Nga Bertolt Brecht Përktheu nga gjermanishtja Petraq Kolevica
Po të vijë pushtuesi te ju, në qytet, Ta bëni t’i duket që s’e ka pushtuar vërtet. Askush ndër ju atij të mos i japë çelës, Se ai s’vjen si mik, se ai vjen si shkelës. Mos i nxirrni për të ngrënë dhe sofër mos i shtroni. Karrige e shtrat për të të shkoni t’i copëtoni. Atë çka s’digjni dot, ta fshihni ku mos duket. Përmbysni çdo gotë qumësht, groposni çdo krodhë buke. Ta bëni të klithë:Ndihmë! Ta quani:Barbar! Ta bëni të hajë dhé, të rrojë përmbi zjarr. Edhe sikur të lutet, as gjellë – as mëshirë. Që s’ka qytet për të, ta marrë vesh fort mirë. Ku sheh – të shohë hiç; ku hyn – të gjejë asgjë. Ta dijë që në qytet bujtinë s’ka për të./ KultPlus.com
Bertolt Brecht in 1937. (Fred Stein/picture-alliance/dpa/Associated Press)
Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se çështja e të mbijetuarve të dhunës seksuale nuk po trajtohet me seriozitetin e duhur nga sistemi i drejtësisë në Kosovë.
Në një raport të publikuar nga organizata që drejton Rushiti, janë mbledhur dëshmitë e 345 personave të dhunuar gjatë luftës, dëshmi këto që të cilat, siç thotë ajo, do të shërbejnë për shumë institucione, për të ngritur padi e për të kërkuar drejtësi.
Radio Evropa e Lirë: Zonja Rushiti tashmë është bërë publik një raport-dokument me rrëfime të të mbijetuarve të dhunës seksuale. Çka ju shtyri ta publikoni këtë raport?
Feride Rushiti: Realisht ky është një raport statistikor, i cili si iniciativë ka filluar në vitin 2019. Duke punuar ngushtë me të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe duke e parë që institucionet nuk kishin ndonjë iniciativë për të bërë një arkivim të mirëfilltë në raport me krimet e luftës, në veçanti me krimet e dhunimit seksual të luftës, si organizatë e kemi parë të arsyeshme që të fillojmë ta ndërtojmë një platformë, e cila do t’i grumbullonte dëshmitë e të mbijetuarve të dhunës seksuale, në mënyrë që këto dëshmi t’i shërbenin drejtësisë në raport me të vërtetën, por edhe të binin një narrativë të drejtë, bazuar në fakte dhe dëshmi nga njerëz të gjallë si dhe për t’i adresuar nevojat dhe kërkesat, që përtej dëshmive në raport me luftën, t’i mbledhim edhe kërkesat e nevojat me të cilat ballafaqohen të mbijetuarit të dhunës seksuale të luftës.
Dua të theksoj se institucionet kanë mungesë të dokumenteve në raport me krijimin e arkivës [për krime lufte] apo dokumentim të krimeve të luftës. Pra, edhe dy dekada pas [luftës] nuk ka infrastrukturë për të arkivuar mirë këtë çështje. Edhe iniciativa rajonale KOMRA (Komisioni rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljet tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në ish-Jugosllavi që nga 1 janari 1991 deri më 31 dhjetor të vitit 2001) nuk është që i ka dhënë hapësirë të veçantë krimeve të dhunës seksuale. Kjo për faktin që është e vështirë edhe paraqet një ndjeshmëri e veçantë për mënyrën se si do të duhej të adresohet ky krim, si duhet të merret intervista, çfarë duhet t’i ofrohet të mbijetuarit kur e mban intervistën.
Prandaj, duke qenë organizatë lidere që nga viti 1999 në ofrimin e shërbimeve direkte për të mbijetuarit të dhunës seksuale të luftës, e më pastaj duke avancuar agjendën e të mbijetuarve të dhunës seksuale deri në njohjen ligjore të tyre dhe duke punuar me policinë dhe prokurorinë, kemi menduar se është qenësore të krijojmë një arkiv, i cili do t’i shërbente vendit, historisë së re të Kosovës me sa më shumë fakte dhe të dhëna se si është ushtruar ky krim, në çfarë përmasa ka qenë dhe nga cilat forca është kryer, por edhe cilat janë pasojat e dhunimit, qoftë në aspektin shëndetësor, social e ekonomik.
Po ashtu për të ditur se a ka pasur dëshmitarë prezentë kur është ushtruar dhe çfarë rruge ka pasur mënyra e ushtrimit të këtij krimi e të gjitha me radhë. Kjo vetëm e vetëm për të ndryshuar edhe diskursin publik edhe mediatik, por edhe narrativën edhe për t’i sfiduar disa norma në raport me të kaluarën, si dhe për të vënë në pah që edhe burrat kanë qenë pjesë e dhunës seksuale. Kanë qenë edhe komunitetet joshqiptare pre e dhunës seksuale. Edhe të gjitha këto informata të na shërbejnë pastaj në ndryshimin e legjislacionit, në bërjen e politikave për avancimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe për t’ju siguruar atyre qasje në drejtësi.
Radio Evropa e Lirë: Si mund të ndihmojë ky raport në proceset gjyqësore?
Feride Rushiti: Dua të them se projekti është udhëhequr nga Qendra Kosovare për Rehabilitim, ndërsa është realizuar në partneritet të ngushtë me tri organizata të licencuara siç është ‘Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave’, ‘Medika Gjakova’ dhe ‘Medika Kosova’. Ky raport ka marrë kohë një vit vetëm për ta ndërtuar platformën, pasi është i pari për nga lloji. Na ka rastisur të bashkëbisedojmë edhe me profesorë të njohur ndërkombëtarë, që janë marrë me drejtësinë tranzicionale. Nuk është që edhe në botë ka arkiva të mirëfillta në raport me dhunën seksuale, sepse është një krim shumë kompleks për t’u dëshmuar dhe dokumentuar.
Prandaj, të dhënat të cilat kemi arritur t’i grumbullojmë gjatë kësaj periudhe – edhe me disa kufizime për shkak të pandemisë – terreni nuk ka qenë lehtë i qasshëm, pastaj i kemi kursyer moshat e shtyra, pasi nuk kemi dashur t’i ballafaqojmë me personat që e kanë realizuar intervistën. Mirëpo ky raport, të cilin e kemi quajtur ‘Viktimat pa emër’ na shërben për të avokuar për ndryshime ligjore, na shërben për të avokuar për ndërtimin e politikave në raport me realizimin e të drejtave të viktimave.
Në raport me drejtësinë, secili person që ka dhënë dëshmi dhe i ka grumbulluar të dhënat, në të ardhmen ka qasje dhe mund ta tërheqë për nevoja të saj/ tij, kuptohet në raport me gjykatën. Kështu që në këtë drejtim edhe mënyra e ushtrimit të dhunës, forma, zinxhiri komandues, uniformat, të gjitha këto mund t’i shërbejnë prokurorisë për të pasur një pistë orientimi se si të udhëhiqet lënda dhe si të hedhen faktet dhe dokumentet. Në këtë drejtim ne kemi arritur të grumbullojmë 345 raste të dokumentuara, ku prej tyre 325 janë burra dhe djem, ndërsa 6 për qind i përkasin komuniteteve joshumicë, romë, boshnjak, ashakli dhe egjiptian.
Radio Evropa e Lirë: Pse sistemi i drejtësisë nuk po i trajton rastet e personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë?
