Gratë e reja në Kosovë e Serbi angazhohen në ndërtimin e paqes, kërkojnë pjesëmarrje në dialog

Gratë në Kosovë e Serbi kërkojnë të japin kontributin e tyre në dialogun bilateral, që ka nisur tash e dhjetë vjet, ashtu siç në përditshmëri kontribuojnë në komunitetet e tyre.

Një iniciativë me rëndësi të veçantë sa i përket këtij procesi ka nisur nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis nga Kosova dhe Qendra Alternative e Vajzave nga Serbia, të përkrahura nga Kvinna tillKvinna.

Këto dy qendra, që gruan e kanë kryefjalë të tyre, në disa takime online kanë bërë bashkë gra të reja nga Kosova e Serbia, për të diskutuar, propozuar e nxjerrë konkludime dhe rekomandime rreth procesit të dialogut e çfarë do të jetë roli i gruas brenda tij. Me njohuri mbi feminizmin e të gatshme për ndërtimin e paqes këto gra të reja kanë qenë pjesë e gjashtë edicioneve të Shkollës Feministe Praverore, që zë vend dy herë në vit në Kosovë e Serbi nën organizimin e Artpolis dhe Qendrës Alternative të Vajzave.

Për udhëheqësen e këtij diskutimi, Andrijana Kocić, nuk është e rëndësishme nëse je majtas a djathtas në orientimin politik, por e rëndësishme është që gratë e reja janë mbledhur për të shpalosur idetë e tyre për procesin e dialogut, për të përpiluar rekomandimet që do t’iu dorëzohen institucioneve përkatëse në Kosovë e Serbi.

“Ne si organizatë për tëdrejtat e grave ka vite që merremi me këtëçështje, por për fat të keq as Serbia as Kosova nuk kanë pasur ndonjë pikë diskutimi për këtë. Kështuqë, ne jemi mbledhur këtu të diskutojmë mbi këto tema lirshëm dhe të paraqesim gjëra që nga ju propozohen dhe të dalim me një dokument që vlen për bisedime. Ndoshta ne nuk e dimë se çkapërmbajnë saktë pikat e bisedimeve, por qëllimi ynëështë që t’iu japim propozim për sa u përket të drejtës sëgrave në Serbi dhe Kosovë”, u shpreh ajo.

Mostransparenca është karakteristika e dialogut dhjetë vjeçar, sipas pjesëmarrëses Milena Beran, e cila shprehet se ky proces është paksa mistik, pasi nuk dinë shumë gjëra rreth tij e informacionet nga mediat lënë për të dëshiruar.

E një propozim interesant për dialogun me Serbinë erdhi pikërisht nga Berani, e cila deklaroi se pjesë e delegacionit serb duhet të jenë edhe serbët që jetojnë në Kosovë, duke theksuar se aty duhet të ketë edhe gra, duke përmendur Rada Trajkoviqin si një nga opsionet.

“Besoj që edhe serbët e Kosovës të përfshihen në dialog, mendoj se kjo qeveri ka interes për atë. Pse jo të mos jetë edhe një grua e komunitetit serb që jeton në Kosovë dhe ështëaktiviste politike, siçështëRada Trajkoviq, mendoj qëështë e duhura për këtë gjë, më shumë se të tjerët”, u shpreh Milena Beran.

Kurse menaxherja e projekteve në Artpolis, Venera Ismaili, tregoi se tashmë kjo organizatë ka marrë hapa konkretë që në delegacionin e Kosovës të përfshihen edhe gratë.

Ismaili deklaroi se e kanë përkrahjen e presidentes, Vjosa Osmani, që edhe gratë të përfshihen në dialogun Kosovë-Serbi, derisa theksoi se Artpolis ka krijuar një dokument si një kërkesë në formë proteste, drejtuar Ambasadës Norvegjeze, si mbështetëse teknike e këtij procesi, me ç’rastështë kërkuar përfshirja e grave.

“Këtë letër e kemi përgatit për t’ia dërguar pastaj Ambasadës norvegjeze, si mbështetëse teknike në procesin e dialogut. Kjo letër pritet të përfshijë edhe organizata të tjera dhe do t’iu dërgohet institucioneve relevante për këtëçështje”, tha Ismaili, me ç’rast paralajmëroi se shumë shpejt do të bëhet publike e gjithë kjo.

Ndërsa, sa i përket takimeve që kanë pasur me këto tre fokus grupe në kuadër të këtij diskutimi, Ismaili u shpreh se ekziston një pajtueshmëri te vajzat nga Serbia që shteti i tyre duhet ta njohë Kosovën, sepse kjo do të lejonte zhvillimin e të dyja vendeve.

“Nga ana e Kosovës, vajzat të gjitha janë të pajtimit që Kosova e Serbia duhet të pajtohen por duke mos u anashkaluar kërkimi për drejtësi, vrasjet, zhdukjet, përdhunimet (qoftë nga të dy palët). Të dyja palët pajtohen që nuk janë të informuar nga politikanët, por vetëm nga mediat të cilat informatat i marrin vetëm nga konteksti çka paraqitet në publik. Të dyja palët pajtohen që informimi duhet të jetë i drejtëpërdrejtë, ndoshta direkt nga tavolina negociuse, sepse në këtë mënyrë mediat nuk shpërdnajnë denziformata dhe nuk manipulojnë me publikun”, deklaroi Ismaili.

Në fund fare, të gjitha pjesëmarrëset dhanë nga një mendim të tyre në lidhje me këtë diskutim.
Aty u vu re nevoja që gratë të informohen sa më shumë për dialogun dhe ato të përfshihen në proces, pasi që, gjykimi i tyre nuk përfshin aspak nacionalitetin dhe inatet politike që këto dy shtete kanëndërvite.

Këto diskutime janë realizuar në kuadër të aktivitetit “Gratë e reja për pjesëmarrje në ndërtimin e paqes”, që synon bashkimin e grave të reja të interesuara për të kontribuuar në politikat e paqes në rajon dhe krijimin e një dokumenti rekomandimesh me qëllim të kontributit në kulturën e paqes nga një perspektivë gjinore që mbështet forcimin e demokracisë në Kosovë dhe Serbi dhe ndërtimin e një dialogu përtej kufijve midis grave të reja aktiviste.

E gjithë kjo u mundësua nga Qendra Alternative e Vajzave nga Serbia dhe Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis, e përkrahur nga KvinnatillKvinna./ KultPlus.com

Reagon “Mollëkuqja” për takimin e liderëve në Maqedoni: Gratë i trajtoni si shërbëtore

Organizata “Mollëkuqja” ka dalë me një reagim pas takimit të Zaev, Rama dhe Vucic, ku sipas kësaj organizate, edhe në këtë takim gratë janë në prapavijë. KultPlus ju sjell të plotë reagimin e tyre.

Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” është tejet e shqetësuar me fotografinë e takimit të fundit mes liderëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë. Gratë në rajon dhe jo vetëm, e kanë dëshmuar në disa raste se janë shumë më shumë se sa shërbyese të burrave për shkak se ata janë të ulur në pozitat që ua ka dhuruar mendësia patriarkale.

Fotografia më poshtë pasqyron gjendjen aktuale të grave në rajon dhe se si këto gra, shihen në sytë e politikanëve tanë. I rikujtojmë kryeministrit Zoran Zaev , Edi Rama dhe Aleksandar Vučić se nuk mund qëllimi juaj të jetë “zhvillimi i rajonit” përderisa gjysmën e rajonit e trajtoni si shërbëtore tuajën.

“Mollëkuqja” vazhdimisht ka alarmuar për nevojën e përfshirjes të grave në politikë dhe ndarjes së pozitave menaxhuse (ekzekutive), grave. Për më shumë, shtetet me nivelin më të ulët të korrupsionit, njëherit dhe ndër më të zhvilluarat, udhëhiqen nga gra.

Mollëkuqja, 30.07.2021./ KultPlus.com

9 gratë që kanë ndryshuar botën me gjetjet e tyre në shkencë

Në historinë e njerëzimit ka pasur gra të shkëlqyera që kanë luajtur rol themelor në shkencë, por pavarësisht kontributeve të tyre të jashtëzakonshme, nuk u njohën kurrë. 

Disa mbetën në hije për shkak të burrave të tyre që i detyruan të tërhiqeshin qëllimisht nga puna, ndërsa të tjera gjetën vdekjen e parakohshme dhe fatkeqe. Shumë pak prej tyre arritën të vendoseshin në botën shkencore dhe të njiheshin.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, abcnews.al, ka publikuar 9 gra mahnitëse, të cilat kanë lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë e shkencës.

1. Hypatia

Hypatia ka lindur në mesin e shekullit IV në kryeqytetin e Aleksandrisë. Ajo punoi si filozofe dhe matematikanë, duke iu përkushtuar mësimit dhe studimit të shkencave ekzakte. Midis shumë kontributeve të saj, ajo përmirësoi modelin e astrolabes, instrumenti që përcakton pozicionet e yjeve. Në kohë kur ajo jetoi, puna e saj nuk u prit mirë nga disa grupe, duke e gjykuar si pagane. Hypatia u vra dhe prefekti perandorak Orestes dënoi vrasjen e saj, dhe më pas, veprimet e dhunshme kundër filozofëve të Aleksandrisë përfunduan. Figura e  Hypatia-s njihet dhe admirohet nga gratë e shkencës, astronomisë, matematikës dhe gjithashtu nga aktivitet dhe feministët, informon abcnews.al.

