, 1950-1953), deri në vdekje 1997, punonte si fotograf. I vetmi në Kosovë që riparonte aparatët fotografik (mekanizmi preciz). / KultPlus.com

“Unë dhe Saranda”, hapet ekspozita e piktores kosovare në Sarandë

Rreth 28 punime të piktores kosovare Saranda Kika-Bahtiri u prezantuan në qytetin bregdetar të Sarandës.
Piktorja kosovare Saranda Kika-Bahtiri është një prej 40 vajzave kosovare me emrin Saranda, që vizituan shkurtin e këtij viti qytetin, që u ka dhënë emrin.

Në ekspozitën e çelur ditët e fundit në galerinë “Art Saranda” ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, drejtues të pushtetit vendor, artdashës etj.

Në një prononcim për ATSH-në, piktorja kosovare Saranda Kika-Bahtiri u shpreh se “e frymëzuar nga bukuritë e Sarandës, pas vizitës në qytetin bregdetar, krijova punime enkas për artdashësit, kryesisht peizazhe”.

“Në ekspozitë prezantova 28 punime të formateve të ndryshme, ku del në pah harmonizimi i ngjyrave me nuanca të forta e intensive si në plan të parë po ashtu edhe në prapavijë”, u shpreh Saranda Kika- Bahtiri.

Si në peizazhe, edhe në portrete, ngjyrat vendosen me gjeste të sigurta, me koncepte të mirë menduara dhe gjithmonë na çojnë drejt hulumtimit si të ngjyrës dhe formës .

Një vend të veçantë në këtë ekspozitë zë edhe femra. E konsideruar si e brishtë në shoqëri, në punimet e piktores Saranda Kika-Bahtiri del e fortë, e qëndrueshme.

Ngjyrat në sfond janë më të lehta, më të çelta, më të pastra. Femra në brendësi ka shumë klithje, vuajtje, shqetësime, hutime dhe paramendime, e krejt kjo vjen nga gjuha e brendshme e piktores.

Në punimet e ekspozuara gjithnjë respektohet elementi i ngjyrës, linjës, formës dhe kompozicioni.

Piktorja kosovare Saranda Kika-Bahtiri ka lindur në Prishtinë. Në vitin 2004 u diplomua në Degën e Artit Figurativ, në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Në 2007 u diplomua në studimet pas universitare në Degën e Artit Figurativ. Aktualisht po ndjek studimet e doktoratës në Universitetin Internacional të Novi Pazarit.

Ajo ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive, ndërsa ka hapur disa ekspozita personale si në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, Prishtinë, në Podujevë, Pallati i Rinisë në Prishtinë, në Gostivar , në Galerinë e Arteve pamore në Tetovë, etj.

Piktorja Saranda Kika-Bahtiri është nderuar me çmimin e parë “Kadri Kadriu”, në Podujevë ka marrë diplomën “Studente e dalluar” nga Universiteti i Prishtinës, çmimi i parë “Salloni vjeshtor” Galeria e arteve Gjilan, fituese e shpërblimit në ekspozitën ”Arti Islam IV”(specializim i artit Ebru në Konya të Turqisë).

Ekspozita “Unë dhe Saranda do të qëndrojë e hapur në qytetin bregdetar deri në 7 tetor. /KultPlus.com

Letër për nxënësit, ‘shkolla nuk të bën të ditur’

Letër një shkollari nga Ledi Shamku

E diela jote e fundit e pushimeve të verës. Këtë javë do t’i kthehesh shkollës. Lum ti! Ta them sinqerisht, edhe unë do doja të isha sërish në shkollë! Shumë hapa do t’i hidhja ndryshe, ndaj dua të flas me ty që je ende në kohë.

Së pari të them që shkolla nuk të bën të ditur; shumë po shumë dije do t’i marrësh vetë, me sprova e lexime e punë, pasi ta kesh mbaruar shkollën. Shkolla është një lloj shigjete e Kupidit, një rreng i bukur, më i bukuri i rrengjeve që ti të mbetesh përherë i varur nga dija, që ti të duash të dish derisa të rrosh. Këtë rreng e kanë në dorë mësuesit po e ke edhe ti vetë. Mos lejo askënd të shuajë pikëpyetjet e tua! Mos u lodh e mos u mërzit nga tekste që mund mos të të joshin, as nga provime të hartuara mërzitshëm! Gërmo te ato që të pëlqejnë, gërmo shumë! Lexo ç’të mundesh për ato që të pëlqejnë. Lexo pa paragjykim, s’ka rëndësi në janë lexime shkollore, në janë libra apo informacione interneti, s’ka fare rëndësi – vetëm lexo, gërmo, pyet, mendo dhe fol! Pyet dhe mendo!

