Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur të shkëlqyeshëm takimin me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Ajo ka thënë se në këtë takim është konfirmuar se Republika e Kosovës nuk ka mik më të madh sesa Amerika.
“Pa përkrahjen e ShBA nuk mund të kemi sukses në organizatat ndërkombëtare që janë synimi i përhershëm yni. Kemi folur me Blinken për subjektivitetin ndërkombëtar dhe mënyrën se si Kosova fuqizohet nëpërmjet njohjeve dhe organizatave ndërkombëtare”, është shprehur Osmani.
“Kemi diskutuar edhe për rolin konstruktiv në dialogun Kosovë-Serbi. SHBA si partner që mbështesin pavarësinë, kushtetutshmërinë, gjithnjë kanë qenë të zëshëm në këtë drejtim. Si Biden edhe Blinken e kanë thënë qartë që procesi i dialogut të përqendrohet në njohje reciproke”, ka thënë presidentja Osmani./ KultPlus.com
Në kuadër të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA, më 28 korrik do të zhvillohet një koncert në sheshin “Skënderbej”, përcjell KultPlus.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se në këtë koncert do të marrë pjesë këngëtarja e njohur Fifi si dhe këngëtari Alban Skënderaj.
“Fifi do të jetë në shesh. Bashkë në #28Korrik, me super koncertin në #sheshinSkenderbej, për dy ngjarje speciale: 100-vjetorin e lidhjes sonë me SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Europian 100 vjet më pas.“
“Albani do të jetë në shesh. Bashkë në #28Korrik, me super koncertin në #sheshinSkenderbej, për dy ngjarje speciale: 100-vjetorin e lidhjes sonë me SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Europian 100 vjet më pas.“
Ndërkohë, është konfirmuar edhe performanca e artistëve të tjerë si Xhensila Myrtezaj dhe Flori Mumajesi.
Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbajtën në 19 korrik Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes tyre në Bruksel, që shënoi edhe hapjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në BE. / KultPlus.com
Aktori i mirënjohur shqiptar, Çun Lajçi i ka dedikuar një poezi emocionuese veprimtarit Adem Demaçi.
U PRE E MUGULLOI N’THIKA (Adem Demaçit)
E shtrydhi zemrën e rininë e lagu Me gjakun e atdheut Në tri thika u pre e mugulloi sërishë U kafshue nga gjarpërinjtë e gjaku iu helmue E prap mugulloi e prap u pre në thikën e Atdheut Ai ishte plak Në bulzën e re e pip i ri në trungun plak Kurrë s’e shijoj e aç afër e pati Kosovën e rrudhur n’lëkurën e tij Shqipërinë e donte nga larg e burgun nga afër Ne frigoheshim nga mendimi e liria e tij Prononcoheshim e distancoheshim Përqafoheshim me robërinë, Lëkurën shpetonim Ai zihej për neve n’kalvarin e t’merrit E prap gjarpërijtë e gjakut e kafshonin Goli Otok ishte parajsa në këmbim të Lirisë Ai u shtrydh gjithë jetën nga skjau U pre dhe mugulloj n’thika E gjithë jetën rrjedhi Shqipëri.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë në kinematografinë shqiptare, për njërin prej aktorëve më të dashur, Ndriçim Xhepa. Nga moria e filmave ku interpreton Ndriçim Xhepa, ministrja Margariti ka përzgjedhur filmin e regjisorit Vladimir Prifti, “Flutura në kabinën time”, ku ai shfaqet sa rebel, po aq dhe romantik, duke e bërë një ndër rolet më të dashura për publikun.
Filmi është një prodhim i vitit 1988, me bashkëskenaristë Teodor Laçon dhe Vladimir Priftin dhe me muzikë të Hajg Zaharian. Ndriçim Xhepa është aktori protagonist, dhe shoqërohet nga një kast aktorësh po aq të njohur që e mbështetën në rolin e tij, si Luiza Xhuvani, Reshat Arbana, Tinka Kurti, Guljelm Radoja e Shpresa Bërdëllima.
Ndriçim Xhepa, i lindur në 21 janar 1957, është i biri i aktores Margarita Xhepa. Ai mbaroi studimet për aktrim në Akademinë e Arteve dhe filloi punë në Teatrin Kombëtar, ku ka realizuar mbi 40 role. Ndërsa në kinematografi, ku dhe njohja nga publiku i thjeshtë është edhe më e madhe, Xhepa ka interpretuar në dhjetëra filma, ndër të cilët kujtojmë “Shokët”, “Kohë e largët”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Duaje emrin tënd”, “Hijet që mbetën pas”, “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”, “Unë e dua Erën”, “I dashur Armik”, e shumë të tjerë. / KultPlus.com
Në vitin 1972, Xhemajl Mustafa kishte shkruar një poezi për figurën e rezistencës shqiptare, Adem Demaçin.
Sot, KultPlus e sjell këtë poezi në 4 vjetorin e vdekjes së Adem Demaçit.
MES GRILASH – FENIKS
Akrostik Agimin e zi po e ngjyros me lotë kujtimi Derisa këngën po e thyej nëpër fytyrën tënde E në heshtje po tretem e fikem si jetimi Me ndezë dëshirat e fjetura si krande Dhe prore po zbres në sytë e rrugëve kah ti E ëmbël është vdekja në qëllim – Me e puthë atë dritë në horizonte që rri Akoma i etur jam në këtë varg, i humbur në trishtim Qetësi e natës kridhet në grila e mbërthyer I lodhur një zog diku me krahë të thyer Tash këngës ia thotë me afsh në gji – I amshuar balsam në varg qëndron Këngë ngadhënjimi lyrë e poetit shënon Rrugët ndrit qëllimi në këtë natë plot vetmi.
