Poezi e shkruar nga Ibrahim Rugova në fillim të viteve 1960:
Me varg në shpirt m`çeli pranvera. Desha t`jetoj gjithmonë i neshtë. Më bëhet se do të vajtoj përhera, Kur po hyj me të madhe në vjeshtë.
Ah, stinë e verdhemtë, stinë e venitur Vallë, Ty të mallkoi mëma -natyrë? Që bashk t`shkrihemi kështu t`nemitur, Mos jemi të mjer në krijatyrë?
Po ëndrrove me këngë të rritesh, Dhe ajo jetës përpara ti flasë. E di. Me dëngë plot do t`goditësh. E ngado të endesh veç do të vrasë.
Athua Zoti i madh diti të gjykojë Që njomaket të kalben shi në vrug. Apo secili barrën e vdekjes të peshojë N`zjarr të heshtjes i vetmuar si murg?
I ngopur me të vërtetën në gji, Vëllau im dole n`mesin me erë. Mbi fytyrën e re t`ra nji vel i zi – T`nxuer e t`futi n`kuvli përherë.
O kujt t`i falem n`këtë orë t`vështirë, Kujt t`ia kërkoj hijen e njomsisë? Pa frikë. Prore do t`jetë djellamirë – Pikllimi im, kasnec i gjallë i fuqisë.
Dua të iki fushës e malit- Jetën e shof si grusht t`rendë. Jo, s`dua të iki. Dua si shpirt djalli Të ngjitem së bashku në vend.
Bën që per vargjet e mia t`përvëlimit, Të më quajnë edhe njeri fare t`prishtë. Po heret i vranë sytë e shtrembërimit, Se e flas t`vërtetën e kam çiltërisht.
Por nji ditë të dihet se zemra e poetit, N`dimër a n`verë s`di të ngurrë Dhe kur e ndjen valën rreth vetit – Qan e qesh nuk qetësohet kurr.
Pa më të voglin hezitim, ai është aktori që spikati deri edhe me rolet më të vogla. Ndriçim Xhepa, feston sot, 64-vjetorin e lindjes. Pa portretin e tij, ku lexohet qartësisht ndjeshmëria e lartë artistike, eleganca dhe fisnikëria, kinematografia shqiptare nuk do ta kishte këtë spektër nuancash e profilesh.
Ndriçim Xhepa u lind në Tiranë, më 21 Janar 1957. Që prej përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve më 1979, z. Xhepa ka interpretuar në mbi 30 role në teatër, ndër të cilat mund të veçojmë: Arseni në Dramën “Nën dritat e skenës” e Ruzhdi Pulahës, Prometeun në dramën me të njëjtin emër të Viktor Eftimiut, për të realizuar më pas figurën e pasionante të Romeos në tragjedinë e famshme të Uilliam Shekspirit: “Romeo dhe Zhuljeta”. Për interpretimet e roleve e tij, ai është shpallur 3 (tre) herë fitues i Kupës për ‘’Aktorin më të Mirë” në ‘Festivalet e Filmit’ në vitet: 1987, 1989 dhe 2000; 2 (dy) herë fitues i Çmimit “Aleksander Moisiu” për “Aktorin më të Mirë” në ‘Festivalin Kombëtar të Teatrit’ me 1986 dhe 1995. Gjithashtu, ai mban titujt “’Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës’’. Pikën kulminante të karrierës, ai e arriti me interpretimin e rolit të Fernandos në vitin 1995 në Dramën “Fernando Krafti më ka shkuar këtë letër” e T. Dorstit. Më pas me rolin e Xhejmsit në komedinë “Kapitulli i Dytë” e Nail Saimonit, ku ndryshoi formatin dhe u fut në zhanrin e komikes dhe lirikes.
Xhepa ka pasur një karrierë mjaft të suksesshme edhe në kinematografi.
Ai ka interpretuar rreth 30 role kryesore, por vëmendjen e tërhoqi për lojën psikologjike në rolin e Fredit në filmin “Hije që mbeten pas” (1982). Në vitin 1988 mishëroi me dramacitet rolin e Tomës në filmin “Flutura në kabinën time”. Më 1998, mbërrin në një nga figurat më të realizuara, sikurse ishte ajo e Alush Beut në filmin “Dasma e Sakos”. /KultPlus.com
Suksesi i këngëtares shqiptare, tashmë veçse është i dëshmuar. Kështu, ajo u bë edhe shembull suksesi duke u bërë pjesë edhe në librat shkollorë në Spanjë.
Ka qenë një përdorues i rrjetit social Twitter që ka publikuar një fotografi të librit të anglishtes për shkollën e mesme, ku pjesë e tij është Rita Ora.
Në një faqe ku mësohet kryesisht rreth orareve për të ardhmen, aty shfaqet një imazh i këngëtares shqiptare kur ishte adoleshente.
Kjo fotografi vjen nga koha kur ajo ishte nxënëse e shkollës “Sylvya Young Thatre Schoool”, në Londër.
“Dikush të më konfirmojë nëse kjo është Rita Ora dhe të më shpjegojë se çfarë bën në një libër të Anglishtes së Mesme”, ka shkruar përdoruesi i Twitterit, që ka shfaqur edhe faqen e librit ku gjendet këngëtarja. / KultPlus.com
101 vjet më parë, më 21 janar 1920 u shkrua një nga faqet më të rëndësishme të historisë shqiptare, u mblodh Kongresi i Lushnjës, i cili ndaloi copëtimin e Shqipërisë nga tentativat e fqinjëve për të ndarë Shqipërinë e për të zgjeruar territoret e tyre.
