Nesër nis edicioni i parë i festivalit “GranFest”

Nesër fillon edicioni i parë i festivalit të vizatimeve komike dhe romanit grafik “GranFest”, i cili do të zgjasë tre ditë, shkruan KultPlus.

Në ditën e parë të këtij festivali, Aleanca Franceze e Prishtinës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës, kanë organizuar takim me artisten franceze Aude Samama. Takim ky i cili do të mbahet nesër, më 10 maj nga ora 11:00 në Aleancën Franceze të Prishtinës.

Po ashtu gjatë ditës së nesërme do të bëhet edhe hapja e ekspozitës së vizatimeve komike “Spirou4rights”, nga ora 17:00. Ekspozita do të mbahet në Aleancën Franceze në Prishtinë, ku të pranishëm do të jenë ambasadori francez në Kosovë, artistin francez Frank Margerin dhe përfaqësueses të shoqërisë civile Nora Jusufi.

“Spirou4rights” është një ekspozitë në partneritet me Gazetën Spirou, Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe Aleancën Franceze. Kjo ekspozitë paraqet deklaratën e të drejtave të njeriut dhe secili artikull i deklaratës ilustrohet nga një karikaturë komike të një artisti të Spirout si për shembull: Emile Bravo, Tome dhe Janry, Darasse etj.

Sipas “Spirou4rights” në vitin 2018, bota festoi 70 vjetorin e Deklaratës së Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut. Edhe pse i hartuar pas Luftës së Dytë Botërore, ky dokument themelues është po aq i rëndësishëm sa në vitin 1948.

Gazeta Spirou bashkohet në përpjekjet për fushatën e përvjetorit të nisur nga Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, me një çështje të veçantë në të cilën disa artist të shkëlqyer komik ilustrojnë artikujt e Deklaratës së Përgjithshme.

Për të përcjellë sa më shumë që të jetë e mundur, vlerat e mishëruara në Deklaratën e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut, vizatimet komike, me atributet e tyre grafike dhe gjallëruese, janë një mjet ideal komunikues drejt një audience më të gjerë.

Festivali “GranFest” fillon nesër, me datën 10 maj dhe përfundon të shtunën me 12 maj, ky festival u mundësua nga ambasada e Francës në bashkëpunim me Aleancën Franceze të Prishtinës.  / KultPlus.com

Të rinjtë e Kosovës: Jemi të hapur për bashkëpunim me të rinjtë serbë

Shumica e të rinjve në Kosovë apo Serbi nuk kanë kontakte me njëri-tjetrin. Projekti i Deutsche Welles, #Generation99 kërkon të nxisë dialogun mes tyre, sepse ata janë e ardhmja, tha Adelheid Feilcke në Prishtinë.

Studentët e Universitetit të Prishtinës nuk kanë mundësi që të takohen shpesh me studentë të komunitetit serb në Kosovë, dëshira për të bashkëpunuar me ta është e pranishme në mesin e tyre edhe përkundër asaj që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, u tha gjatë diskutimit të organizuar nga Deutsche Welle në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës në Prishtinë.

Projekti i Deutsche Welles #Generation99 i cili ka nisur këtë vit në 20-vjetorin e përfundimit të luftës në mes të Serbisë dhe Kosovës për të ndërtuar dialog në mes të rinjve shqiptarë dhe serbë të të dyja shteteve ishte tema, për të cilën është biseduar me studentët në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.

Takimet dhe diskutimet me të rinjtë në rajon janë të fokusuara në prezantimin e rrëfimeve të të rinjve të të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe Serbi, për të kaluarën e afërt dhe perspektivat e ardhshme në lidhje me bombardimet në vitin 1999, si dhe pikëpamjet për të ardhmen e marrëdhënieve serbo-shqiptare.

Brezat e rinj ndërtojnë të ardhmen

Duke qenë se Deutsche Welle ka progamin në gjuhën shqipe, në gjuhën serbe dhe në të gjitha gjuhët e rajonit, me anë të projektit #Generation99 është synuar që të arrihet dialog në mes të rinjve e publikut në të gjitha gjuhët e këtij rajoni. Pikënisja e këtij projekti ka qenë që t’i vihet frymë e re asaj se çfarë ka ndodhur para 20 vitesh në Kosovë shpjegoi Adelheid Feilcke, drejtore e seksionit Europa në DW: „Ndërtimi i dialogut në mes të publikut të të gjitha vendeve të rajonit ka qenë baza në të cilën e kemi menduar se çfarë mund të bëjmë në 20 vjetorin e luftës së Kosovës në vitin 1999, sepse ju e dini vetë se çfarë ka ndodhur në këtë vit në rajon. Më anë të këtij projekti kemi dashur që t’i japim një frymë të re asaj se çka ka ndodhur 20 vite më parë, është pikërisht përgjegjësia që keni ju si breza të rinj, sepse ju do ta ndërtoni të ardhmen.” tha ajo.

Para studentëve të Universitetit të Prishtinës, dega e gazetarisë dhe shkencave politike janë prezantuar rrëfimet e të rinjve në Serbi dhe Kosovë për pikëpamjet e tyre mbi marrëdhëniet serbo-shqiptare.

Gazetari i DW Bahri Cani nga redaksia shqipe si dhe Ivan Djerkovic nga redaksia serbe kanë treguar për një numër të madh të komenteve negative në rrjetet sociale, që kanë ardhur si reagim pas publikimit të videove të projektit Generation99. Ndërsa, nga studentët mostrajtimi i shtetit të Kosovës nga Serbia si shtet i barabartë në dialog në mes tyre në Bruksel shihet si pengesë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të të dy shteteve.

Përqendrimi në shtet dhe jo në të kaluarën

Mundësitë për të njohur të rinj serbë nuk janë të shpeshta, takimet kryesisht me ta bëhen nëpërmjet projekteve të ndryshme që organizohen në Kosovë. Studenti Adrian Amini, i cili studion shkenca politike në Fakultetin e Filozofisë në Prishtinë thotë se ka pasur takime me serbë nga Beogradi dhe vetëm atëherë kur është takuar me ta e ka kuptuar se sa mendjehapur janë ata dhe se çfarë mendojnë ata për Kosovën. Ai kërkon që mos të jetohet në të kaluarën. „Më mirë është që ta shohim interesin e shtetit tonë, se sa të fokusohemi gjatë gjithë kohës në atë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën”, tha ai.

Në anën tjetër ka pasur reagime të tjera nga studentë të tjerë në sallë. Liridona Bregovina e mendon të kundërtën nga ajo se çfarë mendon Adriani. “S’mund të them që rinia e Serbisë është mendje hapur përderisa unë jam takuar me të rinj serbë gjatë tryezave dhe takimeve të ndryshme dhe ata as që kanë pranuar të ulen me ne në një tavolinë e lëre më të flasin me ne. Jo gjithherë ata kanë qenë të hapur për këtë gjë”, tha ajo.

Shumica e studentëve kurrë nuk kanë pasur kontakte me serbët, dhe vetëm një numër i vogël i tyre kishin këtë mundësi përmes programeve të ndryshme të shkëmbimit të njoftojnë serbë. Gjithçka që të rinjtë dinë për raportet dhe situatën e asaj kohe lidhen me rrëfimet e pindërve apo kur kanë mësuar më vonë, se familjarët e tyre janë vrarë në luftë nga ushtria serbe. E kjo gjë ndikon edhe në pikëpamjet dhe qasjen që e kanë të rinjtë kosovarë ndaj të rinjve serbë dhe anasjelltas/DW. / KultPlus.com

50 dollarëshi i ri australian printohet me një gabim drejtshkrimor 46 milionë herë

46 milionë herë është printuar me një gabim drejtshkrimor, 50 dollarëshi i ri në Australi i cili ka për qëllim të parandalojë falsifikimin.

Kartëmonedha që besohet se doli në qarkullim në tetor të vitit të kaluar, e që u shtyp 46 milionë herë, megjithatë, gabimisht doli në qarkullim me gabim drejtshkrimor, transmeton Koha.net.

Siç raporton The Guardian, në pjesën me ngjyrë të verdhë është shkruar gabimisht fjala “përgjegjësi”.

Në mbishkrim është shkrimtari dhe shpikësi indigjen David Unaipon dhe një fjalim i Edith Cowan, anëtarja e parë grua në parlamentin australian.

Aty është shtypur një fragment nga libri i Unaipon, dhe një pjesë nga fjalimi i parë i Cowanit në parlament. Gabimi, ndodhet tek fjalimi i Cowanit.

“Është përgjegjësi (në vend se të shkruhet responsibility, është shkruar responsibilty) e madhe të jem gruaja e vetme këtu, dhe dua të theksoj domosdoshmërinë që eksiton për të gjitha gratë tjera”, tha ajo.