Të hënën në darkë, para se të gdhijë fillimviti i ri shkollor, pyete veten se cili a cila don të jesh në jetë. Jo çfarë don të bëhesh, këtë nuk e ke ende të qartë, po cili don të jesh, çfarë njeriu don të jesh! Pyete veten të hënën në darkë dhe pyete çdo darkë! Njoh plot njerëz moshatarë me mua (pra shumë më të mëdhenj se ty) që këtë pyetje nuk ja kanë bërë ende vetes, ma beso! Dhe tash ata kanë hyrë në t’atillë ritëm jete që s’kanë më as kohë e as dëshirë për një pyetje-përgjigje të këtij lloji. Pyete veten – përgjigjen e ke te shkolla! Shkolla të bën të lirë, ta dish! Një njeri i shkolluar mirë nuk është një njeri dosido; një njeri i shkolluar mirë është një njeri i lirë. I LIRË dhe me shtyllë të plotë kurrizore për t’i qëndruar mandej kurtheve të jetës nga të cilat po të përmend veç dy më të zorshmet: servilizmin e mendjes dhe korrupsionin e shpirtit. Pyete veten çdo natë a don të mbrohesh nga këto dy kurthe. E nëse vetja të thotë po, atëherë shkollohu mirë, studio fort dhe do gjesh mbrojtjen!

Mbaji fort shokët e klasës, sidoqofshin mbaji fort! Mos u tut t’i ndihmosh kur kanë nevojë, edhe në iu dashtë ndonjë kopjim a tregim i vockël në provimet e kapitullit! Në fazën e formimit të karakterit ku ti je ka më shumë vlerë solidariteti sesa dija, ma beso!

Pyet për atë që s’di dhe thuaje atë që di, ashtu si ta dish, pa patur hall në ta aprovon apo jo zysha. Thuaje siç e mendon; ca vite më vonë për ty do ketë më shumë rëndësi si të gjykon vetja sesa si të ka gjykuar zysha. Dëgjo dhe pyet, mos u kurse, mos ki frikë si dukesh! Druaj si je jo si dukesh!

Tash po të lë të qetë të shijosh të djelën tënde të mbrame të pushimeve se më duket të shkrova gjatë. Por kam merak për ty dhe madje të kam zili! Të qoftë vit i mbarë e i vlertë. Koha shkollore nuk kthehet pas. Jetoje me mend e me dinjitet.

Me gishta kryqëzuar për ty shkollar, cilido qofsh ti!

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur shkodran

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare shkrimtari i njohur shkodran dhe aktori i madh i dramës, Isa Alibali, i cili ka drejtuar për më shumë se 13 vite Teatrin “Migjeni”.

Për nder të tij, do zhvillohen homazhe në hollin e Teatrit “Migjeni”, në datën 20 shtator 2018, ora 10.00 – 13.00. Isa Alibali ishte një nga shkrimtarët më të shquar shkodranë të shek. XX. Ai u lind në Shkodër më 26 janar 1940.

I diplomuar në degën Gjuhë-Letërsi, në vitin 1960, ka punuar 3 vjet në Mirditë dhe ka qenë drejtori i parë i Gjimnazit të Rrëshenit, pastaj, ka qenë inspektor në seksionin e arsimit e të kulturës në Shkodër dhe në vitin 1965 kryeinspektor i kulturës në atë seksion.

Nga mesi i vitit 1967 e deri në fund të vitit 1982, ishte drejtor i Teatrit “Migjeni”, me një ndërprerje trevjeçare, si drejtor i Shtëpisë së Kulturës dhe të Krijimtarisë Popullore (1969-72). Pastaj ka qenë drejtor i Shkollës së mesme artistike “Prenk Jakova” dhe tre vitet e fundit, deri në daljen në pension më 1991, ka punuar si mësues letërsie në shkollën e mesme të përgjithshme “Jordan Misja”. Ai është autor i shumë veprave. Për disa vjet, ka dhënë mësim për gjuhë-letërsi.

MË SHUMË PËR VEPRAT E ISA ALIBALIT

1997- “Në Shkodër të gjithë këndojnë”, i cili përmban histori të krijimit të këngëve shkodrane. Ky është libri i parë që lidhej me këngën shkodrane, si një nga shtyllat e traditës artistike të Shkodrës. Ribotimi i këtij libri u bë në vitin 2011.

2002- “Mirënjohje” që lidhet me figurat më të shquara të artit të kultivuar të Shkodrës e më gjerë, si aktorët, regjisorët, shkrimtarët, kompozitorët, këngëtarët, piktorët tanë të shquar, etj.

2005- “Prenkë Jakova” trajton jo vetëm jetën e figurës madhore të muzikës shqiptare, që i dha emër të madh Shkodrës, veçanërisht me operën e parë shqiptare “Mrika”, përshkroi jetën e veprimtarinë muzikore të Prenkë Jakovës, por në këtë libër tregohet se si është zhvilluar muzika në Shkodër dhe që është edhe kjo një shtyllë e fuqishme e traditës artistike të qytetit tonë.

2007- “Me Tano Banushin dhe humorin e tij”, ku shpaloset jeta dhe veprimtaria artistike – humoristike e kollosit të humorit shqiptar Tano Banushi, si dhe për shumë aktorë të njohur të humorit në Shkodër, që kanë rezatuar vlera në të gjithë Shqipërinë.

