Ndryshe nga herët e kaluara, kur Kosova është referuar me fusnotë, ndryshe ka ndodhur në vizitën e sotme të presidentes në detyrë, Vjosa Osmani, në Brukselin zyrtar.
Komisioneri i BE-së për Fqinjësi e Zgjerim, Oliver Varhelyi i është referuar vendit tonë si “Republika e Kosovës”.
Gajtë vizitës dyditore në Bruksel, Osmani do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Wielandi, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandli (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuku, nga Grupi Reneë dhe Andrey Kovatchevi, nënkryetar i EPP-së.
Në qoftë se doni të bëheni deputet, mos përrallisni për shtimin e prodhimit të panxharit të sheqerit, të karburanteve, të grurit; mos flisni për tatimin mbi të ardhurat; mos u betoni për besnikëri ndaj Kushtetutës dhe Atdheut, mos dërdëllisni për mbrojtjen e interesave të punëtorëve, të nëpunësve, të fëmijëve.
Jo. Nëse ju doni të bëheni deputet, duhet të ulërini gjithandej: – Jam një hajdut, përherë kam vjedhur dhe kam grabitur sa kam mundur!…
Viti 2021 pritet të jetë shumë më ndryshe se viti pandemik që lamë pas, për shkak të të cilit u anuluan shumë prodhime kinematografike ose u shtynë disa të tjera. Megjithatë duket se pasi kinematë të hapen, adhuruesit e filmave do të kenë se çfarë të shohin.
Në vijim gjeni një përmbledhje me filmat e vitit, të realizuar nga Variety, transmeton KultPlus.
Raya and the Last Dragon (5 mars)PHOTO: DISNEY
Coming 2 America (5 mars)PHOTO: AMAZON STUDIOS
The Many Saints of Newark (12 mars)PHOTO: AP
Morbius (19 mars)PHOTO: SONY PICTURES
No Time to Die (2 prill)PHOTO: NICOLA DOVE/MGM
A Quiet Place Part II (23 prill)
Black Widow (7 maj)FOTO: MARVEL
Godzilla vs. Kong (21 maj)PHOTO: WARNER BROS.
Cruella (28 maj)FOTO: WALT DISNEY STUDIOS
Fast & Furious 9 (28 maj)
The French Dispatch (verë)FOTO: SEARCHLIGHT PICTURES
Ghostbusters: Afterlife (11 qershor)FOTO: SONY PICTURES ENTERTAINMENT SCREENCAP
In the Heights (18 qershor)FOTO: COURTESY OF WARNER BROS.
Venom: Let There Be Carnage (25 qershor) FOTO: COURTESY OF SONY PICTURES
Minions: The Rise of Gru (2 korrik)PHOTO: ILLUMINATION ENTERTAINMENT/UNIVERSAL
Top Gun: Maverick (2 korrik)PHOTO: PARAMOUNT PICTURES
Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings (9 korrik)PHOTO: AMAZON
Space Jam: A New Legacy (16 korrik)FOTO: WARNER BROS.
Vërshimet e fundit kanë kapluar shumicën e qyteteve në Kosovë. Gjakova, Fushë Kosova, Kamenica e Rahoveci, janë vetëm disa nga komunat e prekura nga këto vërshime, shkruan KultPlus.
Dëmet materiale të shkaktuara nga këto vërshime kanë qenë të shumëta.
Agon Nimani, ka publikuar disa fotografi ku shihen qartazi vërshimet e mëdha. / KultPlus.com
Jansky është DJ nga Maqedonia e Veriut. Ai filloi të luante muzikë që nga viti 1998 si dhe shprehu dashurinë e tij për House Music. Ai shpesh luan muzikë në klube lokale dhe ne private parties.
Ai ishte një warm up DJ për disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës elektronike, të tilla si Hernan Cattaneo, Nick Warren, Danny Howells, Sebastien Leger, Nathan Coles dhe Hisham Zahran. Përmbledhja e tij ‘Coincidence’ është një përkufizim mujor i muzikës për të cilën ai është i apasionuar.
E këtë të diel ne presim Jansky-in nga ora 21:00, live në faqen tonë zyrtare në Facebook, Rave Travel dhe Win Music Freedom Kosova.
Çdo vit, gjuhëtarët zgjedhin fjalën e ashtuquajtur më me pa kuptim në gjuhën gjermane, ndërkohë që këtë vit ajo do të jetë e lidhur me koronavirusin.
Por, kjo është pjesërisht e vërtetë, pasi këtë vit janë përzgjedhur dy fjalë.
Juria ka zgjedhur dy fjalë: Corona-Diktatur (diktatura e koronavirusit) dhe emri i përbërë tipikisht i gjatë gjerman “Rueckfuehrungspatenschaften” (sponsorizimi i kthimit), një term i përdorur në Pakti i ri i propozuar i Komisionit Europian për Migracionin.
E para u shpik nga kritikët e kufizimeve antikoronavirus, në mënyrë që të diskreditonte përgjigjen e qeverisë ndaj pandemisë.
“Sidoqoftë, fakti që kjo frazë është përdorur në protestat demokratike gjatë gjithë pandemisë zbulon se është me natyrë kontradiktore”, thanë ekspertët duke shtuar se pretendimet për një “diktaturë koronavirusi” në Gjermani minojnë realitetin e autoritarizmit në vendet e tjera.
E dyta “sponsorizimi i kthimit” është një sistem i propozuar me të cilin vendet anëtare të BE do të tregonin solidaritetin e tyre duke kthyer migrantë të parregullt në emër të një fqinji të BE-së.
Juria gjermane e konsideroi këtë si “cinike dhe eufemiste”, pasi ajo çiftëzon idenë e dëbimit me idenë përgjithësisht pozitive të sponsorizimit.
Kjo përzgjedhje për gjermanishten daton që nga viti 1991. Vitin e kaluar, fituesi ishte emri i përbërë “histeri klimatike”. / KultPlus.com
Jack Griffith London, lindi më 12 janar të vitit 1876. Ishte shkrimtar i njohur amerikan dhe gazetar. London la gjurmë të pashlyeshme në letërsinë amerikan, shkruan KultPlus.
Xhek London ishte njeriu që mishëroi plotësisht, për mirë a keq, frymën e kohës në të cilën jetoi. Ai bëri jetë boheme të një individualisti që nga mosha 14-vjeçare, të cilën e shfrytëzoi për të ndërtuar një karrierë të spikatur si shkrimtar.
Veprat e tij më e famshme dhe e dashur “Thirrja e botës së egër”, po përshtatet për herë të nëntë në një film artistik që nga botimi i tij i parë në vitin 1903. Filmi i kompanisë “20th Century FOX”, do të nisë të shfaqet në kinematë e botës këtë muaj, dhe protagonisti kryesor do të jetë aktori Herrison Ford.
Por, autori ishte shumë më tepër sesa çdo libër, film apo përvojë që mund ta përfaqësojë. Produkt i një kohe më pak tolerante se e sotmja, shkrimtari shkroi disa nga vepra më të diskutueshme, që do ta dëmtonin trashëgiminë e tij me audiencën moderne.
Edhe pse jetoi vetëm 40-vjeç, ai ishte protagonist në më shumë aventura sesa dikush tjetër mund të kishte jetuar 2 herë më shumë. Xhek London lindi Xhons Çenej më 12 janar 1876, në San Francisko të Kalifornisë. E ëma, Flora Uellman, ishte një mësuese muzike, dhe një spiritialuste që pretendonte se mishëronte frymën e shefit të madh Sauks, Skifteri i Zi. London ishte një fëmijë i paligjshëm.
Babai i tij ka të ngjarë të jetë astrologu dhe eksplurusi Uilliam Çhenej, por ai u largua nga shtëpia para se të lindte London, dhe nëna e tij u martua me një veteran invalid të Luftës Civile të quajtur Xhon London. Uellman punësoi nje grua afro-amerikane, ish-skllaven Virxhinia Prentis për ta ndihmuar të kujdeset për fëmijën e saj të vogël.
London do të kishte një lidhje të fortë më dadon e tij, dhe ajo do të luante një rol aktiv gjatë gjithë jetës së tij. Familja u transferua në Oklend, ku London nisi shkollën fillore. Kur ishte 8-vjeç, London kujton se i ra në duar një kopje e romanit “Signa” në bibliotekën e Okland. Ai u tërhoq shumë prej tij, pasi libri fliste për një personazh si ai: një fëmijë jetim jashtë martese, që detyrohet të rritet vetë.
