Producentja dhe aktorja, Ftesa Hazrolli, ka arritur që të realizojë filmin e saj të parë të metrazhit të gjatë në Turqi, shkruan KultPlus.
Filmi “Lütfen Cevap Veriniz”, të shfaqet si premierë botërore në “Antalya Golden Orange Film Festival”, në garën kryesore apo main competition, pra, në edicionin e 59-të të këtij edicioni.
Festivali do të mbahet nga datat 1 deri në 8 tetor.
Ajo ka lindur në Prizren në vitin 1997, nga prindër shqiptarë të Kosovës. Ajo ka tre vjet që studion në Gjimnazin Loyola dhe më pas ka ndjekur Akademinë e Arteve në, aktrim dhe dramë në Prishtinë për katër vjet. Ajo luajti në shumë filma të shkurtër dhe shfaqje teatrale, ndërsa Hazrolli vazhdoi studimet master për regji dhe produksion në Stamboll, tani është duke bërë karrierën e saj në Stamboll, Turqi. Ajo krijoi kompaninë e saj të prodhimit të filmit të quajtur “Film Station”. Film Station është kompani e prodhimit dhe distribucionit të filmit nga Kosova me seli në Stamboll. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë është: Titulli origjinal / anglisht: LCV (Lütfen Cevap Veriniz) / RSVP
Logline i filmit:
Një orë para ceremonisë së dasmës së tyre në një hotel prestigjioz, Ceren dhe Semih fillojnë të dyshojnë në veten e tyre kur burri më i mirë Mert fillon të zbulojë sekrete nga e kaluara.
Synopsisi i filmit:
SYNOPSIS
Semih dhe Ceren janë gati të martohen. Një orë para fillimit të ceremonisë, ne gjejmë Semih dhe Mert (njeriu më i mirë) në dhomën e hotelit, ku Semih bën përgatitjet e tij të fundit. Mert është shoku më i mirë i Semih. Ata u njohën për herë të parë gjatë Work & Travel, ku miqësia e tyre u forcua. Megjithatë, në ditën e tij të rëndësishme, Mert sillet i shqetësuar, duke pyetur Semih nëse ka bërë zgjedhjen e duhur. Pikërisht në atë moment Ceren nxiton në dhomë, e tërbuar nga gjithë zhurma që vjen me dasmën. Vizita e Ceren e shtyn Mertin të jetë më provokues dhe gradualisht ai fillon të marrë në pyetje çiftin për besnikëri. Kjo pyetje krijon një atmosferë të tensionuar mes të treve, duke zbuluar shpejt marrëdhënien e fshehtë mes Semih dhe Mert. Ceren, e habitur duke dëgjuar këtë, mendon të anulojë dasmën – diçka që Mert e ka dëshiruar fshehurazi. Megjithatë, ky nuk është një vendim i lehtë, duke lënë që të tre të diskutojnë gjatë orës së ardhshme me diskutime bëhen më të ndezura pasi mësojmë se edhe Ceren e ka tradhtuar Semihun dhe se tani ajo është shtatzënë edhe pse pretendon se babai është Semih. Pavarësisht të gjitha sekreteve dhe gënjeshtrave, Semih dhe Ceren vendosin të ruajnë imazhin e çiftit të lumtur dhe dalin nga dhoma të kapur për dore për t’u martuar, duke lënë Mertin vetëm pas.
Ekipi i filmi:
Aktorët: Ushan Çakır, Melisa Şenolsun, Cem Yiğit Üzümoğlu. (ata janë kaq të famshëm në Turqi dhe Platforma Netflix) Regjisori: İsmet Kurtuluş & Kaan Arıcı Skenari: Erdi Işık Producent: Feri Baycu Güler, Ftesa Hazrolli. /KultPlus.com
Filmi i shkurtër “Thurje # Hashtag” me skenar të Brikena Sopit dhe me regji të Lorena Sopit, ka fituar Çmimin për filmin më të mirë të shkurtër të bërë nga një regjisore ndërkombëtare /(Best movie by a non african female director) në Realtime International Film Festival, i cili ka përfunduar të dielën në Lagos të Nigerisë. Është ky çmimi i dhjetë ndërkombëtar për filmin e realizuar nga AS Film Production nga Prishtina.
Filmi “Thurje # Hashtag” trajton jetën e dyfishtë virtuale që tashmë mund të konsiderohet si një lloj pandemie globale. Zana dhe Tina, dy vajza të reja, janë studente universiteti dhe ndajnë bashkë një dhomë banimi. Ato janë të dhëna shumë pas rrjeteve sociale dhe kohën më të madhe e kalojnë të lidhura me telefon mobil. Zana, bënë edhe foto sesione speciale për të krijuar një jetë virtuale të cilën e gjakon. Edhe personat me të cilët ajo është e lidhur e për të cilët beson se janë të rëndësishëm, të pasur e të suksesshëm, në realitet janë po ashtu persona fiktiv dhe te paqenë. Zana, madje organizon edhe seanca mësimi se si duhet krijuar imazhi virtual i një personi. Ajo e subordinon Tinën dhe e tërheq në botën e saj. Tina ka dilema. Megjithatë përpiqet ta përcjell Zanën, por përpiqet edhe të mësoj dhe të zë dije në lëmine e shkencës që ajo e studion. Kur pasioni i Zanës për jetën virtuale dhe mediat sociale kapërcen kufijtë e normales, Tina e kundërshton atë duke ia bërë me dije se ajo ka ardhur në kryeqytet për të mësuar dhe për tu bërë ‘dikushi’ me dije. Ajo, paralajmëron Zanën se me këtë logjikë, nuk do te mund te vazhdojnë tutje bashkë.
Hendekun mes dy shoqeve e thellon edhe më shumë momenti kur Tina bie prej provimi dhe kërcënon Zanën se udhët e tyre do të ndahen përfundimisht. Zana vazhdon të krijoj personalitetin e rrejshëm dhe të ëndërroj se jeta saj virtuale një ditë do të bëhet realitet. Ajo madje krijon një lidhje serioze me një person te tillë fiktiv. Por kur del në takim me ‘personin e ëndrrave’, zhgënjehet meqenëse kupton se ai person është një i moshuar të cilin ajo e ka angazhuar si fotograf për t’ia sajuar jetën virtuale. Zana, e dëshpëruar, kthehet në banesë dhe merr vendim te ndryshoj jetën. Ajo, i kthehet pikturës. Autoportretit të lënë përgjysmë.
Ne rolet kryesore luajnë aktorët: Vjollca Tasholli, Blerta Gubetini dhe Bislim Muçaj.
