Shëmtimi i veprave të Rexhep Hoxhës

Nga: Shpend Hoxha / Shtëpia Botuese, Lugjet e Verdha

Që nga viti 2011, për dhjetë vite me radhë, nga babai Begri Abdullahu dhe djemtë e tij Berat dhe Denis Abdullahu, shëmtohen veprat e shkrimtarit Rexhep Hoxha.

Në vitin 2012, me një letër publike, me titullin “Shtëpia Botuese ‘Berati’ e Prizrenit, mashtruese”, Rexhep Hoxha ndër të tjerash ka shkruar:

“Çka ngjau  me veprat mia? Pas botimit të tri veprave të para Lugjet e verdha 1 dhe 2, kur i shpaloj, janë botuar me aq gabime, sa mos me ta marrë mendja. Nuk ka faqe të librit pa gabime. Në faqet 94, 95 dhe 96, të romanit Ermali hasa në 30 gabime kapitale, athua se kompjuteristi i ka luajtur gishtat me sy të mbyllur, për ta irrituar lexuesin nga libri, për t`i mos i dashur as librat tjerë. Për gabime  të mëdha duhet ta largohet nga shitja libri im Ermali”.

Që lexuesit e vegjël te irritohen dhe të mos e donë librin, që atëherë, e edhe në ditët e sotme, po këto libra janë në shitje në pothuaj të gjitha libraritë e Kosovës, dhe po ashtu janë nëpër sirtarët e të gjitha bibliotekave të shkollave tona të ciklit të ulët.

E kisha bë një pyetje.

Personat kompetentë të komunave të Kosovës, para se të blejnë librat prej librarëve, ti lexojnë ato që të identifikojnë gabimet trashanike që përmbajnë ato libra?

Arsimtarët e shkollave të ciklit të ulët e dinë se çfarë librash u japin fëmijëve të lexojnë nga bibliotekat e shkollave të tyre?

Sa për ilustrim, t`i lëmë anash deformimin e tregimit të librit, që në shumë raste tregimi edhe e humb kuptimin e saj për shkak të deformimit të fjalive, mungesën e fjalëve dhe deformimin e tyre. Vetëm në librin Lugjet e verdha janë identifikuar mbi 1000 gabime trashanike drejtshkrimore, ndërsa në librin Verorja, po ashtu mbi 1000 gabime të tjera drejtshkrimore.

Meritojnë këto libra të lexohen nga lexuesit e vegjël? Edhe po t`i lexojnë i bindur jam se përgjatë leximit e humbin durimin, e edhe interesimin për të lexuar.

Meritojnë shkollat tona, të kenë nëpër bibliotekat e tyre këto libra?

A duhet organet kompetente të largojnë librat e shkrimtarit Rexhep Hoxha nga bibliotekat e shkollave tona të ciklit të ulët, të shtypura pa lejen e autorit dhe të trashëgimtarit të tij,  nga Shtëpia Botuese “Berati” nga Prizreni./ KultPlus.com

Promovimi i “Maqedonisë nga antika deri te koha jonë” në Gostivar

Sikundër në pjesët tjera të Maqedonisë, vepra “Maqedonia nga antika deri te koha jonë”, u prit me interesim të madh edhe në Gostivar. Promovimi i librit u bë në kuadër të Panairit të Librit në këtë qytet, që tashmë ka krijuar një traditë të mirë kulturore.

Në fjalën e rastit, Abdullah Mehmeti, librin e vlerësoi vepër ndër më të rëndësishmet e historiografisë shqiptare, që u jep përgjigje shkencore shumë problemeve që e kanë përcjellë çështjen e Maqedonisë nga antika deri te koha jonë nga pikëpamja e parjes së saj si pjesë e botës pellazge-ilire, por edhe e zbërthimit të historisë së saj politike nga shfaqja si shtet e deri te koha jonë, ku faktori shqiptar përpiqet që të realizojë të drejtën si popull shtetformues dhe i barabartë, në përputhje me të drejtën historike, etnike dhe politike që i takon, përpjekje kjo që edhe sot e gjithëditën vazhdon, por ka mbetur në gjysmë të rrugës nga mospërgjejgësia e klasës politike shqiptare që interesin kombëtar ta qet para atij personal.

Me këtë rast, Mehmeti, theksoi edhe rëndësinë e madhe që ka përkthimi i këtij libri në anglisht, që këto ditë ka filluar të përhapet në universitetet amerikane. Sepse, vepra, për ndryshim nga kundrimet ideologjike të historiografisë institucionale në Shqipëri, që Maqedoninë e kanë përjashtuar fare nga trashëgimia e botës ilire, ku ajo e ka vendin, po ashtu, sqaron edhe rolin e aktiv të Dardanëve, Maqedonëve dhe Pajonëve në ngritjen e mbretërive më të fuqishme të kohës, të cilat ndikuan drejtpërdrejt të gjitha zhvillimet shoqërore dhe politike në antikitet,pastaj në mesjetë, prej nga kanë burimin identiteti etnik, shpirtëror dhe ai kulturor mbi të cilin u ndërtua dhe qëndroi ngrehina e Bizantit, ku duhet kërkuar edhe themelet e shtetësisë arbërore-shqiptare.

Nga ky aspekt, Dardania dhe Maqedonia paraqesin qendrën e botës ilire.Autori, me këtë rast, tha se vepra “Maqedonia”, bashkë me “Dardaninë” dhe “Epirin” që do t’i pasojë këto, është pjesë e trinomit të mbretërive ilire në antikitet, të cilat duhet parë të ndërlidhura dhe assesi të shkëputura ose të margjinalizuara, siç është vepruar nga historiografia institucionale shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë, me ç’rast u është ndihmuar pikëpamjeve hegjemoniste të historiografisë serbe dhe atyre greke, të cilat pikërisht mbi përvetësimin e tyre (si helenizëm, ose “qendër e shtetit mesjetar serb”), kanë ndërtuar politikat hegjemoniste ndaj etnisë shqiptare nga copëtimi dhe pushtimi i tyre e deri te programet për asimilim, shpërngulje dhe shfarosje madje.

