Piktori mbeti i magjepsur nga ecja e tyre krenare, shkëlqimi i armëve dhe veshjet e mahnitshme, sidomos nga fustanellat e bardha që mbanin shqiptarët.
Jean-Léon Gérôme (1824-1904), piktori dhe skulptori që lindi në Vesulë (Vesoul) dhe studioi në Paris, do të lintë një sërë pikturash me motive nga veshja shqiptare.
Gjatë udhëtimit të vitit 1856 në Egjipt, në shqoqërinë e mikut të tij, skulptorit Auguste Bartholdi (1834-1904, i cili më vonë u bë me famë si projektuesi i satujës së Lirisë, në Nju Jork), u mahnit nga ngjyrat dhe aromat e Lindjes.
Udhëtimi pati një ndikim të rëndësishëm në veprat e tij të mëvonshme, duke e bërë shumë të suksesshëm atë, si piktor i motiveve dhe temave orientale. / KultPlus.com
Vitet ikin, por emri dhe vepra e të madhit Ndrek Luca mbetet emblematike e traditës së artit skenik shqiptar. Tipat dhe karakteret që ai solli me një mjeshtëri të admirueshme, e kanë shndërruar Ndrek Lucën në një prej korifejve të artit skenik.
Rolet e tij, pavarësisht se shumican prej tyre e përbëjnë personazhet negativ, mbeten të papërsëritshëm dhe konkurues përnga niveli interpretativ, plastika dhe origjinaliteti i jetësimit.
Ndrek Luca lindi më 3 shtator 1927 në Dukagjin dhe u shua më 16 janar 1993.
Aktivitetin e tij skenik e filloi në vitin 1950 me Teatrin e Ushtrisë, ku bënin pjesë dhe aktorë të tjerë me emër. Nën drejtimin e regjisores Zina Andri, ai interpreton në dy pjesë teatrale dhe pas një viti kalon në Teatrin Kombëtar si aktor profesionist. Roli i tij i parë është ai i Shpen Gjeto Plakut në dramën “Halili dhe Hajria”. Ishte ky rol, ku spikati talenti i tij dhe i hapi rrugë roleve të tjera për më se 30 vjet në skenë.
Nga viti 1951 e deri në vitin 1987, vit kur doli në pension, Ndrekë Luca realizoi mbi 100 role në skenë.
Filma: “Detyrë e posaçme”, “Komisari i Dritës”, “Oshëtimë në bregdet”, “Dueli i heshtur”, “Prita”, “Njësiti gueril”, “Plagë të vjetra”, “Gjurma”, “Operacion zjarri”, “Shtigje lufte”, “Shpërthimi”, “Në fillim të verës”, “Rrugicat që kërkonin diell”, “Pylli i lirisë”, “Tinguj lufte”, “Thirrja”, “Nga mesi i errësirës”, “Udha e shkronjave”, “Mysafiri”, “Nusja”, “Një natë pa dritë”, “Qortimet e vjeshtës”, “Balada e Kurbinit”, etj.
Teatër: “Halili dhe Hajria”, “Shtatë Shalianët” (aktor dhe autor), “Dragoi i Dragobisë”, “Familja e peshkatarit”, “Trimi i mirë me shokë shumë”, “Toka jonë”, “Arturo Ui”, “Në anën tjetër”, “Otello”, “Orët e Kremlinit”, “Përmbysja”, “Baca i Gjetajve”, “Epoka para gjyqit”.
Çmime: 1976, Medaljon dhe çmim në Festivalin e I të filmit (“Rrugicat që kërkonin diell”, Gani Herri)
1983, Medaljonin e Festivalit të V të Filmit (“Flaka e maleve”, zejtari) 1990, Medaljon në Festivalin e IX të filmit (“Balada e Kurbinit”, pashai)
Dukagjinasi që superonte dhe donte origjinën
Nuk ishte malësori i ashpër që ecte me mentalitetin e kohës, por megjithatë Dukagjinin e kishte të ngulitur thellë në mendje dhe zemër. “Ndreka ka lindur në thelb të varfërisë materiale. Ka lindur në Dukagjin, e më pas ka zbritur në Shkodër”, thotë gruaja e tij, Mimika, duke shtuar se Ndreka gjithmonë ka ndier një detyrim shpirtëror ndaj prejardhjes së tij. “Njerëzit e veriut e kanë pasur derën të hapur dhe rrinin me ditë në shtëpinë tonë, aq sa edhe sot djali, Gjergji, thotë se është dukagjinas”.
Miqtë e paktë të Ndrekës
Qëndronte shumë me njerëzit, por miqtë e ngushtë ishin të paktë. Kishte një shok të ngushtë në Shkodër, një punëtor në Tiranë. Me Petro Markon ishte shumë i lidhur, si dhe kompozitorët shkodranë Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi etj. Shumë mik kishte edhe Halim Gjakovën, me të cilin hanin çdo mëngjes bukë misri me djathë”, kujton bashkëshortja e aktorit të madh, Mimika, duke shtuar se Ndreka nuk ishte natyrë që pinte dhe ishte tepër familjar.
Kur Luca interpretonte Makbethin
Pavarësisht nga shkollimi si pilot, ai ishte autodidakt në drejtim të artit. Në bibliotekën e tij i gjen të gjithë veprat filozofike të të gjitha rrymave. “Duke lexuar jashtëzakonisht shumë, ishte ai që ishte. Kur u kthye nga studimet në Jugosllavi kishte vetëm valixhe me libra dhe asnjë gjë tjetër”, kujton duke shtuar se edhe më i madh ishte pasioni i tij për skenën. “Edhe kur ka qenë në reanimacion, pasi ka pësuar infarkt mbante “Makbethin” nën jastëk. Jam tmerruar kur e kam parë. Pas tri ditësh shkoi në Shkodër të luante”.
Vlerësimi i vonuar i shtetit
Shteti vendosi ta nderonte, atëherë kur të gjithë e quanin Artist i Popullit, edhe pse nuk ia kishin dhënë këtë titull. E ndjente këtë vlerësim ngado, te njerëzit që e përshëndesnin rrugës dhe tek ata qindra kartolina që i dërgonin, sidomos shqiptarët e Kosovës.
“Vlerësimi shtetëror, megjithatë iu dha, edhe pse me vonesë. Por ka vuajtur shumë për të arritur deri atje. Ishte çdo moment i shqetësuar. Për një natyrë të drejtë, çdo padrejtësi ishte dhimbje. Këtu qe një popull i tërë që i qe bërë një padrejtësi e madhe, e llahtarshme”, thotë Mimika, duke shtuar se Ndreka ishte titanik në forcën e tij. /albertvataj/ KultPlus.com
“Halili dhe Hajria” është një vepër baleti tërësisht shqiptare, e para në skenën e baletit shqiptar.
Ishte 13 janari i vitit 1963, kur kompozitori Tish Daija, baletmaestri Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja e një grup i madh artistësh, vunë në skenë baletin “Halili dhe Hajria”.
Interpretuesit e parë në rolin e Halilit, kanë qenë Xhemil Simixhi, Kristaq Rada dhe Llaqi Nako dhe në rolin e Hajries: Ganimet Vendresha (Simixhi) Zoica Haxho, ndërsa në rolet e tjera përmenden emrat e Luan Shtinos, Miltiadh Papës, Agron Aliajt, Skënder Jazexhiut, etj.
Në vitin 1983, kjo vepër rivihet në skenë. Krahas emrit të Llaqi Nakos, në rolin e Halilit, radhitet edhe ai i Ilir Kernit, ndërsa në rolet e tjera Albana Sulejmani, Pëllumb Agalliu, Hajdar Shtuni, Ludmill Çakalli, etj.
Më 12 dhjetor 1973 u luajt për të 150-n herë, ndërsa në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit dhe jashtë saj u luajt mbi 250 herë.
