Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota së bashku me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore nga Shqipëria, po vijnë me koncert festiv me rastin e 16-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Koncerti mbahet më datë 16 shkurt, ora 20:00, në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Xhavit Haziri”, në Obiliq. / KultPlus.com
Këtu vjen një përzgjedhje e përkufizimeve poetike mbi një fenomen të veçantë që është njëherësh më i patrajtë sesa arti, më i njëmendshëm sesa shkenca, dhe më filozofik sesa vetë filozofia. Këtu janë të mbledhura disa nga përceptimet më ngulitëse dhe të çdo kohe mbi dashurinë, të zgjedhura nga qindra vite histori letërsie- shijojini.
Gjithqysh unë rrekem te kumtimi se: Dashuria është çështje e ndjenjave e jo e dëshirave. Nuk mund të dashuroj pse dua, e më së paku pse duhet, ndaj dashuria e përkushtuar është gjithnjë e çmendur, arsye mbi të gjitha arsye, urtësi e sfidave të pandalshme. Është forca që vë në lëvizje gjithçka, është motivimi i të drejtës sublime për të jetua, sido dhe kudo. Ajo është ajo që na sundon, është skllavëria jonë vullnetmirë. Është tançka shohim, ndjejmë, është metafizika e gjërave dhe gjendjeve.
Erich Fromm
Dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur nuk mendon për të, atëherë kur je i pastër shpirtërisht. Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik, ajo nuk është e ashpër, lënduese apo hidhëruese. Ajo është ndjenjë qetësie, të fal paqe, besim dhe shpresë. Të lejon të mbushësh thellë me frymë pa patur frikë se do të dalin lot. Sa pak të dashuruar që ka në botë…!
OSHO
Një asket shëtitës u strehua në një fshat. Vjen një njeri dhe i thotë se dëshiron ta realizoj Hyjnoren. Asketi e pyet: “A ke dashuruar ndonjëherë?” Njeriu i përgjigjet: “Jo, unë asnjëherë s’kam gabuar në gjëra të tilla të shenjta. Asnjëherë nuk kam rënë aq poshtë, sepse unë dua të arrij tek Zoti”.
“Me gjithë mend e ke, asnjëherë nuk ke ndier dhembje të dashurisë?” – e pyet murgu i habitur. “Ua them të vërtetën” – vazhdon besimtari me bindje, “por, më falni, pse vazhdimisht më bëni të njëjtën pyetje? As që i jam afruar ndonjëherë dashurisë. Dua ta arrij Vetërealizimin, Hyjnoren”. Atëherë asketi i përgjigjet: “Ti duhet të më falësh, të lutëm, shko tek dikush tjetër. Përvoja ime më ka mësuar se nëse ke dashur të paktën dikë, këdoqoftë, nëse e ke pasur madje vetëm një shkëlqim dashurie, unë mund të të ndihmoj që ta zgjerosh atë, që të rritet e rritet e ndoshta të arrijë edhe te Zoti. Por, nëse ti nuk ke dashuruar asnjëherë, ti asgjë nuk ke në vete; në ty nuk ndodhet fara që të mugullojë në dru. Miku im, pa prezencën e dashurisë, unë nuk shoh kurrfarë mundësie të hapjes ndaj Zotit. Shko e kërko dikë tjetër!”
Xhakomo Kazanova
“Dashuria është një ndjenjë që nuk mund të shpjegohet! Është Zoti i të gjithë natyrës! Është një ndjenjë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht! Dashuria! Një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë! Zot, që në mes të gjithë gjembave që na shpojnë e na shkaktojnë dhembje, ti shtron kaq shumë trëndafila në rrugën ku ecim, dhe pa të cilën ekzistenca dhe vdekja nuk do të kishin më dallime e do të ishin një!”
Leo Buscaglia
Po të dashurosh, rrezikon të mos marrësh dashurinë si këmbim. Edhe kjo është e drejtë. Por ju nuk dashuroni për të marrë diçka si shkëmbim, ndryshe nuk mund të quhet dashuri.
Kahlil Gibran
Dashuria i jepet të gjithëve pa dallim dhe gjithnjë, por disa nuk munden as ta shohin, as ta degjojnë, kjo sepse veshët dhe syt e tyre janë zënë nga iluzione ndjenjash dhe nga zhurmë fjalesh.
Kurt Vonegut:
Një qëllim i jetës së njeriut, nuk ka rëndësi se kush e kontrollon atë, është të dojë këdo që është përreth për t’u dashur.
Stendhal:
Dashuria është si një temperaturë që ikën edhe vjen në mënyrë të pavarur nga vullneti… dashuria nuk ka limite të moshës… (dashuria nuk njeh moshë).
C.S.Levis:
Nuk ka investim të sigurtë. Të duash në përgjithësi është të jesh i pambrojtur. Dashuria është çdo gjë, dhe me siguri zemra jote do të shtrydhet dhe mbase dhe thyhet. Nëse do që të sigurohesh që të mbetet e paprekur, nuk duhet t’ja japësh zemren askujt, madje as një kafshe. Mbështille me kujdes me zbavitje dhe pasuri të vogla; anashkaloji të gjitha gërvishtjet; kyçe në kutinë e egoizmit tënd. Por në atë kuti- të sigurtë, të errët, pa ndjenja, pa ajër- ajo do të ndryshojë. Nuk do të thyhet; do të bëhet e pathyeshme, e padepërtueshme, e pazëvendësueshme. Alternative e tragjedisë, ose së paku e rrezikut të tragjedisë, është dënimi. I vetmi vend jashtë Parajsës ku mund të jesh tërësisht i mbrojtur nga të gjitha rreziqet dhe trazimet e dashurisë është Ferri.
Lemoni Sniket:
Dashuria mund të ndryshojë një person ashtu siç prindi mund të ndryshoje një bebe- me delikatesë, dhe shpesh duke shkaktuar rrëmujë.
Susan Sontag:
Agjë nuk është më e mistershme, asnjë marrëdhenie njerëzore. Përveç dashurisë.
Çarls Bukovski:
Dashuria në një farë mënyre është sikur shikon një mjegull kur zgjohesh në mëngjes përpara se të dalë dielli. Shfaqet vetëm për pak kohë dhe pastaj largohet… dashuria është një mjegull që zhduket me të parin agim të realitetit.
