O kapiten, kapiteni im! Udhëtimi i frikshëm u krye; Anija përplasur në çdo shkëmb Çmimin e kërkuar e ka paguar; Bregu është afër, këmbana dëgjoj Plot njerëz, të gjithë gëzohen, Ndërsa ndjekin me sy Anijen e dërmuar që afrohet: Por O zemër! zemra ime! O pikat e gjakosura, të kuqe Në kuvertë qëndron Kapteni im, Pa lëvizur, i akullt, i vdekur. O kapiten! kapiteni im! Ngrihu, dëgjo këmbanat që bien; Çohu, për flamurin që është ngritur Për ëndërrat e tua, nga gjumi zgjohu; Për ty janë buqetat me lule – Për ty lulëzon gjithë bregu; Është e padrejtë, në kuvertë, Ti je shtrirë pajetë, i vdekur. Kapiteni im nuk përgjigjet Buzët e tij ende të zbehta; Pulsi ndalur, pa asnjë vullnet. Anija arrinë e sigurt në breg, Lundrimi i saj është kryer; Nga udhëtimi i frikshëm, Anija fitimtare erdhi; Lëvdohuni, o brigje, o këmbana! Por unë, hijezymtë, Çapit në kuvertë, i zhgënjyer Me Kapitenin tim, Rënë në të ftohtë e vdekur.
Në prag të pushimeve verore, dashamirëve të fjalës së shkruar në metropolin buzë lumit Rhein, shoqata kulturore URACult ju dhuroi një mbrëmje letrare e cila u prit jashtëzakonisht mirë.
Sipas fjalëve të organizatorit, interesim i madh për pjesëmarrje në këtë mbrëmje letrare kishte edhe nga autorë të ndryshëm nga Gjermania dhe vendet fqinje. Kjo tregon se në diasporë është duke u rritur një gjeneratë e re autorësh shqiptarë, që ngadalë por sigurt, është duke e gjetur vendin e saj në hapësirën letrare të vendeve ku jetojnë.
Autorët
e rijnë që lexuan në mbrëmjen e mbajtur në Köln, Jetë Zhitia dhe Driton Sadiku,
në veprat e tyre trajtojnë tema të gjeneratës së cilës i takojnë, gjeneratë që
është rritur në dy kultura dhe që gjithnjë konfrontohet me pyetjen: Kush jam unë? Ku
është vendi im? Në lexime emocionale të dy autorët trajtuan shtegtimin e tyre
në dy kulturat me të gjitha anët pozitive dhe negative të tyre.
Emocionalitetin e përjetimeve të tyre shumë personale i përjetoi për së afërmi edhe publiku e në bisedat e zhvilluara me moderatoren pas leximeve, autorët shpaluan mendime interesante mbi shoqërinë shqiptare në vendlindje dhe diasporë. Përvojat dhe vrojtimet nga perspektiva e tyre si intelektual të rijnë ishin temë bisede edhe me publikun pas përfundimit të programit.
Në këtë mbrëmje autori Selajdin Gashi lexoi pjesë nga veprat e Azem
Shkrelit, Ali Podrimjes dhe Ismail Kadaresë.
Mbrëmja u mbyll me një rrugëtim muzikor nëpër trojet shqiptare. Babë e bijë, Agron dhe Tringa Shala, ofruan një performancë të shkëlqyeshme me këngë të zgjedhura nga Shqipëria e Jugut, Kosova, Maqedonia Veriore deri te Arbëreshët e Italisë. I larmishëm si programi, ishte edhe publiku i kësaj mbrëmjeje që përbëhej edhe nga mysafirë nacionalitetetesh të tjera. Ky është edhe qëllimi i shoqatës URACult që me këso organizimesh të mbledh edhe komunitetin joshqiptar në Gjermani për tu prezantuar atyre kulturën shqiptare. Në vitin në të cilin festohet pesë vjetori i themelimit, URACult vërtetoi edhe një herë nivelin e lartë të organizimit të ngjarjeve kulturore. / KultPlus.com
Kongresisti amerikan, Eliot Engel, siç e cilëson “Novosti” i Beogradit, me dekada lobist për shqiptarët, mbështetës i pavarësisë së Kosovës dhe i bombardimit të Serbisë më 1999, të mërkurën, pra nesër, do të jetë mysafir i Kuvendit të Serbisë.
Ai do të bisedojë me nënkryetarin e Parlamentit, Vlladimir Marinkoviqin, kryetarin e Këshillit për politikë të jashtme Zharko Obradoviqin, dhe deputetët Gordana Çomiq dhe Sandra Bozhiq.
Sipas mediave serbe, kongresisti Engel ka bërë kërkesë që të vizitojë Parlamentin serb.
Konstatimit se bëhet fjalë për lobist ekstrem të shqiptarëve, i cili shfrytëzon çdo rast për të folur kundër Serbisë, Marinkoviq citohet të jetë përgjigjur: “Po, është lobisti më ekstrem. Por për ne çshtë i rëndësishëm çdo rast. Sikur para njëzet vjetësh të kishim komunikime me kongresistë, do të kalonim më mirë…”
Gazeta “Novosti” e Beogradit rikujton se Eliot Engel ka organizuar në Dhomën e Përfaqësuesve panelin ku është pohuar për dhunimin e 20 mijë grave shqiptare gjatë luftës në Kosovë. “Në Kosovë ai është yll. Në Pejë një rrugë e ka emrin e tij, ndërsa pulla postare me figurën e tij kushton madje dy euro”, shkruan kjo gazetë, transmeton Koha.net. / KultPlus.com
Në orët e para të së dielës së 2 korrikut të vitit 1961, Ernest Heminguej, një nga shkrimtarët më të famshëm të Amerikës së shekullit të kaluar, u ngrit nga shtrati në shtëpinë e tij në Idaho. Ndërkaq, u kujdes që të mos e zgjonte bashkëshorten e tij, Mary. Më pas zbriti në hangarin ku mbante armët e zjarrit me të cilat dilte për gjah, e mbylli derën nga brenda, vuri në ballë pistoletën, shkeli këmbëzën dhe hodhi trutë në erë. Mjekët që erdhën më pas vendosën se ora e saktë e vetëvrasjes ishte ora 7 e mëngjesit. Ata që e panë thonë se Heminguej kishte zgjedhur disa nga veshjet më të mira të garderobës së tij për “rastin solemn”. Gruaja e tij, Mary i tha menjëherë medias se bëhej fjalë për një aksident dhe fatkeqësi dhe se nuk mund të thuhej se bashkëshorti i saj kishte vrarë veten, dhe ky rrëfim doli në faqet e para të medias amerikane.
Por Mary Welsh Heminguej do të duhet që të kalonte disa muaj për të kuptuar se në fakt i shoqi, ndryshe nga sa kishte besuar ajo, kishte vrarë veten dhe do të duheshin edhe 50 vjet të tjera për të bërë bashkë të gjitha pjesët e historisë së kësaj vetëvrasjeje, që fillimisht ishte e pakuptimtë. Si ishte e mundur që një njeri kaq energjik, kaq i mbushur me jetë dhe me fuqi të pashtershme, krejt papritur vendos që t’i japë fund vetes në një mënyrë kaq misterioze dhe mizore? Përse vallë? Biografitë e jetës së tij, që janë të shumta në numër, kanë bërë hamendësime në lidhje me probleme që ai mund të kishte pasur me karrierën, me ndonjë problem që mund t’i kishte dalë gjatë udhëtimeve të shpeshta jashtë vendit, por askush nuk kishte mundur që të arrinte në një konkluzion. Vetëm një psikiatër nga Hustoni i Teksasit arriti që të bënte bashkë disa fakte dhe prova, që më në fund të mund të jepnin një shpjegim. Pas një studimi të gjatë ai i nxori në dritë përfundimet e tij.
Jeta e idealizuar e Heminguejit, ajo që vetë shkrimtari donte që të tjerët të dinin si të vërtetë, është e thjeshtë: ai ishte njeriu perfekt, sinteza perfekte e trurit dhe shpirtit. Ishte gjithmonë një njeri i tërhequr nga misteri i aventurave dhe ndërkaq pinte shumë, ishte shumë energjik dhe pëlqente jetën intensive. Ai ndërkohë ishte edhe shkrimtari më i mirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sa kohë që ishte gjallë, shkrimtari që i dha jo vetëm vendit të tij, por të gjithë botës një prozë të mrekullueshme, pa ato lajlelulet e shkrimtarëve viktorianë, një prozë të mprehtë, pa ujëra e me shumë përmbajtje dhe finesë. Ai u plagos në frontin italian gjatë Luftës së Parë Botërore, ra në dashuri me një infermiere të bukur, të cilës i kushtoi edhe librin “Lamtumirë armë”. Në vitin 1920 ishte në krye të listës së shkrimtarëve amerikanë dhe artistëve që përqafuan Parisin.
Mes tyre ishte edhe i famshmi Fizxherald. Në vitin 1930 ai shkoi në Spanjë për të luftuar për republikën, kundër Frankos dhe shkroi librin “Për kë bien kambanat?”, në të cilin një amerikan trim dhe hero bie në dashuri me një fshatare guerile me emrin Maria. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai mori pjesë në zbarkimin në Normandi dhe më pas ishte aty edhe ditën kur u çlirua Parisi. Pas lufte ai shkoi të jetonte i qetë me bashkëshorten e tij të katërt në Kubë. Aty peshkonte dhe ndërkohë shkruante kryeveprën e tij “Plaku dhe deti”, me të cilën mori edhe çmimin “Nobel”. Ngado që shkonte pritej si hero, e megjithatë i dha fund ditëve të jetës së tij në një hangar nga një aksident banal. Kjo të paktën është historia zyrtare. Në vitet që pasuan vdekjen e rij, megjithatë, nisën që të dilnin në dritë copëza të jetës së tij të panjohur. Për shembull, disa nga kujtimet e luftës. Hemingueji ishte vetëm 18 vjeç kur shkoi në Luftën e Parë Botërore, por jo si ushtar në betejë.
Ai kishte një problem me syrin e majtë, e megjithatë u plagos në këmbën e majtë dhe u shtrua në spital në Milano me tre pacientë të tjerë ku ndodheshin edhe 18 infermiere. Edhe pse romanca e tij me infermieren me të cilën ra në dashuri nuk u konsumua, Hemingueji ra në dashuri me artin dhe kulturën e Italisë, dhe pinte verë e shpesh kalonte një kohë shumë të bukur. Në Paris, ku ai shijoi idilin e parë me bashkëshorten e tij të parë, Hadley me të cilën solli në jetë djalin John, ai nisi që të bënte emër si shkrimtar, por nga ana tjetër demonstronte edhe ndryshime të mëdha të humorit dhe të temperamentit, duke i lënë shpesh njerëzit që e rrethonin të habitur. Kishte edhe një tendencë, që të kthehej kundër atyre që e ndihmonin më shumë. Në atë kohë braktis Hadlein me të birin dhe lidhet me Pauline Pfeiffer, një vendim për të cilin u pendua dhe u zhyt në një det faji. Me të shkuan në Florida. Aty u fiksua pas lojës me dema, sepse në vetvete i pëlqente gjaku dhe arti i të vrarit.
Në librat e tij, si për shembull në librin “Vdekja pasdite”, Hemingueji shkruan edhe për një lloj filozofie personale në lidhje me vdekjen, por ishte diçka e ngatërruar dhe e vështirë për t’u ndjekur. Kishte, ndërkohë pasion edhe peshkimin, madje peshkimin e rrezikshëm, atë në të cilin vihet koka në rrezik. Pikërisht në këtë periudhë, pra nga viti 1928 deri në vitin 1936, ai i dha vetes imazhin e njeriut muskuloz e të veprimit, të nxirë nga dielli, që pinte pa fund me peshkatarët. Në Spanjë, gjatë Luftës Civile nuk shkoi për të luftuar, siç bëri Xhorxh Oruell, por sepse e kishin dërguar që të raportonte për luftën. Ishte i dërguar i gazetës së Aleancës së Veriut. Një shkak tjetër ishte edhe se e dashura e tij e re, Martha Gellhorn do të shkonte gjithashtu aty. Për shumë kohë ka deklaruar se ai nuk kishte mbajtur anë në lidhje me palët gjatë raportimeve që bënte nga lufta, se kishte qenë i paanshëm dhe tërësisht i drejtë nga këndvështrimi dhe se nuk donte që të shihte Shtetet e Bashkuara të përfshira në një luftë përtej oqeanit. Por kur ishte në Madrid, pavarësisht bombardimeve, ai kaloi kohën më të mirë të jetës së tij duke shijuar net të gjata me vodka dhe haviar në ‘Gaylord Hotel’, zyrat qendrore ruse.
Hemingueji kërkonte që të shfaqej si një njeri luftarak, si një pjesëmarrës aktiv në luftë, ndërkohë që ishte thjesht një diletant me fat, që mund të largohej nga Spanja në çdo kohë që do ta dëshironte. Në lidhje me Madridin e vitit 1936, ai shkroi një dramë me titullin “Kolona e pestë”, në të cilën flitet për Dorotinë, një gazetare femër e cila dashurohet pas Filipit, një spiun të fortë, shumë pijanec, që ishte maskuar si korrespondent lufte. Në këtë pjesë rrëfen shumë pjesë të jetës që ai në të vërtetë i jetoi në atë kohë në Spanjë. Kur Amerika hyri në luftë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1944, Hemingueji shkoi në Britaninë e Madhe me një mision të ashtuquajtur “biznes prioritar”, dhe ndërkohë shkruante edhe artikuj për revistën e forcave ajrore britanike ‘RAF’. Ishte një detyrë e vështirë. Ai prenotoi një dhomë në Dorçester, ku hiqej si një shkrimtar i madh amerikan, fama e të cilit ende nuk kishte mbërritur në Europë, por shumë shpejt do të ndodhte.
Gjatë kësaj kohe merrte pjesë në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha mbrëmjet dhe darkat e organizuara në hotel, duke marrë lart e poshtë komplimente për maçizmin e tij, trupin dhe mjekrën e famshme madje. Kur pësoi një aksident automobilistik, pasi kishte dalë i bërë tapë nga një mbrëmje me pije, Marta Gellhorn do të shkonte menjëherë në Britaninë e Madhe për të parë heroin e saj dhe do të qeshte me të madhe me bëmat e tij aspak heroike. Por Hemingueji, i etur për veprim dhe për një jetë intensive, u nis për në Normandi, në divizionin e gjeneralit Paton. Ai ishte në këtë mision një lloj korrespondenti lufte, që njëherazi pëlqente që të shfaqej edhe si një lloj ushtari apo njeriu luftarak.
Me çlirimin e Parisit, ai kaloi një kohë të mirë duke zbavitur të dashurën e tij të re, Mary Welsh. Është e lehtë që të hedhësh baltë ndaj Heminguejit, sepse nuk do të ishte e vërtetë që t’i mohohej ajo që ka bërë. Ai pëlqente shumë që të ishte i pranishëm në mesin e luftës, në betejën e Bugit, përmes Ardenesë, teksa shihte plumbat që merrnin jetë njerëzish dhe binin përreth tij. Por gjithsesi, mund të thuhet se ajo çka ai bënte nuk mund të quhet trimëri, por një psikozë vetëdramatike që ai kishte. Dhe më pas kur merr në shqyrtim imazhin e Heminguejit si hero arrin që të zbulosh një nënshtresë shumë të hollë vetëshkatërrimi. Zbulon se përgjatë gjysmës së jetës së tij ai është përpjekur që të vetëshkatërrohet.