Në turnetë në Greqi, Itali, Turqi, Francë, ka pasur sukses të padiskutueshëm. Në Francë është vënë në skenë nga një trupë franceze, më pas edhe në Prishtinë. / KultPlus.com
Dyert e Teatrit Kombëtar mbrëmë u hapën e pritën ‘Kreolët e Ballkanit’ për të parën herë për këtë vit. Përballja e identiteteve të dyfishta të atyre që dikur ishin fëmijë të martesave të përziera, erdhi para publikut si një ballafaqim me të kaluarën e dhimbshme. Ku pikërisht këta fëmijë, shpërfaqën udhëkryqet jetësore që dikur e ndoshta gjithmonë, fëmijët e tillë do të gjendeshin në mes dy udhëkryqeve, të qenurit heronjë apo tradhëtarë, shkruan KultPlus.
‘Kreolët e Ballkani’ drama që u shkrua në vitin 1989, dhjetë vite para se të fillonte konflikti në Kosovë, erdhi para publikut si një kujtesë historike e si një thirrje për të mos u harruar se çfarë populli i Kosovës kishte përjetuar përgjatë atyre viteve të kobshme.
Për një orë e gjysmë, aktorët Blin Sylejmani, Agron Shala, Vanesa Petrovci, Leonit Maloku dhe Armend Zeqiri kanë interpretuar mbrëmë përballë një publiku më të shumtë në numër sesa që e kishin menudar.
Regjisori Enver Petrovci pas shfaqjes në një prononcim për KultPlus tha se është shumë i kënaqur që ndonëse në një perudhë pandemike shfaqja ka arritur që të ketë një publik të madh. Ai ka shtuar se premiera e kësaj shfaqje ishte e supozuar qe të bëhej në muajin nëntor, mirëpo deri në natën e mbrëmshme ishte shtyer tre herë.
‘Pas peripecive të gjata që i kemi pasur ne dhe krejt bota me këtë Covid, shfaqjen e kemi shtyer tre herë radhazi. Kjo shfaqje ka qenë në plan të ketë premierën në nëntorë. Mirëpo, ja që më në fund doli dhe jam shumë i lumtur edhe me pjesëmarrjen e publikut pasi kam pritur shumë më pak’, ka potencuar tutje Petrovci.
Sipas tij bukuria që mban në vete ‘Kreolët e Ballkanit’, ka të bëjë me faktin se edhe pse kjo dramë është shkruar në vitin 1989, çdo gjë doli që të jetë e vërtetë. Petrovci ndër të tjera tregoi se teksti si tërësi përgjatë gjithë këtyre viteve pati vetëm një ndryshim të vetëm, emri i personazhit nga Mallina në Maria.
“Është një ndjenjë shumë e mirë dhe nuk e kam të vështirë aspak. Me babanë jemi edhe shokë, edhe baba e bijë”, ka potencuar Vanesa Petrovci, e cila në ‘Kreolët e Ballkanit’ erdhi në rolin e Marias.
Për aktorin Leonit Maloku të luaj në një shfaqje ku regjisor është profesori i tij, ka qenë një ëndërr e bërë realitet.
‘Eksperienca ime me profesorin ka qenë shumë e mirë, ka qenë ëndërr e imja që të luaj me profesorin apo të jem pjesë e një drame të shkruar apo drejtuar nga ai, kështuqë kjo ëndërr u bë më në fund realitet. Ndër të tjera, procesi ka shkuar mjaft mirë, kemi pasur ndërprerje deri sa kemi arritur që më në fund të luajme shfaqjen, mirëpo ky pushim na ka bërë mirë sepse jemi kthyer fuqishëm’, ka deklaruar tutje Maloku për KultPlus.
E pranishme në preimerën e parë për këtë vit në Teatrin Kombëtar ishte edhe ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi për të cilën ‘Kreolët e Ballkanit’ ishte një ndër shfaqjet përmes së cilës tregohej historia e dikurshme e martesave të përziera.
“Historia nuk duhet harruar asnjëherë dhe këto janë ndër format se si duhet ta tregojmë atë. Në këtë dramë për ndërgjegjen njerëzore u shpërfaqën edhe talentet e aktorëve të rinj që dhanë një interpretim fantastik”, theksoi Dumoshi për KultPlus.
Drama ‘Kreolët e Ballkanit’ merret me kreolë- fëmijë të lindur nga martesa të përziera (raca). Ato rrallë janë adresuar në të gjithë botën e letërsisë. Gjatë ish Jugosllavisë, këta fëmijë – njerëz kërkoheshin për çdo punë dhe veçanërisht për poste të ndryshme të larta shtetërore. Ishte pikërisht sepse ata llogariteshin që gjatë lindjes, për të mos qenë nacionalistë.
I gjithë tregimi zhvillohet midis dy Krijuesve: Hekuran (Celik) dhe Inspektorit, që janë themeluesit e konfliktit. Kreatori i tretë është Maria, e cila është vajzë infantile dhe nuk e di se çfarë po ndodh përreth saj. Ajo lufton për të mbijetuar, dhe ndërkohë, ajo dashurohet me Hekuranin sepse ai është i vetmi që i jep ushqimin, dhe nuk ka tendencë ta dhunojë.
Drama ka të gjitha emocionet themelore njerëzore. Të tilla si dashuria, urrejtja, ambicia politike, hakmarrja, torturimi, besimi në Zot, dinjiteti dhe më shumë. / KultPlus.com
A dëshironi ti ndjekni studimet me orar fleksibil pa shkëputja nga puna dhe pastaj ti vazhdoni ato jashtë vendit me bursë të plotë, atëherë Kolegji Universum është vendi se ku ju duhet të drejtoheni.
Kolegji Universum ofron zbritje 30% për studentët të cilët dëshirojnë t’i transferojnë studimet në Universum dhe të marrin diplomë të njohur ndërkombëtarisht.
Çdo vit, mbi 80 milion studentë në gjithë botën regjistrohen në universitet, mirëpo, rreth 30 milion prej tyre e braktisin universitetin dhe asnjëherë nuk i përfundojnë studimet. Kjo ndodhë për arsye se studentët nuk janë të mirë informuar për fakultetin që përzgjedhin, profesorët ligjërojnë me metoda të vjetra, ose vonë e kuptojnë që nuk kanë pasion për fushën e studimit të përzgjedhur.
Leonora Pajaziti kishte filluar studimet në një institucion tjeter privat të arsimit të lartë në Kosovë, por pas vitit të parë ajo vendosi që studimet të ja besoj Kolegjit Universum. Leonora transferoi studimet në vitin e dytë në programin Shkenca Politike, dhe për përvojen e saj në Universum ajo thotë:
“Universitetin e përfytyroja si një institucion të lartë shkollimi. Ai përfytyrim u bë real në Universum. Si cdo fillim, edhe këtu ishte i vështirë, sidomos për mua, një studente transferi. Fillimi i ishte i vështirë por i shkurtër, falë mikëpritjes dhe ngrohtësisë që gjeta tek stafi i Kolegjit Universum. Në Universum ka hapësirë për çdo student, për shkak të mundesive të shumta që ata i ofrojnë. Definitivisht Universumi është univers i mundësive” .
Programi Bachelor në Kolegjin Universum është renditur në Top 3% të shkollave më të mira në botë nga agjencia prestigjioze franceze Eduniversal, ndërsa Programi Master në Kolegjin Universum është i vetmi program i ranguar si i 16’ti në Evropën Lindore dhe në Top 200 programet më të mira të kësaj fushe në botë nga agjencia prestigjioze franceze Eduniversal, si i vetmi nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi. Ky program realizohet në formë modulare nga profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, me ligjerata pasdite dhe vikendeve.
Kolegji Universum ofron zbritje 30% për studentët të cilët dëshirojnë t’i transferojnë studimet në Universum.
Papa Françesku ka bërë një hap tutje drejt barazisë gjinore në Kishën Katolike Romake, të hënën, duke ndryshuar ligjin për t’u lejuar zyrtarisht grave të shërbejnë ai lexuese, shërbyese në altar dhe shpërndarëse të kungimit gjatë ceremonisë, transmeton KultPlus.
Me një dekret, papa zyrtarizoi atë çfarë ishte duke ndodhur në shumë shtete të zhvilluara prej disa vitesh.
Por, me ndryshimin e ligjit të kishës, do të jetë e pamundur që priftërinjtë konservativë të ndalojnë gratë të shërbejnë, shkruan Reuters.
