Vajza shqiptare themeluese e dy markave të kozmetikës në Kanada, sjell në treg produkte natyrale

Pasioni i saj qysh në fëmijëri e ka nxitur atë t’i rreket punës, gjithmonë me dëshirën e madhe që një ditë të arrij rezultate konkrete e me punën e saj tu dal në ndihmë njerëzve që kanë probleme me lëkuren. Kjo është Eriona Xhaferaj, vajza nga Tirana, e cila fal angazhimit të saj ka arritur të jetë themeluese e dy markave të kozmetikës, “Sekretet e Natyrës” dhe “Greenager” në Kanada, shkruan KultPlus.

Për suksesin e saj flet edhe çmimi prestigjioz ndërkombëtar “Aspirational Global Woman Award 2020” në platformën “Global Woman” të themeluar nga Mirela Sula të cilin Eriona e ka fituar tashmë.

Farmacistja dhe nutricionistja shqiptare në një intervistë për KultPlus na njofton me një sërë “thesaresh” që ka zbuluar përgjatë rrugëtimit të saj akademik si farmaciste, formuluese kremrash dhe si eksperte në të ushqyerit e shëndetshëm.

“Dija e përvetësuar në këto vite ka lënë gjurmë të jashtëzakonshme në jetën time. Pikërisht nga këtu më lindi edhe dëshira e mirë për t’i ndarë me ju ato që kam mësuar, në mënyrë që të kenë të njëjtin ndikim pozitiv edhe në jetët tuaja. Jeta më ka mësuar se gjërat e mëdha përbëhen nga copëza të vogla dhe se duhet shumë vullnet, përqendrim e përkushtim i vazhdueshëm për t’i mbledhur ato e për t’i kthyer në mrekulli që e ndryshojnë jetën tonë dhe që kanë ndikim pozitiv edhe në jetët e të tjerëve”, thotë Eriona.

Rrugëtimi i saj në këtë fushë u kondensua qysh në fëmijëri. Kujtimi më i hershëm që ajo ruan nga fëmijëria i përket moshës pesëvjeçare.

“Asokohe kisha dëgjuar nga shoqet e mia se manikyri mund të përftohej duke e lënë sapunin në ujë. Me atë ide në mendje, isha e vendosur që të bëja “provat e mia konkrete”. E kam të freskët në kujtesë momentin kur bëra “eksperimentin” tim të parë. Preva një copë sapuni dhe e vendosa në një kavanoz të qelqtë. Më pas i shtova pak ujë dhe e kontrolloja vazhdimisht nëse ajo përbërje do të kthehej në manikyr. Aty nisi gjithçka për mua. Aty mori udhë edhe kurioziteti im për të ditur se çfarë mund të ndodhte kur përzieje lëndë të caktuara me njëra-tjetrën. Ky rrugëtim i mrekullueshëm vazhdoi me zgjedhjen time për të studiuar në fushën e Farmacisë, por u shtri dhe u pasurua edhe përtej saj.”

Pasi përfundoi studimet e nivelit master në Farmaci, Eriona ndoqi edhe një tjetër program masteri në Farmacinë Spitalore dhe atë të Rrjetit të Hapur. Tema e tezës së këtij masteri, me titull “Ksenoestrogjeni në produktet kozmetike të flokëve”, ishte një sfidë e vërtetë për të. Kjo temë e bëri atë të kuptojë se pas gjithçkaje që konsiderohet si “normale” në produktet tona të përditshme, fshihen shumë substanca të rrezikshme për të cilat duhet të jemi të informuar.

 Si rezultat i këtij thellimi, në moshën 25 vjeçare, Eiona Xhaferi vendosi të bëhet vetë sipërmarrëse dhe të hapte biznesin e saj, të cilit i vuri emrin “Sekretet e Natyrës” me qëllimin që t’i rikthente në treg produktet natyrale të cilat ishin mbizotëruar nga produktet sintetike.

“Përgjatë përkushtimit dhe dëshirës sime për t’u bërë eksperte, unë arrita të përgatisja më shumë se 20 formula origjinale brenda 5 viteve, duke përdorur në to vetëm përbërës natyralë”, tregon Eriona për punën e saj.

Pas shumë vitesh studimi e kërkimi, më në fund, Eriona jo vetëm që ka mësuar se çfarë do të thotë të jetosh shëndetshëm, por edhe ka arritur ta praktikoj këtë mënyrë jetese në dobi të vetes dhe familjes. Ky rrugëtim ka qenë një kthesë rrënjësore për të, një ndryshim total prej 180 gradësh në mënyrën e perceptimit të gjërave.

“Gjatë këtij rrugëtimi, unë u njoha me veten time. Fillova të kuptoja shkakun e disa problemeve shëndetësore që s’i kisha vënë re më parë, sepse nuk kisha pasur dijen e duhur për t’i dalluar ato. Gjatë këtij rrugëtimi mësova të dëgjoja zërin e trupit tim. Plani im i radhës është përmbushja e misionit që i kam vënë vetes: pra përmes brandit tim të ri “Greenager”, që të ndryshoj jetët e të tjerëve, duke i mësuar ata të jetojnë shëndetshëm dhe ta ruajnë freskinë nëpërmjet thesarit që gjendet në lëkurën e tyre”, thotë Eriona.

“Greenager”, lindi që nga korriku i 2019 dhe që nga ajo kohë, kanë arritur të krijojnë 5 produkte.

“Qëllimi jonë është t’i ndërgjegjësojmë njerëzit dhe të ju ofrojmë diçka që të ju kujtojë pirjen e ujit i cili është tejet i nevojshëm për një jetë të shëndetshme.”

