Filatelia e Maqedonisë së Veriut pasurohet edhe me një pullë të re postale. Me propozim të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup (ITSHKSH) dhe në bashkëpunim me nga Institutin e Studimeve Shqiptare Protestante nga Tirana, Posta e Maqedonisë së Veriut do të lëshojë në qarkullim një pullë postale me portretin e Parashqevi Qiriazit.
Me këtë rast, drejtori i ITSHKSH, Skender Asani, i cili është edhe anëtar i Këshillit të Filatelisë së Maqedonisë së Veriut, shprehet tejet i kënaqur që ky vit i pasur me aktivitete, si qershia mbi tortë, po mbyllet me emrin e Parashqevi Qiriazit, portreti i së cilës tash e tutje do të jetë i gdhendur në memorien e njerëzve përmes kësaj pulle postale.
“Detyrimin tonë moral e qytetar ndaj iluministes dhe veprimtares së shquar Parashqevi Qiriazi, po mundohemi ta shlyejmë duke e bërë emrin e saj pjesë e mendësisë dhe mbamendjes sonë kolektive, siç është edhe kjo pullë postale, e cila do të qarkullojë në mbarë botën dhe me këtë do të përhapë imazhin e një figure të shquar të kombit tonë. Ne si ITSHKSH sivjet kemi organizuar disa aktivitete shkencore e kulturore në kuadër të Ditëve të Alfabetit, ku Parashqevi Qiriazi dhe gratë tjera shqiptare, ishin lajtmotivi i këtij angazhimi, që si synim kishte nxjerrjen në pah të vlerave dhe kontributeve madhor të tyre në avancimin e çështjeve që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin dhe kultivimin e trashëgimisë sonë kulturore, arsimore e diplomatike”, nënvizoi Asani duke theksuar qe ky vit që po lëmë pas do të mbahet mend edhe për një ngjarje mjaft impresive që u zhvillua më 17 dhjetor në selinë e UNESCO-s në Paris, ku u shfaq premiera e dokumentarit kushtuar Parashqevi Qiriazit, në 50 vjetorin e vdekjes së saj, i përgatitur nga ITSHKSH në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Institutin e Studimeve Shqiptare Protestante. / Illyria / KultPlus.com
Aktori kosovar, Shkumbin Istrefi ka shpërndarë në facebook një status, nëpërmjet së cilës ka shpreur mendimin e tij për zgjedhjet e ardhshme, shkruan KultPlus.
Istrefi ka thënë se nëse kjo fushatë zgjedhor kalon në heshtje, ndoshta elektorati do të mund të besoj në ndryshimin e politikanëve. Ndër të tjera, ai ka kërkuar edhe kthimin e 2.1 milionë eurove të marra nga Thesari i Shtetit.
KultPlus ua sjell të plotë reagimin e Shkumbin Istrefit:
Krahas urimeve te fund vitit, sivjet do te kemi edhe premtime elektorale qe do ta bejne perseri Kosoven “Kopsht me lule”. Me ca viktimizim, nacionalizem patetik dhe melmesa te tjera.
Ktheni fillimisht 2.1 Milionet ne Thesar, e ndoshta ju besojme. Ose se paku heshtni. Le te jete kjo kampanje zgjedhore ne heshtje. Me heshtje ndoshta mund te na mashtroni. Mund te mendojme qe keni ndryshuar.
Këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Rita Ora, shpreson shumë që publiku do ta pranojë kërkim faljen e saj, për shkelje të rregullave të mbrojtjes nga koronavirusi.
Pop ylli 30-vjeçar së fundmi kërkoi falje publike për gabimin e saj, duke i thyer rregullat e karantinës të vendosura nga qeveria britanike, për ta festuar ditëlindjen në një restorant e shoqëruar nga 30 të ftuar.
Dhe tani, Rita thotë se shpreson të ketë mundësi ta rifitojë besimin e publikut, i cili e ka mbështetur aq shumë përgjatë vjetëve, në çdo hap të karrierës së saj.
Për gazetën “The Sun” të publikuar të dielën, këngëtarja citohet të ketë thënë: “Kërkim falja ime ishte aq e sinqertë dhe vinte nga zemra. Tani thjeshtë shpresoj dhe lutem që publiku ta shoh këtë gjë, dhe ta pranojë faktin se jam penduar për këtë gabim”.
Ylli i hitit “Hot Right Now” që shkeli masat e sigurisë për herë të dytë, pasi u kthye në shtëpi nga një udhëtim në Egjipt dhe nuk u vetizolua, përveç se kërkoi falje publike përmes një postimi në rrjetet sociale, po ashtu doli vullnetare për ta paguar shumën maksimale të shkeljes së masave anti-COVID, që e kap shifrën prej 10 mijë funtesh. Por siç duket, kjo nuk po mjafton për publikun dhe qytetarët e Britanisë së Madhe, vend ky i cili është goditur mjaft rëndë nga pandemia dhe vazhdon të jetë me masa të ashpërsua të sigurisë nga koronavirusi.
Ndër të tjera, në intervistën e saj për “The Sun”, Rita Ora e ka pranuar se është plotësisht e vetëdijshme për sakrificat që njerëzit është dashur t’i bëjnë gjatë pandemisë, dhe ndihet e turpëruar për veprimet e saj të papërgjegjshme.
Kujtojmë se Ora ishte ndër yjet e parë të showbizit, që i bënë thirrje njerëzve anembanë botës t’i respektojnë rregullat e karantinës, qysh në muajin mars kur u shënuan rastet e para me koronavirus. / KultPlus.com
Data 27.12.1946 është një ditë e madhe për komunistët e Shqipërisë. Këtë ditë, me vendimet numër 388 dhe 389, Kuvendi Popullor, ratifikoi dy marrëveshje me Jugosllavinë “mike e motër”:
Marrëveshjes mbi bashkëpunimin ekonomik në mes të Republikës Popullore të Shqipërisë dhe të Republikës Federative Popullore Jugosllavisë, bërë në Beograd më 1.7.1946 dhe Traktatin mbi koordinimin e planeve ekonomike, bashkimin doganor dhe barazimin e monedhave, midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë”. nënshkruar në Beograd më 27.11.1946. Votimeve “historike” historike i parapriu një plenum i jashtëzakonshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, më 18-20 dhjetor 1946. Po kujtojmë një pjesë të vogël nga fjala e Enver Hoxhës, i cili nuk tutej nga asgjë para marrëdhënieve me Jugosllavinë. Ndërsa kërkohej që shqiptarët e Kosovës të ulnin kokën e vëllazëroheshin me jugosllavët, vetë Hoxha i cilëson miq ata.
