Unë jam Florenca, vajza që iu kushtua kënga “Luleborë”

Është i çuditshëm fakti që aq shumë është shkruar për një këngë, por kur mendon që kënga është më e bukura e shkruar ndonjëherë për dashurinë shqiptare atëherë gjithçka ndryshon dhe mendimi të kthehet në frymëzim.

Të shtyn të kërkosh e të gjurmosh thellë në hojzat e krijimit, atje ku ajo lindi. Besoj e keni kuptuar se për cilën këngë e kam fjalën. Më mirë të them që kënga është një hymn i vërtetë dashurie me të cilin sa e sa të rinj kanë lidhur jetët e tyre. E pra është “LuleBora”.

Me tingujt e saj shqiptarët kanë shoqëruar kurorëzimin e dashurisë në të gjitha martesat e tyre njësoj si me marshin e martesës të Mendelsonit. “LuleBora” është kënduar në të gjitha skajet e globit dhe është kënga më e dëgjuar dhe më e njohur shqiptare në botë.

Melodia e saj ka valëzuar në të gjitha gëzimet familjare dhe kompozitori Simon Gjoni është vlerësuar nga vetë artistët si krijuesi i një perle të vërtetë, i temës më të ëmbël lirike në muzikën shqiptare. Ai lindi në qytetin e Shkodrës ne vitin 1923 dhe u edukua në një familje të thjeshtë qytetare. U arsimua në gjimnazin “Illyrikum” të këtij qyteti.

Shumë shpejt mësoi kitarën, trombën, pianon dhe me entuziazëm e pasion ju kushtua artit të muzikës. Në vitet e rinisë së tij kompozoi mbi 200 këngë origjinale që shumë shpejt u përhapën në të gjithë Shqipërinë, si: “Lule-borë”, “ Pash syt’ tu’ si drita”, “End o vashë” etj. Studimet e larta i kreu në vitet 1952-1958 në Akademinë e Lartë Muzikore në Pragë (Çekosllovaki).

Në vitet 1956-1958 në qytetin e Pragës dirigjoi : Shubert “Rozamunda”, Grig “Peer Gynt”, I.Benda “Pygmalion” K.Ditersdorf “Simfoninë koncertale për violinë e kontrabas”, F.List “Les Preludes”.

Në vitin 1958 kthehet në atdhe dhe punon në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë, ku dirigjoi shumë vepra botërore, të cilat gjetën interpretimin e parë nën baketën e tij, si operat: G.Donixetit “Don Paskuale”, L.Kavallo “Paliaçot”, Xh Rosini “Berberi i Seviljes”, T. Daija “Pranvera” dhe baletet “Lola” e Vasiljenkos, “Laurencia” e Krein, etj.

Me kujdesin dhe pasionin e tij regjistroi shumë vepra të kompozitorëve shqiptarë si Zadeja, Gaci, Nova, Daija, Harapi, Dungu, Grimci, Zoraqi, Kono, etj. si dhe muzikën e disa filmave shqiptarë. Në vitin 1967 drejton ne Kinë vepra të kompozitorëve shqiptarë. S.Gjoni është një nga themeluesit e Orkestrës Simfonike të Radio

Televizionit Shqiptar, me këmbëngulje dhe disiplinë ai punoi për rritjen, individualitetin dhe zhvillimin e kësaj orkestre. Nga kompozitorët botërorë ekzekutoi për herë të parë në Shqipëri, Bethoven ”Simfoni Nr.7” dhe “Simfoni Nr.8”, Mendelson “Endërr e një nate vere”, K.M.Veber “Gjahtari magjik”, Belini “Norma”, Bethoven “Leonora”, Grig “Peer Gynt” Smetana “Poemën Voltava”, Çajkovski “Françeska da Rimini”, Dvorzhak “Valle Sllave”, F.List “Les Preludes”, etj. Dirigjimi i tij ishte një akt krijimi, në të rrihte pulsi i kohës, rrihte vetë jeta.

Aktivitetin pedagogjik e filloi në vitin 1958 në Liceun Artistik dhe më vonë, në vitin 1961 ishte ndër pedagogët e parë në themelimin e Konservatorit Shtetëror të Tiranës (sot Akademia e Arteve të Bukura), ku përgatiti breza të tërë muzikantësh e artistësh, duke dhënë lëndët e polifonisë, orkestracionit, dirigjimit, intonacionit dhe muzikës së dhomës, deri ditën që pushoi së jetuari.

Si kompozitor krijimtaria e tij ka kaluar në të gjitha gjinitë, që nga kënga, Romanca, Kantata, Suita, Ballada, Pjesë për piano, violinë, dhe vepra të mëdha orkestrale si tetë Valle Simfonike Shqiptare, Poemë Simfonike, Suitë Simfonike e deri tek Simfonia në Mib mazhor. S.Gjoni ishte një kompozitor me frymëzim e pathos fisnik, muzika i buronte lirisht. Kritiku i muzikës dhe muzikologu G.Leotsakos në letrën e tij më 22.12.1991 e karakterizonte kështu:

“Simon Gjoni është një kompozitor i shkëlqyer, krijues i predestinuar, me një kulturë të thellë estetike e muzikale, por mbi të gjitha me një personalitet të mrekullueshëm human, me një zemër të artë në harmoni të plotë me kulturën e tij të rafinuar.”

Gjithashtu kompozitori në fushën e kritkës muzikore ka lënë punime teorike në lidhje me temat e “Arritjeve të artit muzikor shqiptar” si dhe veprën e rëndësishme “Instrumentet dhe arti i Orkestrimit”.
Kompozitori Çesk Zadeja në gazetën Drita 01.12.1991, shkruan : “Emri i Simon Gjonit do të mbetet i skalitur në pentagramin e muzikës shqiptare. Vlerësimi më i madh për çdo krijues është atëherë kur vepra e tij, mesazhi i tij bën jehonën e vet në thellësi të kohës duke rritur vlerat e veta bashkë me kohën. Këto veçori i atribuohen artistit, kompozitorit, dirigjentit, pedagogut dhe muzikologut të talentuar Simon Gjoni”.

Historia e “LuleBorës” fillon një ditë pranvere në një qytet verior të Shqipërisë, në Shkodër që ishte djepi i kulturës. Një gazetare e re shkon në këtë qytet për të realizuar një intervistë me një poet. Ata ulen në një kafe me një kopësht të mbushur me lule dhe bisedojnë gjatë. Teksa flisnin poeti nxjerr nga xhepi një fletore të vogël dhe një copë laps e fillon të shkruajë diçka. Vajza e shikon e hutuar por megjithatë vazhdon të flasë për gjithçka, për poezinë, për librat, për artin, për ëndrrat. Dhe poeti vazhdon të shkruajë. Një çast ai ndalon dhe i thotë vajzëz –“Të lutem pranoje këtë, është për ty”. Ishte një poezi. Ajo titullohej “LuleBorë”. Vajza e çuditur e merr dhe falenderon. Më pas poeti këput disa lule (për të cilat legjenda “ngulmon” që të jenë luleborë) nga kopështi dhe ja drejton vajzës duke ju lutur që ti bënin një vizitë nënës së tij pasi ajo do të gëzohej shumë dhe do të kënaqej nga prania e një vajze kaq gojë-ëmbël. Si gjithmonë dashuria me shikimin e parë edhe kësaj here goditi në shenjë dhe ky takim rinor nuk kishte si të mbaronte ndryshe veçse me lidhjen e dy të rinjve. Kjo do të ishte dashuria e parë e lidhur nga “Lulebora” dhe askujt nuk do ti shkonte në mendje se ajo nuk do ishte e fundit.

Por poezisë së bukur i duhej edhe një melodi po aq e bukur dhe e veçantë që ajo të bëhej e pavdekshme. Këtu fillon edhe pjesa e dytë e legjendës. Poeti, që ishtë Zef Pali pas disa ditësh takoi shokun e tij, kompozitorin Simon Gjoni. I foli për një poezi që kishte shkruar dhe ja dha ta lexonte. Rinia si gjithmonë ka energjinë e përmbledhur në vetvete, ka forcën krijuese që nuk ndalet para asgjëje. Fjalët e poezisë e frymëzuan menjëherë kompozitorin e ri që të ulej e të shkruante një melodi.

Figura e tij do mbetej në kujtimet e bashkëkohësve ulur buzë rrugës duke shkruar me një shkop mbi pluhur pesëvijëshin dhe notat, e pastaj i pakënaqur me ato që shkruante kompozitori i prishte e sërish hidhte të tjera nota, pa vënë re fare rrëmujen e kalimtarëve dhe njerëzve përreth tij. Notat buronin dhe tingujt e këngës fluturionin drejt fletëve të bardha, që të përjetësoheshin në krahët e dashurive që do të ushqenin. Ato nota do të qëndronin mrekullisht bukur pranë njera-tjetrës dhe do të habisnin edhe mjeshtrat kurdoherë që do të tingëllonin.

Siç ndodhi në Rusinë e largët ku mësuesit u thoshin studentëve të rinj shqiptarë se habiteshin me sa mjeshtëri ishin kombinuar ato kalime aq të thjeshta nga terca mazhore në minore, aq natyrshëm saqë të jepnin përshtypjen e një gëzimi dhe dashurie të pafund. Ata nuk kishin si ta merrnin me mend të fshehtën që shtrihej tek forca e madhe shprehëse e tyre dhe që qëndrontë pikërisht në burimin e tyre të pastër drejt e nga gjiri i një kombi aq të vjetër e aq krijues. Atje do mbetej sekreti i vetëm i “LuleBorës”, atë sekret që kompozitori në vitet e mëvonshme do t’ju a përsëriste aq shpesh studentëve të tij. Do ishte i njëjti sekret që do mbanin në gjirin e tyre edhe shumë këngë të tjera që do të pasonin.

