Shkumbin Miftari nëpërmjet punës dhe talentit të tij pritet të përfaqësoj Kosovën si pjesë e jurisë në qarqe ndërkombëtare të muzikës, shkruan KultPlus.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Miftari ka bërë të ditur se aj do të përfaqësoj Kosovën në jurinë ndërkombëtare, në festivalin ‘Accordion Star International Competition 2021 në Amerikë’.
“Suksesi i rradhës, një arritje e madhe. I lumtur që jam pjesë e Jurisë ndërkombëtare, në festivalin Accordion Star International Competition 2021 në Amerikë, ku do të përfaqësoj Kosovën krahë për krahë me kompozitorët, instrumentistët dhe muzicientët më të mirë në botë”, ka shkruar ai në Facebook./ KultPlus.com
Tenori i njohur shqiptar, Rame Lahaj, shquhet për një zë të jashtëzakonshëm dhe tekste e muzikë që përherë mbajnë mesazhe brenda tyre, shkruan KultPlus.
KultPlus sonte ju sjellë këngën,‘Khtehu rini’, këngë kjo tejet emocionuese që vjen si dedikim për të rinjt e vendit, si një thirrje për të mos lënë vendin.
Një unazë fejese që duket tamam si ëmbëlsira Haribo është lansuar për Ditën e Shën Valentinit dhe kushton 25 mijë funta.
Unaza e frymëzuar nga fëmijëria përmban 224 rubina të prera dhe në krye ka të vendosur një safir të verdhë të rrethuar me 40 diamante.
Shiriti prej rubini i unazës arrin një peshë prej 3.60 karat të vendosur në një brez ari 18 karat.
Ndërkohë safiri i tij i verdhë 2.70 karat është i rrethuar me 40 diamante të verdhë me intensitet të zbukuruar në një shportë prej ari të verdhë 18 karat.
Krijuesit Taylor & Hart thanë se unaza “kthehet në një epokë argëtimi, loje dhe të qenit në shtëpi me kohë, për çaj, përpara se të ndizen dritat e rrugës”.
Dhe është quajtur “unaza e propozimit përfundimtar për të dashurën tuaj të fëmijërisë”.
Me një çmim prej 25 mijë £, ju mund të blini mbi 1.25 milion unaza Haribo për të njëjtin çmim./ KultPlus.com
Ajo ka inspiruar shumë persona me performacat e saja, duke rritur sensibilitetin për personat me aftësi të kufizuara.
Një balerinë e lindur pa krahë, ka inspiruar botën me aftësitë e saj të vallëzimit,.
Vitoria Bueno, 16 vjeçe nga Brazili, po ndjekë ëndrrën e saj të bëhet një balerinë pavarësisht paaftësisë së saj.
Ajo filloi baletin pas këshillës së fizioterapeudit të saj, që e vërejti pasionin e vajzës për të vallëzuar.
Që prej atëherë, Vitoria është bërë një sensacion në media sociale, ku ajo vazhdimisht poston video dhe foto të vetat teksa vallëzon balet.
Kur nëna e Vitorias e dërgoi për herë të parë në balet, ajo ishte 5 vjeçe, dhe nëna e saj shqetësohej se vajza e saj nuk do të përshtatet.
E lindur pa krahë, ëndrra e Vitoras për tu bërë balerinë dukej jo realisitke, sidomos në një qytet të vogël rural të Brazilit.
Ajo u trajtua si një kuriozitet, të gjithë vinin tek shtëpia e tyre për të parë se si është e mundur një fëmijë të lind pa krahë.
Por Vitoria 16 vjeçe është e fokusuar në vallëzim dhe është shumë e talentuar duke marrë parasysh që në balet mbështetja në duar është e rëndësishme.
Vitoria thotë se ajo ndjehet sikur nuk ka nevojë për krahë. Njerku i saj thotë se ajo është aq fleksibile, sa ajo mund të bëjë gjëra me këmbët e saj që ai nuk i bënë dot me duar. / KultPlus.com
U.D. e presidentit, Vjosa Osmani, ka publikuar letrën e pranuar nga presidenti Joe Biden, në të cilën u ritheksua lidhja e fortë mes dy popujve dhe nevoja që dialogu me Serbinë të sjellë njohjen e ndërsjellë.
“Përjetësisht mirënjohëse për mbështetjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani ndër të tjera.
Sot kam pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku ai rithekson raportet e forta ndërmjet dy popujve tanë, mbështetjen e vazhdueshme e të fuqishme të SHBA-ve si dhe nevojën që dialogu me Serbinë të përqëndrohet në njohjen e ndërsjellë.
Përjetësisht mirënjohëse për mbështetjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./ KultPlus.com
Sot kam pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku ai rithekson raportet e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, i ka dërguar një telegram urimi ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani, me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë letër Biden tha se SHBA-të mezi presin të punojnë me qeverinë e re në rrugën drejt integrimit në Bashkim Evropian,.
Ai shtoi se ka shumë punë për të bërë drejt arritjes së një marrëveshje për normalizim të raporteve me Serbinë që në qendër do të ketë njohjen reciproke.
Bashkangjitur e gjeni telegramin e plotë të Biden dërguar Osmanit./ KultPlus.com
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, me anë të rrjeteve sociale ka kujtuar një moment shumë të veçantë në karrierën e saj, pikërisht në prag të pavarësisë së Kosovës, shkruan KultPlus.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një video të realizuar më 2015, ku u nderua nga ish-presidentja, Atifete Jahjaga.
Rita ishte emëruar “Ambasadore Nderi e Kosovës”, meqë rast edhe ishte organizuar një pritje e veçantë në ambasadën e Kosovës në Londër.
“Ky moment <3”, ka shkruar Rita sipër videos, të cilën e shpërndau një ditë para se Kosova ta festojë përvjetorin e 13-të të Pavarësisë.
Kujtojmë se Rita Ora para pak ditësh ka publikuar videoklipin e këngës “Bang”, në të cilin erdhi e veshur me motive kombëtare, duke treguar para botës edhe një herë prejardhjen e saj. /KultPlus.com
Franz Kafka lindi në 1883 dhe jetoi vetëm 40 vjet. Gjatë jetës së tij të shkurtër, i mbushur me frikë dhe shpresa të parealizuara, ai shkroi vepra që meritojnë të qëndrojnë në të njëjtin nivel me krijimet më të mëdha të letërsisë botërore.
Ne kemi studiuar biografinë e këtij personi të jashtëzakonshëm dhe kemi bëri një listë të disa fakteve interesante dhe thënieve më të bukura të tij, që do t’ju ndihmojnë ta kuptoni më mirë atë:
Kafka filloi punë si një agjent sigurimesh në moshën 24 e ka bërë atë për 11 vjet. Babai i shkrimtarit e quajti atë “punë buke”, paga nga e cila mjafton vetëm për të paguar faturat. Marrëdhënia e tyre ishte përgjithësisht shumë e vështirë. Kafka e përshkroi babanë e tij si një tiran despotik dhe kërkues, i cili ndikoi fort tek ai.
Romani “Procesi”, të cilin ai nuk donte t’ia tregonte botës, u shit në formë dorëshkrimi për gati 2 milion dollarë në 1988.
Tregimet e shkurtra, romanet që kurrë nuk i përfundoi; 90 për qind të krijimtarisë së vet e dogji; pjesën tjetër e la me testament që të digjej.
Ndoshta Kafka shpiku kaskën. Sipas profesorit Peter Drucker, kjo ndodhi kur Franz ishte në biznesin e sigurimit të punëtorëve nga aksidentet.
Rreth moshës 28 vjeçare, Franz u bë një vegjetarian, edhe pse gjyshi i tij ishte një kasap.
Kafka ishte një fletçerist – një mbështetës i teorisë se ushqimi duhet të përtypet për një kohë të gjatë dhe tërësisht (mjekët nuk e aprovojnë atë). Gjatë vakteve të përbashkëta, babai i shkrimtarit e mbulonte fytyrën me një gazetë në mënyrë që të mos shihte se si Franz përpiqej me ushqimin e tij.
Kafka tërhoqi vëmendje pas vdekjes më shumë sesa kur ishte gjallë.
Është cilësuar si një nga autorët më me ndikim apo Dante i shekullit të njëzetë. Gabriel Garcia Marquez thoshte se me romanin Metamorfoza, Kafka tregoi se ishte e mundur të shkruhej ndryshe, dhe ne kemi sjellë për kënaqësinë e lexuesve tanë thëniet më të bukura të tij.
