Spektakël i rrallë hipizmi në vijën bregdetare Darëzezë – Pishporo

Darëzeza e Fierit mori një tjetër dimension turistik.

Me qindra pjesëmarrës nga gjithë Shqipëria e Kosova përjetuan spektaklin e rrallë të hipizmit në vijën bregdetare Darëzezë – Pishporo.

Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi lidhur me organizimin e këtij eventi të rëndësishëm sportivo turistik u shpreh se “kalorës të apasionuar pas kalërimit nga Fieri, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi i vunë një kurorë të artë turizmit tonë bregdetar”.

“Mirënjohje për organizatorët fierakë dhe Shoqatës “Bilali” të hipizmit që e kthyen Darëzezën tonë në pistën me fantastike të hipizmit mbarëkombëtar”- tha Subashi.

Për herë të parë bregdeti i Darëzezës në Fier është shndërruar në një “pistë” hipizmi.

Iniciatorët e kësaj gare u bënë disa të rinj fierakë, të cilët prej janarit të këtij viti çdo ditë për hobi bënin shëtitje me kuaj në bregdet. Gara u zhvillua në bregdetin e Darëzezës dhe Pishporos për shkak të gjatësisë të pandërprerë, prej 10 km.

Gjatë aktivitetit u zhvilluan dy gara, një garë shpejtësie ku marrën pjesë 15 kalorës që zgjati 1 minutë dhe gara tjetër zgjati më shumë. Gara e gjatë e rezistencës është e gjatë 10 km, vajtje ardhje nga Darëzeza në Pishporo dhe nga Pishporo deri tek grykëderdhjen e Vjosës ku kufizohet Fieri me Vlorën.

Hipizmi është prej shekujsh një sport i preferuar për adhuruesit e tij, i cili sjell emocione dhe adrenalinë të papërshkrueshme. Mund të ushtrohet nga të gjithë grupmoshat. Ky sport vë në lëvizje të gjithë pjesët e trupit si dhe mendjen në të njëjtën kohë./ atsh/ KultPlus.com

Kush e zbuloi Amerikën?

Amerikanët e kanë ditë pushimi 12 tetorin për të festuar Ditën e Kolombit. Është një festë vjetore që përkujton 12 tetorin e vitit 1492, kur eksploruesi italian Kristofor Kolombi zyrtarisht shkeli në Amerikë dhe e shpalli atë tokë të Spanjës. E hëna e dytë e tetorit është festë kombëtare në nderim të Kolombit në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1937.

Zakonisht thuhet se “Kolombi zbuloi Amerikën”. Do të ishte më e saktë ndoshta të thuhet se ai e prezantoi Amerikën tek Evropa Perëndimore, gjatë katër udhëtimeve të tij në rajon midis viteve 1492 dhe 1502. Është gjithashtu me vend të thuhet se ai hapi rrugën për një fluks masiv të evropianëve perëndimorë që përfundimisht do të formonin disa kombe të reja përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Meksikën. Por të thuash se ai “zbuloi” Amerikën është një term disi i gabuar pasi aty kishte shumë njerëz kur ai mbërriti.

Po para Kolombit?

Pra, cilët ishin njerëzit që me të vërtetë meritojnë të quhen amerikanët e parë? Zëri i Amerikës pyeti zotin Michael Bawaya, redaktor i revistës Arkeologjia Amerikane. Ai thotë se njerëzit e parë erdhën këtu nga Azia ndoshta “jo më vonë se rreth 15,000 vjet më parë”.

Ata ecën përgjatë shtegut Bering, që lidhte në atë kohë atë që tani është shteti amerikan i Alaskës me Siberinë. 15 mijë vjet më parë, nivelet e oqeanit ishin shumë më të ulëta dhe toka midis kontinenteve ishte qindra kilometra e gjerë.

Zona duhet të ketë ngjasuar me atë që shohim sot me gadishullin Seward të Alaskës: tundra të zhveshura dhe të thata. Por, megjithë kushtet e pafavorshme, jeta atje lulëzoi.

Sipas Shërbimit Kombëtar Amerikan të Parqeve, “shtegu luajti një rol jetësor në përhapjen e jetës së kafshëve dhe bimëve mes dy kontinenteve. Shumë lloje kafshësh lëvizën nga një kontinent në tjetrin përmes shtegut Bering. Zogjtë, peshqit dhe gjitarët detarë krijuan modele migrimi që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite”.

Arkeologët thonë se njerëzit ndoqën të njëjtën rrjedhë, përmes gjuetisë për ushqim, ujë dhe strehim. Pasi mbërritën këtu, njerëzit u shpërndanë në të gjithë Amerikën e Veriut dhe përfundimisht në Amerikën Qendrore dhe atë të Jugut.

Deri në vitet 1970, këta amerikanë të parë quheshin Klovis. Ata e marrin emrin e tyre nga një vendbanim i lashtë i zbuluar pranë Klovisit, në Nju Meksiko, që daton mbi 11,000 vjet më parë. Dhe AND-ja e tyre sugjeron se ata janë paraardhësit e drejtpërdrejtë të gati 80 përqind të të gjithë njerëzve autoktonë në Amerikë.

Por historia shkon më tej. Sot, besohet gjerësisht se para Klovisëve, këtu kishte njerëz të tjerë dhe siç thotë zoti Bawaya, “ata në të vërtetë nuk janë identifikuar”. Por ka pasues të tyre në shtetet amerikane të Teksasit dhe Virxhinias, e deri në jug si Peruja dhe Kili. Ne i quajmë ata, për mungesë të një emri më të mirë, njerëzit para-Klovisëve.

Dhe për t’i bërë gjërat më të komplikuara, zbulimet e fundit mund ta shtyjnë mbërritjen e njerëzve në Amerikën e Veriut edhe më pas në kohë. Mbase deri në 20,000 vjet ose më shumë më parë. Por shkenca për këtë teori nuk është e vërtetuar ende.

Përsëri tek evropianët

Kështu që tani për tani, Klovisët dhe para-Klovisët, të zhdukur prej kohësh, por ende ekzistues në kodin gjenetik të pothuajse të gjithë amerikanëve vendas, meritojnë nderimin për zbulimin e Amerikës.

Por ata mbërritën në bregun perëndimor. Po të ardhurit nga lindja? A ishte Kolombi i pari evropian që vështroi parajsën e gjelbëruar që duhet të ketë qenë Amerika shekuj më parë?

Jo.

Ka prova se evropianët vizituan atë që tani është Kanadaja rreth 500 vjet para se Kolombi të nisej. Ata ishin vikingët dhe provat e pranisë së tyre mund të gjenden në ishullin kanadez të Njufaundlendit në vendin e quajtur l’Anse Aux Meadows. Tani ai është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Sot zona është e djerrë, por një mijë vjet më parë aty kishte pemë kudo dhe zona me gjasë është përdorur si vend ndalimi gjatë dimrit, ku Vikingët rregullonin anijet e tyre dhe qëndronin gjatë motit të keq. Nuk është mjaft e qartë nëse zona ka qenë një vendbanim i përhershëm, por është e qartë se Vikingët ishin aty shumë përpara Kolombit.

Një mister i fundit

Dhe për të shtuar një tjetër hallkë në historinë e zbulimit të Amerikës, të hedhim një vështrim tek patatja e ëmbël.

Bima e njohur e Amerikës së Jugut ka qënë në Polinezi 1000 vjet më parë.

Atëherë, si mbërriti atje?

Duke krahasuar ADN-në e patateve të ëmbla polineziane me ato të Amerikës së Jugut, shkencëtarët mendojnë se është e qartë që dikush ose i çoi në Polinezi pasi vizitoi Amerikën e Jugut, ose banorët e ishujve i sollën nga Amerika e Jugut kur po eksploronin Oqeanin Paqësor.

Përzjerje kulturash

Pra, çfarë përfundimi mund të nxjerrim nga të gjitha këto?

Këtu në Zërin e Amerikës, ne përpiqemi të tregojmë historinë e Amerikës. Dhe ajo që është e qartë është se Amerika ka qenë një përzjerje kulturash qindra vjet para se Statuja e Lirisë të fillonte t’i bënte thirrje botës: “Më jepni të lodhurit tuaj, të varfrit tuaj, ata që dëshirojnë të marrin frymë të lirë”.

Në fakt, Amerika e Veriut dhe e Jugut janë poliglote kulturash që shtrihen para se të fillonte të shkruhej historia. Dhe njerëzit kanë ardhur që nga ajo kohë këtu, në kërkim të një jete më të mirë, ushqimi të bollshëm, dhe mundësish të shumta.

