Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, pak më parë publikoi një pjesë të shkurtër të klipit të saj të ri të quajtur, “Bang”, ku shihej e veshur me veshje kombëtare. Këto veshje janë bërë me porosi për festimin e ditës së pavarësisë së Kosovës, duke treguar kështu që Rita nuk e harron anjëherë vendin e saj, shkruan KultPlus.
Kjo është bërë e ditur nga motra e Rita Orës, Elena e cila në Instgram ka postuar një pjesë të videoklipit të këngës së motrës së saj dhe ka falënderuar stilistin shqiptar, Vladrin Sahiti për dizajnimin e veshjeve në nderë të pavarësisë së Kosovës.
“Kjo ishte shumë argëtuese !!! Faleminderit të gjithëve për këtë !! Sidomos gjeniu @valdrinsahitiofficial për këtë dizajn me porosi në festimin e Ditës së Pavarësisë për Kosovën … Unë kurrë nuk do ta harroj këtë moment !!! Shijojeni të gjithë”, ka shkruar ajo.
Vetë Vladrin Sahiti pak ma parë kishte shkruar e ka krijuar këtë kryevepër për t’iu përshtatur asaj që këngëtarja ka bërë për vendin tonë.
Kënga e re e Orës do të publikohet më 12 shkurt dhe është bashkëpunim me David Guetta, Gunna dhe Khea./ KultPlus.com
Rita Ora pak më parë publikoi një pjesë nga spoti i saj ku shihet e veshur me veshje kombëtare shqiptare, shkruan KultPlus.
E për këto veshje është përkujdesur dizajneri shqiptar Valdrin Sahiti.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Sahiti i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ka shkruar se ka krijuar këtë kryevepër për t’iu përshtatur asaj që këngëtarja ka bërë për vendin tonë.
“Rita Ora – krenaria dhe gëzimi i popullit shqiptar – së pari hapi dyert tona për botën dhe vendosi Kosovën në hartë. Edhe këtë herë, ajo po vazhdon të shkëlqejë dhe të na bëjë krenarë. Për këtë projekt, ajo më tha se donte t’i “tregonte të gjithëve stilin tonë tradicional dhe etnografik”, kështu që unë krijova këtë kryevepër për t’iu përshtatur gravitetit të asaj që ajo ka bërë për vendin tonë”, ka shkruar ai.
Kënga e re e Orës do të publikohet më 12 shkurt dhe është bashkëpunim me David Guetta, Gunna dhe Khea./ KultPlus.com
Në mes tuaj kam qëndruar e jam duke përvëluar, që t’u ap pakëzë dritë, natënë t’ua bënj ditë.
do të tretem, të kullohem, të digjem, të përvëlohem, që t’u ndrinj mir’ e të shihni, njëri-tjatërin të njihni.
për ju do të rri të tretem, asnjë çikë të mos mbetem, të digjem e të qanj me lot, se dëshirën s’e duronj dot.
unë zjarrit nuk i druhem dhe kurrë s’dua të shuhem, po të digjem me dëshirë, sa të munt t’u ndrinj më mirë.
kur më shihni se jam tretur, mos pandehni se kam vdekur; jam i gjall’ e jam ndë jetë jam në dritët të vërtetë,
unë jam në shpirtin tuaj, mos më kini për të huaj, m’është falurë durimi, andaj po digjem si trimi,
se ma k’ënda t’u bënj mirë, të mos mbeti n’errësirë. jakëni rreth meje rrini, flisni, qeshni, hani, pini,
në shpirt kam dashurinë, pa digjem për njerëzinë, lemëni të përvëlohem, nukë dua më të ftohem,
dua ta djek trupn’ e kretë për atë zotn’ e vërtetë. me zjarr ta djek mushkërinë e të tretem për njerinë,
bashkë me gëzimt të tija të vete te perëndia. unë dua njerëzinë, mirësin’ e urtësinë.
në bëhi shokë me mua, në më doni si u dua, njëri-tjetërin në doni, të paudhë mos punoni.
o zëmëra fluturake, qasju pakë kësaj flake! mase krahët t’i përvëlon, po dhe shpirtin ta shënjtëron.
unë duke përvëluar, njerëzit i kam ndrituar. kam qënë mik me njerinë, andaj i di e më dinë.
gjithë tuajt’ i kam parë, mëm’ e at’ e fis e farë, si tani gjithë i kam ndër mënt, që rrininë më këtë vënt.
edhe sot nër ju ata shoh, se shpirtin e tyre ua njoh, dhe unë si ju jam ndruar e jam përzjer’ e ndryshuar,
pa jam bërë shumë herë zjar e uj’ e balt’ e erë. jam një shkëndijë pej qielli dhe një drudhëzë pej dielli.
edhe ndër qiej fluturonj, edhe brënda në det qëndronj, shumë herë fle në baltë, diku ndodhem dhe në mjaltë
bënem qëngj e kec i pirë, lul’ e bar e gjeth i mbirë. dua shumë fjalë t’u them, po trëmbem mos i bënj ujem. e ku shkruhenë në kartë fjalët’ e gjuhësë zjarrtë? / KultPlus.com
Urani Rumbo ishte feministe shqiptare, mësuese dhe dramaturge.Ajo themeloi shoqata të ndryshme që promovojnë të drejtat e grave shqiptare, më e rëndësishmja e të cilave ishte “Lidhja e Gruas” (Bashkimi i Gruas), një nga organizatat e para të shquara feministe të Shqipërisë, shkruan KultPlus.
