Mos e vrit veten, as këtë natë

Poezi nga Rita Petro

Mos e vrit veten as këtë natë
Ti
Që çdo mesnatë e gjen shtëpinë
Zhytur në errësirë…
Ku e zeza dhe drita pikturojnë
Imazhet e tua surreale,
Lindur prej një truri të eksituar
Nikotine-alkoole-drogash…

Mos e vrit veten as këtë natë
Duaje vetminë tënde
Madhështore, të shurdhët,
Zhurmë-tingujsh dhe aromë-masturbimesh
delirante.

Mos
Mos e vrit veten as këtë natë!
Vetmia jote boheme është më e mirë
Se gënjeshtra që mban në një krevat
burrin dhe gruan
Se pagjumësia e liderit pervers
Që ëndërron të shembë çdo ditë
nga një ëndërr tonën,
Se makthi i atij që fle
Mbi dyshek parash erëndyrë,
Spërkatur me Pure White Cologne.

Prit!
Para se ta pish dhe pikën e fundit të helmit,
Dëgjoje qarjen e saksit që vjen nga lokali poshtë
Klithmën e mbytur të seksit
Pas murit në të majtë,
Drithmën e celularit dritëmekur,
Kur vizatohet një zemër në ekran.
Asnjëherë s’je vetëm o Ti mik,
Që kërkon të shpëtosh veten nga errësira!
Jam dhe Unë këtu.
Jemi të Tjerë aty-këtu
Që vrasim natën me një gotë kokteji,
Ku pikëllimi përzihet
Me pak ëndërr
Pak shpresë
Dhe pak gjak cherry.

Mos e vrit veten, as këtë natë! / KultPlus.com

Koncert pa maska dhe distancë në Zelandën e Re, tubimi më i madh në botë pas Covid-19

Grupi i Zelandës së ‘Re Six60’ mbajti një koncert para 50,000 njerëzve në Auckland, ngjarja më e madhe e tillë në botë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Publiku nuk kishte maska ​​mbrojtëse dhe nuk kishte asnjë distancë shoqërore, raporton The Sun.

Grupi e përfundoi turneun e tyre të fundit me një koncert në Eden Park.

Zelanda e Re ka marrë vlerësime për përgjigjen e saj ndaj pandemisë dhe ka një nga nivelet më të ulëta të vdekshmërisë nga Covid-19.

Vetëm 2.601 raste të koronavirusit u regjistruan dhe 26 njerëz vdiqën. 

Aktualisht, vetëm 33 raste të Covid-19 janë aktive.

Përdorimi i maskave është i detyrueshëm vetëm në transportin publik dhe në avion, dhe masa e ruajtjes së distancës sociale nuk është në fuqi./ KultPlus.com

Image

Vinçens Stratigo, poeti arbëresh që evokoi historinë shqiptare me vargje

Në 136-vjetorin e vdekjes, kujtojmë poetin arbëresh Vinçenc Stratigo (1822–1885). Ai lindi në Ungër të krahinës së Kozencës; mësoi në kolegjin e Shën Adrianit, ku ishte nxënës i Jeronim De Radës. Si garibaldian, mori pjesë gjallërisht në lëvizjen çlirimtare italiane.

Poezia e tij spikat për notat e protestës së hapur kundër pabarazisë shoqërore, por në shumë vargje trajton edhe motivin e dashurisë.
Në vijim, mund të lexoni një prej vjershave të tij më të njohura, të titulluar: “Shqiptari”, në të cilën evokon historinë e Shqipërisë dhe virtytet e shqiptarëve./ KultPlus.com

Historia e çmimeve Oskar, detaje interesante dhe gabime

Që nga themelimi i çmimeve prestigjioze të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave të Filmit në vitin 1929, çdo ceremoni ka pasur momentet, anekdotat dhe surprizat e veta të paharrueshme.

Fituesi më i ri i Oskarit është Shirley Temple në moshën pesë vjeç, i cili mori një çmim nderi për fëmijë në vitin 1934.

Laureati më i vjetër është Christopher Plummer, i cili fitoi një Oskar në vitin 2012 në moshën 82-vjeç në kategorinë e rolit më të mirë mashkullor në filmin “Beginners”.

Fituesi më i vjetër i çmimit si aktori më i mirë është Henry Fonda, i cili mori çmimin në vitin 1982 për “On Golden Pand”. Fonda atëherë ishte 76-vjeç.

Aktorja më e vjetër është Gloria Stewart, e cila fitoi Oskarin për filmin “Titanik” në 1987 në moshën 87-vjeç.

Lisa Minnelli është ndryshe nga aktorët e tjerë pasi ajo fitoi një Oskar – një çmim që prindërit e saj morën më herët. Minnelli mori çmimin si aktorja më e mirë në filmin “Cabaret” të vitit 1973. Nëna e saj, Judy Garde e famshme fitoi Oskarin e nderit në vitin 1939, dhe babai i saj Vincent Minnelli për regjisorin më të mirë në vitin 1958.

Ylli që fitoi më shumë Oskar është Catherine Hepburn – 1934, 1968, 1969 dhe 1982. Ajo u pasua nga aktori Daniel Day Lewis me tre Oskar.

Walt Disney Studio fitoi një rekord prej 26 çmime Oskar, katër prej të cilëve ishin çmime nderi.

Një nga ngjarjet e pakëndshme është dhënia e Oskarit në vitin 2017, kur filmi “La La Land” gabimisht u shpall filmi më i mirë.

Gabimi shpejt u korrigjua dhe çmimi iu dha fituesit të vërtetë, filmit “Moonlight”, por ekipi i muzikalit “La La Land” tashmë kishte dalë në skenë dhe kishte marrë urime. Gabimi ndodhi pasi prezantuesit iu dha zarfi i gabuar.

Oskarët jepen në 24 kategori, duke përfshirë filmin më të mirë, regji, aktori kryesor dhe aktorja kryesore, aktori më i mirë në rol dytësor dhe aktorja më e mirë, skenari më i mirë origjinal, skenari më i mirë i adaptuar, filmi i huaj më i mirë, dokumentar dhe i animuar, si dhe muzika më e mirë dhe speciale efektet.

Çmimi është një statujë e praruar e bërë nga Britania mbi një bazë të zezë metali, e gjatë 34 centimetra dhe peshë 3.85 kilogramë.

Në çdo ceremoni vjetore, jepen rreth 50 statuja, për të cilat duhen të paktën tre muaj për t’u bërë.

Oskarët përfundojnë sezonin e çmimeve të filmave në botë. Para Oskarëve, çmimet e Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit (BAFTA), si dhe çmimet e Shoqatës së Producentëve të Amerikës (PGA), Shoqata e Regjisorëve Amerikanë (DGA) dhe Globi i Artë. Këto çmime shpesh janë tregues të besueshëm se kush mund të fitojë një Oskar prestigjioz.

Cilët janë të preferuarit e këtij viti?

Akademia Amerikane e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka shpallur listën e aktorëve dhe të famshmëve që do të presin sonte ceremoninë e 93-të të Akademisë në Los Anxhelos. Midis yjeve janë Harrison Ford, Brad Pitt, Halle Berry, Stephen Soderber, Joaquin Phoenix, si dhe regjisori i filmit “Parasite”, i cili fitoi çmimin kryesor vitin e kaluar – Oskarin për filmin më të mirë. Të gjithë të nominuarit duhet të jenë fizikisht të pranishëm në ceremoni.