2. Lise Meitner

Lise Meitner, e lindur në Vjenë në 1878, është fizikantja që ka investiguar radioaktivitetib. Ajo ishte profesorë në Institutin Kaiser Ëihelm dhe në Universitetin e Berlinit nga viti 1926 deri në 1933. Në vitin 1938 asaj iu desh të largohej nga Gjermania sespse ishte hebre. Ligjet e Nurembergut të qeverisë naziste e detyruan atë të largohej dhe më pas ajo u bashkua me stafin e Institutit Kërkimor të Institutit Manne Siegbahn në Stokholm. Lise Meitner ishte pjesë e ekipit që zbuloi ndarjen bërthamore, megjithatë, vetëm kolegu i saj Otto Hahn mori vlerësimin dhe Çmimin Nobel në Kimi. Megjithëse zbulimi i Meitner ishte shumë i rëndësishëm, merita e saj kaloi pa u vërejtur nga shkenca deri në shumë vite më vonë. Pas kësaj, emri i saj u njoh dhe vlerësua, dhe madje një asteroid (6999) dhe 2 krate në Hënë dhe në Venus janë emëruar në kujtim të saj.

3. Ada Lovelace

Ada Lovelace, e lindur në Londër në vitin 1815 është matematikanë, shkencëtare kompjuteri, shkrimtare dhe vajza e vetme e Anna Isabella dhe poetit Lord Byron. Ndarja e prindërve të saj dhe largimi i babai, shënoi një kthesë të madhe për Adën. Ada kishte shumë aspirata shkencore dhe gjithmonë dëshmonte se ishte më e dedikuar se nëna e saj, e cila pasi la letërsinë ishte matematikanë e shkëlqyer, informon abcnews.al.  Në moshën 18-vjeçare, Ada u takua me matematikanin Charles Babbage,i cili e motivoi atë t’i bashkohej ekipit të tij më të famshëm “makina analitike”. Ada që jo vetëm pati sukses në këtë, por gjithashtu krijoi atë që njihet si algoritmi i parë për një makinë. Kjo zyrtarisht e bën atë programuesen e parë kompjuterike. Në fakt gjuha aktuale e programimit Ada, krijuar nga Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, u emërua pas vdekjes së saj.

4. Jocelyn Bell Brnell

Jocelyn Bell Burnell ka lindur në Velfast në 1942. Ajo është arstrofizikanja që zbuloi sinjalin e parë radio të një pulsari, i cili është një yll që lëshon rrezatim shumë intensiv në intervale të shkurtra, të rregullta. Kjo gjetje e sukesshme gjithashtu kaloi pa njohje, pasi ishte mësuesi i saj Anthony Hewish që rrëmbeu çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1974, pavarësisht se ajo e bëri zbulimin.  Por fakti nuk kaloi pa u vërejtur nga bota shkencore, pasi shumë kolegë të saj e dënuan dhënin e çmimit për Hewish. Sidoqoftë, ky nuk ishte një lajm i keq për të pasi ajo bëri dhe shumë zbulime të tjera, më të rëndësishme sesa një çmim Nobel. Burnell është një nga shkencëtarët më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar dhe, natyrisht, të astrofizikës, informon abcnews.al.

5. Marie Curie

Marie Curie ka lindur në Varshavë në vitin 1867. Ajo ka qenë një shkencëtare e njohur e vlerësuar dy herë me çmimin Nobel në Fizikë dhe Kimi. Curie ishte pionere e radioaktivitetit, duke zbuluar teknika për izolimin e izotopeve radioaktive dhe 2 elementëve kimikë: poloniumit dhe radiumit. Nga këto zbulime, jeta e Marie Curie ishte e rrethuar nga radioaktiviteti. Ajo e mbante me vete elementin kimik, duke injoruar shkallën e dëmtimit të shkaktuar nga ekspozimi ndaj tij. Punën e saj shkencore, ajo e ndau me bashkëshortin Perre Curie, dhe më vonë me një nga dy vajzat, Irene-Joliot Curie, informon abcnews.al.  Shumë vite pas vdekjes së Pierre, Marie filloi një romancë me shkencëtarin Paul Langevin, që i solli asaj shumë probleme, pasi ai kishte qenë i martuar ndërsa dilte me të. Megjithatë, edhe pse pati shumë paragjykime, Curie pati mbështetjen e shumë shkencëtareve, përfshirë Albert Einstein.

6. Rita Levi-Montalcini

E lindur në Torino në vitin 1909, Rita Levi-Montalcini ishte një shkencëtare e specializuar në neurologji. Ajo mori çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi. Pavarësisht kësaj, jeta e Ritës nuk ka qenë e lehtë. Ajo ka qenë studente gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe u përball me shumë vështirësi për shkak se ishte hebre. Në Itali, kishte ligje kundër hebrenjve të imponuara nga Benito Mussolini, kështu që Rita duhej të linte universitetin dhe të zhvendoste eksperimentet që bënte në dhomën e saj të gjumit. Atje, ajo krijoi një laborator me mikroskop dhe disa enë shtëpiake të adaptuara. Por ato vite terrori patën pasojat e tyre; qyteti i Torinos u bombardua në vitin 1941, kështu që Rita u detyrua të transferohej në një shtëpi në mal bashkë me instrumentet e saj, informon abcnews.al.  Edhe atje nuk gjeti paqe dhe nuk qëndroi për shumë kohë. Pas sulmit të trupave naziste, asaj iu desh të ikte më në jug. Sapo mbaroi lufta, vitet e kërkimit të Ritës në bashkëpunim me biokimistin, Stanley Cohen dhanë rezultate: ajo arriti të izolonte të ashtuquajturin “faktori nervor i rritjes”, një proteinë thelbësore për mbijetesën e neuroneve. Ky ishte zbulimi i parë i komunikimit qelizë-qelizë.

7. Margarita Salas

Margarita Salas lindi në Spanjë në vitin 1938. Ajo mori titullin Ph.D. në Kimi, në Universitetin Complutense të Madridit. Margarita ka qenë përgjegjëse për promovimin e kërkimit spanjoll në fushën e biokimisë dhe biologjisë molekulare. Puna e saj ka spikatur për kontributin në hulumtimin e leximit të informacionit gjenetik. Studimi i Maragrite përqendrohet në virusin bakterial Phi29, i cili na ka lejuar të kuptojmë më shumë sesi sillet ADN-ja, si virusi bakterial transformon proteinat dhe si ato lidhen me njëra-tjetrën për të formuar një virus funksional. Margarita ka marrë disa çmime, duke u shpallur Studiuesja Europiane e vitit 1999 nga UNESCO. Ajo u emërua Drejtore e Institutit të Spanjës (1995-2003), e cila bashkon të gjitha Akademitë Mbretërore Spanjolle. Në dhjetor 2018, Shkolla Eliseo Godoy në Zaragoza ndryshoi emrin për të pasur Margarita Salas.

8. Irene-Joliot Curie

Lindur në Paris, Irene-Joliot Curie, vajza e Marie dhe Pierre Curie, studioi fizikë dhe kimi në Universitetin e Parisit gjatë Luftës së Parë Botërore. Kur mbaroi studimet, ajo filloi të punonte si asistente për nënën e saj në Paris Radio Institute, i cili më vonë u njoh si Instituti Curie. Kërkimet e saj në fushën e fizikës bërthamore përfshinin strukturën e atomit, projeksionin e bërthamës dhe prodhimin artificial të elementeve radioaktive. Për Curie, të qenit vajza e 2 shkencëtarëve të njohur fitues të çmimeve të mëdha, ishte një nxitje për karrierën e saj. Në fakt, ajo gjithashtu fitoi çmimin Nobel në Kimi në vitin 1935. Irene-Joliot Curie vdiq nga leucemia për shkak të ekspozimit të tepër ndaj rrezatimit, informon abcnews.al.

9. Hedy Lamarr

Lindur në Vjenë në 1914, Hedy Lamarr ishte një aktore dhe shpikëse e filmit amerikan. Historia e Hedy-t është interesante sepse, pavarësisht nga fakti se pjesa më e madhe e jetës së saj i ishte kushtuar aktrimit në kinema, ajo ishte bashkëshpikëse e versionit të parë të një spektri të zgjeruar që lejonte komunikime pa tel në distanca të gjata që tani i njohim si “Wi-Fi”. Së bashku me muzikantin George Antheil, ata zhvilluan teknikën e kodimit të informacionit. Por, para se të ndodhte kjo zbulim, Hedy përjetoi një ngjarje të tmerrshme. Burri i saj, Friedrich Mandl, e mbajti atë peng në shtëpinë e saj nën kontroll të rreptë dhe e detyroi atë të largohej nga industria e filmit, informon abcnews.al. Në vitin 1937, ajo arriti të shpëtonte dhe të shkonte në Paris për të vazhduar karrierën e saj artistike. Atje ajo takoi Louis B. Mayer, president i Metro Goldwyn-Mayer, me të cilin nënshkroi një kontratë për Hollywood. Në vitin 1942, Hedy regjistroi patentën e saj të komunikimit sekret, që kërkonte të shmangte zbulimin e silurëve nga trupat aleate. Hedy argumentoi që nëse të dy transmetuesit dhe marrësi do të ishin në gjendje të hidheshin njëkohësisht nga frekuenca në frekuencë, atëherë kushdo që përpiqej ta ndërpriste atë sinjal nuk do ta dinte se ku ishte. Fatkeqësisht, Hedy nuk mori merita për shpikjen e saj./ KultPlus.com

‘Gratë që vlerësojnë vetveten, kanë një shkëlqim të veçantë’

Këto gra të forta nuk rrijnë pa thënë atë që mendojnë dhe ndiejnë, nga frika se mos lëndojnë, ato janë të vërteta. Ato e vendosin veten të parën, respektojnë dëshirat dhe nevojat e tyre. Ata nuk kanë nevojë që askush të njohë vlerën e tyre, potencialin e tyre, sepse e njohin dhe vlerësojnë veten.

