Poezi e shkruar nga Alda Merini. Përktheu: Skënder Buçpapaj
Dje e kam vuajtur dhimbjen, nuk dija se kisha një faqe të përgjakur, buzët prej metali të ashpër, një mungesë të plotë horizontesh. Dhimbja është pa të nesërme, është një turi kali që bllokon thembrat e fuqishme, por dje kam rënë poshtë, buzët e mia janë mbyllur dhe tmerri ka hyrë në gjoksin tim si një fishkëllimë e thellë dhe burimet kanë pushuar së lulëzuari, uji i tyre i rëndë ishte veç një det dhimbjeje ku fundosesha duke fjetur, por edhe atëherë kisha frikë nga engjëjt e përjetshëm. Po nëse janë kaq të ëmbël dhe të përhershëm pse palëvizshmëria më ngjall tmerrin?/ KultPlus.com
Listës për Trashëgimi Kulturore në Mbrojtje të përkohshme, sot i është shtuar edhe ndërtesa e ish-Gjykatës në Vushtrri, shkruan KultPlus.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nëpërmjet një postimi në Facebook, ku kanë shtuar se kjo ndërtesë hyn në grupin e objekteve me karakter publik-administrativ.
Ish objekti i Gjykatës Komunale në Vushtrri, i përket stilit të arkitekturës moderne, të ndërtuar në vitin 1963. Ndërtesa është pjesë e kuadrit vizual të shumëllojshëm të qytetit që paraqet një ansambël unik në memorien e qytetarëve.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:
Pasurohet Lista e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme
Në pajtueshmëri me Nenet 3 dhe 4 të Ligjit Nr.02/L-088 për Trashëgimi Kulturore, sot në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të përkohshme është shtuar Ndërtesa e ish-Gjykatës në Vushtrri.
Kjo ndërtesë me karakteristikat arkitekturale, historike, kulturore dhe shoqërore i takon grupit të objekteve me karakter publik-administrativ.
Ish objekti i Gjykatës Komunale në Vushtrri, i përket stilit të arkitekturës moderne, të ndërtuar në vitin 1963. Ndërtesa është pjesë e kuadrit vizual të shumëllojshëm të qytetit që paraqet një ansambël unik në memorien e qytetarëve.
Në aspektin arkitektonik ndërtesa dallohet për nga formësimi i pastër vëllimor, proporcionet humane dhe elementet e thjeshta të kompozuara në një simetri vertikale, të theksuara në pamjen që ka.
Ndërtesa duke ndjek parimet e modernizmit ku forma përcjell funksionin, përvetëson minimalizmin, duke refuzuar ornamentikën, bëhet prezantuese e denjë e këtij stili në një ambient kulturo-historik. Arkitektura e ndërtesës është e integruar në hapësirën që e rrethon. Proporcionet dhe trajtimi arkitektonik në kohën kur është ndërtuar, ka paraqitur një qasje të re në arkitekturë që shprehet përmes përdorimit të teknikës dhe materialeve bashkëkohore.
Me ndërtimin e këtij objekti me destinim të ri, janë pasuruar funksionet administrative të qytetit duke e gjallëruar qendrën e qytetit. Duke pas parasysh se ndërtesa ka pasur funksion publik, së bashku me Postën dhe Kinemanë e qytetit, ka qenë pjesë e përditshmërisë së banorëve, dhe si e tillë ka definuar këtë hapësirë urbane duke diktuar vijat e ecjes dhe duke shërbyer edhe si pikë referuese.
Sot ndërtesa posedon të gjitha vlerat kryesore arkitekturore, si ato te autenticitetit dhe ato stilistike, të cilat kanë potencial të ruhen si të tilla kurse funksioni t’i adaptohet nevojave dhe kërkesave bashkëkohore.
Trashëgimia kulturore është një vlerë e përbashkët e cila i përafron komunitetet, bënë ndërlidhjen e ngushtë ndërmjet të kaluarës, të tashmes dhe së ardhmes, dhe kontribuon në ringjallje ekonomike dhe shoqërore.
Gjithmonë në harmoni me Konventat ndërkombëtare, qëllimi i mbrojtjes së ndërtesës është definimi profesional i vlerave dhe rëndësisë që ka, si dhe transmetimi i tyre tek brezat e ardhshëm. Ndërsa, duke e ri funksionalizuar atë në bazë të kërkesave dhe nevojave të komunitetit dhe në shërbim të tij sigurohet pjesëmarrja demokratike dhe qasja në trashëgimi kulturore./ KultPlus.com
Autostrada Biennale ka bërë të ditur emrat e artistëve të edicionit të saj të tretë, idetë dhe hapësirat, shkruan KultPlus.
Edicioni i tretë i Autostradës Biennale titullohet ‘Çka nëse një rrugëtim…’, si ekspozitë për të papërfunduarën, sy skajet e rrugës që takohen ndërmjet mikpritësit e të ftuarit, të mërguarës e vendores, ndërmjet infrastrukturës dhe intimitetit. “Çka nëse një rrugëtim…”është poashtu ekspozitë për artin si formë e rikuperimit nga kurthet e përditshmërisë.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të tyre:
Autostrada Biennale me kënaqësi ju njofton me artistët e saj, idetë, hapësirat dhe datat e edicionit të saj të tretë:
Çka nëse një rrugëtim… është një ekspozitë për të papërfunduarën. Mund të jetë një rrugë, një hartë elektrifikimi, një shtëpi, një fushë me lule, një tregim, një marrëdhënie ose një shtet. Është ekspozitë që paplotësinë e merr si ftesë për t`u përgjigjur, për t’u lidhur dhe për t’u rritur.
Çka nëse një rrugëtim… është ekspozitë për dy skajet e një rruge që takohen ndërmjet mikpritësit e të ftuarit, të mërguarës e vendores, ndërmjet infrastrukturës dhe intimitetit.
Çka nëse një rrugëtim… është poashtu ekspozitë për artin si formë e rikuperimit nga kurthet e përditshmërisë. Të merr me vete e të shpie në një rrugëtim, duke filluar nga qendra e Prishtinës, e përgjatë rrjedhës së Lumbardhit në Prizren, për të përfunduar në një bar arti në Pejë.
“Në udhëtimin tonë të parë kërkimor në Prizren, në vjeshtën e vitit 2020, ne dëgjuam histori që nevojiteshin të dëgjoheshin: nga artistë, organizatorë, etnologë të ushqimit, një aktivist rom, një mbrojtës i trashëgimisë, një sociolog urban dhe një filozof, ndër shumë të tjerë. Ekspozita është përgjigjja jonë ndaj atyre historive. Grumbulli i endur i rrugëve të mbivendosura të artistes Valbona Zherka, na ofroi një hartë orientimi të përbërë nga rrjedhat e lumenjve, rrugët e arratisjes, shtigjet e migrimit, parregullsitë pozitive, kthesat në formë U, mënyrat e papritura të nisjes dhe mbërritjes. Edicioni i 3-të Autostrada Biennale është ftesë për një rrugëtim të papërfunduar, brenda dhe jashtë Kosovës – për në Berlin, Stamboll, Varshavë dhe prapa. Ose diku ndërmjet.”
— Övül Ö. Durmuşoğlu dhe Joanna Ëarsza
Autostrada Biennale është krijuar nga dy artistë dhe një pedagog në vitin 2014. Si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren funksionon me dy shpejtësi, njëra është ekspozita fizike që ndodh çdo dy vite në hapësirën publike dhe e dyta plani ynë afatgjatë për të krijuar qendrën edukative në ish bazën ushtarake te KFOR’it, ku procesi i përgatitjes së ekspozitës është i hapur për publikun, duke e bërë krijimin e veprave artistike një formë të të mësuarit dhe të menduarit kritik.