2011- libri me kujtime “Si e njoha Mirditën” ku paraqiten mbresat nga puna në Mirditë në fushën e arsimit në rininë e autorit, edhe si drejtor i parë i Gjimnazit të parë të Rrëshenit, në vitin 1960.

2012- “Rrënjë dashurie” (Shkodranët për Kosovën) që lidhet me marrëdhëniet e ngushta midis Shkodrës dhe Kosovës, në histori, arsim, kulturë dhe arte dhe ndikimet e tyre të ndërsjellta. Ky është libri i parë i këtij lloji, që shpreh ndjenjat e dashurisë midis këtyre trevave shqiptare, trafditat e përbashkëta dhe kontributet reciproke ndaj njëri-tjetrit. Libri përmban kujtime, tradita veprimtari, portrete, mbresa, udhëtime turistike, reportazhe e ngjarje të përjetuara larg e afër Kosovës. Ky libër, në kuadrin e viti jubilar të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, i kushtohet shqiptarëve të Kosovës, të cilët, përveçse kanë dhënë shembuj të shkëlqyer të trimërisë, qëndresës e të unitetit, kanë bërë edhe një jetë të pasur shpirtërore , duke ruajtur traditat, gjuhën, dinjitetin dhe duke mbajtur gjallë , si gjënë më të shenjtë, ndjenjat e çmuara kombëtare të atdhedashurisë.

2015- “Përtej Mjegullës ka Dritë”, Roman, pasqyron fatin e vështirë të njerëzve gjatë diktaturës si pasojë e ushtrimit mbi ato të Luftës famëkeqe të Klasave, rrugën e mundimeve të shumta të tyre, dhe ndikimin e egër në jetën shpirtërore të personazheve./KultPlus.com

‘Katunar e sheherli’ një interpretim i bukur nga Hashim Shala (VIDEO)

Rapsodi i njohur kosovar Hashim Shala i cili ndërroi jetë sot në moshën 82 vjeçare, pas vetës ka lënë një thesar të çmuar me këngë, shkruan KultPlus.

Në listën e gjatë të këngëve të cilat ai i këndoi, ne po ju sjellim këngën “Katunar e sheherli’, këngë të cilën e këndoi bashkë me Tahir Drenicën në një odë të mbushur me burra, ku siç e donte zakoni në atë kohë në kulmin e atmosferës nuk mungon edhe gjuajtja me armë.

Teksti i këngës:

Hashimi…
Une jam o sheherli
Rri me gra e rri me femi
Hiç s’merzitna per burrni
Dal shetitna neper çarshi
Shyqyr s’jam o katunar
Me u livdue se jam i par
O bajraktar

Tahiri…
Une jam o katunar
Besa bes edhe krenar
Burr ne ode puntor ne are
S’rri me gra o as me fmi
S’e duroj mizen me u ndi
Rri kamkryq n’kull me dai
O me dai

Hashimi…
Une jam o sheherli
Naten rri e diten fli
Ha jemeqe turli turli
Dal shetitna neper çarshi
Hiç s’merzitna per bujqsi
Katunari kto pun i din
Kto pun i din

Tahiri…
Une jam o katunar
Katunar jom burr konaku
Se çeshtu mue ma mban oxhaku
Shka e flas o edhe mbaj
Une gruen si ti s’e ngoj
Sheherli s’jam petullan
Çka i thot gruja qyqjan e ngon
O qyqjani e ngon

Hashimi…
Sheherli jam dhe kam marakun
Hiç pa shybe Zot lillakun?
Jo s’pritoj me zgidh lulakun
Pa iz t’grues nuk e shkeli pragun
Une gruen o fort e ngoj
Katunar s’jam mendemadh
Ani çka mendemadh

Tahiri…
Katunar jam edhe vdes
Punt e liga o i kam ves
Shka e flas o edhe e boj
Punt e mija vet i pleqnoj
Sheherlis o çka me i than
S’osht per borxh qyqjan as per derzan
O as per derzan

Sebashku…
Me na fal more vllazni
U mahitem na te dy
Deshtem pak me u shti me kesh
Se n’ket jet ngushtohem shpesh
Se nkete jete ngushtohmi shpesh
me fol drejt pa mahi
sot si ne sheher si ne katun e ki.

https://www.youtube.com/watch?v=FB0n78G3KNU

‘Njani shkoi me u rrue tu ni berber’

Njani shkoi me u rrue tu ni berber. Berberi e kish pase zakon m’u livdue shume.
Kur e rruejti myshterine, filloi me i thane:
Valla boll mire t’kam rrue, valla boll mire t’kam rrue.
Myshteria edhe i nej gati e i tha:
Valla edhe une boll mire t’kam nejt.

Proza popullore e Drenicës
nga: Anton Çetta

Anton Çetta, lindi në vitin 1920 në Gjakovë dhe vdiq në vitin 1995 në Prishtinë, ishte shkrimtar, profesor letërsie e patriot shqiptar, i njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë. Ai mbaroi shkollën fillore në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë dhe Korçë. Studimet i mbaroi në Universitetin e Beogradit, ku diplomoi në gjuhë dhe kulturë romane.

