Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po apelon tek qytetarët që të jenë sa më të kujdesshëm në këtë kohë pandemie.
Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Rama i’u drejtua qytetarëve se nuk janë në shtëpi se don ai, por sepse një armik ka sulmuar vendin, njofton Klan Kosova.
Ky është postimi i tij i plotë:
“NUK JENI NË SHTËPI SE DUA UNË, PO SEPSE KA NJË ARMIK QË KA SULMUAR VENDIN TONË! PRANDAJ BËNI SECILI LUFTËN TUAJ DHE BËNI DURIM!
NE PO BËJMË E DO BËJMË GJITHÇKA QË ËSHTË E MUNDUR MBI KËTË TOKË, PO NUK JEMI ZOTI DHE NUK ZGJIDHIM DOT ME MAGJI PROBLEME E HALLE QË JANË REALE, POR QË JANË PJESË E TË QENIT NË LUFTË!”, shkruan Rama.
Statusi i Ramës
O JU VËLLEZËR E MOTRA QË BËNI CA PYETJE SIKUR PO VUANI NGA DORA E ROBIT, JO NGA DORA E ZOTIT!
A DO TA KUPTONI EDHE JU, SIÇ E KA KUPTUAR SHUMICA, SE KJO ËSHTË LUFTË E VËRTETË DHE PYETJA ËSHTË:
PO T’I SHIHNIT AVIONËT QË JU BOMBARDOJNË MBI KOKË DHE PLAGËT QË HAPIN, A DO TI BËNIT ATO LLOJ PYETJESH? PRESIDENTI I FRANCËS MBRËMË I THA PESË HERË POPULLIT TË TIJ: JEMI NË LUFTË!
JU LUTEM NDAJENI MENDJEN: JEMI NË LUFTË!
NUK JENI NË SHTËPI SE DUA UNË, PO SEPSE KA NJË ARMIK QË KA SULMUAR VENDIN TONË! PRANDAJ BËNI SECILI LUFTËN TUAJ DHE BËNI DURIM!
NE PO BËJMË E DO BËJMË GJITHÇKA QË ËSHTË E MUNDUR MBI KËTË TOKË, PO NUK JEMI ZOTI DHE NUK ZGJIDHIM DOT ME MAGJI PROBLEME E HALLE QË JANË REALE, POR QË JANË PJESË E TË QENIT NË LUFTË!
ASKUSH NUK DO TË BËNTE DOT MË SHUMË PËR JU, SE SA PO BËJMË DHE DO TË BËJMË DERI NË FUND, UNË DHE QEVERIA IME!
Disa ekspertë kanë paralajmëruar se dëmtimi i shëndetit të njerëzve nga ndotja e ajrit pritet ta rrisë shkallën e vdekshmërisë nga koronavirusi.
Dihet që ajri i ndotur shkakton dëmtim të mushkërive dhe të zemrës dhe është shkaktar i së paku tetë milionë vdekjeve të hershme për çdo vit. Ky dëmtim i shëndetit nënkupton që infeksionet e organeve të frymëmarrjes, ku përfshihet edhe koronavirusi, mund të kenë ndikim më të madh te banorët e qyteteve dhe te personat që janë të ekspozuar ndaj tymit helmues.
Megjithatë, niveli i ndotjes së ajrit në Kinë dhe Itali, që janë ndër vendet më të goditura, për fat të mirë ka rënë kohëve të fundit, kryesisht për shkak të kufizimit të lëvizjeve dhe ndërprerjes së punës në fabrika ndotëse.
Një ekspert amerikanë ka thënë se numri i viktimave në Kinë do të mund të ishte shumë më i vogël, nëse cilësia e ajrit në këtë shtet do të ishte më e mirë, shkruan “The Guardian”. /KultPlus.com
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar sot përmes një komunikate për media se janë në komunikim me transmetuesin publik, derisa, kanë përmendur mundësinë e transmetimit të mësimit online në kanalet e RTK’së, raporton Gazeta Express.
“Platforma e mësimit në distancë (online), do të jetë në dispozicion për të gjithë nxënësit e institucioneve publike dhe atyre private, pa dallim. MAShTI është në kontakt të vazhdueshëm me transmetuesin publik, Radio Televizionin e Kosovës, të cilët kanë shprehur gatishmëri për të transmetur mësimin online në kanalet e tyre.
Gjithashtu, është bërë e ditur se, MAShTI është duke komunikuar me ofruesit e shërbimeve të internetit në mënyrë që edhe familjeve me fëmijë që nuk kanë qasje në internet t’iu ofrohet shërbimi online pa pagesë, në mënyrë që t’iu mundësohet pjesëmarrja në mësimin nga distanca.