London e cilësoi atë roman si frymëzim për karrierën e tij të mëvonshme letrare. Por ambicia e tij duhej të priste. Familja e tij e shtresës punëtore, kishte nevojë për ndihmën e tij. Ndaj në vitin 1889, kur ishte vetëm 13-vjeç, London shkoi për të punuar në një fabrikë të përpunimit të peshkut.
Kjo lloj pune, nuk është kurrë një përvojë e këndshme, por në fillim të shekullit XX-të, mungonin ligjet kundër punës së fëmijëve. Prandaj i riu London punonte 12-18 orë në ditë. Nga dëshira për të gjetur një mënyrë më të mirë për të ndihmuar familjen e tij, London i mori borxh një shumë parash Virxhinia Prentisit, dhe bleu një varkë të vogël me vela, duke u bërë një gjuetar midhjesh në Gjirin e San Franciskos.
Fitimet ishin më të mëdha, dhe ai fitoi nofkën “Pirati i Midhjeve”. Por nuk qëndroi shumë në atë punë, dhe pas disa muajsh gjuetia e fokave e çoi deri në brigjet e Japonisë. Kur u rikthye në shtëpi disa muaj më vonë në 1893, vendi ishte zhytur në një depresion të rëndë ekonomik.
Pasi u pushua nga disa punë, London u mor për gati një vit me akte vagabondazhi, për të cilat u burgos për 30 ditë në Nju Jork. Pas kthimit në Oklend, London ndoqi shkollën e mesme të zonës, dhe pas disa kohësh botoi veprën e tij të parë “Tajfuni i brigjeve të Japonisë”.
Me ndihmën e një miku, London nisi studimet në Universitetin e Berklit me synimin për t‘u bërë shkrimtar. Por pas rreth 1 viti në universitet, mungesa e parave e detyroi ta braktiste shkollën, dhe ai nuk do të rikthehej më kurrë për t’u diplomuar. Po atë vit e gjithë Kalifornia nisi të ziente për zbulimin e rezervave të mëdha të arit në territorin kanadez Jukon.
London tashmë 21-vjeçar, shkoi atje së bashku me vëllanë e gruas së tij, bashkë me rreth 100.000 kërkues ari, duke shpresuar të bëhej i pasur. London do të kalonte rreth një vit në Jukon, para se të kthehej në SHBA me thuajse duart në xhepa. Ai kurrë nuk gjeti asnjë copë ar në Jukon, por 11 muajt e kaluar atje do t’i linin mbresa të pashlyeshme. Aty Xhek do të njihte vëllezërit Luis dhe Marshall Bond dhe qenin e tyre, Xhek.
Pasi u rikthye duarbosh nga Jukon, Xhek London u bind se synimi i tij i vetëm drejt suksesit, do të ishte vetëm si një shkrimtar. Ai iu përkushtua plotësisht këtij profesioni, dhe iu përmbajt një regjimi të rreptë personal për të shkruar 1.500 fjalë çdo mëngjes.
Ai botoi disa tregime të shkurtra, por në fillim pati pak sukses. Kur “The Overland Monthly” i ofroi një shumë modeste për librin e tij “Në gjurmë të njeriut”, dhe më pas e vonoi pagesën, London ishte gati të hiqte dorë nga shkrimet.
Por gjërat ndryshuan kur një revistë tjetër “The Black Cat”, i dha 40 dollarë për tregimin e tij “Një mijë vdekje”. Në vitin 1900, kostoja e shtypjes së një botimi kishte rënë ndjeshëm, për shkak të teknologjisë së re më të efektshme. Për pasojë në SHBA, nisi të zhvillohej shumë industria e revistave.
Në nevojë të dëshpëruar për të mbushur faqet, revistat kërkonin me ngulm tregime të shkurtra, London shkroi në atë kohë shumë tregime, bazuar në përvojat e tij në det dhe në Jukon. Po atë vit ai fitoi 2.500 dollarë me shitjen e historive të tij, ose rreth 76.000 dollarë me kursin e sotëm.
Ai u martua zyrtarisht me gruan e tij të parë, Elizabet Madern, dhe së bashku patën 2 vajza. Përvoja në Jukon e bëri një socialist. Ai do të mbetej përherë i tillë. Garoi për kreun e Bashkisë së Oklendit në vitet 1901 dhe 1905, duke humbur në të dyja rastet. Suksesi më i madh i Xhek London, do të vinte vetëm 3 vjet më vonë kur ai shiti romanin e tij “Thirrja e botës së egër” gazetës “The Saturday Evening Post” për 750 dollarë.
Po atë vit, shtëpia botuese “Macmillan”, bleu të drejtat e plota të librit për 2.000 dollarë dhe e promovoi, duke e shndërruar në një bestseller ndërkombëtar. Gati brenda natës, London u bë i famshëm si në SHBA, ashtu edhe në Evropë. Veprat e tij, përshkruheshin shpesh si modele që binin ndesh me idetë dhe ndikimet e epokës.
Ai përzjeu etikën e mbijetesës me darvinizmit social dhe idealizmin socialist, duke kombinuar në mënyrë efektive idenë e një shoqërie të barabartë për të gjithë, por duke ruajtur ndërkohë pikëpamjet raciste. Pikëpamjet e London mbi racën ishin të njëjtat me ato të çdo intelektuali të bardhë në Amerikën e fillimit të viteve 1900.
Por racizmi i tij, ishte disi më i nuancar, ndoshta për shkak të afërsisë së tij me Virginia Prentis. Një tjetër akuzë që e përndoqi Londonin gjatë gjithë karrierës së tij ishte ajo e plagjiaturës. Ai u akuzua se romani “Thirrja e botës së egër”, ishte frymëzuar nga udhëtimet e misionarit metodist Egerton Jang.
Por ai thoshte se përdorimi i materialit burimor në raste të ngjashme nga vepra të ndryshme, nuk përbënte plagjiaturë. Xhek London ndodhej në fermën e tij, kur vdiq në vitin 1916, nga helmimi uremik, pasi ishte përballur ndër vite me sëmundje të ndryshme nga dizenteria, deri tek reumatizmi. Pas një karriere prej vetëm 18 vjetësh, ai kishte shkruar 20 romane dhe shumë tregime të shkurtra. / KultPlus.com
Gazetarja dhe shkrimtarja e njohur Blerina Rogova Gaxha, së fundi ka botuar vëllimin poetik ‘Thasë’. Rogova Gaxha, për herë të parë para lexuesit vjen me një vëllim tejet të veçantë, ku siç ka potencuar vetë autorja, në ‘Thasë’, ajo ka shpalosur zonat më të thella të vetes. Në një intervistë për KultPlus, ajo ka shpalosur më shumë detaje rreth librit të saj më të ri, raportit të saj me letërsinë në përgjithësi dhe rolin e gruas shqiptare në letërsi.
KultPlus: Ky nuk është libri juaj i parë, na tregoni dallimin mes këtij dhe të tjerëve, si dhe na flisni më shumë rreth tyre nëse veç kanë ndonjë lidhje mes vete?
Librat janë fëmijët e mi poetik. Çdonjëri është i ndryshëm, në shpirt, në trup, në fytyrë, por kanë një gjenetikë. Çdonjëri reprezenton një jetë autonome autoriale, një subjekt poetik që rron e krijon dhe vdes me mbarimin e librit. Mbase, me këtë libër kam guxuar të futem në zonat më të thella të vetes. Vizualisht ndërkaq, ky është i pari libër të cilin kam guxuar ta stolisë edhe me ilustrime.
KultPlus: Sa kohë ju ka marrur komplet realizimi i librit dhe na flisni më shumë rreth temës që trajtohet aty dhe pse pikërisht e keni zgjedhur atë temë?
“Thasë” më ka vjedhur një jetë të tanë shpirtërore, ndërsa kohë kalendarike, rreth një vit. Libri i bën jehonë kthimit të qenies te vetja, te vetja si e vetëmjaftueshme. Te gruaja si e vetëmjaftueshme. Humbjen në labirinthin e vetvetes, depërtimin thellë subkoshiencës, nga ku nuk e di se cila udhë ka me u çelë. Udhë kërkimi i rrënjës së plagëve, proces terapie që kërkon transformimin, konfesionin me veten, rilindjen, shndërrimin në flutur a kthimin në tulipan. Zbulimi i sendeve, copëzave tona, sikur i nxjerrim nga arka margaritarët e çmuar të memories sonë, dhe u japim zë, i bëjmë të flasim. Thasë është terrina e shpirit, vetmia e qenies, mitra dhe varri – krijimi dhe mbarimi i qenies.