Image

Një zëdhënëse e (RBA), Bankës Rezervë ka thënë se janë të vetëdijshëm për gabimin dhe në afatin e ardhshëm do të korrigjohet.

Kujtojmë se Australia është vendi i parë që përdor kartëmonedhat e polimerit. Polimeri, krahasuar me letrat tjera, ka qëndrueshmëri dhe siguri më të madhe dhe vlerësohet se s’mund të falsifikohet.

Image

Hapësirat kulturore të Mitrovicës drejt tranzicionit

Në kuadër të projektit “Hapësirat Kulturore të Kosovës” 7Arte organizoi debatin publik “Hapësirat kulturore dhe sfidat në Mitrovicë”, ku pjesë e panelit ishin Tafil Peci drejtor i DKRS- së nga Komuna e Mitrovicës Jugore, si dhe Vullnet Sanaja, drejtor i organizatës Anibar nga Peja.

Para debatit u shpalosën të dhëna nga hulumtimi mbi gjendjen e organizatave kulturore në Mitrovicë, si dhe u prezantuan mëse 15 hapësira kulturore që janë në menaxhimin e organi-zatave të pavarura kulturore dhe institucioneve lokale. Nga të gjeturat e këtij hulumtimi, u kon-statua se skena e pavarur kulturore në Mitrovicë ka arritur të punësoj rreth 60 persona, dhe shumica e organizatave të anketuara shprehin domosdoshmërinë për fuqizimin e Rrjetit të Organ-izatave Kulturore duke e parë atë si potencial për zhvillimin e mëtejmë të skenës kulturore në Mitrovicë.

Në fjalimin e tij, Peci përmendi faktin se Mitrovica posedon një prej qendrave kulturore më të mëdha në Kosovë dhe se duhet gjetur modalitete sa më të duhura për shfrytëzimin e fuqizimin e Qendrës Kulturore ”Rexhep Mitrovica”. Në anën tjetër, Sanaja ndau përvoja e shembuj konkret se si funksionojnë dhe shfrytëzohen hapësirat kulturore përmes partneritet publiko-civil. Një nga shembujt konkret qe edhe marrëveshja e arritur në mes organizatës Anibar dhe Komunës së Pejës, drejt dhënies në shfrytëzim për 15 vite të Kinemasë “Jusuf Gërvalla”, gjë që do mund të shërbente si model edhe në rastin e qytetit të Mitrovicës. Në vijim të debatit u theksua edhe nevoja për ndërtimin e strategjive të përbashkëta të komunikimit e promovimit, bashkëpunimit ndër institucional me theks të veçantë me Drejtorinë e Arsimit, si dhe ndërtimit të planeve afatgjata për sigurim të përhershëm të hapësirave sa më dinjitoze për insitucionet publike e kul-turore në vend. Në vazhdën e diskutimeve me të pranishmit, Peci u zotua se buxheti për sektorin e kulturës dhe rinisë për vitin 2020 do të trefishohet, madje do arrijë shifrën prej 100.000 eurosh, gjë që do fuqizoj edhe më tej zhvillimin e jetës kulturore në vend.

Krejt në fund u konstatua se fuqizimi i Rrjetit të Organizatave Kulturore të Mitrovicës si dhe bashkëpunimi i mëtejshëm me institucionet lokale është mëse i domosdoshëm dhe si i tillë do të sillte ide inovative rreth shfrytëzimit të hapësirave publike në të mirën e qytetarëve dhe me theks të veçantë të rinjve.

Ky aktivitet është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit ‘Hapësirat Kulturore të Kosovës’ të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e 7Arte dhe jo domosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian, thuhet në një njoftim për media. / KultPlus.com

Alban Muja: Jusuf Gërvalla ka lënë përshtypje të thella tek unë

Alban Muja në intervistën e dhënë për revistën Sleek në prag të prezantimit të tij në Bienalen e 58-të të Venedikut, ka treguar për ndikim që ka pasur tek ai lufta e fundit në Kosovë, përcjellë KultPlus.

Muja i cili e ka përjetuar luftën dhe ka qenë refugjat, në mesin e detajeve që jep për Pavilionin e Kosovës, tregon edhe ndikimin që ka pasur shkrimtari dhe aktivisti “Jusuf Gërvalla” në të.

“Shkrimtari dhe aktivisti kosovar Jusuf Gërvalla ka lënë përshtypje të thella tek unë. Ai dikur shkroi nga mërgimi poezi për nënën e tij në Jugosllavi. Në vitet 1980, ai kishte kërkuar azil politik në Gjermani së bashku me vëllain e tij për të shpëtuar nga Shërbimi Sekret Jugosllav (UDBA). Gjatë kohës sa ai ishte jashtë vendit u mundu që të nxiste respektimin e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve, statusi i të cilëve në atë kohë në Jugosllavi nuk ishte i caktuar”, ka treguar Muja.

Jusuf Gërvalla, kurrë nuk u kthye te nëna. Në vitin 1982, ai u gjet i vrarë në Stuttgart. KultPlus ju sjellë më poshtë të plotë poezinë “Do të kthehem nënë”./ KultPlus.com

https://www.teksteshqip.com/jusuf-gervalla/lyric-1872708.php

https://www.sleek-mag.com/article/kosovar-artist/

“Miridita, dobra dan!” këtë vit me mesazh për elitën politike: Barrierat duhet të thehen, jo të ndërtohen

 

Festivali “Mirëdita, dobar dan!”, është një ngjarje unike që ka prezantuar skenën kulturore dhe shoqërore të Kosovës në Beograd që nga viti 2014. Qëllimi i festivalit është që përmes prezantimit të artistëve dhe performuesëve të cilët përfaqësojnë skenën kulturore e bashkëkohore të Kosovës të bashkojnë komunitetet shoqërore e kulturore të Kosovës dhe Serbisë dhe të krijohet një traditë bashkëpunimi, që do të kontribuoj në arritjen e një normalizim të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë vit, festivali zhvillohet në një periudhë specifike, kur marrëdhënia midis Prishtinës dhe Beogradit është në nivelin më të ulët që nga fillimi i Marrëveshjes së Brukselit. Një krizë e dukshme politike po reflektohet në jetën e përditshme të qytetarëve në Kosovë dhe Serbi. Kjo dekurajon më tej bashkëpunimin mes dy shoqërive, jo vetëm në sferën kulturore, por edhe në tregti, sport, arsim dhe në të gjithë sektorët e tjerë. Festivali i dërgon një mesazh të qartë publikut dhe elitës politike të Kosovës dhe të Serbisë – barrierat duhet të thehen, jo të ndërtohen.

Ashtu sikur edhe gjatë viteve të kaluara, edhe këtë vit vizitorët do të kenë mundësi të mësojnë më shumë për skenën kulturore të Kosovës përmes një sërë dramash, shfaqjesh, filmash, koncertesh dhe ekspozitash. Një pjesë e festivalit do t’i kushtohet diskutimeve dhe debateve për të ardhmen e marrëdhënieve Prishtinë – Beograd dhe rëndësinë e bashkëpunimit për të dy shoqëritë.

Hapja zyrtare e festivalit “Mirëdita, dobar dan!” do të bëhet të mërkurën me 29 maj me shfaqjen e filmit “Cold November”, me regji të Ismet Sijarinës, film ky i cili është prezantuar në shumë festivale ndërkombëtare të filmit të cilat kanë rezultuar me dy çmime dhe tre nominime. Një ngjarje e cila do t’i paraprijë hapjes do të jetë performanca artistike “Let’s make love” nga Shkumbin Tafilaj. Gjatë festivalit, publiku do të ketë mundësinë të shoh filmin dokumentar “Ferdonija”, film ky nga Gazmend Bajri, i cili tregon jetën e një gruaje që ka humbur tërë familjen e saj gjatë luftës së fundit në Kosovë. Një shfaqje teatrore me regji nga aktori dhe regjisori i famshëm shqiptar Enver Petrovci e titulluar “Kreolet e Ballkanit” do të prezantohet gjatë festivalit për të gjithë dashamirësit e teatrit. Gjatë festivalit do të organizohen tre debate të ndryshme për të diskutuar çështje lidhur me personat e pagjetur, shkrimin e dramave të reja në Kosovë dhe librat e historisë.  Së bashku me këto debate, do të promovohen tre botime specifike: Libri i Kujtesës me tregimet e familjeve të të pagjeturve “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve” të botuar nga forum ZFD në Kosovë dhe Integra, “ONE FLEW OVER THE KOSOVO THEATER  – Një Antologji e Dramës Bashkëkohore nga Kosova” botuar nga Multimedia  në Kosovë dhe Beton në Serbi. “Historia e Kosovës në tekstet e historisë së Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë”, shkruar nga Shkëlzen Gashi dhe botuar nga Alter Habitus.

