Këngëtari serb, Goran Bregoviq, e nisi koncertin në Korçë me një këngë shqipe dhe e mbylli me këngën “Kallashnikov”, për të cilën supozohet se është dëgjuar duke u kënduar nga paramilitarët serbë si formë motivi për të kryer krime në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.
T7 raporton nga vendi i ngjarjes se këngëtari Bregoviq vendosi ta mbyllë koncertin e tij në natën e fundit të Festës së Birrës në Korçë me këngën “Kallashnikov”.
Koncerti i Bregoviqit u përcoll me incidente, ndonëse nuk u ndërpre nga organizatorët. Disa persona hodhën gazlotjsellës në mes të turmës, ku policia ndërhyri dhe i arrestoi ata. Në mesin e të lënduarve nga gazlotsjellësi ishte edhe një fëmijë.
Kundër këngës që përzgjodhi ta mbyllë natën Bregoviq, pati një peticion të nënshkruar nga 6 mijë persona. Në të thuhej se Bregoviq me këngën “Kallashnikov” “zgjoi nacionalizmin serb” dhe se fjalët në këngën “pucaj” (qëllo); “juris” (sulmo); dhe “Boom Boom Boom”, “janë tingujt që nxitën ushtarë e paramilitarë serbë për të kryer masakra në Kosovë, por edhe më gjerë në Ballkan në vitet e 90-ta”.
Kënga “Kallashnikov” është në gjuhën rome. Kjo këngë u bë e njohur menjëherë dhe sot e kësaj dite është prezente në shumicën e festimeve në Serbi./KultPlus.com
më duhet me të kallxu se qysh të due përherë më shkon mendja andej në mëngjese të përhimta me vdekje në gojën teme çaji nuk asht kurrë mjaft i nxehtë aso kohe dhe cigarja e thatë rroba ngjyrë gështenje më mërdhin më duhesh dhe sodis nga dritarja borën e heshtun natën te limani autobusët ndrijnë si re dhe unë jam i vetmuem tuj mendu për fyella më merr malli për ty gjithherë kur shkoj në bregdet rana asht e njomun me lot që m’ngjajnë si t’mitë edhe pse kurrë nuk kaj dhe të mbaj në zemër me nji humor të njimendtë me t’cilin ishe krenu parkingu asht i ngjeshun dhe rri tuj i kërsitë çelësat kerri asht i shpraztë sikur bicikletë çka po ban tash ku e ke hangër drekën dhe a pat naj trohë peshk n’ta asht vështirë me mendu për ty pa veten teme në fjali ma këput shpirtin kur je vetëm mbramë yjet ken të shumtë dhe sot e kanë lanë borën si kartelë vizite s’kam me qenë i përzemërt asgja nuk më huton muzika asht vetëm fjalëkryq a e din se qysh asht kur je udhëtari i vetëm nëse ka ndoj vend ma larg nga unë të lutem mos shko. / KultPlus.com
Ekipi kurator i edicionit të 12-të të FOKUS AWARD – Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë përbërë nga artistët: Elton Koritari, Osman Demiri dhe Burim Myftiu e kanë bërë përmbledhjen kuratoriale për vitin 2021. Ata kanë përzgjedhur 44 artistë nga: Shqipëria, Kosova, SHBA, Italia, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Zvicra, Greqia, Bullgaria, Irani, Kroacia, Ukraina, Bosnjë e Hercegovinë, Serbia dhe Sllovenia.
Artistët:
Enis Abdullahu – Kosovë Zeni Alia – Shqipëri Richard Arbas – SHBA Boro Arsovski – Maqedonia e Veriut Vasilis Artikos – Greqi Ibrahim Aysil Turqi Ernest Baba – Shqipëri Jusuf Bajrami – Zvicër Ergys Baki – Shqipëri Ana Batrićević – Serbi Giuseppe Cardoni – Itali Francesco Congedo – Itali Marco Corso – Itali Antonella Dargenio – Itali Sualdo Dino – Shqipëri Parisa Feyzollahi – Iran Giorgo Galimberti – Itali Flora Gatsenko – Ukrainë Florion Goga – Shqipëri Oxana Grinshteyn – Ukrainë Armand Habazaj – Shqipëri Ahmed Hadrovic Turqi Remzi Hasani – Kosovë Majid Hojati – Iran Eliza Hoxha – Kosovë Arton Humolli – Kosovë Fehmi Içyer – Turqi Ognjen Karabegovic – Kroaci Stepan Kucheriavy – Ukrainë Marco Marcone – Itali Diana Maria – Rumani Rosa Mariniello – Itali Melissa Mey – Turqi Agon Nimani – Kosovë Blaz Poljansek – Slloveni Midhat Poturovic – Bosnjë e Hercegovinë Rina Statovci – Kosovë, Vlasov Sulaj – Shqipëri Blerta Syla Surroi – Kosovë Roni Shishko – Kosovë Gent Shkullaku – Shqipëri Rozafa Shpuza – Shqipëri Ina Toska – Shqipëri Ana Vukovic – Mali i Zi
Koncepti i këtij edicioni është MONO. Sfida e vërtetë është “të hequrit”. Të reduktosh, të konsumosh, të hollosh, të heqësh koret, të thërmosh deri në esencë. Të qëndrosh larg stimujve të të tjerëve, në unicitetin tënd. MONO, si bazë e mijëra fjalësh të ndryshme nga njëra-tjetra por si një qëndrim artistik për të synuar esencën.
FOKUS AWARD është event më i rëndësishëm i fotografisë në regjion themeluar dhe menaxhohet nga artisti Arben Alliaj – Drejtor Artistik dhe artisti Saimir Ahmeti – Menaxher.
Juria profesionale ndërkombëtare, përbërë nga tre anëtarë, do ta bëjë shpalljen e artistit më të mirë gjatë hapjes solemne të ekspozitës. Çmimi FOKUS AWARD përfshin edhe një çmim monetary 1000$. Ceremonia e hapjes së ekspozitës “FOKUS AWARD 2021” do të bëhet në Galerinë e Arteve “Vilson Kilica” në Fier, më 29 shtator 2021 në orën 19:00. / KultPlus.com
Nënë Tereza – misionare dhe humaniste, gjatë shërbimit të saj ishte kujdestare e 7500 fëmijëve në 60 shkolla gjithësej. Së bashku me Motrat tjera misionare, mjekuan 960.000 njerëz të sëmurë në 213 dispanseri. Gonxhe Bojaxhiu, ishte e vetmja femër që trajtonte 47.000 viktima nga sëmundja e Lebrozës, në 54 klinika. Poashtu, kujdesej për 3.400 pleq të braktisur, që ishin lënë rrugëve, duke i rehatuar në 20 shtëpi për pleq. Birësoi 160.000 fëmijë të braktisur dhe illegal.
– Shën Nënë Tereza, ishte misionare e devotshme katolike. Jetën e saj ia kushtoi të sëmurëve dhe të varfërve. Shpëtoi me mijëra jetë njerëzish, u ndihmoi njerëzve që vuanin nga uria, por edhe njerëzve që vuanin nga sëmundje të ndryshme, u ndihmoi në mjekime. Poashtu, Nënë Tereza bëri dhe shumë mrekulli të tjera. Përmes këtyre mrekullive, arriti të shenjtërohej me datën shtator nga Selia e Shenjtë në Vatikan. Sot, Shën Nënë Tereza llogaritet ndër femrat më të famshme dhe më të fuqishme në botë.
– Gonxhe Bojaxhiu (Shën Nënë Tereza), u lind në Shkup. Edhe pse, pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Indi si pjesë e misionit të saj që ngriti çështjen e personave në nevojë, asnjëherë nuk e mohoi origjinën e saj shqiptare. Interesimi dhe kureshtja e shumë gazetarëve për prejardhjen e saj, përgjigja ishte lapidare: Me gjak jam shqiptare, me shtetësi jam indiane, dhe me zemër i përkas Krishtit.