“Greenager” një kompani e themeluar në Kanda, ka për qëllim të ju sjell në vëmendje konceptin e galaksisë që gjendet mbrenda jush.

Eriona Xhaferaj krejt për fund na kujton që mbi të gjithë duhet ushqyer shëndetshëm që të kemi një lëkurë të shëndetshme.

Për tu njohur më hollësisht me produktet e “Greenager” po ju sjellim edhe linkun ku mund t’i shikoni produktet: https://www.greenager.ca/blog/ KultPlus.com

Brooklyn Beckham e shndërron një letër dashurije në tatuazh të përjetshëm në trupin e tij

Ai duket se është një burrë i dashuruar marrëzisht në të fejuarën e tij, dhe këtë e dëshmon në çdo formë të mundshme.

Brooklyn Beckham, fëmija i madh i çifit të famshëm të showbizit, David dhe Victoria Beckham, ka vendosur që dashurinë ndaj të fejuarës, Nicola Peltz ta shënojë me një tatuazh të ri.

Tatuazhi në fakt është një letër dashurie nga partnerja e tij aktore, e vizatuar përjetësisht në shpinën e tij.

Fotografi dhe modeli britanik 21-vjeçar, ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e tij këtë vepër të re arti, që është dedikimi i radhës romantik ndaj të fejuarës Peltz, duke e postuar një fotografi në Instagram.

Fjalët romantike dhe inkurajuese të cilat Nicole ia kishte dedikuar Brooklynit në një letër dashurie, dhe të cilat më pas ai i ka gravuar në trupin e tij, thonë: “Djaloshi im i përjetshëm. Lexoje këtë letër sa herë që ndihesh në ankth. Dua ta dish sa shumë të dua. Ti ke zemrën më të dashur që e kam takuar në jetë, dhe shpresoj se nuk do ta jetojë as edhe një ditë të vetme pa dashurinë tënde. Unë mendoj se je i jashtëzakonshëm. Dije se të gjitha sfidat do të mund t’i kalojmë së bashku, vetëm merr frymë ngadale dhe ki besim. Të dua përgjithmonë, gruaja jote e ardhshme”.

Brooklyn Beckham i ka disa tatuazhe në trup dedikuar Nicola Peltzit, përfshirë një fjali në dorë ku shkruan: “Jeta ime, dashurija ime, e vërteta ime, fryma ime, arsyeja ime, e bukura ime, e çmuara ime”.

Brooklyn dhe Nicola, të cilët u fejuan në korrik të vitit të kaluar, aktualisht janë duke e planifikuar dasmën e tyre e cila besohet në fokus do ta ketë një ceremoni familjare.

Beckham në të kaluarën ka qenë në lidhje me aktoren Chloe Grace Moretz, ndërsa Peltz dikur ishte në lidhje me modelin Anwar Hadid, i dashuri aktual i Dua Lipës. / KultPlus.com

‘Të vdekurit mbajnë zi për atdheun’, si revoltë për mizoritë nëpër të cilat ka kaluar vendi jonë nëpër shekuj

Xhemile Hysenaj

Teatri Kombëtar i Kosovës, me një lojë të mahnitshme nga aktorët, mirëpriti një udhëtim teatror nëpër dramat e shkrimtarit të njohur, Beqir Musliu. Me motive të përmbledhura në katër dramat e tij, iu dha jehona një bote të shkuar kohë më parë, ku kalorës me kuaj prej druri kalëruan nëpër mite, legjenda e trauma tonat, shkruan KultPlus.

Nën regjinë e Erson Zymberit, para publikut u paraqit përmbledhja e Musliut me katër drama, teatrologjia ‘Shtrigani i Gjel-Hanit’.

Shtriga, kalorës të vdekur, zana mali, dasmorë, mbretër gjakatarë e shumë të tjerë, jehuan në skenën e teatrit. Aktorët si: Shengyl Ismaili, Ermal Sadiku, Majlinda Kasumoviq, Afrim Muçaj, Semira Latifi, Arta Selimi e Shpetim Kastrati, me një performancë përtej të jashtëzakonshmes, i dhanë frymë të paparë personazheve të dramave të Musliut. Tradita që vinte me të shkuarën dhe modernia që vinte me të tashmen, fuqishëm fliste për mizoritë nëpër të cilat ka kapërcyer populli jonë ndër vite.

I gjithë procesi i përgatitjes së shfaqjes ‘Të vdekurit mbajnë zi për atdheun’ zgjati për pothuajse 35 ditë të plota. Ndërkaq, Zymberi për KultPlus theksoi se ndjehet jashtëzakonisht mirë për punën e realizuar me të gjithë bashkëpunëtorët e kësaj shfaqjeje, si Jeton Nezirajn, Irena Popovic, Gjergj Prevazin, Bekim Korçën dhe Yllka Bradën.

‘Kjo ka qenë një ëndërr e imja e kamotshme si regjisor, që tekstin e Beqir Musliut ta realizoj në teatër, e ku më mirë se në Teatrin Kombëtar me një kast të mrekullueshme të aktorëve dhe me kushte fenomenale. Ndjehem shumë i kënaqur dhe i plotësuar artistikisht’, është shprehur tutje Zymberi për KultPlus.

Shfaqja që përfundoi me duartrokitje e brohoritje që zgjatën për minuta të tërë, nuk kishte si të mos emociononte ata për të cilët edhe u dhanë të gjitha ato brohoritje.

‘Zakonisht me kolegë kaloj mirë, por kësaj radhe jemi marrë vesh shumë mirë me ta, ndoshta edhe nga energjia e regjisorit, ishte asisoj që gjatë gjithë kohës na ka trajtuar mirë. Mendoj se kemi bërë gjëra të bukura bashkë, duke e përcjellur kështu edhe tek publiku, pasi vërehej se ata e pranuan mjaft mirë shfaqjen’, ka potencuar Shpëtim Kastrati për KultPlus.