Feride Rushiti: Mendoj se rreth 48 raste janë të evidentuara dhe janë në proces të grumbullimit të të dhënave dhe informacioneve. Një rast të cilin e përfaqëson qendra jonë [QKRMT] është një rast që ne mendojmë dhe shpresojmë se rasti do të rezultojë pozitivisht dhe ka për t’u vënë drejtësia në vend.
Mirëpo, janë disa raste në proces dhe dua të them se rëndësi të veçantë ka edhe rritja e numrit të prokurorëve, rritja e numrit të gjykatësve, profesionalizmi i tyre. Nuk është e lehtë që të dokumentohet krimi. Mos të harrojmë që po flasim për një krim që ka ndodhur 22 vjet më parë.
Të vetmin fakt dhe dëshmi që e posedon gjykata është dëshmia e personit të gjallë, prandaj do kohë, por edhe do profesionalizëm, angazhim e resurse. Në këtë drejtim ne edhe e kemi publikuar protokollin kombëtar për trajtimin e të mbijetuarave të dhunës seksuale, në raport me prokurorin dhe policinë për krime lufte. Ky protokoll vë në pah përqendrimin e gjithë mekanizmave institucionalë në shërbim të qasjes në drejtësi, po në veçanti e vë në theks prezencën e psikologut, avokatit, pasi rastet, të cilat veç kanë dëshmuar më herët, e kanë shumë të vështirë për t’iu rikthyer një procesi.
Disa nga këto gra dhe burra veçse kanë dhënë dëshmi në periudhën e UNMIK-ut, kanë dhënë dëshmi në periudhën e EULEX-it. Dhe fatkeqësisht nuk kanë pasur kurrë asnjë përgjigje qoftë negative apo pozitive. Edhe janë të zhgënjyer dhe nuk besojnë shumë. Prandaj, duhet të punohet shumë në rritjen e besimit në aspektin psikologjik ashtu që të arrihet të dëshmohet saktë dhe qartë në raport me krimin e ushtruar në periudhën e viteve 1998-1999.
Radio Evropa e Lirë: A mendoni ju se mungesa e përvojës së prokurorëve me rastet e tilla ka bërë që të ketë hezitim për t’u marrë me këto raste?
Feride Rushiti: Duhet të ketë më shumë resurse profesionale pasi më duket se numri i prokurorëve është tre vetëm, që është një numër mjaft i vogël, jo vetëm për t’i trajtuar krimet e dhunës seksuale, por të gjitha krimet e luftës.
Mos të harrojmë se edhe në atë fushë nuk është se është bërë diçka, apo që vlen për t’u theksuar. Pastaj edhe gjykatësit duhet të jenë të përgatitur se si t’i qasen këtij lloji të krimit, pasi është i ndjeshëm dhe kërkon sensitivitetin e vet. Duhet të rriten resurset në kuptimin e prokurorëve, por duhet edhe të ketë vazhdimisht ngritje profesionale të avancuar në mënyrën se si duhet të hetohen këto krime.
Përtej kësaj, duhet ketë masa paraprake se si duhet të trajtohet viktima në proces, pasi që krejt rasti varet se sa është ajo (viktima) në gjendje psikologjike që të dëshmojë dhe të rikthehet në vitin 1999 apo 1998, kur edhe i ka ndodhur ngjarja traumatike. Kjo çështje e [viktimave të dhunës seksuale ] duhet të jetë prioritet i shtetit, mos të harrojmë.
Radio Evropa e Lirë: Cilët janë hapat e ardhshëm për të shtyrë përpara çështjen e personave të dhunuar seksualisht?
Feride Rushiti: Shikoni, kemi në plan që të dhënat e këtij raporti, që është i shifruar, t’i ndajmë me disa nga anëtarët e Kuvendit të Kosovës, për të filluar ndryshimet ligjore, duke filluar nga mandati i Komisionit për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave, pastaj shërbimet shëndetësore, e çështje tjera që kanë dalë në raport me kërkesat e të mbijetuarave të dhunës seksuale.
Janë një varg kërkesash që janë nxjerrë në pah nga ky raport dhe këto kërkesa shpejt shpresojmë të bëhen të qarta dhe definuese për Kuvendin e Kosovës për ndryshime të legjislacionit, në mënyrë që kauza e të mbijetuarave të dhunës seksuale të shkojë tutje./REL/ KultPlus.com
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masat e reja anti-Covid në të gjithë territorin e Kosovës.
Sipas vendimit të ri të Qeverisë, mbajtja e dasmave dhe e të pameve për të vdekurit ndalohet pavarësisht numrit të pjesëmarrësve.
Në anën tjetër, lejohet mbledhja me më pak se 30 persona në mbledhje të ndryshe, seminare, trajnim etj…
Lejohen të grumbullohen më shumë se 30 persona vetëm në rast të mbledhjes së Qeverisë, mbledhjeve të Kuvendit dhe mbledhjeve me interes të vecantë publik.
Ky është vendimi i Qeverisë lidhur me dasmat dhe funeralet:
Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 30 persona (mbledhjet, seminaret, trajnimet). Pavarësisht numrit të personave, mbajtja e pritjes për ngushëllim/krye shëndoshë dhe organizimi i dasmave ndalohet.
Përjashtim nga pika 18, bëjnë mbledhjet e Kuvendit të Kosovës, mbledhjet e Qeverisë, apo mbledhjet me interes të veçantë publik, të cilat lejohen pavarësisht numrit të personave.
Lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, jo më shumë se 30 persona./ KultPlus.com
Falë suksesit të xhudistëve, Kosova është renditur e para në listën e kampionatit evropian të xhudos.
Trajneri i mirënjohur, Driton Kuka, në një lidhje direkte nga Portugalia në emisionin Sports Show në Klan Kosova, ka thënë se tani Kosova zyrtarisht është shteti më i fuqishëm në kampionatin evropian të xhudos./klankosova/ KultPlus.com
Historiani i shquar Marin Barleti, njihet si figura më e madhe e lëvizjes së humanistëve shqiptarë të shekujve XV-XVI. Ai lindi rreth vitit 1460 në Shkodër. Fare i ri, më 1478, mori pjesë me armë në luftën për mbrojtjen e qytetit të lindjes nga rrethimi i forcave osmane.
Heroizmi i bashkatdhetarëve i mbeti në sy e në mendje, derisa e përjetësoi në veprat e tij historike kushtuar luftrave për të mbrojtur atdheun “nga kujtimi i të cilit,- shkruan ai,- tani përtërihem si për mrekulli, por edhe për të cilin s’mund të shkruaj pa lot në sy”.
Rënia e Shkodrës, që ishte një nga kalatë e fundit të qëndresës shqiptare pas vdekjes së Skënderbeut, e detyroi Barletin, si shumë të tjerë, të mërgonte në Venedik më 1504. Por vepra që i dha emër Barletit në kulturën shqiptare dhe në botë ishte “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë, rreth viteve 1508-1510.
Kjo vepër në kohën e vet u ribotua latisht tri herë, u përkthye në shumë gjuhë evropiane dhe u bë burim i një literature të gjerë për heroin tonë kombëtar, të shkruar në gjuhë të ndryshme të botës, që nga italishtja, spanjishtja, rusishtja, frengjishtja, greqishtja e deri në japonisht. F.S.Noli ka shkruar me të drejtë, se vepra e Barletit “fitoi këndonjës anembanë botës dhe e bëri të pavdekshëm kujtimin e Skënderbeut në Evropë”.
