Trilogjia e përkthyer ndryshe si “ylber i dyfishtë”, Adnan Kafazi pret një finale shpresëdhënëse

Uranik Emini

Në historinë e filmave botërorë është shumë e vështirë të krijosh tre filma të suksesshëm, pra tre filma që në thelb përbëjnë një “trilogji”. Pavarësisht nga shanset e pamundura, regjisorët herë pas here ia dalin të krijojnë jo vetëm një përfundim të madh, por edhe një film të mrekullueshëm final në një trilogji – atë që është, statistikisht, më i vështiri për t’u arritur, shkruan KultPlus.

Gjatë gjithë kohës regjisoru duhet shpresuar që gjithnjë të mbetet aktiv dhe i angazhuar, që kasti të jetë ende i çasshëm dhe i kënaqur, gjithashtu që studioja të vazhdojë t’i ndihmojë ata dhe se çdo episod pasues është financiarisht mjaft i dobishëm për të justifikuar një tjetër. Kështu, regjisori Genc Berisha bashkë me aktorët, skenaristët e producentët po synojnë një gjë të tillë

Pas “Zonjushës” dhe “Diamantit”, ky film tematikë kryesore ka rrëzimin e Adnan Kafazit nga pushteti i një gangsteri, që ka nën kontroll të gjithë qytetin. E janë pikërisht Vuqa, Bulli dhe Zagi, si të vetmit që kanë guxim ta kundërshtojnë, kështu shpjegon regjisori Genc Berisha në një intervistë për KultPlus.

Xhirimet e përfunduara

“Xhirimet kanë përfunduar dhe filmi është në procesin e montazhes. Xhirimet kanë zgjatur rreth 1 muaj në periudhën qershor-korrik. Ky film është vazhdimësi e filmave të kaluar, e të njëjtin e përcjellë zhanri dramë-krim-komedi”, thotë tutje Berisha.

Gratë – risit e reja në këtë film

“Kësaj here në film risi do të jetë pjesëmarrja e madhe e grave, të cilat edhe kalojnë nga rolet dytësore, në role kryesore. Kjo ka qenë edhe gjatë punimit të skenarit dhe ndryshimi i nevojshëm, duke e parë që në filmat e kaluar ka munguar kjo dukuri”.

“Adnan Kafazi” – filmi ideal për të mbushur plot një sallë të kinemasë

“Planet për premierën janë për në janar të vitit të ardhshëm. Edhe ky film, rrugëtimin e ka për në kinema, kështu që premiera e parë do të jetë aty. Poashtu, pritshmëritë i kam shumë të mëdhaja, që ky film ka me sjell një numër të madh të publikut në kineame. Duke e ditur që kemi një kastë të njohur të aktorëve: Armend Baloku, Besart Sllamniku, Muhamet Arifi, Dukagjin Podrimaj, Ylber Bardhi, Edona Reshitaj, Arta Mucaj, Armond Morina, Shkumbin Istrefi, Fatmir Spahiu, Xhejlane Terbunja e shumë të tjerë. Gjithashtu, edhe tema ka risi dhe befasi që presim të pëlqehet nga publiku”, vazhdon ai.

Aktorët e rinj

“Filmi “Adnan Kafazi” e ka një vazhdimësi nga Diamanti, ku përveç roleve që kanë qenë deri tani, mund të përmendi që pjesë e filmit do të jenë edhe Armond Morina në rolin e Adnanit, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi, Fatmir Spahiu, Rita Krasniqi,e po ashtu do të jenë edhe Majk e Dafina Zeqiri”, përfundon regjisori i shumë filmave e serialeve shqip.

Ndërkaq, producentja e skenaristja, Rita Krasniqi, njofton për KultPlus se skenari është shkruajtur nga Besart Sllamniku, Lulzim Bucolli dhe vetë ajo.

“Filmi ka përfunduar xhirimet dhe tash është në procesin e montazhës. Por akoma nuk kemi ndonjë datë të premierës saktësisht”, thotë ajo për KultPlus.

Filmi nga syri i aktorit

Një ndër aktorët kryesor në këtë film, Armend Baloku, ka thënë për KultPlus se filmi është xhiruar nëpër pjesë të ndryshme të Kosovës, por kryesisht i fokusuar në Prishtinë.

“Xhirimet kanë shkuar mirë. Ka qenë një atmosferë pune, ku secili ka qenë në krye të detyrës. Ka qenë gjithashtu një kënaqësi me bashkëpunu me një kastë të tillë të aktorëve, poashtu më është bërë qejfi që kemi bashkëpunuar edhe një herë me Genc Berishën, Besart Sllamnikun, si dhe Rita Krasniqin”.

Finalja e madhe shpresëdhënëse

“Besoj se do të kemi një film interesant, duke u bazuar në imagjinatën e Besart Sllamnikut, i cili mendoj se ka bërë një punë të shkëlqyer. Besoj se njerëzit do ta pëlqejnë. Gjithashtu shpresoj se kur ta shohim premierën të kënaqemi edhe ne duke e shikuar. Shpresojmë për një finale të mirë”, përfundon ai.

Ashtu si struktura me tre akte e një drame, libri ose filmi, një trilogji përfaqëson tre pjesë të një historie në tërësi. Një fillim, një mes dhe sigurisht një fund. Një trilogji, e thënë siç duhet, mund të përmirësojë një histori, të mbajë audiencën në terësi dhe t’i japë më shumë thellësi filmit./KultPlus.com

Qenie, varr as frymë

Poezi nga Jusuf Gërvalla.

Një shishe hermetike
grykëngushtë
lëfytgjatë
në murin prej argjile
në detin e ëmbël
në lëkurën me pore drite
në ballsam të largët egjipti
një një të miliontin yll
në çdo kristal
në çdo gur të çmuar.

Bima mugullon në terrin e tokës
në qullin e baltës
qenie, varr as frymë
sy i zbrazët
nga gjithë bukuria mbeti vetëm kjo
e prekshme e flakët dhe e pakuptueshme.

Seç po lebetitem po më dridhet buza
zëri im i djeshëm se ku u bë
amshim i zbrazët
si syri që më sodit me plotëninë e trilluar
i ndritshëm e i thatë si mermer i zi
dashuria e të çmendurit nga frika
mes të gjithëfuqishëmve
një gogol druri mbuluar me të tharat e vjeshtës
një leckë e një enë e ndryshkur
ca pulla sedefi.

Në shesh i nxora gjithë rekuizitat e parajsës
e syri i zbrazët në roje sodiste
dhe përgjonte pamundësinë time të mundshme./KultPlus.com

Tri projekte për transformimin e Pogradecit

Prefekti i qarkut Korçë, Nertil Jole, kryetari i bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli si dhe Aleksandër Sarapuli nga AADF, kanë diskutuar hapat teknike dhe kalendarin e zbatimit të punimeve për projektin që do të transformojë zonën Drilon-Tushemisht.

Bëhet fjalë për një investim që kap vlerën e 15,5 milionë dollarëve, të cilat do të sjellin një transformim të qëndrueshëm, duke e kthyer qytetin e Pogradecit në një destinacion turistik shumë më të preferuar për vizitorë vendas e të huaj.

Për këtë zonë janë miratuar në total 3 projekte. Parku i Drilonit me vlerë 5,5 milionë dollarë është i financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, ku është parashikuar të realizohet rehabilitimi i gjithë parkut deri tek burimet e Zagorçanit (Gurasit), rehabilitimi i fasadave të objekteve të Tushemishtit, si dhe tre parkime publike e një qendër vizitorësh.

Po ashtu, me mbështetjen e qeverisë shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, është miratuar fondi me vlerë 4 milionë dollarë dhe aktualisht është në proces prokurimi, për zbatimin e projektit të “Shëtitores së Tushemisht nga ura e Drilonit deri në pikën doganore të Tushemishtit”.

Ndërkohë që, projekti i “Unazës së Tushemishtit” që fillon nga ura Drilonit dhe kalon nga burimet e Zagorçanit për të përfunduar në pikën doganore, është financuar gjithashtu me një vlerë 6 milionë dollarë nga qeveria shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe pritet që të fillojë nga zbatimi brenda vjeshtës.

Prefekti i qarkut Korçë, Nertil Jole, është shprehur se projektidea i ishte paraqitur drejtorit te AADF dhe bordit të këtij fondacioni, që në vitin 2016, së bashku më ministren e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni. “Ky projekt mori aso kohe miratimin e Bordit për t’u financuar dhe është një lajm i shkëlqyer që sot projekti është në fazën e zbatimit”, shtoi prefekti Jole. /atsh / KultPlus.com

“Hyjneshat”, eventi i parë i Manifesta Nights mbahet këtë të premte

Në kuadër të Manifesta 14 do të mbahet eventi i parë i Manifesta Nights që feston jetën e natës së Prishtinës që njihet për shpirtin eksperimentues dhe mbështetjen ndaj shprehjes së lirë.

Manifesta Nights organizohet dhe mbahet në bashkëpunim me kolektivet e Prishtinës.

Eventi mbahet ditën e premten me fillim nga ora 20:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

“Nisim natën e parë, të premten e ardhshme në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve me Hyjneshat – një kolektiv queer nga Kosova që njihen për përpjekjet dhe punën e shkëlqyer që zhvillojnë në mbështetje të skenës LGBTQ+ në vend. Prisni muzikë live, performanca drag dhe Dj sete. Eventi është falas e të gjithë jeni të ftuar!, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Në kuadër të Manifesta 14 do të mbahet eventi i parë i Manifesta Nights që feston jetën e natës së Prishtinës që njihet për shpirtin eksperimentues dhe mbështetjen ndaj shprehjes së lirë.

