Fondacioni i Mijëvjeçarit në Kosovë, pjesë e korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë, ka shkruar në Twitter se festojnë diversitetin dhe respektimin e të gjitha të drejtave të komunitetit LGBTQ+ në Kosovë.
“Në këtë ditë #IDAHOT2022, ne festojmë gjithëpërfshirjen, diversitetin dhe respektimin e të gjitha të drejtave të komunitetit në Kosovë. Të gjithë jemi të ndryshëm por të barabartë”, shkruan ky fondacion.
MFK ka shpërndarë një postim të drejtorit të MCC-së në Kosovë, Petrit Selimit.
“Një detaj nga seanca e posaçme e qeverisë së Kosovës në #IDAHOT në vitin 2014, ku presidenti dhe kryeministri u zotuan për respektimin e plotë të të drejtave kushtetuese të komunitetit #LGBTQ dhe punën për promovimin dhe mbrojtjen e diversitetit në republikën tonë. #IDAHOT2022”, shkroi Selimi./ KultPlus.com
A detail from the special session in the government of Kosovo on #IDAHOT back in 2014, where both the President and Prime minister pledged full respect of constitutional rights of the #LGBTQ community and working on promoting and protecting diversity in our republic. #IDAHOT2022pic.twitter.com/RUrvzLDvgf
Ju mund të keni dëgjuar për “mishin” e kultivuar në laborator. Por ç’mund të themi për ushqimet e tjera me bazë shtazore? Një numër kompanish bioteknike në rritje, po shqyrtojnë mundësinë e bulmetit të prodhuar në laborator, përfshirë qumështin, akulloren, djathin dhe vezët.
Dhe më shumë sesa një kompani mendon se e ka arritur tashmë këtë gjë. Industria e qumështit nuk është aspak miqësore me mjedisin. Ajo është përgjegjëse për 4 për qind të emetimeve të karbonit në atmosferë, më shumë sesa emetimet e udhëtimeve ajrore dhe transporti detar të marra së bashku.
Krahasuar me mishin, qumështi nuk është aq i vështirë për t’u prodhuar në një laborator. Në vend se ta prodhojnë atë nga qelizat burimore, shumica e studiuesve përpiqen ta prodhojnë atë në një proces fermentimi, duke synuar të prodhojnë proteinat e qumështit.
Disa produkte kanë dalë tashmë në treg në SHBA, nga kompani të tilla si “Perfect Day”. Ndërkohë, studiuesit po punojnë për mocarelën e prodhuar në laborator, që shkrihet në mënyrë të përsosur mbi një picë, ashtu si dhe djathërat e tjerë dhe akulloret.
Avionët me hidrogjen
Emetimet e karbonit janë një shqetësim i madh kur flitet për fluturimet komerciale. Por ekziston një zgjidhje e mundshme edhe për këtë problem. Një projekt rreth 15 milionë paundnë Britaninë e Madhe ka zbuluar planet për ndërtimin e një avioni që furnizohet me energjinë e prodhuar nga hidrogjeni .
Projekti “Fly Zero” po drejtohet nga Instituti i Teknologjisë Ajrore në bashkëpunim me qeverinë britanike. Ideja është prodhimi i një avioni me madhësi mesatare, që furnizohet me hidrogjen të lëngshëm. Ai do të kishte kapacitetin për të fluturuar me rreth 279 pasagjerë në bord deri në gjysmën e perimetrit të botës pa u ndalur. Nëse do të mund të realizohet kjo teknologji, do të kemi fluturime me zero emetime karboni në atmosferë dhe pa ndalesa midis Londrës dhe Amerikës Perëndimore, apo Londrës dhe Zelandës së Re me një ndalesë të vetme.
“Binjakët” dixhitalë që analizojnë shëndetin tuaj
Në sagën e famshme “Star Trek”, ku lindën shumë nga idetë tona për teknologjinë e së ardhmes, qeniet njerëzore mund të ecnin në “medbay” dhe të skanonin të gjithë trupin e tyre në mënyrë dixhitale për shenja sëmundjesh apo lëndimesh.
Arritja e kësaj në jetën reale, thonë ekspertët e kompanisë “Q Bio”, do të përmirësonte gjendjen shëndetësore të njerëzve, dhe do të lehtësonte ngarkesën e mjekëve. Kompania amerikane ka ndërtuar një skaner, që do të matë qindra biomarkera në rreth 1 orë, nga nivelet e hormoneve tek dhjami i grumbulluar në mëlçinë tuaj, nga shënuesit e inflamacionit deri tek çdo lloj kanceri.
Ai synon t’i përdorë këto të dhëna për të prodhuar një avatar dixhital 3D të trupit të pacientit – i njohur si binjaku dixhital – që mund të gjurmohet me kalimin e kohës dhe të përditësohet me çdo skanim të ri. Shefi ekzekutiv i “Q Bio”, Xhef Kadic shpreson se kjo shpikje të çojë në një epokë të re të mjekësisë parandaluese, të personalizuar, në të cilën sasitë e mëdha të tëdhënave të mbledhura do të ndihmojnë jo vetëm mjekët që t’i japin përparësi pacientëve të caktuar, por do të zhvillojnë mënyra më të sofistikuara për diagnostikimin e sëmundjes.
Universet e realitetit virtual
Pasi bëri ndryshimin e emrit, kompania e njohur dikur si Facebook njihet sot si Meta.
Kjo shënon lëvizjen e Zuckerberg dhe ekipit të tij të madh drejt metaversit, një internet i aksesuar kryesisht përmes realitetit virtual dhe atij të shtuar.
Si pjesë e kësaj lëvizjeje, Meta do t’i kushtojë më shumë kohë pajisjeve për të hyrë në këtë botë të re. E promovuar në vitin 2021, Meta ka zhvilluar një lloj kufje të re “Project Cambria”. Në dallim nga “Oculus Quest 2”, kjo nuk do të jetë një pajisje për konsumatorin e zakonshëm.
Përkundrazi, ajo synon të ofrojë përvojën më të mirë të realitetit virtual. Cambria është e përqendruar në gjurmimin e përparuar të syve dhe fytyrës, ka një rezolucion më të lartë, fushëpamje më të gjerë, dhe madje përpiqet t’i bëjë kufjet dukshëm më të vogla. Midis Meta, Google, Sony dhe shumë kompanive të tjera të mëdha të teknologjisë, realiteti virtual do të ketë përmirësime drastike gjatë 2 viteve të ardhshme.
Kapja e Drejtpërdrejtë e Ajrit
Nëpërmjet procesit të fotosintezës, pemët kanë mbetur një nga mënyrat më të mira për të reduktuar nivelet e dioksidit të karbonit (CO2) në atmosferë. Megjithatë, një teknologji e re mund të kryejë të njëjtin rol si pemët, duke thithur dioksid karboni në nivele më të larta.
Kjo teknologji njihet si Kapja e Drejtpërdrejtë e Ajrit (DAC). Ajo përfshin thithjen e dioksidittë karbonit nga ajri dhe ruajtjen e CO2 në vrima të thella gjeologjike nën tokë, ose përdorimin e tij në kombinim me hidrogjenin për të prodhuar lëndë djegëse sintetike.
Ndërsa kjo teknologji ka një potencial të madh, për momentin është shumë e ndërlikuar, pasi modelet aktuale kërkojnë një sasi të madhe energjie. Nëse mund të reduktojë nivelet e energjisë në të ardhmen, DAC mund të jetë një nga përparimet më të mira teknologjike për të ardhmen e mjedisit.
Funeralet e gjelbra
Vdekja e njeriut priret të jetë një proces që prodhon shumë karbon. Djegia e një trupi thuhet se çliron rreth 400 kg dioksid karboni në atmosferë. Cila është zgjidhja? Në shtetin e Uashington në SHBA, trupat e pajetë vendosen në dhoma së bashku me lëvore pemësh, kashtë dhe komponime të tjera që nxisin dekompozimin natyror.
Brenda 30 ditëve, trupi i të ndjerit shndërrohet në një tokë pjellore e cila mund të shpërndahet në një kopsht ose pyll. Në vitin 2019, aktori i ndjerë Luk Perri u varros me një “kostum kërpudhash” të dizajnuar nga start-up “Coeio”. Kompania pretendon se kostumi i saj, përbehet nga kërpudha dhe mikroorganizma të tjerë që ndihmojnë dekompozimin e trupit dhe neutralizojnë toksinat që çlirohen kur dekompozohet një trup./bota.al/ KultPlus.com
Një burrë ka marrë dënimin prej më shumë se 17 vjetësh burgim, në rastin gjyqësor që lidhet me vdekjen e reperit Mac Miller.
Ylli i hitit “Self Care”, emri i vërtetë i së cilit ishte Malcolm McCormick, vdiq tragjikisht në shtator të vitit 2018 nga mbidoza aksidentale me kombinimin e fentanilit, kokainës dhe alkoolit.
Të hënën (16 maj), Stephen Walter u dërgua në burgun federal për ta shërbyer dënimin prej 210 muajsh, për rolin e tij në kryerjen e krimit që rezultoi me vdekjen e reperit të famshëm, raportoi të martën portali “Female”.
Stephen Walter, Ryan Michael Reavis dhe Cameron James Pettit, u paditën në vitin 2019 për komplot dhe shpërndarje të drogave me pasojë vdekjen.
Sipas dokumenteve të gjykatës, Walter, i cili gjithashtu u akuzua si kriminel me posedim municionesh, i kishte thënë të pandehurit Ryan Reavis që t’ia shpërndante pilulat me fentanil Cameron Pettitit, i cili më pas ia kishte shitur ato reperit të ndjerë.
Pak para shqiptimit të dënimit nga gjykatësi, në sallë u lexua një deklaratë emocionale nga nëna e reperit të ndjerë, Karen Meyers.
“Jeta ime u errësua në momentin kur Malcolm u largua nga kjo botë. Ai ishte më shumë se vetëm djali im, ishte njeriu im i preferuar. Ne e gëzonim një raport të afërt me njëri-tjetrin dhe lidhje të thellë, speciale e të pazëvendësueshme. Flisnim bashkë pothuajse çdo ditë dhe diskutonim për gjithçka, jetën e tij, planet për të ardhmen, muzikën, ëndrrat e tij. Prandaj e di që ai kurrë nuk do ta konsumonte një pilulë, po që se do ta dinte që ajo përmban fentanil. Ai dëshironte të jetojë dhe ishte i entuziazmuar për të ardhmen. Boshllëku që vdekja e tij ka lënë në zemrën time do të ekzistojë përgjithmonë”.