– Familja Bojaxhiu ishte aq patriotike sa që ka dhënë mjaftë vlera kombëtare dhe patriotike për popullin tonë. Ndikimi i kësaj familje në shoqërinë tonë, pasqyroi jetën dhe edukimin e Nënë Terezës. Vlen të përmendet që familja e Nënë Terezës ka jetuar në Tiranë. Varret e Nënës Drane dhe të motrës Age Bojaxhiu, ndodhen në varrezat e Shales në Tiranë.
– Në periudhën e komunizmit, Shën Nënë Tereza nuk arriti asnjëherë që të takonte nënën e saj Dranen, plotë 45 vjet. Enver Hoxha, diktatori që ia refuzoi vizitën e saj në Tiranë kur nëna e saj ishte sëmurë rëndë dhe në pleqëri të thellë. Për këtë rast, kishin ndërhyrë presidenti francez Charl De Gaulle, dhe zonja e parë e SHBA-së Jasqueline Cennedy. Mirëpo, diktatori nuk e pranoi një gjë të tillë. Dëshmitarët e asaj kohe kishin shkruar kështu: E kemi parë duke qarë dhe duke thënë: “O Zot unë e kuptoi dhe e pranoi këtë vuajtje të nënë lojës sime, e cila në pleqëri të shtyeme nuk dëshiron aagjë tjetër, përpos të më shohë edhe njëherë” – kishte thënë Nënë Tereza.
– Në jetën e saj si Misionare e dashurisë dhe Humaniste e dalluar, Nënë Tereza mori gjithësej 9 çmime. Mendohet që çmimi më i rëndësishëm në jetën e saj ishte Çmimi Nobel për Paqe më 17.10.1979. Ky çmim, ishte përafërsisht 1 milion dollar. E gjithë kjo shumë shkoi për të varfërit dhe të sëmurët. Poashtu, Nënë Tereza u vlerësua edhe me këto çmime: Damian Dutton, Ramon Magsasay – 1962, Çmimi Templeton – 1973, Çmimi Balzan – 1978, Çmimi Bharat Ratna – 1980, Çmimi Medal of Freedom – 1985. Ndërsa në SHBA, u vlerësua me titullin “QYTETARE NDERI I SHBA-ve”. Ndërsa në Kosovë, në vitin 1996 u shpallë qytetare nderi e Kosovës. Shteti shqiptar , poashtu jep dekoratë të veçantë me emrin e saj.
– Bamirësia nuk njehë kufi as armiqësi. Miqësitë e Nënë Terezës ishin përtej oqeaneve. Miqësia më unike e saj ishte me ikonën e bamirësisë princesën Lady Dayana. Aspak nuk ishin të rralla kronikat e stacioneve më prestigjioze ndërkombëtare për marrëdhëniet në mes të dy humanisteve. E veçanta e “Zonjave të Hekurta”, është vit-vdekja e njëjtë e tyre.
– Për herë të parë, Nënë Tereza vizitoi Shqipërinë nga 14-17 gusht të vitit 1989. Edhe pse regjimi komunist nuk ishte rrëzuar akoma, zemërgjerësia e saj ishte e atillë. Sepse i kishte falur të gjithë, për atë se çfarë i kishte shkaktuar familjes dhe kombit të saj diktatori Enver Hoxha. Madje, Nënë tereza e kishte takuar edhe të venë e diktatorit Nexhmije Hoxha. Bashkë me të kishte vendosur lule në varrin e bashkëshortit të saj.
– Vlerësimi më real, dhe më i bukur, ishte ai i ish presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton. Ai ishte shprehur kështu për humanisten: “Nënë Tereza, ishte personi i parë që më bëri ta dua më tepër kombin shqiptar. Me vdekjen e sa, mbarë rruzulli tokësor humbi një gjigant të epokës sonë. Ku në të njëjtën kohë ishte një frymëzim dhe një sfidë për të gjithë. Mbretëreshat dhe mbretërit, presidentët, kryeministrat, partiakët dhe Papët vijnë dhe ikin. Por Nënë Tereza, është një. Jetoi në brezin tonë, në shekullin tonë, ku ne të gjithë jemi mirënjohës për këtë.
– Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, Nënë Tereza tha kështu: Shkatërrimi më i madh sot është, e qara e një fëmije të pafajshëm, që nuk lindi kurr. Nëse një nënë mund të vrasë një fëmijë brenda barkut të saj, çfarë ka mbetur për ty dhe mua? Të vrasim njëri tjetrin.
– Në fillimet e saj si Misionare, Nënë Tereza shqetësohej shumë nga varfëria dhe problemet që shihte në Kalkutë. Prandaj që nga viti 1946, vendosi që të jetoi atje për të jetuar me ta, dhe me problemet që kishin. Ajo punoi edhe si mësuese, për ngritjen arsimore dhe intelektuale të këtij vendi.
– Çdo mëngjes i Nënë Terezës, ishte i bekuar. Sepse çdo mëngjes, lutej dhe dilte rrugëve të Kalkutës, për të gjetur të varfër dhe për të ushqyer ata. Vizitat në familje, kujdesi për të sëmurët dhe fëmijët e prekur nga tuberkuloza, vizita për të moshuarit, e bënin infermierën më humane dhe më njerëzore.
– Në të gjitha intervistat e dhëna, Nënë Tereza asnjëherë nuk e kishte mohuar prejardhjen e saj shqiptare. Përveç gjuhës amtare shqipe, dhe asaj serbe, Humanistja fliste edhe anglisht. Në bazë të hulumtimeve dhe kërkimeve të shumta në arkivat e disa shteteve europiane, një ditë para shenjtërimit të saj, Nëna Tereza kishte shkruar një letër për shqiptarët. Në këtë letër shkruhej kështu: “Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shum luti Zotin që Paqja e Tij te vijë në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjith botën. Luti shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve. M. Teresa Bojaxhiu”. Kjo letër u shkrua në dhjetor të vitit 1979, gjatë qëndrimit të Nënë Terezës në Oslo. Përveç kësaj, Nënë Tereza u shkroi letër edhe motrës dhe vëllaut të saj. Në këtë letër thuhej: “Vllau jem dhe Maria e dashtun. Mbaj uzdaj (shpresë) se je mir dhe që operacioni asht marue. Motrat dhe unë jemi tuj u lut shum për ty. me shumë dashuni vëllau i jem, t’puthi fort – Motra jote Tereza”
– Qysh në moshën 18 vjeçare, kur e la familjen Nënë Tereza nuk u kthye më kurrë.
– Në moshën 8 vjeçare, Nënë Tereza humbi të atin (Babain) Nikollë (shkurt – Kolë) Bojaxhiu. Dyshohet që është helmuar nga kundërshtarët e tij politikë, në atë kohë.
– Shën Nënë Tereza, humanistja dhe shenjëtorja e dashurisë dhe mirësisë, la gjurmë të thella në mendjen globale. Me veprat e saj, arriti të zhdukë urrejtjen duke mbjellë dashuri, varfërinë duke e kthyer në shpëtim si dhe dëshpërimin në buzëqeshje. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, arriti që për plotë 18 herë të bëhet gruaja më e dashur, më e adhuruar e mbi të gjitha “SHPËTIMTARJA E BOTËS”.