KultPlus: Si e shihni zhvillimin e letërsisë dhe artit në përgjithësi në Kosovë, a ka shkrimtarë që premtojnë, cilët janë ata sipash jush?
Nëse i referohemi letërsisë së re shqipe, mund të themi se fillimshekulli XXI ka zbuluar zëra të veçantë të shkrimtarëve, të cilët kanë sjellë në letra një moment tjetër që bashkëjeton në misterin e letërsisë. Kjo letërsi kërkon të flasë me një gjuhë të re, të shkelë shtigje të reja, e kërkon shkrimin si vetënjohje, e kërkon poezinë që mban në gjiun e saj qetësinë meditative, por edhe poezinë e refuzimit e të revoltës. Emrat e letrave shqipe i njohim dhe ata kanë shkruar vepra të mrekullueshme, siç ka dhe emra të rinj, zëra të rinj të cilët po lënë gjurmë në letërsinë e re shqipe dhe këta emra janë të shumtë dhe të jashtëzakonshëm.
KultPlus: Na flisni për dallimin në mes grave dhe burrave që bëjne letërsi, nëse konsideroni se ekziston një dallim i tillë?
Letërsinë nuk e shoh të ndarë në sekse, nuk e lexoj nga këndvështrimi gjinor. Por më jep shumë kënaqësi kur lexoj gjëra të bukura të shkruara nga autoret gra. Shkrimi është një aventurë e shpirtit, dhe si e tillë është asnjanëse.
KultPlus: Secili shkrimtar/e ka muzën e vet, në momente bllokimi, ku e gjeni ju inspirimin, në çështje sociale, apo personale?
Në zonat më të errëta të qenies, aty ku mëson t’i japësh zë gjërave të nemitura. T’i bësh të flasin ato që s’kanë zë.
KultPlus: Cili është mesazhi që tentoni të përçoni përmes ‘Thasë’ dhe sa mendoni se do të arrini të përçoni këtë mesazh?
Do të thoja motivim për ta pranuar veten kështu siç jemi e çfarë jemi: qenie të brishta, të thyeshme, të ndarë copash, që përherë mësojmë si t’i mbledhim udhës një nga një copat e vetes dhe të vazhdojmë. A s’është mahnitëse forca me të cilën ripërtërihemi?
KultPlus: Çfarë konsideroni ju të jetë roli i letërsisë në Kosovë dhe cili mendoni se do të duhej të ishte roli i një shkrimtari/e?
Letërsia edukon shije, por edukon edhe qytetari e kulturë, e shkrimtari është me fat që ndonjëherë është i aftë të shoh dhe të shenjojë atë që të tjerët nuk e shohin. Puna e tij është kërkimi dhe zbulimi.
KultPlus: Na flisni për rolin që gruaja ka apo do të duhej të kishte në artin që zhvillohet në Kosovë?
Gruaja duhet t’i prekë ëndrrat që i fluturojnë nëpër qiell dhe t’i bëjë të lulëzojnë.
KultPlus: Cili është mesazhi juaj për ata që pretendojnë të krijojnë letërsi?
Shpupurisni thellë vetes për t’i dëgjuar tingujt e harruar, udhëtoni nëpër të gjitha tokat brenda vetes, këkojini ato që mungojnë gjithnjë, sepse i madh është shpirti dhe e vogël jeta. / KultPlus.com
Kufizimet COVID-19 që thoshin se njerëzit duhej të qëndronin larg turmave të mëdha, të shmangnin udhëtimet ndërkombëtare dhe të qëndronin në shtëpi ishin një recetë katastrofike për Eurovision 2020.
Që nga shtatori i vitit 2020, ekipi që qëndron pas Eurovision kanë vlerësuar mundësitë e tyre për konkursin e këtij viti. Sidoqoftë, tani është konfirmuar që Eurovision 2021 do të transmetohet më 22 maj në BBC One, shkruan Bustle, transmeton KultPlus.
Ekipi organizues i spektaklit ka shpjeguar në faqen e tyre të internetit se biletat për shfaqjen 2020 do të jenë akoma të vlefshme këtë vit. Sidoqoftë, është e paqartë nëse do të ketë audiencë, në përputhje me kufizimet e COVID-19.
Organizatorët konfirmuan këtë lajm për BBC por thanë se u është dashur të zbatojnë disa modifikime të vogla. Për shembull, nëse aktet nuk mund të jenë në konkurs personalisht për ndonjë arsye në lidhje me COVID-19, ata do të lejohen të dërgojnë një version të regjistruar të performancës së tyre.
Kjo mund të duket pak e padrejtë, pasi të këndosh drejtpërdrejt është shumë më e vështirë, por organizatorët kanë theksuar se ka udhëzime të rrepta që artistët duhet të ndjekin, të cilat përfshijnë “regjistrimi do të bëhet në kohë reale (siç do të ishte në konkurs ) pa bërë asnjë redaktim në vokal ose ndonjë pjesë të performancës pas regjistrimit”. / KultPlus.com
Koronavirusi shërbeu si një dritare drejt gjërave ku shoqëria ka dështuar.
Pandemia nxorri në pah pika të dobëta, nga mundesa e kujdesit shëndetësor dhe mbrojtja e punëtorëve e deri te mënyrat se si qytetat janë projektuar për makina në vend të këmbësorëve. Pandemia tregoi se njerëzit kanë abuzuar me natyrën. 10 ekspertë në shëndetësi, ushqim, drejtësi sociale, mjedis etj., të kontaktuar nga HuffPost si pjesë e bashkëpunimit me komunitetin “This New World”, ndanë mendimet e tyre, transmeton KultPlus.
1. “Në mënyrën më të dhimbshme, pandemitë na tregojnë se çfarë duhet të rregullojmë në botën tonë.” – Aaron Bernstein, drejtor i përkohshëm në Qendrën për Klimën, Shëndetin dhe Mjedisin Global në Shkollën e Shëndetit Publik Harvard T.H.
Stresi që pandemitë shkaktojnë zbulon të gjitha ato pjesë që kanë më shumë nevojë për riparim. Me Covid, ne kemi parë se si pabarazitë ekonomike, shëndetësore dhe sociale mund të shpërthejnë në fytyrën tonë. Në të njëjtën kohë, tani mund të shohim se veprimet që duhen për të adresuar krizën e klimës mund të parandalojnë pandeminë tjetër dhe të promovojnë një botë më të shëndetshme, më të drejtë dhe të qëndrueshme.
2. “Përgjigja jonë ndaj kësaj krize duhet të jetë transformuese.” – Priya Mulgaonkar, planifikuese e qëndrueshmërisë për Aleancën e Drejtësisë Mjedisore në New York.
Pandemia ka nxjerrë në pah pabarazinë e përhapur dhe të dhunshme me të cilën përballen njerëzit me ngjyrë. Një paralele shqetësuese midis Covid-19 dhe ndryshimit të klimës është se sa të papërgatitur janë qeveritë për t’iu përgjigjur katastrofës dhe se si ata me më shumë burime janë shumë më të aftë të përballojnë stuhinë dhe të rikuperohen ndërsa komunitetet me të ardhura të ulëta mbeten të pambrojtura.
Dështimi në përgjigjen tonë ndaj pandemisë reflekton boshllëqet në reagimin ndaj katastrofave natyrore. 2020 ka treguar që duhet të mendojmë më mirë se si duhet të duket rezistenca qytetare dhe se çështjet e klimës, strehimit, shëndetit dhe drejtësisë ekonomike janë të ndërthurura.
3. “Mësimi më i madh për të nxjerrë nga viti i kaluar është se solidariteti në të vërtetë ka rëndësi.” – Bill McKibben, autor, arsimtar, ambientalist dhe themelues i organizatës jofitimprurëse 350.org.