Pjesë nga fjala e Enver Hoxhës në plenumin e jashtëzakonshëm të 18-20 dhjetor 1946:
Me nënshkrimin e këtij akordi, tregoi se vendi ynë hyn në një fazë të re historike. Kjo për partinë tonë nuk është gjë e papritur. Këtë partia jonë e dinte. Për këtë udhëheqja e partia duhet të jenë të qartë për këtë akord si nga ana politike dhe ekonomike për ta zbatuar mirë këtë akord. Nëse konsiston ky akord? Të gjithë neve e dimë se me vajtjen tonë në Beograd u nënshkrua akord i një ndihme materiale si rrjedhim i kësaj do të kishte si rrjedhim edhe marrëdhënie ekonomike konsekuencë logjike e vijës së partisë sonë..Në lidhje me këtë, është edhe një çështje tjetër se unë mendoj se disa anëtarë partie që duan të na filozofojnë se mos thotë populli se ç’bëhet me Kosovën. Në rast se një anëtar partie e ka të qartë vijën, ai e ka të qartë edhe çështjen e Kosovës. Jugosllavia është më e avancuar se ne, interesi jonë është që ajo që jetë e fortë. A është në interesin tonë të kërkojmë Kosovën? Kjo nuk është progresive. Pra në këtë situatën, përkundrazi duhet të bëjmë ç’është e munduar të kosovarët të vëllazërohen në Jugosllavi. Tash vjen çështja këtu kur ne të kemi arrirë në socializëm, do të thotë se atje dhe këtu mbeturinat e kapitalizmit kanë ngrënë dru. Ahere në një situatë të tillë Kosova dhe të bashkohet me Republikën Socialiste të Shqipërisë. Kjo është vija, këtë na mëson marksizmi. Ne do ta shpjegojmë. Kush nuk e kupton ne kemi për detyrë ta luftojmë. Kur ne bëjmë një akord, hapim doganat, është një hap drejt socializmit e marrëdhënieve të Kosovës me popullin shqiptar. Populli i Kosovës i ka të gjitha liritë, ai ka marrë tokën, kanë shkolla, jemi miq më të mirë, forca e argumenteve tona është më e madhe. /express/ KultPlus.com
Një karrierë politike në horizont dhe një libër për t’iu përgjigjur kritikave dhe për të thënë të vërtetën e saj.
Ivanka Trump, vajza-këshilltare e presidentit në largim, Donald Trump, nuk e përjashton mundësinë e librit të saj të tretë sapo të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Sipas njoftimeve, ajo u kontaktua për të shkruar një vëllim mbi përvojat e saj gjatë katër viteve të fundit.
“Ajo mbajti shumë shënime gjatë kësaj periudhe. Dhe ajo dëshiron të tregojë të vërtetën për shumë çështje si dhe t’u përgjigjet kritikave që i janë bërë”, thonë disa burime për ”New York Post”.
“Ajo dëshiron të thotë fjalën e saj për shumë gjëra, përfshirë marrëdhënien me Melanian, me të cilën nuk kishte një marrëdhënie të mirë”, shtojnë të njëjtat burime./ KultPlus.com
Mariah Carey është në bisedime që të vazhdoj shfaqjen e saj festive të Krishtlindjes në Apple TV+, ku morën pjesë edhe mysafirë si Ariana Grande.
Një burim i tha The Sun të dielën se, Mariah ka krijuar specialen e Krishtlindjes për Apple për një herë, por se vazhdoi.
“Askush nuk parashikoi suksesin e saj dhe ajo arriti në vendin e parë në mbi 100 shtete. Shefat e Apple tani duan ta sigurojnë atë edhe një shfaqje tjetër speciale për vitin tjetër”, tha ky burim.
Pop ylli kishte thënë se ajo donte që shfaqja të shpërfaqte “shpirtin” e Krishtlindjes, shkruan FemaleFirst.
“Duhet vërtet ta ndjejmë Krishtlindjes, pavarësisht se mund të mos jemi me të dashurit tanë”, tha ajo./ KultPlus.com
Dy rosa të varura nga këmbët, një gjel, një qen në zinxhir, ndërkohë që të gjithë dukeshin si të pikturuar në 3D.
Premisat pothuajse të paprekura të një termopoliumi, një ”fast food” në rrugë, me pjata të të gjitha llojeve, nga kërmijtë deri te një lloj “pajela”, dalin në dritë në Pompei.
(Në botën antike greko-romake, një termopolium, fjalë për fjalë do të thotë “një vend ku shitet nxehtësia”, pra një dyqan ku ishte e mundur të blije ushqim të shpejtë – shën. përkth.).
”Ky është një zbulim që na jep një pamje të pabesueshme të ditës së shpërthimit të Vezuvit dhe hap studime të reja mbi jetën dhe mënyrën e ngrënies së banorëve të Pompeit”, thotë drejtori i sitit arkeologjik, Massimo Osanna.
“Vizitorët do ta shohin për Pashkë”, shtoi ai.
Ndërkohë, ministri i Kulturës, Dario Franceschini përshëndeti zbulimin duke e quajtur atë “një shembull të virtytshëm për rimëkëmbjen e vendit”./ atsh/ KultPlus.com
Krishtlindja është periudha e traditave, familjes dhe ushqimit të shijshëm, por kjo mund të nënkuptojë elementë të ndryshëm në pjesë të ndryshme të botës. Për shembull, në Afrikën e Jugut, pjata kryesore janë larvat e skuqura, ndërsa në Groenlandë, hanë lëkurë balene dhe zogj deti të thartuar.
Bright Side na liston disa tradita shumë të veçanta që ne as do të na shkonim ndërmend.
1 .Në Afrikën e Jugut, pjata kryesore e festave janë larvat e skuqura.
Larvat e skuqura shumë janë ushqyese sepse janë të pasura me proteina.
Këto insekte mblidhen gjatë dimrit, kështu që përshtaten më së miri me Krishtlindjet. Vendasit i hanë si një meze të lehtë ose të gatuara me domate dhe salcë.
2. Në Japoni, torta e kuqe me të bardhë është gatimi kryesor i sezonit të festave.
Torta e Krishtlindjes është ngulitur aq shumë në kulturën japoneze, saqë e shihni kudo: në reklama dhe në çdo dyqan.
Më e popullarizuara është një tortë e bardhë, e ngjashme me sfungjerin, e mbuluar me krem pana dhe luleshtrydhe. Është kaq popullor sa ka edhe një emoji të tij. Kontrolloni telefonin tuaj dhe shikojeni vetë.
3. Në Venezuelë, patinojnë për të festuar.
Në Venezuelë, patinazhi ndodh në prag të Krishtlindjes, dhe kjo traditë u bë aq e njohur sa që autoritetet duhej të mbyllnin rrugët në mënyrë që të gjithë të patinonin me kujdes.
4. Në Groenlandë, hanë lëkurë balene dhe zogj deti të thartuar.
Vendasit nga Groenlanda shërbejnë një pjatë të veçantë të quajtur “mattak” të bërë nga lëkura e balenave. Është shumë e vështirë për tu përtypur, kështu që zakonisht gëlltitet e tëra.
Ata konsumojnë gjithashtu “kiviak”, i cili është mishi i gjallë i aukëve (një specie zogjsh) të fermentuar. Vendasit i konsiderojnë të shijshme.