Në rrethanat e reja, këto politika, nga këto qendra, të transformuara, po përpiqen që, me falsifikime dhe shtrembërime, të pengojnë realitetin e dy shteteve të pavarura në Ballkan (Shqipërisë dhe Kosovës) si dhe arritjen e statusit të popullit shtetformues dhe të barabartë në Maqedoni. Duke tërhequr vërejtjen se realiteti i dy shteteve shqiptare në Ballkan paraqet të arriturën më të madhe të shqiptarizmit, që duhet shfrytëzuar që bota shqiptare të integrohet ekonomikisht, kulturalisht dhe politikisht pa u përjashtuar edhe opsioni i një unioni shtetëror, autori tha se mbi logjikën shtetërore, duhet të mbështetën edhe kërkesat e shqiptarëve për barazi kushtetuese në Maqedoni, në mënyrë që mozaiku politik shqiptar në Ballkan të fitojë përgjigjen në përputhje me realitetet e reja shtetërore në kuadër të gjeostrategjisë dhe gjeopolitikës euro-atlantike dhe assesi me futjen në lojë të kartave nacionale, të gjoja korrigjimit të kufinjve mbi to e të tjera, që u përshtaten opsioneve serbomëdha dhe atyre të rikthimit të Rusisë në rajon. Mbi këtë përcaktim, duhet t’i jepet përgjigje edhe kontekstit të tanishëm politik midis Shkupit dhe Sofjes, meqë Maqedonia është shtet i përbashkët i të dy popujve, ku shqiptarët duhet ta arrijnë barazinë kushtetuese, me ç’rast duhet hapur edhe çështja e ridefinimit të pozitës së tanishme te pakicës tek ajo e barazisë kushtetuese si dhe format e implementimit të saj në përputhje me rrethanat ku nuk duhet përjashtuar edhe federalizimin dhe opsionet e ndryshme që shtojnë kohezionin shtetëror.Me këtë rast, pra duke theksuar se Maqedonia si shtet i pavarur është interes i shqiptarëve, që edhe më tutje duhet mbrojtur, por duke u kushtëzuar me barazi të plotë kushtetuese, kryetarit të Komunës së Gostivarit, dr Arben Taravarit,autoro ia dhuroi “Kosovën” në anglisht, “Maqedoninë” dhe “Dardaninë”./ KultPlus.com

Shqiptarja e parlamentit kroat: E vështirë të futesha, po rritet bashkëpunimi

Rezidentët shqiptarë në Kroaci kanë fatin që të kenë zërin e tyre edhe në parlament. Deputetja Ermina Lekaj, është e zgjedhura e tyre në tempullin e demokracisë, ndërsa përfaqëson dhe komunitetet e tjera.

“Parlamenti kroat është shumë me rëndësi që shqiptarët ta kenë zërin e tyre. Është shumë e vështirë në fakt që të kandidosh e të futesh aty, pasi janë 5 komunitete që zgjedhin vetëm 1 deputet. Është fitore e madhe për të gjithë ne shqiptarët. Para se unë të vija, e zgjedhura e komuniteteve ishte një boshnjak”, thotë ajo.

Kur vjen fjala tek interesi i shqiptarëve, Lekaj nuk kufizohet vetëm te parlamenti kroat. Ajo viziton shpesh Tiranën, ku nuk mungojnë diskutimet me zyrtarët vendas për çështjet e interesit, e një prej tyre është dhe korridori blu, një prej projekteve të para të nxitura përmes procesit të Berlinit nëvendet e Ballkanit perendimor.

“Dje kemi ardhur nga Kroacia me makinë, e na janë dashur 12 orë udhëtim. Me korridorin Blu kjo rrugë do të shkurtohet ndjeshëm. E nuk i vjen në shërbim vetëm Kroacisë, por edhe Malit të Zi dhe Shqipërisë.”

E një ndër fushat ku Lekaj mendon se Shqipëria mund të marrë më shumë prej Kroacisë është ajo e turizmit.

“Kroacia ka një traditë për sa i përket turizmit. Do të ishte mirë që të shkëmbeheshin përvojat midis Kroacisë dhe Shqipërisë. Vendi ynë, Shqipëria mund të mësojë shumë prej Kroacisë. Kur të shkoj në Kroaci, menjëherë do të bëj një takim me drejtorin e zyrës së turizmit, për të pasur një shkëmbim eksperiencash mes palëve.”

Si një rritje të marrëdhënieve bilaterale, por dhe ekonomike, deputetja shqiptare sheh dhe investimet e bëra nga kompani shqiptare në Kroaci dhe të anasjelltën.

“Kohëve të fundit ka disa persona që kanë investuar në Kroaci, por edhe e anasjelltas. Ajo çka është më e rëndësishme është rritja e numrit të të rinjëve shqiptarë që punojnë në Kroaci.”

Bashkëpunimin mes palëve, zonja Lekaj e sheh gjithnjë e më të ngushtë, e për këtë si garanci jep punën e saj. Punë e cila ka ndikuar ndjeshëm në marrëdhëniet bilaterale dhe rritjen e angazhimit kroat për Shqipërinë./ diaspora shqiptare/ KultPlus.com

Arti antik shkëmbor mund të marrë statusin e Trashëgimisë Botërore (VIDEO)

Petroglafët e Liqenit Onega dhe Petroglyphs të Detit të Bardhë po garojnë për statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Pothuajse 5 mijë vepra arti monumentale të jetës neolitike përshkojnë brigjet dhe ishujt e Karelias në Rusinë veri-perëndimore, me disa që datojnë 7,000 vjet më parë, raporton AP, / KultPlus.com

Leonardo Di Caprio ngre alarm për rritjen e temperaturës globale

Aktori i njohur, Leonardo di Caprio ka një kohë të gjatë që po lobon për ndërgjegjësimin e qytetarëve rreth ndryshimeve klimatike.

Di Caprio përmes një postimi në Instagram vë në theks problemet që mund t’i sjellin njerëzimit dhe gjallesave rritja e temperaturës globale, shkruan KultPlus.

Aktori ndan statistika ‘të frikshme’ që tregojnë se sa ndikon rritja e temperaturës nga 1.5 në 3-4 gradë Celsius në shkrirjen e akullnajave dhe thatësinë në vende të nxehta që rrezikon jetën e kafshëve në oaza dhe shkretëtira, si dhe rritjen e zonës së djegur nga zjarret gjatë verës në vendet mesdhetare.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Diferenca midis ngrohjes globale mesatare 1.5 gradë celciuz, 2 celciuz ose 3-4 celciuz mund të tingëllojë margjinale. Në fakt, ato përfaqësojnë skenarë jashtëzakonisht të ndryshëm për të ardhmen e njerëzimit. Frekuenca e katastrofave, mbijetesa e bimëve dhe kafshëve, përhapja e sëmundjeve, qëndrueshmëria e sistemit tonë global të klimës dhe – në fund të fundit – mundësia që njerëzimi të mbijetojë në këtë planet varet nga këto pak gradë. Sot, ne ende kemi mundësinë për të përmbushur qëllimin 1.5 gradë celciuz të përmendur në Marrëveshjen e Parisit. Ne ende mund të mbrohemi nga ndikimet më të këqija të klimës dhe të fillojmë të formojmë një të ardhme më të shëndetshme. Por ne po afrohemi me shpejtësi në pikat e pakthyeshme Kjo është arsyeja pse konferenca për klimën # COP26 në nëntor është kaq e rëndësishme për luftën globale kundër ndryshimit të klimës. Vendet duhet të përfundojnë çështje të papaguara në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Parisit dhe të hedhin terrenin për një dekadë transformuese të veprimit të klimës në vitin 2020”, shkruan Leonardo DiCaprio./KultPlus.com

Duke pritur diellin

Nga: Jim Morrison

Shqipëroi: Bujar Meholli

Kur për herë të parë vezulloi Kopshti i Edenit
ne u dyndëm poshtë në det.

