Sot janë bërë 7 vite nga vdekja e aktorit të njohur amerikan, Robin Williams.
Aktori komedian Robin Williams lindi me 21 korrik të vitit 1951, dhe vdiq në moshën 63-vjeçare në vitin 11 gusht të vitit 2014. Ai u vetëvraa në shtëpinë e tij në Kalifornia, pasi vuante nga sëmundja e Parkinsonit dhe depresioni i rëndë.
Disa nga rolet dhe filmat që ai mori pjesë janë: Mork në ‘Mork and Mindy’, Xhenin në ‘Aladdin’, Daniel Hillard në ‘Znj. Doubtfire, John Keating në ‘Dead Poets Society’ Sean Maguire në ‘Good Will Hunting’ dhe shumë e shumë të tjerë.
Me rolet e tij ikonike ai ishte fitues i pesë çmimeve Grammy, katër Golden Globes, dy Emmy dhe një Oscar./KultPlus.com
Lasgush Poradeci lindi me emrin Llazar Gusho, më 27 dhjetor të vitit 1899.
Lasgushi është autori i dy vëllimeve poetike “Vallja e yjeve” dhe “Ylli i zemrës”, të cilat i botoi në Bukuresht të Rumanisë.
Përveçse si poet ai njihet edhe si përkthyes i afirmuar, që solli në shqip lirikat e poetëve të mëdhenj si Gëte, Lermontov, Bllok, Hajne, “Eugjen Onjeginin” e Pushkinit e të tjerë.
Lasgush Poradeci është autor i më shumë se 100 poezive, një pjesë e mirë e të cilave janë poezi dashurie. Ai mbeti gjithmonë adhurues i fjalëve arkaike, shprehje filozofike popullore, e po ashtu ishte ithtar i fjalëve të reja dhe eksperimenteve leksikore.
Lasgush Poradeci u quajt “princi i poezisë shqipe”.
Më poshtë KultPlus ua risjell poezinë e tij ‘Malli’
Malli
Syri i bukur që t’u mvrenjt Syri yt që më lëndon Do më lërë a vonë a shpejt, Do më lërë a shpejt a vonë.
Sapo shpirti m’u delir Shpirti im i nxirë krejt Do më lërë me pahir Syri i bukur qe t’u mvrenjt
E do mbetem përnjemend Varfanjak si mbret pa fron: Mbretëresha që më cmend Do më lërë a shpejt a vonë Do më lërë a vonë a shpejt, Do me lërë a shpejt a vonë, Syri i bukur qe t’u mvrenjt Syri yt që më lëndon.
Do më lërë…A! por si Qofë ahere ose tani Do të qaj aq dashuri Që do humb me mall te ti?
Mua mendja s’m’a kupton, Mua syri s’ma veshtron Po fillon edhe vajton, E kullon, kullon, kullon:
Mall! o mall! që vjen e shkon!
Vjen e shkon e prapë vjen, Mall qe len nga perëndon: Len e vjen e zjen e bren: Malli mallin më s’e gjen…/KultPlus.com
Bill Gates, themeluesi i Microsoft, renditet i pesti tashmë, pas shefit ekzekutiv dhe themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, në listën e njerëzve më të pasur në botë, sipas ”Forbes”.
Divorci i Bill dhe Melinda Gates dhe ndarja e pronave më pas është arsyeja kryesore e kësaj rënieje në renditje.
Gates ka qenë një nga miliarderët më të mëdhenj që nga viti 1987 dhe kjo është hera e parë që ai është nën vendin e tretë që kur ”Forbes” filloi listimin.
Kompania e investimeve e Gates, “Cascade Investment LLC” (CAS), transferoi aksione me vlerë 2,4 miliardë dollarë te Melinda duke e çuar vlerën e saj neto në 5,6 miliardë dollarë.
Divorci i kushtoi Billit 3,2 miliardë dollarë.
Bill Gates aktualisht vlen 129,6 miliardë dollarë, ndërsa Zuckerberg 132 miliardë.
Bill dhe Melinda vendosën të ndaheshin pasi ish-shefi i Microsoft u zbulua se ishte mik me Jeffrey Epstein.
Gates ishte gjithashtu nën hetim për një lidhje tjetër të mundshme me një punonjëse të Microsoft, në vitin 2000.
Gates i është referuar miqësisë së tij me Epstein si një gabim i madh.
Megjithatë, Bill dhe Melinda do të punojnë së bashku në fondacionin e tyre ”Bill dhe Melinda Gates”, fondacioni më i madh bamirës në botë, për aq kohë sa kjo e fundit ndihet mirë me punën me ish-bashkëshortit. / KultPlus.com
Rreth 26 kilometra nga Almogard në New Mexico është një shkretëtirë madhështore dhe e pazakontë – krejtësisht e bardhë dhe e ftohtë.
Qindra miliona vjet më parë, uji rrodhi në vendin e Pellgut të sotëm Tularosa, duke sjellë me vete kristale gjipsi nga malet Sacramento dhe San Andres.
Kështu u formua liqeni Lucero, i cili, megjithatë, nuk mbijetoi – uji i tij avulloi dhe shtresat e kristaleve të gjipsit mbetën në fund. Pastaj natyra doli në skenë: shiu po binte, erërat po frynin, dhe gjipsi po imtësohej derisa e la shkretëtirën prapa.
Shkretëtira zë një territor prej rreth 700 metrash katrorë, por dunat e saj mund të jenë të larta deri në 15 metra.
Pra, ndryshe nga shkretëtirat e tjera, kjo hapësirë e madhe në New Mexico nuk është e mbuluar me rërë të bërë nga kuarci, por rëra e saj është e përbërë nga kristale gjipsi.
Ky nuk është ndryshimi i vetëm midis kësaj dhe shkretëtirave të tjera të botës.
Nëse prekni rërën e shkretëtirës së bardhë, do të vini re se është plotësisht e ftohtë, sepse shkalla e avullimit është e lartë dhe rëra e saj reflekton rrezet e diellit në vend që të thithë nxehtësi. / KultPlus.com
Fausti është një dramë e shkruar nga Johann Wolfgang von Goethe, një autor dhe figurë e njohur për Gjermaninë e viteve 1800. Gëte ishte shkrimtar i një zhanri të gjerë. Vepra e tij është e pasur me romane, drama, poezi, novela, etj.
Periudhat e krijimtarisë së Gëtes
Periudha I ,“Stuhi dhe vrull”
– drama heroike “Gëci i Berlihingenit”, Gëci – gjeniu i forcës – romani sentimental “Vuajtjet e djaloshit Verter”, Verteri – gjeniu i ndjeshmërisë. Periudha II
Klasicizmi Vajmaras – periudha më e ndritshme – dramat : “Egmonti”, “Torkuato Taso”, “Efigjenia në Tauridë” – pjesa e parë “e Faustit” – libri i parë i romanit “Vilhelm Majster” – në oborrin e Vajmarit, Gëtja u mor me: punë shteti, krijimtari, studime shkencore.
Periudha III, Olimpiku i Vajmarit
– përkon me moshën e pleqërisë karakterizuar nga qetësia – botimi i pjesës së dytë të “Faustit” – libri i dytë i romanit “Vilhelm Majster” – vëllimi “Divani perëndimor-lindor” – krijoi dhe drejtoi revistën “Art dhe antikitet”
Fausti është pjesë e gjinisë dramatike, e do të specifikohet si një tragjedi. Gëtja e quante Faustin tragjedi, por me synimin për të krijuar një vepër të plotë, ai shkriu aty të gjitha llojet letrare të njohura, duke realizuar kështu sintezën e formave artistike të deri atëhershme. Ajo ka ngjyrimet e një poeme filozofike, poeme epike, dramë misteri, e ngjashme me tragjedinë antike, dramë qytetare dhe romani, si dhe poezi lirike.
Periudha Letrare:
Kjo vepër është shkruar në periudhën e Romantizmit.
Struktura:
Vepra është e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë është e ndërtuar sipas kronikave historike shekspiriane në 25 skena dhe trajton jetën personale të heroit. Pjesa e dytë është e ndarë në 5 akte dhe trajton aktivitetin e tij shoqëror.
Tema:
Flet për marrëveshjen që Fausti bën me Djallin, duke i dorëzuar atij shpirtin e tij, në këmbim të dijes, aftësisë për të kuptuar çdo aspekt të natyrës, të dijes njerëzore dhe për të gjetur lumturinë (jo shpirtërore).
Mesazhet:
Fausti, duke mposhtur egoizmin, kupton se lumturia nuk mund të jetë kurrë e plotë, nëse nuk ndahet me sa më shumë njerëz. Arsyeja dhe dashuria njerëzore mundin çdo të keqe. Besimi në vlerat humane të njeriut. Po ashtu e meriton jetën dhe lirinë, vetëm ai që e fiton me përpjekje dhe luftë.
Rrëfimi:
Ndodh në dy plane. Në planin e parë paraqiten skena nga jeta e rëndomtë njerëzore kurse në planin tjetër zhvillohen skenat e një bote fantastike, plot me figura mitike.