Urani Rumbo, u lind në Stegopul (Gjirokastër) në 1895, ku mori mësimet e para. Studimet i vazhdoi në Kurfuz, për letërsi. Në moshë shumë të re, si pesëmbëdhjetë vjeçare, ajo filloi t`u mësonte njerëzve të afërt, shkronjat dhe alfabetin e gjuhës shqipe.
Nga viti 1910, Urania ndoqi një shkollë të lartë në Janinë, por arsimimi i saj u ndërpre për shkak të luftërave ballkanike. Gjatë luftës, si autodidakte, ajo mësoi italishten dhe frëngjishten. Në vitin 1916 ajo fillon punën si mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Dhoksat, një qytezë në Jug të Shqipërisë.
Në vitet 1917 – 1918 e gjejmë si mësimdhënëse në Mingul dhe Nokovë të Luxhërisë. Pas Luftës së Parë Botërore shkon në Gjirokastër ku themeloi shkollën femërore “Koto Hoxhi”.
Ditën e hapjes, ajo mbajti një fjalë tepër prekëse: “Gëzimi im më i madh është se vendosa në një bankë e krah për krahë vajzën myslimane të Manalatit me atë të Varoshit si motra të pandara nga njëra-tjetra”.
Fillimisht ajo caktohet mësuese e gjuhës shqipe në Dhoksat; kështu ajo u rendit midis mësuesve më të nderuar lunxhiotë. Në vitet 1917-18 punon mësuese në Nokovë e Mingul. Që në moshë të re, bëhet anëtare e shoqërisë “Drita” të Gjirokastrës, të formuar në 1908. Më vonë ajo formoi shoqatën “Motërmate” që kish qëllim bashkim-vëllazërimin e grave. Mendimet e saj përparimtare ajo i shfaqi në organet e shtypit që dilnin në Gjirokastër e sidomos në gazetën Drita të themeluar në 1920, e të drejtuar nga Veli Harshova, e cila ishte gazeta e parë që griti lart flamurin e lartësimit të gruas.
Më 8 gusht 1920, me nismën e Uranisë e të patrioteve të tjera të shoqatës “Motërmate” organizohet në Gjirokastër e para mbledhje e grave, të cilat kërkonin dritë, arsim e përparim.
Urania më 20 nëntor 1920 harton një manifest në emër të grave gjirokastrite dhe e boton. Në të ngrihej problemi i barazisë së burrit me gruan. Në disa raste ajo ka shkruar në shtypin e kohës edhe me pseudonimin “Trumpeta”, siç ishte rasti i një artikulli në ”Drita”, ku ajo ngrihet ashpër kundër robërimit të gruas dhe e përfundoi artikullin me fjalët “Përpara ! Të përpiqemi të realizojmë përparimin!”
Përpjekjet për përparimin e gruas po shkonin mbarë dhe më 25 korrik 1924 organizon shoqërinë e grave të quajtur “Përmirësimi” ku edhe u zgjodh në krye të saj. Me këtë rast ajo përgatiti edhe një statut. Më pastaj këtu u organizuan kurse arsimore për gratë e shtresave të ndryshme shoqërore.
Mori pjesë aktive si anëtare e shoqërisë përparimtare “Drita” të Gjirokastrës”. Me riorganizimin e “Lidhjes së Mësuesve të Shkollave Fillore” në mars 1924, ajo ishte në komisionin nismëtare dhe u përpoq për mësimin laik, zhvillmini e teatrit, për edukimin kombëtar të fëmijëve si dhe për t’i dhënë ngjyra kombëtare liceut francez të hapur në 1923.
Pas disa kohësh nën presionin e kundërshtarëve konservatorë, Urania u largua nga lidhja duke deklaruar se: “Meshëndeni, unë një grua e vetme jam midis jush.” Kundërshtarët donin që ajo të largohej nga Gjirokastra. Pas 18 vjet pune në këtë shkollë ajo transferohet në Vlorë.
Vdiq në Gjirokastër më 26 mars 1936, si një mësuese e dalluar, edukatore dhe veprimtare e shquar për emancipimin e gruas shqiptare. Ajo ka lënë në dorëshkrim veprën “Theoria e Ifijenisë”.
Deri më sot janë publikuar dy monografi lidhur me këtë mësuese të shquar të shkollës shqipe. E para është monografia e autores Valentina Mosko me titull: “ Urani Rumbo: Mësuese e Popullit,” botuar në Tiranë, në vitin 1977, nga Shtëpia botuese “ 8 nëntori”, kurse e dyta është ajo e Iljaz Gogajt me titull: “ Urani Rumbo punëtore e shquar e shkollës shqiptare,” botuar po ashtu në Tiranë, në vitin 2008, nga Shtëpia botuese “ Tartari.”