Sot ndoshta, jo shumë ka ndryshuar./ voa/ KultPlus.com

Pleqnari nga Peja që përveç zgjidhjes së ngatërresave, merret edhe me zeje

Pleqnari Haxhi Lajçi nga Peja përveç zgjidhjes së ngatërresave merret edhe me punëtorinë e tij të vogël. Ai thotë se me këtë zeje dikur mbanin familjen.

Brenda punëtorisë së tij të vogël, Lajçi thotë se e largon lodhjen dhe stresin që i akumulohet nga zgjidhja e ngatërresave.

Këtë zeje thotë se e ka trashëguar nga gjyshi i tij.

Përveç zanatit ka trashëguar edhe mjetet e punës qindravjeçare nga të parët e tij.

Për Lajçin kjo nuk është vetëm mjeshtri, por edhe art.

Shumicën e punimeve të cilat i realizon me mund e djersë, Rrahman Lajçi, i dhuron për organizata joqeveritare por edhe bashkëatëdhetarët të cilët shumicën e rasteve edhe ia shpërblejnë mundin./rtk/ KultPlus.com

“Nëse besnikëria ndaj një partie është formë e patriotizmit, unë nuk jam patriot”

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai shquhet për novelat e tij, The Adventures of Tom Sawyer (Aventurat e Tom Sojerit, 1876), si dhe për (Adventures of Huckleberry Finn) (Aventurat e Hakëllberri Finit), e cila me vone njihej si “Great American Novel” (Novela e famshme Amerikane). Twain u rrit në Hannibal, Missouri, ku shkroi Huckleberry Finn dhe Tom Sawyer, te cilat i shkroi me makine shtypi.

KultPlus më poshtë ju sjellë një nga thëniet e tij më të famshme.

“Asnjë parti nuk e mban privilegjin për të më diktuar mua si të votoj. Nëse besnikëria ndaj një partie është formë e patriotizmit, unë nuk jam patriot. Nëse ka ndonjë ndryshim të vlefshëm në mes të një monarkisti dhe një Amerikani, është teoria se Amerikani mund të vendos për veten çka është patriotike e çka jo. Unë pretendoj atë ndryshim. Unë jam i vetmi person në mesin e 60 milionëve që kam privilegjin të përcaktoj patriotizmin tim”./ KultPlus.com

E udhëhequr nga gratë, kafeneja në Jemen u shërben vetëm grave

Kur Um Feras kuptoi se nuk kishte hapësira ku gratë mund të kalonin kohën e lirë në Jemen, ajo hapi kafenenë e saj dhe shpreson se më këtë të ndryshojë qëndrimin për bizneset e drejtuara nga gratë.

“Nuk kishte vende ku gratë mund të mblidheshin lirshëm, asnjë vend që i përkiste komunitetit femëror: ku ekipi nga administrata deri tek punonjësi më i vogël është femër”, ka thënë ajo nga kafeneja “Morning Icon” të cilën e hapi në prill të vitit të kaluar në Marib, shkruan Reuters.

Qëndrimet tradicionale, konservative që i mbajnë shumica banorëve kundër grave që punojnë jashtë shtëpisë së tyre, nënkupton se projekti i saj është i ri dhe i çuditshëm për disa njerëz, thotë Um Feras.

“Fjala ‘kafene’ mund të lidhet me ide dhe bindje negative… Çdo ide e re do të ketë mbështetësit dhe kundërshtarët e vet”, thotë ajo, duke shtuar se dëshiron të jetë shembull duke treguar se gratë mund të udhëheqin biznese.

Të udhëheqësh një biznes në Jemen nuk është e lehtë, marrë parasysh se është një shtet konflikti, ku ka sëmundje dhe që rrezikohet nga krizat ekonomike.

Um Feras importon shumicën e pijeve. Ajo thotë se tenton që të rrisë kafenenë në hapësirë më të madhe për gra dhe fëmijë./ KultPlus.com

Sukseset ndërkombëtare të shqiptarit që fitoi edicionin e tretë të “Amici”

Balerini shqiptari Leon Cino do të jetë i ftuar nderi në akademinë e kërcimit “Kings International Ballet Academy” në Britaninë e Madhe më 3 nëntor 2020. Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqa zyrtare e Akademisë, duke u shprehur e nderuar për këtë pjesëmarrje të Leon Cinos.

Leon Cino u lind në Tiranë ku dhe ndoqi Akademinë e Arteve nga viti 1993 deri më 1996. Më pas talenti i tij i jashtëzakonshëm u njoh dhe u vlerësua në Festivalin e Gadishullit Ballkanik i cili u transmetua nga disa stacione televizive. Në vitin 1997 ai u transferua me familjen e tij në Milano ku ndoqi shkollën e vallëzimit të “Teatro Carcano”, studimi i teknikës klasike “Vaganova”, dhe disa teknika bashkëkohore.

Në vitin 1998 ai u pranua në “Scuola di Ballo del Teatro alla Scala”, ku u diplomua në 2001 me një specializim në vallëzimin klasik-akademik. Gjatë viteve të studimit, ai fitoi tre bursa prestigjioze: “Teatro alla Scala Foundation USA” (1998-99) dhe klubin rrotullues “Leonardo da Vinci” (1999-2000 dhe 2000-2001). Në të njëjtën kohë shqiptari Cino performoi solo në shfaqje të rëndësishme. Ai gjithashtu mori pjesë në prodhime të “Teatro alla Scala si Manon” (ne koreografi nga Umberto Bergna), “Il Lago dei Cigni” (koreografi nga R.Nureyev marrë nga Aleth Francillon, gjithashtu e interpretuar në Teatro Carlo Felice në Genova).

Në 2001, menjëherë pas diplomimit, Leon Cino fitoi çmimin “Dance & Dance” si kërcimtari i ri më premtues dhe ai u transferua në Shtetet e Bashkuara. Në SHBA ai pasuroi edhe më tej repertorin e tij me shfaqje të shumta.

Në 2003 u kthye sërish në Itali. Ai mori pjesë dhe fitoi edicionin e tretë të programit televiziv “Amici” të drejtuar nga Maria De Filippi. Në vitin 2004 ai mori çmimin ndërkombëtar “Gino Tani” për artet skenike. Më vonë ai ishte protagonist i muzikalit Footlose, i cili u prezantua për dy sezone në të gjitha qytetet kryesore italiane. Cino ishte fituesi krenar i “Biletës së Artë”.

Leon ka punuar gjithashtu në industrinë e filmit, ndër të tjera, ai luajti një rol të madh në filmin “La città invisibile” (2010) nga Giuseppe Tandoi, duke luajtur pjesën e Sorin dhe në filmin “Nous et Lenine” (2007) nga Saimir Kumbaro.

Në 2010-2011 në Zvicër Cino ka qenë mysafir me “Ballet Riviera” si balerin kryesor në produksionin “The Collection”. Në vitin 2010 ai vuri në skenë në Teatrin Grek në Romë shfaqjen “Tra Uomo & Donna – Triptych”, të cilën ai drejtoi dhe prodhoi.

Nga 2016 dhe sot e kësaj dite, shqiptari Cino është Drejtor Artistik i Akademisë së vallëzimit “Trinacria Dance Company” në Itali. Ai bashkëpunon me agjensinë “Creo” në Milano./ KultPlus.com

​Studentët protestojnë nesër para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri

Studentët në Shqipëri nesër duke filluar nga ora 10:00, kanë paralajmëruar një protestë para Ministrisë së Arsimit kundër mbylljes së universiteteve dhe kundër mësimit online.

Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve ka irrituar edhe studentët e rretheve të cilët kishin gjetur shtëpi me qira apo kishin paguar konviktet dhe tani do t’iu duhet të kthehen nëpër rrethe.

“Nuk është normale, pasi mësimi online nuk ka qenë fare efektiv. Ne e provuam një herë. Me pak fjalë, na kanë braktisur. Thjesht na thonë që mësimi do të bëhet online, por asgjë për mënyrën se si do t’i sigurojmë paratë për internetin. Nuk dimë çfarë do të ndodhë me ne. Askush nuk di të thotë asgjë, përveçse pagesat që bëmë për muajin nëntor do të shtyhen për në dhjetor. Gjithnjë në rast se universitetet hapen. Gjithçka është në dëmin tonë. Përveç që do të bëjmë mësim online, i cili nuk funksionoi, kemi angazhime të tjera në Tiranë që nuk do të mund t’i ndjekim për shkak se nuk kemi ku të qëndrojmë tashmë”, thuhet në një reagim të studentëve./OraNews/ KultPlus.com

Dolën për xhirimin e filmit në natyrë, aktorët ka një javë që po largojnë mbeturinat

Aktorja Aurita Agushi, së fundmi ka marrë një rol për një projekt kinematografik.

