“Çeço Fest” në Gjirokastër, me muzikë e DJ në muret e gurta të Gjirokastrës

Në kalanë e Gjirokastrës është mbajtur “Çeço fest” një ngjarje muzikore rinore që mblodhi shumë të rinj nën ritme të muzikës elektronike drejtuar nga DJ të njohur.

Emri i festivalit është një memorje për heroin shqiptar të përpjekjeve kundër otomanëve Çerçiz Topulli, lindur dhe rritur në Gjirokastër. Organizatorët besojnë se festa që do të vazhdojë për dy netë do të ketë një impakt të madh në promovimin e monumentit dhe qytetit përgjatë sezonit veror.

10 artistë të muzikës elektronike janë pjesë e eventit që do të mbajë zgjuar ritmin edhe natën e së shtunës.

Pjesë e festës pritet të bëhen në vijim ekspozita të kostumeve popullore, kulinari, shfaqje filmash me në qendër figurën e Çerçiz Topullit ndërsa imazhi i tij është bërë tashmë shumë popullor në bluza, kapele e çanta. Ngjarja që është mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës pritet të mbledhë të shtunë rreth 1000 vizitorë në kalanë e Gjirokastrës.

Top Channel

Filmi “Elvis walks home” vlerësohet në Portugali

Filmi “Elvis walks home” me regji nga Fatmir Koçi ishte pjesë e kompeticionit zyrtar në edicionin e 23 të “AVANCA Film Festival” në Portugali, ku u vlerësua me Special Mention të jurisë. Qendra Kombëtare e Kinematografisë shprehet se ky është vlerësimi i 8 për këtë film deri tani.

“Elvis walks home” (Elvis kthehet në shtëpi) është filmi më i fundit i regjisorit Fatmir Koçi, me skenar nga Jonathan Preece. Tema e filmit është universale. Filmi sjell në vëmendje fatin e disa fëmijëve jetimë, të cilët nga luftërat Ballkanike në vitin 1999 mbetën në rrugë. Një ditë, ata takohen me një imitues të Elvis Presley-t, i ardhur në Ballkan për të argëtuar trupat britanike. Asnjë nuk e di origjinën e tij. Është një shqiptar që ka emigruar dikur në Londër, dhe përpiqet ta harrojë nga ka ardhur.

Rolet në film regjisori ia ka besuar aktorëve të njohur, por dhe emrave të rinj, një pjesë e aktorëve në film janë dhe fëmijët. Mickey luhet nga aktori Dritan Kastrati, i cili ka luajtur edhe në dy filmat e mëparshëm të Koçit, si “Amsterdam Express” dhe “Pit Stop Mafia”. Vetë Kastrati është larguar ilegalisht nga deti dhe ka shkuar me një kamion në Britani të Madhe kur ishte 12 vjeç.

Rolet e fëmijëve refugjatë janë nga Klaus Laçi, Samuel Vargu, Armin Vargu, Vivian Biaggione, Enea Shinjatari, Arber Sinanaj, Lionel Boci, Gledi Spahiu, Jona Anastasi, Naiel Hoxha, Nikolla Shosha, Mikel Jaku, Reis Cani, Laura Cani.

Ndërsa rolet e tjera nga Romir Zalla, Amos Zaharia, Juli Emiri, Faton Gerbeshi, Arbies Komoni, Shkëlqim Bunjaku etj.

Teatri i Kukullave zbret në Vlorë

Gjatë kësaj fundjave Teatri i Kukullave është pranë publikut të vogël në Vlorë, në shëtitoren e Lungomares.

Kinemaja verore e qytetit gjatë këtyre ditëve ka qenë e tejmbushur me fëmijë dhe prindër të cilët kanë shijuar shfaqjet e kukullave dhe personazhet e tyre të dashur.

Mbrëmjen e djeshme Teatri i Kukullave shfaqi me sukses pjesën “Zemra e liqenit” në shëtitoren Lungomare. Kjo shfaqje u ndoq nga një numër i madh fëmijësh dhe prindër. Gjithashtu të shumtë në këtë shfaqje ishin dhe fëmijë të huaj të cilët kanë zgjedhur bregdetin e Vlorës për pushimet verore.

Shfaqjet do vijojnë dhe sonte në mbrëmje për të argëtuar të vegjlit ku përveç pushimeve verore argëtohen përmes këtyre shfaqjeve me personazhet e tyre.

Pra pushuesitë e vegjël në Vlorë dhe prindërit e tyre gjatë kësaj fundjave do shijojnë pushimet verore përmes artit me personazhet e dashura për fëmijë.

Bujku violonist, 70 e një vite i dashuruar me muzikën

Ky është 83 vjeçari, Mustaf Lulja Nga Shkodra, i cili gjatë gjithë jetës së tij ka punuar në bujqësi por ai ka patur vetëm një passion, violinën.

Edhe pse sot është në një moshë të thyer ai vazhdon të performoj me plot energji si në ditën e parë kur e mësoi violinën dhe sekreti sipas tij, është marrëdhënia shpirtërore e krijuar me muzikën.

Gjatë këtyre 71 viteve me grupet muzikore, Mustafa ka kënduar vetëm këngët e “Ahengut Shkodranë” që sipas tij, janë më të bukurat.

Ekspozita shqiptaro-rumune, piktorët nga dy vendet tregojnë punimet e tyre në Pogradec

Piktorët shpesh bëhen bashkë në ekspozita, për të ofruar një eksperiencë ndryshe, jo vetëm për të ndarë artin e tyre me publikun por edhe për të shkëmbyer këndvështrimet me njëri-tjetrin. E tillë ishte ekspozita shqiptaro-rumune “Pikëtakime artistike”, e cila u çel në qytetin e Pogradecit.