Vatikani theksoi se këto role ishin “esencialisht të ndryshme” nga ajo e priftërinjve. / KultPlus.com
ka me ardhë dita kur Zoti ka me na lanë vetëm dhe prej nesh ka me zhgulë mëshirën jetimë dhe varre të hapuna kena me kenë në sytë e njeni-tjetrit
kena me e shqye sho-shoqin nanën babën vetë birin tonë pa pendesë
ka me kenë dita kur Zoti ka me na lanë me e pa fytyrën tonë të vërtetë, pa Të dhe zhveshun nga mbrojtja e Tij
nuk kena me mujtë me ba asgja veçse me e vdekë sho-shoqin asgja nuk ka me kenë në kontrollin tonë trup dhe mendje kanë me u shkëputë prej njeni-tjetrit shpirti ka me kenë qefini jonë
mos u bani merak ka me ardhë ajo që kërkojmë me pa Zotin për me e besue ekzistencën e Tij
kena me e pa duke mos e pasë ma në ne
kjo asht mënyra e Tij me na u shfaqë ka me na lanë vetëm pa Të pa mëshirën pa asnjë mundësi dhe aftësi me ndje diç’ tjetër përpos dhembjes së tmerrshme të kafshimit nga njeriu nga unë
Shtëpia më e madhe në botë është në shitje pas gati një dekade në ndërtim.
Rezidenca gjigante 105,000 metra katrorë, në lagjen e Los Angeles të Bel-Air, është nxjerrë në shitje me një çmim prej 340 milion dollarë.
Rezidenca me 21 dhoma gjumi dhe 42 tualete nuk është vetëm shtëpia më e madhe në tokë, por çmimi e bën gjithashtu pronën më të kushtueshme personale për të dalë në treg në historinë amerikane.
Ndërtesa e quajtur ‘The One’ , u desh tetë vjet për t’u ndërtuar dhe kërkoi fuqi punëtore të më shumë se 600 punëtorëve.
Fotografitë e reja të paraqitura në Architectual Diges japin një pamje në shtëpinë e përfunduar së fundmi, e cila ishte projektuar nga arkitekti Paul McLean dhe zbukuruar nga projektuesi i brendshëm Kathryn Rotondi.
Pjesa më tërheqëse e pronës është pamja e saj 360 gradë, që shtrihet deri në Oqeanin Paqësor në perëndim dhe Malet San Gabriel në lindje. / KultPlus.com
Duket se për këngëtaren me famë botërore me origjinë shqiptare, Rita Ora 2021-ta po nis suksesshëm, pas kritikave që pati për thyerjen e rregullave për ditëlindjen e saj.
Rita do të rikthehet gjatë këtij muaji me një këngë të re të titulluar “Flame”. Projekti i artistes shqiptare thuhet se është shkruar nga Dan Smith dhe MNEK. Ajo ka punuar me krijuesin e ‘Happier’, dhe yllin e “Head & Heart”. Ky i fundit ka bashkëpunuar në tekste këngësh për Little Mix, Dua Lipa, Beyonce dhe Madonna.
“Flame” është vendosur të shfaqet në “Twist”, film i cili do të publikohet më 29 janar.
Në këtë film, krijuesja e hitit “Let You Love Me” do të luajë rolin e mikes së ngushtë të Oliver Twistit, Artful Dodger./ KultPlus.com
Ajo ka publikuar foto nga prapaskenat e realizimit të fotosesionit për “Vogue”.
Në Twitter ka postuar dy foto e cila shihet e shtrirë divan teksa ka pozuar.
Dua ka zgjedhur stilin e flokëve të Madonës për fotosesionin e revistës i cili do të publikohet në muajin shkurt.
“Vajza e shkurtit @britishvogue prapa skenave të një prej fotografive të mia të dashura !!Merrni kopjen tuaj për të marrë të vërtetat”, ka shkruar Dua.
Në pozat që ka marrë këngëtarja vuri në pah edhe tatuazhet në pjesën e krahut dhe dhe dorës së djathtë./ KultPlus.com
Popujt e Mesdheut kanë pikëtakimet e tyre të hershme, qysh në ngjizjen e tyre.
Kështu në shekullin e parë së erës sonë, shumë kohë përpara se krishtërimi të bëhej feja zyrtare e Perandorisë Romake, janë gjetur vendbanime hebraike në zonën e Sarandës, ku është i njohur mozaiku i Onhezmit dhe në shekujt e tjerë të erës sonë, ka natyrisht edhe dyndje të popullsisë hebraike më në thellësi të Shqipërisë, si në zonat e Vlorës e të Beratit, të ardhur nga Janina.
Edhe pse dëshmitë janë të pakta, sinagoga në fshatin Fterë, apo edhe në Vlorë e Berat, tregojnë për një bashkësi të konsoliduar, që është ngulitur për shkaqe të ndryshme dhe ka pas gjetur një kulturë tolerante dhe mbi të gjitha, shumë fisnike dhe bujare, me veti të rralla të mikpritjes dhe të besës. Pa dyshim, në kushtet e reja të pushtuesve të ndryshëm të Shqipërisë, atyre u është dashur edhe të ndryshonin fenë, por edhe asimilimi me kulturën vendase duhet të ketë bërë punën e vet.
Nëse duhet të kujtojmë se, kjo bashkësi gëzonte një status të veçantë edhe nga “Porta e Lartë” e Stambollit, dhe ishin shumë të fuqishëm ekonomikisht e kishin njerëz të spikatur në shumë fusha të jetës. Nga këto rrethana, kjo bashkësi gëzonte respektin e vendasve. Kur rritej konflikti mes shtetit osman dhe shteteve të perëndimit, siç ishte Venediku atëherë, kishte edhe tkurrje të bashkësive hebraike në territorin shqiptar në fundshekullin XVI. Baticat e zbaticat e bashkësive hebreje vazhdojnë me shtrirjen e tyre drejt Gjirokastrës, Durrësit, Krujës, Lezhës dhe Shkodrës. Vlora mbante barrën më të madhe të ballafaqimeve ushtarake osmano-vendedikase, ndaj dhe pasojat ishin më të rënda për bashkësinë hebreje, si dhe për popullin shqiptar. Kemi ardhje të individëve hebrenj, nga fillimi i shekullit XIX, por në fund të këtij shekulli, kemi një rritje fluksi emigrantësh hebrenj drejt Shqipërisë, pjesa më e madhe vinin nga Greqia.
Me ardhjen e Hitlerit në pushtet, nisi politika antisemite dhe shtroi për hebrenjtë gjermanë, çështjen e largimit nga Gjermania dhe vendosjen e tyre në një atdhe të ri.
Vihet në lëvizje “Komisiariati i Refugjatëve” pranë “Lidhjes së Kombeve”, i cili në kontaktin me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Shqipërisë bën kërkesë për një stacion vendqëndrimi për një numër të kufizuar refugjatësh hebrenj. Kjo situatë e re ishte tepër joshëse për shtetin shqiptar, për të thithur ndihma në investime, në kapitale dhe në zhvillimin e industrisë dhe bujqësisë. Në fakt, Komuniteti i hebrenjve të Firences dhe të Vjenës, kishin parashikuar një projekt për kanalizimin e Bunës dhe Drinit, me qëllim që në tokat e liruara nga këta lumenj, të vendosej një pjesë e hebrenjve gjermanë. Por ndërhyrja e qeverisë italiane, e cila e shtrëngoi qeverinë shqiptare që të nënshkruante marrëveshjen për vendosjen në Shqipëri të kolonëve italianë, bëri që plani të dështojë.
Me ardhjen në Shqipëri në vitin 1938, të senatorit amerikan si i dërguari i Komitetit Sionist të Shteteve të Bashkuara, zotit R. Reynolds, për të vendosur në Shqipëri 5 ,000 familje izraelite në zonën e Myzeqesë, negociues i kësaj marrëveshjeje, ishte Faik Konica. Por, fatkeqësisht edhe pse presidenti Ruzvelt kishte biseduar me Musolinin, ky i fundit u bë aleat me Hitlerin, si rrjedhim marrëveshja mes Shqipërisë dhe Amerikës për zgjidhjen e çështjes hebraike dështuan sërish, edhe pse u premtuan investime të jashtëzakonshme.