Filmi “Mank” me protagonist Gary Oldman u bë i preferuari për Oskarin pasi u nominua në më shumë se 10 kategori. Filmi “Nomadland”, i cili fitoi katër BAFTA, u nominua në gjashtë kategori.

“The Father”, “Judas and the Black Messiah”, “Minari”, “Nomadland” dhe “Trial of the Chicago 7” kanë nga gjashtë nominime secili./insajderi/ KultPlus.com

Gruaja në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Kanuni i Lekë Dukagjinit ka një rol tejet të rëndësishëm në kulturën e kombit tonë. Qysh nga koha e Gjergj Kastriotit, Kanuni përmban rregullat e atëhershme të mënyrës së jetesës dhe ligjeve që hynin në përdorim, për të vënë rregull dhe rend në shoqërinë shqiptare, shkruan KultPlus.

Në Kanun, trajtohet roli i gruas, i burrit, martesa e shumë e shumë gjëra të tjera, në bashkëveprim me mënyrën e jetesës të asaj kohe.

Në vijim, KultPlus ju sjell disa rregulla të shkruara në Kanun për gruan:

Martesa

Percaktimi e mëndyrët e Martesës.

M’u martue më kanun do’me thanë m’u ba shpi, me i a shtue shpis nji rob ma teper, sa per

krah të punve, sa per të shtuem të fmive.

Mëndyrat e Martesës.

a) Martesa me kunorë, e pelqyeme kah Feja e kanuja e Lekës
b) Gruja e mbajtne mbi kunorë, kundra Fejet e kanujet të Lekës;
c) Gruja e vajza e grabitme, e jasht-zakonshme kah Feja e kanuja;
d) Martesa me provë kundra Fejet e kanuiet.

Tagri i djalit.

‘’Djali ka tager me mendue per martes të vet, po s’pat prind’’.

Djali sa të ket prind s’ka tager :

a) me mendue per martesë të vet;
b) me shenjue shkuesin
c) m’u perzie në fejesë të vet;
d) as në shej, as në petka, as në këpucë, e as në të prem fejet.

Tagri vajzës.

Vajza, edhe në mos pasët prindt, ajo s’ka tager me mendue per Martes të vet, tagri asht në

dorë të vllazenve a të kusherijve.

Vajza s‘ka tager:

a) me zgjedhë fatin e vet; do të shkojë per ate, per të cilin t’a fejojn;
b) m’u perzie në shkuesi as në fejesë;
c) as në këpucë as në petka.
Detyrët e burrit e të grues.

Detyrët e burrit ndaj gruen.

Burri a’në detyrë:

a) me u perkujdesë per veshë e mathë e per gjithshka të lyprt per me mbajtë jeten;
b) me ruejtë nderen e grues e mos me e lanë me u ankue per kurrnji nevojë.
Detyrët e grues ndaj burrin.

Grueja a’në detyrë:

a) me i a ruejtë nderen burrit;
b) me i rrogue pa zhibla;
c) me i ndejë nen sundim;
d) m’u pergjegjë detyrve të kunorës;
e) me rritë e me mkambë fmin me nderë;
f) me i ndejë gadi me të veshmen e të mathmen (kah e qepmja);
g) mos me iu perzie në fejes të të bijve e të të bijave.
Tagri i burrit të vejë.

Burri i vejë, po s’pat prind, ka tager me folë vetë per martesë të vet, (porse burri i Malevet të

Shqypnisë s’e ban ket punë, edhe në dijtë se do t’jesë pa u martue; dokja asht me qitë nji tjeter

qi të flasë per te perkah martesa).

Tagri i grues së vejë.

‘’Grueja e vejë flet vetë. – Grueja e vejë i kthen krushqit m’udhë’’.

Grueja e vejë ka tager:

a) me folë vetë kah martesa;
b) me zgjidhë per fat ate, qi t’i pelqejë per sy;
c) me da me gisht shkuesin, qi t’ia biej shejin.
Të ndaluemt e martesës në Kanun.

Në fejesë varzash do të shikjohet:

a) Të mos jetë gjak e gjini;
b) Të mos jetë të njij fisit;
c) Të mos të jetë mesë fisit të djalit, qi do me e nxanë;
d) Të mos të jetë grueja e lshume;
e) Të mos të ketë kumari:
1) në të peshuem në derë të Kishës;

2) në kunorë;

3) në të marrun të flokvet;

4) të mos të jetë vllaznue me gjak të pim.

Kanuja s’e ban fejesen e martesen, kur të ndermjetson ndalimet e naltpermenduna, edhe në

katerqind breza me kenë (me gabue kush kundra këtyne ndalimeve, fisi i vet e giobitë, e qillon

qi edhe shpin i a djegë).

Në fejesë të lirë asht kanu qi të shkoje shkuesi e i ati – a i vllaj – i djalit te prindja e vajzës, per

me çue shejin në natë të dame.

Të himit n’anë, shkuesi do të perpushë zjarmin, para se të lypë vajzen; si t’a perpush zjarmin,

flet. Si të ketë hanger darkë, i ati i dhandrrit do t’i apë shkuesit në dorë si paret, si shejin.

Shkuesi si të njehë paret më qethit, do të çohet më kambë, e lshon në dorë të t’et të vajzes si

paret, si shejin.

“ Nuse pa shkuesi s’bahet”.

Vajza e grabitne a e hikne, me gjetë burrë, nuk mund të stoliset si nuse; do të shkojë vajzënisht

– me petka vajzënijet – per arsye, qi u muer e shkoi jasht kanujet pa shkues.

Vajza nen unazë nuk ka tager me lshue djalin.

Vajza e xanun nuk mundet me e lshue djalin edhe në mos e pasët per sy.

Po s’ndegjoi vajza me shkue m’at fat, qi e ka xanë, e edhe prindja i perkrahen së bis, kjo

s’mund të martohet ma per të gjallët e dhandrrit me tjeterkend.

Prindja e vajzës janë detyrë me i a kthye shpis së dhandrrit mje në ma të mbramin dysh, qi kan

la per at vajzë.

Sheji e dhetë grosht e kanus, qi i janë çue vajzës kur u xu, do të jesin n’arkë të sajë deri diten e

dekës së dhandrrit; e të dije si vajza, si djali, si prindja se aj dhandrrit; e të dije si vajza, si

djali, si prindja se aj shej s’i len me luejtë.

Kah kanuja, vajza jet e lidhun, e veç me leje të dhandrrit qi e pat xanë e per në hjekët dorë ky,

se s’mund të martohet, e s’a’kanun qi të shkojë tjeterkush me e lypë, si të dijë se gjindet e

pengueme.

Edhe po e muer tjeter grue dhandrri vajza e xanun prej tij jet e lidhun se e lidhun.

Me dekë të dhandrrit, kanuja e liron vajzen, e, po desht, mundet të martohet per arsye qi “me

dekë të dhandrrit, sheji xehet i hupun”.