Disa nga thëniet më të mira të Kafkës:
Nuk i lexoj reklamat, sepse po t’i lexoja do të shpenzoja gjithë kohën time duke dëshiruar të zotëroj gjëra.
Një libër do të duhej të ishte një sëpatë që e thyen detin e ngrirë brenda nesh.
Në luftën midis vetes dhe botës, përkrahe botën.
Kushdo që ruan aftësinë për ta parë bukurinë, nuk ka për t’u plakur kurrë.
Duke besuar në mënyrë pasionante në diçka që ende nuk ekziston, ne e krijojmë atë. Ajo që ende nuk ekziston është thjesht diçka që nuk e kemi dëshiruar mjaftueshëm”.
Zoti t’i jep arrat, mirëpo ai nuk i thyen ato për ty.
Kam frikë nga nata. Kam frikë nga jo-nata.
Je i lirë, prandaj dhe je i humbur.
Librat që na duhen janë ato që na vijnë si fatkeqësi, që na bëjnë të vuajmë si vdekja e një personi që e duam më shumë se veten, që na bëjnë të ndihemi sikur jemi në prag të vetëvrasjes, ose të humbur në një pyll ku nuk frymon asnjë njeri.
Mos e ndrysho, mos e ujit, mos u mundo ta bësh logjik. Mos e ndrysho shpirtin tënd sipas kërkesave të të tjerëve. Përkundrazi, ndiqi fiksimet e tua më të forta, në mënyrë të pamëshirshme.
Ka një pafundësi shpresash në këtë univers… por ato nuk janë për ne.
Njeriu i veprimit i detyruar të mendojë, është i palumtur deri në çastin që ia arrin të dalë nga kjo situatë.
Kushdo që nuk arrin të gjejë kuptimin e jetës së tij, ndërkohë që ai është gjallë, ka nevojë që një dorë ta ruajë paksa nga dëshpërimi ndaj fatit të tij… por me dorën tjetër ai nuk mund të zhdavaritë çfarë shikon në mes të rrënojave.
Shoqërimi me qenie njerëzore çon në vetëvëzhgim.
Të besosh në progresin nuk do të thotë të besosh se është bërë ndonjë progres.
Duke besuar me pasion në diçka që ende nuk ekziston, ne e krijojmë atë. Joekzistuesja është çfarëdo gjëje që ne nuk e kemi dëshiruar mjaftueshëm.
Fatkeqësia e Don Kishotit nuk është përfytyrimi i tij, por Sanço Pançoja.
E ligë është çdo gjë dëfryese.
Si mund të gjesh kënaqësi në botë nëse nuk e ke atë për strehë?
Unë kam ndjesinë e vërtetë të vetes sime vetëm kur jam tej mase i palumtur.
Nëse unë do të jetoj përjetësisht, si do të ekzistoj nesër?
Në njëfarë kuptimi e Mira është e parehatshme.
Sa tmerrshëm e pakët është njohja e vetes sime, krahasuar me njohjen e dhomës sime.
Nuk është e nevojshme të largohesh nga shtëpia jote. Rri në tryezë dhe dëgjo. Madje mos dëgjo, vetëm prit. Madje as mos prit, vetëm rri qetësisht dhe vetmitar. Bota do të paraqitet tek ti pa masë, nuk ka rrugë tjetër, vetëm do të bjerë në gjunjë para teje.
Parimi im kryesor është ky: Faji nuk duhet dyshuar kurrë.
Vuajtja është elementi pozitiv i kësaj bote, në të vërtetë është e vetmja lidhje midis kësaj botes dhe pozitives.
Dashuria sensuale është mashtruese si dhe dashuria hyjnore; ajo nuk mund të bëhet vetë, por gjersa e ka pavetëdijshëm elementin e dashurisë hyjnore brenda vetes, mund të bëhet edhe kështu.
Historia e njerëzimit është çasti midis dy hapave të udhëtarit.
Ka vetëm dy gjëra. E vërteta dhe gënjeshtrat. E vërteta është e pandashme, gjersa ajo nuk e njeh veten; të gjithë ata që duan ta njohin, vetëm sa gënjejnë. / Shkolla e suksesit / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare Tringa Rexhepi që jeton në Kanada, ka lansuar këngën “Ti moj Kosovë”, këngë që ia ka dedikuar përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shkruan KultPlus.
Me tekst të vetë autores dhe Marjola Saliut, kënga është kompozuar po nga solistja e kësaj kënge në bashkëpunim me Scott Christian.
Rexhepi ka shpjeguar se kjo këngë është realizuar brenda dy javëve, dhe, sipas saj, edhe pse kënga i dedikohet Kosovës, ajo nuk ka pas mundësi që xhirimet e këtij videoklipi ti bëj në Kosovë, por videoklipi është rrumbullakuar me ndihmën e fotografive dhe videove nga Arben Llapashtica, sikurse edhe me ndihmën e fotografit Ermal Ibërdemaj.
Videoklipi përfshinë pjesë të ndryshme të Kosovës, sikurse që përmenden edhe në tekstin e kësaj kënge. KultPlus ju sjell këtë projekt të Tringa Rexhepit, e cila ka performuar edhe në skena të mëdha kanadeze./ KultPlus.com
Muzikanti legjendar, Johnny Pacheco, i konsideruar si një prej baballarëve të salsas vdiq në Nju Jork në moshën 85-vjeçare, njoftoi familja e tij.
Muzikant, kompozitor dhe producent, Johnny Pacheco, i lindur më 1935 në Republikën Domenikane, kishte themeluar shtëpinë diskografike ”Fania Records” dhe grupin historik ”Fania All-Stars”, përmes të cilit kanë kaluar ikona salsa si Celia Cruz, Hector Lavos dhe Willie Colon.
“Me një dhimbje të madhe në shpirtin tim dhe një boshllëk të madh në zemrën time, unë ju njoftoj se maestro Johnny Pacheco vdiq sot në paqe. Shumë faleminderit për lutjet tuaja dhe për të gjithë dashurinë që i keni dhënë gjithmonë “, deklaroi bashkëshortja e tij Cuqui Pacheco, në një deklaratë të bërë në emër të familjes në llogarinë zyrtare të artistit në Facebook.
I lindur më 25 mars 1935 në qytetin domenikan të Santiago de los Caballeros, Juan Azarias Pacheco, i njohur më pas si Johnny Pacheco, kishte mbërritur në Nju Jork me familjen e tij që fëmijë.
Pas studimeve për muzikë në shkollën e famshme ”Juilliard”, ai filloi karrierën e tij në vitet 1950 dhe u bë me famë me orkestrën ”Pacheco y su Charanga”./ atsh / KultPlus.com
Në vigjilje të shpallje të 13-vjetorit të pavarësisë, Biblioteka e Gjilanit “Fan S. Noli”, ka shpallur lexuesit e dalluar për vitin 2020, dy studentë dhe dy nxënës, përcjellë KultPlus.
Mifeta Buhiqi, nxënëse (sektori për fëmijë), Embarë Hasani nxënëse (biblioteka e fshatit Pogragjë), Flaviana Halili, student (sektori për të rritur) dhe Taulant Osmani, sudent (sektori shkencor), janë shpërblyer me mirënjohje, si lexuesit më të dalluar të vitit që e lamë pas.
Drejtoresha e Kulturës, Deniza Limani, pasi i uroi lexuesit e vitit, tha se viti 2020 kishte rënie drastike të lexuesve për shkak të situatës së pandemisë.
“I përgëzoj lexuesit për mirënjohjet e merituara. I falënderoj stafin e Bibliotekës që duke iu përshtatur kushteve të pandemisë, kanë bërë që hapësirat këtu të jenë të rregulluara sipas kërkesave të Komitetit emergjent”, tha Limani.
Drejtori i Bibliotekës “Fan S. Noli”, Qazim Azizi, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2020 janë regjistruar 3009 anëtarë ose 1051 anëtarë më pak krahasuar me vitin 2019.
Ai theksoi se gjatë vitit 2020 janë huazuar afro 10 mijë libra, që është shifër dukshëm më e vogël krahasuar me vitin 2019 me mbi
36 mijë libra të huazuara.
Azizi tha se si pasojë e pandemisë, Biblioteka “Fan S. Noli” në Gjilan ka humbur 500 anëtarë lexues të përhershëm në vitin 2020. / KultPlus.com
Në kuadër të 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, të martën është hapur ekspozita e fotografisë “Kujtesa e Kosovës rambouillet” e reporterit Asllan Krasniqi, fotografi të cilat rrëfejnë momente nga konferenca e Rambujesë.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku, tha se fotografitë e Asllan Krasniqit paraqesin ngjarjet më të dhimbshme të historisë së Kosovës. Teksa shtoi se është nder që fotografitë e sotme po ekspozohen për të parën herë në Bibliotekën Kombëtare.