Ndërkaq, në anën tjetër, Shengyl Ismaili pas pothuajse një pauze dy vjeçare nga teatri, këtë vit u rikthye fuqishëm në skenë, duke dhënë një performancë që veç sa e forcoi artin e saj skenik.

‘Jam ndjerë shumë mirë, besoj që kemi arritur suksesin tonë. E adhuroj teatrin, teatri është vendi i vetëm që më bën të ndihem kjo që jam’, ka deklaruar Ismaili për KultPlus.

Tutje, regjisori për KultPlus ka treguar se kjo shfaqje do të jetë pjesë e reportuarit për një kohë të gjatë.

‘Të vdekurit mbajnë zi për atdheun’, një shfaqje që emocionoi gjithë publikun, erdhi si një revoltë, si një thirrje për mizorinë nëpër të cilën vendi jonë ka kaluar për shekuj të tërë. Një shfaqje kjo që nuk duhet humbur në asnjë mënyrë, një kastë e mrekullueshme aktorësh nën regjinë e Zymberit, rrëmbeu zemrat e secilit individ që ndodhej në publik e të cilët bashkëjetuan në secilën ngjarje që zuri vend në skenën e Teatrit Kombëtar. / KultPlus.com

Intervista intime e Billie Eilishit për “Vanity Fair” e postuar në YouTube

Billie Eilish është një këngëtare shumë e dashur për publikun mbarë botëror, e cila famën e arriti me shpejtësi marramendëse dhe të papritur, falë stilit unik dhe talentit të jashtëzakonshëm në muzikë.

Kështu, pothuajse brenda natës, Eilish u shndërrua në një prej artisteve më të dëgjuara nga fansat, dhe më të ndjekura nga paparacit. Pavarësisht sa shumë nga shpirti i saj dhe eksperiencat intime i ndanë me publikun e gjerë përmes muzikës, sërish do gjë që ajo e bënë merr vëmendje të madhe nga mediat.

Në një intervistë të fundit të realizuar për revistën “Vanity Fair” e cila më pas u postua në YouTube, këngëtarja 19-vjeçare iu përgjigj disa pyetjeve tejet personale, përpara kamerave.

Pyetjet ndaheshin në katër kategori: identitet, famë, familje dhe punë.

Nga koha kur është ndier e pambrojtur dhe e ekspozuar në karrierën e saj, e deri tek gjërat që i pëlqen përfshirë këtu edhe vallëzimin e preferuar, mund t’i mësoni përmes intervistës së postuar më poshtë:

‘Të dua dhe ti e di, sa herë s’ta kam thënë, ta kam fshehur por je vetëm ti’

Poezia “Të dua”  nga Andi Bejtja

Sa herë dora ime prek trupin tënd të zhveshur
dhe shtrati i djersitur ngjan me një re,
me duart që të dridhen me sytë e një fëmije
papritur më pyet, “a ka të tjerë si ne”?

Pastaj ora ndalet dhe toka s’rrotullohet
hëna plasaritet, nuk fryn më as erë
me muskuj të tendosur në pritje të një britme
sërish pëshpërit, “do vdesim edhe ne”?!

Të dua, të dua, të dua – unë kaq di
të tjerat nuk i gjejmë nuk i gjejmë dot as unë, as ti.

Loti yt rrokulliset edhe zbret në gjoksin tim
ne botën nuk e njohim, parajsën e dimë
akrepat po lëvizin, toka rrotullohet
hëna e plotë – asgjë nuk pipëtin…

Të dua, të dua, të dua dhe ti e di
sa herë s’ta kam thënë, ta kam fshehur, por je vetëm ti.

Dhe ndiej dorën tënde mbi trupin tim të zhveshur
shrati i djersitur, kjo dritë kaq e zbehtë
me gjunjët e këputur, me sytë e përhumbur
tani unë të pyes: “a ka të tjerë si ne?!”

Dhe prapë ora ndalet dhe toka s’rrotullohet
hëna plasaritet, nuk fryn më as erë
me muskuj të tendosur, në pritje të një britme
sërish pëshpërit, “do vdesim edhe ne”? / KultPlus.com

Historia e famshme e “Harry Potter” do të shndërrohet në serial

Historia e shkruar në shtatë librat e Rowling, “Harry Potter”, pritet shumë shpejt të ekranizohet në formë seriali, shkruan KultPlus.

Teksa puna për këtë është ende në faza shumë të hershme, prodhimi i këtij seriali do të jetë nën drejtimin e HBO Max.

The Hollywood Reporter u bë i pari që dha lajmin e gëzueshëm për fansat e storieve të Potterit, teksa ende nuk janë shpalosur detaje të mëtutjeshme.

Vetëm “ide të gjera janë diskutuar si pjesë e takimeve hulumtuese të fazës së hershme”, raporton THR. / KultPlus.com

Vdiq artisti i këngëve qytetare, Timo Lule

Kënga qytetare e Fierit ka humbur sot bilbilin dhe mjeshtrin e saj, Timo Lule.

Lajmin për vdekjen e artistit e dha kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.

“Artisti në shpirt e karrierë të gjatë i dha jetë jo vetëm këngës, por edhe artit në Fier si drejtues artistik i shtëpisë së kulturës”, tha Subashi.

“Timo është ndarë fizikisht prej nesh, por ka lënë pas një pasuri të madhe artistike si në interpretim, ashtu dhe në përpunimin e këngës qytetare e popullore, duke i qëndruar besnik tabanit dhe traditës lokale”, u shpreh Subashi.