Po s’nigioi vajza me shkue m’at fat, qi e pat xanë, edhe me perdhuni do t’ia apin atij, qi e ka

xanë me “Fishek më shinë”; e per n’i raftë per sy vajza tue hikun, ky e vret me fishek të

prindës së saj, e gjaku i vajzës shkon hupës, per arsye qi me fishek të tyne e vrau. / KultPlus.com

Me 5 gusht do të ribotohet libri biografik i Meghan dhe Harry

Libri i shumëpërfolur për Princ Harry dhe bashkëshorten e tij Meghan, do të dalë me 5 gusht.

Sipas ‘The Sunday Times’, janë shtuar disa kapituj dhe tani është gati për t’u publikuar.

Zbulohet arsyeja pse Harry dhe Meghan hoqën dorë nga familja mbretërore -  Vizion Plus

Në këta kapituj janë shtuar intervista e Sussexes me Oprah Winfrey, duke thënë Meghan se kishte planifikuar vetëvrasjen dhe po ashtu edhe vdekja e Princit Philip./KultPlus.com

Zbulohet arsyeja e largimit të Meghan dhe Harry nga familja mbretërore –  Lapsi.al

Shqiptari nga Çamëria, që themeloi klubin italian

Giovanni Paramithiotti – Gjon Paramithioti ishte shqiptari nga Çamëria, i cili themeloi klubin e futbollit të Interit, si edhe presidenti i parë i Interit.

Skuadra e futbollit të Interit të Milanos u themelua në 9 Mars 1908 me emrin Internacionale Milano. Giovanni Paramithiotti lindi në Venecie dhe nuk ka shumë të dhëna për të, por vdiq më 1936 në SHBA.

Ai rridhte nga një familje e madhe tregtarësh dhe bankierësh. Të huajt e konsiderojnë hebre, grek e venedikas, por një gjë nuk kanë mundur t’ia fshehin, t’ia zhdukin: mbiemrin që ai trashëgon nga origjina e familjes së tij, nga Paramithia e Çamërisë, me qëllim që të ruanin në kujtesë të tyre origjinën se nga ishin.

Paramithia nuk ka patur asnjëherë grekë, venedikas apo hebrenj vendas.

Këta të fundit erdhën në mesin e shekullit XIX, si shërbëtorë apo tregtarë të vegjël, dyqanxhinj, atëherë ku familjet e mëdha shqiptare u larguan, si fillim nga presionet e pushtetit osman dhe më tej, nga gjenocidi grek.

Nga familja e madhe Parmithioti kanë dalë shumë figura te njohura, të cilët, bashkë me familje të tjera shqiptare dhanë një kontribut të madh në themelimin dhe forcimin e shtetit grek, në shek e XIX, siç njihet në histori.

Familja Paramithioti, bashkë me disa familje të tjera shqiptare, një zviceran dhe me vëllezërit Roçild (Rothschild) themeluan më 1841, Bankën Kombëtare të Mbretërisë së Greqisë./ KultPlus.com

“Moj gocë pejane, moj gocë magjike, shumë të deshta prore më ike” (VIDEO)

“Gocë Pejane”, është një nga këngët e Bedri Islamit, e cila ka mbetur si embleme e realizimeve të tij.

Kjo këngë ndër vite është përpunuar dhe është kënduar edhe nga këngëtar të tjerë. KultPlus këtu ju sjell tekstin dhe videon e kësaj kënge:

“Gocë e bukur, gocë Pejane
Ma e bukura e kësaj ane
Aromë pranvere erë blini
Engjellush nga Dukagjini
Je e këndshme je mahnitëse
Me shikime aq flladiste
Ti më more më rrëmbeve
Zemrën time ti e theve

[Refreni]
Moj gocë Pejane, moj gocë magjike
Shumë të deshta prore më ike
Sa shumë halle shqetësime t’reja
Perëndeshë gocë nga Peja
Moj gocë Pejane, moj gocë magjike
Shumë të deshta prore më ike
Sa shumë halle shqetësime t’reja
Perëndeshë gocë nga Peja

[Verse 2]
Moj gocë Pejane por si bjeshka
Aq krenare sikur bjeshka
Ty gjithë jetën të adhurova
Që të dua kur s’pushova
Oh jo kur nuk pushova

[Refreni]
Moj gocë Pejane, moj gocë magjike
Shumë të deshta prore më ike
Sa shumë halle shqetësime t’reja
Perëndeshë gocë nga Peja
Moj gocë Pejane, moj gocë magjike
Shumë të deshta prore më ike
Sa shumë halle shqetësime t’reja
Perëndeshë gocë nga Peja
Moj gocë Pejane, moj gocë magjike
Shumë të deshta prore më ike
Sa shumë halle shqetësime t’reja
Perëndeshë gocë nga Peja
Moj gocë Pejane, moj gocë magjike
Shumë të deshta prore më ike
Sa shumë halle shqetësime t’reja
Perëndeshë gocë nga Peja”./ KultPlus.com

18 vjet pa përkthyesin që “i fliste dhe heshtja”

Robert Shvarci lindi në Sarajevë, më 10 dhjetor, 1932 nga një baba hebre nga Austria dhe një nënë nga Elbasani, por ai dashuronte dhe lëvronte në mënyrë të përsosur gjuhën shqipe, që nisi ta mësonte në moshën gjashtëvjeçare.

Shvarci përktheu disa nga veprat më të mëdha botërore në shqip, ndër të cilat mund të përmenden romanet e Remarkut, Gëtes, Fojtvangerit, Apicit, Travenit dhe Markezit. Robert Shvarc u nda nga jeta para kohe, më 25 prill 2003, pas një sëmundjeje të gjatë zemre.

Robert Shvarcit i është dhënë nga Presidenti i Republikës titulli Mjeshtër i Madh. Përkthyesi i njohur Robert Shvarc e mori këtë titull pak kohë pas marrjes së një tjetër titulli, atij të Qytetarit të Nderit të Tiranës. Ky titull iu dha atij me rastin 70-vjetorit të lindjes.

Emri i Robert Shvarcit prej vitesh është shndërruar në simbol të gjuhës gjermane në Shqipëri. Një domethënie për këtë ka qenë pikërisht viti 1995, kur përkthyesi i njohur u nderua nga ambasada gjermane në Tiranë me çmimin “Kryqi i meritave gjermane”. Duhet kujtuar këtu se Shvarci ishte i pari njeri i kulturës shqiptare, që arriti ta merrte këtë titull pikërisht në fushën e përkthimit. Gjithashtu ky titull është dhe i pari që presidenti gjerman i asaj kohe akordoi për një figurë të shquar të vendeve të Lindjes. Pas titullit që mori nga presidenti Alfred Moisiu dhe titujve të lartpërmendur, qëndrojnë një varg i gjatë librash të përkthyer nga gjuha gjermane në shqip dhe anasjelltas. Mjafton që të hapësh kopertinat e një serie të gjatë librash për të lexuar emrin e përkthyesit të tyre, Robert Shvarc.

