Vjosa Osmani i është bashkuar nismës së këngëtares Dua Lipa, i cila i bëri peticion Apple, që të heqë Kosovën nga harta e Serbisë. Ajo është mbështetur në këtë nismë nga shumë këngëtarë nga Kosova dhe Shqipëria.
Së fundmi nismës i është bashkuar edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo e fundit nëpërmjet një postimi në Twitter, shkruan se shumë prej aplikacioneve të Apple përdoren masivisht në Kosovë, dhe kërkon që të shtojë sa më shpejtë Kosovën në hartë.
“Apple, Kosova është qartë pjesë e botës suaj. Le të sigurohemi që ta shohim shpejt atë edhe në hartën tuaj”, shkruan Osmani ndër të tjera.
Postimi i plotë
I dashur Apple. Më datë 21 prill ju keni bërë një deklaratë zyrtare duke informuar se shumë nga shërbimet tuaja më të dashura tanimë do të ishin në dispozicion në 20 vende të tjera, ndër të cilat keni përfshirë dhe Kosovën.
Në mars, ju keni bërë Dua Lipën, superstaren nga Kosova, kopertinë në Pop Listën në ”Apple Music”. Shumë prej aplikacioneve tuaja në App Store përdoren masivisht në Kosovë pasi ju i keni bërë të disponueshme këtu.
Apple, Kosova është qartë pjesë e botës suaj. Le të sigurohemi që ta shohim shpejt atë edhe në hartën tuaj. /KultPlus.com
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, në një video ka treguar se cilat janë ushqimet tradicionale që pëlqen më së shumti. E në mesin e ushqimeve ka përmendur edhe ajvarin.
Ndërsa me Dua Lipën për këtë çështje nuk është pajtuar aktivisti Ljubomir Filipović i cili thotë se ky lloj ushqimi është ushqim tradicional i Serbisë. / KultPlus.com
Por, edhe Filipovicit i kanë reaguar disa shqiptarë të cilët pretendojnë se ky lloj ushqimi i përket shqiptarëve.
Tash e një kohë në rrjetet sociale ka filluar kërkesa për vendosjen e Kosovës në hartën e Apple. Kjo kërkesë e cila është realizuar me anë të peticionit online ka marrë përkrahje edhe nga këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora, duke bërë kështu bujë të madhe në mediat botërore, e sidomos në ato serbe, shkruan KultPlus.
Gjatë ditës së sotme para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, është vendosur instalacioni artistik i quajtur “Kosova on Apple, fight fake news”, instalacion ky i realizuar nga komuniteti artistik vendor ku përfaqësues ishin Fahrush Azemi dhe Mentor Mripa.
Fahrush Azemi potencoi se pas reagimit të këngëtareve shqiptare me famë botërore me mesazhe që tronditën botën dhe armiqtë tonë, ai së bashku me artistët e tjerë të komunitetit artistik vendosën që të tregojnë përkrahjen e tyre nëpërmjet instalacioeve të vendosura në sheshin e Prishtinës.
“Së bashku me kolegun tim Mentor Mripa kemi ardhur sot për t’i mbështetur dy artiste tona të mëdha Duan dhe Rita Orën të cilat pa hezitim, duke e parë një energji inerte të shtetit tonë, por gjithashtu duke e parë një padrejtësi e madhe që po i bëhet vendit tonë ato reaguan me mesazhe që tronditën botën dhe gjithashtu ato mesazhe tronditën më së shumti armiqtë tanë, ata që nuk na e duan të mirën vendit tonë”, deklaroi Azemi
Ndërkaq Metor Mripa ka thënë se kur artistët e suksesshëm e reprezentojnë denjësisht vendin e tyre atëherë edhe ne na takon t’i përkrahim ata. “Ne kur përkrahim vlera, ne përkrahim veten realisht, fillimisht sepse nëse reprezentacioni i Kosovës, ose po them Majlinda Kelmendi ose natyrisht Dua Lipa, Rita Ora dhe shumë të tjerë të suksesshëm na reprezentojnë denjësisht pse edhe ne mos t’i përkrahim ato”, u shpreh Mripa.
Në njërin nga instalacionet ishte i printuar një imazh gjigant i këngëtares shqiptare, ku shkruante “Mbështeteni Duan”.
Gjithashtu pjesë e këtyre instalacioneve ishin edhe disa nga shkrimet e mediave serbe në të cilat është shprehur gjuhë e urrejtjes ndaj këngëtares Dua Lipa, dhe të cilat në këto instalacione etiketohen si lajme të rreme pasi që ato nuk paraqesin të vërtetën. / KultPlus.com
Iniciativa e cila bëri bujë të madhe tek shqiptarët kudo në botë dhe jo vetëm, kishte të bënte me vendosjen e Kosovës në hartën e kompanisë ‘Apple’, shkruan KultPlus.