Autostrada Bienale është bërë e mundur me mbështetjen bujare dhe partneritetin e Zyra Zvicrane për Bashkëpunim ne Kosovë, Komuna e Prishtinës, European Cultural Foundation, Foundation of Art Initiatives, Komuna e Prizrenit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Manifesta 14 Prishtina, United Nations Kosovo Team, UNDP, KFOS, Raiffeisen Bank, Goethe Zentrum Prishtina, SAHA Foundation, Italian Institute for Culture in Tirana, Qendra Regjionale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Bibloteka Kombëtare, Museum of Modern Art in Ëarsaë, Institut Ramon Llull, Stacioni i Autobusave ne Prizren, Instituti Arkeologjik i Kosoves, Friedrich Ebert Stiftung, JYSK, ITP Prizren, DokuFest, Fondacioni Lumbardhi, Anibar, Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Edicioni i 5’te i Javes se Krenarise, MAM Foundation, Kultplus, ADN Galeria, Mor Charpentier, Galerist, Ëilfried Lentz and ChertLüdde.
Autostrada Biennale hapësira për edukim dhe prodhim u mbështet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, Komuna e Prizrenit, Gjirafa50, dhe Kreativ Qeramika.
Autostrada Biennale është mirënjohëse për mbështetjen bujare të partnerëve të shumtë individual për punën dhe bashkëbisedimet në Prishtinë, Prizren dhe Pejë, të cilët e bënë të mundur realizimin e këtij edicioni./ KultPlus.com
Artikull i New York Times, 23 qershor, 1981, i titulluar “Chapman, në gjyq me dyer të mbyllura, pranon fajësinë për vrasjen e Lennon-it”, përkthyer në shqip nga Albanian Post.
…
Mark David Chapman, dje pranoi fajësinë për vrasjen e John Lennon-in, të kryer dhjetorin e kaluar, jashtë apartmentit ku jetonte 40 vjeçari i Beatles-ave.
Zakonisht, i pandehuri që pranon fajësinë për vrajse ka përballë një dënim maksimal me 25 vite burg. Sidoqoftë, në këmbim të lutjes së z. Chapman ndaj Gjykats Supreme Shtetërore të Manhattan – një lutje e bërë kundër këshillave të avokatëve të tij në një procedurë të mbyllur në sallën e gjyqit – Drejtori i Detyrës Dennis Edwards Jr premtoi se dënimi nuk do të kalonte me mbi 20 vjet burgim.
Chapman do të dënohet me 24 gusht. Akuzat se Z. Chapman qëlloi Z. Lennon për vdekje pak para orës 11 të natës, dhjetorin e kaluar, kur muzikani dhe gruaja e tij Yoko Ono, ishin duke u kthuar prej inçizimeve muzikore, kishin qenë të padiskutueshëm ndërsa avokatët u mblodhën në gjykatë dje në mëngjes.
Mosmarrëveshja për Pasojat.
Sidoqoftë, prokuroria dhe mbrojtja kanë pasur mospajtime mbi pasojat ligjore të shtënies me armë. Prokuroria kishte marrë pozicionin se Z. Chapman kishte “kishte kryer një ekzekutim të qëllimshëm, të paramenduar të John Lennon-it, me gjakftohtësi, qetësi dhe veprim të parallogaritur në vrasjen e Z. Lennon, duke e qëlluar disa herë me një pistoletë të kalibrit 38”.
Mbrojtja kishte mbrojtur pozicionin se Z. Chapman ishte “deluzional dhe psikotik” dhe kishte për qëllim të dëshmonte se devijimi mendor i Z. Chapman e kishte penguar atë të ishte i vetëdijhëm ose kuptonte se çfarë kishte bërë atë natë.
Përzgjedhja e jurisë do të kishte filluar, kur në vend të kësaj Gjykatësi Edwards urdhëroi mbylljen e sallës së gjyqit. Personat e vetëm të pranishëm ishin avokatët e Z. Chapman, Jonathan Marks dhe David L. Suggs; dy anëtarë të zyrës së Prokurorit të Rrethit të Manhattanit, Allen F. Sullivan dhe Kim Hogrefe; gjyqtari dhe personeli tjetër i gjykatës. Ai i tërhoqi avokatët.
Në procedim të akuzës, i pandehuri 26-vjeçar tha se ai kishte refuzuar përpjekjet e avokatëve të tij për të shkuar në gjyq për të dëshmuar se ai nuk ishte përgjegjës për krimin “për shkak të sëmundjes mendore ose defektit”.
Ajo që ndodhi në sallën e mbyllur të gjykatës u rindërtua më vonë nga bisedat me ata që kishin qenë të pranishëm dhe nga shënimet e stenografit të gjykatës.
Chapman iu bënë një seri pyetjesh nga gjykatësi dhe Z. Sullivan se si e kishte vrarë z. Lennon. Në një moment, kur Z. Sullivan e pyeti pse kishte përdorur plumba të zgavërt, Z. Chapman raportohet të jetë përgjigjur: “Për tu siguruar për vdekjen e Lennon”.
Para se të merrej një vendim për të pranuar pranimin e fajësisë, kjo ishte bashkëbisedimi, që tregohet më poshtë, siç u regjistrua nga stenografi i gjykatës, dhe që u zhvillua midis z. Sullivan dhe z. Chapman:
SULLIVANI: Ky është vendimi juaj? CHAPMAN: është vendimi im dhe vendimi i Zotit. SULLIVANI: Kur thoni se është vendim i Zotit dhe unë e pyes atë me këshillë pasi që përfaqësime të caktuara më janë bërë nga Z. Marks, a keni dëgjuar ndonjë zë në të vërtetë në veshët tuaj?
SULLIVANI: Ndonjë zë i dëgjueshëm? CHAPMAN: Jo, zotëri. SULLIVANI: Para se të merrni këtë vendim, a keni bërë ndonjë lutje? CHAPMAN: Po, një numër lutjesh.
SULLIVANI: Pasi u lutët, a arritët të kuptonit nga Zoti që duhet të deklaroheni fajtor? CHAPMAN: Po, ishte udhëzimi i tij, urdhër prej tij. SULLIVANI: A është kjo realizim që keni arritur brenda vetes, i frymëzuar mbase nga Zoti? CHAPMAN: Jo, ndjeva se ishte Zoti që më thoshte që të pranoja fajin, dhe pastaj duke kërkuar me vendimin tim nëse do të bëja atë që Zoti donte të bëja ose nëse do të bëja atë që doja të bëja, vendosa të ndjek udhëzimin e Zotit.
SULLIVANI: A do të thoni në këtë kohë që kjo lutje është rezultat i vullnetit tuaj të lirë? CHAPMAN: Po.
Kur salla e gjyqit u hap për publikun në 10:45 në mëngjes, Gjykatësi Edwards njoftoi se Z. Chapman ishte deklaruar fajtor.
I pandehuri kishte veshur pantallona të errëta dhe një këmishë blu të errët, poshtë së cilës ishte një jelek antiplumb që ishte furnizuar nga Departamenti i Korrektimit. Ai herë pas here bisedonte butë me avokatët e tij gjatë kësaj pjese të seancës gjyqësore.
Ai gjithashtu pohoi me kokë në mënyrë disa herë, me sa duket në miratim, kur Gjykatësi Edwards tha se “Vendimi përfundimtar i deklarimit të fajësisë nuk është ai i avokatit, por i klientit”.
Sipas avokatëve dhe personelit të gjykatës, Gjykatësi Edwards kishte vendosur të mbyllte sallën e gjyqit “për të mbrojtur të drejtat e të pandehurit”.
Mbrojtja kishte ngritur pyetje nëse Z. Chapman ishte i aftë të merrte vendim racional në lidhje me pranimin e fajësisë. Avokatët më vonë shpjeguan se gjyqtari kishte frikë se nëse ai vendoste të mos pranonte pranimin e fajit, pasi i kishte bërë z. Chapman pyetje specifike në lidhje me krimin e tij, çështja e mbrojtjes do të ishte paragjykuar.