Vajza ndodhej në Tiranë dhe me shoqet e saj një ditë dëgjonte Radio Tiranën. Për një çast dëgjohet një melodi e bukur, e ëmbël, me fjalët që ju dukën aq të njohura dhe që e befasuan. I dëgjon me vëmendje dhe nuk u beson veshëve. Janë të njëjta me poezinë që i kish dhuruar asaj i dashuri. E emocionuar ja tregon atë shoqeve dhe fillon e vallëzon edhe ajo bashkë me këngën. Bashkë me tingujt e me vargjet e saj edhe vajza fillon e shëtit me melodinë “në mal’ e n’ kodër”, dhe fillon e i “prek lulet gjith’ me dorë”. Kënga kishte marrë krahë dhe po emociononte në të njëjtën kohë me mijëra njerëz që po e dëgjonin. Në ato vite nuk ekzistonin teknikat e tanishme.

Gjithçka bëhej shumë më shpejt. Gjithçka ishte shumë më e thjeshtë. Sot për një regjistrim kënge duhet të mobilizosh me qindra vetë ndërsa në ato fillime mjaftonte dëshira e mirë e disa muzikantëve dhe gjitçka realizohej. Nuk duhej studio e aparatura supermoderne elektronike, nuk duheshin gjithfarë mikrofonash ultrasonikë, mjaftonin vetëm disa vegla dhe shpirti i mbushur me jetë që ëndrra të bëhej realitet. Dhe në pak minuta gjithçka dëgjohej drejtpërdrejt në të gjitha skajet, sepse luhej për së gjalli, luhej drejtpërdrejt në mikrofon e prej atje në shpirtrat e njerëzve. Eshtë pikërisht kjo që i mungon artit sot dhe na bën të habitemi se si është e mundur që kjo këngë e krijuar prej kaq vitesh, ende ka sharmin e saj të veçantë. Sepse ajo ka jetën e pastër brenda saj. Artistët luanin të entuziasmuar dhe këndonin edhe ata vetë hymnin e ri të dashurisë, merrnin edhe ata grimca nga lumturia dhe kënaqësia që falnin tingujt e kompozitorit. Si në shumë raste edhe atëherë ishte Radio Shkodra që po jepte një leksion muzikor, i takonte asaj të kishte nderin e transmetimit të parë të “LuleBorës”.

Pas disa ditësh të gjithë e këndonin dhe vala e pëlqimit nuk linte askënd të veçuar. E dëgjonin këngëtarët dhe menjëherë e mësonin dhe e këndonin. Donin edhe ata të merrnin diçka nga tingulli i artë e plot jetë i saj. E dëgjonin njerëzit e thjeshtë dhe menjëherë e preknin siç preknin petalet e luleve me imagjinatën e tyre, sepse ajo ishte e thjeshtë dhe e veçantë, kishte gjetjen e artistit dhe ëmbëlsinë e popullit të mbledhur në prehërin e këngës. Suksesi i saj ishte dhe ende mbetet i jashtëzakonshëm dhe e bëri edhe kompozitorin me krahë që të krijonte në pak kohë edhe shumë këngë të tjera.

Aq e madhe ishte fama e këngës sa pas shumë vitesh vetë përmendja e emrit të lules do të bëhej sinonim i këngës, sikur lulja në vetvete të mos ekzistonte por tashmë vendin e saj ta kishte zënë kënga. Dhe në të vërtetë askush më pas nuk mundi të thoshte me saktësi se cila ishte lulebora, lulja e vërtetë apo kënga, sepse të gjithëve u vinte e para në mendje kënga, sa herë përmendnin emrin e saj dhe sa herë shikonin një lule të bardhë mbi disa gjethe jeshile menjëherë nxitonin ta quanin luleborë, ndoshta të shtyrë nga kënga, ndoshta nga dëshira që të materializonin atë që ata kishin ëndërruar nën tingujt e muzikës, pak rëndësi kishte nëse lulet mund të ishin edhe gardenia a diç tjetër. E rëndësishme të ishte e bardhë dhe menjëherë pamja kthehej në këngë. Malodia ishte kthyer në muzikë dhe lule, ishte bërë njëkohësisht legjendë dhe art.

Shumë emra do të shoqëronin udhëtimin e saj në vite. Dhe vetë populli sikur e donte për vehte atë, nuk donte që të kishte autor, e prandaj askush nuk e përmendi më autorin për vite me rradhë. Ai kurrë nuk kërkoi dhe nuk mori shpërblim. Asnjëherë nuk mori ndonjë çmim ose vlerësim për muzikën e tij. Të tjerë u bënë “artistë të popullit” por populli asnjërit nuk ja kendoi këngët aq shumë e aq gjatë sa “Luleborën” e Simon Gjonit. Por kjo i takon një periudhe tjetër. Simonin e ri e njihnin të gjithë dhe ai kompozonte gjithnjë e më me frymëzim.

Jehona e këngëve të tij bëri që të vlersohej edhe nga pushtetarët, sepse edhe ata për “dreq” influencoheshin nga melodia e këngës. Dhe si në të gjitha rastet e artistëve fatlumë edhe kompozitorin e ri e dërguan me studime në një nga akademitë më të mira të muzikës. Ndërkohë kënga vazhdonte rrugën e saj të gjatë që edhe sot ende nuk e ka mbaruar.

Do të ishte artisti A. Mula që do ta këndonte i pari jashtë kufijve të vendit. Ishte kongresi i rinisë në Berlin dhe atje do të fitonte çmimin e parë. Siç e thoshte gjithmonë edhe ai vetë, “ajo këngë i solli tërë jetën shumë fat” sepse prej saj do të bëhej i njohur në të gjithë Rusinë, atje kënga arriti kulmin e një hiti të vërtetë, e transmetuar nga Radio Moska dhe e luajtur edhe nga orkestrat më të mira ruse ajo do të gjente tek artdashësit një sukses të paarritur dëri më sot nga ndonjë këngë shqiptare. Sa kujtime të studentëve shqiptarë lidhen me të.

Ja një prej tyre. “Gjatë një nate pranvere një student shqiptar po qëndronte nën qiellin me yje së bashku me të dashurën e tij. Larg, shumë larg, dukej se dëgjohej një melodi e cila sa vinte e bëhej më e njohur. Ai ngirit kokën sepse ajo melodi ju duk e afërt por largësia ja sillte disi të paqartë. Pak çaste më pas ai e kuptoi dhe gjithë trupi ju rrënqeth.

Zerat melodiozë sa vinin e bëheshin më të dëgjueshëm e më të ngrohtë njëkohësisht për veshin e zemrën e tij të ndjeshme në ato çaste përhumbjeje. Ishte “Lule bora” që po këndohej në shqip. Ai u ngrit që të afrohej pranë atyre që këndonin.

Eci drejt tyre dhe vuri re se ishin një grup studentësh nga vende të ndryshme të botës të cilët po këndonin këngën në gjuhën e tij. Krenaria e tij ishte e pakufishme në ato çaste, ai ndihej krenar si asnjëherë në jetën e tij dhe u bashkua me grupin e të rinjve duke kënduar “eja eja luleborë se me ty do t’thur kunor”. Siç do ta quanin edhe shumë të tjerë më pas, hymni i Shkodrës do të kthehej në hymnin e gjithë të dashuruarve. (marrë nga libri

“Në Shkodër të gjithë këndojnë” i autorit I. Alibali)
Përveç suksesit artistik rreth këngës u krijuan edhe histori të pafundme, jo vetëm dashurie, së cilës ajo natyrisht u ishte kushtuar, por edhe malli, humori dhe gëzimi. Disa prej tyre janë edhe komike si rasti i këngëtarit Ibrahim Tukiçi të cilit pedagogu i marksizmëm-leninizmit në vend të përgjigjes në provim i kërkoi ti këndonte një herë “LuleBorën”, ose Mentor Xhemalit, basit të mrekullueshëm shqiptar me zërin e kadifenjtë, për të cilin nuk ishin problem ariet më të mëdha botërore, ndërsa pedagogu i tij i tha se nuk ishte e këshillueshme që të këndonte që në vitin e parë “LuleBorën”, sepse ishte e “vështirë”, le të priste vitet e mëpasme të studimit, duke e lënë me këtë përgjigje të habitur në kulm këngëtarin që me zërin e tij prëj basi do të bëhëj aq i madh në skenën botërore.
Jo vetëm në momentet e gëzimit por edhe në çaste të dhimbshme,

ky kulm i melodisë së dashurisë ka ngrohur shpirtrat e njerëzve. Si në rastin e tezes së violinistit shqiptar Gert Kumi, e cila jetonte në USA dhe fatkeqësisht ishte e sëmurë rëndë. Nipi në ditën e fundit të jetës së saj shkoi për vizitë në spital dhe ajo i kërkoi t’i luante në violinë “LuleBorën”, por artisti nuk kishtë violinë me vete kështu që u detyrua të kërkonte në të gjithë qytetin e Atlantës një violinë borxh vetëm për disa orë. U kthye pranë shtratit të tezes së tij dhe luajti këngën e saj të preferuar duke i dhënë asaj kënaqësinë e fundit të jetës. Pas disa orësh ajo nuk ishte më.