Shumë figura publike vendore e ndërkombëtare e përkrahën këtë iniciativë në mënyra të ndryshme, mirëpo ajo që pati ndikimin më të madh në botë e kryesisht në Serbi, ishte postimi i Dua Lipës, ku sqaronte fjalën ‘Autokton’ me flamurin kuq e zi.
Dua ngjalli shumë reagime në Serbi, ku komentet në positmin e saj vërshuan me të madhe, madje disa edhe nga artistët e famshëm të Serbisë, të cilët herë ofendonin atë, e akuzonin për ekstremiste e herë e akuzonin se nuk e njeh mirë historinë.
Menjëherë pas sulmeve, Dua publikoi edhe një shkrim ku sqaronte më gjerë se nuk kishte tentuat të nxitë urrejtje. Ajo thjeshtë dëshironte që vendi i saj të përfaqësohej në një hartë.
”Postimi im i mëparshëm është keqkuptuar. S’kam menduar të nxis urrejtje, dhe ky keqinterpretim më ka trishtuar dhe zemëruar, pasi që me dashje disa grupe dhe individë po promovojnë separatizëm etnik, të cilin unë e kundërshtoj.
Kurdoherë që postoj për Kosovën, qoftë për muzikë apo ushqim, kam parë një rezistencë të ashpër ndaj idesë së kulturës autentike kosovare.
Ne meritojmë të jemi krenarë për etninë tonë. Unë thjesht dua që vendi im të përfaqësohet në një hartë, gjithashtu dua të flas me krenari për rrënjët e mia shqiptare. I injkurajoj të gjithë që ta dëgjojmë dhe të mësojmë nga njëri-tjetri.
Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë, Dua”, përfundon shkrimin Dua.
Ndërkaq, shqiptarët nga anë e mbanë botës kanë dhënë përkrahjen e tyre të madhe, duke falenderuar Duan e duke i mveshur lavdata prej më të mëdha. ”Atë që nuk mundi ta bëjë pushteti për 20 vite, e bëri Dua për 2 minuta. Ajo e çoi pesh një Serbi!”, ishte njëri nga reagimet që qarkulloi shumë në rrjete sociale. / KultPlus.com
Dua Lipa ka lansuar projektin e saj më të ri në bashkëpunim me yjet latinë të muzikës, J Balvin dhe Bad Bunny, shkruan KutlPlus.
“Un Dia (One Day)”, titullohet kënga e cila vjen e shoqëruar me një videoklip tejet interesant.
Aktorja e njohur nga seriali “Casa de Papel”, “Tokyo” është protagonistja e këtij videoklipi ku edhe kësaj radhe ajo shkëlqen me lojën e saj.
Kënga “Un Dia (One Day)” është projekti më i ri muzikor i këngëtares Lipa, që vjen pas lansimit të albumit të saj të dytë muzikor, “Future Nostalgia”. Ndërsa, në fillim të këtij muaji, ajo e publikoi edhe videoklipin e ri të këngës “Hallucinate”, që është pjesë e këtij incizimi. / KultPlus.com
Stormzy, Dua Lipa, Laura Marling dhe Michael Kiwanuka janë ndër artistët më të spikatur që garojnë për çmimin “Mercury Prize” të vitit 2020, që është pa dyshim çmimi më prestigjioz në muzikën pop britanike.
Më shumë artistë femra janë të nominuara për këtë çmim sivjhet sesa në çdo vit tjetër, me pesë femra solo dhe tre grupe femrash ku në total numri i tyre shkon në 12 kandidate, shkruan DailyMail, transmeton KultPlus.
Për herë të parë e nominuar është një artiste shqiptare, e ajo është Dua Lipa, e cila është nominuar për albumin e saj të vlerësuar dhe të renditur në vendin e parë për javë me rresht në Mbretërinë e Bashkuar, “Future Nostalgia”.
Kjo është lista me albumet e nominuara për çmimin “Mercury Prize 2020”:
Anna Meredith – Fibs Charli XCX – How I’m Feeling Now Dua Lipa – Future Nostalgia Georgia – Seeking Thrills Kano – Hoodies All Summer Lanterns on the Lake – Spook the Herd Laura Marling – Song for Our Daughter Michael Kiwanuka – Kiwanuka Moses Boyd – Dark Matter Porridge Radio – Every Bad Sports Team – Deep Down Happy Stormzy – Heavy is the Head
“Mercury Prize”, i quajtur më parë Mercury Music Prize, është një çmim vjetor muzikor i dhënë për albumin më të mirë të publikuar në Mbretërinë e Bashkuar nga një artist britanik ose irlandez. / KultPlus.com
Mediumi i famshëm britanik CNN i ka kushtuar një artikull ngjarjes së fundit në të cilën Dua Lipa ishte kryefjala.