Duke përshkruar procedimin e mbyllur, Z. Sullivan tha për të pandehurin: ”Ai ishte në rregull dhe vigjilent. Ai foli me një zë të vendosur dhe të qartë. Ai ishte shumë i përgjegjshëm për veten e tij”.
Sullivan tha gjithashtu se Z. Lennon kishte qenë “njëri prej të shënjestruarëve” që Z. Chapman kishte ndërmend t’i vriste. I pyetur për motivin e Z. Chapman, ndihmësi i avokatit të rrethit u përgjigj: “” Nëse do të kishte pasur një gjyq, unë jam aq i sigurt sa mund të jem që do të kishim provuar se në thelb ai donte të tërhiqte vëmendjen tek vetja, për t’i bërë njerëzit të shihnin se sa i rëndësishëm ishte. Ai në thelb po kërkonte famë”.
Gjykatesi Edwards urdhëroi që Departamenti i Provës ta shqyrtonte z. Chapman në psikiatri si pjesë e hetimit të tij para vuajtjes së dënimit.
Marks tha se ai priste që seanca e dënimit të ishte “në një farë kuptimi një gjykim mbi çështjen e vetme në këtë çështje, gjendjen e tij mendore”. Ai tha se ndoshta do të paraqiste psikiatër dhe psikologë të cilët do të dëshmonin për mbrojtjen në gjyq. Dëshmia e tyre në seancë, tha ai, nuk do të ketë që Z. Chapman të deklarohet “jo i përgjegjshëm” por të bindë gjyqtarin të japë dënimin minimal prej 15 vjetësh të përjetshëm. / KultPlus.com
Aktorja e famshme Meryl Streep, e cila tashmë konsiderohet një ikonë në kinematografinë amerikane, sot feston 72 vjetorin e lindjes, shkruan KultPlus.
Një fakt shumë interesant dhe që vlen të ceket rreth kësaj aktoreje, është se Streep ka qenë e nominuar mbi 20-të herë për Oscar, duke e bërë atë që të thyej një rekord ndër aktorë.
Streep bëri debutimin e saj të skenës në Trelawny of the Wells në vitin 1975. Në vitin 1976 ajo mori një nominim të çmimit Tony për aktoren më të mirë në 27 Wagons Full of Cotton. Në 1977, ajo bëri debutimin e saj të ekranit në filmin televiziv The Season Deadliest, dhe gjithashtu bëri debutimin e saj të filmit në Julia.
Në vitin 1978, ajo fitoi një Çmimin Emmy për rolin e saj në holokaustin mini-seri dhe mori nominimin e saj të parë të Akademisë për Deer Hunter. Streep vazhdoi të fitonte Aktoren më të mirë mbështetëse për Kramer vs Kramer (1979) dhe Aktorja më e mirë për zgjedhjen e Sophie (1982) dhe The Iron Lady(2011).
Sot KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura të Streep.
Liria e vërtetë është të kuptojmë se jemi NE që zgjedhim, se kujt i lejojmë të ketë fuqi mbi ne.
Momenti kur nis të vrasësh mendjen se çfarë mendojnë të tjerët, është momenti kur pushon së qëni vetja.
Dhuntia e madhe e qenieve njerëzore është se ne kemi fuqinë e dhembshurisë.
Këshilla ime: mos harxhoni kohë duke vrarë mendjen për lëkurën apo peshën tuaj.
Formula e lumturisë dhe suksesit është që thjesht të jesh vetvetja: në mënyrën më të gjallërishme që mundesh.
I shohim figurat publike si përbindësha apo si perëndi. Por e vërteta është se të gjithë rrëzohen.
Ajo që të bën të ndryshme apo të çuditshme, ajo është forca jote.
Besoj se të gjithë kanë tre jetë: një jetë publike, një jetë private dhe një jetë sekrete.
Duhet të përqafosh plakjen. Jeta është e çmuar dhe kur ke humbur shumë njerëz, e kupton se çdo ditë është një dhuratë.
Të gjithë bëjmë gabimin që mendojmë se, pamja e jashtme na bën të denjë për t’u dashur.
Nuk ka pse të jesh e famshme. Mjafton të bësh që nëna dhe babai të jenë krenarë për ty. / KultPlus.com
Nga zyra e kryeministrit kanë njoftuar që janë ndarë 20,000 euro për familjen e Kujtim Veselit, 11 vjeçarit i cili u dhunua e pastaj u vra, shkruan KultPlus.
Kujtimi ishte fëmija i parë i familjes i cili e kishte ndërprerë shkollimin për t’u kujdesur për familjen.
Kurti tha se krejt çka mund të bëjnë si zyre e kryeministrit, është të ofrojnë mjete financiare për familjen e viktimës.
“Po e mbështesim në mënyrë simbolike familjen. Është i vetmi mjet që ne si kryeministri e kemi në dorë dhe mund ta përdorim”, ka thënë Kurti.
Kujtim Veseli ishte vetëm 11 vjeçar dhe ishte dhunuar seksualisht për muaj me radhë e pastaj u gjet i vrarë më 11 korrik 2019 në Fushë Kosovë. / KultPlus.com
Qeveria e Kosovës sot ka prezantuar masat e reja lehtësuese kundër COVID-19.
Me vendimin e ri është lejuar mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, shkruan gazeta express.
Të gjitha këto do të mbahen deri në orën 23:00.
“Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30 për qind e kapacitetit të hapësirës(30 persona për 100m2), por jo më shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 për qind e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër”, thuhet në njoftim. Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë 3 metra.
Për mbajtjen e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të matures, obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje./ KultPlus.com
Atë ditë u zgjova si zakonisht. Lava dhëmbët dhe pasi koka po me kruhej keq sa që mendova mos kisha pleshta, hyra dhe bëra një dush. Gjatë dushit e krova e e krova aq shumë kokën sa në disa pjesë po me rridhte gjak. Dreq o punë, mu desh që atë gjak ta ndal disi, por në disa fije floku më kishte mbetur e madje edhe tharë gjaku. Nuk e ngacmova më pasi duart po më dridheshin nga inati. Që ta merrja vetën me të mirë, shkova në kuzhinë dhe i bëra një kafe të hidhët e te rëndë vetes. Po aq hidhët e kisha edhe shpirtin dhe nuk e kisha vënë re që po shikoja nga dritarja një mace që po ngjitej e zbriste si për inatin tim në pemë. Aq zhdërvjelltë dhe aq shpejt sa nuk po e shihja me sy. Më nuk po e dija a ishte macja apo mua po me merreshin mendtë. Hapa dritaren dhe po i bërtisja maces apo asaj që unë po mendoja se ishte macja. Hej ti, i thashë, mos luaj me mua sepse do të vij aty dhe do të të mbys me gurë. Nuk u ndal, bile me bëhej se ajo po ngjitej e zbriste edhe më shpejt. Nuk mu durua mbylla dritaren me vrull, xhami u thye, po vrapoja drejt derës. Ne hyrje të shtëpisë nuk pashë asnjë gur me të cilin do të mund ta gjuaja. Për më keq u bë edhe më e shpejtë po edhe ngjyra i ndryshoi. Nga brenda më dukej e bardhë e tani dukej krejt e hintë. Nuk ishte koha të mendoja për ngjyrën e saj, më duhej ta largoja më shpejt sa s’më kishin lënë mendtë. Shkova te fqinji trokita fort në derë. Ai doli i përgjumur. Çfarë u bë komshi? më pyeti krejt i shkujdesur. E shikova në fytyrë, gati më shkoi mendja ta pyes, pse kush jeni ju?. Nuk arrita ta pyes sepse ai më rroku nga krahu dhe më tha që kishte përgatitur kafe dhe sandviç dhe unë pa telashe mund të haja me të. Edhe gruan nuk e kam këtu më tha duke ma bërë me sy. Nuk arrita të bëj asgjë iu nënshtrova i tëri atij. Më shërbeu kafen në një filxhan te bukur dhe sandviçët më tha që i ka bërë vetëm me perime sepse i ishte tekur kohëve të fundit që të ushqehej shëndetshëm. Sa fillova të marrë vetën dhe të kuptoj pse kisha shkuar te ai më bëri një pyetje befasuese. Ajo gruaja më nuk po vjen te ti, pse? Desha ta pyes cila grua, po koka nuk po më punonte. Aha ajo, dola shpejt e shpejt nga situata, ka gjetur një vend pune jashtë këtij qyteti. Me vuri dorën në krah dhe po më ngushëllonte. Dorën e kishte të fortë dhe me muskuj po ashtu e kishte mbuluar të tërën me tatuazhe. Ha mos më shiko ashtu, më bërtiti. Nuk mundem i thashë dhe me mundim po i kërkoja se mos kishte gurë në oborr. Qeshi si i marrë. Për çfarë të duhen më pyeti pasi kishte mbajtur barkun duke qeshur. I thashë se doja të trembja një mace që po me endej në pemë e po me shqetësonte shumë. Pema ra ne toka, pasi disa herë i kisha rënë me sëpatë, macja me nguli thonjtë në fytyrë. / KultPlus.com
Organi qeverisës evropian i futbollit UEFA ka refuzuar kërkesën e cila u bë pas një propozimi nga këshilli i qytetit të Mynihut pas një ligji anti-LGBTQ të miratuar nga parlamenti i Hungarisë javën e kaluar, për të ndezur Allianz Arena të Mynihut në ngjyrat e ylberit për ndeshjen e së mërkurës në Euro 2020 midis Gjermanisë dhe Hungarisë, shkruan CNN, transmeton KultPlus.
