Filip Shiroka, shkodrani i dashuruar në dallëndyshe

Filip Shiroka lindi më 1859 në Shkodër dhe vdiq më 1935 në Bejrut, Liban.

Tema në veprën e poetit Filip Shiroka ishte ajo e atdhedashurisë, krenarisë kombëtare për të kaluarën dhe shpirtin liridashës të shqiptarëve.

Në poezitë “Burri”, “Gjergj Kastrioti”, “Shypnia”, Shiroka bëri thirrje hapur për çlirimin e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Në poezitë e tij më të mira, që i kushtohen mallit për atdhe, Shiroka mediton mbi fatin e tij dhe atë të atdheut. Poezitë më të njohura janë Shko dallëndyshe dhe Dallëndyshe eja.

DALLANDYSHE EJA!

Mirë se vjen, me krahë te letë,
Dallndryshë, tue fluturue!
Mirë se vjen! M’ket ânë te xetë
T’dheut t’Misirit me dimnue:
Eja, prá, ktu fluturim,
M’gzò me at zâ gjith âmbëlcim!

Kur jé nisë t’kam porositun
Atje larg t’shkojsh kah Shqypnija;
M’difto pra, kur ké shetitun
A t’kan ra n’mend fjalt e mija,
Me m’shkue n’Shkoder fluturim,
Me m’j’u falë gjytetit t’im?!

Atje malet n’i paç pá,
Jânë prej boret nalt zbardhue:
N’ato fushat ne paç rá,
Janë me lule lulëzue
Atje n’paç vojtë fluturim
Aty âsht gjyteti i im!

Barit t’njomë gjith atje veshen
Çuka e kodra, e atje ndinë
Tue këndue blegtoreshe
Qi kullotë rreth bagtinë;
Atje n’paç vojt fluturim,
Aty âsht gjyteti i im!

N’Shkodren t’ime të Shqypnisë
Burrat lejnë qi s’dijnë ç’âsht friga,
Çupat e bukra t’urtisë
Atje lejnë qi s’dinë ç’âsht flliga;
Atje n’pàç vojt fluturim
Aty âsht gjyteti i im!

Dishroj shum, por…nuk po dij
A kam pràp fàt t’mirë me shkue
Nji herë tjetër ne Shqypni,
N’Shkodren t’ime me kalue…
Atje dù t’shkoj fluturim,
T’vdes aty n’gjytetin t’im!

T’kam pas thânë… se n’Fushë t’Rmajit
Kam dy vorre t’dashtunisë,
Nânë e babë kàm n’at vênd vajit,
Qi m’kanë lânun t’vorfenisë;
Me zânë t’ând t’përmâllshëm shqim,
A m’ke bâ mbi’ tà vajtim?!

A u kè thânë se un t’kam çue
Prindët e dashtun me m’i qà?!

A u kè thânë sà kam lotue
Kur t’kam nisë vorrin m’e pâ?!
A e kè thânë, t’përmallshme shqim,
Kângen t’ânde gjithë vajtim?!
A u kè thânë se zêmra e ime
N’ dhenë t’hueja keq u shkri,
Se s’ka gzim, as s’ka ngushllime
Se po digjet për Shqypni?!
Me zânë t’ând t’përvajshëm shqim,
A e kè qamun fatin t’im?!

Prà dallndryshë, kah kè shetitun
Gjytetin t’im a e kè pà?!
N’ato vênde kû kè rritun,
N’mênd për mue a te kà rà,
Me m’shkue n’Shkodër fluturim,
Me m’j’u falë gjytetit t’im?/ KultPlus.com

Mijëra persona marrin pjesë në festivalin e muzikës në Wuhan, qytetin e origjinës së Covid-19

Mijëra njerëz morën pjesë në ditën e parë të Festivalit të Muzikës “Wuhan Strawberry” të shtunën, më 1 maj.

Vitin e kaluar ky festival në Wuhan u detyrua të mbahej  në internet për shkak të kufizimeve të Covid-19.

Një nga organizatorët i tha Reuters se numrat ishin të kufizuar këtë vit, duke shtuar se rreth 11,000 persona morën pjesë në ditën e parë të festivalit.

Njerëzit në Wuhan, ku u shfaq për herë të parë Covid-19, jetuan përmes më shumë se dy muaj kufizimesh të rrepta gjatë bllokimit të parë të shkaktuar nga koronavirusi në botë.

Që nga ajo kohë, qyteti ka qenë pothuajse plotësisht pa virus, sipas të dhënave zyrtare.

“Vitin e kaluar ne në Wuhan vuajtëm nga koronavirusi,” tha studenti 23-vjeçar dhe banor i Wuhan,

“Nuk ka qenë e lehtë për të arritur këtu ku jemi sot. Njerëzit këtu kanë bërë përpjekje të mëdha dhe kanë paguar një çmim të madh. Kështu që ndihem shumë i ngazëllyer që jam këtu në festival,” Tha Gao.

Ngjarja dy-ditore bashkon këngëtarë dhe grupe të njohur dhe jo shumë  të njohur vendas nëpër tre faza në parkun Garden Expo të Wuhan.

Ngjarjet e “Strawberry Music Festival” po mbahen në qytete të tjera, përfshirë Pekinin, gjatë festës kombëtare. Të pranishmit erdhën në Wuhan nga i gjithë vendi, si 29-vjeçari Zhang Hongkai, nga Shijiazhuang në provincën Hebei.

“Kjo është hera ime e parë në një ngjarje si kjo që mbahet jashtë,” tha Zhang. “Më pëlqen shumë atmosfera”.

Kina kontinentale raportoi 16 raste të reja Covid-19 të premten, tha autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit.

Të gjitha rastet e reja ishin infeksione të importuara me origjinë jashtë shtetit, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në një deklaratë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara Covid-19 në territorin e Kinës tani është 90,671, ndërsa numri i të vdekurve mbetet i pandryshuar në 4,636, shumë prej të cilëve ishin banorë të Wuhan.

Kina kreu rreth 11.6 milion vaksina kundër Covid-19 të premten, më 30 prill  duke e çuar numrin e përgjithshëm të administruar në më shumë se 265 milion, sipas të dhënave të lëshuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë të Shtunën./ KultPlus.com

Katër astronautë kthehen në Tokë me kapsulën SpaceX

Katër astronautë u kthyen pa probleme të dielën në Tokë pas një misioni në Stacionin Ndërkombëtare të Hapësirës.