Artistja me prejardhje shqiptare, e cila karrierën e filloj në Britani, bëri një postim në të cilin shihej flamuri i Shqipërisë Etnike, ndërsa në mbishkrim ajo shpjegoi kuptimin e fjalës autokton.
Ylli pop britanik Dua Lipa ka ngjallur një reagim të madh në internet me një postim të shoqëruar shpesh me mbështetës të nacionalizmit ekstrem shqiptar, shkruan CCN.
Lipa postoi një hartë që përfshin Shqipërinë, Kosovën dhe pjesë të vendeve fqinje të Ballkanit dhe një përkufizim të fjalës “autoktone” për të sugjeruar se shqiptarët janë nga atje.
Postimi ngjalli reagim të fortë edhe nga mbështetësit dhe kritikët, vazhdon tutje CNN.
Prindërit e Lipës janë nga Kosova. Ajo lindi pasi u transferuan në Mbretërinë e Bashkuar.
Në një deklaratë tjetër, Lipa tha se ajo refuzoi separatizmin etnik dhe posti i saj “kurrë nuk ishte menduar të nxiste ndonjë urrejtje”.
Lipa u akuzua se favorizoi ekspansionizmin shqiptar pasi postoi hartën e cila përbën pjesë të ëndrrave të linjës së ashpër nacionaliste për krijimin e një Shqipërie të Madhe që do të përfshijë të gjithë shqiptarët etnikë, transmeton Indeksonline.
Ndërsa në këtë artikull CNN nuk ka lënë anash të përmend se nga ka rrjedhur flamuri që Dua publikoj.
“Polemikë më parë ka ngjallur edhe një lojë futbolli në vitin 2014 midis Shqipërisë dhe Serbisë pasi një dronë që mbante atë hartë u shfaq sipër stadiumit”.
Në qendër të mosmarrëveshjes aktuale është statusi i Kosovës që shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008, gati një dekadë pasi bombardimeve të Natos që i dha fund sundimit serb atje.
Kosova njihet nga SHBA dhe qeveritë më evropiane, por jo nga Serbia dhe aleatët e saj kryesorë, përfshirë Rusinë.
Artisti britanik postoi hartën pasi një peticion u shfaq në internet duke bërë thirrje që Apple Maps të tregonte Kosovën si një komb të pavarur.
Që nga e marta pasdite, peticioni ka më shumë se 130,000 nënshkrime .
Rita Ora – një tjetër yll i yllit pop britanik që lindi në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë në vitin 1990 – gjithashtu ka shkruar në mbështetje të vendit që të shfaqet në Apple Maps, dhe në mbështetje të Dua Lipas.
Në postimin e saj, Lipa përfshiu një përkufizim të fjalës autoktone – që do të thotë indigjene e një vendi.
“Ne të gjithë meritojmë të jemi krenarë për etninë tonë dhe nga jemi”, shtoi ajo në një deklaratë të mëvonshme. “Unë thjesht dua që vendi im të përfaqësohet në një hartë dhe të jetë në gjendje të flasë me krenari dhe gëzim për rrënjët e mia shqiptare”./Indeksonline/ KultPlus.com
Një studente shqiptare në Londër nxiti një betejë virtuale mes ballkanasve për të njohur kufijtë e Kosovës, që arriti të tërheqë vëmendjen e disave nga mediat më të mëdha në botë.
Megi Cara, 20 vjeçe, nisi një peticion online, ku i kërkon kompanisë Apple ta paraqesë Kosovën si shtet më vete, pasi vërejti se ajo nuk ndahej nga Serbia me kufij ndërkombëtarë në aplikacionin Apple Maps. Peticioni u bë lajm në disa media lokale në shqip dhe në anglisht, derisa mbërriti edhe si një mesazh çasti nga Dua Lipa për ndjekësit e saj.
Dua Lipa mori komente raciste, kërcënuese dhe fyese, kryesisht nga serbë dhe simpatizantë të Serbisë. Reagimi i saj i mëpasmë ndezi përfundimisht betejën virtuale: ajo postoi në Twitter të njëjtën hartë të trojeve autoktone shqiptare, e cila u shpalos mbi stadiumin në Beograd nga Ismail Morina – Ballisti, në ndeshjen Serbia – Shqipëri gjashte vite më parë.
Exit News bisedoi me nismëtaren e peticionit, Megin Carën, për të kuptuar më mirë se si flamuri i autoktonisë na solli sërish në një gjendje të ndezur mes shqiptarëve dhe serbëve, për fat të mirë vetëm virtualisht, përcjellë KultPlus.
Megi është me origjinë nga Mamurrasi dhe prej afro 2 vitesh është në Londër.
Megi në intervistë tregoi se ajo nuk e ka hartuar dhe aq rastësisht peticionin.