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, në kuadër të programit “Edukimi Përmes Kulturës”, solli në vëmendjen e publikut vepra me temë “Origjina dhe artizanati”, pjesë e fondit të tij, duke u përqendruar tek qëndistaria. Muzeu publikoi Ikonën e Shën Gjergjit. Ajo vjen në stilin oriental, e qëndisur me fije ari dhe mëndafsh, si edhe e zbukuruar me elemente të tjerë, për t’i dhënë shkëlqimin e duhur.
Figura e shenjtit zë pjesën më të madhe të kompozimit. Ai paraqitet i hipur në kalë të bardhë, i veshur me armaturë të zbukuruar me motive floreale duke vrarë dragoin.
Qëndistaria është një nga elementet kryesorë tradicionalë, i kaluar brez pas brezi, kryesisht nga vajzat dhe përdorej jo vetëm për të zbukuruar veshjet, por edhe për të dekoruar ambientet e banimit.
Më herët, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, është shprehur për ciklin e aktiviteteve “Origjina dhe artizanati”, duke thënë se “çdo element i trashëgimisë kulturore është një vepër arti më vete, e kuruar deri në detaj nga artizanët tanë”.
Në fokus të programit “Edukimi përmes Kulturës” do të jetë njohja me trashëgiminë kulturore, dhe përcjellja ndër breza e punëve të dorës, si dhe njohja me krijmtarinë artistike, artizanale në qarkun e Korçës.
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, në fondet e tij përmban shumë elementë popullorë, të cilat ekspozohen si një shembull i mirë i pasurisë sonë kombëtare./atsh/ KultPlus.com
Në klasën e shtatë na u shtuan edhe disa lëndë të reja: latinishtja e psikologjia. Këto lëndë bashkë me frëngjishten na i jepte Zekeria Rexha. Ky ishte një burrë shtatmesëm, zeshkan, me syze prapa të cilave qëndronin sytë e mëdhenj e të zi. Ky ishte fort i përkushtuar që të na pajiste me dije. Para lufte kishte pas qenë nxënës i Liceut francez të Korçës dhe kishte pas studiuar në Francë. Kishte marrë pjesë në luftën antifashiste dhe pas luftës, për disa kohë, kishte qenë në post të lartë, mirëpo serbët e kishin pas shkarkuar nga detyra dhe i kishte ardhur radha që të na bëhej profesor. Djali i tij, Dukagjini, ishte në klasë me ne, por ai kurrë nuk pranonte që të fliste çfarëdoqoftë për babain e vet. Ne kishim dëgjuar nga fjalët në qytet se ai ishte shkarkuar për shkak se kishte kundërshtuar turqizimin me zor të shqiptarëve. Ishte tejmase tolerant me ne. Më në fund, ne, përsëri e gjetëm Kolën tonë të humbur, thoshim ne nxënësit e pakët që kishim kaluar nëpër duart e Kolë Nikajt. Ne e lusnim që të na i përsëriste leksionet e kaluara nga psikologjia dhe ai e bënte këtë pa përtesë. Ne filluam ta pyesnim edhe për shumë çështje jashtë programit mësimor dhe ai e bënte këtë me kënaqësi të madhe. Ne, me pyetjet tona, filluam të hynim edhe “lakrave”. Dhe ai, nuk hezitonte të hynte “lakrave” bashkë me ne. Ne e patëm pyetur për “Rezolutën e Bujanit” dhe ai na pati folur për atë ngjarje të rëndësishme të historisë sonë, një muaj rresht, duke marrë nga pesëmbëdhjetë minutat e para të orëve që mbante çdo ditë me ne. Ai kishte pas qenë edhe njëri nga hartuesit e kësaj rezolute. Ai na e citonte pothuaj në tërësi “Rezolutën e Bujanit” të nxjerrë nga Këshilli Nacional-Çlirimtar i Luftës Antifashiste të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit. Pasi pati përfunduar këto leksione, profesori ynë, pati nxjerrë shaminë dhe pati fshirë djersët. Vetëm shpirti i tij e dinte se si ndihej. Tani, ne nuk ishim krejt të vegjël që të mos dinim se nga sa po shkonte fasulja në Serbi. Të gjithë ishim mbi shtatëmbëdhjetë vjeç. Mirëpo, kureshtja jonë për të mësuar të vërtetën tonë ishte aq e madhe saqë nuk përmbaheshim dot. Edhe një çështje na kishte mbetur e pasqaruar. Të gjithë e dinim se pyetja ishte fort, fort e rrezikshme, mirëpo ne nuk kishim kë të pyesnim tjetër. Ajo pyetje na shqetësonte pamasë dhe nuk u duruam dot.
Një ditë, gjatë shëtitjes së gjatë mes orëve, më futën në mes Shefqet Popova, Ali Buçinca, Feti Badivuku, të gjithë nga Vushtrria dhe Avdi Sinani e Enver Tali. Shefqeti e hapi i pari muhabetin:
-Shiko Filan! Ty profesori të do më së shumti në klasën tonë…
-Edhe? – thashë unë.
-Edhe,-vazhdoi Shefqeti,- ne, shokët e klasës, e kemi një lutje për ty…
–Po, ta pyes profesorin, çka?
–Dëgjo,-ndërhyri Enveri-kjo është pyetje fort e vështirë dhe mund ta ngushtojmë fort profesorin
– Dëgjo Filan, – ndërhyri Avdiu. – Ta pyesësh profesorin se ku qëndron shkaku që ne kosovarët mbetëm në robëri? Vetëm kaq…
Unë u ndala dhe po i shikoja të gjithë me radhë. Më në fund thashë: -More, po ju a po doni që profesorin ta fusim në burg e ndoshta të bëhemi shkaktar që ai ta humbë edhe kokën?!…
Heshtje. Pas pak, foli Aliu: -Dëgjo! Profesori edhe me kaq sa na ka folur e ka fituar burgun e ndoshta edhe ta humbë kokën. Kur i pata treguar unë në shtëpi vllaut tim, Isakut, se çfarë po na thoshte ne profesori, ai lëkundej prej vendit dhe kapte kokën me duar. Më pati thënë: “Hej, more, juve djalli ju marrtë! Do ta merrni në qafë profesorin”!…
–Mirë po thotë Aliu! Ne, në qafë e morëm se e morëm dhe le të shkojë me një harxh!… Të paktën do ta marrim vesh të vërtetën e plotë. A s’është kështu?- na i hapi sytë prapa syzeve, Feti Badivuku.