Pikërisht në momentin kur ishte duke përfunduar veprën e tij “Lamtumirë armë” në vitin 1928, i ati i tij, Clarence, u vetëvra me një plumb në kokë. Dhe ky ishte fillimi i turbullirave të mëdha për shkrimtarin, ishte momenti kur bota nisi që t’i shembej pak nga pak. Një nga provat më të dukshme të kësaj ishin një sërë aksidentesh fizike të çuditshme që ndodhën njëri pas tjetrit, një pjesë e madhe e të cilëve kishte të bënte me përplasje të kokës së tij dhe madje edhe me dëmtime në vende të ndryshme të saj. Njëri prej këtyre incidenteve e la me një të çarë të madhe në kokë të cilën iu desh që ta qepte. Ai tha se ishte një incident që i kishte ndodhur në banjë ndërsa po përpiqej që të dilte nga vaska. Ishte rrëzuar dhe kishte shkaktuar të çarën e madhe. Por ishte një aksident që u pasua edhe nga shumë të tjerë të këtij lloji që nga jashtë të linin përshtypjen se diçka po ndodhte me të. Një tjetër aksident që i shkaktoi gjithashtu dëmtime ishte një përplasje që pësoi me makinë, pasi kishte pasur një zënkë me të dashurën e tij.
Ajo gjithashtu i shkaktoi një të çarë të madhe në kokë, e cila kërkoi shumë kohë që të shërohej. Tre muaj pas këtij aksidenti hipi në një motobarkë dhe bëri një rrugëtim shumë të rrezikshëm për t’iu shmangur zjarrit gjerman ndërsa ishte në Normandi, para zbarkimit historik. Ai si pasojë vuante shumë nga dhimbjet e kokës, nga pagjumësia, kishte shpesh të vjella, shfaqte probleme të mëdha të kujtesës ndërsa fliste, madje kishte raste kur kishte edhe probleme me të folurin. Kur u kthye në Kubë pas luftës u përplas sërish me makinë dhe shkaktoi prapë të çara në kokë. Pesë vjet më pas, ndërsa kishte pirë sërish pësoi aksident, por këtë herë me varkë dhe sigurisht si çdo herë dëmtonte veten. Në njëfarë mënyre ishte duke u përpjekur që të rivalizonte të atin. Por plagosjen më të rëndë e pati në janar të viti 1954. Ai dhe Mary u nisën nga Nairobi i Kenias me një avion të vogël drejt Kongos belge. Në afërsi të ujëvarës Viktoria, ai tentoi që ta ulte avionin dhe pati një ulje shumë problematike në një copë tokë shkëmbore. Për disa kohë askush nuk arriti që të kuptonte nëse ai ishte gjallë, apo kishte vdekur, madje u përhap edhe fjala se ai ishte vrarë për vdekje. Në fakt kishte, pësuar një frakturë në kafkë dhe bëhej fjalë për diçka të rëndë këtë herë. Por në fakt edhe këtë herë Hemingueji kishte qenë me fat. Edhe këtë herë përdori kokën për të dalë nga avioni i shkatërruar duke e goditur derën me kokë dhe duke dalë jashtë së bashku me Mary-n.
Vetëm pak minuta pas kësaj, avioni u përfshi nga flakët dhe u shkatërrua. Këtë rast ai më pas e tregonte gjithmonë si një pragmatizëm prej supermeni, por në fakt ishte rasti që mund t’i kishte marrë me të vërtetë jetën dhe ishte mrekullia e Zotit që e mbajti gjallë. Por dëmet që pati vazhduan që t’i krijonin probleme deri në fund të jetës. Në spital konstatuan se përplasja ia kishte dëmtuar skalpin e kokës në mënyrë të pariparueshme dhe i kishte prekur edhe njërin vesh. Madje, pak nga i ashtuquajturi lëngu cerebral i ishte derdhur në vesh duke e lënë shurdh. Fytyra i kishte pësuar djegie të shkallës së parë për të mos folur për ndrydhjet e gjymtyrëve, apo shembjet e brinjëve, çarjen e mëlçisë dhe shtypjen e veshkave. Si për çudi një rast thuajse i ngjashëm iu përsërit jo fort larg në kohë, por një muaj më pas.
Këtë herë tentoi që të shuante një zjarr të vogël dhe në vend që ta shuante ra në flakë dhe vuajti një djegie të gradës së dytë në këmbë, në shpinë, në buzë dhe në krahun e djathtë. Shija e vazhdueshme dhe kronike që kishte Hemingueji për vetëdëmtim mund të krahasohej vetëm me zellin e tij të madh për të pirë sasi të mëdha alkooli. Janë të shumta dëshmitë dhe dëshmitarët, të cilët e kanë parë të zbrazë shishe të tëra vere dhe konjaku gjatë mbrëmjeve të ndryshme që organizonte me miqtë, apo gjatë eventeve të ndryshme në të cilat merrte pjesë. Kishte raste kur përziente shumë pije njëherazi dhe zelli me të cilin pinte nuk ngjante me një varësi ndaj alkoolit, por me zellin për të dëmtuar dhe goditur veten. Ishte një tjetër dënim fizik që i bënte vetes. Kishte edhe dënime të tjera që i bënte vetes si dalje për peshk në temperatura shumë të ulëta çka i jepte një dhimbje shumë të madhe në veshka. Por problemi i tij me pijen vazhdoi që të përkeqësohej me vdekjen e të atit. Ernest shkoi te një mjek në vitin 1937 duke iu ankuar për dhimbje të forta stomaku. Por ai u diagnostikua në fakt me dëmtim shumë të rëndë të mëlçisë dhe mjeku i tha se nëse do të donte që të jetonte edhe disa vjet duhet që të hiqte dorë menjëherë nga alkooli. Sigurisht që ai e bëri veshin të shurdhër. Shtatë vjet më vonë, në vitin 1944, kur Martha Gellhorn i bëri një vizitë në spital ajo nën shtratin e tij gjeti shishe të tëra likeri të zbrazura nën krevat. Në vitin 1957, doktori i tij Aj Monnier i shkruante: “I dashur Ernest duhet menjëherë që të ndalosh së piri alkool.
Kjo është me rëndësi shumë të madhe”. Por Ernesti si edhe në rastet e tjera nuk e vuri ujin në zjarr. Çfarë ndodhte në të vërtetë me Heminguejin. Përse vallë gjithë ajo sasi alkooli e konsumuar, gjithë ajo dëshirë për të shkuar në vende betejash dhe luftërash, gjithë ato aksidente dhe përplasje të vazhdueshme të kokës? Kë po dëmtonte ai në mënyrë të vazhdueshme dhe shpesh të dëshpëruar? Çfarë donte që të provonte? Disa përgjigje dolën në vitin 2006 përmes një artikulli të gjatë në revistën “Psikiatria Amerikane”. Artikulli titullohej: “Ernest Hemingueji: një autopsi psikologjike e një vetëvrasjeje”. Ishte psikiatri Kristofer Martin ai që kishte lexuar me shumë kujdes të 15 biografitë që ishin bërë për Heminguejin dhe të gjitha shkrimet e tij dhe në përfundim dha një vlerësim për karakterin e vërtetë të shkrimtarit të madh. Edhe pse bëhet fjalë për një ekzaminim dytësor, gjithsesi është i vlefshëm. Mjeku nuk e pati aspak të vështirë që të konstatonte se shkrimtari i madh kishte vuajtur nga çrregullimi bipolar, varësia ndaj alkoolit, plagosja traumatike e trurit dhe me shumë gjasa edhe narcizizmi. Ai pa edhe se në familjen e Heminguejit prindërit e tij, fëmijët e tyre, vetë djali i tij dhe mbesa ishin të gjithë me diagnoza maniako-depresive.
Madje, mbesa e Heminguejit ishte e pesta në familje që kishte tentuar vetëvrasjen. Ishin pikërisht krizat e tij që e bënin Heminguejin shumë prodhimtar dhe gjenial në të shkruar. Megjithatë, sipas mjekut, traumat që kishte pësuar Hemingueji kishin ndodhur në dy episode të fëmijërisë. E ëma e tij shpesh e vishte të birin si një çupë e vogël dhe i thërriste kukull. Ai vazhdimisht e urrente të ëmën dhe mënyrat e saj të kontrollit mbi të dhe shpesh kur u rrit e përmendte në biseda të ndryshme duke iu referuar “kurva”. Por edhe me të atin nuk është se kishte ndonjë marrëdhënie të mirë. Ai e rrihte shumë shpesh të birin pa mëshirë me rripin e mesit. Nga inati që i ziente për brenda ai shkonte në oborr dhe bënte sikur i qëllonte të atit me armë zjarri në kokë. Kur ai vrau veten dhe Hemingueji ishte në moshën 29-vjeçare janë të shumtë ata që besojnë se Hemingueji u ndie fajtor, ngaqë kishte ëndërruar aq shumë që ta vriste. Për të qetësuar veten, ai fajësoi të ëmën për vrasjen e të atit dhe nisi që ta urrente edhe më shumë. Të gjitha këto situata duket se janë shtuar dhe rënduar në fund të jetës dhe ka shumë mundësi që ishin ato që e çuan në përsëritjen e aktit të të atit, në vetëvrasjen fatale që i mbylli jetën më 2 korrik të vitit 1961. /KultPlus.com
Universiteti Newcastle në Australi ofron mundësinë për të doktoruar duke studiuar zhanrin e muzikës rock – Heavy Metal
Kjo bursë në vlerë prej 19 mijë e 300 dollarësh në vit, iu jepet dy studentëve apo një studenti ndërkombëtar në mënyrë t’i studiojnë “gjeografitë shoqërore“ ku mes tjerash është e përfshirë edhe kjo muzikë.
Përshkrimi i këtij kursi përmend që Australia është gjeografikisht larg nga zemra e kulturës Heavy Metal, mirëpo shkaku i lidhjes historike dhe kulturore me ta, Australia ka prodhuar një numër bendesh me nam.(Ac/Dc, Wolfmother, Pendulum)
Ata duhet studiuar se çfarë tema shtjellojnë tekstet e bendeve metal të Australisë, se a janë kulturalisht dhe gjeografikisht unike për këtë kontinent, si dhe cila është lidhja mes evoluimit kulturor dhe kolonializmit në Australi. /Klan Kosova/KultPlus.com
Gjon Gazulli vdiq në Raguzë më 19 shkurt 1465. Njoftimin mbi vdekjen e tij na e jep zyra Noteriale e Raguzës, të cilën ai e kishte firmosur dy ditë para se të vdiste më 17 shkurt 1465. Testamenti është përpiluar prej Gjon Gazullit “me mendje të shëndoshë dhe ndërgjegje të plotë” (1)
Testamenti i të ndriturit mësues Gjon Gazulli Raguz më 19.II.1465 Viti 1465, indikti XIII, në ditën e 19-të të muajt shkurt, në Raguzë. Ky është testamenti i të ndriturit mësues Gjon Gazulli, doktor shumë i famshëm i arteve dhe i astronomisë, tani i vdekur i zbuluar në Noterinë e Raguzës, ku ishte sjellë para tre ditësh me anë të vetë dëshmitarit për ta ruajtur bashkë me testamentet e tjera të të gjallëve sipas zakonit të shtetit. Për dëshmitar ishin nënshkruar në këtë testament zoti Ruskon de Saraka, kanonik, Vit Johani, presbit, dhe Bartolomeu, noter. Në vazhdim të nënshkruarve: Në vitin e Krishtit 1465, më datën 17 shkurt, në Raguzë. Unë Gjon Gazulli, duke kujtuar fjalën e urtë ungjëllore që thotë “Jini të përgatitur, sepse nuk dini ditën, as çastin”, i dobësuar nga shëndeti, por i kthjellët në mëndje dhe vetëdijen, po caktoj kështu dhe po përpiloj testamentin tim te fundit. Para së gjithash, ja le me testament kishës katedrale tre perperë sipas zakonit të Raguzës për dhënjen e së dhjetës. Ia lë me testament të gjithë librat e mi me përmbajtje nga lëmi i së drejtës kanonike dhe të shkrimit të shenjtë të kishës së Shën Mërisë Majore të Raguzës me kusht që këto libra të vendosen në një vend të dukshëm për njerëzit që kujdesen për këtë kishë dhe ku duhet të qëndrojnë prore, si dhe këto libra ato t’i forcojnë apo dikush t’i shikoj apo lexoj për dëfrim. Mirpo, këto libra nuk mund t’i jepen askujt në shfrytëzim apo të huazohen për t’i lexuar apo shikuar, por vetëm po te lejojnë kujdestarët e përmendur. Ndërkaq, librat e tjerë i ëe me testament në zotërim dhe me dëshir të eprorëve të mi. Le me testament dhe u caktoj dhjetë perperë atyre që vuajnë nga leproza. Dëshiroj gjithashtu që cilido nga priftërinjtë që banonjnë në Rauzë t’i jepen tre grosh për të mirën time që t’i lutet zotit për shpirtin tim. Dëshiroj vullnetarisht t’i jepen gjashtë perperë Marin Dimitriut, Gjithashtu vullnetarisht dëshiroj t’i jepen dymbëdhjetë dukatë Barthol de Gocë. Ja le gjashtë për zotin Nikoll de Tanushi, i ashtu quajtur Cërnac, dhe zotit Andrea, nipit të tij, dy perperë. Dëshiroj të dërgohet një prift rregulltar në Shën Jacob de gallicia për ruajtjen e epitropëve të mi. Të deleguarve të lartpërmendur dëshiroj t’i paguhen të gjitha këto siç urdhërova për librat e përmendura të vendosur në kishën e Shën Mërisë Majore. Ndërkaq i lë me testament zotit Pal, vëllai im, shtëpinë time rrëz Ankoras (sub Anchora) që gjendet përballë shtëpisë së Sorgove, me kusht që në atë të rrija bija e vëllait tim Andrea në moshën e martesës dhe të martohet.