Ishte pikërisht kjo ngjarje që ndaloi anarkinë në vend, e hodhi themelet e shtetit shqiptar e krijimit të institucioneve.
Në këtë përvjetor përkujtohet nderi, përkushtimi dhe vizioni i patriotëve shqiptarë, që përkundër egoizmit të tyre dhe konformimit me orekset e fqinjëve zgjodhën krijimin dhe fuqizimin e shtetit shqiptar, shkruan KultPlus.
Sot kjo ngjarje dhe mesazhi që na vjen nga një brez patriotësh që e krijuan dhe ruajtën këtë vend është më i gjallë se kurrë. Në veri kemi tentativat për të krijuar Jugosllavinë e Re, ndërsa në jug kemi ende një ligj lufte që nuk është hequr ende nga fqinji jugor, e për të cilin nuk dëgjojmë më asnjë fjalë nga qeveritarët tanë, të cilët deri dje përbetoheshin se do arrinin të hiqnin ligjin e luftës me fqinjët. E vetmja gjë që mungon sot është vetëdija e një klase politike, që të kuptojë se ky vend do duhet të jetojë e të ekzistojë edhe pas 100 vitesh të tjerë, ashtu siç na e lanë dikur etërit themelues të kombit. Sot kemi vetëm një rrugë, të heqim kufijtë e egoizmit dhe të rinisim një rrugë të re të zhvillimit dhe prosperitetit, duke u bashkuar më së pari të gjithë shqiptarët bashkë, kudo ku ata jetojnë, e të zhdukim abuzimin, varfërinë e të ringjallim shpresën tek shqiptarët.
Mësimet e Kongresit të Lushnjës duhet të jenë një drejtim real për gjithë klasën politike, kudo ku shqiptarët jetojnë sot. /KultPlus.com
Presidenti Ilir Meta dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh” dirigjentin e njohur elbasanas, Blerim Narazani.
Dirigjenti Narazani u dekorua me motivacionin “Me mirënjohjeje për veprën dhe vlerat e spikatura si dirigjent, pedagog i përkushtuar e drejtues artistik i projekteve muzikore dhe shumë festivale të vlerësuara kombëtare e ndërkombëtare. Në vlerësim të kontributeve artistike në identifikimin, promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare, duke përhapur dhe lartësuar traditën muzikore dhe kulturore të qytetit të Elbasanit në veçanti dhe atë kombëtare në përgjithësi”.
Duke iu drejtuar familjarëve dhe personaliteteve të artit, të pranishëm në ceremoninë solemne të vlerësimit, Presidenti Meta tha se “arti, në kuptimin e gjerë, është një formë komunikimi, ku artisti shpreh ndjenjat, mendimet apo vëzhgimet e tij, duke u dhënë kënaqësi ndjekësve.Këtë gjë ka bërë dirigjenti Narazani për gati gjysëm shekulli, me pasionin e përkushtim: Ka komunikuar përmes muzikës dhe iu ka dhënë kënaqësi të gjithë atyre, që e kanë ndjekur”.
“I lindur në një familje qytetare elbasanase, me tradita të njohura arsimore e kulturore, z. Narazani studioi muzikë, që në fëmijëri, për të mos iu ndarë gjithë jetën artit. Debutimi i tij në skenë filloi qysh në vitet e studimit në Universitetin e Arteve, për të vazhduar më tej si dirigjent i Orkestrës Filarmonike të qytetit dhe si pedagog i Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’. Qytetar i Elbasanit të traditave më të shquara arsimore e kulturore, dirigjent e profesionist, që iu përkushtua tërësisht mbajtjes në këmbë dhe promovimit të formacionit orkestror të qytetit, Narazani gjallëroi jo vetëm mjediset e qytetit të tij, por edhe atë mbarë shqiptar”, – nënvizoi Meta.
Sipas tij, në vitet e gjata të karrierës si artist profesionist, Narazani iu përkushtua identifikimit, promovimit dhe ruajtjes së vlerave të artit dhe kulturës, në përgjithësi dhe atyre të qytetit e të qarkut të Elbasanit, në veçanti.
“Dimensioni i tij artistik shfaqet në hartimin dhe realizimin e disa projekteve të rëndësishme artistike lokale dhe kombëtare, për të nderuar personalitete të muzikës popullore qytetare elbasanase. Ashtu siç ka edhe meritën e veçantë në promovimin e vlerave kulturore, jo vetëm të qytetit, por edhe të vendit tonë, në festivale dhe aktivitete të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare, të Folklorit, Bandave Muzikore dhe të Muzikës së Dhomës”, – tha Meta.
Njëkohësisht, shtoi Meta, dirigjenti Narazani ka qenë gjatë gjithë kohës përkrahës i talenteve të reja, duke i edukuar dhe ndihmuar ata në rrugën e artit muzikor dhe të skenave të mëdha dhe duke i nxitur që të sjellin standarde të reja cilësore në skenë.