Simbolikat:
1) Simbolika e udhëtimit përcillet nga njëra epokë në tjetrën për të mbërritur te Fausti, i cili do të synojë të zbulojë përmasat e natyrës, botës, kozmosit, qenies, njeriut dhe shoqërisë. 2) Ferri dhe parajsa janë simbole të fatkeqësive dhe të lumturisë së njeriut mbi tokë. 3) Zoti, Mefistofeli, kryeëngjëjt e personazheve të tjerë kanë kuptime simbolike dhe janë shprehje e forcave të natyrës dhe shoqërisë. Burimet e veprës:
1) Legjenda e Faustit – Fausti ishte hero i një legjende shumë të njohur, që ka një bazë historike reale. Fausti, person real, ka jetuar në fundin e shekullit XV dhe në fillimin e shekullit XVI. Ai shëtiste qytet më qytet dhe e quante veten doktor, mburrej se zotëronte dije të shumta, si dhe artin e magjisë. Në një epokë, kur besimi në magji ishte diçka normale, rreth magjistarit shëtitës mblidheshin turma të tëra njerëzish.
2) Realiteti i kohës ku Gëtja jetonte– Në fakt epoka e tij u cilësua si epoka e gjenive, sepse në shumë fusha të dijes dhe të artit shkëlqyen emra të mëdhenj.
3) Studimet e tij– Gjatë jetës që kur shërbeu në oborrin e Vajmarit, Gëtja u mor me punë shteti, krijimtari, studime shkencore për mineralogjinë, paleontologjinë, botanikën, anatominë e fizikën.
Fausti:
përmbledh historinë e njerëzimit në kërkim të diturisë
personifikon shpirtin e ri, bashkëkohor,
afirmimin e aspiratave, forcave krijuese të njeriut
bashkëjetojnë dy prirje shpirtërore në konflikt: njëra e tërheq poshtë drejt botës materiale, tjetra e tërheq lart drejt absolutes e pafundësisë
gjithnjë synon dhe arrin, por nuk kënaqet me ato që ka arritur
është i bindur se vetëm veprimi e dinamizmi e mbajnë gjallë jetën
njeriu- gjeni që lufton për njerëzimin
njeriu- vepër që jeton edhe pas vdekjes.
Mefistofeli:
djalli vetë, por me mendje inteligjente
paraqitet nga Zoti si shpirti i mohimit
utilitar, skeptik dhe pragmatist
është zëri i pavetëdijes, pasqyra e keqe e Faustit;
ai ia plotëson dëshirat e tij (të këqija e të mira) dhe tregohet këshilltar i keq, tinëzar e cinik
është alteregoja e njeriut, shok rruge i yni, mëdyshja jonë, vetja jonë djallëzore.
Margarita:
personazhi më poetik i Gëtes, i frymëzuar nga përvoja nostalgjike e dashurisë rinore e të dëlirë, por të humbur.
karakterizohet nga natyrshmëria, përkushtimi, besimi në dashuri, droja dhe rezervimi, thjeshtësia e karakterit, morali i pastër, edukata fetare e shndërrojnë atë në vajzën e ëndrrave, është mishërim i dashurisë së dëlirë, vetëmohuese që u zbulohet njerëzve në formën më të përsosur, në dashurinë e gruas, simbol i zbutjes dhe i shpëtimit të shpirtrave./ KultPlus.com
Ishte 12 nëntori i vitit 2018, kur ish zonja e parë e Amerikës, Michele Obama publikoi veprën ‘Të bëhesh’, e cila shumë shpejt u shpërnda në mijëra lexues, shkruan KultPlus.
Në këtë libër, për herë të parë, Michelle Obama përshkruan fillimet e martesës, vështirësitë për të gjetur një ekuilibër mes karrierës, familjes dhe ngjitjes së vrullshme të të shoqit në politikë.
Na zbulon debatet e tyre lidhur me mundësinë për të konkurruar për presidencën e Shteteve të Bashkuara dhe na rrëfen për popullaritetin që përjetuan dhe për kritikat që morën përgjatë fushatës elektorale.
Me finesë, sens humori dhe një sinqeritet të pazakontë, Michelle Obama përshfaq gjithë jetën e një familjeje që, krejt befasisht, u ndodh nën dritat e projektorëve dhe përballë gjithë botës, si dhe tetë vitet më domethënëse në Shtëpinë e Bardhë, ku ajo e njohu më mirë vendin e saj, por edhe vendi i saj e njohu më mirë atë.
KultPlus ju sjell një fragment nga vepra ‘Të bëhesh’ e Obamës:
Ka ende shumë gjëra që nuk i di për Amerikën, për jetën, për atë çka e ardhmja mund të të sjellë. Por njoh mirë veten time. Im atë, Fraser-i, më pati mësuar të punoj fort, të qesh shpesh dhe ta mbaj fjalën.
Ime ëmë, Marian-a, më pati mësuar si të mendoj me kokën time dhe si ta përdor zërin tim. Së bashku, në apartamentin e tejmbushur të Anës Jugore të Çikagos, më ndihmuan të zbuloja vlerat në historinë tonë, në historinë time, në historinë më të madhe të Amerikës.
Edhe kur nuk është e bukur apo e përsosur. Edhe kur është më e vërtetë nga ç’do të doje të ishte. Historinë tënde e mbart me vete, do ta mbartësh gjithnjë me vete. Është diçka që duhet ta zotërosh tërësisht e të mos e harrosh kurrë. / KultPlus.com
“….Trupi ndryshon, moshohet. Mos u dëshpëro nëse nuk të bën më ajo masë fustani që të bënte në moshën 18 vjeçare. Një femër 45 vjeçare, të cilës i bën fustani që vishte në moshën 18 vjeçare, ose vuan nga problemet e zhvillimit, ose po vetëshkatërrohet.
Neve na pëlqejnë femrat që dinë të jetojnë një jetë të ekuilibruar dhe dinë t’i kontrollojnë ndjesitë e tyre të fajit. Na pëlqejnë edhe ato që kur hanë, e shijojnë atë që hanë. Ato që kur duhet të mbajnë dietë, e bëjnë me kënaqësi (pa vuajtje dhe dëshpërim).
Disa rrudha në fytyrë, disa thinja, disa shenja moshimi në trup nuk e fshehin bukurinë. Ato janë dëshmi se ju keni bërë diçka në jetën tuaj, se nuk keni mbetur tek makiazhi dhe nuk e keni kaluar jetën tuaj nëpër qendra estetike. Keni jetuar!
Biologu Anirban Mahapatra e ka të qartë se si do të jetë pandemia e radhës. Sipas tij, viruse të ndryshme mund të mbijetojnë në shtresa akulli për mijëra, madje edhe miliona vite, dhe kur këto shtresa akulli shkrijnë, ato mund të rikthehen duke shkaktuar pandemitë e ardhshme.
“Nga shkrirja e akullnajave ne po gjejmë shumë kafshë të ruajtura shumë mirë, si mamuthët përshembull. Nëse këto kafshë kanë qenë të infektuara me viruse apo baktere të ndryshme, mund të infektojnë kafshë të tjera ose njerëz”, tha biologu për “Daily Star”, transmeton KultPlus.
Fakti që temperaturat në Arktik po rriten dy herë më shpejt sesa në pjesën tjetër të botës, po i shqetëson biologët.
“Nëse në akull ka një infeksion respirator, si Covid-19, atëherë mund të përballemi me një vatër të madhe. Ndryshimi klimatik është problem i madh dhe nuk do të zhduket. Duhet të shpëtojmë akullnajat e Arktikut dhe jemi ende në kohë për ta bërë këtë. Nëse nuk e bëjmë, ka rrezik që nga aty të dalin viruse të rrezikshme”, sqaron Anirban Mahapatra. / KultPlus.com
Vala e gjyqeve të inskenuara në Shqipëri kishte filluar menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Gjatë kësaj periudhe u organizuan shumë procese gjyqësore, ku në bankën e të akuzuarve u ulën intelektualë të shumtë, kryesisht ishin ata të shkolluar në shtetet perëndimore dhe që nuk ishin të kënaqur që vendi i tyre ngeli në lindje.
Edhe pse armata e të pakënaqurve ishte tejet e madhe që Shqipëria pranoi sistemin komunist, pushtetarët nuk hiqnin dorë nga regjimi i sapo instaluar. Një nga organizatat opozitare ilegale më të hershmet e më të mëdha që u formua dhe punoi për të vendosur në Shqipëri një sistem politik pluralist në kundërshtim me përpjekjet që bënte udhëheqja e PKSh-së për të vendosur një sistem një partiak, ishte organizata “Bashkimi-Demokratik Shqiptarë”, fillimisht, ata filluan fshehtas t’i shprehnin pakënaqësitë e tyre, që më vonë për të kaluar në formimin e grupeve e organizatave të para të formuara ilegalisht. Në këtë mënyrë lindën edhe bërthamat e para të opozitës shqiptare në jetën politike.
Në fillim formohet “Fronti i rezistencës”, më vonë fillojnë të lindin edhe organizata te tjera ilegale. Në skenën politike shqiptare dalin intelektualët e shquar që nuk ishin të kënaqur me rrjedhat politike, pastaj vijnë e marrin hov edhe patriotët nacionalistë që ishin të shumtë në tokën shqiptare, ndërkohë filluan të bashkëpunonin ngushtë me social-demokratët, që në vete kishin përfshirë emra të rinj e të nderuar si: Sami Qeribashi, Qenan Dibra, Musine Kokalari e shumë të tjerë.