Pas “Natës së kristaleve”, Evropa Perëndimore e Qendrore në nëntor të vitit 1938, pati një rritje shumë të madhe të fluksit të refugjatëve hebrenj nga Evropa Perëndimore dhe Qendrore drejt lindjes. Shqipëria konsiderohej si një parajsë ose një strehë e përkohshme. Dihet tashmë, se në vitin 1938, shkencëtari i madh botëror Albert Ajnshtajn, me ndihmën e doktor Jani Bashos, ka qëndruar në Shqipëri dhe është pajisur me pasaportë shqiptare me emër të rremë, “Duro Sulejmani”.
Në zyrat e Romës, kishte mjaft xhelozi për mikpritjen që tregonin shqiptarët ndaj hebrenjve të përzënë nga vendet evropiane dhe ballkanike. Rasti më unikal ku hebrenjtë u mbrojtën gjatë viteve të Holokaustit ishte Shqipëria, jo vetëm për faktin se mbrojti hebrenjtë, që banonin aty, por edhe hebrenjtë që erdhën nga vendet e tjera evropiane, të cilët, u strehuan e u fshehën prej shqiptarëve, pavarësisht rreziqeve dhe ndëshkimeve që u kanoseshin këtyre të fundit, prej nazistëve. Shqiptarët nuk i përfillën urdhrat e ushtrisë naziste, përkundrazi, ata jo vetëm i strehuan dhe i fshehën hebrenjtë, por i trajtuan si vëllezër dhe ndanë me ta bukën e gojës, që në ato kohëra u mungonte për vete dhe i shpëtuan nga rreziku.
Falë genit të shqiptarit me intitucionet morale të mikpritjes dhe besës ndaj të huajve që kanë ardhur me qëllime të mira në Shqipëri, nuk ka asnjë hebre të dorëzuar te gjermanët.
Dita e “Kujtesës” ka në thelbin e vet Holokaustin, për faktin se, 6 milionë hebrenj u zhdukën gjatë viteve të luftës së Dytë Botërore, vetëm e vetëm se ishin qytetarë të nderuar, punonin dhe zbatonin me përpikmëri ligjet e vendit ku jetonin. Eksodi biblik i popullit hebre në kërkim të tokës për të krijuar kombin, është përshkruar më së miri në romanin “Eksodi”, me autor Leon Uris, i përkthyer me mjeshtri nga Robert dhe Edvin Shvarc dhe ne shqiptarët, me Luftën e Kosovës, pësuam të njëjtin eksod, ndonëse shqiptarët ishin në trojet e tyre dhe politikat genocidiste serbe millosheviçiane u ngjanin atyre të nazizmit dhe antisemitizmit./Kastriot Kotoni/Konica.al/ KultPlus.com
Kalaja e Beratit, një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, është ndriçuar sot duke rifituar madhështinë që ka ky monument nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, publikoi sot disa fotografi me pamje nga kalaja e Beratit, nën efektin e ndriçimit të ri që nxjerrin më në pah madhështinë e saj në orët e mbrëmjes.
“Kalaja e Beratit e ndriçuar si kurrë më parë, ka rifituar madhështinë që ka ky monument nën mbrojtjen e UNESCO-s. Falë projektit të ndriçimit, ‘qyteti i një mbi një dritareve’, sot duket edhe më i bukur dhe në pritje të më shumë vizitorëve”, tha Margariti.
Kalaja është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kjo kala, po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës.
Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IV-II para Krishtit. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kalaje ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar atë./atsh/ KultPlus.com
Ferdonije Qerkezi e cila njihet ndryshe edhe si gruaja e qëndresës, e cila prej pasluftës jeton me dhimbjen e pesë anëtarëve të vrarë dhe të zhdukur, së fundi është goditë edhe nga vërshimet e ujit, ku pjesa e bodrumit ku ruante kujtimet e të dashurve të saj janë marë nga uji, shkruan KultPlus.
Dhe gjendja e krijuar në shtëpinë e saj ka bërë që të iniciohet grumbullimi i mjeteve për ti dalë në ndihmë Ferdonisë.
Shpend Lila dhe Valon Canhasi kanë iniciuar grumbullimin e mjeteve. E kësaj nisme i është bashkuar edhe Vasfije Krasniqi Goodman.
Këtë e ka bërë të ditur Shpend Lila nëpërmjet një postimi në Facebook ku dhe ka njoftuar se mjetet cash do të pranohen dhe regjistrohen në emrin e tij në Innovation Centre Kosovo.
Më poshtë mund të lexoni postimin e tij të plotë:
Zemra mal. Vasfije Krasniqi Goodman viktime e luftes, ne ndihme per zonjen Ferdonije. Ky popull ka ❤ te madhe fort.
//
Te dashur, ESKALOI situata per te mire ne aksionin tone te perbashket per me i ndihmu zonjes Ferdonije Qerkezi. Meqe nuk kemi mrri mi hape llogari ne banke, e duhet me i ndihmu shpejt, mjetet cash do ti pranojme dhe regjistrojme ne emrin tim, ne adresen e punes Innovation Centre Kosovo, Rr. Rexhep Mala 28A ne Prishtine, prej neser (e merkure), deri te premten ne ora 12:00.
Transferet mund ti beni nga jasht ne Western Union, ne emrin tim, poashtu.
Lista e dhuruesve do te publikohet, me perjashtim te disave qe kane kerkesa tjera.
Dashni/ KultPlus.com
Zemra mal. Vasfije Krasniqi Goodman viktime e luftes, ne ndihme per zonjen Ferdonije. Ky popull ka ❤ te madhe…
Vajza e Paul McCartney, Mary McCartney po drejton një dokumentar në lidhje me të famshmen “Abbey Road Studios” në Londër, ku, përveç “The Beatles”, kanë regjistruar këngë edhe shumë emra të njohur, si Pink Floyd dhe Aretha Franklin.
Filmi, i quajtur “Nëse këto mure mund të këndojnë”, do të shfaqë një seri intervistash të personave të njohur dhe do të dokumentojë historinë e studios, që shënon vitin e saj të 90-të në këtë biznes.
“Disa nga kujtimet e mia më të hershme, si një fëmijë i vogël, vijnë nga koha e kaluar në Abbey Road”, tha Mary.
“Ka kohë që kam dashur të tregoj historinë e këtij vendi historik dhe nuk mund të bashkëpunoja me një ekip më të mirë se “John & Mercury Studios” për ta bërë realitet këtë ambicie krijuese”, shtoi ajo.
Dokumentari do të prodhohet nga producenti fitues i çmimeve Oskar, John Battsek.
“The Beattes” regjistruan albumin e tyre të parafundit në këtë studio dhe e titulluan atë pikërisht “Abbey Road”.
Kopertina ikonike e albumit është grupi që ecën në vijat e bardha të kryqëzimit të rrugës.
Studio u krijuan nga kompania “Gramophone” në vitin 1931.
Kompania u pasua nga EMI, që më pas u ble nga “Universal Music” në 2012.
“Abbey Road Studios” është ende në pronësi të “Universal Music”./atsh/ KultPlus.com
Tri vite më parë u nda nga jeta valltari i famshëm Regjep Çeliku, i cili për 40 vite me radhë i dha një hijeshi skenës me kërcimin e tij magjepsës, shkruan KultPlus
Ai shumë herë është vlerësuar si valltari fluturues, dhe pikërisht një paraqitje të tillë pat pasë edhe në vitin 1996, kur Ansambli Kombëtar i Valleve të Shqipërisë pat mbajtur një koncert në Prishtinë, në vitin 1996.
Për të parë më afër këtë koncert që është përcjellë edhe nga figura të rëndësishme të Kosovës, mund ta përcillni videon e bashkangjitur nga KultPlus./KultPlus.com
Aktivistja adoleshente për Klimën, Greta Thunberg është zgjedhur të shfaqet në një pullë postare suedeze, që do të dalë në shitje të enjten.