Më poshtë, sjellim të shkëputur prej saj, një fragment ku Barleti përshkruan Himarën dhe shqiptarët e kësaj krahine:
“Ata janë të siguruar vetëm me mbrojtjen natyrore të vendit; aty s’ka bërë gjë dora apo mjeshtria e njeriut. Ata i kanë përbuzur gjithmonë me sukses turqit e harbuar pas nënshtrimit të Epirit me vdekjen e Skënderbeut dhe kanë jetuar gjer në atë kohë, pa e njohur sundimin e huaj, me njëfarë lirie të pashoqe të natyrës.”
Marin Barleti, “Historia e Skënderbeut”/ KultPlus.com
Nuk janë të rralla rastet kur veshjet tradicionale shqiptare zënë vend jo vetëm në videoklipet e këngëtareve shqiptare që tashmë kanë një sukses ndërkombëtar, por dhe në përditshmërinë e jetës së tyre, shkruan KultPlus.
Pasi Rita Ora muaj më parë kishe sjellë një videoklip mjaft të veçantë ku ishte e veshur me veshje tradicionale shqiptare, sot nëna e saj Vera Ora ka publikuar disa foto dhe vetë ajo shihet e veshur me kostume tradicionale.
Këto fotografi Ora i ka postuar në Instagram teksa ka shkruar se tradicionalja i përshtatet më mirë.
“Tradicionalja më përshtatet mirë, faleminderit”, është përshkrimi i Vera Orës./ KultPlus.com
Ceremonia e varrimit e Dukës së Edinburgut është parë nga 13 milionë shikues televiziv në Britani.
Përpos televizionit, shërbesa u dha edhe në radio dhe në disa kanale të ndryshme Youtube.
Në këtë platformë lansimi i drejtëpërdrejtë i BBV regjistroi 7.5 milionë shikime globale deri sot në mëngjes.
Figurat për lansimin online në Youtube të Familjes Mbretërore, nuk ishin të qasshme, por ishte e treta në listën globale të Youtube trending, e cila e bën një matje për një person.
Një program special i BBC Tëo, ku u dha funerali i edituar i të gjithë ngjarjes, u shikua 1.31 milion herë.
Në 2002, më shumë se 10 milion veta shikuan varrimin e Mbretëreshës Elizabeth The Mother, në Mbretërinë e Bashkuar – megjithëse ajo ceremoni u mbajt të martën.
Në vitin 1997, varrimi i Diana, Princesha e Uellsit, u shikua nga 31 milion njerëz – një shifër rekord e audiencës.
Rreth 13.1 milion veta përcollën transmetimin e BBC-së për martesën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex në 2018./ KultPlus.com
Xhudistët kosovarë tashmë kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke bërë që Kosova të jetë përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të Portugalisë, shkruan KultPlus.
Kjo është e bërë e ditur nga vetë Driton Kuka nëpërmjet një postimi në Facebook i cili krahas fotos në të cilën Kosovës është në krye të listës, ka shkruar se nuk ka se çka të flas më shumë se kaq.
Bac u kry ….
Kosova mbi të gjitha 🇽🇰
Çka të flas më shumë!
Kështu përfundoj Evropiani i xhudos
#krenar
#proudcoach
Qeveria e Kosovës mori vendim për masat e reja anti-Covid 19.
Sipas vendimit, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë nga ora 22:30 deri në 05:00.
Gastronomia do të lejohet të punojë deri në orën 22:00 ndërkaq shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:30, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK).
Po ashtu, institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.
Konviktet lejohet të punojnë sipas rregullit një student në një dhomë.
Të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu lejohet ta vazhdojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të rregullt duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Ndërkaq, përjashtim nga kufizimi i lëvizjes, bëjnë:
Rastet e natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi).
Qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë, dhe operatorët që kryejnë punë dhe shërbime publike.
Operatorëve ekonomikë që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës.
Masat e reja anti-COVID do futen në fuqi nga e hëna me 19 prill./ KultPlus.com
Fan Noli është nga ato figura jo të zakonshme, që ngaherë të befason jo vetëm me veprën e gjithanshme, por edhe me jetën e tij. Mbi të gjitha, ai ishte njeri me germa të mëdha dhe si i tillë, shpërfaqet në tërë dimensionet njerëzore.
Kështu, në historinë e kulturës sonë kombëtare, Fan Noli u takon atyre rasteve tepër të rralla, veçanërisht të kohës së tij, që në të katër stinët e jetës mbeti deri në fund nxënës. Nxënës në fëmini e në djalëri, në rini, në moshën e pjekurisë dhe në vitet e pleqërisë.
Një nxënës krejt i veçantë, me një profil të dallueshëm nga të tjerët, me një mençuri natyrale dhe me një etje të pashuar për dituri, gjithë vullnet dhe ambicie, ngaherë i palodhur dhe i pakënaqur, në kërkim të më së mirës, i prirur drejt së vërtetës dhe së drejtës. Këto tipare të staturës, Theofan Mavromati djalosh, do të nisë t’i manifestojë fillimisht në gjimnazin grek të Adrianopojës, ku emri i tij ka mbetur në analet e shkollës dhe kujtimet e bashkëkohësve, si një nga nxënësit e shkëlqyer.
Më pas, për mbi dhjetë vjet, ai do të kryente shkollën e jetës pa u shkëputur nga prirjet e brendshme, nga librat, arti, gjuhët, dijet, deri sa një ditë, kur ishte emigrant në SHBA, do të trokiste në dyert e Universitetit. Kështu, në moshën 30-vjeçare, pasi ishte dorëzuar prift, mbaron studimet në Harvard dhe merr diplomën “Bachelor of Arts”. Jeta e tij vijon më tej në shërbim të kauzës shqiptare dhe kulturës kombëtare, i ngarkuar me detyra historike sa në mërgim dhe në Shqipëri, duke bërë emër të nderuar si gazetar, historian, poet e veçanërisht si shqipërues. Bota shqiptare, ndërkaq, do ta njihte si kalorës të lirisë e të demokracisë, por prapë ai e ndjente veten nxënës. Në moshën 55-vjeçare mbaroi studimet në Konservatorin e Nju Englandit të Bostonit, duke u diplomuar për kompozicion me një varg veprash simfonike që i mungonin muzikës shqiptare. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, një vit më pas, 1938, merr dhe një diplomë tjetër për Muzikologji në Konservatorin e Bostonit me veprën monografike “Bethoveni dhe Revolucioni Francez”.
Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, ndonëse i qe kthyer politikës aktive, sepse ishte vënë në rrezik fati i Shqipërisë, Fan Noli kish mbetur përsëri nxënës, duke mos u ndarë nga studimet. Kësaj here ai u kish hyrë studimeve të shkallës më të lartë, për të marrë një gradë shkencore. Ekziston një dokumentacion i tërë, që i paraprin mbrojtjes së doktoraturës. Ai jep një varg provimesh pasuniversitare nga fusha të ndryshme të historisë, të arteve, të psikologjisë e deri të fizikës, provime me shkrim që ruhen akoma në arkivin e tij. Krahas kësaj pune të madhe nxënëse angazhuar për vite të tëra, është përgatitja e disertacionit, vepra shkencore që do të paraqiste. E pra, ky burrë gjashtëdhjetëvjeçar do të përjetonte si emocionet e nxënësit-student, ashtu edhe logjikën racionale të studiuesit. Më në fund, pas afro shtatë vjet përpjekjesh të mundimshme intelektuale dhe fizike, në vitin 1945, në moshën 63-vjeçare, Fan Noli do të mbronte me sukses në Universitetin e Bostonit studimin e tij monografik me temën “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”. Komisioni shkencor, përbërë nga personalitete të fushës, do ta vlerësonte duke i dhënë gradën shkencore të doktorit në Filozofi. Prej kësaj kohe, ai do të prezantohej në botën shkencore-kulturore Ph.D. Fan S. Noli.