“Këto janë fotografi që nuk janë parë asnjëherë, dhe janë fotografi që sjellin ngjarjen e Rambujesë, një dokumentim i historisë së Kosovës. Të gjitha ngjarjet e gëzueshme dhe të dhimbshme të Kosovës, autori Asllan Krasniqi i ka dokumentuar përmes fotografisë. Jemi të nderuar që kjo ekspozitë është hapur në bibliotekën Kombëtare të Kosovës”, tha ai.
Zëvendësministri në detyrë i MKRS-së, Engelbert Zefaj, tha se kjo ekspozitë rrëfen rrugën në të cilën u desh të kalojë Kosova deri në shpalljen e pavarësisë
“Kur i shohim këto fotografi, kthehemi prapa dhe shohim rrugën përmes së cilës erdhëm deri në pavarësinë e Kosovës. Kjo ekspozitë tregon momente tepër të rëndësishme dhe tregon se çfarë ka ndodhur në Konferencën e Ramubjesë”, u shpreh ai, raporton KP, transmeton Klan Kosova.
Me këtë rast, autori i fotografive Asllan Krasniqi tha se ndjehet krenar që ka pasur rastin të bëjë këto fotografi, të cilat i ekspozoi me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
“Ndihem krenar që jam në mesin tuaj. Ndihem krenar që kam pasur fatin të takoj këto personalitete. Falënderoj Bibliotekën Kombëtare për ftesën dhe për
I pranishëm në këtë event ishte edhe regjisori Dibran Fylli, i cili në një fjalë rasti tha se autori Asllan Krasniqi ka mbi 1 milion fotografi, përmes së cilës rrëfen gëzim e dhimbje. / KultPlus.com
Stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informatë se në varrezat e qytetit të Gjakovës që janë me lokacion në lagjen e Brekocit, në vendin ku janë të varrosur dëshmorët e luftës së fundit në Kosovë, janë gjetur mbetje mortore të një personi të pa identifikuar- panjohur, e që ishte me veshje ushtarake dhe emblemë të UÇK-së.
Patrulla policore ka dalë në vend të ngjarje, ka kontaktuar me dëshmitarin e rastit, e që është dhe punëtor i varrezave të qytetit, dhe njofton se derisa po hapte një gropë varri ka hasur në mbetjet mortore në fjalë.
Dyshohet se mbetjet mortore i përkasin një ushtari të UÇK-së, deri tani të pa identifikuar, gjithashtu nuk dihet dhe nga kush është varrosur aty.
Në vendngjarje ka dalë njësia e hetimeve të stacionit policor – Gjakovë, ato Rajonale dhe pritet së shpejti të dali edhe Njësia qendrore e Hetimit të Krimeve të Luftës. / Indeks online / KultPlus.com
Filmi shumë i dashur për fëmijë Tom & Jerry arrin në Cineplexx, më 20 dhe 21 shkurt, me eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shumë shpërblime nga brende të ndryshme.
Njëri prej filmave të shumë pritur për fëmijë po arrin në Cineplexx! Kinemaja më e madhe në vend Cineplexx, për filmin Tom & Jerry, do të organizojë eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete. Ky event do te mbahet ne të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, për dy ditë me rradhë, duke filluar nga ora 12:00.
Filmi zbulon se si Tom dhe Jerry takohen dhe formojnë rivalitetin e tyre.
Fokusi kryesor i këtij eventi do të jetë pikërisht premiera e këtij filmi. Për fëmijët do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete si:
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Guess Kosova 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Mango Kosova 6x Gift Cards në vlerë prej 40€ nga Blukids Kosova 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Okaidi Kosova 6x Lodra nga Eureka Kids Kosovo 10x Libra për fëmijë nga Libraria Buzuku 4x Gift Cards në vlerë prej 40€ nga Lindex Kosova Maskota Facepainting
Përpos disa brendeve të njejta që do të dhurojnë shpërblime të ndryshme për fëmijë në të dy kinematë, në Prizren 10 kupona do të ndahen edhe nga Area 52 Trampoline Park, që gjendet në Galeria Shopping Mall.
“News Of The World” e mban titullin filmi i ri i aktorit të njohur hollywoodian, i cili shquhet për aftësitë e tij, për të ekranizuar histori të veçanta me filmat e tij, Tom Hanks.
Gjysmë dekade pas përfundimit të Luftës Civile, kapiteni Jefferson Kyle Kidd, i portretizuar nga aktori Hanks, lëviz nga qyteti në qytet duke rrëfyer histori të vërteta të jetës dhe kohës. Duke qenë një veteran i tri luftërave, ai ka shumëçka për ta ndarë me njerëzit, duke treguar histori të ndryshme për presidentë dhe mbretëresha, si dhe luftëra të ashpra, ngjarje tragjike dhe aventura mbërthyese, të cilat kanë ndodhur anembanë botës. Teksa udhëton nëpër Teksas, kapiteni Kidd takohet rastësisht me një vajzë 10-vjeçaretë quajtur Johanna, e portretizuar në film nga Helena Zengel, e cila para gjashtë vjetëve është adoptuar nga fisi indian “Kiowa” dhe është rritur si një prej tyre. Pavarësisht se Johanna dëshiron të qëndrojë aty ku është rritur, pa dëshirën e saj, kapiteni Kidd pajtohet ta dërgojë atë tek familja e saj. Duke u përballur me forca të jashtëzakonshme të natyrës dhe sfida të shkaktuara nga njerëzit gjatë rrugëtimit, të dy duhet ta krijojnë një marrëdhënie mes vete dhe të punojnë së bashku nëse duan të mbijetojnë. Dhe përfundimisht ata e gjejnë vend të cilin mund ta quajnë shtëpi.
Në realizimin e këtij projekti Hanks ribashkohet me regjisorin e filmit “Captain Phillips”, Paul Greengrass, i cili e ka bërë regjinë e filmit, si dhe e ka shkruar skenarin e tij bashkë me Luke Daviesin. Skenari bazohet në romanin bestseller të autores Paulette Jiles.
Duke qenë se ishte lansuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikë në fund të vitit të kaluar, “News of the World” ka marrë vlerësime të mira nga kritikët e filmit, të cilët e kanë lavdëruar performancën e dy protagonistëve, Hanks dhe Zengel. Ata gjithashtu e kanë vlerësuar lart punën e regjisorit, si dhe filmin në përgjithësi. Madje ai është emëruar nga “The National Board of Review” si njëri prej dhjetë filmave më të mirë të vitit 2020.
“News of the World” u lansua në platformën Netflix, më 10 shkurt të këtij viti. / KultPlus.com
Nesër Kosova feston Ditën e Pavarësisë, teksa kryeqyteti është stolisur me flamuj.
Në pamjet që ka siguruar Indeksonline, shihet se flamujt e Kosovës janë të vendosur nëpër sheshe.
Kujtojmë se dje, Qeveria në largim ka bërë publike agjendën për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt.
Në agjendën e aktiviteteve përmendet që të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, janë udhëzuar që t’i stolisin rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve me flamurin e Kosovës. / KultPlus.com
Presidenti italian ka uruar u.d. Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Qëndrueshmëria e marrëdhënieve mes vendeve tona dëshmohet nga intensiteti i lartë i dialogut politik dhe bashkëpunimit dypalësh, i cili ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit të fundit edhe në kontekstin e sfidave të përbashkëta të paraqitura nga pandemia”, thuhet në letrën e dërguar Osmanit.
Presidenti italian ka thënë se Italia qëndron përkrah Kosovës në rrugën e reformave dhe konsolidimit institucional dhe se integrimin e Prishtinës në institucionet europiane e konsiderojnë si një hap me rëndësi primare.
Letra e plotë:
Me rastin e festës kombëtare ju përcjell Juve dhe popullit mik kosovar urimet më të mira nga Republika italiane.
Qëndrueshmëria e marrëdhënieve mes vendeve tona dëshmohet nga intensiteti i lartë i dialogut politik dhe bashkëpunimit dypalësh, i cili ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit të fundit edhe në kontekstin e sfidave të përbashkëta të paraqitura nga pandemia.