Ajo përmes një postimi të bërë në Facebook ka treguar se një pjesë të filmit janë duke e xhiruar në natyrë, por që në këtë ambient, kanë hasur mbeturina të shumta, çka se u një javë ekipit i është dashur për t’i larguar ato.

Ky është postimi i saj

Jemi duke xhiruar në një vend me natyrë shumë të bukur por e kemi gjetur plot bërllog , dhe qe një javë ekipi i filmit për cdo ditë ka mbushë thasë me bërllog . Sot edhe ne dyja Meli dhe unë .

Pse bre pse e flliqim ka të shkojmë , ama me randCi që shesUm moraLL në FB . Po qeta që flliqni me gojë në rrjete sociale njësoj e flliqni edhe vendin ka të shkoni./ KultPlus.com

Artistët shqiptarë dominojnë në “NRJ Music Awards”, nominohen në disa kategori

Eventi i madh i ndarjes së çmimeve të muzikës në Francë, “NRJ Music Awards” është gati për një edicion të ri.

Një ngjarje disi e veçantë duke pasur parasysh situatën aktuale që po kalon Franca dhe bota për shkak të pandemisë, por gjithsesi ceremonia do të shpërblejë artistët që ishin të suksesshëm gjatë vitit.

Për këtë edicion të vitit 2020, artistët e nominuar për NRJ Music Awards janë ndarë në 14 kategori, fituesit e të cilave do të njihen gjatë gjithë mbrëmjes.

Ditë më parë u bë e ditur se DJ Regard me prejardhje nga Kosova, ishte nominuar në kategorinë “DJ më i mirë i vitit”, krah emrave të njohur të muizkës elektronike si: Calvin Harris, David Guetta, DJ Snake, Kygo, Openbach dhe Robin Schulz.

Por pas nuk mbesin as këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare: Dua Lipa dhe Ava Max, të cilat në këtë event janë nominuar në më shumë se një kategori.

Këngëtarja nga Shqipëria, Ava Max, konkurron për çmimet: “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit”, dhe “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit” për këngën e saj shumë të suksesshme ‘Kings and Queen’.

Ndërkohë, edhe Dua Lipa është e nonminuar në tri kategori sivjet në NRJ Music Awards, në dy prej të cilave gjendet në të njëjtën kategori me Ava Max-in.

Dua është nominuar për çmimet: “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit”, “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit” për këngën ‘Physical’ dhe “Klipi më i mirë i vitit” për klipin ‘Physical’./ KultPlus.com

“Kur fillova ta doja veten dhe të tjerët nuk jetoja më në të shkuarën”

Charlie Chaplin

Kur fillova ta doja me të vërtetë veten dhe t’i doja të tjerët, kuptova se dhimbja dhe vuajtja shpirtërore nevojiteshin për të më kujtuar se po jetoja në kundërshti me vlerat e mia. Sot, e di që kjo gjë quhet vërtetësi.

Kur fillova ta doja me të vërtetë veten dhe t’i doja të tjerët, kuptova, se sa shumë e fyeja dikë, kur i diktoja dëshirat e mia duke e ditur se nuk ishte çasti i duhur dhe se ai njeri nuk ishte ende gati, edhe pse, ai njeri isha unë. Sot ,e di që kjo gjë quhet respekt.

Kur fillova ta doja me të vërtetë veten dhe t’i doja të tjerët, nuk dëshiroja më të kisha një jetë tjetër dhe kuptova se sfidat që po përballoja, veçse më ftonin të bëhesha njeri më i mirë. Sot, e di që kjo gjë quhet pjekuri.

Kur fillova ta doja me të vërtetë veten dhe t’i doja të tjerët kuptova se në çdo rrethanë isha në vendin dhe në kohën e duhur dhe gjithçka që më ndodhte kishte një domethënie të caktuar. Sot, e di që kjo gjë quhet besim në vetvete.

Kur fillova ta doja me të vërtetë veten dhe t’i doja të tjerët, nuk hoqa dorë nga koha e lirë dhe nuk fantazoja më për projekte madhështore në të ardhmen. Sot, bëj vetëm atë gjë që më pëlqen dhe më sjell gëzim, atë gjë që kam pasion dhe që më bën të lumtur dhe e bëj ashtu si më pëlqen, duke respektuar ritmin tim. Sot, e di që kjo gjë quhet thjeshtësi.

Kur fillova ta doja me të vërtetë veten dhe t’i doja të tjerët hoqa dorë nga gjithçka që vinte në rrezik shëndetin tim; ushqime, njerëz, objekte, rrethana dhe gjithçka që më ulte poshtë dhe më largonte nga vetvetja. Në fillim e quaja “ egoizëm të shëndetshëm” por Sot , e di që kjo gjë quhet vetëvlerësim.

Kur fillova ta doja me të vërtetë veten dhe t’i doja të tjerët, nuk jetoja më në të shkuarën dhe nuk shqetësohesha më për të ardhmen. Sot kam mësuar të jetoj çastin e së tashmes, të vetmin çast që vlen me të vërtetë. Sot, e di që kjo gjë quhet mirëqenie.

Kur fillova ta doja me të vërtetë veten dhe t’i doja të tjerët, kuptova se mendimi im mund të më bënte mjeran dhe të sëmurë. Por, kur e mësova mendimin tim të fliste me zemrën time, intelekti u bë aleati im më i mirë. Sot, e di që kjo gjë quhet mençuri.

Nuk duhet të kemi frikë nga ndryshimet, kundërshtitë dhe problemet që kemi me vetveten apo me njëri-tjetrin, sepse edhe yjet ndonjëherë përballen mes tyre për të sjellë në dritë botë të reja. Sot, e di që kjo gjë quhet jetë./ KultPlus.com

Hapet “Qendra Kulturore Bashkimi Shqiptar” në Iraklio

Shoqata “Bashkimi Shqiptar Iraklio” me kryetar Vangjel Halilin, falë ndihmës dhe kontributit të shqiptarit Fatjon Rrapushaj arriti të hap “Qendrën Kulturore Bashkimi Shqiptar Iraklio”. Motoja e Fatjonit dhe shumë shqiptarëve të tjerë që ndihmuan në hapjen e qendrës është: Të punojmë bashkë për të bërë diçka për brezin e ri.

Tashmë puna e tij e palodhur dhe hapja e qendrës do të jetë destinacioni më i bukur për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Iraklio, Kretë.

“Emëruesi i përbashkët i shqiptarëve ishte emigrimi, tani është “Bashkë”. Bashkë për të ruajtur rrënjet tona, të flasim shqip dhe t’i mësojmë famijëve zakonet dhe traditat”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kulturore Bashkimi Shqiptar./ KultPlus.com

Ritualet e arbëreshëve për përkujtimin e të vdekurve

Halloween është një festë me origjinë nga vendet latine, që mbahet në përkujtim të familjarëve që kanë ndërruar jetë. Edhe arbëreshët kanë ritualet e tyre të përkujtimit të të vdekurve.

Kulti i të vdekurve mes arbëreshëve, ëshë shumë i njohur dhe përkujtohet sipas ritualeve bizantine e shtuna e parë dhe njëmbëdhjetë ditë pas vdekjes. Në komunitetet arbëreshe, është zakon që t’i kushtohet një javë kujtimit të të vdekurve. Në të gjithë shtëpitë, gjatë kësaj jave, mbahen ndezur llampa vaji, me qëllim që kur të hyjnë, të vdekurit të shohin dritën. Në komunitetet shqiptare të Sila Greca, është traditë gjatë javës së të vdekurve apo gjatë vitit, mbajtja e Meshës së Shenjtë në të drejtë të shpirtit të të vdekurit.

Eshtë zakon përdorimi i grurit të zier për të kujtuar të vdekurin. Gruri, sipas liturgjistëve është simbol i trupit të njeriut, i destinuar të ringrihet në një jetë të re, pas shpërbërjes dhe pluhurit të varrimit. Prifti ftohet nga të afërmit e të vdekurit që të hyjë në shtëpitë e tyre për t’i bekuar. Për këtë ceremoni të gjithë të afërmit mblidhen përreth një tryeze, ku ndodhet një pjatë e madhe me grurë të zier tashmë, dy bukë të mëdha, një shishe verë, një gotë, një lugë dhe një thikë.

