Rreth 100 vjet më parë, fotografi i njohur gjerman, Kurt Hielscher, botoi një libër fotografik me vende të Jugosllavisë.
Casper Molenaar, një fotograf bashkëkohor holandez, e bleu atë libër gjatë studimeve të tij dhe u nis për një kërkim për të gjetur ato vende dhe për të rikrijuar fotot.
Kurt Hielscher gjithashtu kishte libra të tjerë me fotografi nga Spanja, Italia dhe Gjermania, dhe Casper udhëtoi nëpër Evropë për të rikrijuar edhe ato.
Bright Side ka grumbulluar disa foto të fotografit, transmeton KultPlus. Në çdo rast, të shohësh të kaluarën dhe të tashmen krah për krah është magjepsëse!
Sezoni i festave të fund vitit është periudha më magjike e vitit për shumë njerëz, por disa të famshëm kanë më shumë të përbashkëta me Grinçin se me Santa Klausin.
Miley Cyrus
Këngëtarja foli hapur për melankolinë që e përfshinë gjatë Krishtlindjeve, me anë të një postimi në Instagram në vitin 2016, shkruan US Magazine transmeton Insajderi.
“Më quaj grinç, por Krishtlindjet gjithnjë më japin shumë mërzi”, shkroi ajo asokohe. “Është e mbushur me teprim dhe babëzi. Shpresoj që të gjithë të japin dhuratën e dashurisë dhe pranimit këtë vit jo vetëm familjarëve të tyre po edhe të tjerëve që nuk kanë gjithë çfarë kanë dashur për shkak të rrethanave të padrejta të jetës!”
Ozzy Osbourne
Në dhjetor të vitit 2009, këngëtari ka deklaruar se nuk është fans i konsumerizmit që fshihet prapa Krishtlindjes.
“Duhet të ç’paketoj gjithë këto dhurata. Tërë ajo dreq letre e çuar dëm”, tha ai për Express asokohe. “I urrej Krishtlindjet. I urrej. Gjithçka ndalet. Kur pija më parë, kisha një arsye që të dehesha. Tani thjesht e urrej”.
Lady Gaga
Këngëtarja shfaqi me agresivitet pakënaqësinë e saj për festën, kur kafshoi një lodër Santa gjatë një koncerti në vitin 2010.
“I urrej festat. Jam e vetme dhe e mjerë”, u shpreh ajo në koncert.
Hugh Grant
Aktori zbuloi në vitin 2009 se ai përpiqet të shmangë festimin e Krishtlindjeve.
“Vitet e fundit, e kam çuar babanë në një vend mysliman për t’i shpëtuar festimit plotësisht. Të dy i urrejmë Krishtlindjet”, tha ai në atë kohë për Mirror.
Diego Luna
Në vitin 2010, aktori se Krishtlindjet nuk ishin autentike për të.
“Unë e urrej valën e konsumizmit dhe ndjenjën që duhet të bësh gjëra që normalisht nuk duhet t’i bësh në asnjë kohë tjetër të vitit”, tha ai në atë kohë. / KultPlus.com
Ka shpresë për këngët shqiptare. Sidomos për këngët moderne, të viteve të fundit, shumë prej tyre të krijuara bukur dhe me finesë.
Një prej tyre është edhe “Rri me mua”, kënduar nga Rosela Gjylbegu. Kënga u këndua në njërin prej edicioneve të festivalit ‘Kënga Magjike’.
Një tekst shumë i veçantë është puthur mirë me zërin e Roselës duke e sjellë një baladë të fuqishme me momentet e saja kulmuese.
Po e kujtojmë sot këtë këngë të Roselës dhe po e sjellim edhe tekstin e saj.
Rosela gjithmonë ka ditur të sjellë performance dhe këngë të fuqishme të cilat e karakterizojnë dhe e bëjnë unike në ndërtimin e një karriere fantastike muzikore. / KultPlus.com
Sikur te jesh me mua do te zgjoja me nje kafe Sikur te jesh me mua Do te trembej dhe fjala “Pse” Sikur te jesh me mua do besoje çdo gje tek une Do te te vija çdo nate ne gjume do te puthja edhe me shume Sikur te jesh me mua Une si hije nga pas do vija e… ne krahet e tu te rrija Do harroja merzite e mia Sikur, sikur te jesh me mua S’do pendoheshe asnjehere Do jetoja per ty 2 here se te dua dhe eshte e prere
Ref 2X: Rri me mua! Po ta them per here te fundit Rri me mua! Pa ty jeten nuk e dua me ty diten e bej muaj Pa ty dielli eshte i huaj Rri me mua! Vetem une po te dua Rri me mua!