Çastet e dhimbshme janë pjesë e jetës, por janë kengë të mrekullueshme si “Lulebora” që i lehtësojnë e japin lumturi njeriut që ti gëzojë ato. E si për të treguar për të kushedisatën herë që jeta vazhdon e do të vazhdojë gjithmonë edhe sot mbesa e saj e vogël, vetëm 2 vjeçe e këndon këtë këngë me fjalët dhe me melodinë e plotë, si një këngëtare e vërtetë. Ka mundësi që edhe ajo do të bëhet pikërisht këngëtare duke ju shtuar numrit të pafund të atyre që e kanë kënduar.

Sigurisht që njeriu ndjehet aq krenar kur mendon që një këngë e tillë është kënduar pa përjashtim nga të gjithë artistët shqiptarë, në të gjithë botën, që nga Rusia, Kina, Koreja, Vietnami, Mongolia, Gjermania, Rumania, Hungaria, Polonia Finlanda, Franca, Italia, Austria, Bullgaria, USA, Spanja, Algjeria, Egjypti, Anglia, Australia. “Luleborë” është kënduar përpara personaliteteve të mbarë botës.

Shprehja e artistit Zhani Ciko e përmbledh më së miri madhështinë e kësaj kënge. Pas një koncerti, pasi kishte dëgjuar këngën ai u shpreh – ‘Ashtu siç kanë italianët “O Sole mio” ne shqiptarët kemi “LuleBorën”.
E pra, sot në vitin e saj të 66 të krijimit, kur e mendon që çdo ditë ajo këndohet diku nëpër botë, a nuk e meriton “Lulebora” të quhet kënga e shekullit për shqiptarët? /shkoderinfo/ KultPlus.com

Edita Tahiri në mesin e 1000 grave eminente në botë që kanë punuar në krijimin e paqes

Edita Tahiri është lidere, politikane, diplomate dhe negociatore e njohur shqiptare dhe ish-ministre për dialog e Republikës së Kosovës.

Sëfundi, Tahiri përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është në mesin e 1000 grave eminente në botë që kanë kontribuar në krijimin e paqes.

Rrjeti i Grave për Zhvillimin e Paqes ka prezantuar këto gra të fuqishme që kanë punuar maksimalisht në ndaljen e luftrave.

Në ballinë janë prezantuar ish-presidentja e Liberisë dhe fituesja e çmimit Nobel, kryenegociatorja e Filipineve dhe Edita Tahiri. / KultPlus.com

https://www.sandiego.edu/peace/institutes/ipj/global-programs/women-waging-peace/?fbclid=IwAR0_hfRnbKRGUrTWoaxnbLsAad0iNsAc3J8JWY_ZQeAHV6vMvs4TQR2kaow

Ambasada e Kosovës në Berlin mban ceremoninë e dhurimit të librave të gjuhës shqipe në Gjermani

Është bërë e ditur se në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Berlin u mbajt ceremonia e dhurimit të librave mësuesve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Gjermani.

Në prani të ambasadorëve të Shqipërisë, Artur Kuko, të Kosovës Beqë Cufaj dhe të Maqedonisë Veriut, Ramadan Nazifi, librat e Qendrës së Botimeve për Diasporën e Republikës së Shqipërisë iu dorëzuan mësuesve të angazhuar në zhvillimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Gjermani.

Ceremonia e dhurimit të librave u shoqërua me një diskutim shumë profesional mbi gjendjen aktuale dhe masat e mëtejshme që duhen të merren në mënyrë të koordinuar nga institucionet e vendeve të origjinës, në konsultim të vazhdueshëm me mësuesit e të gjitha brezave për konsolidimin dhe zgjerimin e mësimdhënies së gjuhës shqipe në Gjermani.

Si çdo vit më parë, së shpejti pritet që të mbërrijnë në Gjermani edhe librat e botuara nga Republika e Kosovës, për t’u vënë në dispozicion të mësuesve të gjuhës shqipe në të gjitha landet në Gjermani.

Gjatë takimit u shkëmbyen shumë ide mbi:

-Rrugët me efikase dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerren në vijim, për rritjen e numrit të nxënësve në bashkëpunim me prindërit;

-Përshtatjen e teksteve të gjuhës shqipe për Diasporën në harmoni me dinamikën e kohës.

Ambasadat e RSH dhe të Kosovës në Berlin falendërojnë mësuesit që erdhën nga distanca edhe shumë të largëta për marrjen e librave, por mbi të gjitha, për kontributin e admirueshëm që po japin për ruajtjen dhe trashëgiminë e gjuhës amtare shqipe te brezat e rinj që jetojnë në Gjermani. /Albinfo.ch/ KultPlus.com

Vdes Drita Bajrami, gruaja që kishte shitur qaforen e arit për të ndihmuar Universitetin e Tetovës

Bëhet e ditur se ka ndërruar jetë Drita Bajrami Saiti, ndër gratë shqiptare që kontribuan në arsimim.

Drita në vitin 1994 kishte shitur qaforen e saj të arit, apo siç njihet në popull me emrin qystek, një qafore që është dy metra e gjatë. Këtë gjest Drita e kishte bërë për të ndihmuar Universitetin e Tetovës për të mos ndërprerë mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Kontributi që shumica e grave shqiptare kanë dhënë në fushën e arsimimit shpesh kalon pa u vënë shumë në pah. Kontributet e tilla atë botë ishin jetike për të mbajtur gjallë shpresat e studentëve dhe prindërve shqiptarë në Maqedoni, të cilët ëndërronin të shkolloheshin në gjuhën amtare. / KultPlus.com

Revoltohet Elton Deda: Ne muzikantët në Shqipëri e Kosovë po hyjmë në muajin e 8-të pa punë, po shkojmë drejt falimentit

Për shkak të pandemisë muzika live dhe koncertet janë të ndaluara të zhvillohen pasi janë burim i përhapjes së COVID-19, por ky akti normativ i qeverisë ka bërë që këngëtarët të revoltohen pasi kanë ngelur pa punë.

Pjesë e emrave që kanë reaguar është edhe muzikanti i njohur, Elton Deda i cili përmes një statusi në rrjetin social Facebook shpreh shqetësimin për veten dhe gjithë kolegët e tij të kësaj fushe, duke përmendur se tashme po hyjnë në muajin e 8 pa punë.

Ai shprehet se pjesa dërrmuese e artistëve sigurojnë të ardhurat kryesore të jetesës,duke punuar deri në orët e para të mëngjesit, në klube e bare të ndryshme, por sot nuk munden më dhe kjo sipas Dedës, jo për shkak të paaftësisë së tyre për të punuar, por sepse nuk lejohen.

Deda poashtu potencon se qeveria në momentin që i la artistët pa punë duhet të mendonin edhe një mënyrë kompensimi , pasi edhe artistët paguajnë rregullisht taksat si të gjithë njerëzit e tjerë.

Statusi i plotë i Dedës.

Tashmë, ne muzikantët në Shqipëri e Kosovë po hyjmë në muajin e 8 pa punuar. Një pjesë dërrmuese e jona, të ardhurat kryesore i kanë prej punës së lodhshme deri në orët e para të mëngjesit, në klube, bare e lounge të ndryshme. Nuk punojmë dot jo sepse jemi të paaftë por sepse nuk lejohemi. Mbasi na kanë denigruar mirë e mirë me akte normative të bëra nga njerëz që thjesht nuk duan t’ja dinë për jetët e të tjerëve, mbasi na konsiderojnë pasanikë ndërkohë që shumë prej nesh po shkojnë drejt falimentit financiar, edhe nuk na dëgjojnë e nuk na përfillin.

Nëse na mbyllën, duhet të mendoheshe një strategji kompesimi. Minimumi që mund të bëjë një shtet te i cili ne paguajmë rregullisht taksa. Personalisht ndihem tepër pesimist më tepër prej indiferencës sesa prej gropës që thellohet çdo ditë. / KultPlus.com

Nivica, Çatia e Labërisë mes historisë dhe bukurisë natyrore

Në zemër të Shqipërisë jugore, vetëm 30km larg nga qyteti i Tepelenës, vitet e fundit ka dalë në sipërfaqe fshati i bukur turistik i Nivicës, çatia e krahinës së labërisë

Nivica sot është fshati më i madh i krahinës së Kurveleshit, me një sipërfaqe prej 105m2. Gati i pezulluar në ajër, fshati Nivicë shtrihet në një lartësi prek 750 metrash mbi nivelin e detit, në trupin e Malit të Këndrevicës.

Pak histori

I shfaqur relativisht vonë në hartën turistike të Shqipërisë së sotme, ky lokalitet ka qënë një vendbanim i rëndësishëm nē lashtësi. Kalaja e ndërtuar nga romakët, rreth shekullit të IV-II p.e.s, ka qënë bërthama rreth të cilēs u krijua qyteza e lashtë. Një zonë ku kryqëzoheshin rrugë të rëndësishme të periudhës, si romakja Salaria (ende sot një nga rrugët më të gjata dhe të rëndësishme të kryeqytetit italian), rruga e Kuçit, Bënçës dhe Vërnikut. Për keto arsye, thuhet se Nivica ka qēnë ndër vendbanimet më të rëndësishëm të fisit ilir të amantëve.

Aktualisht, qendra e fshatit është krejtësisht e re pas restaurimit të bërë në Nivicë në vitin 2018, si rezultat i përfshirjes së saj në projektin “100 fshatrat”.

Qendra e Nivicës. Foto nga esmeralda Keta.

Natyra, një bukuri e rrallë

Vështirë të zgjedhësh çfarë të shohësh më parë kur mbërrin në Nivicë. Honet mahnitës të kanionëve, tashmë sekret i zbuluar me kënaqēsi nga turistët e shumtë që i kanë vizituar; ujëvarën me lartësi 220 metra e një ndër më të lartat në Europë; përrenjtë e ujit që rrjedhin nga kanionet; majën e Seferëve rrethuar me lisa e siç mendohet, tempulli i fundit pagan në rajon qe endë nderohet nga banorët vendas.

