Eqrem Çabej ishte albanologu dhe studiuesi i shquar i gjuhësisë shqiptare, që sot shënon 113 vjetorin e lindjes.
Lindi në Eskishehir më 6 gusht 1908, djali i dytë i Hysenit dhe Aishes, pas Selaudinit. I ati ishte kadi i diplomuar në “Dar-ul-Hukuk” të Stambollit. Mësimet e para i mori në Gjirokastër prej 1915 e deri më 1920, më pas për të vazhduar studimet u dërgua në Austri. Para se të hynte në ndonjë shkollë, iu desh të qëndronte një vit pranë familjes Reinmyler, në St. Pölten afër Vjenës, për të mësuar gjermanishten.
Kreu gjimnazin në Klagenfurt (1923-1926), për shkollimin e lartë pati një fërkim me synimin që i ati i kishte vënë që të bëhej mjek. U regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Romës. Por pas këmbënguljes për gjuhësinë, regjistrohet në Grac për vitin akademik 1927-1928 dhe mbasandej kaloi në Vjenë (1930-1933), ku ndoqi mësimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl. Nën drejtimin e Joklit, Çabeji filloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të Gjuhës Shqipe. Në 1933, ai dorëzoi disertacionin e doktoraturës mbi Italoalbanische Studien (Studime Italo-Shqiptare).
Çabej u kthye në Shqipëri ku edhe punoi si mësues gjimnazi dhe nëndrejtor i konviktit “Malet Tona” në Shkodër (1933/34) ku dha letërsi shqipe. Në vitin shkollor 1935-’36 Çabej u transferua në shkollën Normale të Elbasanit, ku edhe atje ndenjti një vit. Që andej u transferua në Ministrinë e Arsimit për t´u marrë me drejtimin e arsimit të mesëm. Me sa kuptohet nga qëndrimi i tij, ai nuk e kishte mirëpritur një emërim të tillë. Me një lutje më datë 17. 12. 1936, drejtuar Ministrisë së Arsimit, për arsye shëndetësore kërkoi të transferohej duke u riemëruar profesor i letërsisë në liceun e Tiranës. Kërkesa nuk i plotësohet, duke e emëruar në Shkollën e Plotësimit Ushtarak. Me “çështjen Çabej“ u mor më në fund edhe Këshilli i Ministrave të asaj kohe, i cili vendosi që Çabej, pas mbarimit të Shkollës së Plotësimit Ushtarak, të transferohej si profesor në Gjirokastër. Më 1938-’39 vijon si arsimtar në Gjirokastër, ku vazhdoi të jepte mësimin e letërsisë të bashkërenduar me elemente të gjuhës shqipe.
Në vitin shkollor 1939-’40 Çabej u transferua në gjimnazin e Tiranës ku u ngarkua me drejtimin e shkollës. Anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare, më 1940 dërgohet në Romë nga min. i Arsimit Ernest Koliqi për të punuar mbi Atlasin Gjuhësor Shqiptar, i cili nuk u krye për arsye të ndryshimeve politike përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Në shtator të 1943 u emëruar min. i Arsimit në qeverinë Mitrovica, post të cilin nuk e pranoi. Më 25 janar 1944 i pushkatohet vëllai, Selaudini, nënprefekt i Malësisë së Gjakovës. Në Shqipëri u kthye vetëm pas korrikut 1944.
Në 1947, ai u caktua anëtar i Institutit të Shkencave, instituti paraardhës i Universitetit të Tiranës. Nga 1952 deri më 1957, ai shërbeu si profesor i historisë së Shqipërisë dhe fonetikës historike. Në 1972, ai u bë anëtar themelues i Akademisë së Shkencave. / KultPlus.com
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka paralajmëruar se do të ketë masa për ata që nuk janë vaksinuar.
Vitia para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se tashmë ka vaksina të mjaftueshme, termine dhe vaksinat janë të sigurta dhe sipas tij nuk ka asnjë arsye për tu mos u vaksinuar.
“Nuk mund të lejojmë që qytetarët të pa vaksinuar, për shkak të neglizhencës të kenë liritë e njëjta me ata që janë vaksinuar”, tha Vitia,. raporton Telegrafi.
Ai bëri të ditur se nga e hëna janë në takime intensive për rishikimin e masave të reja, e të cilat të gjitha do të jenë konform motivimit të qytetarëve për tu vaksinuar.
“Virusi Delta nuk po kursen tash as fëmijët. Janë shumë fëmijë të infektuar me valën e fundit dhe ky është një alarm për qytetarët që të jenë të ndërgjegjshëm”.
Sipas tij, me paraqitjen e variantit Delta është e qartë se çdo masë konvencionale nuk do të ketë suksesin që kanë pasur para variantit Delta dhe në këtë drejtim ka rritur në 290 ekipe të vaksinimit në mbarë Kosovën.
“Procesi i vaksinimit do të vazhdojë me rritje të ekipeve të vaksinimit në qytete, si në Prishtinë ku interesimi për tu vaksinuar është më i madh se ekipet që mund të përballojnë për momentin”, tha ndër të tjera ministri Vitia./ KultPlus.com
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar projektin për restaurimin e “Odeonit ” në Gjirokastër.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti thekson se ky është një tjetër projekt restaurimi në Gjirokastër.
“Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar projektin për rivitalizimin dhe restaurimin e plotë të hapësirave publike të Odeonit. Rëndësi të veçantë do t’i kushtohet konceptimit të një skene të re, me një strukturë edhe më funksionale. Këndi sportiv, i cili më vonë mori emrin “Odeon”, u ndërtua në vitin 1974 dhe ishte një nga mjediset sportive ku zhvilloheshin aktivitete të ndryshme lokale dhe kombëtare”, thekson Margariti.
“Me restaurimin e këtij ambienti synohet edhe rikthimi i vëmendjes në këtë objekt sikurse”, shton ministrja.
I pozicionuar në lagjen “Partizani” në qytetin e Gjirokastrës, Odeoni ka një kapacitet të shkallareve prej rreth 1200 vende. Falë projektit të ndërmarrë, synohet rikthimi i vëmendjes dhe aktiviteteve në një monument me pozicion mjaft strategjik në qytet. / KultPlus.com
Këtë vit DokuFest rikthehet fizikisht për edicionin jubilar, të 20-të i cili do të mbahet nga data 6-14 gusht në Prizren, Kosovë.