Pandemia duhet të na kujtojë se realiteti fizik është real – Unë jam përpjekur të them këtë pikë në lidhje me karbonin për vite me radhë, që kimia dhe fizika të mos negociojnë. Mikrobi bën të njëjtën pikë për biologjinë. Dhe si përfundim, veprimi i shpejtë përballë një krize ndihmon: Koreja e Jugut kishte rastin e saj të parë të njëjtën ditë me SH.B.A. – dhe një prej këtyre vendeve veproi me shpejtësi për të përkulur kurbën, ndërsa tjetri nuk e bëri. E njëjta gjë, padyshim, vlen edhe për ngrohjen globale.
Por pika më e madhe për të nxjerrë nga viti i kaluar është se solidariteti në të vërtetë ka rëndësi. Ne kemi jetuar në një epokë anti-solidaritet.
4. “Zgjidhjet reale të klimës duhet të ndërtohen rreth drejtësisë.” – Robert Bullard, profesor i shquar i planifikimit urban dhe politikës mjedisore në South Texas College dhe autor i disa librave.
Covid-19 veproi si një raketë që shënjestroi më të prekshmit në shoqëri duke rezultuar në infeksione joproporcionale, shtrime në spital dhe vdekje të njerëzve me ngjyrë. Pandemia zbuloi defekte të rënda në sistemin politik, ekonomik dhe shëndetësor.
Ashtu si në rastin e Covid-19 dhe ndryshimit të klimës, popullatat më të prekshme në përgjithësi vuajnë pengesat më të hershme dhe më të dëmshme për shkak të vendit ku jetojnë, të ardhurave të tyre të kufizuara dhe mjeteve ekonomike dhe mungesës së qasjes në kujdesin shëndetësor. Zgjidhjet reale të klimës duhet të ndërtohen rreth drejtësisë – drejtësia klimatike, drejtësia mjedisore, drejtësia ekonomike, drejtësia shëndetësore dhe drejtësia racore.
5. “Pandemia Covid-19 na ofron një mundësi për të imagjinusar dhe rikrijuar shëndetin publik.” – Lauren R. Powell, presidente dhe drejtoreshë ekzekutiv i The Equitist dhe nënkryetare e kujdesit shëndetësor në Time’s Up Foundation.
Sistemet e shëndetit publik dhe të kujdesit shëndetësor duhet të përqafojnë dhe të punojnë në mënyrë aktive pa diskriminuar. Të mos e bësh këtë do të thotë të ushqejmë qëllimisht patogjenin e sëmundjeve dhe kushteve për të cilat jemi të ngarkuar t’i çrrënjosim.
Pandemia Covid-19, në të gjithë humbjen dhe tragjedinë e saj, na jep një mundësi për të imagjinuar dhe rikrijuar shëndetin publik dhe sistemet e kujdesit shëndetësor që jo vetëm të mësojnë nga këto mësime jetësore, por të evoluojnë për shkak të tyre.
6. “Ne kurrë nuk duhet të harrojmë se punëtorët thelbësorë janë thelbësorë gjatë gjithë kohës.” – Ai-jen Poo, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i Aleancës Kombëtare Amerikane të Punëtorëve të Brendshëm.
Pandemia zbuloi si sa të pasigurt janë kaq shumë punëtorë dhe se shumë prej punëve më të pasigurta, të nënvlerësuara janë thelbësore – thelbësore për shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien tonë. Ne kurrë nuk duhet të harrojmë se punëtorët thelbësorë janë thelbësorë gjatë gjithë kohës dhe punëdhënësit duhet të ofrojë siguri për ta.
7. “Ajo që është e nevojshme është që kombet të ndërmarrin veprime agresive që adresojnë nevojat e lidhura të njerëzve dhe natyrës.” – Kai Chan, profesor në Institutin për Burimet, Mjedisin dhe Qëndrueshmërinë në Universitetin e British Columbia.
Viti 2021 është vendimtar për biodiversitetin. Ndryshimi i klimës paraqet një kërcënim të madh për ekosistemet. Kuptohet që pandemia ndërpreu vrullin e disa projekteve të mëparshme për klimën. Por po bëhet e qartë se Covid-19 nuk është një problem i veçantë, por një i ndërlidhur. Shkaku i shumë sëmundjeve, përfshirë Covid-19, është prishja e ekosistemeve. Këto përfshijnë tregtinë e kafshëve të egra që lejuan Covid-19 të kalojë te njerëzit, si dhe ndryshimin e përdorimit të tokës dhe ndryshimin e klimës që sjellin njerëzit dhe kafshët e egra në kontakt të ngushtë.
8. Një gjë që na ka mësuar kjo pandemi është sa shumë i merrnim gjërat si të mirëqena. – Laurie Santos, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin Yale.
Unë mendoj se një gjë që na ka mësuar kjo pandemi është se sa i merrnim gjërat si të mirëqena. Unë kurrë nuk kam provuar një ndjenjë frike dhe gëzimi në bërjen e aktiviteteve të zakonshme para Covid, por shpresoj se kur të kthehem tek ata pas pandemisë, do të jetë me më shumë mirënjohje dhe mirëkuptim se sa të dashura janë këto aktivitete që nxisin gëzim. Mendoj se të gjithë ne do të bëhemi pak më vlerësues për gjërat e vogla të cilave nuk u kemi kushtuar vëmendje më parë. / KultPlus.com
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë e ka uruar Distria Krasniqin për fitimin e medaljes së artë në Mastersin e xhudos në Doha të Katarit të hënën.
Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë në Mastersin e Dohas, pasi e mposhti Funa Tonakin në finale të hënën, duke e nisur vitin 2021 në mënyrë mbresëlënëse dhe duke mbetur në binar për ta siguruar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Tokio 2020, transmeton KultPlus.
Një ditë më pas, Ambasada amerikane në Prishtinë e zgjodhi rrjetin social Twitter për ta uruar kosovaren për triumfin e saj madhështor.
“Urime Distria Krasniqit të Kosovës, e cila e fitoi me meritë medaljen e artë në Mastersin e xhudos në Doha, Katar”, ka shkruar Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
Xhudistja kosovare dhe numri një i botës Krasniqi e fitoi medaljes së artë në kategorinë deri në 48 kilogramë në Mastersin e Dohas.
Krasniqi bëri paraqitje mahnitëse kundër ish-kampiones së botës dhe njërës prej favoriteve për medaljen e artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, të cilat do të mbahen këtë verë.
Kosovarja i shënoi dy pikë wazzari, të cilat i mjaftuan për ta fituar luftën me japonezen dhe rrjedhimisht edhe medaljen e artë.
Numri një i botës në kategorinë deri në 48 kilogramë e pati një ditë të mrekullueshme në Katar, duke i fituar pa telashe të gjitha katër luftërat.
Pasi e kaloi rrethin e parë pa luftë, Krasniqi e mundi sllovenen Marusa Stanger me ippon në rrethin e dytë, ndërsa në çerekfinale fitoi ndaj portugezes Catarina Costa.
Në gjysmëfinale, ajo fitoi ndaj francezen Melanie Clement.
Krasniqi i fitoi edhe 1800 pikë olimpike me triumfin e saj në Doha, të cilat janë të nevojshme për ta siguruar pjesëmarrjen ne Lojërat Olimpike Tokio 2020. / KultPlus.com
Në Cineplexx dita e martë shënon Ditën e Kinemasë, e cila është ditë e rezervuar për çmime më të ulëta të biletave, ku çmimet e tyre fillojnë nga 2,80€.
Dita e martë është dita që kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, ka rezervuar për filmdashësit, duke ofruar çmime më të lira të biletave, duke filluar nga 2,80€ për filmat 2D, dhe 3,60€ për filmat 3D. Me zbritje në të dy kinematë, në Prizren dhe Prishtinë, sot mund t’i shikoni 8 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 11:00 deri në ora 17:30 në kinemë në Prishtinë, ndërsa deri në ora 19:45 në kinemanë në Prishtinë. Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni sot me çmime të zbritura në Cineplexx janë:
Wonder Woman 1984
Në vitet 1980 aventura e rradhës e Wonder Woman e gjen atë përballë dy armiqve të rinj: Max Lord dhe Cheetah. Në film, rikthehet në rolin e saj aktorja e njohur Gal Gadot, ndërsa përveç saj, në film luajnë aktorët e famshëm si Kristen Wiig, Robin Wright, Pedro Pascal, ndërsa si regjisore e filmit rikthehet Patty Jenkins, të cilën po e ndjek suksesi që kur filmi i parë i Wonder Woman entuziazmoi fansat.