Libri i tij, “Fieri dhe Kënga”, botuar më 2009, është një tjetër dëshmi që do të transmetojë ndër breza, bashkë me studimin në fushën e folklorit muzikor e historisë, edhe emrin e bilbilit të këngës qytetare fierake, besnikut të traditës, Timo Lule. / ata/ KultPlus.com

‘O trim në gjoks çu godite, tokën që e deshe, ti me gjak vadite’

Udha e shkronjave”, filmi artistik shqiptar që ka lënë gjurmë të mëdha në kinematografinë shqiptare, është prodhim i vitit 1978 nga stafi i radio televizioni shqiptar, R.T.V SH, shkruan KultPlus.

Filmi është prodhuar sipas skenarit të tregimit të Dhimitër Shuteriqit, ” Buka dhe thika”.

Filmi trajton një temë të mjaft delikate. Mësues Dhaskal Todri, një patriot, i cili kishte ardhur nga jashtë shtetit, kishte lënë gjithë pasurinë e tij për të sjellë në Shqiperi nje ngarkesë me shkronja tunxhi dhe krijimin e shtypshkronjës së parë. Me kthimin e tij në atdhe, armiqtë e tij nuk ishin të kënaqur. Karvanxhiu i thjeshtë që e shoqëronte ngarkesën nuk arrin ta kuptojë dot patriotin, se përse kishte kaq shumë vlerë e gjithë kjo. Mësues Todri nuk pati mundësinë të arrijë në vendlindje pasi armiqtë e gjuhës shqipe e vrasin mësuesin patriot.

Në film intepretojnë aktorët: Sandër Prosi, Bujar Lako, Ndrekë Luca, Agim Qirjaqi, Vangjo Grabocka, Muhamet Sherri, Luftar Pajo etj.

Në vijim, KultPlus ju sjell këngën e famshme që është pjesë e këtij filmi, ”Kënga e Trimave”, bashkangjitur me videon edhe tekstin e saj. / KultPlus.com

Publikohet lista e poetëve pjesëmarrës në garën letrare të Flakës së Janarit

Festivali tradicional i Gjilanit, i cili çdo vit tubon të gjitha llojet e arteve në nderim të heronjve kombëtar, “Flaka e Janarit”, do të organizojë edhe orën letrare në edicionin e 30-të, shkruan KultPlus.

Juria profesionale e Festivalit ka publikuar listën e poetëve pjesëmarrës, të cilët do të lexojnë në orën letrare të 31 janarit, për të garuar për çmimin kryesor “Pena e Flakës 2021”.

KultPlus ju sjell 20 poetët pjesëmarrës të këtij edicioni:
1. Afrim Demiri ( GEGA I GJETUN )
2. Alisa Bekteshi ( KUR HANA E DO DIELLIN )
3. Alketa Spahiu ( MOS U DASHURO NË ESMERALDËN )
4. Donart Rexhbogaj ( ELEGJI )
5. Farida Zmijani Ramadani ( PËRJETIM NDJESISH )
6. Fatmir Halimi ( SEKRETI I DASHURISË )
7. Jonida Sheholli ( MBI SUPIN TËND )
8. Kanita Sadiku ( N’SY )
9. Klejda Plangarica ( PA BËZAJT )
10. Linditë Ramushi Dushku ( KAM LE DASHNIE )
11. Prend Buzhala ( KODI I NJË LOJE )
12. Preng Maca ( PRAG DITE )
13. Rabije Bytyçi ( SHTËPIA IME ËSHTË RRËNUAR )
14. Ramë Oraça ( UNAZË E KËPUTUR )
15. Rrushe Hasimi ( MARRËZIA E NJË DASHURIE )
16. Sadete Tërnava Osmani ( QIELLI I KËSAJ TOKE )
17. Sadije Aliti ( PUTHJA SHTEGTARE )
18. Selajdin Shabani ( NJË RRUGË TJETËR )
19. Xheladin Mjeku ( PËRRALLË PATRIOTIKE )
20. Xheladin Rexhepi ( DORA E DJATHTË E GJERGJIT ) / KultPlus.com

Albumi i Dua Lipës vlerësohet i treti më i dëgjuari në Spotify

Një album jo pak i shpërblyer prej momentit të publikimit ka qenë “Future Nostalgia” nga Dua Lipa, shkruan KultPlus.

Përveç këngëve që kanë arritur rekorde dëgjueshmërie, ky album si tërësi po vazhdon të vlerësohet ende

Së fundmi, Lipa ka shpërndarë në Instagram vlerësimin nga Spotify, ku “Future Nostalgia” zë vendin e tretë.

Ky album u publikua në mars të vitit të kaluar, kur e gjithë bota ishte në izolim total. / KultPlus.com

‘Sytë e të tjerëve janë burgu ynë, mendimet e tyre janë kafazi ynë’

Sot shënohet 139 vite nga lindja e shkrimtares së famshme angleze, Virgina Woolf, shkruan KultPlus.

Ajo kishte lindur më 25 janar të vitit 1882, teksa ka hyrë në historinë e letërsisë botërore si shkrimtare klasike moderniste, pionere e teksteve artistike feministe, e në të njëjtën kohë u shqua edhe si gazetare.

Virgina Woolf arriti të bëhej një ndër autoret më me ndikim në letërsinë e shekullit 21.

Në datën e lindjes së saj, KultPlus ua sjell disa thënie nga Virgina Woolf:

“Për pjesën më të madhe të historisë, anonim ka qenë gjithnjë një grua”.

“Nuk mund të gjesh paqe, duke shmangur jetën”.