“Në të gjithë punën dhe aktivitetin e tij si dirigjent, drejtues dhe pedagog ka shpalosur kulturë, profesionalizëm, realizëm në vlerësime, dinjitet dhe integritet të lartë. Për të gjithë kontributin e jashtëzakonshëm për artin, për veprën dhe vlerat e spikatura si dirigjent, pedagog i përkushtuar e drejtues artistik i projekteve muzikore dhe shumë festivale të vlerësuara kombëtare e ndërkombëtare, si dhe për promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare, kam kënaqësinë e veçantë të vlerësoj në praninë tuaj Blerim Narazani me titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’ dhe t’i uroj suksese të mëtejshme”, – tha Meta. /atsh/ KultPlus.com
Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e ditur se gëzonte respekt shumë të madh për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Nëse Ibrahim Rugova dhe Arbën Xhaferi, do kishin qenë amerikanë, gjermanë apo francezë, ata do ta kishin pushtuar botën me diplomaci, por për fat të keq këto dy figura i përkasin një popullit shumë të vogël…”, ishte shprehur Napolitano. / KultPlus.com
Si shumë yje të Hollywood-it, edhe Rihanna ka festuar për inaugurimin e presidentit Joe Biden.
Të mërkurën, këngëtarja dhe mogulja e modës ndau një fotografi në rrjete sociale të realizuar me Harper’s Bazaar shatorin e kaluar.
Në imazh, Rihanna shfaqej duke mbajtur dy thasë me plehra.
Për dukjen unike, 32 vjeçarja zgjodhi një triko blu në të cilën shkruante ‘t’i jepet fund racizmit me çdo mjet të nevojshëm’ ndërsa në pjesën e poshtme mbante dantella të zeza të tejdukshme.
Ajo e kompletoi pamjen me syze dielli dhe bizhuteri diamanti, përfshirë edhe gjerdanë rreth qafës.
“Thjesht jam këtu për t’iu ndihmuar, ne e realizuam atë Joe”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.
Rihanna ndërkohë ka qenë një kritike e madhe e ish-presidentit Donald Trump.
Në vitin 2019, ajo deklaroi se ‘qenia njerëzore më e sëmurë mendore në Amerikë duket se është presidenti”.
Ditën e djeshme (e mërkurë) Joe Biden u betua si presidenti i ri i Amerikës dhe Kamala Harris si zëvendëspresidentja e parë grua dhe me ngjyrë. /Telegrafi/ KultPlus.com
James Patterson është votuar si autori më i shitur në botë në dekadën e fundit dhe kjo sipas të dhënave nga Nielsen BookScan.
”Nga 2010 në 2019 James Patterson ka shitur 84 milion libra dhe e-book në botë, duke u bërë kështu autori më i shitur i 10 viteve të fundit”, sipas një shënimi nga shtëpia botuese ”Longanesi” që e boton atë në Itali.
Një libër nga shtatë në kategorinë ”thriller” është shkruar nga ai, por prodhimtaria e tij nuk lidhet vetëm me këtë zhanër.
James Patterson është në të vërtetë autori i vetëm që ka shitur më shumë se një milion kopje në kategoritë ”libra për të rritur”, ”të rinj”, dhe ”fiction për fëmijë”.
Gjithmonë i përkushtuar në promovimin e leximit, Patterson ka dhuruar miliona libra përgjatë viteve, në shkolla dhe ushtri në SHBA, si edhe mbi 70 milionë dollarë për të mbështetur arsimin dhe për të inkurajuar leximin. /atsh/ KultPlus.com
Organizatorët e “Glastonbury” kanë bërë të ditur sot se festivali i përvitshëm nuk do të zhvillohet as këtë vit për shkak të pandemisë me koronavirus.
Në një postim në faqen zyrtare të festivalit në Twitter sqarohet se është bërë i pamundur zhvillimi i tij edhe këtë vit pasi e njëjta gjë kishte ndodhur edhe vitin e kaluar, raporton BBC.
“Me keqardhje ju njoftojmë se festivali Glastonbury nuk do të mbahet këtë vit dhe se kjo po ndodh për të dytën herë pas anulimit të tij edhe vitin e kaluar. Biletat e këtij viti do të barten për vitin e ardhshëm”, thuhet në sqarim.
Fansat e festivalit të cilët i kishin blerë biletat në vitin 2019 do të duhet të presin sërish, deri në vitin 2022.
Glastonbury është një prej festivaleve më të mëdhenj që zhvillohet në Britani të Madhe e ku marrin pjesë këngëtarët më me zë nga bota.
Në mesin e këngëtarëve të cilët kanë performuar pothuajse çdo vit në këtë ngjarje muzikore janë edhe këngëtaret kosovare Rita Ora e Dua Lipa. / KultPlus.com
Grupi ‘Zani Band’ kanë publikuar sot këngën më të re që mban titullin “Muret”, shkruan KultPlus.
“Muret s’na lon me dal, muret s’na lon me pa”, përmes këtyre vargjeve kuptohet fare lehte se kjo këngë flet për izolimin e Kosovës tash e sa vite.
Nën vokalin e Bashkim Kërqelit, dhe nën shoqërimin e instrumentistëve si: Blerat Kepuska, Edmond Gjinolli, Klodian Regjepaj dhe Bekim Kepuska, kënga vjen pa videoklip.
Kujtojmë që Zani Band vetëm para një muaji publikoi këngën “Ti jeton”.
Më poshtë, KultPlus ju sjell videon e këngës. / KultPlus.com
Në mbledhjen e 31-të të asamblesë së përgjithshme të SEE Cinema Network (Rrjeti Fondeve të Filmit i Evropës Juglindore) të mbajtur online, është vendosur të mbështeten 8 projekte filmike nga 8 vendet anëtare të rrjetit.