Tetëmbëdhjetëvjeçarja paraqitet më këmbë mbi një shkëmb, e veshur me një mushama të verdhë dhe dallëndyshet që fluturonin mbi të.
Ilustrimi është realizuar nga Henning Trollback.
“Pulla është pjesë e një serie të titulluar “Natyrë e Vlefshme”, që përqendrohet te mjedisi dhe qëllimet mjedisore të vendosura nga parlamenti suedez”, tha kompania e shërbimeve postare PostNord.
“Projektimet duhet të pasqyrojnë kohën tonë, ku çështja mjedisore është theksuar për vite të tëra me rradhë përmes zërit të fortë të Greta Thunberg”, tha Stina Olofsdotter i “PostNord Stamps” në një deklaratë.
Pullat e tjera të serisë paraqesin habitate të ndryshme, që parlamenti i ka caktuar si të rëndësishme për t’i mbrojtur, përfshirë malet dhe florën malore, pyjet, një peizazh bujqësor, një grup veçanërisht të larmishëm kënetash, si edhe një specie të kërcënuar të bretkosës./atsh/ KultPlus.com
Ferdonije Qerkezi e cila njihet ndryshe edhe si gruaja e qëndresës, e cila prej pasluftës jeton me dhimbjen e pesë anëtarëve të vrarë dhe të zhdukur, së fundi është goditë edhe nga vërshimet e ujit, ku pjesa e bodrumit ku ruante kujtimet e të dashurve të saj janë marë nga uji, shkruan KultPlus.
Dhe gjendja e krijuar në shtëpinë e saj ka bërë që të iniciohet grumbullimi i mjeteve për ti dalë në ndihmë Ferdonisë.
Shpend Lila dhe Valon Canhasi kanë iniciuar grumbullimin e mjeteve. KultPlus ju sjell të plotë postimin e Shpend Lilës.
po e fillojme nje aksion te shpejt per me ndihmu zonjen Ferdonije Qerkezi, te ciles i eshte vershuar shtepia nga reshjet e fundit ne Gjakove. Jo pse familje tjera nuk kane nevoje, por zonja eshte e vetmuar ne shtepi muze me 5 anetare te vrare e te zhdukur.
Secili qe ka mundesi po i dhurojme nga 50 Euro ose me pak e me shume sipas mundesive, te cilat bashke i dergojme ne Gjakove te premten. Lajmerohuni ne mesazh. Faleminderit!
Listen e dhuruesve do ta publikojme per hater te transparences./ KultPlus.com
Tina është njëra nga të burgosurat e burgut të Lipjanit në Kosovë.
Kur e takuam, nuk ishte prapa grilave. Ajo po qëndronte në sallën e pritjes, e gatshme për të shpalosur detaje nga jeta e saj.
Tina vjen nga Shqipëria. Një kohë të shkurtë të jetës e ka kaluar në Pukë dhe më pas janë zhvendosur në Fushë Krujë. Ajo është martuar në moshë të re dhe prej atëherë bashkëshorti i saj gjithmonë ka qenë mbështetja kryesore jo vetëm për të por edhe për familjen e saj.
Në vitin 1993, familja e Tinës e blenë një mulli shtetëror dhe puna në të u bë biznes familjar, të cilin e punonin me shumë zell. Në fakt, ata të gjithë u siguruan që të kishte disiplinë, që puna të kryhej mirë dhe orari të respektohej. Ndër vite puna rritej dhe me të edhe dëshira dhe mundësia e tyre për të bërë më shumë.
“Kemi pasë shumë prodhim dhe jemi ndi të lirë ” kujton ajo për revistën ZA.
Në vitin 2016 familja e saj vendosi që të marrë një hap më tutje në zgjerimin e biznesit, duke e hapur një mulli në Kosovë. Tinës iu besua udhëheqja e biznesit dhe këtë detyrë ajo e morri me shumë përgjegjësi. Disiplinën dhe kulturën e punës që mësoi u mundua ta krijonte edhe në Kosovë.
Por diku rrugës, u bë një gabim, i cili Tinës si udhëheqëse e biznesit në Kosovë i kushtoi me burg. Kjo është arsyeja pse ajo sot ndodhet në Lipjan dhe prapa grilave. Ajo ka tre vjet e gjysmë që qëndron aty dhe pret pranverën e vitit të ardhshëm për tu liruar dhe për tu kthyer te familja e saj në Shqipëri.
Të qëndruarit brenda katër mureve të burgut i ofron mundësi që të kthehet prapa në kohë në kujtime të ndryshme. Ajo e kujton ndjenjën e mirë të punës në grup si familje dhe kthimit në shtëpi së bashku. I mungon rutina e zgjimit në mëngjes dhe ndjenja përmbushëse e kontribuimit në shtëpinë dhe rrethin e saj.
Tina kujton edhe sfidat që ka hasur si grua në udhëheqjen e biznesit, e sidomos për periudhën kritike politike në Shqipëri dhe rënien e ekonomisë. Ndër të tjerash, i kujton radhët e gjata të banorëve duke pritur në rend për të siguruar një thes miell. Por ajo prodhimin e miellit nuk e kishte ndalë asnjëherë edhe gjatë kohës kur për të gjithë mbizotëronte frika e ekzistencës.
Kujtimet shpesh e dërgojnë edhe në histori të largëta. Ajo shpesh mendon për gjyshen e saj, e cila ishte shtyllë e familjes së Tinës. Kur gjyshi i saj kishte emigruar në Amerikë në vitet e 40-ta, ishte gjyshja e Tinës ajo që ishte kujdesur për familjen. Ajo kujton vrullin e gjyshes për t’iu bërë ballë sfidave të jetës dhe ndihet borxhlike ndaj saj. Por kjo nuk ishte vështërsia më e madhe për gjyshen e Tinës. Largimi i gjyshit nga vendi ishte arsyeja e burgosjes së gjyshes së saj, e cila e kishte vuajtur dënimin me burg në malet e Shqipërisë. Prandaj Tina reflekton në këtë zinxhir të historisë dhe mendon se nuk thonë kot që historia përsëritet.
Katër vitet e fundit të jetës për Tinën kanë shërbyer si një kapitull i plotë i jetës, kapitull të cilin nuk e ka pritur të ndodhë. Jeta në burg i ka krijuar miqësi me gratë e tjera. Aktivitetet e organizuara përbrenda shërbimit korrektues kanë shërbyer për të gjitha gratë si mundësi për ta njohur njëra-tjetrën. Madje, ky rrjet njohjesh e ditët e kaluara bashkë ia lehtësojnë Tinës jetën aty brenda.
“Këtu prej fillimit jam ndi shumë mirë. Nga stafi nuk kam hasur asnjë lloj vërejtje. Jam trajtu shumë mirë. Jam mundu edhe me punu. Këtu është nji angazhim shumë i mirë që ne punojmë”.
Burgu i Lipjanit mundëson aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim aftësiminin e grave në zanate.
“Punoj në kuzhinë, rrobaqepësi edhe në drejtori kur ka nevojë, të pastroj. Ku të ketë punë jam e gatshme të kontribuoj e të mësoj punën. Jam marrë me qepje, punëdore e shumë gjana të tjera. Gratë që punojnë këtu janë shumë inteligjente”.
Tina merr pjesë në klubin e rrobaqepësisë dhe e sheh si aftësim shumë të vlefshëm për jetën e saj. Trajnimet që i janë ofruar në fund edhe i kanë certifikuar pjesëmarrëset. Gratë që kryejnë dënimin në këtë qendër korrektuese përgatiten për jetën që i pret jashtë.
“Ne kemi ba edhe kurse. Kemi marrë certifikata për floktari dhe rrobaqepësi. Kohën e lirë mblidhemi në sallë bëjmë punë dore e luajmë letra”.
Këto aktivitete përveç që shërbejnë si mënyrë për të kaluar kohën dhe për tu shkathtësuar për një jetë pas burgut, ato edhe forcojnë raportet në mes të grave të burgosura.