“Përse vallë gratë janë kaq … të interesuara për burrat, sesa vetë burrat janë të interesuara për gratë”

“Mbyllini bibliotekat, nëse doni, por nuk ka derë, as çelës, as shul, që mund të bllokojë lirinë e mendjes”

“Të shkruash është njësoj si të bësh dashuri. Në fillim e bën për ndjenjën, më pas e bën për mikun dhe në fund e bën për para”

“Si grua që jam, nuk kam atdhe. Si grua, nuk dëshiroj të kem atdhe. Si grua, atdheu im është gjithë bota”

“Sytë e të tjerëve janë burgu ynë; mendimet e tyre janë kafazi ynë”

“Librat janë pasqyra e shpirtit”

“Nëse nuk thua të vërtetën për veten, nuk mund ta thuash as për të tjerët”.
“Nuk është nevoja të nxitosh. As të shkëlqesh. As të jesh dikush tjetër, por thjesht vetvetja”.
“Asgjë më e trashë se tehu i thikës nuk e ndan më mirë lumturinë nga melankolia”.
“Kam humbur shumë miq, disa kanë vdekur … të tjerët i kam humbur nga paaftësia për të kapërcyer rrugën”.

“Të gjitha ekstremet e të ndjerit janë të lidhura me marrëzinë”

“U nisa të shkruaj për vdekjen, veçse jeta më mori me vete, si gjithnjë”.

“Të adhuroj, por kam neveri për martesën. Urrej vetëkënaqësinë e saj, sigurinë, kompromisin e saj dhe mendimin se ti do ndërhysh në punën time, duke më vënë gardhe; pra, cila është përgjigjia jote?”

“Secili nga ne e ka të kaluarën të mbyllur brenda vetes, ashtu si faqet e një libri që i di përmendësh dhe miqtë e tij mund të lexojnë vetëm titullin”

“Të rritesh do të humbësh disa iluzione, me qëllim që të kërkosh të tjera”.

“Ta shohësh jetën në sy, gjithmonë, ta shohësh jetën në sy dhe të njohësh për atë që është … në fund, ta duash atë për atë që është dhe më pas ta lësh mënjanë”.

“Shpesh në ditët me shi, nis të numëroj; çfarë kam lexuar dhe çfarë jo”.

“Në të vërtetë nuk më pëlqen natyra njerëzore, nëse nuk sheqeroset me art”.

“Pikërisht në plogështinë tonë, në ëndrrat tona, e vërteta nganjëherë e gjen rrugën mbi sipërfaqe”. / KultPlus.com

‘Unë e desha përtej vdekjes, edhe prap s’ia fal dot vetes, si s’e desha pak më shumë’

Poezi nga Fatos Arapi

Si s’të desha pak më shumë

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s’ia fal dot vetes:
Si s’e desha pak më shumë…

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:
Si s’të desha pak më tepër.. / KultPlus.com

Kur kultura arbëreshe depërtonte në kinematografinë italiane

Pasuria e kulturës arbëreshe ka bërë që ajo të kaloj në tekste të studiusve, këngë të artistëve, poezi të shkrimtarëve dhe në ekranizime filmike, shkruan KultPlus.

Një ndër to është edhe filmi italian i vitit 1949 “Il lupo della Sila”, i cili në shqip përkthehet si “Ujku i Silas”.

Në këtë dramë italiane nën regjinë e Duilio Coletti, sjellet një pasqyrë artistike e veshjeve, trashëgimisë dhe përditshmërisë arbëreshe.

Në këtë film aktorja Silvana Mangano ka mbartur veshjen festive të grave arbëreshe me llambadhòr. Në të njëjtin film, në të tjera sekuenca shfaqen edhe gra të tjera arbëreshe në punët e tyre të zakonshme, të veshura me kostumet e përditshmërisë.

Aktorët e tjerë janë Amadeo Nazzari dhe Vittorio Gassman. Pjesa më e madhe e filmit u xhirua në La Sila në Kalabri. / KultPlus.com

Kenneth Branagh me rol kryesor në serialin për Covid-19

Dokumentimi i periudhave të ndryshme kohore nëpërmjet arteve pamore paraqet një pasqyrim të thellë të realitetit të jetuar, shkruan KultPlus.

Peripecitë e përballjes me Covid-19 do të shndërrohen në një serial, nën emërtimin “This sceptred isle”.

Në rolin kryesor të këtij seriali do të jetë aktori Kenneth Branagh në rolin e Boris Johnson, teksa transmetimi do të ndodh vitin e ardhshëm në Sky Atlantic.

“Pesë seritë, filmimi i të cilave është shumë pranë, do të tregojnë kryeministrin, qeverinë dhe vendin që përballen me valën e parë të pandemisë globale”, tha Sky.

Branagh, aktor i rafinuar shekspirian, yll i filmave të suksesshëm si “Vrasje në Orient-Express” i Agatha Christie dhe së fundmi personazhi negativ i “Parimit” të Christopher Nolan do të drejtohet nga Michael Winterbottom.

Ky i fundit tha se do të përqendrohet “në përpjekjet e shkencëtarëve, mjekëve dhe politikëbërësve për të na mbrojtur nga virusi”. / KultPlus.com

Së shpejti vjen dokumentari që shpalos jetën e Britney Spears

Dokumentar i cili do të adresojë jetën e këngëtares, Britney Spears, nën emërtimin ‘Framing Britney Spears’, do të publikohet së shpejti.

I realizuar nga The New York Times, aty do të përfshihet karriera muzikore e Britney, skandalet, varësia nga lëndët narkotike si dhe kujdestaria e babait.

Babai i Britney Jamie Spears ka qenë kujdestari i saj për 12 vjet, për shkak të shqetësimeve në lidhje me shëndetin e saj mendor. Në Nëntor, ajo humbi një përpjekje ligjore për të hequr kontrollin e tij mbi pasurinë e saj.