Mes këtyre librave, që janë ndër më mjeshtërorët, vlen të përmenden: Tre shokë, Harku i Triumfit, Asgjë e re nga fronti i Perëndimit, Shkëndija e jetës apo Obelisku i zi nga Erih Maria Remark; Çifutja e Toledos, Françesko Goja nga Lion Fojtvanger; dhe drama të Bertolt Brehtit, Nëna Kurajë dhe fëmijët e saj, Kënga e një nëne gjermane, Ditët e Komunës, Arturo Ui, Pushkët e nënës Karrar, Opera për tre grosh, Baali; nga Heinrich Heine: Gjermania, përrallë dimri; nga Gëte dhe Shileri: Poezi dhe balada. Ndërsa mes autorëve shqiptarë që ai ka përkthyer në gjuhën gjermane janë: Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Gaqo Bushaka, Xhevahir Spahiu, Hatibi, Ahmeti, Beqiri, Qosja etj./ KultPlus.com

Studim në Francë, vullnetarët largohen nga shpella pas 40 ditësh izolimi

Një grup vullnetarësh francezë kanë dalë nga një shpellë pas një studimi 40-ditor që është bërë për të eksploruar kufijtë e përshtatjes njerëzore ndaj izolimit.

15 pjesëmarrësit u ngujuan pa telefona, orë ose dritë dielli, në shpellën e Lombrives në Francën jug-perëndimore.

Ata fjetën në tenda, prodhuan vetë energjinë elektrike dhe nuk kishin asnjë kontakt me botën e jashtme.

Projekti synonte të konstatojë se si njerëzit reagojnë ndaj humbjes së ndjenjës së tyre të kohës dhe hapësirës.

Eksperimenti i quajtur “Deep Time” mori fund të shtunën, duke lejuar tetë burrat dhe shtatë gratë të moshës 27 deri 50 vjeç, të largohen nga shpella, raporton BBC, përcjell Klan Kosova, transmeton KultPlus.

Shkencëtarët që mbikëqyrën projektin hynë në shpellë një ditë më parë për të thënë se projekti ishte afër fundit.

Duke buzëqeshur, por në dukje të trullosur, grupi e përfundoi izolimin. Ata kishin syze dielli për t’u dhënë syve kohë për t’u përshtatur me rrezet e diellit.

Drejtori i projektit, eksploruesi franko-zviceran Christian Clot, tha se koha dukej se kalonte më ngadalë në shpellë.

Një vullnetare, Marina Lançon, 33 vjeçare, tha se eksperimenti “ishte si një pushim i ngutshëm” në jetë.

Ata duhej të mbështeteshin në organizmin dhe ciklet e tyre të gjumit për të strukturuar ditët e tyre.

Në shpellë, ata kishin në dispozicion pak komoditete moderne. Për shembull, vullnetarëve u duhej të gjeneronin energjinë e tyre elektrike me një biçikletë me pedale dhe të merrnin ujë nga një pus 45 metra në thellësi të tokës.

Qëllimi i studimit ka rëndësi të veçantë gjatë pandemisë së koronavirusit, në një kohë kur masat anti COVID-19 kanë mbyllur miliona njerëz në izolim./klan/ KultPlus.com

Chefchaouen, qyteti blu i Marokut (FOTO)

Ky është qyteti i bukur i Chefchaouen, i njohur si “Perla Blu” e Marokut.

Ky vend i veçantë në malet marokene tërheq turistë nga e gjithë bota për tiparet e tij origjinale: shtëpitë dhe rrugët janë pikturuar të gjitha në blu.

Askush nuk e di me siguri pse qyteti filloi të lyhet me blu; disa mendojnë se bluja për hebrenjtë ka kuptim shpirtëror e fetar pasi u shpërngulën aty; disa të tjerë mendojnë se është ngritur nga Ali bin Rashid për strehimin e muslimaneve të dëbuar nga Andaluzia në shekullin e XV; të tjerë mendojnë se jo vetëm që janë gratë ato që e nisën këtë traditë, por vazhdojnë ta bëjnë edhe sot. Por ende sot nuk ka një shpjegim të saktë. / KultPlus.com

Vdes në moshën 103-vjeçare i mbijetuari i fundit i Pearl Harbor

Clayton Schenkelberg, i cili në moshën 103-vjeçare ishte njeriu më i vjetër i mbijetuar i Pearl Harbor në SHBA, vdiq më 14 prill në një institucion të kujdesit për të moshuarit në San Diego.

I lindur një vit para se gripi spanjoll të godiste vendin, viti i tij i fundit ishte një përballje me pandeminë aktuale, COVID-19.

Ai u prek, por nuk u sëmur rëndë, sipas anëtarëve të familjes.

Mes dy pandemive, ai përjetoi një nga ditët më fatale në historinë moderne të SHBA-së, sulmin më 7 dhjetor 1941, në Pearl Harbor që e futi SHBA-në në Luftën e Dytë Botërore.

Një silur i Marinës në një bazë nëndetëse, Schenkelberg doli vullnetar për të drejtuar një tren të ngarkuar me raketa nënujore larg bombardimeve të avionëve japonezë. Pastaj ai vrapoi drejt një arsenali, mori në armë dhe filloi të qëllonte përsëri.

Pas luftës, ai qëndroi në Marinë për dy dekada të tjera, u martua dhe rriti shtatë fëmijë dhe përfundimisht u vendos në San Diego, ku ai bëri një karrierë të dytë si kujdestar i shkollës së mesme.

Motoja e tij nëpër vite: Një ditë në një kohë.

“Nëse i bëni pyetje për këtë çështje, ai do t’ju thoshte se po bënte vetëm atë që duhej bërë”, theksoi djali i tij Patrick.

“Ai nuk mendoi se ishte diçka e veçantë. Ai kishte një punë për të bërë dhe e bëri atë”, shton ai.

Lindur më 17 tetor 1917, në Carroll, Iowa, Schenkelberg është përballur me vështirësi që në moshë të vogël. Nëna e tij vdiq kur ai ishte 9 vjeç. Bursa iu hoq kur ai ishte 12 vjeç, duke shkaktuar Depresionin e Madh. Kur ishte 17 vjeç, babai i tij, një shitës i bagëtive u vra në një aksident. / KultPlus.com

Dua Lipa performon sonte në ndejën para akademisë ‘Oscars’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është e ftuara speciale e ikonës së muzikës Elton John, në ndejën që do të mbahet para zhvillimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve ‘Oscars’, shkruan KultPlus.

Elton John, përmes fondacionit të tij ka ftuar edhe shumë artistë të tjerë, të cilët do të performojnë në këtë ngjarje, ndërkaq paratë e mbledhura do të shkojnë në ndihmë të personave të prekur nga sëmundja e Sidës.

“Jeni të ftuar në ndejën e çmimeve të Akademisë për të ndihmuar Fondacionin kundër Sidës të Elton Johnit. Përdorni kodin DUA 80 për një zbritje 80 %”, ka shkruar Dua në Facebook. / KultPlus.com

‘Kur ke të drejtë askush nuk e kujton, kur ke gabim askush nuk e harron’

Thënie për jetën.

“Jetojmë në një kohë ku çdokush shikon dhe gjykon nëse je i shëmtuar apo i bukur, askush nuk vëren dhe as interesohet nëse je i dëshpëruar apo i lumtur.”

“Ka vetë një kohë në jetë: Tani dhe Shumë vonë.”

“Dashuro për të  jetuar, jeto për të dashuruar.”

“Koha vendos se kë do të takojmë në jetën tonë, zemra vendos se kë duam në jetën tonë dhe sjellja jonë vendos se kush do të qëndrojë në jetën tonë.”