Performanca përmbyllëse e edicionit të këtij viti do të jetë një koncert shumë emocionues i grupit trio “Don’t listen to your neighbours” nga Kosova, të cilët janë të mirënjohur sepse kanë mbajtur gjithmonë një koleksion të rafinuar të repertorit tradicional shqiptar dhe në vitet e fundit ata kanë zhvilluar një stil mjaft unik me elemente të xhazit të cilat na vijnë në mënyrë të sofistikuar. Më pas, performanca e  DJ Matale-s nga Prishtina do të përmbyllë festivalin “Mirëdita, dobar dan!” 2019.

Frymëzim për festivalin “Mirëdita, dobar dan!” është aktori i mirënjohur shqiptar, kosovar, jugosllav por edhe i tërë botës, Bekim Fehmiu i cili simbolizon unitetin por edhe ndarjen, por gjithashtu edhe mundësinë e bashkimit të dy hapësirave kulturore në një të vetme.

Festivali do të mbahet në disa lokacione në Beograd nga data 29 maj deri më 1 qershor, dhe për të gjithë vizitorët  hyrja, si në vitet e kaluara, do të jetë pa pagesë. Festivali organizohet nga Integra (Kosovë), Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (Serbi), dhe Iniciativa Qytetare (Serbi), me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Serbi, Rockefeller Brothers Fund (RBF), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës. /KultPlus.com

Pse Dita e Evropës është festë zyrtare në Kosovë edhe pse s’është anëtare në BE

Dita e Evropës është ditë ceremoniale, që shënohet më 9 maj të çdo viti, nga Bashkimi Evropian (BE), në njohje të paqes, prosperitetit dhe unitetit të arritur brenda Evropës, që nga formimi i kësaj organizate.

Kjo ditë, në vendet anëtare, shënohet duke vendosur flamurin e Evropës. Ndërsa nga ky vit, pos shënimit të ditës, 9 maji është bërë festë zyrtare dhe ditë pushimi në Luksemburg.

Por, pos këtij vendi të Bashkimit Evropian, 9 maji – Dita e Evropës – është festë zyrtare edhe në Republikën e Kosovës, dhe shënohet si ditë pushimi. Kjo edhe përkundër faktit se Kosova nuk është anëtare e Bashkimit Evropian. Aktualisht, nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova është e fundit edhe në procesin e integrimit në BE dhe vendi i vetëm i papërfshirë në zonën e lëvizjes së lirë, pa viza, brenda shteteve të BE-së.

Në një diskutim të organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian, shefja e këtij dikasteri qeveritar, Dhurata Hoxha, faktin që “Dita e Evropës” është festë zyrtare në Kosovë, e ka cilësuar si dëshmi të pro-evropianizmit të Kosovës.

“Pas liberalizimit të vizave, shpresojmë që kjo do të jetë java e fundit që e festojmë 9 majin, apo javën e Evropës, të izoluar. Shpresojmë që edhe të rinjtë e Kosovës do të bëhen të barabartë me homologët e tyre evropianë dhe ne shpresojmë që BE nuk do të vonohet më shumë në këtë drejtim. Vetë fakti që Kosova është i vetmi vend evropian që e shënon 9 majin, pra Ditën e Evropës, dëshmon edhe orientimin evropian të Republikës së Kosovës. Pra përkundër faktit se ende nuk e gëzojmë lirinë e lëvizjes në zonën ‘schengen’, Kosova përbën vendin më pro-evropian në Evropë”, ka thënë ajo në këtë diskutim.

“Dita e Evropës” është vetëm një nga njëmbëdhjetë (11) festat zyrtare vjetore në Kosovë, sipas Ligjit për Festat Zyrtare, të cilat shënohen me ditë pushimi.

Të plotë mund ta lexoni në Raio Evropa e Lirë

Klithja e un-it

Nga Valmir Behluli

Shumëkush shkruan, por rrallëkush arrin ta krijojë vulën e origjinalitetit, e cila ndihet posa ta nisësh leximin. E ajo vulë, si pika më e fortë e autenticitetit dhe unikalitetit, bëhet e dukshme vetëm atëherë kur secili varg dëshmon për gjuhë, stil e kompozicion të veçantë dhe të dallueshëm. Dhe, përfundimisht, ajo vulë ndihet veç tek ata që, përveçse e pandehin veten për poetë, janë dhe jetojnë si të tillë.

Sabri Hamiti, profesori, kritiku dhe shkrimtari i shquar i letrave shqipe, artikulimin më brilant duket se e ka gjetur pikërisht te poezia, kjo mbretëreshë e lashtë e arteve. Sensibiliteti dhe ashpërsia, dashuria dhe urrejtja, lufta dhe paqja, uni dhe egoja, mërzia dhe lumturia, qetësia dhe egërsia, vaji dhe kënga, jeta dhe vdekja, përkohësia dhe amshueshmëria, janë antipodet të cilat te ky poet marrin semantikë unike e të papërsëritshme për faktin se tisi poetik me të cilat i vijnë ato lexuesit, shquhet për ndjeshmërinë dhe estetikën që përfaqëson.

Libri i fundit me poezi i poetit Sabri Hamiti, “Kukuta e Sokratit”, vjen si sintezë e një dhimbjeje e lëngimi që po sosen drejt amshueshmërisë, sikur edhe vetë jeta që ka mbaruar ciklin e saj rutinor. Kësaj ideje i përgjigjet edhe kompozicioni i librit. Struktura e tij projektohet e tillë që të japë një rend që korrespondon me nisjen e diçkaje, krijimin, rritjen, plakjen dhe fundin. Kështu, kemi fillimisht “Hinin” që në rastin tonë shihet si gjenezë, fillim nga asgjëja, por edhe një fillim që i kthyer kokëposhtë paraqet fund; pastaj kemi ciklin “Prishtina”, që vjen si një intermexo e cila shpreh identitet dhe frymë identitare; e përcjellë nga cikli “Pelini” që sinjifikativisht aludon te ideja e sfidave e sfilitjeve që shtron përpara jeta; e, tash, pasi kjo jetë u jetua vjen “Plaknia”, e cila pason “Lamtumirën”, amanetin dhe porosinë nga dikush që e sheh fundin me sy qartazi të mjegulluar e të përhumbur në rrjetën e ngatërruar të jetës, të cilët fare në fund thonë “Lutjen”, drejtuar nga eternalja e ajo që tejkalon konkreten e kthehet në abstrakte të përjetshme. Cikli i fundit titullohet “Û”, një ‘unë’ tipike gegë, që dëshmon edhe për një fjalë të fundit të dalë nga goja e autorit e edhe për përpjekjen për ta gjetur dhe njohur përfundimisht veten. Mu kjo paraqet edhe idenë që më së shumti, si duket, e ka preokupuar Hamitin: uni, vetja, gjetja dhe njohja e saj. Kujtojmë se të shprehur, idenë e unit e gjejmë fuqishëm edhe ndër përmbledhje tjera me poezi e edhe në romanin e tij “100 vjet vetmi”, e cila e përcjell gjithë librin dhe në fund, shndërrohet në moto të tij. I ngufatur me cektësinë dhe mungesat, Sabri Hamiti i bashkohet un-it të tij dhe përqafuar me të, ikën nëpër terrenet metafizike, të pazbuluara e të pashkelura nga njerëzia. E, nga aty, i mbështjellë me heshtje, klith:

“Palue në heshtje e me mbetëÛ

Tue mos harrue në etje e në û

Përsëritja përsëritet përsëri.”

Pra, shqetësimi si nxitës primar për shkrim, kryekëput i atribuohet idesë së un-it dhe vështirësive për të mbetur vetja, në një lojë vështirë të përballueshme, siç është jeta.

Te “Kukuta e Sokratit”, Hamitin e gjejmë gjithsesi të artikuluar më butë dhe më qetas sesa në veprat tjera me poezi. Diskursi është dukshëm më ndryshe, e gjithashtu edhe gjuha e përdorur. Këtu përjashtohen disa nga togjet e vrazhda apo edhe fjalët e tilla sikur është zhuga, që dominion diskursin e tij poetik, dhe fjalitë e sentencat shkrihen natyrshëm në një gjuhë që tingëllon ëmbël e ndjeshëm, si fjalë e fundit dhe porosi. Kësisoj, kemi poezinë “Letra”, e cila vjen në trajtën e një dedikimi, mbushur me frymë dhembshurie.

“Oj motra ime e madhe, Nexhmije

Nuk pata sy me pa si dhe frymën e fundit

Se kambët m’u ngrinë balli u akullue

Lotët i mëshefa tue i pi se i pata derdhë

Para një gjysmë shekulli fëmijë i humbun

Kur ma vunë plisin në krye si burrë

Krushqit të morën me qerre të mbuluese

Ndër zhurma tupanësh bërtima kangësh

Krisma pushkësh që shituen zemrën.”