Producent ekzekutiv: Uran Duli, Grimi: Miranda Hetemaj, Kostumografe: Jeta Bajrami, Skenografe: Alba Bytyqi, Zëri: Beslidhje Bytyçi, Muzika: Memli Kelmendi, Asistent i regjisores: Ermal Duli, Drejtor i fotografisë: Lorenc Pelushaj, Skenariste: Brikena Sopi, Regjisore dhe Producente: Lorena Sopi . Prodhoi AS Film Production nga Prishtina. / KultPlus.com
Kino Kosova po kalon në raundin e tretë. Nga data 14 – 18 shtator, ekranet e kinemasë në Bernë do të mbushen me tregime nga Kosova. Programi magjeps me histori personale, filma me karakter transformues. Formatet pasuese të diskutimit do të mundësojnë një shkëmbim me regjisirorët e filmit dhe do të mundësojnë diskutime të ndërsjella.
Filmi kosovar
Shteti më i ri i Evropës shikon prapa në një histori të trazuar. Pyetje të tilla si vizat, atdheu, lufta dhe shpresa vazhdojnë të jenë tema që formojnë jetën shoqërore. Nga këto çështje krijohet edhe puna kinematografike e artistëve kosovarë. Ndoshta pikërisht për këtë, për shkak të historive personale, autentike, filma kosovar ka disa vite që shënojnë suksese të mëdha. Me një buxhet jashtëzakonisht modest, vepra politikisht dhe historikisht të vlefshme me joshje ndërkombëtare prodhohen. Pjesëmarrjet dhe çmimet e shumta nga festivalet e filmit të klasit të lartë, si Festivali i Filmit në Toronto, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tokio, Festivali i Filmit Sundance apo Berlinale e dëshmojnë këtë.
Fokusi te kineastet femra
Edicioni i sivjetshëm i festivalit ka në fokus kineastet femra. Si shikues, do të kemi një vështrim të shkurtër të temave relevante që për dekada janë treguar dhe trajtuar vetëm nga këndvështrimi mashkullor – në Kosovë dhe gjetiu.
Filmi i hapjes do të jetë VERA ANDRRON DETIN nga Kaltrina Krasniqi, një film që është në programin e festivaleve të shumta ndërkombëtarë dhe vazhdon të shënon sukses të madh. Ndër të tjera, filmi i Krasniqit u nderua me Çmimin Grand Prix të Festivalit të 34-të të Filmit Ndërkombëtar në Tokio. Kosova u përfaqësua në këtë festival për herë të parë me VERA ANDRRON DETIN dhe Kaltrina Krasniqi ishte gruaja e parë që u nderua me Çmimin Grand Prix në historinë 34-vjeçare të festivalit.
Përveç Kaltrina Krasniqit, Aulona Selmani (PARIAH STATE), More Raça (ANROMDEDA GALAXY), Urtina Hoxha (KUSH MYTET KAPET PER SHKUME), Samir Karahoda (PA VEND), etj, do t’i prezantojnë filmat e tyre në festival dhe do ta ndajnë përvojen mbi punën e tyre në sesionet Pyetje dhe Përgjigje.
Programi
Gjatë 5 ditëve do t’i përkushtohemi filmave kosovarë me filma artistikë dhe me metrazh të shkurtër. Krahas shfaqjeve në kinema të ndryshme në Bernë (Kino REX, Kino in der Reitschule, Cine Camera, Cinematte), Kino Kosova do të fokusohet në formatet e diskutimit me regjisorë në vazhdim të filmave. Të shikosh një film është vetëm gjysma e përvojës. Të flasësh për filma të mrekullueshëm është gjysma tjetër. Kinemaja nuk është vetëm ekrani dhe filmi, janë njerëzit dhe bisedat që ata bëjnë rreth tij. Kjo është diçka që ne e vlerësojmë në Kino Kosova. Pyetje dhe Përgjigje do të moderohen nga Aleksandra Hiltman (gazetare Tages Anzeiger) dhe Ilir Hasanaj (regjisor Kosova/Zvicër).
Programi mbështetës e plotëson festivalin. Përveç leximit nga Meral Kureyshi dhe Shpëtim Selmani në PROGR, do të ketë një bllok filmik në bashkëpunim me Dokufest-in kushtuar regjisorëve të rinj nga Kosova. Për mbylljen e festivalit, Kino Kosova dhe bee-flat ju ftojnë në koncertin e Trios VISAR KUÇI TRIO dhe DJ set nga Pika Pika, motrat Rozë Berisha dhe Blertë Berisha.
Kjo është Kino Kosova
Kino Kosova u lansua para tre vitesh nga organizata Kulturalink. Është një festival i filmit që i jep kinematografisë kosovare një platformë ndërkombëtare. Iniciator është Sabahet Meta (Kulturalink), i cili është rritur në Kosovë dhe prej 8 vitesh jeton në Zvicër. Qëllimi i Kino Kosovës është të ndërtojë ura kulturore dhe të promovojë shkëmbimin e artit dhe kulturës.
Përveç 2 edicioneve në Bernë (2020 dhe 2021), Kino Kosova tashmë është mbajtur dy herë në kinemanë Riffraff në Cyrih (2021 dhe 2022) dhe një herë në Cinélux në Gjenevë (2021). /KultPlus.com
Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, shfaq filmin ”Ferdonija” për 10 orë të plota.
”Ferdonija” është dokumentar i shkurtë rreth tregimit të Ferdonijes, gruas që ka humbur burrin dhe djemtë e saj gjatë luftës në Kosovë në vitin 99′. Ky dokumentar i xhiruar në një periudhë prej dy vitesh, tregon emocionet, mendimet, vështirësitë dhe vuajtjet e Ferdonijes të reflektuara nga realiteti i zhdukjes së gjithë familjes së saj nga forcat serbe.
Filmi dokumentar që zgjat 30 minuta, do të lëshohet pandaluar për 10 orë, duke filluar nga ora 12:00 deri në 22:00, në Parkun e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me datën 30 gusht. / KultPlus.com
Regjisori Zgjim Terziqi njofton se ka fituar 2 çmime në Forumin MakeCoProDox për filmin e ardhshëm dokumentar “The 50th and a 1/2 State”, shkruan KultPlus.
Përmes një njoftimi në “Facebook”, Terziqi shprehet shumë i lumtur për këtë arritje.
Postimi i plotë:
“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se fituam 2 çmime në Forumin MakeCoProDox për filmin tonë të ardhshëm dokumentar “The 50th and a 1/2 State”, thuhet në postimin e tij.
Në regji të këtij filmi është edhe Valmira Hyseni. /KultPlus.com
Mbrëmja e kaluar, në Aqua Park Tirana, ka qenë tejet argëtuese, me shfaqjen e filmit në pishinë.
“Kino Pishina” është bashkëpunimi më i ri mes Bashkisë Tiranë dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Agjencia e Industrisë Kreative organizoi shfaqjen e filmit shqiptar për fëmijë “Shpella e piratëve” mundësuar nga AQSHF.