Astronautët mbërritën me kapsulën Crew Dragon të kompanisë SpaceX, duke zbritur me parashutë në ujërat e Gjirit të Meksikës, tha NASA.

Kthimi i tyre shënon misionin e parë të kapsulës Dragon nga kompania SpaceX për të dërguar e sjellë astronautë nga qëndrimet disa mujore në hapësirë. Misioni përfaqëson një bashkëpunim publik-privat mes kompanisë raketore SpaceX të sipërmarrësit Elon Musk dhe agjencisë federale amerikane për eksplorimin e hapësirës NASA.

Ekuipazhi me astronautët amerikanë Michael Hopkins, Victor Glover dhe Shannon Walker, si dhe astronautin japonez Soichi Noguchi u nisën nga Qendra Kennedy në Florida më 15 nëntor me raketën e SpaceX-it, Falcon 9.

Kapsula ra sot në det në orët e para të ditës pranë brigjeve perëndimore të Floridas./ KultPlus.com

‘Shepparton Albanian Harvest Festival’ fiton çmimin e rëndësishëm në Australi

Shepparton Albanian Harvest Festival vlerësohet në çmimet e trashëgimisë kulturore në Greater Shepparton, Australi, në kategorinë e aktiviteteve dhe turizmit të komunitetit ndërkulturor dhe autokton.

“Shepparton Albanian Harvest Festival” zhvillohet çdo vit nga diaspora shqiptare në Australi dhe promovon kulinarinë, muzikën, kulturën dhe vlerat shoqërore të shqiptarëve.

Festivali shqiptar i Shepperton vitet e tjera është festuar me shijimin e ushqimit, vallëzimin dhe shoqërimin. Komiteti shpreson që në mars të 2022 ky festival të rikthehet. Por këtë vit, ashtu si një vit më parë u anulua për shkak të pandemisë. Një pjesë e konsiderueshme e planifikimit ishte përmbushja e udhëzimeve të reja të nxjerra nga qeveria e shtetit të Viktorias lidhur me situatën e krijuar nga COVID./ KultPlus.com

‘Sytë’ dhe Qëndresa sjellin këngën ‘Up in the Air’, si himn për një identitet të ndarë (VIDEO)

Grupi nga Prishtina ‘Sytë’ në bashkëpunim me artisten shqiptare nga Londra, Qëndresa kanë publikuar bashkëpunimin e titulluar ‘Up in the Air’, si adresim i ndjenjës së një identiteti të ndarë, shkruan KultPlus.

‘Up in the Air’ krahas melodisë, ndjenjës së bukur të dashurisë, por thellë dhe një identiteti të gjendur në mes, shoqërohet nga një videoklip që po ashtu është xhiruar i ndarë në disa vende të ndryshme si Prishtina, New York-u e Londra.

Në një prononcim për KultPlus njëri nga anëtarët e grupit ‘Sytë’, Drin Tashi ka treguar se kënga e sapo lansuar ‘Up in the air’ përmban në vetë ndjenjat personale të vokalistes së këtij grupi, Nita Kaja.

“Duke qenë se ka lindur në Shtetet e Bashkuara, por që katër vitet e fundit të jetës së saj i kaloj në Kosovë, Nita Kaja, vokalistja e grupit SYTË, i ka shumë personale ndjenjat për të cilat ajo shkruan në këngën që sapo është lansuar ‘Up in the Air’, e cila vjen si bashkëpunim me këngëtaren nga Londra, Qendresa. Pa ndonjë kontekst, kënga mund të interpretohet lehtë si një këngë për dashuri, por në fakt adreson ndjenjën e një identiteti të ndarë, për të cilën edhe Qendresa e kuptoj duke qenë se edhe ajo është shqiptare e rritur jashtë vendit”, ka thënë ai.

Tutje Tashi ka shtuar se bashkëpunimi për këtë këngë ka filluar si nismë e Qëndresës që në dhjetor të vitit që po lëmë pas, kur kjo e fundit kishte ardhur për një vizitë në Prishtinë.

“Bashkëpunimi së pari filloi si nismë e Qendresës e cila në dhjetor të vitit të kaluar erdhi ne Prishtinë për një koncert, dhe kishte nevojë për instrumentista që ta shoqëronin në skenë. Më pas, shumë shpejtë u kriju një lidhje e fortë mes dy artisteve, dhe rezultoi në realizimin e këngës ‘Up in the Air’”, pohoi për KultPlus Drini.

‘Sytë’ është një grup nga Prishtina që u formua në vitin 2018. Stili i tyre është i vështirë të përcaktohet, megjithëse ndodhet diku midis R&B dhe indie-pop.

Fillimisht grupi u formua nga dyshja Nita Kaja dhe Drin Tashi gjatë një vizite të vokalistes në Prishtinë. Kurse që nga ajo kohë ‘Sytë’ ka evoluar në një grup me katër anëtar, pasi që i janë bashkuar edhe bateristi Granit Havolli dhe basisti Fatlind Ferati.

Ata janë të njohur për performancat e tyre elektrizuese dhe kanë luajtur një numër të madh festivalesh të mirënjohura si Pop Kultur Festival, Sunny Hill Festival dhe Localize Festival. Grupi së fundmi ka publikuar albumin e tyre të parë “Divine Computer”. Suksesi i albumit ka arritur të marrë edhe vëmendjen e disa mediave ndërkombëtare./ KultPlus.com

‘Nanë, nji përqafim i joti, jetën ma shton’

Shkruan Liridon Mulaj

Nanë!

Sot, në këtë ditë ftohtë dhjetori, tuj udhëtue me autobus, përballë meje, pashë pamjen ma të bukur që syni mund të sodisin. Nji fëmijë të vogël qi puthte t’amën pa pushim. E për dreq nja dy pika lot me ranë njashtu pa i miratue, aq sa më erdh marre prej njerëzve që m’i kishin ngul sytë e më shihnin me habi.

“Burrat nuk kjajnë!”- më erdhën në mend fjalët e tua, qi mi thoje fëmi, kur qaja se nji teke e jemja nuk u plotësonte. Sot, mbas shumë vitesh më kaloi feminia nëpër mend, e m’u kujtu sesa rrallë të kisha puth unë ty nanë, po sa shumë të kisha dasht. Po njashtu, si fmi i llastuem, kurrë s’dita me ta tregue at’ dreq dashnie.