Fotografi e marrë nga Micky Haxhiislami./ KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare më famë botërore Rita Ora, ka publikuar një video të shkurtër të këngës së saj të re ku shihet e veshur me veshje kombëtare shqiptare, shkruan KultPlus.
Rita Ora duket jashtëzakonisht e bukur me shaminë e kuqe të vendosur në kokë. Gjithashtu në këtë video shihet se krahas saj edhe vajzat e tjera që janë pjesë e klipit kanë të veshura veshjet kombëtare shqiptare.
“Edhe katër ditë kanë mbetur. Porosit paraprakisht tani #BANG”, ka shkruar ajo në Instagram.
Video është publikuar edhe nga babai i saj, Besnik Sahatçiu – Ora në Facebook, i cili ka përdorur simbolin e zemrës për të paralajmëruar projektin e ri të Rta Orës.
Rita Ora tash e një kohë nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, kurse kjo këngë do vie për publikun me 12 shkurt të këtij viti./ KultPlus.com
Mbretëresha Elizabeth II ka bërë presion mbi qeverinë britanike në vitet 1970 për të ndryshuar një projekt-ligj që do ta lejonte atë të mos zbulonte publikisht pasuritë e saj personale. Kjo raportohet nga “Guardian” bazuar në disa dokumente që ka shqyrtuar.
Nga memorandumet, të mbajtura në Arkivat Kombëtare, duket se avokati privat i mbretëreshës bëri presion ndaj ministrave të kohës.
Dhe pas këtyre, qeveria futi një klauzolë me të cilën ajo rezervoi të drejtën për të përjashtuar kompanitë e përdorura nga “krerët e shtetit” nga zbatimi i rregullave të reja mbi transparencën.
Kjo lejoi të ruajë një lloj fshehtësie në punët private të Mbretëreshës deri të paktën në 2011, shkruan Guardian .
Vlera reale e pasurive të saj private nuk është zbuluar kurrë, edhe pse sipas disa llogaritjeve do të ishte në qindra milionë paund. /express/ KultPlus.com
Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” në muajin shkurt, i cili do jetë “Muaji i Kujtesës” ka organizuar aktivitete edukative.
Nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” u bënë pjesë e programit edukativ: “Mbresa 2021” të organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.
Projekti “Mbresa” është një program edukativ dhe artistik i cili përfshin nxënësit e shkollave të mesme. Programi përmban një konkurs në këto gjini artistike:
Arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion). Krijim letrar (ese, poezi etj), muzikë (melodi, këngë), risi teknologjike etj.
Disa nga objektivat e këtij programi janë : përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete krijuese/edukuese, njohja e tyre me regjimin komunist shqiptar si dhe me veprimtarinë represive të Sigurimit të Shtetit, reflektimi rreth kësaj të kaluare, promovimi i talenteve të reja, etj.
Nxënësit pasi vizitojnë muzeun, në bazë të ndjesive të përftuara krijojnë në gjinitë artistike të lartpërmendura. Punimet duhet të dorëzohen në muze brenda 15 ditëve pas vizitës.
Me pas, ato do të ekspozohen për rreth 2 jave në faqen e Facebook-ut të Muzeut dhe krijimi që do të marre më shume pëlqime do të vlerësohet me çmim te veçante.
Një juri e përbërë nga specialistë të fushës do të vlerësojë punimet më të mira. Është parashikuar që krijimet më të mira të vlerësohen me një dhuratë simbolike si dhe të bëhen pjesë e një katalogu. /ata/ KultPlus.com
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar projektin për kryerjen e ndërhyrjeve përforcuese, konsoliduese dhe restauruese të Urës së Kurcajt, në përroin e Zerzës, Krujë, monument kulture i kategorisë së parë.
Ura është ndërtim i shekullit XVIII. Ajo i shërbente rrugës së shkurtër të karvaneve Tiranë-Krujë.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019, ka hartuar një listë monumentesh me prioritet ndërhyrjeje dhe ka marrë masat për hartimin e projekteve.
IKTK mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje, e cila kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore. /ata/ KultPlus.com
Është publikuar lista e plotë e nominimeve në ‘Screen Actor Guild Awards’, përcjell KultPlus.
Përderisa tradicionaliteti i këtij Festivali ishte organizimi në muajin janar, këtë vit për shkak të pandemisë ngjarja do të ndodh në prill, teksa do të transmetohet në TNT dhe TBS.
‘Screen Actor Guild Awards’ do të ndaj çmime për aktorin dhe aktoren më të mirë, varësisht sipas roleve (kryesorë dhe dytësor), zhanrit (komedi dhe dramë), rolit në serial apo film si dhe çmime për ansamblet filmike.