Dy fëmijë, në anët e tryezës, mbajnë në duar një qiri të ndezur. Mbi një mangall shpërndahet grurë, aroma e të cilit simbolizon veprat dhe virtutet e të vdekurit. Prifti, në lutjen e bekimit, i kërkon Zotit të bekojë farat e grurit me frute të ndryshme. Në fund, buka prihet në feta dhe mbi secilën prej tyre vendoset gruri i zier. U shpërndahet të gjithë të pranishmëve, duke filluar nga më të afërmit./ KultPlus.com

Filmi “Dita zë fill” shfaqet të hënën në Vjenë

Të hënën, më 2 nëntor, duke filluar nga ora 20.15 në kinemanë “Apollo Theater” do të shfaqet para publikut në Vjenë filmi shqiptar “Dita zë fill”.

Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri, në kuadër të “Javëve të Kulturës Shqiptare” do të realizojë edhe një aktivitet para se të hyjnë në fuqi masat e reja të ndërmarra nga Qeveria austriake, e të cilat do të zbatohen nga data 3 nëntor.

Kështu, të hënën, më 2 nëntor, duke filluar nga ora 20.15 në kinemanë “Apollo Theater” do të shfaqet para publikut në Vjenë filmi shqiptar “Dita zë fill”.

Filmi është produkt me skenar dhe regji të regjisorit të njohur, Gentian Koçi.

“Dita zë fill” ishte përzgjedhur si kandidaturë zyrtare e Shqipërisë për “Oscar” në kategorinë e “Filmit më të mirë të huaj” si dhe ka fituar disa çmime ndërkombëtare.

Në festivalin e Sarajevës ky film fitoi çmimin për “Aktoren më të mirë”, meritë kjo e aktores kryesore të filmit, Ornela Kapetani.

Filmi do të shfaqet në:

  • Vendi: Kino Apollo
  • Adresa:Gumpendorfer Straße 63, 1060 Wien, Austria
  • Data:  02.11.2020
  • Ora:   20:15

“Dita zë fill” është një dramë intime, e cila ndodh në një banesë në Tiranë. Në fakt, është një histori që mund të ndodhë kudo. Historia mbështetet në dy personazhe femërore, Violeta- Leta dhe Sofia. Leta është një nënë e re në një situatë tejet të vështirë financiare. E bërë nënë prej pak muajsh pas vdekjes së të shoqit, Violeta është e vetme.

Për shkak të kësaj situate, ajo nuk ka mundur të paguajë qiranë që prej disa muajsh. Kur Leta dhe djali i saj njëvjeçar nxirren jashtë prej banesës së tyre me qira, ata shpërngulen në shtëpinë e Sofisë, një gruaje të moshuar e të shtrirë në shtrat prej sëmundjes, vajza e të cilës ka punësuar Letën si kujdestaren e nënës së saj. Me qëllim që të ruajë vendin e punës dhe strehën e saj të re, Leta duhet ta mbajë Sofinë në jetë me çdo kusht. Boshti i historisë është marrëdhënia e brishtë mes gruas së re dhe të moshuar, një marrëdhënie që luhatet mes empatisë reciproke dhe qëllimeve pragmatike.

“Dita zë fill” është film i xhiruar në interior dhe me pak personazhe, ku interpretojnë  aktorët Ornela Kapetani, Suzana Prifti, Kasem Hoxha etj./ albinfo/ KultPlus.com

Telegram ngushëllimi i ministres Dumoshi me rastin e vdekjes së Emin Dushullovcit

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të punëtorit shumëvjecar si dhe njëherësh Sekretar Teknik i Federatës Skitare të Kosovës, Emin Dushullovci.

Baca Emin ashtu siç e thërrisnin të gjithë, ishte punëtor i vyer përgjatë dekadave të shumta të konsolidimit dhe zhvillimit të sportit të skitarisë në vendin tonë. Ishte njeri me vullnet të madh për avancimin e gjeneratave dhe kushteve në të cilën organizoheshin garat e skitarisë në kohën e paraluftës e atë të Republikës së Kosovës.

I përjetshëm do të jetë emri, puna dhe kujtimi për veprën e tij.

Me këtë rast i shpreh ngushëllime familjes, miqve të të ndjerit, FSK-së, komunitetit të skijimit dhe komunitetit sportiv./ KultPlus.com

​Në Turqi një 70-vjeçar nxirret i gjallë pas 34 orësh nën rrënoja

Një lajm i mirë vjen nga Turqia. Një burrë 70-vjeçar ka arritur të nxirret i gjallë nga një ndërtesë e shembur në Izmir.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur që rreth 34 orë pas tërmetit të fortë që goditi vendin, ta nxirrnin të gjallë burrit. Ahmet Citim, u nxor nga rrënojat në Izmir pak pas mesnatës të së dielës dhe u dërgua me urgjencë në spital. Ministri i shëndetësisë turke, Fahrettin Koca shkroi në Twitter atë që Ahmet i ka thënë: “Unë kurrë nuk e humba shpresën”.

Kujtojmë se Turqia e Greqia u godit paraditen e së premtes nga një tërmet me magnitutë, 6.8 ballë të shkallës rihter. Si pasojë deri më tani, 58 persona kanë ndërruar jetë dhe rreth 900 të tjerë janë lënduar. Ndërkohë ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen ende në ndërtesat e shembura, për të nxjerrë personat që ndodhen ende në rrënoja.

“Nëse janë gjallë, ne kemi shanse të mëdha për të shkuar tek ata për 72 orë”, u tha gazetarëve nënkryetari Fuat Oktay. “Dashtë Zoti, do të jetë kështu”.Aktori i humorit Koço Devole infektohet me COVID 19,  po lufton me jetën./ KultPlus.com

Vdes ish-kameramani i RTK-së, AGK dërgon telegram ngushëllimi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e ish-kameramanit të Radio Televizionit të Kosovës, Lulzim Kryeziu.

“Kryeziu ka qenë shembull i profesionalizmit dhe përkushtimit në punë, andaj veprimtaria e tij do të jetë frymëzim e udhërrëfim për brezat e rinj.

Ceremonia mortore do të mbahet sot në orën 16:00, në varrezat e Prishtinës”, thuhet në telegram ngushëllimin e AGK-së.

“AGK-ja i shprehë ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të Lulzim Kryeziut”./ KultPlus.com

Deutsche Welle: Pandemia rrit numrin e vetëvrasjeve

Pandemia e koronavirusit nxit rritjen e shkallës së vetëvrasjeve, shkruan Deutsche Welle, që shton se kjo pandemi ka të ngjarë të shkaktojë një dëm të tillë në shumë vende, transmeton KultPlus.

JAPONI

Këtë vit, titujt e lajmeve në Japoni janë dominuar gjithnjë e më shumë nga vetëvrasjet e njerëzve të famshëm.

Më 23 maj, ishte vdekja e mundësit profesionist dhe yllit të televizionit të realitetit Hana Kimura, 22 vjeç dhe në korrik, aktorit Haruma Miura, i cili ishte 30 vjeç. Në shtator, aktoret Sei Ashina, 36 vjeçe dhe Yuko Takeuchi, 40 vjeçe, gjithashtu u vetëvranë.

Këtë korrik, vëzhguesit u befasuan kur panë shifra aq të larta, krahasuar me korrikun e 2019. Ndërkohë, në gusht, u kryen 1 850 vetëvrasje, 15% më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Qeveria japoneze e pa këtë prirje dhe rriti buxhetin vjetor të saj të parandalimit të vetëvrasjeve me afërsisht 40%, në 35 milionë dollarë.

Fillimisht, kërcënimi i koronavirusit forcoi sistemin imunitar të shumë njerëzve dhe kufizimet në jetën publike ulën incidentet e konflikteve ndërpersonale. Midis janarit dhe qershorit, numri i vetëvrasjeve ra me rreth 10%.

Në ndërkohë, megjithatë, pasojat sociale dhe ekonomike të pandemisë janë bërë një stres në shëndetin mendor të shumë japonezëve. Shkalla e papunësisë së vendit u rrit nga 2,4% në 3,0% midis shkurtit dhe gushtit.

Bizneset dhe dyqanet e shumta të vogla janë mbyllur për mungesë të ardhurash, duke i lënë pronarët nën male borxhesh.

“Asnjë klient nuk erdhi në restorantin tim edhe pse unë punova aq shumë për hapjen”, thotë një pronar i dëshpëruar.

Rritja e numrit të vetëvrasjeve është veçanërisht e ashpër në Japoni, sepse vendi ka regjistruar relativisht pak vdekje nga koronavirusi.