Përveç imazheve të filmit, që ngjallin nostalgji, kënaqësia për të pranishmit ishte më e madhe pasi për herë të parë shijuan kinemanë mbi ujë. Organizatorët njoftuan se do të ketë të tjera netë të veçanta në vazhdim.
“Shpella e piratëve” u shfaq në mbrëmje rreth orës 20:00 dhe u shoqërua me muzikë e lojëra. Më herët, organizatorët kishin njoftuar se hyrja për në këtë festë, do të ishte falas dhe se pjesëmarrësit do të duhej të vinin me veshje të përshtatshme për të ndjekur filmin mbi dyshekët e ujit, në pishinë. /atsh / KultPlus.com
Filmi “Dance In This Chaos” (Luaj në këtë kaos) i regjisorit shqiptar nga Shkupi, Murat Zherka, është fitues i çmimit “Filmi më i mirë i shkurtër OFF Generation” në edicionin e 14-të të Youth Film Festival 2022, që u mbajt në Sarajevë (19- 23 korrik), për të cilin festival sivjet konkurruan mbi 200 filma, ndërkaq për programin final u përzgjodhën vetëm 14 nga ta.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë regjisori dhe njëkohësisht skenaristi i filmit, i cili ka uruar ekipin dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.
“Sonte fituam në Sarajevë! Filmi jonë “Dance In This Chaos” është fituesi i çmimit “Filmi më i mirë i shkurtër OFF Generation” në edicionin e 14-të të Sarajevo Youth Film Festival 2022! Urime ekipit të filmit dhe të gjithëve që na kanë mbështetur në këtë rrugëtim”, ka shkruar Zherka.
Në këtë film, në rolet kryesore luajnë: Sina Rakip, Stefanija Naçevska, Aleks Petrovski, Fisnik Zeqiri etj.
Filmi u mundësua nga Democracy Lab, ISD Youth Can dhe është realizuar në vitin 2021. Filmi në fjalë ishte pjesë e kampanjës Let’s Bring The Colors Back. “Dance In This Chaos” premierën e pati më 31 tetor të vitit të kaluar në Kino Milenium ne Shkup, kurse më vonë u shfaq edhe në Kinemanë Cineplexx.
“Dance in this Chaos” është film bardh e zi, i realizuar sipas teknikës one-shot, që konsiderohet si njëra nga teknikat më të vështira për realizimin e një filmi.
Më 15 korrik ky film u shfaq edhe në Korçë, në kuadër të Festivalit KOSH Film Fest. Suksesi i jashtëzakonshëm në Sarajevë, këtij filmi i hap rrugën edhe për festivale tjera. Muajin tjetër filmi do të prezantohet edhe në Festivalin Drim Short që mbahen në Strugë dhe në Festivalin e filmit të shkurtë në Lublanë – FEKK (15 -20 gusht). / KultPlus.com
Një homazh për regjisoren “e fëmijëve”, Xhanfize Keko dhe skenaristin e shkrimtarin Kiço Blushi, ka bërë sot ministrja e Kulturës, Elva Margariti duke sjellë në vëmendje filmin “Beni ecën vetë”.
Filmi, prodhim i vitit 1975, është “një nga filmat që kanë shenjuar fëmijërinë tonë”, shkruan Margariti.
Përveç emrave të Xhanfize Kekos e Kiço Blushit, një tjetër figurë e rëndësishme që ka lënë gjurmën e tij tek “Beni”, është kompozitori i filmit, Limos Dizdari, i cili shkroi një muzikë që është ngulitur në kujtesën e kujtdo që e ka parë filmin.
Në rolet kryesore interpretojnë Herion Mustafaraj (Beni), Pandi Raidhi (Xha Thomai), Dhorkë Orgocka (Teta Ollga), Yllka Mujo (nëna e Benit) etj.
Filmi rrëfen për një fëmijë qyteti, të rritur me kujdesin e tepruar të prindërve, të cilët hezitojnë ta lënë të lirë, të eksplorojë jashtë mureve të shtëpisë. Vizita në fshat, tek xhaxha Thomai, e përball me jetën në fshat, e bën të kapërcejë frikën e të jetë më i lidhur me bashkëmoshatarët./ atsh /KultPlus.com
Në vazhdën e ditëve dedikuar “Muajit të Kinematografisë Shqiptare”, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka kujtuar sot , filmin “Mësonjëtorja”, një nga prodhimet më të mira të Kinostudios si dhe grupin e aktorëve dinjitozë si Gulielm Radoja, Roza Anagnosti, Ardian Cerga, dhe të madhin Robert Ndrenika.
Filmi ishte një prodhim i vitit 1979, me regji të Muharrem Fejzos, skenar nga Natasha Lako dhe muzikën nga Limos Dizdari.
Dafina, e interpretuar nga Roza Anagnosti, një grua e re e shkolluar kthehet në qytetin e saj, për të hapur shkollën e parë për vajzat. Ajo ndeshet me pengesat dhe intrigat e thurura nga kreu i Sanxhakut. Për të ndaluar përpjekjet e Dafines, për ngritjen e shkollës, klerikët përpiqen të eliminojnë njerëzit që i vinin në ndihmë mësueses së re. Ata ckishërojnë dhe tentojnë të helmojnë xhaxhanë e saj, Stefan Bardhin si dhe i vënë flakën shkollës.
Filmi është një realizim-homazh për Rilindjen Kombëtare dhe përpjekjet e rilindasve për përhapjen e gjuhës shqipe./ atsh / KultPlus.com
Një film artistik për këngëtaren britanike Amy Winehouse do të realizohet së shpejti. Regjisori i “Fifty Shades of Grey” Sam Taylor-Johnson është ai që po merret me biografinë, prodhimin dhe shpërndarjen më pas nëpër kinematë botërore.
I quajtur “Back to Black”, filmi do të tregojë jetën dhe muzikën e fitueses së gjashtë herë të çmimit Grammy, e cila vdiq nga mbidoza dhe alkooli në shtëpinë e saj në veri të Londrës më 23 Korrik 2011. Winehouse, luftoi me problemet e alkoolit dhe drogës gjatë pjesës më të madhe të karrierës.
“Back to Black po bëhet me mbështetjen e plotë nga pasuria e Amy Winehouse. Regjisori britanik Taylor-Johnson është i njohur për regjinë e filmit të parë ‘Fifty Shades of Grey’, një përshtatje nga trilogjia e librave hit, drama ‘A Million Little Pieces’ si dhe episodet për serialet televizive ‘Gypsy’ dhe ‘Solos”.
E konsideruar si një nga këngëtaret më të talentuara të brezit të saj me hite përfshirë “Rehab” dhe “Back to Black”, vdekja e parakohshme e Winehouse tronditi botën e muzikës. Për të janë realizuar disa dokumentarë, më i fundit i rrëfyer nga nëna e saj dhe i transmetuar në “BBC” të Britanisë në vitin 2021 për të shënuar 10 vjet nga vdekja e këngëtares.