Gratë që njohin dhe vlerësojnë veten e tyre kërkojnë përvoja më të lumtura, marrëdhënie më të shëndetshme, janë në gjendje të njohin marrëdhëniet toksike që mund të dëmtojnë shëndetin e tyre emocional dhe mendor, të distancohen nga njerëzit që nuk i vlerësojnë ato ose përpiqen të minojnë emocionet e tyre.

Do të jetë shumë e lehtë të njohësh një grua si kjo, do ta njohësh kur të jesh në praninë e njërës prej tyre. Këto gra nuk kërkojnë leje për të qenë ato që janë, ose për t’u shprehur siç dëshirojnë.

Ato kanë dritën dhe madhështinë e tyre të brendshme. Dinë të vlerësojnë miqësitë dhe dashuritë që i vlerësojnë, dinë të heqin nga jeta njerëzit e gabuar. Ato nuk kanë durim me njerëzit që dinë vetëm të zhvlerësojnë, shkatërrojnë.

Gratë që vlerësojnë vërtet veten e tyre inkurajojnë gratë e tjera, nuk garojnë me të tjerat, e dinë që secila ka vlerën e vet, se secila është unike, janë të përkushtuara për të bashkëpunuar me gratë e tjera dhe janë simpatiyuese të historive të grave të tjera, që nuk e kanë njohur ende potencialin që kanë.

Gratë që kanë kontroll mbi veten e tyre kanë një shkëlqim të veçantë, një shkëlqim të brendshëm që buron nga ato që kanë mundësinë të jenë afër tyre. Ato përdorin solidaritetin në marrëdhëniet e tyre, por dinë të vendosin kufij në të gjitha marrëdhëniet.

Eshtë e vështirë të kalosh një grua si kjo pa ndjerë një ndikim pozitiv ose negativ, kjo varet nga lloji i qasjes që vendos me to, sepse do të jetë e lehtë ta njohësh, ato do të reagojnë sipas sjelljes tuaj, në një mënyrë të sigurt dhe të vendosur, pa hezitim. Ato nuk kanë frikë të vendosin kufij dhe të dëbojnë të huajt nga jeta e tyre.

Ato janë aty duke treguar historinë e tyre, duke parakaluar me besim dhe vetëvlerësim; nëse bien ose ngrihen, qëllimi i tyre është të jenë të lumtura, të kërkojnë përvoja; nëse nuk funksionoi, ato fillojnë gjëra të tjera, investojnë në situata të tjera, besojnë përsëri në gjithçka, sepse i besojnë vetes sa duhet. Ato mbështesin njëra-tjetrën, besojnë në procesin e jetës. /bota.al/ KultPlus.com

Elena Ferrante: Jemi të detyruara të jemi gra sipas roleve dhe modeleve që u pëlqejnë burrave

Nga Elena Ferrante

Përktheu: Loreta Bërhami

Si është e mundur, më pyesin njerëzit, që nuk njeh qoftë edhe një kurvë? Patjetër që njoh: letërsia është plot me to e kështu është edhe jeta e përditshme. E megjithatë, unë mbetem me to.

E kam parim të mos përgojoj asnjë grua tjetër, edhe sikur të më ketë fyer në mënyrën më të padurueshme.

Ndihem e detyruar të mbaj këtë qëndrim pikërisht sepse e njoh mirë gjendjen e grave: është gjendja ime, të cilën e gjej te të tjerat; e di që sot çdo grua përballet përditë me një stërmundim të jashtëzakonshëm e të dëshpëruar.

E varfër apo e pasur, e paditur apo e arsimuar, e bukur apo e shëmtuar, e famshme apo e panjohur, e martuar apo beqare, e punësuar apo e papunë, me fëmijë apo pa fëmijë, rebele apo e bindur, jemi të gjitha thellësisht të shënjuara nga qenësia në një botë e cila, ndonëse na duket sikur na përket, është helmuar qysh në rrënjë nga mijëvjeçarë sundimi mashkullor.

Gratë jetojnë mes kontradiktave të përhershme dhe stërmundimeve të papërballueshme. Çdo gjë, vërtet çdo gjë, është formësuar në bazë të nevojave të burrave, madje edhe të brendshmet tona, zakonet seksuale, mëmësia.

Jemi të detyruara të jemi gra sipas roleve dhe modeleve që u pëlqejnë burrave, e njëkohësisht duhet edhe të përballemi me ta, të konkurojmë me ta publikisht, duke i bërë më të mirë seç janë dhe gjithnjë duke u kujdesur që të mos i ofendojmë.

Një grua e re që e dua fort, më tha një ditë: “E kam pasur gjithmonë këtë problem me burrat, kam mësuar të mos e teproj”. Me këtë donte të thoshte se ishte ushtruar që të mos ishte tepër e bukur, tepër e zgjuar, tepër e sjellshme, tepër e pavarur, tepër bujare, tepër e vrullshme, tepër e mirë.

E tepërta te një grua shkakton reagime të dhunshme te burrat dhe, sikur të mos mjaftonte, nxit mbi vete armiqësinë e grave të tjera, të cilat luftojnë ditë për ditë me njëra-tjetrën për thërrimet që u lënë burrat. Kurse te burrat, e tepërta shoqërohet me admirim dhe pushtet.

Për pasojë, jo vetëm që pushteti i grave mbytet, por, për hatër të paqes dhe qetësisë, ne mbytim vetveten. Edhe sot, pas një shekulli feminizëm, ende nuk mund të jemi plotësisht vetvetja, nuk i përkasim vetes sonë.

Cenet, mizoritë, krimet, virtytet, kënaqësia, vetë gjuha jonë skaliten përulësisht në hierarkitë e mashkullores, dënohen ose lëvdohen sipas kodesh që realisht nuk na përkasin e që na rraskapitin. E kështu bëhemi lehtësisht pre e urrejtjes së të tjerëve dhe të vetvetes.

Duhet një vigjilencë e pamëshirshme që të arrijmë të tregojmë se çfarë jemi, duke ruajtur njëkohësisht autonominë.

Prandaj ndihem pranë të gjitha grave dhe, shpesh, për një arsye a një tjetër, gjej veten time si te më e mira, ashtu edhe te më e liga ndër to. Si është e mundur, më pyesin njerëzit, që nuk njeh qoftë edhe një kurvë? Patjetër që njoh: letërsia është plot me to e kështu është edhe jeta e përditshme. E megjithatë, unë mbetem me to. / KultPlus.com

Pse gratë dikur ecnin pas burrave?!

Në shoqërinë tradicionale shqiptare, veçanërisht në segmentet rurale të saj, gjatë rrugëtimit, vajza ose gruaja e shtëpisë nuk duhet të ecte para babait, dajës, xhaxhait, vëllait, apo bashkëshortit. Pra, asnjëherë vajza ose gruaja nuk mund të ecte para burrave.

Në paragrafin 14 te Kanuni i Dibrës, theksohet prerazi: “Nuset e gratë e shpisë, kudo me shkue, duhet me pasë nji burrë përpara. Vetëm mrena katundit ato mund të përcillen prej një djali të ri që nuk është në moshë të armëve”.

Detyrimi për t’i lënë gjithmonë gratë prapa burrave ndër shqiptarët është interpretuar si dëshmi simbolike e shpërfilljes deri e përçmimit të vajzave e grave.

Por, përtej një interpretim të tillë, ecja e gruas gjithnjë prapa, e shndërronte atë në një mburojë natyrore, shumë të sigurt për bashkëshortin ose çdo burrë të fisit të saj ose të bashkëshortit që i printe në rrugët plot rreziqeve të krahinave fshatare.

Gruaja nuk mund të vritej në mënyrë të qëllimshme dhe për rrjedhojë, edhe burri që i printe asaj nuk mund të vritej prapa krahëve.

Në paragrafët 2945, 2946 dhe 2947 te Kanuni i Skëndërbegut theksohet prerazi: “Për gjak burri vret burrë… gruaja nuk vritet as për gjak gruaje. Pushka asht për burra. Burri nuk kapet me gra, gruaja është e paprekshme… kush vret grua koritet…”

Në studimet për shoqërinë tradicionale shqiptare pothuajse asnjëherë nuk është argumentuar misioni fisnik i këtij statusi të nënrenditur të vajzave e grave në krahasim me atë të burrave përgjatë rrugëtimeve, sidomos në rajonet me shkallë më të lartë rrezikshmërie. /Zyhdi Dervishi – “Lente të ndërveprimit simbolik”/KultPlus.com

‘Gratë nuk do të jenë të barabarta jashtë shtëpisë, derisa burrat do të jenë të barabartë brenda shtëpisë’

Gloria Steinem është një feministe amerikane, gazetare dhe aktiviste politike shoqërore e cila u njoh kombëtarisht si një udhëheqëse dhe një zëdhënëse e lëvizjes feministe Amerikane në fund të viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970.

Në 2005, Steinem, Jane Fonda dhe Robin Morgan bashkëthemeluan Qendrën e Grave për Media, një organizatë që “punon për t’i bërë gratë të dukshme dhe të fuqishme në media”.

Sonte, KultPlus ju sjell një nga thëniet më të fuqishme të Steinem.

Gratë nuk do të jenë të barabarta jashtë shtëpisë, derisa burrat do të jenë të barabartë brenda shtëpisë. / KultPlus.com

‘Dao Mau’, religjioni i pazakontë që nderon vetëm gratë

Për shekuj me radhë në Vietnam, kremtohej “Dao Mau”, ose adhurimi i Nënës Perëndeshë, që konsiderohej një burim force dhe frymëzimi shpirtëror.

Përgjatë viteve, feja është zbehur, por praktikat e saj, kohët e fundit, kanë parë një ringjallje pas shpalljes nga UNESCO në 2016, si trashëgimi kulturore jomateriale.