Sot festivali nis me prezantimin publik ‘DESTSHTIMI’ nga Ron Haviv duke filluar nga ora 14:00 në KinoKlubi.
Gjatë 32 viteve të fundit Ron Haviv ka qenë dëshmitar i disa prej ngjarjeve historike që kanë përcaktuar kohët tona. Prezantimi i Haviv do të shikojë punën e tij dhe ndikimin e tij nga Amerika Qendrore në Ballkan, Pranvera Arabe dhe Kryengritja në Uashington DC.
Të zgjedhura nga një numër rekord i mbi 3.000 aplikimeve, festivali do të prezantoj 106 filma nga 60 vende të ndryshme të botës të cilët do të konkurrojnë në 8 kategori garuese, duke shfaqur disa nga dokumentarët më të mirë si dhe një koleksion të shkëlqyeshëm të filmave të shkurtë dhe atyre eksperimentale, të prodhuar kohëve të fundit. Pothuajse të gjithë filmat që do të shfaqen në festival do të kenë premierat e tyre Kosovare, duke e bërë atë platformën më të madhe të shfaqjes së filmave në vend.
Tema e DokuFest përmban tre fjalë, Re:set Re:mix Re:act, me një nocion qendror që në të vërtetë janë shkronjat RE në rrënjën e këtyre fjalëve. Kështu, festivali do të përpiqet të eksplorojë aspekte të shumëta tē këtyre fjalëve në kontekstin e botë që rishfaqet nga pandemia dhe riimagjinon veten në një situatë të re.
Në sajë të përmirësimit të situatës me Covid-19 në Kosovë, të gjithë filmat në garë pritet të kenë shfaqjet e tyre në kinematë me audiencën. Një numër i zgjedhur filmash do të paraqiten gjithashtu edhe në platformën online të festivalit. / KultPlus.com
Ftesa për muzikantin serb, Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë ka sjellë reagime të shumta.
Administratori i Birra Korça, Dhimitri Zonja i pyetur sot lidhur me Festën e Birrës dhe pjesëmarrjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në këtë aktivitet ka sqaruar për televizionin News24 se i gjithë aktiviteti organizohet nga Bashkia e Korçës dhe është pikërisht ajo që vendos dhe për të ftuarit.
“Këto ditë ka pasur disa spekulime dashakeqe lidhur me ftesën që i është bere këngëtarit serb Goran Bregoviç për të qenë pjesëmarrës në festën e përvitshme të birrës në qytetin e Korçës. Ne e dimë se festa e birrës në Korçë identifikohet si festa e Birrës Korça që është simbol i qytetit, por ky aktivitet nuk organizohet prej nesh. Është bashkia Korçë që vendos për gjithçka që ka të bëjë me festën, përfshirë edhe listën e të ftuarve.
Ne jemi një nga subjektet pjesëmarrëse që kemi obligim përfaqësimin sa më dinjitoz të produkteve tona që i kanë sjellë Korçës këtë festë”, deklaroi administratori i Birra Korça./Panorama.al/ KultPlus.com
Adea Badivuku, pianistja shqiptare sapo ka fituar çmimin e parë në garën ndërkombëtare “Golden Classical Music Awards” në New York, shkruan KultPlus.
Çmimi i parë në këtë garë i ka dhuruar asaj mundësinë për të performuar në një nga sallat më prestigjioze në botë për artistët “CARNEGIE HALL”.
Badivuku është shprehur se ajo e konsideron këtë mundësi si një privilegj të vërtetë për të si pianiste. Ndërkaq, ajo shpreson se do të përfaqësoj Kosovën më së miri pikërisht në sallën e famshme të New Yorkut.
Adea Badivuku është studente e nivelit të dokoratures në ‘University of Nevada’ në Amerikë. / KultPlus.com
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u ka bërë thirrje mësimdhënësve dhe stafit teknik të shkollave të vaksinohen në mënyrë që në shtator të jenë të gatshëm të nisin mësimin me praninë fizike të fëmijëve në shkolla.
Nagavci në një konferencë për media dhe sa janë duke marrë masa që viti të nisë me praninë fizike, duke pasur kujdes për shëndetin dhe duke respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Ajo tha se me ofrimin e kohës për fillimin e vitit të ri është rritur interesimi i mësimdhënësve për tu vaksinuar.
“…Do të thotë se kemi rreh 50 për qind të stafit të mësimdhënësve të vaksinuar”, tha ajo.
Nagavci tha se beson që mësimdhënësit do të kujdesen për shëndetin dhe të tjerëve në mënyrë që të jenë imun ndaj variantit Delta që po përhapet më shpejt se variantet tjera të COVID-19.
“Po synojmë që t’i kemi të gjithë mësimdhënësit dhe stafi tjetër edukativo-arsimor të vaksinuar”, tha ajo./ KultPlus.com
Gazeta “Posta e Shqypnis” u themelua dhe u drejtua prej At Gjergj Fishtës në fillim të shekullit XX dhe u botua përgjatë viteve 1916-1918.
Ishte një botim i përbashkët i Kuvendit të Françeskanëve dhe Komandës së Trupave Austriake të vendosura në Shkodër gjatë Luftës së Parë Botërore.
Numri i parë të saj doli më 5 dhjetor 1916 dhe në të shënohej: “Fletorja del për gjith t’mërrkurrë e t’shtundë. Drejtimi, mbarështimi e shtypshkrimi: Shkodër, Kuvendi i Françiskajve”.
Ky organ shtypi pati një rëndësi të madhe në formimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare, gjatë Luftës së Parë Botërore. Në të krahas trajtesave politike të lajmeve të kohës u trajtuan dhe mjaft probleme gjuhësore, folklorike, historike etj. Në këtë gazetë artikuj të trajtuar në dy gjuhë mbanin firmat e filologëve të shquar të kohës, austriakë dhe shqiptarë. / KultPlus.com
Unë nuk e di i cilës ushtrie je ti, sepse asnjëherë nuk i kam njohur rrobat e ushtrisë dhe tani jam shumë plakë për t’i mësuar, por ti je i huaj dhe i një prej atyre ushtrive që na kanë vrarë.