Estonia fillon heqjen e monumenteve të luftës së epokës sovjetike

Estonia ka vendosur të heqë monumentet e luftës të epokës sovjetike nga vendet publike.

Masa synon t’i parandalojë ata “të mobilizojnë më shumë armiqësi në shoqëri dhe të prekin plagët e vjetra” pas pushtimit rus të Ukrainës, tha qeveria.

Një tank ikonë T-34 në qytetin e Narva, u dërgua në Muzeun e Luftës të Estonisë.

Narva është qyteti i tretë më i madh i Estonisë, ku 97% e popullsisë së saj prej rreth 60,000 njerëz flasin rusisht.

Estonia rifitoi pavarësinë e saj në vitin 1991 pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Në deklaratën e saj, kryeministrja Kaja Kallas tha se qeveria e saj “nuk do t’i lejojë Rusisë mundësinë për të përdorur të kaluarën për të prishur paqen në Estoni”.

“Duke marrë parasysh shpejtësinë e rritjes së tensioneve dhe konfuzionit rreth memorialeve në Narva, ne duhet të veprojmë shpejt për të garantuar rendin publik dhe sigurinë e brendshme.”

Ministri i Jashtëm Urmas Reinsalu tha se monumente të tilla ishin ngritur për të lavdëruar pushtimin rus dhe nuk kishin vend në hapësirën publike të Estonisë.

Përveç tankut T-34, varrezat e Luftës së Dytë Botërore do të zhvendosen gjithashtu me “një shënues varri neutral” – një çështje që qeveria e pranon se mund të krijojë tensione.

Javën e kaluar, Rusia shprehu zemërim ndaj planeve të Estonisë.

“Lufta kundër historisë, për më tepër me një histori të përbashkët dhe asgjësimin e monumenteve për ata që shpëtuan Evropën nga fashizmi, është sigurisht skandaloze,” tha zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin.

Estonia po anulon gjithashtu rreth 50,000 viza të lëshuara për shtetasit rusë.

“Ne duhet të pranojmë se shoqëria ruse, në përgjithësi, mban gjithashtu një përgjegjësi morale pasive për këto mizori, që ndodhin në tokën ukrainase,” tha zoti Reinsalu.

Letonia, Lituania dhe Republika Çeke gjithashtu kanë ndaluar kryesisht lëshimin e vizave për rusët. Finlanda po redukton në 10% numrin e vizave që lëshon për rusët. / BBC News / KultPlus.com

Foto: Getty Images

Ëndrra: kaosi i vlefshëm

Nga Ibrahim Berisha

Ti mund të takosh një polak dhe të bëhet se gjykon drejt nëse mendon se ke takuar një katolik të devotshëm. Kur takon një birmanez mund të gjykosh drejt se ke takuar një budist po të devotshëm. Kur takon një grek ti gjykon drejt se ke takuar një ortodoks të devotshëm, kur takon një arab të bëhet se gjykon drejt se ke takuar një mysliman, por kur takon një shqiptar, ti mund të pretendosh vetëm se ke takuar një besimtar të devotshëm. Madje jo sall mysliman, katolik apo ortodoks.

Edhe mund ta ketë mirë, kur thotë, Karl Shmit, teorik politik gjerman, konservator: Unë jam një idealist. Nuk e di ku po shkoj, por jam në rrugë. A kishte gabuar rrugën, Karl? Biografët nuk e gjykojnë, por as ai nuk e gjykon veten, pse kishte besuar, mund edhe gabueshëm, në ideologjinë fashiste. Prandaj e thotë thjesht: Unë jam një idealist.

A është e mjaftueshme të jesh idealist? Nuk jemi njerëz që mund të pranojmë konfliktin me primesa mistike, thënë thjesht, as që ato t’i mundim, shkruan Vajt. Nëse ndodh që një individ e ka kandrrën e gërryerjes së përhershme, të motivuar pavarësisht nga lloji i primesave ideologjike, kjo mund edhe të pranohet, së paku, si arsye. Por, kur një mendim dhe veprim turbo bëhet subkolektiv, pavarësisht nga lloji, atëherë  çfarë do të thotë ai? Ai e prekë shkasin. Arsyeja apo shkasi, në këtë rast, janë iluzione? Apo të dyja ngapak janë iluzione? Ndërsa njeriu pa iluzione, cili do të ishte? Ka mundësi kjo të jetë, atë që e thotë Volteri, nëse njerëzve do t’u marrim iluzionet, cila kënaqësi do t’u mbetej atëherë?

  …

Nëse Franca është një shembull i shtetit komb (francez) apo kombit shtet (Francë), pra identifikim i plotë i nacionit me shtetin, Greqia, Rusia dhe Serbia janë identifikim ekstrem i ortodoksisë me shtetin. Më mirë thënë, identifikim ekstrem i shtetit me ortodoksinë.  Përkatësisht, ideologjia është vetë shteti. Miti për ideologjinë megaortodokse është vetë shteti. Nga këtu do nxjerrë edhe projektin ideologjik Megagrek dhe Megaserb që nga shek. XIX. Edhe kjo pranohet pa shumë zhurmë. Projekti i tyre vazhdon.

Por, pse fyhen kaq shumë shqiptarët për shkak të besimeve të tyre? Para shumë vjetëve, thuaja student, kisha hulumtuar prejardhjen e presionit të vazhdueshëm gjeopolitik, jo veç propagandë, për shqiptarët që i projektonin si pjesë e kulturës lindore, si “vetëdije islamike”, “fundamentalizëm islamik”, nuk  e kisha pasur shumë bindës mendimin se kjo bëhej jo për shkakun e ditës së keqe sot, por për shkakun e ditës më të keqe nesër. Bëhej për shkakun se nuk dëshirohej të ekzistonte një esencë që do të identifikonte shqiptarët, qoftë me shtetin, qoftë me kombin dhe që ai identifikim të ishte legjitim, pastaj jo vetëm për shqiptarët.

Andaj, kjo mungesë e hetuar, ishte përdorur qartë kundër vetë shqiptarëve me plot probleme jo vetëm të shkaktuara nga faktorë objektivë, por edhe nga fatkeqësi subjektive. Shqiptarët kishin më shumë besime, por asnjërin, as islamizmin, as katolicizmin dhe as ortodoksinë nuk i kishin bërë ideologji kombëtare. E kishin shtetin mjaft të vogël, por e kishin vizatuar si pjesërisht identifikim me kombin (qoftë edhe të vogël). Madje, këtë konsekuencë fare mirë e kishte dëshmuar qëndrimi moral që u mbajt gjerësisht, por jo gjithaq nga institucionet dhe kjo vërehet edhe sot.

Mund të pretendohet se e tëra kjo kishte një motiv shtesë për investuesit e krijimit të konfuzionit që dëshirojnë paqartësinë e përhershme për të trazuar këtë rajon. Në radhë të parë, edhe qeveritarët serbë në Beograd, po edhe qeveritarët rusë në Kremlin, siç u pa hapur edhe nga pranvera e sivjetme shkasin dhe qëllimin i kanë të pandryshuara.

Pse aq shpesh te shqiptarët kërkohet Tjokroamintoja? Dua të sqaroj se Tjokroamintoja  që merret si një luftëtar i shenjtë, si një themelues shpirtëror i “islamizmit politik”, thoshte se “islami është simbol nacional”. Nuk është shumë aktualizues fakti se doli një frymë e tillë identifikimi, po kaq edhe frymëzimi, në mes të një besimi dhe të një tejnacioni. Por, është kureshtja që të vërteton se ky “fundamentalist foshnjor”, që ishte indonezian dhe, ai kërkonte një ekzekutim politik shumë më të gjerë se sa ishte fryma e tij. Por, po kështu trendi i besimeve politike, nuk ishte krijuar në monoteizëm. Ishte edhe më parë.

Tashti, atje ku nuk mbërrin besimi, atje mbërrin politika. Politikës i duhen të gjithë ndikuesit socialë e kulturorë. Prandaj, ti mund të takosh një polak dhe të bëhet se gjykon drejt nëse mendon se ke takuar një katolik të devotshëm. Kur takon një birmanez mund të gjykosh drejt se ke takuar një budist po të devotshëm, kur takon një grek ti gjykon drejt se ke takuar një ortodoks të devotshëm, kur takon një arab të bëhet se gjykon drejt se ke takuar një mysliman, por kur takon një shqiptar, ti mund të pretendosh vetëm se ke takuar njërin nga besimtarët e devotshëm. Madje jo sall mysliman, katolik apo ortodoks.

Nëse ke gjykuar në të parë se ke takuar një islamist të devotshëm, atëherë nuk ke gjykuar drejt. Flas vetëm për përmasën e paragjykimit, stereotipizimit, me të cilin është ndërtuar, apo është provuar të ndërtohet opinioni karshi shqiptarëve dhe, i cili opinion i amputuar efektshëm përmes propagandës, pastaj është dëshiruar të bartet edhe në raportet më komplekse politike dhe gjeopolitike. Referohet vazhdimisht si burim ndëshkimi dhe mosbesimi qytetërues!