7 piktorë shqiptarë dhe rumunë, sollën punimet e tyre artistike të krijuara ndër vite. Stile të veçanta, tematika të ndryshme dhe shumë kolorit të harmonizuara brenda së njëjtës ekspozitë për piktorët pjesëmarrës është një kënaqësi.

“Kur kam qenë për herë të parë në Pogradec dikush më pyeti se ccfarë i dallon artistët rumunë nga ata shqiptarë, i kam thënë ajo që na dallon ajo edhe na bashkon sepse ndryshimet në realitetin që na rrethon na krijojnë mundësinë e njohjes, do të ishte shumë monotone nëse do të ishte ndryshe. Pjesë e kësaj ekspozite nuk janë vetëm punimet e mia por edhe të dy artistëve që fatkeqësisht nuk jetojnë më Ion Murariu dhe Aurel Akasandrei, punime të cilat bëjënë pjesë në koleksionin e qytetarëve pogradecarë pasi ne i kemi dhuruar këto piktura për fondin e galerisë shumë vite më parë. Rikthimi pas 19 vitesh në Pogradec është i bukur, edhe pse unë asnjëherë nuk i kam humbur lidhjet me miqtë e mi pogradecarë”, thotë një prej piktorëve.

Ekspozita do të qëndrojë për disa ditë e hapur në galerinë e artit në Pogradec. / Top Channel / KultPlus.com

“Kur vetja i hyri shumë në qejf, kapërceu lumin dhe u mbytë në përrua”

Dhjetë thënie nga Dritëro Agolli

1. Kur vetja i hyri shumë në qejf, kapërceu lumin dhe u mbytë në përrua!

2. ‘’Ka fjalë që qajnë dhe lotë që flasin”

3. “Duaje gruan edhe me gabime, ashtu siç do një libër të bukur edhe me gabime shtypi”.

4. “Dashuria nuk i dhuron, por i jep të gjitha. Ndofta kjo mund të mos jetë e përjetshme, por i përjetshëm mbetet çasti”.

5. “E vërtetë e pabesueshme E mbajta në krah tërë ditën Edhe zemër i dhashë: ‘Mbahu!’ Të nesërmen ne fshat kur arritëm, U tha te tjerëve: ‘Më rrahu!’”

6. “Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti”.

7. “Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje; nëse nuk ndjen as gaz, as hidhërim, as shpresë, një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje, lëreni të vdesë”.

8. U zumë të dy aq shumë për punën Dhe s’flasim dhe s’vemë e s’vijmë! Eh, budalla! Edhe dhëmbët zihen me gjuhën, Zihen dhe bashkë rrinë

9. Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit.

10. Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet. / KultPlus.com

Mbretëresha Geraldinë, gazetarit amerikanë: Djali im do të edukohet, se pari që të bëhet burrë

Nga Aurenc Bebja

“L’Œuvre” ka botuar, të shtunën e 19 gushtit 1939, në faqen n°2, intervistën e mbretëreshës Geraldinë të zhvilluar asokohe në Versajë me një zyrtar të shtypit amerikan, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: 

Bisedimet e Versajës

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë i tha, dje, një përfaqësuesi të shtypit amerikan, të pritur nga ajo në Versajë, se princi Skënderbe (katër muajsh), mund të rritet në Shtetet e Bashkuara.

— A do të marrë arsimimin e një princi demokratik ?

Mbretëresha u përgjigj me një ton të ashpër :

— Ai do të edukohet në mënyrë që të bëhet burrë. Dhe ai do të mësojë të gjitha gjuhët e rëndësishme, duke përfshirë frëngjishten dhe anglishten.

E ardhmja e princit ?

— Princi është kaq i vogël saqë ende nuk kemi bërë plane.

Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë pohojnë se nuk e dinin kur e morën me qira kështjellën, se ajo ishte banuar më parë nga Duka i Ëindsorit.

— Dhe cilën pjesë të kështjellës preferoni ?

— Dhomën e djalit tim – u përgjigj ajo. Mbretëresha deklaroi se shqetësimet për elegancën nuk ishin çështje dite dhe se nuk e dinte ende kur do të shkojë te shtëpitë e mëdha të modës.

… Pa mohuar se do të shkojë tek ato një ditë.

:https://www.darsiani.com/la-gazette/l-%C5%93uvre-1939-mbreteresha-geraldine-gazetarit-amerikan-ne-versaje-djali-im-do-te-edukohet-se-pari-qe-te-behet-burre/

“Daily Mail” shkruan për performancën e Miley Cyrus në Prishtinë


Ajo njihet për shfaqjet e saj energjike. Dhe Miley Cyrus , nuk zhgënjeu publikun kur ajo u ngjit në skenë në Festivalin Sunny Hill në Prishtinë, në Kosovë të premten, shkruan DailyMail.

E veshur në një ansambël krejt të zi, këngëtarja vazhdoi të publikojë në Instagramin e saj fotografi nga nata e mbrëmshme.

Miley nuk mund të rezistonte duke treguar stomakun e saj të tonifikueshëm, gjersa kishte kombinuar veshjen e saj me një varg gjerdanësh me zinxhirë.

Ish-ylli “Hannah Montana” e kompletoi pamjen e saj me një palë pantallona të zeza lëkure.

Protagonistja serialit për fëmijë dukej tejet tërheqëse me flokët e saj në stilin kaçurrela të butë.

Miley dukej në elementin e saj ndërsa performoi për fansat e saj në skenë duke bërë lëvizje të shumta, përfundon shkrimin mediumi anglez duke iu referuar performancës së saj në skenë. /KultPlus.com

Dua Lipa e quan mbretëreshë Miley Cyrus (FOTO)

Miley Cyrus, këngëtarja amerikane me famë botërore, mbrëmë ka qenë pjesë e festivalit Sunny Hill, në Prishtinë. Ajo ka kënduar disa prej hiteve të saj më të mëdha, duke argëtuar publikun kosovarë pa masë, shkruan KultPlus.