-Ashtu është!- thanë të gjithë njëzëri dhe ndër ta vazhdoi Shefqeti:
-Paj, Filan, ty të intereson edhe më shumë se neve e vërteta e plotë…
Rrudha krahët. Ia qëlluan. Po i shikoja të gjithë me radhë dhe ula kokën. Ata buzëqeshnin dhe ia bënin njëri tjetrit me sy. N’ata ra zilja e shkollës për të hyrë brenda në klasa…
Ishte ora e frëngjishtes. Hyri profesori Zekeria dhe pyeti:
-Ku kemi mbetur?
Ata të pestët e oborrit m’i hapën sytë si në mënyrë kërcënuese. Unë
hezitoja. Enveri foli:
-Filani e ka një pyetje për juve, profesor…
– Mos e keni Filanin mësit, ju? – tha profesori duke mos i dhënë rëndësi kësaj pune dhe m’u drejtua mua: -Fol, Filan!
Unë u ngrita në këmbë dhe me zë që dridhej thashë:
– I dashur profesor, kush ka faj që Kosova, përkundër “Rezolutës së Bujanit”, mbeti nën Serbi?…
Profesori, për një çast u pre, pastaj i shkoi një qehre e zbehtë, por menjëherë pas kësaj, mori veten dhe fytyra iu skuq. Ai, me duar që ende i dridheshin, nxori pakon e cigareve, nxori shkrepsën, ndezi cigaren, iu afrua dritares, hapi njërin krah të saj dhe qëndroi ashtu me fytyrë kah rruga. Ai thithte tymin në qetësi të plotë. Ne u bëmë vetëm sy e veshë. Kur e kreu cigaren, profesori fiku duçin duke e shtypur mbi teneqen e jashtme të dritares dhe hodhi duçin në oborrin e shkollës kah rruga. Pastaj, iu afrua ngadalë djalit të vet në bankën e parë, pranë meje dhe i tha:
-Dukagjin, ti merr çantën dhe shko në shtëpi!- Pastaj ai, ua bëri me gisht dy anëtarëve të komitetit të rinisë të gjimnazit, Nazmi Kajtazit e Nazmi Junikut, duke u thënë butësisht:-Ju të dy, përcilleni Dukagjinin deri në shtëpi!
Ata të tre u larguan dhe profesori na u drejtua me zë shumë të sigurt:- Jeni shumë të ri, por edhe ne, në kohën tonë kemi qenë shumë të ri kur jemi marrë me punë shumë serioze, si ju sot. Janë kohëra fort të rrezikshme e fort të vështira, por më duhet t’ua them të vërtetën e kulluar, pa le të dalë, ku të dalë!… Fajin e kemi ne komunistët shqiptarë që komunistëve jugosllavë u besuam qorrazi. Fajin e kemi ne që kërkuam ndihmën e tyre. Fajin e kemi ne që fare i besuam idesë komuniste, e cila s’kishte pas qenë gjë tjetër përveçse një gënjeshtër e madhe me bisht të përgjakur. Krejt ato që ndodhën dhe që po ndodhin pas mbarimit të luftës e provuan dhe po e provojnë një të vërtetë të këtillë. Krimet që u bënë deri më sot dhe që po bëhen sot ndaj shqiptarëve në Goli Otok e në burgjet tjera, vrasja nën tortura çnjerëzore e Omer Çerkezit me shokë flet mjaft qartë se komunizmi kishte pas qenë një përrallë për fëmijët e vegjël…
Profesori u ndal për një çast, Na shikoi të gjithëve, një nga një e pyeti me zë të lartë:
-A dëgjuat? –
Ne të gjithë u përgjigjëm me një “po” të gjatë.
-Atëherë, – foli profesori duke na e luajtur gishtin,- prej këtij momenti e tutje, nëse ju pyet dikush, ju do të thoni se nuk keni dëgjuar asgjë!…
Të gjithë ne, prapë, u përgjigjëm me një “asgjë”.
Ora vazhdoi me frëngjishte, por në kokat tona u thadrua thellë e vërteta e hidhur për komunizmin dhe na u ndriçua fort dashuria për kombin tonë. / KultPlus.com
Britania ka njoftuar për sanksione të reja, të cilat synojnë lidershipin e lartë të Rusisë.
Kjo vjen si përgjigje e pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha në faqen e saj zyrtare më 26 korrik se sanksionet, të cilat përfshijnë ndalime udhëtimi dhe ngrirje të aseteve, u vendosën ndaj 42 personave dhe subjekteve të reja, duke përfshirë disa guvernatorë të rajoneve ruse.
Sanksionet prekin edhe Vitaly Khotsenko, kryeministrin e instaluar nga Kremlini të separatistëve për rajonin e Donteskut në Ukrainë.
Lista përfshin gjithashtu Vladislav Kuznetsov, nënkryetarin e parë të imponuar nga Moska të rajonit të Luhanskut në Ukrainën lindore, i cili mbahet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
“Ne nuk do të heshtim dhe të shikojmë se si aktorët shtetërorë të emëruar nga Kremlini shtypin popullin e Ukrainës ose liritë e popullit të tyre”, tha Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss.
“Ne do të vazhdojmë të vendosim sanksione të ashpra ndaj atyre që po përpiqen të legjitimojnë pushtimin e paligjshëm të Putinit derisa Ukraina të mbizotërojë”.