E ndërsa mendohesh, më mirë të hysh nën hijen e Rrapit të Nivicës, në qendër të fshatit, e që qëndron aty prej 250 vjetësh.

Kanionet e Nivicës. Fontilo nga Visit Gjirokastra

Si të mbërrish dhe ku të qëndrosh

Nëse udhëtoni me makinën tuaj, apo një makinë me qera, atëherë në rrugën Tepelenë – Gjitokastër, gjeni kthesën për Nivicë. Bëse udhëtoni me transport publik, mund të mbërrini me autobusin e linjës Tiranë – Tepelenë dhe me të zbritur, të merrni një taksi për Nivicë.

Nivica është menduar të mbetet një fshat që edhe pse hap krahët për vizitorët, të respektojë ritmin e tij natyral, jo të një turizmi masiv. Kështu, modeli më i përhapur i strukturave mikpritëse është ai i bujtinave të vogla me karakter familjar.

Kuriozitet

Ndër shekuj, Nivica ka mikpritur figura tē shquara historike edhe ndërkombëtare dhe mendimtarë të shquar. Ndër ta, përmendim udhëtaren e njohur angleze, Edith Durham, në fillim të shekullit XX, apo Luigi Ugolino-n, arkeologun italian, emri dhe jeta e të cilit janë të lidhur ngushtë me punën arkeologjike në sitin e Butrintit. /IntoAlbania/ KultPlus.com

Franca përkujton gruan me ngjyrë që u rebelua ndaj skllavërisë

Në Paris do të vendoset statuja e një gruaje me ngjyrë që ishte përfshirë në një rebelim të vitit 1802 kundër skllavërisë në ishullin francez të Guadaloupe.

Gruaja e cila quhej Solitude, ishte ekzekutuar, shkruan BBC, raporton KultPlus.

Kryetarja e Parisit Anne Hidalgo e quajti Solitude “heroinë” dhe një “symbol të fuqishëm”.

Historia e skllavërisë së Francës është duke u rivështruar pjesërisht për shkak të protestave Black Lives Matter.

Presidenti Emmanuel Macron ka folur kundër largimit të statujave ose emrave kontravers të figurave historike të cilat sipas tij ofrojnë “një pamje të qartë të historisë dhe kujtesë. / KultPlus.com

‘Vendi më i lumtur është ai ku ndihet sa më pak dora e qeverisë’

KultPlus ju sjell disa thënie të njohura që trajtojnë mënyrën e zhvillimit të politikës dhe të kombit.

Vendi më i lumtur është ai ku ndihet sa më pak dora e qeverisë.

Një popull që s’ka opinion publik, nuk mund të numërohet për komb.

Njerëzit që u pëlqen sallami dhe ligjet, është mirë të mos i shohin kurrë se si këto të dyja përgatiten.

Është e sigurtë zhdukja e një vendi ku njerëzit mposhtin ligjin dhe forca mposht të drejtën.

Kombi është themeli i godinës së shtetit, sa më i fortë të jetë themeli, aq më shumë qëndron godina.

Shumica e politikanëve ngjajnë me shpërgejtë; duhen ndërruar shpesh se zënë erë shpejt.

Nuk ka zotërinj më të mëdhenj se të vetëquajturit shërbëtorë të popullit.

Inisiativa private që mbështet në shfrytëzimin tinëzar e të pamëshirshëm të natyrës është edhe më e keqe se socializmi i dështuar.

Sistemi i sotëm ekonomiko-shoqëror do të bjerë shpekt nëse nuk do të rishikojë urgjentisht raportet e tij me mjedisin dhe natyrën.

Transparenca është syri i demokracisë.

Politika është arti i brishtë i marrjes së votave nga të skamurit me financimin e të kamurve duke u premtuar mbrojtje nga njëri-tjetri.

Pushteti është shumë i madh, por është shumë i vlefshëm për t’ua lënë në dorë politikanëve.

Zgjedhjet fitohen kryesisht për hir të faktit që pjesa më e madhe e njerëzve votojnë kundër dikujt sesa për dikë.

Demokracia plus injoranca e popullit është rruga më e shkurtër drejt despotizmit nëpërmjet demagogjisë.

Kur flet sovrani, të tjerët duhet të heshtin.

Kemi mësuar të fluturojmë si zogjtë e të notojmë si peshqit, por nuk e mësuam dot kurrë artin e bashkëjetesës si vëllezër.

Koha mbërrin vetë në udhëkryqin e pashmangshëm. Heshtja mbërrin vetë në pikën e ngopjes. Dufi arrin vetë pikën e shpërthimit. Maskat arrijnë vetë çastin e rënies.

Politika ngec në vepra, nuk ngec në fjalë. Ky është kurthi i saj. Demagogët besojnë se nëpërmjet spërdredhjes së guhës mund të justifikojnë gjithçka, madje t’i paraqesin, sipas rastit dhe interesit, në të njëjtën dritë të shkëlqyer zgjidhjet e ndryshme apo të kundërta.

Është e rrezikshme të kesh të drejtë kur qeveria e ka gabim.

Në demokraci forca e arsyes është dhe duhet të jetë më e fuqishme se arsyeja e forcës.

Hajdutët e mëdhenj çojnë në burg të voglin.

Durimi i popujve është grazhdi i tiranëve.

Të qeverisësh do të thotë të parashikosh.

Demokraci shumë e mirë është ajo në të cilën, ndëra në të gjitha të tjerat ka barazi, epërsia përcaktohet nga virtyti, kurse inferioriteti nga ligësia.

Demokracia e skajshme është më e keqe se tirania.

Shoqëria më e përsosur është ajo në të cilën mbizotëron një klasë e mesme , e cila numerikisht është më e lartë se të gjitha klasat e tjea shoqërore.

Varfëria është prind i revulucionit.

Ëshët e padurueshme të qeverisësh nga një njeri më i keq se vetja.

Një qeveri, sado e pandershme të jetë, nuk është aq e keqe sa anarkia.

Në ndryshimet e situatatve edhe më të fuqishmit ua kanë nevojën më të dobtëve.

Demokracia është forma më e keqe e qeverisjes me përjashtim të atyre që njerëzimi ka provuar deri sot.

Partitë i ndërroj për parimet, por parimet nuk i ndërroj për partitë.

Shtet i përkryer është ai që dëgjon së tepërmi ligjet dhe shumë pak oratorët.

Ata që veçojnë politikën nga etika nuk do ta kuptojnë kurrë as njërën as tje
tjetrën.

Pa harmoni as shteti nuk mund të drejtohet siç duhet, as familja.

Oratori dinak i rrëzon ligjet.

Situatat kritike i shkatërrojnë regjimet tirane.

Tiranët kanë një ves të keq: nuk u zënë besë miqve.

Kur qytetarët janë disiplinuar para ligjeve atëherë shtetet bëhen të fuqishme e të lumtura.

Gjatë viteve të nazizmit xhelatin e duartrokisnin xhelatët, ndërsa në të gjitha llojet e komunizmit xhelatin e duartrokasin viktimat.

Demokracia nuk është ligji i shumicës, por mbrojtje e pakicës.

Ai njeri që në moshën 19 vjeçare nuk është revulucionar, nuk ka zemër. Njeriu që në moshën 40-vjeçare mbetet revolucionare, nuk ka mend!

Ka një sekret që burrat e mençur udhëheqës e dinë dhe e pranojnë: femrat janë arkitektet e fshehura të shoqërisë.

Në politikë është si në matematikë: ajo që nuk ëshët krejtësisht e saktë, është e gabuar!

Për fat të mirë ne amerikanët nuk jemi një qeveri që ka një komb, por një komb që ka një qeveri.

Shpesh shikojmë nga qeveria për të zgjidhur problemet tona. Kjo është e gabuar atëherë kur qeveria është vetë problemi.

Të gjithë ne nuk kemi talente të barabarta, por të gjithë duhet të kemi një mundësi të barabartë për t’i zhvilluar ato.

Në politikë është nganjëherë si në gramatikë. Një gabim që e bëjnë të gjithë, më në fund pranohet si rregull.

Të gjitha krimet i lind tirania, e cila është më i madhi krim.

Të kuptosh ç’është mizoria, të mos e mohosh ekzistencën e saj, ta përballosh realitetin pa paragjykime.

E vetmja gjë që na shpëton nga burokracia është joefikasiteti i saj. Një burokraci efikase është kërcënimi më i madh i lirisë.

Ka raste kur të votuarit nuk është demokraci. Ama të numëruarit – po!

S’ka rrezik më të madh për një komb, se kur njerëz dinakë shkojnë për të urtë.

Pak opozitë i bën shumë mirë njerëzimit. Balonat ngrihen dhe fluturojnë lart vetëm duke shkuar kundër erës dhe jo duke e ndjekur atë.

Ne nuk mund të ndërtojmë të ardhmen tonë pa ndihmuar të tjerët që të ndërtojnë të tyren.

Pothuaj të gjithë mund t’u bëjnë ballë vështirësive por nëse doni të testoni karakterin e një njeriu, jepini pushtetin.

Një burrë shteti është ai që mendon për gjeneratat e ardhshme , kurse një politikan është ai që mendon për zgjedhjet e ardhshme.

Urrejtja dhe fuqia nuk mund të jenë në një pjesë të botës, papatur efekt mbi pjesën tjetër të saj.

Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht. Dhe nëse ndodh, mund të vini bast se ka qenë planifikuar të ndodhë.