Në radhët e opozitës shqiptare të pasluftës nuk mungonin as emrat e njohur të cilët kishin marrë pjesë dhe e përkrahnin me besnikëri Lëvizjen Nacional-Çlirimtare, e ata nuk ishin të paktë. Dëshpërimi nga ana e udhëheqësve komunistë që kishte pasuar menjëherë pas lufte i detyroi ata të tërhiqeshin dhe të merrnin qëndrim të kundërt. Me kohë u vërejt se nuk u respektuan qëndrimet e Mukjes dhe të Bujanit. Andaj çdo qëndrim i mëtejshëm në këto pozita për atdhetarët që donin një Shqipëri të bashkuar e demokratike ishte fyes për ta.
Ata demokratë, duke e parë nevojën se vetëm si të bashkuar do të lëviznin diçka nga zeroja që e kishte kapluar Shqipërinë, filluan të vepronin. “Në verën e vitit 1945 kam hyrë në lidhje me grupet e tjera antikomuniste të kryesuara nga Sami Qeribashi e Qenan Dibra dhe kemi hartuar memorandumin që do t’u dërgohej misioneve ushtarake aleate të akredituara në Tiranë e që ishte miratuar në mbledhjen e 6 nëntorit…”, kështu do të deklaronte Musineja gjatë hetuesisë.
Në memorandumin e tri partive antikomuniste ishte edhe një kërkesë që tek hetuesit kishte ngritur reagime të papara. Fjala ishte për kthimin e kufijve etnikë. Ngase në hetuesi Telat Drini kishte deklaruar se “ne jemi takuar me Qenan Dibrën, ku kemi shtruar çështjen e sigurimit të Kosovës dhe të Çamërisë…”.
Në takimin e verës 1945 u bashkua Partia Social-Demokrate, që kryesohej nga profesoresha Musine Kokalari, Partia e Legalitetit (zogiste), që kryesohej nga avokati Qenan Dibra dhe Fronti i Rezistencës (indipendent) që e udhëhiqte avokati Sami Qeribashi, duke formuar një organizatë më të madhe, më të fortë e më të fuqishme antikomuniste që e quajtën Bashkimi Demokratik Shqiptar.
Me formimin e kësaj organizate intelektualët e shumtë filluan të frymonin më lehtë dhe në të aderuan një numër i madh i patriotëve të paangazhuar gjerë më atëherë në partitë politike. Pas një aktiviteti të lakmueshëm dhe kur u mendua se organizatës së sapoformuar iu dha e mbara, organet e hetuesisë e zbuluan atë. Në vitet e para të pasluftës në Shqipëri u vu një “rregull” nga organet hetuese.
Çdo gjë survejohej me besnikëri nga njerëzit e pushtetit. Ishte krejt e natyrshme që një organizatë aq e madhe dhe aq aktive siç ishte Bashkimi Demokratik Shqiptar që të mos bjerë në sy. Në janar të vitit 1946 anëtarët e organizatës ilegale shqiptare një nga një u zbuluan dhe një nga një u arrestuan. Numri i tyre arriti në 37 veta. (Koincidencë e çuditshme. Po ashtu, në Kosovë, në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, në të njëjtin vit, para trupit gjykues dalin 37 veta të organizatës patriotike atdhetare të NDSh-së).
Procesi i anëtarëve të Bashkimit Demokratik Shqiptar
“Më 17 qershor 1946, e hënë, ora 8.30. Në Kinemanë ‘Nacional’, sot ‘17 nëntori’, në prani të një populli të ‘zgjedhur’, mes zhurmës së altoparlantëve… Ishte ndër ta vetëm një femër”. Para trupit gjykues të Tiranës, përpara prokurorit Nevzat Haznedarit, në bankën e zezë u ulën patriotët dhe intelektualët më të devotshëm të asaj kohe. Në listën e të akuzuarve ishin: 1. Sami Qeribashi (61 vjeç), tregtar nga Gjirokastra. Dënohen me pushkatim; 2. Xhahit Koka (40), Ellasone (Larisa, Greqi), ekonomist, dënohet me pushkatim; 3. Hivzi Gole (36 vjeç), kishte mbaruar Fakultetin Juridik në Paris, dënohet me vdekje-pushkatim; 4. Qenan Dibra (36 vjeç). Dibër e Madhe, kishte të mbaruar jurisprudencën në Paris. U dënua me pushkatim; 5. Tut Mahmut Meniku (41), Tiranë, ushtarak, u dënua me pushkatim; 6. Telat Drini (37), Dibër e Madhe, nëpunës poste, dënohet me pushkatim; 7. Mehmet Ali Beshiri (42), Tiranë, kishte mbaruar shkollën tregtare në Austri. Dënohet me pushkatim; 8. Ali Kavaja (36), Kavajë, kishte të mbaruar shkollën teknike të Fulcit me sukses të shkëlqyeshëm, dënohet me vdekje; 9. Shaban Balla (42), Krujë, gjeometër. Dënohet me vdekje – pushkatim; 10. Jorgji Çoka, profesor (38), Tiranë, tregtar. Dënohet me vdekje – pushkatim. Pas tyre në listën e gjatë të të dënuarve vinin personat që ishin të dënuar me burg të përjetshëm (101 vjet, ata ishin: 11. Gjergj Kokoshi (42), Shkodër. Doktoron në Paris letërsinë. Dënohet me 30 vjet burg, vdes në burgun e Burrelit; 12. Suat Asllani (43 vjeç), avokat nga Libohova. Studimet i kishte mbaruar në San Demetrio Korone dhe në Napoli të Italisë, dënohet me 15 vjet burg; 13. Musine Kokalari (28 vjeçe), e lindur në Adana të Turqisë, doktoron në Romë për letërsi. Dënohet me 30 vjet burg; 14. Anesti Orollogai (49 vjeç), Korçë. Dënohet me 25 vjet burg; 15. Kolë Rodhe (63 vjeç), Korçë. Dënohet me 30 vjet burg.
Me burgim të përjetshëm në këtë proces gjyqësor u dënuan këta persona: 16. Lluka Bibi (46 vjeç), jurist nga Përmeti; 17. Anton Dukagjini, 54 vjeç, pensionist nga Puka; 18. Enver Hasa, 27 vjeç, ish-oficer nga Dibra; 19. Abdullah Muça, 30 vjeç, inxhinier nga Tirana.
Të dënuarit me 30 vjet burg ishin: 20. Nefail Shikuli, 30 vjet, ish-oficer nga Dibra; 21. Qemal Biçaku, 26 vjeç, tregtar nga Elbasani; 22. Reiz Hasho, 22 vjeç student nga Gjirokastra.
Me nga 25 vjet burg u dënua vetëm; 23. Myrteza Beli, 44 vjeç nëpunës nga Korça. Ndërsa me nga 20 vjet u dënuan; 24. Hasan Kalaja, 36 vjeç, shegert nga Kruja; 25.
Stefan Bumçi, 33 vjeç ish-oficer nga Shkodra; 26. Vahid Vërdalli, 60 vjeç bujk nga Korça dhe; 27. Haki Gjinishi, 53 vjeç, financier nga Peqini.
U dënuan me 10 vjet burg: 28. Haki Karahoda; 34 vjeç, punëtor nga Elbasani; 29. Pali Terova, 37 vjeç, nëpunës nga Korça; 30. Niko Beça, 33 vjeç, tregtar nga Tirana; 31. Musa Dizdari, 33 vjeç, profesor nga Shkodra; 32. Llazar Papapostoli, 31 vjeç, nëpunës nga Bilishti. Me 5 vjet burg u dënua; 33.
Semiramise Verlaci, 62 vjeç, shtëpiake nga Elbasani. Ndërsa me 1 vjet burg u dënuan: 34. Pjerin Shala, 26 vjeç, ish-oficer nga Shkodra; 35. Nesim Starova, 39 vjeç, nëpunës nga Pogradeci. Dhe vetëm dy persona u shpallën të pafajshëm: 36. Xhevat Miluka, 38 vjeç, ish- oficer nga Dibra dhe; 37 Taqo Ruqi, 42 vjeç, ish-oficer nga Kolonja.
Në mesin e të arrestuarve ndodhej edhe patriotja e shquar, poetja e mirëfilltë dhe doktoroja e parë e shkencave filologjike, kryetarja e parë e partisë Social-Demokrate, Musine Kokalari. Ajo qe lindur në Gjirokastër më 1917 në një familje intelektualësh.
Vëllai i saj, Hamiti, është një nga përkthyesit tanë më të mirë dhe autori i librit shkencor “Kosova djep i shqiptarizmës” (1943). Banonte në Tiranë. Ishte vajza e vetme e juristit të shquar nga Gjirokastra. Shkollën e mesme e kishte mbaruar në Institutin “Nëna Mbretëreshë”, për t’i vazhduar studimet e larta për letërsi në Universitetin e Romës. Më 28 nëntor të vitit 1941 merr titullin doktor i shkencave të letërsisë po në këtë universitet dhe në të njëjtën kohë i ofrojnë vend pune.