Edhe Walter iu drejtua gjykatës me ç’rast këmbënguli se ishte “me të vërtetë i penduar”, megjithëse i mohoi disa raporte për sjelljen e tij të supozuar.
“Veprimet e mia kanë shkaktuar shumë dhimbje dhe për këtë ndihem vërtetë i penduar. Unë nuk jam person i tillë, që dëshiron t’i lëndojë të tjerët. Por, në dokumentet ligjore thuhet se unë kam vazhduar të sillem në të njëjtën mënyrë, edhe pasi e kam kuptuar se pilulat e mia kanë shkaktuar vdekjen e një personi, dhe kjo gjë nuk është e vërtetë”, deklaroi Walter.
Tutje, i pandehuri vazhdoi duke thënë se nuk e kishte idenë së pilulat e tij do të përfundonin në pronësi të Mac Millerit.
Avokati i Walterit e konfirmoi për mediat se ai nuk planifikon ta apelojë dënimin e tij. /KultPlus.com
Një vizatim i mahnitshëm, me dorën e Mikelanxhelos (1475-1564) është gjithashtu, i fundit që ka mbetur ende pronësi private. Kjo është arsyeja pse ankandi i “Christie’s” që do të mbahet nesër në Paris, është event tepër i madh. Protagonist absolut: Një i ri nudo (nga Masaccio) i rrethuar nga dy figura, një vizatim i bërë në fillim të karrierës së tij, që do të dalë në shitje me një vlerësim fillestar prej 30 milionë euro.
“Është një vepër jashtëzakonisht e rrallë, një nga vizatimet e pakta të Mikelanxhelos, ende pronë private”, – specifikon nga shtëpia e ankandit “Christie’s”, që do ta prezantojë veprën si top-lotin e katalogut “Maîtres anciens et du XIXe siècle. Tableaux, dessins, scultures». (Mjeshtrat e vjetër dhe arti i shekullit të 19-të: piktura, vizatime dhe skulptura).
I ardhur nga një koleksion privat francez, vizatimi (33 x 20 cm) ishte shpallur “thesar kombëtar”, duke penguar fillimisht eksportin e tij nga Franca, për një periudhë 30-mujore. Qeveria franceze, kohët e fundit hoqi këtë pengesë dhe dha licencën, duke lejuar që dizajni të ofrohet pa kufizime, për koleksionistët në mbarë botën. Para shitjes në Paris, vizatimi i Mikelanxhelos do të ekspozohet në Hong-Kong dhe Nju Jork.
Njohur në 2019, si “e Mikelanxhelos”
Vepra u njoh për herë të parë, si “e Mikelanxhelos”, më 2019, nga Furio Rinaldi, atëherë specialist pranë departamentit e vizatimeve antike për “Christie’s”.
Paul Joannides, profesor emeritus i historisë së artit në Kembrixh dhe autor i katalogëve të plotë me vizatime nga Mikelanxhelo dhe shkollës së tij, në muzeun “Ashmolean” në Oksford dhe në Luvër, më pas ishte në gjendje të studionte origjinalin dhe të arrinte t’ia atribuonte atij.
I shitur në vitin 1907, në “Hôtel Drouot” në Paris, si një vepër e shkollës së Mikelanxhelos, vizatimi i kishte shpëtuar vëmendjes së studiuesve, deri në rizbulimin e tij të fundit. (Ky vizatim, është ndoshta studimi i parë nudo që ka mbetur nga artisti).
Modelet e frymëzuara nga Masaccio
Figura qendrore e veprës riprodhon njeriun që dridhet të përshkruar në “Pagëzimin e Neofitëve”, një nga afresket e famshme në kapelën “Brancacci” të kishës së “Santa Maria del Carmine” në Firence, nga mjeshtri i parë italian i Rilindjes, Masaccio (1401-1428).
Disa studime të tjera të Mikelanxhelos, të frymëzuara nga Masaccio janë të njohura, duke përfshirë një vizatim në “Staatliche Graphische Sammlung” në Mynih dhe një në “Albertina” në Vjenë, si dhe një vizatim i frymëzuar nga një afresk nga Giotto, në Louver.
Duke përdorur dy nuanca të kafes, Mikelanxhelo e bën të tijën figurën e Masaccio-s, duke rritur muskulaturën e njeriut dhe duke krijuar një figurë më të fuqishme dhe më të ngjeshur, që lajmëron paraqitjet e tij më të famshme të trupit të njeriut, siç është “Davidi” monumental në mermer, në “Galleria dell’Accademia di Firenze” dhe “Dy skllevërit”, në Louver.
Në një stil krejtësisht të ndryshëm dhe më energjik, Mikelanxhelo, më vonë shtoi dy figura, pas “burrit që dridhej”, që nuk kishin lidhje me kompozimin e parë, nga Masaccio.
Kryeveprat e mëparshme: nga Raffaello te Leonardo
Shitja e këtij vizatimi të ruajtur mirë, nga Mikelanxhelo, zë vend në radhët e veprave të tjera të shkëlqyera në letër, ofruar në ankand nga “Christie’s” vitet e fundit, duke përfshirë “Koka e muzës” nga Raffaello, që është shitur në Londër, për më shumë se 29 milionë pound, në dhjetor 2009; “Koka e ariut” e Leonardo da Vinçit, që arriti gati 9 milionë pound në 2021; një studim i rrallë nudo mashkullor, nga Mikelanxhelo u shit në Londër, më 4 korrik 2000, për më shumë se 8 milionë paund, duke thyer rekordin botëror për një vepër të artistit.
Stijn Alsteens, kreu i Departamentit Ndërkombëtar të Vizatimeve Antike, konstatoi për “Christie’s”: “Që prej zbulimit të një vizatimi nga Mikelanxhelo, në vitin 2001, në “Castle Howard”, tani në muzeun “J. Paul Getty” në Los Anxhelos, nuk është rishfaqur kurrë më parë në ankand, një vizatim i panjohur, me një bukuri dhe rëndësi më të madhe, nga një prej figurave më të mëdha të historisë së artit. Vizatimi është ndër më të mirët, mes më pak se dhjetë veprat në letër të Mikelanxhelos, ende pronë private dhe do të bëhet një gur prove, për çdo diskutim të pjesës së hershme të karrierës së gjatë të artistit. Me shumë krenari, e sjellim në treg, këtë vizatim tashmë të njohur plotësisht si vepër e mjeshtrit, pas daljes së fundit, më shumë se një shekull më parë”./konica.al/ KultPlus.com
Duke filluar nga sot, yjet e listës A do të mblidhen sërish në Rivierën Franceze për të festuar një vit tjetër kinemaje ndërkombëtare në festivalin e filmit më të mbushur me yje në botë.
Festivali i 75-të Vjetor i Filmit në Kanë në qytetin turistik të Kanës në jug të Francës fillon zyrtarisht këtë të martë, më 17 maj 2022 dhe do të zhvillohet të shtunën, më 28 maj 2022. Që kur u themelua në vitin 1939, festivali ka kontribuar shumë në zhvillimin e kinemasë, duke njohur dhe nderuar meritat e filmave në rritje me shfaqje të paraqitura dhe duke festuar bukurinë dhe artin e kinemasë në shkallë ndërkombëtare. Festivali ka qenë gjithashtu një vend grumbullimi për të famshmit dhe kineastët për të shfaqur ansamblet e tyre verbuese në tapetin e kuq.
Pas ngjarjes së shtyrë dhe të zvogëluar të vitit 2021, festivali i këtij viti do të mburret me një listë edhe më të plotë të personazheve të famshëm. Përpara, shikoni gjithçka për të pritur me padurim në ngjarjen magjepsëse të këtij viti, duke përfshirë pjesëmarrësit ekskluzivë, të nderuarit e filmit dhe më shumë.
Kush do të marrë pjesë?
Si zakonisht, ata që mblidhen në tapetin e kuq përfshijnë një listë ekskluzive të personazheve të famshëm të listës A, përveç kineastëve dhe figurave të tjera të njohura të industrisë së filmit.
Cilët filma janë më të pritur?
Të nderuarit e filmit të profilit të lartë që do të shfaqen këtë vit përfshijnë Elvisin e Baz Luhrmann – një biografi surreale mbi mbretin e rock and roll-it me aktorë Austin Butler dhe Camille Dejong – si dhe ” Tre mijë vjet mall” i George Miller , një epikë fantastike me Tilda Swinton. dhe Idris Elba.
Një rregullim distopik-horror me një kastë të profilit të lartë (veçanërisht Kristen Stewart dhe Virgo Mortensen), Krimet e së Ardhmes së David Cronenberg gjithashtu do të shfaqen në festival. Komploti përqendrohet rreth një artisti të performancës (Mortensen) i cili i nënshtrohet një mutacioni sintetik drastik.
Gjithashtu shfaqet me Hirokazu Koreeda’s Broker, një dramë me protagonist Song Kang-ho nga Parasite, bazuar në kutitë e foshnjave të Koresë së Jugut: një vend ku të porsalindurit janë braktisur dhe vendosur për birësim. Drama vjen nga regjisori japonez Hirokazu Koreeda, të cilit më parë iu dha nderimi më i lartë i festivalit, Palme d’Or, për punën e tij në ” Vjedhjet e dyqaneve” në 2018.
Kush do të nderohet këtë vit?
Personat e famshëm të parashikuar në filmat e paraqitur përfshijnë Stewart dhe Mortensen për performancat e tyre rrëqethëse në Crimes of the Future, si dhe bashkë-ylltarët Swinton dhe Elba nga Three Thousand Years of Longing. Anne Hathaway, Anthony Hopkins dhe Jeremy Strong do të njihen gjithashtu për rolet e tyre kryesore në dramën historike të James Grey, Armageddon Time .
Sa i përket marrësit të çmimit të Palmës së Artë të këtij viti, aktori fitues i Oscarit, Forest Whitaker, do ta marrë këtë nder.