Prandaj, njeriu nuk duhet të brengosemi kur shohim se thyhet ajo, për të cilën e dimë se ishte vetëm iluzion, thotë Ramon Rije. Ky iluzion, në kuptimin enciklopedik na paraqitet si gjykim a pamje reflektuese, apo thënë më thjesht si lajthitje, por ushqyese me perceptime iluzore njëngjyrëshe. Ndërsa bota është ëndërr shumëngjyrëshe. Prandaj, shohim sot një kaos të vlefshëm, qoftë edhe si ëndërr, kjo pasi , referuar Zhozef Kembellit, mitet janë ëndrra publike. Por, bota është e mirë, mbi të gjitha, nëse është humane. Madje plotësisht humane. Apo qoftë edhe vetëm një aspiratë? / KultPlus.com

Tundimi i Moisiut


Nga Edon Thaqi

S’i shkëputa dot prangat e tua
Si duket ishim njohur shumë
Po asgjë njerëzore s’më është e huaj
Kur botën dëshmoj me:
Sentio, ergo sum.

Po çfarë ka ndodhur me ty o Moisi?
Zëri në ëndërr që të zgjon në mesnatë
është vetëm për të treguar
se Sinai u përfshi në flakë
Hyji ta shpalli të vërtetën
veç ti me këmbëngulje s’e pranoje
thurshe ditën e çthurshe natën
e për vezuvin shi kërkoje

Po a ja vlen më o Moisi,
a vjen ndokush, dikë me pritë?
Kur krejt çka kanë mbetur janë:
Zërat e heshtjes dhe pak muzikë.
Absurdi afrohet të t’mbërthej,
të t’përqafojë:
“Imzot ja ku jam e mos ke frikë”

E dashur jetë mbet e virgjër
E fundit është kjo goditje me thikë
Gjashtë muaj pas vdekjes tënde
Mbi varr, një lulediell do të mbijë.
Ndërrohet moti, ndërrohen stinët
Çaje detin si:
Endacakë përmbi valë
Me Kujtesën e qëndrueshme
Anguish,
Klithma,
Natën me Yje e Han’…
Se nuk dihet a ke për t’u ngjitur më në Sinai. / KultPlus.com





“Spitfire Festival” po vjen, synon të vazhdojë traditën e rockut në Kosovë

Nën moton “Një për të gjithë, të gjithë për ROCK”, po vjen “Spitfire Festival” duke bashkuar kështu ROCK grupet, fansat dhe mediat në mbështetje të muzikës dhe kulturës rock, përcjellë KultPlus.

Datat 26, 27 dhe 28 gusht janë rezervuar për këtë festival që për tri ditë radhazi te pishina e Gërmisë do të sjellë emra të njohur të muzikës si: Aleksandër Gjoka, Bojken Lako, Eugent Bushpepa, Redon Makashi, Jericho, Elton Deda dhe shumë të tjerë.

Festivali synon që ta vazhdojë traditën e rockut në Kosovë, e cila i ka fillet nga vitet e 60-ta, duke e përcjellë këtë kulturë te të rinjtë e të gjitha komuniteteve përmes përfshirjes më të madhe të bendeve të reja të rock skenës kosovare. Kjo e bën Festivalin Spitfire të mirëpritet nga të gjithë dashamirët e kulturës rock dhe të kontribuojë në bashkimin e gjeneratave të ndryshme të krijuesve. Veprat dhe shkëmbimi i përvojave dhe ideve të pjesëmarrësve do të jenë një udhërrëfyes për gjeneratat e reja dhe kultivimin e rockut në të ardhmen.

Në Spitfire Festival do të marrin pjesë rock bende nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duke u zgjeruar me bende ndërkombëtare në vitet në vijim. Festivali do të zgjasë tri ditë radhazi, me performanca të bendeve të reja, por edhe të bendeve më të famshme në Kosovë e rajon, si: Aleksandër Gjoka, Bojken Lako, Eugent Bushpepa, Redon Makashi, Jericho, Crossbones Elton Deda, Pinkmetal, Frisson, Gima, Trampolinë, Station Innermost, Epoka 94, Zwada, Telikput, Gillespie, Koha, Oktappa, RedKnots dhe Masters of Mind.

Koncerti treditor, me njëzetë (20) rock e metal bendet më të njohura, do të mbahet në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë. Performancat do të zgjasin prej 25 deri në 100 minuta dhe do të përcillen nga DJ të po të njëjtit zhanër.

Biletat/Tickets for Spitfire Festival / KultPlus.com

Filloi zbatimi i projektit të revitalizimit të qytetit të vjetër të Janjevës

Me 1.4 milion euro nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe 2 milion nga Bashkimi Evropian, projekti “Trashëgimia Kulturore si Nxitëse për Ringjallje Ekonomike të Janjevës” filloi zbatimin, me fokus në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe sigurimin e ringjalljes socio-ekonomike ku parashihen ndërhyrje restauruese dhe revitalizuese në 13 shtëpi të vjetra, hartimi i Strategjisë për Zhvillim të Turizmit Kulturor dhe Natyror, fuqizimi ekonomik dhe ngritja e kapaciteteve lokale për zhvillim të qëndrueshëm lokal, e mbështetja e komunitetit përmes granteve, përcjellë KultPlus.

Në vizitë në Janjevë ishin prezent kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, të shoqëruar nga stafi i projektit të UNDP të cilët bënë një përditësim mbi gjendjen aktuale të projektit dhe punën që do të bëhet në vazhdim.

Si fshat multietnik, Janjeva ka rëndësi të madhe kulturore e historike, e puna në asetet e trashëgimisë kulturore në këtë vend ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e mirëfilltë kulturor e promovimin sa më të mirë të potencialit të Kosovës.

“Çdo ditë punë të mira në mbrojtje të trashëgimisë tonë”, thuhet në njoftimin e MKRS-së. / KultPlus.com

Ministrja Haxhiu reagon për dhunën ndaj grave, rastin e vajzës së rrahur në Prizren e paraqet në polici (VIDEO)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shprehur shqetësimin e saj për rastet e dhunës ndaj grave, përcjell KultPlus.

Ky reagim vjen pasi Haxhiu pa një video të publikuar në media ku shihet duke u rrahur një vajzë në Prizren.

Përveç këtij rasti, çdo ditë në Polici po raportohen raste të dhunës së burrave ndaj grave.

“Jam jashtëzakonisht e shqetësuar me dhunën fizike dhe emocionale të ushtruar ndaj grave, vajzave e fëmijëve. Fatkeqësisht është rrënjosur aq thellë në shoqërinë tonë, sa dhunuesit mund ta ushtrojnë atë publikisht, pa asnjë pikë problemi. Nëse dhunuesit dhunën fizike e ushtrojnë edhe publikisht, e marrim me mend se çka ndodhë prapa dyerve të mbyllura!”, ka shkruar Haxhiu duke u shprehur tutje se çdo formë e dhunës ndaj vajzave, grave dhe fëmijëve, duhet trajtuar seriozisht dhe menjëherë.

“Për rastin e dhunës fizike në Prizren, kam raportuar policinë dhe prokurorinë dhe pres që institucionet ta trajtojnë me prioritet këtë rast, dhe viktimat e qytetarët të sigurohen se dhunuesit do të ndëshkohen.” / KultPlus.com

Zjarri dhe pasioni i një letre që Honore de Balzak i shkruante konteshës polake Ewelina Hanska

Zjarri dhe pasioni i një letre që Honore de Balzak i shkruante konteshës polake Ewelina Hanska, qershor 1835.

Jam aq i çmendur për ju e më shumë se kaq nuk mund të jem. Nuk të arrij të mendoj as dy gjëra të vetme, pa ju menduar edhe juve ngatërruar mes tyre.

Nuk arrij të mendoj asgjë tjetër veç jush. Megjithëse përpiqem të qëndroj, imagjinata më çon gjithnjë te ju. Ju përqafoj, ju puth, ju përkëdhel dhe mijëra përkëdhelje dashurie pushtojnë qenjen time.

Mund t’ju them se do jeni gjithnjë e pa diskutim në zemrën time. Brenda saj ju ndjej në një mënyrë kaq të këndshme. Por, Zot, ç’do të ndodhë me mua nëse ju më hiqni dashurinë tuaj, qëllimin e ekzistencës sime? Ky është mendimi më i tmerrshëm i vetmisë që më tmerron këtë mëngjes.

Ngrihem papritur duke i thënë vetes: “Do shkoj te ajo!” Por ulem përsëri i shtrënguar nga detyrimet që kam. Brenda meje kam një konflikt të frikshëm. Kjo nuk është jetë. Nuk jam ndjerë kurrë kështu. Më keni gllabëruar plotësisht.

Sa herë mendoj për ju ndjej një gëzim prej të çmenduri. Shoh e rishoh një ëndërr aq të bukur sikur në një moment të vetëm arrij të jetoj një mijë vjet. Ç’tmerr i vërtetë!

Pushtuar nga dashuria që më ka hyrë në çdo por, e duke jetuar vetëm për dashurinë, e shoh veten të konsumuar nga dhimbja e si të mbështjellë në një rrjetë merimange.

Eva ime e dashur, ju nuk e dinit. E mora letrën tuaj. E kam këtu para dhe po ju flas njësoj si t’ju kisha edhe ju këtu. Ju shoh njëlloj si dje, të bukur, çmendurisht të bukur!