Italia qëndron përkrah Kosovës në rrugën e reformave dhe konsolidimit institucional. Integrimin e Prishtinës në institucionet europiane e konsiderojmë si një hap me rëndësi primare në kompletimin e ndërtimit të shtëpisë së përbashkët europiane dhe me të njëjtën bindje vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga Bashkimi Europian.
Duke rikonfirmuar angazhimin e vendosur italian në drejtim të stabilitetit rajonal përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it, edhe njëherë ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për mirëqenie dhe prosperitet për Republikën e Kosovës.
Anthony Fauci, specialisti kryesor amerikan për Sëmundjet Infektive, u emërua sot fitues i një çmimi prestigjioz akademik izraelit për punën e tij gjatë krizës së koronavirusit, ndër të tjera.
“Çmimi “Dan David” iu dha dr.Faucit në fushën e Shëndetit Publik”, tha fondacioni në një njoftim për shtyp.
Çmimi jepet çdo vit në tri kategori: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja, secila me vlerë një milion dollarë.
Fauci fitoi në kategorinë “e tashmja”.
Në njoftimin e tyre, komiteti i Çmimit e vlerësoi Faucin për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kërkimin e HIV dhe shpëtimin e miliona jetëve në botën në zhvillim.
Ai, gjithashtu, vlerësoi udhëheqjen e tij në krye të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe në veçanti luftën për njohjen e qasjeve të reja siç janë vaksinat e ARN-së, që tani u jepen miliona njerëzve në të gjithë botën, si edhe për mbrojtjen me guxim të shkencës përballë një kundërshtimi të painformuar gjatë krizës sfiduese të COVID-19.
Kandidatët e Çmimit “Dan David” dhurojnë 10 % të parave të tyre të shpërblimit për bursa për studiues të diplomuar ose pasuniversitarë në fushat e tyre përkatëse./ atsh / KultPlus.com
Alush Canaj poet tragjik. Figurë e dhimbshme në letërsinë tonë për fëmijë e të rinj. Një talent i guximshëm në artin e poezisë. Përmes lirikës së tij atdhetare, në vitet e gjashtëdhjeta e shtatëdhjeta, po i ushqente të rinjët me atdhetarizëm. Kjo lirikë kishte trokitur në zemrat e të gjithëve dhe ato mësoheshin përmendësh e këndoheshin kudo Ishte poet që i këndonte fatit të kombit, të atdheut të copëtuar. Zë i fuqishëm kundër robërisë. Zë që kërkonte liri për popullin e vet, ta shihte Nënën, Motrën, që i kishin ndarë përjetësisht me një mur të hekurt në mes.
“Atë dimër na ndanë\ e lisat na vranë.” Armiqtë po e përcillnin këmba këmbës me lakenjtë e vet, i kishin lëshuar pas tij. Ai e dinte, por s`ndalej, kryente misionin e vet prej poeti dhe atdhetari. Në një letër që i kishte dërguar nga Beogradi, shokut të klasës, Mehmetali Rexhepi, këtë qytet, ku studionte Shkencat Politike, e quante “qytet i zi”, dhe vërtet i këtillë ishte për shqiptarët që ishin vetëm për krahë pune, asgjë më shumë.
“Për dru me pre”. Po kjo letër, kishte filluar të lexohej nga nxënësit dorë më dorë, në Gjimnaz, kishte frymëzuar ata, dhe nga dora e profesorit të gjuhës shqipe, Haxhi Vokshi, siç thuhet, kishte përfunduar te ferri i UDB-së. Dhe tashti, ata po e dinin edhe më mirë kush ishte poeti, Alush Canaj. Alushi e dinte ç’kishte ndodhur, por s`u gjunjëzua. Kokën e mbante lartë me gjithë krenarinë që kishte. Dhe më s`pritën vrasësit. Natën e 15 shkurtit të vitit 1972, e vranë. Vetë ia mbushën kupën e helmit. Po atë natë, në hotelin Evropa të Gjilanit, ata, gjithë sa ishin, ngritën dolli, festuan vdekjen e poetit deri në orën e mëngjesit, kur shpirti i tij u bashkua me yjet. S` kishte as njëzetë pranvera të plota, nëntëmbëdhjetë vjet e gjashtëmuaj e nëntë ditë. Për të fshehur gjurmët e krimit, gjatë ditës krrokatën si korbat: “Poeti u vra për një dashuri të dështuar”. Askush nuk besoj. E dinin kush ishte ai. I njihnin edhe ata që e kishin bërë krimin me në krye Selim Broshën.
Pas njëzetë vitesh, pikërisht në pranverën e vitit 1992, në përurimin e vëllimit poetik të Alushit, “Vals veror” që e kishte lënë në dorëshkrim, shkrimtari Beqir Musliu pati ngritur zërin: “Alushin e vrau pushteti për shkak të këngës së tij të zjarrtë atdhetare”.
Poetët s`vdesin as kur i vrasin. Ata janë të pavdekshëm. Alush Canaj është i gjallë, mes nesh është ai. Unë e shoh dhe e takoj përditë. Më flet në veprën e tij të plotë “ Mbrëmë e putha lirinë”. / KultPlus.com
Platforma gjigante digjitale Netflix e ka paralajmëruar lansimin e një dokumentari të ri, për jetën e reperit Notorious B.I.G. me titull, “Biggie: I Got A Story To Tell”.
Ky film i cili për producente ekzekutive e ka nënën e reperit të ndjerë, Violetta Wallace dhe reperin e famshëm Sean “Diddy” Combs, do të lansohet në këtë platformë më 1 mars të këtij viti, pak kohë para përvjetorit të 24-të të vdekjes së tij.
“Biggie: I Got A Story To Tell” e rrëfen fëmijërinë e reperit legjendar dhe rrugëtimin e tij drejt famës, ndërsa në të shfaqen yje të njohur të muzikës, si Faith Evans, anëtari i grupit “Junior M.A.F.I.A.”, Lil Cease dhe të tjerë.
Dokumentari në fjalë po promovohet me frazën: “Çdo legjendë e ka një tregim të prejardhjes”. Ai e feston jetën e reperit dhe tekstshkruesit të njohur për publikun mbarë botëror, nëpërmjet pamjeve të rralla prapa skenave dhe dëshmive të disa prej miqve dhe familjarëve të tij të ngushtë.
Christopher Wallace, i njohur me emrin skenik Notorious B.I.G., vazhdon të jetë një prej ikonave të muzikës Hip-Hop, i shquar për stilin e veçantë të të performuarit dhe tekstet autobiografike në këngët e tij.
Në muajin nëntor të vitit 2020, reperi i ndjerë Notorious B.I.G. u nderua me përfshirjen në shtëpinë e të famshmëve të Rock & Rollit, me ç’rast Diddy e dha një fjalim prekës në kujtim të tij.
Reperi nga New Yorku është një prej yjeve të paktë që është nderuar në këtë mënyrë gjatë vitit të kaluar, krahas yjeve tjerë të muzikës si Whitney Houston, bendet “T. Rex”, “Nine Inch Nails”, “Depeche Mode” dhe të tjerë. / KultPlus.com
Anton Xanoni, shkrimtari i njohur shqiptar, vdiq më 16 shkurt të vitit 1915.
Atë Anton Xanoni është nja nga ato personalitete, vlera, vepra dhe kontributi i të cilit konsiderohet si një prej gurëve të themelit të asaj karabinaje, madhështia dhe atributi i të cilës është veç krenari nacionale.
Pa atë përkushtim dhe vlerë, ato zelltari e përkorje, njëmendësi atdhetare e shpirtje adhurimi në të lartin besim, me të cilën ai përfaqësohet dhe shënjon në kalendarin e historisë së vlerave kombëtare para atyre religjioze, diçka do të ishte e mangët në gjuhë, dialektin gegë, dijen dhe letërsinë e gjenezës së atyre cilësive që e mbajtën lart dhe e pasuruan traditën tonë të begatimit shpirtëror dhe kultural. Atë Anton Xanoni njihet dhe promovohet si themelues i shkollës letrare të jezuitëve, si një veteran i arsimit dhe i kulturës shqiptare. Kjo figurë është pjesë e atij mozaiku jezuit, që krijon panoramën më të jashtëzakonshme ku matshmëria e qasjeve në dije dhe kulturë e rendit kombin shqiptar në radhën e vendeve të qytetëruara të botës. Është ai përkushtim që Atë Anton Xanoni hodhi në themelet e këtij monumenti, që sot na obligon për mirënjohje dhe konsideratë, për rivlerësim dhe ritrajtim për çfarë në ta ishte ngadhënjim dhe në ne është vepër që kërkon të pranohet si shpërblim. Sepse mendja dhe shpirti, zelli dhe pasioni, besimi dhe detyra i çuan këto kontribute në ato lartësi që kohëve u la kujtesën dhe hulumtuesve ngutshmërinë për t’i trajtuar me seriozitet dhe precedencë.
