Nënshkruhet memorandumi për kthimin në muze të shtëpisë së Dritëro Agollit

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nënshkroi sot një memorandum bashkëpunimi me dekanin e Fakultetit të Histori-Filologjisë, Sabri Laçi.

Veliaj bëri me dije se ky memorandum nënshkruhet si fillim i bashkëpunimit për projektin e shtëpisë së Dritëro Agollit dhe në kuadër të Paktit me Universitetin.

Gjithashtu, kryebashkiaku sqaroi se do të bashkëpunojë me Fakultetin e Histori-Filologjisë edhe për dy shtëpi të tjera muze që do të bëhen, si “Sarajet e Toptanasve” dhe shtëpisë së Libohovitëve.

“Projekti ynë i parë do të jetë puna për të kthyer shtëpinë e Dritëro Agollit në një shtëpi muze. Bashkia e Tiranës e ka nisur një eksperiment të tillë shumë të suksesshëm me shtëpinë Kadare, do të vazhdojmë tani me shtëpinë e Dritëro Agollit. Ndërkohë që do vijojmë edhe me dy shtëpi të tjera muze, si Sarajet dhe shtëpinë e Libohovitëve. Njëra do të adaptohet si zonë muzeale, duke qenë se ka qenë edhe ambasada e parë e SHBA-së në Shqipëri”, nënvizoi Veliaj.

Dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Sabri Laçi tha se Universiteti i Tiranës e ka parë si një partner shumë të rëndësishëm bashkinë e Tiranës.

“Jam i sigurt që Universiteti i Tiranës e mirëpret një bashkëpunim më të gjerë me Bashkinë e Tiranës dhe ne kemi sytë tek bashkia, sepse e dimë që është ombrella që i duhet çdo qytetari të Tiranës, por edhe çdo institucioni që funksionon në Tiranë për të realizuar vepra të mira dhe vepra të rëndësishme për sot dhe për të ardhmen”, u shpreh Laçi.

Dritëro Agolli, kolosi i letrave shqipe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në moshën 86-vjeçare. Shkrimtar, publicist, gazetar dhe politikan që ka lënë pas një trashëgimi të pasur kulturore për vendin. Shtëpia e Dritëro Agollit në “Rrugën e Dibrës”, ku jetoi e shkroi veprat e paarritshme, do të kthehet në muze, ashtu sikurse u bë me shtëpinë e Ismail Kadaresë./atsh/KultPlus.com

Gjergj Kastrioti dhe nëntori arbëror i flamurit dhe pavarësisë

Shkruan Gjon Keka

Gjergj Kastrioti ishte njeri që e fshihte dhimbjen përballë armikut, kjo u pa sidomos me rastin e helmimit të vëllezërve të tij nga armiku otoman(turk) dhe më pas edhe të babait dhe nënës së tij që vdiqën,në kohën kur ai ishte në oborr të sulltanit.

Në fakt nga kjo ai e shfaqi shpirtin e tij qëndrestar edhe përballë çdo beteje si asaj jetësore edhe asaj në fushën kundër armikut.

Se sa i fortë ishte ai ,shihet nga kjo se ai sa ishte në oborr të sulltanit përballoj shumë gjëra, pa vëllezërit që i vdiqën nga helmimi i armikut ,pastaj vdekja e nënës dhe babait të tij, dhe prapë ai qëndroi, nuk reagoi me zemërim edhe pse e dinte se kush ishte shkaktari i vdekjes së tyre.Por,ai e fshehu brenda lotin e dhimbjes ,e fshehu sëbashku me dritën brenda tij që do t’ia dërgonte si dritë lirie atdheut të tij kur ai vendosi të kthehet sëbashku me arbërorët e tij për t’i vendos gjërat në vendin e vetë, për t’ia rikthyer lirinë, identitetin dhe pavarësinë Arbërisë së tij të skllavëruar nën prangat e armikut otoman(turk).

Ky është heroi ynë i pavdekshëm Gjergj Kastrioti që e ngrohu nëntorin e ftohtë dhe me këtë i ngrohu gjithashtu edhe zemrat e arbërorëve duke e valvit sëbashku flamurin e pavarësisë dhe lirisë.

Flamur ky që valvitet edhe sot në shekullin XXI ,flamur ky që ka një domethënie të madhe historike rrënjësore për këdo që mbanë atë dhe jeton me nder sipas asaj që na e la ai testament./KultPlus.com

Intervista famëkeqe e Princeshës Diana mund të shfaqet në sezonin e pestë të ‘The Crown’

Sezoni i pestë i serialit të suksesshëm të Netflix ” The Crown” thuhet se do të shfaqë një episod të tërë që paraqet intervistën famëkeqe të Princeshës Diana me gazetarin Martin Bashir në programin “Panorama” të BBC-së.