JETA DHE VEPRIMTARIA E SHËN NËNË TEREZËS
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, u lind në më 26 gusht 1910 në Shkup. Prindërit e saj Kolë Bojaxhiu ishte me prejardhje nga Mirëdita e Shqipërisë, ndërsa nëna Drane ishte nga Novosella e Gjakovës. E njohur si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ishte fëmiu i gjashtë i familjes. Një ditë pas lindjes, u pagëzua në Kishën e Zemrës së Krishtit, nga famullitari Dom Zef Ramaj. Poashtu, pirndërit e Gonxhes, kishin 5 fëmijë, ku dy prej tyre vdiqën në fëmijërinë e hershme. Nënë Dranja, kishte frikë që mos rastësisht edhe Gonxha do të vdiste, sepse kishte një trup dhe një shëndet të dobët. Por me kalimin e kohës, ajo (Gonxhja) u rrit dhe u zhvillua. Gonxhe Bojaxhiu, kishte një vëlla dhe një motër. Lazri (Vëllau), studioi në Grac të Austrisë, gjegjësisht në Akademinë Ushtarake. Mirëpo, për shkaqe politike, emigroi qysh herët në Itali. Ndërsa motra e saj quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj, Kolë Bojaxhiu, merrej me tregti. Përveç tregtisë, ai mblidhte në shtëpinë e tij artistë, muzikantë dhe patriot shqiptarë. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup. Poashtu, edhe gjimnazin e përfundoi në Shkup, në gjuhën serbo-kroate. Në jetën e saj, Gonxhja kishte tri pasione: Të bëhej mësuese, Të shkruante, të recitonte poezi, dhe Të kompozonte e të luante në muzikë. Në moshën 18 vjeçare e mori emrin TEREZË, kur vendosi të bëhet murgeshë. Më 26 shtator 1928, u bë BIJË – MOTËR. Ndërsa më 12 shtator 1928, Gonxhja ia kishte shkruar një letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 1928 ”E dashura Teze Lis! Më 26 shtator po nisem prej Shkupit. Nuk mundem mos me iu shkruaj dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, dhe dëshiroj që Zoti t’ju jap gjithçka që ju deshiron zemra. Dua t’ju fal gjërat më të përzemërta, Gonxhja”. Kjo është koha, kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Nëna Drania dhe motra Age, u kthyen në atdhe, në Shqipëri, para Luftës së Dytë Botërore. NËNË TEREZA, u vendos në Kalkuta (Indi). Në fillim u bë mësuese dhe shumë shpejtë u bë drejtoreshë e shkollës së vajzave. Nëna Tereza e Kalkutës e themeloi urdhërin “Misionaret e Dashurisë” në vitin 1951. Qëllimi i themelimit të këtij urdhëri ishte për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve në Kalkutë dhe në mbarë botën. Në vitin 1979, Nënë Tereza e mori çmimin NOBEL PËR PAQE. Përmes këtij çmimi, bota mori njohuri mbi Nënë Terezën dhe prejardhjen e saj shqiptare. Mirëpo, Republika Socialiste, nuk ia ka dhënë asnjëherë mudësinë nobelistes së ardhshme, për ta vizituar familjen. Aq më pak edhe kur nëna e saj vdiq dhe u varros në vitin 1974. Viza nuk iu dha, madje kur fama e saj arriti në katër anët e botës, madje deri në vitin 1990. Nënë Terezë, ishte shqiptarja me trup të vogël, është kthyer në legjendë të gjallë. Bujaria, Humaniteti, Zemërgjerësia, janë karakteristikat që e veçojnë një person siç është Nënë Tereza. Përmes Durimit, Shërbimit të saj ndaj Zotit dhe dashurisë që tregoi ndaj të varfërve nëpër botë, Nënë Tereza arriti të thyente autoritetin e heshtjes, dhe tregoi armën e vetme, për të zhdukur urrejten dhe hidhërimin në sytë e njerëzve. Këtë e bëri përmes dhembshurisë dhe dashurisë që kishte për ta.
SHËN TEREZA E SHQIPTARËVE – LUTU PËR NE DHE PËR BOTËN MBARË / KultPlus.com
Gaz lotsjellës është hedhur në koncertin e Goran Bregoviqit në Korcë ndërkohë që është dashur edhe ndërhyrja e Policisë.
Por kjo nuk ka ndikuar që koncerti i Bregoviqit të ndalet për asnjë moment.
Ai po vazhdon koncertin e tij pa pengesa ndërkohë që disa persona edhe shihen duke u munduar të kërcejnë me këngët e tij ndonëse shihet se të pranishmit nuk kanë fare njohuri për këngët që ai këndon.
Koncerti është mbajtur nën masa të shtuara të sigurisë. Figura të shumta shqiptare kanë dalur kundër mbajtjes së këtij koncerti të Bregoviq, i cili me këngët e tij kishte motivuar ushtarët serbë të kryejnë masakra në Kosovë gjatë luftës. / KultPlus.com
Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka shpalosur përshtypjet e tij rreth dy ekspozitave si: ‘GrandArt’ dhe ‘Nuk është diçka e njëanshme’, ekspozita këto tejet të veçanta e të cilat në vete ngërthejnë në vete rrugëtime krejtësisht të ndryshme por shumë të bukura, përcjellë KultPlus.
“Dy ekspozita të veçanta, dy rrugëtime magjepsëse”, ka shkruarÇeku.
KultPlus ju sjell njoftimin e tij të plotë:
Dy ekspozita të veçanta, dy rrugëtime magjepsëse Sot vizituam dy ndër qendrat tona të artit pamor, Galerinë Kombëtare dhe Galerinë e Ministrisë së Kulturës. Bashkë me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, deputetët Fitim Uka dhe Ardian Gola dhe këshilltarin politik Liburn Jupolli patëm rastin të zbulojmë botën e harruar dhe “të fshehur” të një epoke të tërë nga vitet e 70-ta të shekullit të kaluar e deri tek vitet e pasluftës me ekspozitën e veprave të Hotel Grand, të cilat u bënë pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare në vitin 2020. Aty u pritëm nga Kryetarja e Këshillit Drejtues të GKK-së Zake Prelvukaj dhe u.d. Drejtori i GKK-së Naim Spahiu. Ekspozita “GrandArt” jo rastësisht është ndër më të vizituarat, ajo përfshinë veprat e emrave kulmorë të artit, si Shyqri Nimani, Agim Çavdarbasha, Fatmir Krypa, Gjelosh Gjokaj, Mikel Gjokaj, Muslim Mulliqi, Rexhep Ferri e Simon Shiroka ndër të tjerë. Vizitën e dytë e realizuam në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, te Qafa. Aty zbuluam botën e veçantë të Adem Dërmakut, një zë me shumë karakter dhe një gjuhë shprehëse pamore që përshkon tregime nga personale deri tek ato shoqërore të një personaliteti që vepron jashtë Kosovës, përplot me tregime për Kosovën. Ekspozita “Nuk është diçka e njëanshme” është kuruar nga Eleni Laperi, ndërsa sot në Galeri u pritëm nga koordinatorja Dhurata Ramosaj. / KultPlus.com
“Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën.
Pse?… Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’. Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën ..
Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo. Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia. Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem.
Nuk na sjell lavdi origjina, në qoftë se jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmë vorrin vëllaut.”
Zef Pllumi (Bogë, 1924 – Romë, 2007) qe frat françeskan, publicist e shkrimtar. Me prirje përgatitore për kah historia para se të ndërmerrte kalvarin, me të arritur lirinë merr ndër duar frerët kulturorë të trashëgimisë françeskane. / KultPlus.com
Të gjithë pjesëmarrësit në Festivalin e Birrës në Korçë po i nënshtrohen deri në katër vende kontrolles nga ana e sigurimit ku sonte pritet të performojë këngëtari me origjinë serbe, Goran Bregoviq.
Disa rrugë të qytetit të Korçës janë bllokuar në përgatitje e sipër për natën e fundit të Festës së Birrës.