Ti ke zanatin e mallkuar të luftës dhe je një prej atyre që më kanë bërë mua gjysmënjeriu, një copë plakë të shushatur, që vjen në këtë dasmë të huaj dhe rri në qoshe dhe lëviz buzët, duke biseduar me ty.
Asnjeri nuk e di ç’them unë, sepse të gjithë janë shumë të gëzuar dhe unë nuk dua t’ua prish gëzimin të tjerëve. Ngaqë nuk dua të prish gëzimin, po rri këtu në qoshe dhe lëviz buzët, duke mallkuar ngadalë, që të mos dëgjojë njeri. Dua të di përse erdhe ti në këtë dasmë dhe si të bënë këmbët që erdhe. Po nuk të pyes dot, se nuk dua të shqetësoj njeri. Pse nuk ngrihesh, të hedhësh kapotën krahëve dhe të ikësh në shi andej nga erdhe? Nuk e kupton që je i tepërt këtu, o i mallkuar?
Ti e kupton vetë që je i tepërt këtu. Ti e ndien që një njeri po të mallkon në Këtë dasmë, se mallkimi i nënës nuk vete dëm kurrë. Megjithëse të nderojnë, ti e kupton se nuk duhet të vije këtu. Mundohesh të fshehësh atë që kupton, por nuk e fsheh dot.
Monologu i plakës Nicë, pjesë nga romani „Gjenerali i ushtrisë së vdekur“. / KultPlus.com
Sot është ditëlindja e Mbretëreshës Geraldinë Apponyi – Géraldine Margit Virginia Olga Mária Apponyi de Nagyappony.
Kontesha nga Hungaria, lindi në Budapest më 6 gusht 1915, në vitet kur kishte nisur “perëndimi” i Perandorisë Austro-Hungareze.
Ajo jetoi dhe u edukua siç kërkonte tradita deri në vitin 1937 kur u prezantua si nusja e ardhshme e Mbretit Zog.
Kontesha fitoi menjëherë zemrën e Mbretit të Shqiptarëve me të cilin një vit më vonë do të martohej dhe prej atij momenti deri në vdekjen e saj ajo u quajt Mbretëresha Geraldinë, Mbretëresha e shqiptarëve.
Qëndrimi i saj i shkurtër në Shqipëri nuk e ndaloi të merrej me filantropi dhe në ndihmë të të pamundurve, forcimin e vlerave familjare dhe morale.
U largua nga Shqipëria në vitin 1939 si Mbretëreshë, qëndroi pranë Mbretit deri sa ai vdiq, për ta vazhduar ajo mbajtjen “ndezur” të oxhakut të familjes mbretërore shqiptare deri sa mbylli sytë në Tiranë, në vitin 2002, në moshën 87 vjeçare. / KultPlus.com
Një ndër këngët që dëgjuesve ia fal ndjenjën e nostlagjisë së atdheut është “Moj e bukura Arbëri”, e sjellur nga zëri magjik i Vaçe Zelës, shkruan KultPlus.
Kjo këngë nga Vaçe Zela është xhiruar nga RTSH në Institutin e Arteve, e shndërruar në një studio të televizionit, për programin e Vitit të Ri. Ky regjistrim u improvizua e mbeti një nga regjistrimet më dinjitoze të të pakrahasueshmes Vaçe Zela, nën regjinë e Mevlan Shanajt dhe Vera Grabockës.
KultPlus ua sjell tekstin dhe këngën “Moj e bukura Arbëri”:
Në breg pulëbardhat çajnë fluturim si kënga jonë plot mall. Këndojmë nga larg me dashuri, moj Arbëri.
Të parët tanë me brengë të lanë, sa kohë më nuk të panë? por sot si lule më je ti, moj Shqipëri.
(refreni) Valët e detit shkumojnë plot dallgë, bashkë me shokët në breg kemi dalë. Sa kemi mall s’ka deti valë, o moj e bukura Arbëri. Shikojmë nga larg, mendojmë për ty, o moj e bukur Shqipëri.
Këtej ne degë, ti rrënjë matanë, N`mes deti me stuhi. Shkuan kaq mote e degët s’u thanë, moj Arbëri!
Kjo kënga jonë, për ty përherë na djeg si zjarr në gji. Tek zjarri yt ne jemi përjetë, moj Shqipëri!
(refreni) Valët e detit shkumojnë plot dallgë, bashkë me shokët në breg kemi dalë. Sa kemi mall s’ka deti valë, o moj e bukura Arbëri. Shikojmë nga larg, mendojmë për ty, o moj e bukur Shqipëri./ KultPlus.com
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor për vitin akademik 2021-22.
Në këtë vit të studimeve, UP-ja do të pranojë 6 mijë e 247 studentë të rregullt.
Afati aplikim online do të zgjas deri më 24 gusht, teksa afati për dorëzimin e dokumentacionit fizik do të bëhet nga data 25.08.2021 deri më datë 28.08.2021.
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021-22.
UP-ja në vitin e parë të studimeve themelore, në afatin e parë të konkursit për këtë vit akademik, do të regjistrojë 6247 studentë të rregullt.
Aplikimi online nis nga sot, më datë 06.08.2021 dhe zgjat deri më datë 24.08.2021 në ora 16.00. Ndërkaq, dorëzimi i dokumentacionit fizik, vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online, do të bëhet prej datës 25.08.2021 deri më datë 28.08.2021.
Konkursi është publikuar në uebfaqen zyrtare dhe në platformat e tjera të UP-së. / KultPlus.com
Djali i patriotit të njohur shqiptar Bajram bej Haxhiu i cili ishte një nga anëtarët e Komisionit Nismëtar të Thirrjes dhe Organizimit të Kongresit të Lushnjës dhe i vëllai i legjendës së sportit shqiptar Abdurrahman Roza Haxhiu, Qerim Haxhiu lindi në Lushnjë më 7 shkurt 1920.
Shkollën fillore e kreu në Lushnje ndërsa shkollën e mesme e kreu në Medresenë e Tiranës dhe studimet e larta i vazhdoi për teologji (shkenca islame) në universitetin “Al-Azhar” në Kairo, Egjypt.