Netflix ka shpenzuar miliona për episodin, sipas tabloidit në Mbretërinë e Bashkuar The Sun, duke cituar një burim të brendshëm që gjithashtu tha: “Për shkrimtarët, martesa e stuhishme midis Charles dhe Di çoi në daljen e saj në Panorama dhe pasojat e këtij vendimi. Ata po bëjnë një investim të madh në këtë”.

Polemikat rreth intervistës së “Panorama” shpërthyen në fillim të këtij viti kur një hetim i pavarur nga Lord Dyson zbuloi se BBC ‘nuk i përmbushi standardet e larta të integritetit dhe transparencës, të cilat janë shenjë dalluese e tij’. Hetimi zbuloi gjithashtu se Bashir falsifikonte dokumente për të marrë intervistën. Ai kërkoi falje, por pohoi se ishte ‘krenar’ për intervistën.

BBC i kërkoi falje bashkëshortit të Dianës, Charles, Princit të Uellsit, djemve të saj William dhe Harry, dukës së Kembrixhit dhe Sussex-it dhe vëllait të saj, Earl Spencer.

Princi William kishte thënë në atë kohë, “Ky program ‘Panorama’ nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të transmetohet më kurrë. Ai krijoi në mënyrë efektive një tregim të rremë i cili, për më shumë se një çerek shekulli, është komercializuar nga BBC dhe të tjerët”.

Princi Harry dhe Meghan Markle në anën tjetër kanë një marrëveshje shumëvjeçare me Netflix ku çifti do të realizojë dokumentarë, filma artistikë, shfaqje televizive me skenar dhe seri për fëmijë.

Sezoni i pestë i “The Crown” do të transmetohet në nëntor të vitit 2022, me Elizabeth Debicki (“Tenet”) që luan Princeshën Diana./KultPlus.com

Atletet e Michael Jordan shiten për 1,5 milionë dollarë

Një palë atlete nga legjenda e NBA, Michael Jordan u shitën 1,47 milionë dollarë në ankand.

”Blerësi ishte Nick Fiorella”, deklaroi shtëpia e ankandeve Sotheby’s.

Fiorella është një koleksionist i njohur sporti.

Atletet ”Nike Air Ship” që ai bleu ishin veshur nga Jordan në sezonin e tij të parë në NBA në 1984.

”Në prill, një palë atlete të veshura nga reperi amerikan Kanye West në çmimet Grammy 2008 u shitën për 1,8 milionë dollarë, shuma më e lartë e paguar në ankand për një palë atlete”, sipas Sotheby’s./KultPlus.com

Gruaja e Alec Baldwin reagon pas vrasjes në xhirimet e filmit

Hilaria Baldwin ka thyer heshtjen në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë xhirimeve të filmit më të ri të bashkëshortit të saj, Alex Baldwin, ku mbeti e vrarë Halyna Hutchins dhe u plagos regjisori Joel Souza. Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo shprehu ngushëllimet për familjen e kineastes ukraninase.

“Zemra ime është me Halynan, bashkëshortin, djalin, familjen dhe me të gjithë të dashurit e tyre. Dhe për Alec gjithashtu. Thuhet ‘nuk ka fjalë’ sepse është e pamundur të shprehësh tronditjen dhe dhimbjen e një aksidenti kaq tragjik. Humbje. Mbështetje”, është shprehur Hilaria.

Reagimi i saj vjen pak ditë pasi burri i saj foli për tragjedinë. “Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe hidhërimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar jashtëzakonisht.”, tha ai.

Shkatërrohet shpella dy milionë vjeçare në Australi

Vandalët kanë hyrë në një shpellë të lashtë dhe kanë shkatërruar formacionet shkëmbore që janë mbi dy milionë vjet të vjetra.

Policia e NSË po bën thirrje për informacion pasi gjeti stalaktite dhe speleotema – formacione minerale që varen nga tavanet e shpellave – në shpellën Jillabenan në Parkun Kombëtar Kosciuszko në Australi ishin përgjysmuar gjatë një periudhe gjashtëditore.

Shpella Jillabenan është shpella më e vjetër në sistemin e shpellës Yarrangopilly, e shtrirë 150 metra në tokë dhe është një destinacion popullor turistik.

Personat që shkatërruan shpellën besohet se kanë hyrë midis të dielës 17 tetor dhe të shtunës 23 tetor.

Autoritetet u thirrën në shpellë pasi u raportuan dëme të konsiderueshme.

Vandalët duket se kanë përdorur mjete të rënda për të prerë formacionet miliona vjeçare, me disa që janë ndarë në mes.