Projekti filmik i mbështetur nga Kosova, filmi i gjatë artistik në zhvillim ‘Burek’ nga Ismet Sijarina ishte fitues në konkursin e QKK-së të vitit 2019 në kategorinë zhvillim skenari.
Filmi përcjell Hektorin një burrë 45 vjeç, emigrant nga Kosova që martohet për letra me një vajzë gjermane (Kristine). Hektori e gjenë veten të ngatërruar në situata komplekse emocionale të papritura dhe jashtë çdo planifikimi, përderisa Hakani një burrë rreth 37 vjeç, punonjës social, është caktuar që të përcjellë rrjedhën e kësaj lidhjeje martesore./ KultPlus.com
“Stampa Sera” ka botuar, të mërkurën e 11 janarit 1978, në faqen n°22, intervistën ekskluzive të gazetarit Lamberto Antonelli me aktorin e famshëm shqiptar Bekim Fehmiun, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Fehmiu në një skenar të bazuar në një roman të Pirandellos Uliksi 10 vite më vonë
Romë – A ju kujtohet Bekim Fehmiu, Uliksi magjepsës i televizionit ? Do ta shohim së shpejti, gjithmonë në TV, por kësaj here në rolin e një personazhi të Pirandellos. Në fakt, ai është një nga aktorët kryesorë të një skenari me pesë pjesë, me regji të Marco Leto-s, bazuar në romanin “I vecchi e i giovani – Të moshuarit dhe të rinjtë” i Luigi Pirandello-s.
Kështu që, gati dhjetë vite më vonë (“Odisea” e Franco Rossi-t daton që nga viti 1968), Fehmiu, i cili bëri të flitej shumë për të, kthehet në shtëpitë tona në një rol krejt të ndryshëm. Pse pas kaq shumë kohësh? Aktori beson se nuk ka pasur raste të tjera. Tani ai luan rolin e Aurello Costa-s, një njeri i zakonshëm i adoptuar nga bankieri Salvo dhe i cili me ndihmën e tij bëhet inxhinier. Ai bie në dashuri me Nicoletta Spoto-n, ikën me të dhe së bashku ata vdesin gjatë një trazire siçiliane.
“I vecchi e i giovani – Të moshuarit dhe të rinjtë” është një roman historik dhe ideologjik, i shkruar në 1909, ku ngjarja zhvillohet në Siçili në kohën e Giolitti-t. A ishte e lehtë të përqendrohej në pesë episode nga një orë për secilin ?
“Faktikisht me romanin, regjisori mund të kishte bërë një skenar shumë më të gjatë, prej dhjetë apo njëzet orësh. Ai duhej të bënte zgjedhje dhe, me sa di unë, Pirandello gjithashtu është interpretuar lirisht”.
Meqenëse personazhet janë të shumtë dhe komploti është kompleks, cilën rrugë ka zgjedhur regjisori për ta thjeshtuar veprimin dhe për ta bërë atë më të kuptueshëm për audiencën e televizionit?
“Rrëfehen fitoret e dy familjeve në dy histori që kryqëzohen. Familja e princit Laurentano (i luajtur nga aktori francez Alain Cuny) dhe familja e bankierit Salvo (i luajtur nga Gabriele Fersetti) të cilës unë i përkas. E para është në rrugën e saj drejt fundit, ndërsa e dyta është në rritje”.
Situata na kujton “Il Gattopardo” të Tomasi di Lampedusa, ku shtëpia e princit të Salinës po degradohet dhe ajo e Don Sedara-s po afirmohet dhe ka një martesë midis dy familjeve.
“Ka gjithashtu një martesë midis dy familjeve në romanin e Pirandello-s, pra edhe këtu, bashkimi midis dy familjeve përfaqëson kalimin e pushtetit nga familja aristokrate në atë borgjeze. Me pak fjalë, aristokracia i lë vendin borgjezisë, por që tranzicioni të mos jetë shumë i papritur, ekziston ndërmjetësimi i një martese”.
A është e vërtetë që një vepër e tillë korale kërkon një përpjekje të konsiderueshme, jo vetëm artistike, por edhe financiare?
“Shumë të lartë. Unë e kuptoj që kostoja totale është rreth një miliard. Por nëse do të ishte bërë me sistemin kinematografik dhe jo me atë më të matur të televizionit do të kishte kushtuar shumë më tepër, ndoshta dy herë më shumë. Të gjithë, nga teknikët te aktorët te regjisori, kemi ulur pretendimet tona (për pagesën). Duhet të keni parasysh se ekziston një kast mbresëlënës: 54 aktorë”.
Ai, në skenar, është i lidhur me Nicoletta Spoto-n. Kush e luan këtë rol ?
“Është një aktore e re angleze, Stephanie Beacham, të cilën, regjisori pas kërkimëve të gjata, e gjeti në një libër vjetor të filmit britanik.”
Nicoletta është një vajzë siçiliane. Atëherë, përse të zgjidhej një angleze ?
“Është një pyetje që duhet t’i drejtohet regjisorit. Në çdo rast, unë e kuptoj që Stephanie plotëson kërkesat : ajo është e re dhe e shkathët, për mua është një zgjedhje e mirë”.
A e njihnit romanin e Pirandellos?
“Jo. Në fillim lexova skenarin dhe më pas, gjatë xhirimeve, desha gjithashtu të lexoja romanin, por për njohuritë e mia personale”.