Ai në vitet ‘30 u aktivizua si futbollist me ekipin e futbollit ‘Kongresi i Lushnjes’ i qytetit të Lushnjës. Qerimi ishte një nga futbollistët e gjeneratës së parë të ekipit lushnjar dhe i pari që nisi “rrugën” e gjatë të mbiemrit që bëri histori në sportin lushnjar dhe atë shqiptarë “Haxhiu”.
Në vjeshtën e vitit 1938 Qerimi u nis nga Lushnja me tranzit në Selanik dhe mbërriti në Aleksandri. Kjo rrugë e gjatë për Qerimin ishte e paharruar për faktin se për të ishte rrugë pa kthim mbrapa në atdhe gjerë sa ndërroi jetë por në vitin 1967 arriti të merrte një leje për vizitë në atdhe.
Patrioti Qerim Haxhiu fizikisht ishte në Egjipt, por me shpirt e zemër ishte gjithmonë në Shqipërinë Etnike. Ai botonte gjithnjë artikuj për atdheun Shqipërinë dhe çështjen kombëtare në gazeta, revista të Diasporës shqiptare të Egjiptit gjithashtu ka shkruar dhe poezi nga më të ndryshmet. Haxhiu ka qenë nismëtar i shumë organizimeve si dhe hartues i disa memorandumeve, peticioneve të gjitha këto për çështjen kombëtare Shqiptare. Në 7 prill 1939 kundër okupimit të Shqipërisë nga Italia fashiste Qerimi hartoi një peticion si dhe ishte njëri prej studentëve shqiptarë organizator të protestave në Kairo. Në vitin 1958 Tito do të vizitonte Naserin në Egjypt dhe këtij të fundit Qerimi i nisi një memorandum rreth 20 faqe për gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi. Në përmbajtjen e Memorandumit jepeshin të dhëna mbi golgothën e shqiptarëve në Jugosllavi dhe shpjegohej se myslimanë nuk jetojnë vetëm në Bosnje, por edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e gjetiu dhe se ata me kombësi janë shqiptarë. Memorandumi megjithëse iu drejtua Naserit nuk u protokollua në zyrat e Institucionit të Presidentit të Egjiptit por memorandumi u dorëzua në Ambasadën Jugosllave. Kjo bëri që atdhetari Qerim Haxhiu të arrestohej, gjithmonë përkohësisht kur Tito do të vizitonte Egjiptin.
Në 9 korrik 1941 Qerimi do të shkruante poezinë “Teqeja Magauri” kushtuar teqesë bektashiane shqiptare në Kairo të Egjiptit e cila u kthye në një “shtëpi” për shqiptarët atje pas pushtimit të Shqipërisë nga italia fashiste. Haxhiu ishte ndër personalitetet e njohur shqiptare që emigruan në Egjipt, ishte atdhetar i paepur për çështjen kombëtare shqiptare në Koloninë e Shqiptarëve të Egjiptit dhe gjithë jetën dhe veprimtarinë patriotike ia kushtoi atdheut, Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve të Malit te Zi, Maqedonisë dhe Çamërisë. Ai ishte antikomunist i flakët, demokratë dhe nacionalist i madh.
Në 21 vjetorin e ndarjes nga jeta të Andon Zako Çajupit (11 korrik 1930-11 korrik 1951), mbajti një fjalim mbi jetën dhe veprën e tij, gjatë homazheve që zhvilluan atdhetarët e kolonisë shqiptare të Egjiptit, në varrin e Andon Zako Çajupit në Egjipt. Nga të gjithë veprimtarët e Kolonisë Shqiptare të Egjiptit Qerim Haxhiu ishte i vetmi që shkruajti një përmbledhje (histori) për Diasporën shqiptare të Egjiptit qe i duhej Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” në Amerikë.
Qerimi edhe në Egjipt gjatë gjithë jetës qëndroi pranë shqiptarëve dhe për këtë është shprehur: – “ Unë kudo që të shkoj, kërkoj shqiptarë, sepse pa ta dita nuk më shkon”. Qerimi ka takuar edhe Mbretin e Egjiptit me origjinë shqiptare Faruk njëherë në një iftar që mbreti organizoi për studentët dhe njëherë tjetër në Bashkësinë Shqiptare. Ai në Kairo ka takuar edhe personalitete të rëndësishëm shqiptarë ndër të cilët janë: Mbreti Zog I dhe Familja Mbretërore Shqiptare (Mbretëreshën Geraldina, Princin Leka I, Skënder Zogu), Ernest Koliqi, Abaz Kupi, Nexhmedin Qorraliu, Qemal Butka, Aleksandër Meksi, etj. Gjatë qëndrimit të Familjes Mbretërore Shqiptare në Aleksandri, Qerimi mbajti lidhje miqësore dhe kjo ishte vazhdimësi e një miqësie të vjetër që fillesat i ka në 1920 në Kongresin e Lushnjes e babait të Qerimit nismëtarit të Kongresit Bajram Haxhiu me delegatin e Matit Ahmet Zogun. Haxhiu e vizitonte shpesh Familjen Mbretërore Shqiptare në residencën e saj në Aleksandri. Gjithashtu gjatë stinës së verës Qerimi qëndronte në residencën e Familjes Mbretërore Shqiptare, ku i mësonte dhe gjuhën arabe (lexim dhe shkrim) mbesave të Mbretit Zog. Qerimi kishte miqësi edhe me Abaz Kupin dhe me djalin e tij që ishin moshatarë dhe shokë të ngushtë. Haxhiu ka kontribuar vullnetarisht në mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët e Shqiptarëve në Kairo. Gjithashtu ai ka dhënë edhe leksione 3 herë në javë për studentët shqiptarë në Liceun e Kairos. Në vitin 1967 gati pas 3 dekadash u nis me anë të një vize (pasi kapërceu pengesa të shumta burokratike të regjimi diktatorial komunist) për të vizituar për herë të parë atdheun Shqipërinë që pas vajtjes me studime në Egjipt në 1938. Kjo do të ishte vizita e parë dhe e fundit në atdhe, ndaj dhe e kujtoi gjatë gjithë jetës së tij aktivisti i shquar për çështjen kombëtare shqiptare Qerim Haxhiu. Një moment prekës të kësaj vizite atdhetari nuk e harroi asnjëherë për të cilin ka treguar se: – “ Nga Tirana deri në Lushnje nuk kam pushuar së qari. Kur arrita në Lushnje oborri i shtëpisë ishte mbushur me njerëz. U takova me të gjithë me shumë mall. Kur hyra në dhomë në të cilën po rrinte babai (Bajram Haxhiu),ai posa më pa thirri: Qerim! Dhe i ra të fikët! Nuk kishte faj ngase njëzet e nëntë vjet nuk më kishte parë! Këto janë përshtypjet e kësaj dite që nuk do t’i harroj kurrë ”.