5. Në Spanjë, veshin të brendshme të kuqe në prag të Vitit të Ri dhe hanë 12 kokrra rrush.
Spanja ka dy tradita jo në Krishtlindje por në prag të Vitit të Ri. Së pari, duhet të hani 12 kokrra rrush në mesnatë. Dhe duhet t’i hani shpejt, në vetëm 12 sekonda. Siç mund ta supozoni, secili rrush përfaqëson një muaj dhe nëse i hani të gjithë, do të keni fat.
Për më tepër, mos harroni të vishni të brendshme të kuqe për këtë ngjarje. Mund të jenë edhe një palë çorape, nëse i keni marrë si dhuratë nga dikush tjetër.
6. Në Finlandë, një seancë e gjatë sauna në prag të Krishtlindjes është e domosdoshme.
Në prag të Krishtlindjes, çdo person finlandez bëhet gati për një seancë të gjatë dhe relaksuese të saunës përpara se të kënaqet me ushqimet gjatë darkës së Krishtlindjes. Konsiderohet se është një mënyrë e shkëlqyeshme pastrimi, shumë e rëndësishme në këto ditë festive.
7. Në Etiopi, veshin rroba tradicionale të bardha për Krishtlindje.
“Ganna”, siç quhet Krishtlindja në Etiopi, festohet në 7 janar. Vendasit zakonisht veshin rroba tradicionale të gjata dhe të bardha, të njohura si “netela”. Ata mblidhen të gjithë së bashku për të festuar dhe këndojnë dhe këngë tradicionale.
8. Në SHBA mijëra njerëz vishen si Santa në SantaCon.
SantaCon është një traditë amerikane që filloi në San Francisko në 1994 por shpejt u përhap në qytete të tjera të botës. Neë York është vendi më i madh nga të gjithë. Shumë njerëz vishen si Santa Claus ose ndonjë personazh tjetër i Krishtlindjeve dhe festojnë së bashku.
9. Në Norvegji fshehin të gjitha fshirëset dhe fshesat.
Populli norvegjez ka një zakon të fshehë të gjitha fshesat dhe pecetat që përdorin për pastrim në prag të Krishtlindjes, sepse ekziston një besim se shtrigat ose shpirtrat e tjerë të këqij mund të vijnë dhe t’i vjedhin ato./ KultPlus.com
Një stërgjyshe është përmbytur me më shumë se 1.000 kartolina të Krishtlindjeve nga e gjithë bota, një përvojë që ajo thotë se i ka rikthyer besimin tek njerëzillëku, tek humanizmi.
92-vjeçarja Nancy Letham zakonisht merr vetëm katër letra gjatë pushimeve sepse miqtë e saj janë plakur ose kanë vdekur.
Pasi një apel në internet u postua në fund të këtij tetori, Nancy filloi të merrte nga 50 karta në ditë, përfshirë edhe nga nxënës të shkollës në Portugali, të cilët vizatuan fotografi për të.
Mbesa e Nancy, 44-vjeçarja Leo Sheppard e postoi thirrjen, duke pritur të merrte rreth 40 karta nga fqinjët në Fife, Skoci aty ku jeton familja. Mirëpo tani kartolinat po vijnë nga India dhe Shtetet, nga Kanadaja dhe Australia dhe Italia dhe Spanja.
Nëna e shtatë fëmijëve, Nancy, e cila ka 17 nipër e mbesa, 46 stërnipër e mbesa dhe dhjetë stërnipër e mbesa, ka marrë gjithashtu çokollata, lule dhe ornamente për Krishtlindje me urimet më të mira. Ajo tha, “janë kartolina të mrekullueshme dhe nga e gjithë bota. Nuk e prisja atë. ”
Mbesa Leo i lexon letrat Nancy, e cila nuk mund të shikojë aq mirë. “Eshtë me të vërtetë kënaqësi të shohësh se sa njerëz na kanë kushtuar vëmendje”, tha ajo. “Nuk janë vetëm kartolina, por njerëzit shkruajnë i tregojnë për jetën dhe betejat e tyre. Ata i bëjnë të ditur stërgjyshes se ajo nuk është e vetme në botë. “
Fansat kanë pritur me padurim që “One Direction” të bëjë një ditë një rikthim me të pesë anëtarët, shkruan Express, transmeton KultPlus.
Dhe duket se kjo do të ndodhë më në fund pasi Zayn Malik, Harry Styles, Liam Payne, Niall Horan dhe Louis Tomlinson mund të ribashkohen në 2021.
Alex Apati i Ladbrokes foli për Express në lidhje me ribashkimin e mundshëm, duke thënë: “Shanset e ribashkimit të djemve po shkojnë vetëm në një drejtim. Është një lajm i shkëlqyeshëm për fansat me një rikthim të pashmangshëm”.
Lajmet vijnë pas përhapjes në lidhje me një ribashkim të bendit në dhjetëvjetorin e tyre në fillim të këtij viti në korrik.
Sidoqoftë, kjo nuk mund të ndodhte për shkak të pandemisë së vazhdueshme të coronavirusit.
“Ka një rrugë të gjatë për të bërë dhe shumë pengesa. Padyshim, në këtë moment çdo gjë që ata do të bënin do të duhej të bëhej virtualisht. Por kanë raporte të mira dhe kjo do të ndodhë”, ka thënë një burim për Page Six./KultPlus.com
Albanian Excellence realizoi këtë fundvit me orkestrën e saj këngën ‘Silent night’, e cila është një këngë botërore kushtuar paqes e dashurisë njerëzore, e për një vit sa më të mbarë, pas situatës të krijuar nga Covid – 19, shkruan KultPlus.
Në ide të Flora Nikolla 20 instrumentistët shqiptarë nga e gjithë bota, pjesë e orkestrës Albanian Excellence nga vitit 2018 kur dhe u krijua vullnetarisht, interpretuan këtë këngë të kënduar mjeshtërisht New York, nga Dëshira Ahmeti Soprano dhe Kreshnik Zhabjaku bariton.
Kënga u realizua nga Valon Dervishi, regjisor nga Struga, me banim në New York, aranzhimi muzikor nga Aldred Isallari që jeton në Itali dhe produksioni nga Flora Nikolla.
Kjo këngë është e dyta në radhë që orkestra Albanian Excellence realizon gjatë vitit 2020, kushtuar situatës së krijuar nga Covid – 19.
Kujtojmë që kjo orkestër në prill të këtij viti realizoj këngën ‘Lule Borë’ si një homazh për personelin mjekësor kudo në botë që është në luftën kundër pandemisë./ KultPlus.com
Flokët e dëborës kanë mbuluar qytetin e Pukës, 145 km nga Tirana, duke ofruar një pamje magjepsëse, ku kombinohen mjaft bukur liqeni dhe malet e mbuluar nga bora.
Bardhësia e dëborës, që ka pushtuar sot qytetin alpin të Pukës, ofron një peizazh mahnitës.