Gjatë intervistave edhe më herët Britney është shprehur se ndihet e friksuar nga i ati pasi ai ushtron presion psikologjik mbi të. Ndërkaq avokati Jamie argumentoi se ai gjithmonë vepronte në interesin më të mirë të vajzës së tij.

Jamie Spears ka menaxhuar pasuritë dhe jetën personale të Britney duke i kufizuar asaj mundësinë për të takuar njerëz. Takimet e vetme që ajo realizon janë me mjekët ku ajo merr medikamente dhe i ushtrohet terapive të ndryshme.

Fansat e fushatës #FreeBritney kanë kërkuar edhe nga administrata amerikane që t’i jepet fund kujdestarisë së babait të Britney. Ata kanë realizuar edhe një peticion ku kanë mbledhur mbi 125,000 nënshkrime ku kërkojnë që këngëtarja të jetë e lirë.

Dokumentari i Britney Spears do të shfaqet në rrjetin amerikan FX dhe faqen e transmetimit Hulu në datën  5 Shkurt. Aty do të përfshihen edhe disa intervista me disa nga miqtë e ngushtë të këngëtares të cilët akuzojnë babain e saj për shkelje të të drejtave. /indeksonline/ KultPlus.com

Kuturu

Poezi nga Timo Flloko

Eci rrugëve kot, kuturu
dhe s’di ku shkoj,
xurxull jam prapë unë- se ajo,
një bohem nuk e do.

Sa të desha, shpirt s’mund ta dish,
të vodhën ty – pabesisht,
me pije mbys dhimbjen pa fund…

Sa e lumtur je, unë s’e di,
me atë që jeton,
mund ta blejë ai për ty dhe botën,
vetëm zemrën, jo!

Mbeti shkretë tani streha jonë,
në luks je ngrirë, në kyç trishton,
si në muze, si një Xhokondë.

Unë në jetë i pasur s’jam vërtet,
por në ëndërr e shoh veten mbret,
nëpër pube tok me miqtë harxhoj,
unë hënën si monedhë.

Ti po fle tani, Xhokonda ime,
shiu si det mbi mua zbrazet,
as rrufetë s’më vrasin dot.
se ka një Zot! / KultPlus.com

41 vjet më parë, Nënë Tereza u nderua me çmimin e lartë civil në Indi

Më 25 janar 1980 Nënë Tereza ka marrë çmimin më të lartë civil në Indi, Bharat Ratna për punën e saj humanitare. Shenjtorja shqiptare, emri origjinal i së cilës ishte Agnez Gonxhe Bojaxhiu u largua nga shtëpia në moshën 18-vjeçare dhe shkoi në Indi ku nisi aktivitetin e saj humanitar.

Atje themeloi kongregacionin fetar katolik, Misionaret e Bamirësisë, në vitin 1950.

Nënë Tereza u shua në moshën 87 vjeçare më 5 shtator 1997, ndërsa u shenjtërua më 5 shtator 2016.

Kur mori çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 ajo bëri këtë apel: “Shkatërrimtari më i madh i paqes së sotme është thirrja e një fëmije të pafajshëm ende të palindur. Nëse një nënë vret fëmijën që mban në barkun e saj, atëherë çfarë mbetet për ty dhe mua?

Ndërsa çmimi Bharat Ratna në Indi është çmimi më i lartë civil. Instituti, më 2 janar 1954 nisi të jepte çimet për njohjen e shërbimeve të jashtëzakonshme pa dallim race, feje, gjinie e pozicioni. Fillimisht ishte i kufizuar në arritjet në art, letërsi, shkencë e shërbime publike por më pas kriteret u zgjeruar duke përfshirë “çdo fushë të përpjekjeve njerëzore” në dhjetor të 2011. / KultPlus.com

86 vjetori i lindjes së aktorit të ndjerë, Skënder Sallaku

 Përkujtohet sot ditëlindja e 86-të e aktorit Skënder Sallaku, “Artist i Popullit” i ndarë nga jeta shkurtin e vitit 2014.

Artisti Skënder Sallaku lindi në Tiranë më 25 janar 1935. Që në fëmijëri të hershme ai shfaqi një pasion dhe dëshirë të madhe për aktrimin dhe sidomos për zhanrin e humorit. Njëkohësisht Sallaku me të njëjtin pasion iu përkushtua edhe sportit të mundjes klasike, ku koleksionoi edhe titullin “Kampion Kombëtar”.

Aftësitë e tij sportive do t’i shërbenin edhe në skenë, pasi në vitin 1956 ai u emërua si aktori i parë akrobat pranë Teatrit të Estradës dhe Varietesë së Tiranës, duke u bërë pjesë e trupës profesioniste të atij institucioni. Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë të Fizkulturës ai ndoqi edhe një kurs kualifikimi për akrobat në Cirkun e Pekinit.

Karriera e artistit zgjati për më tepër se gjysmëshekulli, ku falë aftësive të tij të shkëlqyera plastike, pantomimike etj., interpretoi në më tepër se 1000 role në skenë dhe ekran, të cilat do të mbeten gjatë në kujtesën e artdashësve dhe si një thesar për trashëgiminë artistike, kryesisht në zhanrin e komedisë.

Disa nga interpretimet e tij më të njohura janë në shfaqjet: “Gaz dhe punë”, “Ditari i një bojaxhiu”, “Ekipi”, “Dosja jonë” e shumë e shumë të tjera. Ndërkohë ai luajti edhe në ekranizimin e materialeve komike si në filmat: “Kur hiqen Maskat”, “Estrada në ekran”, etj., ku ai gjithashtu do të tregonte nivele të larta interpretimi. Për këto arsye artisti Skënder Sallaku gjatë karrierës u vlerësua me shumë çmime si: “Artist i Merituar”, “Artist i Popullit”, “Mirënjohja e Qytetit”, “Urdhri i Punës i Klasit të Dytë”.