Që kur Moska filloi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt, Britania ka sanksionuar më shumë se 1.100 njerëz dhe mbi 100 biznese./REL/ KultPlus.com
Ngrohsija e diellit shkrihet në shkambijt e Korbit, mbi fshatin arbresh. Në parzëm më hynë dy rreze. Pemët vjeshtore zverdhen mbi kryet e vashës nën tandë, e flet me tjerë arbresh. Në parzëm më hynë dy rreze. E ka në gojë tash e parë mall dhe fjala mall fluturoi me voré kah qielli i ndritun i Jugut e në parzëm më hynë dy rreze. / KultPlus.com
“Ramë Lahaj International Opera Festival”, festivali i parë Operistik në Kosovë po ngjallë emocione të forta te publiku. Artistët që do të jenë pjesë e këtij festivali, janë artistë të dëshmuar dhe me magjinë e tyre do ta përthekojnë secilën natë të këtij edicioni, shkruan KultPlus.
Themeluesi i këtij festivali, tenori i famshëm, Ramë Lahaj është kujdesur që të sjell sa më shumë veçanti e madje edhe të mbuloj zbrastësitë që ekzistojnë në skenën tonë muzikore.
Duke pas parasysh mungesën e madhe në Kosovë dhe rajon të një instrumenti shumë specifik siç është Harpa, RLIOF këtë vit po sjell në Prishtinë harpistin e shquar italian Antonio Ostuni i cili do t’i bashkohet Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës në një mbrëmje gala “Rame Lahaj & Friends” dhe njëkohësisht do të mbajë një Masterclass 3 ditor me studentët e Harpës dhe Pianos.
Ndërkaq, sot në faqen zyrtare të festivalit është publikuar edhe një video ku shihet se Ostuni po mban një punëtori me pianistët dhe ata që kanë pak njohuri mbi harpën.
Më poshtë gjeni postimin e plotë:
Të studiosh harpë në Kosovë ose Shqipëri është e pamundur, pasi ky instrument nuk është pjesë e platformave edukative muzikore as në nivelin e shkollës së mesme e as në atë universitar akademik.
Duke e ditur rëndësinë e këtij instrumenti kaq specifik e delikat dhe të domosdoshëm për një orkestër të mirëfilltë, Rame Lahaj International Opera Festival ka sjellë në Kosovë harpistin Antonio Ostuni, i cili po e mban këtyre ditëve një masterclass me pianistët dhe ata që kanë pak njohuri mbi harpën. Ostuni është profesor i harpës në Conservatorio V.Bellini në Catania. Ai është poashtu pjesë e shumë orkestrave të rëndësishme. Ostuni vjen për herë të parë në Kosovë në kuadër të RLIOF dhe ne jemi shumë të lumtur që përpos masterclassit ai do t`i bashkangjitet Filharmonisë së Kosovës në Galanë finale të festivalit tonë, me 31 korrik. / KultPlus.com
Tani gjendesh brenda katrorit magjik dhe kërkon Kosovën në hartën e vezullimeve Jugu e Lindja Veriu e Perëndimi katër kapakë të mbyllur të një ëndrre Tej grilave përcjell fluturimin e dallëndysheve se besimi drejtpeshimi i lirisë Ciatje gjarpërinjsh rreth gishtit të ngritur nga Zoti Dhe pika e gjakut vizaton Diellin Katrori magjik është fatal po qe se bie brenda tij Në cilën anë do të zgjohet Kosova. / KultPlus.com
MTV ka shpallur nominimet për “Video Music Awards 2022”, të cilat do të zhvillohen në Qendrën Prudential në Newark, New Jersey, të dielën, 28 gusht në orën 20:00, transmeton KultPlus.
Jack Harlow, Kendrick Lamar dhe Lil Nas X kryesojnë rrugën me shtatë nominime secili, me Harlow dhe Lil Nas X që të dy morën nominimet për ‘Artistin e Vitit’, si dhe bashkëpunimin më të mirë për hitin e tyre nr. 1 “Industry Baby”. Ndërkohë, Lamar është nominuar në kategorinë ‘Hip Hop më të mirë’ për këngën e tij të fundit “N95”, si dhe në kategori të shumta teknike për videon e tij “The Heart Part 5”.
Më pas janë Doja Cat dhe Harry Styles me nga gjashtë nominime secili dhe Billie Eilish, Drake, Dua Lipa, Ed Sheeran, Taylor Swift dhe The Weeknd me pesë nominime. Përveç kësaj, Madonna bëhet artistja e parë që është nominuar gjatë pesë dekadave, pasi ajo ka nominimin e saj të 69-të për “Madame X”.
Ndjekësit mund të dëgjojnë zërin e tyre duke votuar për të preferuarit e tyre në 22 kategori neutrale gjinore, duke përfshirë ‘Videon e Vitit’, ‘Artistin e vitit’, ‘Bashkëpunimin më të mirë’ dhe dy kategori të reja, ‘Videoja më e mirë në formë të gjatë’ dhe ‘Performanca më e mirë’. Votimi mbyllet të premten, më 19 gusht 2022. Të nominuarit në kategoritë sociale, duke përfshirë ‘Grupin e Vitit’ dhe ‘Këngën e Verës’, do të shpallen në një datë të mëvonshme.
VMA-të e vitit 2022 do të transmetohen njëkohësisht në MTV, The CW, BET, BET Her, CMT, Comedy Central, Logo, MTV2, Nickelodeon, Paramount Network, Pop, TVLand dhe VH1.