Qerim Haxhiu ishte i martuar me znj.Shukrane me origjine nga Prishtina por me vendbanim në Kairo, vajza e Dr.Shyqyri Çupishti i cili ishte kirurg dhe Drejtor në Spitalin e Vlorës në vitet 1933-1935.Qerimi ka lënë dy fëmijë nje djalë dhe një vajzë. Djali Iliri me profesion Farmacist dhe punon në fabrikën e ilaçeve në Stamboll të Turqisë ndërsa vajza Dhurata, Doktore e Shkencave të Kimisë, Profesoreshë në Universitetin Koç të Turqisë. Iliri i ndoqi studimet në Universitetin e Kairos ndërsa Dhurata në atë Amerikan. Femijët e Qerimit jo vetëm gjuhën shqipe që ua mësoi i ati dhe që e flasin qartë dhe rrjedhshëm,por ata njohin edhe disa gjuhë të huaja.
Shtëpia e patriotit Qerim Haxhiu në Egjipt ishte një mjedis totalisht shqiptarë në tokë të huaj. Biblioteka e Qerim Haxhiu-t ishte burim dijesh dhe e njohur nga të gjithë ata të cilët (kryesisht studentët shqiptarë me studime në Kairo, me origjinë nga Shqipëria, Kosova, shqiptarë të Malit te Zi, Maqedonisë dhe Çamërisë) që kishin vizituar patriotin dhe kishin lexuar libra nga biblioteka e tij apo edhe ishin këshilluar me të për cështjet atdhetare. Biblioteka përbëhej nga një literaturë e çdo lloji dhe e zgjedhur në disa gjuhë si:shqip, turqisht, italisht, anglisht, frëngjisht, etj. Librat kryesorë në bibliotekën e atdhetarit të shquar Haxhiu ishin ata që tregonin për historinë e Shqipërisë dhe për çështjen kombëtare shqiptare. Në disa prej rafteve të Bibliotekës së madhe të Qerimit qëndronin pothuajse të gjithë librat e shkruar nga autori i preferuar i tij i cili ishte “Homeri Shqiptar” Gjergj Fishta. Librat e Fishtës e kthenin shpesh herë me mëndje e zemër në atdhe por pa harruar edhe një nga pikturat e veçanta për të ajo e Guri Madhi-t që pasqyronte atdheun që Qerim aq shumë e donte dhe kishte kontribuar pamasë për çështjen kombëtare shqiptare.
Qerim Haxhiu me pak fjalë ishte erudit por që nuk arriti dot të jepte kontributin e tij në Shqipëri sepse në atë kohë regjimi diktatorial-komunist personaliteteve intelektuale të arsimuar jashtë si atdhetari Qerim Haxhiu nuk ia hapi “derën” për të kontribuar në atdhe, në Shqipëri. Megjithatë ai e vazhdoi në Egjipt veprimtarinë e tij patriotike me kontributin e madh për çështjen kombëtare shqiptare. Emri Qerim Haxhiu është shënuar me shkronja të arta në historinë e Kolonisë Shqiptare të Egjiptit. Ai ishte Rilindasi i Fundit në Koloninë e Shqiptarëve të Egjiptit.
Qerim Haxhiu u nda nga jeta më 1 Janar të vitit 2003.Për Qerim Haxhiu-n janë shkruar disa faqe në librin “Shqiptarët e Egjiptit”- Autor, Emin Azemi, Shkëlzen Halimi-Botuar,Logos-A, 1993 Shkup. Në Gazetën Illyria,1209, 21-23 Janar 2003 është botuar një artikull nga Prof.Beqir Ismaili me titull “U largua nga kjo jetë edhe një veprimtar i diasporës shqiptare:Qerim Haxhiu (1920-2003)”.Në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Roli i Mërgatës në Shtetformim”,Prizren,10-13 qershor 2012 e organizuar nga Ministria e Diasporës Kosovë me rastin e 100-vjetorit të Shtetit Shqiptar është publikuar një shkrim për atdhetarin e madh Qerim Haxhiu.Në vitin e 100 vjetorit të lindjes së atdhetarit (1920-2020),Këshilli Bashkiak Lushnje me Vendimin me Nr.67 Datë 28/07/2020 vendosi të vlerësojë me titullin “QYTETAR NDERI I LUSHNJES” Z.Qerim Haxhiu (pas vdekjes) me motivacionin:-“Bir i një familjeje shumë të njohur lushnjare, zoti QERIM HAXHIU mbetet një atdhetar i madh midis diasporës shqiptare në botë.Në Egjiptin e largët, ku jetoi e punoi ,për gati 60 vite ai krijoi një Lushnje e Shqipëri të vogël, bëri gjithçka për mësimin dhe përhapjen e gjuhës sonë të lashtë dhe lartësoi vlerat e bukura morale e kulturore të vendit tonë”. / diasporashqiptare.al / KultPlus.com
Shënohet 76 vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, por për shumë njerëz në Japoni 6 gushti mbetet një datë më e rëndësishme.
Në atë ditë në vitin 1945 humbën jetën 146.000 njerëz në Hiroshima pasi qyteti u godit nga një bombë atomike.
Bomba amerikane, e quajtur ndryshe si ‘Djali i vogël’, arma e parë bërthamore e përdorur në luftë, u hodh mbi qytet.
Për pasojë 30% e popullsisë humbën jetën dhe u rrafshua një zonë 4.7 milje katror, duke lënë 80.000 banorë të qytetit të plagosur.