Policia zbuloi se dryni që siguronte shpellën ishte hequr dhe bordi i shpërndarjes së energjisë gjithashtu ishte dëmtuar.

Një imazh veçanërisht shqetësues tregon një formacion të madh që qëndron më i gjatë se një i rritur mesatar i prerë plotësisht në gjysmë.

Të tjerë tregojnë stalaktite të prerë në tokë dhe të shtrirë në një grumbull.

Ata po vazhdojnë hetimet për shkatërrimin tronditës./KultPlus.com

Pse imitonte Van Gogh pikturat e Jean-François Millet?!

Kopjimi ishte një ushtrim për piktorët fillestarë, por ai nuk u vu në siklet ta bënte këtë. “Unë mund t’ju siguroj se më intereson jashtëzakonisht shumë të bëj kopje” i shkruan ai vëllait të tij, Theo.

Duhet të mos e lëmë mënjanë faktin se Van Gogh nuk kishte marrë ndonjë trajnim akademik për pikturë.

Ai kishte mësuar të vizatonte dhe të pikturonte përmes praktikimeve të pafund. Gjatë përsosjes së kësaj përvoje kishte hasur vështirësi në trajtimin e personazheve në punë.

Kopjimi, ose huazimi i subjektit ishte një qasje së cilës ai nuk i’u shqit deri në fund të karrierës së tij. Këto dy piktura janë: (majtas) “Korrësi” punë e Jean-François Millet, vaj në kanavacë e përmasave 38 x 27 cm, viti 1853, (djathtas) është një tablo e Van Gogh, teknika, vaj në kanavacë, përmasat 43,5 x 25,0 cm, Saint-Rémy, shtator, 1889.

Konstatohet pa shumë mund një lloj ngjashmërie mes këtyre dy punëve. Edhe pse ato kanë specifika dalluese të thella, në përdorimin e ngjyrës dhe trajtimin e figurës, sikurse në shprehjen estetike dhe penelatat e aplikuara. Van Gogh është ndoshta nga të vetmit piktor në historinë e pikturës, të cilin e identifikon penelata dhe paleta e ngjyrës, e cila ka mbetur unike dhe e paimitueshme, pavarësisht se huajtja e subjekteve duket se e kompromenton krijimtarinë e tij. Por jo.

Ai e ka përsosur subjektin duke e idealizuar në një trajtim krejt të ndryshtë, aq sa sot pas ka vitesh tabloja e tij është e tija dhe pikë.Van Gogh gjatë qëndrimit në Saint-Rémy, një provincë në Jugu i Francës, bëri njëzet e një imitime nga vepra e Jean-François Millet. Van Gogh nuk kishte ndërmend që veprat e tij të ishin kopjime të mirëfillta të origjinaleve, shkruajnë kritikët.

Duke folur posaçërisht për punimet pas Millet, ai shpjegoi, “nuk është kopjim i pastër dhe i thjeshtë që dikush do të bënte. Përkundrazi është përkthimi në një gjuhë tjetër, në atë të ngjyrave, përshtypjet e kiaroskuro dhe bardh e zi”. /albertvataj/ KultPlus.com

Duaje

Poezi nga Ilire Zajmi

Duaje trupin tënd grua
është kryevepër arti
që nuk shitet në asnjë ankand të botës
është liria jote e fituar përgjakshëm në fushëbeteja
lufta e paqja e maskuar
burgu yt i përjetshëm
pasion i egër ëndërr burrash e shpupluar
bukuri e latuar Zotash lakmitarë
mallkim varrë dhimbje e plagë.

Grua moj, duaje fort trupin tënd
të bardhë, të zi, të butë, të vrazhdë, të lëmuar
të fortë, të brishtë, të lodhur, të pushuar.

Trupin tënd duaje fort o grua
është vula jote, identiteti yt
libër dëshirash.

Mbaje mend Grua,
Trupi është dashnori yt i parë dhe i fundit. / KultPlus.com

‘Anibar’ organizon festivalin një ditor në kuadër të Ditës së Animacionit

28 Tetori është Dita Ndërkombëtare e Animacionit. Kështu Festivali Ndërkombëtar i Animacionit, ‘Anibar’ po e feston këtë rast të veçantë me një mini-festival një ditor që do të mbahet në në Kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë, përcjell KultPlus.

Në datën 28 tetor Anibar do të shfaq dy programe të animacionit.

Në orën 12:00 do të fillojnë me programin për fëmijë, një program që përmban një përzgjedhje të filmave të shkurtër të animuar të kuruar në kuadër të programit për fëmijë të edicionit të 12-të. Në orën 18:00 festivali vazhdon me programin për të rriturit ku gjithashtu, do të jenë të shfaqur filma të animuar nga edicioni i 12-të i këtij festivali.