Shikoni listën e plotë të nominimeve më poshtë:
VIDEO E VITIT
Cat Doja – “Woman” Drake ft Future & Young Thug – “Way 2 Sexy” Ed Sheeran – “Shivers” Harry Styles – “As itwas” Lil Nas X dhe Jack Harlow – “Industry Baby” Olivia Rodrigo – “Brutal” Taylor Swift – “All Too Well”
ARTISTI I VITIT
Bad Bunny Drake Ed Sheeran Harry Styles Jack Harlow Lil Nas X Lizzo
KËNGA E VITIT
Adele – “Easy On Me” Billie Eilish – “Happier than ever” Cat Doja – “Woman” Elton John dhe Dua Lipa – “Cold heart (PNAU Remix)” Lizzo – “About Damn Time” The Kid Laroi dhe Justin Bieber – “Stay”
ARTISTI I RI MË I MIRË
Baby Keem Dove Cameron Gayle Latto Måneskin Seventeen
PUSH PERFORMANCA E VITIT
September 2021: Griff – “One Night” October 2021: Remi Wolf – “Sexy Villain” – Island Records November 2021: Nessa Barrett – “i hope ur miserable until ur dead” December 2021: Seventeen – “Rock With You” January 2021: Mae Muller – “Better Days” February 2022: Gayle – “abcdefu” March 2022: Sheneesa – “R U That” April 2022: Omar Apollo – “Tamagotchi” May 2022: Wet Leg – “Chaise Longue” June 2022: Muni Long – “Baby Boo” July 2022: Doechii – “Persuasive”
BASHKËPUNIMI MË I MIRË
Drake ft. Future and Young Thug – “Way 2 Sexy” Elton John and Dua Lipa – “Cold Heart (PNAU Remix)” Lil Nas X and Jack Harlow – “Industry Baby” Megan Thee Stallion & Dua Lipa – “Sweetest Pie” Post Malone and The Weeknd – “One Right Now” Rosalía ft. The Weeknd – “La Fama” The Kid Laroi and Justin Bieber – “Stay”
POP MË I MIRË
Billie Eilish – “Happier Than Ever” Doja Cat – “Woman” Ed Sheeran – “Shivers” Harry Styles – “As It Was” Lizzo – “About Damn Time” Olivia Rodrigo – “Traitor”
HIP-HOPI MË I MIRË
Eminem and Snoop Dogg – “From The D 2 The LBC” Future ft. Drake, Tems – “Wait For U” Kendrick Lamar – “N95” Latto – “Big Energy” Nicki Minaj ft. Lil Baby – “Do We Have A Problem?” Pusha T – “Diet Coke”
ROCK MË I MIRË
Foo Fighters – “Love Dies Young” Jack White – “Taking Me Back” Muse – “Won’t Stand Down” Red Hot Chili Peppers – “Black Summer” Shinedown – “Planet Zero” Three Days Grace – “So Called Life”
ALTERNATIVA MË E MIRË
Avril Lavigne ft. blackbear – “Love It When You Hate Me” Imagine Dragons and JID – “Enemy” Machine Gun Kelly ft. WILLOW – “Emo Girl” Måneskin – “I Wanna Be Your Slave” Panic! At The Disco – “Viva Las Vengeance” Twenty One Pilots – “Saturday” Willow and Avril Lavigne ft. Travis Barker – “Grow”
LATINI/A MË I/E MIRË
Anitta – “Envolver” Bad Bunny – “Tití Me Preguntó” Becky G and Karol G – “Mamiii” Daddy Yankee – “Remix” Farruko – “Pepas” J Balvin and Skrillex – “In Da Getto”
R&B MË I MIRË
Alicia Keys – “City of Gods (Part II)” Chlöe – “Have Mercy” H.E.R. – “For Anyone” Normani ft. Cardi B – “Wild Side” – Keep Cool/RCA Records Summer Walker, SZA and Cardi B – “No Love (Extended Version)” The Weeknd – “Out Of Time”
K-POP MË I MIRË
BTS – “Yet To Come (The Most Beautiful Moment)” Itzy – “Loco” – JYP Entertainment LISA – “Lalisa” Seventeen – “Hot” Stray Kids – “Maniac” Twice – “The Feels”
VIDEO PËR MIRË
Kendrick Lamar – “The Heart Part 5” Latto – “Pussy” Lizzo – “About Damn Time” Rina Sawayama – “This Hell” Stromae – ”Fils de joie”
PERFORMANCA METAVERSE MË E MIRË
Blackpink The Virtual – PUBG BTS – Minecraft Charli XCX – Roblox Justin Bieber – An Interactive Virtual Experience – Wave Rift Tour ft. Ariana Grande – Fortnite Twenty One Pilots Concert Experience – Roblox
VIDEO E GJATË MË E MIRË
Billie Eilish – Happier Than Ever: A Love Letter to Los Angeles Foo Fighters – Studio 666 Kacey Musgraves – Star-Crossed Madonna – Madame X Olivia Rodrigo – Driving Home 2 U Taylor Swift – “All Too Well” (10 Minute Version) (Taylor’s Version)
KINEMATOGRAFIA MË MIRË
Baby Keem and Kendrick Lamar – “Family Ties” Camila Cabello ft. Ed Sheeran – “Bam Bam” Harry Styles – “As It Was” Kendrick Lamar – “N95” Normani ft. Cardi B – “Wild Side” Taylor Swift – “All Too Well” (10 Minute Version) (Taylor’s Version)
REGJIA MË I MIRË
Baby Keem and Kendrick Lamar – “Family Ties” Billie Eilish – “Happier Than Ever” Ed Sheeran – “Shivers” Harry Styles – “As It Was” Lil Nas X and Jack Harlow – “Industry Baby” Taylor Swift – “All Too Well” (10 Minute Version) (Taylor’s Version)
REGJIA ARTISTIKE MË E MIRË
Adele – “Oh My God” Doja Cat – “Get Into It (Yuh)” Drake ft. Future & Young Thug – “Way 2 Sexy” Kacey Musgraves – “Simple Times” Lil Nas X and Jack Harlow – “Industry Baby” Megan Thee Stallion ft. Dua Lipa – “Sweetest Pie”
EFEKTET MË TË MË TË MIRA VIZUALE
Billie Eilish – “Happier Than Ever” Coldplay and BTS – “My Universe” Kendrick Lamar – “The Heart Part 5” Lil Nas X and Jack Harlow – “Industry Baby” Megan Thee Stallion & Dua Lipa – “Sweetest Pie” The Kid Laroi and Justin Bieber – “Stay”
KOREOGRAFIA MË E MIRË
BTS – “Permission to Dance” Doja Cat – “Woman” FKA twigs ft. The Weeknd – “Tears In The Club” Harry Styles – “As It Was” Lil Nas X and Jack Harlow – “Industry Baby” Normani ft. Cardi B – “Wild Side”
EDITIMI MË I MIRË
Baby Keem and Kendrick Lamar – “Family Ties” Doja Cat – “Get Into It (Yuh)” Olivia Rodrigo – “Brutal” Rosalía – “Saoko” Taylor Swift – “All Too Well” (10 Minute Version) (Taylor’s Version) The Weeknd – “Take My Breath” / KultPlus.com
Fotografi Ilaz Bylykbashoshi ka publikuar disa fotografi nga një takim i Presidentit Ibrahim Rugova me aktorin e njohur Bekim Fehmiu.