Liqeni i qytetit është sistemuar me vende pushimi mes bredhave të lartë, prej nga mund të ngjitesh në Kodrën e Hanit për të eksploruar pistën natyrore të skive apo livadhet dhe kodrat që nuk ndodhen larg qytetit.
Puka, në veri të Shqipërisë, 145 km nga Tirana, mbetet e preferuara e adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra. Kjo qytezë alpine mbart në vete të gjitha opsionet turistike, për të mirëpritur pranë saj vizitorë vendas dhe të huaj.
Po ashtu Puka njihet për masivin e madh pyjor të pishave, me një sipërfaqe prej 400 hektarësh. Vetitë kurative të pishës janë të shumta. Puka shërben edhe si bazë për ushtrimin e alpinizmit, në malin e Munellës, Bjeshkët e Tërbunit dhe mali i Krrabit./atsh/ KultPlus.com
Rita Ora ka pësuar sulme paniku nga frika se mund të diagnostikohej me kancer të gjirit.
30-vjeçarja ka treguar se ka shpenzuar vite duke u shqetësuar për kancer, pasi nëna e saj Vera ishte ballafaquar me një situatë të tillë në 2005.
Shqiptarja nga Kosova e cila edhe ka kryer testin për kancer të gjirit dhe që ka rezultuar të jetë mirë me shëndet, ka thënë se kontrollohet rregullisht.
“Gjenetikisht nuk ka pasur histori të kancerit të gjirit në familjen time, por nëna ime megjithatë e kishte sëmundjen”, tha ajo, duke motivuar të tjerët që të kërkojnë për sa më shumë informacione rreth kancerit që mund t’ua shpëtojnë jetën.
“Skanimet në Britani kanë rënë për 80 për qind që nga përhapja e COVID-it dhe një milion gra nuk kanë bërë kontrolla”, ka thënë ajo.
Rita ka sqaruar se si shqetësimet e saj kishin nxitur sulme paniku. Ajo i ka thënë The Sun se “është eksperiencë shumë e vështirë për t’u sqaruar”.
“Duke u rritur derisa isha më e re, nuk e dija çfarë ishte një sulm paniku. Mendoj se shumë adoleshentë nuk e dijnë çfarë është. Nuk mund të mbushesh frymë, ndjen se të ngushtohet gjoksi, humb vizionin”, ka shpjeguar Rita./ KultPlus.com
Institutit Kinez i Arkitekturës dhe Projektimit UAD në Universitetin Zhejiang ka realizuar një vepër të mahnitshme.
Është ndërtuar një urë me gjatësi 526.14 metra e shtruar me tre shtresa xhami të kalitur me trashësi 4,5 cm, me një transparencë të jashtëzakonshme, gjë që e bën strukturën pothuajse plotësisht transparente deri në një nivel prej 99,15%, si dhe shumë rezistuese ndaj dëmtimeve, gërvishtjeve dhe thyerjeve.
Kjo zonë e Hongyagut, në kontenë Pingshan, Hebei, e vendosur në juglindje të Kinës, shpesh goditet nga tajfunet gjatë verës, kështu që dizajni i urës kërkonte fleksibilitet dhe rezistencë të madhe ndaj erërave të forta.
Ekipi i projektit zhvilloi prova në një imitues dhe projektoi kabllo mbështetëse të zhdrejta për të rritur stabilitetin e urës.
Ura prej xhami është projektuar të mbajë deri në 3 mijë persona. Për të garantuar sigurinë e turistëve, pranohen vetëm 600 në radhë.
Kalimi mbi urën prej qelqi sigurisht që nuk është për ata me zemër të dobët, sepse vetë pamja e shkëmbinjve dhe lumit që rrjedh 201 metra më poshtë, mund t’ju zhvendosë vëmendjen nga ajo arritje.
Sidoqoftë, atraksioni i ri botëror tashmë ka tërhequr një numër të madh të adhuruesve të adrenalinës dhe ka inkurajuar zhvillimin e turizmit./ KultPlus.com
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Ndiqni galerinë më poshtë./tch/ KultPlus.com
Në Teheran, qytetarët marrin pjesë në ceremoninë mortore të gjeneralit iranian, Qasen Soleimani dhe të bashkëluftëtarëve të tij, që u vranë në Irak në një sulm të SHBA-së me dron. 6 janar, 2020.Në Teheran, qytetarët marrin pjesë në ceremoninë mortore të gjeneralit iranian, Qasen Soleimani dhe të bashkëluftëtarëve të tij, që u vranë në Irak në një sulm të SHBA-së me dron. 6 janar, 2020.Një anëtar i ekipit të shpëtimit ecën nëpër pjesët e mbetura të një aeroplani të Ukraine Airlines, që u rrëzua pak minuta pasi u ngrit nga aeroporti iranian, Imam Khomein, në Teheran të Iranit, më 8 janar, 2020.(Nazanin Tabatabaee/WANA) Ekskavatorët shihen teksa punojnë në ndërtimin e një spitali të ri, ku do të trajtohen pacientët, pas shpërthimit të një virusi vdekjeprurës në Vuhan të Kinës më 24 janar, 2020. Kina tha se do ta ndërtoi spitalin dhjetë ditë, për të trajtuar pacientët, që ishin në epiqendrën e virusit, raporti media shtetërore më 24 janar. (AFP)Një grua fotografon me telefonin e saj flamurin britanik gjatë një ngjarjeje për të festuar miqësinë ndërmjet Belgjikës dhe Britanisë, që u mbajt në Bruksel më 30 janar, 2020. Më 29 janar, Britania formalizoi largimin nga Bashkimi Evropian, ku kjo ngjarje u përcoll me skena emocionale, teksa parlamenti votoi për të ratifikuar dokumentet e divorcit. Pas gjysmë shekulli pjesë e BE-së, Britania nisi negociatat me BE-në për largimin nga blloku. Ky shtet do të largohet përfundimisht nga BE-ja më 31 janar, 2020. (Kenzo TRIBOUILLARD/AFP)Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mban në duar gazetën USA Today, ku në faqen e parë të saj është lajmi për shfajësimin e tij. Uashington, 6 shkurt, 2020. (REUTERS/Leah Millis)Një pasagjer mban një maskë dhe është i mbuluar me qese të plastikës, si masë preventive, pas shpërthimit të koronavirusit të ri, që fillimisht u shfaq në Vuhan të Kinës. Ky qytetar gjendet në stacionin e trenit në Shangai dhe fotografia është bërë më 9 shkurt, 2020. Organizata Botërore e Shëndetësisë, e shpalli koronavirusin si emergjencë botërore më 30 janar, 2020. Pas rritjes së rasteve me këtë virus në mbarë botën, OBSH-ja më 11 mars, e shpalli atë pandemi.Larisa Beletskaya, 70-vjeçare, qëndron pranë banesës ku ajo jeton, që u dëmtua gjatë luftimeve ndërmjet forcave të Ukrainës dhe separatistëve në Luhansk, më 19 shkurt, 2020. (REUTERS/Alexander Ermochenko)Një burrë hedh fishekzjarrë në drejtim të policisë greke, gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protestuesit kundërshtuan ndërtimin e një kampi migrantësh në afërsi të qytetit Mantamados, në verilindje të ishullit Lesbos, më 25 shkurt, 2020. Policia greke doli në rrugët e Lesbosit dhe Chios pasi qeveria vazhdoi planet e saj për ndërtimin e kampeve të reja të migrantëve. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, në mënyrë që punëtorët të mund të vazhdonin me ndërtimin e kampit, tha një burim policor për agjencinë AFP. (AFP/ARIS MESSINIS)Dy nxënëse kalojnë pranë një shtëpie të djegur në Masanchi, në rajonin Zhambyl në Kazakistan më 26 shkurt, 2020, pasi më herët gjatë shkurtit shpërtheu një dhunë që u mori jetën disa personave. (REL). Autoritetet kazake nisën pothuajse 90 hetime, për të hetuar përplasjet etnike në rajonin Zhambyl, ku më 7 dhe 8 shkurt u vranë 11 persona. Më herët ata thanë se dhuna ndodhi ndërmjet qytetarëve lokalë kazakë nga minoriteti etnik Dugan – një grup myslimanësh me origjinë nga Kina. Dhuna vdekjeprurëse u shpërnda në fshatrat Sortobe, Masanchi, Auqatty dhe Bulan-Batyr.Monumenti i Olimpiadës i vendosur pranë selisë së Komitetit Olimpik të Japonisë në Tokio më 24 mars, 2020. Sipas mediave lokale, gjatë një interviste të publikuar më 28 prill, presidenti i Olimpiadës, Yoshiro Mori tha se pandemia e koronavirusit ka bërë që Lojërat Olimpike, që ishin shtyrë nga korriku i vitit 2020 për 2021 – do të pezullohen. (EPA-EFE/FRANCK ROBICHON)Doktorët dhe infermierët të veshur me rroba mbrojtëse punojnë në Njësinë për Kujdes Intensiv, ku trajtohen pacientët me COVID-19 në spitalin Casal Palocco në afërsi të Romës, Itali më 22 prill, 2020.(EPA-EFE/ANGELO CARCONI)Vizitorët në pishinën “Dreamland” në Minsk të Bjellorusisë, shijojnë motin e mirë më 27 qershor, 2020, pavarësisht pandemisë së koronavirusit. (EPA-EFE/TATYANA ZENKOVICH)Disa persona marrin pjesë në varrimin e një personi, i cili dyshohet se vdiq nga sëmundja COVID-19, në Shën Petersburg më 26 qershor, 2020.Një protestuese dhe një zyrtar policor shikojnë njëri-tjetrin teksa qëndrojnë në një Urë në qytetin Krascent, në Nju Orleans, më 3 qershor, 2020. Në SHBA shpërthyen protesta, pas vdekjes së George Floyd më 25 maj, i cili vdiq teksa po arrestohej nga policia në Mineapolis.(AP Photo/Gerald Herbert)Zjarrfikësit mundohen ta shuajnë zjarrin, që shpërtheu pas rrëzimit të një aeroplani në Karaçi më 22 maj, 2020. Një zyrtar i aviacionit tha se ky avion pasagjerësh i përkiste Pakistan Airlines, kompani shtetërore. Në bordin e këtij aeroplani ishin mbi 100 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, kur aeroplani u rrëzua në afërsi të Karaçit.(AP/Fareed Khan)Të burgosurit talibanë lirohen nga burgu në Kandahar të Afganistanit më 12 korrik, 2020. Këta të burgosur ishin pjesë e shkëmbimit të të burgosurve të 5,000 talibanëve me 1,000 të burgosur të tjerë. Ky shkëmbim i të burgosurve, sipas Qeverisë afgane, u bë para se të nisnin bisedimet ndërafgane në Kabul, si pjesë e marrëveshjes ndërmjet talibanëve dhe Shteteve të Bashkuara që u arrit në Doha të Katarit shkurtin e kaluar. Deri më tani, Qeveria afgane ka liruar 1,000 nga 5,000 të burgosurit talibanë dhe talibanët kanë liruar dhjetëra të burgosur. (EPA-EFE/MUHAMMAD SADIQ)Protestuesit përleshen me policinë pranë Asamblesë Kombëtare të Serbisë, që gjendet në Beograd, më 8 korrik, 2020. Protestuesit kundërshtuan orën policore gjatë fundjavës, masë e vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Protesta më 8 korrik u mbajt pavarësisht se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kishte paralajmëruar se kjo masë mund të hiqet, për shkak të pakënaqësisë së shprehur nga qytetarët një ditë më parë. Skena kaotike u panë në Beograd më 7 korrik, ku mijëra persona kundërshtuan masën e vendosur nga autoritetet. Në këto protesta u arrestuan rreth 20 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve me policinë, që përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët hyn në ambientet e parlamentit. (ANDREJ ISAKOVIC/AFP)Policia në Hong Kong në korrik të vitit 2020, teksa arreston një person gjatë protestave kundër një ligji të ri për sigurinë. (EPA-EFE/MIGUEL CANDELA) Hoda Kinno, 11 vjeçe, evakuohet nga xhaxhai i saj Mustafa, më 4 gusht, 2020, pas shpërthimit masiv në portin e Bejrutit. Familja Kinno, është nga Alepo e Sirisë. Hoda gjatë shpërthimit theu qafën dhe kishte edhe lëndime të tjera trupore, ndërkaq motra e saj, Sedra 15 vjeçe, vdiq nga ky shpërthim masiv. (AP Photo/Hassan Ammar) Fëmijët luajnë pas shiut të madh që ra në Karaçi të Pakistanit më 26 korrik, 2020. (Shahzaib Akber/EPA-EFE).Një arushë, që është vendosur në një tavolinë në Prishtinë më 23 korrik, 2020, kishte për qëllim që të shtyjë njerëzit të mbajnë distancën fizike, teksa autoritetet në Kosovë vendosën masa të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit. (Armend NIMANI / AFP)Personeli mjekësorë përgatitet të administrojë vaksinën kundër koronavirusit të prodhuar nga Pfizer/BioNTech në një qendër në Kardif të Mbretërisë së Bashkuar më 8 dhjetor, 2020. Mbretëria e Bashkuar – një prej shteteve të goditura më së keqi nga pandemia e koronavirusit – nisi programin e vaksinimit më 8 dhjetor, një hap ky kyç drejt përfundimit eventual të pandemisë. Shtëpitë e pleqve, personeli mjekësor dhe personat mbi 80 vjeç, që të gjithë do ta marrin vaksinën. (Justin Tallis/Pool via REUTERS)Njerëz të mbledhur në Sheshin e Republikës gjatë një proteste më 18 tetor në Paris. Protestuesit në mbarë Francën, bën thirrje për lirinë e shprehjes dhe nderuan mësuesin e historisë, të cilit iu pre koka në afërsi të Parisit, pasi ai kishte shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një ore mësimore. Mësuesi Samuel Paty u vra nga një 18-vjeçar, i lindur në Moskë, por me origjinë çeçene. Sulmuesi më pas u qëllua për vdekje nga policët francezë. (AP/Michel Euler)Jill Biden, largon nga gazetarët burrin e saj, kandidatin demokrat për zgjedhjet presidenciale amerikane, Joe Biden, teksa ai flet me gazetarët në Nju Kastëll, Delauer, më 5 tetor, 2020. (AP/Andrew Harnik)Specialistët shëndetësorë e fusin në një autoambulancë liderin opozitar rus, Aleksei Navalny. Ai u dërgua për në aeroport ku udhëtoi për trajtim mjekësor në Gjermani, më 22 gusht, 2020.(Aleksei Malgavko/Reuters)
Petro Marko, njëri nga shkrimtarët që pati ndikim të madh në letërsinë shqipe, ishte publicist, arsimtar e gazetar, shkruan KultPlus.