M’u kujtonte fort mirë, kur nji çokollate në dorën teme, ishte gjithmonë nji kafshatë bukë ma pak për tjerët e për ty. Po ti kurrë s’u ankove, po ashtu tuj fsheh brengat nën shami, ndoshta shpesh ke fjet pa u ngi me bukë. Nëpër mend më kaluan kujtimet, e kur i vuna në peshore, më dolën qe ty nanë ma shumë te kam pa tuj kjajt sesa tuj kesh.

Erdh’ nji ditë, kur u bana burrë, e mu desht me e provu emigrimin. Si gjylpanë më therrnin në zemër, lotët e tu, kur më përcolle n’derë, e sa u merzite ti nanë, edhe pse unë kurrë nuk pata kanë djali “ideal” për ty. Kam ec kambë atë natë, maleve të Greqisë e kurrë nuk të thashë sa e vështirë u ba ajo rrugë për mue. Jo prej lodhjes, po se në çdo përfytyrim më dilte fytyra jote, më dilnin lotët e tua që kur i kujtoja, mu bajshin kurth në kambë e me ec nuk më lenin. Dy vjet në vend të huaj, a e di sa më ke mungu nanë? Po asnjiherë nuk e dhashë veten, kur folnim bashkë në telefon, se ti përherë me thojshe: “Burrat nuk kjajnë”.

Eh, më pyet nji herë kur telefonin e mbyllja, e u shtrija ne atë krevat të dalun fare, sesa herë e kam la jastekun me lot. Isha i ri fort, e larg teje s’dukej ndryshe veç si i tretun. E di nanë, asht marre me kjajt, po unë nuk u bana ndonjiherë “burrë”. M’u ka thye zemra shpesh, po ti kurrë nuk e more vesh se ti e din, jam tip i mbyllun, po edhe s’kam dasht me t’i shtue mërzite. E prapë, sot, kur jetën teme e vej në peshore, mërzitem ma fort, se e di se s’të kam dashtë aq sa duhet, ose të kam dasht po nuk kam ditë me ta thanë. E sot unë s’muj me e u gëzue e me u dëfrye, se ndihem në faj, kur e gjej veten të lumtun, tu e dit sa ke vujt. Por, du ta dish, andrra jeme ma e bukur je ti, je dita jeme me diell gjithmonë, je gëzimi ma i madh, edhe pse këto i patëm me pikatore në këtë jetë.

Du ta dish nanë, edhe pse s’ta them, unë sa herë vij në shpi, kur shoh ftyrën tande, çdo të keqe harroj. Nji përqafim i joti, jetën ma shton.

Të du nanë! Të kam dasht gjithmonë, edhe pse kurrë s’ta thashë sa duhet. Djali yt asht krenar për ty!/ KultPlus.com

Fustani i nusërisë i princeshës Diana në ekspozitë pas 25 vitesh

Fustani i nusërisë i Princeshës Diana rishfaqet pas 25 vitesh.

Veshja ikonike prej mëndafshi, e shenjuar në imagjinatën kolektive të viteve 1980, u dhurua nga fëmijët e Lady D, Princat William dhe Harry, për të qenë pjesë e një ekspozite të re, e vendosur në Pallatin Kensington, restaurimi i të cilit përfundoi së fundmi, raportoi media britanike.

“Royal Style in Making” (Krijimi i stilit mbretëror) është titulli i ekspozitës që do të përurohet më 3 qershor, qëllimi i së cilës është pikërisht të eksplorojë marrëdhëniet e ngushta dhe intime që krijohen midis një krijuesi të modës dhe një prej klientëve të tij, që është anëtar i familjes mbretërore.

Në këtë sfond, disa nga krijimet më domethënëse do të ekspozohen për të gjetur një rrugë që mund të kulmojë vetëm me veshjen e dasmës së Dianës, me joshjen e saj dhe historinë e saj, të krijuar nga David dhe Elizabeth Emanuel, për ditën e martesës së Lady Diana Spencer me Princi Charles më 29 korrik 1981./atsh/ KultPlus.com

Zekaj fiton medalje të argjendtë në Zagreb

E argjendtë është medalja e parë e Shpati Zekajt në nivelin e të rriturve në xhudo.

Ai të dielën në European Open në Zagreb u mposht në finale të kategorisë deri në 100 kilogramë nga ukrainasi Anton Savytskiy.

Ukrainasi ka dominuar luftën, ndonëse Zekaj pati përpjekjet e tij për hedhje. Është ky një sukses i madh për Zekajn, që tashmë ka nisur rrugëtimin te seniorët.

Zekaj nuk kishte garuar në gara serioze që nga viti 2019. Të shtunën për Kosovën medalje të bronztë fitoi Laura Fazliu./kohanet/ KultPlus.com

‘Fati, goditjen e fundit zemrës së njeriut nuk i’a jep gjithmonë menjëherë’

Nga Stefan Cvajg

Fragment nga novela Perëndim zemre

“….Fati, goditjen e fundit zemrës së njeriut nuk i’a jep gjithmonë menjëherë. Ai vjen si rrjedhojë e bashkërendimit të shkaqeve të parëndësishme dhe në këtë bashkërendim shfaqet vullneti i tij i papërmbajtshëm.

Prekjen e lehtë të parë të tij, ne në gjuhën tonë jo fort të qartë, e quajmë shkak dhe të habitur bëjmë krahasim mes tij dhe forcës, me të cilën ai ka vepruar më pas; por, ashtu si sëmundja, shumë kohë para se të shfaqet, bënë fole në organizmin tonë, edhe fati i njeriut nuk zë fill në çastin kur shfaqet dukshëm dhe është i padiskutueshëm. Edhe ai klloçit gjatë në brendësi të qenies sonë, qarkullon në gjakun tonë para se të shfaqet jashtë. Vetënjohja tanimë është baraz me qëndresën, që thuajse kurdoherë është e kotë…”./ KultPlus.com

Eksperimenti i pazakontë që çoi në shpikjen e vaksinës së parë

Lia konsiderohej kohë më parë një sëmundje e tmerrshme ngjitëse, që shkaktonte dhembje të mëdha trupi, temperaturë të lartë, dhembje fyti, koke, vështirësi në frymëmarrje dhe skuqje në lëkurë.