“E sotmja është një ditë shumë e veçantë, sepse kurrë nuk e kemi parë më parë, kurrë nuk do ta jetojmë më. Është e vetmja ditë që kemi.”

“Në çështjet e rëndësishme të jetës ne jemi gjithmonë të vetëm.”

“Ekziston vetëm një mënyrë për të gjetur lumturinë në këtë jetë, dhe kjo është, ose të kesh një ndërgjegje të pastër ose të mos kesh fare ndërgjegje.”

“Nuk ka dy njerëz në botë që e shohin jetën në të njëjtën mënyrë.”

“Vetëm kur të përjetoni një ngjarje serioze në jetën tuaj, do të mundeni të kuptoni se me sa gjëra të parëndësishme je marrë kaq kohë.”

“Një jetë e mirë është ajo që frymëzohet nga dashuria dhe udhëhiqet nga dija.”

“Tre faza që do t’ju ndihmojnë në jetë: ‘më mbuloni’, ‘ide e mirë shef’, ‘kështu e gjeta kur erdha’.”

“Jeta është tepër e shkurtët, nuk ja vlen barra qiranë ta kalojmë duke u zvarritur nën këmbët e horrave të përçmueshëm.”

“Nëse nuk lëvizni, mos prisni që dikush tjetër t’ju shtyjë.”

“Kur ke të drejtë, askush nuk e kujton, kur ke gabim, askush nuk e harron.”

“Jetoje jetën tuaj si të dëshirosh, pa marrë parasysh mendimin e botës. Bota është shumë, por jeta jote është pak.” / KultPlus.com

‘Martesat në djep’ kalojnë kufinjtë shqiptarë

Kur Shqipëria ishte nën pushtimin e Perandorisë Osmane dhe malësite e veriut, Dukagjini dhe Mirdita ende ishin në luftë dhe nuk pranonin kurrsesi të qeveriseshin apo drejtoheshin nga osmanët.

Në këto kushte, lindi nevoja për një rregullore dhe një sistem vetëqeverisës. Prijësi i Dukagjinit, Lekë Dukagjini, vendosi disa rregulla, norma dhe doke me karakter juridiko-social, që më pas do të quhej “Kanun”.

Kodi është i përbërë nga 12 libra: Kisha, Familja, Martesa, Shpija –Gjaja- Prona, Puna, Tё Dhanunat (transferimi i prones), Fjala e Gojёs, Ndera (nderi), Damet (dёmet), Kanuni kundra mbrapshtivet (kanuni mbi krimet), Kanuni i pleqnis, Shlirime e Pёrjashtime.

Kanuni kishte 1262 nene, tё cilat shërbenin si parim normues për të gjitha aspektet e jetёs nё male: organizimin ekonomik, mikpritjen, vёllazёrinё, kufinjtё, punёn, martesёn, e kёshtu me rradhё.

Që në krijimin e tij, ai i dha shumë forcë burrit duke e mbushur me privilegje kundrejt gruas. Kjo e fundit, madje nuk gëzonte asnjë të drejtë, madje as të vendoste për fatin e saj.

Martesat në djep

Në 9 bajrakët e Dukagjinit, sipas gojëdhënave të përcjella brez pas brezi, martesat në djep kanë nisur të vihen në zbatim shumë kohë përpara epokës së Gjergj Kastriot Skenderbeut.

Pra, dy fëmije martoheshin që në moshën 1, 2 apo 3 vjeçare dhe mjaftonte që dy baballarët të ishin dakord. Por si ndodhte një martesë e tillë dhe çfare kushtesh duheshin ? Në shumicen e rasteve, kur lindte një fëmijë, miqtë e familjes shkonin për vizitë për të shprehur urimin e tyre.

Martesat ndodhnin në mënyrë krejt të rëndomtë. Në bisedë e sipër, dy baballaret miq dhe shokë të mirë, vendosnin të lidhnin dy familjet më shumë, duke martuar fëmijët e tyre. Kolë Gjoni, një malësor i Dukagjinit tregon historinë sesi babai i tij e martoi që në djep.

“Kur u bëra 8 vjeç mësova se kam një nuse. 16 vjeç u martova dhe u futa në rangun e burrave. Babai, Kola më ka treguar se si unë u martova me Linen, gruan time, që në djep.

Dy prindërit tanë ishin miq të mirë. Ishin njohur në një festë të Shalës dhe që nga ai moment ishin bërë shokë. Kur kishte lindur Lina, babai im, Kola kishte shkuar për ta uruar.

Gjatë darkës, ata vendosën që të na martonin duke lidhur edhe më shumë dy fiset. Ata i kishin dhënë fjalën njëri – tjetrit dhe njeriu vde.s e besa nuk thyhet”

Në ato vite, për fejesën e dy të rinjve përdoreshin fjalët : zënie, mblesë, mbulesë, vlesë. Vajza quhej e zënë (e nxanë, e zanë), e vluar, e mbuluar, ndërsa djali i zënë (i nxanë, i zanë) i vluar, i mbuluar.

Ndodhte shpesh që të fejuarit të mos dinë se i janë premtuar njeri-tjetrit. Një rregull i tillë ishte e drejta dhe e fshehta e prindërve të tyre, të cilët ua bënin të njohur kur dëshironin ata vetë.

Kujtimet e Edit’h Durham

Duke folur për bajraqet e Pultit, që përfshinë zonat e Shalës, Shoshit, Krimit dhe Toplanës, “fejesat e bebeve qenë thuajse krejt të zakonshme” – nënvizon Durham.

Në shtresat e mesme dhe të varfëra të popullsisë zënia në djep ose pa lindur fëmijët bëhej me qëllim që të forcohej miqësia ndërmjet dy shtëpive. Marrëveshja bëhej drejtpërdrejt, me marrëveshjen e dy të zotëve të shtëpisë ose të dy prindërve të fëmijëve.

Kur dy gra nga shtëpia e tyre ishin me barrë, ata shfaqnin dëshirën që, po qe se lindnin njëra djalë e tjetra vajzë, të porsalindurit do të quheshin të zënë ndërmjet tyre.

Në ndonjë krahinë bëhej edhe një ceremoni e vogël dhe, kur lindnin fëmijët me seks të kundërt, lajmërohej me të shtëna pushke se të dy familjet u lidhën me miqësi. Për ligjësimin e kësaj “shkëmbehej edhe buka”, domethënë, organizoheshin gosti në të dy familjet.

Britania kundër këtyre martesave

Policia e South Yorkshire në Angli, ka ndërhyrë për të mbrojtur një djalosh 19-vjeçar, martesa e të cilit ishte mbajtur që kur ai ishte 5 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur më 19 qershor 2018, dhe tani i riu është vënë nën mbrojtje, së bashku me tre vëllezërit tij më të vegjël. Për arsye sigurie, agjentët nuk kanë dhëna detaje të tjera në lidhje me identitetin e viktimës, duke mos zbuluar kështu as edhe origjinën e vendit në Shqiperi.