Në Hanoi, udhëtarët mund të ndjekin një pjesë të këtyre shfaqjeve të ritualeve, që portretizojnë një praktikë të quajtur “hau dong”, një lloj rituali i posedimit të shpirtit. “Adhurimi i perëndeshave nëna është një besim popullor në Vietnam. Ka kohë që ekziston. Vietnami është një vend bujqësor, kështu që adhurimi i perëndeshave të bujqësisë është i zakonshëm”, tha për CNN Travel kreu i studimeve fetare të Vietnamit, transmeton KultPlus.

Përkushtuar ndaj hyjnive femra, adhurimi i Nënës Hyjneshë nisi në shekullin e 16-të si kundërshtim ndaj ideve dhe lëvizjeve që i shihnin gratë të nënshtruara dhe pasive në shoqëri.

Gjatë këtyre ceremonive, gratë vishen me kostume shumëngjyrëshe, i bëjnë dhurata Budës, interpretojnë valle popullore dhe i bëjnë lutje perëndeshave të zbresin dhe të zotërojnë trupat e tyre. Kur shpirtrat besohet se kanë hyrë në trupat e tyre, ata thonë se ndryshojnë personalitet dhe të gjitha veprimet dhe fjalët thuhet se janë ato të shpirtit. Në këtë mënyrë, sipas kësaj besëtytnie këto shpirtra do t’i bekojnë ata me shëndet, shpresë, lumturi dhe fat të mirë.

Konsideruar një ceremoni supersticioni gjatë sundimit komunist, “hau dong” ishte i ndaluar deri në 1987. Me kalimin e viteve, rituali është modernizuar me një fluks praktikuesish të rinj, të cilët jo gjithmonë ndjekin zakonet e lashta. / KultPlus.com

Bukowski: Nuk ka asgjë më tërheqëse në këtë planet se sa një grua e mençur

Henry Charles Bukowski është një nga poetët më të njohur botëror. Ai ka shkruar shumë poezi, e tregime të shkurtra. Është autor i rreth 50 librave, përfshirë “Femrat” dhe “Zyra postare”, “Zonja vdekje” shkruan KultPlus.

Duke qenë se thëniet e tij tashmë janë shumtë njohura dhe shpesh përdoren në rrjete të ndryshme, KultPlus ju sjellë disa nga citatet më të mira të tij.

1. “Doja ta thoja me zë të lartë atë që ndieja, por qëndrova i heshtur nga frika se nuk do të më kuptonin”.
2. Disa njerëz nuk bëjnë asnjëherë çmendurira, sa të tmerrshme duhet të jenë jetët e tyre.
3.“Mua më pëlqejnë personat e hutuar, ata që sapo i përqafon duken të plotë, ndërkohë që më parë të dukeshin të thyer në mijëra copëza”.
4. “Unë nuk kam nevojë për dikë që të më përsërisë vazhdimisht se do të jetë aty, se nuk do të më lëshojë, apo se nuk do të më tradhtojë kurrë. Më mjafton dikush që në të gjitha rastet që të më dërgojë në djall, sërish të rikthehet tek unë”.
5. “Shpreheni atë që ndjeni. Mos kini frikë nga pasojat, sepse koha nuk fal askënd. Dashuroni, urreni, shpreheni çdo emocion të fortë që po përjetoni. Njerëzit janë spektakli më i bukur në botë, dhe për të cilin nuk paguhet ndonjë biletë”.
6. “Një nga ndjesitë më të bukura në botë është kur përqafon dikë dhe ai person të shtrëngon akoma më fort”.
7. “Mund të them se dashuria është si alkooli. E provon një herë, të trullos kokën, por sërish do një gotë tjetër, një tjetër, e kështu me radhë. Të bën të ndihesh keq, aq keq sa nuk do ta provosh më. Por, më vonë, që me gotën e parë do të tundohesh dhe nuk do të thuash dot “Jo””.
8. “Asnjë marrëdhënie nuk është një humbje kohe : nëse personi tjetër nuk të ka dhënë atë që kërkoje, dije se të ka mësuar gjënë për të cilën kishe vërtet nevojë”.
9. “Do të të duhet të vdesësh disa herë përpara se të jetosh me të vërtetë”.
19. “Gjej atë çfarë e dëshiron dhe më pas leje që të të vras”./ KultPlus.com

‘Dua t’iu kërkoj falje të gjitha grave që i kam quajtur të bukura para se t’i quaja inteligjente dhe të forta’

Rupi Kaur është një poete, shkrimtare dhe ilustratore. Para 6 viteve ajo publikoi librin e quajtur “Qumësht dhe Mjaltë” – një libër ku gërshetohen proza dhe poezia me temë dashurinë, dhunën, zemrën e thyer dhe feminizmin.

Më poshtë sjellim disa thënie nga ajo.

“Dua t’iu kërkoj falje të gjitha grave që i kam quajtur të bukura para se t’i quaja inteligjente dhe të forta.”

“Vetmia është një shenjë dëshpërimi se keni nevojë për vetën tuaj.”

“Unë nuk u largova sepse ndalova së dashuruari, por u largova sepse sa më shumë që rrija me ty, aq më pak e doja vetën.”

“Nëse keni lindur me dobësinë për tu rrëzuar, ju keni lindur me fuqinë për tu ngritur.”

“Mos kërko shpëtim tek ata që të thyen.”

“Çfarë është më e fortë se zemra e njeriut e cila thyhet e thyhet dhe prapë jeton?”

“ Kjo është e vërteta për njerëzit vetjak. Ata luajnë me shpirtrat tanë, për të kënaqur të tyrin.”

“Po dërgoj dashurinë në sytë e tu. Shpresoj që gjithmonë do të shohin mirësinë tek njerëzit. Dhe gjithmonë do të praktikojnë atë.”/ KultPlus.com

Përmbyse rendin!

Gatimi, hekurosja, furnizimi, pastrimi e plot punë tjera të ngjashme, marrin shumicën e kohës së grave gjatë ditës. Duke qenë shpesh të varura ekonomikisht nga burrat e familjes, gratë detyrohen që të shërbejnë ushqim e të lajnë enët dhe rrobat për ta. Krejt kjo punë e madhe që bëjnë gratë shihet si obligim i natyrshëm i tyre për shkak të ndarjeve tradicionale të roleve gjinore.

Masat kufizuese dhe kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia Covid-19, izoluan edhe më shumë gratë brenda shtëpive me përgjegjësitë e padrejta mbi punët e mirëmbajtjes dhe të kujdesit. Të dhënat tregojnë se tani gratë shpenzojnë kohë në këto punë pothuajse ekuivalentin e një pune me orar të plotë.

Gratë që kishin fatin të jenë të punësuara, punonin dyfish. Ndërkohë, shumicës tjetër që ishin të papuna i’u shtuan edhe më tepër obligimet e kujdesit ndaj anëtarëve të tjerë të familjes.

Edhe para pandemisë, gratë kanë kaluar mesatarisht tre herë më shumë orë sesa burrat në punët e shtëpisë dhe kujdesin për fëmijët.

Punët e shtëpisë janë nënçmuar historikisht dhe në fakt vazhdojnë të mos njihen as si punë. Në këtë mënyrë, gratë lëre më që po shfrytëzohen, por as nuk po ju vlerësohet angazhimi. Në rastet e ndarjes së pasurisë, si te baba ashtu edhe te burri, gratë konsiderohen si të huaja. Atyre nuk ju takon prona, sepse nuk ju njihet puna.

Duhet të njihet kontributi i grave brenda shtëpisë, në atë mënyrë që puna të ndahet barabartë. Duke qenë gjithë ditën në kuzhinë apo duke pastruar të palarat e të tjerëve, gratë nuk po arrijnë të shohin mundësinë e angazhimit në jetën shoqërore.

Punët e papaguara po izolojnë gratë brenda shtëpisë. Kjo duhet të ndryshoj.
Një tavolinë e ushqimit e shtruar me mund e delikatesë, u përmbys sot. Gratë duhet të çlirohen nga shtypja brenda dhe jashtë shtëpisë. Ndërhyrja në kushtet e shtëpisë është ndërhyrje në pabarazitë e shtresëzuara shoqërore.

Krahas kësaj, fuqizimi dhe pavarësimi i gruas është i kushtëzuar nga modeli ekonomik i cili duhet të ndërrojë në drejtim të ndryshimeve të thella strukturore. S’pranojmë të na zhvlerësohet puna e as të shfrytëzohemi nga shteti. T’i përmbysim rolet gjinore ashtu siç bëmë sot me tavolinën! /shota/ KultPlus.com

Koronavirusi dyfishoi punën e grave

Që nga e hëna e tretë e muajit mars, të vitit 2020, Blerta Zogiani Gjonbalaj nga Prishtina, është duke punuar nga shtëpia.

Si pasojë e përhapjes së koronavirusit, kompania ku ajo punon, mori vendim që të gjithë të largohen nga zyra dhe të punojnë në shtëpitë e tyre.

Kjo 30-vjeçare, e cila jeton në Prishtinë bashkë me burrin dhe dy fëmijët e saj, ka krijuar një zyrë pune në dhomën e pritjes.

Ajo tregon se sa e vështirë ka qenë që të përballen me këtë situatë për gati një vit.

“Në fillim menduam që për shumë shkurt jemi duke dalë (të punojmë nga shtëpia), askush nuk e paramendoi që do të jetë kaq gjatë. Ka pasur shumë situata që i kemi kaluar me shumë stres, ka pasur situata që përnjëmend të ka ardhur të qash sepse nuk e ke ditur më se çfarë të bësh përtej asaj. Na ishte bërë një ngarkesë shumë e madhe, nuk e dinim se çka është të përballesh me COVID-19”, thotë ajo.