”Përveç shfaqjes së filmave ju mund të shijoni edhe një eksperiencë VR e cila do të jetë e vendosur në korridoret e Kinemasë Jusuf Gërvalla. Aktiviteti do të jetë i hapur për fëmijë dhe për të rritur. Mund edhe të vet-edukoheni rreth historisë dhe evolucionit të animacionit, përmes videove të cilat do të shfaqen gjatë tërë ditës. Duke filluar nga ora 19:30 do të kemi edhe një natë muzikore për të shënuar përfundimin e ngjarjes. Ejani dhe festoni Ditën Ndërkombëtare të Animacionit me Festivalin e Animacionit Anibar në Pejë!’‘, njoftohet tutje në komunikatën për media. / KultPlus.com

‘Kostandini i vogëlthi’, këngë mesjetare arbëreshe (VIDEO)

Këngë mesjetare arbërore që këndohet edhe sot nga arbëreshët e Italisë së Poshtme dhe nga arbëreshët e prefekturës së Argolidhës në Greqi.

Fama e kësaj kënge shkon shumë mbrapa në kohën e Leonda Sguros, sundimtari i parë arbëror në Greqi që mbrojti frankët, 1204 -1211.

Ekspozita ‘Ditët e Mios’ bashkon 15-të artistë nga gjithë bota

Kolonia Ndërkombëtare e Arteve Figurative “Ditët e Mios” është kthyer në një traditë tashmë për qytetin e Korçës.

Ekspozita e veçantë që u hap në ambientet e teatrit A.Z.Çajupi solli në vëmendjen e publikut korçar peizazhe të mrekullueshme nga Korça dhe rrethinat.

15 artistë nga vende të ndryshme të botës, i dhanë jetë natyrës përmes kësaj ekspozite, e cila do të qëndrojë e hapur deri në datë 28 tetor.

Pjesa më e madhe e punimeve janë në gjininë e peizazhit dhe kompozimit ,ku kanë mbizotëruar prirja e artistëve drejt kolorizmit ,por edhe individualizmit të fortë artistik,ku harmonizohet stili klasik me atë modern.

Vjeshta me ngjyra mbresëlënëse e Dardhës, Vithkuqit, apo Voskopojës si dhe ashpërsia dhe madhështia e relievit malor të zonave përreth Korçës, të cilat frymëzuan Mion dhjetëra vite më parë, nuk mund të linin indiferentë artistët e tjerë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, apo të huajt, të cilët vinin për herë të parë këtu. /atsh/ KultPlus.com

MKRS i ndan Agush Beqirit Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore, ‘Muslim Mulliqi’

Ministria e Kulturës, ka ndarë çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Muslim Mulliqi” , iu nda të ndjerit Agush Beqirit, ndërsa Faik Krasniqit, iu nda çmimi në fushën e artit pamor, transmeton KultPlus.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se këto çmime shihen si kontribut i tyre në fushën e artit.

“Jam shumë i lumtur qe si ministër i Kulturës e kemi mundësuar edhe në këtë formë t’i shpërblejmë artistët tanë. Është mirënjohje që shteti iu jep artistëve dhe bazohet nga një juri profesionale”, ka thënë ai.

E artisti Mehmet Behluli, njëri ndër juristët për ndarjen e këtyre çmimeve, vlerësoi lartë kontributin e tyre, transmeton tutje KultPlus.

“Besoj se juria si e tillë e ndan mendimin me një pjesë të artistëve dhe ne kemi menduar që ta bëjmë një punë reale. Fakti që për aktivitetin jetësorë, e kemi obligim t’i shënojmë themeluesit e atyre që kanë dhënë kontribut”.

Ndërsa, vajza e të ndjerit Agush Beqirit, Florenfina Beqiri-Zhubi, falënderoi ministrinë e Kulturës për ndarjen e këtij çmimi. Tha se kontributi i babait të tij, vlerësohet lartë nga institucionet. /eo/ KultPlus.com

No description available.
No description available.

Arsyet psikologjike pse nuk mund të ndalojmë së shikuari serialin ‘Squid Game’

Squid Game është seriali televiziv i Netflix që ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve në mbarë botën.

Protagonistët e episodeve janë burra dhe gra me shumë borxhe dhe thellësisht të dëshpëruar, të cilët pranojnë të marrin pjesë në një lojë perverse dhe rrezikojnë vdekjen për të arritur një çmim milioner.

Seriali është i përgjakshëm, i vështirë, i zhytur në mendime, ndonjëherë i dhimbshëm saqë mendimi për të zgjedhur diçka më të lehtë na prek gjatë gjithë kohës, por nuk mund të ndalojmë së shikuari.