Në vitet e para të jetës, djali ishte lidhur me martesë me një person që ai kurrë nuk e kishte njohur. Tani, në moshën 19-vjeçare, familja e tij po organizonte udhëtimin për të festuar martesën,

por i riu nuk pranoi. Kështu ai filloi të marrë kërcënime, sepse ai nuk po “respektonte marrëveshjen” duke thyer kështu zakonet e vendit dhe djali vri.tej. Policia ndërhyri dhe tani djali dhe tre vëllezërit e tij të rinj jetojnë në një vend të sigurt.

Martesat me mblesëri

Një tjetër lloj i martesës, që nuk zbatohej vetëm në veri por edhe në të gjithë Shqipërinë ishte edhe ajo me mblesëri apo shkuesi. Për të kryer këtë lloj martese në veri, mjaftonte që edhe në këtë rast, meshkujt e familjeve të ishin dakord.

Në ndryshim nga martesa në djep, në këtë rast duhej një “shkues”. Ai mund të ishte një njeri i afërt i familjes që do të fliste mirë për djalin në momentin kur kërkohej dora e vajzës.

Por jo vetem kaq pasi shkuesi kishte edhe përgjegjësi. Nëse meshkujt e familjes së vajzës pranonin atëherë, shkuesi ishte personi garant që të mos prishin besën asnjëra prej familjeve dhe martesa të bëhej.

Në kanunin e Lek Dukagjinit përcakohen qartë edhe të drejtat e familjarëve mbi vajzën:

“NYE I DYMBDHETËT.

Tagri i djalit e i vajzës.
31. Tagri vajzës.
Vajza, edhe në mos pasët prindt, ajo s’ka tager me mendue per Martes të vet, tagri asht në dorë të vllazenve a të kusherijve.
Vajza s‘ka tager:
a) me zgjedhë fatin e vet; do të shkojë per ate, per të cilin t’a fejojn;
b) m’u perzie në shkuesi as në fejesë;
c) as në këpucë as në petka

Në kanun parashikohet qartë edhe pasojat kur vajza thyen marrëveshjen e arritur për fejesën dhe ajo vritet me plumbin e dhënë nga familja së saj./shkodra.info/ KultPlus.com

Ritchie Torres: Krenar që përfaqësoj shqiptarët në Kongresin e 117-të të Amerikës

Ritchie Torres do të jetë përfaqësuesi i shqiptarëve në Kongresin e 117-të të SHBA-së.

Për herë të parë pas 32 vjetësh, Eliot Engel, miku i madh i shqiptarëve, nuk është më pjesë e Kongresit, por Torres e njeh mirë komunitetin shqiptar.

“Jam krenar që do të jem bashkëkryetari i ri për çështjet shqiptare në Kongresin e 117-të. SHBA dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie të fortë diplomatike dhe unë mezi pres të çoj më para interesat tona të përbashkëta Në New York ka shumë shqiptarë, ndaj jam krenar që përfaqësojë këtë komunitet në Kongres”, shkruan Torres në Facebook, përcjell KultPlus.

Para se të kandidonte për Kongres, Torres shërbeu për disa vjet në Këshillin e Qytetit të Neë York-ut, duke përfaqësuar një rreth që përfshin lagje ku jetojnë e punojnë shqiptaro-amerikanët, si Allerton, Belmont, Fordham dhe të tjera në Bronx.

Para kësaj ai shërbeu si drejtor në zyrën e këshilltarit James Vacca.

Rithcie Torres ka lindur në Bronx dhe po aty është rritur dhe arsimuar. Në moshën 16 vjecare ka nisur të jetë aktivistë me shoqata të ndryshme. Ai është rritur vetëm nga nëna e tij dhe kjo e bën më të ndjeshëm ndaj çështjeve sociale, pasi i di mjaft mirë sfidat e jetës. / KultPlus.com

Ma vranë Sarajevën

Robert Shvarc ishte një përkthyes hebreo-shqiptar, i cili njihet për shqipërimin e letërsisë gjermane, shkruan KultPlus.

Robert Shvarci lindi në Sarajevë, më 10 dhjetor, 1932 nga një baba hebre nga Austria dhe një nënë nga Elbasani, ai filloi të mësojë gjuhën shqipe në moshën gjashtëvjeçare. Shvarci përktheu disa nga veprat më të mëdha botërore në shqip, ndër të cilat mund të përmenden romanet e Remarkut, Gëtes, Fojtvangerit, Apicit, Travenit dhe Markezit.

Sot në 18 vjetorin e vdekjes së shkrimtarit nga Sarajeva me prejardhje shqiptare, KultPlus ju sjell njërën nga poezitë më të njohura të tij ‘Ma vranë Sarajevën’, një poezi në të cilën shpaloset një dhimbje e nostalgji e madhe.

Ma vranë Sarajevën

Ma vranë Sarajevën,
qytetin ku më ka rënë koka,
qytetin përjetësisht të dashuruar,
ku puthej lindja me perëndimin
dhe kishat rrinin pranë xhamive
dhe pranë sinagogave
të zëna për dore,
ku gjindja ishte përherë gazmore
dhe i donte këngët
dhe i donte lulet…

Ma vranë Sarajevën –
dhe Milaçka e kristaltë
gjarpëron tani e kuqe
përmes qytetit të martirizuar…
Ah, ç’ngjyrë tjetër veç asaj të gjakut
mund të lerë pas thundra e një viçi –
iliçi, visarionoviçi,
milosheviçi?

Ma vranë Sarajevën! –
pesëdhjetë vjet kam pritur
ta shihja edhe një herë
qytetin ku kam lindur,
qytetin vetëm pesëqind kilometra larg
që këtej! –
pesëdhjetë vjet kam pritur…

Tani s’dua ta shoh më:
s’kam zemër që të shoh gjithë atë gjak,
gjithë ato kufoma,
mu në zemër të Evropës,
mu në fund të këtij shekulli!

Do ta ruaj në kujtesë
ashtu të hirshme siç e lashë
në fëmijëri,
ashtu të butë dhe njerëzore,
ashtu gjithë tinguj e poezi…

Ma vranë Sarajevën!
Sarajevën më s’e pashë! / KultPlus.com

Mandela: Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdoret për ta ndryshuar botën

Nelson Mandela lindi më 18 korrik të vitit 1918. Gjatë gjithë jetës së tij ai ishte luftëtar i lirisë; ai luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej zezakëve në Afrikë. Shumë vite të jetës së tij, Mandela i kaloi nëpër burgje. Që në moshë të re ai u bë aktiv në lëvizjen e anti-aparteidit dhe iu bashkua Kongresit Kombëtar Afrikan. Në vitin 1940, Mandela u bë kreu i krahut rinor të kësaj lëvizjeje.

Nelson Mandela ndoqi Universitetin dhe fakultetin e drejtësisë dhe me kolegun e tij Oliver Tambo themeluan firmën e parë zezake të avokatisë në Afrikën e Jugut, me zyra në Johanesburg. Ata i jepnin këshilla juridike falas ose me çmim të ulët zezakëve.

Në vitin 1962, 44-vjeçari Mandela u arrestua dhe doli në gjyq për aktivitetin kundër qeverisë. Ai i mbrojti veprimet e tij si pjesë e “luftës së popullit afrikan për një shoqëri të lirë.”

Mandela mori qindra çmime dhe medalje gjatë jetës së tij. Në vitin 1993, ai ndau Çmimin Nobel të Paqes me ish-armikun e tij të betuar de Klerk. Ata u nderuan për kontributin në procesin e paqes në Afrikën e Jugut.