Uilliam Shekspir:
Dashuria nuk shikon me sy, por me mendje.
Ambros Biers:
Dashuria, emër. Një çmenduri e përkohshme që shërohet nga martesa.
Katerin Hepburn:
Dashuria nuk ka të bejë me atë çfarë pret të marrësh-vetëm me atë çfarë pret të japësh – që është gjithçka.
Bertrand Rusel:
Nga të gjitha format e maturisë, maturia në dashuri është mbase vërteta më fatale e lumturisë.
Fjodor Dostojevski:
Çfarë është ferri? Unë pohoj që është vuajtja e të qënit i paaftë për të dashur.
Çarls Doukins:
Njerëzit ndonjëherë thonë se duhet t’u besosh ndjenjave në thellësi, përndryshe nuk do të kesh kurrë besim në gjëra të tilla si “Gruaja ime më do.” Por ky është një argument i keq. Ka shumë menyra për të zbuluar që dikush të do. Gjatë gjithë ditës që je me dikë që të do, ti shikon dhe dëgjon shumë pjeseza të dhënash, që shtohen. Nuk është tamam një ndjenjë e brendshme, si ajo të cilën priftërinjtë e quajnë shpallje. Ka gjëra të jashtme që përforcojnë ndjenjat e brendshme¨shikimet në sy, pëshpëritjet me zë, nderet e vogla dhe mirësitë; dhe e gjitha është e dhëna e vërtetë.
Paulo Koelo:
Dashuria është një forcë e egër. Kur mundohemi ta kontrollojmë, ajo na shkatërron. Kur mundohemi ta burgosim, ajo na skllavëron. Kur mundohemi ta kuptojmë, na lë me ndjenjën e humbjes dhe paqartësisë.
Xhejms Baldvin:
Dashuria as nuk fillon as nuk mbaron sipas mënyrës që ne mendojmë. Dashuria është një betejë, dashuria është një luftë; dashuria është një rritje.
Haruki Murakami:
Çdokush që bie në dashuri është në kërkim të pjesëve të humbura të vetvetes. Kështu çdokush që është në dashuri mërzitet kur mendon për të dashurin e vet. Është si të shkelësh në një dhomë nga e cila ke kujtime, të cilat nuk i ke parë për një kohë të gjatë.
Antoine de Saint-Exupéry:
Dashuria nuk qëndron në soditjen e njëri tjetrit, por të shikuarit sëbashku më tutje në të njejtin drejtim.
Honore De Balzak:
Sa më shumë dikush gjykon, aq më pak ai dashuron.
Luis de Bernieres:
Dashuria është një çmenduri e përkohshme, ajo shpërthen si vullkan dhe më pas qetësohet. Dhe kur qetësohet, ti duhet të marrësh një vendim. Duhet të zbulosh nëse rrënjët e tua janë të gërshetuara në një mënyrë që është e papërfytyrueshme t’i ndash. Sepse kjo është ajo çfarë është dashuria. Dashuria nuk është e pafrymë, nuk është kënaqësi, nuk është shpallje e premtimeve të pasioneve të përjetshme, nuk është dëshira të rrokësh çdo sekondë dhe minutë të ditës, nuk është të qëndrosh natën zgjuar duke imagjinuar sikur ai po të puth çdo pjesë të trupit. Jo, mos u skuq, po të them disa të vërteta. Të jesh “në dashuri” është diçka që mund ta bejë çdokush. Vetë dashuria është ajo çfarë ngelet kur të qënit në dashuri është larguar, dhe kjo është të dyja, një art dhe një aksident me fat.
E.M. Forster:
Ti mund ta shndërrosh dashurinë, ta injorosh, ta çrregullosh, por nuk mundesh kurrë ta largosh nga vetja. E di nga eksperienca që poetët kanë të drejtë, dashuria është e përjetshme.
Iris Murdok:
Dashuria është mundimi për të kuptuar qe diçka tjetër përveç teje është e vërtetë. / Albert Vataj / KultPlus.com
Në Ditën e të Dashuruarve, DPA ka zgjedhur një mënyrë krejtësisht të veçantë për të kremtuar këtë ditë.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka ndarë në rrjetet sociale letrat e dashurisë së disa prej kolosëve të letrave shqipe, Poradecit, Migjenit etj, duke përcjellë pasionin e tyre.
“Përmes letrave, një nga format më të hijshme të shprehjes së ndijimeve, klasikët tanë kanë përjetësuar muzën e veprave të tyre, gruan”, shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Në përputhje me simbolikën e ditës së Shën Valentinit, DPA sjell një buqetë kartolinash me vargjet e autorëve të mirënjohur, duke ftuar lexuesit të përzgjedhin njërën prej tyre, për t’ia shprehur dashurinë njeriut të zemrës. DPA shton se, në erën digjitale letrat cilësohen anakronike, por mbeten gjithsesi mënyra më autentike e shprehjes së emocioneve.
Kartolinat e përzgjedhura janë shkruar nga Lasgush Poradeci, Llukë Karafili, Migjeni, Mit’hat Frashëri e Andon Z. Çajupi. / KultPlus.com
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se më datë 14 shkurt të vitit 1990, mori nënshtetësinë shqiptare Shenjtorja Tereza.
Nënë Tereza, siç e njohi bota mbarë Anjezë Gonxhe Bojaxhiun pasi iu kushtua murgërisë në moshën 18-vjeçare, u lind më 26 gusht 1910 në Shkup. Gonxhja ishte fëmija i tretë që vinte si fryt i kurorës së vënë mes Nikollë Bojaxhiut dhe Drane Barnajt.
Pasionet e saj vajzërore ishin mësuesia, të shkruarit, diktimi i poezive dhe muzika, të cilat të marra në asambël pasqyrojnë ndijimet e thekshme që e prinë drejt vokacionit sipëror, fesë.
Më 26 shtator 1928, Nënë Tereza do ta linte Shkupin për të nisur misionin e saj fisnik në shërbim të të pamundurve, pa ditur se prej kësaj dite, do t’u jepte lamtumirën për së gjalli nënës dhe motrës së saj. U vendos në Kalkutë të Indisë, ku fillimisht qe mësuese, sikurse dëshironte hershëm. Më pas, u caktua drejtoreshë e shkollës së vajzave.