Legjislacioni, i cili është kritikuar gjerësisht nga grupet e të drejtave të njeriut dhe partitë e opozitës, ndalon përhapjen e përmbajtjes në shkolla që konsiderohet se po promovohet homoseksualiteti dhe ndryshimi gjinor.
“Racizmi, homofobia, seksizmi dhe të gjitha format e diskriminimit janë një njollë në shoqëritë tona – dhe përfaqësojnë një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet loja sot,” ka thënë UEFA në një deklaratë.
“Sjellja diskriminuese ka dëmtuar të dy ndeshjet dhe ligjërimin në internet rreth sportit që duam. Megjithatë UEFA, përmes statuteve të saj, është një organizatë politike dhe fetare neutrale. Duke pasur parasysh kontekstin politik të kësaj kërkese specifike, rreth një mesazhi që synon një vendim të marrë nga parlamenti kombëtar hungarez, UEFA duhet ta refuzojë këtë kërkesë.”
Tutje, UEFA shtoi se ka propozuar që Mynihu të ndezë stadiumin ose më 28 qershor, që shënon Ditën e Çlirimit të Rrugës Christopher, ose midis 3 korrikut dhe 9 korrikut, që është java e ditës së Christopher Street në Mynih.
Dita e Çlirimit të Rrugës Christopher njeh trazirat Stoneëall 1969 dhe marshimin në New York City që u zhvilluan një vit më vonë dhe që tani konsiderohet parada e parë e krenarisë homoseksuale.
Në një propozim ndërpartiak të paraqitur nga këshilli i qytetit të Mynihut, ideja për të ndriçuar Allianz Arena në dritën e ylberit ishte që të jepej një shenjë e rëndësishme dhe e dukshme e solidaritetit ndaj komunitetit LGBTI në Hungari, për ata që vuajnë nën homofobinë dhe tranfobinë e tanishme.
Lojërat e së mërkurës do të jenë fazat e fundit të të dy palëve në fazat e grupeve Euro 2020.
Gjermania humbi ndeshjen e saj të hapjes kundër Francës, por mundi Portugalinë 4-2 në fundjavë, ndërsa Hungaria humbi ndaj Portugalisë në ndeshjen e saj të hapjes para se të barazonte 1-1 me Francën. / KultPlus.com
Superylli ka bërë disa postime gjatë fundjavës në rrjetin social Instagram, në lidhje me autobiografinë e tij të ardhshme, të titulluar “Vullneti”, ku përmes një filteri në fytyrë, të cilën ai e ka përdorur në stilin e karakterit të Disney, ka vënë në dukje se atij po i duket e çuditshme për të folur rreth librit të tij të parë, shkruan CNN, transmeton KultPlus.
“Ka qenë një punë e dashurisë. Unë kam qenë duke punuar në të për dy vitet e fundit dhe më në fund është gati. “, ka thënë Smith.
Ndërsa në një video tjetër, artisti Brandan Bmike Odums shfaqet duke krijuar kopertinën për librin.
“Të gjithë duhet të shohin se si @bmike2c bëri artin për librin tim – ka nivele. 5 shtresa, secila duke përsëritur një fazë të ndryshme të jetës sime … E bukur!”, lexon mbishkrimi.
Tutje, aktori është shprehur falënderues ndaj porosive paraprake që i kanë ardhur atij në fillim rreth librit të tij.
“Unë i shoh të gjitha porositë tuaja paraprake në fillim të librit tim, faleminderit!!”, ka shkruar ai në një titull të dy fotove që tregonin se ai mban librin e tij.
Libri është planifikuar të dalë në treg më 9 nëntor. / KultPlus.com
“Great Barrier Reef”, sistemi më i madh në botë i shkëmbinjve koralorë, është rekomanduar që të futet në listën e trashëgimisë së rrezikuar për shkak të dëmeve që po i shkaktohen nga ndryshimet klimatike, ka thënë organizata e Kombeve të Bashkuara për Kulturë, UNESCO.
Vendimi do të merret muajin e ardhshëm.
UNESCO ka kërkuar nga Australia që të ndërmarrë veprime të menjëhershme ndaj ngrohjes globale. Ndërsa qeveria e Australisë ka kundërshtuar fuqishëm rekomandimin.
Përplasja e fundit është vetëm vazhdimësi në konfliktin në mes të UNESCO-s dhe qeverisë australiane për statusin e sistemit ikonik viteve të fundit.
“Great Barrier Reef” është sistemi më i madh në botë i shkëmbinjve koralorë i përbërë nga mbi 2,900 shkëmbinj nënujorë individualë dhe 900 ishuj. / koha.net / KultPlus.com
Ashgabat në Turkmenistan është qyteti më i shtrenjtë në botë për punëtorët që shkojnë nga jashtë shtetit, sipas studimit të këtij viti për Mercer Cost of Living. Raporti vjetor rendit 209 qytete bazuar në koston e shpenzimeve, duke përfshirë strehimin, transportin, ushqimin dhe argëtimin, duke i krahësuar me New York City.
Kryeqyteti i Turkmenistanit, i cili ishte numri dy në listën e vitit të kaluar, është një nga 10 vendet e para më të kushtueshëm. Ai ndiqet nga Hong Kong, Bejrut, Tokio, etj.
Kriza financiare e vazhdueshme e Turkmenistanit, e cila ka çuar në mungesa të ushqimit dhe hiperinflacionit, përmendet nga Mercer, si arsyeja pse kostoja e jetesës në Ashgabat është rritur gjatë dy viteve të fundit, shkruan CNN.
Vitin e kaluar Bejruti ishte i 45-ti më i shtrenjtë për emigrantët, ndërsa këtë vit është i dyti më i kushtueshëm. Një rritje me ritme tepër të larta. Mercer e justifikon këtë me depresionin ekonomik të Libanit, i cili u përkeqësua nga pandemia Covid-19 dhe shpërthimi i portit të Bejrutit në gusht të vitit të kaluar.