Atë Anton Xanoni, i njohur edhe me emrin Ndoc Xanoni, jezuiti shqiptar është figurë e shquar e arsimit katolik gjatë periudhës së Rilindjes. Anton Xanoni, dha kontributin e tij në fushën e gjuhës, letërsisë dhe botimeve të teksteve shkollore duke ushtruar një ndikim të dukshëm për të zhvilluar gegënishten në gjuhën shqipe, shkruan Radio Vatikani.
Atë Anton Xanoni lindi në Durrës më 12 janar 1862, por që fëmijë u shpërngul në Shkodër, ku u rrit në gjirin e etërve jezuitë. Si kreu shkollën e mesme, duke parë talentin e tij, jezuitët e dërguan të kryente studimet e larta në Kuvendin Kartuzian Porta Coeli në veri të Valencies, në Spanjë (1883), në Kraljevicë (1884), në Kremonë të Italisë (1886) dhe në Kolegjin Gregorian në Krakovi të Polonisë (1890-1892).
Më 1892 u shugurua meshtar në Krakovi dhe dy vjet më pas në u kthye Shkodër për të kryer misionin meshtarak e për të dhënë gjuhë shqipe në Kolegjin Saverian, ku kishte kryer studimet edhe vetë, trembëdhjetë vjet më parë. Më 1896, para se të kthehej në Shqipëri, dha mësim një vit në kolegjin Gregorian në Kier, në juglindje të Torinos në Itali.
Atë Xanoni, së bashku me poetin e gjuhëtarin e shquar, dom Ndre Mjedjën (1866-1937) si dhe me të vëllain e tij, imzot Lazër Mjedën, ishte anëtar aktiv i shoqërisë letrare Agimi, themeluar më 1901, e cila punonte për nxitjen e krijimeve letrare në gjuhën shqipe, duke përdorur edhe alfabetin e ri.
Ishte Atë Anton Xanoni ai që vendosi normat e retorikës dhe të stilit të shkrimit në dialektin verior të shqipes, në një shkollë me ndikim si Kolegji Saverian, norma që i parashtroi në Prîsi në lâmë të letratyrës, Shkodër 1911-1912.
Ai mbante qëndrim purist në shkrimin e shqipes, ishte ithtar i zëvendësimit të shumë huazimeve nga italishtja, turqishtja dhe sllavishtja me rrënjë fjalësh më të lashta shqipe. Si autor vjershash, prozash letrare, dramash e punimesh studimore në gjuhën shqipe, që shërbyen si frymëzim i vazhdueshëm për studentët dhe kolegët e tij shkrimtarë, ai nuk qe vetëm novator në gjuhë, por edhe stilist i shkëlqyer për kohën kur jetoi.
Nga viti 1908 bashkëpunoi rregullisht me periodikun jezuit Elçija e Zemers t’Jezu Krisctit me artikuj për historinë, letërsinë, kulturën dhe politikën, por edhe me tregime të shkurtra e me vjersha apo përkthime, që pëlqeheshin shumë. Mbeti në histori edhe për veprat Gramatika shqyp, Shkodër 1909, Shkurtorja e historis së moçme, 1910, e në veçanti për vjershën me frymën e Rilindjes Rrnoftë Shqypnia, kushtuar shpalljes së pavarësisë. Një pjesë e mirë e veprës së tij ka mbetur e pabotuar edhe sot e kësaj dite. Atë Xanoni vdiq në Shkodër më 16 shkurt 1915. Kujtohet si themelues i shkollës letrare të jezuitëve, si një veteran i arsimit e i kulturës shqiptare, përfundon Radio Vatikani në kumtimin për të. /albertvataj/ KultPlus.com
-Rrugëtimi historik i shtetit më të ri në Kontinentin e vjetër, kaloi nëpër fazat e shkëputjes (çlirimit) nga Serbia, të krijimit të shtetit paralel dhe të protektoratit ndërkombëtar. Ekzistenca e tij sot është kthyer në një formulë politike, që mban stabilitetin në rajon, ndërsa çështjes shqiptare, në kuadër të sferave perëndimore të interesit, ia jep dimensionin e faktorit të pakapërcyeshëm gjeostrategjik.
Nga Jusuf Buxhovi
Rrugëtimi historik i shtetit të Kosovës, i shpallur më 17 shkurt 2008 dhe i konfirmuar në vitin 2010 nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e Hagës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, si proces i pandalshëm, kaloi nëpër disa faza. Fillimisht me atë të shkëputjes nga ripushtimi serb, që Kosovës iu bë me rrënimin e dhunshëm të autonomisë nga ana e Beogradit, më 23 mars 1989. Pastaj, me Referendumin për Pavarësi të shtatorit 1991, që për pasojë pati krijimin e shtetit paralel si dhe kohën e protektoratit ndërkombëtar, të vendos në përputhje me rezolutën 1244 të KS të OKB-së më 10 qershor 1990.
Nuk duhet harruar se këtyre fazave u parapriu shfaqja e kërkesës për Republikën e Kosovës, në demonstratat e nëntorit të vitit 1968, e ngritur nga elita intelektuale dhe politike e kohës, e cila rrëzimin e Rankoviqit dhe ndryshimet që solli klima e re politike, e pa si një mundësi të madhe për avancimin e pozitës kushtetuese të Kosovës në drejtim të subjektit federativ, me çka lirohej nga tutela e Serbisë.
Kjo kërkesë dhe zhvillimet tjera nëpër të cilat po kalonte federata jugosllave drejt federalizmit, bëri që me amendamentet kushtetuese të atij viti si dhe ndryshimet kushtetuese të vitit 1974, Kosova si krahinë, të fitojë statusin e njësisë federative, por jo edhe të republikës, ngaqë Tito nuk ishte i gatshëm për një konfrontim të mëtutjeshëm me Serbinë. Kërkesa për Republikën e Kosovës u rikthyer fuqishëm në vitin 1981, meqë Jugosllavia pas vdekjes së Titos në maj të vitit 1980, po hynte në një fazë të ndryshimeve, që paralajmëronin kthimin e saj nën mbikëqyrjen e Serbisë, që mund të fillonte pikërisht me rrënimin e pozitës së Kosovës në federatë.
Këto faza gjithsesi ngërthejnë ngjarjet dhe vendimet e rëndësishme, që mundësuan njëra-tjetrën, në përputhje me zhvillimet që rrumbullakuan këtë proces historik, ku shpërbërja e federatës jugosllave e pranuar në konferencën e Hagës të gushtit 1991, ishte si pikënisje e saj, paçka se e gjitha kaloi nëpër një luftë dhe gjakderdhje me shumë tragjedi, e imponuar nga hegjemonizmi serb nën udhëheqjen politike të Millosheviqit.
Kështu, faza e shkëputjes nga Serbia, që nga aspekti formal-juridik mund të përcaktohet “çlirim nga ripushtimi serb” në rrugë demokratike, paraqet themelet e këtij zhvillimi. Deklarata e Pavarësisë e 2 korrikut 1990, ishte guri i parë i saj, meqë Kosovën e shpalli njësi të pavarur në kuadër të federatës jugosllave. Me këtë akt legjitim të delegatëve të Kuvendit të Kosovës iu dha përgjigjja e duhur dhe e drejtë ripushtimit serb, që ndodhi me rastin e rrënimit me dhunë të autonomisë më 23 mars 1989.
Ky vendim, gjithsesi duhej të përcillej edhe me aktin tjetër, po ashtu, të një rëndësie historike – shpalljen e Kosovës Republikë. Kjo u bë më 7 shtator 1990 në Kaçanik nga delegatët e Kuvendit të Kosovës. Kuvendi miratoi aktin më të lartë të saj – Kushtetutën e Republikës së Kosovës, që u quajt edhe Kushtetuta e Kaçanikut. Me këtë akt, Kosova u shpall njësi e pavarur e federatës jugosllave në përputhje me të drejtën e vetëvendosjes, me çka i mundësohej statusi i pavarur dhe i barabartë në federatë deri të e drejta për shkëputje, siç e kishin edhe njësitë tjera federative.