Ai ka lindur në Dhërmi më 25 nëntor 1913. Me të kryer filloren në fshatin e lindjes më 1924, shkoi nxënës në Shkollën Tregtare në Vlorë të cilën e mbaroi më 1932.
Sonte, KultPlus në 29 vjetorin e vdekjes së Petro Markos, ju sjell një nga thëniet e njohura të këtij autori që la gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqipe.
“Gruaja shqiptare sa eshte e re ka frikë nga babai; kur martohet ka frikë nga burri; e kur plaket ka frikë nga djali”/ KultPlus.com
Njerëzit ndërhyrës, të cilët gjykojnë zgjedhjet dhe sjelljen e të tjerëve, nuk i pranojnë ato siç janë dhe dëshirojnë që ata të jenë dhe të veprojnë në përputhje me nevojat dhe dëshirat e tyre të veçanta.
Ata nuk mund t’i pranojnë të tjerët ashtu siç janë, sepse janë egoistë. Ata e shohin veten si potencialisht superiorë dhe u mungon përulësia. Atyre u mungon pjekuria emocionale dhe ndjeshmëria për të kuptuar nuancat që zbulojnë motivet e të tjerëve. Ata kritikojnë, gjykojnë dhe mendojnë se janë superiorë.
Varësia për të gjykuar dhe vlerësuar tjetrin nuk nënkupton dëshirën për t’u përpjekur për të kuptuar qëndrimet, sjelljet e tij dhe personalitetin e tij, është vetëm një impuls për të kënaqur siguritë e veta dhe për të riafirmuar të vërtetat e një personi të vetëm: vetes së tyre.
“Gjykuesit profesionistë” gjithmonë veprojnë sikur tjetri të ishte objekt studimi për të qenë në gjendje të pohojnë dhe të mburren me të qenit më të mirë se ata që gjykojnë. Dhe kjo lëvizje e vazhdueshme e shikimit së jashtmi, i ndalon ata të vlerësojnë veten e tyre.
Ka diçka që na bashkon: ne jemi njerëz! Ajo që ndodh, në fakt, është një kërkim i “përsosmërisë” personale, brenda asaj shoqërore, e cila zbulon një nevojë të fortë për mikpritje.
Ne gjithmonë duhet t’i ekspozojmë pikëpamjet tona në formën e fjalëve që mbartin një zinxhir idesh, të cilat e çojnë tjetrin në një ngritje dhe jo në një ulje.
Kur e lartësojmë tjetrin, ne fitojmë një vend në jetën e tyre përmes përvojës dhe evolucionit tonë. Në këtë kontekst, pikëpamjet tona do të mirëpriten dhe pranohen gjithmonë si një dhuratë, jo si një kritikë, gjykim dhe dënim.
Ata që kritikojnë dhe gjykojnë dhe ndihen mirë pasi shprehin mendimet e tyre të mbushura me “hamendje” subjektive, në të vërtetë duan të shpëtojnë nga nevoja urgjente për të parë jetën e tyre. Mbi të gjitha, tjetri gjithmonë mbart aspekte që janë ose kanë qenë tonat.
Gjithashtu për këtë arsye është gjithmonë shumë më lehtë të shohim tek tjetri atë që nuk mund ta shohim tek vetja./bota.al/ KultPlus.com
Vaksinat kundër COVID-19 kanë filluar të merren edhe nga qytetarët e Berlinit, kryeqytetit të Gjermanisë.
Personat e parë që morën vaksinën në këtë qytet janë disa të moshuar në një shtëpi të pleqve në Steglitz të Berlinit, shkruan BZ-Berlin.de, transmeton KultPlus.
Doktori kosovar, Fatmir Dalladaku, ia ka dhënë vaksinën kundër COVID-19 gruas së parë në Berlin.
E moshuara ishte një 101 vjeçare e vendosur në shtëpinë e pleqve.
Bashkimi Evropian ka marrë vendim që në shtetet anëtare të fillojnë që qytetarëve të vet t’ia japin vaksinat kundër COVID-19.Vaksinat që janë duke u përdorur janë të kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech”. / KultPlus.com
Klasiku më i mirë komik që ka lidhje me festat e fundvitit nuk ka se si të mos jetë në këtë listë. Kevin, idhulli i të gjithë fëmijëve për gjenerata të tëra, do t’ ju ofroj gjithçka që dëshironi për këto festa.
Edhe pse me shumë mundësi e keni parë këtë film, po ta rishikoni përsëri, nuk do t’u bëjë keq aspak. Filmi, i cili vazhdon të ketë akoma shikueshmëri në çdo sezon festiv, u bë 30 vjeç muajin e kaluar dhe shtëpia ku u xhirua po vazhdon të jetë ende, transmeton KultPlus.
Tashmë pallati gjeorgjian me shumë milionë dollarë duket më pak festiv, sesa që ishte në kohën kur u xhirua filmi vite më parë. Sigurisht, McCallisters super të pasur nuk jetojnë në të vërtetë atje ose ndoshta ata janë ende në Paris.
Duket se pronarët e vërtetë të shtëpisë preferojnë qartë një pamje më moderne, duke përzgjedhur skemën festive të ngjyrave dhe duke i dhënë asaj një ndryshim të ndritshëm.
Shumë nga dhomat do të jenë akoma të njohura menjëherë për fansat, pasi vendet ku Kevin, i luajtur nga Macaulay Culkin – i cili tani është 40 vjeç, u “shkatërrua” nga hajdutët Harry dhe Marv. Më poshtë mund të shihni përmes fotografive se si ka ndryshuar shtëpia e famshme e “Home Alone” prej kohës kur u xhirua filmi. / KultPlus.com
Dy prej emrave më të njohur në glob duket se do të sjellin dhuratën e shumëpritur për fansat e tyre.