Sikur te jesh me mua Une si hije nga pas do vija ne krahet e tu te rrija Do harroja merzite e mia Sikur te jesh me mua S’do pendoheshe asnjehere Do jetoja per ty 2 here se te dua dhe eshte e prere Rri me mua!
REF: Po ta them per here te fundit Rri me mua! Pa ty jeten nuk e dua me ty diten e bej muaj, me ty Pa ty dielli eshte i huaj Rri me mua! Vetem unee po te dua Rri me mua! Rri me mua!
Me ty diten e bej muaj Pa ty dielli eshte i huaj Rri me mua! Rri me mua! Vetem une po te dua Rri me mua!
Ushtarakut i duhej një sfidë e re, e cila do ta përmbushte, por përmes së cilës do t’i ndihmonte një ndryshimi të madh.
Britaniku Ade Clewlow zgjodhi Kosovën.
Këtë ia mundësoi KFOR-it duke e caktuar si oficer ndërlidhës në mes misionit të tyre në Kosovë dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës, të cilat synonin të shndërroheshin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Clewlow veç që ndërmjetësoi, ndihmoi ish krerët e TMK-së për ta arritur qëllimin. Megjithatë sipas tij, KFOR-i nuk bëri gjithë çka mundi për formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
”Dhe nuk besoj që ata donin të arrinin sukses, dhe sikur që keni mundur ta lexoni, ka pasur disa raste kur unë e kam ndjerë se KFOR-i do të mund të ishte më aktiv në proces, sepse shndërrimi i TMK-së në FSK ishte i lidhur dhe nuk bënin njëra pa tjetrën. Ata mund të bënin më shumë por për disa arsye nuk e bënë”, ka thënë Clewlow në intervistën e tij të parë ndonjëherë për televizion.
Një pjesë të përvojës së tij gjashtëmujore në Kosovë nga gushti i 2008-ës, Clewlow e rrëfeu në Klan Kosova, derisa gjithë çfarë ngjau me shndërrimin e TMK-së në FSK britaniku e ka përmbledhur në librin e tij ”Nën një qiell me pupla”, po akoma vetëm në gjuhën angleze./klankosova/KultPlus.com
Tre fëmijët që ushtari amerikan Martin Adler gjeti së bashku me shokun e tij të ushtrisë John Bronsky në një shportë, ndërsa luftonin përgjatë Vijës Gotike në vjeshtën e vitit 1944, tashmë kanë një identitet.
Ata janë Bruno, Mafalda dhe Giuliana Naldi dhe janë 83, 81 dhe 79 vjeç. Sot ata “takuan” virtualisht ushtarin, tashmë 96-vjeçar, i cili, midis shtatorit dhe tetorit të viti 1944, i gjeti në shtëpinë e tyre në Monterenzio në Bologna dhe u dha atyre nga një çokollatë.
Ditëve të fundit Adler, i ndihmuar nga vajza e tij Rachelle, kishte nisur një apel me foto në faqen online të ushtrisë amerikane.
“Misioni u krye”, njoftoi gazetari dhe shkrimtari Matteo Incerti, i cili kishte lëshuar apelin. \ A2news/ KultPlus.com
Ky dimër do ketë shira dhe erëra shumë, Këtë e ndiej se kockat më dhëmbin ; Do të ketë breshër , dëborë e furtunë, Të gjitha këto do na çmëndin !
Ndaj mendja më shkon në shtëpinë, Strehën e nënës së ngratë; S’ia ndreqa dot në verë çatinë, S’më dilnin paratë.
Tani çatia e vjetër do rrjedhë Dhe trualli do bëhet lara-lara nga pellgjet ; Nëna supit batanien e grisur do hedhë Dhe si guriçkë në qoshen e thatë do dergjet .
Megjithatë nga andej s’do t’i iket, Le ta mërzisin pikat në truallin e lagur; Si një kandil gjer në vajin e fundit do digjet Nën strehën që bashkë me të është plakur. / KultPlus.com
Organizata Botërore e Shëndetësisë është në dijeni të variantit të ri të COVID-19 në Britani të Madhe që Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock e tregoi më parë gjatë një adresimi në parlament.