Procesi demokratik i shtetësisë së Kosovës i filluar me këto dy akte, kërkonte edhe referendumin për pavarësi, me çka përmbyllej legjitimiteti i tij. Kjo ndodhi me 24 shtator 1991, me ç’rast, qytetarët e Kosovës (kryesisht shqiptarët, po edhe pakicat tjera: turqit, romët dhe boshnjakët) i dhanë përkrahje plebishitare (me 99,3%) shpalljes së pavarësisë.
Referendumi për Pavarësi krijoi rrethanat demokratike dhe juridike për ndërtimin institucional të shtetit të Kosovës në përputhje me aktet themelore – Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të shpallur në Kuvendin e Kosovës në Kaçanik. Kushtetuta e Kaçanikut e shpallte Kosovën republikë parlamentare – shtet të shqiptarëve dhe të tjerëve që jetojnë në të, me gjuhën shqipe – gjuhë zyrtare. Kushtetua e Kaçanikut përcaktoi edhe hierarkinë institucionale të shtetit nga presidenti, qeveria dhe institucionet tjera të pavarura.
Meqë Kosova ishte e okupuar nga forcat ushtarake dhe policore serbe, ndërkohë që pavarësia e shpallur me aktet kushtetuese me mjete demokratike, nuk njiheshin ndërkombëtarisht, konstituimi institucional i shtetit të Kosovës duhej t’u nënshtrohej rrethanave, me ç’rast shteti paralel shfaqej si forma më e përshtatshme e rezistencës institucionale, me të cilën demonstrohej kultura shtetformuese, si një deponim i paparë në praktikën ndërkombëtare, në shërbim të ndërkombëtarizimit të saj.
Në kontekstin historik, i ashtuquajturi “shtete paralel”, që me pa të drejtë ose qëllimisht, që t’i mohoheshin atributet e shtetësisë , u quajt edhe “lëvizje paqësore”, “gandizëm” e të ngjashme, strumbullar kishte Qeverinë e Republikë së Kosovës. Ajo u themelua në fund të vitit 1992. Një pjesë e së saj do të vendoset në Shqipëri. Ndërsa disa ministri (dy në Zvicër) dhe të tjerat në Gjermani, që edhe pa njohje zyrtare, puna e saj u tolerua nga shteti gjerman. Në këso rrethanash, veprimtaria e gjithëmbarshme e Qeverisë së Kosovës në ekzil, bosht të “shtetit paralel” kishte fondit e trepërqindëshit, bazë materiale kjo prej nga, me improvizime dhe pa to, u drejtua jeta ekonomike, arsimore, kulturore si dhe veprimtaria shëndetësore deri në qershor të vitit 1999.
Ndonëse me vështirësi dhe probleme të shumta që mund ta përcjellin një punë të tillë, ngaqë në njërën anë, ajo zhvillohej në rrethanat e pushtimit policor dhe ushtarak serb si dhe të terrorit shtetëror që ushtrohej ndaj çfarëdo forme të organizimit institucional, ndërsa në tjetrën anë i mungonte njohja ndërkombëtare (edhe pse heshtas nga shumë anë i pranohej de fakto roli i një lëvizjeje paqësore-autentike, që luftonte pushtimin serb në një formë tepër të veçantë, të paparë deri më atëherë), megjithatë, Qeveria e Republikës së Kosovës, formalisht kishte vu nën mbikëqyrje sektorët kryesor të jetës, duke përfshirë edhe mbrojtjen dhe sigurinë. Kështu, në fillim të vitit 1992 formoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Rendit, pra atë të policisë. Në të parën u përfshinë forcat ushtarake nga radhët e Mbrojtjes Territoriale të Kosovës (ushtarakë dhe oficerë të lartë që kishin shërbyer në Armatën Jugosllave). Ndërsa në të dytën, do të përfshihen forcat policore dhe ato të organeve të sigurisë, nga radhët e policisë së Kosovës dhe atyre të sigurisë, të cilat, pas rrënimit të autonomisë së Kosovës, nëpërmes organizimit sindikal, kishin kaluar në radhët e institucioneve të Qeverisë së Kosovës. Këto dy ministri, do t’i nënshtrohen represionit të vazhdueshëm shtetëror serb, gjë që nga fundi i vitit 1993, pjesa më e madhe e pjesëtarëve të tyre (policë, ushtarakë dhe specialistë të tjerë të sigurisë) do të burgosen. Kjo ndikoi që Qeveria e Kosovës të pushojë përkohësisht veprimtarinë ushtarake dhe policore në Kosovës, duke u orientuar te organizimi i tyre “i përkohshëm” jashtë, me arsyetimin që kur të krijohen rrethanat, pra çastin që rezistenca institucionale të dinamizohet me rezistencën e armatosur si pjesë e strategjisë që politika të vazhdohet edhe me mjetet e luftës, të veprojnë edhe në Kosovë. Kjo, megjithatë, nuk pengoi, që nën sloganin e “mbrojtjes së shtëpisë”, të ruhet fryma e kundërvënies me anën e grupeve të shkapërderdhura, si guerilë vendore në Dukagjin, Drenicë, Llap dhe gjetiu, të cilat vepruan nga viti 1991 e këndej, prej nga, në vitin 1997 u shfaq Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si një faktor i cili në planin politik ndikoi që lufta e deriatëhershme diplomatike (veçmas pas Dejtonit) të zëvendësohet me diplomacinë e luftës (pas marrëveshjeve të Rambujesë). Ndërsa në planin gjeostrategjik – Kosovën dhe krizën e saj, që deri më atëherë konsiderohej “çështje e brendshme e Beogradit” – ta kthejë në agjendën e faktorit ndërkombëtar të vendosjes çoftë si çështje humanitare, meqë Millosheviqi, pasi kishte refuzuar marrëveshjen e Rambujesë, kishte filluar ofensivën ushtarake për t’iu dhënë një zgjidhje me anën e luftës, ku planifikohej edhe një gjenocid i përmasave të mëdha. Kjo legjitimoi edhe ultima ration ndërkombëtare, e pasqyruar me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s nga ajri ndaj forcave policore dhe ushtarake jugosllave në Kosovë dhe caqet tjera ushtarake në Serbi, nga 23 marsi deri më 10 qershor 1999, që solli çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb dhe për pasojë pati vendosjen e saj nën administrimin ndërkombëtar të përcaktuar me rezolutën e KS të OKB-së 1244 të 10 qershorit 1999.
Pra, rezistenca e armatosur, nën emblemën e UÇK-së, përkundër ndasive të brendshme, përçarjeve dhe problemeve të shumta midis rrymave institucionale dhe jashtë institucionale, që atë e lanë pa një qendër drejtuese, paraqet rezistencën e parë të armatosur të shqiptarëve kundër soldateskës jugosllave në formën e një kryengritjeje popullore, me çka iu hapën rrugët ndërhyrjes së armatosur të NATO-s. Kështu që, shfaqja e UÇK-së, shënoi kthesën historike, që i dha epilogun e duhur politik lëvizjes shtetformuese.
Vendosja e Kosovës nën administrimin ndërkombëtar nga 12 qershori 1999 deri më 17 shkurt 2008, me ç’rast përgjegjësinë për krijimin e institucioneve demokratike të vendosura mbi katër shtyllat e sistemit juridik-parlamentar e mori përsipër UNMIK-u, ndërsa sigurinë NATO-ja, krijuan rrethanat për shtetësinë e Kosovës. Shpallja e saj më 17 shkurt 2008 nga Parlamenti i Kosovës, në të vërtetë, është një konfirmim ndërkombëtar i vendimeve që ishin marrë në verën e vitit 1990 (me Deklaratën e 2 korrikut dhe Kuvendin e Kaçanikut më 7 shtator) dhe vjeshtën e vitit 1991(me mbajtjen e Referendumit për Pavarësi).
Shpallja e shtetit të pavarur të Kosovës më 17 shkurt 2008, megjithatë la të hapur procesin e përmbylljes dhe të konsolidimit të tij në planin e brendshëm dhe, veçmas atë të jashtëm, përderisa Kosova të njihet ndërkombëtarisht nga Organizata Botërore, me çka ajo fiton edhe vendin e vet në të gjitha mekanizmat dhe organizatat botërore për të qenë e barabartë me të tjerët. Ndonëse Kosova, si shtet është njohur nga mbi njëqind vende (nga SHBA-ja dhe vendet kryesore të NATO-s dhe ato kryesore të BE-së), megjithatë ajo ka mbetur jashtë strukturave Veriatlantike dhe të BE-së. Ngecjen këtu duhet kërkuar më shumë te shkaktarët e brendshëm, te faktori politik shqiptar dhe prirja që interesat e pushtetit të vihen mbi ato të konsolidimit të shtetit. Korrupsioni, krimi i organizuar, kapja e institucioneve nga brenda me anën e nepotizmit dhe strukturave kriminale, e mbi të gjitha mungesa e shtetit ligjor, Kosovës i kanë dhënë atributet e “shtetit të dështuar nga brenda”!