Nga Gjon Marku
Gjon Gazulli vdiq në Raguzë më 19 shkurt 1465. Njoftimin mbi vdekjen e tij na e jep zyra Noteriale e Raguzës, të cilën ai e kishte firmosur dy ditë para se të vdiste më 17 shkurt 1465. Testamenti është përpiluar prej Gjon Gazullit “me mendje të shëndoshë dhe ndërgjegje të plotë” (1) Testamenti i të ndriturit mësues Gjon Gazulli Raguz më 19.II.1465 Viti 1465, indikti XIII, në ditën e 19-të të muajt shkurt, në Raguzë. Ky është testamenti i të ndriturit mësues Gjon Gazulli, doktor shumë i famshëm i arteve dhe i astronomisë, tani i vdekur i zbuluar në Noterinë e Raguzës, ku ishte sjellë para tre ditësh me anë të vetë dëshmitarit për ta ruajtur bashkë me testamentet e tjera të të gjallëve sipas zakonit të shtetit. Për dëshmitar ishin nënshkruar në këtë testament zoti Ruskon de Saraka, kanonik, Vit Johani, presbit, dhe Bartolomeu, noter. Në vazhdim të nënëshkruarve: Në vitin e Krishtit 1465, më datën 17 shkurt, në Raguzë. Unë Gjon Gazulli, duke kujtuar fjalën e urtë ungjëllore që thotë “Jini të përgatitur, sepse nuk dini ditën, as çastin”, i dobësuar nga shëndeti, por i kthjellët në mëndje dhe vetëdijen, po caktoj kështu dhe po përpiloj testamentin tim te fundit. Para së gjithash, ja le me testament kishës katedrale tre perperë sipas zakonit të Raguzës për dhënjen e së dhjetës. Ia lë me testament të gjithë librat e mi me permbajtje nga lëmi i së drejtës kanonike dhe të shkrimit të shenjtë të kishës së Shën Mërisë Majore të raguzës me kusht që këto libra të vendosen në një vend të dukshëm për njerzit që kujdesen për këtë kishë dhe ku duhet të qëndrojnë prore, si dhe këto libra ato t’i forcojnë apo dikush t’i shikoj apo lexoj për dëfrim. Mirpo, këto libra nuk mund t’i jepen askujt në shfrytëzim apo të huazohen për t’i lexuar apo shikuar, por vetëm po te lejojnë kujdestarët e përmendur. Ndërkaq, librat e tjerë i ëe me testament në zotërim dhe me dëshir të eprorëve të mi. Le me testament dhe u caktoj dhjetë perperë atyre që vuajnë nga leproza. Dëshiroj gjithashtu që cilido nga priftërinjtë që banonjnë në Rauzë t’i jepen tre grosh për të mirën time që t’i lutet zotit për shpirtin tim. Dëshiroj vullnetarisht t’i jepen gjashtë perperë Marin Dimitriut, Gjithashtu vullnetarisht dëshiroj t’i jepen dymbëdhjetë dukatë Barthol de Gocë. Ja le gjashtë për zotin Nikoll de Tanushi, i ashtu quajtur Cërnac, dhe zotit Andrea, nipit të tij, dy perperë. Dëshiroj të dërgohet një prift rregulltar në Shën Jacob de gallicia për ruajtjen e epitropëve të mi. Të deleguarve të lartëpërmendur dëshiroj t’i paguhen të gjitha këto siç urdhërova për librat e përmendura të vendosur në kishën e Shën Mërisë Majore. Ndërkaq i lë me testament zotit Pal, vëllai im, shtëpin time rrëz Ankoras (sub Anchora) që gjendet përballë shtëpis së Sorgove, me kusht që në atë të rrij bija e vëllait tim Andrea në moshën e martesës dhe të martohet. I përmenduri zoti Palë le t’i mbajë dhymbëdhjet perperë për martesën e saj, i vë obligim që këto perperë të jenë për shtëpin time. Prej gjithë asaj pasurie që mbetet prej pasuris sime të ligjëshme lë trashigimtar të përgjithshëm birin e Vladushës Pal, me kusht që motra ime Luçia të ketë (të zotëroj) bashkë me vetë Palin, gjësendet e mija të mbetura të përmendura (në jetë). Edhe kur të largohet ajo kjo mbetje imja le t’i mbetet me plot të drejt. Në qoftë se vëlli, Pali, e kundërshton këtë vendim timin dëshiroj që shtëpinë që është në emrin tim t’i takoj, bashkë me të gjitha gjësendet e mija, motrës sime Luçies dhe birit të Vlladushës Pal me kushtet e paraqitura. Ja le tetë perperë Kuvendit Të shën Andreut. Mbikqyrës të këtij testamenti lë Marina de Rajanin, zotin Nikollë Tanushin, motrën time Luçie dhe Palin, biri i Vlladushës, kur të bëhet i moshës madhore. Këtyre u shtoj edhe vëllaun tim Palë. Po përmend atë Radën që ishte me mua si shërbëtor, i cili në kohën e murtajës vdiq te shkëmbi i Shën Pjetrit. Atë Rada ka qëndruar me mua si me ushqim, me veshmbathje dhe me çdo gje tjetër, prandaj dëshiroj që t’i jepen nga pasuria ime pesëdhjetë perperë. Vëllait Kushit, klerik i imi, i lë njëzet perperë. I lë dyqanxhiut Rusë dyqind perperë për të shlyer borxhin që ja kam pasur lidhur me kalimin e librave dhe të veshmbathjes sime dhe kushdo që të mungojë le t’i detyrohem (nga) për një vit njëzet perperë për t’u larë nga borxhet e mija. I lë pesëdhjet perperë plakës Radinë, e cila qëndroi me mua.Dhe çdo gjë tjetër ia lë Palit, birit të Vlladushës, dhe Lucies, motër imja, atyre u lë për të më kujtuar. Dëshiroj që nga të mirat dhe pasuria ime t’i jepet çfarëdo, nëse i detyrohem diçka për librin tim dhe nga dora ime…. (2) Në këtë testament të tij ne kemi shumë njoftime me vlerë. Së pari, këtu ai kujdeset për librat e tij (natyrisht nuk janë libra të shtypur, por dorëshkrime në pergamenë dhe letër), një pjesë e të cilave ai ia dhuron një kishe për t’i lexuar e studiuar të gjitha dhe një pjesë ai ua la amanet ekzekutuesve te testamentit për ti shitur e për të larë disa borxhe. (3)
Të dhënat arkivore dëshmojnë se Gjon Gazulli kishte një bibliotek të pasur dhe fonde të ndryshme. Librat në dorëshkrim ai i solli kryesisht nga Italia. Në arkivën e Dubrovnikut ruhet një prokurë, me të cilën Gazulli autorizoi Antonio Vuçiqin të Raguzës që të merrte nga manastiri i Shën Gjystës së Padovës një arkë me libra dhe disa gjëra të tjera të cilat ai i kishte lënë atje prej kohës kur ishte student.(4) Gjon Gazulli i kushton një vëmendje të veçantë bibliotekës së tij e cila pasurohet kohë pas kohe. Ai e trajton atë si nje pasuri me vete dhe i jep një rëndësi të vecantë dhe në testamentin e tij të cilin e formulon më 17.2.1465. Në këtë testament përcaktohet qartë se cfarë do të bëhej me bibliotekën e tij pas vdekjes. Vdekja e tij ndodh dy dite pasi formulohet testamenti dhe firmoset prej tij.(5) Ekzekutuesit e testamentit janë Marin Ranjani dhe Nikollë Tanushi, që të dy të emëruar nga vetë Gazulli dhe me siguri shqiptarë nga origjina dhe emri që kanë.(6) Regjistrimi i testamentit të Gazullit bëhet më akt të vaçantë më 19.2.1465, kur e cilësojnë si: “atrium, doctor, astronomus, preclarissimus”. (7) Gjon Gazulli në testamentin e vet së pari vë Katedralen e Raguzës të cilës i dhuron sipas testamentit librat që kanë të bëjnë me të drejtën ligjore dhe librat e shenjtë. Në testament thekson: “Katedrales së Raguzës i dhuroj të gjithë librat që kanë të bëjnë me të drejtën ligjore dhe Librat e Shenjtë, me detyrimin dhe kushtin që t’i vendosin në një vend, ku do të qëndrojnë gjithnjë (…)(8) Më këtë legjatë Gazulli vë themelet e një biblioteke publike në Raguzë, e cila konsiderohet si e para në këtë qytet.(9) Deri më sot nuk kemi asnjë të dhënë se sa ishte numri librave që ju dhuruan kësaj katedraleje, aq më tepër ne nuk e dimë se çfarë vendi zinte kjo gjini e librave në bibliotekën e Gjon Gazullit. Gjithësesi vetë ai para se të shkonte në Padova kishte studiuar dhe kishte ndjekur mësimet në jurispudencë dhe në teologji, qysh në moshë të re ai do të ketë zotëruar shumë libra që kanë të bëjnë me të drejtën ligjore dhe Libra të shenjtë. Gazulli gjatë gjithë jetës së tij e pasuroi gjithnjë bibliotekën e tij dhe kjo është mëse e logjikshme pasi ai edhe nga Padova kërkonte që ti sillnin librat e tij. Prandaj pa frikë mund të thuhet se biblioteka e Gjon gazullit ka qenë shumë e pasur dhe se kishte fusha të ndryshme si teologji dhe libra filozofie, po ashtu patjetër që kishte libra astronomie, fizike, matematike dhe pos saj kishte botime nga vende të ndryshme pasi vetë Gazulli ishte njohës i disa gjuhëve e kishte studjuar në Raguzë dhe në Padova, por perveç kësaj, ai për qëllime të ndryshme kishte kryer shumë udhëtime në vend të ndryshme të botës. Gjithsesi burimet arkivore saktësojnë dy prej titujve të gjetur në bibliotekën e Gazullit dhe konkretisht: Libri i parë “Magister Sententiarum” iu dhurua perpiluesit të testamentit të Gjon Gazullit, Nikollë Tanushit, ndërsa librin e dytë e gjejmë në bibliotekën e Gjon Marin Gjergjit e këtë libër vetë Gjon Gazulli ja kishte dhuruar bujarit shqiptar, banor në Raguzë Gjon Marin Gjergjit, libër I shkruar me materjale letrare “De discriptione orbits”.(10)
Ky ishte një ndër librat tëpër të rëndësishëm të bibliotekës së Gazullit dhe ishte e shkruaur nga Klaud Ptolomeu, matematikan, gjeograf dhe astronom i njohur i shekullit të dytë. Kjo vepër e Ptolomeut kishte zgjuar interes të vecantë të studiuesve në mbarë Europën e asaj kohe, ishte kthyer në një vepër tëpër të kërkuar. Kështu pra, dy prej librave më të rëndësishëm të bibliotekës së tij ai ua dhuron dy prej bashkëatëdhetarëve të vet, e kjo tregon per lidhjet që ishin vendosur midis shqiptarëve në Raguz për besimin që ata kishin tek njeri-tjetri. Një fakt mjaft interesante është se Gazulli kishte trashëguar nga Shtejfën Shkodrani (Stephanus Albanensis) një sasi të madhe librash të cilat gjendeshin në fondin e bibliotekës së tij. Testamenti i Gjon Gazullit natyrisht që vend të veçantë i lë një arke me libra të cilat sipas tij ishin të Shtejfën Shkodranit (Stephanus Albanensis) të cilat nuk ishin pronë e Gazullit, por që ishin marr prej tij për tu shfrytëzuar dhe se ato duhet të dërgoheshin në Padova. Këto libra kishin përmbajtje filologjiko-letrare dhe duhet të dorëzoheshin nga Nikoll Tanushi tek një qytetar në Padova dhe kështu ndodhi më 12.V.1468. Nikollë Tanushi i dorëzoi ato tek një qytetar nga Padova i cili vjen e i merr në Raguzë.(11) Në testamentin e Gjon Gazullit gjithashtu përmendet dhe saktësohet dhe trashëgimia që u le të afërmve të tij. Në testament përmenden prej Gjon Gazullit si më të afërmit e tij dy vëllezërit, Pali dhe Andrea, dhe motra Luçije, si duket e pa martuar dhe me moshë të shtyrë. Shtëpinë ja lë vëllait Palit, me kusht që kur të martohet mbesa, vajza e Andreas, si, Pali, t’i paguaj asaj 200 perperë. Në testament Andrea përmendet vetëm një here.(12) Në testament Gjon Gazulli le dhe porosi te tjera Gjon Gazulli si një ndër profesorët e universitetit më prestigjioz të kohës, si personalitet politik e diplomat kalibri, si shkencëtar, matematikan dhe astronom zë një vend të veçantë në burrat me vlerë të kombit tonë, i cili i bën nder jo vetëm Shqipërisë prej nga ka rrënjët e të parëve dhe prej nga ai vjen, por dhe republikës së Raguzës, Oborrit mbretëror të Hungarisë, Padovës dhe zë një vend të nderuar në Rilindjen Europjane. Bamfi shkruan: “Dijetar i dhënë me zemër pas kësaj dege të studimeve (është fjalë par astronominë-M.P) ai na paraqitet pjesëtar i atij zgjimi shpirtëror të ndritshëm të njerëzimit që quhet Rilindje. Me anën të tij, emri i Shqipërisë lidhet me Humanizmin … Ai ka mbetur pinjoll i një cungu të shëndosh të fisit shqiptar, që kombin kreshnik e nderon..”.(13)
Gjon Gazulli Profesor në Universitetin e Padovës
Nga Gjon Marku
Në vitin 1433 Gjon Gazulli kthehet përsëri në Universitetin e Padovës, kësaj radhe i thirrur për të ushtruar profesionin e pedagogut. Veprimtaria e tij mësimore -shkencore në këtë universitet më të vjetër të Europës dhe në këtë qëndër shumë të rëndësishme të Rilindjes ishte e madhe dhe frytëdhënëse.(1) Nga dokumentët e kohës mësojmë se Gjon Gazulli me përfundimin e studimeve të larta në Universitetin e Padovas të Italisë, më 31 janar të vitit 1430 fiton me zotësinë e tij titullin e lartë të “Doktorit në shkencat e lira”.(2) Kështu doktori i ri kthehej në Raguzë me një formim të lartë për tu futur në serët më të lartë të Raguzës me shumë dinjitet. Duke zënë vend të rëndësishëm në hierarkin diplomatike , kishtare shkencore e kulturore të Raguzës dhe shumë më gjërë. Botë kuptimi dhe ndërgjegjia e Gjon Gazullit mbrohej nga një kulturë e re humaniste. Gjon Gazulli punoi si petagog në Universitetin e Padovës në lëndën e matematikës dhe të astronomisë. Në Padova gjatë viteve që Gjon Gazulli ka qenë petagog erdhi për të studiuar dhe astronomi i madh i ardhshëm polak Nikolla Koperniku.(3) Në qarqet shkencore më të përgatitura të kohës Gjon Gazulli fitoi përvojën e re teorike dhe praktike mesimore, fitoi njohuri të reja, punoi në veprat origjinale të autorëve të vjetër i përktheu ato. Gjon Gazulli përktheu nga Greqishtja veprën e Ptolomeut gjeograf dhe astronom i shekullit II të erës sonë. Gjon Gazulli e studioi sistemin astronomik të Ptolomeut e me sa duket avancoi dhe më shumë në konceptin e tij shkencorë për astronominë. Në katedrën e matematikës dhe të astronomisë ai është ndër pedagogët më të përgatitur e të shquar. Më 1439 Gazullin e ndeshim përsëri në Padova në vendin e profesorit të tij Prosdocimo de Beldomandi. Pas vdekjes së profesorit të tij Prosdocimo de Beldomandi, që kishte qënë shef katedre, vendin e tij si drejtues i katedrës e mori Gjon Gazulli. Kështu iu hap edhe më tepër prespektiva për studime shkencore.(4) Si profesor dhe si shef katedre e shkencave të matematikës në Universitetin e Padovës, ai u mor aktivisht me shkencën e astronomisë dhe i dha një kontribut të lakmueshëm kësaj shkence jo vetëm për kohën që jetoi, por edhe për disa shekuj të mëvonshëm. Emri i Gazullit përmendet në mjaft vepra të astronomëve dhe historianëve të shencave ekzakte. Fama e Gjon Gazullit si dijetar u përhap në Europë. Humanisti i njohur hungarez Jan Panoni hyri në një letërkëmbim me Gazullin e nga ky letërkëmbim, mësojmë se Gjon Gazulli kishte dërguar në oborrin mbretëror hungarez vepër të tij me dorëshkrime për astronominë. Studiuesi Mojkom Zeqo pohon se: kjo ishte pjesa e parë e një vepre që mendohet se ka pasur dhe një pjesë të dytë në vazhdim, po sipas të njëjtit burim Jan Panoni i shkruan Gjon Gazullit “Me kënaqi shumë libri juaj…” Prof. Pal Nikolli në shkrim në “ora e Shqipërisë” më 1994 shkruan: “Panoni thotë; “dituria juaj ju bën që të ju nderojmë shumë…ju lutemi na dërgoni pjesën e dytë të librit tuaj të vyer e të paçmuar”.(5) Si pedagog universiteti, Gjon Gazulli, sidomos në vitet 1436-1445, sado që punoi me ndërprerje, bëri ngritjen në një nivel më të lartë në shkencat matematik dhe astronomi. (6) Veprimtaria mesimore shkencore e Gjon Gazullit si pedagog universiteti, duket se ka qënë e shquar dhe mund të konkludojmë se ai që në këtë periudhë. Kishte autoritet shkencore, përderisa emri i tij si astronom e matematikan i kaloi kufite e Dalmacisë dhe të Italis.(7) Bashkohësit e quajtën Gjon Gazullin astronom e matematikan te madh. Ndërsa sipas Prof. Pal Nikollit “Kur Skëndërbeu e cilësoi Gjonin një yllë të ndritur i Arbëris”, ai njëherësh me prekjen e thelle për vdekjen e tij vlerson shumë figurën e astronomit tonë të madh që botën e yjeve e kishte bërë të tijën. (8) /KultPlus.com
Grupi “Oda”, një prej bendeve më të pëlqyera kosovare, është formuar në vitin 1994 në Londër dhe është një rock band shqiptar i viteve ’90. Që nga viti 1998 kur edhe u publikua albumi i fundit, i titulluar po me këtë emër “1998”, grupi u shpërnda në të katër anët e botës, duke lënë pas vete hitet e pavdekshme të cilat i shoqëruan adhuruesit e tyre deri më sot.