Në kuadër të shërbesës së përkushtuar ndaj nevojtarëve, themeloi urdhërin “Misionaret e Dashurisë” (1951). Për këtë përulësi të pashembullt, do të vlerësohej në vitin 1979 me çmimin Nobel për Paqe, prej nga ku u mësua botërisht kombësia e saj shqiptare. /KultPlus.com
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të një banese të konfiskuar për 11-vjeçaren, e cila kishte qenë viktimë e trafikimit dhe dhunimit, dhe familjen e saj.
Kryeministri Albin Kurti tha se me kjo banesë është me sipërfaqe 100 metra katrorë dhe se me këtë veprim dëshmojnë përkushtimin për t’i mbështetur viktimat, raporton Express.
“Komisioni rekomandues i Ministrisë së Drejtësisë ka rekomanduar dhënien në shfrytëzim të banesës së konfiskuar prej 100 metra katrorë për viktimën e trafikimit dhe dhunimit dhe familjen e saj, e njohur edhe si rasti I 11-vjeçares. Përmes veprimeve të tilla ne edhe njëherë dëshmojmë përkushtimin tonë për mbështetjen e viktimave, veçanarisht të viktimave të dhunës”, tha Kurti.
Ndërkohë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se banesa do t’i jepet në shfrytëzim kësaj familje për një periudhë 5-vjeçare.
Ndryshe, rasti i dhunimit të 11-vjeçares kishte nxitur reagim të shoqërisë, teksa në Kosovë ishin mbajtur disa protesta, ku u kërkua “dënim meritor” për personat e dyshuar.
Për këtë rast kanë dhënë dorëheqje drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, dhe Ali Gashi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. / KultPlus.com
Dashuro një burrë që me mëngjes e kupton si ndihesh në drekë me buzëgaz të pret e në mbrëmje s‘harron kush je dashuro një burrë që frymon për ty je vegim i tij i parë e i fundit dashuro një burrë që të puth papritur një burrë të hareshëm që nuk e njeh trishtimin dashuro një burrë që respekton lirinë tënde vlerëson zgjedhjet e tua dashuro një burrë që të pranon ashtu siç je, e brishtë e guximshme unike dashuro një burrë që e ka kuptuar që gjithçka që e rrethon je ti e nëse nuk e gjen atëherë dashuro jetën se vlen të dashurosh çfarëdo burri. / KultPlus.com
Javën e kaluar është mbajtur edicioni i 74-të i festivalit më të vjetër në Evropë, “Sanremo”, në Itali.
Mes shumë konkurrentëve, fituese u zgjodh artistja e re italiane Angelina Mango, e cila do të jetë njëherësh përfaqësuesja e Italisë në “Eurovision 2024”.
Vetëm pak ditë pas shpalljes së aj si reprezentuese e shtetit italian, Angelina është bërë një nga favoritët për të fituar edicionin e sivjetmë të Eurovisionit, i cili mbahet në Malmo të Suedisë.
Kënga e saj me titull “La noia” aktualisht është e dyta në bastet për fituesin e Eurovisionit, me 8 për qind shanse për të fituar – sipas atyre që luajnë bastet për festivalin evropian.
Përpara Angelinës aktualisht janë përfaqësueset e shtetit ukrainas, Alyona Alyona dhe Jerry Heil me këngën e tyre “Teresa and Maria”.
Me katër disqe të shpërblyera platin, dy të arta, turneun me bileta ta shitura, paraqitjet në krye të listave të shitjeve dhe disa nga këngët më të luajtura në radio, Angelina Mango ishte një nga yjet që “shpërtheu” gjatë vitit 2023 në Itali.
Shqipëria përndryshe përfaqësohet sivjet në Eurovision nga këngëtarja e njohur shqiptare Besa Kokëdhima, me këngën “Zemrën n’dorë”. / KultPlus.com
Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës edhe këtë vit do të festohet në mes ngjarjeve dhe organizimeve të ndryshme. Por një event krejtësisht i veçantë do të vijë i organizuar nga gazeta online KultPlus me gazetaren e parë ukrainase të strehuar në Kosovë dhe njëherit artisten, Liudmyla Makei e cila do të mbajë një punëtori për artin e pikturës me fëmijët.
Fëmijët së bashku me të pranishmit do të marrin pjesë në këtë përvojë kreative, duke eksploruar botën e mahnitshme të vizatimit dhe duke punuar për të krijuar një projekt të përbashkët që përfaqëson bashkëpunimin midis kulturave ukrainase dhe kosovare.
Ky aktivitet do të zhvillohet më datë 17 shkurt, duke filluar në ora 12:00, në ambientet KultPlus Caffe Gallery.
Organizatorët ftojnë të gjithë fëmijët që të festojnë festën e Pavarësisë së Kosovës në mënyrë kreative dhe të veçantë. / KultPlus.com
(Duke e kujtuar Zef Giuseppe Chiaramonte (1946-2024)
Unë pata nderin të mësoja shumëçka për Arbëreshët e Italisë, sidomos për ruajtjen e gjuhës dhe të kulturës arbëreshe, pikërisht duke njohur dhe komunikuar me Zef Kjaramonten. Më thoshte vazhdimisht: “shkruaje Kjaramonte, mbiemrin tim”.
Arbëreshi i Sicilisë, miku i madh i shqiptarëve, adhuruesi i veshjes kombëtare, ishte njëri ndër pjesëmarrësit më të rregullt të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Kishte shumë miq në Prishtinë dhe e donte Kosovën deri në pafundësi.
Nga shënimet biografike në librin e tij me poezi me titullin “Vulë uji” (2015), të cilin ma kishte dhuruar me fjalët: “Mikut të vjetër, me gëzim”, i botuar paralelisht në shqip dhe italisht, ndër të tjera, thuhet se Zefi ishte studiues i Evropës Lindore, drejtor i Bibliotekës së Palermos, korrespondent i Radio Vatikanit – programi në gjuhën shqipe, sekretar i Komitetit Italian Pro Kosova, përgjegjës për kulturën arbëreshe dhe shqiptare i Qendrës Ndërkombëtare për Studimet për Mitin, përkthyes zyrtar, autor i disa veprave etj. Pra, kontributi i tij ishte përqendruar në shumë fusha, duke e dalluar sidomos përkushtimin e tij në mësimin e arbërishtes për gjeneratat e reja.
