“Ti moj Kosovë” kënga e Tringa Rexhepit që i dedikohet Pavarësisë së Kosovës (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare Tringa Rexhepi që jeton në Kanada, ka lansuar këngën “Ti moj Kosovë”, këngë që ia ka dedikuar përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shkruan KultPlus.

Me tekst të vetë autores dhe Marjola Saliut, kënga është kompozuar po nga solistja e kësaj kënge në bashkëpunim me Scott Christian.

Rexhepi ka shpjeguar se kjo këngë është realizuar brenda dy javëve, dhe, sipas saj, edhe pse kënga i dedikohet Kosovës, ajo nuk ka pas mundësi që xhirimet e këtij videoklipi ti bëj në Kosovë, por videoklipi është rrumbullakuar me ndihmën e fotografive dhe videove nga Arben Llapashtica, sikurse edhe me ndihmën e fotografit Ermal Ibërdemaj.

Videoklipi përfshinë pjesë të ndryshme të Kosovës, sikurse që përmenden edhe në tekstin e kësaj kënge. KultPlus ju sjell këtë projekt të Tringa Rexhepit, e cila ka performuar edhe në skena të mëdha kanadeze./ KultPlus.com

Tringa Rexhepi sjellë “Christmas Mem’ries”, duet me këngëtarin e njohur kanadez

Tringa Rexhepi është këngëtarja e cila këndon për më shumë se 15 vite me radhë në të gjithë Kanadanë dhe në mbarë botën. Ajo sjellë thellësi dhe pasion në muzikën e saj, shkruan KultPlus.

Së fundmi ajo ka publikuar një duet me këngëtarin kanadez Alex Samaras, të titulluar “Christmas Mem’ries”.

Ky bashkëpunim i dyshes sjellë ngrohtësinë dhe atmosferën e festave të fundvitit përmes vargjeve të kësaj kënge./ KultPlus.com

Tringa Rexhepi sjell versionin e saj për këngën “Moj e bukur Arbëri”

Teksa zëra të mrekullueshëm përgjatë historisë i kanë dhënë jetë këngës “Moj e bukur Arbëri”, kësaj nisme iu bashkua edhe këngëtarja Tringa Rexhepi, shkruan KultPlus.

Zëri i saj i butë që në fillim të kësaj kënge cover të bën për vete dhe i fal emocion interpretimit të këngës së njohur.

“Moj e bukur Arbëri” vie nga Rexhepi pikërisht në Ditën e Flamurit, 28 Nëntorit, si një shprehje artistike në formë urate ndaj kombit. Pranë Rexhepit për këtë interpretim ka qenë në piano dhe orkestrim bashkëshorti i saj, kompozitori kanadez Scott Christian.

Për KultPlus, Rexhepi është shprehur se ndjehet krenare që ka rastin nëpërmjet performancave të saj ta prezantojë kulturën shqiptare në Kanadë, atje ku jeton dhe vepron.

“Moj e bukur Arbëri” do të mbetet përherë një këngë e paharruar e popullit tonë. / KultPlus.com

Vokalistja shqiptare, dikur refugjate tani pushton skenën kanadeze dhe mbarë botën (Video)

Tringa Rexhepi është këngëtarja e cila këndon për 15 vite me radhë në të gjithë Kanadanë dhe në mbarë botën. Ajo sjellë thellësi dhe pasion në muzikën e saj, shkruan KultPlus.

Rexhepi është pjesë e Obeah Opera me të cilën do të marrin pjesë në Festivalin e Teatrove në Toronto (Luminate Festival) ku në ketë grup është edhe një asistent producent shqiptar, Indrit Kasapi nga Shqipëria.

Tringa ka lindur në Gjilan ku edhe prindërit e saj ishin muzikantë. Në vitin 1999, kur Tringa ishte vetëm 8 vjeç ajo emigroi së bashku me prindërit në Halifax, si refugjatë të ikur nga lufta që po zhvillohej në Kosovë. Shumë shpejt u inkuadrua në eventet kulturore dhe studioi në shkollat e artit në Kanada dhe New York.

Si solo artiste ajo ka përformuar në disa evente të rëndësishme në SHBA por edhe në Evropë.

Më poshtë ua sjellim videon ku Tringa Rexhepi si pjesëtare e operes Obeah përfromojnë live në Breakfast Television të Kanadasë ./KultPlus.com

Tringa Rexhepi në mjuziklin “Fiddler on the Roof” të Kanadasë

Janë duke u bërë përgatitjet për premierën e shfaqjes mjuzikël “Fiddler on the Roof” që është duke u realizuar me regji të Antonio Sarmiento dhe pritet të ngjitet në skenë më 29 maj të këtij viti shkruan KultPlus.

Kjo premierë do të prezantohet në “The Port Hope Festival Thetare, kurse në këtë shfaqje do të prezantohet edhe këngëtarja shqiptare Tringa Rexhepi.

Për këtë shfaqje tashmë janë duke shkruar edhe mediet kanadeze që është bazuar në librin e Joseph Stein, kurse Tringa Rexhepi do të prezantohet në rolin e Hodel.

Tringa Rexhepi deri më tashti është prezantuar edhe në shumë performanca të tjera në Kanada, sikurse që është prezantuar edhe me një këngë në gjuhën shqipe./KultPlus.com