Historia e doktoreshës e cila para se të lindte fëmiun e saj ndihmoi një grua tjetër

Amanda Hess është një shembull i jashtëzakonshëm që po mahnitë botën me veprimin e saj, pak çaste para se të lindte fëmijën e saj.

Hess, e cila kishte arritur në muajin e nëntë të shtatzënisë gjatë korrikut të këtij viti, kishte shkuar në Qendrën Rajonale Mjekësorë të Frankfurtit jo për të punuar si zakonisht por që të sillte në jetë fëmijën e saj të dytë. Derisa ajo u vendos në dhomë, dëgjoi bërtitmat e një gruaje në dhomën tjetër derisa kuptoi se fëmija i Halliday Johnson ishte në një situatë të komplikuar dhe mjeku kujdestar ishte në pauzë. Perderisa kuptoi se nëna dhe fëmija kishin nevojë për ndihmë të menjëhershme, kjo gjë kishte bërë që Hess të vihej në aksion dhe të harronte që edhe ajo do të lindte pas pak.

“Unë vetëm vesha dhe një fustan tjetër për të mbuluar pjesën time të pasme dhe vura disa çizme mbi këpucët e mia dhe shkova në dhomën e saj”, tha ajo për stacionin lokal të lajmeve WKYT. “Ju thashë, nuk jam në detyrë, jam këtu në një fustan, por duhet ta shpëtojmë fëmijën”.

Falë reagimit të shpejtë të Hess, e cila në ato momente kishte menduar më pak për veten, pacientja lindi një foshnje të shëndetshme. Pasi përfundoi lindja, Hess u kthye në dhomën e saj poshtë sallës, ku hoqi çizmet, u kthye në shtratin e saj të spitalit dhe lindi vajzën e saj të vogël, përcjellë KultPlus.

Pacientja Leah Halliday Johnson ishte shprehur tejet mirënjohëse për veprimin e pazakontë të Hess në punën e saj.

“Është shumë e mahnitshme ajo që bëri”, tha Halliday për kanalin e lajmeve Lex 18, përcjellë KultPlus.

“Ndihem shumë me fat që një person si ajo ishte aty dhe bëri këtë veprim. Ne me të vërtetë e vlerësojmë shumë”, ishe shprehur Johnson.

Halliday Johnson tha se nuk e dinte që Hess ishte me dhimbjet e lindjes dhe tha se ajo ishte krejtësisht profesionale gjatë lindjes së fëmijës se saj.

Në një histori veçanërisht frymëzuese, mjekja shtatzënë Amanda Hess dëshmoi se disa doktorë kurrë nuk ndodhen jashtë orarit të punës. / KultPlus.com

Jay Z dhe Beyonce dhurojnë bursa për gjimnazistë, marrin “Çelësin e qytetit”

Ata dhuruan bursa 100 mijë dollarëshe për gjimnazistë në dhjetë qytete gjatë turit të tyre “On the Run II”.

Dhe kryebashkiakja e New Orleansit, LaToya Cantrell, befasoi Jay Z dhe Beyoncen me “Çelësin e qytetit”.

Motivi për të dy ishte angazhim i madh humanitar i çiftit, shkruhet në Instagramin e kryebashkiakes.

Beyonce është në fund të turit të përbashkët me të shoqin. Dhe një nga ndalesat ishte dhe vendi i saj i lindjes, Houston, Texas ku postoi një sërë fotosh nga koncerti.

“Dhe 9 koncerte! Houston, jam në shtëpi”./KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/Bn177rfAFNM/?taken-by=mayorcantrell

Fahri Xharra: Mihai Eminesku, poeti shqiptar i Rumanisë

Shkruan Fahri Xharra

“Eminesku ka shprehur ndjenja të zjarrta ndaj gjuhës shqipe dhe integritetit territorial të shqiptarëve. Përmes temperamentit të tij vullkanik, Eminesku kishte pamjen e një shqiptari të vërtetë. Duke bërë fjalë për Traktatin e Berlinit të cilin e konsideron si një “me Shqipërisë, përmend Ligën shqiptare, rezistencën e Portës kundër e Shqipërisë, përmend Ligën shqiptare, rezistencën e Portës kundër kërkesave greke dhe pakënaqësitë e Rumelisë. Sipas artikujve të Emineskut të shek. XIX-të: “Ndërmjet rumunëve dhe sllavëve ekziston një armiqësi e natyrshme. Kudo që rumunët kanë rënë nën sundimin e drejtpërdrejtë apo indirekt të sllavëve, zhvillimi i tyre i natyrshëm është shuar si pasojë e rrethanave të dhunshme. Dyqind vjet serbët e Banatës së Timishoarës i kanë terrorizuar rumunët, njëqind vjet rumunët e Bukovinës kanë luftuar përherë me rusnjakët. Deri në ditën e sotme rumunët e Serbisë së lirë dhe të Rusisë ortodokse, nuk e kanë të drejtën për të themeluar një shkollë dhe një kishë rumune”.