Me rritjen e tregtisë globale, lia përhapej edhe më thjeshtë, duke infektuar rreth një të tretën e të rriturve dhe 8 në 10 foshnje. Në fillim të shekullit 18-të, sëmundja llogaritet të ketë vrarë rreth 400 000 njerëz çdo vit, vetëm në Evropë, ndërsa në vitin 1721, në Boston zhduku 8% të popullsisë.

Trajtimet që aplikoheshin për këtë sëmundje, ishin të ndryshme, disa të padobishme dhe të çuditshme, si vendosja e njerëzve në dhoma të nxehta, ose të ftohta, ndalimin e ngrënies së disa ushqimeve, mbështjelljen e pacientëve me leckë të kuqe dhe konsumin e 12 shisheve birrë.

Megjithatë, ekzistonte një kurë e mirëfilltë. I njohur si inokulim, apo futja e një mikrobi patogjen në trupin e një individi të shëndetshëm. Në këtë rast, kjo nënkuptonte marrjen e qelbit nga dikush që vuante prej lisë, duke ia kaluar dikujt të shëndetshëm, përmes gërvishtjes së lëkurës. Fillimisht, u praktikua në Afrikë dhe Azi, më pas në Evropë dhe Amerikën e Veriut në shekullin 18-të.

Në vitet 1700, në Anglinë rurale gjatë epidemisë së lisë së bagëtive, fermeri Benjamin Jesty vendosi të merrte qelb nga lopa për ta vendosur në lëkurën e gruas dhe djemve të tij. Asnjë prej tyre nuk u sëmur më nga lia. Duke u mbështetur në këtë eksperiment, Edward Jenner, njeriu i njohur për shpikjen dhe popullarizimin e vaksinimit, bëri vëzhgime dhe arriti në përfundime të ngjashme. Jenner injektoi në vitin 1776, qelbin e një lope të sëmurë te një djalë 8-vjeçar, i cili pas disa ditësh, jo vetëm që u shërua, por edhe zhvilloi imunitet duke mos u infektuar edhe pas kontaktit me njerëz të sëmurë.

Jenner e dinte që për t’u zhdukur sëmundja duhej që të vaksinoheshin sa më shumë njerëz, e ndaj ftoi mjekë nga kudo të bënin të njëjtën gjë si ai. Mbreti Carlos IV i Spanjës, që kishte humbur disa anëtarë të familjes së tij nga lia, porositi që të realizohej një ekspeditë globale për ta shpërndarë vaksinën në skajet më të largëta të Perandorisë Spanjolle. Ekspedita mandej udhëtoi gati në të gjithë botën, dhe brenda 20 viteve nga zbulimi i saj, vaksina po shpëtonte miliona jetë.

Vendosmëria dhe inovacioni i Jenner ndryshoi botën, shpëtoi dhe vazhdon të shpëtojë miliona jetë njerëzish. Padyshim puna e tij, dhe ekspedita e suksesshme frymëzon sot shkencëtarët për t’i bërë ballë një pandemia globale si ajo e koronavirusit./ KultPlus.com

Konjufca: Masakra e Studimes është një akt i gjenocidit që e ka bërë Serbia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe tek varrezat e të rënëve nga masakra e Studimes së Vushtrrisë.

Ai ka thënë se Masakra e Studimes është një akt i gjenocidit që e ka bërë Serbia mbi popullin shqiptar të Kosovës.

“116 shqiptarë janë vrarë prej forcave të Serbisë duke mos i kursyer as fëmijët, as gratë dhe as pleqtë, që tregon se qëllimi i qartë ka qenë shfarosja e popullit shqiptar të Kosovës. Kjo u bë duke e dëbuar shumicën prej Kosovës, një pjesë të madhe duke i vrarë e duke i masakruar për të shkaktuar tmerr mbi popullin e Kosovës, që në fund të serbizohej Kosova dhe të spastrohej etnikisht”.

“Ne përveç se e kemi pikëllimin që i kemi humbur më të dashurit tanë, po ashtu edhe një pjesë e madhe e popullit të Kosovës e ka edhe zemërimin për shkak që nuk ka pasur drejtësi këto 22 vjet për këtë gjenocid, që e ka përjetuar edhe populli i Studimes, i Vushtrrisë dhe krejt populli shqiptar i Kosovës”, ka thënë Konjufca./klan/ KultPlus.com

Fotografitë më të bukura të natyrës të vitit 2021 në konkursin europian

Si çdo vit, mbërrijnë fituesit e GDT konkursi Europian i Fotografive të Kafshëve të Egra të Vitit, i organizuar nga Shoqata Gjermane e Fotografëve të Natyrës (shkurtesa e së cilës është GDT), një nga më prestigjiozet në kontinent.

Pothuajse 400 fotografë të regjistruar në shoqatë morën pjesë në konkursin e këtij viti dhe dërguan 6,470 fotografi, që u kushtohen kafshëve dhe vendeve të egra.

Po ju sjellim një përzgjedhje të fotografive fituese nga konkursi gjerman i fotografisë së jetës së egër për vitin 2021./a2/ KultPlus.com