Më poshtë gjeni disa nga mekanizmat psikologjikë që qëndrojnë në themel të kësaj zgjedhjeje:

Sharmi psikologjik i lojës Squid: Të gjithë e shikojnë atë

Nëse mendoni se kjo nuk është një arsye e mirë, e keni gabim. E gjithë bota po e shikon, web-i sjell meme dhe referenca të vazhdueshme për serialet televizive, dhe nëse nuk doni të ndiheni të përjashtuar, do të dëshironi ta shikoni edhe atë deri në fund. Në fakt, mendimi për të ndryshuar program nuk e gjen rrugën e vet, sepse ne do të ndiheshim ndryshe nga shumica e njerëzve. Nga ana tjetër, nëse do të ketë gjithë këtë sukses do të ketë një arsye, apo jo? Dhe kështu përfundojmë duke parë Squid Game edhe pse nuk është aspak programi ynë ideal.

Kontrastet katalizojnë vëmendjen

Kontrasti është tërheqje për mendjen sepse është e vështirë të kuptohet shpejt. Lojërat Squid Game janë për fëmijë, ambienti është plot ngjyra, argëtues dhe efektiv. Pastaj vjen vdekja e cila krijon terror dhe zhgënjim te shikuesi. Krijon një disonancë të vërtetë njohëse që ju mban të mbërthyer pas ekranit. Me pak fjalë, ajo që shohim shqetëson aq shumë sa bëhet një tërheqje e pastër.

Të papriturat

Fama e Squid Game është edhe për faktin se është një serial televiziv i vështirë për t’u parashikuar. Për këtë arsye, nuk mund të ndalemi së shikuari. Duam të dimë se kush do të fitojë, si do të përfundojë dhe çfarë qëndron nën dinamikën e krijuar. Suspansa luan një rol kyç sepse është pikërisht ajo që e mban lart vëmendjen dhe do të jetë e pamundur të ndryshohet programi. /a2/ KultPlus.com

Artpolis prezanton 20 shfaqje teatrale nga klubet e 20-të shkollave

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet nga 26 tetori deri më 12 nëntor, do të prezantojë 20 shfaqje teatrore të klubeve në 20 shkollat kampione, në kuadër të projektit “ArtEd – Rritemi përmes artit në arsimim – Fuqizimi i 20 klubeve teatrore në shkollat kampione”.

Këto shfaqje forum teatër vijnë me tema e përmbajtje të veçanta që adresojnë dukuritë negative në shoqërinë tonë, të zhvilluara së bashku me trajnerët/et, aktorë/e profesioniste gjatë javëve që lamë pas.

Aventura teatrore me nxënësit e shkollave fillore nis sot në SHFMU “Xhemail Mustafa”, Prishtinë, të cilët sjellin shfaqjen forum teatër “Ekspozita” në hollin e shkollës nga ora 18:00, me ç’rast pas përfundimit të shfaqjes do të pasojë diskutim i hapur me publikun që është prezent.

“Shfaqja synon të trajtojë ndikimin dhe pasojat e mësimit online, si dhe të sjellë mendimet rreth kësaj çështjeje nga tri këndvështrime: nga ai i nxënësve, i mësimdhënësve dhe i prindërve, përmes një ekspozite. A dallojnë këto perspektiva? Si dhe pse ndryshojnë ato nga njëra-tjetra? Të intervistuarit e ekspozitës do të iu përgjigjen këtyre pyetjeve, secili në mënyrën e vet.”

Luajnë: Erblina Luma, Sara Gërguri, Teah Kastrati, Drin Selca, Anda Rugova, Ujëza Beqiri, Rajana Osmani, Rea Muriqi, Morea Kastrati, Nina Çeku, Stina Sheremeti, Enea Çeku, Arrita Cikaqi, Teuta Morina.

Mentore e klubit: Qendresa Kajtazi Mësimdhënësja: Gresa Rrahmani

Ndërsa, për këtë javë do të prezantohen edhe 2 shfaqje forum teatër:

  • Me 27 tetor klubi teatror i shkollës “Dr. Ibrahim Rugova” në Obiliq nga ora 11:30 do të prezantojë shfaqjen “Jemi të vendosur”, në hapësirat e shkollës.
  • Kurse shkolla “Pjetër Bogdani” në Prishtinë do ta ketë premierën më 28 tetor në ora 17:00 në amfiteatrin e Fakultetin e Arteve në Prishtinë.

Për shfaqjet e tjera Artopolis do të njoftoj me kohë.

“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane. / KultPlus.com

Pulla e parë postare në botë do të shitet

Pulla e parë në botë do të dalë në ankand pas disa javësh.