Poezia vjen si jeh, si thirrje e gjakim krejtësisht lirik, për dikë që nuk është më, që është shuar në këtë jetë, për të lulëzuar në jetën tjetër, në të cilën beson edhe autori.

Metaforikisht dhe me vargje të papërsëritshme, kur flet për jetën dhe vdekjen, Hamiti shkruan:

“Kur më shihni si grumbull hini

Kujtoni sa i madh ishte zjarri

Tutem nga tuta do të mërdhini

Cili me gishta më prek i pari.”

I madh ishte zjarri, pse e madhe ishte vepra e shkrimtarit, e i ftohtë ishte hiri pse lidhja me këtë jetë ishte e përkohshme çfarë është vetë natyra e jetës: e shkurtër dhe e rrufeshme. Përjetësimi i poetëve bëhet vetëm në vepra, në të gjallë e në të vdekur të tyre.

Si motiv krucial i shtjellimeve të Hamitit, e dimë se ishte kategoria e identitetit, e cila paraqitet në variacione: herë si dhimbje, herë si triumf. As te “Kukuta”, ky lajtmotiv nuk mungon. Niset fillimisht nga njësia më e gjerë, Dardania, për të vazhduar me Kosovën dhe pastaj njësinë më të vogël që është Prishtina, nga ku, siç pohon vetë autori, “nisen të gjitha rrugët” dhe ku “të gjitha rrugët të çojnë”.

Toskërishtja e gegërishtja, dy komponentët që për Hamitin s’janë veç dy dialekte, përplasen për të triumfuar në fund gega, si një “granit i përbetuem”, e “me aromë trëndafili” (këtu, me qëllim bashkohen dy të kundërta, për ta vënë kështu në pah dyanësinë e gegës: bukurinë dhe madhështinë e fortësinë). Pozicionimi i qartë i autorit kah gega, vërehet posa shihet se edhe vetë poezia me titull “Toskërishte”, shkruhet në gegë.

Kur jemi te stili, duhet përmendur patjetër frymën e lehtë lasgushiane që përshkon disa poezi të këtij vëllimi. Madje, edhe pse jo deklarativisht, një poezi duket se i kushtohet atij:

“Ishe në fund e lype përjetësinë

Ishe në teh jete preke përjetësinë

Ishe në skaj e lype paskajsinë

Ishe pa fjalë e gjete asnjanësinë…”

thotë poezia e titulluar “Mjeshtri”, që vërtet s’lë shteg tjetër interpretimi kur e gjithë poezia ndërtohet mbi bazën e koncepteve poetike të Lasgushit, e edhe titulli që vërteton gjithçka në këtë mes kur dihet sa shumë e çmon autori i poezisë poetin në fjalë. (Sa për ilustrim, mund të shërbejë edhe poezia “Zemërzia”, e ndonjë tjetër.)

Përgjithësisht, poezitë janë lirika të kulluara të cilat duket se kanë qëndruar gjatë nën penën e Hamitit, pasi vijnë si absolutisht të latuara në një masë sa lexuesi stepet përballë pjekurisë dhe maturisë së tyre artistike. Vetëm një vrojtim i çastshëm i poezisë “Lidhja”, dëshmon për këtë fakt:

“Më kishe kujtim ishe ëndrra ime

Kur qyqja e zezë më këndoi në prak

Përtypa hapësirat kohët në vajtime

Kur nuk plasi zemra në hundë doli gjak.”

Pra, çdo kund e kemi më subjektiven, më intimen, më të fshehurën e thellësisë së shpirtit, që del në pah e shndërrohet në varg. Sepse poezia jeton nga intimja, ndjenja dhe ndjeshmëria. Nga emocioni, dhimbja e dashuria. Të gjitha këto sillen pafundësisht e pambarimisht në një rreth vicioz të quajtur jetë, ku “Fundi i fundit asht nji fillim”, e ku “Koha nuk e kursen askënd”, sikur shprehet vetë autori. Ky rreth me emrin jetë, sipas Hamitit, “Bahet nji trillim”, e në të “Ndodh veç ajo që mbahet mend”.

E, mend do të mbahen këto vargje e poezi të Hamitit, poetit të pashembullt, si gurë rrezatues që reflektojnë të pazakontën e të veçantën, sa jeta do të bëjë rrathët e saj të gjatë trivialë, e sa përsëritja përsëritet përsëri.

(Klithja e un-it – Recension për veprën “Kukuta e Sokratit” të Sabri Hamitit)

Sot hapet Pavijoni i Kosovës, artisti Alban Muja dërgon në Venedik historitë e refugjatëve

Alberina Haxhijaj

Artisti i mirënjohur Alban Muja, sivjet përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venedikut, ngjarjen më të madhe në fushën e artit bashkëkohor. Në Pavijonin e Kosovës i cili do të hapet sot duke filluar nga ora 14:00, ai do të paraqitet me projektin e tij multimedial të quajtur “Albumi Familjar”. Në këtë projekt, Muja flet për të kaluarën e kosovarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, ngjarje kjo që ndodhi 20 vjet më parë, shkruan KultPlus.

Gjithë ideja për këtë projekt sipas Mujës ka filluar në kohën kur ai ishte duke shfletuar albumin e tij familjar dhe kishte gjetur një fotografi të tij së bashku me kryeministrin e Spanjës, në vitin 1999 (Jose Maria) Aznar. Mirëpo sipas tij, përdorimi i kësaj fotografi mund të shihej si një projekt politik pasi që babi i tij ishte një ish i burgosur politik si dhe mund të ishte subjektive. Prandaj projekti mori një drejtim tjetër dhe krijoi lidhshmëri me përjetimet e tij që i kishte si refugjatë.

Projekti i tij multimedial flet për të kaluarën e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe si pikë referuese i ka përvojat e refugjatëve. Në këtë projekt do të flitet për tri fotografi të njohura të luftës, duke bërë kështu që të mos diskutohet për luftën direkt mirëpo për anën njerëzore të kësaj periudhe. Videoja e realizuar për këtë projekt sjell kujtimet e katër personazheve.

Sipas Mujës kjo është edhe një ftesë për të mos e harruar të kaluarën e Kosovës si dhe njëkohësisht nxitë diskutimin për gjendjen e refugjatëve nëpër botë./ KultPlus.com

Mbërrin paralajmërimi për Spider-Manin e ri dhe nuk është për të gjithë

Ka mbërritur trileri për Spider-Manin e ri (Spider-Man: Far From Home) me Tom Holland në rolin kryesor dhe ky triler nuk është për të gjithë, këtë paralajmërim do ta dëgjoni qysh në fillim të videos.

Të gjithë ata që nuk i kanë parë Avengersat e rinj nuk duhet ta shikojnë trilerin pasi që ai do t’ju zbulojë detaje të rëndësishme nga Endgame. Përveç nëse ju pëlqejnë spoilerët. Vazhdimi i këtij artikulli gjithashtu sjell spoilerë!

“Kudo që shkoj e shoh fytyrën e tij. Më mungon shumë”, thotë Parker në triler për Tony Stark. “Mendoj se Tony nuk do ta bënte atë që e bëri po të mos e dinte se si do të ishe këtu kur ai të largohej”, thotë Harry Hogan (Jon Favreau), shkruan KOHA Ditore.

“Spider-Man: Far From Home” vazhdon në ngjarjet nga “Endgame”. Peter Parker kthehet në New York dhe e ndihmon policinë që ta pastrojë rrëmujën, dhe pastaj e merr një pushim nga puna e Spider-Manit dhe shkon në një ekskursion shkollor në Evropë, ku e vetmja gjë që do është të shoqërohet me simpatinë e tij M.J. (Zendaya) dhe mikun e tij Ned (Jacob Batalon). Por kjo nuk zgjat shumë: atë e thërret Nick Fury (Samuel L. Jackson) sepse është shfaqur Quentin Beck apo Mysterio (Jake Gyllenhaal), i cili është nga Toka, por jo nga Toka jonë …

Image

Jon Wats e bën regjinë e vazhdimit të Spider-Man, i cili vazhdon nga filmi i parë “Spider-Man: Homecoming” nga viti 2017 (i cili i fitoi pak më shumë se 880 milionë dollarë në mbarë botën). “Far From Home” është filmi i 23-të në Marvel Cinematic Universe dhe i fundit i fazës së tretë të Marvelit (Phase Three).

Filmi në kinema do të shfaqet nga 4 korriku.

“Palma e artë” për Alain Delon

Alain Delon, miti i kinematografisë franceze, do të nderohet me çmimin “Palma e Artë” për karrierën në edicionin e 72 të festivalit të Kanës. Ky vit sjell Quentin Tarantino dhe Abdellatif Kechiche që i bashkohen listës së regjisorëve prestigjiozë, ndërsa për herë të parë shënohet pjesëmarrje e lartë në garën e çmimit të madh.