Ndërkohë, ndërsa euro fitoi gati 11% ndaj dollarit amerikan, qytetet evropiane u renditën më të shtrenjta se ato amerikanë. Kjo bëri që New York City të dilte nga top 10 e Mercer, ndërsa Parisi u ngjit në renditje nga numri 50 në 2020-ën në numrin 33 në 2021.
Sa i përket qyteteve më të lira për punëtorët që shkojnë nga vendet e tjera janë: Tbilisi, Georgia, Lusaka, Zambia, Bishkek dhe Kirgistan.
10 vendet që kanë kosto të lartë të jetesës për emigrantët:
Pas konkursit të hapur nga Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës për pranimin e pesë aktorëve të rinjë në teatrin ‘Dodona’, sot janë shpallur rezultatet, përcjellë KultPlus.
Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha ka njoftuar se sot bashkë me drejtorin e Teatrit të Qytetit “Dodona”, Visar Krusha, kanë mirëpritur pesë (5) aktorët e përzgjedhur për trupën rezidentet të Teatrit “Dodona” të cilët njëherit kanë nënshkruar kontratat e tyre.
Aktorët e përzgjedhur nga konkursi janë: Molikë Maxhuni, Arta Lahu, Vjosë Tasholli, Leonit Maloku, Ermal Sadiku.
Teatri Dodona deri më tani ka funksionuar vetëm me katër aktorë rezident, kurse nga sot numri i përgjithshëm i aktorëve rezident do të jetë nëntë (9).
Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha gjithashtu është shprehur se po synojnë që ky numër të plotësohet në të ardhmen dhe trupa rezidente e Teatrit të Qytetit të Prishtinës të jetë në minimum me njëzetë (20) aktorë rezidentë. / KultPlus.com
Ylli i muzikës, Billie Eilish, ndihet e turpëruar dhe e tmerruar me veten, për shkak të një videoje të vjetër që po qarkullon në rrjetet sociale, ku ajo shihet duke folur fjalë raciste.
Këngëtarja 19-vjeçare insiston se ajo po etiketohet si raciste kur në fakt nuk është e tillë.
Në një deklaratë të gjatë të postuar në llogarinë e saj në Instagram, Eilish ka shkruar: “Unë ju dua të gjithëve dhe shumë prej jush më keni kërkuar t’i adresohem kësaj çështje. Kjo është një temë të cilën dua ta trajtoj, sepse po etiketohem si diçka që nuk jam. Në rrjetet sociale po qarkullon një video kur unë isha 13-vjeçare dhe e këndoja një këngë e cila e përmbante një fjalë raciste që atëkohë nuk e dija se ishte term nënçmues i përdorur kundër anëtarëve të komunitetit aziatik. Ndihem e tmerruar dhe tejet e turpëruar që e kam përdorur këtë fjalë, të cilën për herë të parë e kisha dëgjuar në këtë këngë. Nuk ishte diçka që e kisha dëgjuar të përdorej në rrethin tim të shoqërisë apo nga ndonjë familjarë. Pavarësisht nga injoranca dhe mosha ime në atë kohë, asgjë nuk e justifikon faktin se ishte një fjalë lënduese. Dhe për këtë më vjen shumë keq”.
Ylli i hitit “Bad Guy” po ashtu foli për një tjetër pjesë të videos së montuar, ku ajo dëgjohet duke folur me një aksent të cilin disa njerëz po e interpretojnë sikur shaka nënçmuese ndaj aziatikëve.
“Në videon tjetër që është një klip i montuar unë dëgjohem duke folur fjalë pa kuptim dhe më një zë të cilin e kisha shpikur si fëmijë. Kështu flisja sa herë që bëja shaka apo iu adresohesha kafshëve shtëpiake, miqve të ngushtë apo familjarëve të mi. Janë fjalë pa kurrfarë kuptimi dhe një budallallëk absolut i një vajze të papjekur, dhe në asnjë mënyrë nuk është një imitim i askujt ose i ndonjë gjuhe, theksi apo kulture tjetër. Kushdo që më njeh mua më ka parë duke bërë zëra të këtillë gjatë gjithë jetës”, deklaroi këngëtarja.
Tutje Eilish shtoi se reagimet me të cilat janë pritur këto video, ia thyejnë zemrën sepse ajo nuk do të dëshironte që njerëzit të lëndoheshin nga ky keqinterpretim.
“Pavarësisht se si është interpretuar kjo video, unë asnjëherë nuk kam dashur që ndonjë nga veprimet e mia t’i lëndojë të tjerët, dhe absolutisht më thyhet zemra për faktin se po etiketohet si video raciste dhe kështu mund të shkaktojë dhimbje tek njerëzit që e dëgjojnë atë. Unë jo vetëm që besoj, por gjithmonë kam punuar shumë për ta përdorur platformën time për të luftuar për përfshirjen, mirësinë, tolerancën, drejtësinë dhe barazinë. Ne të gjithë duhet të vazhdojmë të nxisim biseda që i luftojnë padrejtësitë dhe diskriminimet, të mësohemi të dëgjojmë dhe të mësojmë nga njëri-tjetri. Ju dua shumë të gjithëve”, përfundoi këngëtarja.
Billie Eilish aktualisht po bëhet gati ta hedhë në treg albumin e dytë muzikor, “Happier Than Ever”, i cili pritet të lansohet më 30 korrik të këtij viti. / Koha.net / KultPlus.com
Djerrinë sot panë sytë hiri Kafeina më mungon që disa ditë M’tërheq nga venat e m’dëshpëron M’thotë se i kam mungu Por me këto ambëlsitë e saj jam dashunu Unë e bardha djegem pas saj Si buzët e saj n’epshin tim Prandaj edhe se harroj dot Se hiri do t’jet me mu edhe në botën ku ajo gërmon kot. / KultPlus.com
Në ditën e parë të verës dhe Ditën Botërore të Muzikës, mbrëmë filloi edicioni i 42-të i festivalit “Vera e Ohrit”, që çdo vit tradicionalisht mbahet nga data 21 qershor deri më 31 korrik.
Festivali filloi me operën pa fjalë “Nga orkestri për publikun”, që u mbajt në sallonin e Operës dhe Baletit nacional, ndërsa fjalim mbajti edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
“Vera e Shkupit është sinonim i pjesëmarrjes masive dhe plotësisë me publik aktiv. Jam i bindur se edhe këtë vit do të jetë ashtu, sepse programin të cilin e ofron, dominon me cilësi dhe përmbajtje të cilat nuk kemi rast t’i shohim ndonjë tjetër herë. Më vjen mirë që këtë vit Qyteti i Shkupit është sponsori kryesor i “Verës së Shkupit”, theksoi Shilegov.
Edhe këtë vit, pjesa më e madhe e programit të “Verës së Shkupit 2021” do të përkushtohet në interpretuesit e brendshëm, por festivali i hap dyert edhe për bashkëpunim ndërkombëtar, ndërsa janë paralajmëruar mysafirë nga Austria, Gjermania, Kanadaja, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi.
Festivali “Vera e Shkupit”, mbahet në organizim të Drejtorisë për Kulturë dhe Art në Shkup, ndërsa nën patronazhin e përgjithshëm të Qytetit të Shkupit. / KultPlus.com
Skupltura me emrin Goddess Earth, nga artistja Sandy Brown, mendohet të jetë rreth 10.5m i lartë dhe në fakt ishte pjesë e një projekti për të rigjeneruar qytetin e Shën Austell, i cili dikur kishte një industri të lulëzuar të argjilës së Kinës, kurse tani është shndërruar në skulpturën më të lartë qeramike në Mbretërinë e Bashkuar që do të ngrihet në Cornwall, shkruan BBC, transmeton KultPlus.
Artistja Brown thotë se krijimi i saj, i cili nuk është krijuar për tu dukur si një figurë njerëzore konvencionale, por është krijuar për të festuar të qenit grua.