Në një nga komunikimet e mia me Zefin, më 13 nëntor 2023, më shkruante se ishte duke i rishikuar poezitë e reja që ende nuk i kishte botuar dhe se do t’i dërgonte sa më parë. U pajtua që libri i tij me poezi të botohet nga PEN Qendra e Kosovës me parathënien time. Ishte shumë i lumtur për idenë e botimit. Më shkroi: “Të botohen krejt në Kosovë jam dakord, se me Kosovën më lidhen shume kujtime dhe shumë miqësi”. Gjithashtu, më tha: “Te lutem të ma dërgosh edhe një herë kopjen kompjuterike të numrit të fundit të revistës PEN Kosova, aty ku janë poezitë e mia, ngase nuk i gjej më në kompjuter”.
Ndërsa në komunikimit tim të fundit me Zefin, më 8 shkurt 2024, më shkroi: “Prit do ditë, ngase poezitë i kam te kompjuteri jashtë qytetit. Si shkoj atje për fundjavë do t’i nis menjëherë.
Ndërkohë, zgjidh ato që mendon nga ato të botuara. Mirudëgjoshim”.
Por, pas tri ditëve, pra më 11 shkurt 2024, erdhi befas fundjava bashkë me vdekjen. Erdhi më shpejt së dorëshkrimi i poetit. Zef Kjaramonte iku në amshim. Ai ishte njeri me virtyte të larta. I buzëqeshur. I përzemërt. I afërt me të gjithë. Në kujtimet e miqve të tij të shumtë, pa dyshim, do të mbetet Arbëreshi më i dashur që ushqehej gjithmonë me respektin dhe krenarinë e shqiptarëve, duke qenë vetë protagonist i jetës dhe i historisë sonë, edhe në kohët e vështira, por edhe më vonë.
Jeta dhe veprimtaria e tij i kanë shenjat e veçanta që ndërlidhen, në radhë të parë, me gjuhën dhe letërsinë shqiptare. Zefi ishte njëri nga idealistët më të përkushtuar që dëshironte ta kurorëzonte dijen, kulturën, besimin, misionin e tij në relacion me arbëreshët dhe shqiptarët. Me shpirt. Me zemër. Me dashuri.
Qoftë gjithmonë i ndritur dhe i paharruar kujtimi për të.
Poezi nga Zef Chiaramonte
SI KOSOVA U’
pranvera të varfëra vitet tanë pa të kora tue pritun vapën dogja fletë* e dru milikurë** t’i bëj ballë dimrit
(1989)
* formë arb. për gjethe ** formë arb. për lakuriq
SHTËPIA E ËNDRRAVE
shpinë e ëndrrave dje e pashë dhe stipin* besnik që në shishe të bardha pangara dendur ruan lëngun e pemëve të kuqe dhe djellore të bëra** në stina të ngrohta e të lumta kur në zemër ti më pëlcisje
* dollapi, fjalë arb. e huazuar nga areali italian. ** të pjekura
VULË UJI
e detit kur ti lahesh vale të isha dhe shkumë një ishull ne të dy ta bëjmë ishullin që duket zhduket e prapë riduket lojë e pangopur e ujit dhe e zjarrit
DONIKA
si u leve e u leve ti* vajza ime e pare nata m’u bu ditë t’errëtit dritë tregimet arbëreshe arbërisht me ty morën hov anekdotat e Çettës gjetën veshë
* formë arb. për si lindeshe ti, përdorur te vjershat e Zef Skiro-it senior.
KODRA E DIELLIT
të këputura degë gjak i shprishur këtu erdhëm tok një ditë gushti abetari largesë për të sfiduar dhe drejtshkrimi vajza të dalldisura në dritare na prisnin secila kalorësin e saj me sy duke pirë fshehurazi ajo nga kati i parë një cigare ma kërkoi flutur paketa ime e kuqe Pallmali gjirit në lulëzim i bëri gol pesë shekuj vetmi u zhdukën si me magji
TI
larg prej teje këtu n’Prishtinë kur ti n’ëndërr më fanite më bën të lumtur si atë ditë kur në dhomzën tone të pastër m’u dhurove vajzë e re si përtekë je mes e hollë sytë e tu flasën pa fjalë ende folmë më ka ënda ëndrra e ëmbël të vazhdojë dhe me germat tona sot Luc Gliqinin* të gjallëroj tërë lëkurën të përshkoj më ngjitet nëpër gishta erë myshku po më vjen buzët etura qëmoti potisen** pa kufi gjuha veshin të palos ti dridhe si një dhri*** dy kapronj porsi n’livadh bredhën lehtë në gjirin tend janë si molla sisët tote kur më dorën t’i limoj lart prej qafe shpina jote deri poshtë te rehjet-shalë duket fushë bore pashkelur rrafsh mëndafshi levantin buzët gjuha dhëmbët sytë ta lëvrojnë pa pushim mes dy shtyllave të buta atje lart ku ato bashkohen skaj trikëndshit magjik lulja jote e fshehur vlon sevdalli si unë ta mbledh loton vesë e dëshirim era e saj më ngazëllon ti e bukur kur më prek hapekrahë n’grykë më merr gjaku çmendet më përvëlon si lum trupin më përshkon te deti yt i thellë rrjedhën shuan dhe pushon
*krs. Demetrio Camarda, Appendice al Saggio di grammatologia camparata…, Prato, 1866, f.195-197 **formë arb. për vaditen ***formë arb. për hardhi
(Marrë nga libri me poezi “Vulë uji”/”Marca d’acqua”, Nuova Ipsa, Palermo, 2015). / KultPlus.com
Shqipëria është një perlë e vërtetë për t’u zbuluar në Ballkan. E njohur gjerësisht si Vendi i Shqiponjave, ajo ka një vijë bregdetare 362 kilometra të lagur nga detet Adriatik dhe Jon, shkruan Veronica Santana për të përditshmen spanjolle “Que’! Madrid”.
Një nga veçoritë e saj është peizazhi i pacënuar që ofron një natyrë te egër dhe të virgjër.