Edhe në fronin më të lartë të botës, për t’u ulur do të përdorësh… prapanicën.

Politikani i mirë ka një ideal në zemër dhe një program në kokë.

Partia nuk është “putanë” që, kujt i ngrhet mund t’ia hipi, por një komunitet njerëzish bashkaur për një ideal dhe disiplinuar me statut e kushteturë.

Liria pa socializëm është padrejtësi. Socializmi pa lirinë është skllavëri.

Me shumë mundësi kemi të gjemë një bordello me gra të virgjëra se një qeveri me njerëz të ndershëm.

Një lider di ç ‘është mirë të bëhet, një menaxher di vetëm si ta bëjë mirë.

Mjerimi ka këtë të mirë, që e zë për fyti miletin dhe ia sjell mendtë në kokë me pahir, në qoftë se nuk ia ka nxjerrë shpirtin.

Nuk është vështirë të bësh kurorë, po është vështirë të gjesh kokë të mirë.

Çdokush ka katër dhurata: Vetëdijen, Ndërgjegjgjen, Dëshirën për pavarësi dhe Imagjinatën. Këto na japin lirinë themelore; të drejtën për të zgjedhur, për t’u përgjigjur dhe për të ndryshuar. / KultPlus.com

Bora mbërrin në Kosovë, zbardhen malet e Rugovës (FOTO)

Majat e bjeshkëve të Rugovës janë zbardhur nga bora e parë që ka filluar të bjerë pasditen e së shtunës.

Përderisa në vendet tjera të Kosovës po mbretërojnë temperatura mesatarisht të larta, në bjeshkët e Rugovës ka rënë bora e parë.

Tashmë jemi në stinën e vjeshtës, megjithatë, në bjeshkët e Rugovës ka rënë edhe bora e parë.

Kjo është bërë e ditur përmes disa fotografive të postuara në rrjetin social Facebook nga një qytetar. “Bora e parë 2020. Rugovë, Kosovë”, ka shkruar B.K në Facebook.

Emina Çunmulaj: Kam kullotur dhe mjelë lopë që të mos më martonin

E ftuar në emisionin ‘Historia ime’ në Tv Klan, Emina Cunmulaj ka rrëfyer historinë e jetës së saj duke nisur nga fëmijëria që ka kaluar në Mal të Zi.

Ajo ka lindur në Michigan dhe kur ishte 5 vjeçe, prindërit e saj u kthyen në Mal të Zi, në një fshat të vogël malazez buzë Liqenit të Shkodrës,që quhet Nënelm.

Deri në moshën 15 vjeç ajo ka kullotur lopët dhe i ka mjelë ato sepse e gjente si arsye për të mos u martuar. Sipas saj vajzat që bënin punë shtëpie dhe dinin të gatuanin, martoheshin shumë shpejt dhe ajo merrej me punë vetëm jashtë shtëpisë, të mos dinte të pastronte dhe gatuante që të shtynte sa më shumë martesën.

Mirela Milori: Ju u vendosët të gjithë në Nënelm, sa vite qëndrove aty?

Emina Cunmulaj: Unë u largova sërish nga fshati në moshën 15 vjeç.

Mirela Milori: Si ka qenë jeta në këtë fshat?

Emina Cunmulaj: Në përgjithësi mirë, përpiqem t’ia vë fokusin gjërave pozitive. Një fëmijëri shumë e thjeshtë. Sa herë që vij vizitoj disa familje në nevojë dhe i shoh këta fëmijë që po jetojnë të njëjtën jetë që kam jetuar dhe unë. Unë kam mjelë lopët, i ka çuar në livadhe, i kam sjellë prapë lopët në shtëpi. Nuk doja të bëja punët e shtëpisë brenda sepse vajza në atë kohë martohej që 14 vjeç dhe i thoja vetes nëse nuk i bëj gjërat, nuk e bëj gatimin, pastrimin, ndoshta nuk do më martonin tepër herët. Kështu pothuajse ka kaluar fëmijëria. Nuk kemi patur shumë lodra, kemi luajtur më shumë me llaç e baltë. 

Janë disa gjëra që kanë ndodhur jo shumë të bukura. Gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë ka qenë një kohë më e vështirë, pastaj lufta e Kosovës ka qenë edhe më e vështirë sepse ne kemi qenë në fund të Malit të Zi, tek liqeni i Shkodrës dhe kanë kaluar shumë refugjatë në atë kohë që duart e mamit tim i kanë dhënë bukë më hëngër, rrobat tona ia kanë veshur atyre. / KultPlus.com

Rita Ora publikon pikturën me motive kombëtare me shqiponjën që mban dy flamujt

Artistët tanë shqiptarë që tashmë veç gëzojnë famë ndërkombëtare, nuk hezitojnë asnjëherë të shprehin krenarinë e tyre karshi kombit shqiptar, shkruan KultPlus.

E fundit që përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, publikoi një pikturë me motive kombëtare, ishte Rita Ora.

Ajo në InstaStory ka publikuar një pikturë ku shihet flamuri i Kosovës dhe i Shqipërisë në dorën e saj, Ndërkaq i ka bashkangjitur mbishkrimin ‘Më pëlqen kjo’ . / KultPlus.com

Trashëgimia kulturore në Shqipëri, një aset i vyer për t’i dhënë jetë itinerarit të muzeumeve

Trashëgimia kulturore, është aset i vyer për vendin tonë që i jep vlerë të shtuar dhe jetë itinerarit të muzeumeve.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Yuri Kim vizituan qytetin e gurtë të Gjirokastrës,  pasuri botërore, nën mbrojtjen e UNESCO-s.

“E ndodhur në këmbët e saj, Gjirokastra së pari të krijon një ndjesi ngurrimi, por kur hyn në të, nuk do të doje të largoheshe”- shprehet Margariti.Ministrja thekson se, “teksa vizitoi disa nga pikat më të bukura turistike dhe të trashëgimisë kulturore, ndau me ambasadoren edhe projektet për t’i dhënë jetë itinerarit të muzeumeve, që rrëfejnë historinë e qytetit”. /atsh/ KultPlus.com

Shtypi francez në vitin 1912: Gjenocidi i forcave malazeze ndaj shqiptarëve në Plavë, 900 burra, gra e fëmijë të vrarë

Nga Aurenc Bebja, Francë – 27 Shtator 2020

Shtypi francez i ka kushtuar një vemendje të veçantë pushtimit të Plavës nga forcat malazeze në tetor të 1912, rrëfimin e të cilit, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

L’Univers, e hënë, 21 tetor 1912, f.2 :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në Mal të Zi

Marrja e Plavës

Vjenë, 19 tetor. – Malazezët duan të bombardojnë Taraboshin nga tre anët dhe po përgatisin sulmin për nesër.

Plava u mor sot, pas një mbrojtje kokëfortë të shqiptarëve, 900 prej të cilëve ranë (u vranë). Gratë dhe fëmijët shqiptarë morën pjesë në mbrojtje. Humbjet e malazezëve janë gjithashtu të konsiderueshme.

L’Intransigeant, e martë, 22 tetor 1912, ballinë :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Malazezët kanë marrë Plavën dhe Gucinë (ku u zhvillua një përleshje disa ditë më parë). 900 shqiptarë myslimanë thuhet se kanë rënë duke mbrojtur Plavën. Dy qytetet e marra (të pushtuara) janë në lindje të Malit të Zi, në veri të Shkodrës.

L’Écho de Paris, e martë, 22 tetor 1912, f.2 :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ushtritë e Malit të Zi

Malazezët janë ende duke bërë përpjekje të mëdha për të pushtuar Taraboshin dhe Shkodrën (ushtria e Jugut, nën urdhrat e gjeneralit Martinoviç).

Ushtria e Veriut, e komanduar nga gjenerali Vukotiç, pushtoi Plavën më 19 dhe Gucinë më 20.

Gucia, në jug të liqenit të Plavës, ka 4.000 banorë. Ky qytet iu dha malazezëve në 1878 nëpërmjet Traktatit të Berlinit dhe ata e shkëmbyen atë me një territor tjetër në 1880.

Qyteti i Plavës u mbrojt me kokëfortësi nga shqiptarët, burrat, gratë dhe fëmijët që humbën gati 1.000 prej të tyreve. Malazezët u gjetën gjithashtu në vështirësi të madhe.

Luftimet në këto rajone malore, midis fiseve të ashpra, kanë një karakter të veçantë dhune.

La Tribune de l’Aube, e martë, 22 tetor 1912, ballinë :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Podgoricë, 21 tetor. – Pushtimi i Gucisë u parapri nga ai i Plavës, pas një mbrojtje kokëfortë të shqiptarëve, 900 prej të cilëve u vranë. Gratë dhe fëmijët shqiptarë morën pjesë në mbrojtje. Humbjet e malazezëve janë gjithashtu të konsiderueshme.

Le Sémaphore de Marseille, e mërkurë, 23 tetor 1912, f.2 :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Cetinje : Pushtimi i Plavës ishte shumë i përgjakshëm; 900 shqiptarë u vranë, midis tyre gra dhe fëmijë, të cilët u gjetën me armë në dorë. / KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gaccczette/shtypi-francez-ne-tetor-te-1912-gjenocidi-i-forcave-malazeze-ndaj-shqiptareve-ne-plave-900-burra-gra-e-femije-te-vrare/?fbclid=IwAR2YaPgaceLLPpAtVPHP8ZV-LObmmuZv_cudaDhATxqGbu2rS5qPFTNldRE

“Flluskat” e restoranteve për të mbrojtur myshterinjtë nga koronavirusi

15 flluska plastike janë vendosur anash një restoranti francez në Manhattan të New Yorkut.