“Unë me të vërtetë doja që kjo skulpturë të bënte një ndikim dhe doja që ajo të ishte femër dhe të ketë një ndikim. Ne kemi shumë skulptura nga artistë të njohur të gjinisë mashkullore, të cilët po bëjnë një punë vërtet të fuqishme. Le të kemi edhe një prani të femrës”, i tha ajo korrespondentes të arteve të BBC Rebecca Jones.
‘’Hyjnesha e Tokës’’, është krijuar nga një seri prej pesë qarqeve të mëdha prej balte, secila e ndërtuar në tre pjesë, të vendosura njëra mbi tjetrën, si rruaza gjigande qeramike në një shtyllë metalike. Me krahët jashtëzakonisht të zgjatur, rreth 6 metra të gjerë, skulptura do të zbukurohet me blloqe me ngjyra të ndritshme dhe të guximshme.
Kur u pyet saktësisht pse ajo donte të bënte një formë gjigande femërore, Brown u përgjigj: “Për shkak se unë nuk mendoj se kemi një të tillë, apo jo? Dhe kjo disi më ktheu menjëherë tek nëna ime sepse ajo u kritikua nga prindërit e saj për arsye se ishte vajzë. Ata ishin fermerë, ata donin djem. Dhe kështu nëna ime nuk ishte në gjendje të festonte kurrë të qenit femër, kështu që unë mendoj se është koha që e bëmë.”
Brown ishte dakord që projektet ambicioze nga artiste femra shpesh anashkalohen dhe kanë tendencë të krijojnë më pak bujë sesa ato të bëra nga homologët meshkuj, të tillë si: Antony Gormley ose Anish Kapoor.
“Unë mendoj se ndoshta vetëm kur puna ime u bë shumë më e madhe dhe shumë më ambicioze, atëherë mund të them se nuk është një fushë loje e barabartë në të njëjtën mënyrë”, tha ajo.
Skulptura, e cila do të zbulohet në vjeshtë, është një nga 18 veprat e artit publik të porositura nga Projekti Austell për të festuar historinë e qytetit Cornish për prodhimin e argjilës dhe porcelanit e po ashtu për të promovuar krenarinë në komunitetin lokal.
“St Austell është i famshëm për argjilën e saj të kinës dhe ka qenë që nga viti 1840, por qyteti si një zonë ka pasur rënie në fatin e saj ekonomik për shkak të kërkesës më të ulët për argjilën e Kinës, dhe kjo dërgoi në papunësi,” vuri në dukje kuratori Alex Murdin.
I gjithë qëllimi i asaj që është krijuar ka qenë inkurajimi i njerëzve për të menduar ndryshe për vendin e tyre dhe ta shohin atë ndryshe gjithashtu. / KultPlus.com
Flamuj të shtetit të Kosovës krahas flamujve të shtetit të Austrisë janë vendosur në shumë objekte të njohura në Vjenë. Në shenjë respekti dhe miqësisë mes dy shteteve, shteti austriak ka bërë përgatitje për pritjen e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të nisë një vizitë zyrtare në Austri.
Kjo vizitë e Osmanit vjen me ftesën e homologut të saj austriak, presidentit Alexander Van der Bellen.
Sipas njoftimit të Presidencës, në takim me Alexander Van der Bellen, Osmani do të diskutojë për mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës në rrugën evropiane, procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimit të organizatave ndërkombëtare si dhe kontretizimin e bashkëpunimit për avancimin e Agjendës së Gjelbër.
Portali austriak ots.at shkruan për një pjesë të agjendës se presidentes Osmani.
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu do të pritet nga Presidenti Federal Alexander Van der Bellen me nderime ushtarake në Burghof, të martën, 22 qershor 2021 në 10.30 të mëngjesit. Sipas programit në orën 11.00 të mëngjesit do të jetë një takim pune. Ndërkohë, konferenca për shtyp midis dy krerëve të shteteve do të zhvillohet në orën 12.00 të ditës në sallën ceremoniale, përcjell albinfo.at.
Në vazhdim të njoftimit të presidencës thuhet poashtu:
“Presidentja Osmani do të takohet edhe me kancelarin Sebastian Kurz, sikurse edhe me ministren për veprime klimatike, mjedis, energji, mobilitet, inovacion dhe teknologji Leonore Gewessler me të cilët përveç diskutimit të aspekteve politike do të shqyrtohet edhe mundësia e bashkëpunimit në projekte konkrete ndërshtetërore”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë qëndrimit në Austri, presidentja Osmani do të takojë edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë, ndërsa është paraparë takim me Shoqatën e Miqësisë Austri – Kosovë, diasporën kosovare si dhe me Odën Ekonomike Austriake.
“Ndërkaq në Akademinë Diplomatike të Vjenës, Presidentja Osmani do të mbajë një ligjëratë me temën: Forcimi i shtetësisë së Kosovës- Sfidat dhe Storjet e Suksesit”, thuhet në fund të njoftimit. / KultPlus.com
Në vitin 1964, Çmimin Nobel për Letërsi, Akademia Suedeze ia dha shkrimtarit francez Zhan Pol Sartër, për veprën e tij, e cila, e mbushur me frymën e lirisë dhe kërkimin për të vërtetën, ka ushtruar një ndikim shumë të gjerë në kohën tonë.
Në një njoftim publik, të botuar në “Le Figaro” të datës 23 tetor 1964, Sartri shprehu keqardhjen e tij, bashkë me arsyet e refuzimit të çmimit, dhe dëshironte që ato të bëheshin të ditura. Ai kishte dërguar një letër në adresë të Akademisë Suedeze, për të penguar zgjedhjen e tyre. Në këtë letër, ai specifikoi se refuzimi i tij nuk vinte për shkak të Akademisë Suedeze, por ishte i bazuar në arsye personale dhe objektive të tijat.
Letra e Sartrit drejtuar Akademisë Suedeze:
“Më vjen shumë keq, për faktin se incidenti është bërë pjesë e një skandali: Çmimi u dha, por unë nuk pranoj atë.
Kjo ndodhi sepse unë nuk isha i informuar më herët, për atë që ishte në proces. Kur kam lexuar më 15 tetor në “Figaro littéraire”, në kolonën Korrespondenti i Suedisë , se zgjedhja e Akademisë Suedeze ishte duke u vërtitur përreth emrit tim, por se nuk ishte vendosur ende, kam menduar t’i shkruaj një letër Akademisë, dhe ua kam dërguar një ditë më pas. Në letër i kam bërë gjërat e qarta dhe se nuk do të kishte diskutime të mëtejshme. Unë nuk isha në dijeni në atë kohë se Çmimi Nobel jepej pa u konsultuar me mendimin e marrësit, dhe kam besuar se ishte koha për të parandaluar që të ndodhte kjo gjë. Por unë tani e kuptoj se Akademia Suedeze ka marrë një vendim, të cilin nuk munda ta anuloj më herët. Arsyet e mia për refuzimin e çmimit nuk kanë të bëjnë as me Akademinë suedeze, as me Çmimin Nobel në vetvete, siç kam shpjeguar në letrën time drejtuar Akademisë. Në të, unë aludoj për dy lloje arsyesh: personale dhe objektive.
Arsyet personale janë këto: refuzimi im nuk është një gjest impulsiv, gjithmonë i kam refuzuar medaljet zyrtare. Në vitin 1945, pas luftës, kur më është ofruar “Legjioni i Nderit”, e kam refuzuar edhe atë, edhe pse ishte në favor të qeverisë. Në mënyrë të ngjashme, unë kurrë nuk kam kërkuar që të hyj në College de France, si disa nga miqtë e mi. Ky qëndrim është bazuar në konceptin tim të sipërmarrjes së shkrimtarit.