“Tridhjetë e katër vjet më parë, frekuentimi i Kanës për herë të parë ndryshoi jetën time dhe më siguroi se kisha marrë vendimin e duhur për t’iu përkushtuar gjetjes së lidhjes me njerëzimin përmes filmit,” tha ai në një deklaratë të mëparshme. Është gjithmonë një privilegj të kthehem në këtë festival të bukur për të shfaqur punën time dhe për t’u frymëzuar nga shumë prej artistëve më të mëdhenj në botë dhe ndihem jashtëzakonisht i nderuar që festohem si pjesë e përvjetorit të rëndësishëm të 75-të të festivalit”, tha ai.
A mund ta shikoj festivalin nga shtëpia?
Festivali do të jetë i disponueshëm për t’u transmetuar drejtpërdrejt përmes faqes së tij zyrtare dhe aplikacionit duke filluar të martën, 17 maj./21Media/ KultPlus.com
Mos u dorëzo, ende ke kohë t’ia dalësh mbanë e sërish të fillosh frikën ta groposësh, hijet t’i pranosh, ta zgjidhësh lakun, prapë të fluturosh.
Mos u dorëzo se kjo është jeta, të vazhdosh udhëtimin, ëndrrat pas t’i ndjekësh, ta shpengosh kohën të pastrosh rrënojat dhe të shohësh qiellin.
Mos u dorëzo, të lutem mos u lësho, edhe pse djeg acari, edhe pse kafshon tmerri, edhe pse hesht era dhe fshihet dielli, ka ende zjarr shpirti, dhe ëndrra gjallë ngeli, sepse jeta është e jotja e dëshirat janë të tuat, sepse e ke dashur dhe sepse të dua.
Sepse, njëmend, ekziston vera dhe dashuria, sepse koha plagët do t’i shëroj patjetër, thyeji drynat e dyert çeli, mos u mbyll, braktisi muret e vjetër.
Jetoje jetën dhe prano momentin, rikthe buzëqeshjen, këndoje tekstin, çliroje veten dhe duart jepi, hapi krahët dhe rinis fluturimin gëzoje jetën dhe pushtoje qiellin.
Mos u dorëzo të lutem mos u lësho edhe pse djeg acari, edhe pse kafshon tmerri, edhe pse hesht era dhe fshihet dielli, ka ende zjarr shpirti, dhe ëndrra gjallë ngeli,
sepse çdo ditë duhet filluar, sepse kjo është ora dhe ky momenti i çmuar sepse nuk je vetëm sepse unë të dua./ KultPlus.com
Ky projekt i Ministrisë së Kulturës realizohet në bashkëpunim me UN-Habitat Kosovë, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar gjatë vitit 2021 dhe synon integrimin e trashëgimisë kulturore në kuadër të planifikimit hapësinor, për zhvillim gjithëpërfshirës të qëndrueshëm dhe të gjelbër.
Në procesin e hartimit të projektit do të përfshihen banorët, komuniteti i biznesit dhe komuniteti profesionist, në mënyrë që prezantimi final i Lokalitetit Arkeologjik të jetë reflektim i një zgjidhjeje të përbashkët.
Përmes prezantimit, interpretimit dhe promovimit të Lokalitetit Arkeologjik si një lokalitet me rëndësi historike, shkencore, kulturore dhe edukative, synojmë që të ngritet vetëdija për rëndësinë e këtij lokaliteti si dhe të promovojmë vlerat kulturore përmes zhvillimit të turizmit kulturor.
Procesi i hartimit të projektit është duke u zhvilluar nga një grup punues i përbërë nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Departamenti për Trashëgimi Kulturore i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prizrenit.
Në kuadër të inicimit të këtij projekti, grupi punues ka arritur të analizojë dhe diskutojë punën dhe propozimet paraprake, hulumtojë kornizën ligjore dhe dokumentet përkatëse të nivelit qendror dhe lokal, hulumtoj kornizën dhe parimet ndërkombëtare, analizojë gjendjen ekzistuese të hapësirës, përparësitë, mangësitë, rreziqet dhe mundësitë, si dhe të përcaktojë zonën që do të konservohet dhe ekspozohet si pjesë e dizajnit të këtij lokaliteti.
Projekti financohet nga Ministria e Kulturës dhe mbështetet nga UN Habitat Kosovë, përmes Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës, të financuar nga Qeveria e Suedisë. / KultPlus.com
I vendosur thellë në brendësinë e pianistit François Dumont, qëndronte besueshmëria e mrekullueshme që ai e posedonte në vetvete. Me një qëndrueshmëri në skenë, prezencë të pakrahasueshme dhe një pasion që i fliste vazhdimisht publikut, ai solli vepra jashtëzakonisht të vështira në realizim por aq të bukura në pamje, me ç’rast zotëroi jo vetëm çelësat bardh e zi para tij por të gjithë vëmendjen e gjithsecilit duke arritur një kulminacion nëpërmjet së cilës dukshëm dallohej fundi i çdo vepre mahnitëse, shkruan KultPlus.
Si në secilin koncert, hapësira në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare qëndronte e njëjtë. Me katër drita të ngrohta që vinin në pah punën e palodhshme të pianistit në skenë, dy reflektorë në ngjyrë vjollcë që shndrisnin mbi perdet bardh e zi të cilat portretizonin dizajnin e festivalit, dritën natyrale e cila vinte sipër nga dritarja e madhe rrethore mu në mes të vendit si dhe lulet e renditura poshtë në skenë, po krijohej një atmosferë e ngrohtë mes të pranishmëve që po prisnin me padurim shënimin e fillimit të këtij koncerti.
“Mirëserdhët në edicionin e dymbëdhjetë të Chopin Piano Fest. Ne jemi shumë të lumtur që në këtë mbrëmje po bashkëpunojmë me Ambasadën Franceze në Kosovë për të sjell një pianist të vërtetë të skenave botërore siç është pianisti Dumont i cili njëkohësisht është fitues i garave të Chopin”, thotë Luzha.
Ndërkaq, ambasadorja e Republikës së Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel po ashtu ka shprehur kënaqësinë e saj rreth këtij bashkëpunimi dhe e uroi festivalin për edicionin e 12-të.
Pas këtyre fjalimeve, në sallë mbizotëroi heshtja për të sjellë në skenë me duartrokitje të shumta pianistin i cili fiks në orën 20:20 lëshoi tingullin e parë të veprës së parë për këtë mbrëmje. Me një program tejet të pasur dhe të larmishme në renditje, pianisti Dumont solli veprat e kompozitorit të njohur Frédéric Chopin si: “Impromtu n.3 op.51”, “Impromptu n1. Op.29”, “Nocturne op.48 n.1”, “Ballade n.1 op.23”, “Nocturne op.9 n.2”, “Ballade n.3 op.47”. Ndërkaq, pjesa e dytë e mbrëmjes përfshiu veprat si: “Ballade n.2 op.38”, “Largo (Variation on Bellini’s Puritani, from Hexameron)”, “Fantaisie-impromptu”, “Impromptu n.2 op.36”, “Scherzo n.3 op.39”, “Mazurka op.63 n.2” dhe “Ballade n.4 op.52”.
Tash e katër net festivali ka sjell mbrëmje të cilat kanë lënë gjurmë në kujtesën e secilit por kësaj here ishte më ndryshe. Lëvizjet e tij precize në secilin moment dëshmuan për talentin e tij i cili shfaqej ëmbëlsisht në notat nga më të lehtat e deri ato më të rëndat. Por veçantia e tij qëndronte tek përzierja e qetësisë dhe ashpërsisë në një ndërlidhje të magjishme e cila solli tinguj dhe melodi që nuk u shqiteshin shpirtit të pranishëm.
Lëvizjet e gishtërinjve të tij herë në një rëndim të rëndomtë e herë vetëm në prekje tejet të lehta të çelësave, pozicionimi i këmbëve të tij varësisht veprës, vështrimet e tij që dukshëm tregonin për një dashuri që i dedikohej vetëm instrumentit të pianos, fuqia e tij pianistike që i portretizohej në mbylljen e syve dhe magjinë e interpretimit, shpalosën një dhunti që vështirë se e shohim shpesh. Përveç kësaj, performimi i tij përgjatë pothuajse dy orëve të veprave të vetëm një kompozitori, nuk solli aspak një monotoni. Përkundrazi, niveli i lartë artistik i tij herë frymonte në një melankoli dhe herë tjera sillte një frymë më të ashpër, por qetësia e interpretimit e tij arriti që këtë mbrëmje ta fuste në një strehë ku fluturonin tingujt në secilin cep. Sytë e të pranishmëve pothuajse po kapnin secilën notë të dhuruar dhe po i mbanin ato në mendje, e kjo vërehej dhe atëherë kur kokat e tyre lëviznin në një vijë me kokën e pianistit.
Në anën e djathtë e në anën e majtë, po kthehej koka e pianistit Dumont i cili vazhdonte interpretimin e tij të mahnitshëm të melodive nga më të butat ndonjëherë. Nuk ishte vetëm vendi ai i cili po hipnotizohej nga këto vepra që në një mënyrë brilante erdhën mbrëmë dhe vallëzuan me publikun i cili tash e sa kohë është i etur për koncerte klasike të këtij niveli. Ndërkaq, kur performanca e tij artistike arrinte kulmin në fundin e çdo vepre, dora e tij e majtë qëndronte në ajër për ca çaste dhe ajo qetësi hyjnore nuk do të krahasohej me asnjë moment tjetër përgjatë mbrëmjes. Në anën tjetër, me dorën e djathtë të tij ai prekte gjithë çelësat bardh e zi në një rrjedhë të lehtë e që njëkohësisht shpalosi një teknikë tejet të bukur, përshtypjet e së cilës dalloheshin edhe në mesin e të pranishmëve.
Madhështia e lojës pianistike të pianistit mbrëmë po ndikonte tek çdo njeri i pranishëm. Shprehjet e fytyrave në publik tregonin për një entuziazëm të pashoq e kjo vinte pikërisht nga talenti i Dumont që ai e kishte përbrenda vetes. Një inspirim për shumë kë e një shembull për tu ndjekur, pianisti mbrëmë rrëmbeu zemrat e gjithsecilit duke i lënë kështu ata me momente që do të kujtohen për një kohë të gjatë dhe me një ëndje do të fshihen në katër muret e kujtesës sonë.
Tashmë ishte radha e publikut që të interpretojë një numër të madh të duartrokitjeve dhe fishkëllimave të cilat ndërlidheshin në një harmoni që e riktheu pianistin për të dytën herë në skenë. Ndërsa, falënderimet për të nuk munguan as edhe pas përfundimit të koncertit, me ç’rast ishin fotografitë dhe buzëqeshjet e shumta që zunë vend pas mbylljes së notave të fundit për këtë mbrëmje.