“Flluskat” po mbrojnë myshterinjtë nga përhapja e koronavirusit dhe po shërbejnë si strehë ndaj ftohtit dhe shiut.

Pronari i restorantit, të cilin e bleu para 15 vjetësh, gjeti flluskat në internet, kur po tentonte të gjente një mënyrë për mbijetesën e biznesit të tij.

Secila kushton nga 400 dollarë, por pronari Alain thotë se janë investim i mirë.

Si krejt restorantet e New Yorkut, edhe “Cafe Du Soleil” u godit rëndë nga izolimi i madh i shtetit.

Puna në ambientet e jashtme ka shpëtuar restorantin, mirëpo Alain thotë se kjo nuk është e mjaftueshme për mbijetesë./ KultPlus.com

Plaku që shpërndan pica merr 12 mijë dollarë bakshish, shpërthen në lot nga emocionet

Shpërndarja e picave mund të jetë e lehtë për dikë më të ri, por mjaft e vështirë për një 89-vjeçar.

Megjithatë Derlin Newey ka vazhduar ta bëjë këtë punë, falë të cilës, së fundi pati një dhuratë të papritur: një baksish prej plot 12 mijë dollarësh.

Newey nuk po i besonte syve, thotë CNN, kur familja Valdez trokiti në derën e shtëpisë së tij në Utah për t`i dhënë paratë. Shoferi i moshuar nuk i mbajti dot lotët. Ai shpërndan pizza për Papa John’s për rreth 30 orë në javë.

Newey e nisi këtë punë kur e pa se nuk ia dilte dot vetëm me pension. “Si mund të them ndonjëherë faleminderit? Nuk  di se çfarë të them”, u shpreh i moshuari i përfshirë nga emocionet. Falë dashamirësisë së disa klientëve të tij besnikë, Newey është shndërruar së fundi dhe një yll në rritje të TikTok-ut.

Familja Valdez tha se gjithmonë kërkonin atë për t`i sjellë picat dhe kishin nisur ta regjistronin dhe videot i hidhnin online./ KultPlus.com

Ekspozita e kujtimeve të fëmijërisë

Gjatë ditës së djeshme është hapur “Panairit të librit të vjetër, të rrallë dhe të përdorur”, ku janë ekspozuar qindra libra të vjetër nga botues kosovarë. Panairi do të qëndroj i hapur deri të dielën më datën 27 shtator.

Panairi i librit të vjetër, të rrallë dhe të përdorur ka tërhequr një numër të madh të liridashësve që nga dita e djeshme. Një prej tyre është edhe profesori universitar dhe shkrimtari, Rrahman Paçarizi i cili ka shkruar se ky panair e ka rikthyer atë në bibliotekën e tij të fëmijërisë.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e tij të plotë:

Ekspozita e kujtimeve të fëmijërisë

Malësorja (e Nazmi Rrahmanit), Pinoku (Carlo Colodi), Debatik (Selman Vaqari), Të munduarit (Hasan Petrela) Ese mbi letërsinë (Sabri Hamiti)… Veprat letrare që i kam lexu shumë herë – nuk gaboj nëse them dhjetëra herë – i gjeta në ekspozitën e organizuar nga Berat Dakajj dhe Shtëpia Botuese Armagedon, ku unë e sprovova veten me një prozë më të gjatë. Jo se nuk kam mundë me i gjetë këto vepra që lidhen fort me fëmijërinë time, por këtë herë i gjeta botimet që i kam pasë në bibliotekën shumë të pasur të babës tim, të djegur deri në faqen e fundit. Me t’i parë ato libra, m’u duk sikur m’u kthye biblioteka e fëmijërisë, m’u kthyen librat e renditura sipas qejfit tim, vitrina  ngjyrë bordo të shkëlqyeshme, sikur m’u kthyen edhe fotografitë e djegura, dorëshkrimet e babës, studimet e tij kurrë të botuara që e kisha andërr me i botu ndonjëherë, pa lejen e tij…

Teksa e shikoja ekspozitën e shihja një fëmijë që rendiste librat në rafte, herë sipas rendit alfabetik, herë sipas pëlqimit tim, herë sipas trashësisë së librit, herë sipas asaj se sa herë i kisha lexu, herë sipas ngjyrave. E shihja një fëmijë që mbante shënim për të gjitha librat e lexuara, duke u krekosur në shkollë me numrin e romaneve të lexuara… Pastaj e shihja veten para shtëpisë së djegur… duke u ngjitë shkallëve deri në katin e dytë në dhomën e vogël (ashtu i thoshim dhomës së mbushur me libra ku ishte vetëm një kanape) të mbushur tashmë me hi librash të djegur, ku asnjë faqe s’kishte shpëtu dhe asnjë fotografi në sirtarët e poshtëm të vitrinës. Si me ta fshi kujtesën me një komandë të gabuar dhe pastaj me u përpjekë me shpëtu ndonjë ”file”, libër jo se jo, po ndonjë fotografi që  nena e kish marrë me vete duke ikur maleve e pastaj në Fier…  Kur e pata lexu romanin “Talianka” të Agron Gashit, e pata veçu pjesën kur hyjnë në një shtëpi pas luftës dhe gjejnë një dhomë librash. Ajo pjesë ishte ekstratematike dhe jashtë motivit kryesor të romanit, por mua më pati bërë për vete mënyra e përshkrimit të dhomës me libra. Tash, më duket se më shumë më ka bërë për vete njëjtësimi me dhomën e librave, mënyra e rrëfimit për renditjen e librave, inventari që Agroni i bën bibliotekës së kushedi se kujt…

Mikut tim, Albin Mehmetit, që e ndihmonte Beratin për ekspozitën, i thashë të m’i ndante disa libra – ato që i përmenda dhe disa libra të gjuhësisë, botimet të vjetra, të Çabejtë, të Rrotës e të Cimohovskit, por edhe studimin e Rexhep Ismajlit për poezinë e sotme arbëreshe.

Një të premte vjeshte s’e kisha menduar të ma kthente kujtesën e fshirë të librave që brezave të rinj mund t’u duket patetike. Faleminderit Berat!/ KultPlus.com

Michelle dhe Barack Obama janë njerëzit më të admiruar në botë

Ish-presidenti amerikan dhe zonja e parë, Barack e Michelle Obama kryesojnë listën e njerëzve më të admiruar në botë për burra dhe gra, sipas një anketë të këtij viti të realizuar nga YouGov.

Anketa përfshiu 45.000 njerëz në 42 vende.

Që kur nisi anketa më 2014, kjo është hera e parë që Obama mund Bill Gates dhe liderë të tjerë politikë dhe ekonomik.

Obama ndiqet afërsisht nga Gates, i cili pas ka Xi Jinping (i treti), Elon Musk (i nënti), presidenti rus Vladimir Putin (12) dhe presidenti Donald Trump i cili renditet në vendin e 15.

Një numër i madh i yjeve të sportit dhe showbizit gjithashtu janë në këtë listë, përfshirë Cristiano Ronaldon, Lionel messi, Michael Jordan, Jackie Chan dhe Keanu Reeves.

Ish-zonja Micelle Obama, e parë gjithashtu doli e para nga ‘gratë më të admiruara në botë’ duke lënë pas Mbretëreshën Elizabetë II (e treta) dhe kancelaren gjermane Angela Merkel në vendin e 12. Ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton u rendit e 13’ta, Greta Thunberg në pozitën 18 dhe Malania Trump e 19’ta./ KultPlus.com

Ministria e Kulturës së Shqipërisë: Synimi ynë, TKOBAP të kthehet në pol artistik referues

Ministria e Kulturës fton opinionin publik dhe komunitetin e artistëve të kthejnë vëmendjen tek faktet dhe të vërtetat e prekshme të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, duke iu larguar dezinformimit dhe hamendësimeve të pabazuara, deri në trillime, mbi një të ardhme të TKOBAP jashtë strukturave të Ministrisë së Kulturës.

Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Kulturës shprehet se Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit është jo vetëm një nga institucionet publike më prestigjioze, por dhe lider në jetën artistike në vend.

“Kërkesat dhe problematikat e shprehura herë pas here si në nivel institucional, nga trupat e teatrit, ashtu edhe nga komuniteti i gjerë i artistëve, kanë vënë në dukje nevojën për të hulumtuar modele të suksesshme, për rritjen e kapaciteteve financiare, njëkohësisht me rritjen e standardeve të aktivitetit artistik dhe produksioneve të të gjitha zhanreve. Nga ana tjetër, një nga misionet e Ministrisë së Kulturës është nxitja dhe promovimi i talenteve të reja. Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme në vite të drejtuesve të këtij institucioni, për të përfshirë në produksionet e tyre të rinj të talentuar, kjo ka qenë e vështirë, pikërisht nga mungesa e të ardhurave dhe strukturave të kufizuara. Mbështetja e talenteve të reja dhe rritja e konkurrencës është një aspekt i shëndetshëm, i cili do të kontribuonte drejtpërsëdrejti në rritjen e cilësisë artistike të institucionit”, thuhet në deklaratë.

Synimi i Ministrisë së Kulturës është që skena e TKOBAP të kthehet ne polin artistik referues, jo vetëm për hapësirën shqipfolëse, por edhe për vendet e rajonit.