Presidenti Harry Truman, vendosi më mirë të përdorte armë bërthamore sesa të përballej me një pushtim të kushtueshëm në territorin e Japonisë që do t kushtonte jetën e 800,000 ushtarakësh amerikanë.
Një bombë e dytë, ‘Njeriu i shëndoshë’ ra mbi Nagasaki tre ditë më vonë, ku mbetën të vrarë 70,000 persona të tjera , duke shkaktuar dorëzimin e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.
Sulmi bërthamor shkatërroi qytetin dhe të mbijetuarit pësuan efektet e rrezatimit.
SHBA-ja hodhi bombën e parë atomike në Hiroshima më 6 gusht të vitit 1945, duke shkatërruar qytetin dhe duke vrarë 140,000 njerëz. Pas tre dite SHBA-ja hodhi edhe bombën e dytë në Nagasaki, duke vrarë edhe 70,000 tjerë. Japonia u dorëzua më 15 gusht, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore dhe pothuajse gjysmë shekulli agresioni të Japonisë në Azi.
Por pas shumë dekadave shtetet ende janë duke krijuar bomba atomike dhe kërcënimet nukleare ekzistojnë edhe sot. / KultPlus.com
Unë e desha përtej vdekjes, Ashtu dashurova unë Edhe prap s’ia fal dot vetes: S’i s’e desha pak më shumë… Pak më shumë ku shpirti thyhet, T’i them ndarjes: – Prit, ca pak… Të gënjejmë mallin që s’shuhet, Kujtimin të gënjejmë pak. Përtej vdekjes, përtej botëve, Atje ku nis “ca pak” tjetër,- Asaj që më rri mes Zotave: “Si s’të desha pak më tepër…”. / KultPlus.com
Charles Bukowski ka shkruar romane, tregime dhe poezi për një total prej mbi 60 veprash. Përmbajtja e veprave të tij i përket më tepër jetës personale, varësisë me alkoolin dhe marrëdhënieve me personat e tjerë, të shprehura këto në mënyrë tepër realiste dhe pa shumë eufemizma.
Krijimi i mëposhtëm i tij është ndër më të bukurit që mund të jenë shkruar. Bëhet fjalë për përshkrimin e një femre nga një mashkull që e dashuronte atë. Është përshkrimi thuajse i çdo femre të pavendosur, por edhe tepër të fortë në të njëjtën kohë. Është përshkrimi i çdo femre që ekziston, në gjithë dimensionet e saj, ndaj jemi të sigurtë se të gjitha femrat duhet ta lexojnë një krijim të tillë.
“E ke dashur, apo jo?”, – psherëtiu ajo
“Si mund të të përgjigjem? Ajo ishte e çmendur”, – tha ai duke kaluar dorën në flokë, – “Edhe pse ishte e çmendur, çdo ditë ishte një femër ndryshe. Një herë plot guxim, një herë e stepur. Një herë e nxituar dhe herë tjetër e ndrojtur. E pasigurtë dhe e vendosur. E ëmbël dhe arrogante. Ajo ishte mijëra femra të bashkuara në një të vetme, por parfumi i saj ishte përherë i njëjti. Ai nuk mund të ngatërrohej. Parfumi i saj ishte siguria ime e vetme. Më buzëqeshte duke ditur si të luante me mua përmes buzëqeshjes së saj. Kur ajo qeshte, unë nuk kuptoja më asgjë. Nuk dija më si të flisja, apo të mendoja. Asgjë, zero. Në atë moment ishte vetëm ajo. Ishte e çmendur, e gjitha e çmendur. Disa herë qante. Thuhet se në ato çaste femrat duan vetëm një përqafim, ndërsa ajo jo. Ajo nevrikosej, nëse e përqafoje. Nuk e di ku ndodhet tashmë, por vë bast se është në kërkim të ëndrrave. Ajo ishte e çmendur, totalisht e çmendur, por e kam dashur çmendurisht”. / KultPlus.com
“Me gruan janë bërë aq krahasime sa do të ishte guxim prej kokëkrisuri të kërkoje krahasime të reja. Në krahasime gruaja është hyjnizuar dhe ironizuar, është idealizuar dhe martirizuar, është filozofuar dhe vulgarizuar.
Megjithatë, krahasimet më të mira, që i shkojnë fisnikërisë së saj janë hyjnizueset. Për mua gruaja është një krijesë me rrobe të endura prej bari, uji dhe ere. Me rrobet e barit ajo na deh, me rrobet e ujit ajo na nxit drejt pastërtisë dhe me rroben e erës na rrëmben e na shpie në gjithësinë e ëndrrave, duke na shkëputur për një çast nga bota e mjeruar e sendeve.
Kjo krijesë përherë na afron e përherë na largon; përherë shkojmë drejt saj edhe duke qenë fizikisht me të. Nuk është punë bashkimi trupash. Trupi është gjëja më e lehtë që mund të të japë gruaja. Është diçka tejet misterioze, që nuk ta jep aq lehtë ose nuk ta fal fare!… Tek kjo fshehtësi qëndron edhe e mahnitëshmja e pakuptuar.”
Sot shënohet 269-vjetori i vdekjes së përkthyesit Gjon Nikollë Kazazi, i cili njihet si zbuluesi i veprës së parë të gjuhës shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut.
Nikollë Kazazi (1702-1752), i njohur në latinishte si Johannes Nicolevich Casasi dhe në italisht si Giovanni Battista di Nicola Casasi, lindi më 1 janar 1702 në Gjakovë. Ka qenë autori i një përkthimi në shqipe i “Breve compendio della Dottrina Cristiana”, Romë 1743 (Përmbledhje e shkurtër e Doktrinës së Krishterë), i cili përbën të parin dokument të shkruar në dialektin e Gjakovës.
Kazazi studioi për teologji në Kolegjin Ilirian të Loretos afër Ankonës dhe në Kolegjin e Propaganda Fides në Romë, ku dhe mori titullin e doktorit në teologji e filozofi. Më pas u bë kryepeshkop i Shkupit derisa vdiq, më 5 gusht 1752.