Në mbrëmjen e 22 gushtit, në koncertin e organizuar nga Bashkia e Korçës pritet të këndojë edhe këngëtari Goran Bregoviq,
Përveç sigurisë tokësore, Policia Shqiptare është duke e vëzhguar situatën edhe nga ndërtesat e larta, teksa tifo-grupi “Tifozat Kuq e Zi”, i kanë bërë thirrje Bashkisë së Korçës që ta tërheqin pjesëmarrjen e Bregoviq në këtë festival, sepse sipas tyre në të kundërtën do ta ndalojnë me trupat e tyre. / KultPlus.com
“Edhe pse përpara se të nisemi për një mision ne trajnohemi dhe studiojmë për kulturën, ritualet dhe traditat e vendit ku do të shkojmë, në Afganistan gjeta shumë gjëra të reja që ti i kupton dhe i mëson vetëm kur i prek nga afër. Kur shkova në shtëpitë e tyre kuptova që ata ishin një popull aq mikpritës, në mënyrën e tyre, por të pakursyer”, thotë që në krye të bisedës për Gazetasi.al Denis Deliu, oficer i forcave speciale të ushtrisë i cili ka marrë pjesë gjatë dy misioneve në vijën e parë të sulmit në Kandahar të Afganistanit.
Denisi i cili është trajnuar për 7 vite me radhë nga Forcat Speciale Amerikane “Navy Seal”dhe “Green berets” e që tashmë nuk gjendet më në këtë detyrë, rrëfen që në kontaktet me pjesën tjetër të popullsisë, tregtarë, këpucarë, berberë dhe afganas të thjeshtë, kishte gjithmonë biseda apo episode që i kishin ngelur në mendje dhe që e linin të kuptonte shumë gjëra për atë popull.
“Një ditë po ktheheshim nga një detyrë e largët. Afër bazës kishte dy grupe me fëmijë të moshës 6-7 vjeç, njëri me çanta shkolle që dukej se sapo kishin mbaruar mësimin, dhe një grup tjetër që po rrinin përtej. Fëmijët nga grupi i dytë filluan të na gjuanin me gur në momentin që ne kaluam pranë tyre ndërsa fëmijët që ktheheshin nga shkolla na përshëndetën me duar.
Ishte një episod i shkurtër, por që më tregoi shumë për atë popull dhe për rëndësinë që kishte arsimi atje”, tregon Denisi për Gazetasi.al.
Për ta përforcuar më tej, ai rrëfen që edhe kur forcat e koalicionit zbrisnin nëpër fshatrat që nuk kishin shkolla dhe u bënin dhurata familjeve vendase, sapo largoheshin, ata nisnin sërish t’i godisnin me gurë, sepse në qasjen e tyre, forcat speciale ishin “pushtuesit.”
“Problemi kryesor ishte mungesa e shkollimit, sepse nëse do të arsimoheshin, ata do të kuptonin ndryshimin dhe do fillonin ta pëlqenin atë.
Talibanët i kishin frymëzuar kundra nesh dhe pesha jonë ishte shumë e madhe pasi duhej t’u vërtetonim që ne ishim atje për sigurinë e tyre dhe jo për t’u bërë keq. Duhej të ishim të sjellshëm me ta dhe t’i ndihmonim të zgjidhnin problemet.
Ata nuk e dinin se si ishte ndryshimi prandaj ishin pro tyre. Kur shihnin se ne po i ndihmonim, disa syresh filluan që të bashkëpunonin me ne”, vijon ai.
Duke qenë gjithë kohës në luftë, talibanët evoluan edhe në taktika. Tashmë ata kishin nisur që të fusnin brenda strukturave të shtetit njerëz të infiltruar që bashkëpunonin me forcat e koalicionit,të cilët merrnin trajnimin e Amerikës, Shqipërisë, Anglisë duke qenë në dijeni të çdo gjëje.
Në 20 shkurt të vitit 2012, gjatë kohës që Denisi ishte në misionin e njohur si “Eagle 4”, një polic i veshur me uniformë afgane por i infiltruar nga talibanët, i qëlloi nga prapa kurrizit. Denisi humbi shokun e tij të ngushtë, kapiten Feti Voglin.
“Në momentin kur humbëm shokun tonë, ne forcat shqiptare ndryshuam të gjitha rregullat me popullsinë, policinë dhe ushtrinë. Nuk kishim më besim tek ta edhe pse e vijonim bashkëpunimin.
Ishim mosbesues edhe pse rregullat e mirësjelljes nuk i humbëm kurrë por në fund të ditës besonim veç njëri-tjetrin dhe forcat e koalicionit.”
Ta prekësh Afganistanin nga afër në një mision të tillë, është një panoramë që nuk mund të imagjinohet shumë lehtësisht pasi atëbotë peripecitë, ashtu si edhe varfëria, ishin më të mëdha.
Ata vuanin për kushtet më minimale, nuk kishte energji elektrike dhe as ujë. Kandahari ishte një provincë e madhe ku gjithçka ishte e ndërtuar me qerpiç, baltë. Por megjithatë, kur shkoje në shtëpitë e tyre të gjithë të nxirrnin çaj dhe një pite të përgatitur vetëm me brum dhe kripë. Nuk kurseheshin asnjëherë.
Gjatë gjithë kohës ne ishim të pajisur me antiplumb, helmeta dhe armatim, por kur dilnim nga baza dhe zbrisnim në tokë për të bërë takime me të parin e fisit, ishte shumë e vështirë, kjo jo veç për faktin që ishim gjithë kohës të rrethuar me të panjohur por aty sulmi mund të binte kurdo.
Vendi ishte i gjithi me mina dhe ne i besonim shumë qenit antieksploziv i cili ecte përpara nesh. Duhej një guxim dhe një vigjilencë e jashtëzakonshme.”
Duke qenë pjesë e një misioni të tillë dhe duke jetuar në atë zonë,krijimi i miqësive me afganët ishte shpesh i pashmangshëm.
“Shumicën e kontakteve që i kishim besnike ishin përkthyesit që punonin me forcat speciale, të cilët ishin më të përzgjedhur e që kishin kaluar të gjithë filtrat sepse do të merrnin pjesë në operacione sekrete që mund të dekonspiroheshin.
Kishte përkthyes afganë-afganë që jetonin në Kandahar, por që vinin nga Kabuli ose nga qytetet e tjera për shkak se të afërmit, fqinjët dhe shokët e tyre duhej të mos e merrnin vesh që punonin me forcat e koalicionit dhe përkthyes afganë- amerikanë me pasaportë amerikane që ishin tërësisht të besueshëm.”
“Ne trajnuam njerëz që të luftonin për ndryshimin. Në 2014, kur isha në misionin e fundit, i lamë vetë ato të drejtonin misione, të vendosnin vetë objektivat, të merrnin kontrollin gjë që siç duket nuk u arrit siç duhet. Afganët të paktën duhet të kishin bërë më shumë rezistencë.
“Ne kemi luftuar kundra talibanëve dhe tashmë e imagjinoj se si është situata atje. Të jesh gjithë kohës nën trysninë e armëve është shumë e vështirë. Tani nuk ka më rend dhe siguri, do sundojë ligji i më të fortëve dhe më të fortët janë talibanët.”
“Unë besoj tek mirësia e atij populli dhe ndihem krenar që do t’i mikpresim ata afganë që shërbyen pranë nesh në shërbimet tona, njerëz që kanë punuar me forcat e koalicionit, sepse ne vetë e kemi provuar si popull migrimin edhe pse nuk kishim luftë. Ata i pret vdekja pasi talibanët i konsiderojnë si tradhëtarë afganët që kanë bashkëpunuar.”
“Përtej kësaj, Shqipëria është pjesë e NATOS dhe ka përgjegjësi për këta njerëz si edhe për t’iu përgjigjur aleancës.”