Come Away
Alisa tetë vjeçare dhe vëllai i saj djallëzor Peter udhëtuan për në Londër për të shitur një trashëgimi të çmuar. Duke u kthyer në shtëpi, Alisa kërkon strehim të përkohshëm në një vrimë magjike të lepurit, ndërsa Peter hyn në një fushë magjike si udhëheqës i djemve të humbur. Në këtë film luajnë aktorë të njohur si Angelina Jolie si dhe Michael Caine e Chiwetel Ejiofor.
The Doorman
Një grua pasi rikthehet nga lufta nis të punojë si portiere për një familje në New York. Një bandë hajdutësh planifikojnë ta grabisin këtë familje dhe ajo është e vetmja që do mund t’i shpëtojë. Në këtë film, një nga rolet kryesore luhet edhe nga aktori i njohur francez, Jean Reno. Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqet edhe komedia 10 Days without Mom, The War with Grandpa, super-thrilleri Cross the Line, ndërsa nga filmat familjarë po shfaqen ende The Elfkins, Trolls World Tour.
Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren me orarin e ri, tashmë nis punën nga ora 11:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu https://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-i-filmave/
Me një krijimtari intensive, pas Kadaresë, Fatos Kongoli është shkrimtari më i përkthyer në gjuhë të huaja.
I konsideruar shkrimtari i tranzicionit, veprat e tij mbajnë dhimbjen dhe trazimet shpirtërore në Shqipërinë e pas viteve ’90; jo pak herë librat e tij janë bërë fokus i debateve për pësimin e individit në një shoqëri si e jona, të egër e të ashpër, ndërsa flet se si kanë lindur personazhet e tij, në një proces krijues unik ku kanë ndikuar Balzak, Kamy, Çehov…
Kohë më parë, në një bisedë me Violeta Muratin, Kongoli kishte treguar se në çdo libër që ka shkruar gruaja është personazhi qendror dhe asnjë nga personazhet e tij nuk mund të realizohej pa një grua.
Çdo libër që keni shkruar ka një histori dashurie. Cila grua ka ekzistuar në librat tuaj apo, ajo, është brenda burrave rebelë të letërsisë që shkruani?
Është e drejtë, në çdo libër që kam shkruar, gruaja është personazh qendror. Asnjë nga personazhet e mi nuk mund të realizohej pa një grua. Për mua, letërsia është një grua e bukur mbas së cilës kam shkuar gjithë jetën pa e zotëruar dot kurrë. Ajo as në letërsi nuk mund të zotërohet, kështu e ka bërë Zoti. / KultPlus.com
Këngëtaret shqiptare duket se kanë marrë fronin në TopListat më të njohura në botë, shkruan KultPlus.
Pas sukseseve të shumëta të Dua Lipës, është Ava Max ajo e cila për gjashtë javë me radhe është renditur e para në ‘Billboard Adult Pop Songs’, sukses ky që e ka arritur me këngën e saj ‘Kings and Queens’.
‘Kings and Queens’ është lansuar vitin që lamë pas. Pas pothuajse 10-të muaj pas publikimit, kjo këngë vazhdon të mbetet ndër më të dëgjuarat e këngëtares shqiptare. / KultPlus.com
Fatos Kongoli lindi më, 12 janar 1944 në Elbasan dhe sot feston ditëlindjen e 77-të. Ai është konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mirë të letërsisë shqipe, shkruan KultPlus.
Kongoli ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”.
Librat e Kongolit janë botuar në disa vende të botës. Është fitues i çmimit ndërkombëtar “Balkanika”. Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri “Penda e Artë” (2004).
Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin “Shkrimtari i vitit” për vitin 2006, ndërsa romani “Lëkura e qenit”, përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 në Gjermani. Në vitin 2016 eshte shpallur “Shkrimtari me i mire i vitit”, nga Fondacioni Kulturor “Harpa” ne Fier.
Disa nga veprat kryesore të tij janë:
“Ne të tre” (1985)”Karuseli” (1990), “I humburi” (1992), “Kufoma” (1994), “Dragoi i fildishtë” (1999), “Ëndrra e Damokleut” (2001), “Lëkura e qenit” (2003), “Te porta e shën Pjetrit” (2005), “Jetë në një kuti shkrepësesh”, roman, 2007. / KultPlus.com
Legjenda e muzikës Michael Jackson vazhdon të adhurohet për artin e tij, edhe rreth 12 vjet pas vdekjes.
Një nga talentet e tij të paimitueshme ishte kërcimi që njihej si ‘moonwalk’, kur ai rrëshqiste në skenë, si dhe kur sfidonte gravitetin, kërcim të cilin e bëri për herë të parë në videon e këngës ‘Smooth Criminal’ në 1988-n.
Së fundmi, një grup shkencëtarësh dhe fansa të Jackson publikuan një letër në Journal of Neurosurgery duke u përpjekur të shpjegojnë përkuljen në 45 gradë, gjë të cilën e bënte duke qëndruar drejt dhe pa u mbajtur askund, transmeton KultPlus.
Shkencëtarët thonë se Michael “bënte me hile”, pasi nuk është në aftësitë e njeriut për ta bërë atë lloj përkuljeje.
Neokirurgu Manjul Tripathi, shpjegoi saktësisht pse kjo është e pamundur fizikisht, duke shtuar faktin që përkulja 25 ose 30 gradë është maksimumi që mund të bëjë njeriu pa u rrëzuar. / KultPlus.com
Një monedhë kineze e para 1.000 vjetëve u gjet në Angli dhe ky zbulim unik ka ngritur dyshime për mënyrën sesi ka përfunduar në këtë vend.
Tregtia midis Kinës dhe Evropës ishte konsoliduar mijëra vjet më parë. Rruga e famshme e Mëndafshit ishte një rrjet rrugësh tregtare që favorizonin shkëmbimin e mallrave, ideve, por edhe patogjenëve, midis Evropës Jugore dhe Azisë Lindore, përmes Azisë Jugore, Persisë, Gadishullit Arabik dhe Afrikës Lindore. Dihet gjithashtu se Romakët e lashtë, ose të paktën më të pasurit, përdorën mëndafshin nga Perandoria Kineze Han.
Gjetje e çuditshme
Zbulimi në Anglinë jugore i një monedhe kineze që daton më shumë se njëmijë vjet më parë, konsiderohet nga studiuesit si një zbulim i papritur dhe në disa aspekte i habitshëm.
Monedha e bërë nga aliazh bakri dhe me një diametër prej 2 centimetra e gjysmë, u gjet në Buriton, Hampshire, rreth 14 kilometra nga bregu jugor i Mbretërisë së Bashkuar dhe sipas Muzeut Britanik, ishte futur në vend midis viteve 1008 dhe 1016. Ka mbishkrime të gdhendura vetëm në njërën anë dhe në qendër ka një vrimë katrore që lejonte të lidhej, për lehtësi, së bashku me monedha të tjera.
Dyshimi
U tha që zbulimi, për shkak të veçantisë së tij, zgjoi kuriozitet, pasi nuk ka asnjë lajm për gjetje të ngjashme, por mbi të gjitha, një dyshim. Nëse monedha i ka humbur një koleksionisti të kohës moderne apo i ka rënë dikujt shekuj më parë, gjatë Mesjetës? Ka disa arsye pse preferohet hipoteza e dytë.
Monedha u zbulua në një fushë ku kishte shumë objekte të tjera që datojnë që nga Mesjeta (monedha “lokale”, copëza vazosh etj.), Por mbi të gjitha ajo u gjet në të njëjtën zonë ku, në të kaluarën, arkeologët kishin gjetur të vetmen qeramikë kineze të importuar në Mesjetë nga shekulli i 14-të. Është e vendosur afër bregdetit, kështu që është e lehtë të imagjinohet se zona është prekur nga rrugët e transportit me distancë të gjatë.
Mund të ketë humbur në Mesjetë
Sipas Caitlin Green, studiuese e historisë dhe arkeologjisë në Universitetin e Kembrixhit, vlen të kujtohet se ka disa prova të tregtisë midis Britanisë së Madhe dhe Azisë Lindore në shekujt 14 dhe 15, me gjurmët e pranisë së njerëzve nga Azia Lindore në Britaninë e Madhe dhe Irlandë.