Kjo gjendje ka bërë që Kosova të shikohet me mosbesim nga aleatët, që e kanë ndihmuar krijimin e tij në përputhje me interesat e tyre gjeostrategjike, (në radhë të parë SHBA-ja dhe vendet kryesore evropiane), ndërsa nga Serbia dhe Rusia, që e kanë kundërshtuar dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë me të gjitha mjetet, të pengohet konsolidimi i tij duke e paraqitur atë “si vatër krize”, së cilës i duhet rikthimi te “pika zero”, pra te protektoratit ndërkombëtar të përcaktuara me rezolutën 1244 të OKB-së.
Këtij diskursi, gjithsesi se i ka ndihmuar sjellja e papërgjegjshme e kreut politik të Kosovës, duke përfshirë ish presidentin Thaçi dhe ndihmaçarët e tij, të cilët, gjatë katër viteve të fundit, gjoja në emër të normalizimit të raporteve me Serbinë dhe të “një pajtimi historik”, hapën çështjen e ndryshimit të kufijve – veprim ky që ishte kryekëput në përputhje me konceptin e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve për krijimin e rrethanave për një Serbi të madhe, që për kurban do ta kishte pikërisht shtetin e Kosovës, të pranuar nga GJND-ja, ku disa pjesë të tij (disa komuna të parëndësishme), do t’i bashkoheshin Shqipërisë, me çka “problemet historike midis shqiptarëve dhe serbëve” do të konsideroheshin të mbyllura e me këtë edhe rajoni nuk do të paqësohej!
Ky sakrifikim, gjithsesi do të ishte i mangët, pa pëlqimin e shtetit shqiptar dhe angazhimin e politikës zyrtare të Tiranës, siç ndodhi me marrëveshjet e fshehta të Ramës me Vuçiçin që patën edhe bekimin e Thaçit dhe të klientelistëve të tij të shumtë medialë në Tiranë dhe Prishtinë.
Ndonëse djallëzia e Beogradit dhe ndihmaçarëve të tyre në Shqipëri dhe Kosovë ra në ujë, ngaqë nga SHBA-të dhe vendet kryesore evropiane (Gjermania dhe Britania e Madhe), nuk u pranua dhe u hodh poshtë si një karrem i rrezikshëm serbo-rus, megjithatë kjo la të hapur anatemën e rrezikimit të shtetit të Kosovës nga brenda, përderisa në Prishtinë, po edhe në Tiranë, të kenë pushtet politik, aktorët e shantazhaur, që kanë përgjegjësi për këtë gjendje.
Andaj, shteti i Kosovës, njëmbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, ka nevojë për një ndryshim politik rrënjësor, që për moto duhet ta ketë kosovocentrizmin, si një kauzë afatgjate në shërbim të konsolidimit shtet i pavarur, i lirë dhe demokratik. Kosovocentrizmi si i tillë, i shërben edhe kumbarëve të shtetit të Kosovës (SHBA-ve, NATO-s , Gjermanisë dhe vendeve kryesore evropiane). Siç i shërben edhe rajonit që ta mbrojë nga ndikimi serbo-rus për ta vu nën mbikëqyrje atë po qe se shqiptarët vetëdefaktorizohen. Por, kosovocentrizmi, mbi të gjitha i shërben edhe çështjes shqiptare në përgjithësi, meqë dy shtete shqiptare, demokratike dhe të lira, pengojnë rikthimin e koninkturave të vjetra, që u shkojnë për shtati interesave hegjemoniste serbe dhe greke.
Ndaj, është e domosdoshme, që Shqipëria, 17 shkurtin ta shpall festë zyrtare. Me këtë veprim, hiqet dorë nga formula ideologjike e shekullit të kaluar për bashkim kombëtar që ka përfunduar çastin që Konferenca e Londrës njohu shtetin e përgjysmuar shqiptarë ndërsa gjysmën tjetër të etnisë shqiptare e la nën pushtimin serbe, malazias dhe grek, por i hapet rruga një unioni të mundshëm të dy shteteve shqiptare në përputhje me vullnetin demokratik të të dy anëve dhe me pëlqimin e aleatëve perëndimorë.
Ky përcaktim gjithsesi ka rëndësi historike edhe për shqiptarët në Maqedoninë Veriore, meqë midis dy shteteve të fuqishme shqiptare, aleate të perëndimit, Maqedonia e Veriut do të jetë e detyruar që të plotësojë kërkesat e shqiptarëve për barazi kushtetuese, pra si popull shtetformues dhe assesi, si deri me tash, t’i trajtojë “si shkëputje kombëtare”, pra si ardhacakë.
(Shkëputje nga libri “Kosova – histori e shkurtër”, që doli këto ditë nga shtypi) / KultPlus.com
Me kalimin e kohës, virusi i familjes korona do të shndërrohet në një “tjetër kafshë të kopshtit zoologjik”, duke u bërë pjesë e sëmundjeve të tjera infektive, me të cilat njerëzimi është mësuar të jetojë, ka bërë të ditur mjeku T. Jacob John, i cili i studion viruset dhe ka udhëhequr përpjekjet e Indisë për frenimin e polios dhe HIV/AIDS-it
Çfarë ndodh nëse COVID-19 nuk largohet asnjëherë?
Ekspertët kanë thënë se ka të ngjarë që ndonjë version i sëmundjes të vazhdojë të qarkullojë midis njerëzve për vite me radhë. Por se si do të duket e ardhmja, kjo çështje është shumë pak e qartë.
A mund të ndodhë që koronavirusi, prej të cilit kanë vdekur më shumë se 2 milionë njerëz në çdo cep të botës, të çrrënjoset në fund të fundit me anë të fushatës globale të vaksinimit, njëjtë sikurse në rastin e virusit të lisë? A ka gjasa që SARS-CoV-2 t’i bishtnojë vaksinës me anë të mutacioneve të reja, të rrezikshme? Apo mbase virusi mund të mbetet edhe për një kohë të gjatë, duke u shndërruar në një bezdi të lehtë, siç është rasti me gripin e zakonshëm?
Me kalimin e kohës, virusi i familjes korona do të shndërrohet në një “tjetër kafshë të kopshtit zoologjik”, duke u bërë pjesë e sëmundjeve të tjera infektive, me të cilat njerëzimi është mësuar të jetojë, ka bërë të ditur mjeku T. Jacob John, i cili i studion viruset dhe ka udhëhequr përpjekjet e Indisë për frenimin e polios dhe HIV/AIDS-it.
Por këtë gjë, megjithatë, askush nuk e di me siguri.
Virusi është duke evoluar me shpejtësi dhe variante të reja janë duke u shfaqur në vende të ndryshme. Rreziku prej këtyre varianteve të reja ishte vënë në pah, kur “Novavax Inc.” kishte zbuluar se vaksina e saj nuk funksionon kundër mutacioneve të virusit që po qarkullojnë në Britani të Madhe dhe në Afrikën e Jugut.
Sa më shumë që përhapet, thonë ekspertët, aq më shumë rriten gjasat që virusi i ri të jetë në gjendje t’iu shmanget testimeve, trajtimeve dhe vaksinave të deritanishme.
Aktualisht shkencëtarët pajtohen se prioriteti i menjëhershëm është vaksinimi i numrit sa më të madh të njerëzve brenda afatit sa më të shkurtër të mundshëm. Hapi i radhës, sipas ekspertëve, është më pak i sigurt dhe varet nga forca e imunitetit të ofruar nga vaksinat, si dhe infeksionet e natyrshme.
“A do të jenë njerëzit shpeshherë pre e infektimeve të vazhdueshme? Ende nuk kemi të dhëna të mjaftueshme që ta dimë këtë gjë sigurt”, ka thënë Jeffrey Shaman, studiues nga Universiteti i Columbias. Sikurse shumë studiues të tjerë, Shaman beson se gjasat që vaksinat të ofrojnë imunitet të përjetshëm janë shumë të vogla.
Nëse njerëzit duhet të mësohen të jetojnë më COVID-19, natyra e bashkëjetesës varet jo vetëm nga kohëzgjatja e imunitetit, por edhe nga evoluimi i virusit. A do të pësojë mutacione të mëdha çdo vit, të cilat do të kërkonin vaksinim vjetor, sikurse për gripin? Apo, a do të shfaqet çdo disa vjet?