Me këtë gradë të lartë shkencore do të dukej sikur savanti ynë i kish mbyllur përfundimisht mësimet universitare. Dhe vërtet, për afro dy dekada, ai shkruan e boton, veçanërisht në gjuhën angleze, një korpus të tërë veprash teologjike-kishtare prej mijëra faqesh, ku vendin kryesor e zë pa dyshim përkthimi i Dhiatës së Re (1961), botimi i së cilës u vlerësua nga shtypi i specializuar dhe nga qarqet akademike. Kjo mirëpritje e shtyn Nolin të mendojë për një përkthim të mundshëm të Dhiatës së Vjetër. Dëshira ishte aq e madhe, përjetimi i botës biblike ishte aq i thellë, sa ai harron vitet që ka mbi supe, hallet e shëndetit e për më tepër vështirësitë e jashtëzakonshme që paraqiste një ndërmarrje e tillë gjigande. Ishte fjala për një vepër tepër voluminoze (prej 46 librash), e shkruar hebraisht, aramaisht dhe greqisht, me një lëndë komplekse e të thellë, me shtresime qytetërimesh, ku gërshetohej teologjia dhe filozofia, historia dhe letërsia. Me sa dihet, Noli e kuptoi sa pa qenë vonë dhe u tërhoq nga ky projekt, por nuk u dorëzua. Vendosi të përkthejë një nga librat kryesore të Dhiatës së Vjetër dhe pikërisht “Psalmet”, që njihet e çmohet lart për thellësinë e brendisë dhe gjuhën metaforike.
Ç’është e vërteta, psalmet biblike Noli i njihte mirë ngaqë gjatë shërbimit kishtar shumëvjeçar kish pas të bënte me to, pra, qe familjarizuar dhe pjesërisht i kish përvetësuar e kthyer në pjesë të kulturës së tij teologjike. Por a mjaftonte vetëm kjo shkallë njohjeje për t’i hyrë “përkthimit kockë-fortë”, siç e cilësonte ai? S’ka dyshim se për një njeri me staturë të lartë intelektuale, me formim të thellë dhe serioz, me kërkesat dhe përvojën e tij të pasur përkthimi i Psalmeve kërkonte përgatitje paraprake, një njohje të mëtejshme të veprës, sidomos gjuhësisht. Noli vërtet njihte greqishten e vjetër, njihte disi hebraishten, por jo aramaishten, një gjuhë në zhdukje e sipër, që flitej në trevat e lashta Asiro-Babilonase dhe ishte bërë pjesë e Dhiatës së vjetër. Studimi autodidakt i hebraishtes dhe aramaishtes ishte i pamjaftueshëm, ndaj pa humbur kohë vendosi të regjistrohej në Fakultetin e Gjuhëve të Lashta të Lindjes të Harvardit. Ishte viti 1963, kur ai sapo kish mbushur 81 vjeç.
Natyrisht, regjistrimi do të ndiqte një procedurë, së cilës iu nënshtrua dhe studenti plak. Dokumentacionin zyrtar, pas kërkimesh, arritëm ta zbulojmë dhe ta sigurojmë me ndihmën e At Artur Liolinit në arkivin e Fan Nolit, pranë Kishës së Shën Gjergjit në Boston. Është fjala për miratimin që i bën kërkesës së Fan Nolit për të ndjekur Shkollën e lartë teologjike të Harvardit dekani i saj, prof. dr. c. Conrad Wright. Ai, pasi është konsultuar me Departamentin e Dhiatës së Vjetër, i ofron me kënaqësi të veçantë të ndjekë dy klasa menjëherë, hebraisht dhe aramaisht. Dhe këtë e bën dhe “si mirënjohje për punët dhe përkthimet akademike që ka kryer në fushën fetare. Ndërkaq, shton se “Bishop Fan S. Noli figuron edhe në listën si “Visiting Scholar” të shkollës së tyre, pra si studiues i jashtëm.
E gjithë kjo praktikë zyrtare është zhvilluar plot 50 vjet më parë. Pas kësaj, Noli u ul rishtazi në auditorët e Harvardit dhe ndoqi leksionet. Do të qëllonte që bashkatdhetarët ta shihnin Nolin mëngjeseve me libra kur drejtohej për në Kembrixh. Bill Gunari, një vatran i vjetër, që e njoha në Boston në vitet ‘90, do të më tregonte: “E pashë një ditë Hirësinë e Tij tek qëndronte në trotuar para Kishës së Shën Gjergjit dhe unë po kaloja me makinë. Qëndrova, e përshëndeta dhe dallova që mbante në duar metodën “Biblical Aramaic”.
Hirësi, e pyeta, mos doni të shkoni gjëkundi? Po, m’u përgjigj, më ço deri në shkollë. Në shkollë?! U habita unë. Ju tani mësoni të tjerët. Ai qeshi dhe më tregoi se ndiqte një fakultet tjetër. Më tha se të diturit s’ka fund dhe se ai, ashtu si Sokrati, plakej duke mësuar. Kur e hipa në makinë, gjatë rrugës, në bisedë e sipër, mora vesh se studionte dhe mësonte gjuhën aramaike dhe përsëri i çuditur e pyeta: Ç’ju duhet kjo gjuhë tani, Hirësi? Si ç’më duhet?, ma priti, po unë së shpejti do të shkoj te Perëndia dhe dua t’i flas me gjuhën e tij. Në fakt, Noli nuk i tregoi mikut se ç’do të bënte duke mësuar gjuhët biblike. Por të gjithë ata që e njihnin nga afër, e dinin se ai studionte dhe punonte pareshtur. Kështu, krahas ndjekjes së fakultetit të ri, ai përkthente psalmet. Një punë e madhe dhe e vështirë, që ai e kryente me pasion dhe përkushtim. Aq i tërhequr ish pas kësaj pune fisnike, sa atë vit nuk shkoi për pushime si zakonisht në Florida. I kredhur i tëri në botën biblike, poeti dhe eruditi ynë i madh do të përkthente në anglisht “Psalmet”, duke u bërë jehonë në vargje disa të vërtetave universale dhe të përjetshme, për të cilat ai kish medituar një jetë të tërë.
Libri “The psalms” doli në dritë në verën e vitit 1964, me emrin Mitropolit Fan S. Noli PhD., me kushtimin “Kujtimit të dr. Norbert Joklit, profesor i Universitetit të Vjenës, autoritet në studimet e filologjisë shqiptare, mik i ngushtë dhe shkencëtar i madh, që më inkurajoi në përkthimet e mia nga letërsia botërore. Me mirënjohje dhe admirim”.
Ky ishte libri i fundit i Nolit, beteja e fundit e këtij titani të botës shqiptare, që, sa qe gjallë, u ndje ngaherë nxënës. /Dita/ KultPlus.com
Në kuadër të partneritetit mediatik me festivalin e filmit të Evropës Qendrore dhe Lindore “goEast”, i cili do të zhvillohet nga 20 deri më 26 Prill, 2021, televizioni gjerman “3sat” do të shfaqë psikodramën “Zana”.