Monedha, sipas Greenit, mund të jetë humbur nga një prej këtyre njerëzve gjatë një udhëtimi në Angli, rreth vitit 1.300 ose pak më vonë (kur monedha ishte ende në qarkullim). Por do të jetë e vështirë për ta provuar me siguri, veçanërisht nëse kjo monedhë do të mbetet një zbulim unik në Britaninë e Madhe.
Padyshim që ky zbulim tregon që lidhjet shekullore midis Evropës dhe Kinës ishin sigurisht më të gjera nga sa ishte menduar më parë. /Koha/ KultPlus.com
Artisti shqiptar Alfred Mirashi, i njohur me emërtimin artistik ‘Milot’, është bërë pjesë e ekspozitës së parë të Bienales Ndërkombëtare të Jinan, shkruan KultPlus.
Përderisa ekspozita në provincën e Shandongut të Kinës është hapur në dhjetor, artisti Mirashi ka treguar për numrin e vizitorëve në rrjetet sociale.
“Sot në Bienalen, Jinan, 10 mijë vizitorë në një ditë”, ka shkruar Alfred Mirashi.
Në këtë biennale, Mirashi është i pranishëm me dy vepra pikturale të vitit 2017, “Këndi Mesdhetar” dhe “Këndi Oriental”.
Kjo ekspozitë shfaq punimet e 100 artistëve nga mbi 20 vende të botës. / KultPlus.com
Kënga e Dua Lipës në bashkëpunim me DaBaby është vlerësuar së fundmi nga Billboard, shkruan KultPlus.
Në storyn e publikuar në Instagram, Lipa ka njoftuar artdashësit e saj se “Levitating” ka triumfuar duke u renditur e 7-ta më e dëgjuar në HOT 100 në Billboard.
Kënga “Levitating” është në kuadër të albumit muzikor “Future Nostalgia”, e cila pati suksese të njëpasnjëshme që nga publikimi në mars. / KultPlus.com
Kritikë nga Driton Fejzullahi për dramën “Kontrolli dhe Makina e dashurisë” nga Besim Ugzmajli:
Duhet thënë se secili krijues, në këtë rast kualifikimi, autori ( Besim Ugzmajli) mund të cilësohet si dramaturg, me dramën autoriale “ Kontrolli dhe Makina e dashurisë” e cila, krijon skemën e vet të kompozicionit mbi botëkuptimin, veprimin dhe ngjarjen, të projektara (abstrahuara) bartura në kohë dhe hapsirë. Në dramën “Kontrolli dhe makina e dashurisë” mund të veçojmë një ndërthurje duale, të kompetencës ideo-tematike dhe ideo-semantike, e cila në tekst na jepet si uni-autorial i cili është tipizuar dhe jepet përmes personazheve në tërësi, kurse si Dr. Guan në veçanti, ku autori shëndërrohet në protagonist( karakter) dhe narrator. Padyshim për ta percizuar dhe ndarë unin-narrativ duhet të verifikojmë tekstin por ajo do të jepet përmes rrafshit narratologjik të kësaj drame.
Siç dihet rëndom, autori ideo-tematikën e tij e ndërton duke konstruktuar botë(k)uptimin ose siç haset shpesh në literaturë, subkejtin e dramës së tij. Personzhet e kësaj drame, janë të gjithë bartës të botëkuptimit-botëkuptimeve të autorit (personazheve) ata-ato inkorporohen dhe paraqiten përmes të folurit dhe veprimit, duke paraqitur percepcionin individual dhe autorial që bartë kjo dramë.
Pesonazhet e dramës, janë njerëz pra që posedojnë “kualitete psiko-fizike” këto kualite duhet të shënjohen sepse kjo dramë dallon për nga tema, diskursi dhe konteksti, me dramat që për temë kanë “mimezisin” dhe “metonimitë” nga jeta reale. Kurse nga tipologjia, autori ka ndjekur renditjen klasike të ndarjes, pozitive-negative: ” protagonist-antagonist, karakter, anti-karakter… por edhe në karakter dinamik dhe statik” …
Uni-narrativizuar karakter-mikst: Dr. Guan, KORI, Akuan, Rela Uni-individualizuar narrator-karakter:Ela,Oso, Personi, Zaza, karakteri-narrator: Az, Oz, Ez, Alfa, Dode
Ngjarja:
Drama “Kontrolli dhe makina e dashurisë” nga aspketi ideo-tematik është dhënë nga autori (Besim Ugzmajli) si ngjarje post-apokaliptike, dhe si e tillë paraqet modalitet tejet të veçantë të reagimit dramatik jo vetëm në rrafshin nacional por edhe atë univerzal. Kur flasim për diskursin dhe kontekstin post-apokaliptik, këtë tekst dramatik ( Dramë) duhet ta shohim të fundamentuar në raportin kategorial: kohë-hapsirë, shkak-pasojë, fromë-përmbajtje, fat-faj-fatkeqësi, përjetim-pësim, determinim-interdeterminim.
Post-apokaliptika- Tekstet të cilat kanë si subjekt dashurinë, me diskurs dhe kontekst post-apokaliptik, janë të paraqitura përtej realitetit kosmik, të dhëna në një realitet hipotetik (fiksional) të konstruktuar dhe të fundamentuar nga vet autori përmes lokalizimit topik që në tekst e hasim me emërtimin (Rruga e qumshtit), pastaj me emrat e personazheve të cilit janë përshatur tematikës dhe kontekstit. Si intencë autoriale, teksti “Makina dhe kontrolli i dashurisë” shënjon një vlerë të re në aspektin e reagimit dramatik dhe kështu rrënon secilin diskurs paraprak vleror të eskanonit-eskatologjisë, pra të diskurseve dhe tematikave që kishin të bënin me fundet e mëdha, ose të cilat janë cilesuar si meta-narracione.
Koha-hapsira: si kategori tekstuale-letrare e dramatike, edhe pse janë të dhëna në këtë tekst, në një domen tjeter ( Post), ato vlejnë ngjashëm për të krijuar eksiztencë tematike, sepse tematika e trajtuar është më specifike dhe është më e vështirë për t’u precizuar tekstualisht, por autori na ka lënë disa shenja të cilat bëjnë kapërcimin kohorë, këtë në tekst mund ta vërejmë përmes intertekstualitetit, të cilin do ta paraqesim në vijim.
Shkak-pasoja: gjithçka është e dhënë përmes kauzalitetit tematik e tekstual, ku shkaku është dashuria kurse pasoja është ekzistenca dhe manifestimi i saj, të dhëna si pësim, i determinuar nga fati-fatkeqsia individuale nga (Oso-Ela) si kontrollë i skajshëm teknik-tekonologjik i një raporti thjeshtë emocional.
Forma-përmbajtja: edhe ky tekst dramatik nuk mund të anashkaloj dhe tejkaloj këto kategori, ku për nga forma i takon natyrës funksionale, ku autori nuk ka ruajtur dhe ndjekur identitetin ose paradigmen strukturale- klasike, duke krijuar një kompozicion të “ri” rrënues; të prologut-epilogut, heqjen e akteve, kori luan vetëm rol dekorativ formal, kurse fokusi është më shumë te konflikti, veprimi dhe pësimi tragjik, ku me qëllim mungon zgjidhja e këtij konflikti, për shkak te determinimit teknik-teknologjik. Kurse sa i përket përmbajtjes tematike që trajton kjo dramë, atëherë mund të themi se që nga antikiteti, preokupimi më i madh i gjinisë njerëzore ka qenë dihotomik; dashuria (erosi) dhe vdekja (tanatosi) dhe njeriun si bartës të gabimit (hermatisë) (ARISTOTELI, POETIKA. fq.44.)
Në realitetin e dhënë post-apokaliptik, të kësaj drame, njeriu tashmë është shëndërruar në homo-duplex, gjysmë njeri, gjysmë makinë, ka ruajtur vetëm formën, kurse sa i përket përmbajtjes ai është robotizuar. Insituti post-apokaliptik, tashmë po bënë eksperimentin e tij me një çift (Oso-Ela), të cilët për insitutin të udhëhequr nga (Dr. Guan) janë relikt ose mbetje emocionale e një raporti dashuror tashmë klasik, të cilët kishin ruajtur identitetin e tyre primordial, duke trashëguar gabimin, që për Insitutin paraqet sfidë laboratorike.