Një dokumentar i vitit 2015 “AMY” për Winehouse i dha regjisorit Asif Kapadia një Oskar, megjithëse në atë kohë babai i këngëtares Mitch Winehouse e quajti atë mashtrues dhe tha se familja ishte shkëputur nga filmi. “Deadline” raportoi se kërkimi për aktoren që do të portretizojë artisten në film do të fillojë në javët e ardhshme. / KultPlus.com
Njëri prej filmave të shumëpritur të kësaj vere, Thor: Love and Thunder arrin nesër, më 6 korrik në Cineplexx, me eventin Premiere Night ku do të dhurohen super-shpërblime.
Sipas kritikave të para, filmi i ri Thor: Love and Thunder është një film i jashtëzakonshëm, me gjasë edhe më i miri nga Marvel. Në këtë pjesën e katërt të Thor, Thor: Love and Thunder njoftohemi me antagonistin e ri Gorr, ku reagimet e audiencës thojnë se Christian Bale është antegonisti më i mirë që Marvel Cinematic Universe ka pasur deri më tani.
Kinemaja Cineplexx, për këtë super-film do të organizojë eventin Premiere Night, ne të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, më 6 korrik, duke filluar nga ora 19:00. Gjatë eventit do t’i dhurojnë 4x palë atlete Nike Court Legacy nga Intersport, ku 2 palë do të dhurohen në Prishtinë dhe 2 palë në Prizren.
Thor: Love and Thunder e gjen Thor (Chris Hemsworth) në një udhëtim ndryshe nga çdo gjë me të cilën ai është përballur ndonjëherë – një kërkim për paqen e brendshme. Por pensionimi i tij ndërpritet nga një vrasës galaktik i njohur si Gorr the “God Butcher” (Christian Bale), i cili kërkon zhdukjen e perëndive. Për të luftuar kërcënimin, Thor kërkon ndihmën e mbretit Valkyrie (Tessa Thompson), Korg (Taika Waititi), Guardian of the Galaxy dhe ish-të dashurës Jane Foster (Natalie Portman), e cila – për habinë e Thor-it – përdor në mënyrë të pashpjegueshme çekiçin e tij magjik, Mjolnir, si Thori i Fuqishëm. Së bashku, ata nisin një aventurë rrëqethëse kozmike për të zbuluar misterin e hakmarrjes së “God Butcher” dhe për ta ndaluar atë para se të jetë tepër vonë.
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00.
“Gjurmë në kaltërsi” është filmi që ministrja Margariti ka përzgjedhur, në këtë fillimjave, si homazh për kinematografinë shqiptare.
Filmi, me regji të Saimir Kumbaros, skenar të Llazar Çulit dhe muzikë të Limos Dizdarit, është një prodhim i vitit 1981.
Në rolet kryesore interpretojnë Xhevdet Ferri, Reshat Arbana, Stavri Shkurti e Fitim Makashi.
Në qendër të skenarit është drama e një piloti të ri, Astritit, i interpretuar nga Xhevdet Ferri. Astriti është pilot i zoti, por me karakter emotiv, gjë që e pengon të kryejë si duhet detyrat që i caktohen nga komandant Marko (Reshat Arbana). Me ndihmën e komandant Markos dhe të shokëve, Astriti arrin suksesin.
Si çdo prodhim tjetër i asaj periudhe, edhe ky film i “Kinostudio Shqipëria e Re”, përshkohet nga propaganda e kohës, por gjithsesi mbetet një film i realizuar bukur dhe që pati sukses. /atsh / KultPlus.com
Me skenar dhe regji të Simon Bogojević Narath, filmi artistik i metrazhit të gjatë “Illyricvm”, bashkëprodhim i Kroacisë, Sllovenisë, Italisë, Kosovës dhe Bosnjës, do të ketë premierën botërore në Festivalin Kroat të Filmit në Pula më 21 korrik, shkruan KultPlus.
Fatmir Spahiu, njëri nga producentët e filmit ka bërë të ditur lajmin dhe gjithashtu ka njoftuar se tashmë e ka parë filmin e përfunduar dhe është pamasë i lumtur për punën e bërë.
“Mundem me thane qe jam pamase i lumtur per punen e bere dhe sidomos me punen e aktorve kosovar ne film, thjesht te mahniteshem!
Premiera e filmit pritet te jete ne festivalin e filmit ne Pula (Kroaci) gjate muajit Korrik.
Kurse ajo kosovare shpresoj ne vjeshte”, ka shkruar aktori Fatmir Spahiu.
Vlen të thuhet që ky është prodhimi i parë kinematografik ku personifikohen ilirët. Në këtë film është përfshirë një kastë e madhe e aktorëve kosovarë, e që janë: Ylber Bardhi, Labeat Bytyçi, Ilir Prapashtica, Dukagjin Podrimja, Kushtrim Hoxha, Armend Smajli, Lulzim Bucolli, Bujar Ahmeti, Rina Krasniqi, Ali Demi, Gani Morina, Selman Lokaj e të tjerë.
Filmi është përkrahur nga këto institucione: Qendra Kinematografike e Kosovës, Hrvatski Audiovizuelni Centar, Slovenski Filmski Centar, FRIULI-VENEZIA GIULIA REGIONAL FUNDVIBA FILM, Euroimages dhe Komuna e Prishtinës, por duke përfshirë edhe kompani të ndryshme. / KultPlus.com
Bradley Cooper në filmin e ri dedikuar jetës dhe karrierës së kompozitorit të famshëm amerikan, Leonard Bernstein, të titulluar “Maestro”, duket krejtësisht si kompozitori tashmë i ndjerë.
Ai veç rolit në këtë film, po ashtu është edhe regjisori i tij.
Cooper paraqitet me rolin e Bernstein gjatë fazave të ndryshme të jetës së tij.
Në filmin “Maestro”, rolin e bashkëshortes së Bernstein, Felicia Montealegre e luan aktorja Carey Mulligan.
Netflix ka ndarë pamje nga xhirimet e filmit në llogarinë e tyre në Twitter, ku fansat kanë mbetur të mahnitur nga dukja e tij.
Disa janë të mahnitur aq shumë me transformimin e dukjes së tij, me maskë e makijazh, sa që kanë komentuar se personi që ka bërë këtë transformim duhet të shpërblehet me çmimin kryesor.
Të tjerë kanë komentuar se Cooper në “Maestro” duket pikërisht si Bernstein.
Cooper në një intervistë për Variety më parë ka bërë të ditur se ky film do të lansohet vitin e ardhshëm. Ai po ashtu ka treguar se fillimisht ishte folur se regjinë e tij do ta bënte Martin Skorsezi, por se më pas këtë detyrë e mori Cooper.