Përveç lodhjes dhe stresit nga izolimi, frika nga infektimi me koronavirus ishte e pranishme brenda familjes katëranëtarëshe.

Në muajin korrik të vitit 2020, kur në Kosovë ishte shtuar numri i të prekurve nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi nuk shpëtuan pa u infektuar me koronavirus as Blerta dhe burri i saj.

“Burri e ka punën prej shtëpisë, e ka më pa orar, e ka punën më shumë nga kjo pjesa kreative, është animator edhe ka pasur punë kohë pa kohë, e unë është dashur të jem shumë mbështetëse në këtë rast edhe ta kuptoj tepër shumë, se çdoherë kur ai nuk ka qenë, është dashur të jem ajo tjetra që e merr primatin për të vazhduar për t’u kujdesur për fëmijë e krejt dhe përgjatë asaj të kujdesem edhe për punën time”, thotë ajo.

Dhuna në familje u rrit gjatë pandemisë
Shumë gra në Kosovë janë përballur me dhunë në familje, papunësi dhe punë të papaguar. Vlora Tuzi Nushi, nga organizata UN Women në Kosovë, thotë se pandemia ka thelluar ndasitë gjinore në Kosovë.

Sipas saj, prej fillimit të pandemisë në muajin mars të vitit të kaluar, në Kosovë janë raportuar 650 raste të dhunës në familje, kryesisht në zonat urbane.

Krahasuar me vitin 2019, ka pasur rritje për 22 për qind. Ajo thotë se një krim i tillë është bërë më i padukshëm gjatë pandemisë.

“Kishim një rritje të shpejtë të raportimit të rasteve të dhunës në familje, sepse tanimë shumica e grave dhe vajzave që ishin të abuzuara edhe më herët, ishin të mbyllura me abuzuesin, pa pasur qasje në mundësitë, apo mjetet e informimit për të kërkuar ndihmë”, thotë ajo.

Pandemia ka prekur edhe gratë në biznes, ndonëse numri i tyre është shumë i vogël, pasi vetëm 11 për qind e bizneseve në Kosovë janë në pronësi të grave.

Gjatë vitit pandemik është rritur edhe numri i grave që kanë humbur vendet e tyre të punës.

“Në vlerësimin e parë ishte 5 për qind, rënia apo humbja e vendeve të punës, përderisa në vlerësimin e dytë pas disa muajsh, ajo u ngrit në 12 për qind dhe me siguri (situata) do të jetë edhe më e rëndë tani në vlerësimin e tretë”, thotë ajo.

Një prej pasojave tjera që i ka goditur më së shumti gratë është edhe rritja e punës së papaguar. Sipas Vlora Tuzi Nushit, ka të ngjarë që ndikimet negative të pandemisë COVID-19 për gratë dhe familjet, sidomos në shëndetin mendor, të zgjasin me vite.

“Prandaj, ne kemi ofruar edhe psikologë pa pagesë në strehimore, të cilët janë marrë me rehabilitimin e këtyre rasteve në mënyrë që ato ta kalojnë këtë situatë sa më lehtë”, thotë Tuzi Nushi.

Prej fillimit të pandemisë në muajin mars të vitit 2020, mbi 1 mijë e 600 pacientë në Kosovë e kanë humbur betejën me koronavirus./rel/ KultPlus.com

‘Është e vështirë të jesh grua: Duhet të mendosh si burrë, të sillesh si zonjë dhe të punosh si kalë’

Disa nga thëniet më frymëzuese për gratë.

-Asgjë nuk e bën një femër më të bukur, se sa besimi i saj në vete se është e bukur.

-Është e vështirë të jesh femër. Ti duhet të mendosh si një burrë, të sillesh si zonjë, të dukesh si vajzë dhe të punosh si kalë.

-Një femër me vlera është si arti. Mund të mos jetë e bukur, por të bën të ndihesh bukur në praninë e saj.

-Një femër e suksesshme është ajo që mund të ngrejë kështjella të larta nga gjithë gurët që hedhin drejt saj.

-Një femër duhet të mendojë si një mbretëreshë. Një mbretëreshë nuk i trembet humbjes, pasi humbja për të është si një shtysë drejt madhështisë së mëvonshme.

-Mos u bëj një femër që ka nevojë për të pasur pranë një mashkull. Bëhu një femër, për të cilën një mashkull ka nevojë ta ketë pranë.

-Një femër e fortë dashuron, fal, largohet, përpiqet dhe arrin, pavarësisht me sa pengesa e vë jeta në provë.

-Femra, jini të buta. Mos e lejoni botën t’ju ashpërsojë. Mos e lini dhimbjen t’ju bëjë të urreni të tjerët. Mos e lejoni ligësinë e të tjerëve t’ju vjedhë ëmbëlsinë tuaj.

-Ji një vajzë me mendje inteligjente, një grua me karakter të fortë, dhe një zonjë me klas.

-Ka tri gjëra shumë të rëndësishme në jetën e një femre: ushqimi, uji dhe komplimentet. / KultPlus.com

Gratë e Kosovës shembull për mjedisin, protestojnë edhe me biçikleta

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Fitore Pacolli ka ftuar të gjitha gratë të bashkohen në një marsh me biçikleta, pasi siç thekson ajo, një grua në biçikletë është një grua e pavarur, e fuqishme dhe e emancipuar, shkruan KultPlus.

‘Të dashura gra dhe vajza, me 8 mars ju ftoj të bëhemi bashkë ta transformojmë shoqërinë e qytetet tona.

Një grua në biçikletë është një grua e pavarur, e fuqishme dhe e emancipuar.

Jemi ne gratë që mund t’i ndryshojmë qytetet tona në qytete të sigurta, më të qasshme e mbi të gjitha më të gjelbra.

Me 8 mars në ora 11:00 takohemi tek Monumenti HEROINAT, Prishtinë

Nëse nuk keni biçikletë ju lutem më shkruani mesazh ose koment.
Organizimit tonë do t’i bashkëngjiten edhe gratë nga grupi Kosova Bike.
Shtegu që do të përshkojmë është i lehtë’
, ka shkruar Pacolli. / KultPlus.com

Arabia Saudite lejon gratë që të jenë pjesë e ushtrisë

Ministri i Mbrojtjes në Arabinë Saudite ka thënë se gratë arabe do lejohen të jenë pjesë e forcave ushtarake.

Gratë në Arabinë Saudite mund t’i bashkohen Ushtrisë Arabike Saudite, Mbrojtja Ajrore Mbretërore Saudite, Flota Detare Mbretërore Saudite, Forca Strategjike e Raketave Mbretërore Saudite dhe Shërbimet Mjekësore të Forcave të Armatosura, shkruan Gulf News.

Ky ndryshim vjen nga ‘Vizioni 2030’ iniciativa e Princit Mohammed bin Salman, që shpalos reforma që avancojnë gratë Saudite në fusha të ndryshme.

Me këtë iniciativë, gratë saudite do mund të bëjnë punë që më herët ishin të limituara vetëm për meshkuj, si kamarier dhe arkëtarë.

Arabia kishte lejuar gratë t’i bashkoheshin Ushtrisë në 2019 të njëjtin vit kur Mbretëria Saudite kishte lejuar që gratë të dilnin jashtë shtetit edhe pa lejen e ndonjë mashkulli. / KultPlus.com

Gratë shqiptare në vitin 1972 (FOTO)

Një album i porositur nga Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit të Grave të Shqipërisë botohet në vitin 1972 nën titullin “Poemë për gratë Shqiptare”.

Në kopertinën e tij shkruhet se është një botim me ilustrime dedikuar femrave shqiptare.

Ideja e përgjithshme është: gruaja në të gjitha frontet e jetës, raporton Respublica, që ka botuar fotot.

Të gjitha sqarimet e pamjeve në këtë album janë bërë nga shkrimtari Llazar Siliqi si dhe janë të shkruara në gjuhën angleze.

Ndërsa redaktimi fotografik i takon të mirënjohurit Petrit Kumi. Parathënien e albumit e ka formuluar shkrimtarja Elena Kadare.

Në faqen e parë të përmbajtjes së albumit fjalia e parë thotë: Sot këto gra janë të lumtura. / KultPlus.com

“Synime”, ekspozita që shpalos kontributin e grave në fushën e artit pamor

Në ambientet e Galerisë Kombëtare të arteve është hapur ekspozita më e re e titulluar “Synime”.

Kjo ekspozitë që vjen pas një kohe të gjatë shkëputje, ka për qëllim që të nxjerri në pah kontributin e grave shqiptare që kanë dhënë pikërisht në artin figurativ.

Në këtë ekspozitë marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i artisteve që vijnë nga të gjitha trevat shqiptare të cilat gjithashtu përfaqësojnë breza të ndryshëm të artisteve gra. Përveç veprave bashkëkohore në këtë ekspozitë vijnë edhe vepra të cilat kanë qenë të mbuluara nga pluhuri i harresës.

Adela Demetja e cila është edhe kuratore e kësaj ekspozite shprehet se “në këtë ekspozitë për herë të parë vijnë rreth 40 vepra të artisteve gra në fushën e artit, në Shqipëri, Kosovë por edhe diasporë dhe një mbledhje e tillë e materialeve nuk është bërë kurrë deri më sot. Në këtë ekspozitë janë vepra nga të gjitha gjeneratat e artisteve gra, duke nisur që nga artistet e para të njohura në artin figurativ si Androniqi dhe Sofia Zenko në Shqipëri dhe Alie Vokshi në Kosovë dhe deri tek artiste të ditëve të sotme”.