“Penny Black” e papërdorur është pjesë e një dokumenti që pritet të shitet nga 4 deri në 6 milionë funte.

Ajo ishte pulla e parë postare në botë – dhe është nga fleta e parë e printuar ndonjëherë.

Është pjesë e një punimi të njohur si Dokumenti Wallace, i cili erdhi nga libri i dosjeve të reformatorit kryesor britanik të postës, deputetit Robert Wallace.

Ajo u krijua në 1840, por është ende në gjendje absolutisht të pacenuar, transmeton KultPlus.

Besohet se ka vetëm dy shembuj të tjerë të Penny Blacks të përsosur, të paplotësuar nga shtypja e parë, të dyja që ndodhen në koleksionin e Muzeut Postar Britanik.

Dokumenti Wallace është në pronësi të filatelistit dhe biznesmenit Alan Holyoake.

Si një nga koleksionistët kryesorë në botë të pullave, ai ka parë shumë sende të rralla në kohën e tij. Por për të, kjo është shumë e veçantë:

” Është një ikonë botërore, sepse në të vërtetë është vula e parë. Pra, është një pullë që erdhi nga fleta e parë e pullave që u shtypën”, thotë ai.

Holyoake bleu Dokumentin Wallace dhjetë vjet më parë për më pak se 50,000 funta. /ap/ KultPlus.com

Pamje që njerëzit shkrepën aksidentalisht, u shndërruan në fotografi krejtësisht surreale

Për disa, këto fotografi do të duken si Photoshop.

Për disa si fotografi të surrealistëve të famshëm, por ato janë në të vërtetë skena të jetës reale.

Një llambadar i varur nga qielli, rrokaqiejt që notojnë në det, një Kulle Eifel dredha -dredha … gjithçka është e mundur! / KultPlus.com

‘Pa Vend’ nga Samir Karahoda nominohet në ‘European Film Awards’

Filmi ‘Pa vend’ nga Samir Karahoda është nominuar në Festivalin e Filmit ”European Film Awards”, ku konkuron për çmimin Evropian të filmit të shkurtër, përcjell KultPlus.

Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të European Film Awards në rrjetin social Facebook.

Filmi “Pa vend” i zhanrit docu-fiction përcjellë përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të ping pongistëve.

Filmi është produksion i shtëpisë filmike SK PICTURES dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Komuna e Prishtinës, Komuna e Prizrenit, Mabetex Group, TV Arte, TV Yle, Dokufest dhe distribuohet nga Radiator IP Sales.

Ndërkaq, ekipi i filmit përbëhet nga:

Regjia dhe Kinematografia: Samir Karahoda
Producent: Eroll Bilibani
Montazhi: Enis Saraçi
Dizajner zëri: Memli Kelmendi
Xhirues Zëri: Gëzim Rama
Protagonistët kryesor: Jeton Mazreku, Ermegan Kazazi dhe Rifat Rifati
/ KultPlus.com

Rrugët e Madridit ishin plot me dele, në vend të makinave (VIDEO)

Rrugët e Madridit ishin të mbushura me dele dhe zhurma këmbanash të dielën, ndërsa barinjtë drejtonin kopetë e tyre nëpër zemër të kryeqytetit spanjoll, duke ndjekur rrugët e lashta sezonale të bagëtive.

Sipas mediave të huaja, përcjell KultPlus, vendasit u rreshtuan anash rrugëve për të mirëpritur spektaklin, i cili u anulua vitin e kaluar për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Ngjarja vjetore, e cila filloi më 1994, u lejon barinjve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të përdorur rrugët tradicionale për të grumbulluar bagëtitë e tyre nga Spanja veriore në kullotat më jugore për kullotje dimërore.

Rruga do t’i kishte çuar ata nëpër një fshat të qetë disa shekuj më parë, por sot i sheh ata të përshkojnë qytetin e ngarkuar.

“Është e mrekullueshme. Unë vij çdo vit dhe ky është viti i parë që i sjell fëmijët kështu që është e mahnitshme”, ka thënë Graciela Gonzalez, 39 vjeç, transmeton tutje KultPlus.

Delet ecnin të “shoqëruara” nga zhurma e zileve të tyre të zhurmshme të qafës ndërkohë që barinjtë e veshur me veshje tradicionale shoqëruan tufat e tyre me muzikë popullore dhe vallëzim.

Dhe fëmijët, më shumë të mësuar të shohin bllokime trafiku në rrugët e qytetit shijuan mundësinë për t’u afruar me kafshët.