Kjo foto e një dallëndysheje e zakonshme (Hirundo rustica) është bërë nga Karsten Mosebach dhe Bernhard Volmer dy fotografë që jetojnë në Pyllin Teutoburg, Gjermani, dhe të cilët kanë ndarë të njëjtin pasion profesional, miqësi të fortë dhe dashuri për 20 vjet. Fotografimi i dallëndysheve gjatë fluturimit nuk është i lehtë: Mosebach dhe Volmer zgjodhën një ekspozim të gjatë, duke përdorurme shkathtësi blicin në mënyrë që të ngrinin lëvizjen e dallëndyshes vetëm në fund të ekspozimit.
Një foto e gjermanit Florian Smit, i cili doli në vendin e dytë në kategorinë e Zogjve.
Vendi i gjashtë në kategorinë Zogjtë për këtë imazh nga Sarah Boehm (Gjermani).
. Është fotografia fituese në kategorinë gjitarë. Fotografi gjerman Peter Lindel arriti të kapte një këlysh luani duke luajtur me mashkullin e tufës së tij.
Fotografi gjerman Lars von Ritter Zahony fotografoi këtë balenë (Balaenoptera physalus) në brigjet e Afrikës së Jugut. Kjo foto u rendit e dyta në kategorinë e gjitarëve.
Fotografi amerikan Celia Kujala thotë: “Kam kaluar një kohë të mrekullueshme vjeshtën e kaluar në Ishujt Coronado, afër San Diego, California. Kurrë nuk do ta harroj ditën kur pata privilegjin të kaloj kohë me këtë kafshë”. Që duket se është një luan deti. Fotografia u rendit e treta në kategorinë e gjitarëve.
Një nuselalë (Mustela erminea) që lufton me vaktin e saj, ndoshta një mi. Fotografija nga gjermani Ferry Bryhme doli e katërta në seksionin Gjitarët.
Kërcimi plastik i një peshku nga familja Gobiidae, i njohur zakonisht si kërcim balte, u përjetësua nga fotografi australian Scott Portelli. Një foto që i dha fotografit vendin e parë në kategorinë Kafshët e tjera.
Fotoja e një amfibi në vrapim doli e treta në kategorinë Kafshët e tjera.
Shkrepja nga gjermani Stefan Imig zuri vendin e parë në kategorinë Bimët dhe Kërpudhat.
Corinna Leonbacher nga Gjermania e bëri këtë fotografi gjatë një stuhie në Dolomites. Imazhi renditet i pari në kategorinë Peisazhe.
Fotoja e gjermanit Florian Smit u ndal në vendin e katërt në kategorinë e peizazhit.
Fotografia e gjermanes Sandra Bartocha zuri vendin e parë në kategorinë Studimi i Natyrës.
Corinna Leonbacher doli e para në kategorinë Speciale “Ne jemi një familje” kushtuar fotove më qesharake.
Robert Marc Lehmann na ofron një fotografi që duket qartë se është qesharake (doli e dyta në kategorinë Speciale). Këta këlyshë të orangutanit Bornean (Pongo pygmaeus) janë në fakt jetimë dhe janë shpëtuar nga disa vullnetarë të OJQ-së International Animal Rescue e cila në Borneo promovon iniciativa të ndryshme për të mbrojtur këtë specie të rrezikuar.
Kurioziteti i një kanguri të vogël në portretin e Karsten Mosebach. Imazhi u rendit i shtati në kategorinë Speciale.
Fotoja nga Radomir Jakubowski (Gjermani) jo vetëm që është shumë e bukur, por ka edhe një vlerë shkencore. Ai portretizon një rast të leucizmit në një grup të dhjamë të rinj (Carpa Ibex). Leucizmi është një defekt gjenetik i ngjashëm me albinizmin. Por ndërsa kafshët albino kanë një mungesë totale të pigmentimit, ata me leucizëm mund të kenë disa inde të pigmentuara.
. Imazhi i Dominik Janoschka doli i treti në kategorinë Speciale.

Sulmohet Lend Mustafa: Në mes të sheshit më pshtyu në ftyrë dhe bërtiti ‘Ka me të vra’

Aktivitsti i Komunitetit LGBTI në Kosovë, Lend Mustafa ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook, se sot në mesditë është sulmuar e kërcënuar nga një person i panjohur, shkruan KultPlus.

”Ora 12:00 e ditës në mes të sheshit më pshtyjti në ftyrë”, shkruan Mustafa. Ky i fundit, poashtu ka treguar se sulmuesi edhe e ka kërcënuar duke i thënë me të bërtitura se do ta vras.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Mustafës.

Pandemi, homofobi e transfobi.

Ora 12:00 e ditës në mes të sheshit më pshtyjti në ftyrë, ma specifikisht në vesh, ni djal mjekrrosh me pantolla deri në kthizë, edhe bërtiti “kom me t’vra”.

M’kan shajtë ma heret, m’kan kërcenu e kan tentu me më shkel me kerr tu e mushë gaz, veç asnjoni akt s’ka qenë ma poshtërues e ma i gërditshëm deri tash.

Ni grusht a ni shuplakë falë i koftë, se kisha mrri me ja kthy tu u mbrojtë e sëm kish metë ton ky inat e urrejtje mrena, jo pse jom i dhunshëm, po si pasojë e 1000 kërcënimeve e tentimeve për sulm, kanihere edhe për vrasje.

Une prap kam me luftu qysh kam luftu gjith, e qitu keni me më pasë!
Kurr në jetë nuk ja u dho atë knaqësinë me u largu edhe nëse ju shkatërron egzistenca jem, prezenca jem në rrugë të shpisë tem.
Ju metë në fyt, e ja u nxoft frymën pshtyma juj.

NaJemiRezistenca. / KultPlus.com

Osmani përkujton masakrën e Studimes: Vetëm kur shteti serb të gjykohet, viktimat e pafajshme do të prehen qetësisht

Sot, më 2 maj, u shënua 22 vjetori i masakrës së tmerrshme të fshatit Studime.

Për të përkujtuar këtë masakër, ka reaguar edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka theksuar se dëshmitë e kësaj masakre flasin për një masakër të planifikuar qysh më herët nga forcat serbe.

Ndër të tjera, Osmani poashtu ka potencuar se vetëm kur drejtësia të vihet në vend, viktimat e kësaj masakre do të prehen qetësisht.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Osmanit.

Çdo 2 maj përkujtojmë viktimat e masakrës së Studimes, njërës ndër masakrat më të tmerrshme ndaj civilëve shqiptarë. Në këtë datë të vitit 1999, për më pak se 2 orë, paramilitarët, ushtarët dhe policët serbë vranë 116 shqiptarë të pambrojtur, ndër ta edhe shumë fëmijë e gra, përfshirë edhe një nënë shtatzënë.

Dëshmitë flasin për masakër të planifikuar qysh më herët nga forcat serbe. Shumë janë ekzekutuar nga afër me gjakftohtësi të plotë, me një plumb në kokë, të tjerë janë shpuar me bajoneta ose janë ekzekutuar me automatikë.