Ai ka shkruar pa censurë një pjesë të bisedës mes Rugovës e Fehmiut.
Të dy e kishin lavduar njëri-tjetrin, por aktori e kishte bërë në një mënyrë më të pazakontë.
“Ibrahim Rugova: “Bekim Fehmiu ju adhurojë për prezantimin e denjë që i keni bërë kombit nëpër botë”! Bekim Fehmiu: “President mendojë që ju i keni koqet deri tek gujt”!”, ka shkruar Ilaz Bylykbashi në përshkrimin e fotografive. / KultPlus.com
Filmi vendor i metrazhit të gjatë ”BOMBA” vjen në kinematë e vendit, përcjell KultPlus.
”BOMBA” është filmi që shpalos dhe bazohet në ngjarje të vërteta të ndodhura në luftën e fundit në Kosovë.
Filmi konsiderohet të jetë i jashtëzakonshëm dhe krejt ndryshe. I përket zhanrit aksion/triller/dramë dhe ka zgjatur gjithsej tri vite deri në përfundimin e tij.
Në film luajnë aktorët: Enver Petrovci, James Fetahu, Fatos Kryeziu, Bislim Muçaj, Dibran Tahiri, Avni Hoti, Selami Taraku, Kadrije Canolli dhe shumë emra tjerë të skenës tonë filmike.
Ky film premierën do ta ketë me datë 28 korrik në Cineplexx, duke filluar nga ora 20:00.
Më poshtë gjeni trailerin zyrtar të filmit. / KultPlus.com
Edhe këtë vit do të mbahet evenimenti MTV Video Music Awards pranë adhuruesve në kushte normale, transmeton KultPlus.
Dua Lipa është përfshirë sërish në listat e MTV Video Music Awards dhe këtë vit është një nga artistet më të nominuara në disa nga kategoritë më të rëndësishme. Artistja me origjinë shqiptare është e nominuar në kategorinë: “SONG OF THE YEAR”- me këngën Cold Heart, “BEST COLLABORATION” – me këngën Cold Heart, “BEST COLLABORATION” – me këngën Sweetest Pie, “BEST ART DIRECTION” – me këngën Sweetest Pie, “BEST VISUAL EFFECTS” – me këngën Sweetest Pie.
Ndërkohë listën e nominimeve e kryesojnë Jack Harlow, Kendrick Lamar dhe Lil Nas X me shtatë nominime secili.
Ju mund të votoni KËTU. Votimi mbyllet të premten, më 19 gusht 2022. Të nominuarit në kategoritë sociale, duke përfshirë “Grupin e Vitit” dhe “Këngën e Verës”, do të shpallen në një datë të mëvonshme. / KultPlus.com
Pianoja antike e vjedhur në vitin 2015 në Konservatorin e Parmës në Itali, e cila u soll në vendin tonë për t’u shitur, iu dorëzua sot autoriteteve italiane.
Bëhet fjalë për një instrument ‘Clavikorda’ e shekullit të XVIII, pjesë e trashëgimisë italiane, e cila u gjet në një dyqan instrumentesh muzikore në Shqipëri.
Dorëzimi i saj është bërë nga Ministria e Drejtësisë, ministria e Kulturës për komandatin e Karabinierëve për trashëgiminë kulturore në një ceremoni të posaçme në ambientet e ministrisë së Drejtësisë.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se dorëzimi i pianos së shekullit të XVIII e cila ishte vjedhur në Itali është një shenjë e bashkëpunimit serioz me një vend mik që është Italia.
“Është një takim që shpreh një bashkëpunim të shkëlqyer që ekziston ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë edhe në fushën e trashëgimisë kulturore. Në fakt, objekti që do t’u dorëzojmë sot autoriteteve italiane do ta merret posaçërisht nga gjeneral Rikardi dhe stafi i tij. Është një objekt i trashëgimisë kulturore italiane me vlera të padiskutueshme historike, është një clavikordë që i takon shekullit të XVIII, saktësisht e prodhuar në vitin 1880, e cila është vjedhur në Parma në vitin 2015. Dhe falë një bashkëpunimi të autoriteteve gjyqësore të Parmës dhe autoriteteve shqiptare, konkretisht Prokurorisë së Tiranës, në tetor të viti 2021 është bërë e mundur gjetja e kësaj clavikorde. Instrumentin e ka dorëzuar në tetor të vitit 2021 një qytetar nga Vora dhe në fakt kjo clavikordë mbante vlera të jashtëzakonshme historike. I përket një koleksioni në Pama dhe që në tetor të vitit 2021 në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës është ruajtur dhe administruar në Ministrinë e Drejtësisë. E para si provë materiale e cila do iu dërgohet autoriteteve italiane por dhe si një objekt i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore italiane”, tha Manja.
Manja u shpreh i lumtur që kjo vegël muzikore do të riatdhesohet në Itali dhe e konsideroi dorëzimin si një shenjë të bashkëpunimit serioz ndërmjet autoriteteve gjyqësore.