Bëhet fjalë për Adele dhe Beyonce, të cilat prej vitesh kanë qenë nën shënjestrën e pyetjeve rreth një bashkëpunimi mes tyre, duke qenë se dashuria e Adele për këngëtaren e “Formation” është treguar disa herë dhe e anasjellta.
Mirëpo, koha e publikimit po afrohet.
Fillimisht, kanë qenë producentët e Grammy Aëards, të cilët kanë konfirmuar se Adele do të jetë prezente në ceremoni, por edhe Beyonce do të performojë në 31 janar.
Sakaq, burime pranë dyshes tregojë se dyshja kanë gati këngën dhe videon, por jo vetëm. Ato kanë regjistruar edhe një performancë virtuale që do të transmetohet gjatë ceremonisë së Grammys më 31 janar. / KultPlus.com
Kanë përfunduar punimet e shtëpisë pas tërmetit në Shqipëri që Bebe Rexha kishte marrë përsipër.
Këtë e bëri të ditur për publikun vetë ajo me një postim në Instagram e cila tha se është shumë e gëzuar.
“Shtëpia e parë është ndërtuar! Faleminderit të gjithëve që dhuruan për mbledhjen e fondeve për tërmetin në Shqipëri! Faleminderit @ monika.kryemadhi për ndihmën tuaj për ta bërë të mundur këtë! Një pamje kaq e bukur për të parë. Vetëm në kohë për pushime !!! Dashuri për familjen Bubq! Asgjë nuk më përmbush më shumë!”, ka shkruar Bebe.
Ndryshe, menjëherë pas ngjarjes së tërmetit në Shqipëri muajin nëntor të vitit të kaluar këngëtarja e njohur me famë botërore kishte marrë iniciativën me anë të një fondi humanitar për ndërtimin e disa shtëpive. E para është realizuar në fshatin Bubq të Shqipërisë.
Në videon që Bebe ka publikuar shihet shtëpia para tërmetit dhe pas. Familjarët e kanë falënderuar këngëtaren pa masë, madje në video shihet se kanë vendosur edhe fotografi të këngëtares brenda në shtëpi në shenjë falënderimi. / KultPlus.com
Petro Marko ishte arsimtar, publicist, gazetar, interbrigadist e shkrimtar shqiptar. Ai ka lindur në Dhërmi më 25 nëntor 1913 dhe ka vdekur në Tiranë më 27 dhjetor 1991, ku edhe është varrosur sipas amanetit pa ceremoni.
Marko ka lindur në fshatin Dhërmi të Bregut nga prindërit Marko e Zoica, u rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nëpërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët.
Me të kryer filloren në fshatin e lindje më 1924, shkoi nxënës në Shkollën Tregtare në Vlorë të cilën e mbaroi më 1932. Në atë shkollë pati, ndër të tjerë, si drejtor arsimtarin e studiuesin Kolë Kamsi dhe si mësues Ernest Koliqin; shkollë në të cilën jepnin mësim dhe shumë mësues italianë, njëri prej të cilëve i prezantoi me “Manifestin” e Marksit.
Pasi kreu shkollën i takon të sillet gjatë nëpër Tiranën e asaj kohe në kërkim të ndonjë pune, derisa takon një ditë Hilë Mosin, asokohe Ministër Arsimi, i cili e caktoi mësues në Dhërmi. Më pas transferohet për në Dhuvjan të Dropullit. Qëndron në kontakt të vazhdueshëm me s htypin e majtë, nëpërmjet gazetave greke, të cilat ia jipte Asim Vokshi. Nga një ngatërresë që pati, u gjet preteksti se Petrua i jepte nxënësve literaturë komuniste (akuzë e pavërtetë).
U detyrua të largohej për herë të parë në Greqi. Qëndron në Korfuz, ku bie në kontakt me emigrantët politik të atjeshëm me në krye dr. Omer Nishanin. Pastaj niset për n’Athinë, ku kishte të vëllan Dhimitrin (Mimon), që ishte larguar që fëmijë nga Bregu. Atje hyn në fakultetin e letërsisë, ku i takoi të kishte fërkime me rektorin, i cili ia njehte për turp që Petroja si himarjot të ishte mësues i shqipes. Gjë për të cilën Petroja ia ktheu “turp për ju që ende jetoni në kohë të Bizantit!…”, replikë që i shkaktoi përjashtimin, transmeton kp. Nëpërmjet punëdhënësit të të vëllas krijohet mundësia të hyjë në një shkollë joshtetërore, në fakultetin ekonomiko-politik. Shqyrton mundësinë të shkojë në Bashkimin Sovjetik, ku në atë kohë i shte dhe Sejfulla Maleshova, Ali Kelmendi e Tajar Zavalani, por bie poshtë si mundësi.
Kthehet pas vendosjes të qeverisë liberale të Mehdi beut – verë 1935. Planifikohet Kryengritja e Fieri, e cila dështon që në zanafillë e Riza Cerova vritet nga trupat e Hamit Matjanit, dhe ata që ngelën ikën nga Vlora për në Korfuz. Kthehet në nëntor pasi Branko Merxhani e Ismet Toto e thërrasin me rastin e hapjes së një gazete (“Koha e Re”) si organ i qeverisë. Gazeta mbyllet pas një artikulli bombastik mbi punëtorët e Kuçovës; që Ethem Toto, asokohe ministër i brendshëm e pau si reaksionar e komunist. Shëtiti nga një gazetë në tjetrën (“Illyria”, etj.), dhe më 1936 boton revistën “ABC” bashkë me Branko Merxhanin, Dhimitër Godellin, Zavalanin, Migjenin, e cila u mbyll pas numrit të 2-të; e internojnë në Porto Palermo (2 javë) e pastaj në Llogara, lirohet me interesimin te Merxhanit e I. Totos. Bashkëpunon në “Përpjekja shqiptare” e B. Merxhanit, të cilën Brankoja kishte me nijet t’ia vinte për antipod “Hyllit të Dritës”. Por largohet pasi Merxhani shkroi artikullin Pse nuk jam marksist i detyruar nga censura e kohës. Pasi në një gazetë tjetër del haptas me idetë e tij pro proletariatit, i hyn si halë në sy Musa Jukës, i cili për ta pajtuar i propozon postin e zv/prefektit në Himarë. Petro i jep fjalën se do e pranojë pasi të shkojë në Athinë e të japë ca provime, duke tejparë pas këtij propozimi.