“Lidhur me shkollat private, të cilat veçse janë duke ofruar shërbimin e mësimit online për nxënësit e tyre, MAShTI sqaron se këto shkolla kanë të drejtë të ofrojnë shërbime edukative të digjitalizuara në mënyrë vetanake, gjithnjë duke pasë parasysh se mësimi zhvillohet në përputhje me planprogramin mësimor të aprovuar nga MAShTI”, shkruhet në njoftim. /GazetaExpress /KultPlus.com
Thënie të njohura
nga shkrimtari francez Marcel Proust.
Disa kujtime
janë si miqtë e vjetër: dinë të bëjnë paqe.
Jemi të detyruar
të kryejmë ndonjë marrëzi, në mënyrë që ta bëjmë realitetin të durueshëm.
Në dashuri, është
më lehtë të heqësh dorë nga një ndjenjë se të braktisësh një zakon.
Të gjitha
vendimet përfundimtare merren në një gjendje shpirtërore që s’është e shkruar të
zgjasë.
Zakonisht
urrejmë ata që na ngjajnë, dhe cenet tona të para nga jashtë na indinjojnë.
Rrugëtimi I vërtetë
I zbulimit nuk ka të bëjë me kërkimin e vendeve të reja, por me zotërimin e
syve të rinj, të shikuarit e universit përmes syve të një tjetri, të shumë të
tjerëve.
Pas njëfarë
moshe, për sedër apo për finokëri, gjerat q më së shumti dëshirojmë, janë ato që
shtiremi sikur s’na interesojnë.
Realiteti është
më i afti armik. Ai hidhet në sulm pikërisht kundër asaj pike në zemrën tonë që
s’e prisnim dhe që s’kishim vënë mburojë.
Nuk mun të ketë
pushim në dashuri, pasi ajo që arrihet është një pikënisje e re për të dëshiruar
më tepër.
Bëhemi
persona moral, sapo jemi të palumtur.
Mendimet
tona jo përherë janë dakord me fjalët tona.
Tre të katërtat
e sëmundjeve të personave inteligjentë e kanë prejardhjen nga inteligjenca e tyre.
T’ua lëmë femrat e bukura njerëzve pa imagjinatë. / KultPlus.com
Yll i ri i muzikës, Billie Eilish, ka filluar të punojë rreth albumit të saj të dytë. Kështu ka bërë të ditur vëllai i këngëtares, Finneas O’Connell.
Në një intervistë të fundit, producenti dhe kantautori O’Connell i cili ka bashkëpunuar në pothuajse të gjitha këngët e albumit të parë të motrës së tij të vogël, zbuloi se dyshja tashmë e ka filluar punën rreth albumit pasues të atij të vitit 2019, “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?”.
“Kemi filluar të punojmë rreth albumit të ri dhe mendoj se më e mira që mund ta bëjmë në këtë pikë, është t’i marrim gjërat shtruar. Albumi i parë ishte krijuar me qëllime shumë të çiltra. Nuk është se e kishim planifikuar ta shkruanim një album me muzikë melankolike. Qëllimi ynë i vetëm ishte ta realizonim një incizim i cili na pëlqente ta interpretonim edhe live. Mendoj se kështu do të bëjmë edhe me albumin e dytë. Gjërat e tjera janë vetëm efekt anësor. Nuk ke si t’i planifikosh ato,” ka deklaruar O’Connell për “Volture”.
Vitin e kaluar ai e zbuloi lajmin se albumi i ri i Eilishit do ta sillte atë duke eksperimentuar, dhe me një tingull i cili i mundëson këngëtares të zhvillohet muzikalisht, transmeton Koha.
Billie Eilish, e ka filluar turneun botëror “Where Do We Go?” javën e kaluar me një koncert në Miami, përmes së cilit edhe po e shpërndan një mesazh të fuqishëm për dashurinë ndaj trupit. Por, fatkeqësisht këngëtarja është detyruar t’i shtyjë koncertet e tjera të turneut për shkak të përhapjes së koronavirusit. /KultPlus.com
Futbollisti i U-21 të Kosovës, Valdrin Mustafa është i infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës të martën, transmeton Koha.net.
Gjendje e Mustafës është e mirë, por është në karantinë me gjithë familjen e tij në Saarbrucken, ka njoftuar federata. Mustafa luan për Hannoverin në Gjermani. / KultPlus.com
Alfons de Lamartini ishte shkrimtar i shquar francez, poet dhe politikan i cili ka marrë pjesë në Revolucionin e vitit 1848 dhe shpalli Republikën e Dytë, shkruan KultPlus.