Artisti Skënder Sallaku u nda nga jeta më 11 shkurt 2014 në moshën 79-vjeçare nga një sëmundje e pashërueshme prej së cilës ai vuajti për disa vite, por megjithatë gjente forcën të angazhohej dhe të ishte aktiv me mënyrën e tij, që ishte shkrimi i materialeve komike. /ata/ KultPlus.com

Studenti kosovar punësohet ende pa i përfunduar studimet

Edonis Shoshi, student në Departamentin Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Universum ka filluar angazhimin si freelancer për kompani të ndryshme qysh nga viti i parë i studimeve. Ai tashmë ka realizuar mbi 15 projekte për kompani të ndryshme. 

Për angazhimin e tij Edonisi thotë “Punën si freelancer e kam filluar që një vit, dizajnoj dhe testoj kasa të paisjeve të ndryshme elektronike në 3D. Deri tani kam përfunduar mbi 15 projekte për kompani të ndryshme. Për këtë sukses i jam mirënjohës Kolegjit Universum dhe Prof. Musa Rama, pasi në kohë rekord 4 muaj kam arrit ta mësoj programin me të cilin po punoj dhe kam filluar angazhimin tim si freelancer”.

Pra fal planprogramit dhe angazhimit të profesorëve studentët e Kolegjit Universum gjatë gjithë vitit angazhohen në projekte reale dhe krijojnë prototipe të ndryshme përmes paisjeve harduerike sipas metodës “Learning by Doing” dhe informatave “State of the Art in Technology“.

Përmes projekteve të tyre ata po krijojnë paisje të cilat ndikojnë pozitivisht në mirëqenjen e komunitetit duke krijuar lehtësira në jetën reale të njerëzve. Projekte te tilla si dora robotike, smart home, smart stick for blind people, alarm systems dhe shumë paisje të tjera. 

A dëshironi edhe ju të angazhoheni në projekte reale që nga viti i parë, TRANSFERO STUDIMET në Kolegjin Universum. Apliko këtu https://www.universum-ks.org/apliko/
Kolegji Universum është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal.  

Për më shumë informata rreth projekteve dhe aktiviteteve që angazhohen studentët që nga viti i parë në Kolegjin Universum ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.

(Shkrim i sponsorisuar nga Universum)

Beyonce lanson linjën e re të këpucëve, ‘Icy Park’ (VIDEO)

Mbretëresha e muzikës pop, prezantoi trailerin për ‘Icy Park’, linjën e re të këpucëve nga Ivy Park dhe Adidas, përcjell KultPlus.

Pjesëtar të videos paralajmëruese ishin Hailey Bieber, reperi Gucci Mane dhe Kaash Paige. Shumica e mbathjeve duket se janë në ngjyrë të bardhë, për aq sa shihet në videon paralajmëruese.

Përveç Beyonce-s edhe këngëtarja e njohur Rihanna gjithashtu duket tërësisht e përqendruar në linjat e saj të veshjes, grimit dhe kujdesit ndaj lëkurës më shumë se në muzikë. / KultPlus.com

Robin Harper in a look from the Ivy Park Collaboration with Adidas.

Muzeu ku u xhirua seriali “Peaky Blinders” kthehet në qendër vaksinimi

Hapësira e cila është shfrytëzuar si shesh xhirimi për realizimin e serialit “Peaky Blinders” është kthyer në një qendër vaksinimi për koronavirus.

Përdorimi i muzeut “Black Country Living”, një vend i hapur, për të kryer vaksinimin është thënë se e ka “ndryshuar lojën” për komunitetin.

Atraksioni që është në qytetin Dudley, e që është mbyllur për turistët për shkak të pandemisë, mendohet se do të ndihmojë në administrimin e dhënies së mijëra injeksioneve në një javë, shkruan BBC.

Njerëzve u është rikujtuar se atyre u duhet ftesë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Londër, për të shkuar në këtë pikë vaksinimi. Me prioritet do të jenë njerëzit që janë më të rrezikuar nga komplikimet që mund të hasin për shkak të virusit.

Shifrat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në Londër tregojnë se 97 mijë e 310 injeksione janë administruar në Dudle dhe në hapësira përreth deri të martën – është shifra e dytë më e madhe e arritur në Midlands.

Por, vaksinimi në muze – që nis sot (e hënë) – nënkupton edhe hapjen e qendrës së parë për vaksinim në Dudley. Kjo do të ndihmojë sistemin e vaksinimit që tashmë po zhvillohet në të gjithë vendin në Angli.

Muzeu në situata normale u jep vizitorëve një përshtypje të jetës gjatë periudhës së indrustrializmit, apo viteve ‘70 dhe minierave të qymyrit. Muzeu ishte shfrytëzuar edhe si shesh xhirimi për realizimin e serialit të “BBC TV-së”, “Peaky Blinder”. Ngjarja e ti zë vend në Birmingham në fillim të shekullit XX.

Nicholas Barlow, anëtari i Këshillit të Shëndetësisë në Dudley, ka thënë se ky veprim ndryshoi plotësisht lojën. “Kthimi i “Black Country Living Museum” në një qendër vaksinimi do të rritë me të madhe realizimin e injeksioneve dhe shpejtësinë përmes së cilës mund ta administrojnë realizimin e injeksioneve”.

“Kjo do të na mundësojë më shpejt që t’i kemi njerëzit e sigurt nga ky virus vdekjeprurës”, ka thënë ai.