Deri më tani këtë vit rreth 1 600 japonezë kanë vdekur nga Covid-19 – krahasuar me më shumë se 13 000 nga vetëvrasja.

Ka pasur gjithashtu një rritje të konsiderueshme të vetëvrasjeve të femrave. Në gusht, numri i vetëvrasjeve të tyre u rrit në 651, një rritje prej 40% krahasuar me vitin e kaluar.

Japonia është një nga vendet e pakta në botë që regjistron dhe publikon menjëherë statistikat e vetëvrasjeve. Sidoqoftë, duket se pandemia po rrit nivelet e vetëvrasjeve edhe në kombet e tjera.

KOREJA E JUGUT

Në Korenë e Jugut, numri i vetëvrasjeve femra u rrit ndjeshëm këtë pranverë. Një studim i lëshuar nga fondacioni shëndetësor amerikan ”Well Being Trust” këtë maj parashikoi 75 000 “vdekje nga dëshpërimi” – një eufemizëm për vetëvrasjen.

INDI

Sipas Fondacionit Indian të Parandalimit të Vetëvrasjes (SPIF), dy në çdo tre terapistë në Indi raportuan më shumë raste të vetëdëmtimit të qëllimshëm dhe përpjekje për vetëvrasje midis pacientëve. / KultPlus.com

E diela ime ishe ti

Poezi nga Frederik Rreshpja

Ka shumë kohë që jam larg teje.
Besomë, shumë kohë s’kam patur asnjë të diel.
E diela ime ishe ti.

Nuk të premtoj ndonjë gjë të madhe;
Gjërat e mëdha i kemi konsumuar,
kur prisja agimet në gjoksin tënd.

Kthehu! Nuk të premtoj dashuri.
Me dashuri kemi tërbuar tërë botën.
Thjesht, kam mall për ty.

Por, e dashur, ç’je hënëzuat kështu?
Ah! Sa të bukur jemi, druaj do na zërë magjia. / KultPlus.com

Biden krenohet në fushatë elektorale, përmend rrugën në Kosovë që mban emrin e djalit të tij

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden e ka përmendur Kosovën gjatë fushatës së tij elektorale në Michigan.

Biden ka kujtuar se në Kosovë një rrugë ka marrë emrin e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, si shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e tij. Ai ka folur edhe për përmendoren e ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton që ndodhet në Prishtinë, transmeton KultPlus.

“Pas një viti të qëndrueshëm kur shërbeu si zyrtar ligjor i SHBA-së, shkoi në Kosovë – o baba, do të jem baba tipik – atje është një përmendore prej mbi 3.5 metrash kushtuar atij, një rrugë e rëndësishme që ata ndërtuan – Rruga “Beau Biden”, për përkushtimin e tij. Biri im u kthye në atdhe me një tufë medaljesh (për shërbim), si shumë të tjerë, para se ta humbte jetën”, tha Biden.

I am watching Joe Biden‘s Michigan speech and he is talking about Kosovo! Super proud, thank you President Biden!!! #BidenHarris2020 pic.twitter.com/yPui9Qq4IP

— Admir Molla (@Admirr_m) October 31, 2020

Më 6 qershor të vitit 2016, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që rrugës nacionale Gjilan – Ferizaj t’ia vë emrin “Beau Biden”. Kjo ishte bërë me propozim të kryeministrit të atëhershëm, Isa Mustafës. / KultPlus.com

Eroll Murati hap ekspozitën personale ‘Skulptura në hapësirë’, shpalos realitetin e hidhur në Kosovë

Nesër, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, do të hapet ekspozita personale e skultporit Eroll Murati. Ekspozita titullohet ‘Skulptura në hapësirë’ dhe tenton të hedh dritë mbi realitetin e hidhur në Kosovë, shkruan KultPlus.

Skulpturat janë shumë më ndryshe se si jemi mësuar zakonisht t’i shohim, ato komunikojnë me njëra tjetrën, duke shpalosur kështu situatën dhe ngjarjet aktuale të vendit tonë, parë nga syri i artistit që i ka realizuar ato e deri tek qytetarët.

Murati ka treguar për KultPlus se këtë ekspozitë e ka realizuar në mënyrëqë qytetarët e Kosovës të mund të shohin dhe të dijnë rëndësinë e skultpruave në hapësirë, pasi sipas tij, këto skulptura nuk janë të shpeshta në vendin tonë.

‘Rëndësia e skulpturës në hapësirë ëshë në raport ndërmjet objektit si skulpturë dhe hapësirës si ambient. Hapësira kërkohet në bazë të konceptit ideor të skulpturës dhe caktohet vendi i pëërshtatshëm për vendosjen e objektit në përmasa ambientale.

Procesi për ta çuar përpara konceptin në materializim, modelim duke shfrytëzuar material të ndryshëm të jetës së përditshme bëhet instalimi nëpërmjet tipareve dhe cilësive që i përket një artisti.

Forca krijuese dhe njohuritë e materialit dhe teknologjisë për skulpturë fitohen duke njohur mirë traditën e modelimit dhe duke kërkuar materiale të reja të përshtatshme për hapësirën.

Hapësira publike si shfrytëzim kohor i ambientit ku ndërtohet një mbësthjellje hapësinore ndjek harmoninë, përpjestimin dhe simetrinë që janë të banueshme në mënyrë metafizike jo nga njeriu, por nga hija e tij.

Janë prezente nuancat e të bardhës dhe të zezës, masa e madhe e boshëllëku, si dhe kalimet e plota midis tyre, duke ruajtir në të njëjtën kohë vëllimin e madh me lëvizjet e tyre të brendshme e të papritura. E bardha dhe e zeza tek vëllimet e mëdha të skulpturave dëshmojnë më qartë individualitetin e tij krijues për një formë të rëndë skulpturore me cilësi hapësinore. Forma e skulpturave shfaqet konstruktive dhe deri diku e ashpër, duke shmangur tendëncën e përpunimit të materialit drejt një latimi plastik, për të sugjeruar në universn e saj rrugën e hapjes, të hapësirës dhe jo atë të mbylljes. E bardha, dritë e pasur e fuqishme, ku objektet shenja përbëjnë fillimin dhe rrugën tonë të ardhshme. Ngjyrat zotëruese janë e bardha dhe e zeza dhe ajo e arta në mes që shprehin zymtësinë dhe dëshpërimin nëpërmjet personazheve që ndodhen gjithmonë në aksion. Ata ironizojnë, reagojnë, të përgëzojnë, komentojnë, ngacmojnë. Dyfishimi i figurave në hapësira të ndryshme i atribuon atyre cilësinë e personazhit, që fillon të jetoj normalisht në një realitet të ri, atë artistik‘, shkruan Zeni Ballazhi për ekspozitën e artistit Murati.

Eroll Murati ka qenë pjesëmarrësh në aktivitete të ndryshme kulturore që përfshinin ekspozita personale poashtu edhe kolektive. / KultPlus.com

Buxhovi për median serbe: Kishat e krishtera në Kosovë duhet të trajtohen si pasuri kulturore e shtetit të Kosovës

Jusuf Buxhovi ka dhënë një intervistë për median serbe Kosovo Online, ku ndër të tjera ka përmendur edhe disa çështjë që ai i konsideron me rëndësi për Kosovë.

‘- Kisha ortodokse serbe ka përvetësuar trashëgiminë ortodokse të krishtërimit në Kosovë e me këtë edhe trashëgiminë e krishterë shqiptare, ngaqë shumica e shqiptarëve në mesjetë i takonin kishës ortodokse;

-Me pakon e Ahtisarit i është dhënë përgjigje politike trashëgimisë së krishterë në Kosovë në dobi të serbëve, por në aspektin kulturor dhe historik, në dëm të shqiptarëve;

-Kishat e krishtera në Kosovë, si të gjitha objektet tjera fetare, duhet të trajtohen pasuri kulturore e shtetit të Kosovës. Të tilla duhet t’i trajotojë edhe UNESKO’, këto ishin disa nga theksimet për të cilat ka folur Buxhovi.

Bashkangjitur gjeni intervistën e plotë në gjuhën serbe. / KultPlus.com

https://www.kosovo-online.com/vesti/drustvo/budzovi-spc-prisvojila-hriscansko-nasledje-kosova-do-1913-albanci-su-bili-vladike-1?fbclid=IwAR0lCWxS2_1j2Jlvr1yZUa-UCgAT_2uFTA5Zbfrrr9PJuWNYH0PkB5tzBgQ

PEN Qendra e Kosovës me mbrëmje kulturore për Jusuf Gërvallën

Nesër, duke filluar nga ora 17:00 në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, PEN Qendra e Kosovës organizon një mbrëmje kulturore në kujtim të shkrimtarit, poetit, këngëtarit e veprimtarit Jusuf Gërvalla.