Pikërisht gjatë studimeve në Kolegjin e Propaganda Fides, më 1740, Kazazi bëri zbulimin monumental të së vetmes kopje të mbetur të librit më të vjetër shqip, Meshari-t të Gjon Buzukut të vitit 1555. Ai bëri një kopje të pasthënies dhe ia dhuroi arbëreshit Gjergj Guxeta, themeluesit të seminarit grek në Palermo. / KultPlus.com
Në përpjekjen për të kuptuar Marsin, dy robotë janë më të mirë se një – veçanërisht kur punojnë së bashku.
Ndërsa rover Perseverance po përgatitet të mbledhë mostrën e tij të parë marsiane, helikopteri Ingenuity po fluturon sipër për të vëzhguar terrenin dhe për të bërë fotografi.
“Zgjuarsia po lejon ekipin shkencor Perseverance të jetë në dy vende njëherësh”, tha Kevin Hand, bashkëudhëheqës i fushatës shkencore të roverit në Laboratorin e Jet Propulsion të NASA-s në Pasadena, California, raporton CNN.
“Tani për tani, ne jemi në “Crater Floor Fractured Rough “, ku roveri po përgatitet për marrjen e mostrës së parë të misionit në Mars. Megjithatë, në të njëjtën kohë, zgjuarsia po siguron një vrojtim të detajuar të një veçorie gjeologjike potencialisht intriguese qindra metra larg nesh”.
Gjatë fluturimit të dhjetë të Ingenuity më 24 korrik, ai fluturoi mbi një tipar që shkencëtarët po e quajnë “Kreshtat e Ngritura”. Këto thyerje sipërfaqësore janë të ngjashme me tiparet në Tokë të gjetura në shkretëtira që tregojnë praninë e ujit të lëngshëm në një moment në të kaluarën.
Kjo do të thotë se Kreshtat e Ngritura mund t’u tregojnë shkencëtarëve më shumë për historinë misterioze të Marsit dhe sa e banueshme mund të ketë qenë për çdo jetë të mundshme, nëse do të ekzistonte.
Së bashku, Persevance dhe Ingenuity po ndihmojnë shkencëtarët të hetojnë planetin e kuq në mënyra që nuk kanë qenë kurrë të mundshme më parë – dhe përfundimisht mund të na ndihmojnë të zbulojmë nëse jeta ka ekzistuar ndonjëherë në një planet tjetër në sistemin tonë diellor. / KultPlus.com
Peter Brian Gabriel është një muzikant, këngëtar, kompozitor, producent dhe aktivist anglez. Ai u bë i famshëm si këngëtari kryesor i grupit progresiv të rokut ”Genesis”.
Si udhëheqës i grupit “Genesis”, në fillim të viteve ’70, Peter Gabriel ndihmoi në zhvendosjen e rokut progresiv në nivele të reja që më vonë frymëzoi shumë artistë të tjerë në Amerikë.
Ai nuk ishte më pak ambicioz si një artist solo, por ai ishte më ”delikat” në metodat e tij. Me albumin e tij të parë debutues solo më 1977, ai eksploroi territorin e errët, cerebral, duke përfshirë ndikime elektronike dhe botërore në muzikën e tij.
Regjistrimi, si dhe dy pasardhësit e tij të titulluar në mënyrë të ngjashme, e vendosën Gabrielin si një artist të vlerësuar në mënyrë kritike dhe më 1982, ai filloi të lëvizte në rrjedhën kryesore, “Shock the Monkey” u bë hiti i tij i parë në Top 40, duke i hapur rrugën përparimit të tij.
Kështu më 1986, i shoqëruar nga një seri videosh novatore dhe kënga numër një “Sledgehammer”, kështu u bë një hit multi-platin, dhe Gabriel u shfaq si një yll ndërkombëtar i popit. Në vend që të përfitonte nga suksesi i tij i papritur, Gabriel themeloi etiketën ”Real World”, e cila rezultoi një kanal i paçmuar për artistët ndërkombëtarë të çdo grupi për të ushtruar tregtinë e tyre.
E gjithë kjo dhe Amnesty International i dha atij një reputacion si një fisnik i vërtetë i botës pop.
Por, njëra ndër këngët që ngërthen në vete, qetësi, argëtim dhe mesazh tejet serioz, është ”Mercy Street”, që shpeshherë e hasim edhe në filma.
Pas largimit të tij nga Genesis më 1976, Peter Gabriel filloi punën në të parin nga tri albumet e njëpasnjëshme.
Më 1977, albumi i tij i parë solo u shfaq dhe u bë një sukses i moderuar për shkak të këngës “Solsbury Hill”. Një tjetër rekord i titulluar i ndjekur në vitin 1978, megjithatë mori vlerësime relativisht më të dobëta.
Albumi i tretë i Gabrielit me të njëjtin emër provoi të ishte përparimi i tij artistik. Prodhuar nga Steve Lillywhite dhe publikuar më 1980, rekordi e vendosi Gabrielin si një nga muzikantët më ambiciozë, novatorë të rokut, si dhe një nga më politikat e tij “Biko”, një këngë për një aktivist të vrarë, u bë një nga himnet më të mëdha të protestuese të viteve 80. “Games without Frontiers”, me korin e saj, gati arritën në Top 40.
Në vitin 1982, Gabriel lansoi “Security”, e cila ishte një sukses edhe më i madh, duke fituar vlerësime pozitive dhe duke u vlerësuar me forcën e videos befasuese për “Shock the Monkey”. Ashtu si karriera e tij solo ishte duke u ngritur, Gabriel mori pjesë në një ribashkim të grupit “Genesis” me një goditje për të financuar Festivalin e tij WOMAD-Bota e Muzikës, Arteve dhe Vallëzimit.
WOMAD u krijua për të sjellë muzikën dhe zakonet e ndryshme botërore për një auditor perëndimor, dhe shpejt u shndërrua në një ngjarje vjetore, dhe një album i dyfishtë i drejtpërdrejtë u lëshua atë vit për të përkujtuar ngjarjen.
Ndërsa Gabriel punoi në albumin e tij të pestë, ai kontribuoi në filmin e Alan Parker të vitit 1984. Rezultati i tij u vlerësua shumë dhe fitoi Çmimin e Madh të Jurisë në Kanë atë vit. Pasi themeloi Real World, Inc. një korporatë e përkushtuar për zhvillimin e urave midis teknologjisë dhe arteve shumetnike më 1985, ai përfundoi albumin e tij të pestë, “So”.