“Jugafrikanët kanë krijuar një shoqëri e cila konfirmon se të gjithë njerëzit kanë lindur të barabartë,” deklaroi Mandela duke marrë çmimin.

Si president, zoti Mandela u kritikua se nuk u përball me krizën e sidës në Afrikën e Jugut. Megjithatë, në vitet e tij të mëvonshme, ai u bë një personalitet publik i luftës kundër sidës.

“Së bashku ne mund ta luftojmë sidën dhe të garantojmë një të ardhme më të sigurt për të gjithë,” tha në një rast Mandela.

KultPlus, jua sjell disa nga thëniet frymëzuese te ish-Presidentit te Afrikes se Jugut.

“Askush nuk lind me urrejtje kundër një race tjetër, kundër një religjioni tjetër apo kundër një shtrese tjetër sociale. Njerëzit e mësojnë më vonë urrejtjen. Atëherë, nëse mësojnë urrejtjen, ata mund të mësojnë edhe dashurinë, meqenëse për zemrën njerëzore dashuria është diçka më e natyrshme se urrejtja.”

“Mos më gjykoni nga sukseset e mia, më gjykoni nga ajo se sa herë jam rrëzuar dhe jam ringritur sërish”.

“Unë jam në thelb një optimist. Nuk mund ta them nëse është e lindur, apo e ushqyer. Pjesë e të qenit optimist, është që të mbash kokën drejtuar nga Dielli, dhe me këmbët që ecin përpara”.

“Mirësia e njeriut është një flakë që mund të fshihet, por nuk zhduket” / KultPlus.com

Në Gjermani janë krijuar më shumë se 1.200 fjalë gjatë pandemisë

Në epokën e COVID-19, më shumë se 1,200 fjalë janë krijuar në gjermanisht.

“Nuk mund të mendoj për asgjë, të paktën që nga Lufta e Dytë Botërore, që do të kishte ndryshuar fjalorin në mënyrë drastike dhe në të njëjtën kohë sa më shpejt, si pandemia, tha Anatol Stefanowitsch, një profesor i gjuhësisë në Free Universiteti të Berlinit, transmeton KultPlus.

“Mund të mendoj për shumë shembuj të tjerë të një ndryshimi të madh kulturor që ndryshoi fjalorin gjerman. Por ato nuk ndodhën brenda disa muajsh”.

Lista e fjalëve të reja u përpilua nga Instituti Leibniz për Gjuhën Gjermane.

Ajo vuri në dukje se fjalët e reja po ndihmojnë në uljen e Coronaangst (ankthi për virusin).

“Gjuha ka një fuqi të fortë”, shtoi Möhrs. “Ne e shohim përsëri dhe përsëri sa e rëndësishme është të formulojmë saktësisht dhe të jemi shumë të kujdesshëm për fjalët që zgjedhim. Fjalët jo vetëm që përcjellin përmbajtje, por gjithashtu mund të transmetojnë emocione dhe ndjenja. Dhe folësit duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë.”

Më poshtë janë disa neologjizma për COVID-19 në gjermanisht:

Coronamüde (lodhja e COVID-19)

Impfneid (zilia e vaksinimit)

Kuschelkontakt (kontakt përqafimi)

Abstandsbier (birrë në distancë)

Balkonsänger (këngëtare e ballkoneve)

Todesküsschen (puthja miqësore në faqe e përshkruar si një puthje e vdekjes)

Alltagsmaske (maskë e përditshme)

Spuckschutzschirm (maskë: ombrellë mbrojtëse nga pështyma)

Schnutenpulli (maskë: triko e hundës)

Maskentrottel (një idiot që mbulon fytyrën me maskë duke e lënë hundën të ekspozuar). /insajderi/ KultPlus.com

‘Çdo gjë kalon në jetë, atëherë dhe dielli kur të lind’ (VIDEO)

Muharrem Qena, një shpirt i veçantë që krijoi art në fusha të ndryshme, me zërin e tij na la disa këngë të cilat dëgjohen edhe sot.

Përtej këngëve, tekstet e tyre të cilat shpesh i shkroi ai vet kanë vlerën e tyre dhe tej emocionit janë edhe të thella dhe poetike.

A thu asht ma lehtë pa dhimbje
A thu ma bukur pa lot
A thu ti ke me u kthye
Dhe prapë me qenë na të dy
A thu me është fati i tillë
A thu gjithmonë me vuajtje
A thue ti dot më kthehesh
Dhe prapë me qen na të dy

Çdo gjë kalon në jetë
Atëherë dhe dielli kur të lind
Mbas diellit prapë shi do t’ ketë
Kështu asht me të vërtetë

Ndoshta të tillë e kam fatin
Ndoshta gjithmonë me vuajtje
Ndoshta ti kurrë s’do t’më kthehesh
Edhe kjo ngjan në këtë jetë. / KultPlus.com

Gjenerata e parë e maturantëve të Gjimnazit ‘Sami Frashëri’ (FOTO)

Gjimnazi “Sami Frashëri” është një ndër shkollat më të vjetra në Kosovë dhe në Prishtinë që sot e mban emrin e rilindësit të njohur Sami Frashëri, shkruan KultPlus.

Edhe pse kjo shkollë nuk e ka mbajtur këtë emër në periudha të ndryshme, identifikohet si Gjimnazi “Sami Frashëri” sepse me këtë emër kjo shkollë ka marrë fizionominë e një institucioni me karakter të vërtetë të arsimit kombëtar dhe edukativo-kulturor.

Ky gjimnaz ndër vite ka pritur dhe përcjellë shumë gjenerata, të cilët ditët e fundit si maturantë i kanë përjetuar brenda këtij objekti. KultPlus sot ju sjellë një fotografi të gjeneratës së parë të maturantëve, e cila është postuar në grupin, Albanian Vintage. Kjo fotografi e zbuluar nga Flaka Surroi, i përket vitit 1949.

Kjo gjeneratë përfshinë shumë emra të njohur të kohës ndërsa disa nga emrat e identifikuar në këtë fotografi janë: Rexhai Surroi, Bashkim Fehmiu, Riza Çavolli, Afrim Vokshi, Tana Ahmedi, Karolina Frana, Marash Berisha, Xhevdet Basha, Masar Shporta, Zekirja Rexha, Zeqir Bajrami, Shefqet Veliu, Sait Islami, Sali Kolgeci, Nexhip Habipaj, Fetah Cavdarbasha, Veton Gjinaj, Xhevat Gjikolli, Hilmi Agani./ KultPlus.com

Botohen tregimet e autorit Enver S. Morina ‘Rr’nimi i Arbërit’

Libri me tregime “Rr’nimi i Arbërit” i autorit Enver S. Morina ka ardhur për lexuesit nga Shtëpia Botuese “Buzuku” në fund të marsit të këtij viti. Libri është i përbërë nga dhjetë tregime dhe gjashtë skica, poezi, dialogë e rrëfime që autori i quan biseda në titullin “6 “biseda” të përgjuara me 17 janar”.