“Kishte ardhur koha, që në shtëpinë e operës të ndodhte një ndryshim rrënjësor. E nisëm rrugëtimin tonë me investime në infrastrukturë, për të pasur një teatër të denjë për emrin që mban, atë të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.Vazhduam me rishikimin e kuadrit ligjor dhe ekonomik të tarifave dhe çmimeve të reduktuara për kategori të ndryshme shoqërore.Benefitet financiare që duhet të përfitojë “shtëpia” kombëtare e artit, kërkojnë rishikime të mëtejshme të kuadrit ligjor, që do të mundësojnë që, fondet e vetëgjeneruara të mbeten në arkën e Teatrit, në shërbim të artistëve dhe cilësisë artistike.Si shembuj reference po merren modelet më të suksesshme të teatrove nacionalë europianë, për të pasur një kuadër sa më të plotë të skemave të qëndrueshme”, thuhet në deklaratë.

Në vijim, Ministria e Kulturës shton se “aktualisht, të ardhurat e gjeneruara si nga biletat ashtu edhe nga përdorimi afatshkurtër i ambienteve të Teatrit, shkojnë në masën 70% në arkën e shtetit dhe vetëm 30% në atë te TKOBAP. Pandemia, kjo krizë e madhe botërore vendosi sfida të reja, por nxori në pah edhe më fort, rolin kyç që ka shteti në skemat menaxheriale të teatrove në mbarë botën”.

Ministria ka qëndruar e do qëndrojë gjithmonë një institucion me dyer të hapura për debatin konstruktiv dhe gjithmonë e distancuar nga dezinformimet dhe keqinterpretimet e fakteve./ atsh/ KultPlus.com

Festivali “Futura Memoria Adriatica” arsyeja pse arti mund të forcojë lidhjet

Sot në Montecilfone, një komunë arbëreshe në Provincën e Campobasso, në rajonin italian të Molise, u mbajt Konferenca për shtyp për prezantimin e Festivalit “Futura Memoria Adriatica”.

Si lindi ideja për Festivalin “Futura Memoria Adriatica”

“Në mesin e shekullit të pesëmbëdhjetë – raportojnë organizatorët – komunitetet shqiptare dhe kroate u vendosën në Molise duke mbajtur të paprekur gjuhën e tyre e cila, edhe nëse ndryshon me kalimin e viteve, mbetet dhe i dallon këta Molisanë nga Campomarino, Montecilfone, Portocannone dhe Ururi (me origjinë shqiptare) dhe Acquaviva Collecroce, Montemitro dhe San Felice del Molise (me origjinë kroate).

Gjuha e folur në shekullin XVI mund të dëgjohet në sheshet e qyteteve shqiptare dhe kroate edhe sot. Një burim kryesor ndërlidhës është gjithashtu edhe Deti Adriatik. Nëse një ditë ajo ishte rruga e ndjekur nga shqiptarët dhe kroatët për të arritur në Molise, asgjë nuk e pengon që ajo të bëhet një urë komunikimi për njerëzit, bizneset dhe idetë.

Cili mjet është më i përshtatshëm se Arti për të forcuar lidhjet midis brigjeve të Adriatikut?

Nxitur nga kjo ide, lindi Festivali “Futura Memoria Adriatica”, një takim midis artistëve nga tre vendet e përfshira Itali, Shqipëri, Kroaci të cilët synojnë nëpërmjet kësaj nisme t’u japin sadopak jetë të re vendeve Molise në procesin e braktisjes dhe shpopullimit falë një “ripopullimi” këte herë krijues.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm Giandomenico Sale (drejtor artistik dhe krijues i Festivalit), Giorgio Manes (Kryetar i Bashkisë të Montecilfones), Fausto Bellucci (Kryetar i San Felice del Molise), Driada Denvishi (drejtor i Teatrit Kombëtar “A.Moissi” të Durrësit – Shqipëri), Fernanda Pugliese (Drejtore e revistës dygjuhëshe Kamastra, Arbresho – italiane dhe kroato – italiane).

Artistët e përzgjedhur nga vendet pjesëmarrëse janë Elena Copelli (valltare dhe koreograf) (Itali)”, Alisia Ialicicco (balerin dhe koreograf) (Itali)” Irida Gjiergi (aktore dhe muzikante) (Shqipëri)”, Aida Llukaj (koreograf, valltare) (Shqipëri)” Josipa Bubas (valltare, interpretuese) (Kroaci), Tomislav Cuvelijak (krijues vidiosh) ) (Kroaci)”.

Për secilin nga dy komunat e Molises, San Felice dhe Montecilfone, me qëllim vendosjen e marrëdhënieve kulturore me Kroacinë dhe Shqipërinë, për të krijuar atë urë të nevojshme komunikimi midis dy brigjeve të Adriatikut dhe për të krijuar shkëmbime dhe marrëdhënie të dobishme për ekonominë, turizmin dhe kulturën, programi i aktiviteteve do të përfshijë duke filluar nga data 3 deri më 9 Tetor shfaqje të ndryshme teatri dhe vallëzimi të organizuara midis artistëve të përzgjedhur nga tre vendet pjesëmarrëse.

Gjatë periudhës së qëndrimit, secili artist do të organizojë një punim drejtuar popullatës dhe atyre që dëshirojnë të marrin pjesë. Edicioni i parë i “Futura Memoria Adriatica,” në sajë të kësaj gjetje të re artistike dhe kulturore, synon promovimin e trashëgimisë dhe bukurive të peizazhit, të komunave të vogla të Molises, viktima të shpopullimit ndër dekada dhe braktisjes me qëllim ripopullimin dhe zhvillimin e tyre. Kjo nismë përfshin një reflektim mbi arkitekturën, traditën dhe punimet artizanale, të cilat mund të bëhen një fushë e eksperimentimeve artistike dhe kulturore.

Objektivi kryesor i këtij Festivali është të nxisë zhvillimin e potencialit të zonës Molise me origjinë shqiptare dhe kroate në bukuritë e saj më të “fshehura”, duke mbledhur farën e traditës për ta shndërruar atë, në të tashmen, në një mënyrë të re jetese në vende që shpesh janë të panjohura dhe të braktisur.

“Futura Memoria Adriatica” 2020 është konceptuar dhe promovuar nga Shoqata Kulturore Frentania Teatri./ disporashqiptare/ KultPlus.com

“Burri shqiptar është i frustrum deri maje koke, ky vend ka nevoje për “liberalizim” seksual”

Shkruan Zana Avdiu

Definitivisht, burri shqiptar është i frustrum deri maje koke, ( përjashtim i një numri të vogël).

Kudo që lexon ose komente nga ata ( në portale, në profile të çikave e grave, në faqe sporti, lajmeve, kulturë, shëndetësie etj etj), apo te bjen edhe me diskutu me ta nga afër, sheh frustrim të madh, te secili.

Burri shqiptar s’mundet me marrë me mend qe jo çdo njeri të pëlqen dhe don me pasë diçka me të. Ai s’mundet me frenu veten as kur është ne detyre zyrtare: si mjek, si profesor, si mësues, si polic, si zjarrfikës, si pastrues, si futbollist, si gazetar, si avokat, gjyqtar a prokuror, etj etj.. secilën grua e sheh si cope mishi, për shfrytëzim seksual. E tu kane kështu, mendon që edhe secila grua çdo burrë e sheh ashtu.

Tash së fundi, çikat edhe gratë janë tu anku nga policia, se vend e pa vend po i ndalin ato, arsye pa arsye, vetëm e vetëm te ua mësojnë emrin, edhe ta shfrytëzojnë pozitën e tyne për përfitime personale seksuale.

Për mjekë, profesorë universitar, gjyqtare e avokat, kjo punë u kane e dijshme moti. Kush ma shumë se ata nuk e keqpërdorë pozitën, për përfitime seksuale, me ata që janë në nevoje për ta. Dhe jo vetëm këta, por edhe secili burrë që ka pak pozitë, mundësi e hapësirë me keqpërdore, e bënë.

Ama, çudia është, qysh ka mundësi bash secila grua a çikë që kalon para syve te tyne, me iu pelqy? A është e mundun, që këta njerëz (burrat shqiptarë) janë kaq me fat, sa secili njeri me kane në formatin e shijeve dhe preferencave të tyne?!

Unë mendoj që është e pamundun. Madje, ndodh që takon me qindra e mijëra njerëz ndoshta, dhe asnjani apo asnjana nuk është në preferencat e tua. Nuk të pëlqen. Edhe nuk mundet me të pëlqy secili njeri… po kjo tregon që ata janë qaq të frustrum, saqë fytyrat e mendjet, as që ua dallojnë.

Masi jeni kaq të dhanun mas seksit, kaq të frustrum, pse e keni ba tabu këtë punë? Pse e keni vendos “moralin” aty, dhe e keni ba te ndalum?

Ky vend ka nevojë për liberalizim seksual, që njëherë e përgjithmonë me heq frustrimin, që po ju shtyn me ba edhe krim: si kushtëzim seksual, detyrim e përdhunim. Kthjelluni!/ KultPlus.com

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës të pakënaqur me vendimin e ri të qeverisë

Me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës është hequr kufizimi i lëvizjes. Prej mbrëmë qeveria ka shfuqizuar vendimin e më hershëm ku qytetarët nuk lejoheshin të qarkullonin pas orës 22:30 deri në orën 05:00, të mëngjesit. Mirëpo, ndaj këtyre masave të reja kanë shprehur pakënaqësi përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve.

Me vendimin e ri, këtij sektori i është zgjatur orari deri në orën 23:30, pasi në të kaluarën puna lejohej deri në orën 22:30.

Mirëpo paragrafi 4, pika 2 e vendimit të ri, ndalon muzikën prej orës 21:00 në subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë, dhe e njëjta sipas përfaqësuesve të gastronomëve është goditje e madhe për sektorin duke konsideruar gjendjen aktuale ekonomike dhe pasojat e shkaktuara nga ndalesat në ushtrimin e afarizmit, gjë që shoqata po e kundërshton dhe po kërkon që e njëjta të shfuqizohet.