Ajo ndër të tjera potencon se duke u rritur në Shqipëri, si fëmijë dhe adoleshente ka qenë më e hapur se bashkëmoshatarët e saj në perëndim ndaj ngjarjeve të potikës së përditshme. Përballja me realitetin e vështirë në Shqipëri dhe karakteri i saj e kanë shtyrë të mendojë për mënyra se si të përmirësojë gjendjen. Kjo e ka sjellë natyrshëm dhe gradualisht te vendimi për të studiuar polikën dhe ekonominë.
“Kjo ka qenë pikërisht ëndrra ime, të studioja ekonomi dhe politikë, dhe të studioja në Angli”, thotë Megi për Exit News.
Nuk të qëllon shpesh që një 20-vjeçare të të thotë se është konservatore dhe se ka pikë referimi Margaret Theçerin, si politikane dhe si grua.
“Unë besoj te barazia e mundësive në një demokraci, ndër parimet bazë të konservatorizmit. Kjo i dha mundësinë Margaret Theçerit të bëhej e para grua kryeministre në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që vinte nga një familje modeste. Megjithatë arriti të drejtonte vendin e saj dhe ta quanin “zonjë e hekurt.”
Duke mbetur te barazia e mundësive, Megi kujton se para pak ditësh kishin biseduar në një grup në internet rreth shpopullimit të shqiptarëve në trojet etnike në Serbi. Qeveria serbe në Luginën e Preshevës po heq nga regjistri civil shqiptarët që ata nuk i gjejnë në adresat e banimit.
Me patosit e rritur nga kjo bisedë, në grup ishte ngritur pyetja se “përse askush nuk flet për faktin se Kosova nuk është në hartë?”
Kjo pyetje e shtyu Megin të hartojë një peticion të shkurtër, me mendimin se ajo duhet të bënte atë që kishte në dorë, sado pak qoftë kjo.
Në këtë pikë ajo ndalet te bashkëpunimi i munguar midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës që pas pavarësisë së kësaj të fundit.
Megi u kërkoi miqve ta shpërndajnë peticionin në median sociale. Ajo i shkruaji direkt edhe disa faqeve që postojnë për çështje të Ballkanit.
Në pak orë e kuptoi se mbështetja po rritej në përmasa që ajo nuk i kishte pritur. Dhjetëra, qindra, mijëra firmosësit e parë të peticionit, pastaj një media e më vonë të tjera nisën të shrkuajnë për të.
Megi kujton ngazëllimin nga mesazhet mbështetëse nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëra e diaspora. “Larg atdheut të qan zemra më shumë”, thotë ajo.
Me rritjen e firmave, peticioni gjeti rrugën deri te disa persona të famshëm, të cilën e postuan atë në mediat sociale: Dua Lipa, Dafina Zeqiri, Era Istrefi, Rita Ora, Sidrit Bejleri, Kapital T, Don Phenom, Enisa, Selma Kasimovic, Elvana Gjata….
Ajo tregon edhe për mesazhe të tmerrshme kërcënuese por na siguron se nuk ka frikë.
Megi thotë se më e mira që ajo pret është që peticioni të detyrojë kompaninë Apple ta shtrojë për diskutim çështjen e kufijve të Kosovës dhe, idealisht, të vendosin ta paraqesin si shtet më vete.
Ajo e shtrin më tej ëndrrën e saj: që ky peticion t’u tregojë qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës se shqiptarët duan të bashkohen, se ata i duan qeveritë e të dyja vendeve të bashkëpunojnë për t’u afruar, deri në heqjen e kufirit mes dy vendeve.
“As vetë nuk e prisja këtë mbështetje dhe qava kur pashë dhjetëra mijëra firmat që kishte mbledhur peticioni” – thotë Megi a mallëngjyer.
UNICEF në Serbi ka reaguar pas postimit të bujshëm të Dua Lipës.
Dua Lipa ditë më parë iu bashkua nismës së shqiptarëve, të cilët kërkojnë vendosjen e Kosovës në hartë nga “Apple”
Menjëherë pas këtij postimi, këngëtarja u “bombardua” nga komentet e shumta të serbëve, të cilët ia mbushën positmin me frazën “Kosova është Serbi”.
Pas kësaj, Dua publikoi flamurin “Autochthonous”, me të cilin sërish nxiti reagime të serbëve, madje kësaj radhe me hov më të madh.
Në gjithë këtë ngjarje, ka reaguar dega e UNICEF në Serbi, e cila thotë se Dua Lipa nuk është ambasadore e tyre dhe qëndrimet e saj nuk janë të UNICEF.