Mike Ryan, shefi i programit të urgjencave të OBSH-së, tha në një konferencë për shtyp në Gjenevë se “Ne jemi të vetëdijshëm për këtë variant gjenetik të raportuar në 1.000 individë në Angli.
“Autoritetet po shikojnë rëndësinë e saj. Ne kemi parë shumë variante, ky virus evoluon dhe ndryshon me kalimin e kohës”, tha tutje ai.
“Ky virus besohet se po përhapet shpejtë në Jug-Lindje të vendit”, kishte thënë sot, Hancock raporton BBC.
Përhapja po ndodh më shpejt se sa varianti ekzistues, me mbi një mijë raste deri më tani, shtoi Sekretari britanik.
Ndryshe, ka pasur raportime të variantit të ri në 60 zona të autoritetit lokal, dhe besohet se është i ngjashëm me atë të gjetur në vendet e tjera gjatë muajve të fundit./ KultPlus.com
Rreth 2 mijë banorët e një fshati të vogël në Venezuelë, kanë lënë peshkimin dhe që prej fundit të shtatorit, kanë përveshur mëngët në kërkim të sendeve me vlerë që sjell deti.
Deri tani, banorët kanë gjetur me mijëra copëza bizhuterish në rërë, mes tyre edhe një unazë floriri, ndërsa peshkatari Yolman Lares ka gjetur një medalion floriri me portretin e Shën Marisë.
Sikur raporton “The New York Times”, disa banorë i kanë shitur sendet me vlerë, në shumën deri në 1,5 mijë dollarë. Ende askush nuk e di sesi kanë përfunduar këto sende me vlerë, në një zonë të vogël bregdetare.
Dikur, Guaca ishte zonë e rëndësishme në industrinë e përpunimit të peshkut në Venezuelë, por pas mbylljes së pjesës më të madhe të fabrikave, tani fshati është varfëruar.
Gadishulli Paria, ku ndodhet edhe plazhi, është vendi i parë në Amerikë, ku mbërriti Kristofor Kolombi, në vitin 1498./ KultPlus.com
Dy vite më parë, Kuvendi i Kosovës, me 106 vota pro miratoi ndryshimet e nevojshme ligjore që hapën rrugën për transformimin e FSK-së në Ushtri të shtetit të Kosovës dhe themeluan Ministrinë tonë të mbrojtjes.
Kjo votë, do të mbetet e shënuar në historinë e re të Republikës sonë si ndër momentet kulminante të përpjekjeve tona të përbashkëta për fuqizim të shtetësisë, mbrojtje të sovranitetit dhe konfirmim të aspiratave tona për anëtarësim në NATO.
Djemtë e vajzat tona në FSK, po vazhdojnë të na bëjnë krenar dhe ta mbajnë Kosovën në piedestalin më të lartë duke lartësuar flamurin tonë e Ushtrinë tonë të përbashkët.
Është detyrë e jona kombëtare që të kontribuojmë në fuqizimin e mëtejmë të ushtrisë sonë, në mënyrë që në bashkëpunim me miqtë e partnerët tanë strategjik, ta shohim atë si ndër ushtritë më të sukseshshme që kontribuojnë në paqe e siguri në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën në mënyrë që ne sot të gëzojmë Ushtrinë e Republikës së Kosovës. / KultPlus.com
Në shikim të parë, ato duken sikur helmeta me një furçë të ngjyrosur me lloj-lloj bojnash, por historia tyre në fakt ishte krejt ndryshe.
Kaçirubat shumëngjyrëshe përdoreshin për të treguar gradën e ushtarit, por në të vërtetë funksioni më i rëndësishëm i tyre ishte, efekti që ato shfaqnin kundrejt armikut në fushën e betejës. Senati Romak ndante buxhet të posaçëm për prodhimin e uniformave.
Sipas shkrimtarit romak Vegetius, i cili jetoi në fund të vitit 300 të erës sonë, legjionarët mbanin përkrenare me pendë zogjsh, të cilat qendiseshin në detaje me astar lëkure e cila ngjitej nga ana e përparme deri në anën e pasme.