“Ne ndonjëherë mund t’i prekim ato”, thotë e entuziazmuar Carmen Iglesias, tetëvjeçare, e cila po shikonte spektaklin me babanë e saj dhe motrën e vogël Noa, gjashtë vjeçe. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=uz6Kpd0Us_A&ab_channel=ViralSeal

Mbahet Festivali Ndërkombëtar i Koreve të Grave, Kori ‘Lira’ prezantohet me këngë kushtuar Prishtinës

Këtë të shtunë në Prishtinë u mbajt Festivali i Tretë Ndërkombëtar i Koreve të Grave. Në këtë edicion morrën pjesë kore nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia, përcjell KultPlus.

Kori Lira si nikoqir i këtij festivali u prezantua me disa këngë ndër të cilat edhe një këngë premierë kushtuar qytetit të Prishtinës. Të gjitha këngët erdhën të përpunuara nga mjeshtri Tomor Berisha i cili për dhjetë vite ka përgatitur këngët për korin.

Në këtë edicion morën pjesë koret Petrusice nga Petrinja e Kroacisë, Val Choir nga Rijeka, dhe Zlata Maglenska nga Maqedonia e Veriut.

Ky edicion u organizua me mbështetjen financiare të Komunës së Prishtinës. Festivali u mbajt në hotel Nartel dhe për skenografinë u përkujdes Red Flowers Prishtinë. / KultPlus.com

Mit’hat Frashëri, Mehmet Frashëri dhe Murad Toptani

KultPlus ju sjell një fotografi të rrallë në të cilën shihen Mithat Frashëri, Mehmet Frashëri dhe Murad Toptani. Fotografia është realizuar në Stamboll, në vitin 1899 ndërsa është marrë nga Albanian Vintage Photography, people, cities, culture and histori.

Mit’hat bej Frashëri (1880-1949) ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, nga familjet e Frashërit. Ai ishte nëpunës i lartë në Perandorinë Osmane, pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ishte publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare dhe kryetar i Ballit Kombëtar e i Komitetit “Shqipëria e Lirë”. Lindi në Janinë më 25 mars 1880.

Nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte Kalendarin kombiar, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Në shkrimet publicistike ai përdori pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka, ndërsa në botimet e ndryshme përdori pseudonimin Ismail Malosmani.

Ndërsa Mehmet Frashëri është vëllau i vogël i vëllezërve Frashëri. Edhe Mehmet bej Frashëri ishte gjithashtu një aktivist i lëvizjes kombëtare mbar shqiptare. Prej këtij të fundit dalin trashëgimtarët e drejtpërdrejtë te trungut te Halit beut, Hajri Frashëri, Hysref Frashëri, Redi Frashëri dhe Jurgen Frashëri.

Murad bej Toptani, (1866-1918) ishte atdhetar, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, skulptor shqiptar. Zotëronte disa gjuhë të huaja si frëngjisht, turqisht, arabisht, gjermanisht dhe italisht. Krijimet e tij janë përmbledhur në vëllimin, “Vjersha e Murat Toptanit”, ndërkohë që në Galerinë e Arteve në Tiranë ruhet një bust i Skënderbeut, i realizuar prej tij në vitin 1917, si dhe një karikaturë me akuarel “Premtimet e Anglisë”.
Lindi në Aká (sot Akyaka, Turqi) më 13 korrik, i biri i Said Sermedin bej Toptani dhe Hanifesë, vajza e luftëtarit nga Kaukazi Ahmet Pedis Kartajit. I ati i tij, duke qenë prej oxhakut me ndikim të Toptanve dhe prej veprimtarive nacionaliste, ishte internuar ku dhe u njoh me vjehrrin e tij të internuar për po të njëjtën arsye.

Në 1878 ai u regjistrua në shkollën “Madamë Fyres”. Në atë shkollë studionte dhe Asije Frashëri, vajza e Sherif Frashërit, vëllait të madh të Frasherllinjve, e cila më vonë, u bë bashkëshortja e tij. Asija kishte mbetur jetime dhe u rrit nga xhaxhai, Naimi, dhe kjo është arsyeja pse njihej si vajza e madhe e Naimit ose pse e quajnë Murad bej Toptanin si dhëndrin e poetit të madh./ KultPlus.com

Letra e fuqishme e Hillary Clinton, drejtuar vetës së saj në adoleshencë

Më 26 tetor të vitit 1947 lindi Hillary Diane Rodham Clinton. Ajo është ish-Sekretare e Shteteve të Bashkuara, senatore amerikane, dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nga 1993 deri në 2001.

Kohë më parë Teen Vogue botoi një letër që Clinton e kishte shkruar për veten e saj si një vajzë e re në kolegj, letër kjo të cilën KultPlus e sjell sot në ditëlindjen e kësaj gruaje të fuqishme e të njohur në mbarë botën.