Pa dyshim ai është njëri nga figurat më të shkëlqyera të Romantizmit në Francë.
Sa i përket lirikës së tij, pjesa e veprës së tij janë poezitë plot ndjeshmëri të frymëzuar nga Julie Charles, ku gërshetohen temat romantike të natyrës, vdekjes e dashurisë.
Lamartini ishte mjeshtër i lirikës romantike, ai madje u admirua dhe nga Hygo.
Lamartini e propozoi Hygonë në postin e Minstrisë e Arsimit, duke e paraqitur si “fisnik, i qetë, bujar”.
Lamartini thotë se shqiptarët janë kom që nuk merren nëpër këmbë. /KultPlus.com
Prej se ka shpërthyer pandemia e koronavirusit, Bebe Rexha është shumë aktive në Twitter ku po kontakton me publikun dhe ndjekësit e saj.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare para 12 orësh e ka bërë të ditur lajmin se një mik i afërt i shokut të saj, e ha humbur jetën si pasojë e koronavirusit në moshën vetëm 42-vjeçare. E shqetësuar nga ky lajm, Rexha po vazhdon t’iu bëjë thirrje njerëzve që ta marrin seriozisht rrezikun që COVID19 e paraqet, transmeton Koha.
Ajo madje ka bërë thirrje të Qeveria amerikane që të pezullohen përkohësisht pagesat e hipotekave, qirave dhe shërbimeve tjera, në mënyrë që populli të ketë mundësi ta kalojë më lehët periudhën e vetizolimit.
E prekur nga tregimet e disa fansave të saj të cilët kanë treguar që nuk po iu dalin paratë për t’u kujdesur për veten dhe familjet e tyre, Bebe Rexha e ka treguar edhe një herë shpirtin e saj human, duke iu ofruar t’iu dërgojë të holla. /KultPlus.com
Më 27 shkurt kujtojmë përvjetorin e botimit e “Alfabetares së gjuhës shqipe” me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës, botuar në Stamboll më 27 shkurt 1879.
Për ta kuptuar rëndësinë e këtij botimi, duhet të kthehemi pas në kohë e në histori. Kujtojmë se shqipja, me sa dokumentohet deri tani, filloi të shkruhet që nga shekulli XV me alfabetin latin, të plotësuar me pesë shkronja të posaçme. U shkrua dhe me shkronja greke e, pas pushtimit turk, edhe me alfabetin turk-arab. Rruga tjetër që u ndoq, është ajo e krijimit të alfabeteve origjinale me përhapje të kufizuar.
Që në fillimet e lëvizjes për çlirim nga Turqia, çështja e alfabetit doli në plan të parë: pa të nuk mund të flitej për Rilindje të popullit shqiptar. Prandaj me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës, më 27 shkurt 1879 u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe“. Ishte një nga veprimtaritë më të rëndësishme të patriotëve shqiptarë të Stambollit, të cilët më 12 tetor 1879 themeluan “Shoqërinë e të Shtypurit të Shkronjave Shqip”, shoqëri kulturore, që kishte për synim të nxiste zhvillimin e kulturës në gjuhën shqipe dhe ta vinte atë në shërbim të çështjes së çlirimit kombëtar nga Turqia. Me alfabetin, plotësonte një nga kërkesat bazë për përhapjen e propagandës atdhetare dhe i hapte rrugën botimeve të para serioze të Rilindjes sonë Kombëtare.
Libri “AΛFABETARE E GLÚHESE ΣQIP” është përgatitur,pra, nga Shemsudin Sami Frashëri, Jani Vreto, Pashko Vasa etj., dhe është botuar në Stamboll më 1879. Një kopje e librit, me kapakë kadife të kuqe të shkruar me shkronja ari, i është dhuruar Sulltan Abdyl Hamitit II, i cili ka ditur të flasë shqip.
“Alfabetarja e gluhësë shqip”, botuar vetëm pak muaj pas miratimit të alfabetit të Stambollit, është një vepër kolektive. Në të janë përfshirë shkrimet e Sami Frashërit: “Gjuha Shqip” dhe “Dheshkronjë”; të Jani Vretos: “Udhë e të shkruarit të gjuhësë Shqip”, “Për Gjithëçishtënë dhe për Zon’e jetësë edhe për Njerinë, botën’ e vogëlë”, “Numerëmësonjë”; të Pashko Vasës: “Shqypnija e Shqyptârt”, të Koto Hoxhit: “Porosit’ e Tovitit mbë të birë”. Siç shihet nga përmbajtja, “Alfabetares së gjuhës shqipe” nuk është thjesht një tekst abetareje. Përveç abetares në të përfshihen edhe lëndë të tjera si: gramatikë, histori, aritmetikë, edukatë shoqërore dhe morale.