Tematikat e sjella në këtë ekspozitë janë të ndryshme duke filluar që nga Lufta e Dytë Botërore dhe deri më sot, por ajo çka të bie në sy së tepërmi është faktori dominues në mentalitetin shqiptar, patriarkalizmi.

Vepra të tjera në këtë ekspozitë janë të emrave të njohur si Lumturie Blloshmi, Violeta Xhaferri, Lirie Buliqi, Merita Selimi, Diana Miziri, por kemi edhe artiste të reja të cilat përfaqësohen me krijimet e tyre si Bora Baboci, Flaka Haliti etj. Që në ditët e para të hapjes, kjo ekspozitë ka pasur mjaftë interes nga publiku dhe menjëherë sapo të përfundojë edhe koha e ekspozimit në Tiranë ajo do të shkoj për tu ekspozuar në Kosovë. / atsh / KultPlus.com

2020-a, viti i vajzave e grave shqiptare

Ndonëse ishte  vit i përballjes me një pandemi, megjithatë viti 2020 ka qenë tejet i mbarë për vajzat e gratë shqiptare, të cilat e shënuan vitin që e lamë pas me suksese të shumta, duke lënë gjurmë edhe në nivel global.

Politikë

Viti 2020 nuk ka se si të mos përmendet, kur Vjosa Osmani u zgjodh kryeparlamentare e Kosovës, duke u bërë kështu gruaja e parë në historinë e shtetit të Kosovës, që mban një pozitë të tillë.

Ajo ishte gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit në Kosovë, si dhe personi i dytë më i votuar në nivel vendi.

Suksesi i grave në politikë kaloi kufijtë kombëtarë, kur Ylfete Fanaj u zgjodh kryetare e Këshillit Kantonal, në Lucern të Zvicrës. Nuk ka se si të mos kujtohet ceremonia e veçantë e inaugurimit të saj, pasi në të përfshiu motive të prejardhjes së saj shqiptare, konkretisht përgjatë ceremonisë u këndua kënga “Moj e bukura more”.

Gentiana Fana është një tjetër grua shqiptare, e cila ndonëse e re në moshë, u bë këshilltare e presidentes së Kroacisë.

Ndërkohë, Ermina Lekaj Prljaskaj, politikane nga Kosova, fitoi mandatin e saj të tretë rresht si deputete e Parlamentit të Kroacisë, duke përfaqësuar atje komunitetin pakicë shqiptar.

Kur përmendet suksesi i vajzave e grave shqiptare në politikë, nuk mund të mos veçohet suksesi i Besiana Kadaresë. Ajo u përzgjodh zëvëndëspresidente e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në sesionin e 75-të të saj.

Afërdita Bogiqi ishte e vetmja grua që gjatë vitit 2020  u zgjodh në ekzekutivin e Monthey të Zvicrës. Ajo është gruaja e parë që u bashkua me ekzekutivin e Monthey pas tetë vjetësh pa gra, shkruan AlbFem.

Shkencë & Arsim

Majat në karrierën akademike mund t’i mbërrini edhe nëse bazat e formimit i keni marrë në vende si Kosova apo Shqipëria. Këtë e dëshmon rasti i Gresa Latifit, e cila gjatë vitit 2020 u bë pegadodge në universitetin më të mirë të Gjermanisë.

Vigjilenca Abazi është një tjetër emër që arriti majat e karrierës së saj, duke botuar një libër për një nga universitetet më të mira në botë, atë të Oksfordit.

Ajo është anëtare e ‘Emile Noel’ në Fakultetin Juridik në New York dhe asistente në Universitetin e Mastrihit.

Vajzat shqiptare gjatë vitit 2020 shkëlqyen edhe në gara. Era Syla fitoi Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2020.

E shumë e suksesshme u tregua edhe Qëndresa Sahiti, e cila ishte një ndër 10 fitueset e Çmimit Kombëtar të Ekselencës për të diplomuarit e vitit 2020 në Kanada.

Viti 2020 ishte shumë i veçantë edhe për Lindita Camajn.

Akademikja shqiptare u emërua “Director of Graduate Studies”, pranë Fakultetit të Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Houston-it.

Gjatë po të njëjtit vit, astronaturja e re kosovare, Pranvera Hyseni u bë edhe zyrtarisht pjesë e Fushatës Ndërkombëtare për Kërkime të Asteroidëve.

E gjatë muajit tetor, Shoqata Amerikane e Mjekëve Infermierë, i ka ndarë çmimin shtetëror për përsosmëri, infermieres Lindita Vinca.

Përderisa ky çmim shtetëror i ndahet çdo vit një individi i cili demonstron punë cilësore dhe angazhim në praktikën klinike, për Vincën kjo mbetet një sukses tjetër në karrierën e saj, shkruan AlbFem.

Biznes

Duke pasur në konsideratë, mijëra gra shqiptare që suksesshëm kanë udhëhequr binzese gjatë vitit 2020, po ndalemi vetëm në disa suksese që shënuan vajzat dhe gratë shqiptare në këtë vit pandemik.

Gratë shqiptare gjatë 2020-ës shënuan sukses të jashtëzakonshëm edhe në biznes. Një nga të ishte edhe Rudina Seseri, e cila në SHBA, nga Revista Entrepreneur u përzgjodh në mesin 100 grave më të fuqishme në biznes, në Universitetin Teknik të Munihut.

Ditët e para të pandemisë ishin tejet të vështira për çdo shtet, e veçanërisht për Kosovën, e për këtë ndihmë ofroi kreatorja e njohur nga Kosova, Lirika Matoshi.

Ajo mblodhi mbledhur plot 23.250 dollarë amerikanë për vetëm 4 orë, si ndihmë për familjet në nevojë në Kosovë, vetëm nga shitja e maskave që kishte prodhuar.

Ushtri

Viti 2020 duket se ishte viti më i suksseshëm për gratë shqiptare në ushtri.

Arelena Shala është shqiptarja e parë nga Kosova, që ka arritur të diplomohet në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo më parë ishte emëruar në pozitën e udhëheqëses së Komandës së Regjimentit në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka komanduar me 1100 ushtarë amerikanë.

Kurse, Antigona Kalimashi, aspirante për nënoficere të Armatës së Zvicër, ishte personi parë që nga komandanti i përgjithshëm i ushtrisë mori dekoratën Ribbon për kontribut te jashtëzakonshëm.

Antigona kishte shpëtuar një person pas një aksidenti me tren.

Në Akademinë Amerikane të Rreshter Majorëve, në El Paso –Teksas, gjatë vitit 2020 ka diplomuar Reshter Major Rifadie Ramadani, duke u bërë një nga shqiptarët e vetëm me këtë arritje.

Muzikë 

Viti 2020 do të kujtohet si një nga vitet më të suksesshme për vajzat dhe gratë e angazhuara në fushën e kulturës.

Kur përmendet muzika, nuk se si mos të shkojë nëpër mend emri i këngëtarës shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila vitin 2020 e bëri vit të sukseseve në karrierën e saj muzikore.

Janari i viti 2020 e gjeti Dua Lipën si një nga këngëtaret e para shqiptare që arriti t’i ketë dy miliardë klikime vetëm me një video në Youtube, përmes këngës ‘New Rules’.

Ajo u nderua me çmimin “Best British Act”, në edicionin e sivjetmë të ndarjes së shpërblimeve “Global Awards”.

Dua Lipa arriti që të rrëmbej një çmim edhe në “MTV Video Music Award 2020”, ku u nderua në kategorinë “Kënga më efektet më të mira vizuale”, për hitin e saj të padiskutueshëm “Physical”.

Lipa një dominim të jashtëzakonshëm e ka pasur edhe në ndarjen e çmimeve Grammy, ku u nominua gjashtë herë.

Albumi i saj i fundit, “Future Nostalgia” po konsiderohet nga kritikët si albumi më i mirë i vitit 2020.

Ky vit i solli suksese edhe këngëtares tjetër me prejardhje shqiptare, Rita Ora, e cila krahas sukseseve  të arritura me projektet muzikore të publikuara gjatë vitit 2020, u bë edhe anëtare e jurisë në “The Voice of Australia”/

Për më tepër, këngët e tri këngëtareve me prejardhje shqiptare u përfshinë në Top 30 këngët më të mira në botë nga revista Billboard. Këto ishin: Dua LipaBebe Rexha dhe Ava Max.

Një sukses e korri edhe këngëtarja tjetër me famë botërore, Ilira Gashi, e cila njihet për stilin e saj “pa filter” dhe për zërin e saj të mrekullueshëm. Ilira, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, tashmë edhe zyrtarisht është ndër këngëtaret më të suksesshme dhe më të dëgjuara në Zvicër, duke mbledhur plot 87.7 milionë klikime në Spotify.

Art & Film

Ky vit solli shumë suksese për krijueset e artit në Kosovë, suksesi i tyre përgjatë vitit 2020 tejkaloi kufijtë kombëtarë.

Sukseset nisën me një nga aktoret më të mira shqiptare, Ilire Vinca, e cila ishte ftuar të bëhet pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit. Ajo ka një karrierë të pasur si aktore e filmit, teatrit dhe si profesoreshë e aktrimit në Universitetin e Prishtinës.

Aktorja tjetër e mirënjohur nga Kosova, Adriana Matoshi fitoi çmimin “Aktorja më e Mirë” në Festivalin e Francës, për rolin e saj në filmin “Cold November” apo në shqip “Nëntori i Ftohtë”.

Gjatë muajit tetor, Matoshi ka fituar çmimin “Aktorja më e mirë”, në festivalin “Mostra de Venecia”, në Spanjë.

Antoneta Kastrati është regjisorja e njohur shqiptare, e cila me filmin “Zana”, e dërgoi Kosovën në Festivalin e Kinës. Ky film ka korrur sukses jashtëzakonisht të madh nëpër festivale ndërkombëtare të filmit, duke fituar disa çmime.