Transmetimi i parë televiziv i këtij filmi bëhet të shtunën, më 24 prill 2021, në orën 23.30, shkruan ots.de.
Pas transmetimit, filmi mund të shikohet në bibliotekën e mediave të “3sat” në linkun: (http://www.3sat.de) deri më 23 maj 2021, ora 23:59.
Filmi “Zana” është bashkëprodhim i Kosovës dhe Shqipërisë, i realizuar në vitin 2019, me regjisore Antoneta Kastratin, shkruan albinfo.ch, përcjell KultPlus.
Subjekti i filmit, me pak fjalë, është ky: Lumja (Adriana Matoshi) dhe burri i saj Iliri (Astrit Kabashi) jetojnë me nënën e këtij të fundit, në një fshat të Kosovës. Çifti dikur ishte i lumtur, por pak gjë ka mbetur nga kjo lumturi që nga lufta dhe vdekja e vajzës së tyre.
Vjehrra e Lumes kërkon që boshllëku në familje të mbushet me një foshnjë të re. Ajo shpreson se shtrigat dhe mjekët mrekullibërës do të ndihmojnë.
Por Lumja mbetet peng nga përvojat traumatike të luftës. Ajo vuan nga makthet ashtu si dhe nga injoranca e familjes, e cila nuk dëshiron të dijë gjë për traumatizimin e saj.
Kur Lumja mbetet shtatzënë, ajo largohet gjithnjë e më shumë nga jeta reale dhe nga burri i saj dikur kaq i dashur, Iliri…
Filmi “Zana” është një rrëfim për luftën dhe humbjen, që mbëshetetet në historinë e një gruaje të re, sëmundja mendore e së cilës qëndron në kundërshtim me pritjet familjare dhe shoqërore.
Filmi artistik që karakterizohet nga një intensitet dhe pamje të fuqishme vizuale është debutimi në zhanrin e filmit artistik i regjisores kosovare që jeton në SHBA (Los Anxhelos), Antoneta Kastrati, përcjell albinfo.ch.
Ky film ka fituar çmimin e publikut në festivalin “GoEast” vitin e kaluar./alb/KultPlus.com
Gucci dhe Balenciaga kanë bashkuar forcat për të prezantuar një koleksion. Kush do ta kishte menduar se do të shihnim një ditë ku dy nga shtëpitë më të modës dhe më të mëdha të modës luksoze, të dyja në pronësi të Kering, do të bashkoheshin për një projekt të veçantë?
Gucci debutoi mbrëmë në koleksionin e tij të shumëpritur ‘Aria’ ku u zbulua se gjenitë krijues Alessandro Michele, drejtori krijues i Gucci dhe Denma Gvasalia i Balenciaga kishin vendosur mendjet e tyre së bashku për të zbuluar një bashkëpunim mahnitës. ‘Aria’ shënon 100 vjetorin e Gucci.
Por vëmendjen e rrëmbeu edhe një model nga Kosova, i cili quhet Joland Novaj. Modeli shqiptar shkëlqeu në këtë pasarelë dhe ai vetë nuk po e besonte që ishte pjesë e galasë. Përpos shkëlqimit që pari, askush nga ne se kuptuam si ishin emocionet e tij. Nëpërmjet një postimi në Instagram ai u shfaq me lot në sy nga gëzimi.
“Nuk mund ta besoj se po shikoj veten të sfiloj për “Gucci Aria Show”, një nder i madh të jem pjesë e saj.
P.s Ne foton e fundit janë lotë gëzimi!”, mbishkroi Joland./ KultPlus.com
Koronavirusi i ri vazhdon të përhapet me ritme shqetësuese, sipas OBSH-së, pasi ka shënuar mbi 3 milionë viktima në gjithë botën.
Të dielën, Gjermania u bë vendi i radhës që përkujtoi jetët e humbura nga Covid-19.
Krerët më të lartë të shtetit e nderuan kujtimin e 80 mijë prej tyre me një meshë kishtare.
Gati 20 mijë të tjerë iu shtuan listës me të infektuarit në Gjermani.
30 mijë bartës të tjerë u regjistruan në Francë në 24 orë, pak ditë pasi vendi kaloi pragun simbolik prej 100 mijë viktimash, bilancin më të rëndë në botë pas SHBA-së, Brazilit, Meksikës, Indisë, Britanisë, Rusisë dhe Italisë.
Italia njoftoi të dielën se ka vaksinuar 15 milionë persona me dozat kundër Covid-19, apo 25 për qind të popullatës, por është ende herët për të hequr kufizimet.
Një ditë më parë, punëtorë nga industria vendëse e spektaklit protestuan kundër masave.
2 mijë të infektuar dhe mbi 60 viktima më tepër konfirmoi të dielën edhe Greqia brenda ditës.
Autoritetet thanë se mbi 95 për qind ishin të sëmurë ose të moshave 70 vjeç e sipër.
Jashtë Evropës, India shënoi një rekord të ri prej 261 mijë infektimesh, aq sa Amerika Veriore dhe Jugore të marra së bashku në 24 orë.
Edhe vendet e Azisë Juglindore po raportojnë një shpërthim rastesh të reja, ndërsa varianti autokton i virusit po rrezikon Afrikën e Jugut.
Por teksa gjithë bota goditet nga vala e re e pandemisë, Izraeli bëri të dielën një hap tjetër për kthimin drejt normalitetit, duke e hequr detyrimin e deritanishëm për maskat në publik.
Më shumë se gjysma e izraelitëve janë vaksinuar kundër Covid-19 dhe situata epidemiologjike është përmirësuar ndjeshëm.
“Maskat na u bënë pjesë e jetës. Do shohim çfarë do ndodhë kur të gjithë t’i heqin, pas një apo dy muajsh. Tani për tani kam frikë,” thotë një qytetare nga Jerusalemi./ KultPlus.com
“Me këtë rast dua të bëj një parantezë për karakterin e fshatarëve të mi: para një viti kishte rënë tërmet. Shkaktoi dëme të mëdha, madje edhe të vdekur. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe shtetet fqinje dërguan ndihma të mëdha. Vodhi qeveria, vodhën autoritetet e fshatit, po mbeti dhe për fshatarët.
U nda miell e sheqer, makarona e kuti mishi, voza me sardele, tesha, mbulesa dhe para. Neve, për një të çarë të murit, na dhanë dyzet napolona. Kështu që fshati i madh, pasi ra në bollëk, harroi të vdekurit dhe me atë bollëk kërciste vera e rakia, byrekët, shqerrat e kecërit e pjekur!
Hanin, pinin e këndonin si në dasma. Mirëpo për pak muaj i mbaruan dhe nisën të qanin të vdekurit…
Dhe ngjau shakaja më e madhe e atyre viteve: Prifti Parthemo, që ishte dhe shakaxhi, pasi bënte meshën një të diel në kishën e madhe të Shën Spiridonit, doli me kryqin e madh aty në mes të dyerve të ajodhimës dhe bërtiti:
Gjunjëzohuni!
Të gjithë u llahtarisën dhe u gjunjëzuan.
– Tani, – thirri ai, – lutuni të na vijë tërmeti tjetër, se i mbaruam!
Po tërmeti tjetër nuk erdhi. Erdhi përsëri lufta për bukën e gojës.”
(Pjesë e shkëputur nga “Intervistë me vetveten”) / KultPlus.com
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan se muaji prill vazhdon të jetë muaj i përkujtimeve të masakrave, krimeve e gjenocidit që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit.