Një ndër këngët e tyre të pavdekshme, është kënga “Beso në
diell” e cila edhe sot dëgjohet me shumë nostalgji.
Anëtarët e Grupit “Oda” kanë qenë pothuajse të gjithë ish-anëtar të
grupeve të njohura gjatë viteve të 80-ta në rock skenën kosovare
si: Dukagjin Lipa, Labinot Krasniqi, Besim Hajdini, Asdren Rrahmani,
Petrit Riza, Florent Boshnjaku, Besim Gashi-Babuka, Valon Gashi, Marcus
McIrneney.
Në vitin 1995, Oda publikojnë albumin “Rrugë E
Mbarë”. Ndërsa në vitin 1998, ata publikuan albumin “1998”.
Grupi Oda kanë qenë edhe pjesë e Top Fest 3 dhe 4
Në vitin 2010, 12 vite më vonë, formacioni i dikurshëm
bashkon përsëri forcat, duke iu rikthyer skenës me këngën më të dëgjuar dhe më
e kërkuar në radiot kosovare ‘Era’.
KultPlus më poshtë ju sjell këngën “Beso në diell”. / KultPlus.com
Me këtë konkluzion, Faik Konica mbyll librin e tij në frëngjisht “Ese për gjuhët natyrale dhe gjuhët artificiale”, botuar në Bruksel më 1904. Me këto fjalë, po nisim prezantimin tonë për këtë vepër shkencore, e rrallë dhe e çmuar në llojin e vet, ku gjenia koniciane shkëlqen në fushën e filozofisë gjuhësore dhe asaj përkthimore në rrafsh europian e më tej. Vepër referenciale gjer edhe kohët e fundit për përkrahësit dhe kundërshtarët e gjuhëve artificiale, dhe veçanërisht të esperantos, kjo Ese, “goxha e pasur, goxha e shkruar mirë,” siç shprehet Apollinaire, shfaq përmasën enciklopedike dhe erudite të rilindësit shqiptar, poliglotizmin e tij, me njohuri të thella për gjuhët semitike e indo-europiane, nga më të lashtat e të rrallat – si persishtja e Zend Avestës apo gjuha pahlavi, sanskritishtja, gjuha e teksteve veda, greqishtja e vjetër, latinishtja, hebraishtja, arabishtja, turqishtja, etj. -, gjer në pothuaj krejt gjuhët e gjalla europiane. “Qoftë për parapëlqim, qoftë për zanat, kalova jetën time duke studiuar ligjet se si një gjuhë i zë vendin një tjetre, pa u kapur nga pamja e jashtme”, shprehet Konica në këtë Ese, ku lëvron me origjinalitet, me qartësi mendimi e pastërti të shprehuri vetë fushën e filozofisë dhe të krahasueshmërisë gjuhësore.
Mbështetur në studimet e gjuhëtarëve klasikë botërorë, por edhe tek autorë modernë të kohës së tij, Faik Konica depërton në këtë vepër në thelbin e vetë gjuhës, për të zbuluar mekanizmin e saj funksionues dhe vlerën e fjalës si motor i mendimit nga individi në shoqëri, brenda një gjuhe të caktuar, dhe nga një gjuhë në tjetrën në shoqëri të ndryshme gjatë procesit komunikues e përkthimor. Tek përdor një logjikë analitike dhe një dialektikë sintetike, tek njeh “Republikën e Letrave”, siç e quan ai letërsinë e filologjinë, dhe tek e shkruan me bukuri të veçantë gjuhën frënge – këtë “tokë të shkrifët e pjellore” -, Konica shfaq këtu shpirtin e gjuhës si institucion, si dukuri shoqërore dhe pikë kontakti midis qytetërimeve, si pasqyrim kulture e ndjenje artistike. Merr shembuj nga më të çuditshmit në kërkim të mekanizmit fiziologjik në trurin e njeriut për ruajtjen dhe mbishtresëzimin e një gjuhe në kujtesë dhe i trajton faktet psikiko-gjuhësore me hollësi, për të treguar përplasjen e mistershme në trurin e njeriut midis dy gjuhëve të ndryshme. Po ashtu, rendit e shpjegon me themel tiparet kryesore të gjuhëve natyrale për të nxjerrë më mirë në pah artificialitetin e gjuhëve të fabrikuara me rregullat statike, ngurtësinë, ngushtësinë, varfërinë dhe shterpësinë që i karakterizon, duke arritur kësisoj në konkluzionin logjik, vërtetuar tashmë nga koha, se një gjuhë artificiale është e pamundur të përdoret si mjet komunikimi botëror, se është materialisht e pamundur që të bëhet e përbotshme.
Racional e polemist “par exellence”, me gjykim të hollë e të thellë, gjithë argumente asgjësuese, që e shter arsyetimin gjer në kufijtë e skajshëm të vetë arsyes e të absurdit (“reductio ab absurdum”), mjeshtër i përdorimit të fjalëve në nuancat më të holla, ironik e me ton të prerë, me njëfarë krenarie doktorale që e karakterizonte, Faik Konica arrin në këtë libër në përfundime të qarta e të arta që shprehin vetë thelbin e filozofisë gjuhësore: “Një gjuhë natyrale, thekson ai, e trajtuar në veprimin që ushtron mbi intelektin, është shkolla më e lartë për përpunimin e mendimit njerëzor… përfaqëson kulmin e përpjekjeve të njerëzimit përgjatë shekujve, drejt bukurisë, mprehtësisë, brishtësisë në shprehjen e mendimeve dhe ndjenjave”. Dhe, aty-për-aty tregohet kategorik, kundër gjuhëve artificiale:”Një gjuhë artificiale e përbotshme ul nivelin e intelektit… është gjuhë kufomë… që zhduk letërsinë, artin e të shkruarit, këtë botë të pafund e subjektive!” […] Origjinal e shkencor, plot shembuj dhe fakte interesante e të rralla për ta mbajtur në tension lexuesin, Konica depërton, po ashtu, në thelbin e “zanatit” të shkrimtarit, të kësaj “bote të pafund e subjektive”, tek shfaq ligjin themelor të stilit, që është “arti për të prekur ndjeshmërinë e lexuesit nëpërmjet mënyrës origjinale të autorit”; është njëkohësisht arti “për të kursyer vëmendjen e lexuesit apo dëgjuesit duke shpenzuar sa më pak sforcim e lodhje”, sikurse vë në dukje filozofi anglez Herbert Spencer, të cilit Konica nuk kursehet t’i referohet. Por, përtej këtij mendimi të Spencer-it për një stil konciz nga ana e shkrimtarit, Konica mban parasysh edhe kategorinë e vetë lexuesit (si individ e si komb), shkallën e intelektit dhe të nivelit të tij kulturor, natyrën e shijeve, ndjesitë që shkakton vetë fjala me nuancat e veta nga një gjuhë në tjetrën, etj. Ai ndërton kësisoj një trinitet të bukur të stilit, dhe konkretisht: shkrimtari, si produkt i një race (kombi) të caktuar, vetë perceptimi dhe ndjesitë individuale e kombëtare, dhe më në fund kategoritë e ndryshme të lexuesit. Jep kësisoj këtë përkufizim të bukur për stilin, dhe konkretisht: “Arti për të depërtuar në ndjeshmërinë e lexuesit, është stili”. Gjithnjë në kërkim të mekanizmit linguistik të gjuhëve të gjalla, po aq sa stili në të shprehur e në të shkruar, ai sheh si karakteristikë themelore të këtyre gjuhëve ritmin e tyre, që i jep vetë stilit shfaqjen e lëvizjes dhe të jetës. Ndërsa në gjuhët e vdekura, sipas Konicës, ka humbur ndjenja e rimtit dhe e metrikës, ka humbur, me një fjalë, elasticiteti i gjuhës, tek gjuhët e gjalla, përkundrazi, është shi ritmi që i bën këto gjuhë të zhdërvjelltësohen e të kenë frymëmarrje. “Çdo gjuhë, vëren ai, ka ritmin e vet, si në muzikë… ka sistemin e vet të shenjave të pikësimit… Ritmi përbën një bukuri letrare, një karakteristikë vendimtare për shkrimtarin e vërtetë… Ritmi kërkon ta njohësh një gjuhë në thellësi, si një tërësi, … kërkon një njohje të thellë të gramatikës e leksikut”.
Në kundërvënien gjuhë natyrale dhe gjuhë artificiale, apo gjuhë të gjalla dhe gjuhë të vdekura, gjuhë në lulëzim, në larmi e larushi mendimi nga njëra anë, dhe gjuhë kufomë, nga ana tjetër, Konica shfaq me qartësi objektive dhe argumente të themelta pse çdo gjuhë e fabrikuar është e destinuar të mbetet “lettre morte”, me konture të paracaktuara dhe të dhëna njëherë e përgjithmonë, gjuhë pa shpirt, pa hapësirë e kohë, “gjuhë për gjuhë”, që mbetet shumë-shumë në nivelin e sajesës ekzotike, si një tek a trill, me lojni fjalësh të huazuara, si një bukuri artificiale, gjuhë që nuk shërben për kurrëfarëgjë, në kuadrin e vet thjesht autotelik e të “përkryerjes në vetvete”. Për Konicën gjuhët artificiale nuk kanë veçse një ngjyrë, një shije: atë të ujit. Sepse në vetvete ato janë të mbyllura, skllavëruese, të zhveshura nga shija e vërtetë e jetës që përcjell gjuha natyrale, të zhveshura nga arkaizmat, neologjizmat, pa dritë-hije të fjalëve, pa liri. Ato thjesht priren drejt pohimit të thatë e drejt mohimit të sheshtë e të ngurtë dhe vetë ironia, “kjo bimë me aromë të këndshme, siç e cilëson Konica, priret të zhduket njëherë e përgjithmonë nga larmi e letërsisë”. […] Sot, kur ka kaluar mbi një shekull që nga botimi i këtij libri, dhe kur “International English” mbisundon si gjuhë komunikuese botërore (më 2017, anglishtja flitej si gjuhë zyrtare nga 75 kombe dhe 2 miliard vetë), ky parashikim i Konicës del më se i vërtetuar. Ndërkohë, gjuhët artificiale dhe vetë esperantoja kanë mbetur gjuhë pa popull, pa territor kombëtar, në “shërbim” individësh, gjuhë në kuadër gjithnjë premtues e ekzotik. Vetë esperantistët duan të përllogarisin disa qindra mijë vetë që “arrijnë” të përdorin gjuhën e hebreut polak Zamnehof.
* * *
Është e vërtetë se nuk kanë munguar autorët shqiptarë që kanë shkruar drejtpërdrejt në gjuhë të huaj në rrjedhë të historisë, duke rrokur kryesisht tematika historike, letrare apo enciklopedike, pa përmendur këtu veprat teologjike. Dhe Konica renditet ndër ata autorë shqiptarë që i kanë bërë të njohur që herët publikut dhe lexuesit të huaj botën shqiptare, gjuhën, doket dhe zakonet e vendit të tij, sidomos me revistën dygjuhëshe “Albania”. Por Konica mbetet pionier e i pari autor shqiptar që i është përgjigjur lexuesit të huaj duke trajtuar drejtpërdrejt problematikën e kohës me vepra extra-shqiptare, të fushës socio-pedagogjike si “Essai sur l’Education” (“Ese mbi Edukimin*, Bruksel, 1898), apo kjo “Ese mbi gjuhët…” e karakterit shkencor në fushën filologjike.
Nuk është rastësi që Konica i ri i ndërmori këto dy studime pikërisht për t’iu përgjigjur nevojave të lexuesit francez e perëndimor. Ai jetonte mes intelektualitetit europian, ndiqte nga afër zhvillimet socio-kulturore dhe politike, shtypin e kohës, problemet në rend të ditës dhe jo rrallë i pasqyronte ato edhe tek “Albania” e tij. […] Më pas, në studimin tonë hyrës ndalemi, më në hollësi, në kushtet dhe rrethanat historike kur Faik Konica hartoi “Esenë e tij për gjuhët natyrale e artificiale”, duke i dhënë, në fakt, shenjat paraprake me një artikull tepër të veçantë të tij, “Gabimi i esperantistëve”, botuar më 1903 te revista franceze L’”Européen”, artikull që botohet për herë të parë në shqip në këtë libër referencial. Artikulli nis me këto fjalë: “Esperantoja është një fantazi qesharake, dhe mjaft të vëreni për këtë disa personalitete me nivel të lartë inteligjence të barkojnë në atë anije prej kartoni. Ideja për të kërkuar që tërë kombet të flasin të njëjtën gjuhë është aq e pakuptimtë sa dhe të kërkosh të përziesh kuaj, gomarë, qe e deve, duke i detyruar kësisoj të hingëllijnë, bulurojnë, pëllasin e blegërijnë pa dallim lloji. I vetmi ndryshim është që apostujt e esperantos zëvendësojnë kamxhikun me bindjen.” Ja pra, me ç’figuracion të rrallë, të fuqishëm, à la Rabelais, plot humor, ironi, sarkazëm, shprehet Konicë shqiptari, Konicë eruditi, duke vënë bukur fort në lojë, në kërthizë të Europës “Herra”, “Profesora” e “Doktora” të kohës së tij, që e kishin mendjen tek sensacionet e mbrapshtitë, tek sajesat e marrëzitë.
Të parët që i bënë jehonë veprës koniciane me komentet e tyre pozitive dhe me superlativa janë Apollinaire e Remy de Gourmont, dhe binte dukshëm në sy në atë kohë se ishin të rinjtë Konica-Apollinaire ata që mbronin me pasion pastërtinë dhe bukurinë e gjuhëve natyrale dhe konkretisht të gjuhës frënge, ndërkohë që gjuhët artificiale nuk reshtnin së sajuari në numër të madh, për t’u pagëzuar në mënyrë pompoze e “sorboniste” si premtueset e gjuhës së ardhshme universale! Pa u ndalur në këtë shkrim prezantues në debatet që shkaktoi dje, dhe vazhdon të shkaktojë ende sot në arenën ndërkombëtare vepra e Faik Konicës ” Ese për gjuhët e gjalla… “, debate që pasqyrohen gjerësisht në pjesën hyrëse të studimit tonë, një vend i veçantë i kemi kushtuar parimeve bazë të përkthimologjisë (traduktologjisë), ku Konica, ndër të parët filologë europianë, shkëlqen dhe parashtron që herët – me origjinalitet – konturet e një shkence të re të ardhme, e quajtur sot me të drejtë “shkenca e dukurisë përkthimore”, kur dihet se veprat shkencore në këtë fushë do të dilnin jo më parë se në vitet 1970!… Ashtu si tek “Ese për edukimin”, ku Konica shfaqet pioner i “Edukimit të Lirë”, i “Shkollës së Summerhill-it” (1921), edhe te vepra “Ese për gjuhët…”, Konica shfaqet pioner i Shkencës së Traduktologjisë, një fakt ky tërësisht i anashkaluar gjer më sot, thjesht për mosnjohje e mosthellim në veprën shkencore e erudite koniciane!… Por një fakt i tillë nuk i ka shpëtuar aspak filozofit të madh modern zvicerian Denis de Rougemont që mbron Konicën tonë në “betejën” kundër gjuhëve artificiale të esperantistëve! Dihet se në thelbin e vet, përkthimi nuk është gjë tjetër veçse transpozimi nga një gjuhë në tjetrën i një akti të menduari (i shprehur a i shkruar), gjë që nënkupton të menduarit dhe komunikimin në dy a më shumë gjuhë. Për Konicën, një përkthim i mirë kërkon shije, qartësi, bukuri dhe interpretim të nuancave më të holla të origjinalit, familjarizim me gjuhën dhe me tekstin bazë, si dhe njohje të thellë të dy gjuhëve të punës përkthimore. Dhe prapë, “traduttore traditore”, kufizimet në përkthim janë gjithnjë të pranishme sepse, nënvizon Konica, “është gati e pamundur të bashkëjetojnë te përkthyesi dy gjendje të plota gjuhësore”, duke qenë se “nuk ka barasvlefshmëri të plotë leksiku nga një gjuhë në tjetrën”, ashtu sikurse nuk ka sinonimi absolute brenda leksikut të një gjuhe. Gjë që nuk rreshte së na thëni i Madhi Jusuf Vrioni, kur përkthyesi përpiqet të jetë besnik ndaj origjinalit deri në një pikë të caktuar, duke ruajtur ngjyrimet e tekstit bazë, neologjizmat, arkaizmat, madje edhe gabimet trashanike të vetë origjinalit! Dhe këtu Konica nuk ngurron të prekë një çështje thelbësore të traduktologjisë: përse përkthimi është krijimtari? Sepse, nënvizon ai, është interpretim, sepse fjalët e dy gjuhëve të dhëna, nëse janë të barasvlershme në fjalorë, nuk janë aspak të tilla në mënyrën e të menduarit të dy popujve që i përdorin. Sepse, më në fund, për Konicën, një përkthim i arrirë është teorikisht i mundshëm vetëm kur dy gjuhë zotërojnë burime të barabarta dhe elasticitet të barabartë. Dhe kjo mund të arrihet vetëm nga përkthyes me ndjeshmëri të lartë mjeshtërore, me njohuri të plota gramatikore, leksikore, letrare, kritike, estetike, etimologjike, etj. Andaj, shpesh, shkrimtarët e mëdhenj janë edhe përkthyes të mëdhenj. I tillë është edhe Konica!