Mbrëmë i përsërisja vetes pa pushim: Ajo është e imja! Ah! Nuk besoj se engjëjt në parajsë janë më të lumtur sesa isha unë dje! / Nga Albert Vataj / KultPlus.com

Foto e rrallë e Kel Marubit

“Një foto e rrallë e Kel Marubit bashkë me të shoqen” ishte fotoja që përzgjodhi sot, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në kuadër të “Muajit të Fotografisë”. Fotoja mban diçiturën “Kel Marubi me grue në studio” dhe është shkrepur në studion e tij.

Që fëmijë, Mikel Kodheli, me emrin e artit Kel Marubi, punoi si ndihmës në studion e Pietro Marubbi-t bashkë me vëllanë e madh Matinë. Ashtu si i vëllai rreth vitit 1885 edhe ky dërgohet nga mjeshtri për rreth dy vjet të mësojë mbi fotografinë e proçeset e saj në Trieste tek studioja e Guglielmo Sebastianutti-t. Mbas vdekjes së mjeshtrit (1903), ai trashëgon studion dhe mjeshtërinë e fotografisë, e për nder të mjeshtrit mban edhe mbiemrin e tij.

Që në rini, ai përfshihet në lëvizjet për pavarësinë e vendit, gjë që shkaktoi burgosjen e tij disa herë nga autoritetet turke për propagandë patriotike. Më 1908 në shtëpinë e tij themelohet klubi i parë patriotik “Gjuha Shqipe”. Më 1913, flamuri i pavarësisë në Bashkinë e qytetit, qe qëndisur nga vajza e tij Bernardina. Studioja e tij shërbeu dhe si një vendtakim i figurave të njohura të politikës. Më 1926 emërohet fotograf zyrtar i mbretit Zog I.

Kel Marubi la si trashëgimi në fushën e artit të fotografisë, mbi 34000 negativë në xham të përmasave të ndryshme. Vdiq në vitin 1940. /atsh / KultPlus.com

Nis panairi mbarëkombëtar i suvenireve turistike “Saranda ’22”

Në Sarandë ka nisur panairi i 10-të mbarëkombëtar i suvenireve turistike me qasje mjedisore “Saranda 2022”. Panairi organizohet me mbështetjen e bashkisë Sarandë, në një moment kur qyteti është në kulmin e pritjes së turistëve, në mënyrë që edhe vëmendja ndaj këtij panairi të jetë maksimale.

Stendat e prodhuesve të suvenireve, do të qëndrojnë përgjatë 4 ditëve (17-20 gusht) në shëtitoren buzë detit në Sarandë. Eventi është organizuar nga Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias e Informacionit, duke pasur mbështetjen e plotë të Bashkisë Sarandë, kryetari i së cilës, është njëkohësisht president i panairit.

Organizatorët kanë kërkuar më herët që pjesëmarrësit të garantojnë që të gjitha prodhimet të jenë autentike, të mos ekspozojnë artikuj industrialë dhe as me origjinë nga vende të tjera por vetëm ato që kanë lidhje më traditën shqiptare të artizanatit.

Sipas kryebashkiakut Adrian Gurma, do të jetë kënaqësi për çdo vizitor të Sarandës që bëhet edhe vizitor i panairit, të shohë se tradita e artizanatit shqiptar është e tëra në këtë panair.

Sipas AJMMI në këtë event jubilar për panairin e Sarandës, do të marrin pjesë rreth 100 subjekte, artizanë nga vise të ndryshme të Shqipërisë dhe ato etnike. /atsh / KultPlus.com

Thahet një liqen në Zvicër

Në të gjithë Evropën, thatësira ekstreme po çon në nivele të ulëta të ujit, transmeton albinfo.ch. Liqeni Lac des Brenets në kufirin zvicerano-francez tashmë është zhdukur plotësisht.

Liqeni në kufirin zvicerano-francez ishte degjeneruar tashmë në një rrjedhë të vogël në fillim të gushtit.

Transporti në liqen qe ndaluar që në korrik për shkak të nivelit të ulët të ujit.

Sipas matjeve të Zyrës Federale për Mjedisin, niveli i liqenit ka rënë në masë jashtëzakonisht të madhe shtatë herë, vetëm në vitet e fundit. Edhe në shtator të vitit 2018, ai tashmë ishte tharë plotësisht.

Liqeni kufitar midis Zvicrës dhe Francës ndodhet në Jura, në luginën e lumit Doubs, transmeton albinfo.ch. Në rrethana normale, ai ka një thellësi maksimale prej 26 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 0.8 kilometrash katrorë./ KultPlus.com

Vallet popullore europiane ndër shekuj

Këto ditë është duke u mbajtur edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

KultPlus ju sjell më poshtë ligjëratën e Dr. Christine Papp nga Vjena.

Njerëzit në Mesjetë kënaqeshin duke kërcyer me këngë dhe melodi të thjeshta “vallet e tyre të rrumbullakëta”. Ata u shpërndanë në tërë Evropën. Njerëzit i kërcenin në dasma, festivale të korrjeve, kur thernin blegtori, dhe gjithashtu kur dikush ka vdekur.

Këngët dhe meloditë e thjeshta shoqëronin vallet. Struktura e tyre ishte aq e thjeshtë, saqë të gjithë mund të merrnin pjesë shumë lehtë. Muzikantët përdornin fishkëllima, flauta, gajde, daulle, instrumente tingujt intensivë të të cilëve dëgjoheshin në hambarë dhe në natyrë.

Vallet u zhvilluan gjatë periudhave më të gjata brenda një grupi etnik dhe u transferuan nga brezi në brez në format e tyre të tanishme. Shprehja “vallëzim i rrumbullakët” përshkruan disa figura të valleve që do të vëzhgohen në ditët e sotme në vende të ndryshme.

• Në rreshta: në ishujt Faröer kërcejnë njerëzit me këngën e baladave të tyre – kjo quhet “faröer change-dance”

• Në rrethe: Kolo dhe Hora në zonën e Ballkanit, Chorowod në Rusi, Raunde në Angli, Sardana në Kataloni.

• Në linjat gjarpërore, në spirale: Bjelolitsa kruglolitsa në Rusi, Pogonisios në Epir në N-Greqisht

• Në rreshta/vija të kundërta: Bullgarët e Csángó-Hungarezëve, në Rumani, Risipiceanca në Rumani

Një shenjë e jashtëzakonshme e kulturës së vallëzimit të Mesjetës së MI-së ishin format kolektive të kërcimit. Në raundet e kërcimit dhe rrethet ka vetëm pak mundësi për të prodhuar figura individuale. Njerëzit vallëzues veshin fustane të zakonshme shtëpie dhe të ngjyrosura me ngjyrë të plotë.

Kjo ka ndryshuar shumë shpejt në fillim të Epokës së Re kur kërcimet në çift u përhapën mbi Evropën e Mesme dhe u zhvendosën në mënyrën tradicionale. Arti i modës së re të kërcimeve në çift nga Evropa perëndimore solli gjithashtu ndryshime në jetën e njerëzve të vendit. Kërcimi i çiftit doli duke u bërë më individual sidomos në vallëzimin folkarez.

Por këto mënyra të modës së vallëzimeve nuk mund të arrinin në vendet e Ballkanit nën sundimin e Perandorisë Osmane. Vallet ballkanike janë shumë të shumta dhe mund të gjenden në variacione të nuhatshme në rajonet e një vendi. Osmanët gjatë qindra viteve sollën sasi të madhe të ritmit Aksak sidomos në rajonin maqedonas (Maqedoni, Bullgari, Kosovë).

Edhe pas përfundimit të luftës së dytë botërore. kombet mbanin karakterin e formave të tyre të vallëzimit dhe muzikës në përgjithësi. Në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, evropianët dhe amerikano-veriorët zhvilluan një interes shumë të fortë për vallet popullore, dhe ato u përhapën nëpër të gjithë kontinentet. / KultPlus.com

Ushtari rus nxjerr prapaskenat e luftës së Putinit: Vodhëm dhe plaçkitëm shtëpitë e ukrainasve si egërsira

Që nga nisja e luftës në Ukrainë ka pasur raportime në lidhje me moralin e dobët të trupave në front dhe faktin që shumë ushtarë nuk donin të shkonin në luftë. The Guardian ka sjellë dëshminë e një ish-parashutisti rus, ku sipas tij nuk ka asgjë të drejtë në agresionin ndaj Kievit.

Pavel Filatyev e dinte se nëse do të tregonte ato që pa në front rrezikonte të dënohej si tradhtar. Nëna e tij e nxiti të largohej nga vendi, por ai vendosi të tregonte të vërtetën.

“Nuk kam frikë të luftoj. Por më duket se kjo që po bëj është e drejtë. Dhe unë besoj se lufta po dështon jo vetëm sepse qeveria ka vjedhur gjithçka, por sepse ne, rusët, nuk mendojmë se ajo që po bëjmë nuk është e drejtë”, tha ai.

Dy javë më parë, Filatyev shkroi në faqen e tij të mediave sociale VKontakte dhe publikoi një “bombë” prej 141 faqesh: një përshkrim të çdo dite se si njësia e tij parashutiste u dërgua në Ukrainë nga Krimea, hyri në Kherson dhe pushtoi portin detar nën sulmet intensive të artilerisë për më shumë se një muaj pranë Mykolaiv – dhe më pas se si ai u plagos dhe u evakuua nga konflikti.

Atëherë ai u bind se ishte detyra e tij që të tregonte atë që po ndodhte në Ukrainë.