Këto pyetje i ka ngritur Jennie Lavie, virologe në universitetin “Emory”, e cila është bashkautore e studimit më të fundit të publikuar në revistën “Science”. Ky studim ka projektuar një skenar relativisht optimist.
“Pasi që shumica e njerëzve i janë ekspozuar deri më tani virusit – ose nëpërmjet vaksinimit apo pas infeksionit të natyrshëm – patogjeni do të vazhdojë të qarkullojë, por do të shkaktojë vetëm sëmundje të lehta, njëjtë siç bën ftohja e zakonshme”, ka bërë të ditur studimi.
Përderisa imuniteti i siguruar nga koronaviruset e tjera – sikur ato që shkaktojnë të ftohtin e zakonshëm ose sëmundjet SARS dhe MERS – zbehet me kohë, simptomat pas riinfektimit zakonisht janë më të buta sesa në sëmundjen fillestare, ka thënë Ottar Bjornstad, bashkautor i studimit, i cili i studion viruset pranë Universitetit Shtetëror të Pennsylvannias.
“Të rriturit zakonisht nuk kanë simptoma të rënda, po qe se kanë qenë të ekspozuar më herët”, ka thënë ai.
Parashikimi në studimin e “Science” është bazuar në analizën e hollësishme rreth asaj se si koronaviruset e tjerë janë sjellë me kalimin e kohës dhe supozohet se SAR-CoV-2 vazhdon të ndryshojë, por jo shumë shpejt ose në mënyrë radikale.
Pandemia e gripit spanjoll të vitit 1918 mund të ofrojë të dhëna mbi rrjedhën e COVID-19. Patogjeni i këtij gripi ishte virusi H1N1 me gjene që kishin prejardhjen nga zogjtë, e jo një koronavirus. Asokohe nuk ishte zhvilluar asnjë vaksinë.
Qendrat për kontrollimin dhe parandalimin e sëmundjeve ngjitëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë parashikuar se një e treta e popullsisë botërore ishte infektuar. Me kalimin e kohës, pasi që njerëzit e infektuar ose vdiqën ose krijuan imunitet, virusi ndaloi së përhapuri me shpejtësi. Pas kësaj, kishte ndryshuar formë për t’u bërë më pak virale, në atë që ekspertët thonë se vazhdon të qarkullojë çdo stinë.
“Shumë zakonshëm, pasardhësit e pandemive shndërrohen në gripa stinorë më të lehtë, që ne i përjetojmë për shumë vjet”, ka thënë Stephen Morse, studiues i viruseve në Universitetin e Columbias.
Nuk është ende e qartë se si mutacionet e ardhshme të SARS-CoV-2 do ta formësojnë trajektoren e sëmundjes së tanishme.
Nëse variantet e reja shfaqen – disa më infektuese, disa më virulente dhe disa ndoshta më lehtë reaguese ndaj vaksinave – shkencëtarët e potencojnë faktin se sa pak dinë për të ardhmen e viruseve, ka thënë Mark Jit, studiues i virologjisë në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.
“Kemi ditur diçka për këtë virus vetëm për afro një vit, kështu që ende nuk kemi të dhëna për të treguar me saktësi për sjelljen e tij në pesë apo 10 vjetët e ardhshëm”, ka thënë ai.
Gagadeep Kang, një eksperte e sëmundjeve infektive në Kolegjin Mjekësor në Vellore të Indisë Jugore, ka thënë se mutacioni i viruseve ngre pyetje të reja.
Në cilën fazë virusi bëhet një lloj i ri? A do të kenë nevojë për vaksinime nga e para? Apo a mund të jepet një dozë përforcuese?
“Këto janë pyetje që duhet të adresohen në të ardhmen”, ka thënë Kang.
E ardhmja e koronavirusit mund të ndryshojë me sëmundjet e tjera ngjitëse që kanë mposhtur në masë të madhe vaksinat që prodhojnë imunitet të përhershëm – siç është fruthi.
Përhapja e fruthit është zvogëlohet theksueshëm, pasi që shumica e njerëzve janë vaksinuar.
Por ndryshimet dinamike me kalimin e kohës mund të prodhojnë shfaqje të reja të rasteve, andaj ato kanë tendencë të jenë ciklike, ka shpjeguar Jayaprakash Mulivil, ekspert i epidemive dhe këshilltar për viruse në Qeverinë indiane.
Ndryshe nga fruthi, fëmijët e infektuar me COVID-19 nuk shfaqin çdoherë simptoma të qarta, porse mund ta bartin sëmundjen tek të rriturit më të brishtë.
Një tjetër e panjohur lidhur me koronavirusin është edhe ndikimi afatgjatë i imunitetit ndaj COVID-19 tek pacientët që e kanë mbijetuar, ka thënë Kang.
“Deri më tani nuk kemi pasur shumë sëmundje që kanë pasur tek njerëzit ndikim të kësaj shkalle”, ka thënë ajo. /ap/ KultPlus.com
At Anton Xanoni, figurë e shquar e arsimit katolik, vdiq në Shkodër më 15 shkurt 1915. Ai është një ndër figurat e shquara të arsimit katolik gjatë periudhës së Rilindjes. Ishte Anton Xanoni, i cili dha kontributin e tij në fushën e gjuhës, letërsisë dhe botimeve të teksteve shkollore duke ushtruar një ndikim të dukshëm për të zhvilluar gegënishten në gjuhën shqipe.
At Anton Xanoni lindi në Durrës më 12 janar 1862, por që fëmijë u shpërngul në Shkodër, ku u rrit në gjirin e etërve jezuitë. Si kreu shkollën e mesme, duke parë talentin e tij, jezuitët e dërguan të kryente studimet e larta në Kuvendin Kartuzian Porta Coeli në veri të Valencies, në Spanjë (1883), në Kraljevicë (1884), në Kremonë të Italisë (1886) dhe në Kolegjin Gregorian në Krakovi të Polonisë (1890-1892).
Më 1892 u shugurua meshtar në Krakovi dhe dy vjet më pas në u kthye Shkodër për të kryer misionin meshtarak e për të dhënë gjuhë shqipe në Kolegjin Saverian, ku kishte kryer studimet edhe vetë, trembëdhjetë vjet më parë. Më 1896, para se të kthehej në Shqipëri, dha mësim një vit në kolegjin Gregorian në Kier, në juglindje të Torinos në Itali.
At Xanoni, së bashku me poetin e gjuhëtarin e shquar, dom Ndre Mjedjën (1866-1937) si dhe me të vëllain e tij, imzot Lazër Mjedën, ishte anëtar aktiv i shoqërisë letrare Agimi, themeluar më 1901, e cila punonte për nxitjen e krijimeve letrare në gjuhën shqipe, duke përdorur edhe alfabetin e ri.
Ishte Atë Anton Xanoni ai që vendosi normat e retorikës dhe të stilit të shkrimit në dialektin verior të shqipes, në një shkollë me ndikim si Kolegji Saverian, norma që i parashtroi në Prîsi në lâmë të letratyrës, Shkodër 1911-1912.
Ai mbante qëndrim purist në shkrimin e shqipes, ishte ithtar i zëvendësimit të shumë huazimeve nga italishtja, turqishtja dhe sllavishtja me rrënjë fjalësh më të lashta shqipe. Si autor vjershash, prozash letrare, dramash e punimesh studimore në gjuhën shqipe, që shërbyen si frymëzim i vazhdueshëm për studentët dhe kolegët e tij shkrimtarë, ai nuk qe vetëm novator në gjuhë, por edhe stilist i shkëlqyer për kohën kur jetoi.
Nga viti 1908 bashkëpunoi rregullisht me periodikun jezuit Elçija e Zemers t’Jezu Krisctit me artikuj për historinë, letërsinë, kulturën dhe politikën, por edhe me tregime të shkurtra e me vjersha apo përkthime, që pëlqeheshin shumë.
Mbeti në histori edhe për veprat Gramatika shqyp, Shkodër 1909, Shkurtorja e historis së moçme, 1910, e në veçanti për vjershën me frymën e Rilindjes Rrnoftë Shqypnia, kushtuar shpalljes së pavarësisë. Një pjesë e mirë e veprës së tij ka mbetur e pabotuar edhe sot e kësaj dite. At Xanoni vdiq në Shkodër më 15 shkurt 1915. Kujtohet si themelues i shkollës letrare të jezuitëve, si një veteran i arsimit e i kulturës shqiptare./VN/ KultPlus.com