Aktori francez Alain Delon pritet të marrë çmimin “Palma e Artë” për karrierën në edicionin e 72 të festivalit të Kanës, që do të mbahet në datat 14-25 maj. Dhënia e çmimit është konfirmuar zyrtarisht në prag të prezantimit në Paris të programit të festivalit. Aktori merr këtë çmim në moshën 83 vjeçare.

Shfaqja e tij e parë në ekranin e madh daton në vitin 1957 me “Godot” ndërsa në karrierën e tij numëron 95 filma si aktor, 30 si producent dhe 3 si regjisor. Interpretimi i parë i suksesshëm është ai i të riut Tom Ripple në “Krim në dritë të diellit”.

Quentin Tarantino dhe Abdellatif Kechiche që i bashkohen listës së regjisorëve prestigjiozë që garojnë këtë vit bashkë me Pedro Almodovar, Ken Loach apo vëllezërit Dardenne. “Once Upon a Time… in Hollywood” me aktorë Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt është një prej filmave më të shumëpritur për vitin 2019.

Janë 13 filma nga regjisore femra që janë planifikuar për festivalin, por vetëm 4 prej 19 filmave në garë për “Palmën e Artë” janë nga gra: Atlantique” nga Mati Diop, “Little Joe” nga Jessica Hausner, “Portrait of a Young Lady on Fire” nga Celine Sciamma dhe “Sibyl” nga Justine Triet.

Ndërkohë, dekori për Festivalin e 72-të të Kanës, gati ka përfunduar dhe ky edicion premton shumë surpriza. /atsh / KultPlus.com

Rekuiem për orën 6…

Xhevahir Spahiu

Ora 6
Akrepat si dy krahë të hapur që presin
dhe ti s’po vjen
ti s’po vjen as në 6 e një minutë
në 6 e dy minuta vetmia ish me mua
unë isha me vetminë në 6 e tre minuta
në 6 e katër bota ishte po ajo
6 e pesa i ngjante 6 e gjashtës si dy pika uji
6 e shtatë, 6 e tetë, 6 e nëntë, 6 e dhjetë
Ti s’po vjen
S’po vjen
S’vjen
në 6 e pesëmbdhjetë
hodha sytë si dy vetëtima në fushën e orës së qytetit
akrepat u thyen si dy krahë të një zogu
që s’ekziston

Unë morra pikëllimin për dore
dhe ika/KultPlus.com

Donat Qosja fiton çmimin “Aktori më i mirë”

Regjisorja, Burbuqe Berisha dhe producenti, Agron Vula kanë fituar çmimin e mediave në festivalin ndërkombëtar të filmit, “Dea Open Air” me filmin, “Një tregim Prishtine” në Tiranë. Ndërsa, aktori që luan në film, Donat Qosja rrëmbeu çmimin e “Aktorit më të mirë”.

Filmi “Një tregim Prishtine” me regji nga Burbuqe Berisha, skenar nga Getoarbë Mulliqi Bojaj, dhe producent, Agron Vula është dramë familjare që flet për një familje të shtresës së mesme, e cila përballet me sëmundjen e vajzës së tyre; leukeminë akute dhe mënyrën se si ata i sigurojnë mjetet për shërimin e vajzës.

Krejt ky rrëfim përfundon me shërimin e vajzës por me shumë peripeci gjatë asaj kohe. Skenari ndjekë dy linja dramatike që janë drama familjare dhe drama korruptive. Në këtë film luajnë: Donat Qosja, Teuta Krasniqi, Artiola Hamdiju, Bislim Muçaj, Myrvete Kurtishi, Aurita Agushi, Ylber Bardhi, Armend Baloku, Lis Tafa, Luran Ahmeti dhe Edi Kastrati. Ndërsa, sonte ishte edhe nata e fundit e edicionit të gjashtë të festivalit ndërkombëtar të filmit, “Dea” që këtë herë u mbajt në qytetin e Tiranës./KultPlus.com


28 mjeshtra evropian të akuarelit hapin ekspozitë në Galerinë e Qytetit të Fierit

Në kuadër të “Javës me Europës”, 28 artistë ndërkombëtarë mblodhën punimet e tyre për t’i shfaqur për publikun shqiptar në një ekspozitë titulluar “Mjeshtrit Evropian të Akuarelit” në Galerinë e Qytetit të Fierit.

Në këtë ekspozitë të kuruar nga akuarelisti i njohur Helidon Haliti, janë të paraqitura 50 punimeve të punuara nga mjeshtrit të teknikës së akuarelit në Eruopë dhe që ekspozojnë punimet e tyre në galeritë më të famshme dhe të mëdha të botës.

Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, tha se ky aktivitet kulturor është në kuadrin e disa organizimeve për Javën e Europës. “Janë një sërë aktivitetesh të cilat kanë mesazhet e veta. Pa dyshim, që forcojnë idenë se ne jemi evropian dhe jemi pjesë e Europës. Jam i kënaqur dhe i befasuar për nivelin dhe cilësinë e punimeve. Ajo që më ngacmoi ishte se në një moment të dytë duhet të rikthehemi për të sjellë këtu dhe autorët. Ne jemi të gatshëm si bashki për ta përballuar këtë event nga të gjitha drejtimet, ndaj do të thosha që të fillojmë ta mendojmë që tani dhe në shtator mund ta bëjmë realitet , pasi do të jetë një nder dhe kënaqësi shumë e madhe që të gjithë këto autorë të jenë edhe fizikisht prezent, jo vetëm me veprat e tyre”, deklaroi Subashi. Ai falënderoi kuratorin Haliti për hapjen e kësaj ekspozitë. “Kjo është shtëpia juaj, është shtëpia e artit, është një galeri që e kemi ngritur me shumë mundim, pas shumë debatesh e diskutimesh që bëmë, por më në fund e fituam dhe ia kemi dhënë artistëve jo vetëm të Fierit, por të gjithë Shqipërisë dhe ne do të bëjmë përpjekjet që kjo kështu të qëndrojë gjithmonë”, theksoi Kryetari i Bashkisë së Fierit.

Kurator i ekspozitës “Mjeshtrit Evropian të Akuarelit”, Helidon Haliti, bëri të ditur se përzgjedhja e punimeve është bërë në mënyrë inteligjente. “Prej 5 vitesh artistët i njohim shumë mirë, pasi shumica prej tyre kanë pikturuar në Shqipëri dhe kanë dhënë mësime falas për studentët dhe nxënësit e shkollave. Akuareli është ai që na bashkon të gjithëve dhe në rastin konkret na jep atë freski. Në një hapje të dytë, mjeshtrit do t’i sjellim të demonstrojnë në qytetin e Fierit. Më e favorshmja është që ky koleksion është permanent i Shqipërisë. Ne mundohemi që të gjitha krijimet që bëhen t’i mbeten Shqipërisë, por edhe bashkive përkatëse. Kjo është padyshim një diçka për të pasur padyshim vlera”, tha Haliti.

Drejtori i Galerisë së Arteve Fier “Vilson Kilica”, Pandeli Lena, vlerësoi punën e bërë për hapjen e kësaj ekspozite. “Gjeografia e shtrirjes së këtyre vendeve është nga e gjithë Europa. Falenderoj kuratorin dhe mjeshtrin e akuarelit, Helidon Haliti, i cili me shumë përkujdesje dhe dashuri, e ka organizuar dhe ka punuar për të sjellë këtë ekspozitë në qytetin tonë. Është një ekspozitë vërtetë mjeshtrash akuareli, të cilët janë një shkollë për artistët fierak dhe Liceun Artistik”, u shpreh Lena./KultPlus.com

Kënga origjinale e Zef Jubanit dedikuar Princeshës Dora d’Istria

KËNGË

lavdie për zonjën e nderuar dijetare në shkrim

DORA D’ISTRIA

Prej Zef Ndokë Ilia Jubanit

Ti je një yll, e na shndrit Arbërinë,

Me dije, me të mira, e me bukuri ;

Me dashurinë tënde, je duke na përtërirë,

Një gazmend të madh e një lumturi.

Drita e mendjes tënde është duke lulëzuar,

Si drita e syve të tu është sjellë mbi ne ;

Perëndia për të mirën tonë te ka krijuar,

E me sjellë mbarë dhenë tonë ti ke le.

Ndërhyj ti pra je mbretëresha,

Që Dora d’Istria të emërojnë,

Prej Shqipërie je Begtaresha,

Që gjithkund e këtu të nderojnë.