Në gjirin e saj, siç u përmend, bashkëpunuan ngushtësisht myslimanë të mëdhenj si vëllezërit Frashëri, katolikë të shquar, si Pashko Vasë Shkodrani e ortodoksë të mësuar e atdhetarë si Jani Vreto: ishte pra model i bashkëpunimit ndërmjet feve në shërbim të Atdheut. Vlerat e kësaj abetareje, që me të drejtë është quajtur “një vepër themelvënëse”, janë të gjera dhe të shumanshme. Kjo vepër përbën një prej gurëve themeltarë në proçesin ripërtëritës dhe ripërcaktues të gjuhësisë shqiptare.
Në “Alfabetare…” trajtohen disa nga problemet më themelore të kohës, në plane të ndryshme: politik, idelogjik, kulturor dhe arsimor që kishte shtruar për zgjidhje Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ky tekst, si rrallë ndonjë tjetër, shkon në unison me ato ngjarje, duke u bërë jehonë, duke zbatuar pjesë të veçanta të programit për çlirimin kombëtar dhe shoqëror.
Gjithsesi çështja e alfabetit të shqipes do të zgjidhej përfundimisht vetëm me Kongresin e Manastirit, që u mblodh më 14 nëntor 1908, ku u hartua një alfabet i ri me shkronja latine. Është alfabeti që përdorin edhe sot e kësaj dite gjithë ata, të cilët shkruajnë shqip. /KultPlus.com
Në vitin 1974, artistja jugosllave Marina Abramović realizoi projektin që e quajti “Ritmi 0” (Rhythm 0). Qëllimi i këtij projekti ishte që të ekzaminohej se deri sa larg mund të shkojë mendja e njeriut dhe se si njerëzit priren të veprojnë kur nuk kanë kufizime dhe ligje.
Pra, gjatë
këtij projekti, ajo do të qëndronte në mes të një studio arti, në qytetin e
Napolit të Italisë, në të cilën qëndroi për gjashtë orë, dhe aty afër në një
tavolinë ishin 72 objekte të ndryshme, duke përfshirë mes tyre një trëndafil,
pendë, bisturi, parfum, mjaltë, bukë, rrush, venë, gërshërë, shufër metalike,
thonjë, makinë rroje dhe një armë me një plumb në të.
Tek dhoma
kishte shkruar një letër me udhëzime, e të cilat ishin:
“Janë
72 objekte në tavolinë që mund t’i përdorësh mbi mua si të duash ti.
Performancë.
Unë jam objekti.
Unë e mbaj gjithë përgjegjësinë gjatë gjithë kësaj periudhe kohore të
performancës.
Zgjat: 6 orë (08:00-14:00)”
Marina tha
që ajo ishte e vetëdijshme për rrezikun që i kanosej, duke pasur parasysh që
mes objekteve gjendeshin edhe shumë objekte dhe materiale me të cilat vizitorët
tek studioja mund ta lëndonin, por në fakt ky ishte edhe qëllimi i gjithë kësaj
performance, dhe se gjithë përgjegjësinë e mbante vetëm ajo dhe se vizitorëve
që do bëheshin pjesë e performancës nuk do t’iu shqyrtohej asnjë masë ndalese
apo dënimi apo akuze çfarëdo që të vepronin mbi trupin e saj.
Në minutat e
parë të performancës, gjithçka shkonte bukur, ishte qetë…vizitorët lexonin
shkrimin, pastaj dikush merrte një trëndafil dhe ia dhuronte, dikush tjetër i
ofronte puthje.
Por,
menjëherë pas ca minutave, situata filloi të ndryshonte…për keq. Njerëzit
filluan të mos kishin respekt as mëshirë për trupin e saj.
Dikush e kapi dhe e ktheu nga ana tjetër, dikush ia kapi krahët dhe ia ngriti
lart, shumë prej tyre e preknin në vendet intime.