Fati-faji-fatkeqësia- fati padyshim në këtë dramë është dhënë si faj dhe fatkeqësi. Fati është që Oso dashuron Elën dhe anasjelltas, ky fat për Insitutin dhe për vet ata kalon në faj sepse dashuria (erosi) dhe vdekja ( tanatosi) të dashurosh deri në vdekje, dhe të vdiset për dashurinë, për institutin nënkuptonte fatkeqësinë. Autori i kësaj drame, heqë të rinjohurit si ndëshkim për oso-elan, sepse pas testit të dashurisë, oso më nuk njeh elën, dhe kështu raporti dashuror përfundon në fatkeqësi.
Përjetim-pësim- padyshim se përjetimi është dhënë si një konflikt në mes të emocionales- dashurisë, bartës të saj (oso-ela) dhe racionales ( survejimit dhe ndëshkimit) teknik-teknologjik nga insituti dhe ndëshkues ( Dr.Guan). Përjetimin emocional e gjejmë vetëm te Oso-Ela, si protagonistë të kësaj drame, duke manifestuar dhe pësuar fatin-fajin për një raport emocional- dashuror.
Determinimi-interdeterminimi- determinimi në këtë dramë jepet si kontroll në të gjitha domenet, duke kontrolluar çdo gjë, përmes mbikqyrjes teknologjike nga makina e dashurisë. Kjo makinë e sofistikuar, mundësonte matjen dhe tregonte të vërtetën. Pra autori ka përzgjedhur një konflikt në mes të emocionales si interdeterminim dhe racionales si paraqitje të së vërtetës. Ky konflikt ekziston që nga antikiteti e deri në sot…
Në aspektin e kritikës që është shkruar dhe që sot ende shkruhet, modaliteti i cili në shumicën e kohës ndiqet është ai modalitet që përqendrohet te ana semantike (kuptimore) që shpreh teksti dramatik. Kjo dramë, është e karakterit të veçantë sepse jepet me diskurs dhe kontekst post-apokaliptik dhe si e tillë tematika e saj, e përcakton edhe anën vlerore. Të sfidohesh me një tematikë të tillë, është një ndërmarrje shumë e vështirë për krijuesin, dhe shumfish më e vështirë për lexuesin, që në realitetet e dhëna është shpesh e pa konceptushme, përceptushme dhe e kuptushme për lexuesin në veçanti dhe për shikuesin (spektatorin) në përgjithësi.
Duke ditur këto sfida, këto keqkuptime në këtë raport lexues-shikues, që përmban trajtimi i kësaj tematike, që në diskurset tona nuk gjendet fare, edhe nëse gjendet është trajtimi ose prania e përciptë përmes citateve ose perifarazimeve dhe asgjë më shumë. Andaj duke qenë e veçantë duhet të jetë paradigmë ideo-tematike dhe sfide për inskenime në teatër.
Intertekstualiteti në dramën “Kontrolli dhe makina e dashurisë”
Raportin intertekstual në këtë dramë do ta bëjë nga qasja hermeneutike, duke interpretuar secilen shenjë që ka mundur të linte autori me kategori ose dije të ndryshme.
Secili tekst, pa marrë parasysh mediumin me të cilin shprehet, ka një raport intertekstual me : periudha kohore, kultura dhe dije të ndryshme, autorë dhe vepra, ide dhe tema me të cilat autori komunikon dhe i inkorporon brenda në tekest. Sipas Geranrd Genette intertekstualiteti është“mardhënie bashkëpranie ndërmjet dy apo disa teksteve, domethënë, thelbësisht dhe më e shpeshta, nëpërmjet pranisë së mirëfilltë të një teksti në një tjetër” ( GROS-PIEGAY NATHALIE, POETIKA E INTERTEKSUALITETIT, Parnas, 2011. Prishtnë, fq 24.)
Përcaktimi i intertekstit në dramën “Kontrolli dhe makina e dashurisë” padyshim se arrihet duke e lexuar dhe kështu, lexuesi e heton dhe përcakton intertekstin në tekstin dramatik që është duke e lexuar ose që ka ndërmend për ta inskenuar.
Pë ta dalluar qartë raportin intertekstual, ose të themi semantikën intertekstuale në dramën “Kontrolli dhe makina e dashurisë” duhet ta shohim të modeluar në kategoritë e të shpjeguarit, të kuptuarit dhe të interpretuarit tekstual.
Intertekstualiteti në këtë rast del të jetë “kualitet semantik”, të cilin e ka ndërtuar me shumë kujdes autori, ky kualitet semantik, dallohet nga modelet intertekstuale të dhëna në tekst si citimi apo kompleksiteti citatësorë. “ Në formën e tij më të shkoqur dhe me të mirëfilltë, intertekstualieti është praktika tradicionale e citimit ( me thonjëza, ose me referencë të saktë) ( POETIKA E INTERTEKSTUALITETIT, vepër e cituar, po aty)
Në dramën “Kontrolli dhe makina e dashurisë” semantika intertekstuale është e dhënë në raport me semantikën tekstuale dhe kontekstuale, kështu duke e bërë dramën në raporte të shumfishta vlerore. Kur flasim për raportin intertekstual në këtë dramë, ajo modelohet në këto fusha të dijeës dhe kulturës botërore që interferojnë me botëkuptimin e autorit.
Raportin intertekstual, e ndajmë sipas pranisë më të madhe, respektivisht më të vogël në këtë tekst. Praninë intertekstuale e gjejmë në relacion me filozofinë antike, konktretisht me sofistët grekë, që në tekstin dramatik është dhënë si problematikë e skepticizmit dhe relativizmit për fenomene të ndryshme.
“ PERSONI: … jam një person, një njeri, njeri që bartë ide, ide të bukura, që gjenjë hapsirë në kohën e masës njerëzore. Jam njeriu më i mirë që keni parë ndonjëherë.”
Pra teksti na lë të kuptojmë se kemi të bëjmë me relativizmin e gjithçkaje, qoftë fenomen, çështje, botëkuptim, besim, moral etj. Personi konsideron njeriun si masën e çdo gjëje, kjo ishte maksima kryesore e sofistit Protagora. Kur gjithçka është relative, qoftë si dije, qoftë si gjykim moral, atëherë mund të themi se autori i dramës bartë këtë ide si gjykim apo si botëkuptim individual në raport me individin, shoqërinë, periudhat kohore e historike, dhe dijet e kulturat e ndryshme.
Por, autori në tërë tekstin bënë një kombinim të kulturave, përmes teksteve të ndryshme, përmes personazheve të cilat ngjajnë në ide, përjetim dhe pësim sikurse në tekstet paraprake. Të krijosh një dramë, dhe si subjekt të jetë dashuria, fati-fatkeqsia, dashuri e parealizuar për shkaqe-pasoja nga më të ndryshmet, nuk mund të mos ishte aluzion Shekspiri, tragjedia, Romeo dhe Zhulieta.
“ELA: ka shumë rëndësi, çka nëse ti je një Montag, e unë jam një Kapulet! Ne mund të duhemi tash e të shpëtojmë, po duhet të vetëvritemi për shkak të një dashurie të pamundur në të ardhmën.” Interteksti është i qartë, veçse këtu kemi një vetëdije të personazhit (ELA) se si do të përfundojë dashuria e tyre. Pra autori ka zgjedhur me qëllim këtë tragjedi, që si subjekt ka dashurinë për ta ndërtuar subjektin e dramës së tij.
Në vazhdimësinë e narracionit dramatik, ku kompetenca narrative përshakllzohet përmes personazheve poashtu balancohet përmes tyre, konstelacioni vjen duke u përhapur me çështje që e preokupojnë autorin (Besim Ugzmali) në këtë rast në intertekst me etno-psikologjinë kolektive, në rapot me gjakun. Siç dihet, “gjaku ishte tabu te njerëzit primitiv, të cilët e quajnë gjakun si selinë ku ka zënë vend jeta”. ( FROJD ZIGMUND, JETA DASHURORE DHE SEKSUALITETI, fq. 122.) Gjaku del të jetë një tabu-problem etno-psikologjik, një tundim që nga antikiteti e deri më sot, për të gjitha kulturat pa përjashtim, atë e gjejmë në tekst të dhënë përmes personazhit.
“ PERSONI: më duket edhe gjaku nuk ishte mjaftueshëm i kuq, si thoni, ta bëjmë një me gjak të vërtetë, me gjak derri përshembull?!
“PERSONI: e tani si ju duket, çfarë ndjeni brenda përshfaqjes së gjakut si aromë që kënaq qenien e secilit prej juve?