Dua Lipa që kësaj radhe ishte pjesë e publikut, u nda mjaft e kënaqur nga performanca e saj, duke mos hezituar ta lëvdonte përmes llogarisë së saj në Instagram.

Duke postuar një foto me Miley-n, ajo shkruan: ‘’Nata e parë me mbretëreshën, Miley Cyrus. Femra e parë ndërkombëtare që ka ardhur në Sunny Hill”, ka thënë Dua në postimin e saj. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B0srvi9Bx8O/

“Në jetë zemra e njeriut thyhet, por edhe me zemër të thyer jetohet”

Më 19 prill të vitit 1824, Lord Bajroni vdes në atë që tani është Greqi, ku kishte shkuar për të mbështetur luftën greke për pavarësi nga perandoria osmane. Edhe sot, ai konsiderohet si hero kombëtar grek. Historia e Bajronit është plot skandale, udhëtimet ekzotike; jeta e tij pompoze la përshtypje të thella, dhe emri i tij filloi të nënkuptojë njeriun e ndërlikuar; romantik, arrogant, të errët, cinik; shpërthim krijues, shije intrigues në veshje, muzikë, dhe seksualitet, dinak i pabesë, i poshtër (të gjitha përmblidhen në fjalorin urban nën “byronic”.

George Gordon Byron lindi në Aberdeen, Skoci, në vitin 1788. Këmba e çalë dhe mjedisi i varfër ia bënë të vështirë fëmijërinë, por në moshën 10 vjeçare Bajroni trashëgoi titullin Lord nga ungji i tij. Kjo i dha mundësi të dilte nga skamja, të shkonte në shkollë pastaj në Kolegjin Trinity, Kambrixh, ku u zhyt thellë në borxhe, në jetë të shthurur dhe marrëdhënie të pasionuar me gra e burra. Vëllimi i tij i parë i botuar me poezi, Orët e përtacisë (1807), u hodh poshtë nga kritika, sidomos në Skoci; dhe nw librin e tij të dytë, “English Bards and Scotch Reviewers” (1809), Bajroni sulmoi krijimtarinë dhe kritikën letrare angleze. Po atë vit, ai udhëtoi për në Portugali, Spanjë, dhe në Lindjen e Afërme për dy vjet. Përvojat e tij përfshihen në veprat e mëvonshme, si në “Childe Harold’s Pilgrimage” (1812 ), që i solli sukses të menjëhershëm në Angli; “u zgjova një mëngjes dhe e gjeta veten të famshëm”, do të shprehej Bajroni; dhe poezia, sjellja, moda, shijet e tij filluan të imitoheshin gjerësisht.

Më 1815, Bajron u martua me Anne Isabella Milbanke, dhe më 1816, çifti u bë me vajzë, Ada, e cila kur të rritej do të shquhej në fushën e matematikës, dhe sot konsiderohet nga disa si programuesja e parë e kompjuterit. Martesa nuk zgjati shumë dhe çifti Bajron u nda ligjërisht. Në këtë kohë, shpërthen skandali mbi incestin e dyshuar të Bajronit me gjysmë-motrën e tij, Augusta Leigh, dhe i përçmuar nga shoqëria, detyrohet të largohet nga Anglia. Fillimisht u vendos në Zvicër, Gjenevë, afër poetit Percy Bysshe Shelley dhe gruas së tij, Mary Wollstonecraft Shelley. Atje, Bajroni përfshihet në marrëdhënie intime me motrën e gruas së Shellit, Claire Clairmont; nga kjo lidhje më janar 1817 lindi vajza tjetër e Bajronit, Allegra. Pas kësaj, Bajroni ikën në Venecia ku marrëdhënie të ngjashme nuk iu ndanë.

“Në fshehtësi u takuam –

Në heshtje u pikëllova,

Se një ditë do t’më harrosh,

Shpirti yt mund të mashtrohet.

Kur unë të dalë përpara

Pas viteve të gjata ,

Si duhet të përshëndes ty? –

Me heshtje dhe lot”

Në vitin 1819, ai u lidh me konteshën Tereza Guiccioli, gruaja e re e një konti të moshuar. Lord Bajron gjithashtu mbeti gjithmonë një mbështetës i zjarrtë i çështjeve të lirisë dhe pavarësisë kombëtare, duke mbështetur luftën greke për pavarësi. Ai u bashkua me kauzën e lirisë, udhëtoi e vizitoi Shqipërinë jugore, oborrin e Ali pashë Tepelenës, u takua me shqiptarë, arvanitas, qëndroi me suliotë, adhuroi zakonet, sjelljet, gjuhën, armët e veshjet, udhëhoqi stërvitjen e tyre në Missolongi, ku vdiq nga ethet, pak pas ditëlindjes së tij të 36-të. Bajroni jetoi ashtu siç shkroi ose anasjelltas: “Në jetë zemra e njeriut thyhet, por edhe me zemër të thyer jetohet”. / KultPlus.com

‘’Kur s’ju pëlqen Shqipëria, pse ktheheni more? Na lini rehat neve që jetojmë këtu në këtë ‘shëmtinë’ tonë’’

Përmes një statusi në Facebook, Erjona Rusi, gazetare nga Shqipëria, ka treguar përvojën e saj gjatë një udhëtimi me aeroplan.

‘’Ndërsa avioni i afrohej Rinasit, dëgjoj një shqiptare nga këto që jeton në Angli: Sa qytet i shëmtuar (i është referuar Tiranës).