Po ! Shpresa e ëmbël je për ne,

Pse zemra jote është fort e mirë,

Sjelli sytë e tu, e mos harro këtë dhe,

E të kesh edhe për ne mall e dëshirë./KultPlus.com

Folkloristët e izoluar të Evropës

Bajram Mjeku

Shqiptarët, populli më i izoluar në Evropë, edhe zyrtarisht nesër kremton Ditën e Evropës! Ky izolim ndodhi për mungesë të guximit qytetar, që solli klasën politike që kemi sot.

Kjo “elitë” politike, e cila solli korrupsion e krim të organizuar, zhvatje të pasurisë e varfëri të skajshme, depresion e pasiguri kolektive, ikje masive të të rinjëve deri në përmasat e mohimit të atdheut, ndodhi për fajin tonë dhe jo të Evropës. Jemi ne që tash njëzet vjet e mbajmë në këmbë prej qelqi, udhëheqjen më të padenjë që shqiptarët e kanë patur ndonjëherë në historinë e tyre. Pse nuk ndalemi një çast e të kujtojmë kush na përfaqëson, pastaj të marrim frymë thellë dhe ta gjykojmë Evropën?!
Kosova asnjëherë nuk ishte më e izoluar se sot dhe asnjëherë nuk kishte më pak miq në familjen evropiane se sot. Një fakt duhet ta kuptojmë një herë e mirë: Shqiptarët asnjëherë nuk ishin më injorantë e më indiferentë siç janë sot. Janë më pak të arsimuar se në vitet shtatëdhjetë, më pak të emancipuar se në vitet tetëdhjetë dhe shumë më pak atdhedashës se në vitet nëntëdhjetë. Çdo ditë shohim veten duke u fundosur në baltën e gjallë dhe bëhemi sikur nuk është duke ndodhur asgjë. Çdo ditë presim mrekulli nga Zoti, derisa nga gjithë popujt e Kontinentit të vjetër, më së paku besojmë në Zot.
Kujtojmë korrikun e vitit 2015, kur kancelarja gjermane Angela Merkel vizitoi kryeqytetin shqiptar. E lodhur nga dyndjet e shqiptarëve drejtë Evropës dhe nga servilizmi patetik i Qeverisë shqiptare, Merkel sikur humbi durimin e tha: Keni detin dhe malet! Edhe kaizeri gjerman Wilhelm II, më shumë se një shekull më parë mbi tavolinën e bisedimeve vuri dilemën: A janë shqiptarët të aftë për të qeverisur veten?!
Kur në nëntor të vitit 1989 ra Muri i Berlinit, shqiptarët provuan njëfarë pajtimi me Evropën. Kësaj radhe, sharjet i shndërruan në pendesë dhe përmes kësaj të fundit sërish dërguam mesazhin e urrejtjes kundër Evropës! Në vend se këtë ndërmarrje ta bënim përmes diplomacisë dhe botës intelektuale, edhe maskaradën e radhës e bëmë përmes folklorit. Këngën e kahmotshme “Oj Evropë oj kurva e vjetër” e zëvendësuam me një të re, e cila niste me vargun: “Ty Evropë po të shkruaj një letër!”. Për habinë e dyfishtë, kjo këngë dhe shumë këngë të tjera folklorike, editoriale e libra të këtij soji u pëlqenin shumicës! Prapë u ringjall epoka e çiftelisë, prapë “elita” intelektuale u fsheh në strofullin e vet dhe prapë folkloristët nisën ta kërcënojnë Evropën. 
Slogani “Duam Shqipërinë si gjithë Evropën”, lindi në qastet kur shqiptarët nisën të dalin nga kampi komunist. Vetëm atëherë kur “dëshirën” do ta zëvendësojmë me “përkushtimin” për Evropën dhe folkloristët do të zëvendësohen me vlera nacionale, Brukseli nuk do të jetë aq naks dhe do të na pranojë në familjen e tij./KultPlus.com

At’ Serafin Koda, prifti françeskan nga Kosova që vdiq në torturat e Sigurimit të Shtetit

Dita e 17 majit të vitit 1947, nuk ishte njësoj si të tjerat për infermieren Marije Ndoja. Në klinikën ku ajo u shërbente të sëmurëve, erdhi i larë me gjak, trupi i priftit fort të dashur për lezhianët, kosovari At Serafin Koda. Marija bëri ç’ishte e mundur që t’i mjekonte plagët e thella, por nuk mundi ta shpëtonte, sepse hetuesit e Sigurimit të Shtetit e kishin sakatuar priftin, vetëm se ai nuk po pranonte të fajësonte miqtë e tij priftërinj, nuk pranoi që të thoshte të pavërtetën për ta, dhe kështu, vdiq në tortura. Pasi Marija bëri sa mundi për ta shpëtuar bashkë me priftërinjtë e miq të At Serafinit, sfida tjetër ishte varrosja e trupit të klerikut në fshehtësi. Historia tronditëse e priftit kosovar, që shërbeu në krahina të ndryshme të veriut të Shqipërisë, është botuar në Revistën “Jeta Katolikë” nr.1 viti 2009, me autor Gjeto Turmaj.

Arrestimi dhe burgosja

Serafin Koda ishte famullitar në Lezhë kur e arrestuan. Kjo ndodhi pasi ata sigurimsa më parë bënë një takim, për të diskutuar rreth problemeve ekonomike, me Fretnit e Kuvendit, por në fakt, aty oficerët e sigurimit u aktivizuan sikur ndonjëherë për t’i dhënë kuptim politik. Ashtu të lidhur, e veçojnë në një nga dhomat e Kuvendit, duke e torturuar me metodat më çnjerëzore, psikologjike dhe fizike, me alibi të sajuara, si një ndër kundërshtarët e rregjimit komunist dhe për rrëzimin e pushtetit të tyre. I kërkonin bashkëpunim, për të dëshmuar kundër klerikëve të tjerë, që Sigurimi i Shtetit të arrestonte inteligjencën e klerikëve. Ishte maji i vitit 1947, sapo i kishte lënë të 54 vjetët e pikërisht, sa cituam më lart, më 25 prill. Ajo ditë u festua nga ai dhe vëllezërit e tjerë klerikë, dhe ai u shpreh mjaft entusiast, se ishte i lumtur që kishte lindur në atë datë, që për të ishte simbolike, se përkonte me Ditën e Ungjilltarit, Shën Markut. Kjo datë gjithashtu i ngjallte nostalgji për vendlindjen, se në Janjevë ishte hapë Shkolla e parë Shqipe në vitin 1671, një letër historike që mbante datën 10 Prill 1683 e vetë shënimi i Pjetër Bogdanit te libri “Çeta e Profetëve”, e cila është dërguar aso kohe prej Janjëve. Hetuesia dhe torturat. Nuk vonoi shumë e meshtari trim ju nënshtrua pyetjeve nga hetuesit e Sigurimit të Shtetit, dhe torturave nga më çnjerëzoret dhe huligane.
– Hë, po na thuaj o prift Serafin, çfarë komploti armik keni përgatitur kundra pushtetit tonë të pavdekshëm komunist?
– Kurrësesi, jo dhe jo, as unë, madje e asnjë prej shokëve të mi. As nuk kemi menduar, absolutisht, atë çka ju më thoni, shoku Hetues, Jo, Jo Në asnjë mënyrë !
– A e dëgjoni si më thotë ky mua?! Po unë nuk jam shoku yt, more armik i popullit, këlysh i Vatikanit.
– Ju lutem, jo nuk jam armik, unë jam vetëm një meshtar, nuk e njoh urrejtjen, ne jemi për paqe e dashuri. Vetë besimi te Zoti nuk na lejon t’i urrejmë e ofendojmë njerëzit.
– Eh, ja pra po të lëdhatojm me grushtë turinjëve tuaj, ja edhe një tjetër. Nga fytyra e Atë Serafinit po rridhte gjak, nga goja e hunda.
– Kthehu në ujdi me vehten tënde, o Serafin i poshtër, he, po të dëgjojmë, na trego, cili nga juve është prijësi i grupit në atë çerdhen tuaj?
– Personalisht nuk di asgjë, asnjë nga miqtë e shokët e mi, nuk i kam degjuar të shprehen, kunder pushtetit popullor.
– Pa na i trego ato kokat drejtuese aty në “Sapën tuaj”, hë përgjigju? Dhe furi grushtesh, shqelma e rrahje u derdhën mbi meshtarin.
– Ne s’kemi as hierarki as të parë të gjithë jemi vëllezër.
– Tani na thuaj ku i keni fshehur armët, se për ndryshe të mbytem në minutë?
– Pasha nderin, pasha të drejtat, ju betohem, për atë Zot nuk kemi armë.
– Ndëgjo mirë pra, keni 3 minuta kohë të tregoni gjithçka dhe në rast se jo, paç vehten në qafë! – Për atë besë që ka burri, nuk kam asgjë për të thenë!