Sally Roberts, kryeinfermiere në Grupin Komisionues të Klinikës për “Black Country dhe Birminghamin Perëndimor”, ka thënë se: “Progresi ynë në këtë hapësirë ka qenë i jashtëzakonshëm dhe jam e lumtur që qendra jonë e parë për vaksinim, do të jetë në gjendje që të pranojë mijëra vaksinime çdo javë dhe gjithçka do të transmetohet live”. /Koha/ KultPlus.com

Për herë të parë, një grua në krye të CIA-s

Senati amerikan ka miratuar emërimin e Avril Haines-it, duke e bërë atë gruan e parë që do të jetë drejtoreshë e Inteligjencës Kombëtare Amerikane, (CIA) dhe e para e zgjedhjeve të presidentit që do të miratohej.

Votimi ishte 84 pro dhe 10 kundër, me të gjitha votat jo nga republikanët.Të dytë demokratë dhe republikanët kryesorë lëshuan deklarata duke vlerësuar të nominuarën.

Hainesi, 51 vjeçe, është rritur në New York si fëmijë i vetëm, duke u kujdesur për të ëmën e saj, e cila vdiq kur Hainesi ishte 15-vjeçare. Pas përfundimit të shkollimit fillestar, ajo shkoi në Japoni dhe ndoqi trajnime në një akademi të xhudos. Atje mori rripin bojë kafe, shkalla e dytë nga rëndësia në xhudo.

Mandej Avril Hainesi u kthye në Chicago, ku studioi fizikën teorike. Krahas studimeve ajo restauroi një avion të vjetër, mësoi të fluturojë dhe deshi të kalonte Atlantikun me avion. Por, për shkak të problemeve teknike me avionin “Cessna 310” ajo u ul në Newfoundland.

Ajo ka punuar edhe në administratën shtetërore, së pari në Ministrinë e Jashtme, më pas në Senat, ku u njoh me Joe Bidenin dhe më 2008 iu bashkua ekipit të tij pas zgjedhjes së Barack Obamës si president dhe Bidenit zvpresident. Në këtë qeveri Avril Hainesi punoi në Këshillin për Siguri Nacionale, pastaj u bë zëvendësdrejtore e CIA-s dhe më vonë zëvendëse e këshilltarit për siguri nacionale, transmeton KultPlus.

Gjatë prezantimit si koordinatore e të gjitha shërbimeve sekrete ajo tha se politika nuk duhet të përzihet në punën e shërbimeve sekrete. Kjo u kuptua si kritikë e ashpër ndaj Donald Trumpit. Avril Hainesi premtoi se do ta publikojë raportin sekret mbi vrasjen e gazetarit saudit Xhamal Kashogi.

Ajo gjithashtu i tha panelit se Bideni ka treguar se Shtetet e Bashkuara duhet të gjejnë një mënyrë për të imponuar kosto ndaj sulmuesve kibernetikë për hakërimin e fundit të Solarëindsit, atribuar Rusisë, në agjencitë dhe bizneset qeveritare të SHBA-së.

Rusia e ka mohuar përgjegjësinë për këtë sulm kibernetik. / KultPlus.com

Adele e shënoi dhjetë vjetorin e lansimit të albumit “21”

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Adele, ka reflektuar mbi albumit të saj të dytë muzikor me titull “21”, dhjetë vjet pas lansimit të tij.

“Kurrë nuk e kisha menduar! Gëzuar dhjetë vjetorin miku im. Është çmenduri fakti sa pak më kujtohet nga kjo përvojë, dhe si ndihesha para një dekade. Por ju falënderojë të gjithëve nga brendësia e zemrës, që më keni pranuar në jetët tuaja dhe më keni lejuar të jem kolonë zanore e disa momenteve të rëndësishme për ju”, kishte shkruar Adele në Instagramin e saj.

Albumi i cili u publikua anembanë botës në janar të vitit 2011, e vulosi statusin e Adeles si këngëtarja më fitimprurëse në botë falë hiteve të tilla, si “Someone Like You” dhe “Rolling The Deep”.

Incizimi i kryesoi toplistat muzikore të albumeve më të mira në më shumë se 30 kontinente, dhe u shndërrua në albumin më të shitur në botë për vitin 2011 dhe 2012.

“21” po ashtu vazhdon të jetë albumi i katërt më i shitur në historinë e muzikës, dhe albumi më i shitur i shekullit 21 në Britani të Madhe.

Ndërkohë adhuruesit e këngëtares së famshme, janë në pritje të lansimit të albumit të saj të ri, i cili vjen pas atij të vitit 2015, “25”. / KultPlus.com

Qershor 1999, gazetari anglez duke kërkuar për trupat e shqiptarëve të vrarë në lumin Drin i Bardhë

Forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, kishin bërë përpjekje të ndryshme për të fshehur krimin kundër popullatës civile.

Tentim për të fshehur krimin ata kishin bërë edhe në Krushën e Vogël të Rahovecit, kur  trupat e vrarë dhe të masakruar i kishin hedhur në lumin Drin i Bardhë.

Për këtë në qershor të vitit 1999, ashtu siç tregojnë edhe pamjet e asaj kohe, gazetari anglez John Sweeney, që ka raportuar nga Kosova, në atë kohë kishte hyrë në lum për të kërkuar trupat e shqiptarëve të vrarë që ishin hedhur aty.

Pas më shumë se 20 viteve nga kjo ngjarje, Sweeney kishte dëshmuar në rastin gjyqësor kundër Darko Tasiqit i cili është dënuar për krime lufte kundër bashkëfshatarëve të tij në Krushë të Vogël. / Gazeta Express / KultPlus.com