Takohet me Migjenin para se të niset (1937), dhe me të mbërrirë në Athinë merr anijen për në Marsejë; anija i ra përreth Mesdheut (Izmir, Xhafa, Aleksandri, Tripoli). Mbërrin në Marsejë, dhe gjen në Paris Llazar Fundon e Ali Kelmendin. Merr direktivat nga një “shok” serb që mbante si nofkë “Robert”. Dhe caktohet kryetari i grupit prej 113 vetësh që u nis për në Albacete ku ishte qendra e Brigada ve Internacionale. Bashkohet me vullnetarët e brigadës “Garibaldi” në Spanjë, shkon për në Kuintanar de la Republica. Merr pjesë në Mbledhjen e Shkrimtarëve Antifashistë në Valencia, ku ishin dhe Ernest Hemingëay, Pablo Neruda, etj. Lëviz nga Estremadura, Aragona, Gondez e mandej prapë në Francë, ku herë në Paris e herë në Grenoble i financuar nga Ndihma e Kuqe Internacionale i veshur me petkun dhe karizmën e interbrigadistit u ngarkua me agjitacionin në rininë universitare të Grenoble.
Hyn në Itali nga fundi i ’39. Pas 1 mijë e ca ditësh kthehet në atdhe sepse Kominterni kishte porositë t’i çonte legalisht ose jo, të gjithë komunistët në vendet e tyre. Kthehet në Dhërmi dhe mendon pajtimin hasmërive me fshatrat e Dukatit. Në Vlorë nis e harton trakte, shqip e italisht, kundra fashizmit. E burgosin në Vlorë, në Tiranë (maj 1940)… mbas marsit 1942 e nisin për Itali, Palermo e Ustikë. Pas çlirimit te jugut t’Italisë nga fo rcat aleate anglo-amerikane çan burgun së bashku me të burgosur të tjerë dhe kalon në zonat e çliruara Italiane. Më 1944 arrestohet nga gjermanët nga të cilët shpëton në sajë të mësuesit të gjimnazit, E. Koliqit. dhe po atë vit kthehet në Shqipëri.
Në përfundim të Luftës Antifashiste në vitin ’44 kthehet ne Shqipëri duke organizuar edhe ardhjen e gati 300 Shqiptarëve tjerë në kohen kur shqiptarët kishin mbetur pa kurrfarë organizimi. Gjendet në Shkodër në shtëpinë e Nush Topallit, kur Shkodra bastiset nga trupat serbe. Tek “Retë dhe gurët” citon N.Spirun që i thoshte se Shqipëria kishte material të mjaftueshëm jo vetëm për të dhe për kushedi sa vjet,- bollëk ky që bënë të mundur tregtarët shqiptarë nën okupacionin italian e pastaj gjerman, ngaqë pushtuesit kishin nevojë për material. Kur kthehet në Shqipërinë e çliruar, ftohet që të qëndrojë në krye të gazetës “Bashkimi” në Tiranë nga 1945-1947, nga një kontroll i befasishëm i gjejnë shkrime jashtë vijës së partisë, (shkruan se Hysni Kapo e shpëton nga pushkatimi) lirohet më 15 maj 1950. 1957 mësues në teknikumin “8 Nëntori”. 1973 i hiqet e drejta për botim. Më 1975 i fusin në burg të birin, Jamarbërin. Romani “Çuka e shtegtarit” – 1980 si direktivë për autokritikë nga Partia; por s’ia pranuan e nuk u botua. Kjo për të vetmin shkak se nuk mund të pajtohej që në ditët e para të pushtetit me fillimin e diktaturës, e sidomos kur provoi t’i rezistojë diktatit që i vinte Shqipërisë asokohe nga jashtë, kryesisht nga Beogradi. 27 dhjetor 1991 vdes dhe varroset sipas amanetit pa ceremoni. Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2003 dekoroi Petro Markon me Urdhrin “Nderi i Kombit”.
Vepra
Filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra qysh në kohët e shkollës në Vlorë. Ministri i Arsimit Mosi do i thoshte Të shkruesh vjersha. Vjersha asht shprehja ma njerëzore e mendimit dhe e zemrës. Shkruan “Një natë e dy agime”, poemat “Nase labi”, “Horizonti në kuletë”, “Parada e të uriturve”, romanet “Kodashi”, “Rrugëve të luftës”; “Nisja pa mbarim”, “Bija e kapitenit”… gjatë kohës kur ishte në Itali. Në kulturën dhe letërsinë kombëtare Petro Marko është personalitet i përmasave të mëdha me shpirt e mendje të paluhatur para çdo stuhie. Ata që kanë njohur nga afër Petro Markon, kanë ndjerë se brenda tij rrezatonte një besim madhor ndaj njeriut dhe mirësisë. Vetëm një lartësi shpirti e tillë mund ta përballonte ndeshjen sy më sy me vdekjen, që ai përjetoi aq shumë herë gjatë jetës së tij. Dhe sa herë ngrihej në këmbë ai do ta niste nga e para luftën ndaj së keqes po me atë forcë besimi, po me atë rrezatim mirësie. Të tillë e ndjen lexuesi Petron në romanet “Hasta la vista” (1959) dhe “Qyteti i fundit” (1960), ku rrug a e tij jetësore e asimiluar artistikisht, është aq e pranishme. Në vitet ’70 ai do të shkruajë romanin “Një emër në katër rrugë”, ndërsa periudhën e vështirë të jetës së tij në ishullin e Ustikës do ta përjetësojë në romanin e tij të rëndësishëm “Nata e Ustikës”. Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy romanet e tij të parë “Hasta la vista” dhe “Qyteti i fundit” në vitet ’60 është një kthesë e vërtetë në historikun e shkurtër të romanit shqiptar. Dhe nuk është fjala për rrumbullakësimin e një përvoje krijuese por përkundrazi, për ndërprerje dhe dalje nga një përvojë e shartuar jonatyrshëm në rrjedhat e letrare shqiptare, ishte një synim që rrëfimi romanor, pjesërisht në vitet ’40, ’50, do të çlirohej dhe të hapej si vizion, univers krijues dhe si spektër tematik.
Krahas kësaj prirjeje të brendshme që kanë të dy romanet e përmendur përballë veprave të të njëjtit zhanër të deriatëhershëm, këto vepr a qëndronin superiore edhe si artikulim artistik. Dhe pikërisht për natyrën e risive, për natyrën që pretendon ndryshime të vërteta të vlerave letrare. të gjitha veprat e Petro Markos u pëlqyen dhe u kërkuan nga lexuesi.
Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos reflektojnë triumfin e dashurisë dhe të humanizmit njerëzor. Pas tërë atij ferri nëpër të cilin kalon njeriu në rrëfimin e Petro Markos, ai arrin të mbetet i pamposhtur nga mizoritë e botës. Këtë bërthamë të brendshme e rrezatojnë personazhet nga romanet e tij, këtë shkëlqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar në tërë veprat e tij. Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi – Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri në personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare që sollën risi të vërteta në traditën letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur për dashurinë dhe humanizmin njerëzor, ndonëse sa rrojti ishte ndër personalitetet më të persekutuara dhe më të munduara. Në vitin 2000, e shoqja Safo me të bijën Amantia, botojnë “Retë dhe gurët – Intervistë me vetveten”, autobiografik ku Petro Marko plak merr në pyetje një version më të ri të vetvetes; libër ky që i kishte mbetur dorëshkrim dhe e kishte dëshirë ta botonte. / KultPlus.com