“Shqipëria duhet të fuqizojë institucionet e sigurisë. Nuk përjashtohet mundësia që me elitën të futen dhe talibanë të infiltruar por mendoj që ne i kemi kapacitetet njerëzore dhe operacionale që t’i verifikojmë dhe t’i mbajë të kontrolluar. Mund t’i marrin në pyetje, mbi trajnimet e tyre, mbi përgatitjen ushtarake për të patur një pasqyrë të qartë”, thotë ushtaraku shqiptar që shërbeu në Afganistan”
Për Denisin, afganët janë një popull i zgjuar dhe me zemër të madhe që po vuajnë për shkak të pasivitetit të klasës politike dhe influencës së Pakistanit. / KultPlus.com
“Excelsior” ka botuar të martën e 11 nëntorit 1913, në faqen 2, një shkrim në lidhje me udhëtimin e profesorit francez Jean Brunhes në Shqipëri dhe takimet (bisedat) e tij asokohe me Faik Konicën në Durrës, Gjergj Fishtën në Shkodër dhe Esat Pashë Toptanin në Reth, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjellë për lexuesin shqiptar.
[Bashkëpunëtori ynë i shquar z. Jean Brunhes, profesor i gjeografisë humane në “Kolegjin e Francës – Collège de France”, i cili vazhdon studimet e tij për vendet e Ballkanit, sapo është kthyer nga një mision i gjatë shkencor në Greqi dhe Shqipëri. Në çdo moment të historisë politike, grupet etnike në gadishull përballen me njëra-tjetrën – siç e kemi parë, natyrisht – në një pozicion dhe qëndrim të ri. Parashikimi i qëndrimit të së nesërmes është sekreti i të gjithë veprimeve efikase. Ne e dimë se me çfarë saktësie kishte planifikuar z. Jean Brunhes, tre muaj përpara, luftën e dytë ballkanike dhe fitoren e ushtrive serbe dhe greke. Ai tani përpiqet të na shpjegojë Shqipërinë e re, atë që nuk ekzistonte akoma pardje dhe dje; mund të jetë vendi dhe njerëzit, mbi të cilët janë publikuar informacionet më të gabuara dhe fantazuese. Pra, kjo ishte një arsye më shumë për të mbledhur këto informacione të dorës së parë dhe të freskëta.
Në Durrës, portin kryesor shqiptar, një qytet i vogël piktoresk që vjen nga Dyrrahu i lashtë i romakëve dhe që ende është i rrethuar nga muret e bukura veneciane – mezi prisja të takoja të shquarin dhe mikpritësin e madh Mehmet bej Konicën, por ai ishte larguar kur unë mbërrita me 16 tetor. Ai ishte larguar një ditë më parë për në Beograd, i ngarkuar nga miku i tij Esat Pasha me një mision gjysëm-zyrtar pranë qeverisë serbe: nga ky mision mund të dalë një afrim ose të paktën një “modus vivendi” i respektit të ndërsjellë midis Serbisë dhe Shqipërisë.
Pata, të paktën, fatin e mirë të bisedoja me vëllain e Mehmet bej Konicës (autori e ka fjalën për Faik Konicën). Ai është një ish-nxënës i Gaston Paris-it në “Kolegjin e Francës – College de France”; ai kishte ardhur për të ndjekur tek ne studime serioze filologjike, në mënyrë që të vinte në pah gjuhën dhe trashëgiminë e çmuar të legjendave dhe “folklorit” të vendit të tij. Ky shqiptar ende i ri, me mendje të ndritshme dhe të mprehtë, flet shumë mirë frëngjishten dhe disa gjuhë të tjera evropiane.
“Nëse doni të informoheni për përpjekjet që ne po bëjmë për të ndërtuar një Shqipëri që mendon dhe funksionon, shkoni të takoni, në Shkodër, një françeskan shqiptar, At Fishtën. Ai është poet, filolog, patriot…”.
NJË BASHKËBISEDIM ME AT FISHTËN
Unë i kisha dëgjuar vetëm emrin At Fishtës; por të dëgjoja lavdërimin entuziast për një murg françeskan nga një shqiptar mysliman shumë i arsimuar, më duk diçka e pazakontë, dhe, kështu, unë shkova për të parë At Fishtën në manastirin e tij françeskan në Shkodër. Një burrë i pashëm me një kokë të madhe, një shikim të drejtë dhe energjik, me flokë të zinj, fytyra e të cilit shpreh një forcë disi të çuditshme që i jep pamjen e një prifti me mustaqe që bien në sy, por pa mjekër. (Të gjithë priftërinjtë katolikë serbo-kroatë dhe shqiptarë kanë zakon të rruajnë mjekrën, por të mbajnë mustaqe.)
“Ne kemi bëri, deri më tani, vetëm një jetë individuale dhe krahinore… Lëruni shqiptarëve kohë që të japin provat e tyre… Për pesë shekuj, ne u braktisëm deri në tiraninë më të përçmuar dhe madje në barbarizëm… Gjuha jonë ishte e urryer; zakonet tona të vjetra luftoheshin; këto zakone të vjetra, këto “kanune”, unë do t’i botoj; ne do të shohim se cila ishte drejtësia jonë tradicionale, dhe fryma demokratike që ajo kishte… Ne duam së pari autonominë tonë intelektuale…”.
NE DUAM, NE SHQIPTARËT, PAVARËSINË TONË
Unë do të kujtoj gjithmonë se me çfarë sinqeriteti të drejtpërdrejtë m’u përgjigj françeskani, pa iu shmangur pyetjes dhe pa vështirësi: “S’është e vërtetë. Ne nuk jemi agjentë të Austrisë; Unë, si dishepull, çfarë do të bëja këtu, nëse do të isha peng i ndonjë fuqie? Ajo që është e vërtetë, është se ne dhe Austria kemi pasur interesa paralele. Katolikët shqiptarë kanë simpati për Austrinë, e cila ka mbrojtur dhe mbështetur, ashtu si dikur Franca, kauzën e shenjtë të lirive të tyre fetare: Unë jam drejtori i shkollave katolike të Shkodrës, të cilat financohen nga Austria, por ju siguroj mbi nderin tim që konsulli austriak nuk do të guxonte të më jepte kurrë një urdhër… Ajo që duam, ne Shqiptarët, dhe ajo që do të ruajmë kundër të gjithëve, është pavarësia jonë…”.
Unë po u dërgoj, si një dëshmitar besnik, këto deklarata të fuqishme. Françeskani vazhdoi përsëri: “Na qortojnë për faktin se nuk kemi frymë politike… Por, si mund të kemi një opinion publik disi të organizuar, kur ne jemi të pavarur vetëm prej disa muajsh?… Dhe, prapë, a i përkasim vetvetes?… Është e qartë se ne jemi të ndarë dhe e injorojmë njëri-tjetrin; por le të na besojnë. Nuk na mungojnë individët që dikur, dhe ende dje, kanë treguar një frymë të madhe politike në Kostandinopojë. Lëruni njerëzve me vlera kohën e duhur që të vihen në pah dhe t’u imponohen natyrshëm shqiptarëve. Ne, pa frymë politike! Por kedivi i Egjiptit ka gjak shqiptar, dhe politikani i madh Crispi ishte një italo-shqiptar!”