Në vitin 1943, së bashku me Skënder Muçon, krijon partinë e re Social Demokrate që llogaritej se ishte fraksion i dalë nga Balli Kombëtar. Nga organet e shtetit zbulohet dhe arrestohet më 12 nëntor 1944, mbahet 17 ditë në arrest dhe lirohet ngase vetëm katër ditë më herët i pushkatohen pa gjyq dy vëllezërit e saj Muntazi dhe Vesimi, që me dhjetë persona të tjerë përfundojnë në një varr të përbashkët, aty mbrapa hotel Bristolit.
Më 1945 Mysines i ofrojnë të bëhet anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, por ajo e revoltuar me vrasjen e dy vëllezërve dhe me shumë padrejtësi të tjera, refuzon. Nga dokumentet që i kam hulumtuar në Arkivin Qendror të Shqipërisë kam hasur në korrespodencën e saj me vëllezërit e saj dhe nga ato shihet se sa Mysineja ka qenë e lidhur me vëllezërit e vet dhe sa rëndë e ka ndjerë humbjen e tyre. Dhe pas kësaj organet hetuese edhe më tepër shtuan përcjelljen ndaj saj.
Dhe nuk vonoi shumë, ajo më 23 janar 1946 arrestohet dhe në procesin e mbajtur më 17 qershor 1946 nga prokurori dënohet me 30 vjet burgim, ndërsa nga gjykatësi me 20 vjet. Sipas dokumenteve, thuhej se tërë jetën që e bëri në Shqipërinë komuniste, e bëri në pranga dhe në internime. Lirohet nga burgu më 1961 dhe internohet përjetësisht në Rrëshen të Mirditës. Punon punëtore krahu në fermë, në ndërtim duke e ruajtur e përgjuar nga sigurimi derisa dhe u sëmurë nga kanceri. Vlen të përmendim se Musine Kokalari veç që merrej me politikë, ajo më herët, por edhe më vonë, u mor me krijime letrare.
Qysh si nxënëse e shkollës fillore ajo filloi të merrej me krijimtari dhe kishte botuar shumë skica e tregime letrare. Shkrimet e saj u çmuan lart nga qarqet krijuese. Më 1941 kishte botuar për herë të parë vëllimthin “Siç më thotë nënua plakë”, që më vonë kjo përmbledhje e shkrimeve të ndryshme i siguroi vendin meritor të një shkrimtareje të talentuar. Këtë sukses të saj më vonë e konfirmojnë edhe dy vëllimet e reja siç ishin: “Rreth vatrës” dhe “Sa u tund jeta”, më 1944. Kritikët letrarë vlerësonin se ajo ishte pa dyshim shkrimtarja femër më e talentuar e letërsisë shqiptare.
Angazhimi i saj opozitar
Edhe pse merrej me letërsi, ajo në asnjë moment nuk la anash aktivitetin politik dhe luftën e saj për një Shqipëri demokratike properëndimore. Më 1943 ajo kishte formuar Partinë Social-Demokrate në Shqipëri.
Më vonë ky aktivitet i dendur politik i saj i kishte sjellë edhe pasoja të paimagjinueshme.
Sipas shkrimeve të shumta që u bënë për të, thuhej se më 1944 për Musine Kokalarin mbyllet edhe cikli i parë dhe i vetmi i jetës së lumtur. Nga ky vit, kur ajo ishte në kulmin e krijimtarisë dhe në kohën kur lëvizja e rezistencës ishte në hovin më të madh, po nga këtu fillon golgota tragjike e jetës së saj.
Ndaj saj nis një persekutim mizor dhe një torturë tepër e zgjatur jetësore. Ajo grua finoke e tepër e brishtë, mbajti 16 vjet burg të rëndë nëpër kazamatet shqiptare. Pastaj 20 vjet qëndroi në internim që do të thotë se qëndroi deri në ditët e fundit të jetës.
Trim Gjata me të drejt konstaton: “Asnjë femër nuk është përndjekur, tek ne më egërsisht e më gjatë se ajo Musine Kokalari. Ajo qëndroi krenare dhe kurrë nuk u përkul dhe nuk pranoi propozimet dinake që të kërkonte ‘lehtësime’.
Nga sa u tha më lart mund të shihet se Musineja vërtet ishte një martire e kauzës së demokracisë dhe e pluralizmit politik. Njëkohësisht ishte edhe luftëtare e paepur, absolutisht e pamanipulueshme nga monizmi që mbretëronte atëherë. Me një fjalë, ajo ishte një karakter i çeliktë prej femre.
Që të fitonte bukën e gojës iu desh t’i punonte punët më të rënda duke filluar nga ato bujqësoret, në ndërtimtari dhe si punëtore krahu. Shumë shkrime të saj edhe sot nuk dihet se ku kanë tretur dhe se ku ndodhen apo, ndoshta, janë zhdukur nga “kujdestarët” e sistemit tërësisht. Por, vlen të citohet vetëm kjo që është e marrë nga ditari i saj i nxjerr nga burgu, ku shkruan: “Njoha kulturën demokratike, tragjedinë e përmbysjeve të mëdha revolucionare, gjyqin special, 16 vjet burg e 20 vjet internim, punën e punëtorit në bujqësi e ndërtim, vetminë e vetëkërkuar, shoqërinë e rastit në burg, ndryshimet tërmet për konsolidimin e diktaturës dhe kam 38 vjet që kam harruar çdo të thotë familje…”
Përcjellja e saj e fundit, në një kamion me zhavorr të mbushur
Pas shumë peripecive të jetës së mundimshme, prej fshati në fshat, prej internimit në internim, ajo nuk mundi të duronte më… Më 13 gusht të vitit 1983 mbylli sytë përgjithmonë, duke shkuar nga kjo botë për të mos parë kurrë se, ëndrra e saj dhe e shumë gjeneratave ngeli e parealizuar. Autoritetet shtetërore e varrosën pa praninë e miqve. E varrosën dy-tre veta, duke e ngarkuar në një kamion zhavorri. Dhe kjo ishte fyerja e fundit që iu bë asaj.
Musineja tërë jetën bëri luftë të paepur, vetëm e vetëm që të ndryshojë diçka, e ajo diçka ishte shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por, tërë ajo ishte e kotë. Ata u munduan t’ia thyenin shpirtin, dinjitetin dhe krenarinë, por kurrë nuk ia dolën. Ajo mbeti në kujtesën e njerëzve, krenare dhe atdhetare, që edhe sot e ruajnë me krenari në kujtesa gjenerata e gjenerata. / KultPlus.com
Aplikacioni TikTok është shpallur më i shkarkuari gjatë vitit 2020, sipas të dhënave të publikuara të martën nga kompania që ndërmerr analiza digjitale, App Annie, transmeton KultPlus.
Platforma kineze e shpërndarjes së video-materialeve është bërë aplikacioni i vetëm që nuk është në pronësi të gjigantit Facebook, por që gjendet në listën e pesë aplikacioneve më të shkarkuara në gjithë botën.
Edhe në Kinë, kompania pronare e TikTok-ut, “ByteDance”, e mban primatin e lideres me aplikacionin për gjuhë, Douyin.
Popullariteti i TikTok-ut është zgjeruar edhe më shumë, pasi që presidenti i mëparshëm amerikan, Donald Trump, kishte bërë përpjekje për ta ndaluar përdorimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aplikacionet në pronësi të Facebook-ut kanë mbajtur pozitat e para qyshkur ka nisur të realizohet sondazhi në këtë fushë gjatë vitit 2018. Edhe tani, ato ende e kryesojnë listën.
Facebook, kompani kjo gjigante në pronësi të Mark Zuckerbergut, është renditur në krye të listës bashkë me platformat e tjera, si WhatsApp, Instagram dhe Facebook Messenger. / KultPlus.com
Ditën e sotme situata në Kalimash, Kukës është më e qetë ndërkohë që ende vazhdohet puna për fikjen e plotë të vatrave të zjarrit.
Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici në një lidhje live për News24 thotë se zjarri mbi tunelin e Kalimashit ishte neutralizuar kur kishin arritur forcat ushtarake dhe zjarrfikësit nga Kosova.
Gjici thotë se zjarri ditën e djeshme mbi tunelin e Kalimashit u izolua rreth orës 11 të natës teksa tashmë kanë mbetur vetëm disa trungje që nxjerrin tym.
Ai thotë se në 3 vatrat e tjera në Kukës duhet helikopter pasi për shkak të terrenit të thyer nga toka nuk mund të ndërhyhet.
Deklarata e Safet Gjicit:
Nuk ka më rrezikshmëri. Që nga ora 2 e ditës së djeshme deri në orënt e para të mëngjesit, zjarrfikëset e Shqipërisë, Kukësit, ambulancën e aeroportit, zjarrfikëset e aeroportit, 4 zjarrfikëse po bënin një operacion, kanë ndërhyrë, dhe shuan zjarrin. Asnjë sekondë nuk u ndërpre Rruga e Kombit falë zjarrfikëseve.