Kemi qëndruar atje në atë bregdet të lirisë
gjithçka kemi bërë është pritja e diellit
po, kemi qëndruar duke pritur diellin

A nuk mund ta ndjesh tani
që pranvera iku e shkoi?

E sheh, tani është koha të jetojmë
nën këto rreze dielli
që kudo po shpërndahen

Të qëndrosh duke pritur diellin
kjo është jeta më e çuditshme që e kam njohur
a mund ta ndjesh këtë? /KultPlus.com

https://youtube.com/watch?v=yj5WvpkYHz0%3Ffeature%3Doembed

Si u krijua kënga e famshme “Pranvera në Prishtinë” (VIDEO)

Kënga e njohur “Pranvera në Prishtinë”, ka përcjellë gjenerata e gjenerata, por ende vazhdon të jetë këngë e preferuar e shumë njerëzve, shkruan KultPlus.

“Pranvera në Prishtinë” është këngë fituese e “Akordeve të Kosovës” në vitin 1981, këngë kjo që është realizuar me tekst të Milaim Berishës e me kompozim të Musa Piperkut.

Kënga “Pranvera në Prishtinë”, që i këndon kaq mjeshtërisht dashurisë, u krijua në një periudhë shumë të vështirë, ku Kosova kishte përjetuar  demonstratat e vitit 81, që njihen edhe si demonstratat që bën kthesën për lirinë e Kosovës./ KultPlus.com

“Pranvera në Prishtinë” është këngë fituese e “Akordeve të Kosovës” në vitin 1981, këngë kjo që është realizuar me tekst të Milaim Berishës e me kompozim të Musa Piperkut.

Kënga “Pranvera në Prishtinë”, që i këndon kaq mjeshtërisht dashurisë, u krijua në një periudhë shumë të vështirë, ku Kosova kishte përjetuar  demonstratat e vitit 81, që njihen edhe si demonstratat që bën kthesën për lirinë e Kosovës./ KultPlus.com

A t’kujtohet natë e parë,
shi kur binte në Prishtinë?
Unë e ti si dy këng’tarë
pëshpëritnim për dashurinë!

Unë të doja, ti më doje
lugut t’gjelbër të Gërmisë;
Yj’t ne qiell na bënin roje
e lisat gjelb’ronin prej lakmisë!

S’harrohet kjo ngrohtesi e parë
kur pranvera ishte në Prishtinë!
Unë e ti si dy këngëtarë
thurnim vargje për ardhmërinë!

S’harrove dot ngrohtesin e parë
Kur pranvera ishte ne Prishtinë.
Un e ti si dy kengetar
thurrnim vargje per ardhmerine.

A t’kujtohet natë e parë,
Shi kur binte ne Prishtine.
Un e ti si dy kengetar,
pershperisnim per dashurin.

Un te doja ti me doje,
lugut t’gjelber te germise,
yjet n’qiell na benin roje,
e lisa gjelbronin prej lakmise.

s’harrohet dot ngrohtesia e parë,
kur pranvera ishte ne Prishtinë,
Un e ti si dy kengetar
thurrnim vargje per ardhmerine.

s’harrohet kjo ngrohtesi e parë
kur pranvera ishte ne prishtine
un e ti si dy kengetar
thurrnim vargje per ardhmerin.
2x.
Ne Prishtin
e

Vera Kokosevic, këngëtarja serbe e cila këndoi shqip në Radio Beograd

Vera Kokošević-Filipović, një grua e veçantë e karizmatike serbe, dikur këndonte në Radio Begrad këngë shqipe.

Para se të fillonte Lufta e dytë Botërore, Vera udhëtoi për në Kosovë e për në Shqipëri, vizitoi Shkodrën prej nga edhe morri meloditë më të bukura dhe i këndoi, e vetme, në radio.

Vera ishte edhe një studiuese e thuktë e muzikës. Për të, kishte një ngjashmëri midis këngëve shqiptare dhe atyre serbe. Ajo ishte e dhënë pas arijeve.

Fatkeqësisht, asnjë prej incizimeve të saj në Radio Beograd nuk janë gjetur asnjëherë. Etnomuzikologu serb Kosta Manojlovic i ka gjetur disa incizime ku ajo këndon në gjuhën shqipe, ndërsa ekzistojnë edhe incizime të Verës në Gjilan, në vitin 1930. Askush nuk dëshiron ta financojë digjitalizimin e këtyre incizimeve ekzistuese.

Madje, ka shumë pak incizime dhe asnjë në Youtube me emrin e Vera Kokosevic.

Në këto incizime që ekzistojnë, të cilat KultPlus i ka marrë nga Nikola Zekic, ajo dëgjohet duke kënduar “Karafilat qi m`ka Shkodra”, “Më ban zemra tik e tak” dhe këngë tjera shqipe.

Vera sot duket se është harruar, si në Kosovë e Shqipëri e poashtu edhe në Serbi, prej nga e ka pasur prejardhjen, ani pse mbetet një prej këngëtareve më të njohura të viteve 30-të në Serbi, bashkë me Jelena Vujanovic, Emilia Putnik, Uros Seferovic, Rasa Radenkovic, Dobric Grozdanovic, Drago Ckonjevic e këngëtarë tjerë, shkruan KultPlus.

Vera ka kënduar bukur edhe në gjuhën spanjolle, sidomos në vitin 1943 kur asaj iu dha hapësirë në Radio Beograd për të interpretuar shpesh në gjuhë të huaja. / KultPlus.com

(SHËNIM: Në foton e ballinës është Svetlana Kondiq dhe Gava Gavriloviq. Nuk ekziston një fotografi që ne mund ta gjenim të Vera Kokoseviq)

“Levitating” e Dua Lipës, e treta në “Billboard Hot 100”

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa në mars të vitit të kaluar publikoi albumin “Future Nostalgia”, e që është albumi i dytë në anglisht nga këngëtarja.