“Po qëndronim në Mykolaiv. Në atë moment mendova se e gjitha kjo ishte një budallallëk. Çfarë dreqin na duhet kjo luftë? Po mendoja se nëse mbijetoja do të bëja gjithçka që mundesha për ta ndaluar këtë”, tha ai.

Filatyev kaloi 45 ditë duke shkruar kujtimet e tij nga lufta.

“Unë thjesht nuk mund të qëndroj më i qetë, edhe pse e di që ndoshta nuk do të ndryshoj asgjë dhe ndoshta kam vepruar gabim që e kam futur veten në kaq shumë telashe,” tha Filatyev.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë rrëfim më të detajuar dhe vullnetar nga një ushtar rus që merrte pjesë në pushtimin e Ukrainës. Filatyev, i cili shërbeu në regjimentin e 56-të të sulmit ajror të Gardës me bazë në Krime, përshkroi se si njësia e tij e rraskapitur dhe e pajisur me armë të vjetra u sulmua në Ukrainë nga një breshëri raketash në fund të shkurtit, ndërkohë që as nuk e kishin idenë se përse po bëhej kjo luftë, raporton abcnews.al.

“Mu deshën javë të tëra për të kuptuar se nuk kishte fare luftë në territorin rus dhe se ne sapo kishim sulmuar Ukrainën”, tha ai.

Në një moment, Filatyev përshkruan sesi parashutistët, elita e ushtrisë ruse, pushtuan portin detar Kherson dhe filluan menjëherë të grabisnin “kompjuterë dhe çfarëdo mallrash të vlefshme që mund të gjenim”. Pastaj plaçkitën kuzhinat për ushqim.

“Ashtu si egërsirat, ne hëngrëm gjithçka atje: tërshërë, qull, reçel, mjaltë, kafe. Gjithçka përreth na jepte një ndjenjë të neveritshme; ne thjesht po përpiqeshim të mbijetonim”, tha ai.

Ai kritikoi atë që e quajti “degradimin” e ushtrisë, duke përfshirë përdorimin e pajisjeve dhe automjeteve të vjetra që i lanë ushtarët rusë të ekspozuar ndaj kundërsulmeve ukrainase.

Ai foli edhe për raportet e ushtarëve që u plagosën qëllimisht veten për të shpëtuar nga fronti dhe për të mbledhur 3 milionë rubla (40,542 £) si kompensim.

Në intervistë, ai tha se nuk i kishte parë personalisht aktet e abuzimit të kryera gjatë luftës.

“Shumica e njerëzve në ushtri janë të pakënaqur për atë që po ndodh atje, ata janë të pakënaqur me qeverinë dhe komandantët e tyre, ata janë të pakënaqur me Putinin dhe politikën e tij, ata janë të pakënaqur me ministrin e Mbrojtjes, i cili kurrë nuk ka shërbyer në ushtri”, theksoi ai./abcnews.al / KultPlus.com

172 vjet nga vdekja e Honore de Balzak, shkrimtarit të madh francez

Honoré de Balzak ishte një shkrimtar francez i shekullit të 19-të.

Honoré de Balzak është shkrimtari më i madh dhe më i lexuari i gjysmës së parë të shekullit të 19-të.

Ai lindi në Turs, më 20 maj të 1799. Në moshën 8 vjeçare mamaja e tij e dërgoi tëstudionte në oratorin e Vendome, ku për 6 vjet studioi shumë lende, por gjithashtu duke nxjerrë në pah talentin e tij në letërsi. Studioi në kolegjin Tours e më pas Paris, ku u transferua së bashku me familjen. U regjistrua në fakultetin e jurisprudencës, dhe në të njëjtën kohë punonte në një zyre noterie. Në moshën 20 vjeçare zbuloi dhuntinë e tij për të shkruajtur.

Në një dhome të vogël në lagjën Bastija, i vetëm ose në bashkëpunim me Auguste Le Poitevin, një botues komercial, nga 1821 deri 1829, shkroi vepra popullore, duke i firmosur si Horas dë Sent-Obë ose L’or de rhoon nder të cilat veçohen : L’héritié de Bïrag (trashëgimtari i Birag, 1821), viker des Ardennes (Famullitari të Ardennët, 1821), Argow le pirate (Argow pirati, 1824).

Në 1822 Balzac u njoh me L’or de Bernit, një grua e pjekur e cila i qëndroi gjithnjë pranie deri në ditën e vdekjes së tij(1836). Asaj gruaje ai i kushtoi “Le lit de la vallée” (Zambaku në lugine, 1835). Në 1825 u bë botues dhe tipograf. Në të njëjtën kohë bleu gjithashtu një fonderi por përpjekjet e tij për të bëre tregti dështuan dhe e futën atë në borxhe.

Përsëri një përpjekje për biznes, këtë herë në Sardenjë ku u përpoq të risillte në pune mijërat e vjetra të argjendit dhe përvec kësaj provoi të tregtonte dru nga Polonia. Shpenzoi shuma marramendëse për kohën, duke mobiluar shtëpinë me mobilie antike. Jeta e tij karakterizohet nga përpjekje të kota për tu pasuruar dhe për të qenë një njëri i suksesshëm në një kohë shumë të shkurtër.

Për 20 vjet ai arriti të bënte 90 krijime midis te cilave kishte romanca e tregime, të gjitha këto të bashkuara në një vepër të vetme me titull “La comédie humaine” (Komedia njerëzore) dhe të ndara në Sèn dë la vi privé (Skena të jetës private), Sèn dë la vi dë provens, Skena të jetës në provincë) Sèn dë la vi parizien (Skena të jetës parisienë). Behet fjale për një analize të jetës shoqërore dhe private në një Francë në zhvillim e sipër, epoka e “monarkisë borgjese” të Luigjit Filip.

E para është një romancë historikë, Le Shuons (1829), për të cilën është frymëzuar nga revolta e Vande-se ; megjithatë do të jenë veprat e tjera të tij që do ti sigurojnë sukses dhe admirim nga ana e publikut. Nder të cilat mund të përmendim : La po dë chagrë (Lëkura e shegrenit, 1831), Evgjéni Grande (1833), Lë médsë dë shampanj (Mjeku i fshatit, 1833), Ilyzio perdy (Ilusione të humbura, 1837-43), Splendër e mizer de kurtisan (1839-47).

Honore ishte frekuentues i rregullt i salloneve, dhe shumë i apasionuar si pas jetës mondane ashtu dhe pas grave fisnike të oborreve të ndryshme, të cilat i përshtateshin më se miri snobismit të tij. Megjithëse ishte vazhdimisht i persekutuar nga njerëz të cilëve u detyrohej para, Balzac për një farë kohë arriti të realizonte ëndrrën e tij për të qenë njëri i pasur.

Kjo erdhi falë lidhjes dashurore me baroneshes polake Eva Hanska, me të cilën u martua pak kohë përpara se të vdiste. (Dashuria me Eva Hanska ishte vetëm një “loje salloni” por një gjë të tillë Balzac nuk e mori vesh kurre).

Në 1834 Balzac pati idenë që të shkrinte të gjitha krijimet e tij në një vepër të vetme monumentale, një afresk i vërtete mbi shoqërinë francezë të asaj kohë nga perandoria e parë deri në monarkinë e Korrikut, kështu publikoi të famshmen Komedia njerëzore.

Fillimisht vepra duhet të përmbante 150 romanca të ndara në tre vija kryesore : Studim zakonesh, Studim filozofik e Studime analitike. Grupi i parë përbehej nga vepra të përfunduara prej kohësh dhe ishte i ndare në 6 skena të cilat përfaqësonin jetën : private, provincës, parisienë, politike, ushtarake dhe fshatit.

Romancat duhet të përmbanin rreth 2000 personazhe, sepse dëshira e tij ishte të krijonte një rrjet ngatërresash midis vëllimeve të ndryshme. Vetëm 2/3 e projektit u realizua. Episodet më të famshme janë : Xha Gorio (1834-35), Evgjéni Grande (1833), Kusherira Betta (1846), Iluzione të humbura (1837-1843).

Në 1937 realizoi “La vielle fille” që u bë romani i parë që publikohej në një gazete. Në 1838 Balzak u dallua për luftën e tij për të drejtën e autorit. Honor kishte një vullnet shumë të madh për të punuar megjithëse shëndeti kishte filluar të bëhej një pengese e madh për të. Në 1839 u bë anëtar i shoqërisë së shkrimtareve dhe po atë vit ai u zgjodh kryetar i saj.

Më 18 gusht  1850, disa muaj pasi ishte martuar me baroneshën Hanska, Balzak u nda nga jeta. Dashuria e tij me aristokraten polake pasqyrohet më se miri në letërkëmbimin midis tyre që u publikua në 1968 nën titullin “Lettre à madame Hanska./KultPlus.com

Qytetet më të mira në botë, ku njerëzit po shpërngulen për të punuar

Ndërsa kufizimet e pandemisë, trazirat politike dhe kostot në rritje, i shtyjnë emigrantët dhe profesionistët jashtë Hong Kongut, pasi “fqinji” rival Singapori ngre flamurin për fuqinë punëtore të importuar. Profesionistët e rinj, që kërkojnë aventura dhe karrierë jashtë vendit, po përballen me një dilemë.

Cilat do të jenë pikat e nxehta kozmopolitane të së ardhmes, për të joshur një komunitet ndërkombëtar me pagesa të larta dhe stile jetese luksoze të përballueshme?

