Nivica, Çatia e Labërisë mes historisë dhe bukurisë natyrore

Në zemër të Shqipërisë jugore, vetëm 30km larg nga qyteti i Tepelenës, vitet e fundit ka dalë në sipërfaqe fshati i bukur turistik i Nivicës, çatia e krahinës së labërisë

Nivica sot është fshati më i madh i krahinës së Kurveleshit, me një sipërfaqe prej 105m2. Gati i pezulluar në ajër, fshati Nivicë shtrihet në një lartësi prek 750 metrash mbi nivelin e detit, në trupin e Malit të Këndrevicës.

Pak histori

I shfaqur relativisht vonë në hartën turistike të Shqipërisë së sotme, ky lokalitet ka qënë një vendbanim i rëndësishëm nē lashtësi. Kalaja e ndërtuar nga romakët, rreth shekullit të IV-II p.e.s, ka qënë bërthama rreth të cilēs u krijua qyteza e lashtë. Një zonë ku kryqëzoheshin rrugë të rëndësishme të periudhës, si romakja Salaria (ende sot një nga rrugët më të gjata dhe të rëndësishme të kryeqytetit italian), rruga e Kuçit, Bënçës dhe Vërnikut. Për keto arsye, thuhet se Nivica ka qēnë ndër vendbanimet më të rëndësishëm të fisit ilir të amantëve.

Aktualisht, qendra e fshatit është krejtësisht e re pas restaurimit të bërë në Nivicë në vitin 2018, si rezultat i përfshirjes së saj në projektin “100 fshatrat”.

Qendra e Nivicës. Foto nga esmeralda Keta.

Natyra, një bukuri e rrallë

Vështirë të zgjedhësh çfarë të shohësh më parë kur mbërrin në Nivicë. Honet mahnitës të kanionëve, tashmë sekret i zbuluar me kënaqēsi nga turistët e shumtë që i kanë vizituar; ujëvarën me lartësi 220 metra e një ndër më të lartat në Europë; përrenjtë e ujit që rrjedhin nga kanionet; majën e Seferëve rrethuar me lisa e siç mendohet, tempulli i fundit pagan në rajon qe endë nderohet nga banorët vendas.

E ndërsa mendohesh, më mirë të hysh nën hijen e Rrapit të Nivicës, në qendër të fshatit, e që qëndron aty prej 250 vjetësh.

Kanionet e Nivicës. Fontilo nga Visit Gjirokastra

Si të mbërrish dhe ku të qëndrosh

Nëse udhëtoni me makinën tuaj, apo një makinë me qera, atëherë në rrugën Tepelenë – Gjitokastër, gjeni kthesën për Nivicë. Bëse udhëtoni me transport publik, mund të mbërrini me autobusin e linjës Tiranë – Tepelenë dhe me të zbritur, të merrni një taksi për Nivicë.

Nivica është menduar të mbetet një fshat që edhe pse hap krahët për vizitorët, të respektojë ritmin e tij natyral, jo të një turizmi masiv. Kështu, modeli më i përhapur i strukturave mikpritëse është ai i bujtinave të vogla me karakter familjar.

Kuriozitet

Ndër shekuj, Nivica ka mikpritur figura tē shquara historike edhe ndërkombëtare dhe mendimtarë të shquar. Ndër ta, përmendim udhëtaren e njohur angleze, Edith Durham, në fillim të shekullit XX, apo Luigi Ugolino-n, arkeologun italian, emri dhe jeta e të cilit janë të lidhur ngushtë me punën arkeologjike në sitin e Butrintit. /IntoAlbania/ KultPlus.com

Nivica, thesari i fshehur që ofron një panoramë të pakrahasueshme

Me natyrën e mrekullueshme dhe mikpritjen karakteristike, fshati 2400-vjeçar i Nivicës është një tjetër destinacion turistik për vizitorët vendas e të huaj.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka sugjeruar fshatin Nivicë si një atraksion turistik duke e krahasuar atë me një thesar të fshehur e të panjohur, të nënvlerësuar, por madhështor.

“Fshati Nivicë është vërtetë një thesar i fshehur, i panjohur e i nënvlerësuar, por madhështor. Në të ndodhet vetëm një bujtinë, e ndërtuar mbi kanionin e Nivicës, kanionit e maleve e ku mund të ndjeni zhurmën e ujëvarave. Një vend i përsosur për t’u zgjuar në mëngjes e për t’u frymëzuar”, shprehet Klosi.

Vizitorë kuriozë, aventurierë të lartësive, biologë, arkeologë e gazetarë ngjiten drejt Nivicës, për kuriozitet apo punë shkencore dhe ndeshen me një panoramë krejt tjetër, me një natyrë të padëmtuar e të mirëkujdesur.

Nivica ndodhet në rajonin e Kurveleshit, që është pjesë e vargmalit, Mali i Gribës, një prej më të lartëve në këtë rajon. Kufizohet me 9 fshatra të rrethit të Tepelenës dhe për nga sipërfaqja është rreth 105 km2, ose fshati mё i madh i kёsaj krahine. /atsh / KultPlus.com

Projekti Nivica dokumentohet nga “National Geographic Explorer”

Një ekip i National Geographic Explorer ka përzgjedhur Projektin Nivica si pjesë e serive dokumentare të këtij televizioni, të titulluar “Vende që Frymëzojnë”.

Ekipi po xhiron në malësitë e thella të Kurveleshit për të dokumentuar jo vetëm jetën dhe natyrën e kësaj zone të panjohur por edhe përpjekjet që po bëhen për të krijuar një model turizmi të bazuar në mbrojtjen e natyrës dhe vlerave historike.

Seria e dokumentarëve “Vende që frymëzojnë” është një cikël dedikuar projekteve që ndryshojnë jetën e njerëzve dhe vendeve ku ndodhin ato. Nga Kina në Japoni, Peru apo Kosta Rika në malet e Himalajave dhe tani në zonën e Kurveleshit, “National Geographic” është një prej medieve më të njohura në botë e cila ka filluar një projekt ndërkombëtar për të mbështetur vende, njerëz apo projekte të ndryshme që kërkojnë të krijojnë një filozofi turizmi mjaft të ndryshëm nga turizmi masiv apo turizmi që nuk respekton natyrën dhe historinë.

Për këtë arsye Projekti Nivica i cili ka filluar në Jugun e Shqipërisë dhe kërkon të ndërtojë një model unik turistik duke lidhur zona bregdetare me ato malore është përzgjedhur nga “National Geographic Explorer” si një model për t’u mbështetur dhe promovuar./j.p/KultPlus.com