Teksa tregon për homazhet e bëra sot dhe ditëve të kaluara, Kurti thotë se gjithë këto jetë të humbura, janë çmimi i paguar për lirinë e pavarësinë
Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:
Prilli – muaji i masakrave dhe i kujtimit
Sot në ditën e dëshmorëve të Prishtinës, kur shënojmë edhe Betejën e Marecit, nderuam gjithë të rënët në Komunën e Prishtinës, bashkë me Presidenten e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit.
Prilli vazhdon të jetë muaj i përkujtimeve të masakrave, krimeve e gjenocidit që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit. Këto masakra janë vazhdimësia e tragjedisë së përjetuar nga populli shqiptar i Kosovës gjatë luftës. Janë gjaku ynë që nuk falet. Dhimbja që nuk ndalet.
Këto ditë, që nga fundjava e kaluar, kujtuam Kaçanikun legjendar, ku ushtarë të UÇK-së në mbrojtje të popullatës civile u përballën me forcat ushtarake e policore të Serbisë në Betejën e Rakocit dhe Betejën e Lagjes së Re. Në mëngjesin e 9 prillit të 1999, Kaçaniku u zgjua i rrethuar nga forca të mëdha të ushtrisë dhe policisë serbe, të cilët sulmonin popullatën civile, e granatonin nga të gjitha anët. Në mbrojtje të popullatës civile në Betejën e Rakocit dhe Betejën e Lagjes së Re, ranë dëshmorë 28 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë datë, nderojmë edhe 32 viktima të luftës të vrarë në Rakoc dhe Lagje të Re.
Këtë javë gjithashtu përkujtuam Lugishtën e Hasit. Lugishta është ndër fshatrat më të dëmtuara gjatë luftës në vend. Në pranverë të vitit 1999, forcat serbe vranë më shumë se 50 banorë, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, derisa pjesën tjetër e largoi dhunshëm. Lugishta me 12 prill kujtoi 8 dëshmorët dhe 47 martirët e vet. Lugishta ishte gjithashtu rrugë, nëpër të cilën kaluan shumë ushtarë të UÇK-së për të bartë armatimin nga Shqipëria në Kosovë.
Përkujtuam edhe masakrën e rrugës së Kovaçëve në Mitrovicë të 14 prillit, e cila është njëra ndër masakrat më të mëdha në komunën e Mitrovicës. Në këtë masakër, nga kriminelët serbë janë të vrarë 31 shqiptarë.
Me 15 prill përkujtuam masakrën në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, si dhe masakrën e Sllovisë në Lipjan. U bënë 22 vjet që kur u vranë 23 civilë të pafajshëm në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, ndërkaq një person mbetet akoma i pagjetur nga kjo lagje. Ndërsa Sllovia përkujtoi masakrën e dhunës serbe që vrau 45 civilë shqiptarë dhe plagosi shumë të tjerë. Afër 100 shtëpi shqiptare u dogjën në Sllovi dhe pas dëbimit të banorëve, ushtria serbe shkatërroi gjithë çka pati përpara.
Ndërkaq dje u bënë 22 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe nga masakra në Çikatovë të Vjetër ku ushtria serbe ka vrarë dhe masakruar 77 shqiptarë civilë të paarmatosur. Në këto masakra u vranë foshnje e pleq, pa mëshirë. Në përjekje të asgjësimit të gjurmëve të krimit, forcat serbe i dogjën kufomat e viktimave të Masakrës së Poklekut, ndërsa kufomat e viktimave të Masakrës së Çikatovës i morën dhe i zhdukën duke i dërguar në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi.
Përkujtimet sot i vazhdojmë me masakrën në Dyz të Podujevës, Ribar të Vogël të Lipjanit dhe Marec të Prishtinës. Në Dyz u vranë 70 civilë të pafajshëm. Forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 19 civilë nga fshati Ribar i Vogël dhe 6 civilë nga fshati Blinajë (Vershevcë).
Gjithë këto jetë të humbura, janë çmimi i paguar për lirinë e pavarësinë e që duhet t’i gëzojnë të gjithë pa dallim. Ne sot përkulemi para familjeve dhe dhimbjes që ato kanë, me premtimin se do të bëjmë krejt çka mundemi e dijmë për të adresuar nevojat e tyre./ KultPlus.com
Qindra njerëz në Argjentinë protestuan ndaj pezullimit të qeverisë të arsimit ballë për ballë për shkak të përkeqësimit të fundit të situatës së krijuar nga pandemia e Coronavirusit (COVID-19), transmeton KultPlus.
Qindra njerëz u mblodhën tek obelisku “Obelisco” në qendër të kryeqytetit Buenos Aires me thirrjen e opozitës, duke protestuar kundër qeverisë së presidentit të Argjentinës, Alberto Fernandez, dhe masave të marra pasi rritjes së shifrave të rasteve të Coronavirusit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Po arsimit ballë për ballë” dhe “Hapini shkollat” shkruante në disa nga pankartat e mbajtura nga protestuesit, të cilët po ashtu brohorisnin slogane kundër qeverisë.
Protesta u mbajtën gjithashtu përpara rezidencës presidenciale, Rezidencës Olivos, si dhe në vende të ndryshme në Buenos Aires. Demonstratat vazhduan deri vonë.
Presidenti argjentinas Fernandez më 15 prill njoftoi një seri masash të reja kundër pandemisë, pasi rastet me COVID-19 arritën nivelet më të larta në vend.
Në mesin e masave janë pezullimi i arsimit ballë për ballë, kufizimi i qarkullimit jashtë nga ora 20:00 deri në orën 06:00 dhe mbyllja e qendrave tregtare.
Fernandez njoftoi se masat e reja vlejnë për Rajonin Metropolitian Buenos Aires (AMBA), që përfshin kryeqytetin Buenos Aires, ku jetojnë rreth 15 milion njerëz, dhe 40 rrethe të tjera. Rajoni është më i populluari në vend dhe më i prekuri nga COVID-19. / KultPlus.com
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar ndjekësit e tij se mbrëmjen e kaluar ai ka festuar ditëlindjen e tij me rreth 15-të persona, me ç’rast edhe janë dënuar nga policia, përcjell KultPlus.
Ahmeti në statusin e tij ka theksuar se akoma pa filluar ahengu i ditëlindjes, dikush e ka lajmëruar atë në polici për dasëm. ”U çudita se si pa nisur ende një mbledhi familjare në hapësirë private, dikush paska lajmëruar “dasëm” ”, është shprehur Ahmeti.
Më poshtë gjeni statusin e plotë të tij.
Mbrëmë kam festuar ditelindjen me familje në një hapësirë private – jo biznis – ku kemi qenë rreth 15 persona prej të cilëve gjysma familjarë (në mes tyre bashkëshortja dhe fëmijët). Ende pa filluar dhe rreth orës 20 (dy orë para orës policore) kanë ardh tre kerre të policisë dhe 2 të Avuk të cilët më kanë thënë se dikush ka lajmëruar dasëm…🤷🏻♂️
U çudita se si pa nisur ende një mbledhi familjare në hapësirë private, dikush paska lajmëruar “dasëm”.
Unë kërkova që të gjobitemi sipas ligjit. Unë dhe mysafirët u dënuam me gjoba për mosmbajtje të distancës dhe maskave. Nga 35 euro.
Në këso rrethanash dhe pa hyrë në konspiracione, me sinqeritetin më të madh e falënderoj Policinë e Kosovës dhe AVUK për sjellje profesionale gjatë vizitës.