Pianisti François Dumont për KultPlus foli rreth emocioneve të tij pas një koncerti të tillë si dhe komunikimit me audiencën.
“Ishte diçka shumë e fortë për mua që isha këtu sonte sepse takova njerëz shumë të ndjeshëm dhe emocionalë që reagojnë ndaj muzikës. Festivali është i mrekullueshëm sepse tregon diversitetin e muzikës së Chopin dhe sigurisht është një festival jashtëzakonisht cilësor. Publiku këtu është shumë spontan dhe bujar në dëgjimin dhe vlerësimin e tyre, kështu që për mua si interpretues ishte shumë e bukur dhe një moment i këndshëm”, thotë Dumont.
Sipas tij, ai ndjeju një lidhje shumë të natyrshme, sepse me disa audienca kur ai luan, ndjehet pak një pengesë e vogël, por që këtu nuk kishte fare një barrierë e tillë.
Pianistja Zana Badivuku-Basha për KultPlus tha se pianisti ka arritur të realizojë vepra të një niveli shumë të lartë.
“Prej biografisë së këtij artisti, e pamë që ai zotëron një numër të madh të veprave të kompozitorëve të njohur. Sonte e patëm rastin të shohim një opus shumë të gjerë, duke përfshirë katër balada, mazurkat, nokturnat e famshme dhe ne ishim me të vërtetë shumë të pasionuar pas tingullit të tij, tingull ky që na ofrojë nuanca të ndryshme që nga më të lehtat e deri në kulminacione”, thotë Badivuku-Basha.
Sipas saj, pianisti me shumë lehtësi realizonte veprat e nivelit shumë të lartë si dhe veprat që ishin mjaft të vështira në teknikë, por që për veshin e dëgjuesit dalin si shumë të thjeshta.
Po ashtu për KultPlus pianistja Valbona Pula-Petrovci tregoi përshtypjet e saj rreth interpretimit të pianistit që sipas saj ishte i mrekullueshëm.
“Ishte një performancë vërtetë e mrekullueshme dhe mua po më vjen mirë që iu është mundësuar publikut ta dëgjojë një mbrëmje të tërë me veprat e Chopenit të cilat edhe dallohen për një sensibilitet të jashtëzakonshëm e mes tjerash më vjen mirë që ky është edicioni i dymbëdhjetë dhe që interesimi i publikut është i jashtëzakonshëm, gjë kjo që tregon se publiku është i etur për ngjarjet të tilla kulturore”, thotë Pula-Petrovci.
‘Chopin Piano Fest’ gjatë këtij edicioni do të prezantojë edhe 11 koncerte të tjera në vazhdim. Nata e pestë e këtij festivali vjen më datë 18 maj ku do të interpretojnë Arben Ramadani në piano dhe Armend Xhaferi në kitarë në një mbrëmje ‘Jazz & Improvisation’ në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare, duke filluar nga ora 20:00./ KultPlus.com
Më 17 maj të vitit 1895 lindi Haki Stërmilli, shkrimtari i njohur shqiptar.
Stërmilli ishte shkrimtar, gazetar e kryetar i Shërbimit Sekret Shqiptar me dekret të Ahmet Zogit, ai poashtu ka qenë edhe partizan në Luftën e Dytë Botërore si dhe përfaqësues i Dibrës në Kuvendin Popullor, shkruan KultPlus.
Vepra ‘Sikur t`isha djalë’ nga Haki Stërmilli mbetet ndër librat më të mirë shqiptarë, një vepër kjo që paraqiti një realitet të gruas shqiptare në shoqëri, e që edhe sot e kësaj dite mbetet ndër veprat më të njohura të letërsisë shqipe.
Sot, në ditëlindjen e Stërmillit, KultPlus sjellë disa fragmente dhe pasazhe nga kjo vepër.
*
– Sikur t’ishje djalë?! – bani e habitun. – Po. – Cdo të bajshe? – Do t’i shpallsha luftë botës fanatike dhe do të vazhdojsha derisa të ngadhnojsha ase të mbarojsha. Po të kisha qenë djalë, do t’u mshojsha me grusht turijve gjithë atyne që kërkojnë të kenë privilegje dhe që duen t’a përdorin femnën herë si kafshë dhe herë si…..mjet dëfrimi. Por nuk jam. Dhe Perëndia, sikundër duket, nuk e ka mendjen me ba mbrekulli.
*
“Lumturia qenka si manushaqet që bijnë në mes të ferrave, ku për të bërë një buqetë lypset t’i mbledhësh një nga një dhe duke u gërricur e përgjakur duarsh. Vetëm disa orë e disa çaste mund të jetë i kënaqur njeriu në këtë jetë.Vetëm këto orë e këto çaste, të bashkuara, përbëjnë lumturinë e njeriut në këtë jetë. Ata që e kujtojnë ndryshe lumturinë gabohen…”
*
“Oh, se ç’qenka dashunia! Ajo ta ambëlsueka jetën, por të robnueka e s’të lënka me rrëshqitë nga prehni I saj.”
*
“Kur ia shtrëngova dorën, si herën e parë ashtu edhe tashti, më ngjajti sikur u preka nga nji fuqi elektrike që ta përshkon krejt shtatin me forcë dhe të ban të dridhesh. Pa dyshim, ishte forca e dashunisë ajo që ma rrëqethi trupin me nji të prekun të dorës. Oh, sa fort e dashunoj! Më duket se po shkallis prej ngucjeve të pareshtuna që më bën zemra. Oh, sa I ambël e I dashtun që asht! Oh, sikur të më dashunonte e të bahej imi!”
*
“Ah, femna shqiptare myslimane! Ajo përgjithësisht asht e vorfen shpirtnisht, e pazhvillueme mendërisht dhe e dobët fizikisht, pse nuk I asht dhanë mundësia që ta argëtojë shpirtin, që ta ushqejë mendjen dhe t’I gëzojë dhuntitë e natyrës për t’u ba e fortë dhe e dobishme për shoqninë ku ban pjesë. Ajo ska kurrgja që të jetë e kënaqun dhe krenare; vjen e shkon pa lanë gjurmë në këtë jetë. Ajo, edhe po të dojë, s’mundet dhe s’ka se si t’I kushtohet së mirës, së bukurës e së virtytshmes, pse përnjimend asht si nji robneshë pa kurrfarë të drejte.”
*
“Oh, sa shpejt gabohemi e gënjehemi ne femnat! Nji sikim I thekshëm mjafton me na dërrmue dhe nji nënqeshje e ambël mjafton me na robnue. vetëm se s’guxojmë me I shfaqë ndjesitë e adhurimit, kemi turp të shpallim se e dashunojmë atë që na e plagos zemrën me nji vëshrim të mpakët ose me nji nënqeshje të kandshme. Zemrat tona janë më delikate se qelqet. Nji gur I vogël, I hudhun nga dora e një të pamëshirshmi, I then dhe I ban thërrime, për t’u shkelë mandej nga Kamba e tij. Zemrat tona magnetizohen me dy fjalë, shitohen me dy pika lot.”
*
“Ka disa njerëz që s’u vete fare qeshja. Kur qeshin, u shtrembnohen turnjtë, u rrudhen faqet, u qajnë sytë dhe shëmtohen aq shumë, sa s’të kanda t’I shofësh. Por atij I kishte hije si qeshja, ashtu edhe nënqeshja. Kur fliste, me buzë në gaz, ta merrte mendjen. Shkurt, nji ndjesi e panjohun prej meje deri në atë çast,ma mbushi shpirtin me… diçka.” / KultPlus.com
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim ministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku, ndërkaq paraprakisht kanë parë ekspozitën me fotografi të masakrës së Llashticës, sikurse edhe ekspozitën Postmortum të heroit Agim Ramadani.
Kryetari Hyseni, pasi e falënderoi ministrin Çeku për vizitën, tha se aspekti i veçantë i këtyre ekspozitave është se luftëtarin e lirisë dhe dëshmorin e kombit e njohim edhe nga një perspektivë tjetër, atë të artit.
“Llashtica është njëra prej fshatrave që ka pësuar më së shumti në luftën e fundit në Anamoravë, ku kemi marrë si informacione e material nga hetuesit kanadezë mbi 600 fotografi, raportin e mjekësisë ligjore e materiale të ndryshme, të cilat nuk janë publikuar asnjëherë më parë. Edhe në ekspozitën e heroit Agim Ramadani kemi parë disa skica që nuk janë publikuar asnjëherë më herët e që janë vepra të realizuara nga dora e tij”, ka thënë kryetari Hyseni.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizitën e sotme e ka cilësuar si vizitë në qytetin e artit, duke thënë se jeta kulturore po dinamizohet gjithnjë e më shumë.
“E falënderoj kryetarin për pritjen dhe për punën e madhe që po e bëjnë për ta fuqizuar komunitetin artistik në Gjilan, por edhe për t’i dhënë një frymë tjetër organizimit kulturor. Ekspozita për masakrën e Llashticës është një ekspozitë që ka vlerë përtej asaj artistike. Është angazhim yni i përbashkët i institucioneve të Kosovës, që të mbledhim sa më shumë dëshmi dhe t’i dërgojmë aty ku duhet për ta treguar të vërtetën rreth luftës, e cila nga Serbia synohet të shtrembërohet”, ka thënë Ministri Çeku.
“Ishim edhe në ekspozitën e njërit nga luftëtarët me epik të UÇK-së, Agim Ramadani, i cili sa ishte epik ishte edhe lirik dhe pjesa lirike e tij, ajo e poezisë, shkrimit, grafikës e pikturës, është më pak e njohur dhe ne besojmë që personaliteti i Agimit nuk mund të interpretohet vetëm në mënyrë një dimensionale, vetëm me shkathtësinë dhe heroizmit në luftë, por edhe me gjithë këtë krijimtari të jashtëzakonshme që ka lënë pas”, ka shtuar ai.
Ministri Çeku theksoi se kanë projekte në kulturë, sport e fusha të tjera, të cilat janë duke i zhvilluar bashkë me kryetarin Hyseni. / KultPlus.com
Më datën 22 maj në fillim në ora 20:30 në Filharmoninë e Maqedonisë do të fillojë edicioni i 10-të i Skenës së Muzikës Serioze Shqiptare.