Albumi me 12 këngë, të publikuara edhe me klipe u prit mjaft mirë nga publiku në të gjithë botën, shkruan KultPlus.

Levitating vazhdon të jetë kënga më e pëlqyer nga ky album. Kjo këngë që është bashkëpunim i këngëtares me DaBaby, po vazhdon të jetë një hit. Kënga e cila numëron mbi 200 milionë klikime u rëndit e treta “Billboard Hot 100” duke lënë pas yje të muzikës si: Bruno Mars, Justin Bieber, Ariana Grande, The Weekend dhe Ed Sheeran./KultPlus.com

Pas dhunimit të 13 vjeçares në Janjevë, Rrjeti i Grave me protestë

Këtë të premte, më 16 korrik 2021, Rrjeti i Grave të Kosovës organizon protestë para Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Lipjan, për të kërkuar përgjegjësi dhe drejtësi për dhunimin dhe keqtrajtimin e shumëfishtë të së miturës 13-vjeçare nga Janjeva, rasti i së cilës u bë publik nga mediat në ditët e fundit.

Protesta para QPS-së vie si përgjigje ndaj neglizhimit që ky institucion i ka bërë rastit, pasiqe ka qenë e informuar, mirëpo nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm, ashtu siç parashihet me ligj, për të parandaluar abuzimin zinxhiror që i është bërë së miturës.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave në vendin tonë vazhdon të mbetet ndër shkeljet më të mëdha të të drejtave të njeriut, mirëpo megjithatë është ndër krimet më pak të ndëshkueshmë në vend.Të acaruara nga kjo situatë, këtë të premte, mblidhemi për të ngritur zërin ndaj dhunimit sistematik që gratë dhe vajzat në shoqërinë tonë përjetojnë çdo ditë, si dhe kundër neglizhencës institucionale që i bëhet kësaj dhune.

Kërkesat kryesore të kësaj proteste janë:Të shkarkohet menaxheri/ja i/e rastit, i/e cili ka qenë i/e informuar për faktin që e mitura ishte e pastrehë;Të merren të gjitha masat e nevojshme për të rehabilituar fizikisht, psikologjikisht e emocionalisht të miturën viktimë të këtij rsati, si dhe integrimin social të saj;Të rritet monitorimi në nivel komunal ndaj Qendrave për Punë Sociale (QPS), dhe të theksohet roli i Drejtorisë së Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale në këtë aspekt- ashtu siç është e paraparë me Ligjin për Vetqeverisje Lokale dhe Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare;Të bëhet trajnimi dhe certifikimi i vazhdueshëm i punonjësve të QPS-së, duke u fokusuar në dhunën me baza gjinore, dhe nje qasje te përmirësuar ndaj viktimave, duke shmangur çdo lloj te ri-traumatizimit;Të zbatohen sanksione dhe masa diciplinore ndaj QPS-ve dhe punëtorëve socialë të cilët nuk veprojnë konform Procedurave Standarde të Veprimit (PSV), Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare apo Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje (SKMDHF);Të trajnohen dhe të edukohen punëtorët socialë, për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, dhe përgjegjësitë e tyre në raport me këtë ligj, duke përfshirë këtu zbatimin e ndërhyrjeve dhe marrjen e masave për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi, neglizhimi, keqtrajtimi dhe dhuna;Policia e Kosovës dhe Prokuroria, si dhe të gjitha institucionet përgjegjëse të drejtësisë të sigurojnë ndëshkimin e të gjithë abuzuesve të përfshirë në dhunimin e së miturës.**Rrjeti i Grave të Kosovës siguron transportin Prishtinë-Lipjan dhe anasjelltas, luten të gjithë të interesuarit që të na shkruajnë në faqen tonë të Facebookut ose përmes emailit në; [email protected].
*Protestueset/it duhet t’i respektojnë udhëzimet e IKShPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Nisja bëhet në ora 11:00, para parkingut përballë RTV 21, PrishtinëProtesta në Lipjan fillon në ora 12:00, para Qendrës për Punë Sociale./ KultPlus.com

Teuta Krasniqi e Sead Vuniqi në Graz Tanz Festival të Austrisë

Dy balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës, Teuta Krasniqi dhe Sead Vuniqi do të prezantohen në 30-të vjetorin  e Graz Tanz Festival të Austrisë, shkruan KultPlus.

Bëhet e ditur se paraqitja e balerinëve kosovarë do të bëhet më 18 korrik, dhe do të prezantohen nën koreografinë e Eno Peçit.

“Ne jemi plotësisht të ngazëllyer dhe mezi po presim që të performojmë me të gjithë të ftuarit nga e gjithë Evropa”, kanë bërë të ditur balerinët kosovarë, të cilët do të prezantohen para një audidence të madhe ndërkombëtare./ KultPlus.com

‘Friends: The Reunion’ me katër nominime në Emmy

‘Friends: The Reunion’ u nominua në Emmy të martën, në katër kategori të ndryshme. Kategoria e fundit do të thotë që Cortney Cox më në fund mund të bashkohet me pesë kolegët e saj të tjerë, që më herët kanë qenë të nominuar në Emmy.

Cox është e vetmja nga gjashtë yjet kryesore të Friends që kurrë nuk u nominua në Emmy gjatë transmetimit të dhjetë sezoneve të këtij seriali përgjatë viteve 1994-2004.

Cox bashkë me Jennifer Aniston, David Schwimm Winston, krijuesit e miqve Kevin Bright, Kauffman dhe Crane Risollën një episod special të Friends, transmeton KultPlus.

Gjatë 236 episodeve, Friends mblodhën gjithsej 62 nominime për Emmy, duke përfshirë pesë për Aniston, gjashtë për Kudrow, tre për LeBlanc dhe një për Schwimmer dhe Perry./KultPlus.com

Në vend të “Zonja dhe zotërinj” do të përdoret “Të nderuar mysafirë”

 Foto: Stefan Nyffenegger

Kompania Swiss, duke ndjekur drejtimin e kompanisë së saj mëmë, Lufthansa, transportuesi kombëtar kombëtar po heq gjithashtu përshëndetjet e tij të vjetra “Zonja dhe zotërinj” dhe duke përdorur në vend të tyre “Të nderuar mysafirë” ndaj të dy gjinive”, transmeton albinfo.ch.

Vendimi rezultoi nga një diskutim i gjerë që përqendrohej në “vlerësimin e të gjithë pasagjerëve”.