“Të dashur miq, faleminderit që treguat postimin nga këngëtarja Dua Lipa. Ne dëshirojmë t’ju informojmë se Dua Lipa nuk është një Ambasadore e UNICEF dhe nuk flet për UNICEF. Si shumë të tjerë, ajo ka mbështetur punën tonë për fëmijë, për të cilën jemi mirënjohës. Pikëpamjet që ajo shpreh janë të vetat dhe nuk ndahen ose miratohen nga UNICEF”, thuhet në postim. / KultPlus.com
Dua Lipa i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për ta paralajmëruar lansimin e një projekti të ri në bashkëpunim me yjet latinë të muzikës, J Balvin dhe Bad Bunny.
Pop ylli me prejardhje nga Kosova, përmes një mesazhi të postuar e ka zbuluar emrin e këngës së ardhshme, që do të jetë “Un Dia (One Day)”, si dhe ka bërë të ditur se projekti do të lansohet të premten më 24 korrik, transmeton Koha.
Një sekuencë e shkurtër e këngës e shoqëronte videon e postuar nga Dua, ku u emëruan edhe disa bashkëpunëtorë të tjerë në realizimin e videoprojektit si 21-vjeçari nga Kolumbia, Stillz, i cili e ka bërë regjinë e klipit dhe “Neon16”, studioja incizuese e producentit dhe kantautorit nga Puerto Rico, Tainy.
Kënga “Un Dia (One Day)” do të jetë projekti më i ri muzikor i këngëtares Lipa, që vjen pas lansimit të albumit të saj të dytë muzikor, “Future Nostalgia”. Ndërsa, në fillim të këtij muaji, ajo e publikoi edhe videoklipin e ri të këngës “Hallucinate”, që është pjesë e këtij incizimi.
Në fillim të kësaj jave, Lipa u bë lajm në mediat dhe portalet botërore për postimin e një mesazhi, që bënte thirrje për të drejtat e popullit kosovarë dhe i cili zgjoi debate dhe reagime të ashpra nga Serbët.
Gjatë ditës së martë, këngëtarja me famë botërore e postoi një tjetër mesazh në rrjetet sociale përmes së cilit e shpjegoi qëllimin e mesazhit të saj paraprak, duke thënë se ajo kurrë nuk tenton të ndjellë urrejtje tek njerëzit.
“Thjeshtë më mërzit fakti që mesazhet e mia keqinterpretohen nga grupe njerëzish të cilët e promovojnë ndarjen etnike, diçka që unë e refuzoj kategorikisht dhe e urrej vërtetë. Sa herë që postoj diçka për Kosovën, llogaritë e mia në rrjetet sociale mbushen me mesazhe negative dhe rezistencë ndaj idesë së një kulture autentike kosovare. Madje edhe atëherë kur postoj diçka argëtuese si ushqimet apo muzika tradicionale e vendit tim. Ne të gjithë meritojmë të jemi krenarë për etninë dhe vendin prej nga e kemi prejardhjen. Unë, thjeshtë dua që vendi im të përfaqësohet në çdo hartë si dhe të kem mundësi të flas me krenari dhe gëzim për rrënjët e mia shqiptare. I inkurajoj të gjithë njerëzit që ta festojnë trashëgiminë dhe prejardhjen e tyre, dhe të dëgjojnë e mësojnë nga njëri-tjetri. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë,” ka deklaruar tutje Dua Lipa. / KultPlus.com
Pas shumë reagimeve në lidhje me qëndrimet e këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ajo së fundmi ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku sqaron se nuk ka dashur të krijojë urrjetje, por thjesht ta përkrah vendin e saj dhe të jetë krenare me prejardhjen, shkruan KultPlus.
Më poshtë postimi i plotë i saj:
Postimi im i mëparshëm është keqkuptuar. S’kam menduar të nxis urrejtje, dhe ky keqinterpretim më ka trishtuar dhe zemëruar, pasi që me dashje disa grupe dhe individë po promovojnë separatizëm etnik, të cilin unë e kundërshtoj.
Kurdoherë që postoj për Kosovën, qoftë për muzikë apo ushqim, kam parë një rezistencë të ashpër ndaj idesë së kulturës autentike kosovare.
Ne meritojmë të jemi krenarë për etninë tonë. Unë thjesht dua që vendi im të përfaqësohet në një hartë, gjithashtu dua të flas me krenari për rrënjët e mia shqiptare. I injkurajoj të gjithë që ta dëgjojmë dhe të mësojmë nga njëri-tjetri.
Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë, Dua”. /KultPlus.com
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka nxitur reagime të shumta pasi në llogaritë e saj zyrtare në rrjete sociale ka publikuar një fotografi në të cilën shihet harta e “Shqipërisë së Madhe” dhe mbishkrimi “Autochtonous”. Një flamur me pamje të njëjtë ishte valëvitur edhe mbi Beograd natën e ndeshjes futbollistike mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Një veprim i tillë i këngëtares s’i ka pëlqyer fare serbit me shtetësi kanadeze, Boris Malagurski, i cili është producent filmash e shkrimtar me qëndrime publike antishqiptare.