Në letër, ajo ofroi disa këshilla shumë të vlefshme dhe nxjerri në pah disa nga pasiguritë me të cilat është përballë si një studente e re. Duke iu drejtuar vetes si një studente e semestrit të parë në Wellesley College, ajo kishte shkruar.

“Kur erdhe për herë të parë në kampus, u gjenda e rrethuar nga gra të mrekullueshme dhe të kualifikuara. Ato flisnin rrjedhshëm në shumë gjuhë të tjera. Ato kishin jetuar jashtë vendit. Ato kishin lexuar tashmë gjysmën e librave të programit mësimor. Kjo më frikësonte – ishte aq e frikshme për mua sa që u telefonon prindërve për t’u thënë se nuk i përket kolegjit Wellesley, dhe në fund të fundit duhet që të ktheheshe në shtëpi”, kishte shkruar Hillary.

Mësimi që Hillary kishte nxjerrë nga kjo përvojë ishte. “Rrezikoni dhe mos kini frikë të kapeni duke u përpjekur”, tha Clinton. “Bëni çmos për të përqafuar entuziazmin që vjen me mosnjohjen e asaj që vjen në të ardhmen dhe mos harroni se besimi dhe mendja e hapur gjithmonë do t’ju shërbejnë më mirë se pasiguria dhe dyshimi”, kishte shkruar Hillary Clinton. / KultPlus.com

Zbulohet ‘qyteti i artë’ (FOTO)

Një “qytet i artë”, plot me thesare, i cili për shekuj me radhë ka nxitur fantazinë e mijëra njerëzve dhe eksploruesve mendohet të jetë gjetur së fundmi në Sumatra.

Prej 5 vitesh, peshkatarët që kanë eksploruar lumin Musi në Palembang kanë nxjerrë pasuri të vërteta me rrjetat e tyre, ku përfshihen gurë të çmuar, objekte ari dhe statuja të mëdha.

Një nga gjetjet më mahnitëse është një statujë e Budës që mendohet se i përket shekullit të tetë, e zbukuruar e gjitha me gurë të çmuar, e cila mendohet se vlen miliona dollarë.

Artefaktet mendohet se i përkasin civilizimit Srivijaya, një mbretëri e fuqishme mes shekujve 7-13, e cila u zhduk në mënyrë të mistershme një shekull më vonë.

Eksploratori britanik Sean Kingsley tregon se eksploratorë të shumtë u vunë në kërkim të qytetërimit Srivijaya për vite me radhë nga Tajlanda në Indi, por nuk patën fat të binin në gjurmët e tij.

Sumatra është cilësuar në kohët e lashta si “ishulli i arit” për shkak se ishte i pasur me depozita ari dhe burime natyrore si dhe ishte një pikë e hershme për tregtinë në Azinë Juglindore./A2CNN/ KultPlus.com

Meghan Markle bëhet lëndë studimi në një shkollë në Londër

Meghan Markle do të jetë subjekt i një kursi studimi në një shkollë private në Londër. Sipas Nicholas Hewlett, dekan i Kolegjit të Shën Dunstan në Catford, Dukesha e Sussex dhe përvojat e saj në gjykatë do të përfaqësonin një rast emblematik të privilegjeve që njerëzit e bardhë gëzojnë ende dhe sot.

E mira dhe e keqja, princesha ideale, asnjëherë jashtë kornizave dhe vajza rebele që vjen nga bota e spektaklit. Kjo është historia që mediat britanike kanë ndërtuar shpesh nga dy protagonistet e familjes mbretërore. Por jo vetëm kaq, është dhe diskriminimi që Meghan kishte pësuar në gjykatë, duke filluar me akuzat për racizëm që vetë aktorja i denoncoi gjatë intervistës së shumëpërfolur me Oprah Winfrey

Për këto dhe arsye të tjera, shkolla prestigjioze dhe e shtrenjtë në Catford, një lagje në jug të Londrës, shkollimi vjetor në të cilën është rreth 20 mijë euro, ka vendosur t’i lejojë studentët e saj të studiojnë përvojat e jetës së Meghan në gjykatë, në kuadrin e një kursi të prezantuar në përgjigje ndaj mbulimit të madh mediatik të lëvizjes Black Lives Matter.

Përveç rastit të Meghan, seria e mësimeve do të trajtojë tema gjithnjë e më të ndjeshme si ajo e mikroagresioneve raciste dhe që shpesh nuk njihen si të tilla. Për shkak të rëndësisë së temave, edhe pse shkolla përfshin të gjitha nivelet e klasave; nga kopshti në shkollë të mesme, kursi do të jetë i rezervuar për nxënësit mbi 13 vjeç. /a2news/ KultPlus.com