Vendi ballkanik gjithashtu thekson trashëgiminë kulturore mbresëlënëse të ndikimeve romake, greke, bizantine, osmane dhe sllave, ndër të tjera.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ka qenë e izoluar prej disa dekadash.
Që nga rënia e regjimit, ajo gradualisht është hapur me vendet e tjera, duke u bërë sot një destinacion turistik në zhvillim.
Natyra dhe peizazhet e saj janë mjaft tërheqëse, ku mund të zbuloni sisteme malore dhe liqene spektakolare.
Udhëtarët do të kenë mundësinë të vizitojnë qytetet historike si Butrintin, Beratin dhe Gjirokastrën, të shpallura si vende të trashëgimisë botërore nga UNESCO për veçantinë e tyre arkitekturore, artistike dhe kulturore.
Gjithashtu, mund të vizitoni liqenin e Ohrit, një nga më të vjetrit në planet, si dhe kishën e Shën Sofisë që daton në shekullit XI.
Duke vazhduar turin në Ballkan, do të keni mundësinë të vizitoni edhe Manastirin e Shën Naumit, i njohur për arkitekturën e stilit bizantin; qytetin e Korçes, me pazarin e saj osman dhe katedralen e saj ortodokse, dhe Kalanë e Lëkurësit, nga e cila mund të shijoni pamjet më të bukura të gjirit të Sarandës.
Nuk mund të humbisni Rivierën Shqiptare apo Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, me Kullën e Sahatit, Xhaminë e Et’Hembeut ose sheshin kryesor të saj, të kryesuar nga statuja e heroit kombëtar Skënderbeu.
Zbulimi i Shqipërisë është një përvojë e paharrueshme, ku mund të shijoni Ballkanin dhe vende të mrekullueshme me histori legjendare dhe tradita të jashtëzakonshme. //a.i/KultPlus.com
Dita e Shën Valentinit është një festë që festohet çdo vit më 14 shkurt. Origjina e saj është disi e paqartë, por përgjithësisht besohet se ka filluar si një festë e krishterë për nder të Shën Valentinit. Sipas legjendës, Shën Valentini ishte një prift romak që i bënte martesat në fshehtësi dhe përfundimisht u martirizua për veprimet e tij.
Sot, Dita e Shën Valentinit festohet në shumë vende të botës, megjithëse zakonet dhe traditat që lidhen me festën ndryshojnë në varësi të kulturës. Në Shtetet e Bashkuara, është një ditë e njohur për çiftet për të shkëmbyer dhurata dhe për të kaluar kohë së bashku, shpesh me një darkë romantike ose një dalje të veçantë. Është gjithashtu e zakonshme që njerëzit t’u japin kartat e Ditës së Shën Valentinit ose dhurata të vogla miqve, anëtarëve të familjes ose kolegëve.
Në disa vende të tjera, si Japonia dhe Koreja e Jugut, Dita e Shën Valentinit është një ditë kur gratë u bëjnë dhurata burrave, dhe jo anasjelltas. Në këto kultura, është tradicionale që gratë t’u japin çokollatë ose ushqime të tjera burrave për të cilët janë të interesuar, ose të shprehin vlerësimin e tyre për kolegët ose miqtë meshkuj.
Në vende të tjera, si Meksika dhe pjesë të Amerikës Latine, Dita e Shën Valentinit festohet si një ditë miqësie dhe dashurie, dhe jo vetëm dashuri romantike. Kjo njihet si “Dia del Amor y la Amistad”, ose Dita e Dashurisë dhe Miqësisë, dhe është një kohë që njerëzit të shprehin vlerësimin e tyre për të gjitha marrëdhëniet e rëndësishme në jetën e tyre.
Ndërsa në Kosovë dhe Shqipëri, kjo ditë festohet pak a shumë si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku çiftet shkëmbejnë dhurata mes vete apo realizojnë dalje më të veçanta. Këtë ditë çifti ja dedikojnë njëri tjetrit në mënyrë ekskluzive për të shprehur dashurinë e tyre.
Në përgjithësi, Dita e Shën Valentinit është një festë që ka evoluar me kalimin e kohës dhe ka marrë shumë kuptime dhe tradita të ndryshme në mbarë botën. Pavarësisht zakoneve dhe traditave të ndryshme, ajo mbetet një ditë popullore për të festuar dashurinë dhe marrëdhëniet në shumë kultura. / KultPlus.com
Ti erdhe prej natës ku ishe kredhur Dhe në duar mbaje lule, Tani do dalësh prej një rrungaje njerëzish, Prej një kaosi fjalësh rreth teje.
Unë që të kam parë mes gjërash parësore U nxeha kur ta përmendën emrin Në vende të rëndomta. Sa do doja që valë të ftohta të vërshonin mbi mendjen time Dhe bota të venitej porsi një gjeth i vdekur, Ose si lule qumështorja dhe të flakej tej, Që të mund të t’rigjej Të vetme.
Përktheu nga anglishtja: Redi Sheqeri / KultPlus.com
Udhëtoni në Shqipëri, në vendin e bukur mes Ballkanit dhe Adriatikut dhe me çmime fantastike. Ky vend ballkanik nuk është një destinacion popullor turistik, por fsheh bukuri natyrore unike dhe shumë histori, shkruan Neus Palou në një artikull të botuar në të përditshmen spanjolle “La Vanguardia”.
Nëse dëshironi pushime ndryshe, ju rekomandojmë të zbuloni Shqipërinë.
Një mundësi unike për të zbuluar Shqipërinë dhe historinë e saj intriguese, ku gjurmët osmane dhe sovjetike kanë formuar një komb të begatë dhe të lirë.
Pse duhet të udhëtoni në Shqipëri në 2024?
Në Shqipëri mund të eksploroni vende me bukuri natyrore dhe kulturore midis Adriatikut, Alpeve dhe Ballkanit.
Peizazhet dhe parqet natyrore me lumenj, ujëvara dhe liqene me ngjyra të gjalla janë po aq të mahnitshme.
Zhytuni në shijen mesdhetare të bregdetit dalmat, me ishujt idilik dhe plazhet me rërë të bardhë, të lagur nga deti Adriatik.