KultPlus ua sjell nominimet për vitin 2021:
Performancë e jashtëzakonshme nga një kast në një film
“Da 5 Bloods” (Netflix)
“Ma Rainey’s Black Bottom” (Netflix)
“Minari” (A24)
“One Night in Miami” (Amazon Studios)
“The Trial of the Chicago 7” (Netflix)
Performancë e jashtëzakonshme nga një aktore femër në një rol kryesor
Amy Adams (“Hillbilly Elegy”)
Viola Davis (“Ma Rainey’s Black Bottom”)
Vanessa Kirby (“Pieces of a Woman”)
Frances McDormand (“Nomadland”)
Carey Mulligan (“Promising Young Woman”)
Performanca e jashtëzakonshme nga një aktor mashkull në një rol kryesor
Riz Ahmed (“Sound of Metal”)
Chadwick Boseman (“Ma Rainey’s Black Bottom”)
Anthony Hopkins (“The Father”)
Gary Oldman (“Mank”)
Steven Yeun (“Minari”)
Performancë e jashtëzakonshme nga një aktore femër në një rol dytësor
Maria Bakalova (“Borat Subsequent Moviefilm”)
Glenn Close (“Hillbilly Elegy”)
Olivia Colman (“The Father”)
Youn Yuh-Jung (“Minari”)
Helena Zengel (“News of the World”)
Performancë e jashtëzakonshme nga një aktor mashkull në një rol dytësor
Chadwick Boseman (“Da 5 Bloods”)
Sacha Baron Cohen (“The Trial of the Chicago 7”)
Daniel Kaluuya (“Judas and the Black Messiah”)
Jared Leto (“The Little Things”)
Leslie Odom, Jr. (“One Night in Miami”)
Performancë e jashtëzakonshme nga një ansambël në një seri dramatike
“Better Call Saul”
“Bridgerton”
“The Crown”
“Lovecraft Country”
“Ozark”
Performancë e jashtëzakonshme nga një ansambël në një serial komedi
“Dead to Me”
“The Flight Attendant”
“The Great”
“Schitt’s Creek”
“Ted Lasso”
Performancë e jashtëzakonshme nga një aktore femër në një dramë
Gillian Anderson (“The Croën”)
Olivia Colman (“The Crown”)
Emma Corrin (“The Crown”)
Julia Garner (“Ozark”)
Laura Linney (“Ozark”)
Performanca e jashtëzakonshme nga një aktor mashkull në një dramë
Jason Bateman (“Ozark”)
Sterling K. Broën (“This Is Us”)
Josh O’Connor (“The Croën”)
Bob Odenkirk (“Better Call Saul”)
Rege-Jean Page (“Bridgerton”)
Performancë e jashtëzakonshme nga një aktore femër në një serial komedi
Christina Applegate (“Dead to Me”)
Linda Cardellini (“Dead to Me”)
Kaley Cuoco (“The Flight Attendant”)
Annie Murphy (“Schitt’s Creek”)
Catherine O’Hara (“Schitt’s Creek”)
Performancë e jashtëzakonshme nga një aktor mashkull në një serial komedi
Nicholas Hoult (“The Great”)
Dan Levy (“Schitt’s Creek”)
Eugene Levy (“Schitt’s Creek”)
Jason Sudeikis (“Ted Lasso”)
Ramy Youssef (“Ramy”)
Performancë e jashtëzakonshme nga një aktore femër në një film televiziv ose mini-serial
Cate Blanchett (“Mrs. America”)
Michaela Coel (“I May Destroy You”)
Nicole Kidman (“The Undoing”)
Anya Taylor-Joy (“The Queen’s Gambit”)
Kerry Washington (“Little Fires Everyëhere”)
Performancë e jashtëzakonshme nga një aktor mashkull në një film televiziv ose mini-serial
Bill Camp (“The Queen’s Gambit”)
Daveed Diggs (“Hamilton”)
Hugh Grant (“The Undoing”)
Ethan Hawke (“The Good Lord Bird”)
Mark Ruffalo (“I Know This Much Is True”)
Performancë e shquar nga një ansambël në një film
“Da 5 Bloods”
“Mulan”
“Neës of the World”
“The Trial of the Chicago 7”
“Wonder Woman 1984”
Performancë e shquar nga një ansambël në një film komedi ose dramë
Kërkimet në Google mund të shfrytëzohen për të zbuluar shpërthime të koronavirusit në rajone të caktuara, sipas studimit të ri.
Kjo nënkupton që epidemiologët mund të përdorin historinë e kërkimit të njerëzve në Google për të gjetur pika të nxehta ku rastet mund të rriten.
Kërkimi i njerëzve që kërkojnë terma në lidhje me simptomat në Google mund të lejojë ekspertët të zbulojnë përhapjen e COVID-19 rreth 17 ditë para se të ndodhë në të vërtetë, sipas studimit të ri nga University College London, njofton Independent.
Analizimi i aktivitetit të kërkimit në internet është përdorur tashmë për të ndjekur dhe kuptuar gripin sezonal.
Përdorimi i të dhënave për kërkimet në internet rreth Covid-19 mund të përmirësojë metodat e mbikëqyrjes së shëndetit publik. /Koha/ KultPlus.com
LAS VEGAS, NV – JANUARY 05: A Google logo is shown on a screen during a keynote address by CEO of Huawei Consumer Business Group Richard Yu at CES 2017 at The Venetian Las Vegas on January 5, 2017 in Las Vegas, Nevada. CES, the world’s largest annual consumer technology trade show, runs through January 8 and features 3,800 exhibitors showing off their latest products and services to more than 165,000 attendees. (Photo by Ethan Miller/Getty Images)
Edhe në ditët e fundit të jetës së saj, bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, ka dashur të këndojë e të ndëgjojë këngët e saj.