Dhe sipas jush, a ndryshon skenari nga romani?
“Ka një interpretim shumë të ndryshëm, edhe nëse shpirti, personazhet dhe vendosja (ambienti) janë të njëjta. Marco Leto duhej të hollohej shumë, të hollohej dhe të thjeshtohej, për ta bërë historinë (ngjarjen) moderne dhe më televizive”.
A kishte ndonjë vështirësi me trashëgimtarët e shkrimtarit dhe dramaturgut për transferimin (dhënien) e të drejtës së autorit?
“Ky nuk është një fakt që ka të bëjë me mua drejpërdrejt. Por kam dëgjuar se ka pasur vështirësi fillestare”.
Ka nga ata që argumentojnë se bëhet fjalë për pretendime ekonomike të larta.
“No comment”.
A ka ndonjë ofertë tjetër pune për ju në Itali?
“Për momentin, jo. Por shpresoj të vijnë. Të mos kalojë aq shumë kohë sa midis Homerit dhe Pirandellos”.
Më 21 janar të vitit 2006 kishte ndërruar jetë Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, pasi kishte vuajtur për disa muaj nga sëmundja e kancerit që i kishte prekur mushkëritë.
Vdekja e Rugovës mbetet ndër humbjet më të mëdha që ka përjetuar populli i Kosovës, sepse një personalitet si Rugova vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm për shumë njerëz.
Me 23 janar të 2006-tës, funerali me trupin e Presidentit Rugova ishte vendosur në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kishin mundësinë që t’i bënin nderime e t’i jepnin lamtumirën e fundit Rugovës.
Qindra mijëra qytetarë kanë qëndruar me orë të tëra në radhë për t’i bërë nderime Rugovës në hollin e Kuvendit, kjo edhe përkundër acarit të madh që kishte përfshirë Kosovën ato ditë.
Kamerat kishin intervistuar disa nga qytetarët, ku këta të fundit me lot në sy kanë folur para kamerave duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e Ibrahim Rugovës.
Një ndër qytetarët, duke ju dridhur zëri e me lot në sy shprehet: Ky është një moment mjaft i rëndë për qytetarët e Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi sepse e humbën arkitektin e Pavarësisë së Kosovës. Ai është i pari që e nisi opsionin e pavarësisë dhe e mbrojti deri në vdekje.”
Një tjetër qytetarë, e shihte ish- presidentin sit ë pazëvendësueshëm: Ndihemi shumë të pikëlluar, është një humbje e madhe për gjithë popullin shqiptar, kudo që është. Vështirë është të zëvendësohet një president si Rugova.
Ndërsa, një i moshuar, teksa flet me plot dhimbje për këtë humbje, ai ndër të tjera shprehet: Rugovën e kemi pas zotë shtëpie dhe e kemi pas baba. Bota na ka njohur me të. Kosovën se ka njoft kush veç Brahimi na ka tfillue. Duhet natë e ditë me kajt për të se ky u konë baba jonë, na e ka dhon drejtësinë, e ka ditë çka kena hjek.
Këto deklarata po i përcjellim edhe përmes një video (nga min. 10:00) ku ndër të tjera shfaqen edhe pamje nga homazhet dhe varrimi i Rugovës.
Ceremonia e varrimit të Presidentit Rugova ishte bërë të enjten e 26 janarit.
Në ceremoninë e varrimit të Rugovës kanë marrë pjesë shumë delegacione botërore si, delegacioni i ShBA-së, delegacioni i Bashkimit Evropian, delegacioni nga zyra e UNOSEK-ut, delegacione nga Austria, Britani, Belgjika, Shqipëria, Gjermani, Spanja, France, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Greqia dhe disa vende afrikane. / KultPlus.com
Ylli i njohur Hollywood-ian Liam Neeson rikthehet me një super-film të ri, The Marksman, i cili fillon të shfaqet nga sot në Cineplexx.
Ylli i njohur Hollywood-ian Liam Neeson rikthehet në ekranet e mëdha me filmin The Marksman, që këtë të enjte arrin në Cineplexx si premierë e javës. Filmi nën regjinë e Robert Lorenz, dhe me aktorë të njohur si Liam Neeson, Kathryn Winnick dhe Theresa Luiz, flet për një një fermer në kufirin e Arizonës i cili bëhet mbrojtësi i një djali të ri meksikan i cili arratiset me dëshpërim nga vrasësit e kartelit që e kanë ndjekur atë në SH.B.A.
Përveç këtij filmi, si premiere këtë javë vjen edhe komedia e re e aktores Drew Barrymore, The Stand In, me regji nga Jamie Babbit.
Biletat për këta filma mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, ose përmes aplikacionit të cilin mund ta shkarkoni në të dy platformat, edhe në IOS, edhe në PlayStore. Më shumë informata rreth filmit The Marksman, mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx. (lidheni me kete link: https://www.cineplexx-ks.eu/movie/The-Marksman/)
Më 21 janar të vitit 2006 kishte ndërruar jetë Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, pasi për disa muaj me radhë kishte vuajtur nga sëmundja e kancerit që i kishte prekur mushkëritë.
Me 23 janar të 2006-tës, funerali me trupin e Presidentit Rugova ishte vendosur në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kishin mundësinë që t’i bënin nderime e t’i jepnin lamtumirën e fundit Rugovës.