Gjeniu i poezisë rumune mbetet sot e kësaj dite një yll i pashuar, një mendimtar i thellë, një mjeshtër i rrallë i fjalës artistike. Mihai Eminescu u lind më 1850. Jetoi 39 vjet dhe u shua një vit pas shuarjes së Elena Gjikës (1889). Kushdo që lexon veprën e tij, krijon përshtypjen se kemi të bëjmë me një përgjegjësi e jashtëzakonshme që vjen nga brendia e qenjes njerëzore. Sipas Vehbi Balës, Eminesku ishte “një dallëndyshe që hyn nga një dritare dhe del nga tjetra: aq qe kalimi i tij i rrufeshëm, që do të qëndrojë në përjetësi pasi ylli është shuar”. Fjala e tij është bërthamë e përjetësisë, katalizator i energjisë njerëzore, momenti, ngjarjeje dhe ndjenjeje shpirtërore. Qindra manifestime emocionuese mbahen për çdo vjet me rastin e lindjes së tij (15 janar 1850), nëpër shkolla, qendra kulturore, klube letrare, anembanë vendit, gjatë këtij viti edhe në shtëpinë e tij, në Botoshan.

Poezia e Emineskut është e shenjtë dhe e bukur, e vështirë për shqipërim si pasojë e rimës, por po qe se e lexon në origjinal, ajo sjell harmoni në jetën tënde. Sipas Nasi Lerës, “ajo është një poezi zemre të sinqertë që personifikon shpirtin e popullit të tij”. Përkthyesit më të njohur të Emineskut në gjuhën shqipe janë Gj. Bubani, L. Poradeci, M. Kuteli, I. Kadare, V. Bala, R. Ismajli, D. Bubani, A. Plasari, P. Jorgoni, L. Topçiu, K. Kyçyku.

Për Mihai Emineskun si poet ju preferoj të lexoni shkrimet nga V. Bala, R. Qosja, R. Ismajli, A. Plasari, L. Topciu, Elida Petoshati, Mirlinda Krifca etj , Unë i vërsula origjinës së tij kombëtare: Ai ishte shqiptar !
Foqion Miçaçio që mbante korrespondencë me dr. Latif Berishën, autor i monografisë Folclor albanez, theksonte se “Emineskun e karakterizonte një sinqeritet dhe ndershmëri e jashtëzakonshëm, se ishte temperament i zjarrtë që ka shprehur ndjenja të zjarrta ndaj shqiptarëve dhe integritetit tokësor të Shqipërisë”. I këtillë, sipas Nik Pemës (ishdiplomat shqiptar) ishte edhe nipi i tij: Viktor Eminesku: “shqiptar me tërë kokën, temperament vullkanik”. Asdreni e admironte Emineskun për simpatinë e shquar që kishte ai për shqiptarët.

Eminesku ishte një stuhi e padukshme. Jon Sllaviçi kur e sheh në Vjenë, në bazë të fizionomisë, në bazë të tipareve të fytyrës, i duket si “albanezul nostru” (shqiptari ynë). Ioana Atanasov, profesoreshë e rumanishtes në Universitetin e Shkupit, thekson se “Eminesku kishte një dashuri të hatashme ndaj gjuhës shqipe”. Kritiku i madh letrar, Gheorghe Calinescu, përmend faktin se Eminesku e fliste edhe gjuhën shqipe, ndërsa Lazim Rexhepi (1920-1983), mërgimtar shqiptar që banonte në Piatra Neamc të Moldovës, autor i dorëshkrimit Romani i ditëve të mia, kishte dëgjuar se stërgjyshi i Emineskut kishte qenë shqiptar me prejardhje dibrane. Ion Roşu boton një monografi mbi prejardhjen e poetit: Legjenda dhe të vërteta në biografinë e M. Emineskut (Cartea Romaneasca, Bukuresht, 1989). Sa i përket prejardhjes shqiptare, sipas akad. Rexhep Ismajlit, “në këtë mit arrin të marrë pjesë edhe Mitrush Kuteli ynë, i cili lansoi hipotezën mbi origjinën shqiptare të poetit rumun.

Sot, natyrisht, mbisundon mendimi se Eminesku ishte nga një familje rumune, e cila mund të kishte përzierje të ndryshme gjaku më përpara, nëse këto gjëra kanë ndonjë rëndësi”. Eqerem Petoshati (ish diplomat i Shqipërisë në Bukuresht), pohonte se Eminesku edhe pse posedonte temperament shqiptar, konsiderohet si vlera më hyjnore e Rumanisë, të cilën askush nuk ka të drejtë ta përvetësojë”. Më kot mundohen serbët ta përvetësojnë poetin më të madh rumun, derisa s’u kanë dhënë rumunëve të Timokut kurrfarë të drejtash shkollare e fetare, e të mos bëjmë fjalë për pavarësi apo autonomi kulturore.