Zjarri erdhi shumë shpejt prej erërave të forta, deri mbi tunel, natyrisht që pra të ndalonim dhe izolonim zjarrin nga ora 11 e natës dhe pastaj të shuanim dhe sot që po flasim nuk ka më, thjesht janë disa trungje që nxjerrin tym.
Patjetër, erdhën në ndihmë vëllezërit tanë të Kosovës, por kur erdhën ishte neutralizuar zjarri. I falenderojmë shumë për ndihmën. Ka nisur një farë operacioni, por forcat tokëse në malin e Rrunës, vatra të tjera që forcat tokësore as tonat as të Kosovës nuk kanë si të ndërhyjnë. Falë helikopterit po bëhet fikja.
Dmth vetëm ndërhyrja nga ajri në këto 3 vatra bën punë, nga toka është e pamundur. Ato janë aty po. Dua të falenderoj FSK dhe zjarrfikëset e Kosovës, por nuk ndërhyjnë dot. Terren shumë i thyer, vetëm helikopteri i shuan, ai po punon në Malin e Rrunës dhe dy vatrat e tjera.
PYETJA: A duhet qeveria të ketë një plan pune apo tjetër plan strategjik për të përmirësuar zjarrfikëset?
GJICI: Patjetër, sa më shumë zjarrfikëse të kemi, se ne kemi territor shumë të vështirë, patjetër që ka nevojë për ndërhyrje, përmirësime. Ne arritëm me një organizim, falë mbështetjes së banorëve, gjithë banorët kanë qenë në mbështetje. Por edhe zjarrfikëset e aeroportit, DMR, janë të përgatitura për fikjen e zjarreve po ashtu dhe ato të Bashkisë së Kukësit. Dua ti falenderoj se 24 orë në 24 prej 5 ditësh rrinë në terrotirn, se zjarret janë në terrene shumë të vështira pasi vetëm me çanta shpine mund të shkohet.
PYETJA: A ka përgjegjës për këto zjarre, janë vendosur para përgjegjësisë?
GJICI: Eshtë një dorë kriminale do thoja se janë djegur mijëra hektarë pyje, por organet ligjzbatuese po bëjnë hetime dhe të dyshuarit do dalin para drejtësisë. Nuk kemi emra konkretë, por ekspertët e zjarrfikëses po punojnë me organet për të kapur personat përgjegjës. /gazetaexpress/ KultPlus.com
Shkrimtari i famshëm amerikan, Mark Twain, ka hedhur poshtë idenë se është e mundur që dikush të mësojë të shkruajë një roman.
“Një njeri që nuk ka lindur me dhuntinë e shkrimit të romanit, e ka një periudhë të mundimshme kur përpiqet të ndërtojë një roman. Ai nuk e ka idenë e qartë të historisë së tij. Në fakt, nuk ka histori fare”, ka thënë ai. Ndërsa, shkrimtari britanik Stephen Fry e ka shprehur këtë në një mënyrë tjetër. Ai thotë se autorë të suksesshëm janë ata që e dinë sa e vështirë është të shkruash një libër.
Çdo vit, në tërë botën botohen 2.2 milionë libra, sipas Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara (UNESCO). Për shumicën e autorëve, procesi i shkrimit është relativisht i pandryshuar që nga deklarimet e Twainit, në fundin e shekullit të 19-të. Megjithatë, për një pjesë të autorëve, teknologjia ka lehtësuar procesin e shkrimit.
Michael Green, shkencëtar amerikan, u bë romancier, falë teknologjisë. Nevoja për të përdorur teknologjinë dhe për të thjeshtësuar procesin e shkrimit erdhi kur ishte duke shkruar librin e tij të parë.
Me 500 faqe të një historie komplekse, ai kujton se procesi ishte i vështirë për t’u menaxhuar.
“Në mes të redaktimit, arrita në pikën ku fillova të ndihesha sikur kisha shumë komplote dhe personazhe. Unë i kisha të gjitha këto dokumente për aspektet më të thella të botës që po krijoja. Isha i shqetësuar se do të isha në gjendje t’i mbaja në mend. Kjo ishte kur kalova në qasjen time më shkencore të të dhënave për të zgjidhur një problem kompleks me shumë pjesë të ndryshme”, ka thënë ai.
Për Greenin, shkrimi i librave duke shfrytëzuar teknologjinë është formë lehtësuese./koha/ KultPlus.com
Aktori Johnny Depp do ta pranojë çmimin “Donostia Award”, në festivalin e sivjetmë të filmit në San Sebastian.
“Donostia Award” është shpërblimi më i lartë që e nderon karrierën e yjeve të filmit, dhe në uebfaqen zyrtare të festivalit të njohur të filmit, Depp është përshkruar si një prej aktorëve më të gjithanshëm dhe të talentuar në kinematografisë bashkëkohore, transmeton KultPlus.
Yllit të njohur hollywoodian do t’i ndahet çmimi më 22 shtator në sallën “Kursaal Auditorium”, gjatë edicionit të 69-të të festivalit të filmit në San Sebastian. Ndër personalitetet e nderuar me këtë shpërblim në të kaluarën janë, Judi Dench, Viggo Mortensen, Sigourney Weaver dhe Penelope Cruz.
Depp ka marrë pjesë në Festivalin e filmit në San Sebastian dy herë, me filmin e vitit 1998 të Terry Gilliamit, “Fear and Loathing in Las Vegas”, si dhe në vitin 2020 me projektin e regjisorit Shane McGrowan, “Crock Of Gold: A Few Rounds”.
Aktori, karrierën filmike e filloi në moshën 21-vjeçare duke luajtur në filmin, “A Nightmare On Elm Street”. Nga atëherë ai e ka krijuar një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme filmike dhe shquhet për bashkëpunimet e shpeshta me regjisorin, Tim Burton. Disa prej filmave më të njohur të Deppit janë: “Edward Scissorhands”, “Sweeney Todd”, “Ed Wood”, “Sleepy Hollow”, “Dark Shadows”, “Charlie and the Chocolate Factory”, “The Tourist”, “Secret Window” dhe filmat hit në arkat filmike, “Pirates Of The Caribbean”. / KultPlus.com
10-të gushti i këtij viti shënon 33 vjetorin e vdekjes së poetit të njohur shqiptar, Havzi Nela. Poet ky, i cili ra viktimë e diktaturës komuniste në Shqipëri, duke u varur midis qytetit, shkruan KultPlus.
Havzi Nela padyshim mund të konsiderohet si ndër të paktët shkrimtarë disidentë që ka pas Shqipëria e periudhës komuniste.
E gjithë jeta e tij ka kaluar mes peripecirash të panumërta, midis burgut, internimeve, arratisjen për një kohë të shkurtër në Kosovë nën ish-Jugosllavi, kapjes nga policia jugosllave dhe rikthimit në burgjet komuniste në Shqipëri, dhe në fund dënimi me varje në mes të qytetit të Kukësit. Por, pavarësisht të gjithave, poeti shpirtlirë i “brezit të humbur” të periudhës së zezë komuniste shqiptare, asnjëherë nuk iu nënshtrua këtij regjimi, dhe e luftoi me të gjitha mënyrat që kishte mundësi.
Që kur ishte adoleshent në shkollë të mesme në Kukës, Havzi Nela shfaqi kundërshtitë e para ndaj regjimit komunist në Shqipëri. Ndër varfërisë ekstreme në të cilën jetonte dhe persekutimit, ai arriti të gjente punë si mësues në shkollën fillore të Planit të Bardhë, një fshat i vogël në rrethin e Matit. Por, nuk do kalonte shumë kohë që Havzi Nela të dëbohej edhe nga ky fshat si armik për shkak të “aktivitetit të tij të dyshimtë” duke qënë se i lexonte vjersha të ndaluara nxënësve të tij. Me datë 26 prill 1967, Havzi Nela dhe gruaj ae tij rrezikuan jetën e tyre duke kaluar ilegalisht kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës (nën Jugosllavi atë kohë), ndërsa me pezmatim në zemër për ditët e errëta që kalonte atdheu i tij nën regjimin komunist, ai do të linte një letër në të kaluar të kufirit:
“”Lamtumirë, atdhe i dashtun, po të la, por zemërplasun…” duke e vendosur në degën e një peme.
Por, fati tragjik e ndjek poetin kuksian dhe gruan e tij edhe në Kosovë, ku vetëm pak ditë pas kalimit të kufirit, ato arrestohen nga policia jugosllave, të cilët do t’i rikthenin sërish në Shqipërinë komuniste. Menjëherë pas rikthimit, poeti dënohet me plot 50 vite burg. Por, Havzi Nela kurrë, edhe në burgjet famëkeqe komuniste, nuk u përthye dhe nuk rreshti kurrë së urryeri “Partinë” dhe kriminelat e saj. Në vitin 1988, poeti shpirtlirë kuksian u dënua me varje dhe kjo ndodhi në mes të qytetit të tij të lindjes.
Më poshtë gjendet një nga poezitë më të bukura dhe të ndjera të tij, si një trashëgimi për periudhën e zezë komuniste të Shqipërisë së atyre ditëve. Në atë kohë, sic kishte edhe një shprehje në Shkodër, “të gjithë ishin të vde,kur; ndaj atyre që vdi,snin u thonin se ato thjesht kishin ndërruar jetë”.