Përveç kësaj, Shqipëria ka vende të shumta që konsiderohen si Trashëgimi Botërore.
Një destinacion emocionues për ata që kërkojnë peizazhe të bukura dhe kultura të pasura antike.
Zbuloni bukurinë e këtij vendi të lagur nga Adriatiku për 10 ditë me një çmim spektakolar!
Midis Ballkanit dhe Adriatikut
Udhëtoni në Shqipëri për 10 ditë me një kosto prej 899 euro dhe zbuloni historinë e saj, ku gjurmët osmane, fashiste dhe sovjetike i kanë dhënë formë vendit dhe i kanë dhënë jetë kombit aktual.
Një perlë e panjohur që ofron diversitete, natyrë dhe një histori magjepsëse.
Udhëtimi nis me Tiranën, ku do të njiheni me të kaluarën e saj ilire dhe mesjetare, vazhdon me Krujën, shtëpitë osmane të Beratit, Apolonisë apo “Athina e Shqipërisë”, Vlorën dhe Sarandën, ku mund të shijoni plazhet më të mira të detit Jon.
Eksploroni rrënojat e Butrintit, shtëpitë e kalasë së Gjirokastrës dhe, së fundi, qytetet si Korça dhe Elbasani. /atsh/KultPlus.com
Një ortek bore, para 12 vjetësh, pati qenë fatal edhe për 10 anëtarë të një familjeje në Restelicë të Dragashit. Banorët e këtij fshati, akoma gjatë dimrit vazhdojnë të përballen me vështirësi të shumta.
Fshati Restelicë i komunës së Dragashit shtrihet në pjesën më jugore të Kosovës, ka më shumë se dy mijë shtëpi banimi me 11 mijë banorë, rreth 70 % e të cilëve kanë mërguar.
Fshati shtrihet pllajave të Parkut Nacional të Maleve të Sharrit dhe punohet vetëm me damper, një mjet i veçantë që i përshtatet terrenit tepër të thyer malor. Jeta është e vështirë, sidomos në stinën e dimrit që zgjatë gjashtë muaj. Ky fshat ka resurse të mëdha për zhvillimin e turizmit.
“Periudha e dimrit në Restelicë është katastrofale, jetohet vështirë, të rinjtë po largohen me të madhe, sidomos pas liberalizimit të vizave, kanë ngelë vetëm pleqt, shumica jo të aftë për punë. Në Restelicë kemi një ambullantë, ku punojnë një mjek dhe dy teknik, kemi shkollë, me 120 deri 150 nxënës, doktori punon pesë ditë të javës , por momentalisht është në pushim”, tha Hajrudin Hoxha teknik medicinal.
Shkolla e Restelicës ka kushte të mjaftueshme për vijimin e mësimit. “Kushtet për punë në këtë shkollë janë shumë të mira, shkolla është e pajisura si të tjerat në gjithë Kosovën, kemi më shumë se 100 nxënës, është e pajisur me nxemje qëndrore dhe funksionon mirë. deri tash furnizimin me libra e kemi pas nga komuna, tash i kemi nga ministria dhe furnizimi është i mirë”, tha për RTK, Salim Karalija, mësimdhënës.
Nuri Hoxha, banor, thotë se ka punuar si blegtor, por tani ka ngelur vetëm me gruan.
“Jetohet si në mal, gjithçka është bosh, nuk ka njerëz, shumica prej tyre janë jashtë, e familja ime djemtë e vajzat janë në Itali”, tha Nuri Hoxha, banor i Restelicës
Braktisja e fshatrave të komunës së Dragashit është rritur shumë pas liberalizimit të vizave thotë edhe kryetari i kësaj komune Behxhet Xheladini
Restelica në shkurt të vitit 2012 u godit nga një tragjedi natyrore, ku humbën jetën 10 persona të një familjeje.
Që nga ajo kohë dimrat në këtë fshat janë më të butë, por gjithsesi duhen përgatitje të mëdha për të hyrë në stinën e dimrit. Trashësia e borës për këtë vit nuk i ka kaluar 60 cm, për dallim prej shumë viteve më parë kur arrinte mbi një metër./rtk/KultPlus.com
Ura e Oresund e cila lidh Suedinë me Danimarkën, është një nga më të shtrenjtat në botë me faturën prej 3.5 miliardë dollarë dhe tashmë ka frymëzuar një serial filmi.
Megjithëse urat si ‘Golden Gate’ në San Franciso apo ‘Ponte Vecchio’ në Firence mund të jenë më të famshme, ura me e re e Evropës është shumë impresionuese.
Prej vitit 2000, Suedia e Danimarka janë lidhur zyrtarisht me urën që kalon mbi ngushticën Øresund me linja hekurudhore e automobilistike. Øresund vijon nga bregdeti suedez pranë Malmo, në ishullin artificial danez të Peberholm, që gjendet në mesin e ngushticës.
Ndërsa prej aty, lidhja vijon me një tunel të ndërtuar drejt Amager në tokën daneze, pranë aeroportit të Copenhagen. Ishulli artificial i Peberholm, u krijua si një pikë lidhjeje mes urës e tunelit, i pajisur me dalje në autostradë, ku lejohet vetëm trafiku i kontrolluar.
Kostoja totale prej 3.5 miliardë euro e infrastrukturës (30 miliardë krona daneze) ku përfshihen ura, tuneli dhe ishulli artificial, pritet të rikuperohet nga dy vendet deri në vitin 2037.
Tashmë ura e Oresund përdoret çdo ditë nga mesatarisht 18,434 automjete dhe studimet thonë se ka zhvilluar qytetin suedez të Malmo prej ardhjes së punonjësve të kualifikuar nga Danimarka kontinentale.
Shoferët duhet të paguajnë për kalimin e urës në sportelet e Suedisë, në varësi të mjeteve të tyre, duke nisur nga 30 euro për motoçikletat deri në 200 euro për rulotat turistike.
Ajo ka frymëzuar serialin dramatik ‘The Bridge’, që shfaqet në rrjetin BBC prej vitit 2012, të nisur nga një trup viktime i gjetur në urën Oresund, i cili nis një hetim të dyfishtë nga policia suedeze e daneze.