“Nga ekuipazhet kërkohet të zgjedhin një formë të adresës që u drejtohet të gjithë pasagjerëve”, tha linja ajrore./ albinfo.ch/ KultPlus.com

Dymbëdhjetë pamjet më të paharrueshme të bukurisë së Monica Belluccit (FOTO)

Nga mollëzat e dalluara dhe sigurisht ato flokë me shkëlqim italian, Monica Bellucci me siguri e di rrugën për t’u dukur bukur pa u përpjekur.

Duke filluar karrierën e saj si modele, ajo më vonë u bë një aktore, duke luajtur në filma si The Passion of Christ dhe Spectre, në këtë të fundit atë e panë atë të bëhej vajza më e vjetër e Bond në moshën 50 vjeç.

Tani, në moshën 56 vjeç, bukuria e saj nuk njeh kufij dhe ndërsa Monica ka rritur flokët gjatë gjithë viteve, ajo rrallëherë ka gabuar në firmat e saj të make-up: lëkurë me shkëlqim, sy i tymosur dhe një buzë nudo. Këtu, British Vogue shfaq disa nga pamjet më të paharrueshme të bukurisë së Monica Bellucci./ KultPlus.com

‘Sot është e diel, për herë të parë më nxorën në diell’

Poezi nga Nazim Hikmet

E diela

Sot është e diel
Sot për herë të parë më nxorën në diell,
Dhe për herë të parë në jetën time
U çudita se kaq larg prej meje qenkësh ky qiell.
Kaq i gjerë
Kaq i blujtë
Qëndrova pa lëvizur
Pastaj me respekt u ula në tokë,
Dhe mbështeta shpinën në mur.
Tani s’mendoj më as ahengjet
Tani as lirinë, as gruan time të bukur,
Toka, unë dhe dielli,
jam i lumtur./ KultPlus.com

Ky është shteti i parë në Evropë që s’do të paguajë punonjësit në rast se nuk vaksinohen

Të gjithë punonjësit e shëndetësisë në Francë duhet të jenë të vaksinuar kundër Covid deri në shtator, ose ndryshe rrezikojnë të mos paguhen. Presidenti Emmanuel Macron ka thënë gjithashtu se që nga muaji tjetër, do të duhet të shfaqen lejet e shëndetit për të hyrë në vende si dyqane, bare, kinema dhe udhëtime me tren në distanca të gjata në Francë.

“Unë jam i vetëdijshëm për atë që po kërkoj nga ju dhe e di që ju jeni gati për këtë angazhim, kjo është pjesë, në një farë mënyre, e ndjenjës tuaj të detyrës,” tha presidenti në një fjalim televiziv të hënën. Vaksinat e detyrueshme do të aplikohen për këdo që bie në kontakt me njerëz të pambrojtur dhe prandaj vlen për të gjithë ata që punojnë në spitale, klinika dhe institucione kujdesi, pavarësisht nga roli i tyre.

Lejet e shëndetit në Francë, janë përdorur tashmë për të hyrë në disa vende, të tilla si klube nate të cilat u rihapën për herë të parë në fundjavë. Sidoqoftë ato do të zgjerohen për të përfshirë më shumë vende duke përfshirë festivale, teatro dhe spitale nga 21 korriku, dhe do të zbatohen për çdo njeri mbi 12 vjeç.

Rastet po rriten në Francë, me variantin Delta që shkakton një rritje të shtrimeve në spital. Të premten, një panel shkencëtarësh që këshillojnë qeverinë franceze për çështjet shëndetësore paralajmëruan për një valë të katërt në muajt e ardhshëm dhe thanë se deri në 95% të njerëzve mund të kenë nevojë të vaksinohen për të kontrolluar përhapjen./ KultPlus.com

Bebe Rexha publikon klipin e këngës “Chain My Heart” (VIDEO)

Fotografitë nga faqja zyrtare e Bebe Rexhës

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ka publikuar klipin e këngës “Chain My Heart” në bashkëpunim me Topic. 31-vjeçarja sjell klipin pas suksesit që pati kënga pas publikimit të saj një muaj më parë duke grumbulluar mbi 14 milionë klikime, shkruan KultPlus.

Klipi gjen dy artistët të rrethuar nga një grup i valltarëve të veshur me lëkurë nëpër një vendndodhje industriale në Los Anxhelos, me një lëvizje nga filmat aksion të viteve 80-ta dhe një shkelje syri për jetën e natës në Berlin.

Bebe Rexha kohët e fundit po bën bujë përmes videove virale në Tik Tok dhe gjithashtu me debutimin e saj në filmin artistik përkrah yjeve të mëdha./KultPlus.com

https://www.facebook.com/beberexha/videos/1752505568286584

‘South Outdoor Festival’ rikthehet në Borsh, festivali që gërsheton sportin dhe kulturën

‘South Outdoor Festival’ do të rikthehet këtë vit në datat 3-6 shtator, në edicionin e 4-të pas një viti pushim si pasojë e pandemisë.

‘South Outdoor Festival’ është një festival e të gjitha gjërave që zhvillohen në natyrë: sporti, kultura, tradita, muzika, natyra dhe ushqimi.

Gjatë veprimtarisë 4-ditore, që zhvillohet çdo vit në fshatin Borsh në jug të Shqipërisë, festivali fton pjesëmarrës nga të gjithë vendi dhe Evropa të bashkohen, të konkurrojnë dhe të argëtohen, duke shijuar dhe përjetuar veçantinë që e bën Rivierën e bukur të Shqipërisë të veçantë, shkruan KultPlus.

Organizatorët e këtij festivali të mbështetur nga qeveria gjermane me iniciativën e GIZ Albania, kanë mbajtur një konferencë në Prishtinë,  ku kanë shpalosur detaje për edicionin e sivjetmë. “Është edicioni i katërt, por viti i pestë, vitin e kaluar ishim në pushim si e gjithë bota por këtë vit ne kemi mbledhur energji dhe të vitit të kaluar dhe kemi menduar që të gjithë ato gjëra që do bënim vjet dhe sivjet, t’i bënim të dyja në këtë edicion.

Festivali ka filluar në 2017-n, që prej vitit të pare ka qenë iniciative e GIZ Albania. Qëllimi ka qenë zhvillimi dhe promovimi i turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri dhe konkretisht në rastin e ‘South Outdoor Festival’ ka qenë promovimi i zonës së jugut të Shqipërisë, ku shumica e njerëzve e njohin për plazhin, por jugu nuk ka vetëm plazhin, ka shumë potenciale të fshehura, që ne nëpërmjet festivalit jemi munduar që t’ia bëjmë prezente të gjithë turistëve.”-thotë Bledar Leka, organizator i këtij festivali.