Një pyetje kam për ju që vini çdo verë: Kur s’ju pëlqen, pse ktheheni more? Na lini rehat neve që jetojmë këtu në këtë ‘’shëmtinë’’ tonë. Se nuk e di për ju, por unë nuk i ndërroj me asnjë vend të botës rrugicat e Shkodrës, qetësinë e Shirokës, rërën e Velipojës, magjepsjen e Valbonës, lartësinë e kanioneve të Osumit, mëngjesin e Livadhit, ngjyrat e Dhërmiut, gurgullimën e lumit të Shalës, aventurën e Thethit, freskinë e Dajtit, rrugicat e Liqenit, shëtitjen e Pedonales, bardhësinë e Voskopojës, madje madje as atë kafenenë e përhershme që më është bërë si shtëpi e takoj njerëzit më të dashur. Se ngado që shkoj, edhe pse mahnitem, prap mezi pres te kthehem te ajo kafene e tek gjithçka që është e imja po aq sa e juaja’’.

Por, pas këtij statusi Rusi ka marrë kritika të shumta, të cilave kritika ajo ju përgjigj po me një status tjetër në Facebook:

‘’Meqë më shpallën armik te popullit për një status fare të thjeshtë dhe spontan timin, po sqaroj pak me gjatë atë që mendoj për të gjithë ju shqiptarë qe jetoni jashtë Shqipërisë.
1. Së pari është idiotësi që unë qenkam kundër jush, im vëlla jeton jashtë dhe gjysma e fisit gjithashtu.
2. Nëse ju sa herë vini e shani këtë vend, kot për kuriozitet e mendoni si ndihemi ne që jetojmë këtu?
3.Ju lutem mos tentoni të na impononi mendimet apo të “na bëni ligjin” prej andej ku jetoni me pretendimin që e njihni mirë realitetin. Ne që kemi zgjedhur apo jemi të detyruar te jetojmë këtu (kjo s’ka pikë rëndësie) e meritojmë kaq respekt përderisa përpiqemi çdo ditë në “mjerimin tonë” të bëjmë diçka.
4. Në vend të llomotitjeve pro njërës apo tjetrës parti në rrjetet sociale, luftoni për të drejtën tuaj më të madhe- të drejtën e votës që duhet të kenë shqiptarët në të gjithë botën e që mbi 20 vjet e ka premtuar e mashtruar çdo qeverisje. E kështu do keni mundësi të keni zërin tuaj në qeverisjen e këtij vendi e të luftoni bashkë me ne kundër atyre që po e vjedhin dhe e shkatërrojnë këtë vend.
5. Po nuk keni mundësi të ndihmoni apo kontribuoni për ta ndryshuar këtë vend, të paktën mos na fusni në sherr me njeri-tjetrin. Kur s’e ndihmon dikë që ka hall, të paktën mos e bezdis- thotë prapë populli.
Prej jush pritet të jeni më humanë, me qytetarë, më të pandikuar politikisht e më largpamës (meqë jetoni në vende më demokratike e më të zhvilluara). Nëse nuk keni asnjë nga këto cilësi go and ….peace bro/sis’’. / KultPlus.com

Letra e dashurisë nga Honoré de Balzac për konteshën Evelina Haska


Honoré de Balzac për konteshën Evelina Haska (qershor, 1835)

Engjëlli im i dashur,

Unë jam gati i çmendur për ju, për aq sa dikush mund të jetë i çmendur: Unë nuk mund të sjell së bashku dy ide, pa u futur ju në mes. Tashmë, nuk mundem të mendoj më për asgjë veç jush. Me gjithë veten time, imagjinata ime më mbart mua tek ju. Unë ju shtrëngoj, ju puth e ju përkëdhel me një mijë përkujdesje. Sa për zemrën time, aty do të jeni gjithmonë. Kam një ndjesi të këndshme tuajën atje. Por, o Perëndia ime, çfarë bëhet me mua, nëse ju më keni privuar nga arsyeja ime? Kjo ide, më tmerron këtë mëngjes. Çdo moment, ngrihem dhe i them vetes: “Unë do të iki atje!”. Pastaj ulem përsëri, i shtyrë nga ndjenjat e detyrimeve të mia. Ka një konflikt të tmerrshëm. Kjo nuk është jetë. Unë kurrë më parë nuk kam qenë kështu. Ju keni përlarë gjithçka. Ndihem i pamend dhe i lumtur, sapo e lë veten të mendojë për ju. Vërdallosem në një ëndërr të këndshme, në të cilën në një çast të vetëm jetoj sa për një mijë vjet. Çfarë situate e tmerrshme! I mbuluar me dashuri, duke e ndjerë dashurinë në çdo pore, duke jetuar vetëm për dashurinë, dhe duke parë veten të konsumuar nga brengat e i kapur nga një mijë rrjeta merimangash. Oh, e dashura ime Eva, ju nuk e dini. Kapa letrën tuaj. Ajo është atje para meje, dhe bisedova me ju si të ishit këtu. Unë ju shoh, siç kam bërë dje, të bukur, befasisht të bukur. Dje, gjatë gjithë mbrëmjes, i thashë vetes: “Ajo është e imja!”. Ah! Engjëjt nuk janë aq të lumtur në parajsë, sa ç’isha unë dje! / KultPlus.com

Angelina Jolie bëhet imazh i gjigandit të parfumeve dhe i lë pa fjalë të gjithë (VIDEO)

Angelina Jolie ka shfaqur gjithë hiret e saj aq shumë të admiruara nga femra dhe meshkuj në të gjithë botën, në reklamën e re të markës së parfumeve ‘Guerlain’. Ajo prezanton aromën më të re të linjës së njohur dhe që tani suksesi është i dukshëm.