Jo rastësisht, nga fundi i kreut XIII i kryeveprës së tij, gjuhëtari dhe eruditi shqiptar ndalet te poeti i madh francez Stéphane Mallarmé, që ka përkthyer nga anglishtja poetin amerikan Edgar Allen Poe, ose të themi, ka përkthyer “të papërkthyeshmen”. Konica, që thotë te “Albania” e tij se ka ndërmarrë një studim për Mallarmé-në (mjerishti i humbur!), bën tek “Ese për gjuhët…” një koment të gjatë lidhur me ritmin, metrikën, “përngjashmëritë” relative simetrike dygjuhëshe (anglisht-frëngjisht), kur teksti origjinal përmban ngarkesa dhe shkarkesa të fuqishme poetike, dhe ku shfaqet bukurisht, do thoshim ne nga ana jonë, vetë BALETI I FJALËVE, me të tillë forcë poetike që të bën “të mendosh të pamendueshmen”, siç thoshte Paul Valéry, dhe ta shprehësh atë me krejt fuqinë e fjalës artistike. Vetë Mallarmé njihet për ëmbëlsinë, bukurinë dhe fuqinë e fjalës mrekullore (me verb plot fosfor, plot shije, nektar e vezullim diamanti tingëllues), si dhe për sintaksë të pashembullt apo “insolite”, tek konsiderohet me të drejtë, edhe sot e kësaj dite, si “i papërkthyeshmi” ndër poetët botërorë. “I papërkthyeshëm”, ngaqë thjesht i bën fjalët “të ëndërrojnë” e “të vallëzojnë” me muzikalitet mahnitës vargu e ritmi. Të “përkthesh” e të “transpozosh”deri edhe muzikën e fjalës poetike, – ja një sfidë e hapur dhe e fuqishme për gjuhët natyrale, palé për gjuhët artificiale “pa shpirt”, siç i cilëson Konica. E megjithatë, konkluzioni konician ka edhe këtu qartësinë e rrezes diellore: “Një përkthim pothuaj i përkryer, thotë Përlindësi modern shqiptar, mbetet teorikisht përherë i mundshëm, kur dy gjuhët zotërojnë burime të barabarta dhe elasticitet të barabartë”, sintaksik e artistik njëherësh… E më tej, ne do shtonim: kur ka edhe zanatllinj e mjeshtër të mëdhenj zbatues të shkencës së traduktologjisë, që edhe gjuhës shqipe nuk i kanë munguar historikisht, duke e renditur këtë ndër gjuhët me potencial të lartë shprehës ideor e artistik!… “Lexuesit shqiptarë, vë në dukje Ismail Kadare, kanë të drejtë të krenohen që një shekull më parë, një nga shkrimtarët e tyre, Faik Konica, ka krijuar disa nga trajtesat më të bukura për letërsinë dhe gjuhën, trajtesa që ende sot tingëllojnë aq të thella e moderne. E aq më tepër mund të krenohen që prirja e kulturës shqiptare për Europën ka qenë qyshkur, qysh në kohën kur Shqipëria ende nuk ekzistonte si shtet.”
* Është botuar në librin F. Andrea, Faik Konica, përlindësi modern, Zenit Editions, 2017. /KultPlus.com
Javë më parë puna e palodhshme, por edhe mundi iu shpërblye me një çmim prestigjioz përtej oqeanit Atlantik.
Bëhet fjalë për fotografen shqiptare, Liridona Gjokajn, e cila jeton dhe vepron tash e sa vite në Shtetet e Bashkuara.
Ajo tashmë ka qenë edhe një ndër fotografet zyrtare të ngjarjes kryesore të modës për sezonin e verës në qytetin e New Yorkut.
Artistja me “syrin magjik” ka nxjerr hiret dhe bukuritë e modeleve që defiluan në pistat e modës në “qytetin që kurrë nuk flenë”.
“New York Summer Fashion Show 2019” solli dhjetëra kreator të modës me veshjet e tyre teksa shihet se ka dominuar ngjyra e zezë duke shtuar edhe një laramani ngjyrash në pjesë të ndryshme të veshjeve të bukurosheve.
Ndërkohë, “International Film Festival of New York” ka shpërblyer zeshkanen me çmimin fotografia e vitit 2019.
Ndryshe, Donën do ta shohim edhe në projekte të tjera të modës dhe kinematografisë. /Telegrafi/ KultPlus.com
Vasfije Krasniqi-Goodman dhjetë muaj pas daljes publike me historinë e saj të përdhunimit seksual gjatë luftës, është rikthyer në televizion për të treguar gjendjen e saj pas atij rrëfimi.
Ajo, në emisionin “PasDite” me Donika Hysenin në RTV Dukagjini, thotë se pasi kishte gjetur përkrahje nga familja e saj e ngushtë kishte vendosur që historinë e saj ta bëj publike edhe në televizion.
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës thotë se shtysa kryesore për këtë dalje të saj publike ka qenë vajza e saj 16 vjeçare.
Vasfija thotë se shumë gra dhe vajza që kanë qenë viktimë e dhunës seksuale nuk kanë përkrahje nga familjarët.
“Një rast më thirri në telefon dhe më tha çfarë të veprojë kur vëllai që kam në shtëpi nuk e di që unë dhe motra kemi qenë pjesë e grupit të vajzave dhe grave, por ai kur sheh në televizion rastet e përdhunimit fajëson viktimat”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Vasfije Krasniqi – Goodman ka thënë se njeh edhe femra të tjera që janë përdhunuar dhe kanë mbështetjen e burrit dhe familjes së ngushtë, por kanë frikë nga paragjykimi i rrethit më të gjerë familjar.
Vasfija thotë se OJQ-të kanë bërë mjaft për viktimat e dhunës seksuale, por jo edhe shteti, për të cilin thotë se ka mundur të bëjë më shumë dhe ka mundësi të bëjë më shumë për këtë kategori shoqërore.
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës thotë se qetësi shpirtërore do të ketë në momentin kur drejtësia të vihen në vend.
Vasfija thotë se jeta e saj sot është shumë me angazhime pas daljes së saj në publik me historinë e saj të përdhunimit.
Ajo thotë se para se të publikohet historia e saj në televizion, është marrë me vajzën dhe familjen e saj në SHBA.
“Unë për vete kam pasur liri në familje dhe një jetë të mirë familjare, por kam dashur të sensibilizoj shoqërinë edhe për rastet tjera”.
Vasfija thotë se edhe mbështetja publike ndaj kësaj kategorie shoqërore që sot kanë dhënë liderët fetarë është e mirëseardhur dhe një mesazh shumë i mirë edhe për botën, por sipas saj tema e dhunimeve para se gjithash duhet të hapet brenda familjeve.
E mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e Kosovës ka thënë se femrat e dhunuara kanë nevojë më së shumti për mbështetjen dhe përkrahjen e familjeve të tyre./Telegrafi/KultPlus.com
Po të ishte mes nesh, Princesha Diana do të festonte sot ditëlindjen e 58-të. Edhe pse ka vdekur 22 vjet më parë, ajo vazhdon të jetë temë e mediave botërore.
Pothuajse nuk ka detaje që nuk është zbuluar rreth jetës së Princeshës së Uellsit, por sot për mediumet angleze ka dhënë një intervistë Danae Brook, ish-fqinje Diane Spencer, e cila i kishte treguar se pse Charlesi e kishte përzgjedhur që të krijojë familje.
Brook dhe Diana jetonin në të njëjtën ndërtesë. Në atë kohë, Princesha ishte vetëm vajza e Count Spencer dhe ka punuar si dado. Danae Brook shpejt dëgjoi spekulime se Princit Charles po i pëlqente Diana dhe nuk mund t’u besonte “veshëve të saj”.
“Diana ishte e pasigurt dhe e turpshme. Çdo herë kur e takonte, fshihej dhe të jepte përshtypje se nuk dëshironte të binte në sy. Asaj i bënin dritë sytë sikurse të ishin të ndonjë veture”, pohon Brook, të cilës i ka treguar se ishte në lidhje me pretendentin për fronin e ardhshëm të mbretit.
Ajo u ankua se e shqetësojnë thashethemet, por gjithashtu pranoi se beson se “më zgjodhi për nusen mbretërore vetëm për shkak se ishte e virgjër.
Ndryshe, Diana pësoi aksident me veturë duke u përplasur në një tunel në shtetin francez dhe ndërroi jetë në vitin 1997. /Telegrafi/ KultPlus.com
Sot bëhen 29 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut.
Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të
federatës së atëhershme jugosllave.
Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte akti që do të
shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua
jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha
policore e ushtarake.
Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në
kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave e shpallën në Prishtinë 111 delegatët
shqiptarë, po edhe të komuniteteve të tjera të Kuvendit të Kosovës.
Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme socialiste në federatën jugosllave. / KultPlus.com
Ti e di që unë tani punoj në gazetën “Bubullima e djathtë”. Ç’është e vërteta ajo është e majtë, se nuk mund të ketë bubullimë të djathtë. Bubullimat gjithnjë kanë ardhur nga e majta, por nejse, është quajtur që në fillim e djathtë dhe ashtu ka mbetur. Shkurt të flasim, këtë letër po ta shkruaj për të të kërkuar një intervistë tjetër për rubrikën e re që kemi hapur: “Vicklat e qytetarit modest në ekonominë e tregut”. Intervistës tënde të parë, kur unë nuk kam punuar në këtë gazetë, më thanë se i kanë hequr një pjesë dhe ty të paska mbetur qejfi, por të premtoj se kjo nuk do të ndodhë me të dytën të porositur nga unë. Siç ma treguan miqtë e mi në redaksi, pjesën e hequr, ma mbushën mendjen se kishin të drejtë. Ishte tepër e rrezikshme, o Hyskë! Ti në atë pjesë tregoje një histori të një shahu të Persisë. Po, po! Sesi ky shahu i ngriti çmimet e mallrave dhe dërgoi vëzhgues në popull për të marrë vesh se çfarë thonë njerëzit.
– “Janë zemëruar shumë!” – thanë vëzhguesit.
– “Të dyfishohen çmimet!” – tha shahu dhe i dërgoi vëzhguesit përsëri në popull.
– “Po çmenden nga zemërimi! – thanë vëzhguesit.
– “Të pesëfishohen çmimet! – urdhëroi shahu dhe i dërgoi përsëri vëzhguesit mes njerëzve.
– “E, çfarë thonë tani njerëzit? – pyeti shahu vëzhguesit.
– “Po shkulen së qeshuri! – thanë vëzhguesit.
Këtë histori, o Hyskë, bëri mirë që ta hoqi redaksia nga intervista. Nuk mund të bëhet një paralelizëm i tillë mes liberalizimit të çmimeve tona me liberalizimin e çmimeve të shahut të Persisë. Pastaj ti e sheh se megjithëqë janë liberalizuar, askush nuk shkulet së qeshuri, përveç tezes sime. E di se çfarë më ndodhi me tezen? Ne paguanim para pak kohëve për energjinë elektrike mesatarisht 7 mijë lekë të vjetra. Pardje na erdhi fatura të paguajmë 35 mijë lekë të vjetra!
– “Ç’është kjo?” – tha tezja kur pa faturën.
– “Tridhjetë e pesë mijë, teze! – thashë unë, duke i ngritur tri herë të dhjetë gishtërinjtë e të dy duarve dhe një herë pesë gishtërinjtë e shenjës “Vitore”.
Tezja u shkul së qeshuri. Atëherë m’u kujtua ajo historia e shahut të Persisë, që e tregoje ti në intervistën e parë. Sidoqoftë, përveç tezes unë nuk kam parë njeri të qeshë me ngritjen e çmimeve. Por duhet të dish edhe një gjë: Sa më i lartë të jetë çmimi i një shoqërie, aq më e vlefshme është kjo shoqëri. Logjika këtu të shpie…
U zgjata pak, megjithëse thashë që do të shkruaja shkurt. Fjala është për intervistën e rubrikës “Vicklat e qytetarit modest në ekonominë e tregut”. Këtë intervistë mund të ta kërkoja edhe në telefon, por ti e di se sa do të më kushtonte pastaj një intervistë. Duhet të lija mbi telefon rrogën e një muaji dhe honoraret e një viti. Prandaj mendova të të drejtohem me letër. Për të ardhur deri atje ku je ti, vetëm për biletën e autobusit dhe për fjetjen në hotel, duhej të shitja Lulushen time me çmim të liberalizuar në tregun e lirë, o Hyskë…
Intervistën, Hyskë, bëje të përmbajtur. Siç e kupton edhe vetë, rubrika “Vicklat e qytetarit modest në ekonominë e tregut” përmbledh shkrime kritike kundër pretendimeve apo vicklave të qytetarëve të thjeshtë në shoqërinë e re kapitaliste. Dhe të flasim hapur, vickla nostalgjike hedhin shumë; Jo u ngritën çmimet, jo u shtuan krimet, jo po përhapet droga, jo po bën kërdinë korrupsioni jo po na vjen ajo e mallkuara Sida e ku ta di unë. Këto gjëra a i ka Evropa? I ka! Ku shkojmë ne? Në Evropë! Atëherë pa Sida e pa drogë e pa kapitalistë e pa çmime të larta si mund të na pranojë Evropa. Më mirë i izoluar nga Evropa dhe pa Sida, apo i hapur me Evropën dhe me Sida. Ja, këtu vijmë edhe tek pyetja e parë e intervistës: “Vicklat e qytetarit modest dhe Sida, diskoteka , jeta moderne dhe moda”. Unë nuk dua të të jap mend, por në këtë pikë të intervistës duhet të kritikosh mentalitetin e vjetër që ishte kundër kapitalistëve. Dhe mos i kurse fjalët e mira për kapitalistët e rinj. Qytetarin modest thumboje me takt. Iku koha e heroit të ashtuquajtur të gjirit të popullit! Heroi i sotëm është kapitalisti. Fjala kapitalist tingëllon krenar. Leri ato që thoshte Gorki se gjoja fjala njeri tingëllon krenar! E provuam sesi tingëllonte kjo fjalë! Na ndriti!