Të tre hetuesit që e kishin marrë në pyetje, u lëshuan mbi Atë Serafinin, duke e torturuar e rrahur barbarisht, derisa ai humbi ndjenjat. Ashtu i shtrirë në dysheme, i gjakosur, i dërmuar dhe i pavetdijshëm, njëri nga hetuesit i fut duart në fyt, për ta mbytur meshtarin trim. Nga fyti filloi të rridhte gjak. Por bisha komuniste nuk ngopej me kaq. Torturat vazhdojnë edhe për disa orë të tjera. Kur ata ikën Atë Serafini po jepte shpirt në çimenton e ftohtë të dhomës. Nga mesnata e datës 11 Maj1947, Atë Serafini, i rënduar nga plagët, u përmend vetëm për disa minuta. Vëllezërit e tij klerikë e morën për ta çuar tek infermierja. Kur po kalonte para trupores se Zonjës, iu lut me zërin e çjerrë, përmes gjakut që i rridhte nga goja: “O Zoja Virgjër, vepro sa më shpejt me shpirtin tim”. Sapo e vendosën në shtrat, u lut për herë të fundit, pa mundur të bashkonte duart: “O Jezus, merre në duart tuaja shpirtin tim, që te jam kushtuar me gjithë zemër”. ‘Ati ynë që je në Qiell”! – e… dha shpirt… Ia dorëzoi Atit të gjithëpushtëtshem shpirtin e tij te bardhë, që t’i bashkohet korit të engjujve në qiell, ashtu qoftë!

 Mbas vdekjes së Atë Serafinit

Besimtarët e Famullisë, bashkëkohasit e tij, e deshtën shumë meshtarin trim, që me qëndrimin e tij burrëror u shëndrrua në një martir. Ata humbën jo vetëm një njeri të përkushtuar ndaj fesë, por edhe njeriun e dashur, që kurrë nuk u pat munguar me ndihmën e fjalën e Zotit, në gëzime dhe hidhërime familjare. Ai u kishte shërbyer në të gjitha rastet, duke vizituar të sëmurët, rrëfime, bekime shtëpish, pagëzime, salikimin e të vdekurve. Njerëzit shpreheshin me fjalët më të mira të shpirtit, duke thënë se Atë Serafini ishte një misionar i zellshëm, i përkushtuar, me zemër të madhe dhe i dashur. Infermierja e atyre viteve Marie Ndoja, e cila mjekonte Atë Serafinin në momentet e agonisë së plotë, bëri të pamundurën ta shpëtonte, por plaga e madhe e dëmtimit të venave e rrjedhja e gjakut nga fyti ia shkurtuan jetën. Maria e varrosi me mjaft mundim e në fshehtësi të plotë meshtarin trim, poshtë një ulliri, që ishte në oborrin e Kuvendit te Fretërve, në kodrën që populli e thërriste “Kisha e Dom Lleshit”. Edhe sot e kësaj dite s’dihet pse u quajt me atë emër. Ndoshta ndonjë famullitar në atë Kishë ka lënë gjurmë me emrin e tij. Ndoshta, ndoshta, nga pushtuesit Osmanë, ishte ba therror edhe Dom LLeshi, e në kujtim të tij, u quajt Kisha në kodër. Por vitet kanë kaluar dhe asgjë nuk dihet me saktësi. Çmënduria më e madhe e sistemit komunist ka qenë ajo e vëllavrasjes, si edhe ndodhi me Atë Serafin Kodën, meshtarin martir, nga Janjeva e Kosovës, i cili u vra barbarisht nga sigurimi i shtetit komunist.Por përkushtimi, kontributi dhe vepra e Atë Serafinit kanë lënë gjurmë të pashlyera në Lezhë. Mbas 34 vjetësh u zbulua varri i Atë Serafin Kodës, i cili ishte ruajtur me fanatizëm dhe obligim shpirtëror nga infermierja, një grua humane në shpirt, Marie Ndoja, një besimtare katolike, me një shpirt e mirësi të madhe. Ajo dëshmoi për varrin e Fratit vetëm në vitet e demokracisë. Maria, gjatë kohës së rregjimit komunist, as që guxonte të tregonte veprën e saj të mirësisë, por e ruante peng në zemër. Ajo mendonte gjithmonë për Fratin, i cili të afërmit e tij i kishte në Janjevë, që nuk ia dinin as varrin. Në rast se Sigurimi i Shtetit e merrte vesh, Maria do të dënohej me burg dhe për këtë ajo tregohej e kujdesshme, për ta mbajtur sekret. Mbas rivendosjes së besimit fetar në Shqipëri në vitet e demokracisë, ajo do të tregonte gjithçka. Madje Infermjerja Marie pati pohuar se atë natë, që e varrosi meshtarin, i kujtohej se si shenjë i kishte veshur vetëm Zhgunin e Fratit, më Uratë në qafë dhe në këmbë një palë këpucë llastiku. Për çudi e të gjithëve, kur e nxorrën nga varri pas 34 vjetëve, këpucët e llastikut u gjetën të paprishura dhe te koka kryqi dhe disa kokrra të uratëve. Rivarrimi i eshtrave të bekueme të Atë Serafinit u bë mbas restaurimit të Kishës “Zoja Nunciatë”, në mauzoleun e saj. Në murin me një gjatësi 90 cm, që përkon me anën e majtë të Altarit, ku dikur celebrohej mesha nga vetë Atë Serafin Koda. Më 16 Shtator 1994 populli i Lezhës dhe rrethinave, shprehen nderimin e respektin, dhembjen e kujtimin, duke marrë pjesë në meshën që u celebrua në nderim të rivarrimit të eshtrave të Fratit, nga ipeshkvinjë dhe meshtarë. Si për ironi, data 16 Shtator, përkonte me datën e Konferencës së Pezës. Ajo histori u la nga pas, por kujtimi i Klerit të Kombit u përjetësua në histori. Pllaka e varrit të Atë Serafinit flet shumë – aq shumë sa ka se çfarë historia të shkruajë. Në mbyllje të këtij rrëfimi të dhembshëm e rrënqethës, të mos harrojmë e të mësojmë nga mesazhi që ai përcjell se “Koha i ka hangër bijtë e saj”! Është nder i madh e shembull fatlum për vendin tonë, që Kisha Katolike, në procedurën e shpalljes martirë, mes të dyzetëve, ka zgjedhur edhe meshtarin Atë Serafin Kodën. Referencat: 1. Nga ëebsite, Kisha Katolike Shkodër: Zyra-për Martirët 2. Prej Homelisë-ditën e rivarrimit, më 16 Shtator 1994, rreth jetës së Atë Serafin Koda 3. P. Bogdani, “Çeta e Profetve”, faqe 10.

15 mendime të bukura mbi dashurinë

“Ajo ishte e gatshme të mohonte ekzistencën e hapësirës dhe kohës, më shumë se sa ta pranonte se dashuria mund të mos jetë e përjetshme.”
– Simone de Beauvoir

“Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është gjetja e personit që do ta shkaktonte atë.”
– Bertrand Russell

“Në dashuri, ne shpesh e dyshojmë atë që më së shumti e besojmë.”
– François de La Rochefoucauld

“Secila dashuri, sa do qiellore që mund të duket, rrënjët e saj i ka në instiktin seksual.”
– Arthur Schopenhauer

“Dashuria është emri për përpjekjen tonë për plotëni; për dëshiron tonë për të qenë komplet.”
– Plato

“Gravitacioni nuk është përgjegjës që njerëzit bien në dashuri.”
– Albert Einstein

“Oh, dashuria nuk është këtu për të na bërë të lumtur. Unë mendoj se ajo ekziston për të na treguar se sa shumë mund të durojmë.”
– Herman Hesse

“Sa më shumë që ke sukses në dashuri, aq më shumë do të bindesh në ekzistencën e Zotit dhe në pavdekshmërinë e shpirtit.”
– Fyodor Dostoevsky

“Dashuria e vërtetë nuk e njeh thellësinë e saj deri në momentin e ndarjes.”
– Kahlil Gibran

“Dashuria është një gjendje në të cilën njeriu i sheh gjërat ashtu siç ato nuk janë.”
– Friedrich Nietzsche

“Dashuria pushton çdo gjë, prandaj le ti nënshtrohemi dashurisë.”
– Virgil

“Ata që është më së vështiri për t’i dashuruar, kanë më së shumti nevojë për të.”
– Socrates

“E dini që jeni të dashuruar kur nuk mund të flini, sepse më në fund realiteti është më i bukur se sa ëndërrat e juaja.”
– Dr. Seuss

“Kur dashuroni, ju dëshironi të bëni diçka për të. Dëshironi të sakrifikoni për të. Dëshironi ti shërbeni asaj.”
– Ernest Hemingway