Një shenjim intertekstual e gjejmë të dhënë përmes diskursit ironik në raport dhe në kontekst me religjionin monoteist, të paraqitur në raport me pamjen e zotit përmes krahasimit me një mit të lashtë biblik të cilin e gjejmë në Bibël në pjesën (Zanafilla) ku flitet për Kullën e Babelit, kjo histori rrëfen dëshirën e njerzimit për ta paraë zotin, por qëllimi në shkrim është paksa i koklavitur sepse, me ndërhyrjen e fuqisë metafizike, kjo kullë shkatërrohet dhe kështu krijohet shumëgjuhësia që ka karakter të mosmarrveshjes ndërmjet popujve sesa e kundërta.Pra prijsha ishte destruktive në raport zot-njeri-popuj. Dhe kështu kemi abstenimin e zotit që e gjejmë në tekst kështu:
“ ELA: sa mirë që nuk kemi kohë aq sa duam. Sikur të kishim kohë, sigurisht dikush do të provonte të ndërtonte një palë shkallë të gjata për 324589 vjet, në mënyrë që të shihte nga afër sytë e Zotit atje lart. Pra shakllët janë krahasim me Kullën e Babelit, dhe qëllimin e njerëzve për ta parë dhe kuptuar Zotin, sepse kemi kontekstin gjuhësor të implikuar i cili na jep një konotim tjetër. “ELA: Shkallëndërtuesi, sikur të kishte kohë të palimitueshme do të ndërtonte një palë shkallë aq të larta që të shihte Zotin atje lart, atë Zotin,…, pa sy, pa duar, pa këmbë. Meqë që të u kujtua Maria e Shenjtë, atëherë sigurisht që shkallëndërtuesi do të i shihte një palë testikuj gjigandë të Zotit lart? (qeshin).Këtu vërehet qartë diskursi ironik me kontekstin religjioz dhe tendencën historike të njerëzimit për antropomorfizëm të Zotit.
Pra intertekstualiteti në dramën “Kontrolli dhe makina e dashurisë” është shumë më i gjerë se sa është paraqitur këtu, por me një lexim tjetër besoj se të gjitha linjat intertekstuale do të paraqiten qoftë edhe ato me prezencë tejet te vogël, sepse këto që kam paraqitur më lartë kanë qenë me prezencë më të madhe dhe mendoj se kanë qenë më të rëndësishme për t’u cekur.
Në vazhdën e shpejtësisë së rrëfimit, dhe ngadalsimit të saj, mund të themi se autori ndjekë linjen konstante e cila nuk lejon të dallohen këto elemente. Shpejtesia-ngadalsimi i rrëfimit nuk duhet të shihen si antagoniste njëra me tjetrën sepse, ato i japin tekstit një vlerë dhe lexuesit një ndjenë qoftë të mirë qoftë të keqe kur ajo lexohet. Te disa autor është cilësi të qenit i shpejtë në rrërim, këtë e gjejmë te Eko, “çdo rrëfim artistik është pashmangshmërisht, fatalisht i shpejtë, sepse ndërsa ndërton një botë me ngjarjet dhe personazhet e saj, për këtë botë nuk mund të thotë gjithçka.”(ECO UMBERTO, GJASHTË SHËTITJE NË PYJET E TREGIMTARISË, fq.9.)
Shpejtësia-ngadalsimi, mund të vërehen në tekstin dramatik, deri te ndërtimi fabular, ose në tekst kemi ndarjen, ngadalsimi deri te paraqitja e personazhit DR.Guan, pastaj rrëfimi fillon të shpejtohet. Kjo shpejtësi është intencë e autorit për t’i dhënë dinamizëm ngjarjes që paraqet.
Drama “Kontrolli dhe makina e dashurisë” shënjon një vlerë të re në domenin univerzal të krijimit, dhe si e tillë hapë shtigje për t’i zgjeruar kufinjët e abstrahimit të tematikave të ngashme por me kontekste dhe diskurse të reja, siç ishte ai post-apokaliptik.
Këngëtarja e famshme shqiptar, Bebe Rexha së fundmi ka shpërndarë performancën e saj muzikore në bashkëpunim me revistën e famshme ELLE, shkruan KultPlus.
Këngëtarja ishte caktuar që sapo të merrte disa fjalë, të gjente këngë në të cilat përmenden ato dhe t’i këndoj drejtpërdrejtë.
“Bëhu”, “Mirë”, “Ruaj” dhe shumë të tjera ishin fjalët të cilat bënë që Beben ta dëgjojmë duke interpretuar këngë prej më të ndryshmeve.
Ajo i dha zë këngëve të ndryshme, një ndër to edhe disa të Britney Spears, Madonnës dhe kënga e saj “Baby I’m Jealous”. / KultPlus.com
Do të shkonim në Kosovë në një festival poetik. Në kafe Roma po pinim kafe me Xhevon duke pritur Ilir Kadinë. Kisha një parandjenjë krejt të sigurtë se Xhevua nuk do kishte marrë me vete as pasaportë as kartë identiteti.
-E ke marrë pasaporten ose karten e identitetit?- e pyeta.
-Po-me tha.
Pas pak, e pyeta prapë. E njëjta përgjigje. Pa nxiri njëherë, i thashë. Ik o pirdhu më tha. Pastaj edhe po të mos i kem marrë kufi shqiptaro-shqiptar është. Ne kufi Xhevua futi dorën nëpër xhepa dhe nuk kishte asnjë dokument. Iliri u pre fare se ai u kish dhënë fjalën organizatorëve që do na çonte ne të dyve. Per më tepër një ditë i kushtohej poezisë së Xhevos.
Unë dola nga makina dhe s’po mbaja dot të qeshurit. Nëpunësi nga ana tjeter e kufirit ngriu: nuk dinte ç’të bënte.
-Nuk na e ke dëgjuar ndonjëherë emrin-i thamë.
-Iu njoh shumë mirë- tha- po ligjet janë ligje dhe mund ta pësoj une-tha.
Iliri mori Orgesin, djalin e Xhevos në telefon. Për fat të mirë ai kishte lidhje me komandantin e postës nga ana jonë e kufirit i cili erdhi dhe bisedoi me komandantin e postës nga ana tjetër. Ne hymë në Kosovë. Dhe sot e kësaj dite nuk e kam të qartë: a ishte një harresë e natyrshme njerëzore apo ishte nje sfidë që Xhevua donte t’i bënte kufirit shqiptaro-shqiptar? / KultPlus.com
Ekuipazhi i parë vetëm gra i “Air India” u ul sot herët në aeroportin e Bengalurusë pasi përfundoi një fluturim ndërkontinental, pa ndërprerje, prej 17 orësh nga San Francisco.
Zoya Aggarwal, Papagari Thanmai, Akansha Sonaware dhe Shivami Manhas, katër komandantet e ngarkuara me fluturimin, u pritën në mbërritje me buqeta me lule.
Papagari Thanmai, duke folur për mediet në emër të të gjithë ekuipazhit, e përshkroi përvojën si emocionuese.
“Shumë udhëtarë donin të fotografoheshin me ne. Të tjerë e kishin rezervuar fluturimin tonë shumë kohë më parë”, tha ajo.
“’Përveç ekuipazhit tërësisht me gra, ata u tërhoqën edhe nga ideja e itinerarit, sipas të cilit pritej të fluturonim mbi Polin e Jugut. Udhëtarët festuan me ne në çastin kur hymë në rajonin polar”, shtoi Thanmai.
Ministri i Aviacionit, Hardeep Singh Puri, e uroi në Twitter ekuipazhin duke shkruar “Ky ekuipazh profesionistesh ka shkruar një faqe të re në historinë e aviacionit tonë civil”./ata/ KultPlus.com
Pas një nate në tokën ku vazhdojnë të çelin lulet e fëmijërisë ku vazhdojnë të kalben ëndrrat mes lisave të përgjumur fillojnë të zgjohen sorrat dhe dielli i një qielli tjetër (nën të cilin kuptohet se ka shumë më tepër mënyra për të vrarë sesa për të bërë dashuri) Një burrë derisa po kthehej në shtëpi nga turni i natës ndeshet në park me një prostitutë lakuriq të vdekur që kishte të tatuazhuar në kërdhokull emrin e një shqiptari nga Kosova E gjora nuk i kishte dy javë që kishte dalë nga përralla / KultPlus.com