Sabrie Reqica e cila është kujdesur për Pagarushën ka treguar se ajo ka dashur të këndoj, të luaj piano e të dëgjojë këngët e saj.
Ajo thotë se sa ishte e shtrirë në spital, pak para se të vdiste, Nexhmije Pagarusha mirrte telefonin e ndëgjonte këngët e saj, sidomos bareshën.
“Me fol për Nexhën duhet të shkruaj një roman. Nexhmije Pagarusha ka qenë një artiste e madhe. Ka qenë edhe një artiste burnore që ka ditë me pritë prej fëmijës së vogël deri te më i vjetri, edhe pse ka qenë e sëmurë. Në ditët e fundit në spital kam qenë me të dhe ka pasur dëshirë t’i ndëgjojë këngët e saj, sidomos këngën e bareshës”, ka thënë ajo në Studion A.
Reqica ka treguar se në ditët e fundit të jetës së saj, Pagarusha ka luajtur piano vetëm për të.
Ajo thotë se me të kanë qenë sikur motra, andaj edhe Pagarusha i kishte thënë se donte të lunate piano për të.
“Ajo ka luajtur në piano veç për mua. Më ka thënë po dua të luaj veç për ty, sepse e kemi dashur shumë njëra tjetrën. Ajo ka qen idol i imi dhe i familjes time. Ngadal me të jemi bërë si shoqe e pastaj si motra. Nexhmia ka qenë sikur me e pas të familjes, sikur halla ime e gjyshja ime”, ka rrëfyer ajo. /express/ KultPlus.com
Botimi “Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919” me autore Teuta Toskën sjell ditarin e veprimtares së vetme shqiptare, që lundroi në vitin 1919 nga Nju-Jorku për në Paris, për të përfaqësuar Shqipërinë në Konferencën e Paqes.
Studiuesja Teuta Toksa ndalet te kontributi i Parashqevi Qiriazit në konsolidimin e shtetit shqiptar të pavarur rreth 100 vite më parë.
“Ky ditar ka qenë në Arkivin e Shtetit, por është i njohur vetëm për studiuesit, jo për publikun. Më shumë se një ditar kujtimesh, është si një agjent pune. Prandaj, ishte e nevojshme që do t’i jepej publikut, i plotësuar me komente. 1919-ta është një vit shumë i rëndësishëm, një vit ndarës në politikën shqiptare. Por për mua ky vit është më i rëndësishmi, në jetën politike dhe diplomatike të saj. Para 100 vitesh, problem madhor ishte formimi i shtetit shqiptar”, shprehet Toska.
Në ditarin e saj, mbajtur nga data 1 janar të vitit 1919, mes të tjerash Qiriazi shkruante për kuvendin e datës 29 dhjetor, të organizuar nga Federata panshqiptare, Vatra’ së:
“1 janar. Sot pas si arnova pak dhe u vesha, shkrova ca letra edhe spastrova deskun. Këtu kishim z.Sadik Lekdushin, Kost Lakrorin, Rafail Burgalecin dhe z.Grameno po është këtu prej një muaj. Sot u bë një meting organizuar prej vatrës, ku u bënë protestime për çështjen të Çamërisë dhe të Kosovës…”
Përpos koordinimit të delegacioneve shqiptare, Toska thekson rolin e Qiriazit për transformimin e shoqërisë shqiptare, duke shkruar një strategji për arsimin.
Teuta Toska
“Unë mendoj se i gjithë libri jep një panoramë të plotë, të asaj që Parashqevi Qiriazi ishte. Pjesa e parë e tregon gruan e thjeshtë, që befas transformohet në një diplomate shumë aktive, që shndërrohet në një diplomate aktive dhe që koordinon veprimtarinë e delegacioneve shqiptare. Në Paris gërshetohet përmes ditarit; jeta e një gruaje, pasionet e një intelektualeje dhe veprimtaria e ethshme diplomatike e saj. Pjesa e dytë, i kushtohet mendimit të saj politik. Aty shpaloset edhe më shumë mendimi i saj për transformimin e shoqërisë shqiptare. Ajo kishte shkruar një strategji kombëtare për arsimit. Prandaj mendoj se kjo është panorama e një intelektualeje shumë të guximshme shqiptare, për kohën që ne flasim, përpara 100 viteve. Është unike”, përfundon Toska. / ReportTV/ KultPlus.com
Kur ishte fëmijë, ish-presidenti amerikan ëndërronte një profesion krejtësisht ndryshe.
Barack Obama ëndërronte të bëhej arkitekt, teksa gjithashtu i pëlqente shumë basketbolli, por nuk ishte një prerje kampioni dhe më pas ajo ëndërr u zhduk shpejt.
“Sigurisht, që unë nuk e kisha ëndërruar të bëhesha president, ëndrra ime të bëhesha një arkitekt dhe një djalë i mirë”, thotë Obama për veten e tij, i intervistuar nga Fabio Fazio në ‘’Che Tempo Che Fa’’ në Rai3 për të prezantuar librin ‘Një Tokë e Premtuar’, autobiografie e presidentit të 44-të të SHBA, afro-amerikani i parë për tetë vite në krye të Amerikës.