Cilat janë vicklat e tjera të qytetarit modest? Ryshfetet! Qytetari modest hedh vickla kundër ryshfeteve, që edhe këtë fjalë e thotë turqisht. Ryshfet e ka kuptimin shqip shpërblim. Po pa shpërblim apo ryshfet a mund të ketë demokraci moderne? A mund të ketë Evropë? Porta për në Evropë hapet me çelësin e ryshfetit. Pra, erdhëm tek pyetja e dytë e intervistës: “Vicklat e qytetarit modest dhe ryshfeti apo shpërblimi”. Ideja e kësaj pike duhet të jetë: nuk ka civilizim pa ryshfet. Izolohu nga vota dhe mos merr ryshfet! Nëpunësi ynë, administratori ynë, drejtori ynë, ministri ynë pa ryshfet kthehet në asket. Madje mirë do të ishte ta trajtoje raportin e ryshfetit dhe asketit. Nëpunësi kthehet në asket po të shkëmbejë vetëm shkresa të thata. Shkresa duhet lagur me lëngun e ryshfetit. Ryshfeti i jep blerim shkretëtirës së shkresës, e bën pjellore. Mirëpo qytetari modest, i nxitur nga social-komunistët, hedh vickla kundër ryshfetit! A e di ky qytetar modest se ryshfeti deri dje ka qenë i përndjekur ekonomik dhe do të thosha edhe i përndjekur politik? Pse nuk kemi pasur zhvillim ekonomik? Nuk kemi pasur se e kishim burgosur ryshfetin. Tani që e lamë të lirë ryshfetin, u mbushën qytetet me kioska. Në parqet e qyteteve tona sot nuk rriten pemë pa kokrra, por kioska me kokrra, madje me koka që do të thotë koka – kola, makar koka – Vasili. Ndërsa qytetari modest hedh vickla edhe kundër kioskave, duke sharë edhe qeverinë dhe në përgjithësi edhe administratën. Ky qytetar na thënka se qeveria e paska mendjen vetëm tek kioskat dhe nuk na paska hapur fabrika dhe uzina! Na paska lënë me mijëra e mijëra të papunë dhe na paska nxjerrë taborë – taborë në asistencë! E ç’na duhen ato palo fabrika kovaçhana? Më mirë të papunë, se me punë rrangallash. A e kupton ky qytetar modest se papunësia është tregues civilizimi? Puno dhe rri i izoluar! Më mirë i papunë dhe i hapur me Evropën se me punë dhe i izoluar nga Evropa. Erdhëm, i dashur Hyskë, tek pyetja e tretë: “Vicklat anakronike të qytetarit modest kundër qeverisë përparimtare në fushën e asistencës dhe papunësisë”. Këtu duhet dhënë një shpjegim i themeltë që të kuptohet se nuk mund të ndërtohet kapitalizmi demokratik pa të papunë dhe pa asistencë. Sa më shumë asistencë dhe papunësi, aq më tepër demokraci dhe liri. Duart i ke të lira dhe bën ç’të duash. Nuk ke zgjedhën e punës! Dhe kjo është një nga meritat më të mëdha të qeverisë sonë, që nuk i kupton qytetari modest.
Kështu, i dashur Hyskë, po e mëkëmbëm korrespodencën tonë që e patëm ndërprerë për një kohë të gjatë për arsye politike. Ti atëherë ke qenë i përndjekur politik, kurse unë monist – stalinist – social – komunist. Kurse tani unë jam i djathtë radikal që përkrah metodën shok në ekonomi, domethënë e rrufeshme si shok elektrik. Duke njohur pikëpamjet e tua t’u drejtova për këtë intervistë thellësisht të djathtë. Prandaj mos harro të lavdërosh në shkrimin tënd veçanërisht rritjen e çmimeve. Fol seriozisht dhe mos u tall me rritjen. Ai që godet rritjen, puthet me zbritjen. Në intervistë përdor edhe nga ato aforizmat e mprehta që i ke pasur qejf si “Ish-profesori i filozofisë marksiste ka dëshirë të bëhet dervish”, “Më thuaj me cilin pi, të të them ç’meze ha”, “Hoxhesha dhe priftëresha në shpalljen e Miss-Albania”, “Priftëreshës iu shfaq në ëndërr kryemyftiu”, “Në kishën e vogël fshihet prifti i madh”, “Lopa po të dinte se ku shkon qumështi, do të bënte grevë urie”, “Ku shkel plaka, derdhet kaka”, “Gomari nuk ka nevojë për mikrofon, se pëllet”, “Njeriu është tradhtar i majmunit”, “Është bërë si pulë e lagur nën tharësen elektrike”, “Qeni është ujk me shkollë”…
Mos harro ta mbyllësh intervistën me një mendimin tënd që na ka ardhur gojë më gojë deri këtu në kryeqytet. Mendimi është ky:
Thirrja e Shoqatës së Endacakëve: “Shtoni radhët tona!”
Rock bendi britanik “Queen” ka shitur më shumë albume në Amerikën e Veriut sesa çdo artist tjetër në gjysmën e parë të vitit 2019, ndërkohë që muzika e shfaqur në filma dhe televizione i ngriti shifrat e streamingut dhe shkarkimeve në qiell.
Një raport gjysmëvjeçar nga Nielsen Music, i publikuar të enjten, tha se kolona zanore e muzikorit “Bohemian Rhapsody”, i cili i fitoi katër “Oscarë” në shkurt, ishte kënga më e shitur rock gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2019, ndërsa kompilacioni “Greatest Hits 1 i Queen” vjen në vendin e dytë.
“Queen” i ka shitur më shumë se 731.000 albume – më shumë se çdo artist tjetër – si dhe më së shumti këngë digjitale me më shumë se 1.3 milionë shkarkime, tha Nielsen.
“Queen” në shkurt u bë rock bendi i parë që e hapi ceremoninë për Oscar kur e filloi ceremoninë vjetore në Hollywood me një performancë live të We Will Rock You dhe We Are the Champions, shkruan KOHA Ditore.
Performanca e “nxehtë” e Lady Gaga dhe aktorit-regjisorit Bradley Cooper në skenën e “Oscarit” për duetin e tyre fitues Shallow nga A Star is Born gjithashtu i rriti shitjet. Balada romantike i ka pasur 648.000 shkarkime të versionit digjital deri më tani sivjet, tha raporti.
Biopiku i Elton Johnit “Rocketman” e pati një rritje prej 138% në shitjet e albumeve për kantautorin britanik në javën e parë pas shfaqjes së filmit më 31 maj.
Bashkëpunimi i reperit Post Malone me Swae Lee për këngën Sunflower arriti në krye të top listës Billboard Hot 100 në janar pasi u paraqit në filmin e animuar “Spider-Man: Into the Spider-Verse”.
Kënga e pati një rritje prej 170% në radiotransmetime, ndërsa videoja është shikuar më shumë se 642 milionë herë në YouTube.
10 thënie motivuese, që ju bëjnë të hidheni në veprim
“Ne jemi pikërisht ajo që bëjmë vazhdimisht. Prandaj, përsosmëria nuk është një veprim, por një zakon” – Aristoteli
Perfeksioni nuk është kurrë masa për të matur suksesin. Por është koha e duhur për tju vënë nga pas zakoneve që formojnë përsosmërinë.
“Ngjit shkallën e parë të besimit. Nuk të duhet ta shohësh të tërë shkallën, vetëm ngjit shkallën e parë” – Martin Luther King Jr
Kur ditët e këqija vijnë drejt jush, mos e humbi shpresën. Iniciativa e lirë është një aventurë dhe si çdo histori e bukur ka uljet dhe ngritjet e saj. Mbështetu tek ai person i suksesshëm që kini në mendje dhe ngjitni shkallët e para të besimit në rrugën që po ndiqni. Do të jetë për të mirën tuaj.
“Vepro ose prano” – Anonime
Shprehje e bukur sepse në fund të ditës jeta varet nga ju. Ju mund të zgjidhni të pranoni gjënë që nuk ju pëlqen ose mund të zgjidhni të ndërmerrni veprime.
“Shumë ide të mëdha ikin pa u realizuar dhe shumë zbatues të mirë janë pa ide. Njëra pa tjetrën janë të pavlefshme” – Tim Blixseth
Pra, doni të bëheni një biznesmen? Shumë mirë. Do tju duhet një ide e madhe si dhe një vizion. Por nuk është mjaftueshëm. Ju duhet ta zbatoni idenë tuaj të madhe ose pastaj nuk është e madhe.
“Bota merr formë më lehtë se sa e mendoni dhe ajo po pret që ju t’i jepni formë” – Bono
Jeta merr forma të ndryshme. Jeta juaj është si argjila.Varet nga ju ti jepni formën që ju dëshironi ti jepni. Nëse e pëlqeni ose jo, ju jeni personi përgjegjës për atë që jeni dhe që ju jeni personi që mund të merrni hapat për tu zhvilluar në atë person që dëshironi. Nëse nuk dini nga t’ja nisni, kërkoni ndihmën e një mentori. Një hap i vetëm mund të transformojë komplet jetën tuaj.
“Të mundesh është veçse një gjende e përkohshme. Të heqësh dorë e bën atë të përhershme” – Marilyn von Savant
Ideja juaj e biznesit mbase nuk funksionon. Por kjo nuk do të thotë se ky është fundi. Asnjë humbje në biznes nuk është fundi por vetëm nëse ju i jepni fundin. Mund të zgjidhni ta ri-shpikni veten tuaj, biznesin tuaj, produktin tuaj dhe boten. Varet nga ju.
“Suksesi është aftësia për të kaluar nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin” – Winston Churchill
Churchill gjithashtu ishte ai që thoshte “Kurrë, kurrë, kurrë mos hiqni dorë.”
Mos hiqni dorë dhe mos qëndroni në mënyrat tuaja të vjetra të menduarit dhe të vepruarit. Transformojeni 2015 në vitin më të mirë duke marrë mbështetjen dhe burimet që ju nevojiten për të mbajtur entuziazmin tuaj lart.
“Suksesi duket se është i lidhur me veprimin. Njerëzit e suksesshëm janë në lëvizje vazhdimisht. Ata bëjnë gabime por nuk heqin dorë” – Conrad Hilton
Për të qenë i motivuar, duhet të lëvizësh përpara pavarësisht pengesave. Ekziston një koncept i gabuar se të jesh i motivuar do të thotë të mos ballafaqohesh kurrë me disfata apo dështime. E kundërta, çdo biznesmen është ballafaquar me dështime të panumërta. Megjithatë ata kanë bindjen e brendshme për të ecur përpara, për të konfiguruar jetën dhe vizionin e tyre dhe suksesin në fund fare. Mendja juaj ka të gjithë fuqinë për të cilën ju keni nevojë për të kaluar çdo sfidë.
“Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë” – E panjohur
Gjithçka ka të bëjë me përgjegjësinë. Ju mund ti jepni formë dhe ta krijoni jetën ashtu siç e dëshironi ta jetoni. Çfarë lloj progresi keni bërë këtë vit? Si mund ta rrisni përqindjen e gjërave që arrini të zbatoni? Cilët ekspertë apo burim energjie mund të kërkosh që të jesh më efikas?
“Ka dy zgjedhje kryesore në jetë: të pranosh kushtet ashtu siç janë ose të pranosh përgjegjësinë për ti ndryshuar ato” – Dr. Denis Waitley
A do të jetë 2015 viti më i mirë si profesionalisht ashtu edhe personalisht?Kjo varet nga ju. Fillon nga mendja dhe qëndrimi juaj për të kaluar në etikën tuaj të punës dhe në veprimet tuaja. A do ta siguroni suksesin tuaj? Tani është koha e duhur për ta vlerësuar dhe nëse e nevojshme, ti ri-vlerësoni zgjedhjet tuaja të deritanishme.
Bisedë me njohësin, përkthyesin e letërsisë shqipe dhe studiuesin e historisë moderne të Shqipërisë, Přemysl Vinš
Gjuha shqipe në Universitetin e Karlit në Pragë të Çekisë studiohet në kontekstin historik, poltik, sociologjik dhe antropoligjik. Gjuha dhe letërsia shqipe, mësohet krahas gjuhës rumune, bullgare, kroate, serbe, dhe sllovene. Universiteti i Karlit është vendi i vetëm ku mund të mësohet dhe studiohet shqipja brenda shtetit Çek. Në Çeki shumë pak njerëz e flasin shqipen, andaj interesimet për këtë gjuhë ekzotike siç e quan Vinš nërlidhen edhe me mundësi punësimi.
Bisedoi: Mimoza Hasani Pllana
Mimoza Hasani Pllana: I nderuar profesor Vinš, fillimisht kujtojmë se përvoja juaj fillestare në raport me gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare është e fokusuar në studimet e gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe më pas në historinë moderne shqiptare, duke u fokusuar në periudhën e regjimit komunist në Shqipëri. A ju kujtohet si filluat mësimin e gjuhës shqipe dhe studimin e letërsisë?
Přemysl Vinš: Është një pyetje mjaft komplekse që lidhet me zanafillat e pasionit tim për historinë dhe kulturën shqiptare. Si fëmijë kërkoja çdo informacion për Shqipërinë, që në atë kohë konsiderohej në Çeki si vend i panjohur dhe pak i mistershëm. Duke marrë parasysh se që nga koha e fëmijërisë lexoj shumë, kaloja kohën e lirë në bibliotekën e lagjes sonë. Dhe atje një ditë kam gjetur përkthimin çek të romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur nga Ismail Kadare. Ky roman më ka befasuar, në atë kohë e konsiderova si një dritare të vogël, nëpërmjet së cilës mund të kuptoja disa tipare të mentalitetit shqiptar. Natyrisht më vonë kuptova se Kadareja përdor dhe punon me disa stereotipe me të cilat shqiptarët duan të krenohen dhe me të cilat mund të tërheqin vëmendje te një lexuesi i huaj, por sigurisht ky libër më ndikoi shumë. Romanet e Kadaresë më shërbenin pak si një mjet për të njohur kulturën dhe historinë e kombit shqiptar.
Por gjithmonë merresha më shumë me historinë dhe letërsia
shqiptare ishte diçka si shtesë, pasion. Deri sot më pëlqen kur në veprat
letrare pasqyrohen ngjarje reale historike. Pikërisht këtë lloj librash e
kërkova në fillim. Ju keni përmendur se fokusohem në periudhën e regjimit komunist
në Shqipëri. Është e vërtetë dhe një nga qëllimet e mia është që publiku çek të
kuptonte sa e ndryshme ishte përvoja shqiptare me komunizmin në krahasim me atë
çeke ose çekosllovake. Edhe për këtë qëllim më shërbeu letërsia, sepse ajo
pranohet më lehtë nga publiku i gjerë në krahasim me studimet historike në
revistat shkencore. Prandaj para disa vitesh kam përkthyer tregimet e njohura
të Ylljet Aliçkës dhe gëzohem nga fakti se edhe me këtë botim modest por
relativisht të suksesshëm arrita atë qëllim – disa lexues më kontaktuan për të
më pyetur nëse përshkrimet në librin e Aliçkës janë fantazia e autorit ose
kështu u duk realiteti i jetës në Shqipërinë komuniste.
Kur i përgjigjem pyetjes Suaj si fillova orientimin tim
më të madh për letërsinë shqipe duhet të pranoj se pasi u punësova në fakultet
nuk kisha një zgjidhje tjetër. Programet studimore llogarisin me mësimdhënien e
historisë së letërsisë shqipe dhe megjithatë nuk jam asnjë ekspert për
letërsinë dhe kurrë nuk u mora me letërsinë nga pikëpamja teorike, në Çeki jemi
ndoshta tre ose katër njerëz që në ndonjë mënyrë njohin letërsinë shqipe,
historinë e saj dhe që në mënyrë aktive e lexojnë letërsinë shqipe dhe përpiqen
ta përkthejnë. Pra, këto mësime unë i mora përsipër dhe duhet të punoja shumë
që mund të plotësoja me dinjitet këtë detyrë.