Në fillim të orës së tretë të performancës, njerëzit filluan t’ia prisnin
rrobat me brisk të rrojës dhe me çdo objekt të mprehtë, dhe deri në fund të
asaj ore, vizitorët ia kishin heq të gjitha rrobat por duke ia prerë, e në orë
katër të performancës, ata filluan që objektet e mprehta t’i aplikonin edhe në
lëkurën e saj. Dikush e godiste në fytyrë, dikush tjetër mundohej t’ia thyente
krahët. Dikush ia preu pak lëkurën tek fyti dhe filloi t’ia thithte gjakun,
dikush tjetër me gjakun që rridhte nga pjesë të ndryshme të trupit që ia kishin
prerë, me dorë ia përhapte gjakun në gjithë trupin apo me gjakun e saj i
shkruanin etiketime ofenduese mbi trupin e saj, dikush ia ngacmonte plagët me
objekte tjera. Pastaj, shumë nga ata, e sulmuan seksualisht.
Mirëpo, ajo
ishte e përkushtuar që ta dërgonte deri në fund atë që kishte nisur, edhe pse
kishte arritur në gjendje ekstreme të performancës, dhe që ndoshta mund të
bëhej edhe viktimë e përdhunimit apo vrasjes.
Dhe kur
kishte arritur situata deri këtu, ajo tashmë e kishte humbur vullnetin e saj,
iu ishte shembur ajo psikologjia njerëzore, që priste të ishte tamam
“njerëzore”, aty brenda sallës, mes grumbullit të njerëzve, ishin
edhe disa që e mbronin, dhe kulmi i të gjithave ishte kur dikush e mori armën,
e vendosi në dorën e artistes që pikonte gjak, dhe ia drejtoi kokës së saj, dhe
në momentin që ai sipër gishtit të saj po ushtronte forcë që arma të shkrepej,
ai grupi që e mbronin artisten u ngritën dhe mezi e ndalën gjithë atë tragjedi
që mund të ndodhte.
Në mesin e tyre, ishte edhe një grua, që me lot në sy, mori një shami xhepi dhe
filloi t’ia fshinte lotët artistes.
Pasi
përfunduan 6 orët e performancës dhe gjithë vizitorët e studios së artit dolën
jashtë, artistja Marina, e cila ishte në gjendje të tmerrshme, me trupin që i
gjakoste dhe me sytë që i lotonin, ajo doli jashtë studios, dhe aty pa shumë
prej atyre që e kishin sjellë në atë gjendje. Ajo filloi të ecte rrugëve, dhe
njerëzit, edhe nga ata që ishin veshur shumë elegantë por që pa asnjë hamendje
arritën ta lëndonin me veprime çnjerëzore aty brenda ku nuk i kapte ligji, kur
ajo i shikonte në sy, ata e ulnin kokën dhe e shmangnin shikimin e saj. Ata
donin që ata të mos shiheshin si të dhunshëm, s’donin të mbanin përgjegjësi për
ato që i vepruan asaj, pra ata sapo kishin dalë nga ajo studio, donin ta
harronin se ç’kishin bërë, prandaj largoheshin nga shikimi i saj.
Artistja, pas kësaj, dhe pas rikuperimit të trupit të saj, doli dhe tha: “Nga ajo performancë, që prisja të dilte në pah “njerzillëku”, në fakt zbulova diçka të tmerrshme për njerëzimin. Kjo tregon se sa shpejt një person mund t’ju lëndojë në rrethana të favorshme për ta. Kjo tregon se nëse njeriu siguron skenën dhe është i lirë të bëjë ç’të dojë, nëse njeriu i jepet hapësirë veprimi duke i siguruar që nuk do i shkaktojë asnjë dëm për të, shumica e njerëzve ‘normalë’, me sa duket mund të bëhen vërtet të dhunshëm.” / KultPlus.com
O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka
Më je nënë, më je motër, më je vlla.
Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je,
Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé.
Ty përditë të pat parë ime nënë,
Dheu yt në fund atë e pati ngrënë.
Nëmëruar t’i pat lulet syri i saj.
Te ti lindi, te ti vdiq ajo pastaj.
Ti i ke parë gjysh stërgjyshërit e mi,
Edhe eshtërat tretur ua ke po ti.
Nga ti, o shpirt-o kurrë s’qenë ndarë.
Pranë teje patën qeshur, patën qarë.
Nëna ime vdiq, ndaj ty të kam sot nënë,
Nënë që s’ke vdekje kurrë, faqehënë,
Numri prapë në vend mbetet kurdoherë.
Begatoje, o Zot, ti këtë vend!
Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend!
Hi u bëfshin gjithmon’ armiqtë e tij! Gas përjetë paçin zotërit e tij! I begatë, i lulëzuar qoftë ai, Një të ardhme pastë plot me lumturi!
Redaktorët e revistës “Vogue” e cila është përgjegjëse për organizimin e gala mbrëmjes së përvitshme “Met Gala”, kanë bërë të ditur të hënën se edicioni i sivjetmë i kësaj ngjarjeje nuk do të mbahet për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Edhe Muzeu Metropolitan i Artit në New York, ku tradicionalisht mbahet “Met Gala”, është mbyllur javën e kaluar, transmeton Koha.