“Isha i izoluar në Shqëpinë e Bardhë dhe ëndërroja të shëtisja dhe të pija një kafe pa u njohur nga të tjerët, por edhe privilegjin për t’i shërbyer vendit”, theksoi ai në intervistë.
“Ngjarjet në Capitol Hill… duhet t’i ruajmë në mendjet tona. Duhet të na kujtojnë se demokracia nuk është një dhuratë që vjen nga parajsa… Ne gjithmonë duhet të investojmë në demokraci”, thekson Obama. /ata/ KultPlus.com
Fotografi të vitit 1903, nga fshati Zemeno të Korinthisë në Athinë (Ζεμενό Κορινθίας), që banohet nga arvanitasit, që i sjell Arben Lalla, përcjell KultPlus.
Në vitin 1907, banorët e këtij fshati u deklaruan shqiptarë, numri i tyre ishte 526.
Fotografitë: Nga Fred Boissonnas (prill, 1903). / KultPlus.com
“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, një nga romanet jo vetëm më të mirë të shkrimtarit Dritëro Agolli, por të të gjithë letërsisë shqipe, tashmë po kthehet edhe në film, përcjellë KultPlus.
Lajmi u bë i ditur nga Elva Margariti, e cila tregoi se skenari dhe regjia do të jenë nga Fatmir Koci dhe filmi do të jetë prodhim i shtëpisë kinematografike “KKoçi Production”.
“Ishte kënaqësi të shihja kaq shumë të rinj, jo vetëm në rolet kryesore të filmit, por edhe në paskuinta, çka na jep besim se një brez i ri aktorësh e kineastësh kanë nisur udhëtimin e tyre”, ka shkruar Margariti.
Ky film, i financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë është bashkëprodhim me shtëpinë filmike “Circle Production”, me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe shtëpinë filmike “KINO OKO”, Maqedonia e Veriut.
“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” (1973), është kontributi më i rëndësishëm letrar i Dritëro Agollit në prozë. Kronikë e karrierës së palavdishme të një zyrtari “në vijë”, romani është në të njëjtën kohë pasqyrë e pozitës së mjerë të vartësit të tij, Demkës, një kalemxhi i stërvitur, që pak nga pak është ndarë me talentin. / KultPlus.com
Artpolis Qendra për Art dhe Komunitet ka shpallur konkurs për pesë vende të lira në pozitën e aktor/e, shkruan KultPlus.
ArtPolis e konsideron këtë konkurs si një dëshmi për talentin, kreativitetin, vullnetin dhe bashkëpunimin e punës me komunitet.
Artpolis është Organizatë Jo-Qeveritare që vepron në Kosovë duke e promovuar kulturën, artin dhe bashkëjetesën multi-etnike, nëpërmjet dialogut social dhe përdorimit të teatrit si mjet për promovimin e diverzitetit dhe ndryshimeve shoqërore.
Kriteret që duhet plotsuar për të konkuruar, janë si në vijim:
-Të kenë diplomë universitare (bachelor ose master), Fakulteti i Arteve, drejtimi aktrim.
-Bashkangjitur me Cv dhe biografi të dërgohet një video e ndonjë shfaqje/ përformance në 3 vitet e fundit ( kohëzgjatja, minimum 2 minuta max 5 minuta)
-Aftësi të mira Ritmike (të cilat do të provohen gjatë audicioneve)
-Mosha: 20-40 vjet.
-Kondicion dhe përgatitje të mirë fizike e vokale
-Të jenë kreativ dhe të hapur për detyrat artistike që do të kërkohen nga komisioni përzgjedhës
-Të kenë përvojë pune aktive në realizimin e roleve në teatër dhe të ketë dëshirë e vullnet të punojë edhe me komunitet.
-Të dëshmojë talentin dhe përvojën e tij/saj para audicionit që e organizon Komisioni profesional i Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis;
-Të ketë aftësi të mira për komunikime ndër-njerëzore dhe të jetë i/e gatshme të punojë me orar fleksibil të punës;
-Të flas rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze
Procesi i aplikimit:
Të gjithë të interesuarit/at duhet të dërgojnë CV-të e tyre, letrën motivuese, tri referenca dhe dëshminë për shkollimin e mbaruar (diplomë) në e-mail adresën: [email protected]
Afati i aplikimit: 08/02/2021- 15/02/2021
Artpolis, ndër të tjera ka bërë të ditur se vetëm personat që futen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Për tu informuar më shumë për punën e Artpolis, klikoni në linkun e bashkangjitur më poshtë. / KultPlus.com
James Dean, aktori amerikan i viteve ’50, tragjedia dhe vdekja e të cilit tronditi gjithë kinematografinë amerikane, sot shënon 89 vjetorin e lindjes, shkruan KultPlus.
James Dean u bë aktori i parë në historinë e kinëmase që nominohet për një çmim pas vdekjes. Fillimisht do të nomionhej për East of Eden (1955) dhe më pas, pas vdekjes për filmin Giant (1956).
Studioi dramë në universitetin e Kalifornisë në Los Angeles dhe u muarr me teatër, kinema dhe televizion. Shfaqja e tij e parë në televizion ishte për një reklamë për Pepsin në 3 dhjetor të 1950. Më vonë do ta ndiqnin seri dhe vepra në teatër.