Ky françeskan, që pretendonte Crispi-n për lavdinë politike të Shqipërisë së tij, më dukej gjithnjë e më interesant. “Gjenerali Esat Pasha e ka treguar veten si një njeri që di të qeverisë. Ne e pamë në aksion gjatë rrethimit të gjatë të Shkodrës. Ai arriti t’u vinte rreth, në këtë qytet shqiptar katolik, 35.000 turqve pa asnjë incident”. Rrethimi, megjithatë, ka qenë kaq i gjatë dhe i vështirë! Të gjitha lidhjet (rregullat) e disiplinës mund të ishin dobësuar… Edhe katolikët shqiptarë kanë shpresë për të ardhmen e vendit të tyre mbi personalitetin e spikatur të pashait, gjeneralit Esat. Po kështu, edhe për shumë shqiptarë myslimanë të Veriut. Më çuan të takoj Esat Pashën nëpërmjet njërit prej shefave të rajonit malor të Veriut, Basri Beut. Një njeri i qetë, i zgjuar, plot kuptim, që është një nga ata për të cilin do të flitet sërish. Basri Beu më duket se është negociatori dhe lideri i kësaj lloj konfederate të Qendrës dhe Veriut, që do të jetë nesër, nëse bëhet realitet, mbështetja dhe forca e Esatit.
NJË FJALË NGA ESAT PASHA
Ky, pasha, më priti tek prona e tij në fshatin Reth, midis Durrësit dhe Tiranës. Me një qeleshe të kuqe, të vendosur mirë, dhe një xhaketë të zezë (e prerë sipas stilit parizian dhe me origjinë po nga Parisi), me një trëndafili të bukur e të zbehtë në xhep, gjenerali, i cili nuk është pesëdhjetë vjeç, duket edhe më i ri se ç’është. Ai është një njeri i aksionit dhe vullnetit, i cili është në moshën e duhur, plot energji. Ai duket i vendosur se dëshiron të jetë udhëheqësi efektiv i vendit të tij sesa ta braktisë atë ndaj disa burrave për të cilët ka vetëm një konsideratë shumë të ulët. Ai e di shumë mirë se çfarë bën dhe ku po shkon.
Ai i ka prerë urat (lidhjet). Nuk do të ndalet në gjysmë të rrugës. Ne ishim në Reth më 17 tetor. Proçedimet publike dhe deklaratat që janë bërë që nga ajo kohë, Esat Pasha, i kishte akoma vetëm në brendësi. Por ai më tha haptas: “Tani që jam në krye të vendit tim, jam i lumtur që personi i parë që takoj është një francez”. (Unë e shënova fjalinë e tij sa më saktë të ishte e mundur, sipas formës në të cilën m’u përkthye.)
Esat pasha qeveris dhe punon. Ai i imponoi vetes mësimin e frëngjishtes. Tashmë, ai e kupton gjuhën tonë – ai shqipton, me korrigjim, disa fjalë. Ai është çorganizues i organizatës së përkohshme. Ai mund të jetë vetëm një i pavarur. Padyshim që krijimi i një shteti shqiptar të ekuilibruar nuk do të jetë punë e një dite. Sa shekuj iu deshën Francës për t’u bërë Franca? Dhe pse ëndërrojmë ne, për krijesat e reja politike, një stabilitet ideal dhe përfundimtar që nuk e kanë më të vjetrat e Evropës sonë? Me çfarë iluzionesh harrojmë papritur gjithë historinë tonë dhe tërë gjeografinë politike! Shqipëria ka ende shumë pengesa, na rezervon shumë surpriza, por lëvizja e mendjeve dhe marshimi i gjërave duket se po shkojnë drejt një fakti që mund të quhet një fakt i ri: pavarësia efektive e një Shqipëri e vërtetë. / KultPlus.com
Miliona turistë vizitojnë çdo vit Japoninë për të parë lulëzimin e qershive. Por, tradita e soditjes së luleve aty ka një traditë shekullore. Pren Domgjoni, po i shijon vetë këto pamje dhe na ka dërguar këtë shkrim.
Prej shekujsh lulëzimi i qershisë është një moment mjaft i rëndësishëm për japonezët. Në fillim ky moment konsiderohej se sillte lajmin e ardhjes së kohës për mbjelljen e orizit. Njerëzit besonin se brenda kësaj peme ekziston një “Kami” (Zot) dhe filluan t’i ofrojnë lutje. Më vonë kjo ceremoni u shoqërua me sake (pija tradicionale japoneze e bërë nga orizi).
Nga kumbulla te qershia
Historia e soditjes së luleve në Japoni ka filluar me lulet e kumbullës, dhe në periudhën e Heianit rreth viteve 794 të erës sonë kjo traditë u shndërrua në soditjen e luleve të qershisë. Perandori Saga ishte ai i cili organizoi festën e parë me ushqime, muzikë, shkrim poezish, të frymëzuar nga lulet në Oborrin e Perandorit në Kioto (Kyoto).
Gjatë Periudhës së Edo-s (1603-1868) në tërë Japoninë u mbollën shumë qershi. Gjatë kësaj periudhe kjo kulturë shënoi përhapje më të madhe. Në fillim organizimi i festës për lulëzimin e qershisë bëhej për aristokracinë dhe aty mblidheshin edhe njerëzit e artit, kurse më vonë kjo traditë mori përmasa të tjera dhe filloi të festohej edhe nga njerëzit e thjeshtë.
Një nga pikat më popullore për soditjen e luleve të qershisë gjatë periudhës së Edo-s ishte Parku Ueno. Përmasa më të gjëra kjo kulturë mori gjatë shekullit XIX. Edhe tani në kohën moderne parku Ueno është një ndër pikat kryesore për vizitorët vendas dhe të huaj. Me miliona vetë e vizitojnë këtë park çdo stinë të pranverës për të soditur lulëzimin e qershive.
Jo vetëm gjatë periudhës së perandorit Edo, por edhe sot parku Ueno është një nga pikat më popullore për soditjen e luleve të qershisë
Ndikimi i luleve të qershisë në traditë, kulturë dhe art
Motivet me lulet e qershisë hasen kudo. Lulja e qershisë zë vend të rëndësishëm në kulturë, art, letërsi, poezi, veshje tradicionale dhe moderne etj. Edhe në kohët moderne dizajnime dhe dekorime me lule qershie shihen kudo, murale në shtëpitë tradicionale japoneze, kapakët e librave, mbështjellëset e fletoreve, e lapsave, të enëve të kuzhine, shkopinjve për ngrënie. Po ashtu edhe në veshjet moderne lulet e qershisë dhe ngjyrat e lules së qershisë janë të pranishme, sidomos te veshjet e femrave.
Qershitë dhe peizazhi
Kultivimi i kulturës së soditjes së qershive ka ndikuar shumë në pasurimin dhe zbukurimin e peizazhit në Japoni. Qershitë janë të pranishme kudo, në brigjet e lumenjve, përgjatë rrugëve, rrugicave, në parqe, kopshte. Në pranverë peizazhi merr një hije me ngjyrë rozë të lehtë që nga larg i ngjan një pikture me një peizazh të përkryer.
Edhe përfundimi i lulëzimit është i mrekullueshëm sepse rënia e petaleve të luleve të qershisë të jep ndjenjën e rënies së borës. Lumenjtë, përrenjtë, ujërat dhe rrugicat nën qershi, mbushen me petalet e luleve dhe marrin një pamje marramendëse ngjyrë rozë të lehtë.
Soditja e luleve të qershisë sot
Sot njerëzit nuk festojnë njëlloj si dikur, pra në mënyrë tradicionale, mirëpo lulet e qershisë mbeten të lidhura ngushtë me historinë kulturën dhe identitetin. Edhe sot gjatë kohës së lulëzimit të qershive organizohen festivale, turne, apo aktivitete të tjera. Lulëzimi i qershisë i bën njerëzit të dalin jashtë dhe të mblidhen me familje e miq. Ata shtrojnë një çarçaf dhe hanë e pinë; shumë shkojnë për të bërë fotografi dhe shijuar bukurinë që ofrojnë lulet e qershisë.