Punimet përgatiteshin në detaje nga saraçët e Romës dhe të zonave përreth. Përveç kësaj, kaçiruba kishte funksionin që t’i bënte ushtarët të dukeshin fizikisht më të mëdhenj dhe kështu të ishin më të rrezikshëm në betejë. Historiani grek Polyb thotë se Romakët vendosnin kaçirubë dhe nganjëherë me pendë më të gjata përballë – për t’i “dhënë atij një pamje që do t’i krijonte frikë armikut të tij”. /historienet/ KultPlus.com
Çmimi FIDES për kontribut në nivel kombëtar “Hasan Prishtina” ju ndahet tri mikrobiologeve në krye të detyrës, Dr. Pranvera Abazi, Dr. Donjeta Pllana dhe Dr. Zana Kaçaniku për kontributin e tyre të pashoq gjatë pandemisë.
Ato po punojnë ditë e natë në mënyrë që të kemi numrin e saktë të personave të infektuar me virus.
Pranvera Abazi, Donjeta Pllana dhe Zana Kaçaniku janë tre gratë mikrobiologe që merren ekskluzivisht me testimet për COVID-19. / KultPlus.com
Sulmuesja shqiptare Kosovare Asllani është përzgjedhur në top 5 e EuroSportit, “Euro Sport Star of the Year”, shkruan KultPlus.
Gazeta online Eurosport ka shkruar se Asllani është e pesta në ketë listë nëpërmjet së cilës po tentohet që të mbushë boshllëkun e Ballon d’Or për këtë vit.
Kosovare Asllani ka lindur në Suedi më 29 korrik 1989 nga prindër shqiptarë. Ajo u rrit duke luajtur futboll dhe hokej por talentin e saj e fokusoi tek fusha e blertë dhe jo akulli.
Pas sukseseve në Suedi e më tej, aktualisht 31-vjeçarja është pjesë e skuadrës së Realit të Madridit./ KultPlus.com
Viti 2020 ka qenë viti që lirisht mund të konsiderohet si ndër vitet më të vështira në gjithë botën. Mirëpo, festat e fundvitit prapë se prapë përçojnë emocione të mëdha tek secili, shkruan KultPlus.
Një fundvit tejet ndryshe prej atyre që secili prej nesh është mësuar t’a përjetojë.
Në këtë periudhë të vitit, shumë prej nesh kërkojnë t’i mbyllin me sukses edhe këto javë të fundit dhe të pushojnë. Meqenëse nuk kemi shumë kohë para ditës së madhe të Krishtlindjeve, ka disa gjëra të thjeshta për t’u bërë.
Cilat janë ato gjëra do të thoni ju?
Dilni në qytet për të shijuar dritat e festave
Dritat e festave janë gjëja më e bukur e kësaj periudhe, kështu që shkoni t’i shijoni. Do t’ju ndihmojë për t’u çlodhur në këtë prag festash.
Bëni ëmbëlsira Krishtlindjesh dhe babagjyshë të Vitit të Ri
Kjo është një nga gjërat më të ëmbla që ju vijnë çdo vit për Krishtlindje. Gatuajini ato me fëmijët.
Dekoroni shtëpinë
A mund të ketë Krishtlindje pa dekorin e duhur? Nuk besoni se është e realizueshme apo jo? Filloni ta mbushni pemën me çdo lloj zbukurimesh.
Dëgjoni këngë Krishtlindjesh sidomos gjatë kësaj periudhe
Sa më shumë afrohen ditët, aq më shumë muzikë Krishtlindjesh duhet të dëgjoni. Asgjë më shumë se ky motiv nuk ju ndihmon të ndiheni më mirë.
Ndihmoni komunitetin
Kjo duhet bërë çdo ditë të vitit, por gjatë kësaj periudhe është edhe më domethënëse.
Ndizni zjarr në oxhak
Ngrohtësia që vjen nga zjarri dhe sidomos nëse je ulur pranë tij është aq e pazëvendësueshme; asgjë nuk të bën të ndihesh më mirë.
Kaloni kohë me njerëzit që doni
Ndonjëherë, mes të gjitha çmendurive që bëjmë në përditshmëri, ne harrojmë të kalojmë kohë me njerëzit që duam. Tani është koha më e mirë dhe e pazëvendësueshme. / KultPlus.com
Shqipëria ka arritur të fitojë një medalje të artë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës, falë atletit rus i pajisur me pasaportë shqiptare, Matvei Petrov. Në garën e zhvilluar në Mersin të Turqisë, Petrov fitoi më shumë pikë se të gjithë në kategorinë “kalë me doreza”, duke i dhuruar Shqipërisë kështu për herë të parë rezultat historik.