Qindra mijëra qytetarë kanë qëndruar me orë të tëra në radhë për t’i bërë nderime Rugovës në hollin e Kuvendit, kjo edhe përkundër acarit të madh që kishte përfshirë Kosovën ato ditë.
Ceremonia e varrimit të Presidentit Rugova ishte bërë të enjten e 26 janarit.
Në ceremoninë e varrimit të Rugovës kanë marrë pjesë shumë delegacione botërore si, delegacioni i ShBA-së, delegacioni i Bashkimit Evropian, delegacioni nga zyra e UNOSEK-ut, delegacione nga Austria, Britani, Belgjika, Shqipëria, Gjermani, Spanja, France, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Greqia dhe disa vende afrikane./Express/ KultPlus.com
Një 19-vjeçare po dyshohet se është dhunuar nga katër meshkuj para katër muajsh. Viktima ka deklaruar se dy nga të dyshuarit i njeh, ndërkaq dy të tjerë nuk i ka parë asnjëherë.
Një ngjarje e tmerrshme po dyshohet se ka ndodhur në një fshat të Prishtinës para katër muajsh. Një 19-vjeçare ka raportuar në Polici se është dhunuar nga katër meshkuj, dy nga të cilët i njeh.
Krejt kjo ngjarje po dyshohet se ka ndodhur në mal, në një shtëpi të pabanuar, rrugës që çon në fshatin Koliq të Prishtinës, kanë thënë burime të Gazetës Express brenda Policisë.
19-vjeçarja ka deklaruar se është dhunuar me forcë nga katër personat e dyshuar.
E krejt rastin e ka lajmëruar pas katër muajsh, pasi ka kuptuar se si pasojë e dhunimit, ka mbetur shtatzënë. Ajo ka deklaruar se për këtë, posedon edhe raportin mjekësor.
Ndërkohë, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “Dhunim”.
“Dhunim. Koliq NN. Me 20.01.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se para katër muajve është dhunuar nga katër persona të dyshuar dy nga ta i njeh. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia./GazetaExpress/ KultPlus.com
Stafi i Shërbimit Nacional të Shëndetësisë (NHS) në Britani po përgatitet të transportojë pacientët me COVID me dy autobusë të Londrës të shndërruar në autoambulanca të improvizuar, në një shenjë tjetër të ngarkesës së madhe që i ka shkaktuar pandemia sistemit shëndetësor në kryeqendër të Anglisë, raporton The Guardian.
Shumica e uleseve në autobusët janë larguar në mënyrë që të mund të transportohen katër pacientë, në tentim për të zbutur paksa presionin e madh në shërbimte e ambulancës në Londër dhe në spitale.
Go-Ahead, kompania që i ka në pronë autobusët, ia ka huazuar ata NHS-së në Londër për të ndihmuar transferimin be pacientëve me COVID.
Po ashtu i ka ofruar edhe katër shoferë. / KultPlus.com
Fort po shndrit e pak po nxeh kjo e vërteta përmbi dhé!
Në politikën e gjithë krajlive filli i lëmshit është lidhë nyje, janë bërë një rrahja e puthja, janë bërë një paqja e lufta, janë bërë një tregu e miqësia, janë bërë një burgu e liria, janë bërë një gjoksi e shpina, janë bërë një stomaku e zemra në zgavër të gjoksit ka hyrë dhelpra që e lot bishtin te buzëqeshja…
Shqipnia u kthye në Dreqistan me plehra, smog e duf partish në sofër të Atmes janë shtruar rrafshit Palokë Cucat me tërë keqanat që hanë e pinë me pare të pista e Dedë Gjon Lulat lëpijnë pjatat…
Për ta gjetur të vërtetën duhet sot t’i kthesh përmbys disa mijë vargmale letrash e çdo fjalë ta thyesh si arrën mos ka brenda varrin tonë. Por ballë për ballë me dhelpërinë na mos vdekshim me gungë në shpinë! Ani se, ani se. / KultPlus.com
Sot shënohet 15-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ibrahim Rugova udhëhoqi popullin e Kosovës në momentet e rënda para dhe pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë.
Gjatë studimeve postdiplomike në Francë, ka qenë student i një prej filozofëve më të mëdhenj të shekullit XX, Roland Barthes.
Shquhej jo vetëm për rezistencën paqësore kundër Serbisë po edhe për diskurs paqësor politik.
Pas vetes Rugova la shumë thënie, ku shumica prej tyre qëndrojnë edhe sot.
Më poshtë ju sjellim disa prej thënieve të tij:
– Arti është si jeta, secili e gjen kuptimin e tij për vete.
– Kosova është një vend i vogël, por ajo gjithashtu ka shumë pasuri që janë dhënë për ne nga Perëndia.
– Është rrezik kur cilido religjion fillon të bëhet politikë.
– Pushteti i mirë i dëgjon intelektualët e vërtetë, të cilët udhëhiqen nga ideja universale e progresit njerëzor.
– Nuk mund të merrem me letërsi, kur shoh se nëpër rrugë vdesin njerëzit e mi.
– Vizioni im është që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE, në NATO dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA-të.
– Unë dua të theksoj faktin se pavarësia e Kosovës duhet dhe do të njihet.
– Kuçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mund të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren – fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve.
– Shqiptarët nuk i bashkon vetëm feja apo ideologjia. Qysh në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në kohën e Rilindjes kombëtare, gjuha, kultura dhe tradita ishin elemente lidhëse kombëtare, kurse feja nuk ishte forca absolute e bashkimit.”