“Kam shumë qef me pasë komunikim edhe kur të dalë me ato gra që më kanë lanë respekt dhe i du. Do të kem komunikim me to sepse janë tregu shumë të mira dhe nuk ka probleme. Kam qef të mbaj lidhje të afërta me to se jam ba si familjare. Tash edhe unë fëmitë i kam në moshë madhore dhe më kanë thanë që kushdo që ta ka respektu dhe ata që unë i du, e kanë derën hapur në shtëpinë tonë”.
Por, përkundër shoqërive të reja, për Tinën kjo periudhë katër vjeçare prapëseprapë ka qenë e vetmuar. Familja e saj ndodhet në Shqipëri dhe vizitat e të shoqit kanë qenë shumë të rralla. Për të qenë më afër familjes ajo ka dorëzuar kërkesën për transferim në një qendër korrektuese në Shqipëri. Kërkesa e cila i është dorëzuar institucioneve të Kosovës tashmë është shqyrtuar dhe Tina pritet të transferohet këtë vit dhe ta përfundojë dënimin në Shqipëri.
“Përderisa ekziston një marrëveshje me Shqipërinë… kam dorëzuar letrat për transfer sepse kisha vjehrrën e sëmurë dhe burrin atje. Familja janë kthy. Nuk ishte mundësia për të nejtë në Kosovë”, thotë ajo për revistën ZA.
Si alternativë për të qenë në kontakt me familjen, Tina e shfrytëzon platformën online Skype.
Gjatë bisedave me fëmijët e saj, ata shprehin shqetësim për kushtet e jetës dhe gjendjen emocionale të Tinës. Ajo thekson që stafi është tejet i kujdesshëm dhe grave të burgosura u ofron ndihmë, kurajo e këshilla për mirëqenien e tyre.
I shoqi i saj shpreh shqetësimin e tij për faktin se ajo ndodhet në burg, por realiteti qëndron ndryshe. Për të ia hequr merakun familjes për kushtet dhe mbështetjen e mirë që ka, ajo i përgjigjet me sens humori të shoqit.
“Jam më mirë unë këtu mrenda se ju që jeni jashtë. Ju nuk e dini si është burgu. Mendoni që është ashtu si në filma”.
Përvoja, takimet me gratë e tjera dhe aktivitetet për aftësim profesional kanë lënë mbresë te Tina. Vetmia që do të mund ta zbehte vullnetin e saj, në fakt pati efekt të kundërt kur angazhimi dhe mirëkuptimi që u krijua në komunitet i qartësoi qëllimet dhe gatishmërinë për jetën e saj më tutje.
“Unë jam 52 vjeçe sot dhe kurrë nuk e kisha ditë… sa shumë gjana kam mësu prej këtu. Nji fakultet të tanë e kam marrë. Po qajo më e rëndësishmja çka kam mësu është mos me i besu askujt. I kam besu njerzve shumë dhe kjo më ka pru deri këtu”.
Pengesat dhe mosbesimet me njerëz të ndryshëm që i ka hasë gjatë jetës i janë bërë mësim Tinës për të qenë më e kujdesshme dhe më rigoroze ndaj veprimeve të tjetrit por edhe të vetes. Periudha e reflektimit gjatë këtyre katër viteve për të ka qenë kohë e vendosmërisë për përcaktimin e karakterit të saj për të ardhmen që po vjen. Mbështetja e plotë që e ka nga familja është arsyeja kryesore pse ajo vazhdon të bëjë plane se si të vazhdoj jetën, duke filluar nga dita e parë që lirohet.
“Do ta hapë një rrobaqepësi të vogël përderisa këtu e kam marrë një çertifikatë. Unë s’kam ditë hiç nga kjo pjesë e biznesit por mund të ndërroj e të dalë në degë tjetër më ndryshe”.
Kur mendon për rikthimin në punën me mulli është e hapur ndaj idesë. Djali i saj e mbështetë në këtë iniciativë dhe e shtyn përpara drejt dëshirës që të punojë me fshatarët dhe të sigurojë punë për komunitetin.
“Çdo gjë mund të arrihet kur ke mbështetje. Edhe në shpi kur të jesh kur nuk ke përkrahje ka probleme. Ka gra që kanë prirje për shumë gjëra por… mungesa e mbështetjes i lë prapa”.
Ditët prapa grilave, ndonëse të vetmuara i kanë dhënë Tinës shpresë për jetën. Historia e saj të lë të kuptosh sa e rëndësishme është ringritja pas rrëzimeve. Ajo po lufton për ta mbajtur gjallë forcën që të duhet për të jetuar edhe pas vështirësive.
E ardhmja është e panjohur, por ajo e ka vizionin. Ndoshta një ditë, Tinën do ta intervistojmë sërish në dyqanin e saj të rrobaqepësisë apo edhe në mulli.
*Tina është emër i vendosur për personazhin nga redaksia. Identiteti i saj mbetet i njohur vetëm për ne, ndërsa historia ndahet me ju./ Fondacioni Jahjaga/ KultPlus.com
Ekspozita ”Wounded art” është hapur në Bejrut deri në fund të javës për të kujtuar shkatërrimin e shkaktuar nga shpërthimi i dyfishtë i portit të Bejrutit, më 4 gusht të vitit të kaluar.
Në atë që është përshkruar si një nga shpërthimet më të fuqishme jobërthamore në histori, 200 persona vdiqën, mbi 6 000 u plagosën dhe një e treta e shtëpive të kryeqytetit u dëmtua duke detyruar rreth 300 000 njerëz të largoheshin shtëpitë e tyre përkohësisht ose përgjithmonë.
Punimet e ekspozuara përfshijnë piktura nga artisti britanik Tom Young, i cili u transferua në Bejrut vite më parë, ku studioja dhe shtëpia e të cilit u dëmtuan nga shpërthimi.
Pikturat e tij të ekspozuara deri më 16 janar do të shfaqen të dëmtuara, por të riparuara.
Në ekspozitë ndodhet edhe skulptura metalike e Nayla Romanos Illiya, e dëmtuar nga shpërthimi./atsh/ KultPlus.com
Haruki Murakami është i jashtëzakonshëm, padyshim një nga shkrimtarët më të mirë bashkëkohorë.
Ai sot feston ditëlindjen e 71-të, duke qenë shumë i njohur në të gjithë botën me veprat e tij.
Megjithatë, pak dihet mbi jetën e tij private.
Më poshtë, gjeni disa kuriozitete që do t’ju bëjnë ta admironi më shumë, gjeniun japonez të shkronjave.
1. Murakami e adhuron xhazin. Puna e tij e parë ishte në një dyqan me pajisje muzikore. Ai koleksionon disqe, në veçanti me muzikë xhaz; ka më shumë se 6 mijë disqe.
2. Ka një rutinë shumë të ngjeshur. Kur është duke shkruar një roman të ri, dita e punës e Murakamit nis që në orën 4.00 të mëngjesit dhe punon për 5-6 orë. Pasdite vrapon për 10 km ose bën 1500 m not. Më pas lexon ndonjë gjë dhe dëgjon muzikë. Shkon për të fjetur në orën 21.00. Vetë shkrimtari ka thënë se mbajtja e së njëjtës rutinë e ndihmon në procesin e të shkruarit.
3. Murakami i adhuron filmat. Thuhet se gjatë një viti në universitet (ka studiuar për dramë në universitetin e Tokios, ku u njoh edhe me të shoqen) ka parë më shumë se 200 filma.
4. I pëlqejnë macet. Në një ese të vitit 1989 ka shkruar se ka pasur më shumë se 10 mace.
5. Është një vrapues i rregullt. Pavarësisht dashurisë për xhazin, kur vrapon dëgjon vetëm muzikë rok.
6. Asnjëherë nuk e di fundin kur shkruan një roman. Në një intervistë për “Paris Review” ka thënë: “Kur nis të shkruaj një roman, unë dhe lexuesit jemi në të njëjtin nivel. Nëse libri flet për një krim, që në fillim unë nuk e di kush e ka bërë krimin. E shkruaj librin sepse më pëlqen ta zbuloj. Nëse do ta dija, ç’kuptim do të kishte të shkruaja?”
7. Librin e parë, Haruki Murakami e ka shkruar në tavolinën e bukës. Iu deshën 10 muaj për ta përfunduar.
8. Lexuesja e parë e librave të tij është e shoqja, Yoko.
9. Libri i tij i parë jo fiksion është “Nëntokë” – 1998 – një përmbledhje intervistash me viktimat e sulmit me gaz sarin në metronë e Tokios, në vitin 1995.