Këtë vit e ftuara speciale do të jetë sopranoja shqiptare e cila vepron në Itali, Ermonela Jaho, bashkë me pianisten Pantisilena Jaho, ndërsa, mysafire e mbrëmjes do të jetë sopranoja Besarta Murtezani.
Ermonela Jaho është sopranoja me famë botërore, me një energji të jashtëzakonshme. Ajo është stolisur me shumë çmime për veprimtarinë e saj dhe Shkupi këtë të diel e ka nderin që të dëgjojë zërin e saj.
Të interesuarit që duan ta ndjekin këtë koncert, biletat mund t’i blejnë: KËTU. / KultPlus.com
Stefania, nânë, nânë, Stefania Fusha lulëzon, por ajo po thinjet Knoma nji ninullë, nânë Po du m’e ta ni fjalën amtare
Ajo m’përkundi; m’dha ritëm dhe me siguri edhe fuqinë e vullnetit; nuk mori, po dha Me siguri dinte edhe ma shumë se Solomoni Gjithmonë kâm me ecë kah ti nëpër rrugë t’prishta Ajo s’ka m’u çu, s’çohët, unë n’stuhi t’forta Ajo s’ka m’i marrë dy sheja t’fikut nga gjyshja, si t’ishin pluma M’njihte shumë mirë; nuk mashtrohej, si t’ishte shumë e lodhur; m’përkundte n’kohë Nina-nâna, nina-nâna…
Stefania, nânë, nânë, Stefania Fusha lulëzon, por ajo po thinjet Knoma nji ninullë, nânë Po du m’e ta ni fjalën amtare
Nuk jâm n’pelena por nânë por nanë, boll, sikur s’jâm rritë m’u rritë me pagu për gjana Nuk jâm fëmijë i vogël, ajo ende e humb durimin, eca, “t’godittë lavirja!” [mallkim ukrainas] Je krejt e re oh nânë në majë, nëse nuk e çmoj kujdestarinë në majën e lavdisë jam në qorrsokak Vrite majën atë majë, kisha këndu me dashurinë time Nina-nâna, nina-nâna…
Stefania, nânë, nânë, Stefania Fusha lulëzon, por ajo po thinjet Knoma nji ninullë, nânë Po du m’e ta ni fjalën amtare
Stefania, nânë, nânë, Stefania Fusha lulëzon, por ajo po thinjet Knoma nji ninullë, nânë Po du m’e ta ni fjalën amtare./ KultPlus.com
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli sot fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj, një fond ky i përvitshëm dhënë nga QKLL-ja, në mbështetje të shkrimtarëve të rinj.
Juria, e kryesuar nga studiuesja Lili Sula dhe me anëtarë shkrimtarët Virion Graçi dhe Alfred Peza, nga 17 aplikime vlerësuan tri dorëshkrime në prozë nga shkrimtarët e rinj Flogerta Krypi, Xhoana Jaku dhe Behar Jacaj me motivacionet:
1.Behar Jacajt, për librin me tregime “Hoteli përbri kishës dhe disa tregime të errëta”, duke dalluar mes prozatorëve të rinj bashkëkohorë, për befasinë e situatave rrëfimtare të shprehura me ligjërim artistik mbresëlënës.
2. Flogerta Krypit, për romanin “28 rrahje zemre matematikore”, për konceptim strukturor modern të rrëfimit, të shprehur me ndjeshmëri të lartë artistike dhe ligjërim të pasur figurativ.
3. Xhoana Jakut, për romanin e zhanrit fantashkencë “Dritëhijet, fatet”, me një fantazi të çlirët dhe rrëfim shumështresor, të shprehura përmes një zhanri pak të lëvruar në letërsinë tonë. / KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, nesër (18 maj 2022), pret për vizitë zyrtare Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović.
Në orën 10:00, Presidentja Osmani do ta presë Presidentin Đukanović me nderimet më të larta shtetërore.
Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë;
Shënim: Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni deri në orën 09:20.
Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu zhvillon takim me Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović, si dhe në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Đukanović mbajnë konferencë për media. / KultPlus.com
Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë shënohet më 17 maj dhe synon të koordinojë ngjarjet ndërkombëtare që rrisin ndërgjegjësimin për shkeljet e të drejtave të komunitetit LGBTI.
Në vitin 2013, kur u shënua përvjetori i 9-të i kësaj dite, u zhvilluan ngjarje në pothuajse 120 vende, në të gjitha rajonet botërore.
Themeluesit e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, siç njihej fillimisht, krijuan Komitetin IDAHO për të koordinuar veprimtaritë bazë në vende të ndryshme, për të promovuar ditën dhe për të lobuar për njohjen zyrtare më 17 maj.
Kjo datë u zgjodh për të përkujtuar vendimi për heqjen e homoseksualitetit nga klasifikimi ndërkombëtar i sëmundjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vitin 1990. / KultPlus.com
Edicioni i gjashtë i festivalit të vetëm ndërkombëtar të teatrove në vend, Prishtina International Theater Festival “Burbuqe Berisha” 2022, ka përmbyllur me suksese të shumta festivalin që për shtatë ditë ishte edhe epiqendra e kulturës në kryeqytet.
Në një ceremoni madhështore të ndarjes së çmimeve të organizuar në bashkëpunim më Kolegjin AAB, Art Image dhe ATV, kjo natë ishte e paharruar sidomos për garuesit e këtij edicioni që vinin nga: Spanja, Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.Ndërsa para fillimit të ceremonisë, të pranishmit ndjekën dokumentarin në të cilin ishte duke punuar e ndjera Burbuqe Berisha mbi jetën dhe veprën e Besim Sahatçiut.
Drejtoresha e festivalit, Doruntina Alshiqi u shpreh e lumtur që ky edicion përfundoi me sukses, duke theksuar se ishte një garë e ngushtë për jurinë. “Marrë parasysh faktin se shfaqjet ishin të gjitha të mira dhe pothuajse të të njejtit nivel, për jurinë nuk ka qenë e lehtë të vendoset për çmimet por dua të falënderojë përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit që përfaqësuan shtetin e tyre dhe i uroj për çmimet e fituara”, u shpreh Alshiqi. Edicioni i sivjetmë ka shënuar gjithsej gjashtë shfaqje nga vendi, rajoni dhe bota, shfaqje këto të gjitha në programin garues.
. Këtë vit çmimin kryesor të PITF 2022, çmimin për aktorin më të mirë në rolin kryesor e gëzoi aktori dhe regjisori i shfaqjes “Muslimani”, Enver Petrovci.Ai falënderoi organizatorët e festivalit, duke cilësuar se janë të paktë njerëzit në Kosovë që i kushtojnë rëndësi dhe i japing vlerë kulturës.“Jam krenar me ju me të vërtetë shumë! Jeni ndër të paktit për mos me thënë të vetmit që kontribuoni në organizimin e një festivali kaq të kompletuar dhe që na bëni të ndjehemi si është më së miri sidomos neve artistëve, ju faleminderit të gjitha jurive për vlerësimin”, tha Petrovci.
Kjo është lista e plotë e çmimeve këtë vit në “Prishtina International Theater Festival” (PITF 2022)Çmimi “Best Play: Student Choice” – “Muslimani” – KosovaÇmimi “Best Play: Media Choice” – “Muslimani” – KosovaÇmimi “Best Supporting Actor” – Jelena Dukic “Iphigenia” – Mali i ZiÇmimi “Best Director” – Fatos Berisha “The M Word” – Maqedonia e VeriutÇmimi “Best Play” – “Iphigenia” – Mali i ZiÇmimi kryesor i PITF 2022 “Best Actor” – Enver Petrovci “Muslimani” – Kosova./ KultPlus.com
Vlora dhe Durrësi, dy qytetet e vjetra shqiptare të cilat me mrekullitë e tyre hyjnë thellësisht në rrënjën e qenies së njeriut, ngërthejnë në vete artin e rilindjes së antikitetit klasik dhe një histori që jo lehtë harrohet. Të ndryshme në pamje por të ngjashme në thelb, këto dy qytete shqiptare të cilat i vizituam këto ditë, të rrëmbejnë vëmendjen për të mos e lëshuar atë nga bukuritë e rralla natyrore, vlerat kulturore dhe vijat bregdetare nga më hijshmet ndonjëherë, shkruan KultPlus.
Rruga Tërthore (Kukës) dhe Kolsh (Kukës), në rrugën e gjatë që ishte planifikuar për në Vlorë, ishin vendet e para të cilat kapën vëmendjen e gjithsecilit qysh në sekondën e parë kur pamjet unike të gjelbërimit në intensitete të ndryshme të ngjyrës së gjelbër, kapluan gjithë spektrin e syrit tonë. Malet gjigande të shtrira në dimensione të ndryshme ku disa nga to ishin të mbuluara ende me dëborë e njëkohësisht të pasura në pamje, shtriheshin në një horizont i cili nën qiellin e kaltër dukej se po hynim në një vend përrallor që zbukuronte dhe vetë qenien e njeriut.
Në një mot të nxehtë por të përballueshëm, dielli i pranishëm rrezatonte mbi tokat e punuara si dhe mbi fusha të cilat dukshëm dëshmonin për një bujqësi të rrallë e tejet të veçantë. Së bashku me natyrën e cila posedonte një pamje të pakrahasueshme më vete, shtigjet e vogla, lulet e ndryshme në dukje e ngjyrë, fshatarët në zonat malore të cilët qysh herët shiheshin të punonin në arrat apo dhe oborret e shtëpive të tyre, ishin disa nga detajet e mrekullueshme të kulturës bujqësore. Ndërkaq, shkëmbinjtë e mprehtë, liqenet dhe lumenjtë që rrjedhin përgjatë drejtimit të tyre të shumanshëm, po rrumbullakonin një peizazh që nuk do të mund të shkrihej më së miri as edhe në ngjyrat e pikturave më autentike impresioniste.
Ndalesa jonë e parë në qytetin e Vlorës na bëri që vrojtimi ynë të merr kahje në drejtime të ndryshme. Për aq sa mund të shihnim, qyteti i cili përballë bregut të detit kishte të vendosur një numër të madh të kafeneve dhe restoranteve të populluara me tarrace, pallate kryesisht të bardha e të ndritshme, shtëpi me fasada tërheqëse, hotele nga më të ndryshmet si dhe natyrisht deti i cili është shoqëruesi i përjetshëm i qytetarëve vlonjat të cilët mes palmave gjigande dhe një trotuari jashtëzakonisht të gjerë, kanë mundësinë të shijojnë një pamje, qoftë ulur apo në këmbë në një ecje që po të duash, dukej se asnjëherë nuk do të kishte një fund.