“Natyrisht, ky nuk është bashkëpunimi i parë por ne sot kemi rënë dakord që edhe në fushën e trashëgimisë kulturore bashkë me kolegen Margariti dhe ambasadën e Italisë në Shqipëri, ne ta shtrijmë këtë bashkëpunim në të ardhmen, pse jo për të bërë të mundur riatdhesimin reciprok të të gjitha veprave të trashëgimisë kulturore që personat në konflikt me ligjin të ndëshkohen kudo që ata janë. Ndërsa këto vepra të shkojnë aty ku ishin”, tha ministri Manja. /atsh / KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka përkujtuar heroin Enver Zymberi në 11- vjetorin e rënies.
Presidentja Osmani ka thënë se ai është heroi i Kosovës së sotme, i cili u vra në krye të detyrës nga strukturat kriminale serbe në mbrojtje të shtetit ligjor.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Në 11- vjetorin e rënies, e kujtojmë sot heroin Enver Zymberi, i cili ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, për të cilën gjë i përkulemi sot e përjetësisht. Ai është heroi i Kosovës së sotme, i cili u vra në krye të detyrës nga strukturat kriminale serbe në mbrojtje të shtetit ligjor.
Krahas tij, në Ditën e policëve të rënë në krye të detyrës, kujtojmë edhe 21- policët e rënë në detyrë, që prej themelimit të Policisë së Kosovës. Ata janë nderi, krenaria dhe përpjekja për një për ndërtimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë.
Policët tanë janë e tashmja dhe e ardhmja e sigurt për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës! / KultPlus.com
“Cool Summer” vjen në Cineplexx çdo të martë ku përveç uljeve të çmimit të biletave çdo vizitorë shpërblehet me nga një Sundae falas nga KFC.
Përveç kësaj kampanje, të gjithë filmat do të jenë me zbritje, ato në 2D duke filluar nga 3,00 € dhe ato në 3D duke filluar nga 4,10 €.
Gjatë “Cool Summer”, do të mund t’i shihni filmat më të ri me teknologjinë RealD 3D dhe teknologjinë e re të zërimit Dolby Digital Surround System 7.1, si dhe mund të zgjedhni nga 6 sallat ku shfaqen filmat.
Disa nga top filmat që mund t’i shihni në Cineplexx janë:
Thor: Love and Thunder
Pensionimi i Thor ndërpritet shpejtë nga një vrasës galaktik i njohur si Gorr the “God Butcher”, i cili kërkon zhdukjen e perëndive. Për të luftuar kërcënimin, Thor kërkon ndihmën e mbretit Valkyrie, Korg, Guardian of the Galaxy dhe ish-të dashurës Jane Foster, e cila – për habinë e Thor-it – përdor në mënyrë të pashpjegueshme çekiçin e tij magjik, Mjolnir, si Thori i Fuqishëm.
Gru është një fans 12-vjeçar i grupit “The Vicious 6”, një grup super-antagonistësh. Së bashku me ekipin e tij të sapogjetur të Minions, të udhëhequr nga Kevin, Stuart, Bob dhe të sapoardhurit, Otto, Gru harton një skemë për t’u bërë një antagonist i njohur.
Tom Cruise në rolin e Pete “Maverick” Mitchell pas më shumë se 30 vite shërbimi si një nga aviatorët më të mirë të Marinës është në vendin ku i takon, duke i shtyrë kufijtë si një pilot i guximshëm testimi dhe duke shmangur avancimin në gradë që do ta ndalonte atë. Këtë herë ai gjen veten duke trajnuar të diplomuarit në Top Gun për një mision të specializuar, të cilin asnjë pilot i gjallë nuk e ka parë ndonjëherë.
Finney Shaw është një djalë 13-vjeçar i turpshëm, por i zgjuar, i cili po mbahet në një bodrum nga një vrasës sadist dhe i maskuar. Kur një telefon i shkëputur në mur fillon të bie, ai shpejt zbulon se mund të dëgjojë zërat e viktimave të mëparshme të vrasësit — dhe ata janë të vendosur të sigurohen që ajo që u ndodhi atyre të mos i ndodhë Finney-t.
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx , ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00.
Me rastin e shënimit të përvjetorit të vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi, Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës ka përuruar librin “Libri i burgosur-gjarpinjtë e gjakut”, të autorit Selatin Novosella.
Autori, Novosella tha se ky libër ka grumbullime të 36 recensioneve për Adem Demaçin dhe se ka zgjatur prej vitit 1994.
Fjalë të mëdha për jetën dhe veprën e Adem Demaçit shprehen edhe redaktori i librit, Begzat Baliu dhe lektori, Adem Nimani.
Në orën 12:00 do të realizohet një vizitë në sheshin “Adem Demaçi”, si dhe do të vendosen buqeta lulesh në gurthemelin e shtatores së Adem Demaçit.
Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës, ndërroi jetë më 26 korrik 2018, në moshën 82-vjeçare. / Bota sot / KultPlus.com
Objekti i SHFMU ”Vaso Pashë Shkodrani” në Pejë, tash do të ketë një tjetër funksion.
Kjo hapësirë është shndërruar në institucionin më të ri të artit në Kosovë, Institutin e Artit Bashkëkohor ARKIV.
Hapja u bë me ekspozitën e Artan Hajrullahut ”Silence Took a Hold of the Rooms”.
Ministri Çeku vizitoi ARKIV-in bashkë me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ku u pritën nga artisti Sislej Xhafa, njëkohësisht edhe themeluesi i këtij institucioni.
ARKIV, Instituti i Artit Bashkëkohor është institucioni i parë publik i dedikuar artit bashkëkohor në rajonin e Pejës. Duke bashkuar artistë vendas dhe
ndërkombëtarë në të gjithë disiplinat, do të jetë një qendër e krijuar për kërkime të avancuara, të menduarit kritik, eksperimentim dhe dialog. / KultPlus.com
Prishtina është shndërruar në një fole të artit. Ngjarja më e madhe ndërkombëtare e artit bashkëkohor, “Manifesta 14 Prishtina” ka sjellë artistë nga gjithë bota të cilët kanë lënë gjurmët e tyre në pjesë të ndryshme të Prishtinës, shkruan KultPlus.