Thuhet se stërgjyshi i poetit ka qenë një “turk “ (shqiptar musliman) i quajtur Emin. Ky Emin – pas disave lefexhi dhe pas të tjerëve tregtar, Emin Efendi – pat ardhur e qëndruar diku në Veri të Rumanisë. Në kohën e okupatës austriake, nëpunësit e mbretërisë, sllavë prej origjine, i patën sllavizuar emrin duke e regjistruar Eminoviçi. Në aktet zyrtare dhe në regjistrat e kishës, dera e atit të poetit është shkruar Eminoviçi. Këtë emër poeti e ka rumanizuar kur ka filluar të shkruajë duke e bërë Eminesku, emër i vetëm në Rumani. “Eminesku, shënon shkrimtari Jakob Negruzzi kur mori letrën e vjershën e parë që poeti i kish dërguar për të shtypur, nuk duhej të ish i vërtetë po i njojtur prej do një autori të paguximshëm që nuk do të dalë sheshit”.

Kritiku i madh letrar, Gjorgje Këlinesku, përmend faktin se Eminesku e fliste edhe gjuhën shqipe, ndërsa Lazim Rexhepi (1920-1983), autor i dorëshkrimit Romani i ditëve të mia, mërgimtar shqiptar që banonte në Piatra Neamc të Moldovës, kishte dëgjuar se stërgjyshi i Emineskut kishte qenë shqiptar me prejardhje dibrane. Ion Roºu boton një monografi mbi prejardhjen e poetit: Legjenda dhe të vërteta në biografinë e M. Emineskut (Cartea Romaneasca, Bukuresht, 1989).
PS. I falënderohem mikut Baki Ymeri për përmbledhjen e tij

“Ëndërrimtari rumun që kishte një dashuri të hatashme ndaj gjuhës shqipe” të cilën ma la në dispozicion për shkrimin e këtij teksti./KultPlus.com

Përurohet monografia për piktorin Muslim Mulliqi

Në Galerinë e Akademisë së Kosovës është përuruar sot monografia për akademikun dhe piktorin kosovar Muslim Mulliqi.

Branko Koviç autori i monografisë ka folur rreth monografisë për akademikun Mulliqi, për të cilin tha se ishte piktor i klasës së parë dhe se për ekspozitat e tij në kohën e ish-Jugosllavisë kishin shkruar edhe mediat sllovene atë kohë.

“Ndjenja e tij e fuqishme që spontanisht të pikturojë figura, fytyra dhe më vjen shumë mirë që redaktorët e monografisë kanë nisur prezantimin që përcjell tekstin tim ku mund të shihet se misioni i tij i vizatimit u zhvillua dhe u plotësua dhe në pjesën e dytë të librit tregohen pikturat e tij”, tha Koviç.

Për Mulliqin fjalë të mëdha pati edhe kritikja e artit, Suzana Varvarica Kuka, e cila ka kujtuar rëndësinë artistike të veprës së Mulliqit, transmeton ksp.

“Ai është artisti emri i të cilit do të na kujtojë pikturën moderne që buroi në Kosovë dhe që inicioni themelet e pikturës monumemtale shqiptare, ai është artisti me artin e të cilit krenaria për artet pamore zuri vend në mesin multikulturor të një toke që u njoh si ish-Jugosllavia. Musli Mulliqi u edukua si student piktor dhe u dallua për aftësi të veçanta, që në krye të herës e lidhi artin e vet me shtresa dhe me shtresa të vendlindjes, përmes një brumtimi të tillë Muslim Mulliqi në fillim të viteve të 50-ta spikatet me sukses si një artist që abstrakoi figurën ka ekspresivizmi dhe surealizimi ideor. Seria e kabllove të tij është rikrijimi i një botë të tij, njerëzore dhe imagjinare, në komunikimin e ndërmjetëm dual ai herë furfullonte se ja ndjente vështirësitë e ekzistencës dhe herë i gëzohej çudisë së krijimit artistik”, u shpreh ajo.

Piktori grafist Abaz Hado ka thënë se Mulliqi është një nga artistët më të mëdhenj të hapësirës shqiptare.

“Vet fakti që këtu vjen Branko Koviç, një artist, një studiues shumë i njohur slloven, është një gjë shumë e mirë për fushën e bashkëpunimit të studimeve brenda jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Se të themi të drejtën ne studiuesit, edhe Zana përpjeket gjithmonë, studiuesja e njohur Zana Varvariza, profesor Muharremi, dhe të tjerë, prapë ne kemi vuajmë nga një problem i cili duhet kaluar sigurimisht në bashkëpunime të tilla, dhe në këtë rast unë ndjej një gjë shumë pozitive të akademisë së shkencave dhe të arteve të Kosovës me këtë bashkëpunim, me këtë monografi të një artisti të përmasave që duhet thënë padyshim është një nga artistët, për mendimin tim, një nga artistët më të mëdhenj të bashkësisë shqiptare”, u shpreh ai.

Historiani i artit Hivzi Muharremi u shpreh se Mulliqi ishte kolos i të gjithë brezave të artit, duke filluar nga nismat e para.