Mua mbledhia private më kushtoi më shtrenjtë, por rregullat vlejnë edhe për kryetarin pa marr parasysh se a pajtohem me masat apo jo.
P.s. Kjo ishte mënyrë e mirë me tregu se sot kam ditëlindjen. / KultPlus.com
Reperi Black Rob, i njohur nga të gjithë si Robert Ross dhe artisti i “Bad Boy”, i njohur më shumë për hitin e tij të vitit 2000 “Woah”, ka humbur jetën në moshën 51 vjeçare.
Ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare, reperi Black Rob, i njohur nga të gjithë si Robert Ross dhe artisti i “Bad Boy”. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga ish-shoku i tij i grupit, Mark Curry, i cili postoi një videomesazh në profilin e tij në “Instagram”.
“Rob vdiq rreth një orë më parë. Nuk e di nga të filloj, por ju falënderoj të gjithëve për donacionet. Ne kemi humbur shumë legjenda dhe nuk kemi mundësi të humbasim më”, tha Curry.
Kujtojmë se javën e kaluar, Mark kishte bërë një apel të GoFundMe për të ndihmuar Ross ‘të gjente një shtëpi, të paguante për ndihmë mjekësore dhe stabilitet gjatë këtyre kohërave’. Por pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, aktori s’ia doli dot dhe hidhëroi fansat në mbarë botën me vdekjen e tij të papritur. / KultPlus.com
Albert Ajnshtajn dikur ka thënë: Çdokush është një gjëni, por nëse e gjykoni një peshk nga aftësia e tij për t’u ngjitur në një pemë, ai do ta jetojë gjithë jetën duke besuar se është budalla.
Unë dua t’i drejtohem gjithë sistemit arsimor që ekziston. Dua të di nëse është krenar për gjërat që po bën. Ky sistem arsimor po i kthen miliona njerëz në robotë. Mos ndoshta kjo gjë i duket argëtuese? A e kuptoni se sa fëmijë ndihen si peshku në thënien e Ajnshtajnit? Ata ndihen si budallenj, bësojnë se janë të pavlerë, sepse nuk arrijnë dot ta gjejnë veten në një sistem arsimor që i pengon të mendojnë në mënyrë kritike, apo të krijojnë vetë diçka.
Nëse krahasoni një telefon të dhjetra viteve më parë me një telefon aktual, do të kuptoni se midis tyre ka një ndryshim të madh. Nëse krahasoni një makinë të dhjetra viteve më parë me një makinë të ditëve të sotme, do të kuptoni se midis tyre ka një ndryshim të madh. Mirëpo nëse krahasoni një shkollë të shumë viteve më parë me një shkollë aktuale, ndryshimi i vetëm është përmirësimi i kushteve. Mënyra si zhvillohet mësimi, koncepti se si duhet të jetë arsimi, thuajse ka mbetur i njëjtë.
Ne u themi fëmijëve tanë të mësojnë dhe të marrin sa më shumë dhjeta; u kërkojmë të mësojnë dhe ta ngrejnë dorën për t’u përgjigjur; i kërkojmë atyre të mësojnë gjëra që të tjerët i kanë shpikur, ndërkohë që vetë fëmijët tanë i mësojnë ato përmendsh, ashtu si robotët. Ne nuk kemi nevojë për një sistem arsimor që prodhon robotë. Ne kemi nevojë për të rinj që mendojnë në mënyrë kreative, kritike, si dhe që veprojnë në mënyrë të pavarur, por duke ruajtur aftësinë për t’u kuptuar sa më mirë me njëri-tjetrin.
Nëse një mjek do t’i jepte të njëjtën recetë 20 pacientëve të ndryshëm, rezultatet do të ishin tragjike. Atëherë pse ky sistem arsimor vazhdon të veprojë ende në të njëjtën mënyrë, duke nxjerrë një mësuese përpara minimalisht 20 nxënësve që shpjegon njësoj për të gjithë, ndërkohë që fëmijë të ndryshëm kanë kapacitete dhe ambicie të ndryshme? Nuk ka dy njerëz njësoj dhe këtë mund ta vini re edhe vetë, nëse jeni prind i dy fëmijëve. Ata nuk mendojnë njësoj.
Nuk kanë të njëjtat mënyra të mësuari. Ndërkohë, sistemi është i tillë që të dyve u ofron të njëjtën mundësi të mësojnë, sikur të dy fëmijët të ishin njësoj.
Dhe faji nuk është i mësuesve, sepse ata punojnë në një sistem që këto mundësi u ofron. Atyre nuk u jepen mundësi dhe të drejta të tjera të veprojnë ndryshe. Kurrikulat mësimore shpesh krijohen nga njerëz që nuk kanë mësuar një ditë të vetme në jetën e tyre.
Pse mendoni se sistemi arsimor në Finlandë po ecën më së miri? Ata kanë më pak orë mësimi, kanë më tepër mësues dhe këta të fundit përpiqen të mësojnë çdo nxënës sipas mënyrës se si ata arrijnë të mësojnë më shumë. Sistemi i tyre arsimor nuk bazohet mbi konkurencën, por mbi bashkëpunimin.
Unë dua që sistemi ynë arsimor të përshtatet me çdo nxënës, sepse nëse fëmijët e shkollave mund të jenë ndoshta 20% e popullatës së një vendi, ata janë 100%-ëshi i së ardhmes sonë. Unë dua që çdo fëmijë të mos ndihet më si ai peshku në thënien e Ajnshtajnit, të cilit i duhet të ngjisë pemën, por që sistemi të përshtatet me të dhe ai të ndihet një gjeni. / KultPlus.com
18 prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve e cila shënohet çdo vit për të promovuar dhe ngritur vetëdijen për rëndësinë, cënueshmërinë dhe përgjegjësinë për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të njerëzimit.
Si pasojë e situatë pandemike në vend, kjo ngjarje sot nuk mund të shënohet me aktivitete kulturore. MKRS-ja përmes nja postimi në faqen zyrtare në Facebook, u është drejtuar të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, në të cilin ndër të tjera thuhet se MKRS është e vetëdijshme për gjendjen e brishtë të trashëgimisë sonë kulturore, përcjell KultPlus.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:
18 prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve e cila shënohet çdo vit për të promovuar dhe ngritur vetëdijen për rëndësinë, cënueshmërinë dhe përgjegjësinë për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të njerëzimit. Tema e sivjetme e përzgjedhur nga ICOMOS (Këshilli Ndërkombëtar për Monumente dhe Lokalitete) është: Të kaluarat komplekse: të ardhmet e larmishme!
Trashëgimia e pasur kulturore e Kosovës është interpretim i shtresimeve të ndryshme kulturore të zhvilluara nga e kaluara e deri në ditët tona. Ajo paraqet bashkëdyzimin mes zhvillimeve historike të transformuara nga brezi në brez – duke përfshirë të gjitha aspektet e mjedisit që rezultojnë si ndërveprim mes komuniteteve dhe lokaliteteve përgjatë historisë –dhe domethënies që kjo e kaluar ka për komunitetin në ditët tona.