Kur të vdes
Kur të mësoni se kam vde.kë, Kur të thoni: “Ndjesë pastë!” A e dini se çfarë kam hjekë Unë, poeti zemërzjarrtë?
Kur të pyesni: “Ku e ka vorrin?” Kur t’kërkoni me ma gjetë. Thoni: “Ai urreu mizorin”. Thoni: “Dheu s’ka me e tretë”.
Thoni: “Ai e deshi jetën, Jeta n’vuetje e dërmoi”. Thoni se ka mbrojtë të drejtën, Grusht tiranësh nuk duroi.
Thoni: “Desh, kërkoi lirinë, Si skifter në fluturim, Provoi prangat, t’errtë qelinë, Për të mjerët lëshoi kushtrim”.
Thoni: “Dritë ai kërkoi, E vetë dritë nuk pa me sy” Thoni: “Për njerëzinë këndoi, E për vete mbajti zi”.
Thoni se e qërroi terri Thoni: “Dielli nuk u ngrohu”. Thoni se e trishtoi tmerri E të shtypunit i tha: “Çohu!”
Kur të vijë, të çelë pranvera, Kur bilbili nis me këndue. Mbi vorr tim me gur’e ferra, Nji tufë lule me ma lëshue.
Prekni vorrin, mos ngurroni, Kush ka lindë, ai ka me vdekë, Veten ju kur t’a ngushëlloni, Thoni:”Gjallë kurkush s’ka mbetë!” / KultPlus.com
Pikaso nuk i binte ndonjë instrumenti, madje nuk dinte të lexonte as edhe një partiturë…
Gjithsesi, këto tri vepra të piktorit kubist, të prezantuara në ekspozitën “Les musiques de Picasso” (“Muzika e Pikasos”) në Filarmoninë e Parisit, tregojnë qartë ndikimin që ka pasur muzika në jetën dhe punën e tij. Ishte një nga frazat definitive dhe provokuese, pas së cilës fshihej një sekret: “Nuk e pëlqej muzikën”.
Sidoqoftë, gjithë krijimtaria e Pikasos dëshmon të kundërtën. Nëse nuk i pëlqente muzika “e shtresës së lartë”, kishte bërë të tijën atë të të shtresës së ulët, atë akrobatike: muzikën e kafeneve, muzikën e rrugës. Mbi të gjitha, ai ishte i magjepsur pas instrumenteve. Pasionin e Pikasos për muzikën po e përmbledhim përmes tri tablove emblematike.
“Arlekini me kitarë” (Paris, 1918)
Arlekini mbetet një figurat kryesore në ikonografinë e Pikasos. Pas periudhës “blu”, piktori i braktisi turmat për të pikturuar subjekte të vetmuara, edhe pse nuk reshti së pikturuari botën e argëtimit. Familjar me cirkun “Médrano”, ku orkestra luante muzikë dhe këngë të kohës gjatë numrave, Pikaso shumëfishon pikturat e këtyre akrobacive nga “commedia dell’arte”, që përfaqësojnë muzikantë, gjithmonë të shoqëruar me personazhe nga bota e spektakleve popullore, pas të cilave ai ishte i apasionuar. Kemi të bëjmë me një Arlekin, që mban një kitarë dhe dikush mendon pas kostumit autoportretin. Spanja, vendlindja e dashur për piktorin, me muzikën e saj: flamenko, jota, apo muzika karakteristike e toreadorëve, nuk është kurrë larg. Pra, nëse Pikasos nuk i pëlqen “muzika klasike”, atij i pëlqen muzika popullore, përfaqësues i së cilës është edhe ky Arlekin.
“Violina dhe fleta e muzikës” (Paris, 1912)
Dy partitura për piano dhe zë janë origjina e gjashtë letrave të ngjitura me fletë muzikore, që njohim sot nga Pikaso, ku njëra është “Violina dhe fleta e muzikës”. Partiturat e shtypura, ku shënimet dhe tekstet janë krejtësisht të lexueshme, përmbajtja sentimentale e të cilave dyfishohet nga prania e instrumentit metaforik, shpesh përdoren nga piktori për t’i kënduar dashurisë. Dallohet gjithashtu magjepsja për notat dhe formën e instrumenteve. Pikasos i pëlqente të shkonte te artizanët e instrumenteve, ku vëzhgonte instrumentet teksa lëshonin tinguj. Në atelienë e tij, ku koleksiononte kryesisht kitara, violina dhe mandolina, atij i pëlqente t’i çmontonte dhe t’i montonte përsëri sipas mënyrës së tij, duke krijuar forma gjeometrike me të cilat luajti në shumë piktura, prej nga “Violina dhe fleta e muzikës”, prodhuar në 1912 në Paris.
“Muzika e mëngjesit” (“L’aubade”, Mougins, 1965)
Pikaso i kishte kaluar të 85-at, kur gjeti figurën e “piktorit-muzikant” në formate monumentale në vilën e tij në Mougins. Ai pikturoi obada dhe serenata të shumta, ku burri magjeps bukuroshen e tij me anë të melodisë. Burri në skenë josh gruan, magjeps publikun, sfidon kohën dhe vdekjen që bredhëron… Instrumentisti zë vendin kryesor në këto konceptime monumentale. Muzika është magjepsëse, joshëse, primitive. Shtrirë në një pozicion të paturpshëm, kokën anuar pas dhe këmbët kryqëzuar, bukuroshja është si e dehur nga melodia. Oda e fundit e jetës, joshjes dhe mishit, të Pikasos, kalon edhe një herë përmes muzikës. / KultPlus.com
”Prifest” ka prezantuar programin ‘Let It Be’, kategori kjo unike e këtij festivali, dedikuar filmave me tematikë LGBTIQ.
Këtë vit kjo kategori vjen me 6 filma të metrazhëve të ndryshme, 4 prej të cilave janë premiera botërore.
“Programi Let It Be është krijuar në vitin 2012 dhe është kategori shumë e rëndësishme për PriFest, për shkak të temës dhe mesazhit të fuqishëm që përcjell tek audienca duke përkrahur komunitetin LGBTIQ dhe duke ndërgjegjësuar në një farë mënyre përmes kinemasë.
Ne kemi filluar bashkëpunimin për këtë program me partnerët e festivalit OutFest nga Los Angeles dhe më vonë e zgjëruam bashkëpunimin me partnerët Queer and Migration IFF (QMIFF) nga Amsterdami.
Programi jonë është kuruar me kujdes nga programerët e dy festivaleve partnerë”, tha drejtoresha e PriFest, Vjosa Berisha.
Programi i këtij viti i ‘Let It Be’ vjen në bashkëpunimin me QMIFF dhe projektin dy vjeçar ‘Youth Artivists for Change’, i mbështetur nga qeveria holandeze. Lista e filmave përbëhet nga 4 dokumentarë të prodhuar nga kineastë kosovarë me mbështetjen e grantit ‘Impact Your Doc’ i dhënë nga projekti.
Këta katër filma do të shfaqen si premierë botërore në edicionin e 13 të PriFest.
Lista e plotë e programit Let It Be:
1.SILENT VOICE në regjinë e Reka Valerik,
Francë/Belgium, 51 min,
Premirë Kosovare.
Khavaj u largua nga Çeçenia kur vëllai i tij zbuloi homoseksualitetin e tij dhe i premtoi se do ta vriste.
Në Bruksel, i goditur nga sëmundja e mutizmit, ai detyrohet të jetojë në anonimitet të plotë për t’i shpëtuar diasporës çeçene.
2. MARCH FOR DIGNITY në regjinë e John Eames,
Gjeorgji, 74 min.
Premierë Kosovare.
Dokumentari March For Dignity ndjek një grup të vogël aktivistësh LGBTI+ në Tbilisi, të Gjeorgjisë teksa përpiqen të zhvillojnë marshimin e parë të Krenarisë në vend.
Ata përballen me kundërshtim dërrmues nga grupet e ekstremit të djathtë, qeverisë dhe kishës ortodokse gjeorgjiane të cilët kanë një histori të nxitjes së sulmeve të dhunshme ndaj komunitetit LGBTI+.
Me anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ndjenjën anti-ruse të vendosur në axhendën politike, gjeorgjianët janë në një pikë kthese në histori, ku ata duhet të zgjedhin të luftojnë për përparim dhe të drejtat e njeriut, ose të pranojnë ndikimin e madh rus. Në mes të kësaj trazire gjeopolitike, organizatorët e përkushtuar të Tbilisi Pride përpiqen me guxim të jenë të dukshëm në vendin e tyre në zhvillim.
3. FREE AT LAST në regjinë e Arlind Islamit,
Kosovë/ Holandë, 13 min.
Premierë Botërore.
Platon Muja dhe Arton Hoxha janë duke ushtruar për performance e tyre “Drag”. Artoni mundohet ta puthë Platonin gjatë provave, por Platoni e refuzon. Platoni i tregon Artonit që ka të dashur dhe e paralajmëron atë që të mos bëj më një skenë të tillë. Aida i kërkon Platonit t’ia vizatojë një tatuazh.