Për veprën e gjithanshme të Gërvallës, do të flasin Naime Beqiraj dhe Agron Gashi, ndërkaq mbrëmja do të udhëhiqet nga Binak Kelmendi.

Përkujtimi për Gërvallën është mbrëmja e gjashtë e PEN Qendrës së Kosovës që mbahet në kuadrin e projektit “Ora e Shkrimtarit” që përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

PEN Qendra ka paraparë edhe katër mbrëmje përkujtimore për shkrimtarët e ndjerë që do të mbahen gjatë javëve në vijim. / KultPlus.com

Eva Alikaj: Kur më sulmon maskarai unë bëhem maskareshë

Ndonëse 59-vjeçare, ajo i përgjysmon vitet me energjinë, buzëqeshjen dhe zërin e saj që ka ngelur i paprekur nga koha.

Aktorja e madhe Eva Alikaj ka qenë e ftuar e rubrikës “Opinion” në News24, ku ka treguar shumëçka për jetën e saj mes Shqipërisë dhe Austrisë, familjen, dy prindërit dhe djalin tashmë 28-vjeçar si dhe anën profesionale dhe rikthimin në skenë.

Alikaj tha se është duke organizuar një mbrëmje poetike me aktorët Timo Flloko dhe Ndriçim Xhepa.

“Për momentin po merrem me organizimin e një mbrëmjeje poetike ku do të jenë aktorët Timo Flloko dhe Ndriçim Xhepa. Unë nuk e kam lëvruar këtë zhanër por më ka pëlqyer shumë. Shpresojmë që së shpejti ta shfaqim. Provat në ambient të hapur, pa maskë por me distancë.
Teatri po punon me shumë dëshirë por me frikë për shkak të COVID. Po bëjnë prova, janë dy shfaqje paralele. Për festat e nëntorit shpresojmë të kemi dramat në shqip.

Aktorët janë vërtetë të dëshiruara. Të gjithë njerëzit janë sensibël por për aktorët duket si fundi i botës dhe mezi presim të shkojë mirë”, tha Alikaj.

Sa i përket jetës në Austri ku jeton me prindërit, ajo tha se e ka të dashur dhe këtë vend teksa djali Xhino jeton në Gjermani.
“Nuk bëj një jetë spektakolare, një jetë normale. Normalisht që Austria ka një standard tjetër. Këto vitet e fundit më është bërë e dashur Austria. Nuk e di se ku do doja të rrija në Shqipëri apo Austri. Është bërë dhe aty si vendi im.
Djali 28 vjeç është në Gjermani, është në orkestër, punon atje, është i dashuruar, nuk shihemi shpesh por flasim në telefon”, tha aktorja e njohur.

A ka qenë djali, arsyeja që Eva jeton mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe a është penduar për këtë sakrificë?
“Jo jo. Isha e vetëdijshme për atë. Çdo nënë do ta bënte por nuk e di si e bëra unë. Ngaqë nuk do ta bëja kurrë, arrita në një pikë kulminante që nuk doja asgjë tjetër, përveç teatrit, jetës që kisha në Shqipëri. Nuk ëndërroja Hollivud apo… absolutisht jo. Më mjaftonte ajo që bëja në Shqipëri. Fëmija im kishte prioritet, ishte fëmijë i vogël dhe zinte vendin e parë. Ishin prindërit e mi dhe tani e kam radhën unë. Mezi qëndroja kur isha e detyruar të ndiqja tim bir, mezi qëndroja se më tërhiqet ky magneti. E vuaja shumë por e dija se do vinte koha ime dhe kjo kishte raste që më lëndonte sepse shikoja reagime të atyre që mendonin se ishte fundi im. E thosha jo gaboni. Unë jam këtu, për fatin tim, aktorët nuk janë balerinë.
Çudia ishte kur erdha këtu, edhe këtu vazhdon e njëjta gjë për verbërinë e tyre. Jo mua vetëm por çdo artist që ka spikatur në fushën e vet duhet vjelë. Besoj që kjo nuk ndodh në Shqipëri. Nuk është një monopol një film, është për popullin.

Është ndryshe në botë, aty ku kam qenë unë dhe ndryshe në Shqipëri. Nuk mendohet të arrihen të tilla standarde si jashtë Shqipërisë. Nuk është ndjekur një politikë e duhur. Shtetit duhet ti kishte dhënë një lloj statusi artistit, që të kishte dinjitet. Qoftë dhe nga ana monetare”, tha më tej aktorja. / KultPlus.com

Norbert Jokl, albanolog austriak që dha vlera për shqiptarët

Norbert Jokli (25 shkurt 1887 – maj 1942) ishte albanolog austriak me prejardhje hebreje. Njihet si një ndër themeluesit e albanologjisë. Por, para se të njihej si albanolog i madh ai ishte i çmuar si studjues i filologjisë balto-sllave dhe si bibliotekar (Oberstadtsbibliothekar) i Universitetit të Vjenës.

Jeta dhe karriera

Lindi në Bzenec (asokohe Bisenz), Moravia e Jugut, sot Republika Çeke si biri i vetëm i një tregtari hebre. Përfundoi shkollën e lartë me nota të shkëlqyera dhe hyri në fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Vjenës. Mori këtu gradën e doktorit të drejtësisë summa cum laude më 23 qershor, 1901. Disa kohë veproi si stazhist ligjor, por më vonë vendosi t’i përkushtohej gjuhësisë. Studioi gjuhët indo-evropiane te P. Kretschmer, gjuhët sllave te V. Vagic dhe gjuhët romane te G. Meyer-Lübke; u gradua me lavdërim në këto lëme. Në vjeshtën e vitit 1903, ai u bë stazhist në bibliotekën e Universitetit te Vjenës ku punoi deri në vitin 1938. Në moshën 30 vjeçare, mësoi gjuhën shqipe, e cila gjer në atë kohë kishte qenë shumë pak e studiuar.

Mësoi shqipen duke ndjekur kursin që asokohe udhëhiqej nga Dr. Gjergj Pekmezi, i cili ishte lektori i parë i shqipes në Universitetin e Vjenës. Më pas forcoi njohuritë si autodidakt më ndihmën e studentëve dhe shqiptarëve të atëhershëm në Vjenë. Ishte meritë e tij që më 1914 në Vjenë u kryen, për qëllime studimi, regjistrimet e para zanore në gjuhën shqipe me subjekte shqipfolës.

Në prill të 1933, paleontologu dhe albanologu Franz Nopcsa (Ferenc Nopcsa) vrau sekretarin dhe veten e tij. Ai i la trashëgim Norbert Joklit punen e tij albanologjike. Ernest Koliqi, duke përshkruar një vizitë të bërë së bashku me Aleks Budën në shtëpinë e Joklit në dhetor të 1937, shkruante një vit më vonë te «Demokratia» e Vangjel Koçës:

“E më çoi fíll ke nji raft librash […] Botime të vjetra e të reja: Toskësh e Gegësh e Shqiptarësh t’Italís; të gjithë auktorët, të mëdhej e të mesëm e të vegjël fare; kolekcjone së përkohëshmesh shti për bukurí në kartuç, radhiteshin të dendun n’at bibljotekë të smirueshme. Shum prej atyne botimeve sot nuk gjinden mâ, sado me i pague. Sejcili vëllim mâ së miri i lidhun mbante të shkruem me gërma ari në shpinë titullin e vet. Sýt e mij shetitshin plot lakmi mbi ato tituj e zemra më ndrydhej. Paska qenë dashtë të shkojshëm larg Shqipnije, në nji vend të huej, për të gjetun bibliotekën ideale shqipe”.