Edhe pse kjo është një prej ngjarjeve më të shumëpritura nga publiku mbarë botërorë, e veçanërisht adhuruesit e modës, “Met Gala” është shtyrë deri në datë të pacaktuar ose ka mundësi që sivjet të mos mbahet fare, në rast se vazhdon rreziku i përhapjes së koronavorusit.
Sipas një emaili dërguar stafit të “Met Gala”, thuhej se muzeu do t’i ndjekë këshillat e qendrave për kontrollin e sëmundjeve, të cilët rekomandojnë që ngjarjet me më shumë se 50 persona të anulohen të paktën në këta dy muajt e ardhshëm.
Yje të shumtë të showbizit pritej të parakalonin mbi qilimin e kuq të shtruar për këtë ngjarje, e cila sivjet organizohej me temën “Çështje kohe: Moda dhe kohëzgjatja e saj”. / KultPlus.com
“Djalosh, prej atij që ke mësuar të flasësh, përse nuk ke mësuar edhe të heshtësh?” – Demosteni “Një mësimdhënës që synon të japë mësim pa i frymëzuar studentët me dëshirën për të mësuar, i ngjan atij që rreh me çekan një hekur të ftohtë.” – Horace Mann “Kush guxon të jap mësim, kurrë nuk duhet të pushojë së mësuari.” – Dana J. C. “Arsimimi e bënë një popull të lehtë për t’u udhëhequr, por të vështirë për tu sunduar; të lehtë për t’u qeverisur, por të pamunduar për tu skllavëruar.” – Henry Peter Brougham “Akademikët pëlqejnë të japin përfundime, por jo të marrin vendime.” – Noel Annam “Nëse i njeh mjetet për të forcuar trupin, për të kalitur vullnetin, për të fisnikëruar zemrën, për të përsosur trurin dhe për të ekuilibruar arsyen, do të thotë se je edukator i vërtetë.” – Sh. Leturno “Pedagogu mediokër tregon; pedagogu i mirë shpjegon; pedagogu i shquar frymëzon.” – William Arthur Ward “Njeriu që është i aftë t’i bëjë gjërat e rënda të duken të lehta është edukator.” – Ralph Waldo Emerson “Kurrë nuk e harrojmë atë që e mësojmë me kënaqësi.” – Alfred Mercier “Është e mundur që dituria të krijoj probleme, por ato nuk mund t’i zgjidhim nëpërmjet paditurisë.” – Isaac Asimov / KultPlus.com
Kryebashkiakja e Laçit Majlinda Cara ka njoftuar se do të pezullohet pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç për shkak të koronavirusit.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, ajo bën të ditur se pelegrinazhi i 13 të martave niste prej datës 17 mars, por tashmë ky pelegrinazh do të shtyhet si pasojë e masave të marra për parandalimin e COVID-19.
Statusi i plotë:
Referuar masave të ndërmarra nga autoritetet për kufizimet maksimale të lëvizjeve dhe grumbullimeve të njerëzve si dhe,
Dekretit të nxjerrë nga Përfaqësia e Kishës Katolike në Shqipëri,
Njoftojmë si më poshtë:
Nga data 17 Mars 2020, në kushte normale, do të fillonte pelegrinazhi i përvitshëm i 13 të Martave drejt Kishës së Shna Ndout. Por, duke parë situatën e krijuar gjatë ditëve të fundit nga përhapja e virusit COVID-19 si dhe masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të tij, ky ritual do të PEZULLOHET deri në tejkalimin e kësaj situate për të cilën duhet bashkëpunimi dhe kontributi i gjithësecilit prej nesh.
Le të lutemi të gjithë në familjet dhe shtëpitë tona për shëndet e mbarësi, me shpresën dhe besimin se të gjithë bashkë do ta kalojmë këtë vështirësi me sa më pak dhimbje. /KultPlus.com
Aktorët e njohur hollywoodian, Blake Lively dhe Ryan Reynolds, i kanë dhuruar 1 milion dollarë për organizatat joqeveritare “Foodbanks” në Amerikën Veriore, për të ndihmuar në sigurimin e ushqimit për personat në nevojë në këtë periudhë krizë të shkaktuar nga koronavirusi.
Çifti i famshëm i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’iu kërkuar edhe të tjerëve që t’i mbështesin organizatat, “Feeding America” dhe “Food Banks Canada”, si dhe e zbuluan lajmin e donacionit të tyre prej 1 milion dollarësh, që është një ndihmë e madhe për këtë kauzë, transmeton Koha.