Një udhëtim në këmbë përgjatë bregut të detit, në zallin e ngrohtë dhe të butë është si një rrugëtim nëpër një qetësi hyjnore. Zhurma e valëve të lehta, era e ëmbël që futet këndshëm në shoqërinë tënde dhe mungesa e popullaritetit, të bënë që të ndjehesh sikur je i vetmi person që ka mundësinë e të shijuarit këtë perspektivë që rrallëherë ndodh. Një atmosferë e cila shijon ndryshe kur prezenca jote nuk ndërlidhet me asgjë tjetër përpos karakteristikave që elementet e lartpërmendura ofrojnë, do të ishte ajo e cila qetëson shpirtin dhe trazon kreativitetin e secilit njeri në cilëndo fushë të mundshme.
Bashkë me diellin i cili ngadalë po fillonte të zbriste dhe cicërimin e zogjve që krijonin një harmoni melodish, për të hapur sezonin veror për këtë vit, të pranishëm në konferencën e parë për mediat nga Kosova ishin: administratori i ‘Marina Bay’ Besmir Lula, menaxheri i ‘Barileva Turist’ Petrit Riza, kryetari i shoqatës së turizmit ‘Arta’ Ervin Sota, themeluesi i platformës “TripToAlbania” Azem Bujupi, konsulle e përgjithshme e Italisë në Vlorë, Ilva Palmieri dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.
Ishin çështjet rreth vlerave turistike, përgatitjes më profesionale, risive e ofertave turistike, eksplorimit të botës nënujore të Vlorës, planit strategjik që diaspora të vijë në Shqipëri, rëndësisë ndaj profesionalizmit të shërbimit së porteve detare e malore, relievit fushor e malor, detit Adriatik e Jon, Karaburunit, Ishullit të Sazanit, brigjeve të pafundme të Vlorës, kulinarisë, promovimit të turizmit në nivel nacional, potencialit shumë të madh të zhvillimit të turizmit, problematikat e pandemisë dhe të turizmit në trevat jugore, lumit të Vlorës, Kalasë së Kaninës, Majës së Llogorasë si dhe Manastirit në Lagunë, ato që u shqyrtuan në mesin e tyre në mënyrë që Vlora të shndërrohet në shtëpinë e dytë të atyre që vizitojnë atë në këtë sezon.
Pas një ore, tashmë perëndimi i diellit kishte kapluar gjithë hapësirën e qiellit dhe detit për t’i bashkuar ata në një ndërlidhje të jashtëzakonshme në ngjyrë portokalli. Si një copëz magjie, dielli ngadalë u zhduk në përjetësinë e tij për të lënë gjurmë në kujtimet e secilit njeri të pranishëm, teksa meloditë e muzikës italiane vazhduan në sfond duke sjell kështu një ëmbëlsi shtesë të atyre çasteve.
Tani, nisja për në qytetin e Durrësit na zuri në një kontrast krejt ndryshe. Nën tingujt e muzikës tradicionale shqiptare, vëzhguam qytetin e vendosur në brigjet e detit Adriatik i cili përpos historisë të veçantë që posedon, imazhet e shfaqura të jo vetëm banesave që shtriheshin njëra pas tjetrës por edhe të detit i cili në kaltërsinë e tij përqafonte bregdetin në tërë portin e pasur të tij, që janë dy nga karakteristikat e këtij qyteti.
Stile të ndryshme arkitekturore që portretizojnë periudha të ndryshme të ndikimit si ato ilire, greke, romake dhe italiane janë dukshëm të dallueshme në secilin cep. Tani, qyteti ngërthen në vete një stil modernist i cili me blloqet e mëdha, ndërtesat moderne, qendrat tregtare dhe hapësirat e gjelbra të japin përshtypjen se jeta historike e Durrësit ndryshon vazhdimisht. Por veçantia e këtij qyteti është padyshim Muzeu Arkeologjik i cili është i vendosur pranë plazhit. Mure bizantine të shekullit të gjashtë, artefakte nga zona antike e Dyrrachium, koleksioni i gjerë nga periudha ilire, greke e lashtë, helenistike dhe romake, stela romake funerale, sarkofagët prej guri, mozaik eliptik shumëngjyrësh, koleksion bustesh e shumë të tjera, përshkojnë muret e pjesës më të madhe të Muzeut.
Po ashtu, shijimi i ushqimit tradicional, atij detar dhe italian në restorantet me pamje brilante, ecjet nëpër bregun detar mbi rërë, dashamirësia e durrsakëve, plazhet e shumta dhe imazhet piktoreske të cilat të shfaqen papritmas që nga mëngjesi e deri në mesnatë, përthekojnë disa nga veçoritë e përsosura dhe tiparet dalluese të këtij destinacioni bregdetar dhe kulturor.
Për shkak të historisë së tij të gjatë, Durrësi konsiderohet të jetë natyrshëm i mbushur me vende dhe gjetje arkeologjike të lashta, duke përfshirë amfiteatrin e famshëm të perandorit romak Hadrian, kapaciteti prej 15,000 vendesh e bënë atë amfiteatrin e dytë më të madh në Ballkan. Po ashtu, është një vend fantastik për adhuruesit e historisë dhe artit ku përtej Muzeut Arkeologjik, vizitorët mund të eksplorojnë Muzeun Etnografik, i cili ishte shtëpia e aktorit të famshëm Aleksandër Moisiu si dhe Galerinë e Arteve në qendër.
Kudo që sheh përreth është thjeshtë mahnitëse. Ky vend gjithandej është një mrekulli më vete.
Ishte spektakli i shiut ai i cili vulosi fundin e këtij udhëtimi teksa prekëm kufirin në Shqipëri. Nën piklat e shpeshta që binin në xhama, reflektuam mbi gjithsej dy netët e kaluara në dy vendet më të bukura shqiptare dhe jo vetëm.
Ky udhëtim që i bashkoi gazetarët e Kosovës për një eksplorim të mirë, na dërgoi për qëndrim dhe vizitë në hotelet si: Kraal Hotel (Vlorë) dhe Adriatik Hotel (Durrës). Ndërsa, i pranishëm me ne gjatë gjithë udhëtimit ishte edhe drejtori Azem Bujupi nga platforma ”Trip to Albania”.
Aktivitetet e ndërmarra nga ky udhëtim janë mundësuar nga “Trip to Albania” dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. / KultPlus.com
Me rastin e 18 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, do të organizohet punëtoria për Programin Kombëtar të muzeve në Kosovë.
Punëtoria do të organizohet nesër, datë 18 maj duke filluar nga ora 09:45.
Në hapje të punëtorisë do të marrë pjesë edhe ministri Hajrulla Çeku, me një fjalë rasti.
Këtë vit, temë e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve do të jetë : “The Power of Museums-Fuqia e Muzeve”. / KultPlus.com
“Obama i Malit të Zi dëshiron të pastrojë vendin e tij”. Kështu mediumi i njohur gjerman, Deutsche Welle e titullon një tekst për kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
DW thotë se Abazoviq është në shumë mënyra një politikan i jashtëzakonshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, theksohet se është e diskutueshme nëse ai mund t’i zbatojë planet e tij ambicioze të reformës.
Në Europën Juglindore, të huajt kanë gjetur vazhdimisht rrugën e tyre në zyrat kryesore politike më shumë se pothuajse në çdo rajon tjetër në kontinent. Ata dështuan mjaft shpesh – jo shumë arritën të vendoseshin politikisht në terma afatgjatë. Kjo, sipas mediumit gjerman, tregon se sa të brishta janë kushtet në vendet e rajonit, sa e madhe është nevoja e tyre për ndryshim, dhe se sa pritshmëri dhe shpresa të zhgënjyera mbartin brenda vetes njerëzit atje.
Mali i Zi, me një popullsi prej pak më shumë se 600,000 banorë, vendi më i vogël në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka përjetuar gjithashtu ngritjen e një të huaji në një figurë qendrore politike për disa kohë. Bëhet fjalë për Dritan Abazoviq, një politikan i ri protestues – i cili është kryeministër i vendit të tij që nga fundi i prillit 2022. Ai premton asgjë më pak se ta pastrojë Malin e Zi nga korrupsioni, ta çlirojë shtetin nga kontrolli i krimit të organizuar për dekada dhe ta çojë me shpejtësi vendin e tij në BE, shkruan DW.
Në pamje të parë, karriera e Dritan Abazoviq duket vetëm një shembull tjetër i asaj rritjeje meteorike në Europën Juglindore. Për një kohë të gjatë, ai është kryetar i një partie të ndarë eko-liberale: URA. Pothuajse dy vjet më parë, pas zgjedhjeve historike parlamentare, ai dhe partia e tij patën shansin ta kthenin peshoren politikisht. Abazoviq i përdori me mjeshtëri dhe me një fuqi të madhe taktike. Kjo e katapultoi atë në majën e vendit të tij.
Politikan qytetar
Megjithatë, 36-vjeçari i vetëm është një përjashtim në Europën Juglindore në një aspekt: ai i përket pakicës shqiptare në Mal të Zi. Ai është politikani i parë që udhëheq një vend të Ballkanit Perëndimor që i përket një pakice etnike që nga shpërbërja e Jugosllavisë. Publicisti malazez dhe drejtori i gazetës Vijesti, Zheljko Ivanoviq e quan për këtë arsye “Obama i Malit të Zi”, shkruan DW, përcjell Express.
Dritan Abazoviq: Duhet të arrijmë në BE shumë më shpejt
Abazoviq përfaqëson pozicione liberale, të gjelbra dhe pro-europiane. Ndonëse nuk e mohon origjinën e tij etnike, ai thekson se është një “politikan qytetar” – dikush që i kapërcen tensionet etnike dhe kombëtare duke krijuar ligj, drejtësi sociale dhe kushte më të mira jetese, siç thekson ai në një intervistë për DW. “Është shumë e shëndetshme për Malin e Zi dhe për të gjithë rajonin që Abazoviq, dikush nga një pakicë, është kryeministri i parë i një vendi ballkanik”, tha për DW publicisti Zheljko Ivanoviq.