“Emri i Muslimit ishte në listën e pijetarëve i talentuar, i cili dha kontribnutin e vet më të madh në zhvillimin dhe avancimin e artit tek ne në Kosovë. Kam pas fat, po them kam pas fat që dekadën e fundit të jem me të, e posaçërisht tri vitet e fundit ku tërë ditëm kam qëndruar në studion e tij ku kam punuar në dorëshkrimin e monografisë së parë në Kosovë për artet vizive pamore, për veprën e artistit të madh Muslim Mulliqi. Të flasësh për Muslim Mulliqin duhet shumë kohë se ka lënë një bagazh të veprave, ka lënë vepra jashtëzakonisht të mëdha, vepra monumentale, vepra për një histori të tërë të kombit shqiptar i cili e ka trasuar rrugën e vet prej viteve më të brishta, por edhe krijimtaria e tij ashtu është ndarë, siç është në monografinë time nga viti 1952 kur fillojnë nismat e para të pikturës së piktorit Muslim Mulliqit dhe zgjasin deri në vitin 1968”, ka thënë Muharremi, duke përshkuar fazën e parë të veprave të Mulliqit./KultPlus.com

Teatri Ultra sjellë “Kasapi”-n të shtunën

Më tekst të Nicolas Billon e regji të Qazmedin Nuredini, më 22 shtator, Teatri Ultra në Kumanovë, sjellë premierën e shfaqjes “Kasapi”, shkruan KultPlus.

Drejtësia dhe hakmarrja janë temat që zbërthehen përmes kësaj shfaqje.

Në një stacion policie, në natën e krishtlindjeve në Toronto, gjendet një plak i rraskapitur, i cili ka të veshur një uniformë të çuditshme ushtarake dhe me një kapelë të babadimrit në kokë. Rreth qafës ka të varur një grep kasapi në të cilin është ngulur një kartelë biznesi…

Kasta e aktorëve që do ta jetësojnë këtë shfaqje përbëhet nga: Vebi Qerimi, Shkëlqim Islami, Fisnik Zeqiri dhe Rabije Alilovska.

Ass. Regjie është Sefedin Shabani ndërsa shfaqja është prodhim i Teatrit Ultra në Kumanovë. “Kasapi” me premierë të shtunën me fillim nga ora 20:00./ KultPlus.com

Një interpretim i mrekullueshëm nga Luciano Pavarotti dhe Spice Girls (VIDEO)

Një performancë e rrallë e cila u bë në vitin 1998, në kuadër të koncertit “Pavarotti dhe miqtë e tij”. Luciano Pavarotti këndoi këngën “Viva Forever” të grupit Spice Girls së bashku me anëtaret e grupit.

Grupi “Spice Girls” përbëhej nga Melanie Brown, Melanie Chisholm, Emma Bunton, Geri Halliwell dhe Victoria Beckham. Debutimi i tyre i pare ishte më këngën “Wannabe” në vitin 1996.

Lucino Pavarotti ishte një tenor operistik, italian, i cili arriti të bëhej një nga tenorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Ai bëri regjistrime të shumta të operave të plota dhe arieve individuale, duke fituar famë botërore për cilësinë e tonit të tij dhe përfundimisht u bë një ndër tenorët më të mirë të shekullit XX./ KultPlus.com

Ka vdekur rapsodi Hashim Shala

Ka vdekur rapsodi i njohur kosovar Hashim Shala, shkruan KultPlus.

Ai vdiq në moshën 82 vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga miku i tij këngëtari Ismet Bogujevci përmes rrjetit social Facebook, pak minuta më parë.

Hashim Shala u lind në Vërbofc të Drenicës në vitin 1936 nga një familje bujare me traditë kombëtare./ KultPlus.com

Vijnë reagimet e poetëve nga Serbia ndaj çmimit “Mihai Eminescu” që mori Lulzim Tafa

Pjesëmarrja e poetit kosovar Lulzim Tafa, në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë “Miahi Eminescu”, që po mbahet në Rumani, ka nxitur reagime në komunitetin artistik të Serbisë.

Ky festival prestigjioz që ka mbledhur në edicionin e tij të sivjetmë poetë nga 40 vende të ndryshme të botës, ka ftuar nga Kosova edhe poetin kosovar Lulzim Tafa, ndërsa nga Serbia janë ftuar të marrin pjesë pesë poetë serbë.

Por, ftesa për pjesëmarrje të Lulzim Tafës si dhe triumfi i tij në këtë festival, ka nxitur reagime nga poetët serbë.

Poeti serb Adam Puslojiq, i cili njëherësh është edhe anëtar i Akademisë Rumune, u ka dërguar notë proteste organizatorëve të festivalit, sepse në mesin e dyzet vendeve pjesëmarrëse është ftuar të marrë pjesë edhe Lulzim Tafa nga Kosova. “Si poet serb dhe anëtar i Akademisë rumune, nuk mund t’ ia lejoj vetes një gjë të tillë. Kjo për mua është makth dhe dramë njerëzore”, ka shkruar Puslojiq.

“Nuk e kam pritur një gjë të tillë, sepse Rumaninë e kam atdheun e dytë”, ka cituar poetin Puslojiq, Gazeta serbe Veçernje Novosti.