Pas Petrov, qëndron një tjetër shqiptar. Ai është stërvitur shqiptari Alon Hasa, i cili është president i klubit Sk Hradcani në Pragë si edhe zotëron një nga palestrat më të mira për gjimnastikë. Në përfundim të garës, Petrov ka shpjeguar edhe lidhjen e tij me Shqipërinë.
“Kur nuk u kualifikova për Lojërat Olimpike 2016, unë e përfundova karrierën time si gjimnast dhe u transferova në Pragë për të punuar si trajner. Unë nuk kam menduar për të ndjekur një karrierë si gjimnaste. Por ndërsa punoja si trajner, gjeta pak kohë të lirë, kështu që fillova përsëri stërvitjen dhe kuptova se isha akoma në gjendje të mirë. Dhe unë isha me fat sepse drejtori i palestrës ku unë punoja, Alon Hasa ishte shqiptar. Kështu filloi historia ime me Shqipërinë “, tha Matvei Petrov./shqiptarja/ KultPlus.com
Është bërë e ditur se Galeria Ambigu në Montreal, Kanada, ka çelur një ekspozitë me piktura ku marrin pjesë edhe disa artistë të njohur shqiptarë, transmeton KulPlus.
Në këtë ekspozitë marrin pjesë me kompozimet e tyre dhe disa artistë shqiptarë, si Eline Lako, Entela Konomi, Gent Bejko, Kastriot Dervishi, të cilët janë pjesëmarrësit me origjinë shqiptare./albinfo/ KultPlus.com
Blue Ivy Carter është nominuar për çmimin Grammy. Një burim tha për ‘People’ se vogëlushes i pëlqen të këndojë, të kërcejë dhe të performojë ashtu si e ëma, prandaj me sa duket ky është vetëm fillimi për Blue Ivy-n. Ndërkohë Beyonce në një intervistë për ‘Vogue’, tregoi se ka një marrëdhënie shumë të veçantë me vajzën kur vjen puna te festimi i arritjeve të saj.
“Kur i them që jam krenare për të, ajo më thotë që është krenare për mua dhe që po bëj një punë të mirë. Është kaq e ëmbël. Ma shkrin zemrën. Mendoj që mënyra më e mirë për të mësuar fëmijët është të jesh ti shembulli”, -tha Beyonce, transmeton lapsi.
Në fillim të këtij viti, Blue mori nominimin e saj të parë për Çmimin BET, ku fitoi. Gjatë verës, ajo mori çmimin e shquar të duelit/grupit për kontributin e saj në këngën “Brown Skin Girl”. Beyoncé gjithashtu fitoi gjashtë çmime gjatë natës, përfshirë çmimin si: artistja femër e jashtëzakonshme./ KultPlus.com
Bukuritë e veçanta të natyrës së Kosovës paraqiten aq mjeshtërisht në pikturat e Bajram e Farija Mehmetit.
Vëlla e motër nga fshati Lepinë i Lipjanit, ka rreth dy dekada që i përkushtohen me pasion artit të pikturimit.
“Dashuria për të pikturuar nuk më është zbehur që nga koha kur kam qenë në shkollë kur edhe nisa të pikturoj”, shprehet Bajram Mehmeti tek nis rrëfimin e tij plot ngazëllim rreth pikturës.
Mehmeti bashkë me motrën, Farijen, në pikturat e tyre mundohen të paraqesin jetën reale të komunitet rom në Kosovë por edhe bukuritë që ka Kosova.
“Që nga viti 2000 kam nisur të merrem më seriozisht me pikturë. Unë pikturoj peizazhin e bukur të Kosovës. Më pëlqen ta pasqyrojë natyrën e bukur të saj në pikturë, por edhe ndjenjat e mia për jetën e botën ashtu siç e shoh rreth meje. Gjithashtu më pëlqen të pikturoj jetën rome, zakonet e kulturën tonë”, thotë Bajram Mehmeti.