Mimoza H. P.: Në departamentin tuaj ofrohen programe për studime bazike dhe master në disa gjuhë ballkanike përfshirë edhe gjuhën shqipe, sa janë të interesuar të rinjtë për të ndjekur programet studimore në gjuhën shqipe, çfarë e bën tërheqëse këtë gjuhë për të rinjtë çek dhe si funksion katedra?
Přemysl V. : Departamenti ynë me emrin jo të lehtë – Departamenti i studimeve sllavo-jugore dhe ballkanike (Katedra jihoslovanských a balkanistických studií) – është pjesë përbërëse e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Karlit në Pragë. Edhe pse është i ri si departament i pavarur, disa fusha studimi kanë një traditë të gjatë. Kjo u takon sidomos gjuhëve sllave si bullgarishtja, sllovenishtja ose serbishtja. Përkundrazi, përfshirja e gjuhës shqipe ishte pak si eksperiment për shkak të mungesës së stafit dhe natyrisht të interesit. Sot, departamenti ynë është i vetmi vend në Çeki ku mund të studiohet gjuha shqipe.
Në departamentin tonë studiohen aktualisht 6 gjuhë –
shqipja, bullgarishtja, serbishtja, kroatishtja, sllovenishtja dhe rumanishtja
– në nivelin bachelor dhe master. Studimi përqendrohet jo vetëm për gjuhën që
secili student mund ta përzgjedhë, por edhe për letërsinë dhe historinë e
rajonit gjuhësor. Përveç kësaj ka disa lëndë që synojnë arritjen e një
horizonti më të gjerë. Pra, kur një student dëshiron të studiojë p.sh. gjuhën
shqipe, merret natyrisht edhe me letërsinë dhe historinë shqipe, por përveç kësaj duhet të fillojë gjatë studimit
edhe me një gjuhë tjetër ballkanike. Shumica e studentëve tanë ka interes për
situatën aktuale në rajon dhe punimet e tyre përfundimtare shpesh bashkojnë
historinë, politologjinë, sociologjinë ose antropologjinë.
Studimi në nivelin bachelor zhvillohet në gjuhën çeke,
por gradualisht rritet presioni dhe nevoja që studentët ta përdorin gjuhën e
studiuar në mënyrë aktive. P.sh. në kurset e mia letrare i detyroj të lexojnë
pjesët e veprave në origjinal, gjë që në nivelin e masterit është e natyrshme
dhe e domosdoshme. Me kalimin e kohës, sidomos në nivelin master, ka disa lëndë
që zhvillohen vetëm shqip.
Për sa u përket arsyeve të studentëve për të ndjekur
kurset e shqipes dhe të letërsisë, mund t’i dallojmë studentët në disa grupe.
Të parët janë ata që kanë ndonjë lidhje familjare me botën shqiptare. Bëhet
fjalë në disa raste për studentët nga familjet çeko-shqiptare. Disa nuk dinin
gjuhën fare, disa vetëm gjuhën e folur por
nuk dinin asgjë për letërsinë ose historinë. Grupin e dytë e krijojnë
çekët të cilët studiojnë shqipen si një gjuhë ekzotike që mund t’u hapë disa
mundësi ekskluzive punësimi duke marrë parasysh se në Çeki ka shumë pak njerëz
që flasin shqip. Këta studentë shpesh studiojnë shqipen në kombinim me një gjuhë
ose fushë tjetër. Jo rrallë dëshirojnë të kuptojnë shqip dhe të njohin botën
shqiptare që vetë mund të krahasojnë informacione për rajonin e Ballkanit nga
një perspektivë tjetër. Mendoj se pikërisht kjo arsye është mjaft e rëndësishme
në botën e sotme që është plot me lajme propagandistike dhe ku fatkeqësisht
argumentime nacionaliste nuk kanë humbur fuqinë.
Mimoza H. P.: Po literatura në gjuhën shqipe, sa është e pasuruar biblioteka e katedrës, a bashkëpunoni me Kosovën dhe Shqipërinë për sigurimin e titujve të rinjë dhe literaturës së nevojshme për studentët?
Přemysl V.:Në departamentin tonë kemi një bibliotekë mjaft interesante albanologjike plot me studime të vjetra dhe me disa origjinale të vlefshme. Më shumë kemi probleme me pajisjen e veprave dhe të studimeve të reja, por edhe kjo çështje po përmirësohet. Unë vetë kam një koleksion të pasur privat librash që shfrytëzoj edhe për mësimin. Përveç kësaj kemi lidhje mjaft të mirë sidomos me Universitetin e Prishtinës, por edhe me Universitetin e Tiranës. Para disa vitesh kemi marrë një numër të madh librash si dhuratë nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe falë kontakteve në Tiranë kemi aktualisht libra të rinj mësimorë të gjuhës shqipe. Sot kemi mjaft mundësi për t’u pajisur me librat në krahasim me kohën para disa vitesh.
Mimoza H. P.: Duke qenë mësimdhënës universitar keni mundësi të identifikoni më lehtë shijet e studentëve, a mund të na thoni cilët autorë dhe periudhat letrare shqipe pëlqehen më shumë prej tyre?
Přemysl V.: Studentët por edhe publiku i gjerë çek vuajnë nga mungesa e përkthimeve të letërsisë shqipe në gjuhën çeke. Kohën e fundit është rritur numri i përkthimeve, por prapë së prapë nuk është i mjaftueshëm. Në krahasim me përkthimet e shumta të letërsisë nga gjuhët sllave kjo mungesë ndihet akoma më shumë. Pra, ky fakt vështirëson njohjen e letërsisë shqipe në Çeki. Studentët çekë gjithashtu kanë nevojë për mjaft kohë deri sa janë në gjendje të lexojnë origjinalin në gjuhën shqipe. Por nga ato çfarë kemi dhe nga ato çfarë unë u prezantoj gjatë mësimeve del se ka interes sidomos për autorët bashkëkohorë. Studentëve u pëlqejnë veprat klasike të letërsisë shqipe, pra romanet e Kadaresë, Kongolit ose Aliçkës. Por interes kanë shfaqur edhe për autorë si Flutura Açka, Ben Blushi, Ag Apolloni ose Luan Starova. Unë përpiqem që të gjejnë pasion për veprat më të vjetra dhe gëzohem se u pëlqejnë edhe tekstet e Migjenit ose vjershat e Çajupit. Këta dy autorë unë i vlerësoj shumë dhe ndoshta pasioni im bie pak edhe mbi ata… Para një viti punuam në një seminar me poezinë e bejtexhinjve dhe u kënaqa kur disa studentë shfaqën interes edhe për këto tekste leximi i të cilave për ne të huajt nuk është aspak i lehtë. Përkundrazi, duhet të pranoj se leximi i veprave të Naim Frashërit nuk ka gjetur ndonjë mirëkuptim të madh. Por kjo mund të kuptoheet sepse tekstet e bukura të Naimit ose disa rilindësve të tjerë nuk zgjojnë te studentët çekë ndjenjat patriotike siç mund të jetë te kolegët e tyre në Shqipëri ose Kosovë.
Mimoza H. P.: Sa jeni të kënaqur me përkthimin e letërsisë shqipe në gjuhën çeke?
Přemysl V.: Për këtë çështje jam përgjigjur pak më parë. Jo, nuk jam i kënaqur. Pikërisht në fushën e përkthimit unë shoh potencialin tim të madh. Ndoshta kurrë nuk do të jem ndonjë shkencëtar i mirëfilltë por do të doja që të kontribuoj si përkthyes për njohjen më të mirë të letërsisë shqipe në vendin tim. Dua t’u tregoj çekëve se letërsia shqipe nuk është vetëm Kadareja të cilin natyrisht e vlerësoj shumë. Por nuk është e lehtë të bindësh ndonjë shtëpi botuese që të botonte shkrimtarë shqiptarë të cilët mbeten faktikisht të panjohur te ne. Pra kemi shumë sfidë dhe shumë për të bërë.
Mimoza H. P.: Si i vlerësoni teoritë e përkthimit, në fakt a besoni në rregulla të përgjithshme të përkthimit në funksion të ruajtjes së origjinalitetit të tekstit fillestar?
Přemysl V.: Nuk e di cilën teorinë konkrete e mendoni, por besoj se për të arritur një përkthim cilësor, çdo përkthyes duhet të përkthejë së pari në gjuhën e tij mëmë. Ky kusht banal shpesh nuk respektohet dhe fatkeqësisht pasqyrohet keq në rezultatin e përkthimeve. Së dyti mendoj se përkthyesi duhet të jetë një njohës shumë i mirë jo vetëm i gjuhës së tij mëmë (as kjo nuk është gjithmonë automatike) dhe asaj të origjinalit, por duhet të orientohet shumë mirë në historinë dhe kulturën e kombit, gjuhën e të cilit e përkthen. Kjo e takon shumë letërsinë shqipe në të cilën janë kaq të pranishme elemente historike, folklorike, shoqërore, politike etj.
Mimoza H. P.: Sipas mendimit tuaj, a mund të përkthehen të gjitha tekstet letrare shqipe në gjuhën çeke, çfarë e bën të sfidueshëm procesin e përkthimit të letërsisë shqipe në gjuhën çeke?
Přemysl V.: Sigurisht se mund të përkthehen të gjitha tekstet, por ka disa që do të ishin vërtetë një sfidë. P.sh. Lahuta e Malcisë nga Fishta është vepra fantastike por përkthimi i saj në gjuhën çeke do të ishte jashtëzakonisht i vështirë për shkak të gjuhës së origjinalit dhe elementeve specifike shqiptare nga fusha e historisë, mitologjisë dhe folklorit. Nuk mund të imagjinoj se një lexues çek do ta kuptonte këtë vepër pa një studim shtesë i cili do të sqaronte këto elemente. Unë vetë duhet të pranoj se nuk ndihem mjaft i aftë të përkthej poezinë. Për ta bërë duhet të bashkëpunoja me një poet i cili duhet t’i jepte përkthimit tim formën e duhur artistike.
Mimoza H. P.: Si qëndron bashkëpunimi i departamentit tuaj me departamentet ku mësohet gjuha dhe letërsisa shqipe në Kosovë, Shqipëri dhe vendet tjera të Ballkanit, në veçanti në mobilitete, seminare, konferenca dhe tryeza shkencore?
Přemysl V.: Kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Tiranën dhe Prishtinën falë programit Erasmus+. Studentët tanë kanë realizuar disa qëndrime studimore në Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin e Prishtinës, dhe vitin e kaluar dhe sivjet kemi edhe te ne në Pragë disa studentë nga Kosova. Ky bashkëpunim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne. Përveç shkëmbimit të studentëve përfitojmë nga mobilitetet e profesorëve nga Prishtina dhe Tirana të cilët na kanë nderuar disa herë me ligjëratat e tyre në fakultetin tonë. Vlerën shumë të madhe e ka gjithashtu tradita e pjesëmarrjes së studentëve tanë në Seminarin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare që zhvillohet çdo verë në Prishtinë. Për shumë studentë Seminari është kontakti i parë i gjallë me botën shqiptare dhe një mundësi e shkëlqyer për të njohur kolegë dhe albanologë nga gjithë bota.
Mimoza H. P.: Duke ju falënderuar për bisedën, a mund të na thoni se çfarë jeni duke lexuar, punuar aktualisht lidhur me gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare?
Přemysl V.: Aktualisht lexoj librin e kujtimeve të regjisorit të njohur shqiptar Piro Milkani i cili është njohës i mirë i gjuhës dhe kulturës çeke. Libri i tij me titullin „E pabesueshme por e vërtetë” tregon shumë detaje nga koha e studimeve të Milkanit në ish-Çekosllovaki si dhe nga periudha kur zoti Milkani shërbeu si ambasadori i Shqipërisë në Pragë, flet për shumë personalitete të njohura çeke dhe shqiptare. Mendoj se ky libër bashkon në ndonjë mënyrë të dyja kombet dhe do të meritonte përkthimin në gjuhën çeke. Shpresoj se kjo do të realizohet. Përveç kësaj kam përkthyer disa kapituj nga romani „Ku je?” i Flutura Açkës dhe do të doja ta gjëja shtëpinë botuese për të realituar botimin e plotë të këtij romani.
Přemysl Vinš ka lindur më 1982 në Çeki. Punon asistent në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Karlit në Pragë, ku merret me me letërsinë shqiptare dhe historinë moderne të Shqipërisë. Përveç punësnë Universitet jep edhe mësime private të gjuhës shqipe. Një nga qëllimet e tij është përkthimi i autorëve shqiptarë si dhe promovimi i letërsisë dhe kulturës shqiptare në Çeki./KultPlus.com
India është radhitur si vendi i parë në botë ku lexohet më shumë libri. Çdo qytetar lexon mesatarisht më shumë se 10 orë në javë.
Në mesin e 10 vendeve të para në botë ku lexohet më shumë libri ndodhen 6 vende aziatike dhe 4 vende evropiane.
Ndërsa ka tërhequr vëmendjen se India është radhitur si vendi i parë në botë ku lexohet më shumë libri. Çdo qytetar lexon mesatarisht më shumë se 10 orë në javë.
Dita e 23 prillit, festohet si Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit me një vendim të marrë në Konferencën e 28-të të Përgjithshme në vitin 1995 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).
Në Turqi, Dita Botërore e Librit dhe të drejtave të autorit për shkak se përkon në një ditë me festën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve ajo është e përfshirë edhe në kuadrin e aktiviteteve për javën e bibliotekave.
– Vendet ku lexohet më së shumti libri
Sipas të dhënave që gazetari i AA-së ka përpiluar nga Indeksi i Rezultateve të Kulturës Botërore me qendër në Britani të Madhe, mësohet se vendi i parë ku lexohet më shumë libri është India e cila ndiqet nga Tajlanda dhe Kina.
Indeksi merr për bazë kohën mesatare në javë që qytetarët shpenzojnë për të lexuar. Përveç librave të shtypur, të gjitha llojet e materialeve të lexueshme, si gazetat, revistat dhe përmbajtje me shkrim në internet janë të përfshirë në vlerësim.
Në Indi, e cila është në krye të listës si vendi ku lexohen më shumë libra në botë, çdo qytetar lexon libër rreth 10 orë e 42 minuta në javë. Ndërsa në vendin e dytë është radhitur Tajlanda ku çdo qytetar lexon libër rreth 9 orë e 24 minuta dhe në vendin e tretë Kina ku çdo qytetar kalon 8 orë në javë duke lexuar libër.
Ndërkohë këto vende ndiqen nga Filipinet me (7 orë e 36 minuta), Egjipti me (7 orë e 30 minuta), Republika Çeke me (7 orë e 24 minuta), Suedia me (7 orë e 6 minuta), Franca me (6 orë e 54 minuta), Hungaria me (6 orë e 48 minuta) dhe Arabia Saudite me (6 orë e 48 minuta).
Po ashtu Turqia është radhitur në vendin e 18-të me kohën e leximit 5 orë e 54 minuta në javë.
– Kur’ani, libri që lexohet më shumë në botë
Kur’ani është libri që lexohet më shumë në botë, i cili ndiqet nga Ungjilli.
Ndërsa i treti në listën e librave më popullor është libri “Fjalë të zgjedhura nga kryetari Mao” i përgatitur nga deklaratat e Mao Ce Dunit (Mao Zedong) themeluesi dhe udhëheqësi i Republikës Popullore të Kinës.
Librat “Don Kishoti” i Miguel de Cervantes dhe seria “Harry Potter” e JK Rowling janë poashtu në mesin e veprave letrare më të lexuara në botë.
Librat e tjerë më të lexuar në botë janë “A Tale of Two Cities” të Charles Dickens, Trilogjia “The Lord of the Rings” e JRR Tolkien, “The Little Prince” i Antoine de Saint-Exupery”, “Alice in Wonderland” nga Lewis Carroll dhe Librat “Ten Little Niggers” nga Agatha Christie.