“Një grua e njeh fytyrën e burrit që e dashuron, ashtu siç detari e njeh detin e hapur.”
– Honore de Balzac/KultPlus.com

Më i keqi analfabet është analfabeti politik

Bertolt Brecht

Më i keqi analfabet
është analfabeti politik.
Nuk dëgjon, nuk flet
në ngjarje politike pjesë nuk merr.
Ai nuk e di se çmimi i jetës
çmimi i fasuleve, i peshkut,
i miellit, i qirasë, i këpucëve
dhe barnave
nga vendime politike varen.
Analfabeti politik është aq kafshë,
sa shet edhe mend e fryhet si gjel
kur thotë “e urrej politikën”
Por është i trashë dhe nuk e di trapi,
se nga padija e tij politike
çfaqen kurvat, braktisja e të miturve,
grabitësit dhe më i keqi i të gjithë horrave,
që është politikani i pandershëm,
mashtrues dhe i korruptuar,
që lëpin këmbët e ndërmarrjeve kombëtare dhe atyre shumëkombëshe./KultPlus.com


Përktheu: Maksim Rakipaj

Arratia s’pengon Nikolla Gruevksin të botojë libër

Edhe pse në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka arritur të nxjerrë në dritën e botimit, librin e tij me titull: “Eksperiencë për ardhmërinë”.

“Libri im i ri, del nga shtypi përmes shtëpisë botuese Gjurgja. Prej nesër, e mërkurë, 8 maj në panairin e librit, ndërsa nga e premtja në treg. Në shtator edhe version anglez”, ka shkruar ish kryeministri Gruevski në Facebook.

“Koncentrat” fjalësh të mençura nga Kryevepra e Niçes

“Sa më lart që ngjitemi, aq më të vegjël u dukemi atyre që nuk mund të fluturojnë”.

“Unë jam një pyll dhe një natë pemësh të errëta: por ai që nuk ka frikë nga errësira ime, do të gjejë grumbuj me trëndafila nën selvitë e mia”.

“Duhet të jesh gati që të digjesh në flakën tënde; si mund të ringrihesh, nëse nuk je bërë më parë hi”?

“Heshtja është më keq, të gjithë të vërtetat që mbahen të heshtura bëhen helmuese”.

“Njeriu i vetmuar ia shtrin dorën shumë shpejt, kujtdo që takon”.

“Ti e shpërblen mësuesin shumë keq, nëse mbetesh përjetë një nxënës”.

“Ka më shumë urtësi në trupin tënd, se sa në filozofinë tënde më të thellë”.

“Dhe një herë që zgjohesh, do të mbetesh zgjuar përjetësisht”.

“Por armiku më i keq që mund të takosh do të jetë gjithmonë vetja jote; ti rri në pritje për veten tënde, në shpella dhe pyje. I vetmuar, ti do të shkosh rrugës drejt vetes tënde! dhe rruga jote kalon nga vetja jote, dhe përtej shtatë djajve të tu! Ti do të jesh një heretik për veten tënde dhe shtrigan dhe fallxhor dhe budalla dhe dyshues dhe mëkatar dhe i lig. Duhet të jesh gati të djegësh veten tënde në flakën tënde: si mund të bëhesh i ri, nëse nuk bëhesh më parë hi?”

“Por me njeriun është njësoj si me pemën. Sa më shumë që kërkon të ngrihet lart dhe drejt dritës, aq më shumë rrënjët e tij e tërheqin poshtë, në tokë, drejt errësirës, thellësisë – të keqes”.

“Duhet të jesh një det, që të presësh një rrëke të ndotur e të mos bëhesh pis”.

“Ai që ngjitet në malet më të larta, qesh me të gjithë tragjeditë, të vërteta dhe të pavërteta”.

“Nga të gjithë gjërat që janë shkruar, më pëlqejnë ato që njeriu i ka shkruar me gjakun e vet”./KultPlus.com

“Mirandolina” shfaqja më e re në teatrin “Istref Begolli”

Një nga veprat e njohura të dramaturgjisë botërore komedia “Mirandolina” e autorit të njohur Italian Karlo Goldon, do të vihet në skenë me trupën e aktorëve të këtij teatri.

Provat kanë nisur këtë të mërkurë, ndërsa premiera është planifikuar që të shfaqet në Ditën e Çlirimit të Pejës, me 16 qershor.

Edhe pse vepra është shkruar që në shek.XVIII, ajo përcjell mesazhe emancipuese dhe i flet realitetit tonë.

“Mirandolina” është vënë në skenë për herë të parë në Venecia në 1752.

Komedia ka porosi të forta për pozitën e femrës, një debat që zhvillohet edhe sot për trajtimin që i bëhet asaj edhe në shoqërinë kosovare.

Komedia më moderne e komedianit italian Carlo Goldoni, përballë femrën me mashkullin në skenën teatrore.

Goldoni si një mjeshtër i madh i karaktereve dhe në një kohë kur femra ishte e dhunuar nga arroganca mashkullore, e ngre lart figurën e Mirandolinës, protagonistes kryesore të veprës, si një ftesë për emancipimin e një shoqërie tejet patriarkale.

Drejtori i Kulturës në Komunën e Pejës, Engelbert Zefaj pret një shfaqje të nivelit të lartë. “Duke i çmuar kapacitetet e regjisores Nura, ekipit që e ka përzgjedhur dhe trupën e aktorëve, jam optimist se do të kemi një shfaqje mjaft të sukssesshme në teatrin tonë që do të mirëpritet edhe nga publiku”, ka theksuar ai.

Kjo vepër është inskenuar në shumë skena botërore dhe kritikët e kanë krahasuar me kryeveprën e Shekspirti, “Ëndrra e një nate vere”.

“Përmbajtja e komedisë sjell situata të këndshme humori dhe me konceptin tim regjisorial, bashkë me trupën e Pejës, do të realizojmë një shfaqje me vlera të larta artistike dhe të pëlqyer nga publiku”, u shpreh regjisorja Elmaze Nura.

Edhe në shoqërinë kosovare, ku shfaqet shpesh një kulturë tejet maskiliste kjo vepër është apel për emancipim.

Vepra të tilla kanë mesazhe pa fund dhe secili spektator shikon diçka nga vetja, që është e mishëruar tek karakteret e veprës, si tradhtia, xhelozia, dashuria, etj.

Regjizorja Elmaze Nura rikthehet në Teatrin “Istref Begolli”, pas realizimit të dramës “Mendje djallëzore” të autorit Blerim Haxhiaj, një shfaqje që u vlerësua lart për nivelin artistik dhe e prezantoi Pejën në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove në Rumani./KultPlus.com

Shqipëria realizon filmin për arbëreshet

Historia dhe jeta e komunitetit arbëresh do të tregohet edhe me anën e një filmi, që do të realizohet së shpejti, me titullin “Arbëria”, shkruan albinfo.ch.

Pikërisht për këtë film, ministri i Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, ka pritur sot ekipin që po e realizojnë filmin, me ç’rast i ka përgëzuar për punën dhe idenë e tyre që t’i sjellin publikut një film mbi historinë dhe jetën brenda komunitetit arbëresh, të cilët ndër vite kanë ruajtur traditën dhe kulturën shqiptare, përcjell albinfo.ch.

“Filmi “Arbëria” tregon historinë e Aidës, stiliste e suksesshme, e cila zbulon origjinën arbëreshe përmes një udhëtimi në vendet e kujtimeve fëmijërore, ku njeh gjuhën, traditat dhe atmosferën në komunitetin arbëresh”, thuhet në njoftim.

Regjisore e këtij filmi është Franceska Oliveri./KultPlus.com

Disa thënie të shkrimtarit Ismail Kadare

“Sa më pak persona ta dinë që je i lumtur, aq më shumë zgjat lumturia!”

“Ti u vonove shumë vjet, por unë prapë s’të zemërohem.”

“Dhe nuk ka asgjë më të tmerrshme se ëndrrat e thyera. Ato i gjejmë përgjatë gjithë rrugës, duke na gjakosur jo këmbët me të cilat i shkelim, por zemrën me të cilën i deshëm.”

“O Zot, sa e thjeshtë paskësh qenë ajo që dukej e pamundur; të shkulja nga vetja gjithë atë hidhërim!”

“Ishte tepër e vështirë të futeshe brenda zemrës së saj. Ishte plot mure të larta akulli dhe e rrethuar me mosbesim. Por nëse arrije të futeshe, nuk dilje kurrë më prej aty…”

“E marrë, si gruaja në orën e dashurisë.”

“E prita. Unë gjithmonë i ulur, gjithmonë në ecje ajo. Por kurrë nuk u takuam!”

“A nuk je lodhur? Se po vrapon orë të tëra në mendjen time…”/KultPlu.com