Është autor i librave Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes dhe Kërkime gjuhësore – kulturore historike nga fusha e shqipes. Jokli pat krijuar një bibliotekë albanologjije e indogjermanistike me rreth 3000 ekzemplarë libra, prej të cilëve sot kanë shpëtuar më pak se 200 copë. Ndër të tjera ai ruante dorëshkrimin e një Fjalori etimologjik të gjuhës shqipe, i cili ishte vazhdimi ideal i punës së nisun prej G. Meyer-it. Mjerisht gjurmët e atij dorëshkrimi kanë humbur qysh në pranverën e vitit 1942. Duhet thënë se dëshira e tij ishte që biblioteka e vet t’i përkiste Shqipërisë. Sipas historianëve të sotëm, ka qenë pikërisht kjo dëshirë fisnike e Prof. Norbert Joklit që ka shenjuar fatin e tij mizor[1]. Kishte lidhje të ngushta me intelektualë shqiptarë të asaj kohe si Faik Konica, Aleksandër Xhuvani, Ernest Koliqi dhe Gjergj Fishta, si edhe pati nxënës shqiptarë. Admirues i madh i Fishtës, Konicës, Sqiroit, Naimit dhe traditës bektashjane, njohës i De Radës dhe i arbëreshëve, simpatizues i Shantojës dhe i Koliqit, Jokli pati një letërkëmbim të dendur me shumë personalitete kulturore dhe politike shqiptare.

Në vitin 1937 kishte vizituar një herë të vetme Shqipërinë ku me rastin e 25-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, u prit me nderime dhe u nderua me çmimin “Urdhni i Skënderbeut”.

Kalvari dhe Përpjekjet për ta shpëtuar

Kalvari i Joklit zë fill në maj të vjetit 1938, atëherë kur nacionalistët e ekstremit të djathtë nazist nisën ta persekutonin e t’i mohonin të drejtat profesionale. I shtyrë prej disa miqsh – ai vendosi t’i drejtohej në vjeshtën e vitit 1939 një lutje Gauleiter-it Bürckel, komisarit të Rajhut për zonën e Ostmarkut, duke i kërkuar njohjen e të drejtave të barabarta me “racat e përziera të gradës së parë”. Lutja nuk u pranua e kështu që Joklit iu mohua e drejta që të konsultonte deri edhe bibliotekën dhe iu revokuan të gjitha privilegjet akademike. Më 1938 Lasgush Poradeci i drejton një letër qeverisë së kohës[3].

Kërkoi me ngulm që Jokli të vinte në Shqipëri. Lasgushi shihte një varg të mirash që mund të sillte ardhja e Joklit në Shqipëri dhe donte vënien e tij në krye të një Instituti Albanologjik dhe intensifikimin e punëve në të gjitha disiplinat e studimeve shqiptare, duke ditur përkushtimin e rrallë të albanologut më të madh të kohës për Shqipërinë. Shqipëria ishte pushtuar në 7 prill 1939 nga Italia fashiste. Në 12 prill 1939, Viktor Emanueli III u shpall mbret i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe Francesco Jacomoni (ish ambasador i Italisë në Shqipëri) u bë mëkëmbës i tij me të cilin qeveria e re shqiptare kolaboracioniste nën drejtimin e Shefqet Vërlacit, nënshkroi një sërë marrëveshjesh. Kjo ishte situata në vend kur kërkohej shpëtimi i Joklit. Shqipëria shihej si vend i shpëtimit të tij për shkak të origjinës hebraike. Nga një letër e Fishtës drejtuar Jakomonit mësojmë se Shqipëria ishte vërtet vendi që u tregua i gatshëm ta strehonte, por Jokli kërkonte të nisej drejt Amerikës. Letra drejtuar Jakomonit është e datës 23 shtator 1939.

Megjithatë, në Shqipëri, Prof. Jokli pati gjithmonë dashamirë dhe miq të sinqertë. Me rastin e Kuvendit të parë të organizuar prej Institutit të Studimeve Shqiptare, të zhvilluar në Tiranë prej datës 9 deri me 13 prill 1940, ishte ftuar të marrë pjesë edhe “profesor Jokli, albanologu i njohtun izraelít prej Vjenet” – kujton Francesco Jacomoni (shih: La politica dell’Italia in Albania, Cappelli, Rocca San Casciano 1965, fq. 183). Dihet se organizator i atij tubimi të randësishëm ishte ministri fashist Ernest Koliqi. Në nji letër të shkruar në Tiranë me datën 15 prill 1940, Aleksandër Xhuvani ndër të tjera i kumtonte Joklit: “Kemi pasë këto ditë, si do ta marrish vesh, nji Kuvend të parë të studimeve shqiptare, ku u mblodhën Shqiptarë e Italianë shkencëtarë e studimtarë, ndër të cilët edhe Bartoli e Tagliavini.

Ju kemi zanë n’gojë shumë herë dhe na vinte keq që s’gjindeshit edhe ju në mes t’onë. Ju kemi dërgue të fala me disa kartolina. Gjithë përpjekjet t’ona rrahin që të të sjellin këtu ose gjetiu të veç, për të vijue punën e studimevet t’ueja, dhe shpresojmë që t’ja dalim në krye kësaj dëshire”. (shih: Jokl Nachlass Autogr. 279/114) Në tetor 1941, Ernest Koliqi iu drejtua me një letër konsullit shqiptar Nikollë Rrota në Vjenë, letër në të cilën e njoftonte se kishte angazhuar profesor Joklin si organizator të bibliotekave të Shqipërisë me një rrogë mujore prej 600 frangash ari. Albanologu mendonte të shkonte në Shqipëri e të merrte me vete edhe bibliotekën e tij personale. Në vitin 1972 Ernest Koliqi kujtonte në vëllimet e «Shêjzave» sesi Prof. Carlo Tagliavini, albanolog i Universitetit të Padovës, me një «letër kushtrimore» të datës 14 mars 1941 i kërkonte të bënte diçka për Joklin: “…bahet fjalë me shpëtue njeriun.

Dëshira e tij kishte me qenë, siç e din, me kalue vjetët që i kanë mbetë (tash âsht 64 vjeç) në Shqipni… Un t’i shkruej këto gjana që të jesh në dijeni të plotë dhe n’emën të miqsisë sonë të vjetër të lutem që të bajsh gjithçka âsht e mujtun; bahet fjalë me shpëtue njeriun, me shpëtue albanologun mâ të madh, i cili mundet me i dhanë ende shumë studimeve shqiptare”. Duhet thënë se prof. Tagliavini e kishte këshilluar Joklin që t’ia falë me anë të një akti zyrtar bibliotekën e tij Shtetit shqiptar, në mënyrë që ta ketë më të lehtë të marrë lejen për të shkuar në Shqipëri. Me 15 mars 1941, konsulli shqiptar në Vjenë, dr. Nikollë Rrota i shkruante Koliqit: “Në rasë të konferencës qi mbajti më 27 fruer v.v. miku i jonë, z. Prof. Tagliavini, e informova hollësisht mbi gjendjen e tmershme në të cilën ndodhet sot Prof. Jokl, kurse rryma e sotshme e Nacizmit ka marrë masa tepër të rrepta kundra çëfutënve […] parashifet qi shpejt do t’instradohet për në Poloni pa pasë mundësí as me e marrë me vehte bibliotekën e tij e as me krye mâ ndonji vepër ditunije. Siç dihet, biblioteka e tij âsht nji ndër mâ të pasunat dhe mâ të vlefshmet mbi letratyrën shqipe, sikurse mund t’a vërtetojë edhe z. Prof. dr. Ekrem Çabej”. Konsulli Rrota, siç marrim vesh prej një letre të P. Kretschmerit kishte filluar përpjekjet për shpëtimin e Joklit qysh në prill të vitit 1940. Në ketë kohë personalitete të ndryshme të kulturës e politikës europiane dhe të vetë qeverisë shqiptare po bënin çmos për ta shpëtuar Prof. Joklin – duke e ftuar të jetojë e punojë në Shqipërí.

Këtë gjë e dëshmojnë letrat e profesorëve Krahe, Kretschmer, Tagliavini, Koliqi, F. Ercole, G. Schiro’ jr., e gjithashtu edhe hapat e marrë në rrugë diplomatike prej ministrit Giuseppe Bottai, prej ambasadorit italian Dino Alfieri në Berlin dhe prej konsullit shqiptar në Vjenë, Dr. Nikollë Rrotës, i cili u përpoq me aq sa mundej edhe mbas vdekjes së Joklit për të ditur diçka për rrethanat tragjike të fundit të tij. “Sa mora letrat e Tagliavinit dhe të Rottës, kujtonte E. Koliqi në vitin 1972, unë fola me Kryeministrin z. Shefqet Vërlaci i cili pranoi menjiherë propozimin t’em me e emnue Jokl-in Organizator t’Arkiveve Shtetnore dhe të Bibliotekave shqiptare. Mblodhi Këshillin Ministruer, qi njizâni vendosi at emnim. I a dërgova dekretin përkatës Prof. Jokl-it në Vjenë dhe kumtova njikohësisht Tagliavinin dhe Rottën”. Mbas këtyre orvatjeve fillestare, ministri fashist shqiptar Ernest Koliqi do të shkonte apostafat në Romë për të folur për shpejtimin e çështjes së Joklit me ministrin Bottai.