Pjesëmarrës në këtë festival do të jetë edhe Roland Hysi nga grupi West Side Family, i cili është ambasador i këtij festivali. “Jam pjese këtij festivali sepse e vlerësoj si një festival që të gjithë duhet ta provojnë dhe reklamojnë si një festival të cilin do ta cilësoja si ‘one stop shop’ ,ku ti do të shkosh të përzgjedhësh një sërë aktivitetesh që ti di t’i bësh, por edhe nëse nuk di, ka prapë hapësirë për të eksploruar, për t’u kënaqur, për të kaluar mirë, për të provuar një gatim ndryshe, për të mësuar diçka për kulturën, sportin etj”- u shpreh Landi në këtë konferencë.

Përveç West Side Family, ky festival do të bëjë bashkë artistë si Urban Band, Orgesa Zaimi & Band, Jericho, Offchestra, Marsela Çibukaj, Eugent Bushpepa, Dj Nicky etj. Kurse, për herë të parë në këtë festival do të jetë i pranishëm edhe Mahmut Orhan, Dj i njohur turk./KultPlus.com

Veprimi i shqiptarit që “mahniti” banorët e Nagoldit

Portali gjerman i ka kushtuar një artikull shqiptarit Zeçir Gashi, i cili ka shndërruar rimorkion e makinës së tij në një kazan plehrash në qytetin Nagold.

Meqenëse sasi të mëdha mbeturinash lihen gjithmonë në parkingun e shkollës profesionale të zonës pas fundjavave të takimeve të të rinjve, shqiptari Zeçir Gashi reagoi në mënyrë simbolike me veprimin e tij, në mënyrë që mbeturinat të mos lihen më në atë gjendje.

Gjesti i tij për ta kthyer rimorkion e makinës në një kosh mbeturinash është mirëpritur nga të gjithë.

“Kuti pica, paketime ushqimi të shpejtë dhe shishe qelqi bosh lihen pas çdo fundjave në parkingun e shkollës profesionale Nagold. Prej javësh kam vënë re që të rinjtë takohen këtu dhe pasi largohen me makinat e tyre mbeten të gjitha mbeturinat”, tregon Gashi, i cili jeton pranë kësaj zone dhe ky fenomen e ka shqetësuar.

Zeçir Gashi emigroi në Gjermani në moshën 15 vjeçare duke ndjekur babain e tij. Në vitet 2000 në Gjermani nuk kishte ende shoqata që të promovonin kulturën shqiptare në Gjermani dhe Gashi pa mundësinë  për të ndryshuar diçka dhe e shfrytëzoi atë. Ai dëshironte që shtëpia e tyre e dytë, Gjermania të njihej me kulturën shqiptare./diaspora.al/ KultPlus.com

Vepra “Maqedonia” e Buxhovit në gjuhën angleze po depërton në Universitetet Amerikane

Vepra “Maqedonia nga atika deri te koha jonë” e historianit Jusuf Buxhovi, e cila këto ditë u botua në anglisht në SHBA nga shtëpia botuese amerikane e Houstonit “Jalifat Publishing”, ka filluar të depërtojë në universitetet amerikane.

Siç kishte vepruar edhe me “Kosovën” në tri vëllime, botuesi amerikan, misionin për shpërndarjen e kësaj vepre, e filloi në University of Wisconsin pjesë e te cilit është edhe University of Wisconsin Whitewater. Me këtë rast, botuesi amerikan, Ramiz Tafilaj, u prit nga drejtori i bibliotekës universitsare, Paul D. Waelchi, i cili u falemenderua për faktin se biblioteka e tij, tashma, krahas “Kosovës” në tri vëllime, vepër kjo , si tha është ndër më të kërkuarat e dy viteve të fundit për historinë shqiptare, ka edhe veprën “Maqedonia”, e cila futet në konkurencë me shumë e shumë sosh nga autorë të njohur botërorë.

Se “Kosova” në anglisht dhe tash “Maqedonia” në universitet amerikane përcillen me interesim, këtë e dëshmoi edhe një bisedë televizive që më këtë rast u zhvillua në televizionin e unviersitetit Wisconsin, me ç’rast botuesi Tafilaj foli për zhvillimet historike ne Kosove si dhe përpjekjet që e vërteta e saj historike të gjejë pasqyrim objektiv shkencor në botë edhe nga autorët shqiptarë. Profesori i komunikimit publik z. William Lowell foli per randësinë e librit “Maqedonia” duke e vlerësuar punën e historianit Jusuf Buxhovi si të rëndësishme, meqë, si tha, në këtë anë të Atlantikut ka pas mjaft paqartësi rreth historisë së popullit më të vjetër dhe kompakt te Ballkanit.

Kjo ka bërë që tek historianët e rinjë të ndryshohet diskursi për shqiptarët i imponuar nga historianët serbë dhe sllavë, të cilët në përgjithësi mundohen që me mite ta shtrembërojn historinë, ku çështja e Maqedonisë është ndër më të keqpërdorurat në këtë drejtim ngaqë prej saj përjashtohen fare shqiptarët. Duke u ndërlidhur me këtë çështje, botuesi Tafilaj theskoi se libri nuk flet për Maqedoninë në kufit politik, por për rajonin Maqedoni ku duke u bazuar ne fakte historik, nga autori shihet pjesë e botës shqiptare nga antikiteti e deri te koha jonë./ KultPlus.com

Dua Lipa: Kylie Minogue është mbretëresha e muzikës

Dua Lipa pranon që arritja e bashkëpunimit me Kylie Minogue në ‘Real Groove’ ishte një ëndërr që u bë realitet sepse ajo ishte një adhuruese e saj për kaq kohë.

Dua pranon se Kylie Minogue ka qenë një frymëzim për të që kur ishte fëmijë, transmeton FrontOnline.

Këngëtarja 25-vjeçare dhe Kylie 53-vjeçe, u bashkuan për të regjistruar remiksin e ‘Real Groove’ nga albumi i 15-të i studios australiane të muzikës pop ‘Disco’ dhe Dua pranon se përvoja ishte një ëndërr e vërtetë sepse ajo ka qenë një adhuruese e Kylie që kur ishte vetëm tetë vjeç.