Lokalitetet arkeologjike që flasin për qendrat urbane me një kulturë të rafinuar – monumentet fetare, manastiret, kishat, xhamitë, teqet e tyrbet që shpalosin transformimet dhe bashkëjetesën e zhvilluar gjatë shekujve, fortifikatat, qendrat e vjetra urbane e rurale, komplekset e banimit, urat, sheshet, krojet – tregojnë për një të kaluar komplekse e cila është bartur dhe ruajtur në të tashmen. Ruajtja, promovimi, dhe bartja e këtyre pasurive mbetet obligim dhe përgjegjësi për të krijuar një të ardhme të larmishme për gjeneratat e ardhshme që do ta gëzojnë atë në territorin e Kosovës.
Jemi të vetëdijshëm për gjendjen e brishtë të trashëgimisë sonë kulturore, për emergjencat dhe sfidat , por jemi më se të bindur për rëndësinë jetike që ajo ka dhe misionin tonë karshi saj.
Duke e shënuar këtë ditë, në rrethana të emergjencës globale me COVID-19, e cila na vuri para sfidave të reja, por duke na hapur edhe këndvështrime për mundësitë e reja për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në të ardhmen, duam të theksojmë përkushtimin tonë për mbrojtjen e trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore, si vlerë univerzale që i takon krejt njerëzimit, brezave të kaluar, të tashëm dhe të ardhshëm. / KultPlus.com
Të kaluarat komplekse: të ardhmet e larmishme!
(SHQ, SR, TUR, ROM, ENG)
18 prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e…
Historiani Jusuf Buxhovi në veprat “Kosova” e përkthyer në anglisht, “Maqedonia” dhe “Dardania”, nxjerr në pah fasifikimet e mëdha të historiografisë serbe në dëm të shqiptarëve dhe historisë së tyre, veçmas asaj që ka të bëjë me mesjeten, me ç’rast demantohet miti i të ashtuquajturit shtet mesjetar serb në Kosovë. Hstoria insitucionale shqiptare duhet të vazhdojë tashmë këtë betejë të nisur për të vërtetën historike.
Essat Bilali
Ka shumë gjëra të habitëshme në botë. Po me i habitshëm ndër këto, madje që të lë me gisht në gojë, ështe falsifikimi, deformimi dhe zhdukja e të dhënave. Kjo e keqe e madhe njerëzore, në trajtë të veçantë ka gjetë shprehi në Ilirik, i cili emër u falsifiku duke u shndërruar në Ballkan. Keto falsifikime te medha janë dy dhe njera ka ndodhur në kohë të lashta, nja dy mijë e pesëqind vjet më parë dhe tjetra në qindvjeshin tetembëdhjetë.
E para ka lidhje me veprën monumentale të Homerit “Iliada”. Siç vërtetohet (Jusuf Buxhovi, “Dardania in Ancient and Medieval Times”, 2013 ) ajo ka qenë vepër epike e përbërë nga shumë këngë, e sajuar nga Pellazgët, paraardhësit e Ilirëve. Por me ardhjen e Doranëve në Ilirik (Ballkan), të cilët pasta u shndërruan në Helenë e Grekë, për shkaqe të ndryshme, jo vetëm e përvetësun vendin e Pellazgëve, por edhe vlerat e tyre shpirtërore bashkë me zotin Zeus dhe me Oraklin e Dodonës pellazge. Kurse të dhenat e shkruara si “Iliadën” e Homerit e “redaktuan”, jo vetëm për ta zhdukur prejardhen e saj, por edhe për ta përvetësuar atë. Këtë punë do ta bëjë, me ndihmën e “Këshillit editorial” të tij, tirani i Athinës Pizistrat-i në vitin 560 para kohës së re. Po ata nuk ia arritën qëllimit plotësisht, se “Ilida” edhe në këtë gjendje tregon se ka qene vepër e kulturës pellazge, paraardhësve të Ilirëve, stëgjyshërit e shqiptarëve. Po kështu ata bënë edhe me alfbetin pellazg, të cilin e quajtën fenikas, ndonëse ai ishte i Pellazgëve. Këtë e tregon qart Diodorus-i, historian i njohur i lashtësisë, kur thotë: “Unë i quajta ato germa fenikase kryesisht sepse janë ata që i sollën ato te Helenët nga Phoenicia, por janë të parët Pellazgët që i kanë përdorur këto karaktere pasi ia kanë përshtatur ata gjuhes së tyre”, të cilin e ka përdorur Orfeu dhe Pronaprida – mësues të Homerit (J. Buxhovi, “Dardania, Ancient and Medieval Times”, 2013 Huston, USA. Kështu ka ndodhur me mendimtarin me nam Pitagora, kështu ka ndodhur me Aristotelin, mësuesin ilir të Aleksandrit të Madh dhe kështu ka ndodhur edhe me shumë Pellazgë të tjerë, paraardhës të shqiptarëve!
Kurse e dyta ka lidhje me përpjekjet e priftërinjëve rusë në qindvjetshin XVIII dhe XIX për të falsifikuar, deformuar dhe përvetësuar të dhënat kishëtare ortodokse lidhur me Dardaninë mesjetare për ta sllavizuar. Kjo sjelle e pistë do të zhvillohet në trajta të ndryshme. Njëra është falsifikimi i të dhenvave kishëtare ortodokse me metoda të ndryshme si kinse për t’i përmirësuar dhe, pasi e kopjojnë atë sips qejfit të tyre, e shpallin se “origjinali nuk egziston”, sigurisht se pas kopjimit e kanë zhdukur pë të fshehur të dhënat që dëshmojnë praninë dhe rolin e arbërve në Dardani dhe Ilirik. Kurse një tjetër është anashkalimi i të dhënave, keqinterpretimi i të dhënave dhe sajimi fantastik i të tjerave në kurriz të mohimit të të tjerëve, sidomos të arbërve. Kurse një tjetër është konvertimi (kthimi) i fisit ilir të Tribalëve me Nemanajt në serbë për të përvetësuar jo vetëm historinë e tyre, por edhe për të rritur numrin e sllavëve që u quajtën serbë, në trajtë që të sajohen kushtet për sajimin artificial të shtetit sllav serb, gjë që ia arritën me përmasa të mëdha duke përvetësuar edhe Rashën Dardane në dem të iIiro shqiptarëve. Këto dokumente u manipuluan nga priftërinjët ortodokse ruse të Odesës, të cilët pastaj sillen nëpër kisha ortodokse dhe përhapen ne Europë. Këtë e vë në dukje qartë historiani serb N. Novakovic. A thotë: “Historia e Serbisë është arnuar nga shkrimet e priftërinjëve rusë” (J. Buxhovi, “Dardania, Antika dhe Mesjeta”, 2020, Faik Konica, Prishtinë. Kurdo që në histori dalin në shesh të dhëna të reja, paraqitet nevoja për rishikimin e saj dhe kështu revidimin e saj. Këtë e kërkon e vërteta shkencore. Në këtë dritë, pyetja shtrohet se a do të ndodhë e njëjta gjë edhe me këto të dhëna që ka zbuluar dhe sjellë në dritë nga dokumentet e fshehura dhe të deformuara me qëllime tendencioze të pista studjusi, shkrimtari dhe historiani guximtar Jusuf Buxhovi? E vërteta jo vetëm përndiqet, por edhe vuan, por ajo herët ose vonë del në dritë.. / KultPlus.com
Komandanti i UÇK-së dhe Heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti, ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut.
KultPlus ju sjell sot një video të rrallë të vitit 1996, ku shihet Zahir Pajaziti duke qëndruara në odën e Naim Hysenit në Shtedim. Në këtë video gjithashtu shihen edhe Selim Haziri dhe Naim Haziri.
Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.
Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës.
Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.
Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin “Hero i Kosovës”. / KultPlus.com