Malagurski publikimin e fotografisë së “Shqipërisë së Madhe” nga Dua Lipa e ka cilësuar si një “akt ekstremizmi” dhe ka thënë se duhet të dënuar.
“Këngëtarja angleze me origjinë shqiptare mbështet projektin terrorist-ekspansionist të Shqipërisë së Madhe. Kjo është njësoj si të mbështesësh ISIS-in, pasi UÇK copëtoi koka, vodhi dhe shiti organet njerëzore e dëboi dhe vrau mijëra serbë. Të gjithë duhet ta dënojmë këtë akt ekstremizmi!”, ka shkruar Malgaurski.
Ndaj një reagimi të tillë s’ka qëndruar i heshtur babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, i cili është përfshirë në një debat të ashpër me producentin serbo-kanadez.
Dukagjin Lipa i ka thënë serbo-kanadezit se duhet të edukohet përpara se të vendos të shkruajë reagime të tilla në Twitter.
Malagurski ka reaguar përsëri.
“Ju lutem ndaloni së mbështeturi flamuj me stil të ISIS-it ku përshkruhen aspirata të mëdha territoriale shqiptare drejt tokave serbe, malazeze, maqedonase e greke. Ballkani ka nevojë për paqe dhe ju po promovoni luftë për rrëmbim të territoreve për të quar tutje ideologjinë tuaj fashiste”, ka shkruar serbo-kanadezi.
Dukagjin Lipa i është kundërpërgjigjur me ironi, duke i thënë se një qëndrim i tillë është qesharak kur vjen nga një njeri i cili ka më së paku dy diploma.
“Unë e kuptoj që ju si një nacionalist serb përpiqeni ta përdorni këtë për të fituar një lloj simpatie, por s’ka më budallenj, përveç miqve tuaj nacionalist në twitter”, ka shkruar Lipa.
Malagurski ka vazhduar polemikën duke i thënë Lipës se “logjika e juaj është e gabuar. Flamuri me stil të ISIS-it tregon Shqipërinë e Madhe. Unë nuk jam ai që e mbështet ekspansionizmin ekstremist – ju jeni”.
Në drejtim të Malagurskit ka lëshuar kritika të ashpra edhe ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili e ka quajtur si kukull të Putinit, dhe një propagandues serb e mohues i gjenocidit. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare nga Kosova, përpos të gjithave, asnjëherë nuk harron rrënjët e saj.
Këtë herë ajo ka publikuar një foto të hartës së Shqipërisë natyrore, bashkë me figurën e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, e njohur ndryshe edhe me si flamuri i “Autochthonous”.
“Autokton- mbiemër (për banorët e një vendi) vendas dhe jo të ardhur nga emigrimi apo kolonitë,” shkroi Dua.
Komentet përbri fotos kanë qenë të shumta, ku nuk munguan edhe personazhe të njohur shqiptar, si moderatorja Albana Osmani apo futbollisti Lorik Cana. Ky i fundit, i njohur edhe si një patriot i flaktë ka shkruar: “O Tokë Tonë .” /KultPlus.com
Këngëtarët shqiptarë me famë ndërkombëtare, kanë reaguar përmes postimeve të ndryshme duke i kërkuar kompanisë së madhe botërore ‘Apple’ që të vendos Kosovën në hartën e saj, shkruan KultPlus.
Faqja e krijuar në rrjetin social Instagram me emrin “Balkanism” ka bërë kërkesë ndaj Apple që të vendos Kosovën në hartë.
Mirëpo, Rita Ora, ka reaguar përsëri duke ftuar kështu edhe këngëtarë të tjera shqiptare që të marrin pjesë në këtë iniciativë.
Ajo përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, ka ftuar Dua Lipën, Dafina Zeqirin, Era Istrefin, Bebe Rexhën e Ava Max.
‘Do të doja shumë që Apple të përhapte vetëdije tek masa duke e vendosur Kosovën në hartë! Shqipëria dhe Kosova kanë talente shumë të madha dhe unë jam aq krenare për të gjitha gratë e mahnitshme, të forta, të talentuara që përfaqësojnë trashëgiminë tonë. Dashuri, paqe dhe bashkim sot me Bebe Rexha Dua Lipa Era Istrefi Dafina Zeqiri Ava Max dhe shumë të tjera‘, ka shkruar Ora. / KultPlus.com
Mesa duket qytetarët serb nuk e pritën mirë postimin e Dua Lipës, ku i bashkohej peticionit për të vendosur Kosovën në hartën e kompanisë Apple, shkruan KultPlus.