Një nga detajet që ka rënë në sy janë tatuazhet e saj të cilët mbulojnë gjithë shpinën dhe e tregojnë shumë elegante. Më shumë se sa një reklamë e zakonshme, video e prezantuar duket si një film i shkurtër ku protagoniste është Jolie. Kompania franceze ka zgjedhur aktoren duke vënë në dukje fytyrën e saj dhe fizikun me një grim minimalist dhe veshje shumë të thjeshtë.

Sipas ‘Vogue’, Angelina ka një raport shumë personal me ‘Guerlain’ pasi marka i sjell kujtime personale me nënën e saj, jo më kot ajo ka vendosur që të gjitha fitimet nga kontrata me ta do shkojnë për bamirësi. /intv/ KultPlus.com

Ulza, destinacioni turistik vetëm 1 orë larg kryeqytetit që po tërheq turistë të huaj

Qyteza e Ulzës vetëm 1 orë e 10 minuta larg kryeqytetit është një nga destinacionet më interesante për të kaluar fundjavën, mes qetësisë dhe bukurive që kjo qytezë ofron.

Tashmë atë e vizitojnë edhe turistë që vijnë nga qytete të tjera të vendit, si dhe turistë të huaj nga Italia, Franca, Gjermania, Çekia e Polonia.

Projekti i Rilindjes Urbane për Ulzën, e ka transformuar tërësisht qytezën e lënë në harresë prej vitesh. Në kuadër të këtij projekti janë rehabilituar tërësisht fasadat, si dhe është ndërtuar sheshi i qytetit, së bashku me rrugicat kryesore të tij.

Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, rreth 2,000 banorë të Ulëzës janë përfitues të drejtpërdrejtë të këtyre investimeve, ndërsa numri i përfituesve indirektë kap shifrën e rreth 49,000 mijë banorëve.

E pozicionuar midis bashkive Mat dhe Mirditë, Parku Rajonal i liqenit të Ulzës ka një sipërfaqe prej 4,206 hektarësh dhe shtrihet nëpër të gjithë kurorën e liqenit të Ulëzës dhe Shkopetit, në një lartësi 400 m mbi nivelin e detit.

Kjo është zona turistike më e afërt për banorët e këtyre bashkive, të cilët e frekuentojnë edhe për plazh gjatë verës. Pas shpalljes Park Natyror Rajonal rreth pesë vite më parë, tashmë Ulëzën e vizitojnë edhe turistë që vijnë nga qytete të tjera të vendit, si dhe turistë të huaj.

Në këtë qytezë, turistët vendas dhe të huaj shijojnë bukuritë natyrore si dhe pyjet e shumta duke bërë hiking dhe eksploruar shtigjet. Gjithashtu turistët e aventurës mund të shijojnë lundrimin me kanoe në liqen. Për të apasionuarit pas turizmit të kulturës mund të vizitojnë kullat e vjetra plot histori nga e kaluara dhe kishat.

Mikpritja dhe kulinaria e shumëllojshme nuk mungojnë në këtë qytezë ku vizitorët shijojnë ushqimi tradicional me bazë peshku dhe prodhimet bujqësore të zonës.

Ulëza ka shumë për t’i ofruar turistëve përgjatë gjithë vitit. /atsh/ KultPlus.com

Nënshkruhet marrëveshje për shkëmbim të studentëve kosovarë me bursa të plota në Portugali

Pas 78 marrëveshjeve të suksesshme të nënshkruara me universitetet më prestigjioze në Evropë, Kolegji Universum ka nënshkruar marrëveshje për shkëmbim të studentëve me bursa të plota edhe me Universidade do Minho në Portugali. 

Aplikimet kanë filluar, regjistrohuni këtu https://bit.ly/2HuMame.

Universidade do Minho i themeluar në vitin 1973 është një ndër universitetet më të mëdha në Portugali që ka pasur ndikim thelbësor në sistemin arsimor në Portugali. Universidade do Minho është renditur në 100 universitetet më të mira në botë nga Times Higher Education. 

Secili student i Kolegjit Universum përfiton shkollim falas, 900 euro kompensim mujor dhe 375 euro kompensim për shpenzime të transportit. Vlera totale e bursës për secilin student është 6,060 euro/semestër.

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtare për studentët! Deri sot 108 studentë të Kolegjit Universum dhe 83 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi. Apliko edhe ti https://bit.ly/2HuMame 

Për informata shtesë kontakto Zyrën e Projekteve Ndërkombëtare të Kolegjit Universum [email protected], ndiqni faqen në Facebook & Instagram apo telefononi në +383 44 144 062. / KultPlus.com

Në Suharekë për herë të parë do të mbahet Festivali i teatrove

Teatri shpesh konsiderohet edhe si forma më e mirë e të shprehurit në art, shkruan KultPlus. Këtë vit, për herë të parë duke filluar nga 6 gushti deri më 10 gusht, në Suharekë do të mbahet edicioni i parë i festivalit të teatrove.

Në ditën e parë të festivalit shfaqja ‘’Ditë vere’’ nga Mozhrek me regji të Naser Shatrolli, do të mbahet në teatrin ‘’Avdush Hasani” në Podujevë. Në ditën e dytë, në teatrin e qytetit të Vushtrrisë do të shfaqet ‘’Burri i gruas sime’’ me regji të Qamil Sahitit. Duke vazhduar më pas në Suharekë, në ditën e tretë të festivalit, ku do të shfaqet dokumentari ‘’Koba’’. Në ditën e katërt festivali do të zë vend në teatrin ‘’Dodona’’, në Prishtinë, me shfaqjen ‘’Dashuritë e Virgjëreshës Madalena’’, me regji të Ben Apollonit. Kurse në ditën e fundit të këtij edicioni, shfaqja ‘’Kukulla’’ me regji të Kaltërim Balaj, do të shfaqet në Teatrin e qytetit të Prizrenit.