Ai flet për jetën e vështirë që e kishin në fëmijëri. Një familje tetë anëtarësh, tregon ai po rritej në varfëri, por kjo sipas Bajramit i bëri më të denjë dhe më të ndershëm atë dhe motrën e tij.
“Për shkak të varfërisë nuk arritëm të studionim në Fakultetin e Arteve, nuk kishim kushte, ndonëse prindërit bënin herë pas here punë private. Por ne nuk e ndalëm punën. Pasioni ynë për pikturën vetëm sa u rrit. Filluam në letër e me punë arritëm ti zotërojmë të gjitha teknikat e pikturës”, thotë Bajrami.
Për Bajramin dhe Farija Mehmetin është shumë e rëndësishme se si atë ndihen gjatë pikturimit. Nëse përkushtohesh thonë se suksesi është i madh.
“Varfërinë e përjetojnë shumë gramë rome. Mundohem që fytyrat e tyre dhe kujdesin e tyre për familje ta portretizojë në pikturat e mija”, ka thënë Farija.
Ndërkohë për vëllaun e Farijes, Bajramin çdo pikturë është një vepër suksesi artistike e çdo imazh ka historinë dhe kuptimin ndryshe.
“Kam pasur shumë ekspozita në Kosovë dhe jashtë saj. Ndërsa në vitin 2016 më duhet ta theksoj se z.Hashim Taçi ia paraqiti pikturën time kreut të Kishës Katolike, Papa Françeskut. Por një nga sukseset më të mëdha është se e kam mbështetjen e plotë të familjes. Megjithatë theksoj se suksesi më i madh është që njerëzit të vlerësojnë dhe të duan për atë që bën”, shprehet Bajrami.
E Farija tregon se ka ëndërruar që fëmijëria e saj që të paraqes në piktura veshjet e grave rome. “ Unë gjej shumë frymëzim në kostumet rome”, ka thënë ajo.
Bajrami e Farija, vëlla e motër të lindur e të rritur në Kosovë, thonë se piktura mund të thyejë kufijtë e të gjitha paragjykimeve nëse ne shoqërohemi me njëri- tjetrin përmes saj.
Kur bëhet fjalët për romët, Barjami mendon se ka shumë diskriminim ndaj tyre.
“Shumë romë jetojnë në kushte të vështira shoqërore, shumë janë të papunë. Familjet në nevojë sociale duhet të ndihmohen. Të gjithë kemi të drejtat tona të barabarta për të jetuar së bashku në harmoni dhe paqe, pa marrë parasysh çfarë feje dhe kombi jemi”, është mesazhi i Bajram Mehmetit, veprat artistike të së cilit janë dritë e shpresë për komunitetin e tij.
Bajrami e Farije Mehmeti përmes punës së tyre arritën të mposhtin paragjykimet, duke dëshmuar se jeta është e barabartë për të gjithë, dhe se me punë e angazhim edhe romët në Kosovë mund të bëjnë ndryshimin për një të ardhme më të mirë dhe të barabartë për të gjithë banorët e shtetit më të ri të Evropës.
Ata thonë se shteti kosovar duhet t’i vlerësoj më shumë njerëzit e talentuar dhe t’i ndihmojë ata në zhvillimin e tyre. “Kosova ka plot vlera e plot artistë të vlefshëm”, ka theksuar Mehmeti.
Bajramit pos pikturës i pëlqen të merret edhe me bujqësi por pasion ka që t’ua përcjell artin brezave të rinj.
Pandemia u ka ndërprerë organizimin e disa ekspozitave në gjysmë dhe Fahria e Bajrami po luten që situata të ndryshojë e që arti dhe pikturat më të reja të mund t’i ekspozohen publikut. Përderisa kujtojnë se në në vitin 2012, ata kishin ekspozuar pikturat e tyre në Galerinë e Arteve në Prishtinë.
“Midis pikturave ishin punimet e Farijes, portretet e grave rome. Dhe që atëherë është përfolur në Kosovë për ne”, kujton Mehmeti, i cili bashkë me motrën e tij, natyrisht punojnë edhe për ekspozitat e radhës, në mënyrë që të paraqesin artin e tyre, por në të njëjtën kohë të shprehin lumturinë, sfidat dhe guximin e këtij komuniteti. (Ky tekst është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e mediave dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e KultPlus/YIHR KS dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE ose K2.0, CEL apo QKSGJ)KultPlus.com
Rory van Ulft është një vogëlushe e cila vjen nga Otava që tashmë ka rrëmbyer vëmendjen e medieve botërore. Ulft me vetëm shtatë vjeç mund të kap 32 kilogramë të bëjë ushtrime galiçe me 61 kilogramë dhe të ngrejë 80 kilogramë, transmeton KultPlus.