Simbolika e luleve të qershisë
Lulëzimi i qershisë është i përkohshëm, nuk zgjat shumë dhe lulet e qershisë janë delikate. Prandaj te japonezët ato simbolizojnë delikatesën, bukurinë kalimtare dhe fisnikërinë e jetës njerëzore. Por ato simbolizojnë gjithashtu edhe miqësinë dhe aleancën.
Në vitin 1912, kryetari i Bashkisë së Tokios i dhuroi Uashingtonit 3000 fidanë qershie të cilat janë mbjellë në Uashington D.C. Tani, qershitë si pemë dekorative në parqe dhe kopshte, janë përhapur nëpër botë si në: Shtetet e Bashkuara, Kanada, Brazili, Gjermani, Turqi, Spanjë, Britani, Australi dhe më gjerë.
Edhe në Bonn në Gjermani vijnë mjaft turistë për të soditur lulet e qershive
Rëndësia e trashëgimisë kulturore dhe natyrore për zhvillimin e turizmit
Lulëzimi i qershisë zë një vend të rëndësishëm në medie, TV, rrjete sociale, madje edhe parashikohet se kur do të jetë koha e lulëzimit të qershisë sipas zonave të ndryshme në Japoni. Meqenëse koha e lulëzimit të qershive ndryshon nga viti në vit, kjo prognozë u ndihmon turistëve të planifikojnë udhëtimin për të shijuar lulëzimin e qershive.
Lulet e qershive përveç se shndërrojnë pothuajse tërë vendin në një peizazh të mrekullueshëm në fillimin e stinës së pranverës, i kanë bërë vendet dhe qytetet gjithashtu më tërheqëse për vizitorët vendorë dhe Japoninë më tërheqëse për turistët e huaj. Trashëgimia dhe tradita e soditjes së luleve të qershisë dhe organizimi i festivaleve në Japoni joshin vizitorë anekënd globit.
Industria e turizmit lulëzon me lulëzimin e qershive. Vlerësohet që çdo vit Japoninë e vizitojnë rreth 63 milionë turistë për të parë lulëzimin e qershive. Shuma që këta turistë shpenzojnë, vlerësohet të shkojë rreth 2.7 miliardë dollarë amerikan. Ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe shfrytëzimi i drejtë i saj është një aset shumë me rëndësi për vendet që duan të përfitojnë nga turizmi. Ndër ato vende mund të jenë dhe Shqipëria apo Kosova, duke i kushtuar më tepër kujdes mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, historike, shpirtërore dhe natyrës e peizazhit./ cbc.al / KultPlus.com
Nesër nis organizimi i një prej ngjarjeve më të rëndësishme vjetore në fushën e albanologjisë, pikërisht Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i njohur në fillim si Seminari i Kulturës Shqiptare për të Huaj. Seminari është një takim i përvitshëm dhe i rëndësishëm shkencor e profesional nga fusha e shkencave albanologjike, i cili që nga viti 1974 tradicionalisht organizohet në Prishtinë.
Qëllimi primar i organizimit të tij fillimisht ishte ofrimi i ndihmës për studentët dhe studiuesit e huaj që interesohen për gjuhën, letërsinë e kulturën shqiptare si dhe për shkencat albanologjike. Seminari ka një karakter shumë – dimensional dhe multi-disiplinar.
Me kalimin e kohës, kjo ngjarje është shndërruar në një shkollë të llojit të vet nga fushat e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare si dhe të albanologjisë në përgjithësi.Këtë vit seminari do të mbahet nga data 23 gusht deri me 3 shtator 2021 dhe pjesë e tij do të jenë studiues të ndryshëm shqiptarë, ku do të trajtojnë një sërë tematikash. Me datën 1 shtator është parashikuar edhe mbajtja e Mbrëmjes Arbëreshe, në të cilën do të promovohet vepra e studiueses Maksimiljana Barančić, në Zarë të Kroacisë, “Fjalori Kroatisht-Arbënisht të shoqëruar me gramatikë”. / KultPlus.com
Ylli dhe njëri nga pionerët e muzikës “rock ‘n’ roll”, Don Everly, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.
Zëdhënësi i familjes Everly ka konfirmuar vdekjen për “Los Angeles Times”, por nuk ka treguar shkaqet e vdekjes.
Everly dhe vëllai i ti Phil, bënë bujë nëpër botë në fund të viteve 1950-ta dhe fillim të 1960-ve, me këngët ‘Bye Bye Love’ dhe ‘All I Have To Do is Dream’.
Ata kishin formuar grupin “The Everly Brothers”. Ishin të njohur për harmoninë e tyre dhe ndikuan në bendet muzikore si “The Beatles”.
Ata të dy ishin ndarë në skenë në vitin 1973, që çoi në një ndarje dhjetëvjeçare, por Phil më vonë tha se marrëdhënia mes tyre i kishte mbijetuar kësaj. / KultPlus.com
Kjo është një ngjarje e pazakontë, por jo e rrallë pasi përsëritet afërsisht çdo dy vite e gjysmë.
Pavarësisht emrit, hëna nuk ndryshon ngjyrë por nuk është si hëna e çdo mbrëmjeje pasi ka një ndriçim dhe nuancë ndryshe.
Hëna do të ndriçojë qiellin në shoqërinë e dy planetëve gjigantë, Jupiterit dhe Saturnit, të cilët do të duken qartë.
Nëse kushtet atmosferike do të jenë të mira, hëna së bashku me dy planetet do të shihen me sy të lirë.
Pamja spektakolare që do të shohim sonte nuk do të jetë një hënë e vertetë blu, por hëna e tretë e plotë e kësaj vere, e cila na ka dhuruar dy hëna ta plota më 24 qershor dhe 24 korrik, ndërkohë që hëna e plotë e katërt pritet të shihet më 21 shtator. / KultPlus.com
“Një histori nuk ndalet, identiteti i njerëzve arbëresh nuk ndalet”. Me këtë moto u zhvillua mbrëmjen e djeshme në San Demetrio Corone edicioni i 39-të i Festivalit të Këngës Arbëreshe.
Fitues i të cilit u shpall Enzo Lovine nga qyteza arbëreshe e Puhëriut në Kalabri me këngën “Ti je ti”.
“Jam shumë i lumtur që kam fituar këtë cmim, sepse këngët arbëreshe i kam të shpirtit dhe gjithmonë e kam ndjekur festivalin. Me këtë këngë përfaqësova veten dhe ju”, shprehet fituesi Enzo Lovine për AlbaniaNews.
Festivali i Këngës Arbëreshe u rikthye pas një ndërpreje thuajse dy vjeçare për shkak të pandemisë. / KultPlus.com
Me marrjen nën kontroll të talebanëve, Afganistani do të përballet me katastrofë të plotë humanitare, me uri të përhapur, njerëz të pastrehë dhe kolaps ekonomik nëse nuk arrihet një përpjekje urgjente humanitare pas tërheqjes së SHBA nga vendi. Është ky alarmi i dhënë nga drejtoresha kombëtare për Afganistanin e Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, Mary-Ellen McGroarty, drejtuar liderëve botërorë.
“Ne duhet të sjellim furnizime në vend, jo vetëm në aspektin e ushqimit, por edhe furnizime mjekësore, strehimore. Ne kemi nevojë për para dhe na duhen tani”, apeloi ajo.
McGroarty theksoi se “nëse vonohemi për gjashtë apo shtatë javët e ardhshme, do të jetë shumë vonë. Njerëzit nuk kanë asgjë. Ne duhet ta marrim ushqimin tani dhe t’ua çojmë komuniteteve krahinore para se rrugët të bllokohen nga bora”, theksoi ajo.