Festivali nuk ka një karakter garues, pjesë e tij do të jenë katër trupa teatrore. / KultPlus.com

Etër e bij, dy botë përballë njëra – tjetrës

Nga Batjar Halili

Kohëve të fundit në shoqërinë kosovare shikojmë prishje të raporteve të prindërve me fëmijët e tyre. Sociologët i shohin në këndvështrimin e konfliktit të gjeneratave, psikologët me raste e lidhin me çrregullimet, me zhvillimin dhe formimin e individit. Kurse specialistët e fushave të komunikimit e lidhin me pamundësinë e komunikimit e ndikuar kjo nga shoqëritë patriarkale ku me i madhi (burri)  ka qenë shtylla e shtëpisë ka dituar apo nuk ka ditur të udhëheqë fjala e tij është dashur të shkonte deri në fund me apo pahir. Por nëse e shikojmë në këndvështrimin e fushës së psikologjisë ky problem duhet të shtrohet në tri fushat e studimet e lartpërmendura. Nëse e shikojmë në bazë të zhvillimit të sociologjisë ky realitet shoqëror është konflikt ndërmjet gjeneratash. Nëse e ndërlidhim me shkencat e komunikimit edhe këtu e kuptojmë se kjo ka ardhur nga mungesa e një komunikimi dhe marrëdhënie të shëndoshë prindër – fëmijë që çon në një situatë konfliktuale.

Por nëse i referohemi fushës së psikologjisë dhe bëjmë ndërlidhjen me dy fushat e lartpërmendura duhet t’i futemi një shtjellimi më të detajuar. Gjeneratat e viteve 1950 e mbrapa, shumica e tyre, kanë qenë emigrant në kërkim të sigurimit të bukës së gojës, dhe shkuarja e tyre në vende të përparuara dhe me kulturë evropiane këta i ka gjetur të papërgatitur, sepse kanë shkuar që nga bastuni (shtaga e çobanit), pra, nuk kanë pasur profesion, nuk kanë pasur shkollim, dmth maksimumi që mund të kenë pasur është shkolla e mesme. Ata nuk kanë shkuar me familje në vendet e huaja,  kanë qëndruar të anashkaluar dhe këto aspekte kanë bërë që ata për disa vite me radhë të punojnë si punëtor krahu dhe të luftojnë me jetën. Disa prej tyre edhe janë martuar dhe i kanë lënë gratë e tyre, disa pak më me “seder familjare” nuk janë martuar, por kanë mbajtur dashnore dhe në realitetin e shoqërisë sonë janë prezantuar si “të ndershëm”.

Kur përmblidhet e gjithë çështja e lartrajtuar këta lloj tipash çekiçë (çekanë) kanë shkuar dhe kur janë kthyer kanë gjetur një gjeneratë të re që i kanë parë si gozhda,  e ata në rolin e prindërit kanë menduar se duhet t’i rrahin në kokë siç goditen gozhdët. Por realiteti këtu ka funksionuar ndryshe. Rinia ka përparuar ose përmes të mësuarit (shkollimit), ose përmes të parit dhe përvojave ndaj nuk pranojnë të shtypen, nuk konformohen lehtë me rregullat prindërve të tyre të modelit të çekanit, ata reagojnë dhe shprehin pakënaqësi. Mirëpo nga ana tjetër edhe një i moshuar nuk pranon rregullat e reja kur kthehet në një mjedis të ri, në familjen e tij të shndërruar pothuaj e huaj për të tashmë, falë mungesës së tij. Kjo ndodh sepse të rritesh nën ndikimin e urdhrave siç janë rritur këta lloj prindërish në fëmijërinë e tyre, me rregulla të bazuara në dhunë, që nuk u jep mundësi tjetër pos vetmisë dhe deleve në fushë, dhe të formuar e pjekur në një mjedis të ri që prapë është i bazuar në dhunë, veçse kësaj radhe nën një dhunë dhe presion i karakterit drejtues – i drejtuar. Pra, kanë shkuar në perëndim, por kanë mbetur edhe atje të shtypur dhe njëkohësisht kanë ndjerë mungesën e familjeve (gruas, fëmijëve dhe të afërmeve) këto situata të lartcekura Frojdi i ka quajtur frustrime të zhvillimit të individit të cilat veprojnë nga sfera e pavetëdijes, duke bërë që personat në fjalë  (këta prindër) të bëhen shtypës të ideve të reja e përparimtare të shprehura dhe parashtruara nga këta të rinj. Duke qenë se jemi nga fusha e psikologjisë, dashur pa dashur, shpesh na bie që t’i analizojmë veprimet e tjerëve. Duke pyetur vetën pse bën ky kështu apo ai ashtu? Kam pasur rastin të shoh pensionist i cili thyente televizorët në shtëpinë e tij vetëm pse djemtë e tij shikonin televizorin natën vonë, e shqetësonte fakti pse të rinjtë flinin ditën, e shqetësonte fakti se pse shkonin për të bërë plazh me familjen, por këta analfabetë dhe psikopatë të pengojnë që të realizosh vetveten edhe në shtëpinë tënde si komshinj. Si shtypës që janë këto mendime i induktojnë edhe në sferat e pavetëdijes së të rinjve d.m.th. në gjeneratën e re.

Pra, në psikologji quhen çrregullime të marrëdhënieve interpersonale. Marrëdhënia interpersonale është një proces në të cilin njerëzit përcjellin ndjenjat dhe mendimet të cilat ata duan t’i përcjellin njëri – tjetrit me apo pa vetëdije.

Cilado qoftë përmbajtja, njerëzit duhet të shkëmbejnë ide, me fjalë të tjera, të komunikojnë për të zgjidhur një problem. Në një shoqëri ku aftësitë e civilizuara të të folurit dhe të diskutimit nuk janë zhvilluar, bashkëveprimi i filluar për të zgjidhur një problem shndërrohet në fërkime dhe konflikt në një kohë të shkurtër. Konfliktet e përgjakshme në shumë vende të botës qëndrojnë në rrënjën e çrregullimit të komunikimit në mjedisin shoqëror të krijuar në kushte të pavetëdijshme.