Me një karakter introvert, i ashpër, melankolik, moskokëçarës dhe i apasionuar në raporte të njëjta, James Dean kishte veti të mira interpretative dhe që i sollën sukses te publiku më i ri në moshë. Duke e shndërruar në ikonë të rinisë amerikane të viteve ’50. Në vitin 1955 do të mbërrinte një nga filmat e tij më të mëdhenj; “Rebel ëithout a Cause” që do ta afirmonte atë përfundimisht si një nga idhujt kryesorë të rinisë amerikane. Tek “Gjigandi” do të interpretonte së bashku me Elizabeth Taylor dhe Rock Hudson e që do të ishte një tjetër vepër e madhe e tij.
Dean përveç pjesës së kinematografisë , kishte pasion edhe garat me makina, ku ishte hobi i tij, një pasion që do e ndiqte krejt jetën e tij, dhe e veçanta e kësaj Dean përveç pasionit për makina, ishte ikonë e stilit për veshjet e tij, ku si ndikim do e përcjellë botën e modës edhe sot, si një inspirm.
Një aktor, ku jashtë skenës së filmit ishte njeri me pak fjalë, një simbol seksi dhe një ikonë stilesh, ku e rrëthonte një misticizëm në lidhje me atë që e gjejmë të dashur kaq shumë vite më vonë. Megjithëse më i njohur për stilin e tij Causal, ai kishte disa pjesë më formale në repertorin e stilit të tij, si xhaketë të errët me jakë, bluzë e këpucë cowboy.
Stili i tij ishte paaftësi. Ai nuk u shqetësua me copa të tepërta. Pamjet e tij ishin kryesisht minimaliste. Për shembull, ai nuk kishte qasje me një kravatë. Ai nuk ishte një ndjekës i përkushtuar i modës. Ai ka shkuar shpesh me tendencën e 50-tave të Jeans-av të kthyer apo atë që ne e quajmë dukje me pantallona të gjata. / KultPlus.com
John Maynard Keynes ka qenë një një ekonomist anglez idetë e të cilit kanë ndikim të madh në teorinë dhe praktikën e makroekonomisë moderne, si dhe nga ekonomitë politike të qeverisë.
Sot, KultPlus ju sjell njërën nga thëniet më të njohura të tij.
-Kundër budallallëkut edhe perënditë janë të pafuqishëm. Do të duhej Zoti. Por ai duhet të zbriste personalisht, jo të dërgojë Birin; kjo nuk është punë për fëmijët. / KultPlus.com
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë ftesë publike për çmimet në fushën e muzikës, për vitin 2020.
Kjo shpallje është bërë me qëllim të avancimit, publikimit dhe promovimit të krijimtarisë muzikorë, si dhe në pajtim me Rregulloren për Ndarjen e Çmimeve për Muzikë. / KultPlus.com
“Në kërkim të Venerës”, filmi i parë kosovar që mori pjesë në një ndër festivalet më të mëdhenj ndërkombëtarë, nuk u kthye duar bosh. Filmi i metrazhit të gjatë i regjisores Norika Sefa u shpërblye me çmimin special të jurisë (Special Jury Award) në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve të Festivalit të Roterdamit, duke shënuar kështu një sukses të jashtëzakonshëm për vetë filmin dhe regjisoren Norika Sefa, shkruan KultPlus.
Në një intervistë për KultPlus regjisorja ka thënë se marrja e këtij çmimi ka një rëndësi të jashtëzakonshme për të sepse vetë festivali bazohet më shumë tek lloji i filmit dhe jo narracioni.
“Çmimi ka shumë rëndësi sepse festivali synon inovacion në formën e filmit dhe nuk është narracion, pra bazohet më shumë në llojin e filmit, por edhe tek regjisorët që për herë të parë kanë bërë diçka. Dhe ky është filmi im i parë i metrazhit të gjatë prandaj edhe marrja e këtij çmimi ka një rëndësi të madhe për mua”, ka thënë ajo
Norika tutje pohoi se sikur festivali të mbahej në formën fizike do të kishin mundësinë që të dëgjonin edhe reagimet e para të audiencës. Por sipas saj organizatorët e festivalit janë përpjekur që të krijojnë një ndjenjë të tillë edhe në formatin online sepse gjatë tërë kohës ju kanë përshkruar reagimet e bëra në festival.
“Nëse do mbahej në formën fizike çdo gjë do të zhvillohej në prani të një audience dhe do të kishim mundësinë që ti dëgjonim edhe reagimet e para. Mirëpo festivali është munduar që të krijoj një atmosferë të tillë edhe në formatin online sepse gjatë tërë kohës ata janë munduar që të na përshkruajnë dhe të na incizojnë ato reagime”, tha Sefa në një prononcim për KultPlus.
‘Në kërkim të Venerës’ i morri regjisores pesë vite kohë deri në përfundimin e tij. Mirëpo edhe skenari ka pasur një procedurë të gjatë deri në finalizim sepse skenari nuk ka formën klasike të të shkruarit sepse ka synuar që të kap një energji në secilën skenë.