“COVID19 ka ndikuar tej mase tek të moshuarit dhe familjet me ta ardhura të ulëta. Blake dhe unë po i dhurojmë 1 milion dollarë të cilat do të ndahen për dy organizata joqeveritare ‘Feeding America’ dhe ‘Food Banks Canada’. Nëse keni mundësi, ju lutem dhuroni për këto organizata sepse kanë nevojë për ndihmë. Kujdesuni për trupin dhe zemrën tuaj. Leni vend për argëtim dhe lumturi. Telefononi personat që janë të vetizoluar, sepse mund të kenë nevojë për të komunikuar me dikë,” shkruhej në mesazhin e aktorëve të postuar në Instagram.
Donacioni i çiftit të famshëm vjen disa ditë pasi organizata “Feeding America” bëri thirrje për ndihmë, pasi gjatë kësaj krize të shkaktuar nga koronavirusi po provojnë të sigurojnë ushqim për personat në nevojë. / KultPlus.com
Piktorja e njohur Meri File në një videomesazh për “Report Tv” zbret nga fokusi dramatik nga ku krijon shpesh tablotë e saj, madje duke hequr dorë edhe nga nudot e guximshme e imazhet surreale për të na dhënë një mesazh shumë të ngrohtë e me një sens humori.
Meri File ka veshur me maske dhe mbulese izoluese e me doreza pikturën e famshme “Motra Tone” të Kol Idromenos. /KultPlus.com
Komuna e Prishtinës ka nisur aksionin e pastrimit të rrugëve në mënyrë më të veçantë se herëve të tjera.
Sikur në disa vende të botës sot rrugët e kryeqytetit janë duke u pastruar me shampo, njofton Klan Kosova.
Ky pastrim po bëhet pas përhapjes së Koronavirusit, virus me të cilin janë konfirmuar deri më tash 16 raste.
Sipas koordinatorit për mirëmbajtjen e rrugëve, Bujar Abazi, kompanitë e kontraktuara nga komuna po punojnë me kapacitet të plotë që të lajnë edhe rrugët e lagjeve periferike të kryeqytetit. Abazi shtoi se sipas nevojës dhe në koordinim me institucionet përkatëse rrugët do të lahen edhe me klor. /KultPlus.com
Ylli i serisë së famshme “Game of Thrones”, Kristofer Hivju, i cili e ka luajtur rolin e Tormund Giantsbanet në shoun e kanalit HBO, e ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për ta zbuluar lajmin se është vetizoluar në shtëpinë e tij pasi është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me koronavirus, transmeton Koha.
“Përshëndetje nga Norvegjia! Më vjen keq t’iu them, por sot unë morra rezultatet e testit për COVID19 dhe kam rezultuar pozitiv me sëmundjen. Familja ime dhe unë jemi vetizoluar në shtëpi për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Po gëzojmë shëndet të mirë dhe të vetmet simptoma që i kam, janë si të gripit të zakonshëm,” shkruhej në mesazhin e aktorit.
41-vjeçari Hivju, nuk hezitoi t’iu kërkojë të tjerëve ta bëjnë të pamundurën për ta mbrojtur komunitetin e tyre.
“Ka njerëz që janë më të rrezikuar dhe për të cilët diagnostikimi me këtë virus mund të jetë shkatërrues. Prandaj, ju lutem të jeni të kujdesshëm, lani duart, ruajeni distancën prej një metër e gjysmë nga të tjerët, hyni në karantinë nëse është nevoja, dhe thjeshtë bëni gjithçka që është e mundur për ta parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje. Së bashku ne mund ta luftojmë këtë virus dhe ta parandalojmë krizën në spitalet tona. Ju lutem, kujdesuni për veten dhe njëri-tjetrin, mbani distancë dhe qëndroni të shëndetshëm,” ka përfunduar Kristofer Hivju në mesazhin e tij.
Hivju është aktori i katërt deri më tani i konfirmuar me koronavirus pas Tom Hanksit, Olga Kurylenkos dhe Idris Elbas. / KultPlus.com
Në kohën kur të gjithë po përballemi me virusin vdekjeprurës COVID-19, nuk mungojnë as video-mesazhet inkurajuese nga artistët që jetojnë dhe veprojnë jashtë trojeve shqiptare.
Një mesazh së fundmi për shqiptarët e ka dërguar edhe këngëtarja me famë internacionale, Rita Ora.