– Si president i Kosovës, unë jam shumë i shqetësuar në lidhje me situatën aktuale të punësimit, në rreth 70 për qind të popullsisë, e cila është e re, me potencial të madh, flet shumë gjuhë të huaja dhe që janë ekspertë në shumë fusha.
– Ministritë e ndryshme duhet të punojnë më shumë në promovimin e vendit, për të ndërtuar imazhin publik të Kosovës. Projekte konkrete duhet të shpalosen, në mënyrë që të aktivizoni biznesmenët tanë të kenë më shumë kontakte. Ne na duhet të krijojmë një imazh pozitiv për veten.
– Vizioni im është që vendi të integrohet në BE, për të transferuar një pjesë të pavarësisë sonë atje. Është gjithashtu detyra jonë për ta bërë këtë, nëse dëshirojmë të krijojmë një tregti dhe një ekonomi të shëndoshë. Ky është vizioni për të cilin po punoj dhe do të vazhdoj të punoj në të ardhmen.
– Kishim ndihmë ndërkombëtare sidomos nga BE dhe SHBA, të cilat na ndihmuan të dilnim nga kjo fazë e emergjencës, për t’i dhënë dinamizëm Kosovës.
– Problemet politike lidhen ngushtë me problemet ekonomike. Me ndihmën e politikës, ne do të hapim rrugën për ekonominë. / KultPlus.com
Piktori dhe restauratori i njohur, Mustafa Arapi është ndarë nga jeta mbrëmë në moshën 71-vjeçare. Ai ishte i shtruar në spital prej disa ditësh, ku po kurohej për koronavirusin.
Lajmin për vdekjen e Arapin e ka bërë të ditur vajza e tij, Dorina Arapi me anë të një postimi në rrjete sociale ku shkruan:
“Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua. Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë! Të duam përjetësisht!”
Mustafa Arapi ka lindur më 23 korrik 1950 në Tiranë. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1979 për pikturë. Pas studimeve ai filloi të punonte si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë. Ka punuar si profesor në Akademinë e Arteve nga viti 1985 deri më 1991. Pastaj, gjatë viteve 1993-2006 ishte shef i Departamentit të Punëve të Artit në Institutin e Monumenteve të Kulturës. / KultPlus.com
Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë cilësinë më të ulët të ajrit në Evropë, prandaj, përfaqësuesit e kampanjës “Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër”, u bëjnë thirrje institucioneve kompetente shtetërore dhe qytetarëve në rajon për të parandaluar deri në 13,500 vdekje të parakohshme çdo vit. Shumica e këtyre rasteve i atribuohen ekspozimit të grimcave PM, të cilat prodhohen kryesisht nga termocentralet me qymyr në Ballkanin Perëndimor.
Qytetarët e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të ekspozuar njësoj ndaj ndotësve të ajrit. Këto burojnë nga termocentralet me bazë qymyrguri dhe fabrikat, ndërsa një nga faktorët kryesorë është edhe teknologjia e vjetërsuar e ngrohjes në amvisëri. “Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër” thekson bashkëpunimin rajonal si një domosdoshmëri për transformimin e sektorit të energjisë dhe sistemit të mbrojtjes së mjedisit, të cilat do të përmirësonin ekonominë dhe shëndetin publik.
Grimcat (PM) lidhen me sëmundje të shumta, duke filluar nga ato që e prekin zemrën dhe sistemin e frymëmarrjes përmes diabetit, deri në infertilitet dhe kancer. Sa më e vogël të jetë grimca, aq më lehtë dhe më thellë mund të depërtojë në trup. Buxhetet e qeverive nuk parashohin kostot e mëdha të trajtimit të pasojave të ndotjes së ajrit dhe viteve të humbura të jetës, ndërsa autoritetet vazhdojnë me mbështetjen financiare të projekteve në sektorin e qymyrit. Përveç kësaj, substancat dhe përbërësit e rrezikshëm të ajrit nxisin ndryshimin e klimës, përmbytje, thatësira dhe sëmundje që gjithashtu shfaqen si pasojë.
Në një studim të botuar nga HEAL, Sandbag, CAN Europe, CEE Bankwatch dhe Europe Beyond Coal, thuhet se në vitin 2016, gjashtëmbëdhjetë termocentrale me qymyr në Ballkanin Perëndimor, numër i cili mbetet i njëjtë deri më sot, kanë emetuar më shumë dioksid squfuri (SO2) sesa 250 të tilla që veprojnë në Bashkimin Evropian së bashku. Derisa termocentralet në BE janë subjekt i mbylljeve masive, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina mbeten të përkushtuara në planet e tyre për hapjen e termocentraleve të reja.
Në Nëntor 2020, të gjashtë vendet janë angazhuar bashkërisht në Sofje për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, duke marrë kështu gjithashtu detyrimin për të ndjekur politikat e BE-së dhe marrëveshjen e saj të gjelbër evropiane. Kjo e fundit parashikon arritjen e neutralitetit të klimës, përfshirë neutralitetin e karbonit, deri në vitin 2050. Qymyri po kthehet në një kujtesë të keqe në nivelin global, pasi është bërë më fitimprurëse për të ndërtuar centrale diellore dhe centrale me erë sesa të mirëmbajë shumicën e termocentraleve ekzistues . Pajisjet për prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme po bëhen në mënyrë drastike më të lira. Kompanitë që prodhojnë dhe përdorin qymyr përballen me rritje të shpenzimeve për marrjen e licencave për të lëshuar dioksid karboni dhe në përputhje me rregulloret mjedisore.