Garancia për reforma
Të drejtat e pakicave të të gjitha llojeve janë të rëndësishme për Abazoviqin, tha Ivanoviq. Në të njëjtën kohë, koncepti i tij qytetar është një therrë në sy për shumë njerëz në Mal të Zi. “Asnjë nga kampet kombëtare dhe fetare në Mal të Zi dhe në rajon nuk janë të kënaqur me Abazoviqin si kryeministër”, thotë Ivanoviq. “Të krishterët ortodoksë jo sepse është shqiptar, dhe shqiptarët jo sepse ka lënë “folenë e tij kombëtare” dhe dëshiron të jetë një udhëheqës civil”.
Pas zgjedhjeve parlamentare të gushtit 2020, aleanca “E zeza mbi të bardhë” e udhëhequr nga Abazoviq ishte në gjendje të vendosej si një forcë e vogël por vendimtare politike. Ato zgjedhje ishin historike – për herë të parë në më shumë se tri dekada, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e udhëheqësit afatgjatë dhe presidentit aktual Milo Gjukanoviq duhej të hiqte dorë nga pushteti. Një koalicion shumë heterogjen nga pothuajse të gjitha fushat e spektrit politik erdhi në krye, në të cilin Abazoviq dhe aleanca e tij donin të përfaqësonin garantuesit e reformave kushtetuese dhe të një politike të jashtme pro-europiane.
Mbrojtje policore 24 orë
Vetë Abazoviq u bë zëvendëskryeministër dhe ishte përgjegjës për luftën kundër korrupsionit. Si i tillë, ai shpejt fitoi reputacionin e një luftëtari të vazhdueshëm kundër krimit të organizuar, i cili ka pllakosur Malin e Zi për dekada. Që atëherë, ai ka marrë kërcënime serioze me vdekje nga mafia e fuqishme e drogës në vend – dhe për këtë arsye është nën mbrojtjen e fortë të policisë gjatë gjithë kohës.
Por në koalicionin shumëngjyrësh anti-Gjukanoviq që ka qenë që nga fundi i vitit 2020, Abazoviq ishte në gjendje të afirmohej vetëm në një masë shumë të kufizuar me projektet e tij. Në vend që të ndiqte politika reformash, koalicioni u përfshi në mosmarrëveshje rraskapitëse mbi marrëdhëniet me Serbinë dhe kishën e fuqishme ortodokse serbe në Mal të Zi. Në fillim të vitit 2022, pakënaqësia me mungesën e vullnetit për reforma, por edhe frika nga rënia e tij politike, i dha Abazoviqit idenë e shkëlqyer të ngritjes së mosbesimit ndaj qeverisë së tij dhe të formimit të një kabineti pakicë – me veten si kryeministër dhe të mbështetur nga Milo Gjukanoviqi, deputetët e partisë politike thellësisht të korruptuar, me të cilin dikur kishte përjashtuar çdo bashkëpunim.
Marketing apo angazhim i vërtetë?
Ky kabinet, në detyrë që nga fundi i prillit 2022, në fakt duhet të përgatisë vetëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare pranverën e ardhshme. Megjithatë, Abazoviq njofton masa drastike kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi. Shumë vëzhgues dyshojnë nëse kjo mund të ketë sukses. “Unë nuk mendoj se Dritan Abazoviq do të ketë shumë pushtet, sepse ai vazhdimisht ka nevojë për mbështetje nga DPS dhe parti të tjera”, tha për DW Vanja Caloviq-Markoviq, aktivistja më e njohur kundër korrupsionit në Mal të Zi dhe kryetare e organizatës për të drejtat civile MANS.
“Mbijetesa politike e qeverisë së tij varet nga strukturat që janë thellësisht të përfshira në korrupsion dhe krim të organizuar”, tha Caloviq-Markoviq. “Abazoviq bëri kompromis me regjimin e mëparshëm dhe solli në pushtet strukturat e korruptuara praktikisht pa zgjedhje. Prandaj, unë besoj se deklaratat e tij mbi luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë më shumë marketing politik sesa një angazhim i vërtetë për vendosjen e shtetit të së drejtës”.
Skepticizëm shpreh edhe publicisti Zheljko Ivanoviq. “Abazoviq është shumë i guximshëm dhe i vendosur për ta luftuar krimin e organizuar”, thotë ai. “Por ai ende nuk ka një ekip për shumë projekte, ai vepron si i vetëm. Ai është gjithashtu i ri dhe ndonjëherë naiv. Pra pyetja është se si do t’i mbijetojë lojërave të pista politike të Milo Gjukanoviqit dhe partive të vjetra”. / KultPlus.com
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka folur dje për zhvillimet në Kretë, ku është zhvilluar sesioni i Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës në të cilën u përplasen përfaqësuesit e Kosovës me ata të Serbisë.
Serbia, në këtë mbledhje është përfaqësuar nga kryetari i Parlamentit, Ivia Daçiq.
Bogujevci ka thënë se Daçiq kishte një synim: që të portretizohet si viktimë.
“Zotëri Daçiq kur e mori fjalën, së pari u mundua të shprehet si viktimë, të kontestojë shtetësinë e Kosovës”, tha Bogujevci.
“Kur ka përmendur që është nga Prizreni, kinse nuk e ka të drejtën me qenë në Kosovë atëherë nuk u durova dhe ja përmenda shumë gjëra, ndër to edhe krimet që janë bërë në Kosovë”, shtoi ajo në Kanal 10.
E pyetur nga moderatori i emisionit se a i ka thënë Daçiqit: “Ju jeni pjesëtarë i një qeverie që ma keni vrarë të gjithë familjen”, Bogujeci tha se i është drejtuar me fjalë të tilla.
“Ju kam drejtuar me ato fjalë… Ke e pamundshme pa ia përmendur rastin tim dhe të familjes time, por edhe pjesën e personave të zhdukur, viktimave të dhunë seksuale dhe shumë viktima tjera që i kemi në Kosovë si rezultat i regjimit të Millosheviqit”, shtoi deputetja.
Bogujevci e ka falënderuar edhe deputetin e LDK-së, Arben Gashi për paraqitjen në sesionin e Komisionit për Politika dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, teksa ka vlerësuar se në sesione të tilla nuk duhet të ketë dallime partiake.
Krejt në fund ajo ka thënë se dje në Kretë është përmendur edhe qëndrimi i Serbisë karshi Ukrainës./ KultPlus.com
Politikania e qendrës Elisabeth Borne u emërua dje kryeministre e re e Francës, duke u bërë gruaja e dytë që mban këtë post në vend.
Borne, 61 vjeç, e cila ishte ministre e punës në qeverinë e mëparshme, pason Jean Castex, i cili dha dorëheqjen.
“Ekologjia, shëndetësia, arsimi, punësimi i plotë, ringjallja demokratike, Evropa dhe siguria, së bashku, me qeverinë e re, ne do të vazhdojmë të veprojmë pa u lodhur për popullin francez”, tha presidenti francez Emmanuel Macron menjëherë pas emërimit të Borne.
Kjo vjen pasi Macron u rizgjodh si president francez muajin e kaluar, duke mposhtur kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen në një balotazh.
Franca do të mbajë zgjedhjet parlamentare në qershor.
Kush është Elisabeth Borne?
Borne foli menjëherë pas emërimit të saj, duke vënë në dukje emocionet që ndjeu kur u zgjodh për postin më të lartë që një grua ka mbajtur ndonjëherë në lidershipin politik francez, shkruan Euronews.
“Do të doja t’ua dedikoja këtë nominim të gjitha vajzave të vogla duke u thënë atyre ‘Shkoni pas ëndrrave tuaja!’ Asgjë nuk duhet ta ndalojë luftën për vendin e gruas në shoqërinë tonë,” tha ajo.
Borne është gruaja e dytë që mban postin e kryeministres në vend pas Edith Cresson, e cila shërbeu nga viti 1991 deri në 1992 nën presidentin socialist Francois Mitterrand.
Si ministre e Punës që nga viti 2020, Borne zbatoi ndryshime që e bënë më të vështirë për të papunët marrjen e përfitimeve dhe uli pagesat mujore për disa të papunë, duke nxitur kritika nga sindikatat e punëtorëve dhe nga e majta.
Në vitin 2018, si ministre e transportit, Borne u përball me një grevë të madhe nga kompania hekurudhore SNCF kundër planeve për të hapur rrjetin e trenave ndaj konkurrencës dhe për t’i dhënë fund të drejtës së punonjësve të sapopunësuar për të mbajtur punë dhe përfitime për jetën. Ajo në fund arriti të miratojë projektligjin.
Borne ishte në fillimet e karrierës së saj pranë të majtës tradicionale. Ajo punoi veçanërisht si shefe e stafit të politikanes socialiste Ségolène Royal, dhe më pas si ministre e ekologjisë nën Presidentin Francois Hollande.
Borne më pas u bë CEO në vitin 2015 i kompanisë shtetërore të transportit RATP, e cila operon metronë e Parisit.
Ajo iu bashkua partisë qendrore të Macron në 2017. Ajo ishte fillimisht ministre e transportit dhe më pas ministre e tranzicionit ekologjik në qeverinë e parë të Macron.
Në fjalimin e saj në Matignon, Borne ia kushtoi takimin e saj “të gjitha vajzave të vogla” dhe i ftoi ato të “ndjekin ëndrrat e tyre”.
“Asgjë nuk duhet ta ngadalësojë luftën për pozicionin e gruas në shoqërinë tonë”, shtoi ajo.
Pse dha dorëheqjen Castex?
Castex dha dorëheqjen në një lëvizje të pritshme pas rizgjedhjes së Macron muajin e kaluar. Në Francë, është e zakonshme që presidentët të kenë më shumë se një kryeministër gjatë mandatit të tyre.
Castex tha të hënën se ai “do të vazhdojë t’i shërbejë vendit” por “do të bëjë një hap mënjanë duke u larguar nga politika kombëtare”.
Çfarë do të trajtojë fillimisht Borne?
Misioni i parë do të jetë të sigurohet që partia qendrore e Macron dhe aleatët e saj të ecin mirë në zgjedhjet parlamentare të Francës në qershor.