10. Haruki Murakami nuk e ka idenë sesa para ka: “Nëse je i pasur, ke luksin të mos shqetësohesh për paratë. Gjëja më e mirë që mund të blesh me para është liria, koha. Nuk e kam idenë sesa para fitoj në vit, nuk e kam idenë sa taksa paguaj”./ KultPlus.com
Troja, është pothuajse grupi i vetëm në vend, këngët e të cilin shfaqin haptazi revoltën kundër sistemit, shkruan KultPlus
Sonte KultPlus ju sjell këngë ‘A e man men’ nga grupi Troja.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.
A e man n’men a e manë? Udhën deri ktu qysh kemi ardhë!
A e man n’men a e manë? A e man n’men kush jemi kanë? A e man n’men a e manë, a e manë ti, venin tone? A e man n’men a e manë, a e man n’men ç’farë jete kemi ba? A e man n’men a e manë? O send s’kem pasë Po jena dashtë
A e man n’men a e manë? Vajin e fmijëve, n’men a e man? A e man n’men, kur kemi thanë: A ka nje Zot, Zot që na del krahë? A e man n’men a e manë? A e man n;men ate kohë venin tanë? A e man n;men a e manë? Kur u hap qielli engjujt me i pa
E Kush kish thanë, kush kish thanë? E Kush kish thanë, Kush kish thanë… që n’kët dite kemi me ardhë!! / KultPlus.com
Letra e shkrimtares dhe gazetares së njohur italiane drejtuar fëmijës që humbi…
Këtë natë kuptova që ti ishe: një grimcë jete e ardhur nga asgjëja. Po qëndroja me sy hapur në errësirë e papritmas në këtë terr, u ndez një dritë qartësie: ti ishe. Ekzistoje. Qe sikur të ndieja një plumb në gjoks. Më ndaloi zemra.
Kur rinisi të rrihte me goditje të shurdhëta e të hutuara, kuptova se po rrokullisesha në një pus ku gjithçka ishte e paqartë e terrorizuese. Tani jam këtu, e mbyllur me çelës brenda një frike që më lag fytyrën, flokët, mendimet. E në të humbas.
Përpiqu të kuptosh: nuk është frika nga të tjerët. Nuk pyes për të tjerët. Nuk është frika ndaj Zotit. Unë nuk besoj në Zot. Nuk është frikë ndaj dhimbjes. Nuk i trembem dhimbjes. Është frika për ty, ndaj rastësisë që të shkuli nga asgjëja për të të ngjitur në kërthizën time.
Nuk kam qenë kurrë gati për të të pritur, edhe pse të kam kërkuar shumë. Kam shtruar gjithmonë pyetjen mizore: Po sikur të mos i pëlqejë të lindë? Po sikur një ditë ti të më qortoje duke britur: “Kush të tha të më sillje në botë, pse më solle, pse?”
Jeta është një mundim i tillë, mor bir. Është një luftë që përsëritet çdo ditë, e momentet e gëzueshme të saj janë aq të shkurtra e paguajnë një çmim mizor. Si mund ta di se nuk do ishte e drejtë të të hidhja tej, si mund të kuptoj se nuk do t’i rikthehesh heshtjes?
Nuk mundesh të më flasësh. Grimca jote e jetës është veçse një nyje celulash të sapokrijuara. Ndoshta nuk është as jetë, veç mundësi jete. E megjithatë do jepja gjithçka që ti të më ndihmoje me një shenjë, me një sinjal. Nëna ime thotë se unë ia dhashë dikur e prandaj më solli në botë.
Nëna ime, ta dish, nuk më donte. U nisa gabimisht, në një moment zbavitjeje të dikujt. E që të mos lindja çdo natë shkrinte në ujë një ilaç. Më pas e pinte duke qarë. E pi deri në natën kur unë lëviza, brenda kërthizës së saj, e godas më shkelm për t’i thënë mos më hidh tej. Ajo ishte duke vendosur gotën në buzë.
E largon menjëherë duke e derdhur në tokë. Disa muaj më pas unë rrotullohesha fitimtare në diell e se qe mirë apo keq nuk e di. Kur jam e lumtur, mendoj se qe një e mirë, kur jam e palumtur, them se qe një e keqe. Edhe kur jam e palumtur, mendoj se do më vinte keq të mos lindesha, pasi asgjëja është më e keqja e asgjësë.
Unë, po ta përsëris, nuk i trembem dhimbjes. Ajo lind me ne, rritet me ne e me të mësohemi si me faktin se kemi dy krahë e dy këmbë. Unë në fund të fundit nuk i trembem as vdekjes, pasi një që vdes, do të thotë se ka lindur, se ka dalë nga asgjëja. Unë i trembem asgjësë, mosqenies, detyrimit për të thënë se nuk isha, rastësisht, o gabimisht, apo thjesht për zbavitjen e tjetrit.
Shumë gra pyesin: Pse të sjell në botë një fëmijë? Për të pasur uri, për të pasur ftohtë, për t’u tradhtuar, fyer, për të vdekur i vrarë në luftë apo nga sëmundja? E mohojnë shpresën që uria e tij të ngopet, që i ftohti i tij të ngrohet, që besnikëria e respekti të jenë miq, që të jetojë gjatë duke tentuar të eliminojë sëmundjet e luftën.
Ndoshta ato kanë të drejtë. Po asgjëja duhet preferuar ndaj vuajtjes? Unë madje dhe në intervalet kur qaj për falimentimet e mia, deluzionet e mia, hallet e mia, konkludoj se të vuash është më mirë se asgjëja. E po ta shtoj këtë jetë me dilemën lind o nuk lind, përfundoj duke eksklamuar se lindja është më mirë se moslindja.
Si thua, është e drejtë të shtrosh një arsyetim të tillë edhe për ty? Nuk është si të të sjellësh në botë për veten time e mjafton? Nuk më intereson të sjell në botë për vetveten e mjaft. Madje, nuk kam aspak nevojë për ty.
Do të jesh burrë o grua?
Do të doja të ishe grua. Do të doja që ti të provoje një ditë atë që po provoj unë: nuk jam aspak dakord me nënën time që thotë se të lindësh grua është një fatkeqësi. Nëna ime, kur ishte e hidhëruar, pëshpëriste: Ah sikur të kisha lindur burrë!
E di: është një botë e fabrikuar për burrat e për burrat, diktatura e tyre është kaq antike që shkon deri te mënyra e shprehjes. Thuhet burrë për të thënë burrë e grua, thuhet fëmijë për të thënë djalë o vajzë, thuhet bir për të thënë bir o bijë, thuhet vrasës për të treguar një burrë o një grua. Në legjendat që meshkujt kanë krijuar për të shpjeguar jetën, krijesa e parë nuk është një grua, por një burrë i quajtur Adam.
Eva vjen më pas për ta argëtuar e për të krijuar telashe. Në pikturat që zbukurojnë kishat e tyre, Zoti është një plak me mjekër: kurrë një plakushe me flokë të bardhë. E të gjithë heronjtë e tyre janë meshkuj: nga ai Prometeu që zbuloi zjarrin, tek Ikari që tentoi të fluturonte e deri tek Jezusi që e shpallin si biri i Shpirtit të Shenjtë – pothuajse sikur gruaja nga e cila lindi të ishte një inkubatriçe apo një dado.
E MEGJITHATË, PIKËRISHT PËR KËTË TË JESH GRUA ËSHTË KAQ TËRHEQËSE. ËSHTË NJË AVENTURË QË KËRKON KAQ KURAJË, NJË SFIDË QË NUK TË MËRZIT KURRË. DO TË KISHE KAQ GJËRA PËR TË BËRË PO TË LINDJE GRUA.
E për ta nisur do të të duhej të luftoje për të bindur se Zoti, po të ekzistonte, mund të ishte dhe një plakë me flokë të bardhë apo një vajzë e bukur. Më pas do të të duhej të shpjegoje se mëkati nuk lindi në ditën kur Eva këputi mollën: në këtë ditë lindi një virtyt i mrekullueshëm i quajtur mosbindja.