Filmi ‘Zana’ i regjisores Antoneta Kastratit, po ashtu është futur në mesin e 25 filmave më të mirë të zgjedhur nga ’48 Hills’. Sipas ’48 Hills’, në këtë listë bëjnë pjesë të gjithë filmat për të cilët ne kemi pasur nevojë më shumë se kurrë dhe të cilët janë vlerësuar nga kritikët e filmit.

Sukses të madh korri edhe regjisorja Kaltrina Krasniqi, e cila me filmin e saj të gjatë artistik “Vera andrron detin”, fitoi çmimin “Post Republic”, në Sarajevë.

Viti 2020 i solli suksese edhe aktores dhe shkrimtares shqiptare në SHBA, Erjeta Cufaj, e cila u bë pjesë e jurisë të festivalit ndërkombëtar të filmit “International Filmmaker Festival of  New York 2020” (IFFNY).

Filmi debutues i regjisores dhe skenaristes, Blerta Basholli, “Zgjoi” (Hive), është përzgjedhur në konkurrencë zyrtare kryesore në festivalin e njohur, “Sundance Film Festival”, që do të mbahet gjatë këtij muaji në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Viti 2020 nxori në pah shumë piktore, skulptore dhe ilustratore të reja, të cilat arritën suksese lokale e globale në këtë vit pandemik.

Një ndër to padiskutim është edhe Mimoza Rraci, e cila famë të jashtëzakonshme mori gjatë pandemisë me veprat e saj kushtuar pandemisë.

Madje, piktura e saj për mantelbardhët u bë edhe kartë postale në Tajlandë. Kjo vepër artistike shfaq një mjeke që në maskën e saj ka flamurin e Kosovës.

Së fundmi emër bëri edhe ilustratorja e re nga Kosova, Diellza Gorani, e cila vjen me emrin artistik “Diego”, që inspiruar nga Disney, solli një mori ilustrimesh të grave shqiptare që lanë gjurmë në histori, ku përfshihet emri i Norës së Kelmendit, pastaj Bareshës, etj. Për më tepër, ajo ka realizuar edhe një krijim tjetër artistik, të quajtur “Abetare e ilustruar e Prishtinës”, një minienciklopedi e qytetit, që njëherësh mund të shërbejë si një udhërrëfyes turistik, që ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e kulturës së kryeqytetit të Kosovës.

Sport

Të fundit, por aspak për nga rëndësia, na vijnë sportistet tona, të cilat sikur në secilin vit tjetër, shënojnë në historinë e trojeve shqiptare suksese të jashtëzakonshme, madje edhe në nivel botëror.

Lista nuk ka se si të mos fillojë me Majlinda Kelmendin, e cila që në fillim të vitit 2020 u shpall “Sportistja e Vitit 2019” në Kosovë. Madje, asaj iu ngrit edhe një  shtatore në qytetin e saj të lindjes, në Pejë.

Ajo mori edhe epitetin “Xhudistja më e mirë e dekadës” nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Suksesi i xhudistëve nga Kosova vijon me Distria Krasniqin, e cila fitoi medaljen e artë në Grand Slamin e Xhudos, që u mbajt në Budapest.

Ajo në nëntor fitoi edhe medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos, që u mbajt në Pragë të Çekisë.

Në Grand Slamin e Xhudos medalje fitoi edhe xhudistja e re, Loriana Kuka, e cila fitoi medaljen e bronztë. E po të njëjtën medalje e mori edhe në Kampionatin Evropian të Xhudës, në Çeki.

Sukses pati edhe në boks, me ç’rast bokserja nga Kosova, Donjeta Sadiku arriti të fitonte medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar të boksit, “Balkan”, të mbajtur në Sofje të Bullgarisë.

Kur numërojmë sukseset e futbollisteve shqiptare, Kosovare Asllani mbetet histori suksesi në vete. Ajo u bë pjesë e ekipit të Real Madridit dhe hyri në histori si golashënuesja e parë në historinë e këtij klubi. Ajo vazhdon të mbetet një nga futbollistet më të mira në ligën e Spanjës.

Viti 2020 filloi më së mbari për alpinisten e re, Mrika Nikçi, e cila u bë vajza më e re në botë, dhe atë në moshën 14 vjeçare, që ngjitet në majat më të larta në shtatë kontinente, të njohura si “Seven Summits”.

Urojmë që viti 2021 të jetë po kaq i suksesshëm sikurse ai paraprak./AlbFem/ KultPlus.com

Pas disa vitesh ndalimi, gratë në Moskë lejohen të vozitin trena

Trenat në sistemin e famshëm të metrosë në Moskë tani do të drejtohen nga gratë, pas një ndalese të gjatë që u është bërë.

Gruaja e parë e filloi punën të dielën, sipas një deklarate nga Departamenti i Transportit të Moskës.

Ministria e Punës në urdhëroi që gratë të lejohen të drejtojnë trena në rrjet një vit më parë, dhe tani grupi i parë ka përfunduar me sukses një program trajnimi dhe janë bërë pjesë e punës. Nga 25 gra që filluan kursin, 12 e përfunduan atë dhe do të bëhen shofere, thotë departamenti, shkruan CNN.

“Vitin e ardhshëm së paku punëtore të reja do të bashkohen”, thotë deklarata. “Ne jemi shumë krenarë që transporti i Moskës është vend që i përshtatet të gjithë njerëzve pavarësisht gjinisë”.

Punëtoret e reja do të punojnë në linjën e Filevskayas, një nga linjat më moderne të metros atje.

Grat ishin lejuar të vozitin tren nga vitin 1936, por më vonë në vitin 1980 u ndalua punësimi i shofereve gra.

“Kjo me arsyetimin se ata duan t’i mbrojnë gratë nga një punë jo e favorshme dhe kushte të pafavorshme pune”.

Kristina Vakulenko, 31-vjeçare, është gruaja e parë e cila ka aplikuar për programin. / KultPlus.com

Kurrë nuk pati shtëpi për mua

Kur isha e vogël mendoja që shtëpia e babës ishte edhe shtëpia ime, për më tepër kur më pyeste ndokush se ku e kam shtëpinë, ia bëja me gisht kah shtëpia e babës!

Por kur u rrita më treguan se kjo nuk është shtëpia ime, shtëpia jote është te burri yt.
“Bijo, çika është e derës huaj”, më ngushëllonte nëna ime!

Por unë nuk i besoja, thoja se e ka vetëm për të më qetësuar se shtëpia e babës do të jetë gjithmonë edhe e imja dhe ia plasja vajit!

Kur shkova te burri, jetonim në “bashkallëk” dhe për disa vite ende zemra më qëndronte te shtëpia e babës, por kur u “ndamë” dhe secili kunat shkoi në shtëpinë e tij, burri më puthi në ballë dhe më tha: “Fisnike, kjo është shtëpia e jonë dhe e bijëve tanë, e gëzofshim!”

I besova buzëve të tij dhe sinqeritetit të tij, sepse asnjëherë nuk më kishte gënjyer, për këtë e shkriva tërë trupin tim duke e mirëmbajtë shtëpinë time.

Kaloi një kohë dhe më vdiq burri e fëmijët u rritën e u bën për martesë. “Shtëpia ime” e vogël, por që e ngroha me shpirtin tim gjithë këto vite, më nuk e donte askush dhe një ditë bijtë e mi vendosën ta prishin “shtëpinë time” dhe më premtuan se do të ma ndërojnë një shtëpi më të re, më të bukur dhe më të madhe! Më rrodhën lotët nga zemra ashtu si dikur kur u ndava nga shtëpia e babës!

U ndërtua “shtëpia ime” e re, ma caktuan dhomën më të voglë, aty ku më shumë ladronin nipat e mbesat se sa që rrija unë!
Por në shtëpinë time të re tani më nuk guxoja të flisja, nuk kisha të drejtë të këshilloja e as të propozoja! Më dukej vetja si një “cung i vjetër” në shtëpi të re, dhe ashtu isha. Çdo gjë në këtë shtëpi ishte e re, edhe gozhdat ishin më të reja se unë!

Derisa një ditë djali më tha: “Nanë, do të dërgoj sot në një shtëpi të re!”
Sapo e dëgjova këtë fjali, e kuptova se as kjo shtëpi nuk qenka e imja!

Dhe më solli këtu në “shtëpi të pleqëve” në shtëpi të atyre që kurrë n’jetën e tyre s’kanë pasur shtëpi!

Por nipi kur më vizitoi për herë të fundit më bëri me lot kur më tha në vesh: “Gjyshe, kur të rritem unë, do ta ndërtoj një shtëpi, ajo do të jetë shtëpia ime dhe shtëpia jote”

E përqafova fort atë dhe i thash:”Biri jem, të pastë gjyshja ty, se gjyshja në këtë dynja kurrë s’ka pas shtëpi, por do Zoti më jep një shtëpi në Parajsë, e do ta lus Zotin që të na bashkojë aty ku asnjëherë nuk do t’ketë ndarje e lot.”

– Nga jeta e një nëne, ku dallgët e jetës e hodhën prej një vuajtje në një vuajtje tjetër. / KultPlus.com

BE shpërblen katër gratë që fituan në garën ‘Covid19: Gratë dhe tregimet e tyre’

Sot, në prezencë të Ambasadorit të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, u ndanë shpërblimet për fitueset e garës: “Covid 19: Gratë dhe tregimet e tyre.”

Kontributi i Arlinda Murtezit, Adonjeta Zymberit, Dragana Milosavljević dhe Orhidea Reka Shehut i rrëfyer përmes fotove dhe tregimit, u zgjodh në mesin e 80 aplikueseve.