Ajo tha: “Qysh si fëmijë e kam dashur Kylie. Unë i kam dashur të gjitha këngët e saj, videot e saj muzikore, ajo është një ikonë e tillë, ajo është mbretëresha. Unë mendoj se stilistikisht ajo që po bëjmë të dyja ka ardhur në kohën e përsosur dhe mendoj se po e vrasim të dyja”, tha Lipa./KultPlus.com

Mbahet sërish në Cyrih festivali më i madh shqiptar në ambient të hapur

Pas anulimit verën e kaluar për shkak të Covid-19 ngjarja  madhore dy-ditore do të mbahet sërish në stadiumin Hardturm të Cyrihut.

Më 4 dhe 5 shtator, do të zhvillohet për herë të dytë “Alba Festival”, i cili do të sjellë në stadiumin Hardturm në Cyrih, disa nga yjet më të mëdhenj të skenës muzikore të Kosovës dhe Shqipërisë, thuhet në një komunikatë të organizatorit.

Me mbi 20,000 vizitorë, alba Festival është festivali më i madh nën qiell të hapur, me yje ndërkombëtarë nga Hip-hopi i Kosovës dhe Shqipërisë, nga R’n’B dhe skena e muzikës pop në Zvicër dhe Evropë.

Të kujtojmë: Në edicionin e parë, të mbajtur në vitin 2019, në këtë festival ishte paraqitur me disa këngë edhe ylli i madh i muzikës botërore, Rita Ora, shkruan albinfo.ch.

Pas anulimit të festivalit verën e kaluar për shkak të Covid-19 ngjarja  madhore dy-ditore do të mbahet sërish në stadiumin Hardturm të Cyrihut.

Këngëtarët që do të marrin pjesë këtu janë pjesë e ranglistave ndërkombëtars dhe, sipas statistikave të Spotify, janë ndër më të transmetuarit edhe në Zvicër. Bëhet fjalë për artistë të zhanreve pop dhe hip-hop me rrënjë nga Shqipëria dhe Kosova.

Formacioni i edicionit të dytë të Alba Festival-it përfshin mbi 15 emra të mëdhenj të muzikës kombëtare dhe ndërkombëtare nga Kosova dhe Shqipëria.

Këtë vit, një i tillë është Dardan Aliun aka DJ Regard. Kënga e tij në stilin Deep-House, “Ride It” u bë virale kryesisht përmes TikTok, në bazë të të cilës janë realizuar rreth 4.1 milionë video.

Po ashttu Super yll kosovar Ledri Vula është në skenën e Alba Festivalit për herë të dytë këtë vit.

“Alba Festival” e konsideron veten si një festival përbashkues gëzimi dhe shoqërimi,  në ambient të hapur, transmeton albinfo.ch. Ai synon që përmes muzikës dhe kulinarisë të sensibilizojë të gjithë me  gjithë bukurinë dhe diversitetin e kulturës së Shqipërisë dhe Kosovës.

“Ne ftojmë adhuruesit e muzikës dhe kulturës nga e gjithë Evropa të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje unike muzikore”, Thotë Adem Morina, producent ekzekutiv i festivalit.

Në krye të organizimit të Festivalit sërish është influencuesja nga Cyrihu, Mimoza Lekaj.

Informacione të hollësishme rreth artistëve aktualë dhe festivalit mund të gjeni në www.alba-festiv.ch.

Biletat për alba Festival 2021 janë të disponueshme ekskluzivisht në seetickets.ch. Biletat ditore janë në dispozicion për 100 franga ndërsa bileta 2-ditore, nga 129,90 CHF.

Organizatori: Time Event AG
Producent: Adem Morina
Mikpritëse: Modelja dhe influencuesja Mimoza Lekaj (@mimoza)

Vendndodhja: Hardturm Areal, Hardturmstrasse 404, 8005 Cyrih

Data: 4 dhe 5, 2021
Shitja / Link: www.seetickets.ch./ albinfo.ch/ KultPlus.com

Gratë rome, ashkalike dhe egjiptiane në luftë me pabarazinë për një shoqëri demokratike

“Ka dy lloje të fuqive në botë, njëra është shpata dhe tjetra është lapsi. Por ekziston edhe një fuqi e tretë më e fuqishme se të dyja këto, ajo është gruaja” – Malala Yousafzai

Një përmbledhje e plotë mbi atë se sa kanë gratë fuqi të zërit dhe pozita udhëheqëse në shoqërinë kosovare dhe a kanë një përfaqësim kuptimplotë duke mos i diskriminuar nga aspekti biologjik, përkatësia etnike, fetare dhe orientimi seksual. Sa janë të përfshira në jetë publikë?, a janë  pjesë  integruese në proceset vendimmarrëse si në institucione publike por edhe brenda organizatave të shoqërisë civile. Sot do shtjellojmë një pasqyre të plotë të barazisë gjinore si dhe kontekstin historik dhe politikë të saj.

Cili është rrugëtimi i gjithëpërfshirjes së grave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në  këto 21 vite të pas luftës në Kosovë?

Pas vitit 1999, jeta e grave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian pësoi një transformim rrënjësor politikë, social, ekonomik dhe shoqërorë. Ky transformim solli ndryshime të dukshme në strukturën e ekonomisë, nivelin e jetesës së grave, kulturën e fuqishme patriarkale, në ndërveprim me pasojat e luftës dhe të diskriminimit të thell mbi baza racore, problemet e thella të trashëguara i gjetën gratë e ketyre komuniteteve me një sistem të pabarabartë e që vazhdon edhe sot.

Kriza e tanishme e pozitës se grave është në një fazë shumë të ashpër. Ajo lidhet me dilemën se si ne mund të jemi politikisht të barabartë, pavarësisht ndryshimeve tona. Partitë politike të komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali ende sundohen nga mentaliteti maskilist, ku “burrat janë të lindur për të qenë lider politikë’’. Po këtë mentalitete maskilist për fat të keq e gjejmë edhe në sektore tjera të shoqërisë. Këtu nuk përjashtohen edhe organizatat e shoqërisë civile, në sektor të ndryshme të punësimit po edhe vetë brenda familjeve.

Përfshirja e grave në jetën politikë dhe në fushat tjera si: në ekonomi dhe jetën sociale, në ditët e sotme më shumë  është  përpjekje e vetë grave për t’i shfaqur aftësitë e tyre, se sa hapa konkrete nga institucionet vendimmarrëse. Kjo bëhet duke mos i vendosur në  pozita që do t’ju jepte mundësinë të jenë fituese dhe të jenë konkurrente të barabarta me burrat.

Grave më pak ju dëgjohet zëri për tema si ekonomia dhe siguria nacionale e më shumë tek ato tema qe cilësohen se janë për gratë,  p.sh, ato që përfshinë aspektin social të shoqërisë.