Platoni i tha të shkon të shikonë në vizatimet e tij dhe të vendos cilën dëshiron ta bëj.
Derisa Aida shikon vizatimet e tij, dhe rastësisht shef posterin e tyrë për shfaqjen “Drag”.
Ajo e fsheh posterin dhe i thotë Platonit se dëshiron të bëj një gjarpër. Në shfaqjen “Drag” shfaqen Platoni dhe Artoni duke kërcyer, ndërsa Aida është aty duke e shijuar shfaqjen.
Artoni e puthë Platonin, Platoni e godet shuplakë dhe e braktisë shkenën. Platoni është i mbështjellur në tërë trupin me fashë dhe shikon drejt kamerës. Ka skena paralele të përziera me skena të jashtme ndërsa ai është duke ecur dhe më pas ballafaqohet me një kalimtar.
Aida e shpëton Platonin nga ai rrugaç dhe i thotë se e dashuron pa marrë parasysh gjërat. Platoni gris fashat dhe më në fund ai është i lirë.
4. THROUGH THE HAZE në regji të Valmir Krasniqit,
Kosovë/ Holandë, 25min.
Premierë Botërorë.
Një aktor i ri përgatitet për performancën e vallzimit “Through the Haze”, e cila është një performancë “Drag Show” eksperimentale.
Qëllimi i performancës është të përtretizojë intolerancën e shoqërisë në Kosovë, por edhe glorifikimin dhe bukurinë e transformimit përfundimtar në veten e tij të vërtetë, si një Drag Queen.
Duke qenë një mashkull straight dhe duke pasur vetëm informacionet bazë mbi problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuniteti LGBTI në Kosovë, aktori vazhdon të kalojë më shumë kohë me ta.
Intervista e bërë me një Drag Queen do të zbulojë një shoqëri plot me paragjykime.
Historia e vërtetë që është treguar në fillim të filmit ka ndikuar në performancën dhe rezultatet përfundimtare janë shfaqur para publikut.
5. MIRROR nën regjinë e Alma Çoçajt,
Kosovë/ Holandë, 18 min.
Premierë Botërore.
Agoni 21 vjeçar, i cili jeton dhe studion në Prishtinë, dëshiron të ndajë me botën rrugëtimin e tij të dashurisë.
Dashuria që ai gjen në mjedisin e tij, duke kontribuar vazhdimisht në shoqërinë dhe problemet e saj dhe duke qenë një Queer në Kosovë, ai gjeti rrugën e tij për të krijuar një organizatë të quajtur “Hyjneshat” e cila përfaqëson kulturën e Drag Queens. Ata udhëtojnë nëpër rajonin e Ballkanit, për ta ndarë këtë kulturë me të gjithë. Gjatë shfaqjes në Shqipëri, Agoni gjen dashurinë e tij, i cili vjen për të vizituar Agonin në Kosovë, dhe takon anëtarët e tjerë të organizatës “Hyjneshat”. Ata gjithashtu lexuan poezitë nga libri i Agonit i quajtur “Pasqyra”
6. HOW, WHERE AND WHEN në regjinë e Armend Zeqirit,
Kosovë/ Holandë, 22 min.
Premierë Botërore
How, Where and When synon të tregojë të gjitha vështirësitë dhe peripecitë që kalon komuniteti LGBT në Kosovë për të pasur një takim dashurie.
Filmi ka 4 histori të ndryshme nga breza të ndryshëm dhe të gjitha ato histori kanë treguar të gjitha llojet e takimeve, frikës, emocioneve, pavendosmërisë, faqet e internetit dhe aplikacioneve që përdoren për takime dashurie. / KultPlus.com
Edicioni i 13-të i PriFest mbahet nga 24-29 gusht 2021.
Këngëtari shqiptar i cili jeton dhe vepron në Itali, Ermal Meta ka publikuar këngën e tij të re “Stella Cadenti” e që në shqip do të thotë “yll qe shkelqen”.
Meta përmes një postimi ka njoftuar për publikimin e këngës, shkruan KultPlus.
“Vazhdoni të shikoni qiellin dhe të shprehni dëshirat tuaja, por mbi të gjitha vazhdoni të luftoni për t’i realizuar ato!”- ka shkruar Meta në profilin e tij në Instagram.
Ermal Meta është aktiv në skenën muzikore në Itali. Ai fitoi festivalin e Sanremos në vitin 2018 me këngën “Non Mi Avette Fato Niente” me të cilën së bashku me Fabrizio Moro përfaqësoi Italinë në Eurovision.
Ai ka lindur në Fier, Shqipëri, por ishte shpërngulur në Itali që i vogël./KultPlus.com
Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe shtëpia botuese “Toena” kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për blerjen e të drejtës së autorit për 13 vepra të autorëve shqiptarë, që do të digjitalizohen në platformën “Digjitalizimi i veprave letrare” në kuadër të projektit “Diaspora për zhvillim”.
Veprat të cilat i shtohen fondit të Ueb-it “ADLD.AL” janë: Agim Vinca “Letër Zotit”, Dhimitër Shuteriqi “ Sytë e Simonidës”, Josif Papagjoni “Kur hëna digjej lart”, Majlinda Rama “Perandorët”, Namik Dokle “Vajzat e mjegullës”, Namik Dokle “Shën Maria e Beratit”, Niko Kacalidha “Eliksiri i gurit”, Odise Kote “Funerali i hijes”, Skënder Rusi “Digjen meteorë”, Skënder Rusi “Dhe prapë për ty më ndërrohet mendja”, Shefkije Islamaj “Mos më thuaj se më ke parë në ëndërr”, Viktor Canosinaj “Baronesha Shenteben”, Vojsava Nelo “Gruaja me të zeza”.
Platforma Digjitale e Veprave Shqiptare është krijuar me qëllimin madhor të gjallërimit e promovimit të kujtesës kolektive kulturore të komunitetit të Diasporës shqiptare përmes letërsisë.
Nisur nga mungesa e shumë veprave të letërsisë shqiptare në format digjital, Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës bën të mundur aksesimin e lirë, në çdo moment kohor dhe pavarësisht vendodhjes gjeografike, të disa prej veprave të autorëve më në zë të letërsisë shqiptare ndër vite.
Shtëpia Botuese Toena, e cila ushtron veprimtarinë e saj nga janari i vitit 1993, ka në katalogun e saj rreth 24 00 tituj nga studiuesit më në zë të institucioneve shkencore dhe universitare, libra informativë, botime nga historia dhe traditat kombëtare, metoda për mësimin e gjuhëve të huaja, fjalorë të shumëllojshëm, etj./KultPlus.com
Kuratorët e muzeut shpesh inkurajojnë vizitorët të studiojnë artin gjatë. (Slow Art Day, një ngjarje vjetore që kërkon nga pjesëmarrësit të kalojnë pesë deri në dhjetë minuta duke shikuar një vepër arti të vetme, e ilustron këtë mendim.)
Tani, raporton Flavia Rotondi për Bloomberg CityLab, studiuesit në Bolonjë, Itali, po vendosin në qendër të vëmendjes vetë vizitorët, transmeton KultPlus.
Sipas një deklarate, një ekip që punon me ENEA, agjencinë kombëtare italiane për teknologjitë e reja dhe Istituzione Bologna Musei instaluan 14 kamera të vogla që përdorin inteligjencën artificiale (AI) për të studiuar shprehjet e fytyrës, qëndrimin dhe pozicionimin e vizitorëve që kalojnë nëpër galeritë të Koleksioneve të Artit të qytetit.
Të dhënat transmetohen në një server dhe analizohen për të nxjerrë përfundime më të gjera në lidhje me veprat e veçanta të artit.
Studiuesi i ENEA Riccardo Scipinotti doli me nismën, të titulluar ShareArt, në vitin 2016, por zbatimi i saj filloi këtë vit.
Sistemi regjistron sa kohë vizitorët shikojnë artin, shtigjet që ata kalojnë nëpër galeri, ku sytë e tyre tërhiqen nga piktura të veçanta dhe metrika të tjera që përbëjnë kolektivisht atë që studiuesit e quajnë “vlera tërheqëse” e artit, sipas Bloomberg./KultPlus.com
Grupi “Minatori”, është një ndër grupet më të pëlqyera nga publiku shqiptar, këngët e të cilit dëgjohen përherë me nostalgji të madhe.
Këngët e këtij grupi i kanë rezistuar kohës dhe dëgjohen edhe në ditët e sotme, shkruan KultPlus.
Një ndër to është edhe kënga “A thua ëndërr ishte ti”.
Më poshtë KultPlus ua sjell videon dhe tekstin e këngës “A thua ëndërr ishe ti”:
A thua ëndërr ishe ti
Ne mendjen time, shpaloj kujtimet një nga një, dhe në njërën nga to, e gjej tregimin për ty, a thua ku je ti? a thua ënderr ishe ti?
Hej, më mundon kujtimi për ty, netët pa ty më janë të gjata dhe pa fund, i ngjaj udhëtarit që ecë dhe s´mrrin askund, a thua ku je ti? a thua ënderr ishe ti?