Me kampanjën “Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër”, ata kërkojnë që vendimmarrësit të rifokusojnë politikat e tyre dhe të marrin hapa urgjentë për të zvogëluar ndotjen e ajrit, në përputhje me angazhimet e tyre në Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga vetë ata vendimmarrës në Sofje më 10 nëntor 2020. Axhenda e Gjelbër për rajonin nënkupton rregullimin e ndikimit ndërkufitar të ndotjes së ajrit, miratimin e strategjive për përmirësimin e cilësisë së ajrit, ngritjen e kapacitetit të sistemeve matëse të cilësisë së ajrit dhe eliminimin total të subvencioneve të qymyrit. Heqja e dorës nga përdorimi i qymyrit për qëllime të prodhimit të energjisë elektrike është masa më e rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Për më tepër, zëvendësimi i kaldajave të ngrohjes në familje me zgjidhje më të pastra mjedisore, panele diellore në çatitë e shtëpive dhe ndërtesave, si dhe projekte që ndihmojnë në përmirësimin e efikasitetit të energjisë – janë hapa që mund të kenë gjithashtu një rol të rëndësishëm. Për më shumë informacion mbi kampanjën, mund të kontaktoni Roni Idrizaj, [email protected]. / KultPlus.com
Jennifer Lopez pati një paraqitje të mahnitshme dje në ceremoninë e inaugurimit të Joe Bidenit, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këngëtarja amerikane u shfaq e veshur krejt në të bardha dhe me shumë stil në ngjarjen e madhe, ku këndoi këngët “This is your land” dhe “America the beautiful”.
Ajo që ka rënë në sy, ishte se derisa po afrohej për të kënduar, Jennifer pati një përshëndetje shumë të ngrohtë me zëvendëspresidenten e re, Kamala Harris duke lënë të kuptohet se ato kanë simpati të madhe për njëra-tjetrën, shkruan DM.
Këngëtarja 51 vjeçare është shoqëruar në këtë ngjarje nga bashkëshorti i saj Alex Rodriguez me të cilin ndau shumë përqafime pas ngjarjes.
Në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden ishin pjesëmarrës edhe këngëtarë të tjerë ndërkaq himni kombëtar u interpretua nga artistja me zërin e fuqishëm, Lady Gaga. / KultPlus.com
Kongresi i Lushnjës hapi zyrtarisht punimet me 21 janar 1920, ndërsa punimet i zhvilloi nga data 28 deri më 31 janar 1920. Është një nga kuvendet kombëtare më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.
Qëllimi i mbajtjes së Kongresit të Lushnjës ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij.
Në të morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga pjesa më e madhe e krahinave të shtetit shqiptar. Kongresi i Lushnjës mori vendime të rëndësishme politike. Ai hodhi poshtë planet e Konferencës së Paqes në Paris dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913. Gjatë punimeve të tij u miratua një akt kushtetues, në të cilin ripohohej sovraniteti i plotë i shtetit shqiptar. Ai zgjodhi organet më të larta të shtetit shqiptar si Këshillin e Lartë të përbërë nga katër vetë, i cili do të kryente detyrën e kryetarit të shtetit deri sa të caktohej forma përfundimtare e regjimit. U krijua Këshilli Kombëtar i përbërë nga 37 përfaqësues, i cili do të kryente funksionet e parlamentit shqiptar.
Kongresi i Lushnjës me shumicë votash rrëzoi Qeverinë e Durrësit dhe zgjodhi një qeveri të re kombëtare të drejtuar nga Sulejman Delvina. / KultPlus.com
Sot shënohet 15-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006 dhe u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.
Ibrahim Rugova lindi në Cerrcë më 2 dhjetor 1944 dhe ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006. Ishte intelektual, akademik dhe kritik letrar i njohur shqiptar; u njoh si lider i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, i lëvizjes së gjerë për emancipim, çlirim kombëtar e pavarësi të Kosovës.
Duke pasur si pikëmbështetje Shoqatën e Shkrimtarëve, qe ndër bashkëthemeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ishte lëvizja e parë demokratike mbarëpopullore, e cila u shndërrua në parti, u nis një fushatë paqësore kundër Serbisë. U zgjodh që në fillim kryetar i saj që nga themelimi i saj më 23 dhjetor të vitit 1989 deri më 21 janar të vitit 2006 kur ndërroi jetë.
Ai udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi, që avokoi një rezistencë paqësore ndaj sundimin jugosllav dhe loboi për mbështetje nga SHBA-të dhe Evropa, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës. Ai theksoi fort trashëgiminë e lashtë të Dardanisë, mbretëri e pavarur dhe më vonë provincë e Perandorisë Romake që përfshinte territorin e sotëm të Kosovës, për të forcuar identitetin e vendit dhe për të promovuar politikën e tij të marrëdhënieve të ngushta me Perëndimin.
Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova është quajtur “Ati i Kombit” dhe “Gandi i Ballkanit”, ndërsa pas vdekjes është shpallur Hero i Kosovës.
Sot, në përvjetorin e 15-të të vdekjes së tij do të bëhen homazhe tek varri i tij në Velani dhe tek familja Rugova, ndërkaq në ora 14:00 në Gjilan do të mbahet edhe një akademi përkujtimore. / KultPlus.com