Në dhjetëra raste të ekzekutuarve u janë gërvishtur në trup simbole serbe.
Duke kujtuar viktimat dhe tmerrin e kryer ndaj tyre nga regjimi serb, ne e mbajmë të gjallë kujtimin për viktimat, dëshmojmë për historinë e dhimbshme tonën, por edhe e ritheksojmë përkushtimin tonë që të mos reshtim së kërkuari drejtësi për to, derisa ajo të vihet në vend. Vetëm atëherë ato do të prehen të qeta dhe ndërgjegjja jonë do të qetësohet. Vetëm kur drejtësia të vendosë me fuqinë e ligjit, kur shteti serb të gjykohet për krimin shtetëror dhe kur kërkimfalja të vijë nga pasardhësit e sotëm të regjimit të djeshëm të Milosevicit, viktimat e pafajshme do të prehen qetësisht.

Lavdi të rënëve! / KultPlus.com

Albert Einstein dhe pasioni i tij për muzikën

Në kulmin e popullaritetit të Albert Einsteinit, publiku e njohu atë jo vetëm si fizikantin teorik më të shquar në botë, por edhe si një entuziast i cili nganjëherë luante në violinë, përcjell KultPlus.

“Jeta pa luajtur muzikë është e pakonceptueshme për mua,” kishte thënë Einstein “Unë jetoj me ëndrrat e mia në muzikë. E shoh jetën time i rrethuar me muzikë … Kënaqësinë më të madhe në jetë e marr nga muzika”.

Shkencëtari i famshëm kurrë nuk udhëtonte pa violinën e tij të dashur, të cilën e kishte titulluar “Lina”. Marrëdhënia e tij me muzikën filloi me mësimet e violinës në Mynih në moshën 5 vjeçare. / KultPlus.com

CNN: Durrësi, Dubai i vogël i Mesdheut

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një intervistë të Mohamed Alabbar, drejtor i kompanisë Emaar Properties që do të ndërtojë Portin e Durrësit, të dhënë në CNN. ”Durrësi, Dubai i Vogël i Mesdheut, në CNN”, ka shkruar Rama në Facebook, përcjell KultPlus.

Alabbar thotë gjatë intervistës se do të jetë i pari që do të shkojnë në Shqipëri për të investuar pasi Europa e re është shumë tërheqëse, duke veçuar ato që kanë ndodhur në Shqipëri përgjatë këtyre viteve.

“Europa e re është shumë tërheqëse për mua. Kur shikoj Shqipërinë dhe atë që po ndodh me qeverinë atje, shoh sa shumë po punojnë të gjithë për të zhvilluar vendin dhe për ta çuar përpara. Dhe si ta them unë dua të jem i pari që shkon atje.

Sepse të gjithë treguesit janë të duhurit, dyfish rritje në turizëm, 450 km bregdet të mahnitshëm me pamje nga Greqia aty pranë. Rritja ekonomike është mbresëlënëse, qeveri që punon ditë-natë për t’u bërë pjesë e Europës së vërtetë.

Qeveria ka një të shkuar për shkak të qeverive të mëparshme. Asgjë nuk bëhet brenda nate dhe të gjithë treguesit janë pozitivë sipas meje”, shprehet ai./ KultPlus.com

Kosnett uron Pashkët: Kjo ditë na kujton fuqinë e këmbënguljes së kosovarëve

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett u ka uruar ditën e Pashkëve të gjithë besimtarëve të komunitetit Ortodoks të Kosovës.

Me këtë rast, ai ka thënë se kjo ditë kujton fuqinë e vetë-përmirësimit dhe këmbënguljes së kosovarëve pa marrë parasysh pengesat.

“Urime dita e Pashkëve të gjithë pjestarëve të komunitetit Ortodoks të Kosovës. Ndërsa reflektojmë për një vit sfidues, sot kjo ditë na kujton fuqinë e vetë-përmirësimit dhe këmbënguljes së kosovarëve të zakonshëm, pa marrë parasysh pengesat”, ka shkruar Kosnett në Twitter. / KultPlus.com

Një shqiptare fituese e çmimit prestigjoz në Arkansas të Amerikës

Një shqiptare ka marrë çmimin si studentja e shkëlqyer për vitin 2020 nga Shoqata e Nderit “Alpha Chi” në Arkansas të SHBA.

Tana Lala- Pritchard ka ndjekur studimet në East Central University dhe është vlerësuar për punën e saj të jashtëzakonshme.

Çmimi njeh të diplomuarit me arritje të larta në 10% të studentëve më të mirë të SHBA që kanë përdorur bursën e tyre akademike për të ndërtuar një karrierë të shërbimit dhe udhëheqjes së jashtëzakonshme për më të mirën.

“Investimi në studime është shpëtimi im dhe gjëja që më bëri gjithmonë të isha e dukshme. Ndjekja e përsosmërisë akademike ishte mënyra ime e vetme për të pasur sukses dhe për të marë drejtimin e jetës sime, nga e cila mund tërritesh si personalisht dhe profesionalisht nëse punon shumë për të”, thotë znj. Lala- Pritchard.

Pasi fitoi diplomen bachelor në Shkenca Politike dhe Administrim Biznesi nga ECU në 2002, me nota më të larta, ajo mori masterin në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga London School of Economics and Science. Në ECU, ajo ishte studentja e parë ndërkombëtare e kolegjit që mori Çmimin e Guvernatorit “George Nigh”, në Oklahoma.

Alpha Chi njohu Lala-Pritchard për punën e saj të jashtëzakonshme të komunikimit dhe avokatisë në shkencë, politikë, biznes dhe sipërmarrjes sociale me aktorë në të gjithë sektorët publik dhe privat për të formuar investime të bazuara në prova, inovacione dhe politika për çështje kritike të tilla si veprimi i klimës, siguria ushqimore dhe ushqimi, barazia gjinore, përfshirja sociale dhe qëndrueshmëria mjedisore.

Tana u largua nga vendi Shqipëria pas trazirave civile dhe rënies së komunizmit në vitet ’90. /diasporashqiptare/ KultPlus.com

Mos raftë me u harru

Poezi nga  Rabindranath Tagore

Përktheu: Sylejman Sokoli

N’mos e paqa nafakë n’ket jetë me t’taku, atëherë
Ndjenjë e mallit për shikimin tand, koftë mos me u harru
– mos raftë me u harru,
E kjo dhimtë trishtimi, nëpër andrra diftu
Edhe çuet kur t’jem, le t’mbetet mbi mu.