Tregimet: “Mos i humbisni sytë”, “Vetvarrmihja e Arbër Varrit”, “Dosja e Arbër Varrit”, “Polemikë me ujq”, “Triptiku vendor i ecejakeve nëpër At(ë)dhe”, “Koloneli dhe i çmenduri”, “I vdekur në një aksident”, “Njollat e hirit pas shiut të akullt”, “Dialog i përfunduar” dhe “E moshuara dhe vasha”.

“Bisedat”: “Populli nuk është 007”, “Frika dhe letra”, “Ditari”, “Kthina”, “Loja” dhe “E nesërmja, kënga dhe liria”.

“Një stil rrëfimi krejt ndryshe. Miksturë rrymash e drejtimesh kulmuar me postmodernen. Historia është një lajtmotiv por aktualiteti imperativ.”, shkruan në ballinë.

Janë tregime të shkruara përgjatë kapërcimit të mileniumeve në harkun kohor prej 15 vite (1994) nga rrëfimi “Mos i humbisni sytë” e deri të tregimi i gjatë “E Moshuara dhe Vasha” (2009). Pjesë e kësaj përmbledhje është edhe skelet-skenari “Mërgimi i përjetshëm i KëDe-së” i cili shoqërohet me një letër në gjuhën angleze për aktorët Kevin Costner-it e Harrison Ford-it (1998). Tregimi “Njollat e hirit pas shiut të akullt” zuri vendin e tretë në konkursin “Flaka e Janarit 2000”.

… Arbër V. ishte bërë varrmihës i vetvetes. Vetëm tash e kuptoj pse me shekuj familja e tij mbante këtë mbiemër! Mbeti edhe kësaj here e parealizuar porosia e paraardhësve: të varroset në fshatin e etnisë stërgjyshore, në Kushevicë, të Toplicës! … (Fragment nga tregimi “Vetvarrmihja e Arbër Varrit”)

Autori i librit me tregime “Rr’nimi i Arbërit” Enver S. Morina (1965, Gllarevë e Klinës) ka kryer Fakultetin e Filologjisë, drejtimi Letërsi dhe ka ndjekur studimet pasuniversitare (1998-2000). Ka punuar profesor në shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Disa vite edhe gazetar. Shkruan ese e kritikë letrare e kinematografike, opinione, analiza e të tjera botuar në periodikun apo gazetat e kohës, si “Koha-javore”, “Sheshi”, “Zëri-javor”, “Flaka”, “Fjala”, “Jeta e Re”, “Bota Shqiptare”, “Verbi”, “Albanica”, “Shqip” si dhe në “Nacional”, “ResPublica”, “ExLibris”, “MAPO Letrare”, etj. Është autor i monografisë “Shndrit ndër breza, Hamit Krasniqi” (2010).

“Rr’nimi i Arbërit” është vepra e parë e tij në prozë. / KultPlus.com

Nominimet për Oscar në kategoritë kryesore

Më poshtë vijojnë nominimet për edicionin e 93-të të çmimeve Oscars.

Edhe pse filmi “Mank” kryeson me 10 nominime, është filmi “Nomadland” që është konsideruar si më favoriti këtë vit, me gjashtë nominime ashtu si konkurrentët “Les Sept de Chicago” dhe “Minari”.

Filmi më i mirë

“The Father”

“Judas and the Black Messiah”

“Minari”

“Nomadland”

“Promising Young Woman”

“Sound of Metal”

“Les Sept de Chicago”

“Mank”

Regjisori më i mirë

Chloé Zhao, “Nomadland”

David Fincher, “Mank”

Lee Isaac Chung, “Minari”

Emerald Fennell, “Promising Youg Woman”

Thomas Vinterberg, “Drunk”

Aktorja më e mirë

Viola Davis, “Le Blues de Ma Rainey”

Andra Day, “Billie Holiday, une affaire d’Etat”

Vanessa Kirby, “Pieces of a Woman”

Frances McDormand, “Nomadland”

Carey Mulligan, “Promising Young Woman”

Aktori më i mirë

Riz Ahmed, “Sound of Metal”

Chadwick Boseman, “Le Blues de Ma Rainey”

Anthony Hopkins, “The Father”

Gary Oldman, “Mank”

Steven Yeun, “Minari”

Aktorja më e mirë në rolin e dytë 

Maria Bakalova, “Borat 2”

Glenn Close, “Une ode américaine”

Olivia Colman, “The Father”

Amanda Seyfried, “Mank”

Youn Yuh-jung, “Minari”

Aktori më i mirë në rolin e dytë

Sacha Baron Cohen, “Les Sept de Chicago”

Daniel Kaluuya, “Judas and the Black Messiah”

Leslie Odom, Jr., “One Night in Miami”

Paul Raci, “Sound of Metal”

LaKeith Stanfield, “Judas and the Black Messiah”

Filmi më i mirë i huaj 

“Drunk” (Danemark, Pays-Bas, Suède)

“Shao Nian De Ni” (Hong Kong)

“L’Affaire collective” (Roumanie)

“L’homme qui a vendu sa peau” (Tunisie)

“La voix d’Aida” (Bosnie)

Filmi më i mirë i animuar 

“En avant”

“Voyage vers la lune”

“Shaun le mouton le film: la ferme contre-attaque”

“Soul”

“Le peuple loup”

Dokumentari më i mirë 

“L’Affaire collective”

“Crip Camp: la révolution des éclopés”

“The Mole Agent”

“La sagesse de la pieuvre”

“Time”

Skenari më i mirë origjinal 

“Judas and the Black Messiah” – Will Berson et Shaka King

“Minari” – Lee Isaac Chung

“Promising Young Woman” – Emerald Fennell

“Sound of Metal” – Darius Marder et Abraham Marder

“Les Sept de Chicago” – Aaron Sorkin

Skenari më i mirë i përshtatur

“Borat 2” – Sacha Baron Cohen, Anthony Hines, Dan Swimer, Peter Baynham, Erica Rivinoja, Dan Mazer, Jena Friedman, Lee Kern

“The Father” – Christopher Hampton et Florian Zeller

“Nomadland” – Chloé Zhao

“One Night in Miami” – Kemp Powers

“Le tigre blanc” – Ramin Bahrani

Filmat me më shumë se pesë nominime 

“Mank” – 10

“The Father” – 6

“Judas and the Black Messiah” – 6

“Minari” – 6

“Nomadland” – 6

“Sound of Metal” – 6

“Les Sept de Chicago”  – 6. / KultPlus.com

Adele planifikon t’i hyjë botës së filmit si aktore

Adele pati fituar një “Oscar” dhe një “Golden Globe” për këngën e saj “Skyfall” në filmin e “James Bond”.

Këngëtarja britanike ka bërë të ditur se po synon një arritje tjetër të madhe, që pritet të jetë nga bota e filmit.

Adele, 32-vjeçare ka bërë të ditur se ekipi i saj është duke punuar që t’ia mundësojë asaj një paraqitje sa më të mirë në një prej filmave të ardhshëm hollivudian.

“Ekipi i Adeles do të bënte gjithçka për ta bërë të lumtur atë”, ka thënë një burimi, transmeton KultPlus.

Pavarësisht kësaj, ekipi i këngëtares nuk dëshiron që ta lodhë shumë atë pasi dëshiron që ajo të jetë e lirë për të kryer edhe albumin e saj të radhës. / KultPlus.com