Një tjetër sfidë që është barrier që gratë të arrijnë suksese për të qenë pjesë në pozita vendimmarrëse është që ato nuk e kanë hapësirën e njëjtë kohore në fushata zgjedhore me burrat brenda partive, pasi ato bëhen pjesë e listave vetëm një muaj para  zgjedhjeve, duke e mundësuar  vetëm  përmbushjen e kuotës që e kërkon ligji.

Që nga koha që është vendosur kuota më Ligjin për Zgjedhje, as njëherë në listat e partive te komuniteteve nuk ka kaluar numri i grave përtej kuotës që janë të obliguar ta respektojnë.

Barazia  njeh faktin se nuk është problemi tek statusi i individit apo identitetit grupor, porse pasojat e dëmshme të cilat janë të lidhura për atë status, pra pasojat e lidhura me të qenit grua në një shoqëri të pabarabartë.

Përfaqësimi dhe pjesëmarrja kuptimplotë e grave dhe vajzave rome, ashkalike dhe egjiptiane në proceset vendimmarrëse është një kusht i domosdoshëm për gëzimin dhe realizimin e të drejtave të tyre shoqërore.

Përvojat e grave mund të jenë të ndryshme nga burrat andaj është e nevojshme që ato të jenë pjesë e diskutimeve që rezultojnë në politikëbërje dhe rrjedhimisht kanë ndikim në jetën e tyre.

Mungesa e grave në vendimmarrje ka ndikim negativ në të gjithë procesin e demokratizimit dhe krijimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë.

Disa prej faktorëve që kanë ndikuar në këtë gjendje janë:

1.Mungesa e mjaftueshme e qendrave për kujdes të fëmijëve dhe të moshuarve në mënyrë që gratë të lirohen nga obligimet familjare.

2.Mungesa e përkrahjes nga familja, sidomos nga burrat.

3.Diskrimimi i dyfishtë, së pari që është grua, së dyti që i takon një përkatësie etnike ndryshe.

4.Mungesa e njohurive nga gratë për rëndësinë dhe domethënien e të qenit aktive në politikë.

Ndërkohë, aspektet pozitive janë të shumta. Pjesëmarrja e grave në vendimmarrje ka ndikim pozitiv në transformimin e shoqërisë në fusha, siç

janë:

Ndryshime kulturore (Patriarkalizmin e shoqërisë i cila vazhdon të dominojë në te gjitha sferat e jetës. Gratë shpesh shihen si të papërshtatshme për të qenë pjese e vendimmarrjes apo të kenë rol udhëheqës në politikë, madje edhe kur ato marrin  këto role, veprimet e tyre shqyrtohen shumë më shumë nga publiku. Burrat gjithnjë favorizohen për të udhëhequr pozitat vendimmarrëse, ndërsa gratë konsiderohen si me pak të afta për këto vende pune. Stereotipat ekzistuese që lidhen me profesione të caktuara për gratë vazhdojnë të ekzistojnë në shoqërinë kosovare, etj)

Ndryshimet ligjore (Mungesa e zbatimit të Ligjit për Barazi Gjinore nga institucionet publike – kuota 50% për përfaqësimin e barazisë gjinore. Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, që përcakton se 30% e kandidatëve në listën e partive politike duhet të jenë gra, nuk përputhet me Ligjin për Barazi Gjinore. Mungesa e zbatimit të sanksioneve për respektimin e kuotës gjinore prej 50% të përfaqësimit në Ligjin për Barazi Gjinore. Mungesa e zbatimit të Ligjit Kundër Diskriminimit në punësim – Ky ligj kërkon që punëdhënësit të krijojnë dhe përcjellin politika anti-diskriminuese ose anti-ngacmuese për të mbrojtur punonjësit e tyre. gratë zakonisht janë subjekt i diskriminimit dhe ngacmimit në vendet e punës dhe mungesa e zbatimit të këtyre ligjeve ndikon në arritjen e tyre deri tek pozitat vendimmarrëse, etj)

Ndryshimeve politike (Mungesa e demokratizimit të brendshëm të partive politike – Shumë shpesh pozicionet gjinore të udhëheqjes politike të partive politike konsiderohet si të pabarabartë, prandaj dhe pozitat vendimmarrëse dominohen nga meshkujt (si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror). Konkurrenca midis grave në vendimmarrje dhe brenda strukturave politike është shumë e kufizuar, shpesh ndikon në çështjet e cilësisë dhe profesionalizmit për vendime të caktuara vendimmarrëse, etj)

Nxitja e barazisë gjinore shihet si një inkurajim për prosperitet më të madh social dhe politikë. Aktiviteti ekonomik dhe politikë i grave  është një masë e përbashkët e barazisë gjinore në të gjitha sferat e jetës sociale. Është vizioni që gratë dhe burrat duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë në të gjitha aspektet e tjera të shoqërisë dhe të mosdiskriminohen në bazë të gjinisë së tyre në mënyre që të kemi një shoqëri demokratike ku vlerat njerëzore respektohen në mënyre të barabartë.

Shënim: Autorja e shkrimit është, Floride Kuqaj, zyrtare për fuqizimin e gruas në organizatën ‘’Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve’’./ KultPlus.com

“Old Timer Fest” sjell në Prizren e Korçë edicionin e 16’të të ekspozitës së veturave klasike

Për të gjithë të apasionuarit e makinave të vjetra, “Old Timer Fest” sjell në qytetin e Prizrenit dhe të Korçës, 30 mjete historike të koleksionit shqiptar RETRO.

Edicioni i 16’të i “Old Timer Fest” do të zhvillohet në datat 17-18 korrik në Prizren dhe në 19-20 korrik në qytetin e Korçës, shkruan KultPlus.

Pritja dhe akomodimi i pjesëmarrësve të veturave klasike do të bëhet me datë 16 korrik në Prizren. Me datë 17 korrik, veturat do të defilojnë nëpër rrugët e Rahovecit dhe të Suharekës. Kurse më 18 korrik, ekspozita e veturave klasike do të jetë në sheshin Shadërvan në Prizren dhe pastaj do të vizitohen monumentet kulturore-historike të këtij qyteti.

Më 19 korrik, veturat klasike do të nisen për në Korçë, ku do të bëhet ekspozimi i tyre në rrugën e pazarit. Në ditën e fundit të “Old Timer Fest” veturat do të shfaqen në qendër të Korçës, në Pedonalen dhe në Bulevardin Shën Gjergji për të përfunduar këtë ekspozitë 4 ditëshe të veturave klasike./KultPlus.com