Ndërkaq ishin duke u bërë traktativa ndërmjet Ministrisë së jashtme italiane dhe asaj gjermane e Bottai e këshillonte kolegun fashist Koliqi të fliste me Ciano-n, në mënyrë që ky t’i shkruante J. Ribbentropit. Edhe Prof. Eqrem Çabej, i cili ndodhej në Romë në korrik të vitit 1941, mbasi ishte emëruar si përfaqësues i palës shqiptare për hartimin e «Atlantit gjuhësor» për pjesën e arbëreshëve, interesohej në mënyrë aktive për fatin e Joklit. Me 18 tetor të vitit 1941 Prof. Tagliavini i shkruente Koliqit se konsulli Rrota dhe Jokli kanë ndeshur në vështirësi të papritura në marrjen e lejes së kalimit dhe se është nevoja që Mëkambësi Jacomoni t’i shkruante një letër urgjente ambasadorit italian Dino Alfieri në Berlin. Jacomoni e shkroi letrën dhe ia nisi menjiherë ambasadorit italian.

Megjithatë, si ministri Bottai ashtu edhe ambasadori Alfieri nuk e përmendin në ditaret dhe kujtimet e veta çështjen e Joklit. Përveç Gestapos, kishte edhe persona të tjerë që nuk donin që Jokli të gjente strehë në Shqipëri, një ndër këta ishte edhe Viktor Christian, dekani i fakultetit të filozofisë në Universitetin e Vjenës. Christian kishte frikë se duke fituar të drejtën të shkonte në Shqipëri, Jokli do të merrte me vete edhe bibliotekën e tij; ndërsa në rastin tjetër, biblioteka e sekuestruar prej nazistëve do t’i kalonte fondit të Universitetit. Në fakt, dekani i filozofisë Christian, që më vonë do të bëhej rektor i Universitetit, i shkruente SS-Hauptsturmführer-it Brunner se në qoftë se Jokli do të shkonte në Shqipni, biblioteka e tij s’do të mbetej në Vjenë, por në rast se autoritetet do ta internonin në Poloni, dekani i lutej oficerit SS, që biblioteka t’i jepej fakultetit të filozofisë.

Nga mbarimi i prillit të vitit 1942, dekani Christian ishte i informuar për internimin e Joklit dhe për faktin që biblioteka e tij – duke i kaluar Universitetit të Vjenës – do të vendosej së shpejti në mjediset e Institutit të Indogjermanistikës ose të atij Oriental. Menjiherë do të interesohej edhe drejtori i përgjithshëm i Bibliotekës Kombtare austriake, Paul Heigl, i cili kërkonte që librat e «çifutit Jokl» të bëheshin pronë e komunitetit të gjerë të studiuesve. Edhe ambasada italiane në Vjenë, në emër të së drejtës që kishte fituar Italia prej pushtimit të Shqipërisë, bënte hapat e saj për marrjen e kësaj biblioteke me përbërje albanologjike. Një ndër gjërat më me vlerë që humbën prej asaj biblioteke, ishte dorëshkrimi i Fjalorit etimologjik të gjuhës shqipe.

Arrestimi dhe vdekja

Fundi i jetës së tij është tragjik. Norbert Jokli u arrestua nga Gestapoja në 4 mars 1942 në banesën e tij Vjenë dy nëpunës të Gestapos e morën profesorin prej shtëpisë së tij në Neustiftgasse 76 dhe e ndryen së pari në Sperrgasse e mandej në kazermën Rossauer në Vjenë. Me një letër tjetër, e cila mban datën 1 prill 1942, Tagliavini i kumtonte Koliqit lajmin e arrestimit të Joklit dhe përpjekjet për të ndërhyrë nëpërmjet kryeministrit fashist Kruja. Shkruan Koliqi: “Unë nga Tirana i telefonova menjiherë Bottai-t në Romë e shkova mandej fíll tu Mustafa Kruja i cili në sý t’em mori telefonin e foli me Ciano-n tue e lutë nxehtësisht me bâ çmos për shpëtimin e Jokl-it. Ciano përgjegji se do të lutte Mussolinin me ndërhy pranë Hitlerit”.

Po ky vit shënohet si vit i vdekjes së albanologut. Si një shkencëtar i vërtetë dhe si njeri i dashuruar mbas librave, ai ndihej prej kohësh i dëshpëruar vetëm prej idesë se mund të ndahej përgjithmonë prej librave të tij të çmueshëm.

Madje, i kishte pohuar gjuhëtarit Carlo Tagliavini, se në rast se do t’i duhej të ndahej prej librave të vet, do të preferonte të vriste veten. Si datë e vdekjes së N. Joklit konsiderohet 6 maji 1942, por përsa i përket rrethanave të vdekjes së tij jepen variante të ndryshme. Ministri fashist shqiptar Ernest Koliqi – i informuar prej konsullit Rrota – tregon se gjatë rrugës për në një kamp përqëndrimit në Riga, Jokli u hodh prej trenit kur po kalonte mbi një urë të lartë rreth 100 metër dhe mbyti veten.

Disa studjues austriakë pohojnë se Jokli vdiq nën tortura në kazermen Roßauer në Vjenë, ndërsa të tjerë pohojnë se vdiq në kampin e përqëndrimit të Maly Trostinec-it, nji lokalitetit rreth 12 km në juglindje të Minsk-ut, në Ruteninë e Bardhë. Ka gjasë që ky variant të jetë më i mundshmi. Kampi i Maly Trostinec-it ishte krijuar qysh në nëntor të vitit 1941 në territorin e ish kolkozit «Karl Marx». Duke qenë se në gjysmën e marsit të vitit 1942 partizanët kishin sulmuar kampin duke vrarë rojet, mbas këtij episodi kompania e rojeve ishte shtuar si numër, duke arritë shifrën 250 ushtarakë.

Zakonisht ekzekutimet në masë në ketë kamp bëheshin me anën e pushkatimit, i cili kryhej në pyllin e Bllagovshçinës. Simbas listave të transportit të Reichsbahn-it (hekurudhat e Reichut III), mbartja e parë e hebrenjve nga Vjena për në të ashtuquajturin «Reichskommissariat Ostland», u bë me datën 6 maj 1942. Nji gjë të tillë e konfirmon edhe një raport i detajuar i komisariatit të policisë vjeneze (95. Pol. Revier), i shkruar më datën 16 maj 1942.

Raporti përshkruan me hollësi «evakuimin» e 1000 hebrenjve nga Vjena, lista e të cilëve, sqaron me një ton të ftohtë burokratik funksionari i policisë, ishte radhitë prej kapitenit SS Brunner. Mbasi përshkruan me hollësi nisjen nga Vjena, itinerarin si dhe ndalesat e ndryshme, raporti vë në dukje faktin se më datën 9 maj – kur treni mbërriti në Kajdanowo, në afërsi të Minskut, kishin vdekë 3 burra dhe 5 gra prej hebrenjve të internar. Emnat e tyne nuk shenjohen, por ka shumë mundësi që njëri prej tyre të ketë qenë albanologu Norbert Jokl[1]. Me 29 prill 1982 Senati i Universitetit te Vjenës vendosi të rradhisë emrin e Norbert Joklit në tabelën e nderit të universitetit.

Rruga “Norbert Jokl” Tiranë

Mbas një pune të zellshme dhe të pandërprerë i shkoi për dore të botojë veprën më titull “Studien zur albanesischen Etymologie und Wortbildung” (Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes). Në këto studime i kushton një rëndësi të posaçme leksikut të trashëguar të shqipes: në 101 faqe trajton fjalët burimore shqipe, ndërsa 13 faqe ua kushton huazimeve të saj. Këtu dëshmon për burimësinë e një numri të madh fjalësh, që G. Meyer i merr për huazime të shqipes.

Kjo vepër merret si arritja më e rëndësishme në fushë të shqipes pas fjalorit etimologjik të Meyerit. Etimologjia zë vendin e parë në gjurmimet e tij në fushë të leksikut të shqipes, kjo qe lëmia ku edhe kontribuoi më shumë, por një rëndësi të tillë i kushtoi edhe morfologjisë dhe fjalëformimit, kurse në fushë të fonetikës për periudhën parahistorike ai hapi shtigje të reja në punë të apofonisë dhe në konsonantizëm.

Përgatiti: Albert Vataj. / KultPlus.com