Ndërsa vendet nga Curacao në Cape Verde kanë lëshuar viza nomade digjitale për punonjësit që punën e kanë online, ndërtimi dhe mbajtja e një baze të madhe talentesh kozmopolitane kërkon më shumë se një plazh dhe lidhje Wi-Fi.

Në një botë të ndryshuar nga pandemia, lufta dhe inflacioni, një grup qytetesh po sfidojnë rendin e vjetër, duke joshur kompanitë dhe start-upet për të vulosur markën e tyre, si qytete globale.

Kuala Lumpur

I lënë në hije prej kohësh nga Singapori fqinj si një destinacion për punëtorët emigrantë, kryeqyteti i Malajzisë po bëhet gjithnjë e më tërheqës për bizneset globale, për shkak të fuqisë së tij të madhe punëtore që flet anglisht, lidhjeve të lehta të fluturimeve në rajon dhe kostove të përballueshme të jetesës. Në vitin 2021, qyteti u rendit i pari në një sondazh në mbarë botën me rreth 12,000 emigrantë nga InterNations, duke u renditur në krye për strehimin.

Lisbona

Një nga qytetet më të vjetra në Evropë, Lisbona e ka rikrijuar veten si një destinacion për “hipsterat”, duke organizuar ngjarje të tilla si “Samiti vjetor i Web-it” dhe duke ofruar një përzierje të kulturës, jetës së natës dhe motit të ngrohtë brenda disa prej plazheve më spektakolare të Evropës. E përshkruar vitin e kaluar nga faqja e emigrantëve “Dispatches” si “ndoshta destinacioni më popullor i emigrantëve në Evropë për momentin”, Lisbona po shijon një bum që ka parë rritje të vazhdueshme të çmimeve të pronave ndërsa një fluks imigrantësh të pasur blejnë shtëpi në kryeqytet ose përgjatë plazheve të vendit.

Dubai

Shteti i shkretëtirës ka sfiduar Hong Kongun dhe Singaporin për trafik emigrantësh për më shumë se një dekadë tani dhe kombinimi i pandemisë dhe luftës në Evropë i ka bërë Emiratet edhe më popullore. Me ndërtesën madhështore të Burj Khalifa që ngrihet mbi një koleksion të arkitekturës futuriste, Dubai ka investuar miliarda në krijimin e një qyteti të së ardhmes.

Mexico City

Një shtrirje e madhe urbane prej afro 22 milionë banorësh, Mexico City mund të duket një kandidat i pamundur për një strehë emigrantësh, por kryeqyteti më i vjetër në Amerikë ka fituar me shpejtësi vëmendjen si një qendër e sipërmarrësve dhe startup-eve në Amerikën Latine. Meksika kryesoi renditjen globale në renditjen e “InterNations Expat Insider 2022” të vendeve më të mira për të jetuar dhe kryeqyteti i saj në lartësi të madhe është shtëpia e të huajve nga e gjithë bota. Duke përzier shtatë shekuj histori me disa nga politikat më progresive të rajonit – qyteti ishte i pari në Amerikën Latine që legalizoi martesat mes të njëjtit seks – kryeqyteti është gjithashtu shtëpia e një prej skenave më të gjalla të restoranteve në Amerikë.

Rio de Janeiro

Rio de Janeiro krenohet me një sfond ikonik malesh të mbuluara me pemë që rrethojnë një nga portet natyrore më spektakolare në botë. Ndërsa qyteti pësoi një rënie në vitet 1990, i lënë në hije nga qendra financiare Sao Paulo, atmosfera e qetë dhe plazhet me famë botërore të Rios vazhdojnë të ofrojnë një joshje për të huajt që lëvizin në ekonominë më të madhe të Amerikës së Jugut. / KultPlus.com

“Me shembjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, mesazhi i politikëbërësve u bë i qartë”

Këto ditë është duke u mbajtur edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Po ju sjellim fjalën e Anila Balla që e mbajti dje në Seminar:

Me shembjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, jo vetëm si godinë, por dhe si rezistencë qytetare, mesazhi i politikëbërësve u bë i qartë. Atyre nuk u intereson asnjë disiplinë kulturore nëse nuk kanë përfitimet e tyre. Përfitimi përkthehet gjithmonë në vlerë monetare. Megjithatë, një grup amatorësh në qytetin e Kamzës rezistojnë me teatrin e tyre duke e sjellë pranë një publiku të vendosur në periferi, jo vetëm fizikisht, por edhe kulturalisht.

Objekt konkret i punimit është përpjekja e teatrit eksperimental, alternativ dhe komunitar në periferitë e Kamzës, Tiranës dhe qyteteve të tjera në Shqipëri, gjithashtu dhe theksimi i nevojës për nisma të tilla për të përmirësuar jetën kulturore, por dhe të rezistencës kulturore. Publiku i Kamzës, prej pesë vitesh ka mundur të shikojë dhe dëgjojë tekstet e Ibsen-it, Fo-së, Ionesco-s. Ky teatër ka sjëllë trajta të reja të përditshmërisë së zymtë të të rinjve, të cilët janë përfshirë në këto nisma; ka sjëllë argëtim në një zonë ku nuk ofrohet shumë përveç kafeneve dhe trash-TV dhe ka parë qëndrueshmëri te një grup të rinjsh që nuk kanë marrë kurrë përkrahje prej organeve qeveritare. Gjetjet kryesore të këtij studimi bazohen në përvojën e atyre artistëve që lëvrojnë teatrin jo-konvencional brenda Republikës së Shqipërisë.

Qasja kërkimore mbështetet në teoricienë teatri, të cilët kanë vënë gurët e themelit në zhvillimin e teatrove alternative dhe eksperimentale duke ndryshuar vazhdimisht kënddrejtimin e rrymave teatrove dhe artistike, si Augusto Boal dhe Jerzey Grotovski. / KultPlus.com

Koleksioni i “Marubit” në Bienalen Manifesta

Ekspozita e Muzeut Marubi dhe fondi i tij mbresëlënës janë pjesë e Bienales Manifesta 14, e cila po zhvillohet në Prishtinë.

“Me një koleksion prej 500 mijë negativësh që datojnë prej gjysmës së dytë të shekullit të XIX e deri në fund të shekullit XX, arkiva e Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi, ka histori të panumërta për të rrëfyer”, thuhet në faqen online të Bienales.

Ekspozita mban titullin “Pjetër Marubi, një fotograf në Shqipërinë osmane” dhe është e kuruar nga Luçjan Bedeni, drejtor i Muzeut Marubi. Bedeni është gjithashtu autor i një studimi autoritativ të evolucionit të studios, qe e vështron historinë e Marubit nëpërmjet lenteve të migracionit.

“Pietro Marubbi, një fotograf në periudhën osmane në Shqipëri” paraqitet në Muzeun Etnologjik në Prishtinë deri më 30 tetor 2022.

Materialet e përzgjedhura për këtë ekspozitë, janë instaluar në një banesë me arkitekturë orientale, që kujton stilin e strukturës ku Marubi ndërtoi studion e tij fotografike.

Koncepti kuratorial i ekspozitës ashtë i bazuar në një përzgjedhje imazhesh që na tregojnë edhe për marrëdhëniet ndërmjet refugjatëve italiane në Shkodrën e shek. XIX.

Manifesta, Bienalja Europiane e Artit Bashkëkohor, e ndryshon vendndodhjen e saj çdo 2 vjet. Kjo bienale përpiqet të qëndrojë larg atyre që njihen gjerësisht si qendra që prodhojnë art, duke e kërkuar atë në terrene të freskëta e më të begata. Kjo është dhe njëra nga arsyet përse u përzgjodh Prishtina për edicionin e saj të 14-të. /KultPlus.com

Studentja saudite u dënua me 34 vjet burg për postimet kritike në Twitter, reagon Universiteti ku studionte

Universiteti i Leeds ka shprehur shqetësim të thellë për një nga studentët e doktoraturës, e cila është burgosur për 34 vjet burgim në Arabinë Saudite për postimet kritike në Twitter.

Salma al-Shehab, një shtetase saudite dhe nënë e dy fëmijëve, u arrestua në vitin 2021 ndërsa ishte me pushime në mbretëri.

Para udhëtimit ajo kishte bërë thirrje për reforma dhe lirimin e aktivistëve.

Grupet e të drejtave të njeriut thanë se dënimi i ashpër i dha gënjeshtra pretendimeve saudite se po përmirësonte të drejtat e grave dhe tregoi se situata po përkeqësohej.

Një gjykatë kundër terrorizmit e dënoi Shebabin për ndihmën e disidentëve që kërkonin të “prishnin rendin publik” dhe publikonin “thashetheme të rreme”, thanë ata, raporton BBC, transmeton Express.

Ata paralajmëruan se ishte “dënimi më i gjatë me burgim ndonjëherë për një aktiviste paqësore” në shtetin e Gjirit. /Express / KultPlus.com

‘Të edukojmë vajzat, ato edukojnë familjen dhe kombin’, fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin osman

Nga Hasan Bello

Në fjalën e hapjes së Parlamentit të parë osman sulltan Abdylhamidi II (1876-1909) premtoi se në kuadër të reformave që do të realizonte do të hapte edhe një shkollë për përgatitjen e nënpunësve e kuadrove të lartë të shtetit osman dhe se brenda një viti do të sillte në Parlament një rregullore të re mbi arsimin.