Sa i përket jetës së Leonard Bernstein, ai ishte kompozitor, dirigjent, pianist, mësues muzike, autor dhe njeri humanitar.
Ai vlerësohet të jetë njëri prej dirigjentëve më të rëndësishme të kohës së tij, i pari që fitoi famë ndërkombëtare. Bernstein gjatë karrierës së tij u nderua me shumë çmime./21Media / KultPlus.com
Njëri nga filmat e shumëpritur të kësaj vere, Top Gun: Maverick arrin në Cineplexx më 25 maj, me eventin Action Night ku do të ketë shumë shpërblime.
Super-aksioni Top Gun: Maverick arrin në Cineplexx këtë javë! Kinemaja më e madhe në vend Cineplexx, për këtë film do të organizojë eventin Action Night, ku do të ketë shumë shpërblime. Ky event do te mbahet ne të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, më 25 maj, duke filluar nga ora 19:00.
Top Gun rikthehet pas 36 viteve që nga shfaqja e parë e origjinalit në kinema në vitin 1986 ku aktualisht filmi i ri ka një vlerësim prej 96% prej kritikëve të filmit në Rotten Tomatoes. Sa i përket ngjarjes së filmit, Tom Cruise në rolin e Pete “Maverick” Mitchell pas më shumë se 30 vite shërbimi si një nga aviatorët më të mirë të Marinës është në vendin ku i takon, duke i shtyrë kufijtë si një pilot i guximshëm testimi dhe duke shmangur avancimin në gradë që do ta ndalonte atë. Këtë herë ai gjen veten duke trajnuar të diplomuarit në Top Gun për një mision të specializuar, të cilin asnjë pilot i gjallë nuk e ka parë ndonjëherë. Një trajnim ku duhet të përballohet me një të ardhme të pasigurt dhe me fantazmat e së kaluarës së tij. Tom Cruise dhe Val Kilmer janë të vetmit aktorë që ripërsërisin rolet e tyre nga origjinali i Top Gun ndërsa aktorët e ri që ju bashkangjiten janë Miles Teller, Jon Hamm dhe Jennifer Connelly.
Gjatë eventit do të dhurohen shpërblime të ndryshme në të dy kinematë.
Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:
4x goma vere nga EuroGoma Sh.p.k 6x Kupona me vlerë 50€ për derivate në HIB Petrol 1x Syze Ray-Ban Aviator nga Optika Simon 5x Anëtarësi 1 vjeçare nga Fivestar Fitness 3x Gift Cards në vlerë 50€ nga Replay 3x Gift Cards në vlerë 50€ nga Celio 2x Gift Cards në vlerë 60€ nga Geox
4x goma vere nga EuroGoma Sh.p.k 3x Kupona me vlerë 50€ për derivate në HIB Petrol 2x Syze Ray-Ban Aviator nga Optika Gacaferi https://www.instagram.com/p/CdynKtmqDyp/
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00.
Në pamje të parë, realizimi i një filmi mund të duket si një gjë shumë e lehtë për t’u bërë. Gjithçka që duhet të bëni është të mendoni për një ide, të shkruani skenarin, të kontaktoni aktorët dhe të rregulloni gjithçka nga xhirimet deri tek realizimi. Megjithatë, shkopi magjik nuk është i pranishëm kur ju bëni gjëra komplekse, siç është edhe pjesa e realizmit të një filmi. Regjisori dhe producenti, Arben Kastrati, ka arritur t’i rikthehet xhirimeve të filmit të tij “Thank you Hague” përkundër vonesës 3-vjeçare që ndodhi si pasojë e pandemisë, e cila ka ndryshuar nga protokollet e zakonshme deri në rutinën e përditshme, shkruan KultPlus.
Fytyrat e të famshmëve nga bota e industrisë së filmit, kulturës dhe politikës po mblidheshin për të kaluar kohën së bashku dhe për të festuar rikthimin e xhirimeve të këtij filmi.
Regjisori Arben Kastrati deklaroi për KultPlus se si rezultat i pandemisë, është shtyrë pjesa e mbetur e filmit, pasi disa prej xhirimeve veçse janë realizuar.
“Është një film të cilin e kam filluar para 3 viteve, por për shkak të pandemisë është shtyrë pjesa e mbetur e filmit, e tani po e vazhdoj, xhirimet me Sir Tony Robinson, e më pas edhe me emra të tjerë të mëdhenj si John Rhys-Davies, Sir Tony Robinson, Claudia Gerini, Patsy Kensit. Po besoj që xhirimet do t’i përfundojmë deri në korrik, ndërsa më pas të vazhdojmë edhe me montazh”, deklaroi ai.
Filmi flet për një periudhë të pas luftës në Kosovë, e tema kryesore ka të bëjë me lindjen e një heroi aksidental, e në film luajnë edhe aktorë vendor, siç janë: Blerta Syla, Xhevdet Doda, Ylber Bardhi, Adriana Matoshi etj.
Sa i përket pjesës se kur do të jetë i gatshëm për t’u paraqitur nëpër kinema të ndryshme botërore, Kastrati beson se viti i ardhshëm do të jetë edhe viti kur ky film do të dalë në publik.
“Nuk e kam me rëndësi në çfarë date të dalë filmi, sigurisht nuk del këtë vit, por po shpresoj që të jetë i gatshëm vitin e ardhshëm të kompletohet. Qëllimi kryesor është që filmi të shfaqet në arenën ndërkombëtare, në Kosovë ekziston pak optimizëm që do të shfaqet. Nuk kam mbështetje e as nuk kam marr ndonjë mbështetje nga institucionet këtu, unë dua që t’i bëjë Kosovës një nder pasi është shteti i imi”.
Ndërkaq, një nga protagonistët e filmit dhe aktori i njohur britanik, Sir Tony Robinson, është shprehur shumë krenar për bashkëpunimin e tij me Kastratin.
“Këta janë munduar që të më sjellin në Kosovë për një kohë të gjatë, njësoj edhe realizimi i filmit pati shtyerje për shkak të pandemisë. Kohë pas kohe mendoja se kjo gjë do të dështojë por ishte pikërisht Beni që insistoi që filmi të bëhej, nuk e kam njohur atë që nga fillimi. Megjithatë, besimi ynë te njëri tjetri po shtohej dhe pritshmëritë për realizimin e filmit gjithashtu po rriteshin”.
Kjo është hera e parë që Robinson viziton Kosovën, derisa ai ndanë me KultPlus edhe histori se si njerëzit në Mbretëri të Bashkuar kanë paragjykime për njerëzit nga Ballkani.