Ajo u kurorëzua kampione e SHBA-së në peshëngritje në kategorinë për nën 11 dhe nën 13 vjeç në Kampionatin Kombëtar të Rinisë.
Ajo kalon nëntë orë në javë duke praktikuar në palestër dhe rreth katër orë peshëngritje.
Jo vetëm që Rory është shtatëvjeçarja më e fortë në botë bazuar në numrin e saj ekzistues të Sinclair. Ajo është ndoshta edhe vajza apo djali më i fortë shtatë vjeçar që ka ekzistuar ndonjëherë, për të cilët rezultatet e konkursit janë të verifikueshme. / KultPlus.com
Mimoza Rraci ka arritur ti thyej kufijtë me artin e saj.
Artistja e re kosovare ka realizuar ditë më parë një vepër artistike, në të cilën shfaqet një mjeke që në maskën e saj bart flamurin e Kosovës.
Përderisa, para dy ditësh Piktura e artistes kosovare është bërë kartëpostale në Tajlandë, sot ajo ka njoftuar për një tjetër arritje.
“Time”, një prej gazetave më prestigjioze në botë, ka vendosur që të falënderoj kujdestarët e vitit “Guardians of the year 2020”, pikërisht me punimin artistik të Mimoza Rracit.
Kjo padyshim nuk pritej nga artistja e cila është shprehur e mahnitur.
“Ket’ nuk e prisja. “Time” nji prej gazetave me te famshme ne bote ka postuar punën time per t’i falënderuar Guardians of the year !”, ka shkruar Rraci. / KultPlus.com
Pol Elyar konsiderohet poeti më i madh surrealist. Personaliteti letrar, forca shprehëse që e karakterizon dhe lirizmi i poezive, e kanë shndërruar në një nga poetët e mëdhenj universalë.
Elyari i këndoi dashurisë me të njëjtin pasion me të cilin lartësoi lirinë dhe kundërshtimin e tij ndaj luftës. Iu atribuan gjithëfarëlloj titujsh, në rrugë jo zyrtare, ndër të shumtat “Mjeshtër i poezisë surrealiste”, “Më klasiku i poetëve modernë”, “Poeti i lirisë” apo “Poeti më i madh i dashurisë” etj., edhe pse asnjë epitet nuk dukej se ishte në gjendje të përfaqësonte talentin e këtij poeti të mrekullueshëm.
“Na duhen vetëm disa fjalë për të shprehur thelbësoren; na duhen të gjitha fjalët për ta bërë atë reale” (Pol Elyar).
Si tek çdo mjeshtër i madh i penës, sekreti i poezive të tij qëndron në ndershmërinë emocionale dhe intelektuale me të cilën janë shkruar. Vargjet kanë një origjinalitet të padukshëm, por të thellë. Për më tepër, jeta e tij u shënua me episode kontradiktore dhe të vështira, të cilat ai i shmangu me krijimtari dhe inteligjencë. Madje, edhe vetë jeta e tij ka qenë në njëfarë mënyre – një poezi.
Pol Elyari lindi në Saint-Denis (Francë), një zonë me një atmosferë proletare. Ai erdhi në jetë më 14 dhjetor 1885, me emrin e tij të vërtetë Eugène Émile Paul Grindel. Vetëm 12-vjeç, u transferua në Paris dhe filloi studimet në Liceun e famshëm “Colbert”. Sidoqoftë, ai u sëmur nga tuberkulozi, sëmundje që do ta ndiqte gjithë jetëm, çka e detyroi të linte shkollën dhe të shtrohej për një kohë të gjatë në një spital të Zvicrës. Pikërisht rreth kësaj kohe do të shkruante edhe poezitë e para. Koleksioni i parë: “Poezi”, daton në vitin 1911. Gjatë qëndrimit në spital lexoi autorët që do bëheshin modelet referuese letrare: Uitman, Bodëler, Nerval, Rëmbo, Holder dhe Lautremont. Pas kësaj periudhe të vështirë, në 1915, Pol Elyari u rekrutua në frontin e Luftës së Parë Botërore.