“Secili prej këtyre tregimeve ishte i fuqishëm, i rëndësishëm ose prekës dhe çdo fotografi ishte e bukur ose përshkruese. Disa tregime ishin të lumtura, disa të trishtuara, të tjerat u përpoqën të thoshin gjithçka përmes fotografisë. Por në përgjithësi, të gjitha ato tregojnë aftësinë e grave në Kosovë për t’u përballë me sfidat që solli COVID-19. Në mesin e të gjithave, katër tregime, tregime tuaja, u radhitën në vendet e para. Tregimet tuaja përfaqësojnë të gjitha gratë të cilat kanë aplikuar si dhe të gjitha gratë në Kosovë”, u shpreh ambasadori Tomáš Szunyog.

Gratë fituese, u shprehen të nderuara që puna e tyre gjatë përballjes me Covid-19 është vlerësuar nga BE dhe tutje treguan për sfidat e tyre gjatë kësaj periudhe ku përkundër punës, familjes e angazhimeve të tjera, në një formë apo tjetrën ato u munduar të kontribuojnë edhe për shoqërinë.

 Arlinda Murtezi, fituesja e vendit të parë, nënë e pesë fëmijëve e cila jetoj në Fushë Kosovë, tregoi që gjatë kohës së pandemisë meqë ka aftësi për rrobaqepësi, i ka ndihmuar komunitetit të saj me qepjen e maskave të ripërdorshme.

“I kam shpërndarë këto maska falas nëpër lagjen time. Jam krenare që bëra diçka për njerëzimin. Me vullnet e bëj këtë punë dhe më vjen mirë që rastet e COVID19 nuk janë përhapur në lagjen time”, tha Arlinda e cila tutje falënderoi shumë organizatorët për shpërblimin.

Adonjeta Zymberi, fituesja e vendit të dytë, pasi pranoi çmimin nga ambasadori tha ndër të tjera se këtë çmim e vlerëson shumë për faktin se vjen nga Bashkimi Evropian dhe se kjo garë ishte e fokusuar për gratë.

“Ndihem e nderuar që më është ndarë ky çmim. Kjo fotografi është bërë me shumë dashuri në një kohë sfiduese, sidomos për ne gratë. Përveç punës, familjes e angazhimeve të tjera, jam munduar që përmes kësaj fotografie të sjell një mesazh pozitiv tek njerëzit të cilët vazhdojnë të jenë të rënduar çdo ditë nga lajmet shqetësuese për Covid-19. Të shpresojmë që e ardhmja do të sjell ditë më të mira, por njëkohësisht ta ruajmë shëndetin tonë dhe të tjerëve”, u shpreh Zymberi.

Krejt në fund të këtij organizimi u tregua që shumë shpejt do të vjen edhe publikimi me tregimet e grave. / KultPlus.com

Gjëja më e bukur: Kur një grua rilind e ngritet edhe më e fortë pas rrëzimit

Absolutisht, gjëja më e mrekullueshme, më shumë se perëndimet, më shumë së fluturimi i një zogu, është një femër në rilindje. Kur ringrihet në këmbë pas katastrofës, pas rënies. Kur dikush mund të thotë: mbaroi. Jo nuk ka mbaruar kurrë për një femër.

Një femër ringrihet gjithmonë, edhe kur nuk e beson, edhe kur nuk e dëshiron. Nuk flas vetëm për dhimbjet e pafund, për ato plagë të shkaktuara si nga mina anti-njeri që të shkakton vdekja apo sëmundja. Flas për ty që kjo periudhë nuk mbaron kurrë, që po luan me ekzistencën në një punë të vështirë, që çdo mëngjes është një provim më keq se në shkollë. Ti gjykatëse e papërkulshme e vetvetes, që nga mënyra sesi shefi do të të vështrojë do të vendosësh nëse je në lartësinë e duhur apo se duhet të dënohesh. Dhe kështu ky provim nuk mbaron kurrë…

Kudo që të kesh qenë, ke qenë ngushtë: në lidhjen tënde, në punën tënde, në vetminë tënde. Dhe ishte krizë dhe ke qarë. Zot sa qani! Në stomak keni një burim uji. Ke qarë, ndërsa ecje në një rrugë të populluar, në stacionin e metrosë, në motor. Aq papritur. Nuk mund ta mbaje. Dhe atë natë që more makinën dhe i dhe për orë të tëra, me qëllim që ajri i errësirës të të thante faqet? Dhe pastaj ke gërmuar e ke folur, sa flisni ju, vajza! Jeni fjalë e lot.

Për të kuptuar, për të nxjerrë jashtë një rrënjë 6 metra të gjatë që t’i japë një kuptim dhimbjes tuaj: “Përse veproj kështu? Pse përsëris të njëjtën skemë? Mos ndoshta jam e çmendur?”. I kanë bërë të gjitha këto pyetje. Atëherë i futesh me themel historisë tënde, me dy, a katër duar dhe dalin në dritë mijëra copa. Një mister i ndërlikuar. Ja këtu fillon gjithçka. Nuk e dije? Nga ajo kurajo e madhe që duhet për të parë veten kështu, të përbërë nga mijëra pjesë, që do të rifillosh.

Sepse një femër rifillon gjithsesi, ka brenda një instinkt që e tërheq përpara. Do të të duhet një strategji, duhet të shpikësh një mënyrë për një “Ti” të re. Sepse të ka qëlluar të rinjihesh përsëri, për t’iu prezantuar vetvetes. Nuk mund të jesh ajo e mëparshmja, përpara gërmimit. Nuk të entuziazmon? Do të të tërheqë dalëngadalë. Të dashurohesh përsëri me vetveten, pasi për herë të parë është si një karburant. Niset ngadalë duhet të këmbëngulësh. Por kur ndizet ikën me revan.

Të rindërtosh vetveten është një aventurë. Më e madhja. Nuk ka rëndësi nëse e nis nga shtëpia, nga ngjyra e perdeve apo nga prerja e flokëve. Ju kam adhuruar gjithmonë, femra në rilindje, për atë mënyrën e mrekullueshme, me të cilën i ulërisni botës “Jam e re” me një fund me lule apo me një kaçurrel të freskët bjond… Më shumë se mëngjeset, më shumë se dielli, një grua në rilindje është mrekullia më e madhe për atë që e takon dhe për vetveten. Është pranvera në nëntor, atëherë kur nuk e pret./botaal/ KultPlus.com

Gratë i përdornin dhëmbët si vegla katër mijë vjet më parë

Një studim i dhëmbëve të 106 individëve të varrosur në lokalitetin arkeologjik Castellón Alto (Granada, Spanjë) ka zbuluar se gratë i përdornin dhëmbët e përparmë si mjet për të bërë fije e kordha.

Ndërmjet viteve 2200 dhe 1550 para erës sonë, kultura e El Argarit u zhvillua në juglindje të Siujdhesës së Iberisë. Dihet mirëfilli se kjo ishte shoqëri komplekse që praktikonte diferencimin shoqëror të mbështetur në gjini, moshë e specializim në detyra të tilla si zejet – që nënkupton punën me qeramika, tekstile e metale. Kjo njohuri është riafirmuar nga një studim i ri i botuar së fundmi në “Journal of Archeological Science”, transmeton KOHA.

Ky studimi ka gjetur se dhëmbët e përparmë të grave përdoreshin për të bërë fije e kordha për prodhimin e tekstileve dhe shportave. Përveç kësaj, studimi ka treguar se gratë e mësonin zejen qysh në adoleshencë dhe vazhdonin punën gjatë gjithë jetës, ashtu që dhëmbët e grave më në moshë kanë më së shumti dëmtime. Diçka e tillë nuk është hasur në dhëmbët e burrave.

Zbulimi tjetër i studimit është dëshmia që, në fund të epokës së bronzit, që i bie 4000 vjet më parë, kishte një ndarje të dyfishtë të punës: një grup i vogël njerëzish u dedikoheshin zejeve në bërjen e fijeve (baza e prodhimit të tekstileve), dhe ky grup përbëhej ekskluzivisht prej femrave që përdornin dhëmbët e tyre si vegla.

Po ashtu, marrë parasysh faktin se kjo dukuri është identifikuar në mbetjet e individëve në mosha të ndryshme, mund të merret me mend se ky specializim fillonte në adoleshencë dhe gratë vazhdonin ta performonin këtë detyrë gjatë jetës së tyre. / KultPlus.com

Qendra e Traditës Moderne Shqiptare, kontribuon në fuqizimin e gruas përmes artizanatit

Më shumë se 100 gra nga Kukësi janë bërë pjesë e Qendrës së Traditës Moderne Shqiptare.

Të gjitha këto gra, kanë shkathtësi të shkëlqyera në punë dore, që i kanë trashëguar nga nënat dhe gjyshet e tyre, ndërsa sot, pasionin e tyre kanë arritur ta modernizojnë dhe ta materializojnë përmes qendrës MATH.Qendra ka angazhuar disa barinj nga Malësia e Kukësit, përmes të cilëve siguron produktin e parë që më pas dërgohet në Qendër për t’u pastruar, tjerrë dhe ngjyrosur.

Kjo u ka mundësuar këtyre grave që pasionin e tyre ta shndërrojnë në punë të përditshme dhe të përfitojnë nga ky zanat.Produktet artizanale i shesin përmes Qendrës dhe së fundi edhe përmes faqes së internetit “katunar.al”.

I financuar nga Qeveria Gjermane dhe zbatuar nga GIZ, programi ProSEED mbështet Qendrën MATH, me qëllimin që të arrijë sa më shumë gra të papuna të Kukësit dhe në të njëjtën kohë, t’i fuqizojë ato përmes modernizimit të teknikave, produkteve dhe të zhvillojë aftësitë e tyre sipërmarrëse. /atsh/ KultPlus.com