Reagimi i Puslojiq për pjesëmarrjen e Tafës në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë “Mihai Eminesku”, ka shkuar edhe më tej duke akuzuar organizatorët se nuk kanë të drejtë ligjore dhe sipas tij “nuk e kanë pasur dritën jeshile” të Ministrisë së Kulturës, sepse Rumania nuk e ka njohur ende Kosovën.

Kujtojmë se poeti Lulzim Tafa, përveç pjesëmarrjes, u shpall edhe fitues i edicionit të gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Mihai Eminescu” që po mbahet në Krajovë të Rumanisë./ KultPlus.com

Dita e Librit të Ndaluar “Librat digjen, (por) idetë jo”

Kryeqyteti i Kosovës, për herë të parë do t’i bashkohet nismës “Java e Librit të Ndaluar” e cila në fund të muajit shtator shënohet në shumë qytete të shteteve perëndimore.

Organizata ETEA, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, do ta organizojë “Ditën e Librit të Ndaluar” me temën “Librat digjen, (por) idetë jo”, si përgjigje ndaj censurës, me theks të veçantë te censurimi i librave.

“Java e Librit të Ndaluar” si ngjarje ndërkombëtare e cila synon ngritjen e vetëdijes mbi lirinë e të shprehurit dhe përkujtim për librat e ndaluar dhe artistët dhe intelektualët e dënuar sidomos gjatë kohës së diktaturave totalitare, mbahet për herë të parë në Kosovë, si ngjarje një ditore e cila organizohet nga “ETEA” në kuadër të “Prishtina Lexon”. Si ngjarje, e cila është inicuar nga Asociacioni i bibliotekave amerikane, “Java e Librit të Ndaluar” promovon mendimin jokonformist, sfidues dhe kritik.

Edhe kjo ngjarje sot shkon në linjën e idealeve të promovuara përmes ngjarjes si festim dhe përkujtim ndërkombëtar i rëndësisë së lirisë të të shprehurit dhe rëndësisë fundamentale që mendimet dhe publikimet t’i nënshtrohen vlerësimit publik dhe të mos mbeten të cenzuaruara. Në Prishtinë, aktivitete dedikuar kësaj ngjarjeje do të realizohen nga Organizata “ETEA” gjatë gjithë ditës së 24 shtatorit 2018. Duke filluar nga ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të shfaqet për publikun një performancë artistike me karakter satirik, kjo e fundit e përgatitur nga skenaristi Florent Kurtalani dhe regjisori Kushtrim Mehmeti.

Në ambientet e sheshit do të ketë edhe aktivitete tjera të cilat vënë theksin te rikujtimi i shkrimtarëve, gazetarëve dhe intelektualeve të tjerë shqiptarë që në kohëra të ndryshme u persekutuan dhe cenzuruan nga pushteti dhe grupacione sociale që i shkojnë për shtati njerëzve të politikës dhe pushtetit.

Më tej, në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, në ora 15:00, të interesuarit do të kenë mundësine t’i bashkohen diskutimit të hapur me shkrimtarin dhe publicistin Veton Surroi, autor i librit “Këmbët e gjarprit”, libër ky ndaj të cilit, në vitin 2014, u organizuan aksione përmes së cilave u dogjën publikisht kopjet e tij në Skënderaj e Ferizaj. Ky diskutim do të moderohet nga Liridona Sijarina.

“Dita e Librit të Ndaluar” përmbyllet në mbrëmje, në ambientet e “Parkut të Qytetit” me shfaqjen e filmit “Fahrenheit 451” nga ora 19:00, aktivitet ky që do të realizohet në bashkëpunim me “Film n’Park”. Filmi është i bazuar në romanin po me këtë emër, autor i të cilit është shkrimtari Ray Bradbury. Romani “Fahrenheit 451” paraqet një shoqëri të ardhshme ku librat janë te jashtëligjshme ndërsa “zjarrfikësit” kanë për detyrë të djegin çdo libër që gjendet në qytet. “Librat digjen, (por) idetë jo” është tema për këtë vit, ndërsa “Dita e Librit të Ndaluar” në Kosovë synon të shndërrohet në ngjarje tradicionale përmes së cilës do të trajtohen tema të shumta që në një apo tjetër mënyrë atakojnë censurën ndaj mendimit të lirë dhe mentalitetin konzervator apo dogmatik.

AGJENDA
12:00 – 12:30 Performancë artistike nga skenaristi Florent Kurtalani dhe regjisori Kushtrim Mehmeti / @ Sheshi “Zahir Pajaziti”
12:00 – 13:00 Libri yt i ndaluar & Rikujtim i shkrimtareve të persekutuar dhe cenzuruar / @ Sheshi “Zahir Pajaziti”
15:00 – 16:00 Diskutim i hapur me shkrimtarin dhe publicistin Veton Surroi mbi temën “Librat digjen, (por) idetë jo” me moderim nga Liridona Sijarina / @ Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës
19:00 – 21:00 Shfaqja e filmit “Fahrenheit 451” në bashkëpunim me “Film n’park” / @ Parku i Qytetit të Prishtinës
Linku i eventit në rrjete sociale: https://www.facebook.com/events/1783430308392591/