Këngëtarja në postimin e bërë kishte treguar kuptimin e ‘Autochtonous’ duke i bërë thirrje kompanisë ‘Apple’ në një tjetër mënyrë ta vendosin Kosovën në hartën e tyre.
Shumë profile të tyre në Instagram, shprehën mllef ndaj Duas, madje disa thonin se shqiptarja po nxit një tjetër luftë.
Vlen të ceket se Dua Lipa është vazhdimisht në përkrahje të cdo iniciative që përfshin Kosovën dhe zhvillimin e saj. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka shpërndarë fotografinë e njohur ku shkruhet “Autoktonë”. Lipa kohë më parë reagoi pas largimit të Kosovës nga harta e kompanisë Apple, shkruan KultPlus.
Edhe Dua edhe Rita kanë reaguar pas këtij veprimi kontrovers nga ana e kompanisë.
Por vajzat shqiptare nuk kanë ngurruar ta shprehin kundërshtinë e tyre përmes rrjeteve sociale, ku dhe kanë kërkuar të kthehet Kosova prapë në hartë si shtet. /KultPlus.com
Tash e sa ditë në rrjetet sociale po qarkullon një peticion me titull “Put Kosovo on the Map”, i cili i bën kërkesë kompanisë Apple që ta vendosë shtetin e Kosovës në hartën e saj.
Para pak orësh, edhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, e ka ndarë këtë peticion me 48 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke e përkrahur këtë iniciativë dhe duke e shtryëzuar edhe një herë zërin dhe famën e saj për ta ndihmuar Kosovën.
Më 28 qershor bëri bujë lajmi që “IDGAF”, kënga e fundit nga albumin i saj debutues tejkaloi shifrën e 1 miliard klikimeve në Spotify, duke e bërë 24-vjeçaren artisten e vetme femër me 3 këngë me mbi 1 miliard klikime: “New Rules”, “One Kiss” dhe “IDGAF”.
Mirëpo, aso kohe u tha se ky rekord mund të thyhet së shpejt, kjo pasi edhe kënga “Don’t start now” ishte afër mbërritjes së 1 miliard klikimeve. Dhe si duket ky sukses nuk ka vonuar shumë.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë sot në Instastory lajmin e madh me fansat, duke i falenderuar të gjithë.
“Ju dua shumë. Jam shumë e lumtur që ia dolëm të gjithë së bashku”, ka shkruar ajo.
Së shpejti, Dua Lipa do të fillojë punën për një këngë të re për albumin dhe sipas thashethemeve pjesë e saj do jetë edhe i dashuri i këngëtares, Anwar Hadid.
Ndërkohë, para 2 ditësh Dua ka publikuar edhe videoklipin e ri “Hallucinate” pjesë e albumit të saj “Future nostalgia”, që po bën namin. / KultPlus.com
Këngëtarja kosovaro-britanike, Dua Lipa, sot në orën 14:00 e solli premierën e videoklipit më të ri muzikor me titull “Hallucinate”, në kanalin YouTube.
Videoklipi i shumëpritur është realizuar në formatin animacion, për të ilustruar më mirë vetë temën e këngës, por edhe ngase xhirimet e videoklipeve janë bërë më të vështira për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Duke qenë se i gjithë albumi “Future Nostalgia” përmbanë këngë tejet ritmike të inspiruara nga muzika e viteve ’80, Lipa e sjellë një videoklip shumëngjyrësh i cili transmeton energji pozitive, në këto ditë të vështira të izolimit dhe pasigurisë.
Duke e promovuar këngën, ajo në faqen e saj të Instagramit ka shruar: “Halucinate ka arritur!! E krijuar me shumë dashuri gjatë karantinës ♥. Faleminderit ekipit realizues që më kanë ndihmuar ta jetësoj ketë ide. Shpresoj që ju pëlqen!”
“Future Nostalgia”, është albumi dytë i këngëtares i incizuar në studio i publikuar në kohë jo të zakonshme, kur shumë artistë i kishin shtyrë lansimet e projekteve muzikore për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia. Prej publikimit të tij, fansat e Dua Lipës i kanë kërkuar asaj vazhdimisht t’iu realizojë këngëve edhe videoklipe.
Dëshirat e tyre ishin të ndryshme, disa duke e kërkuar videoklipin e këngës “Love Again” e disa të tjerë të “Levitating”, por siç duke bukuroshja me prejardhje kosovare ka vendosur ta zgjedhë pikërisht këngën “Hallucinate” për ta vizuelizuar.
Këngëtarja e njohur botërisht, Dua Lipa, ka qenë në fokusin e edicionit më të ri të revistës “Elle”. Përveç fotosesionit të mahnitshëm që e kanë sjell dyshja bashkëpunuese, Dua ka dhënë edhe një intervistë ku ndër të tjera ka folur edhe për periudhën e izolimit gjatë pandemisë Covid-19, shkruan KultPlus.