Cilësia e marrëdhënieve të një personi tregon cilësinë e jetës së tij. Problemet e marrëdhënies janë, në të vërtetë, probleme të komunikimit, shkëmbimit të mendimit dhe manifestohen në aspekte të ndryshme të jetës. Probleme të tilla mund të ndodhin midis jush dhe prindërve tuaj në jetën tuaj familjare: ata mund të mos dëgjojnë idetë tuaja, ata mund të hedhin poshtë vazhdimisht mendimet tuaja. Kurdo që të përpiqeni të flisni, mund ta gjeni veten në një diskutim të anashkaluar.

Është e pamundur të jetosh një jetë të përmbushur pa zgjidhur problemet e komunikimit. Shumica e njerëzve po përpiqen të arrijnë një jetë të përmbushur: të shkojnë në shkollë për shumë vite, të përpiqen të ngrihen në profesion, duke u përpjekur ta mbajnë familjen në mënyrën më të mirë dhe t’i rrisin fëmijët e tyre në mënyrën më të mirë, të bëjnë një jetë kuptimplote dhe të përmbushur. Komunikimi është mjeti më i rëndësishëm për të arritur një jetë të përmbushur duke e kënaqur vetveten dhe familjen. Jeta pa komunikim, me xhelozi, me frustrime, me rrahje ndërvllazrore me shantazhe dhe denigrime është jetë që të çon në mjerim.

Batjar Halili (psikolog)

Me të ateruar në Kosovë, Gashi u nis drejt festivalit “Sunny Hill” për tu takuar me Dua Lipën

Reperi i njohur shqiptar, Gashi, arriti në mbrëmjen e së premtes në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.

Pas arritjes në vendlindje, ai u nis drejt Parkut të Gërmisë, aty ku po mbahej nata e parë e festivalit “Sunny Hill”.

Me të shkuar atje, Gashi është takuar me miken e tij, artisten shqiptare të famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa.

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga mbrëmja e djeshme, duke treguar momentet e këndshme që ka kaluar në “Sunny Hill”.

Me të hyrë në festival, reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur tejet mirë nga fansat.

Në natën e parë të “Sunny Hill” kënduan emra të njohur, gjersa mbrëmja u përmbyll me super yllin botëror, Miley Cyrus. /Telegrafi/ KultPlus.com

Gashi: MKRS do t’i mbështes të gjitha shtëpitë botuese dhe bibliotekat për furnizim me libra

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi mori pjesë në Panairin e Librit në Ferizaj, të organizuar nga klubi letrar “De Rada”.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdojë t’i mbështes të gjitha shtëpitë botuese dhe bibliotekat për furnizim me libra.

“Jam i lumtur që jam shpesh në Ferizaj për të promovuar projekte dhe nga ato investime të shumta që kemi sot jemi në ngjarje të veçantë të një fillimi të organizimit të ri të panaireve në Ferizaj, që po shndërrohet në një çerdhe të promovimit të librit”, tha ministri Gashi.

“Ne si MKRS-së ndër prioritetet tona kemi përkrahjen e panaireve të librit nëpër të gjitha qendrat regjionale të Kosovës, ashtu që libri dhe aktivitetet që nxisin dashurinë për librin, për leximin, të jenë më afër qytetarëve” theksoi ministri Gashi

Tutje ministri tha se “Mbesim të përkushtuar që politikat dhe mbështetjen për librin, botimin dhe qarkullimin e tij ta dërgojmë në një tjetër nivel, kësisoj duke e ofruar librin dhe përmbajtjet e tij cilësore tek qytetari që ai të ketë çfarë të lexojë, e në anën tjetër me angazhimin tonë përpiqemi që ta nxisim krijimtarinë dhe autorët t’i inkurajojmë që të nxjerrin vepra sa më të mira artistike letrare”.

Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, falënderoi ministri Gashi për mbështetje edhe tha se ndjehet i lumtur që Ferizajt iu shtua ky aktivitet i cili i kishte munguar këtij qyteti kulturor”. / KultPlus.com

Gashi: “Sofra” shtrohet për mërgimtarë në shenjë mirënjohje

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporiti, Kujtim Gashi, mori pjesë në  aktivitetin “Sofra e Gurbetqarëve” të organizuar nga Ansambli “Emin Duraku” aktivitet ky i cili, mbështete financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Gjatë kësaj ngjarje kulturore ministri Gashi tha se  bashku me shumë mërgimtarë morëm pjesë në organizimin e kësaj mbrëmje të mrekullueshme kulturore “Sofra Gurbetqare”.

“ ‘Sofra’ shtrohet për mërgimtarë në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për punën dhe kontributin e tyre që kanë dhënë dhe po japin për Republikën e Kosovës në përgjithësi e posaçërisht për zhvillimin e jetës kulturore dhe ruajtjen e traditave shqiptare në mërgatë”, tha ministri Gashi.

“Në kuadër të aktivitetit të organizuar në nderim të Mërgatës, shpërndava edhe mirënjohje për individë që kanë kontribuuar për zhvillimin e kulturës së Kosovës në vendet e Mërgatës ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, duke e ruajtur kësisoj traditën, gjuhën e kulturën tonë”, tha ministri Gashi.