Qysh pazareve t’dynjasë m’kalojnë ditët e mia
E dinarë t’dynjasë, mbushin duert e mia
Që fitu asnjigja s’kam, koftë mos me u harru
– mos raftë me u harru,
E kjo dhimtë trishtimi, nëpër andrra diftu
Edhe çuet kur t’jem, le t’mbetet mbi mu.

Kur lodhun e pa frymë, skaj rrugës t’jem ulun,
E shtratin krejt poshtë n’tokë, ta kem shtrue n’pluhun,
Se udh’e gjatë m’pret para meje, koftë mos me u harru
– mos raftë me u harru,
E kjo dhimtë trishtimi, nëpër andrra diftu
Edhe çuet kur t’jem, le t’mbetet mbi mu.

Kur dhomat e mia të jenë zbukuru dhe
Za i fyellit bashkë me t’qeshunat, shurdhu
Për që nuk t’ftova n’shpinë teme, koftë mos me u harru
– mos raftë me u harru,
E kjo dhimtë trishtimi, nëpër andrra diftu
Edhe çuet kur t’jem, le t’mbetet mbi mu. / KultPlus.com

Pas akuzave për racizëm dhe mungesë transparence, ‘Grammy’ vjen me ndryshimin e madh

Organizatorët e Grammy Awards kanë hequr dorë nga komitetet e tyre anonime të votimit pas akuzave për manipulim, favorizim dhe racizëm.

Yje të famshëm si Zayn Malik dhe Halsey kishin pohuar se procesi i përzgjedhjes së fituesve të Grammy ishte i padrejtë dhe nuk kishte transparencë. Artistët me ngjyrë kanë kritikuar prej kohësh çmimet për mungesë diversiteti.

Në fillim të këtij viti, këngëtari kanadez The Weeknd akuzoi organizatorët e Grammy se ishin të korruptuar, pasi ai ishte injoruar në nominimet e këtij viti, pavarësisht një hitit të tij që theu rekord 52 javë në Top 10 në SHBA.

Akademia e Regjistrimit, një organizatë jo-fitimprurëse që përfaqëson krijuesit e muzikës, tha se përzgjedhja e të nominuarve dhe fituesve “po rikthehej në duart e të gjithë organit të anëtarësimit me të drejtë vote”. Ajo shtoi se më shumë se 90% e anëtarëve të saj do të kalonin nëpër një “proces të rikualifikimit” për të siguruar që organi i votimit “është i angazhuar në mënyrë aktive në krijimin e muzikës”. Akademia tha se po reduktonte gjithashtu një numër kategorish në të cilat votuesit mund të votojnë dhe do të shtonte dy kategori të reja çmimesh.

Procedura e votimit Grammy ka qenë mjaft e ndërlikuar. Më parë komitetet e përbëra nga 15-30 muzikantë “shumë të aftë” kishin fjalën e fundit në 72 kategori.

Vitin e kaluar, shefja ekzekutive e atëhershme e Akademisë së Regjistrimit, Deborah Dugan, pretendoi të kishte prova të parregullsive serioze në votim. Pretendimet e Dugan erdhën pasi ajo u pushua me akuza për sjellje të keqe, megjithëse ajo tha se kjo kishte ndodhur në shenjë hakmarrjeje për ngritjen e zërit.

5 ditë para ceremonisë së këtij viti, Zayn Malik ironizoi Grammy-t, duke sqaruar më vonë se ishte i shqetësuar për “nevojën e përfshirjes dhe mungesën e transparencës së procesit të nominimeve”, duke thënë se sistemi aktual lejon favorizimin, racizmin dhe politikën e rrjetëzimit të ndikojnë në votim.

Ndërsa The Weeknd tha për Billboard se në 61 vitet e fundit të Grammy, vetëm 10 artistë me ngjyrë kanë fituar çmimin e albumit të vitit, duke theksuar racizmin në eventin e rëndësishëm të muzikës.

Organizatorët e Grammy Awards kanë hequr dorë nga komitetet e tyre anonime të votimit pas akuzave për manipulim, favorizim dhe racizëm.

Yje të famshëm si Zayn Malik dhe Halsey kishin pohuar se procesi i përzgjedhjes së fituesve të Grammy ishte i padrejtë dhe nuk kishte transparencë. Artistët me ngjyrë kanë kritikuar prej kohësh çmimet për mungesë diversiteti.

Në fillim të këtij viti, këngëtari kanadez The Weeknd akuzoi organizatorët e Grammy se ishin të korruptuar, pasi ai ishte injoruar në nominimet e këtij viti, pavarësisht një hitit të tij që theu rekord 52 javë në Top 10 në SHBA.

Akademia e Regjistrimit, një organizatë jo-fitimprurëse që përfaqëson krijuesit e muzikës, tha se përzgjedhja e të nominuarve dhe fituesve “po rikthehej në duart e të gjithë organit të anëtarësimit me të drejtë vote”. Ajo shtoi se më shumë se 90% e anëtarëve të saj do të kalonin nëpër një “proces të rikualifikimit” për të siguruar që organi i votimit “është i angazhuar në mënyrë aktive në krijimin e muzikës”. Akademia tha se po reduktonte gjithashtu një numër kategorish në të cilat votuesit mund të votojnë dhe do të shtonte dy kategori të reja çmimesh.

Procedura e votimit Grammy ka qenë mjaft e ndërlikuar. Më parë komitetet e përbëra nga 15-30 muzikantë “shumë të aftë” kishin fjalën e fundit në 72 kategori.

Vitin e kaluar, shefja ekzekutive e atëhershme e Akademisë së Regjistrimit, Deborah Dugan, pretendoi të kishte prova të parregullsive serioze në votim. Pretendimet e Dugan erdhën pasi ajo u pushua me akuza për sjellje të keqe, megjithëse ajo tha se kjo kishte ndodhur në shenjë hakmarrjeje për ngritjen e zërit.

5 ditë para ceremonisë së këtij viti, Zayn Malik ironizoi Grammy-t, duke sqaruar më vonë se ishte i shqetësuar për “nevojën e përfshirjes dhe mungesën e transparencës së procesit të nominimeve”, duke thënë se sistemi aktual lejon favorizimin, racizmin dhe politikën e rrjetëzimit të ndikojnë në votim.