“Filmi është xhiruar në Kaçanik dhe unë kam vendosur që e tërë ekipa të shkojë dhe të jetoj në Kaçanik në mënyrë që të ambientoheshin me vendin dhe kjo përfshinte një proces në vete”, ka rrëfyer tutje regjisorja.
Krejt në fund Sefa ka treguar se filmi do të udhëtoj edhe në shumë festivale tjera mirëpo sipas saj ato do të bëhen publike me kohën.
Filmi na flet për një një takim të çuditshëm, ku Venera e ndrojtur nis të vë në dyshim familjen e saj patriarkale dhe të ndjekë Dorinën mendje-hapur, qëndrimi i fortë i së cilës nxit kureshtjen e Venerës për të eksploruar më shumë. Derisa Venera përsiatet për kuptimin e jetës, filmi gradualisht shprehë një sens absurd të jetës: Me njerëz që fshehin një botë me emocione – nga poshtërimi, faji e zhgënjimi. “Unë kurrë nuk i kam parë prindërit e mi të puthen” – thotë Venera.
Në film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Monolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj etj. Me drejtor të fotografisë – Luis Armando Arteaga, montazhë – Stefan Stabenoë, skenografi – Arben Shala, zërim – Risto Alchinov, kostumografi – Desantila Lika, dhe grim – Lidona Berisha.
“Në kërkim të Venerës” me producent Besnik Krapin është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut i prodhuar nga Circle Pruduction dhe me bashkëproducent Igor Popovskin dhe Gazmend Nelën. Filmi gjithashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut dhe Komuna e Prishtinës. / KultPlus.com
Në China Printmaking Museum – Shenzhen, është hapur ekspozita kuratoriale e grafikes kontemporane e Evropës Qendrore dhe Lindore. Kuratori Veliko Marincheski i ka përzgjedhur për të ekspozuar në China Printmaking Museum njëzet artistë evropianë me gjithsej 71 punime, përcjellë KultPlus.
Në ekspozitë marrin pjesë doajenët e grafikës kontemporane të cilët kanë lënë gjurmë në grafiken evropiane dhe botërore si: Jiri Anderle, Albin Brunovski, Paul Wunderlich etj. Një pjesë e veprave të grafikes janë huazuar nga koleksionet e museumeve dhe galerive evropiane.
Në këtë ekspozitë, artisti kosovar Agim Salihu, i ftuar nga kuratori Veliko Marinchevski, e përfaqëson grafiken evropiane dhe Republikën e Kosovës.
Ekspozita e Grafikes e Evropës Qendrore dhe Lindore u realizua me ndihmën dhe kontributin e menaxhmentit të China Printmaking Museum, zotëri Li Kang, dhe drejtorit të departamentit ndërkombëtar të Muzeut, Zhao Jiachun, të cilët mundësuan të realizohet ky projekt i madh.
Ekspozita u realizua edhe me mbështetjen Evropiane të Galerisë ‘Epruve D’artiste Antverpen’, zotëri Chris Verheyen dhe Dr. Jaques Montermals collection. / KultPlus.com
Njihuni me njërin ndër karakteristikat më të veçanta natyrore të Arabisë Saudite. Rrafshnalta Najd, është njëra ndër karakteristikat më të spikatura natyrore të Arabisë Saudite, fsheh atraksionin e bukurisë dramatike – skajin e botës (Jebel Fihrayn)!
Skaji i botës, shkëmbi i lartë 300 metra nga i cili ofrohet pamje e pakufishme e ambientit shkëmbor të shkretëtirës, pjesë e formacionit i cili, si mur natyror, rrethon kalimin Jabal Tuwaiq, transmeton KultPlus.
Formacioni është krijuar si pasojë e lëvizjes së pllakës arabike e cila gjeologjikisht është njëra ndër pjesët më të vjetra të Azisë, por edhe njëra ndër pllakat kryesore litosferike në planet.
Shkëmbinjtë të cilët gjenden në veriperëndim të Riadit, kanë pasur rolin e rëndësishëm në historinë e Arabisë, sepse përgjatë tyre ka kaluar rruga e lashtë tregtare e cila ka çuar në Levant dhe Persi. / KultPlus.com
Matrona do t’i nxjerrë jashtë ato, vajzat e saj, nëpër këtë qytet të mbushur me plehra, pasi ata që merren me plehra, merren edhe me politikë dhe s’kanë kohë për plehrat; nëpër këtë qytet që vjen era kurvëri, sepse seksin ata e kanë kthyer në kurvëri, pikërisht qytetarët që shpikën institucionin e Besës. Në këtë qytet të ndyer nga padrejtësia. Të së Drejtes te dhënë nga E Drejta, shkruar të zezë mbi të bardhë. Padrejtësia qe kthyer padenjësisht në zemrat e një Atdheu të lodhshëm. I drejtuar nga një shtet i shkërmoqur, i tredhur nga politika.
Matrona lodhet me zërin e politikanëve dhe i kthen ata në hije duke ia ulur zërin televizorit. ajo qesh me politikanët e Atdheut të saj se i duken si kukulla kur ua heq fjalët, me pamje prej manekinësh e levizje marionetash. / KultPlus.com