Pothuajse në çdo kënd të kryeqytetit ju mund të takoheni me një ndërhyrje artistike që vjen nga Manifesta.
103 pjesëmarrës nga e gjithë bota po presin që puna e tyre të vizitohet e të pëlqehet nga publiku.
Sot, po ju prezantojmë me artistin, regjisorin dhe shkrimtarin Christian Nyampeta.
Në kinemanë e braktisur të Kino Rinisë, Christian Nyampeta prezanton për çdo orë shfaqje të filmit të tij Sometimes It Was Beautiful, si dhe fragmente nga puna e tij e ardhshme, Lovers in a Dangerous Spacetime. Pjesë e instalacionit janë poashtu karriget e falura nga shumë njerëz të ndryshëm nga Prishtina.
Kjo ndërhyrje, së bashku me pjesën tjetër të programit është e hapur çdo ditë, përveç të hënës, nga ora 10.00-20.00. / KultPlus.com
Kori i Fëmijëve “Okarina” që udhëhiqet nga Elikona Hysaj Shala do të prezantohet me një paraqitje në Festivalin “Dita jonë”, edicioni i IX-të, në Kërçovë të Maqedonisë, shkruan KultPlus.
Elikona Hysaj Shala ka njoftuar për KultPlus se në këtë Festival, Kori i Fëmijëve “Okarina” është mysafir special, dhe po sipas saj, fëmijët do të prezantohen me tetë këngë.
Festivali ‘Dita jonë” organizohet na Komuna e Kërçovës, nën udhëheqjen e Besiana Qani Mehmedit.
“Kënaqësi pafund që Kori “Okarina” do të përjetojë koncertin e parë jashtë Kosovës, përkatësisht në qytetin e Kërçovës, qytet simbol i mikpritjes shqiptare”, ka shkruar Elikona Hysaj Shala.
Festivali “Dita jonë” do të mbahet në Kalanë e Kërçovës, më 29 korrik, duke filluar në orën 18:00./ KultPlus.com
Ferdinand Leka, gjuhëtar; albanolog një emër i shquar i mendimit shqip vdiq më 25 korrik në moshën 90 vjeçare.
Leka ishte i vetmi delegat mes 87-të pjesëmarrësve që morën pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit, si përfaqësues i Institutit të Gjuhësisë.
Ky vit shënjon dhe 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe dhe profesori ishte duke shkruar kujtimet mbi këtë ngjarje madhore për gjuhën shqipe.
Prof. Ferdinad Leka është autor i veprave studimore si “Fjalori i Ri Kompakt Italisht-Shqip dhe Shqip-Italisht”, “Ushtrime përgatitore për një italishte me themel”, “Fjalori themelor Italisht-Shqip (Dizionario Fondamentale Italiano-Albaneze”)”, “Fjalori i Termave të Letërsisë”, “Antologji e Historisë së Kohës së Vjetër, Qytetërimet e Lashta, Lindja e Lashtë, Greqia, Roma, Ilirët” etj. Përkthimeve si: “Faik Konica” “Shqipëria, Kopshti Shkëmbor i Europës Juglindore”, titulli i origjinalit “The Rock garden of Southeast Europe”, “Histori e Kishës, Zhvillimi i Jetës së Kishës nga rreshajet deri në ditët tona”, Michel Lemonnier, “Botëkuptimi i Dostojevskit”, Nikolai Berdjajev, “Zanafilla dhe kuptimi i komunizmit Rus”, Nikollaj Berdajev, “Jezusi i Nazaretit”, Joseph Ratzinger (pjesa e dytë nga hyrja në Jerusalem deri te ngjallja), Henry Barraud, “Për të kuptuar muzikën e sotme” etj.
“Këto foto janë realizuar vetëm disa muaj më parë në shtëpinë e tij. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit u shpreh familjarëve ngushëllimet e thella. Nderim për punën e veprën e tij”./Panorama.al / KultPlus.com
Qyteti Italian i Venecias do të jetë i pari në botë që do të krijojë një regjistër për turistët e huaj që do të vizitojnë vendin dhe që do të paguajnë një tarifë hyrjeje për në qytet. Teksa qeveria lokale thotë se e sheh këtë si zgjidhjen e vetme për të frenuar turizmin e tepërt, vizitorët dhe pronarët e bizneseve thonë se ky sistem i ri është i padrejtë e madje i mbushur me sfida logjistike.
Venecia është një nga qytetet më të vizituara në botë, që tërheq çdo vit mbi 20 milionë turistë të huaj, falë kanaleve dhe sheshit të saj të famshëm. Por tashmë, kushdo që mendon ta vizitojë, duhet të parashikojë edhe një kosto ekstra, teksa qyteti po bëhet gati për të vendosur një taksë hyrjeje. Këshilli lokal i qytetit synon që përmes kësaj takse, të mund të menaxhojë më mirë fluksin e turistëve, sidomos në muaj që konsiderohen piku i turizmit.
Aktualisht, diskutimet janë për një taksë që varion nga 3 deri në 10 euro dhe debatet këtu janë përqendruar. Po mendohet që taksa të paguhet vetëm nga turistët ditorë, të cilët taksën do ta paguajnë në faturën e akomodimit. Ndërsa nga taksa do të përjashtohen ata që drejt Venecias udhëtojnë për punë apo për studime, ata që vizitojnë familjarët apo turistët që udhëtojnë drejt qytetit si pjesëmarrës në evente kulturore apo sportive. Nëse deklarata që ata firmosin për motivin përse do të vizitojnë Venecias dhe provohet që arsyeja është false, mund të përballen edhe me akuza kriminale. Taksa e re pritet të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm./A2CNN / KultPlus.com