Video-mesazhin e saj e ka shpërndarë në llogarinë zyrtare, Instagram, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Rrini në shtëpi, lani duart e mos kini frikë – një mesazh i thjeshtë nga Rita Ora për të gjithë në betejën mjekësore dhe mendore ndaj Coronavirus, COVID19”, ka thënë ajo.
Të njëjtin po ashtu e ka ndarë në Instagram edhe vet ylli 29-vjeçar, aty ku ndiqet nga hiç më pak se 16.1 milionë njerëz.
Siç u raportua, tanimë ka shkuar në 51 numri i të prekurve me coronavirus në Shqipëri, prej tyre 1 mjek dhe 3 infermierë.
Ndërsa në Kosovë, 16 persona deri më tani janë diagnostikuar me virusin COVID-19.
Rita momentalisht është duke e shijuar suksesin e projektit të saj më të ri “How to be lonely” apo në shqip “Si të jesh e vetmuar”, të cilin e lansoi më 13 mars në versionin ‘audio’ dhe tani ka arritur të grumbullojë mbi 600 mijë klikime. / KultPlus.com
Aeroporti Ndërkombëtar i Kosovës njoftoi sot se “në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës nga sot më nuk do të ketë hyrje të udhëtarëve përmes aeroportit “Adem Jashari”.
Megjithatë, aeroplanët lejohen të aterojnë pa udhëtarë (ferry) dhe ju mund të ktheheni në shtetet ku jetoni me kompanitë ajrore që kanë mundësi për të operuar në këtë mënyrë.
Nesër në nisje do të realizohen fluturimet si vijon:
Ju lusim qe te kontaktoni kompanitë ajrore për informacione shtesë. Për çdo pakënaqësi ju lusim të na shkruani në adresen tonë elektronike: [email protected]. /KultPlus.com
Pirro Cako dhe Elsa Lila kohë më parë kishin publikuar këngën “Diferenca je ti”, e cila shpejt u shëndrrua në një hit të kohës, shkruan KultPlus.com
KultPlus këtu ju sjell tekstin si dhe videon e kësaj kënge e cila vazhdon të dëgjohet edhe sot nga adhurues të baladave:
Ajri ka filluar prape te mungoje ne dhomen time Nje ndjesi e re shtrengon ne kraharor Por une s´kam ndermend te vuaj Te premtoj e shtrenjta ime Dhe pse e pranoj cdo dite per ty mendoj
Si guxove pa me njojtur Te me puthje ate nate Une kam patur frike gjithmone dhe nga shakate Ky veprim aq diabolik Si sheqer u fut ne gjak dhe qelizat mi helmoj pak nga pak
Dashurite e medha duke qeshur fillojne si dhe vete komedite Pastaj qajne papushim derisa vdesin ne fund si te gjithe tragjedite
A do mundem te dal te shpetoj une i gjalle nga kjo dreq histori? Kur e di fare mire ti je vjeshta e arte Kur e di fare mire ti je dimri me shi
Kur e di diferenca per mua je ti
Une per ty jam thjesht momenti Nuk jam Zoti jam njeri Perjetsine, nuk e pranoj dot pa kufi Por nuk vuaj nga manite, Me mjafton nje buzeqeshje Dhe pse te pergjoj cdo dite, cdo nate ne heshtje.
Nuk me vjen asnje mesazh Kam filluar te verbohem Qe kur s´ta degjoj me zerin po trishtohem Nuk te lut askush te rrish Nuk te ngut njeri te shkosh Vec jepi vetes me shume kohe te me kuptosh
Dashurite e medha duke qeshur fillojne si dhe vete komedite Pastaj qajne papushim dersa vdesin ne fund si te gjithe tragjedite
A do mundem te dal te shpetoj une i gjalle nga kjo dreq histori Kur e di fare mire ti je vjeshta e arte Kur e di fare mire ti je dimri me shi
Kur e di diferenca per mua je ti
Dashurite pak a shume jane te gjitha njesoj diferenca je ti Parandjenja me thote mos te pres sa te vdes ta provoj kete ndjesi Vetem se kam shume frike te shpetoj une i gjalle nga kjo dreq histori Kur e di ti je gjaku qe rrjedh brenda ne trupin tim
Dashurite e medha duke qeshur fillojne si dhe vete komedite Pastaj qajne papushim dersa vdesin ne fund si te gjithe tragjedite
A do mundem te dal te shpetoj une i gjalle nga kjo dreq histori?
Kur e di fare mire ti je vjeshta e arte Kur e di fare mire ti je dimri me shi
Kur e di diferenca per mua je ti! Kur e di fare mire diferenca je ti! Je vetem ti!