E lansuar më 1986, kështu u bë përparimi tregtar i Gabriel, kryesisht sepse homazhet e tij në Stax “Sledgehammer” u bashkëngjit me një video novatore që kombinoi animacionin stop-action me veprimin live.
Kështu u ngjit në numrin dy pasi “Sledgehammer” goditi numrin një, me “Big Time”, e shfaqur në një video shumë të ngjashme me “Sledgehammer”, duke arritur në Top Ten dhe “In Your Eyes” duke goditur Top 30.
Ashtu si edhe hipur lart në listat amerikane dhe britanike, Gabriel titulloi turneun e parë me përfitime për Amnesty International më 1986 me Sting dhe U2. Një tjetër turne i Amnesty International u pasua më 1988, dhe vitin pasardhës, Gabriel publikoi Passion: Music for The Last Temptation of Christ, një koleksion instrumentesh të përdorura në filmin e Martin Scorsese.
Ishte Gabrieli i zhytur në rrahjet e botës dhe albumi u vlerësua gjerësisht, duke fituar Çmimin Grammy më 1989 për Performancën më të Mirë të Epokës së Re. Më 1990, ai publikoi përmbledhjen e hiteve “Shaking the Tree”.
Gjatë regjistrimit të “Us”, Gabriel kaloi një numër trazirash personale, duke përfshirë një divorc të dhimbshëm, dhe ato tensione u shfaqën tek “Us”, një rekord shumë më i errët se “So”.
Për arsye të ndryshme, jo më e rëndësishmja, ishte fakti që u lëshua gjashtë vjet pas paraardhësit të tij, “Us” nuk ishte aq i suksesshëm, pavarësisht vlerësimeve pozitive. Vetëm një single, “Sledgehammer” knockoff “Steam”, arriti në Top 40, dhe albumi ngeci në shitjet e platinës.
Më 1993, Gabriel nisi turneun më ambicioz të WOMAD deri më sot, duke udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një listë duke përfshirë Crowded House, James dhe Sinéad O’Connor, me të cilët kishte një marrëdhënie romantike on-off.
Vitin tjetër, ai lëshoi diskun me dy diskrete “Secret World Live”, i cili u bë i artë. Më vonë më 1994, ai lëshoi CD-ROM Xplora, një nga projektet e shumta që ai zhvilloi me Real World. Për pjesën tjetër të dekadës, Gabriel u përqendrua në zhvillimin e më shumë projekteve multimediale për kompaninë dhe duke punuar në një album të ri në studio.
UpUp u lansua më 2002, një dekadë e plotë pas përpjekjes së fundit të Gabriel në studio. I dendur, cerebral dhe shpesh i vështirë, rekordi arriti në numrin nëntë, por nuk arriti të shitet mirë në Amerikë. U bë pak më mirë në Kanada. Ai pastaj e ktheu vëmendjen e tij në një mori projektesh të ndryshme, megjithëse publikimi i “Big Blue Ball”, një përmbledhje e shfaqjeve bashkëpunuese të regjistruara në Real World Studios gjatë viteve ’90, ndihmoi në qetësimin e fansave ndërsa Gabriel përqendroi energjitë e tij diku tjetër.
Ai përfundimisht u kthye në studio për një album tjetër, “2010’s Scratch My Back”, i cili përmbante kopertina orkestrale të këngëve të interpretuara fillimisht nga Radiohead, Arcade Fire, Paul Simon, David Bowie dhe të tjerë. Gabriel dha në mënyrë jo karakteristike vazhdimin e “Scratch My Back” shpejt, duke lansuar “New Blood”, një koleksion i interpretimeve orkestrale të këngëve të tij, në vjeshtën e 2011.
Vitin tjetër, Gabriel mbajti një festë madhështore të 25 vjetorit të “So” disa botime luksoze të regjistrimit më të madh ishte një kuti me katër CD, dy DVD, dy vinyl dhe fillimin e turneut “Back to Front”, ku ai luajti “So” në tërësinë e tij.
Më 2014, Gabriel u përfshi në Rock & Roll Hall of Fame si një akt solo, duke iu bashkuar Genesis, i cili ishte futur katër vjet më parë.
Ai gjithashtu publikoi albumin e koncerteve Back to Front: Live në Londër atë vit. Gabriel mblodhi një bandë të këngëve të tij në vitin 2019 që përmbante këngë për filma. / cbc.al / KultPlus.com
Autoriteti i Trashëgimisë Kombëtare të Skocisë njoftoi se një kështjellë historike 120-vjeçare në ishullin e largët të brendshëm të Hebrid është në shitje për 1 £.
Por, ka disa kushte të cilat duhen plotësuar për t’u bërë pronarë të kështjellës.
Në një deklaratë, autoriteti tha: “Kështjella Kinloch është në shitje për vetëm 1 £, por me kushte të caktuara. Çdo pronar duhet të provojë aftësinë për të mirëmbajtur kështjellën sepse ajo ka nevojë për riparime me vlerë 20 milion £. Gjithashtu, duhet plan për të përmirësuar të ardhmen e ishullit.”
Kalaja e rrënuar Kinloch ndodhet në Isle Rùm në Skoci dhe aktualisht është në pronësi të NatureScot – organi publik për trashëgiminë kombëtare të kombit.
E ndërtuar nga një miliarder viktorian, rezidenca e shekullit të XIX ishte një vend i njohur për festa, kërcime, lojëra dhe peshkim.
Të gjitha dhomat janë të mbushura postera, skulptura, vepra arti dhe një piano të madhe Steinway. Ekziston edhe një sallë vallëzimi me dysheme dhe mure prej ari.
Pallati ende strehon instrumentin e fundit muzikor të vjetër, të cilit i duhen 50,000 paund për tu restauruar.
NatureScot tani po kërkon një person, kompani ose fondacion për të blerë pronën mbresëlënëse.
Çdo pronar shpresëdhënës do të duhet të dëshmojë se ka burimet për të ruajtur historinë.
Një zëdhënës tha: “Prioriteti ynë është të mbrojmë dhe ruajmë natyrën në Skoci, prandaj, ne punojmë për të gjetur një pronar që do ta ruajë atë,” shkruan metro.uk./ KultPlus.com