Elyari ishte nga ata poetë që nuk kishte nevojë për ambient të qetë për të ildisur vargjet. Në zemër të llogoreve, ai krijoi dy veprat e tij të famshme: “Detyra dhe shqetësimi” dhe “E qeshura e tjetrit”. Pas një sulmi të rëndë me gaz, në fund të vitit 1917, që i shkaktoi edhe gangrenë në bronke, ai u largua nga betejat dhe u shtrua përsëri në një spital në Paris./Konica.al
Poezitë e luftës janë mjeshtërore, njëlloj si poezitë për dashurinë. Sipas gjykimit të ekspertëve, elementi më i veçantë i këtij poeti të mrekullueshëm është aftësia që ai ka për të shprehur kontradiktën e ndjenjave me ekuilibër dhe bukuri të rallë. Ai hyri në histori si një nga mjeshtrat e mëdhenj të lirikës franceze. Elyari u bë poeti i lirisë, edhe pse kurrë nuk shkroi një poezi mirëfilli luftarake, përkundrazi ndieu thirrjen të shprehte në vjershat e tij kërkesën për liri dhe drejtësi kundër luftës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai bashkëpunoi me rezistencën franceze dhe iu desh të kalonte në fshehtësi.
Pjesa dërrmuese e poezive të tij spikat nga një freski naive, një thjeshtësi rinore, e cila i ka joshur gjithnjë lexuesit, madje edhe sot, përfshirë edhe më të rinjtë, gjë të cilën e dëshmojnë edhe vetë titujt e koleksioneve: “Të vdesësh për të mos vdekur” (1924), frymëzuar nga Terezë d’Avila, “Kryeqyteti i dhimbjes”, vepra e tij madhështore që përfundoi kur u bashkua me Partinë Komuniste Franceze, në 1926, “Dashuria, poezia” (1929), “Jeta e menjëhershme (1932), “Në takimin gjerman” (1944), “Koha rrjedh” (1947).
Elyar e kishte bërë të vetën kërkesën e pakompormistë të Lautremontit: “Poezia duhet të bëhet nga të gjithë. Jo nga një”, e cila në gojën e tij do përkthehej: “poezia duhet të ketë si qëllim të vërtetën praktike”. Nga poezitë e para, në 1913, deri në përmbledhjen e fundit në pragvdekje, Pol Elyari nuk reshti së shkruari për dashurinë. Dashuri e çmendur për mikeshat Gala dhe Nusch, për lirinë, për njerëzimin. Ai ishte një poet humanist, me vargjet e tij luftoi kundër padrejtësive, urrejtjes, tmerrit të luftës. Ai i thuri lavde dashurisë, lirisë dhe vëllazërisë./Konica.al
Vargjet e tij “J’écris ton nom Liberté” (Shkruaj emrin tënd Liri), gjenden në hollin e madh të pallatit të Këshillit të Evropës, në Strasburg:
Në fletoret e shkollës
Mbi bango dhe pemët
Mbi rërë dhe dëborë
Shkruaj emrin tënd Liri!
Të dua
Të dua për të gjitha gratë që nuk i njoha
Të dua për të gjitha kohërat që nuk i jetova
Për kundërmimin e detit të gjerë dhe për kundërmimin
e bukës së ngrohtë
Për borën që shkrin për lulet e para
Për kafshët e dëlira që njeriu nuk i tremb
Të dua për dashurinë
Të dua për të gjitha gratë që nuk i dashuroj
Kush më pasqyron veç teje vetveten e shoh fare pak
Pa ty shoh veç një hapësirë të shkretë
Midis dikur dhe sot
Qenë gjithë ata të vdekur që i kapërceva
duke ecur mbi kashtë
Nuk mund ta shpoja murin e pasqyrës sime
M’u desh ta mësoja fjalë për fjalë
Ashtu siç harron njeriu
Të dua për urtësinë tënde që nuk e kam
Për shëndetin
Të dua përkundër gjithçkaje që është iluzion
Për këtë zemër të pavdekshme që nuk venitet
Ti pandeh se je dyshimi dhe je vetëm arsyeja
Ti je dielli i madh që më ngjitet në kokë
Kur jam i sigurt në vetvete. / Konica.al/ KultPlus.com