Më poshtë gjeni reagimin e SHGK-së:

Në paragrafin 4 të Vendimit Nr. 01/32 të marrur mbrëmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, sqarohet rregullimi i ri i funksionimit të sektorit të Gastronomisë.

Në të tashmë u kuptua që funksionimi i subjekteve të gastronomisë, ndalohet nga ora 23:30 deri në orën 05:00, e cila ka qenë kërkesë e jona që të ndryshohet si dhe lëvizja e qytetarëve e cila tashmë është e pakufizuar në kohë. Kjo e fundit ishte kërkuar nga ne më së shumti duke u bazuar në politikat ndëshkuese me gjoba, sidomos ndaj punëtorëve të sektorit tonë, ngase të njëjtit sipas Vendimit të dt. 28.07.2020, tashmë të shfuqizuar, ishin të lejuar që në të njëjtën kohë të punojnë dhe të qarkullojnë në hapësira të jashtme si persona fizikë, duke qenë e pamundshme të respektojnë orarin e lejuar me Vendim.

Gjithashtu, lejimi i ushtrimit të aktiviteteve shërbyese në hapësira të brendshme ka qenë i shumëkërkuar dhe domosdoshmëri e kohës.

Mirëpo paragrafi 4, pika 2 e Vendimit të ri, ndalon muzikën prej orës 21:00 në subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë, dhe e njëjta është goditje e madhe për sektorin duke konsideruar gjendjen aktuale ekonomike dhe pasojat e shkaktuara nga ndalesat në ushtrimin e afarizmit, gjë që shoqata jonë e kundërshton dhe kërkon që e njëjta të shfuqizohet.

Që nga paraqitja e Pandemisë COVID-19 e deri më tani, nuk kemi pasur asnjë mbështetje të drejtpërdrejte ndaj bizneseve nga institucionet tona, por vetëm ndaj punëtorëve me anë të Pakos Emergjente, dhe ajo me shumë lëshime në zbatimin e saj.

Gjendja aktuale në vendin tonë sa i përket sektorit që mbulojmë dhe për të cilin avokojmë është tepër shqetësuese. Si rrjedhojë e masave të ushtruara nga ana e institucioneve të Kosovës, shumë biznese rrezikojnë të mbyllen.

E rëndë është edhe gjendja politike në vendin tonë. Kjo më së miri dëshmohet me dështimin e votimit për herë të tretë në lexim të parë të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Gjersa partitë politike të vendit tonë gjejnë mospajtime për interesa vetanake, ne i vuajmë pasojat e veprimeve të tyre dëmshme e qesharake.

SHGK ju bën apel institucioneve përkatëse të vendit, që sa më pak të shkaktojnë dëm e regres e sa më shumë të ofrojnë ndihmë e progres në gjendjen që po kalojmë, e cila do të ndjehet edhe më shumë tani e tutje, me uljen e temperaturave atmosferike.

Andaj, në mirëkuptim dhe konsideratë ndaj situatës së krijuar, kërkojmë nga ana juaj që të trajtoni me prioritet të lartë kërkesat tona dhe të ofroni ndihmë ndaj bizneseve më të goditura në vend.

Poashtu zotohemi, që me prioritet të lartë do të kujdesemi që sektori i gastronomisë do të respektojë Manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19, duke shkaktuar sa më pak dëm e regres në gjendjen aktuale.

Me garancë për sektorin e gastronomisë, nuk do të ndalemi duke ju dëshmuar që për interesin e përbashkët gjithmonë do të luftojmë.

Ju faleminderit të gjithëve për përkrahjen tuaj!

Me respekt,

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës./ KultPlus.com

https://www.facebook.com/Gastronometeprishtines/posts/1062986610802129

Zemra Blu e Europës, Vjosa një nga lumenjtë më të paprekur në kontinent

Ka mbetur vetëm një lumë me rrjedhje të lirë në Europë, Vjosa. Fillon në Greqi si Aoös, përpara se të kalojë në Shqipëri, duke gjarpëruar nëpër malet e Ballkanit dhe më në fund duke arritur në Detin Adriatik. Vjosa është qendrore në Zemrën Blu të Evropës ’, një pellg gati 6,500 kilometra katrorë i degëve dhe rrugëve të egra ujore.

Zemra Blu e Evropës shtrihet në të gjithë rajonin e Ballkanit, ku lumenjtë e fundit të egër të Evropës formojnë një rrjet të jashtëzakonshëm të biodiversitetit dhe ujërave të pacenuar. Në fakt, 80 përqind e lumenjve në rajon janë shumë të shëndetshëm, me 30 përqind të renditur si të pacenuar dhe 50 përqind si shumë të shëndetshëm nga një vlerësim hidromorfologjik i kryer në 2012.

Por vetëm Vjosa e Shqipërisë është plotësisht e padëmtuar, duke përfshirë të gjithë degët e saj. Kjo është mbi 270 kilometra ujë i paqartë, me rrjedhje të lirë i cili shërben si shtëpi për 69 specie endemike të peshkut, si salmoni i Danubit. Bankat dhe toka përreth janë gjithashtu zona të nxehta të biodiversitetit, me shumë specie të tjera të rrezikuara dhe të prekshme që jetojnë në pyje, përfshirë rrëqebullin e Ballkanit.

Ky rajon i jashtëzakonshëm është aq i paprekur, saqë ne aktualisht dimë më pak për lumin Vjosa sesa për Amazonën, sipas EcoAlbania.

Atëherë pse ka nevojë për kursim Zemra Blu e Evropës?

Fuqia hidroelektrike nuk është aq e pastër. Çfarë do të thotë kjo është, mbi 3,000 diga dhe devijime hidroenergjetike janë ose në zhvillim ose janë propozuar, me 1,003 të tjerë tashmë ekzistuese. Aktivistët dhe komunitetet lokale thonë se digat shkaktojnë dëme të pakthyeshme në jetën e egër dhe njerëzit që jetojnë në rajon.

Deri më tani Vjosa ka mbetur e paprekur, por ka 38 propozime të tjera për digat e hidrocentraleve në punë.

“Projektet e hidrocentraleve do të shkatërrojnë plotësisht dhe në mënyrë të pakthyeshme këtë ekosistem unik të lumit”, shpjegon Theresa Schiller, e cila koordinon fushatën ‘Save the Blue Heart of Europe ‘në EuroNatur. “Hidrocentrali nuk e meriton nocionin e të qënit” i gjelbër “, pasi është gjithmonë në kurriz të biodiversitetit në peisazhet e lumenjve.”

Një studim i vitit 2012 i cili shqyrtoi 35,000 km të lumenjve Ballkanikë raportoi se digat kanë “një ndikim të rëndësishëm në ekosistemin e lumit”, ndërsa kërcënojnë gjithashtu “kafshët e egra tokësore, duke përfshirë mishngrënësit e mëdhenj, që jetojnë në skajet e maleve”.

Autorët e raportit shtuan se digat në rajon do të çonin “në një humbje të integritetit ekologjik, degradimin e lumit, dhe si pasojë një rënie në biodiversitetin”.

Studimet e lëshuara vitin e kaluar treguan se dy nga projektet kryesore të propozuara të hidrocentraleve në lumë mund të çojnë në dëmtime ekonomike dhe degradim ekologjik, me degëzime të rënda për bujqësinë dhe turizmin shqiptar.

Një vlerësim dy-vjeçar i sedimenteve zbuloi se duke damkuar lumin, rrjedha e sedimenteve në bregdet nga Vjosa do të pengohej. Kjo do të thotë që rezervuarët do të mbusheshin me sedimente brenda 30-60 vjetësh.

“Për shkak të niveleve të larta të transportit të sedimenteve në Vjosë, modelimi tregon një humbje vjetore të rezervuarit prej rreth 2 përqind në rastin e Kalivaçit dhe madje më shumë se 2 përqind në rastin e Poçemit,” shpjegon Christoph Hauer nga Universiteti i Natyrës Burimet në Vjenë.

“Kjo është më shumë se dyfishi i mesatares globale të humbjeve vjetore të magazinimit, duke ulur ndjeshëm prodhimin e energjisë duke filluar nga viti i parë i operimit.”

Si rezultat i kësaj grumbullimi të sedimenteve – efikasiteti i digave do të pengohet jashtëzakonisht shumë. Pra, për aktivistët, përfitimet e moderuara të energjisë hidroelektrike nuk fillojnë as të tejkalojnë ashpërsinë e dëmit që do të shkaktojnë këto projekte.

Në të gjithë rajonin e Ballkanit, besohet se 91 përqind e digave të planifikuara do të sigurojnë shumë pak energji (më pak se kapaciteti 10MW). Por dëmi ekologjik që ata mund të shkaktojnë është i panjohur, pasi ka pasur kaq pak studime të ndikimit në mjedis të kryera për projekte të kësaj madhësie. / Euronews/ KultPlus.com

Fotot e rralla, si duket fëmijëria në pjesë të ndryshme të botës

Massimo Bietti është një fotograf italian që udhëton nëpër botë dhe kap momente të jetës së fëmijëve.

Ai tashmë ka vizituar fëmijë në Indi, Rusi, Norvegji dhe shumë vende të tjera. Disa prej tyre jetojnë në zonat më të largëta dhe secila fotografi na jep një vështrim të shkurtër të mënyrave të tyre të jetesës.

Thelbi i thjeshtë, por provokues i këtyre imazheve të bënë përshtypje. Kështu ju ftojmë të ndiqni fotogalerinë e mëposhtme./ KultPlus.com