Nga Virginia Woolf, letra e shkruar para aktit të vetëvrasjes, dedikuar burrit të saj, Leonard Woolf.
Jam e sigurt se do të çmendem përsëri. E ndiej se nuk mund t’i përballojmë edhe një herë kohët e tmerrshme. Dhe unë nuk mund të bëhem më mirë kësaj radhe.
Kam filluar të dëgjoj zëra dhe nuk mund të përqendrohem. Ndaj do të bëj gjënë më të mirë. Ti më ke dhënë lumturinë më të madhe që mund të ekzistojë.
Ti ke qenë gjithçka që një Njeri mund të jetë. Unë besoj se dy njerëz nuk mund të kishin qenë më lumtur derisa kjo sëmundje e tmerrshme u shfaq. Unë nuk mund të luftoj më gjatë.
Unë e di se po e dëmtoj jetën tënde dhe pa mua ti mund të punosh. Dhe e di se do të punosh. E sheh as ta shkruaj siç duhet këtë letër nuk ia dal dot. Dua vetëm të të them se lumturia e jetës sime është falë teje.
Ti ke qenë tejet i duruar me mua dhe jashtëzakonisht i mirë. Dua të ta them këtë – kushdo e di. Nëse dikush do të mund të më shpëtonte ai do të ishe ti.
Gjithçka është larguar nga unë veçse siguria për mirësinë tënde jo. Nuk mendoj se dy njerëz mund të jenë më të lumtur nga sa ishim ne.
Enciklopedisti dhe filozofi gjerman nuk shprehu interes vetëm për gjuhën shqipe, sikurse njihet Lajbnici, por edhe për shqiptarët si popull dhe trevat e tyre.
Interesi për gjuhën shqipe
Në disa letra në periudhën 1704-1715 Gotfrid Vilhelm Leibniz (Lajbnici), ka shprehur disa mendime rreth diakronisë së gjuhës shqipe. Me shënimet e tij për prejardhjen e gjuhës shqipe, për përkimet dhe marrëdhëniet e saj me gjuhë të tjera indoeuropiane dhe njëkohësisht për mëvetësinë e saj nga gjuhët sllave apo greqishtja, ai nxiti në radhët e studiuesve debatin shkencor për origjinën e gjuhës shqipe dhe vendin e saj në familjen e gjuhëve indoeuropiane. Po ashtu, ai është edhe nismëtari i tezës së origjinës ilire të gjuhës shqipe.
Populli dhe trevat e shqiptarëve
I pajisur me dije të mëdha enciklopedike shënimet për shqiptarët dhe trojet e tyre gjenden që në shkrimet relativisht të hershme të Lajbnicit. Por më pas shqiptarët do të zënë vend në shkrimet e tij politike me një synim të caktuar. Fjala është për Perandorinë Osmane dhe parandalimin e rrezikut prej turqve për Evropën dhe për mundësinë e përfshirjes së popullsive të krishtera, ndër të tjera edhe të shqiptarëve të krishterë, në luftë kundër Portës së Lartë. Pas këtij shkrimi në vitin 1672, ai merret më intensivisht me shqiptarët, gjatë një qëndrimi në Vjenë, në periudhën 1688-1689.
Mendimet mbi shqipen, Lajbnici i shprehu në letërkëmbimet e tij (1705 – 1715) me shkencëtarë, studiues e intelektualë të kohës – gjithsej 5 letra mbi shqipen (FESH). Ja si shkruante Lajbnic – ndër të parët, në mos i pari albanolog që e renditi shqipen në hartën e botës së studimieve gjuhësore:
“Sa për gjuhën e shqiptarëve, e njohur si Linguam Illiricam…mendoj se është e denjë të studiohet….Të dhënat që kam tregojnë se shqipja përmban shumë latinisht dhe pak gjermanisht. Dhe ky është mendimi im mbi disa fjalë shqipe: ‘hundë’ nga keltishtja e vjetër ka dhënë gjermanishten ‘wen’ – ‘qen’, kafshë që karakterizohet nga përdorimi i hundës ‘nose’ – ‘nuhatje’. Fjala ‘gjueti’, anglisht “hint” – ‘gjurmë’ – ‘shenjë’; gjermanisht ‘spuhr’, nga ‘kunde’ – ‘dije, njohje’. Fjala ‘krah’ lidhet me ‘krezzen, crabbe’ – ‘gaforre’ nga rrjedhin kthetër, zvarrë, rrafsh, zero. ‘Gaforrja’ mund të ketë lidhje edhe me ‘furkën, pirunin’. Fjala ‘burrë’ mund të jetë e lidhur me ‘brautigam’ ‘dhëndër’. Ndërsa fjalët shqipe për numrat nuk kanë asgjë që mund të rrjedhin nga gjuhët fqinje, por, duke ditur shumë gjuhë të tjera, studiuesi mund të jetë në gjendje të kuptojë shumë fjalë të shqipes; fjala ‘det’ nga Delt, dmth Thalassa, Thellësi, Perendia e Detit në mitologjinë greke. Është e qartë se reliket e ilirishtes janë ruajtur në gjuhët moderne, veçanërisht në atë të shqiptarëve”, – shkruan Leibniz, në “Opera Philologica”, përkthyer nga frengjishtja në anglisht, nga Robert Elsie.
Vlera e ideve të Lajbnicit qëndron edhe në faktin se, si shkencëtar serioz, ai tërhoqi vemendjen e shkencëtarëve të tjerë për t’u marë me studime në fushë të shqipes. Ky interesim i Lajbnicit mund të shpjegojë ndoshta edhe arsyen pse albanologjia ka tërhequr vazhdimisht shkencëtarë, gjuhëtarë e filologë ndër më të shquarit gjermanë e nga bota. Lajbnic shkroi kryesisht frëngjisht e latinisht, më pak në gjermanisht.
Shumica e shkrimeve të tij ndodhen ende të pa botuara dhe janë marrë në mbrojtje nga UNESKO. Në vitin 1985, qeveria gjermane krijoi çmimin “Leibniz”, duke ofruar një shpërblim vjetor prej 1 milionë e 550 mijë euro për rezultate praktike dhe 770 mijë euro për ato teorike në shkencë. Ky është çmimi më i lartë në botë, për arritjet shkencore.
Nesër nisemi për në Pamplona. U bënë ca kohë që po peshkojmë këtu. Ti si je? Zelda si është?
Po ndjehem mirë si kurrë më parë. Që kur jam larguar nga Parisi nuk kam pirë gjë tjetër pos verës. Për atë Zot ka qenë një vend i mrekullueshëm. E di që ti e urren fshatin. Në rregull, nuk po flas më për fshatin. Shpesh pyes veten si do të ishte parajsa sipas teje. Një hapësirë e bukur, e mbushur me monogamë të shëndetshëm. Të gjithë të fuqishëm dhe nga familjet më të mira, të gjithë adhurues të pijes deri në vdekje. Kurse ferri me shumë gjasa do të ishte një hapësirë me plotë poligamë të shkretë, në pamundësi për të siguruar pak pije, apo me ndonjë sëmundje kronike të stomakut të cilën ata e quajnë “pikëllima e fshehur”.
Për mua parajsa do të ishte një arenë e madhe e demave, me mua në ulëset e para; jashtë arenës do ishte një lum i vockël, përplot me trofta, ku askush nuk lejohet të peshkojë veç meje dhe dy shtëpi të bukura; në njërën shtëpi do të kisha gruan me fëmijët dhe do isha një monogam dhe do u ofroja atyre dashurinë time, kurse në shtëpinë tjetër, e cila do të ishte nëntë kate e lartë, do të kisha nëntë dashnoret e mia të bukura në secilin kat. Në njërën shtëpi do të kisha kopje speciale të “The Dial” të shtypura në pëlhurë të hollë, dhe të cilat do t’i mbaja në tualetet e çdo kati, ndërsa në shtëpinë tjetër do të përdorja kopje të “American Mercury” dhe “New Republic”. Për fund, në qytet do të ishte edhe një kishë e këndshme sikurse ajo në Pamplona. Gjatë rrugës prej njërës shtëpi në tjetrën, do të ndalesha në kishë dhe do rrëfehesha. Pastaj do të merrja njërin nga kuajt e mi dhe së bashku me tim bir do të kalëronim për tek ferma ime e demave “Hacienda Hadley”. Përgjatë rrugës, do t’u hidhja monedha fëmijëve të mi të jashtligjshëm. Pastaj do e dërgoja tim bir që ti kyçte dashnoret e mia sepse sapo është përhapur lajmi se monogami famkeq Fitzgerald është parë të kalërojë drejt qytetit për tek udhëheqësi i një kompanie të pijanecëve.
Sidoqoftë nesër në mëngjes po nisemi për në qytet. Më shkruaj tek:
“Hotel Quintana” , Pamplona, Spanjë.
Apo nuk të pëlqen të shkruash letra. Unë zakonisht shkruaj sepse të mban larg punëve dhe prapë të jep ndjesinë se ke bërë diçka.
Libri “Na ishte njëherë shpresa” – poezi bashkëkohore shqiptare, u botua në finlandisht nga shtëpia botuese “Aviador”, e përgatitur dhe e përkthyer nga Silvana Berki dhe e edituar nga Aleksanteri Kovalainen. “Këtë qershor si për gëzim vjen për ne lexuesit finlandezë diçka krejt e veçantë: antologjia e poezisë shqiptare. Për shembull, mua nuk më kujtohet të kem përkthyer as edhe ndonjë roman shqiptar; edhe pse romanet e Anilda Ibrahimit janë akoma në listën e radhës, por akoma nuk kam ardhur deri aty.
Shqipëria ka ngelur për ndonjë arsye një vend i panjohur, ndaj mbasi lexova këto poezi mund të them se tani më intereson ta njoh si edhe letërsinë e saj”, thuhet në njoftim të botuesit. Aty më tutje theksohet se këtë koleksion poezish e ka përgatitur shkrimtarja Silvana Berki, e cila jeton në Finlandë prej 1991-s. Që në fillim të librit është shkruar historia e gjuhës dhe e letërsisë shqipe prej profesorit Gazmend Krasniqi, i cili është i përfshirë në antologji edhe si poet. E kaluara e këtij koleksioni antologjik fillon që prej vitit 2016, ku për herë të parë u përkthye në gjuhën shqipe antologjia e poezisë finlandeze.
Në libër përfshihen 27 poetë me një brendësi shumëdimensionale. Prej tyre numrin më të madh e zënë poetët e Shqipërisë dhe të Kosovës, por edhe prej Malit të Zi, Maqedonisë dhe Italisë. “Emri më i njohur prej tyre është ai i Ismail Kadaresë, emrin e të cilit e kisha dëgjuar edhe unë, edhe pse ndonjë gjë më tepër për të nuk dija. U impresionova tek lexoja këto poezi kaq me vlerë. Mbas leximit duket sikur ngel në mendime dhe ke dëshirë t’i lexosh përsëri. Pastaj mbasi ta kem lexuar këtë libër përsëri do të bëj kështu, do të lexoj në një ditë vetëm një poezi ose dy! Tani m’u desh ta lexoja librin menjëherë dhe shumë shpejt, kështu që nuk munda as të thellohem dot nga nxitimi. Por kjo nuk do të thotë që nuk munda të ndalem dhe t’i shijoj ato tekste të cilat më impresionuan më shumë. Mbasi shkrimtarët poetë janë kaq shumë, ata nuk mund t’i prezantosh këtu të gjithë. Ndoshta ngaqë nuk di të bëj një përmbledhje të përgjithshme, sidomos kur më duhet të pranoj që i kam lexuar këto poezi pothuaj i lodhur. Është vështirë po ashtu të zgjedhësh se cilat nga këto poezi janë më të veçanta, sepse të gjitha janë poezi që flasin shumë. Malli për atdheun Shqipërinë prej së largu është njëra nga temat e koleksionit. Për shembull poezia e poetit dhe shkrimtarit Ismail Kadare, i cili jeton dhe vepron në Francë, shkruan poezinë ‘Malli i Shqipërisë’. Të tilla dhimbje malli ke edhe ndër poezitë e poetit Agron Tufa në poezinë ‘Elegji’”, shprehet botuesi.
Botuesi bën të ditur se titulli i koleksionit poetik “Na ishte njëherë shpresa” vjen prej poezisë së poetit shqiptar të Kosovës Ndue Ukaj, nga poezia “Në ditë vjeshte si kjo”.
Historia e Shqipërisë dhe e Kosovës, si edhe gjendja e shoqërisë duken qartë edhe në këto poezi shumë natyrshëm, ku në secilën është prezantuar edhe gjendja e poetit. Aty kuptohet gjendja e diktaturës, mungesa e lirisë së fjalës, lufta, dhuna, shkatërrimi dhe vuajtjet. Ajo që vjen me prozaiken, si për shembull dikë prej tyre e ndaluan të punojë si gazetar dhe tjetrit duket që ia kanë ndaluar të publikojë librin poetik, tjetrit ia ndaluan ta qarkullojë të sapobotuarin libër si një influencë “jo e shëndetshme” për shoqërinë. “Shqiptarin e Kosovës Adem Gashin e burgosën nën diktaturën serbe në vitin 1982 pikërisht në të njëjtën kohë kur po publikonte për herë të parë librin e tij poetik. Gjatë luftës së Kosovës të njëjtit poet ia dogjën të gjithë bibliotekën me pesë mijë libra. Poeti i Kosovës Xhevdet Bajraj jeton në këtë kohë në Meksikë. Në poezitë e tij dhuna dhe lufta shfaqen me një dozë të madhe. Mbas tyre e bukura qëndron larg, siç ndodh shpesh ne gjendje lufte. Poezia e tij ‘Gjellë shqiptare’ është poezia më e tmerrshme dhe më tronditëse në të gjithë koleksionin”, shprehet ai.
Në njoftimin për botimin e kësaj antologjie thuhet se ky tmerr nuk përfundon me fillimin e poezisë, por ato vazhdojnë më tej: gra të përdhunuara, fëmijë të vrarë. Poezia paraqit mizoritë dhe brutalitetin e luftës pa e zbukuruar atë. E megjithatë libri ka edhe gjëra të bukura, për të cilat unë nuk mund t’i cek në këtë shkrim, ndaj uroj ta lexoni vetë të gjithë koleksionin. “Në libër nuk ka vetëm histori lufte, as dhimbje ose mall, të cilat natyrisht janë pjesë e jetës – si në të gjithë botën. Humanizëm, dashuri, kujtime fëmijërie, përshkrim i natyrës, jetës së qytetit e analiza besimi. Nga e gjithë kjo përzgjedhje e gjerë secili mund të gjejë diçka për vete, e cila të flet vetëm ty. Ishte kënaqësi të njihesha me shpirtin e shqiptarëve kudo ndodhen me anë të këtyre poezive. Tani duhet të kërkojmë romanet shqiptare dhe libra të tjerë rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve”, përfundon kështu njoftimi. Përktheu nga finlandishtja, Silvana Berki
Repubilka e Shqipërisë i dha titullin ”Ambasador i Kombit” poetit e publicistit Shani Pnishi i cili jeton e vepron në Kanada.
“Në një ceremoni organizuar nga Ambasada Shqiptare në Ottawa, Kanada, m’u dorëzua titulli “Ambasador i Kombit”. Falënderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur në çdo hap, veçanërisht gruan time Albana Hisenaj-Pnishi dhe bashkëpunëtorët e Shoqatës Shqiptare të Hamiltonit”, ka shkruar Pnishi.
Shani Pnishi u lind në Demjan të Hasit të Gjakovës. Studioi Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe më pas Shkenca Politike në McMaster University në Hamilton të Kanadasë. Pnishi merret me poezi dhe publicistikë. Ka të botuar dy libra me poezi: “99” dhe së fundmi librin “Këtu dhe atje”. Ai po ashtu është pjesë e Shoqatës Shqiptare të Hamiltonit dhe mjaft aktiv në jetën kulturore shqiptare në Kanada.