Hej, më mundon kujtimi per ty, më mundon ky kujtim kur më bie ndërmend, se ishe ti në shpirtin tim, ky kujtim më mundon kur më bie ndërmend, se të kaluarës i takon, më mundon ky kujtim kur më bie ndërmend, se ishe ti në shpirtin tim, ky kujtim më mundon kur më bie ndërmend, se të kaluarës i takon
Netët pa ty më janë të gjata dhe pa fund ngjaj udhëtarit qe ecë dhe s’mrrin askund a thua ku je ti? a thua ëndërr ishe ti?
Hej, me mundon kujtimi per ty, më mundon ky kujtim kur më bie ndërmend, se ishe ti në shpirtin tim, ky kujtim më mundon kur më bie ndërmend, se të kaluarës i takon, më mundon ky kujtim kur më bie ndërmend, se ishe ti në shpirtin tim, ky kujtim më mundon kur më bie ndërmend, se të kaluarës i takon hej, me mundon kujtimi per ty!./KultPlus.com
Me ndihmën e efektivëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës u shmang katastrofa e zjarrit në autostradën Shqipëri-Kosovë.
Një vatër shumë e rrezikshme zjarri masiv, mbi tunelin e Kalimashit, në Autostradën Shqipëri- Kosovë u mbyll në orët e para të ditës së sotme, (10.08) duke shmamgur një katastrofë të mundshme, bllokimin e lëvizjes, jetën dhe banesat e fshatrave pranë tij. Era e fortë përhapi zjarret nga Mali i Rrunës, që prej disa ditësh është pushtuar nga zjarri, në terrenin mbi tunelin e Kalimashit duke rrezikuar sigurinë e lëvizjes në këtë autostradë dhe banesat në fshatrat përreth. Vatra e re e zjarrit mbi këtë tunel u vu nën kontroll me ndihmën e efektivave të Forcës së Sigurisë së Kosovës,(FSK) dhe strukturave zjarrfikës të Kosovës dhe Kukësit. Burime zyrtare bënë me dije se nga Kosova mbërritën 9 automjete zjarrfikëse dhe 34 zjarrfikës.
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj e bëri të ditur angazhimin në median sociale, duke shkruar, se ndërkohë “një kontigjent i FSK është nisur drejt zonave të prekura nga zjarret për t’u angazhuar në operacione bashkë me forcat reaguese të Shqipërisë.” Të martën (10.08) autoritetet shqiptare kanë njoftuar, se efektiva të Forcave të Armatosura bashkë me ato të FSK dhe strukturat zjarrfikëse të Kukësit do të vazhdojnë operacionet për të vënë nën kontroll vatrat e zjarreve masive. Mali i Rrunës, (1875 metra) vazhdon të mbetet i pushtuar nga zjarret dhe ka burime vatrash zjarri në zonat rreth tij.
Vatra të reja zjarresh edhe në rajone të tjera
Vatra të reja zjarri krijohen vazhdimisht krahas dy vatrave më shqetësuese: njëra në Gadishullin e Karaburunit (Vlorë) dhe tjetra në Malin e Rrunës, ( Kukës). Të tilla vatra janë hapur edhe në rajonet jug-lindore të Shqipërisë, në Korꞔë dhe Pogradec, ku zjarri ka përfshirë pyllin e Mokrës. Në Thirë, (Mirditë) vatra disa ditore e zjarrit, ka rrezik të përhapet në zonat e banuara.
Ministria e Mbrojtjes në deklaratën e mbrëmshme, (09.08) për situatën e zjarreve në gjithë territorin e vendit bëri me dije që “në gjysmën e sipërfaqjes së prekur nga zjarri në pyjet e Voskopojës situata është drejt përmirësimit”.
Një vatër tjetër zjarri e rrezikshme e hapur së fundi është ajo në kufirin me Malin e Zi, në zonën e quajtur,”Qafa e Tërkuzit” që po ndiqet “me seriozitet” thekson deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes. “Me ndërhyrje të përqëndruar nga toka dhe ajri tanimë është larguar rreziku i flakëve në drejtim të parkut Kombëtar të Llogarasë, por operacioni vijon për të nomalizuar situatën”, bën me dije Ministri i Mrojtjes, Niko Peleshi.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, (IGJEUM) sot, (10.08) dhe nesër (11.08) pritet të jenë të rrezikuara nga zjarret zona në Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Dëmet nga zjarret, që kanë hyrë në javën e tretë, janë të pallogaritshme: qindra hektarë pyje dhe kullota të djegura, fshatra të evakuara. Fatmirësisht nuk ka humbje në njerëz. Viktimë e vetme mbetet Andrea Haxhiraj, 64 vjeçari nga fshati ”Azim Zeneli” në Lunxheri, Gjirokastër, që humbi jetën nga asfiksimi në mbrojtje të vreshtës së tij që kishte marrë flakë./DW./KultPlus.com
Një projekt që përshkruan udhëtimin e një familje etiopiane përmes arsimit ka fituar konkursin e Fotos së Tokës të vitit 2021.
Triptiku i Rosie Hallam, “E drejta për një arsim”, shfaq Selamaw, personi i parë në familje që vazhdoi edukimin përtej shkollës fillore, nënën e saj, Meselech dhe babanë e saj, Marco, transmeton KultPlus.
Familja janë fermerë jetese që marrin pjesë në një program arsimor.
Seriali gjithashtu fitoi kategorinë Njerëzit e konkursit.
“Arsimi është një e drejtë themelore e njeriut dhe një investim i zgjuar,” tha Hallam.
“Është kritike për zhvillimin dhe ndihmon në hedhjen e bazave për mirëqenien sociale, rritjen dhe sigurinë ekonomike, barazinë gjinore dhe paqen.”
Forestry England dhe Shoqëria Mbretërore Gjeografike përzgjodhën fituesit në gjashtë kategori nga një listë e shkurtër prej 55 fotografish dhe katër filmash./KultPlus.com
SOURCEEDWARD BATEMAN MARKUS VAN HAUTENROBERTO BUENOSOURCEANTONIO PEREZ
Tavani i Kapelës Sistine në Romë, një nga veprat më të mira të artistit italian Michelangelo, është ekspozuar për publikun për herë të parë me një nëntor 1512.
Michelangelo Buonarroti, më i madhi nga artistët e Rilindjes Italiane, lindi në fshatin e vogël të Caprese në 1475. Ai ishte biri i një administratori qeveritar. U rrit në Firence, një qendër e lëvizjes së hershme të Rilindjes, dhe u bë nxënës i një artisti në moshë 13 vjeçare.
Duke demonstruar një talent të dukshëm, ai u mor nën krahun e Lorenzo de ‘Medici, sundimtari i republikës së Firences dhe një mbrojtës i madh i arteve.
Pasi demonstroi mjeshtërinë e tij të skulpturës në vepra të tilla si Pieta (1498) dhe David (1504), ai u thirr në Romë në 1508 për të pikturuar tavanin e Kapelës Sistine, hapësira kryesore e shenjtëruar në Vatikan.
Afresket epike të tavanit të Michelangelo, të cilat zgjatën disa vjet për t’u përfunduar, janë ndër veprat e tij më të paharrueshme. Qendra në një sistem kompleks dhe dekorimi që përmban figura të shumta janë nëntë panele kushtuar historisë biblike botërore.
Më e famshmja prej tyre është “Krijimi i Adamit”, një pikturë në të cilën krahët e Zotit dhe Adamit shtrihen drejt njëri-tjetrit. Në 1512, Michelangelo përfundoi punën.
Pas 15 vitesh si arkitekt në Firence, Michelangelo u kthye në Romë në vitin 1534, ku do të punonte dhe jetonte për pjesën tjetër të jetës së tij. Atë vit piktura e tij “Gjykimi i Fundit” u vendos në murin mbi altarin në Kapelën Sistine për Papën Pali III. Piktura masive përshkruan mallkimin e Krishtit të mëkatarëve dhe bekimin e të virtytshmit dhe konsiderohet si një kryevepër e manierizmit të hershëm.
Michelangelo punoi deri në vdekjen e tij në vitin 1564 në moshën 88 vjeç. Përveç veprave të tij kryesore artistike, ai prodhoi skulptura të tjera të shumta, afreske, dizajne arkitektonike dhe vizatime, shumë prej të cilave janë të papërfunduara dhe disa prej të cilave janë humbur.
Gjatë jetës së tij, ai u njoh si artisti më i madh i gjallë i Evropës, dhe sot ai konsiderohet si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, i lartësuar në artet pamore siç është William Shakespeare në letërsi ose Ludwig van Beethoven në muzikë./KultPlus.com
Tetë vepra të artit të rrugës të stilit Banksy po bëjnë bujë në bregun lindor të Anglisë. Artisti anonim ende nuk i ka kërkuar ato, por a mund të ketë qenë në një “spërkatje” e Anglisë Lindore?
Shumë qytetarë janë grumbulluar për të parë tetë veprat e reja të artit që u shfaqën në qytetet bregdetare të Anglisë Lindore, transmeton KultPlus.
BBC Neës analizon se ku janë pjesët, cila është rëndësia e tyre dhe çfarë mund të ndodhë me to./KultPlus.com