Ndërsa The Weeknd tha për Billboard se në 61 vitet e fundit të Grammy, vetëm 10 artistë me ngjyrë kanë fituar çmimin e albumit të vitit, duke theksuar racizmin në eventin e rëndësishëm të muzikës. / KultPlus.com

Berat: Banesat karakteristike me çardak, tipologjia më e njohur e ndërtesave

Banesat karakteristike me tipet dhe format që përfaqësojnë zënë vendin kryesor në kompozimin urbanistik dhe arkitekturor të lagjeve muzeale të Beratit.

Drejtoria rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Berat thekson se “vendosja e tyre në truall për vetë terrenin nuk ndjek ndonjë kriter të përcaktuar. Kjo përcaktohet në një masë të madhe nga kushtëzimi i daljes në rrugica por edhe i përkatësisë sociale të pronarëve që i zotëronin”.

Sipas DRTK Berat, ndryshe nga qendrat e tjera, në Berat pjesa më e madhe e banesave kanë pak oborr, ose në disa raste mungon fare duke dalë direkt në rrugë.

Tipologjia më e njohur e banesës beratase është ajo me çardak, një element që gjendet kryesisht në banesat me vëllime të mëdha në zotërim të shtresave të pasura të qytetit.

Çardaku ndërtohet kryesisht në fasadën kryesore të banesës dhe në fazën e tij origjinale ishte i hapur. Ai shërben njëkohësisht edhe si ambient ndërlidhës për hapësirat e tjera të banesës.

Ky ambient shfrytëzohej së tepërmi nga banorët gjatë stinës së ngrohtë duke shfrytëzuar në maksimum dritën natyrale. Për vetë kompozimin dhe përdorimin e gjerë të tij, banesa me çardak ndahet në disa nën tipe; banesa “me çardak në gjithë ballin”, “me çardak në një krah” dhe “me çardak në qendër”. Mendohet se banesa më çardak si fazë ndërtimi duhet t’i përkasë shek. XVIII – fillimit të shek. XIX.

“Gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX shikojmë një përpjekje për modifikimin e tij, duke e mbyllur në shumë raste me muraturë çatmaje për ta shfrytëzuar si dhoma banimi. Përveç tipit të banesës me çardak, në Berat gjenden e dhe tipe të tjera si banesa me gjysmë kat dhe ajo me kat. Në pak raste ruhet ende edhe banesa perpendikulare me konstruksion guri në gjithë gjatësinë e saj”,- thekson DRTK, Berat.

Në vështrimin planimetrik të banesave dallohen këto ambiente kryesore sipas rastit: dhoma e zjarrit kryesisht me oxhak, oda e miqve me element dekoratik si tavanet, musëndrat dhe mafili, çardaku, katoi, sterna dhe mjediset sanitare. Përveç tyre në banesat beratase dallohen për përpunimin dhe rëndësinë që i kushtohet edhe shumë elementë të veçantë si; qoshku, kamerija, testekët, qemerët, dritaret e dekoruara, portat, tymaret, etj.

Një element që spikat shumë në Berat është përdorimi i gjerë i erkerit që del në rrugë që kushtëzohet në pjesën më të madhe nga ngushtësia e terrenit ku vendosen banesa.

Arkitektura unikale e banesave në Berat duket se i përket kryesisht fazës ndërtimore të shek. XVIII-XIX me ndërthurjen e elementëve të gurit me atë të drurit.

Kompaktësia e ndërtimeve, lidhja e përkryer e tyre me truallin ku vendosen dhe pamja pak a shumë e njëjtë arkitekturore, i bëjnë këto banesa një prej pikave më tërheqëse në tërësinë e vlerave të qendrës historike të Beratit. /atsh/ KultPlus.com

‘Zbritja në ferr’, momenti i kalimit nga errësira në dritë pikturuar nga mjeshtri i ikonografisë Onufri

Ikona “Zbritja në ferr” është një ikonë mjaft interesante e pikturuar nga mjeshtri i ikonografisë Onufri, e cila u pikturua për të zbukuruar ikonostasin e kishës së Ungjillëzimit në Berat.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar bën të ditur se ikona paraqet momentin e kalimit nga errësira në dritë. Figura brilante e Krishtit të veshur në ar shoqërohet nga pas prej korit të engjëjve të cilët janë pikturuar brenda një rrethi.

Grupet e figurave rrethohen nga shkëmbij lart dhe poshtë. Shpëtimtari ngre Evën e veshur në të kuqe dhe Adamin, tip ikonografik ky mjaft familiar që nga shek XIV.

Këta të dy shoqërohen nga grupe profetësh dhe shenjtorësh. Poshtë këmbëve të Krishtit shihen portat e Ferrit, të cilat ai i ka thyer dhe Satani të cilin ai e ka mposhtur.

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë falë ndërtimit bashkëkohor, është një ndër destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore. I pozicionuar përgjatë bulevardit “Fan Noli” në Korçë, ky muze është jo vetëm një ekspozitë vizive vlerash, por edhe një institucion unikal në rajon.

Në godinën e re të muzeut janë ekspozuar rreth 400 ikona nga të cilat 250 ikona i prezantohen publikut për herë të parë./atsh/ KultPlus.com

Sot përvjetori i lindjes së shkrimtarit Arif Demolli

Arif Demolli lindi më 2 maj 1949 në Gllogovicë të Prishtinës.

Demolli la pas shumë vepra letrare të njohura si: “Lushi si askushi”, “Pëllumbat e kujtimeve”, “Ballkonet e një qyteze” e shumë të tjera.

Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse në Prishtinë mbaroi shkollën e mesme normale dhe fakultetin filozofik, grupin e gjuhës dhe letërsisë shqiptare.

Pos në arsim punoi në revistën “Bota e Re”, Televizionin e Prishtinës, “Fjala”, “Pionieri”.

Tregimet e tij janë perfshirë në panorama dhe ne antologji të ndryshme të prozatorëve shqiptare. Librat “Ballkonet e nje qyteze” dhe “Pellumbat e kujtimeve i jane ribotuar edhe në Tiranë”.

Më 1981 u burgos dhe u dënua me dy vjet burg, kurse deri më 1990 mbeti pa punë dhe pa të drejtë botimi të veprave të tij.

Për romanin “Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie” mori Çmimin “Pjetër Bogdani” të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse për librin “Pse gjirafa ka qafë të gjatë” mori çmimin letrar “Vehbi Kikaj”. / KultPlus.com