Votimi, i planifikuar për dy raunde, do të përcaktojë se cili grup do të mbajë shumicën e vendeve në Asamblenë Kombëtare, e cila ka fjalën e fundit mbi Senatin në procesin ligjbërës të Francës.
Macron premtoi gjithashtu një projekt-ligj që adreson koston në rritje të jetesës në Francë, ku çmimet e ushqimit dhe energjisë janë duke u rritur. Ai do të përgatitet nga qeveria e tij e re dhe pritet të prezantohet menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare.
Nëse partia e Macron fiton shumicën në Kuvend, Borne do të duhet të sigurojë që ndryshimet e pensioneve të premtuara nga presidenti të vihen në ligj, duke përfshirë rritjen e moshës minimale të daljes në pension nga 62 në 65 vjeç.
Ndryshimet e propozuara janë kritikuar nga punëtorët, sindikatat dhe votuesit e majtë.
Macron premtoi gjithashtu se kryeministri i ri do të jetë drejtpërdrejt në krye të “planifikimit të gjelbër”, duke kërkuar të përshpejtojë zbatimin e politikave të lidhura me klimën nga Franca. Macron u zotua të shkojë “dy herë më shpejt” në mandatin e tij të dytë për të frenuar emetimet e gazeve serrë. / KultPlus.com
Muzeu Etnologjik në Prishtinë, mbrëmë ishte kthyer në një mini-teatër e krejt kjo me qëllim që të jepej premiera e shfaqjes “Babai dhe Babai”, një shfaqje që në thelb e kishte emocionin. Hapësira mes aktorëve dhe publikut ishte shumë e vogël, në këtë formë tek publiku do depërtonte shumë më lehtë secili veprim i aktorëve, shkruan KultPlus.
Shfaqja ‘Babai dhe Babai’ me tekst nga Jeton Neziraj dhe regji nga Kushtrim Koliqi, erdhi për publikun nëpërmjet aktorëve Ilire Vinca, Bujar Ahmeti dhe Kosovare Krasniqi, të cilët përcollën emocionin dhe dhimbjen në publik, duke sjellë një dramë me të cilën ballafaqohen çdo ditë familjarët e mbi 1600 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
‘Babai dhe Babai’ sjell jetën e Dinit, i cili jeton me gruan e tij, Sarën dhe vajzën e tyre, Lolën. Dini ka disa probleme shëndetësore, është i papunë, megjithatë, pas disa vitesh do të pensionohet dhe pret që pastaj gjërat do të jenë më të kollajshme. Gruaja, e tij, Sara, punon në një fabrikë të vogël për qepjen e uniformave të punës dhe me atë rrogë ajo mban familjen dhe mbështet studimet e Lolës. Jeta e tyre është goxha e njëtrajtshme, megjithatë, kjo njëtrajtshmëri duket se vjen nga hallet e problemet e jetës me të cilat ballafaqohen.
Por, kjo familje në dukje normale, me probleme të jetës reale, sjell plagën e madhe të një gruaje dhe vajzës së saj, të cilat nuk duan ta besojnë se burri dhe babai i tyre është në mesin e të pagjeturve. Duke mos dashur ta pranojnë, ato jetojnë çdo ditë me të duke e bërë pjesë të çdo situate në jetën e tyre.
E kjo jetesë sjell me vete edhe plagën e hapur e të pashëruar të Sarës dhe Lolës, e bashkë me të edhe të shumë familjeve të tjera në Kosovë që nuk dinë për fatin e më të dashurve të tyre.
Tekstshkruesi i kësaj shfaqje, Jeton Neziraj tha për KultPlus se shkrimi i kësaj drame është bërë për disa muaj, përderisa ideja për realizimin e saj ka filluar para rreth një viti.
“Kemi dashur ta paraqesim një dramë e cila çështjen e personave të zhdukur e trajton nga një perspektivë tjetër, pra, jo si një dramë shoqërore, por si një dramë e dhimbje familjare”, tha Neziraj i cili shtoi se në këtë shfaqje nuk janë bazuar në aspektin politik, por në aspektin emocional të njerëzve, familjarëve të të zhdukurve në dramën individuale dhe dhimbjen njerëzore.
Ndërkaq, regjisori Kushtrim Koliqi u shpreh se kjo shfaqje gjenezën e ka para një viti, por provat kanë nisur në mars të këtij viti, me punë intensive të ekipit.
“Si regjisor, nuk mundem ta shoh shfaqjen vetëm si artist i cili trajton temat vetëm estetikisht, unë kam dëshirë gjithmonë përveç estetikisht, t’i trajtoj edhe përmbajtësish dhe të ndihmojë në angazhimin për një çështje që është e rëndësishme edhe për shoqërinë dhe për këtë arsye kemi krijuar edhe një ekip të cilët janë të ndjeshëm ndaj këtyre temave. Përveç që janë të talentuar dhe profesionistë, ata janë edhe të angazhuar me intelektin dhe me pozicionet e tyre në shoqëri për këtë temë që e kemi trajtuar”, tha Koliqi për KultPlus.
Ai shton se fokusi i kësaj shfaqje ka qenë emocioni dhe me gjetjet e tij regjisoriale ai është munduar të kontribuojë sa më shumë që përmes kastës së aktorëve të përzgjedhur, ta përcjellin në publik emocionin, tronditjen dhe dhimbjen që përçon vetë çështja e personave të pagjetur.
Koliqi po ashtu flet edhe për vendin në të cilin është vendosur të shfaqet kjo shfaqje. Sipas tij, vendosja e saj në Muzeun Etnologjik nuk është një rastësi, por një ndërlidhje me vetë temën që trajton.
“Ideja e vendosjes në një ambient më të ngushtë ka pasur të bëjë me idenë konceptuale që kjo të jetë një shfaqje minimaliste, intime, ku përveç gjetjeve estetike, të bukura, ta forcoj emocionin që aktorit t’i shihet qerpiku, loti, buzëqeshja, t’iu dëgjohet frymëmarrja e pasforcuar”, tha ai duke shtuar më tutje se janë munduar ta largojnë hapësirën mes publikut dhe aktorëve që zakonisht është në teatër.
Kjo shfaqje e gjeti aktoren Ilire Vinca në rolin e Sarës, gruas e cila nuk e pranon që burri i saj është në mesin e të zhdukurve. Ajo portretizon një grua punëtore e cila punon si rrobaqepëse për të mirëmbajtur familjen dhe për të siguruar shkollimin e Lolës.
Aktorja Vinca thotë se që nga momenti që i është ofruar ky tekst, për të ka qenë një prej befasive më të bukura, për shkak të potencialit që ky tekst ofron dhe për shkak të temës që trajton.
“Kjo është një dramë e cila çdo ditë na preokupon, por jo çdo ditë kemi arritur ta sjellim në një variant të tillë dhe unë si artiste, si aktore, sidomos në moshën dhe përvojën që kam është shumë e rëndësishme që zëri të cilin e posedoj ta shfrytëzoj për këtë brengë të shoqërisë, për këtë plagë që edhe pas 20 viteve na mundon dhe që ende këto drama janë edhe jashtë skenës teatrore”, tha ajo për KultPlus.
Ndonëse paraqitet si një personazh joekzistent, e të cilin e shohin vetëm gruaja dhe vajza e tij, personazhi i Dinit, që interpretohet nga aktori Bujar Ahmeti, është shumë i pranishëm në këtë shfaqje duke qenë përcaktues i çdo situate në jetën e tre personazheve.
Vetë aktori Ahmeti tha për KultPlus se ka dhënë më të mirën nga vetja për të sjellë këtë rol, pasi sipas tij, rolet e tilla janë shumë të ndjeshme dhe kërkojnë përgjegjësi e seriozitet të madh.
“Ka qenë një sfidë e jashtëzakonshme, një punë e jashtëzakonshme me përafërsisht dy muaj prova intensive me ekipin. Besoj që shfaqja duhet të ketë jehonë, për fatin e njerëzve të cilët ende nuk janë gjetur, besoj që kjo është e vërteta jonë dhe ne kemi të drejtë ta shpalosim sa herë që ne duam deri sa të zbulohet kjo e vërtetë”, deklaroi ai.
Ahmeti foli edhe për vështirësitë e realizimit të personazhit të Dinit, tiparet e një burri, ashtu siç e mban mend gruaja e tij Sara, siç e la për herën e fundit.
“Në tekst thuhet që është i ngurtë, nuk i shkon asgjë për dore, jam munduar që ato tipare t’i kem, dhe jam munduar mos t’a trajtoj si një njeri joekzistent, përderisa është në imagjinatën e saj unë besoj që jam në shtëpi dhe gjatë kohës së tranzicioneve, që ndryshon skena, ndërrimet që i bëj unë janë edhe dëshira e gruas, e cila mendon që burri i ndihmon në shtëpi”, tha më tutje Ahmeti.
Shfaqja mbrëmë arriti qëllimin e saj kryesor, emocionoi publikun dhe fitoi zemrën e tyre çka e dëshmuan me duartrokitje.
Kujtojmë që shfaqja ‘Babai dhe Babai’ do të vazhdojë të shfaqë reprizat edhe në datat 17, 18, 19 maj 2022 në Muzeun Etnologjik./ KultPlus.com
Ikona “Shën e Premtja me 4 shenjtorë” doli në dritë në laboratorin e restaurimit të veprave të artit pranë Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Berat.
Specialistët e DRTK Berat rikthyen në jetë këtë pasuri të trashëgimisë kulturore, me autor Kostandin Zografin.
“Puna e imtësishme, delikate dhe me pasion e restauratorëve të DRTK-Berat ka nxjerrë në dritë një tjetër vepër arti nga laboratori i restaurimit”, theksoi DRTK, Berat.
DRTK Berat ndau pamje para dhe pas restaurimit të ikonës “Shën e Premtja me 4 Shenjtorë”.
Kjo ikonë është gjetur në Kishën e Shën Kollit, në fshatin Vanaj të Fierit. Shën Kolli është një ndër shenjtorët më të njohur si për Kishën Katolike Perëndimore, por edhe për Kishën Lindore Ortodokse. Kulti i këtij shenjtori daton që në shek. VI ndaj edhe trojet shqiptare nuk përjashtohen për shkak të besimit dhe devotshmërisë së vjetër ndaj Krishtërimit.
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat, ka si qëllim kryesor nxjerrjen e këtyre veprave të artit nga faza e degradimit duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësinë e një procesi që ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore./ atsh / KultPlus.com