“Kjo është hera e pare që unë po vizitoj Kosovën dhe ndjehem shumë mirë për këtë gjë. Në përgjithësi ne këtu në Mbretërinë e Bashkuar kemi një lloj injorance për Ballkanin, gjë të cilën e kemi ndjerë qysh nga shekulli 19-të. Ne dimë shumë pak për Kosovën, e dimë vetëm pjesën e luftës, e kjo gjë është shumë e keqe. Nuk dimë asgjë tjetër, kemi bërë gjithçka që të ndihmojmë Kosovën por si një shtet ne kemi humbur kujtesën tonë dhe ta shohësh Kosovën duke bërë emër të madh nëpër botë është ndjenjë e mrekullueshme”.
Aktori britanik ka shtyrë regjisorët kosovar që të realizojnë sa më shumë filma për të treguar historitë e tyre të jashtëzakonshme të cilat ky vend i ka.
“Sipas mendimit tim, artistët kosovarë kanë një qëllim të përbashkët, ta paraqesin historinë e shtetit të tyre sa më mirë që mundën. E di që është e vështirë që të sigurojnë fondet, të realizojnë filmin, por neve na duhen filma që paraqesin historinë e këtij shteti. Njerëz nga e gjithë bota janë të interesuar që të dëgjojnë histori të reja. Njerëzit sot nuk dijnë se çfarë marrëdhënie ka Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar, rolin e Tony Blair në luftë dhe shumëçka tjetër”.
I pyetur në qoftë se filmi do të udhëtojë nëpër botë, Robinson thotë se në qoftë se regjisori nuk e mendon këtë gjë nga fillimi atëherë kjo gjë është e kotë, për çfarë po e bën filmin atëherë.
“Unë mendoj që për një aktor, më e rëndësishmja është ta shohësh skenarin dhe të thuash se, po unë mund ta bëjë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme, e di se aftësitë e mia përkojnë me këtë skenar dhe do ta luajë si duhet. Është një bonus shtesë që me këtë projekt, përpos rolit, kam dashur që të ngre zërin e Kosovës nëpër botë. Është e kotë që unë të jap ndonjë mesazh të veçantë për kineasit në Kosovë, por ajo se çfarë mund të them është që në qoftë se jeni duke kërkuar një aktor britanik atëherë unë jam super i gatshëm për t’iu ndihmuar”.
Ai premton se do të angazhohet pafundësisht që të ngrijë edhe më shumë zërin se Kosova është një vend i veçantë dhe nuk ka si tregim vetëm pjesën e luftës.
“Sot po shijojmë një natë të mirë, kam takuar njerëz të veçantë dhe është ndjenjë e mirë të rrethohesh me njerëz të tillë. Jam gjithashtu shumë i impresionuar dhe i inspiruar nga njerëzit këtu. Pjesa tjetër që do të bëjë në vazhdim është se, në fund do të kthehem në Angli dhe do t’iu them njerëzve wow, unë vizitova Kosovën, le të vazhdojmë të bëjmë më shumë filma”.
Aktorja e cila shënoi rikthimin e saj në film, Blerta Syla Surroi, ka thënë për KultPlus se ndjehet shumë e lumtur që po merr pjesë në një projekt kaq të madh.
“Unë isha pjesë e xhirimeve të pjesës së parë të filmit që fatkeqësisht na u ndërpre për shkak të pandemisë, e sot ndjehem shumë e lumtur që jam këtu duke festuar rifillimin e xhirimeve të skenave të mbetura”.
Të punosh me një njeri me renome botërore sikurse Sir Tony Robinson, sipas aktores, është një tjetër nder i madh.
“Ndjehem edhe shumë e nderuar që të jem këtu edhe me aktorin Anthony Robinson. E përgëzoj Benin për punën shumë të lodhshme që ka bërë, jam e lumtur për projektin e gjithashtu edhe për Benin. Uroj që xhirimet të shkojnë në mënyrën më të mirë dhe i uroj filmit suksese nëpër festivale botërore”.
Sarah Walkin, si pjesë e stafit të Sir Tony Robinson, thotë për KultPlus se kjo është hera e parë që ata bashkëpunojnë me dikë nga Kosova.
“Kosova ka famë të madhe nëpër botë sa i përket pjesës së kinematografisë, kështu e shoh unë. Ka shumë histori të cilat janë paraqitur edhe në televizor, Kosova ka qenë nëpër televizion shumë shpesh”.
Walkin rrëfen se pjesa e skenarit është momenti kyç kur edhe ata vendosën që të merrnin pjesë në këtë film.
“Arbeni na gjeti neve dhe na dërgoi skenarin, ne na pëlqeu ajo se çfarë pamë dhe vazhduam që të bashkëbisedojmë. Në fakt, ne mendonim se ky film nuk do të ndodhte, por në fund megjithatë ai do të realizohet. Pandemia goditi gjithë botën dhe sigurisht në Britani çdo gjë u mbyll të paktën për një kohë, askush nuk mund të punonte. Me kalimin e kohës, projektet vazhduan që të realizoheshin. Të gjithë njerëzit duhej që të bënin lëshime, nuk ishte as faji i producentëve, ne duhej të ishim të durueshëm në kohë të tilla dhe në fund arritëm edhe bashkëpunimin. Në qoftë se nuk do të ndodhte ky bashkëpunim në kohëra të jashtëzakonshme, shumë projekte do të dështonin”, tha ajo mes tjerash.
Aktori tjetër nga Kosova, Xhevdet Doda, është gjithashtu pjesë e këtij projekti që nga fillimi i xhirimeve të para.
“Jam prej fillimit në këtë projekt dhe kur e kam lexuar skenarin fillimisht e rolin që më është ofruar jam ndjerë i gatshëm që të punojë menjëherë. Puna me Benin është e jashtëzakonshme, ky rol gjithashtu më ka mundësuar që të takohem me aktorë me renome botërore”, tha ai për KultPlus.
Arsyeja kryesore pse ky film është vonuar ka të bëjë pikërisht me pjesën se pandemia e ka penguar zhvillimin e tij, e për këtë Doda thotë se pjesën e karantinës dhe pandemisë në përgjithësi e ka shfrytëzuar duke shikuar filma, e sidomos filma të cilat brenda tyre kanë aktorë të rinj dhe jo shumë të njohur nëpër botë.
“Unë mendoj që kinematografia e Kosovës është një lloj “turshie” që po vjen. Sukseset e saja nuk janë si pasojë e fatit ose diçka e tillë, sukseset janë të natyrshme pasi është bërë punë e madhe. Megjithatë, vazhdoj të besoj se suksese edhe më të mëdha do të vijnë së shpejti”.
Industritë e filmit në të gjithë botën kanë shënuar ulje e ngritje të vazhdueshme në dy vitet e fundit, e bashkë me to kanë ndodhur edhe shumë dështime, por jo në këtë rast.