Në diskutimet që u zhvilluan në Parlament lidhur me legjislacionin e vilajeteve dhe bashkive u vu re se zbatimi i këtyre ligjeve ishte i kushtëzuar nga nënpunësit e shkolluar dhe nga populli që dinte shkrim e këndim. Këto diskutime nxorrën në pah gjendjen e mjeruar që ekzistonte në mbarë Perandorinë Osmane. Deputeti i Ajdënit, Ahmet Efendiu, ngriti shqetësimin se në zonën e tij, me përjashtim të imamëve, nuk kishte njerëz që dinin të lexonin.

Një diskutim po aq të zjarrtë lidhur me këtë problem, më 14 janar 1878, mbajti me cilësinë e deputetit të Janinës edhe Abdyl bej Frashëri.

Ai e filloi diskutimin e tij duke shtruar pyetjen: “Cili është vallë shkaku i prapambetjes dhe i moszhvillimit të Perandorisë Osmane, i mbarë viseve që ajo zotëron në Europë, në Azi dhe në Afrikë?

Sipas disa hamendësive tre janë shkaqet kryesore: shkaku i parë është injoranca, shkaku i dytë despotizmi dhe shkaku i tretë është paaftësia e funksionarëve që ndodhen në krye të punëve, të cilët merren ose me argëtime ose me kotësira, por aspak me përparimin e shtetit dhe të kombit”.

Abdyl Frashëri mbajti një qëndrim kritik, sidomos ndaj mos zbatimit siç duhej të reformave të Tanzimatit (1839) të nisura nga sulltan Abdylmexhidi lidhur me përmirësimin e arsimit.

Sipas tij, baza e një shteti dhe e një populli ishte arsimi, ligjet e drejta dhe zbatuesit e tyre. Por këto tre elementë në Perandorinë Osmane ishin të mangëta.

“Që shteti osman të qytetërohet,-vazhdoi më tej ai,-është detyrë parësore që një orë e më parë të përqëndrohet në zgjidhjen e tre shkaqeve të mësipërme. Çdo begati dhe lulëzim që ka lidhje me qytetërimin është arritur me anë të arsimit.

Pa arsim, asnjë popull nuk ka përparuar, por ka rënë poshtë nga dita në ditë derisa më në fund është ballafaquar me gjithfarë fatkeqësish. Që na mungon arsimi, dhe në fakt na mungon shumë, besoj se të gjithë jemi në gjendje ta vërtetoni.

Në këtë fushë, jo vetëm nuk është bërë sa duhet, por nuk është bërë asnjë grime përpjekje…Përveç disa medreseve të zakonshme, çfar shkollash të tjera kemi në popull? Disa kohë më parë u hap një universitet, por ende pa filluar mirë edhe ai u mbyll. Pastaj u hap Liceu i Gallatasaraj, por edhe kësaj shkolle ende nuk ia kemi parë frytet.

Po në provinca si është gjendja? Përveç disa qyteteve që kanë shkolla plotore, ku mësimet zhvillohen pa plan dhe pa program, në qytetet e tjera dhe sidomos në fshatra nuk ka jo vetëm plotore por as fillore, madje as foshnjore.

Edhe pse nuk e njoh Anadollin mendoj se atje nuk ka ndonjë dallim nga Rumelia ose, për shembull, nga Shqipëria, ku nuk ka shkolla në asnjë fshat…Nëse banorit fatkeq të këtyre viseve do t`i kërkohet një dokument me shkrim, ai nuk është në gjendje, për shkak të mos arsimimit, të paraqesë asgjë tjetër përveç letërnjoftimit. Të kemi mëshirë…Si do të qytetërohemi me këtë padituri? Si do të përparojmë?

Kur do të zgjohemi nga ky gjumë i rëndë shekullor? Pastaj, përveç dy shkollave për vajza që janë hapur tani vonë në Stamboll, në provinca nuk ka asnjë shkollë për to. Çfar të bëjmë? Mos duhet t`i përzemë gratë nga rendi shoqëror?

Ne duhet të interesohemi edhe për edukimin e tyre. Nuk duhet të harrojmë se edukata e burrave është në varësi të edukatës së vajzave. Në qoftëse nëna është e paditur, ju e kuptoni se në ç`shkallë të ulët do të mbetet fëmija pa edukatë, pa moral, pa karakter.”

Për të përmirësuar dhe zgjeruar sistemin arsimor, Abdyl beu propozoi që të merreshin këto masa emergjente: në medresetë dhe shkollat ekzistuese të ndryshohej metodologjia e mësimdhënies dhe kategorizimi i tyre; në çdo fshat të hapeshin shkolla fillore dhe të ciklit të të ndërmjetëm për djem e për vajza; në çdo qendër vilajeti të hapej nga një shkollë e mesme (idadije); në Stamboll të themelohej një universitet ku nën shembullin e vendeve europiane të kishte nga një degë për çdo shkencë; për t`i shërbyer akoma më mirë nevojave të arsimit të themelohej një Akademi.

Ai e mbylli fjalën duke kërkuar që këto masa emergjente për arsimin, të mos liheshin për vitin tjetër, por një orë e më parë të silleshin në Parlament për t`u miratuar.

Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej këtë problem, në shenjë refuzimi kishin braktisur sallën, ndërsa shumica e të pranishme e duartrokiti fort në shenjë miratimi.

Sadi efendiu, deputeti i Halepit (Siri), vuri në dukje se fjalimi i Abdyl beut duhej rregulluar dhe plotësuar në disa vende, sidomos në lidhje me viset e Anadollit, për të cilat, sipas tij, Abdyli beu nuk kishte thënë asnjë fjalë. “Ndoshta nuk më dëgjuat me kujdes,-ndërhyri Abdyli,-nuk fola për anën e Anadollit mbasi nuk e njoh aq mirë, kurse Rumelinë, sidomos Shqipërinë, e njoh fare mirë. Ajo është më poshtë se errësira”.

Ndërsa kryetari i Parlamentit, Ahmet Vefik Pasha për të zbutuar situatën, meqenëse në sallë ishin të pranishëm edhe përgjegjësit e vërtetë të kësaj gjendjeje theksoi se, shpirti i një kombi ishte arsimi dhe komentoi se qëllimi i Abdyl beut ishte nxjerrja në e pah e mangësive të sistemit arsimor dhe jo mohimi tërësor i tij. Ai i kërkoi Abdyl beut që diskutimin, i cili kishte sipas tij, pamjen e një parashtrese, t`ia dorëzonte komisionit të posaçëm të çështjeve arsimore.

“Dakord,-iu përgjigj ai, e pastaj shtoi,-Do të jetë mirë sikur atë ta shqyrtojnë njerëz të aftë. Besoj, se midis anëtarëve të komisionit ka njerëz të tillë.

Pakujdesia nganjëherë është më e keqe se padituria, prandaj ne nuk përparojmë. Se nga anon më tepër burimi i së keqes sonë, nga paaftësia apo nga padituria, kjo nuk dihet. Megjithatë, nga çdo anë që të peshojë, për ne është njësoj”.

Kësaj çështjeje Abdyl beu iu rikthye edhe një herë në diskutimin që ai mbajti mbas dhjetë ditësh. Kështu, më 24 janar 1878 kur iu desh të mbronte parashtresën që kishte mbajtur një ditë më parë deputeti shqiptar Mehmed Ali Vrioni lidhur me organizimin e vilajeteve, zërave kundërshtues ai iu drejtua me këto fjalë: “Do t`u jap një përgjigje diskutantëve që kundërshtuan Mehmed Aliun. Ata nuk pranojnë se ne jemi të paditur.

Ne, pohojnë ata, jemi me qytetërim të përkryer, ne jemi një popull që kemi dalë nga kombi arab. Natyrisht ne jemi të qytetëruar, dhe ashtu siç e morëm ne qytetërimin nga grekët e lashtë, ashtu edhe europianët e morën qytetërimin nga ne, me ndryshimin se ata e morën në një mënyrë të tillë sa nuk na lanë ne asgjë. Ne kemi mësuar histori dhe e dimë se si ishte gjendja e kaluar e perandorisë dhe në ç`shkallë është sot.

Dje, foli Haxhi Ahmed Efendiu për mungesën e shkollave tek ne dhe për gjendjen e keqe të medreseve. Këto fjalë nuk i pranuan ato katër a pesë deputetë që po kundërshtojnë edhe sot Mehmed Aliun. Por fjalët që tha ai dje mbi arsimin dhe ato që thashë edhe unë disa ditë më parë, po i përsëris: te ne nuk ka asnjë shkollë që të jetë me të vërtetë shkollë”.

Kjo deklaratë ngjalli reagime në të forta në Parlament dhe bëri që disa deputetë të brohorisnin në formë kundërshtimi se shkolla kishte kudo. “Unë,-deklaroi Abdyl beu,-përkundrazi, po dëshmoj se nuk ka.

Edhe në Shqipëri edhe në Arabi nuk ka shkolla. Dikur, 600 vjet, madje edhe 1000 më parë, në Damask dhe në Bagdad, kishte shkolla ku mësoheshin shkencat, kurse tani nuk ka mbetur asgjë, sepse po të kishte shkolla për të qenë, nxënësit që dalin nga medresetë tona do të ishin në një nivel tjetër.