Zyrtarja e OKB -së kujtoi gjithashtu se një në tre afganë ishte tashmë në një krizë urie, me mbi dy milionë fëmijë në rrezik të kequshqyerjes. Thatësira tashmë kishte çuar në një reduktim prej 40% të prodhimit të drithërave, ndërsa monedha afgane tashmë ishte në kolaps. Dhe normat e Covid-19 janë të larta. Siç kanë vërejtur të gjithë në botë, ka pasur një përshkallëzim të konfliktit në dy muajt e fundit. Mbi 500,000 njerëz të zhvendosur, 250,000 prej tyre që nga maji dhe ajo që është urgjente tani është një formë e armëpushimit që lejon një rritje masive të përgjigjes humanitare Me Imperativi humanitar nuk mund të humbet”. / KultPlus.com
Qytetarët afganë vijojnë tentativat e tyre për t’u larguar nga vendi dhe për t’i shpëtuar talebanëve. Mëngjesin e sotëm, një turmë qytetarësh u dyndën drejt aeroportit të Kabulit, çka ka detyruar talebanët që të qëllojnë drejt tyre.
Ushtria Britanike ka raportuar për 7 viktima por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e talebanëve.
Kaosi që është krijuar ka lënë të plagosur edhe qytetarë të tjerë. Talebanët fillimisht kanë qëlluar në ajër për të trembur turmën.
Por sërish qytetarët nuk janë larguar. Sipas mediave të huaja, talebanët filluan të qëllonin drejt qytetarëve.
SHBA paralajmëroi të gjithë qytetarët afganë që të evitojnë aeroportin e Kabulit pasi përveç talebanëve, dyshohet se janë infiltruar edhe luftëtarë të ISIS-it, çka do tua vështirësonte më tej përpekjet për tu larguar nga vendi. / KultPlus.com
Pamje spektakolare janë fotografuar në xhirimet e filmit aksion “Mission Impossible 7”.
Një tren me avull doli nga shinat dhe u rrëzua nga një shkëmb në një skenë që duket sa dramatike aq edhe e menduar në detaje.
Aktori i Hollivudit, Tom Cruise, 59 vjeç, i cili interpreton Ethan Hunt, ishte në xhirime ndërsa treni kalonte buzë shkëmbit, transmeton KultPlus.
Aktori dhe producenti Tom Cruise pushtoi mediat vitin e shkuar, kur përkundër rregullave anti-covid, vijoi xhirimet që më pas u ndërprenë për shkak se disa anëtarë të stafit u infektuan.
Xhirimet e “Mission Impossible 7” rinisën përsëri në fund të muajit të kaluar, pasi u ndërprenë shumë herë për shkak të pandemisë Covid. / KultPlus.com
Drejtori Kombëtar për Afganistanin i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara jep alarmin: Bota do të mobilizohet tani ose do të jetë vonë.
Me marrjen nën kontroll të talebanëve, Afganistani do të përballet me katastrofë të plotë humanitare, me uri të përhapur, njerëz të pastrehë dhe kolaps ekonomik nëse nuk arrihet një përpjekje urgjente humanitare pas tërheqjes së SHBA nga vendi. Është ky alarmi i dhënë nga drejtoresha kombëtare për Afganistanin e Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, Mary-Ellen McGroarty, drejtuar liderëve botërorë, transmeton KultPlus.
“Ne duhet të sjellim furnizime në vend, jo vetëm në aspektin e ushqimit, por edhe furnizime mjekësore, strehimore. Ne kemi nevojë për para dhe na duhen tani”, apeloi ajo.
McGroarty theksoi se “nëse vonohemi për gjashtë apo shtatë javët e ardhshme, do të jetë shumë vonë. Njerëzit nuk kanë asgjë. Ne duhet ta marrim ushqimin tani dhe t’ua çojmë komuniteteve krahinore para se rrugët të bllokohen nga bora”, theksoi ajo.
Zyrtarja e OKB -së kujtoi gjithashtu se një në tre afganë ishte tashmë në një krizë urie, me mbi dy milionë fëmijë në rrezik të kequshqyerjes. Thatësira tashmë kishte çuar në një reduktim prej 40% të prodhimit të drithërave, ndërsa monedha afgane tashmë ishte në kolaps. Dhe normat e Covid-19 janë të larta. Siç kanë vërejtur të gjithë në botë, ka pasur një përshkallëzim të konfliktit në dy muajt e fundit. Mbi 500,000 njerëz të zhvendosur, 250,000 prej tyre që nga maji dhe ajo që është urgjente tani është një formë e armëpushimit që lejon një rritje masive të përgjigjes humanitare Me Imperativi humanitar nuk mund të humbet”. / KultPlus.com
Fotografi i njohur, Hazir Reka ka pranuar si dhuratë një fotografi të cilën e ka realizuar gjatë luftës së fundit në Kosovë. Një dhuratë kjo të cilën ia ka bërë vetë protagonistja e asaj fotografie, e cila në atë kohë kishe përjetuar tmerrin e luftës, përcjell KultPlus.
22 vite pasi është shkrepur fotografia, ajo ka falënderuar fotografin Reka për kontributin e tij. Kështu ka bërë të ditur vet fotografi Hazir Reka përmes një postimi në Facebook
Ai ka takuar protagonisten e fotografisë, Vjollca Qerimi-Hysenin ndërkaq ka pranuar fotografinë në kornizë me fjalët falënderuese për të.
Më poshttë gjeni postimin e plotë të Rekës. / KultPlus.com
Tash e dy ditë veçse ka filluar edicioni i 11-të i Etno Fest-it, i cili si çdo vit tjetër, edhe këtë vit erdhi me një program tejet atraktiv për dashamirësit e artit dhe kulturës, shkruan KultPlus.
Këtë vit, në edicionin e 11-të të tij, ”Etno Festi” ka zgjedhur si temë kryesore Kultin e Tokës dhe Kultin e Ujit.
Ndërkaq, sot, Etno Fest-i shënon ditën e tretë të këtij edicioni ku ndër të tjera edhe kane publikuar programin e sotëm, të cilin KultPlus e sjell më poshtë.
”Etno Fest” synon gjetjen, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të qëndrueshme të arteve dhe kulturës tradicionale duke i ofruar ato si lëndë frymëzimi për artet kontemporane.
”Etno Fest” do të mbahet deri më datë 26 gusht të këtij viti. / KultPlus.com
Pallati i Trikonkës ndodhet në jug të qytetit antik të Butrintit pranë kanalit të Vivarit dhe njihet për vlerat e rralla arkeologjike dhe historike.
Gërmimet arkeologjike të nisura nga Misioni Arkeologjik Italian pasuan në vitet ’90 me Kosta Lakon dhe vazhduan në bashkëpunim me prof. Richard Hodges të Fondacionit Butrinti. Ato treguan se Trikonka ishte pjesë e një banese të rëndësishme e me një sipërfaqe të konsiderueshme. Shtresat e para datohen në mesin e shek. të 1-rë të e.s, ndërkohë që fillimi i ndërtimit të pallatit me një sërë kthinash rreth një oborri në anën jugore datohet në gjysmën e dytë të shek. të 5-të të e.s.
Një korridor i gjatë 25m, i zbukuruar i tëri me mozaik, lidhte hyrjen me një dhomë pritjeje, në të cilën i zoti i shtëpisë takonte miqtë. Pjesa më e rëndësishme e pallatit duhet të ketë qenë krahu lindor ku qe ndërtuar një dhomë e madhe ngrënieje triapsidale, trikliniumi.
Është pikërisht kjo dhomë, e cila i jep emrin pallatit duke qenë se forma e apsidës njihet ndryshe si konkë. Në fillim të shek. 6-të, Pallatit iu bllokua aksesi i drejtpërdrejtë për në kanalin e Vivarit nëpërmjet murit të ri rrethues të qytetit dhe dhomat u përdorën për aktivitete të vogla industriale./atsh/ KultPlus.com