Në fund do të të duhet të luftosh për të demonstruar se brenda trupit tënd të lëmuar e me forma, ndodhet një inteligjencë që ulëret për t’u dëgjuar. Të jesh nënë nuk është një zanat. Nuk është as një detyrë. Është vetëm një e drejtë midis shumë të drejtash. Do të lodhesh shumë duke ulëritur. E shpesh, pothuajse gjithmonë do të humbësh. Por nuk duhet të shkurajohesh.
Të luftosh është shumë bukur se sa të fitosh, të udhëtosh është shumë më argëtuese se sa të mbërrish: kur ke arritur o ke fituar , të kesh është një boshllëk i madh. E për të kapërcyer këtë boshllëk duhet të rifillosh udhëtimin, të krijosh zbulime të reja. Po shpresoj që ti të jesh një grua, pavarësisht se unë të quaj bir. E shpresoj që ti të mos thuash kurrë atë që thotë nëna ime. Unë nuk e kam thënë kurrë.
Po dhe po të lindje burrë, unë do të isha e kënaqur njëlloj. E ndoshta më shumë, sepse do të të kursehen kaq shumë injorime, shumë shërbime, shumë abuzime. Po të lindje burrë për shembull, nuk do kishe frikë se mos të përdhunonin në errësirën e një rruge.
Nuk do të nevojitej një fytyrë e bukur për t’u pranuar me vështrimin e parë, as një trup i bukur për të fshehur inteligjencën. Nuk do t’u nënshtrohesh paragjykimeve dashakeqëse kur të flesh me kë të të pëlqejë, nuk do të dëgjosh të të thuhet se mëkati lindi kur këpute një mollë. Mund të luftosh më rehatisht për të bindur se Zoti dhe po të ekzistonte mund të ishte një plakushe me flokë të bardha ose një vajzë e bukur.
Mund të mos bindesh pa u tallur, të dashurosh pa u zgjuar natën me ndjenjën se po rrokullisesh në një pus, të mbrohesh pa u insultuar. Natyrisht do të të takojnë skllavëri të tjera, padrejtësi të tjera: as dhe për një burrë jeta nuk është as e lehtë, ta dish.
Derisa të kesh muskuj të fortë do të të kërkojnë të mbash sa më shumë pesha, do të imponojnë përgjegjësi arbitrare. Derisa të kesh mjekër, do të qeshin po të qash, madje dhe kur të kesh nevojë për ngrohtësi. Derisa të kesh një bisht para, do të të urdhërojnë të vrasësh ose të vritesh në luftë, do të kërkojnë pjesëmarrjen tënde për të vendosur tiraninë e krijuar në shpella.
E megjithatë apo pikërisht për këtë, të jesh një burrë është gjithashtu një aventurë e mrekullueshme: një detyrë që nuk do të zhgënjejë kurrë. Të paktën shpresoj, pasi po të lindësh burrë, do të jesh një burrë siç unë e kam ëndërruar gjithmonë: i ëmbël me të dobëtit, i egër me prepotentët, zemërgjerë me këdo që të do të mirën, i pamëshirshëm me atë që të urdhëron.
E në fund, armik i cilitdo që tregon se Jezusi është biri i Babait të Shpirtit të Shenjtë, e jo i gruas që e lindi. Biri im, po përpiqem të të shpjegoj se të jesh burrë nuk do të thotë të kesh një bisht para, do të thotë të jesh një person. E mbi të gjitha mua më intereson të jesh një person. Është një fjalë e mrekullueshme fjala person, pasi nuk vë limite midis burrit e gruas, nuk vë barrikada midis kush ka bisht e kush jo.
Nga ana tjetër filli që ndan kush ka bisht e kush jo është një fill aq i hollë, që praktikisht shprehet me aftësinë e pjekurisë o jo të një krijese në kërthizë. Zemra e truri nuk kanë seks. As sjellja.
Po të jesh një person me zemër e tru, mbaj mend se unë nuk do të jem nga ata që do të urdhërojnë të sillesh në këtë mënyrë a në tjetrën, femër a mashkull qofsh. Do të të kërkoj vetëm të shfrytëzosh mirë mrekullinë e ardhjes në jetë, të mos i dorëzohesh kurrë frikës. Është një shtazë përherë në pritë, frika.
Na kafshon të gjithëve, çdo ditë e janë pak ata që nuk lejojnë të kafshohen nga ajo. Në emër të kujdesit, të komoditetit e të herë dhe të urtësisë. Frikësohen kur kërcënohen nga rreziku e sapo ai largohet, njerëzit bëhen arrogantë. Nuk duhet të shmangësh kurrë rrezikun, edhe kur frika të frenon. Të vish në jetë është vetë një rrezik i pendimit se pse ke ardhur.
NË VEND TË FRIKËS UNË NDIEJ NJË LLOJ MELANKOLIE, NJË LLOJ PAKËNAQËSIE QË ZBEH EDHE HUMORIZMIN TIM. MË VJEN KEQ TË VDES, PO. E NUK HARROJ KURRË ATË ÇKA MË THËNË ANA MAGNANI VITE MË PARË: “ORIANA IME, NUK ËSHTË E DREJTË TË VDESËSH, MEQENËSE KEMI LINDUR”. / KultPlus.com
Lokacioni ku tradicionalisht mbahet festivali i famshëm i Kanës, dhe ku dominon eleganca dhe glamuri i sjellë nga parakalimi i yjeve mbi qilim të kuq, është transformuar në qendër vaksinimi në përpjekje të Francës për ta avancuar vaksinimin e popullatës.
E hapur të dielën më 9 janar, në këtë qendër të improvizuar e cila është pjesë e ndërtesës “Palais des Festivals et des Congres”, kryhet vaksinimi i punonjësve shëndetësorë dhe kujdestarëve mjekësorë të moshës 50 e më lartë, si dhe për personat që janë më të ri në moshë por kanë faktorë komorbiditeti.
Besohet se në këtë qendër do të mund të vaksinohen rreth 100 persona në ditë.
Para shpërthimit të COVID-19, pallati i festivaleve i ka mirëpritur të famshmit nga mbarë bota në festivalin ndërkombëtarë të filmit në Kanë, ngjarje kjo e përvitshme e cila mbahej në pranverë. Por vitin e kaluar, Franca u ballafaqua me karantinën e parë kombëtare, dhe si pasojë edicioni i fundit i festivalit u desh të anulohej.
Atëkohë, kjo ndërtesë e famshme në rivierën franceze, u shndërrua në strehimore për personat e pastrehë./ KultPlus.com
Salvator Mundi u shit për një shifër rekord, plot 450 milion dollarë në një ankand më 2017, tek një ofertues anonim. Por prejardhja e pikturës si vepër e Leonardos, e mjeshtrit të Rilindjes së Artë është vënë në pikëpyetje, duke ngritur jo vetëm stuhi dyshimi, por edhe duke e katapultuar këtë vepër pak të njohur në qiellin e famës.
Kujtojmë këtu se edhe Mona Liza, pati pothuajse të njëjtin fat, vjedhja e saj nga Luvri, e beri atë të njohur botërisht, duke e ngjitur aq lart prejnga nuk do të zbriste atëditë e sot.
Historiani i artit dhe shkrimtari Ben Lewis i tregon Rachel Humphreys për kërkimin e tij për të hartuar historinë e shquar të pikturës, që tani besohet të jetë në koleksionin e princit të kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, shkruan “TheGuardian”.
Piktura është përshkruar si një homologe e përkushtuar ndaj Mona Lisa, vepra më e famshme e Leonardo, dhe thuhet se ka një “prani të jashtëzakonshme, komunikuese”. Por Lewis, autori i librit të mirënjohur The Last Leonardo , shpjegon pse mbeten pyetje në lidhje me origjinën e tij.
Vitin e kaluar, piktura nuk u shfaq në ekspozitën e Louvrit, blockbuster Leonardo, duke nxitur spekulime të përhapura dhe pyetjen: ku është Salvator Mundi? /albertvataj/ KultPlus.com