Të bësh filma nuk do të thotë që thjesht të lidhësh një aparat fotografik mbi një aktor, dhe ta drejtosh atë në fytyrën e tyre e t’i ndjekësh gjatë filmit, nuk është ajo çfarë është krijimi i filmave, nuk është ajo për të cilën bëhet fjalë. Regjisori, skenaristi dhe kinematografi amerikan, William Eubank, ka thënë se të bësh një film është sikurse të ndërtosh një orë, sepse një orë është kaq e vogël dhe mund të vendosësh shumë gjëra brenda saj dhe të gjitha pjesët duhet të punojnë vërtet së bashku. /KultPlus.com
Aktori Jim Carrey, i cili kohët e fundit tha se ishte ‘i mërzitur’ nga Will Smith që goditi Chris Rock në Oscar, tani ka zbuluar planet e tij të ardhshme të aktrimit dhe këmbëngul se ai është ‘mjaft serioz’, përcjell KultPlus.
60-vjeçari deklaroi për Access Hollywood se ai ‘ndoshta’ do të tërhiqet nga aktrimit, duke thënë: “Epo, unë po tërhiqem, jam mjaft serioz”.
Jim shpjegoi se i pëlqen të jetojë jetën e tij të qetë, duke bërë gjëra të rëndomta të cilat nuk kërkojnë shumë përkushtim dhe bëhen me dashuri të madhe.
Jim shtoi: “Më pëlqen shumë jeta ime e qetë, dhe me të vërtetë e dua jetën time shpirtërore dhe ndihem sikur kam kam bërë mjaft, jam mbushur nga puna”, tha Carrey.
Disa prej filmave të tij më të njohur jnaë: Dumb & Dumber, Yes Man, Batman Forever, Liar Liar etj. /KultPlus.com
Njëri nga filmat e shumëpritur, The Lost City arrin në Cineplexx më 24 mars, me eventin Action Night ku do të ketë shumë shpërblime.
Super-aksioni The Lost City arrin në Cineplexx këtë javë! Kinemaja më e madhe në vend Cineplexx, për këtë film, do të organizojë eventin Action Night, ku do të ketë shumë shpërblime. Ky event do te mbahet ne të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, më 24 mars, duke filluar nga ora 18:00.
Filmi flet për një shkrimtare e cila shkruan për aventura në vendet ekzotike ku në to paraqitet modeli i bukur Alan gjithashtu dhe në kopertinën e romaneve të saj. Ndërsa ata janë ne turne për promovimin e librit të ri, Loretta rrëmbehet nga një miliarder i çuditshëm, i cili shpreson se ajo mund ta çojë atë në një thesar të humbur në vendin e lashtë nga libri i saj i fundit. I vendosur për të provuar se mund të jetë një hero në jetën reale dhe jo vetëm në faqet e librave të saj, Alan niset për ta shpëtuar atë. Aktorët kryesore në këtë aksion/komedi janë Sandra Bullock, Channing Tatum, Daniel Radcliffe dhe Brad Pitt.
Gjatë eventit do të dhurohen shpërblime të ndryshme në të dy kinematë.
Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:
5x Anëtarësi 1 vjeçare nga Fivestar Fitness
3x Anëtarësi 1 vjeçare me 50 fishekë nga Reload Shooting Range
5x Anëtarësi 1 vjeçare nga Fivestar Fitness 3x Anëtarësi 1 vjeçare me 50 fishekë nga Reload Shooting Range 10x Parfuma nga Oriflame 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga AZTECH electronics 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Dardania SPORT Përveç shpërblimeve do te ketë edhe muzikë me DJ
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx , ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00. /KultPlus.com
Aleksandër Moisiu ose Alexander, Alessandro Moissi ose Moisi, lindi më 2 prill të vitit 1879 në Triestë të Italisë. Ai ishte aktor i njohur austriak me origjinë shqiptare, shkruan KultPlus.
Moisiu lindi në Triest të Italisë. I ati ishte shqiptar nga Kavaja dhe e ëma ishte arbëreshe. Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kainc iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.
Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der ëeiße Heiland“), të Ëedekind-it (“Frühlings Erëachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).
Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”.
Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Lufta e Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.
Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.
Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.
Ai vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër.
Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durrësit, Shkolla e mesme e përgjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.
Gruaja e tij Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “ Komisar Rex”), shkruan voal.
Aleksandër Moisiu vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. /KultPlus.com
Jackass rikthehen me filmin e ri Jackass Forever pas dy dekadave me marifete më gazmore dhe më të rrezikshme qe po e cilësojnë si filmi më i mirë i tyre.
Premiera e kësaj super-komedie arrin në Cineplexx me 24 shkurt me eventin Comedy Night ku do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren. Të pranishmit e kësaj nate do të kenë mundësinë të futen në lojën shpërblyes e mundësuar nga Intersport për të fituar atlete Nike Revolution 6 ku do te dhurohen 4 atlete për meshkuj dhe femra.
Pjesa e katërt e serisë Jackass fillon pikërisht aty ku protagonisti Johnny Knoxville dhe banda – duke përfshirë Steve-O dhe Wee Man – u larguan me shakatë dhe marifetet e tyre të rrezikshme. Në këtë film gjithashtu merr pjesë këngëtari Machine Gun Kelly ku merr pjesë në njërin nga rrengjet. Edhe pas një pauze njëzet vjeçare, filmi ende kap të njëjtën çmenduri argëtuese që i dha popullaritetin serialit Jackass. Kasti nuk i përsërit marifetet e kaluara, përkundrazi i rikrijon dhe i interpreton ato në mënyra të reja, më të egra. Jackass Forever aktualisht ka një vlerësim prej 85% prej kritikëve të filmit në Rotten Tomatoes dhe 92% nga audienca.
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx , ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00. /KultPlus.com
Nominimet e Oscarit u mbajën në mënyrë virtuale këtë të martë, të cilat më pas u postuan menjëherë në llogarinë zyrtare të Akademisë në “Twitter”, shkruan KultPlus.
Këto nominime u moderuan nga Leslie Jordan dhe Tracee Ellis Ross, e listën e plotë mund ta shikoni më poshtë:
Fotografia më e mirë
“Belfast”
“CODA”
“Don’t Look Up”
“Drive My Car”
“Dune”
“King Richard”
“Licorice Pizza”
“Nightmare Alley”
“The Power of the Dog”
“West Side Story”
Regjisori më i mirë
Kenneth Branagh, “Belfast”
Ryusuke Hamaguchi, “Drive My Car”
Paul Thomas Anderson, “Licorice Pizza”
Jane Campion, “The Power of the Dog”
Steven Spielberg, “West Side Story”
Aktori më i mirë
Javier Bardem, “Being the Ricardos”
Benedict Cumberbatch, “The Power of the Dog”
Andrew Garfield, “Tick, Tick … Boom!”