Tutje Gashi tha se “si shprehjes respekti dhe falënderimi për kontributin e bashkatdhetarëve tanë, Ministria po mbështetë edhe përçimin e vlerave të mirëfillta kulturore duke e pasuruar jetën kulturore. Ne MKRS po angazhohemi  vazhdimisht që organizimet e mirëfillta kulturore të kenë hapësirën dhe përkrahjen e nevojshme ashtu që bashkatdhetarët dhe qytetarët e Kosovës të kenë se çfarë të shohin e dëgjojnë dhe si ministër ndjehem jashtëzakonisht i lumtur për këtë”. / KultPlus.com

Saimir Pirgu me “La Traviata”, sukses në amfiteatrin Herodio në Athinë

Tenori Saimir Pirgu me shfaqjen operistike “La Traviata” në ditët e fundit të muajit korrik u prezantua në amfiteatrin antik Herodio në Athinë ku mori vlerësime prej më të lartave.

Teatri i Operës dhe Baletit ka publikuar materialet për këtë shfaqje dhe shkruan se premiera e këtij produksioni të ri ju besua tenorit shqiptar Saimir Pirgu, për të cilën gazetat më në zë në shtetin grek shprehen me vlerësime.

“Tenori shqiptar Saimir Pirgu mishëroi një Alfredo të ngrohtë, më një interpretim mbresëlënës dhe një këndim bujar, duke dhënë gjithçka në skenë”, shkruan shtypi grek.

Në një intervistë të gjatë për median greke, tenori Saimir Pirgu shprehet se ftesës për interpretimin në amfiteatër nuk i thua dot jo. “Kur të ftojnë për të interpretuar në amfiteatrin antik Herodio, thua direkt po”, pohon tenori.

Gazeta Η ΚΑΘΗΜΕΡΙΝΗ – Επίσημη σελίδα shprehet se solistët me famë ndërkombëtare si Saimir Pirgu ngritën peshë me interpretimin e tyre rreth 4.800 spektatorë, të cilët duartrokitën artistët e shfaqjes për minuta të gjata në këmbë.

“Premiera i është besuar tenorit me famë internacionale Saimir Pirgu, një ndër tenorët më të rëndësishëm, i cili ka interpretuar me një sukses të jashtëzakonshëm në shumë vende të botës si në Paris, Vienë, Veronë, Londer, Berlin, New York, San Francisco, Zurich, Hamburg, Firence”, thuhet në materialin e botuar për shfaqjen, që ishte në amfiteatër në datat 27 dhe 30 korrik.

“La Traviata” është një opera me tre akte e kompozitorit Giuseppe Verdi me libret të Francesco Matia Piave. E bazuar në librin e Alexandre Duma “Zonja me kamelie”. Kjo opera konsiderohet pjesë e trilogjisë popullore të Verdit, së bashku me operën “Il trovatore” dhe “Rigoletto”. Premiera e parë u zhvillua në teatrin “La Fenice” në 6 mars të viti 1853. Ndoshta për shkak të mungesës së interpretëve me nivel të lartë dhe për temën, e cila u konsiderua e zymtë nuk pati suksesin që autori priste. “La Traviata” u rishfaq në 6 maj të vitit 1854 në teatrin “San Benedetto” Venecia, këtë herë në një version të ripunuar dhe me solistë të nivelit të lartë, si Maria Spezia Aldighieri dhe e dirigjuar nga vetë kompozitori. Këtë herë vepra pati suksesin e merituar. Sipas të dhënave të publikuara nga Operabase në 2013, është opera më e shfaqur në botë. / KultPlus.com

“Kohë e gjatë pa u parë”, Yll Limani ritakohet me Dua Lipën

Mbrëmë është mbajtur nata e parë e festivalit “Sunny Hill 2019”.

Shumë artistë të njohur u ngjitën në skenën e madhe të festivalit, gjersa e fundit që u prezantua ishte ylli me famë botërore, Miley Cyrus.

Ndërkohë, artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, ishte gjithashtu prezente në tribunën VIP, nga ku ka ndjekur bashkë me familjarët performancat e kolegëve të saj.

Ajo ka pasur rastin që edhe të takohet me disa prej tyre, e një ndër ta ka qenë edhe këngëtari i njohur kosovar, Yll Limani.

Ky i fundit ka realizuar fotografi me Duan, të cilën më pas e ka publikuar në InstaStory, ndërsa duket mjaft i buzëqeshur teksa ka pasur fatin të takohet me të.

“Kohë e gjatë pa u parë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e kësaj fotografie, me çka ka lënë të kuptohet se vite më parë është takuar edhe herë të tjera me këngëtaren e njohur.

Dua përndryshe do të qëndrojë në Kosovë edhe për dy netët e tjera të festivalit. /Telegrafi/ KultPlus.com

Miley Cyrus ‘ndez’ skenën e festivalit “Sunny Hill”, performon para mijëra fansave në Prishtinë

Artistja me famë botërore, Miley Cyrus, është ngjitur të premten në skenën e festivalit “Sunny Hill”.

Ajo ka kënduar disa nga këngët më të famshme të repertoarit të saj, ndërsa ka ndezur atmosferën me performancën dhe paraqitjen skenike.

Miley ka përshëndetur të gjithë fansat e saj në Kosovë e në veçanti miken e saj, Dua Lipa, e cila ishte edhe indikatore e ardhjes së saj në Prishtinë.

Ndërkohë, Dua bashkë me familjarët dhe shoqërinë e ngushtë ka qëndruar në zonën VIP, nga ku ka shijuar performancat e kolegëve.

E veshur me pantallona të zinj prej lëkure dhe bluzë të shkurtër lartë, artistja Cyrus u duke tejet tërheqëse para mijëra fansave.

Publiku kulminoi në momentin kur ajo interpretoi hitin “Wreking Ball”, ndërsa gjithashtu u mirëpritën mirë këngët tjera të famshme të saj si: “We can’t stop”, “Malibu”, “Mother’s daughter” etj. /Telegrafi/ KultPlus.com