Një shkrimtar i cili miraton poste politike, sociale, ose letrare duhet të veprojë vetëm me mjete që janë të tijat – domethënë fjala e tij e shkruar. Të gjitha nderimet që ai mund të marrë, e ekspozojnë lexuesin e tij ndaj një presioni, që unë nuk e konsideroj të dëshirueshëm. Nëse unë firmos për veten time me “Zhan Pol Sartri”, kjo nuk është e njëjta gjë, sukur të firmos me “Zhan Pol Sartri, fitues i çmimit Nobël”.
Shkrimtari pra nuk duhet të lërë veten të shndërrohet në një institucion, edhe në qoftë se kjo ndodh në rrethanat më të nderuara, si në rastin në fjalë. Ky qëndrim është sigurisht tërësisht i imi, dhe nuk përmban kritika ndaj atyre që e kanë marrë çmimin. Unë kam shumë respekt dhe admirim për disa nga laureatët, të cilët kam nderin t’i njoh. Arsyet e mia objektive janë si më poshte:
Beteja e vetme e mundshme sot në frontin kulturor, është beteja për bashkëjetesën paqësore të të dy kulturave, asaj të Lindjes dhe të Perëndimit. Unë nuk po them që ato duhet të përqafojnë njëra-tjetrën – unë e di se konfrontimi i këtyre dy kulturave nuk duhet domosdoshmërisht të marrë formën e një konflikti – por ky konfrontim duhet të ndodhë mes njerëzve dhe midis kulturave, pa ndërhyrjen e institucioneve. Unë vetë jam thellësisht i prekur nga kontradikta mes dy kulturave: unë jam i përbërë nga kontradikta të tilla. Simpatitë e mia të pamohueshme shkojnë drejt socializmit dhe atij që quhet blloku Lindor,por unë jam lindur në një familje borgjeze dhe në një kulturë borgjeze. Kjo më lejon që të bashkëpunoj me të gjithë ata që kërkojnë të afrojnë dy kulturat. Unë ende shpresoj, natyrisht, se “njeriu më i mirë fiton.” Ky është socializmi. Kjo është arsyeja pse unë nuk mund të pranoj një nder të dhënë nga autoritetet kulturore, ato të Perëndimit më shumë se sa ato të Lindjes, edhe në qoftë se jam në favor të ekzistencës së tyre. Edhe pse të gjithë simpatitë e mia janë në anën socialiste, në të njëjtën mënyrë, unë duhet të jem po aq refuzues për të pranuar, për shembull Çmimin Lenin, në qoftë se dikush do të donte ë ma jepte, gjë që nuk ndodh.
Unë e di se Çmimi Nobel në vetvete nuk është një çmim letrar i bllokut perëndimor, por kjo është bërë prej tij, dhe ka ngjarje të cilat mund të ndodhin janë jashtë krahinës së anëtarëve të Akademisë Suedeze. Kjo është arsyeja pse, në gjendjen e tanishme, Çmimi Nobel qëndron objektivisht, si një vlerësim i rezervuar për shkrimtarët e perëndimit apo rebelët e Lindjes. Çmimi nuk i është dhënë për shembull, Nerudës, i cili është një prej poetëve më të mëdhenj të Amerikës së Jugut. Nuk ka qënë kurrë çështje serioze as për Louis Aragon, edhe pse ai me siguri e meriton atë.
Është për të ardhur keq se çmimi i është dhënë Pasternakut dhe jo Sholokhovit, dhe se e vetmja vepër sovjetike e nderuar në këtë mënyrë dueht të jetë ajo e botuar jashtë dhe ndaluar në vendin e vet. Një ekuilibër mund të krijohej nga një gjest i ngjashëm në drejtimin tjetër. Gjatë luftës në Algjeri, kur ne kishim firmosur “deklaratën 121”, unë duhet të kisha pranuar një mirënjohje apo çmim, sepse kjo do të kishte nderuar jo vetëm mua, por edhe lirinë për të cilën ne ishim duke luftuar. Por gjërat nuk shkuan në këtë mënyrë, dhe vetëm pasi që beteja përfundoi, mua mu dha medalja. Në diskutimet e motiveve të përmendura nga Akademia Suedeze për lirinë, sugjerohen shumë interpretime. Në perëndim nënkuptohet vetëm një liri e përgjithshme. Përsonalisht, unë do të doja një liri më konkrete, e cila përbëhet nga e drejta për të pasur më shumë se një palë këpucë për të ngrënë më mirë. Mua më duket më pak e rrezikshme që ta refuzoj çmimin, se sa ta pranoj atë. Nëse unë e pranoj, unë e ofroj veten time për atë që unë do e quaj “një rehabilitim objektiv.” Sipas artikullit të “Figaro littéraire”, “një e kaluar e diskutueshme politike nuk do të përmendet si argument kundër meje”. Unë e di se ky artikull nuk shpreh mendimin e Akademisë, por në mënyrë të qartë tregon se pranimi im do të interpretohet nga qarqe të caktuara të djathta.
Unë e konsuideroj këtë “të kaluarën e diskutueshme politike” si ende të vlefshme, edhe në qoftë se unë jam mjaft i përgatitur që të pranoj gabimet e shokëve të mi në të kaluarën. Rrjedhimisht nuk po them se Çmimi Nobël është një “Çmim borgjez”, por interpretimi është borgjez, pasi në mënyrë të pashmangshme jepet nga qarqe të caktuara me të cilat unë jam shumë i njohur.
Së fundi, kam ardhur tek çështja e parave; ajo është një barrë shumë e rëndë që Akademia imponon mbi laureatin, teksa i cili shoqëron medaljen e tij me një shumë të madhe, dhe ky problem më ka torturuar, ose e pranon Çmimin dhe me partë e Çmimit mund të mbështetësh organizata apo lëvozje që i konsideron të rëndësishme – mendimi im shkoi tek komiteti i Aparteidit në Londër. Ose nuk e pranon Çmimin mbi parime bujare, dhe në këtë mënyrë privon një lëvizje nga mbështetja që e ka kaq të nevojshme. Por, unë besoj që ky është problem i gënjeshtërt.
Padyshim heq dorë nga 250.000 korona, sepse unë nuk dua që të instucializohem, në Lindje apo Perëndim. Por, nga na tjetër, nuk mund të më kërkohet që, për 250.00 korona, të heq dorë nga parime të cilat janë jo vetëm të miat, por edhe ndahen nga ë gjithë miqtë e mi. Kjo është ajo që e ka bërë aq të dhimbshëm për mua Çmimin dhe refuzimin e tij, që jam i detyruar ta bëj.
Unë dëshiroj që ta përfundoj këtë deklaratë me një mesazh të ndjerë për publikun suedez.
Gjuha shqipe e dokumentuar e Buzukut, është përplasur me dallgët titanike të zhdukjes. Ndërsa dyndjet e shqiptarëve, janë në këngët heroike të popullit, përcjellë brez pas brezi.
Të vendosur në Greqi gjatë mesjetës, arvanitasit ishin element dominant i popullsisë në disa rajone të Peloponezit dhe Atikës, deri në shekullin e 19-të. Me gjithë përpjekjet e pareshtura për asimilimin e tyre, legjendat e këngët e lashta ende këndohen.
Me shumë studiuesish, Aristidh Kola do të ishte një zë i fortë i historisë dhe prejardhjes së shqiptarëve në Greqi.
“Ata që u përpoqën të ndajnë arvanitët myslimanë nga ata të krishterët, duke i quajtur të parët “turkallvanos” dhe të dytët helenë, nuk dinin ç’të bënin me Skënderbeun, të cilin populli, të krishterë e myslimanë, e quanin hero kombëtar.” – do të shkruante ai.
Ndërsa kjo këngë e vjetër arvanitase, është ruajtur ndër breza. Ishte Panagis Pappas (1880-1976), arvanitas nga Elefsina (Eleusis), i cili e mësoi atë nga e ëma, ndërsa ajo vetë e kishte mësuar nga kapiteni Anagnostis, luftëtar i Pavarësisë së Greqisë, më 1821.