Ura prej 15 km është më e gjata në Evropë së bashku me atë të Krimesë që lidh gadishullin me Rusinë, dhe urës Vasco de Gama në Portugali./topchanel/KultPlus.com
Françesk Radi ishte këngëtar shqiptar nga Shqipëria. I përket brezit të artistëve të viteve `70 të shekullit XX. I cilёsuar si kantautori i parё shqiptar, ai solli risi nё muzikёn e lehtё moderne shqiptare.
Sot në 74 vjetorin e lindjes së tij KultPlus ju sjell këngën ‘Lule Borë’:
Tuj shetit un n’mal e n’koder, tuj prek lulet t’gjith me dorë, ne n’nji kopsht ma t’buk’ren n’Shkoder, ty të gjeta luleborë
Je e vogel por e plotë, ty t’kerkoj un tash sa mot, tash sa mot un ty t’kërkoj, veç me ty jeten ta coj, Eja, eja luleborë, se me ty do thur kuror. Eja, eja luleborë, se me ty do thur kuror.
Pash’ ma t’buk’ren stinë t’pranverës Pash’ ma t’buk’rin drandofill! Mos t’ja falish kuj ti erën Se për mu vetëm ke çilë!
Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka deklaruar se nivelet e ujit në digën e liqenit të Ujmanit aktualisht janë ndër më të lartat me 303 milionë metra kub, teksa shtoi se me sasinë e ujit 5 metra nën maksimum, diga qëndron stabile e aty punojnë 21 punëtorë.
Ministrja Rizvanolli, së bashku me zëvendësministrat Getoar Mjeku dhe Nenaq Stanojeviq, sot janë mirëpritur nga kryeshefi i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka , nga ku edhe janë njoftuar më hollësisht për ndërmarrjen në fjalë.
Më poshtë gjendet postimi i plote i Ministres Rizvanolli:
Nivelet e ujit në digën e liqenit të Ujmanit aktualisht janë ndër më të lartat me 303 milionë metra kub. Me sasinë e ujit 5 metra nën maksimum, ajo qëndron stabile e aty punojnë 21 punëtorë.
Së bashku me Zëvendës Ministrat, Geotar Mjeku dhe Nenad Stanojević u mirëpritëm nga Kryeshefi Faruk Mujka, ku diskutuam mbi performancën e ndërmarrjes, sigurinë e digës dhe mundësitë për investime në hidrocentral dhe përgjatë kanalit.
Aty janë vendosur pajisjet për matjen e lëvizjeve seizmike dhe për sigurinë e digës, e po punohet edhe në vendosjen e sensorëve në mënyrë që nivelet e ujit të kontrollohen edhe nga dhoma e kontrollit në Shkabaj. Niveli i rrjedhjeve në trupin e digës dhe stabiliteti i digës aktualisht kontrollohen nga galeria e cila gjendet në 90 metra thellësi.
Ndërmarrja “Ibër Lepenci” e cila menaxhon këtë digë, në vitin 2023 ka siguruar të hyra në vlerë prej 10 milionë euro. Rritje të lartë ka pasur edhe prodhimi i energjisë elektrike nga Hidrocentrali që gjatë vitit 2023 ka shënuar rekord e janë prodhuar 146 mijë megavatëorë energji elektrike, që shënon rritje prej 95% prej vitit paraprak.
Përgjatë vizitës takuam edhe patrollën e policisë tek diga e vogël kompensuese, një patrollë profesionale e multi-etnike që me zell e përkushtim po punojnë për sigurinë e të gjithë qytetarëve./KultPlus.com
Në takimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe ish-kryeministrit briatik, Tony Bleir, biseda fokusin e kishte te revolucioni i teknologjisë në transformimin e shteteve.
Kjo u bisedua në samitin botëror të qeverisjes, në Dubai, raporton Tvklan.al.
Aty Rama tha se Shqipëria brenda dy vitesh do të implementojë në sistemet e saj në inteligjencën artificiale.
“Ne po punojmë me 2 nga burimet më të mëdha për dijet, Microsoft dhe Orakullin me të cilët po përpiqemi të marrim më të mirën e tyre. Jemi përballur me një sulm masiv nga Irani dhe duke qenë një objektiv i përhershëm i sulmeve kibernetike ne e dimë rëndësinë e të dhënave të sigurta. Nga ana tjetër, Chat GPT ka në krye një zonjë shqiptare. E pyeta se si mund të na ndihmoj për të hyrë më shpejt në BE dhe testet tona po na tregojnë që AI implementohet për 2 vite, duke na çuar para në kohë.”
Kreu i qeverisë shqiptare tha se teknologjia e ka nxjerrë Shqipërinë nga terri i diktaturës, duke bërë kështu që vendi të renditet me rezultate të spikatura për qeverisjen digjitale.
“Kur do ndërtosh shtet modern të duhet të ngresh sisteme që mundësojnë shërbimin drejtpërdrejt me qytetarin. Ndryshuam kryekëput mënyrën se si merremi me shërbimet pa letra, për çdo dokument, certifikatë, licencë. Kemi shmangur radhët dhe ndërveprimi kryhet nga qytetari me pajisjen”.
Rama fjalën e tij e mbylli duke i ftuar të pranishmit që të vizitojnë Shqipërinë për të parë nga afër lehtësitë që nga teknologjia ofron në marrjen e shërbimeve.
“Ju ftoj të gjithëve të vizitoni diellin në plazhet tona, malet e jashtëzakonshme, mikpritjen shqiptare. Ejani në Shqipëri dhe në atë mjedis do keni mendim dhe ide më të mira se si teknologjia mund të përplotësojë bekimin e një vendi që është mallkuar nga historia”.
Mes tjerash, kryeministri shqiptar bëri të ditur se Shqipëria do të ketë një hapsirë të sigurt dedikuar të dhënave të shqiptarëve të krijuar nga Orakulli./Tv.klan.al /KultPlus.com
Komuna e Vushtrrisë me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do të organizojnë turneun treditor të futsallit, në nderim të rreshterit të policisë, Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht pas sulmeve terroriste në veri të vendit më 24 shtator të vitit të kaluar.
“Për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, organizohen aktivitete të shumta për shënimin e kësaj dite”, thuhet në njoftim./KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe kontributin e vazhdueshëm në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy shteteve.