Të themi të drejtën, te ne nuk bëhet asnjë punë për të qenë. Çdo gjë që bëjmë ne, e bëjmë për provë, prandaj nuk shohim asnjë rezultat prej tyre. Ne duhet të heqim dorë nga kjo praktikë. Ne vetë nuk jemi në gjendje të realizojmë gjësendi. Në qoftëse duhen bërë reforma, duhet që ato sende që europianët i morën nga Azia dhe i përkryen, ne tani t`i marrim prej tyre dhe t`i zbatojmë në vendin tonë”.

Në njëmemorandum që Abdyl bej Frashëri i dërgoi sulltan Abdylhamidit II më 13 tetor 1880 mbi çështjen shqiptare, ndërmjet të tjerash trajtoheshin edhe tre problematika kryesore: pikëpamjet e tij mbi politikën e vendeve europiane ndaj Perandorisë Osmane dhe Shqipërisë; disa propozime lidhur me riorganizimin administrativ të vilajeteve shqiptare dhe bashkimin e tyre në një të vetëm; dhe disa sugjerime mbi çështjet e arsimit dhe gjuhës shqipe tek popullsia shqiptare.

Në memorandum Abdyl Frashëri ngrinte shqetësimin mbi rrezikun e madh që u kanosej shqiptarëve nga përhapja e shkollave të huaja, sidomos të atyre që ishin hapur nga shtetet ballkanike, të cilat përdornin gjuhën greke, sllave e latine dhe që shumë shpejt ndërmjet popullit shqiptar do të shkaktonin përçarje kombëtare, krahinore dhe fetare. Shkaku kryesor i kësaj situate, sipas tij, ishte mospasja e shkollave shqipe dhe mungesa e shkollave në përgjithësi tek popullsia myslimane.

Si rezultat, një pjesë e mirë, duke mos përfituar saç duhej nga shkollat ekzistuese kishte mbetur injorante, ndërsa pjesa tjetër ashtu si popullsia e krishterë për nevojat e saj sociale apo tregtare ishte e detyruar të mësonte greqisht, sllavisht, italisht apo ndonjë gjuhë tjetër.

Situata ishte e tillë saqë në Janinë popullsia duke mos përdorur gjuhën shqipe nga dita në ditë po e braktiste atë dhe po përdorte çdo ditë e më shumë gjuhën greke, ndërsa në Manastir, Kosovë dhe Shkodër numri i atyre që përdornin gjuhën sllave e italiane po vinte duke u rritur. Kështu, serbët, grekët dhe bullgarët bashkë me përhapjen e gjuhëve të tyre ishin duke përparuar drejt territoreve shqiptare.

Si zgjidhje të kësaj situate, Abdyl beu propozonte përdorimin dhe mësimin e gjuhës shqipe nëpër shkolla. Vetëm në këtë mënyrë, qoftë myslimanët qoftë të krishterët shqiptar krahas gjuhës së tyre do të mësonin edhe gjuhën osmane, që ishte gjuha zyrtare e shtetit. Ai bënte thirrje që sistemi arsimor të mos lihej në duart e të huajve; arsimimit nga shkollat e mësuesit e huaj t`i jepej fund dhe që Shqipëria të shpëtohej nga kjo gjendje.

Prapambetja e popullsisë myslimane për shkak të mos arsimimit, krahasuar kjo me popullsinë e krishterë, do të shoqërohej me një prapambetje edhe në fushën e tregtisë dhe industrisë, çka sipas tij do të prishte ekuilibrat e brendshëm dhe brenda pak vitesh do të bëhej shkak për trazira./abcnews/KultPlus.com

“Edhe 99 herë të rrëzohemi prapë duhet të ngrihemi”

Dorian Koçi

Edhe 99 herë të rrëzohemi prapë duhet të ngrihemi.

Petro Nini Luarasi

17 gushti shënon helmimin e martirit të kombit, një prej qëndrestarëve dhe atit të shqiptarizmës, Petro Nini Luarasit. Nuk ka ngjarje të rëndësishme të kombit ku të mos ketë lënë kontributin e vet ky vigan i arsimit shqip, që në hapjen e shkollave shqip në Kolonjë, themelimin e shoqatave patriotike në emigracion e deri në Kongresi e II të Manastirit që përcaktoi përfundimisht përdorimin e alfabetit latin.

Lajmëtar i dritës dhe epokës së re që po vinte për shqiptarët ra preh e shovinizmit të fqinjve duke dēshmuar se rruga drejt lirisë nuk është e lehtë. I ringjallur në kujtesën e shqiptarëve përmes një monografie enciklopedi për lëvizjen patriotike shqiptare e shkruar nga i biri, intelektuali Skender Luarasi, ai gjallon gjithandej në memorjen kolektive të kombit.

I paharruar kujtimi i tij 🇦🇱 /KultPlus.com

“Mafia” tema kryesore, ndër filmat më të mirë të këtij zhanri

Nuk është e vështirë të kuptosh marrëdhënien e dashurisë së Hollywoodit me mitologjinë e mafias. Bota e krimit të ofron të gjitha kurthet e një filmi super të suksesshëm: njerëz të rrezikshëm me një oreks të pashuar për pushtet, që kërcejnë me vajza të bukura, në anën e gabuar të ligjit.

Stampa e këtyre lloj filmave u vendos në 1932, me versionin origjinal të “Scarface”, një film hit nga regjisori legjendar Howard Hawks, që bazohej afërsisht në jetën e Al Capone-s. Censuruesit kërkuan që producenti Howard Hughes të shtonte nëntitullin “Turpi i kombit”, me qëllim që shikuesit nuk do ta interpretonin filmin si një glorifikim të stilit të jetesës së gangsterëve.

Në kohën e daljes së tij, ai qe filmi më i dhunshëm që prodhohej në Hollywood, e megjithatë protagonisti i paedukuar, që eliminon në mënyrë brutale konkurrentët dhe që fiton miliona me kontrabandë, del në fund më shumë si një hero popullor se sa si një kriminel gjakftohtë.

2. The Godfather

Në vitin 1972, filmi ”Kumbari” i Francis Ford Coppola-s, kapoja i padiskutueshëm i të gjithë filmave mbi mafian, e ngjiti formatin nga një kënaqësi e fajshme në një epikë shekspiriane. Marlon Brando injektoi tek Don Corleone një sens fisnikërie dhe mirësie. Ai është i ashpër por i drejtë, Robin Hood me një kostum Armani.

Ai është dashamirës, për ata që e mbështesin dhe për ata që meritojnë ndëshkim. Në mendje të vjen menjëherë një kokë kali e prerë. Trilogjia “Kumbari” doli në një kohë kur mafia ishte në rënie në Shtetet e Bashkuara, kjo për shkak të legjislacionit të ashpër dhe përpjekjeve herkuliane nga ana e forcave të ligjit.

Kryevepra e vitit 1972 me regjisor Francis Ford Coppola, bazohej në romanin e Mario Puzos dhe në të u mblodhën disa prej aktorëve më të mirë të Amerikës, duke përfshirë Marlon Brandon, Robert De Niron dhe Al Paçinon. Filmi fitoi Oscar-in si filmi më i mirë dhe konsiderohet një prej filmave më të mirë të shekullit XX. “Kumbari” është imituar më vonë disa herë, por asnjëherë nuk është arritur niveli i tij. Edhe dy filmat pasardhës të Coppola-s nuk kanë arritur lavdinë e origjinalit.

3.Goodfellas

“Për aq sa mundem të mbaj mend, gjithmonë kam dashur që të jem një gangster”. Kështu fillon filmi i vitit 1990 i Martin Scorcese, bazuar në jetën e mafiozit të penduar, Henry Hill. Performanca e mrekullueshme e Ray Liotta përshkruan transformimin e Hill nga një aspirant për gangster në një njeri të rëndësishëm gjatë tre dekadave të tij në mafian e Nju Jorkut.

Siç ka shkruajtur David Ansen, “çdo minutë e vetme në këtë film të gjatë vibron me energji të jashtëligjshmish”. Në fund, Hill kapet për trafik droge dhe përfundon në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, i djegur nga nostalgjia për kohët e tij si Goodfella.

4. Casino

Në filmin e vitit 1995, Kazino, Scorcese u bashkua sërish me Nicholas Pileggi, i cili ishte bashkëskenarist i “Kumbarit” dhe gjithashtu shkruajti librin tek i cili ai bazohej. Joe Pesci rikthehet i njëjti protagonist, tip psikopati që ishte tek Djemtë e Mirë, ndërkohë që Robert de Niro luan Sam Rothstein, një pjesëtar hebre i mafias që dërgohet të drejtojë një kazino në Las Vegas. Personazhi bazohet tek Frank Rosenthal, një bastvënës real nga Çikago. Ylli i vërtetë i filmit është Sharon Stone, e cila luan bashkëshorten e Rothstein, një grua joshëse që zhytet në drogë.

5. Gomorrah

Epika e vitit 2008 e regjisorit Matteo Garrone bazuar në librin e Roberto Savianos, është historia e pesë jetëve të prekura në një farë mënyre nga sindikata e krimit të Napolit e njohur si Kamorra. Me dëshpërimin e një lagjeje banimi të Napolit si sfond, filmi ofron një pamje të pagabueshme të impaktit gërryes të krimit të organizuar. Në një skenë të paharrueshme, aspirantë për gangsterë përmendin thënie të marra nga filmi i Brian de Palmas “Njeriu me shenjë”, riprodhimi i 1983, gjë që tregon se filmat frymëzojnë gangsterët po aq sa këta kanë frymëzuar filmat. /ziptirana/ KultPlus.com