Sot janë mbushur 76 vjet nga koha kur Banka e Shtetit Shqiptar kishte shpallur vulosjen e kartëmonedhave dhe të çekmonedhave të emetuara nga ish-Banka Kombëtare e Shqipërisë.
Pas Luftës II Botërore dhe proklamimit të Qeverisë Demokratike, në Shqipëri kishin filluar të dukeshin shenjat e para të inflacionit dhe keqësimi i gjendjes së kartëmonedhave, që vinin nga pamundësia për të shtypur kartëmonedhë të re dhe për ta zëvendësuar atë në qarkullim.
Në pritje të normalizimit të situatës, më 22 qershor 1945, Banka e Shtetit Shqiptar kishte shpallur vulosjen e kartëmonedhave në qarkullim, si dhe të çekmonedhave të emetuara nga ish-Banka Kombëtare e Shqipërisë.
Vulosja e kartëmonedhave ishte bërë në të gjithë vendin prej datës 27 qershor deri më 8 korrik 1945, duke filluar nga zonat kufitare. Ajo do të bëhej vetëm për prerjet 20 dhe 100 franga shqiptare, si dhe çekmonedhat me vleftë 20, 100, 500, 1000 dhe 5000 franga shqiptare. Vula kishte trajtën e një drejtkëndëshi, me përmasa 52×34 mm, që kishte përbrenda një shqiponjë dy-krenare me yll mbi të dhe fjalët ”Banka e Shtetit Shqiptatr”, e gjitha e vijëzuar me vija paralele horizontale, ku shqiponja dhe shkrimet janë me hije.
Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se, vulosja e kartëmonedhave ishte bërë pa asnjë kufizim shume. Kartëmonedhat dhe çekmonedhat që nuk ishin paraqitur për vulosje ishin konsideruar të pavlefshme dhe për pasojë, kishin dalë jashtë qarkullimit.
Sipas BSH-së, vulosja e kartëmonedhave dhe e çekmonedhave të ish-Bankës Kombëtare të Shqipërisë ka pasur efekte të ndjeshme në qarkullimin monetar. Ajo kishte lënë jashtë vulosjes rreth 20% të monedhës në qarkullim, pasi nuk ishin vulosour kartëmonedhat me prerje nën 20 franga shqiptare.
Në fund të vitit 1945, emisioni kishte arritur në 286.100.000 franga shqiptare, nga 384.396.000 që ishte në fund të vitit 1944. / rtv.21.tv / KultPlus.com
‘Një reagim i ‘Tory’ kundër Princeshës Diana lidhur me fushatën e saj për minat e nxiti atë të merrte vendimin fatal për të vonuar kthimin në Britani dhe të vdiste.
Ish-shoferi dhe kujdestari i Diana, Colin Tebbutt tha se një grindje lidhur me thirrjen e saj për ndalimin e minave e bindi princeshën të qëndronte në Paris me të dashurin e saj Dodi Fayed më shumë se sa kishte planifikuar fillimisht.
Kjo vuri në lëvizje një zinxhir ngjarjesh që rezultuan në vdekjen e saj me Dodin dhe shoferin e tyre Henri Paul në një përplasje të tmerrshme në një tunel më 31 gusht të vitit 1997.
Tebbutt tha se ajo nuk do të ishte në kryeqytetin francez natën nëse nuk do të kishin ndodhur kritikat nga Tory.
36-vjeçarja pritej të mbërrinte përsëri në Londër në 28 Gusht 1997, por ajo mori një vendim të orës së 11-të për të zgjatur udhëtimin e saj me tre ditë pas polemikave mbi minat e tokës.
“Ajo nuk u kthye të enjten siç ishte planifikuar sepse Tories po e vizitonin përsëri për minat e tokës. Ajo u akuzua për përdorimin e fushatës për të rritur imazhin e saj, e cila ishte e keqe dhe e mërziti atë. Kështu që ajo na kontaktoi dhe tha se nuk i donte sherret që do ta prisnin në Mbretërinë e Bashkuar. Në vend të kësaj, ajo do të kthehej në fundjavë. Nëse ajo do të kthehej atë të enjte … mbase të gjithë do të ishim gjallë edhe sot”, tha ai.
Grindja kishte filluar janarin e kaluar kur Diana vizitoi Angolën dhe bëri thirrje për një ndalim të menjëhershëm ndërkombëtar të minave tokësore.
Tory Peter Viggers e akuzoi atë për injorimin e ‘argumenteve të sofistikuara’ dhe zhvillimin e një debati në nivelin e aktores franceze Brigitte Bardot në mbrojtje të maceve.
Grindja shpërtheu përsëri në fund të gushtit 1997 gjatë pushimeve të saj në Mesdhe me Dodi, 42 vjeç, pasi ajo dha një intervistë për një gazetë franceze. Diana u pyet për politikën e MB-së për minat tokësore, heqja e së cilës ishte ‘aq e dashur për zemrën e saj’.
Ajo thuhet se u përgjigj: “Ishte aq i pashpresë”, një referencë për Qeverinë Tory e cila humbi pushtetin në maj 1997. Ajo tha se besonte që administrata e re e Punës e Tony Blair “do të bënte punë të jashtëzakonshme”.
Tebbutt tha se kjo nxiti kritika të mëtejshme nga Tory që e bëri atë të vonojë kthimin në Britani.
Detaje të plota të bisedës së fundit të telefonit celular të Diana-s para se të vdiste zbulohen gjithashtu nga Daily Mail. Ajo ishte me mikun e saj të ngushtë, Richard Kay.
Kay tha: Ajo ishte pak e trazuar. Planet e saj kishin shkuar keq. Ajo ishte në ankth të shkonte në shtëpi për të parë djemtë e saj.
Ish-kreu i Scotland Yard zbuloi se si ai u detyrua të marrë në pyetje Princin Charles si dëshmitar mbi akuzat të një komploti për vrasje e Dianës.
Që nga gushti kur divorci i saj me Charles u finalizua, Diana, Princesha e Uellsit, nuk lejohet më ta quajë veten “Lartësia e saj Mbretërore”, duke mos qenë më anëtare e Familjes Mbretërore.
Lidhja e saj 2-vjeçare serioze dhe e ruajtur me kujdes me kirurgun e zemrës Hasnat Khan kishte përfunduar. Sado i dashur për Dianën, Khan e urrente vëmendjen në media.
Dodi Fayed, i cili ka ambicie për të qenë një manjat i Hollivudit, ishte më tolerant./TCH / KultPlus.com
Gëzim për botën e muzikës dhe jetën e natës, koncertet me publik do të lejohen sërish në Francë duke nisur nga 30 qershori dhe diskotekat do të rihapen duke filluar nga 9 korriku, njoftoi sot qeveria.
“Ne jemi shumë të kënaqur (…). U mundësua më në fund që jeta e natës të rikthehet sërish. Mundemi më në fund ta ribëjmë këtë punë që është fantastike”, theksoi Jean Roch Pedri, menaxher i klubit të natës VIP Room në St-Tropez.
“Sektori i vetëm që ka mbetur i mbyllur që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, domethënë prej 15 muajsh, bota e jetës së natës po del nga një periudhë e vështirë për menaxherët e tyre dhe një pritje e gjatë për klientët”, pranoi sot ministri i ngarkuar me PME, Alain Griset.
Klubet e natës do të jenë në gjendje të rihapen më 9 korrik, por hyrja do të rezervohet për mbajtësit e një karte shëndetësore (prova e vaksinimit ose testi negativ i fundit), me një pjesëmarrje prej 100% jashtë dhe 75% brenda, pa mbajtur detyrimisht maskën.
“Ideja është të lejojmë të rinj dhe të moshuar të festojnë në siguri”, theksoi ministri.
Për Tommy Vaudrecane, president i Technopol, organizator i Techno Parade, këto lëshime janë të nevojshme që festa të fillojë në kushte më të mira./atsh/KultPlus.com