Ajo ka treguar që këtë periudhë e ka konsideruar si shumë të mirë sepse i ka dhënë hapësirë që të qëndrojë më gjatë bashkë me të dashurin në Londër.
“Ne kemi shfrytëzuar maksimumin e situatës. Unë me siguri kam qenë duke planifikuar të shkoj në turne, dhe duke menduar se kur do të jemi në gjendje ta shohim njëri-tjetrin. Të kesh gjithë kohën shtesë ishte vërtet e bukur. Ne po mundohemi të shohim anën e ndritshme”, ka thënë Lipa.
Ky qëndrim brenda, ajo shpreson që do t’i shërbejë njerëzimit që të jenë më të vëmendshëm për mjedisin.
Lipa tutje ka thënë që gjatë gjithë kësaj periudhë është munduar të qëndrojë sa më pozitive përkundër faktit se i gjithë vendi është duke kaluar në një situatë të vështirë.
Një tjetër temë që Dua e ka shtjelluar për “Elle” është edhe barazia gjinore për të cilën flet edhe përmes këngës së saj “Boys will Be Boys”.
“Shpesh do të flas për barazinë e grave, veçanërisht në vendin e punës, por kjo këngë flet për përvojat personale dhe dhimbjet në rritje të asaj që si është të jesh femër.” / KultPlus.com
Radiohead, The Cure, Dua Lipa, Nick Cave, PJ Harvey, Johnny Marr, Dizzee Rascal, Primal Scream, Paul McCartney, The Rolling Stones and Coldplay, janë disa nga artistët të cilët po kërkojnë nga qeveria që të merr masa të menjëhershme për të shpëtuar industrinë e muzikës së gjallë në Britani.
Afro 1,500 artistë dhe grupe të ndryshme kanë nënshkruar një letër të hapur qeverisë me kampanjën LetTheMusicPLay, duke kërkuar veprim të menjëhershëm për të ndalur “dëmtimin katastrofal” që po përjeton industria e muzikës së gjallë për shkak të pandemisë së koronavirusit, shkruan revista NME, transmeton KultPlus.
Muajin e kaluar, organizata Music Venue Trust ka dërguar një letër të nënshkruar për 560 hapësira për koncerte duke bërë thirrje për 50 milionë funte ndihma për të shpëtuar industrinë e muzikës, në përpjekje që të parandalohet mbyllja permanente e këtyre vendeve. Afro 92% të bizneseve të festivaleve gjithashtu janë në rrezik të mbylljeve, transmeton KOHA.
Letra e hapur e nënshkruar nga 1500 artistë iu dërgua Sekretarit të Britanisë për Kulturë, Media dhe Sport Oliver Downden për të marrë përkrahjen e duhur në mënyrë që kjo industri të mbijetojë, duke cekur se në të kundërtën do të humbet edhe një pjesë vitale e kulturës dhe artit në Britani. / KultPlus.com
Një bashkëpunim mes Dua Lipës dhe Madonnas mund të vijë së shpejti.
Në një intervistë për “Music Week”, menaxheri i këngëtares me prejardhje kosovare, Ben Mawson, ka thënë se për albumin e fundit, “Future Nostalgia” Dua Lipa është ndikuar nga puna e Madonnas në të kaluarën dhe se synon të bashkëpunojë me të. I pyetur nëse Dua do të jetë një “Madonna e re”, Mawson ka thënë se “varet në çfarë kuptimi”.
“Ajo sigurisht do të ketë karrierë të gjatë. Ajo është një yll i kompletuar i popit dhe sigurisht për albumin e saj ishte ndikuar shumë nga Madonna. Në fakt, po përpiqemi të marrim Madonnan në një këngë. Do i shkruaj e-mail për të parë nëse është e interesuar”, ka thënë ai.
“Dua më ka thënë se synon të jetë si Madonna kur e kam takuar, kur ishte 17-vjeçare, dhe kishte diçka në mënyrën se si e tha e që më bëri të besoj në të. Ishte për personalitetin e saj, është luftarake dhe i ka të gjitha”, ka thënë Mawson.
“Future Nostalgia” i Dua Lipas ishte album i suksesshëm duke dominuar që në fillim në top-listat britanike. / KultPlus.com
Është bërë e ditur se këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka thyer një rekord të radhës.
Kënga e saj të famshme ‘IDGAF’, ka shënuar rekord të ri.
Kënga e publikuar vite më parë ka arritur shifrën e 1 miliardë dëgjimeve në platformën digjitale ‘Spotify’, çfarë e bën atë femrën e parë që arrin këtë sukses.
Lajmin e ka ndarë vetë këngëtarja në rrjetet sociale, ndërsa edhe për këngën “Don’t Start Now” shënohen 944 milionë klikime. / KultPlus.com