Në takim, Presidentja Osmani vlerësoi lart angazhimin personal të ambasadorit Abott, i cili përveç rolit në promovimin e marrëdhënieve reciproke, mbështeti edhe shumë kauza të rëndësishme për shoqërinë kosovare.
“Ambasadori Abbott, për ne ju jeni më shumë se një përfaqësues diplomatik. Ju jeni një mik i vërtetë i Kosovës, një bashkëpunëtor i çmuar dhe një mbështetës i palëkundshëm i aspiratave tona për një shoqëri të lirë, të hapur dhe të drejtë. Përkrahja juaj e vazhdueshme për të drejtat e njeriut, paqen dhe integrimin e Kosovës në familjen euroatlantike, si dhe fuqizimin e përgjithshëm ndërkombëtar të saj tregon përkushtimin tuaj ndaj Kosovës”, është shprehur Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani i ka uruar ambasadorit Abbott sukses në angazhimet e mëtejme, duke e konsideruar një mik të Kosovës, i cili do të jetë gjithnjë i mirëseardhur në shtetin tonë.
Në takim, u shpreh gatishmëria e të dy bashkëbiseduesve që Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar të vazhdojnë edhe më tej bashkëpunimin në fusha të ndryshme, duke përfshirë çështjet e sigurisë, zhvillimin ekonomik, arsimin, kulturën dhe përforcimin e lidhjeve njerëzore ndërmjet qytetarëve të dy shteteve./ KultPlus.com
Sot janë bërë 74 vite nga lindja e artistit Françesk Radi.
Françesk Radi (Tiranë, 13 shkurt 1950- 3 prill 2017) ishte këngëtar shqiptar nga Shqipëria. I përket brezit të artistëve të viteve `70 të shekullit XX. I cilёsuar si kantautori i parё shqiptar, ai solli risi nё muzikёn e lehtё moderne shqiptare.
Krijimtarija e tij që në fillesat e saj u shkëput nga formatet klasike të trajtimit të këngës së lehtë. Aranzhimi, struktura dhe shtjellimi i saj kanë tipare të qarta pop – rock të modelit anglo – amerikan, por dhe performanca e tij synonte të sillte ndërgjegjësim dhe ndryshime shoqërore.
Françesk Radi ishte njëherësh këngëtar – kantautor, kompozitor e instrumentist i shkëlqyer në kitarë, (dashuria për të cilën i lindi në moshën 5 vjeçare), e kitarë bass, kontrabas, piano, mandolinë e instrumente të ndryshme popullore si çifteli, sharki e tё tjera instrumente tё temperuar.
Si njohёs i mirё i tyre, i bёri pjesё tё krijimtarisё sё tij muzikore, duke bërë edhe muzik rock me çifteli.
Krijimtaria e tij e viteve `71 – `72 u kritikua për shfaqje të huaja dekadente – perëndimore moderniste. Françeskut iu hoq e drejta krijimtarise, skenës, e transmetimit radio – televiziv dhe e larguan nga Tirana. Ai u dërgua për ri-edukim në veri të vendit, në Fushë – Arrëz të rrethit të Pukës.
Për afro dy dekada iu hoq e drejta e pjesëmarjes në festivalin e këngës në Radio – Televizionin Publik Shqiptar, e vetmja medie vizive e kohës.
U rikthye në këtë skenë pas vitit 1991, që shënoi edhe rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri. Ai la pas një fond të pasur këngësh të muzikës lehtë, këngësh popullore të kënduara e të orkestruara prej tij dhe të risjella për kohën nën ritme të moderuara, ndër më të spikaturat.
Vlerësohet si kantautori me krijimtarinë më të pasur. Interpretimet e tij janë së pjesë e fondit “ Zëra të artë “ të muzikës shqiptare./ KultPlus.com
Disa arinj polarë përballen me urinë ndërsa akulli i detit Arktik shkrihet sepse ata nuk janë në gjendje të përshtatin dietën e tyre për të jetuar në tokë, kanë zbuluar shkencëtarët.
Speciet ikonë të Arktikut normalisht ushqehen me foka që i kapin në akull në det të hapur.
Por ndërsa akulli zhduket në një botë që po ngrohet, shumë arinj po kalojnë më shumë kohë në breg, duke ngrënë vezë zogjsh, manaferra dhe bar.
Megjithatë, kafshët humbin peshë me shpejtësi në tokë, duke rritur rrezikun e vdekjes.
Ariu polar është bërë mishëri për kërcënimin në rritje të ndryshimeve klimatike në Arktik, por realiteti i ndikimit në këtë specie është i ndërlikuar.
Ndërsa numri i arinjve u ul deri në vitet 1980, kjo ishte kryesisht për shkak të gjuetisë së paqëndrueshme.
Me mbrojtje më të madhe ligjore, numri i arinjve polarë është rritur. Por rritja e temperaturave globale tani shihet si kërcënimi më i madh i tyre.
Kjo për shkak se detet e ngrira të Arktikut janë çelësi për mbijetesën e tyre.
Kafshët përdorin akullin e detit si një platformë për të gjuajtur foka me unaza, të cilat kanë përqendrime të larta yndyre, kryesisht në fund të pranverës dhe në fillim të verës.
Por gjatë muajve të ngrohtë shumë pjesë të Arktikut tani janë gjithnjë e më shumë pa akull./ BBC/ KultPlus.com
Filharmonia e Kosovës është duke i bërë përgatitjet për koncertin madhështor në shënim të 16-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, shkruan KultPlus.
“Koncerti qendror në këtë përvjetor të veçantë vjen me Korin dhe Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Baki Jashari me pjesëmarrjen e solistëve Krenare Gashi – soprano, Arta Jashari – soprano dhe Anton Çivlaku – lahutë”, thuhet në njoftim.
Sipas një komunikate për media, përveç veprave nga R. Strauss, W. Kilar, K. Aliçkaj, V. Beqiri dhe L.V. Beethoven do të interpretohet edhe premiera e “Exodus” nga Mendi Mengjiqi, dedikuar 25-vjetorit të ekosdit të mbi 1 milion Kosovarëve nga forcat Jugosllave dhe Serbe.
Koncerti do të mbahet më 17 shkurt, në ora 20:00 (Salla AMC)/ KultPlus.com