Will Smith, “King Richard”
Denzel Washington, “The Tragedy of Macbeth”
Aktorja më e mirë
Jessica Chastain, “The Eyes of Tammy Faye”
Olivia Colman, “The Lost Daughter”
Penélope Cruz, “Parallel Mothers”
Nicole Kidman, “Being the Ricardos”
Aktori më i mirë në rol dytësor
Ciaran Hinds, “Belfast”
Troy Kotsur, “CODA”
Jesse Plemons, “The Power of the Dog”
J.K. Simmons, “Being the Ricardos”
Kodi Smit-McPhee, “The Power of the Dog”Troy Kotsur Makes History as the First Deaf Actor to Get a NominationFeb. 8, 2022
Aktorja më e mirë në rol dytësor
Jessie Buckley, “The Lost Daughter”
Ariana DeBose, “West Side Story”
Judi Dench, “Belfast”
Kirsten Dunst, “The Power of the Dog”
Aunjanue Ellis, “King Richard”
Skenari origjinal
“Belfast”
“Don’t Look Up”
“King Richard”
“Licorice Pizza”
“The Worst Person in the World”
Skenar i përshtatur
“CODA”
“Drive My Car”
“Dune”
“The Lost Daughter”
“The Power of the Dog”
Filmi më i mirë i animuar
“Encanto”
“Flee”
“Luca”
“The Mitchells vs. the Machines”
“Raya and the Last Dragon”
Elementet vizuale që përbëjnë një film
“Dune”
“Nightmare Alley”
“The Power of the Dog”
“The Tragedy of Macbeth”
“West Side Story”
Kostumografia
“Cruella”
“Cyrano”
“Dune”
“Nightmare Alley”
“West Side Story”
Kinematografia
“Dune”
“Nightmare Alley”
“The Power of the Dog”
“The Tragedy of Macbeth”
“West Side Story”
Montimi
“Don’t Look Up”
“Dune”
“King Richard”
“The Power of the Dog”
“Tick, Tick … Boom!”
Grimi dhe stilimi i flokëve
“Coming 2 America”
“Cruella”
“Dune”
“The Eyes of Tammy Faye”
“House of Gucci”
Zëri më i mirë
“Belfast”
“Dune”
“No Time to Die”
“The Power of the Dog”
“West Side Story”
Efektet vizuale
“Dune”
“Free Guy”
“No Time to Die”
“Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings”
“Spider-Man: No Way Home”
Muzika origjinale
“Don’t Look Up”
“Dune”
“Encanto”
“Parallel Mothers”
“The Power of the Dog”
Muzika më e mirë
“Be Alive” (“King Richard”)
“Dos Oruguitas” (“Encanto”)
“Down to Joy” (“Belfast”)
“No Time To Die” (“No Time to Die”)
“Somehow You Do” (“Four Good Days”)Beyoncé Scores Her First Oscar NominationFeb. 8, 2022
Filmi më i mirë dokumentar
“Ascension”
“Attica”
“Flee”
“Summer of Soul (…Or, When the Revolution Could Not Be Televised)”
“Writing With Fire”
Filmi më i mirë ndërkombëtar
“Lunana: A Yak in the Classroom,” Bhutan
“Flee,” Denmark
“The Hand of God,” Italy
“Drive My Car,” Japan
“The Worst Person in the World,” Norway
Filmi më i mirë i animuar i metrazhit të shkurtër
“Affairs of the Art”
“Bestia”
“Boxballet”
“Robin Robin”
“The Windshield Wiper”
Filmi më i mirë dokumetar i metrazhit të shkurtër
“Audible”
“Lead Me Home”
“The Queen of Basketball”
“Three Songs for Benazir”
“When We Were Bullies”
Filmi më i mirë me veprim të drejtpërdrejtë
“The Dress”
“The Long Goodbye”
“On My Mind”
“Please Hold”
“Ala Kachuu — Take and Run”
Filmi kosovar “Zgjoi”, nuk arriti të nominohej për listën e ngushtë./KultPlus.com
Filmi “I Treturi” fiton dy çmime ndërkombëtare në “Rome Independent Film Awards” në Romë të Italisë: çmimi për film më të mirë të metrazhit të gjatë në produksion të Arbfilm me producent Arben Thaçi dhe çmimi për kostumet më të mira të cilat janë punuar nga kostumografja nga Kosova – Albulena Borovci.
Festivali i filmit të pavarur në Romë shqyhet për përzgjedhjen e filmave të kinemasë së pavarur nga të gjitha llojet e buxheteve, zhanreve dhe kombësive, duke bërë një përzgjedhje të filmave më unikë. Filmat fitues duke përfshirë këtu edhe filmin “I Treturi” do të shfaqen para pubilkut në kinemanë “Farnese” në Romë të Italisë më 31 Janar 2022 ku edhe do të ndahen personalisht çertifikatat për fituesit e çmimeve.
Ky është çmimi i katërt gjegjësisht i pesti ndërkombëtar i filmit pas çmimit për fotografi më të mirë në Festivalin e Anatolisë në Turqi, çmimi pë regjisor debutant në Montreal të Kanadasë dhe çmimi për film më të mirë të huaj në Festivalin ndërkombëtar të Zvicrës.
Filmi është xhiruar kryesisht në Maqedoninë e veriut me disa skena të xhiruara në Kosovë, Bullgari dhe Zvicër. Është mbështetur financiarisht nga Agjencioni i filmit i Republikës së Maqedonisë së veriut, ndërkaq si ko-prododuksioni minoratire ka kontribuar edhe Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë. /KultPlus.com
Viti 2022 do të sjellë shumë filma të ri në treg, duke filluar nga muaji janar e deri në fund të këtij viti, shkruan KultPlus.
Filmat me superhero, filma afër ngjarjeve reale dhe filma të llojeve të ndryshme pritet të karakterizojnë vitin 2022.
Scream
Njëzet e pesë vjet pasi një varg vrasjesh brutale tronditën qytetin e qetë të Woodsboro, Kaliforni, një vrasës i ri vesh maskën Ghostface dhe fillon të synojë një grup adoleshentësh për të ringjallur sekretet nga e kaluara vdekjeprurëse e qytetit.
The King’s Daughter
Duke shpresuar për të arritur pavdekësinë, Mbreti Louis XIV (Pierce Brosnan) kap një sirenë dhe vjedh forcën e saj jetësore, por një zbulim nga vajza e tij e paligjshme kërcënon të prishë planet e mbretit.
Morbius
Biokimisti Michael Morbius përpiqet të kurojë veten nga një sëmundje e rrallë e gjakut, por kur eksperimenti i tij shkon keq, ai pa dashje infekton veten me një formë vampirizmi.
The Batman
Riddler luan një lojë të rrezikshme mace dhe miu me Batman dhe komisionerin Gordon në Gotham City.
Doctor Strange in the Multiverse of Madness
Pas aventurave të mëtejshme të Dr. Stephen Strange dhe kërkimit të tij mbi Gurin e Kohës. /KultPlus.com